VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

(Video) QENDRA E PROJEKTEVE PËR SHQIPËRINË NJË LIDHJE QË ÇDO VIT FORCOHET – Fotoreportazh nga ARDIAN MURRAJ, SHBA

By | July 9, 2018

Komentet

VATRA, E SHQETËSUAR PËR RETORIKËN E KORRIGJIMIT, NDRYSHIMIT APO KËMBIMIT TË TERRITOREVE KOSOVË-SERBI

– Vatra e Shqiptarëve të Amerikës, që për më shumë se një shekull ka qenë avokatja e sigurimit dhe ruajtjes së integritetit Kombëtar, e konsideron të rrezikshëm hapjen e debatit për korrigjim kufijsh apo shkëmbim territoresh me Serbinë.-

        NJU JORK, 16 GUSHT 2018- Federata Panshqiptare e Amerikës “VATRA” po i ndjek me shqetësim zhvillimet e fundit në Kosovë. Vatra ndjehet e shqetësuar për retorikën e rrezikshme dhe deklaratat e kohëve të fundit rreth  “Shkëmbimit të territoreve”, “ndryshimit të kufijëve”, apo “korrigjimit të kufijëve” të saj me Serbinë.

         Vatra e Shqiptarëve të Amerikës, që për më shumë se një shekull ka qenë avokatja e sigurimit dhe ruajtjes së integritetit Kombëtar, e konsideron të rrezikshëm hapjen e debatit për korrigjim kufijësh apo shkëmbim territoresh me Serbinë. Këto deklarata, që kanë për ideator Presidentin Aleksandër Vuçiç të Serbisë, dhe promovues Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, nuk bëjnë gjë tjetër veçse vënë në dyshim integritetitin dhe sovranitetin e Kosovës, frenojnë procesin e konsolidimit të shtetit të ri të Kosovës, pengojnë realizimin e marrëveshjeve të deritanishme të palëve; i japin kohë Serbisë të promovojë destabilizimin e rajonit dhe të vëjë në dyshim ardhmërinë e shtetit të ri të Kosovës.

     Të hapësh kapitullin e ri të kufijëve, ndërkohë që faktori ndërkombëtar i quan të paprekshëm kufijtë e Ballkanit dhe kërkon rezultate në tavolinën e bisedimeve, është jo vetëm humbje kohe, por edhe braktisje të interesave kombëtare shqiptare. E humbur në këtë rast është vetëm Kosova, që për të përfshirë në kufijtë shtetëror trevën etnike shqiptare të Luginës së Preshevës me rrethina, duhet të sakrifikojë tokat shqiptare të veriut të vet të populluara nga shumica serbe-Kosova, sipas kësaj retorike, Kosova jep toka shqiptare dhe merr toka shqiptare! Vetëm naivët mund të promovojnë ide të tilla të rrezikshme.

Federata Vatra mbështet deklaratën e Departamentit të Shtetit Amerikan, ku i është i bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit, “Që të shmangin retorikën negative dhe të punojnë së bashku për një marrëveshje që siguron qëndrueshmëri për të dyja vendet dhe rajonin”.

   Për Vatrën është e papranushme edhe HESHTJA e Tiranës zyrtare.

Hashim Thaçi ose shumë budalla, ose agjent i Serbisë ose kërkon të blejë kohë Nga Ramazan Hajdini

Reagim i Ramazan Hajdinit, Antar i kryesisë të bordit të LQSHA:

Përshëndetje Shirley dhe Joe:

Pashë intervistën tuaj në lidhje me shkëmbimin të tokës në mes të Kosovës dhe Serbisë!

Nuk është një shkëmbim legjitim.

Personalisht unë mendoj se nuk duhet të flasim për dhënien e ndonjë toke Serbisë mbase ato e kolonizuan Kosovën pas rënies së perandorisë turke.

Dhe serbët e humbën luftën në vitin 1999, kështu që duhet të jetë fundi i tregimit për kthimin e ndonjë territori në Serbi.

Siç e dini, rajoni i Miitrovicës (pasuritë me miniera dhe liqeni i Ujmirit) janë dy burimet më të rëndësishme ekonomike të Kosovës. Kështu Serbia ka luajtur lojëra që nga pavarësia e Kosovës për me i aneksuar.

Dhënia e tyre do të dëmtonte plotësisht ekonominë dhe do të dobësonte kushtetutën e Kosovës. Dhe kjo është ajo që serbët duan: një Kosovë e dobët, e cila në të ardhmen do ta bënte më të lehtë për të rimarrë.

Atëherë çfarë ndodh me serbët në qytete të tjera, Graçanicë, Prizren, Pejë, Gjilan?

Ata do të insistojnë më tutje në “Marrëveshjen e Komunave- Zajednica “, e cila është një tjetër përpjekje për të shkatërruar kushtetutën dhe pavarësinë e Kosovës.

Ne të gjithë e dimë se bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë filluan në këmbë të gabuara me Thaçin (ai është ose shumë budalla ose agjent i Serbisë) ose thjesht duke blerë kohë duke krijuar krizë, kështu që akuzat kundër tij për krime lufte dhe korupcionin vjetrohen dhe falen.

Por nga çdo standard, ne duhet të mbrojmë kufijtë ekzistues të Kosovës dhe ata duhet të ngrijnë çdo bisedë me Serbinë përpara se:

– Serbia të njohë Kosovën

-Serbia i pranon krimet e luftës të kryera dhe kërkon falje.

-Jep të gjithë informacionin rreth të zhdukurve diku rreth 2000 shqiptarëve dhe paguan për dëmet e krimeve të luftës të kryera.

– Të gjitha të drejtat e njeriut të serbëve në Kosovë duhet të përputhen me të drejtat e shqiptarëve që banojnë në Serbi!

-pastaj mund të diskutojnë rreth demarkacionit të kufirit, i cili është korekcion i vogël dhe jep tokën pas formimit natyror të tokës dhe maleve. Por nuk e fal 1/3 e Kosovës.

Siç e dini në kushtetutën e Kosovës, serbet e Kosovës gëzojnë të gjitha të drejtat e barabarta, por bojkoti i tyre i institucioneve kosovare është konspiracion për të diskredituar pavarësinë e Kosovës dhe Beogradi luan lojëra me politikbërsit Kosovarë të korruptuar dhe kriminelë të papërgjegjshëm në menaxhim me Kosovën!

Ku qëndrojnë të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni, Mali i Zi, Serbi dhe Cameria ?

Ne duhet të lidhim të gjitha çështjet e pazgjidhura të rajoneve shqiptare të mbetura jashtë Shqipërisë dhe Kosovës, kur paraqesim çështjet tona në Komunitetin Europian apo Washington.

Ajo ka qenë dhe mbetet detyrë e Lobit Shqiptare ne Amerikë.

Natyrisht është dashur të jet obligim parësore i Shqipërisë që ta bëjë këtë, por kemi probleme edhe me qeverinë e korruptuar shqiptare, të cilët nuk interesohen shumë për pjesën tjetër të kombit jashta kufijve, tëpakicave shqiptare të lënë jashtë shtetit amë si që bë Serbia për pakicat Serbe në Kosovë dhe Bosnjë!

Kjo nuk është vetëm pikëpamja ime, por pikëpamja e shumicës së popullsisë shqiptare përfshirë anëtarët e bordit të AACL. (LQSHA)

Me respekt
Ramazan Hajdini, regjisor
Antar i kryesisë të bordit të LQSHA

Ali Ahmeti, thuaje një fjalë për popullin shqiptar në Maqedoni dhe Referendumin…?!? – Nga Skënder Karaçica

Këtu e ngjeti

 

Ka filluar loja për ,,kujtesën historike,,për 17 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit,që e ndali konfliktin shqiptar në hapësirën etnike për të drejtat e tyre kombëtare.Foli gjerë e gjatë kryeministri maqedonas Zaev dhe njeriu i kryevendit të shqiptarëve (Ali Ahmeti-BDI).

(A)li (A)hmeti foli për shtatorin dhe Referendumin që,sipas tij do të sjellë paqe dhe përspektivë për shtetin e Maqedonisë deri në anëtarsim në BE dhe NATO.

Këtu e ngjeti,njeriu i parë i kryevendit shqiptar,nuk e tha asnjë fjalë dhe asnjë fjalë për popullin shqiptar si popull i dytë shumicë kombëtare(përtej 40%)që edhe më tej me ligjet kushtetuese këtë e tha vetë kryeministri maqesionas Zaev(pakica shqiptare)për njëfarë ,,ardhmërie,,të dyshimtë dhe pa asnjë përspektivë.

Referendumi i 30 shtatorit nuk e zgjidh çështjen shqiptare dhe as që është në frymën kushtetuese të këtij referendumi,por kësaj radhe vetëm për Rferendumin për emrin Maqedonia Veriore.

Zaev e tha me gojën plotë se Referendumi dhe zgidhje e kontestit me shtetitn grek rreth emrit,për ne popullin maqedonas po zgjidhet njëherë e mirë ,,identetiteti kombëtar..(sic!)pa popullin etnik shqiptar në këto hapësira(sic!).

Këtu e ngjeti,populli shqiptar përsëri nën hijen e diplomacisë dhe e mbyllur fortë në kapërtinat e Kushtetutës së Maqedonisë(vetëm)si pakicë kombëtare e hiq më shumë dhe jo shtetformues(sic!).

Këtu e ngjeti,po vazhdon avazi i vjetër për popullin shqiptar në Maqedoni!

Çikago,13 gusht 2018

Shirley Cloyes DioGuardi: Lobi Serb po bën përpjekje që politikën e jashtme Amerikane për Kosovën ta kthejë në favorin e Serbisë

Qëllimi i Lobit serb është që nëpërmjet propagandës të sigurojnë ndarjen e Kosovës, dëshirë kjo që përherë ka qenë synimi përfundimtar i Beogradit dhe këtë po përpiqet ta bëjë duke instaluar frikë në ShBA, me theks të veçantë në Kongresin amerikan, se shumica shqiptare e Kosovës, veçanërisht në botën e pas 11 shtatorit 2002, paraqet një forcë myslimane potencialisht armiqësore në zemër të Evropës.

Shkruan: Shirley Cloyes DioGuardi

Së bashku me sinjalet që kanë ardhur nga Grupi i Kontaktit se në tryezën e negociatave Prishtinë-Beograd, së shpejti, do të diskutohet edhe çështja e statusit final të Kosovës, është shfaqur edhe një hare dhe ngazëllim jo i pakët në radhët e çarqeve politike shqiptare. Ngazëllimi për mundësinë e marrjes fund të vendnumërimit politik, social dhe ekonomik të Kosovës si një protektorat i OKB-së, gati shtatë vjet të plota pas mbarimit të luftës, është i kuptueshëm, por ky ngazëllim mund të jetë i parakohshëm.

Ndërkohë që Kosova gjithnjë e më shumë po afrohet drejt bërjes shtet i pavarur, lobi serb në Uashington (duke përfshirë edhe Kongresin e Unitetit Serb dhe përfaqësuesit e kishës ortodokse serbe në ShBA, në Serbi dhe në Kosovë), i kanë intensifikuar përpjekjet e tyre për ta nxjerrë nga binarët pavarësinë e Kosovës.

Duke e pasur të qartë se Grupi i Kontaktit dhe organizma të tjerë ndërkombëtarë janë të përgatitur për të imponuar një zgjidhje, në rast se bisedimet e kësaj vere për statusin final dështojnë (dhe unë besoj se këto bisedime do të dështojnë), lobi serb, ka nisur dhe po e vazhdon një luftë mediale me qëllim që nëpërmjet saj të provojë që në grahmat e fundit, ta lëkundë në favorin e tij opinionin publik dhe zyrtar në Shtetet e Bashkuara.

Qëllimi i tyre është që nëpërmjet kësaj propagande të sigurojnë ndarjen e Kosovës, dëshirë kjo që përherë ka qenë synimi përfundimtar i Beogradit dhe këtë po përpiqen ta bëjnë duke instaluar frikë në ShBA, me theks të veçantë në Kongresin amerikan, se veçanërisht në botën e pas 11 shtatorit 2002, shumica shqiptare e Kosovës paraqet një forcë myslimane, potencialisht armiqësore në zemër të Evropës. Ç’është e drejta, shqiptarët e Kosovës, ashtu si shqiptarët kudo gjetiu, janë kryesisht myslimanë, katolikë dhe ortodoksë sekularistë, të cilët kanë jetuar dhe jetojnë së bashku në harmoni të plotë tash e sa shekuj të tërë me radhë.
Shqiptarët, që në radhë të parë ndjehen shqiptarë e më pas njerëz fetarë, janë krenarë me tolerancën e tyre fetare.

Pohimin në fjalë nuk mund ta vërtetojë asgjë më mirë se fakti se Shqipëria, me ndihmën e shqiptarëve etnikë në Kosovë, në Mal të Zi dhe në Maqedoni, është vendi i vetëm që mund ta pohojë me gojën plot se i ka mbrojtur e shpëtuar të gjithë hebrenjtë që kanë pasur fatin të hyjnë brenda kufijve të saj gjatë Holokaustit të Luftës së Dytë Botërore.

Lufta mediatike e Serbisë është luftë e ndyrë, jo vetëm për faktin se po përhap racizëm të kulluar antishqiptar dhe po keqpërdor religjionin për qëllime të përfitimit politik në Perëndim, por, mbi të gjitha sepse në gazetat e ndryshme amerikane po boton raporte gazetareske dhe opinione e editoriale të ndryshme që po shkruhen me qëllim nga analistë të ndryshëm politikë e fetarë të quajtur “neutralë“, duke qenë në të vërtetë njerëz që mbajnë lidhje me lobin serb dhe me firmën e tyre të njohur lobuese në Uashington D.C.

Në materialin e mëposhtëm, do të përpiqem t’i tregoj aktorët kryesorë të këtij angazhimi, i cili synon të ndikojë dhe t’i përfitojë, sidomos, lexuesit e painformuar amerikanë.

Për mendimin tim, liderët politikë dhe tërë populli i Kosovës pa dallim, Grupi i Kontaktit, Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, duhet t’i kundërvihen angazhimit të Beogradit për minimin e përpjekjeve që po bën bashkësia ndërkombëtare për t’i sjellë paqen Evropës Juglindore, një herë e përgjithmonë.

Kontrata e firmës juridike “Venable” me Këshillin Kombëtar Serb për Kosovën e Metohinë

Më 24 prill të vitit 2006, gazeta e Kapitol Hillit “Roll Call” dhe më 1 maj dhe seksioni i “Legal Times – Full Disclosure: New and Notes from K. Street”, i botuan raportet e para, sipas të cilave “Venable LLP”, njëra ndër firmat kryesore të lobimit ligjor në Uashington, “në marsin e këtij viti, kishte lidhur një marrëveshje me Këshillin Kombëtar Serb për Kosovën e Metohinë, një grupim ky që paraqitet në emër të serbëve të zhvendosur të Kosovës pas ndërhyrjes së NATO-s, në vitin 1999”. Të dy gazetat shkruanin se “Venable” gjatë gjashtë muajve të parë do të marrë 600 mijë dollarë në këmbim të furnizimit të këtij grupimi me “planet strategjike dhe taktike të çështjeve të politikës së jashtme të parashtruara para qeverisë amerikane”. Njoftimi i bërë në “Roll Call” bënte me dije se “Venable” do të marrë nga 100 mijë dollarë shtesë për çdo muaj vazhdimi të kësaj kontrate. Kontrata mban datën e 22 marsit të vitit 2006, është e nënshkruar në përputhje me Aktin e regjistrimit të agjentëve të jashtëm pranë Departamentit amerikan të Drejtësisë dhe është nënshkruar midis kompanisë “Venable” dhe Këshillit Kombëtar Serb të Kosovës dhe Metohisë. Venable prezantohet këtu me nënshkrimin e Xheims Xhatras (James Jatras) dhe kontrata përfshih këto pika:
“Dhënia e këshillave strategjike dhe planifikimeve taktike për çështje të politikës së jashtme të ngritura para Qeverisë amerikane (degëve të ekzekutivit dhe të legjislativit) dhe puna në media”. Shërbimet e “Venable”-it ndaj Këshillit Kombëtar Serb “do të përfshijnë edhe çështje që i përkasin shërbimit të medies Global Strategic Communications Group që vepron nën drejtimin e Venable për ta përfshirë përgatitjen dhe daljen në medie, asistencë në përpilimin e deklaratave politike, botime të shkrimeve të natyrës “opinione” dhe editoriale, me botim të të dhënave të vazhdueshme elektronike, monitorim të mediave, formimin dhe administrimin e një këshilli amerikan të politikës, përzgjedhja e medies së paguar si dhe raportim dhe këshilldhënie tjetër”.

Përgatija dhe çasja në medie”: Oferta kryesore e kompanisë Venable për Beogradin

Associated Press: Më 14 prill, vetëm pak javë pasi që Këshilli Kombëtar Serb nënshkroi kontratën e tij me Xhejms Xhatras (James Jatras) në Venable, David Hamer i agjencisë “The Associated Press” botoi një artikull në sektorin e AP-së për ngjarjet në botë, me titullin “Serbia kërkon ndihmën e Kongresit Amerikan për ta penguar Pavarësinë e Kosovës”. Artikulli saktësonte se “Serbia e ka ftuar Kongresin e ShBA-ve që ta ndjekë shembullin e Senatit e të thotë se Krahina e ndarë e Kosovës tani nuk është e gatshme për pavarësi”.

Gazetarët shqiptarë në Ballkan reaguan me indinjatë ndaj përshkrimit të Kosovës si “Krahinë e Ndarë“. Ata theksuan faktin e pamohueshëm se Kosova nuk është pjesë e ndarë e Serbisë por tokë e aneksuar nga Serbia pas Luftës së Parë Botërore.

Ndërkohë, agjencia “The Associated Press” nuk e komentoi fare faktin se rezoluta e kongresionale e prezantuar nga kongresisti Stiv Çabot (Steve Chabot) në dhjetor të vitit 2005, në mbështetje të rezolutës së Senatit 273 të paraqitur nga senatori Gjorgj Vojinoviç ishte injoruar nga Komiteti i Kongresit për Marrëdhënie me Jashtë, ku liderët, kongresistët Tom Lantos dhe Henri Haid, kishin paraqitur që më parë rezolutën e Kongresit 24, e cila i ftonte ShBA-të ta njohin pavarësinë e Kosovës tani.

AP-ja citonte Vuk Jeremiçin, këshilltarin kryesor të presidentit Tadiç për çështje politike, të kishte deklaruar se “Kongresi do të mund të ofronte mbulesë të rëndësishme politike për lidershipin e “koalicionit të qendrës” të Serbisë, po të theksonte se Kosova nuk i ka përmbushur kërkesat për pavarësi”. Por kjo gjë nuk ka ndodhur.

Në fillim të këtij maji, Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë theksoi publikisht se qeveria e Kosovës po vazhdon t’i përmbushë obligimet e saj në përputhje me planet për implementimin e standardeve.
Ndërkohë, ndërmjetësuesit ndërkombëtarë në bisedimet Prishtinë-Beograd njoftuan se gjatë ditëve të verës do të fillojë vënia e themeleve për bisedimet për statusin final.

The Washington Times:

Që nga mbarimi i luftës në vitin 1999, Lobi serb, përveç trajtimit të qëllimtë të shqiptarëve si forcë terroristësh myslimanë në zemër të Evropës, po shpenzon energji të madhe edhe në përpjekjet për prezantimin e shqiptarëve si liderë të rrjeteve të krimit të organizuar, të përfshirë në trafikimin me qeniet njerëzore, me drogë dhe me armë në Ballkan.

Më 9 maj, “The Washington Times” botoi një shkrim të llojit opinion që njihet me emrin “Asi-Ace” dhe që kësaj radhe kishte për autor një ushtarak të pensionuar amerikan dhe mbante titullin “Tmerri i Kosovës”, në të cilin admirali amerikan në pension, Lions, luftën kundër trafikimit e shihte si “pjesë integrale të luftës kundër terrorit” dhe përmendtte Kosovën si qendër të aktiviteteve të paligjshme në Evropën Juglindore, që sipas tij datonte qysh nga lufta e Kosovës e viteve 1998-1999.

Lyons, admiral i marinës amerikane në pension e denonconte Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si organizëm me prirje “kriminale dhe terroriste që mbante lidhje me mafien shqiptare në Evropë“.

Atë që nuk e tha dot “The Washington Times” përkrah botimit të artikullit të Lionsit është se autori nuk është kurrfarë analisti ekspert, por anëtar i një bordi këshillimor të “Këshillit Amerikan për Kosovën”, organizatë frontale për lobin serb të krijuar nga kompania kontraktuese këshilldhënëse “Venable” dhe e grupit të tyre të bashkëpunimit “Global Strategic Communications.

Këshilli Amerikan për Kosovën – Këshilli i Venable-it “për politikën e jashtme amerikane”

Në vebfaqen e tij (www.savekosovo.org), Këshilli Amerikan për Kosovën identifikohet si “aktiviteti i Venable LLP dhe Global Strategic Communications, që të dy grupime këto të regjistruara në përputhje me Aktin për regjistrim të përfaqësuesve të huaj, si agjentë në shërbim të “Këshillit Kombëtar serb për Kosovën e Metohinë“

Vebsajti i Këshillit Amerikan për Kosovën rendit në radhë të gjithë artikujt që organizata ka arritur t’i plasojë në median perëndimore gjatë gjithë periudhës së shkuar njëvjeçare, duke përfshirë edhe artikullin e datës 9 maj të këtij viti të autorit Xheims Lions (James Lyons) në gazetën “The Washington Times” që kundërshton kërkesën dhe angazhimin e Kosovës për pavarësi dhe e cilëson atë si shtet të islamizuar. Është interesant fakti se në listën e Bordit konsultativ të Këshillit bëjnë pjesë jo vetëm Xheims “Ace” Lyons Jr., por edhe Doug Bandow, i cili më 15 dhjetor të vitit 2005 dha dorëheqjen si bashkëpunëtor i vjetër pranë Institutit “Cato”, organizatë me seli në Uashington që merret me vlerësimin e opinioneve dhe si kolumnist bashkëpunëtor që shkruante në “Washington Times”, pasi që u detyrua të pranonte se gjatë një dekade me radhë kishte marrë para nga lobisti Xhek Abramof (Jack Abramoff) në këmbim të botimit të artikujve favorizues për klientët e Abramofit.

Ky fakt ngre pikëpyetje për të kaluarën e Bandow-it si vëzhgues “i paanshëm” i konfliktit në Ballkan. Në mars të vitit 1999, Brandovi, ishte njëri ndër pesë dëshmitarët, në mesin e të cilëve bënin pjesë edhe ish-ambasadori amerikan pranë OKB-së, Zhan Kirkpatrik (Jean Kikpatrick), ish-sekretari amerikan i shtetit, Henri Kisinxheri, ish-senatori Bob Dol dhe unë, Shirli në rolin e këshilltares politike për çështje të Ballkanit pranë Lidhjes Qytetare shqiptaro-amerikane. Ne të gjithë dëshmuam në seancën dëgjimore të Komitetit të Kongresit për marrëdhënie Ndërkombëtare, të drejtuar nga kongresistët Tom Lantos e Ben Gillman. Me këtë rast paraqitëm qëndrimet tona lidhur me dërgimin apo jo të trupave tokësore amerikane në Kosovë.

Kikpatriku dhe unë e mbështetëm fuqishëm dislokimin e trupave tokësore amerikane për t’i shpëtuar shqiptarët e Kosovës, atëbotë të sulmuar nga ushtria dhe forcat paraushtarake serbiane. Kisinxheri dhe Doli deklaruan se do ta mbështesnin çdo vendim që do të merrte të Kongresi, ndërsa Doug Bandow ishte i vetmi që kundërshtoi me forcë dërgimin e trupave tokësore amerikane në Kosovë me po të njëjtat arsye që po i paraqet sot “Këshilli Amerikan për Kosovën” për ta pamundësuar të drejtën e Kosovës për vetëvendosje.

Përveç Xheims Lionsit dhe Doug Bandowit, në radhët e Bordit këshillimor të Këshillit amerikan për Kosovën bëjnë pjesë edhe Xheims Bisert, Andru G. Bostom, Thomas Gambill, Julia Gorin, William J. Murray, Keith Roderick, Wanda Schindley, Sir Alfred Sherman, dhe Robert Spencer. (Komuniteti i gazetarëve duhet të hetojë nëse anëtarët e bordit konsultativ në fjalë paguhen nga ky lob për botimet e tyre në emër të këtij lobi).

William J. Murray, kryetar i Koalicionit Liria Fetare (Religious Freedom Coalition), meriton këtu një vëmendje të posaçme, për arsye se me urdhrin e lobit serb ai udhëhoqi një “mision faktmbledhës” në Kosovë pas trazirave të marsit 2004.

Megjithëse konflikti në Kosovë nuk është fetar por politik dhe i natyrës ekonomike, Murray kishte ardhur në përfundimin se pala shqiptare kishte një “hasmëri xhihadiste kundër gjithë krishterimit”. Raporti i tij, i përpiluar së bashku me presidentin e Institutit për fe dhe politikë publike, Jozef Griboski, ka qarkulluar gjerësisht në Kapitol Hill me qëllim që të fitonte mbështetje nga grupe të ndryshme konservative fundamentaliste, të cilat fundja e fundit, ishin grupet që bënë ndryshimin e vogël elektoral në zgjedhjen e presidentit Xhorxh W. Bush në vitin 2000.

Xheims Xhatras – përfaqësuesi i Venable për Këshillin Kombëtar Serb

Xheims Xhatras (James Jatras), amerikan me origjinë greke me histori të gjatë të aktivitetit pro ortodoks dhe antimysliman në Ballkan, ndërsa më parë analist i lartë i politikës së jashtme për Komitetin e politikave republikane pranë Senatit amerikan (1998/2000) ka nënshkruar marrëveshjen midis Venable dhe Këshillit Kombëtar Serb më 22 mars 2006.

Xhatras, jo vetëm që nuk është vëzhgues neutral por është lobit i paguar për Këshillin Kombëtar Serb dhe është një ekstremist ortodoks që mban lidhje të thella me Kongresin e Unitetit Serb. Xhatras ka shkruar artikuj të shumtë, nëpërmjet të cilëve ka synuar t’i paralajmërojë amerikanët për kërcënimin që vjen nga islami militant në Evropën juglindore. Disa prej këtyre shkrimeve janë botuar në revistën “Chronicles” që mban lidhje me grupet e serbëve të Bosnjës. (Srgja Trifkoviç, redaktor i ‘Chronicles’ për tema të jashtme, më parë ishte zëdhënës zyrtar i të akuzuarit për krime të luftës, Radovan Karaxhiç).

Xhatrasi ishte njëri ndër folësit kyç të Kongresit të nëntë të Unitetit Serb dhe drejtor filmi në filmin propagandistik të produkcionit amerikano-serb, “Yugoslavia: The Avoidable War – Një luftë që mund të shmangej”, producent dhe regjisor i të cilit ishte George Bogdaniç. Dhe gjatë luftës në Kosovë, ishte Xhatras, në cilësinë e analistit të lartë për politikë të jashtme pranë komitetit për politikë republikane të Senatit, njeriu që e porositi dhe e vuri në qarkullim raportin e pacipë dhe plotësisht të rremë të Jozef Bodanskit në Kongres dhe në Senat, me titullin: “Kosova: Fronti i ri ballkanik i ShBA-ve dhe Iranit”. Kjo qe bërë në kuadër të përpjekjeve për ta bllokuar mbështetjen kongresionale për intervenim në luftën që Serbia i kishte shpallur Kosovës dhe për ta diskredituar Ushtrinë Çlirimtare.

“The Baltimore Sun”— paraqet rrejshëm gjendjen e serbëve të Kosovës

Më 10 maj, artikulli i shkruar nga Kristofer Deliso, me titullin “Intervenimi gjysmak në Kosovë shuan shpresat për paqe”, u botua në “The Baltimore Sun”. Tash për tash nuk dimë nëse Deliso, gazetar amerikan i tipit të lirë që drejton “Balkananalysis.com” nga Shkupi, mban lidhje me kontratën Xhatras/Venable. Megjithatë, Deliso identifikohet qartas me tërbimin e lobit serb për të goditur zgjidhjen finale të statusit të Kosovës duke i përshkruar serbët si komunitet që po jeton kohë të vështirë nën rrethim dhe i cili do të ikë “bashkë me rimobilizimin e militantëve për t’i spastruar serbët dhe për t’i aneksuar tokat e banuara shqiptare të Maqedonisë dhe të Malit të Zi, sapo Kosova të jetë bërë e pavarur”.

E vërteta është se shumica e serbëve të Kosovës, ashtu si edhe e shqiptarëve, duan thjesht të jetojnë në paqe. Ec sot nëpër rrugët e Gjilanit, fjala vjen dhe do të shohësh , sesi gruaja shqiptare do të blejë gjësende nga ajo serbe në tregun e hapur. Siç e ka bërë të qartë Komuniteti Ndërkombëtar që kur filluan negociatat midis Prishtinës dhe Beogradit vjeshtën që lamë pas, është Serbia e jo shqiptarët ata që po e pengojnë integrimin e serbëve të Kosovës në shoqërinë e Kosovës.

Trupat e NATO-s që do të vazhdojnë të ngelin në Kosovë edhe pas zgjidhjes së statusit final, për të vëzhguar mbrojtjen e të drejtave të pakicave. Ato do ta shohin me sytë e tyre se pavarësia është çelësi, e jo pengesa për bashkekzistencën paqësore midis grupeve të ndryshme etnike.Rreziku nga heshtja shqiptare

Shqiptarët kanë vazhduar ta nënvlerësojnë nevojën për marrëdhënie publike dhe lobim kompetent në ShBA dhe nuk kanë arritur dot të reagojnë kundër propagandës serbe nga besimi se ajo paraqet një ekstremizëm anësor ndërsa rasti i Kosovës dhe pavarësia e saj një çështje e drejtë që do të triumfojë mbi bazën e meritave dhe realitetit që nuk fshihet dot.
Ngjarjet e kohëve të fundit (si dhe pabesia historike e Beogradit ndaj shqiptarëve) e kanë dëshmuar sa e sa herë se kjo s’është veçse një gabim i madh.
Po u la i patrajtuar, ekstremi periferik mund të bëhet shumë shpejt qendra vetë, aq më shumë në rastet kur mbështetet nga burime të llojit që Këshilli Kombëtar Serb ka vënë në duart e kompanisë Venable dhe Global Strategic Communications.

Derisa shqiptarët të mos ofrojnë informacion të bollshëm e valid për Kosovën, askush nuk duhet të zihet i befasuar nëse opinioni publik amerikan dhe përfaqësuesit e tyre politikë, të konsumuar në masë nga lufta në Irak dhe kriza energjetike, mund t’u besojë shkrimeve të gënjeshtërta në shtyp që kanë zanafillën dhe burojnë drejtpërdrejt nga Beogradi.

Dhe askush nuk duhet ta nënvlerësojë ndikimin potencial të këtyre shkrimeve e artikujve me rastin e fillimit të bisedimeve për statusin përfundimtar.

Ka ardhur koha që ta ripërqendrojmë vëmendjen e opinionit ndërkombëtar në viktimat e angazhimit të pamëshirë të Slobodan Milosheviqit për Serbinë e Madhe, në 300 mijë myslimanët e Bosnjës dhe shqiptarët e vrarë të Kosovës dhe në katër milionë të zhvendosurit që la pas ky projekt i luftërave brutale./(Përktheu: Musli Bazhdaraj, Përg. për botim: Elida Buçpapaj)

—–Shirley Cloyes DioGuardi është këshilltare e posaçme e Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane për çështje të Ballkanit

22 Maj 2006

Shirley Cloyes DioGuardi: Rreziku nga mbajtja e gojes mbyllur nga shqiptaret!

 

Mather Jones: Ish-këshilltari në fushatën presidenciale të Trump po lobon për partinë pro-ruse sepseratiste të Bosnjes Nga Dan Friedman

Arratisja nga Atdheu! – Nga Moza Boletini

Gusht 2018, SHBA
U rrit jetime me prindër gjallë. I ati vinte nga një familje e njohur me tradita të larta patriotike. Si i ri me pikëpamje të djathta dhe familje e persekutuar politike Nikollë Malaj nuk pajtohej me rregjimin e kohës. Duke parë jetën në rrezik arratiset në vitin 1948 për në Jugosllavi, kaloi kufirin e për shumë vite nuk mundi të lidhej me familjen.
Marie e quajnë miken time, gëzimi i parë i familjes, ishte vetëm 3 vjeç kur e la i ati. Nanën Zorka dhe motrën Xhulianë ja internojnë në kampet e shfarrosjes Tepelenë, Berat, Lushnjë. Ditën që do ti internonin punonjësi i sigurimit i kishte thënë me përbuzje “Këtë lëre këtu, për Marien. Merr vetëm të voglën”.
Mes lotëve e dhimbjes Maria u rrit me hallën e babait. E vogla s’ pushonte së qari deri sa e merte gjumi në prehërin e ngrohtë të hallës. Vitet kalonin, Maria e vogël u rrit e asnjë lajm nga prindërit e saj. Kur u bë 10 vjeç drejtoria e kampit të internimit në Tepelenë i dha leje të ëmës për të parë të bijën e për ta marrë me vete në internim. Por ajo nuk mund të shkonte. Halla tashmë kishte humbur shikimin e kishte nevojë për kujdesin e Maries.
 
Marie Malaj me bashkëshortin e saj Gergj Rezaj
Shpirti i vogëlushes u nda përsëri në dysh, edhe pse me dhimbje në zemër për të qëndruar sërisht pranë nënës, halli bëri që ti qëndronte afër hallës së verbuar. Dimër, skamje, mall e shpresë se një ditë do të shikonte për së gjalli nënë, babë e motër. Drama nga më të ndryshmet ka përjetuar populli ynë, ajo pjesë e shoqërisë shqiptare që ju kundërvu diktaturës komuniste. Një prej këtyre ngjarjeve të trishtueshme është edhe jeta e Marie Rezës, zonjës së nderuar e fisnike nga Vermoshi i Shqipërisë tonë të dashur.
Dikur filluan ti afroheshin edhe raste për martesë, por Maria kishte një kusht. Tek dera e burrit do të shkonte sëbashku me hallën e moshuar, e me shikim të humbur. Ashtu u bë, tek shtëpia e bashkëshortit Gjergj Rezaj jetuan edhe me hallën e të atit. Familja u shtua me djalë, Anxhel e quajtën. Sapo i vogli mbushi 5 vite, halla që ajo e donte aq shumë mbylli sytë njëherë e përgjithmonë, vdekje që e lëndoi shumë Marien. Halla për atë ishte nënë, babë e motër, e ruante kujtimet më të dhimbshme të jetës së saj. Më pas në familjen e re erdhën në jetë edhe dy sokola të tjerë Gjoni dhe Petriti.
Duke qenë se familja Maries dhe Gjergjit ishin të prekura politikisht bënë që me djemtë 9, 6 dhe 2 vjeç dhe nanën e Gjergjit, Agen, dhjetorin e vitit 1975 të lenë atdheun e të marrin rrugën e kurbetit. Kaluan shumë peripeci, ju desh të ecnin më këmbë e zbathur edhe në akull, pas 13 orësh arritën postën matanë kufirit. FIllimisht i hapi derën një familje e panjohur serbe, që i ndihmoi disi me veshje dhe ushqime. Kaluan disa muaj në Potgoricë, aty Maria pati rast të takohet me të atin që e la shumë të vogël kur u arratis. Përsëri lot, dëshpërim në zemrat e njëri tjetrit, ndërkohë që e ëma dhe motra vuanin dënimin si të internuara politike në kampet e përqëndrimit shqiptar. Destinacioni e qëllimi i Maries, bashkëshortit, djemve e vjehrrës së moshuar ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Endrra u realizua. Pas disa muajsh në Jugosllavi, ilegalisht kalojnë në kampin e refugjatëve në Trieste. Ambasada Amerikane në Romë i njeh menjëherë Statusin e Azilantit Politik dhe të gjithë, shoqëruar edhe nga i ati Maries në korrik të vitit 1977 nisen me avion drejt SHBA, ku Maria jeton edhe sot me tre djemtë e saj të rritur. I shoqi, Gjergji sëmuret rëndë, ndahet nga jeta në një moshë tepër të re.
Megjithëse shumë e re Maria arriti të rrisë dhe edukojë tre fëmijët e saj, të cilët janë bërë zot të vetes e familjeve të tyre. Djali i mesëm Gjoni është aktor dhe kineast, ka realizuar tre filma, i fundit titullohet “Albanian Gangster”. Gjatë vizitës në banesën e Maries përveç kunatës së saj Lezes dhe Gjonit, pata rast të takoj edhe mikun e Gjonit, producentin hollivudian Matthew A. Brown. Sipas Gjonit dhe Matthews filmi “Albanian Gangster” do të shfaqet së shpejti në kinematë shqiptare Shqipëri dhe Kosovë.
E ëma dhe e motra arritën ta vizitojnë Marien në Amerikë, e motra Xhuliana, e cila ishte martuar në kampin famëkeq të Tepelenës me të persekutuarin politik, shkrimtarin e njohur Lek Pervizi, të birin e gjeneral Preng Pervizi, kanë disa vite që jetojnë në Belgjikë. Më kujtohet se në vitin 1998, kohë kur unë bashkëpunoja në Shqipëri me Shoqatën e Gruas ish të Persekutuar Politike në një veprimtari kushtur figurës ish të burgosur politike Marta Doda, u njoha edhe me Xhuliana Malaj Pervizi, Xhuliana ishte e ftuara jonë e nderit. Të pranishme ishin gjithashtu ish të burgosurat politike Frida Satedini e bija e Marta Dodës, Marie Dvorani, Fatime Dega, italiania Jolanda Tahmizi e të tjera, si dhe përfaqësues të ambasadave të huaja akredituar në Shqipëri (pasqyruar si më poshtë në foto).
Jeta e vështirë plot vuajtje, halle nuk la që prindërit e Maries të jetonin gjatë. Maria jeton në New York me djemtë, nipër e mbesa të familjes, mirëpret njerëzit që e duan dhe e respektojnë për sakrificat e saj në jetë. Pas rrëzimit të komunizmit në Shqipëri ish Presidenti Sali Berisha ka dekoruar vjehrrin e saj Nikë Mark Rezaj me Medaljen “Martir i Demokracisë” të cilin komunistët pas torturash në burgun e Koplikut në vitin 1948 e vrasin dhe e zhdukin të gjallë, as eshtrat nuk i dihen.
Qofsh e lumtur mikja ime Marie Rezaj, jetë të gjatë e kujtime të bukura të uroj, Mimoza.

Nga e majta në të djathtë Sekretari i Parë i Ambasadës Franceze në Tirane, Xhuliana Malaj Pervizi, Marta Doda, Marie Dvorani dhe autorja e shkrimit Mimoza.

Dom Anton Kçira Ambasador i Shqiptarëve në SHBA – Nga Prof.dr. Muhamet Shatri

Fjala e hapjes e Prof.dr. Muhamet Shatrit në Sesionin e tretë të veqantë Shkencor mbajtur më, 1 Gusht 2018 në Gjakovë me temën:” Dom Anton Kçira Ambasador i Shqiptareve në SHBA”.

 

I nderuari kryetar i shoqatës, z. Nue Oroshi;

Të nderuar klerikë katolikë;

Mons. Rrok Gjonlleshaj, argjipeshkëv i Tivarit;

Mons. Zef Gashi, ipeshkëv në pension;

Mons. Hil Kabashi, ipeshkëv në pension;

Dom Nikë Ukgjini, famullitar i kishës së Dom Ndre Mjedës në Kukël dhe të tjerë.

I nderuari ambasadorprof. dr. Islam Lauka;

Të nderuar mysafirë të tjerë;

Të nderuar referues e veprimtarë të shoqatës;

Dashamirë të fjalës së shkruar;

Zonja dhe zotërinj,

Është ky një sesion i veçantë shkencor për një njeri dhe veprimtar shumë të veçantë, për një shërbëtor të përkushtuar të kombit dhe të fesë, për Dom Anton Kçirën.

Shoqata jonë ka qenë organizatore e një veprimtarie të rëndësishme për 550 vjetorin e kalimit në amshim të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit- Skënderbeut. Mbajtja e këtij sesioni të veçantë bëhet në vijim të sesioneve edhe për personalitete të tjera të shquara, sikurse për kryepoetin e shqiptarëve, Gjergj Fishtën, për arkitektin e pavarësisë së Shqipërisë, Dom Nikollë Kaçorrin etj. E them ketë për domethënien dhe respektin qe duam të tregojmë ndaj dom Anton Kçirës.

Dua të theksoj se punës shumë frutdhënëse të këtij sesioni i ka trasuar rrugën vepra madhore e publicistit dhe veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, ish sekretarit të Lidhjes III Shqiptare të Prizrenit, të Xhafer Devës dhe mikut tim të shtrenjtë, Z. Tomë Mrijaj, në bashkëautorësi me Klajd Kapinovën, në mono­gra­finë: “Anton Kçira – apostull i fesë dhe i shqiptarizmës së përhershme”.

Në ketë vepër gjithëpërfshirëse veprimtaria atdhetare e fetare e dom Anton Kçirës është plotësuar nga ndihmesat e pendëve më të mprehta të studiuesve dhe veprimtarëve të shquar të Mërgatës dhe të trevave shqiptare, si Sami Repishti, Mërgim Korça, Tonin Mirakaj, Gjekë Gjonlekaj, Agim Shehu, Hari Bajraktari, Ekrem Bardha, Riza Sadiku, Ilmi Veliu, Prend Buzhala, Lekë Mrijaj, Mentor Quku, Dalip Greca, Pjeter Domgjoni, Mikel Gojani, Prekë Gjetaj, Hasan Hasani etj.

Nga këto dhe vlerësimet e të gjithë atyre që e njohën dhe bashkëpunuan me të del se Dom Anton Kçira për rreth pesë dhjetëvjeçarë, u qëndroi besnik dhe i pathyer idealit kombëtar dhe atij fetar.  E quajtën atë, me të drejtë, “prifti i kombit dhe i fesë, prifti i besës dhe i burrnisë”.

Dom Anton Kçira asnjëherë, gjatë tërë jetës së tij, nuk u lëkund, por, si një shkëmb graniti, ka qenë pjesëmarrës i proceseve kombëtare për pesëdhjetë vjet me radhë. Sipas kryetarit të shoqatës dhe studiuesit të zellshëm dhe veprimtarit të shquar Z. Nue Oroshi, jo rastësisht, kisha ku shërbeu Dom Anton Kçira, në Michigan te Detroitit, ishte përfaqësia e parë, ku pushonin dhe merrnin bekimin të gjithë presidentët, liderët, ushtarakët, kryeministrat dhe atdhetarët shqiptarë që vizitonin Amerikën.

Është e nevojshme të shtohet këtu se trajtimi i mirëfilltë shkencor i jetës dhe veprës së Dom Anton Kçirës është shumë i ditës, jo vetëm për të dhënë për­fundi­min e një çështjeje çnjerëzore drajfusiane, por edhe për te kuvenduar bashkë se çka mund të bëjmë, ne shqiptarët, për të ruajtur trashëgiminë shumë dome­thënëse dhe tepër të nevojshme të durimit apo, me mirë të themi, të har­mo­nisë e vëllazërore ndërfetare, të rritur në shekuj si dhe të qëndresës së përbashkët kun­dër armiqve mizorë.

Këtë e kish vërejtur saktë, më 1887, shkencëtari i njohur austriak, Vald­kampf, studiues i Ballkanit, kur shkruante se ,,Shqiptarët e mohojnë fana­tiz­min fetar të otomanëve deri në atë pikë që mos ta përfillin fare….Të gjithë shqip­ta­rët, qoftë të krishterë, qoftë myslimanë, e urrejnë njësoj okupatorin turk.”

Ne, gjithsesi, duhet t’i ruajmë këto vlera në kohën e ballafaqimeve globale ndërmjet feve, kulturave dhe bashkësive etnike, sepse në të kundërt, ne, si popull, do të dëmtohemi më së shumti. Prandaj ne duhet të rrisim dhe ruajmë, si sytë e ballit, respektin dhe adhurimin për figurat themeltare të shqiptarisë, si ato të Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, të Nënës sonë të  Madhe Terezë dhe të arkitektit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovës.

Guxoj të them këtu para jush, të nderuar pjesëmarrës, se ata që mohojnë këto figura madhore kombëtare e njerëzore, me vlera që rrezatojnë jo vetëm ka flitet e frymohet shqip, por edhe në mbarë botën, e kanë humbur rrugën e shqiptarisë. Ne duhet ta kemi të qartë se, pa tërë­si­në e të gjitha feve të popullit tonë, do të zhbëhet edhe shqiptaria. Prandaj, duhet të luftojmë me ngulm që fara e keqe, sidomos ajo e përskajshmërisë isla­mi­ke, të mos mbijë dhe të mos lëshojë rrënjë në trojet shqiptare.

Unë, si shqiptar i besimit liberal islam, jam shumë i shqetësuar nga tejfutja e përskajshmërisë islamike të Lindjes në botën shqiptare, por edhe më gjerë nëpër Evropë e madje deri në SHBA. Me vjen keq, që edhe grabitësi i postit të Bashkë­sisë Islame të Kosovës, pas Faljes së Bajramit, kur foli për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, nuk e përmendi Abdyl Frashërin dhe asnjë veprimtar laik të besimit islam e, lëre më, ata të besimit katolik e ortodoks.

Këtu kam shumë për te thënë, por po ndalem me kaq duke pritur që ju, të nde­ruar ligjërues, të thoni fjalën tuaj dhe të jepni ndihmesë sa më bindshëm që personaliteti i Dom Anton Kçirës te dalë ne dritë ashtu siç ka qenë dhe siç është, si njeri  dhe si veprimtar i shquar i çështjes kombëtare dhe i fesë.

Duke shfrytëzuar rastin që kam moshën dhe profesionin e duhur si edhe nderin që m’u dha për të hapur ketë sesion, mund t’u jap siguri për zotimin e Kryesisë dhe të Redaksisë se ato do të bëjnë krejt çka është e mundur në mënyrë që kumtesat tuaja të sistemohen, të redaktohen dhe të përgatitën për botim me profesionalizëm dhe kritere të mirëfillta shkencore.

Duke ju kërkuar të falur për kohëzgjatjen e fjalës sime, ju uroj juve dhe sesio­nit sukses të plotë!

Muzikantja Dakoli në zbardhjen e krimeve të diktaturës

Muzikantja e njohur shqiptaro-amerikane, Elida Dakoli, është këto ditë në Tiranë, jo vetëm për të dhënë një Koncert pianistik. Ajo dëshiron të japë ndihmesën e saj në përpjekjet për zbardhjen e krimeve të diktaturës komuniste shqiptare.

Pianistja e njohur shqiptaro-amerikane Elida Dakoli erdhi në Tiranë me një koncert të veçantë në sallën e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Recitalet e dr.Dakoli janë një mënyrë e saj dhe një rast për të treguar se si familja e saj i mbijetoi komunizmit, ndërsa jeton në Texas dhe jep koncerte të shumta në SHBA dhe Europë.

Ajo thekson se është pjesë e vuajtjeve të popullit, sepse gjatë komunizmit ka humbur gjyshin e dashur, i cili ende nuk është gjetur se ku është varrosur nga diktatura.

Pas koncertit në Akademinë Shkencave, dr.Dakoli ajo vizitoi Institutin për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit. Ajo tha se do të përpiqej të siguronte një bashkëpunim mes këtij Instituti në Shqipëri dhe Fondacionit të Përkujtimit të Viktimave të Komunizmit në Uashington dhe u kërkoi studiuesve të këtij Instituti të përgatitnin një listë me propozime apo me ide për të bashkëpunuar.

Mikpritja në Institutin për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri u shoqërua me një informacion të bollshëm mbi botimin e mbi 80 librave që pasqyrojnë krimet e komunizmit shqiptar, një bibliotekë e tërë, ku mes të tjerëve vazhdon përgatitja e një fjalori mbi viktimat e terrorit komunist, i cili deri tani ka mbërritur në vëllimin e 7.

Vizita dhe koncerti i Elida Dakolit në Tiranë përmbante edhe një surprizë tjetër. Ajo luajti për herë të parë mbi një piano gjermane të Markës barkendorf, që iu dhurua akademisë së shkencave, prodhuar enkas për të. Dhe e solli An dhe Bob Rosental

Pianistja e njohurElida Dakoli jep koncerte në shumë qytete të Amerikës dhe të Europës, por ajo asnjëherë nuk e harron prejardhjen e saj dhe në udhëtimet e saj është bërë vetvetiu si një misionare e të vërtetave të atdheut të saj të dëmtuar rëndë nga regjimi komunist, krimet e të cilit duhen zbardhur, sepse vetëm kështu demokracia në Shqipëri mund të bëhet më e vërtetë.

Shqiptaro-amerikanët, letër presidentit Trump, shqetësim për marrëdhëniet e SHBA me aleatët

Mark Gjonaj

Disa përfaqësues të shqiptarëve të Amerikës i shprehën Presidentit Donald Trump shqetësimin e thellë rreth një keqësimi të mundshëm të marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve evropianë.

Letra, e nënshkruar nga anëtari i Këshillit të Qytetit të Nju Jorkut, Mark Gjonaj dhe përfaqësues të 10 organizatave shqiptaro-amerikane, i referohet komenteve të bëra në një intervistë të zotit Trump me komentatorin e kanalit Fox News, Carson Tucker, ku Presidenti vuri në pikëpyetje nëse SHBA do t’i përmbaheshin nenit 5 të Traktatit të NATO-s për mbrojtjen e ndërsjellë dhe ku u përmendën Mali i Zi dhe Shqipëria.

Në letër thuhet se përgjigja e zotit Trump në atë intervistë flet për një moskuptim thelbësor të historisë së rajonit dhe të rolit të paçmueshëm të Amerikës në ruajtjen e paqes.

“Nëse flet me një shqiptar, në Amerikë apo jashtë saj, – thuhet në letër, – do të vësh re një ndjenjë të thellë dashurie dhe respekti për Shtetet e Bashkuara dhe kuptimin që ka patur roli i tyre si udhëheqëse e botës së lirë.”

Marrëveshja për mbrojtjen kolektive, – thuhet në letër, – ka bërë që bota të mos gjendet në prag të një lufte tjetër botërore.

Në letër shprehet keqadhje që komentet për NATO-n dhe për njerëzit “shumë agresivë” të Malit të Zi e vënë në pikëpyetje udhëheqjen morale të Amerikës, në një kohë kur, siç thuhet aty, bota ka nevojë më shumë se kurrë për të.

Çështja e komenteve të zotit Trump për Malin e Zi u shfaq përsëri të mërkurën gjatë seancës së Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë me Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo, i cili nuk u vuri rëndësi komenteve të shprehura në intervistë dhe tha se politika e Presidentit Trump ka qenë e qartë jashtë çdo dyshimi.

Presidenti Trump i ka kritikuar shpesh anëtarët e tjerë të NATO-s rreth kontributit të tyre financiar për aleancën, duke thënë se SHBA mbajnë pjesën më të madhe të barrës.

NATO-ja, e themeluar në vitin 1949 për të frenuar kërcënimin ushtarak të Bashkimit Sovjetik, mbështetet në epërsinë ushtarake të Shteteve të Bashkuara për t’u përballur me një mori kërcënimesh në kufijtë e Evropës, duke përfshirë Rusinë.

Angazhimi për mbrojtje reciproke është shtylla e aleancës së NATO-s.

Biseda Carlson-Trump në Fox News (17 korrik 2018)

CARLSON: Përse duhet që djali im të shkojë në Mal të Zi për ta mbrojtur atë nga sulmi? Përse të jetë kështu?

TRUMP: E kuptoj çfarë po thoni. Unë kam shtruar të njëjtën pyetje. Mali i Zi është një vend i vogël me njerëz shumë të fortë.

CARLSON: Po. Unë nuk jam kundër Malit të Zi, ose Shqipërisë.

TRUMP: Jo, por meqë ra fjala, ata janë njerëz shumë të fortë. Ata kanë njerëz shumë agresivë. Ata mund të bëhen agresivë dhe… urime jemi pastaj në Luftën e Tretë Botërore. Unë e kuptoj këtë, por kështu janë ndërtuar gjërat.

INTELEKTUALËT… KËTA MENTORË QË NA EDUKOJNË DHE FRYMËZOJNË ME VEPRA – Nga Marjana Bulku

Shqipëria e paradokseve, e tranzicioneve të shpeshta , të gjata, Shqipëria e krizave , e diktaturave të egra , të fshehta, të kamufluara me mirazhe demokracie sot më shumë se kurrë ka nevojë të ndjehet se sa e pasur është intelektualisht me gjithë varfërinë e saj sistematike politike. Kur hedh sytë nëpër kryqëzime historike ndjen dritën e intelektualëve dhe mendimtarëve që ne për fatin tonë të keq presim të na i referojë politika, partia mëmë, partitë të cilat na e varfërojnë të tashmen edhe të ardhmen. Intelektualët mbartin bagazhin kulturor që ne ia trashëgojmë brezave, janë mendime, studime, përplasje me realitetin e egër peng i politikave të gabuara sezonale që nuk i shërbejnë vizionit kombëtar por udhëheqësve partiakë të momentit që gjithmonë e më shumë bëhet treg politik aspak kombëtar, aspak demokratik.

 

Intelektualët janë të angazhuarit e një shoqërie, që kohën e tyre, mendimin, frymëzimin, ia kushtojnë akteve që prijnë ndryshime të mëdha nga ku më të rëndësishmet e domosdoshme janë ato kulturore.Të arratisur nga realiteti shqiptar ata gjithmonë i investojnë atij duke mos ikur asnjëherë edhe kur fizikisht ndodhen larg.  Nuk mundem të ndalem gjatë tek De Rada, Serembe, Fishta, Koliqi, Çajupi a Frashërit, ata vazhdojnë të iluminojnë por Martin Camaj dhe Faik Konica natyrisht që përbëjnë pasuri të rralla të mendimit letrar, kulturor duke qenë fenomeni ajsberg që vetëm volumin ua dijmë dhe fare pak larminë dhe cilësinë e mesazheve që janë kaq aktuale sot.  Është e vështirë të ndalosh në aktet e tyre krijuese vetëm në një shkrim por është një mënyrë shumë e mirë për të kuptuar se historia e vërtetë shqiptare nuk janë vetëm luftrat e saj, as sistemet e dështuara që politika instaloi, por emrat që i falën vepra asaj, janë ata që edhe pa prezencën e tyre fizike atje krijuan aq shumë dhe lanë pas kolanën e mendimit që vazhdon të frymëzojë e ta mbajë gjallë atë vend që politika intrigon dhe përçudnon çdo ditë.  Është e dhimbshme kur ndjek këta emra hite veprash që jetuan larg Shqipërisë me pse dhe brenga, mall e ëndrra, shpresa e dëshira shtegtare. Janë mentorët tanë më të mirë, meteorë, mjafton një observim i veprave kolosale kësaj trashëgimnie që na pasuron edhe në krizat tona sociale e politike pasi ekonomikisht ne gjithmonë në krizë kemi qenë.  Histori Shqipërie janë ata që Shqipërinë e bëjnë të njohur çdo ditë atje ku jetojnë e punojnë përmes veprave dhe akteve të tyre, shkrimeve, krijimeve duke e përjetësuar atë, duke ideuar për të duke ia rrëmuar bukuritë, duke ia shplurosur historitë.  A nuk e gjetëm ne historinë e palexuar të Shqipërisë në heronjtë realë të veprave të Mal Berishës; Charles Telford Erickson dhe Herman Bernstain?!  A nuk e dëgjuam dhe ndjemë vëmendjen dhe dashamirësinë amerikane përmes Zërit të Elez Biberajt që më shumë se Zërin e Amerikës sillte shpresën e një zgjimi demokratik që pothuaj ishte shuar.   A nuk është një akademi e vërtetë gazetarie, opozitarizmi dhe kronologjie historike dhe mediatike analiza mendimtare e Frank Shkrelit?!  A nuk e gjejmë fisnikërinë por edhe mençurinë e thellë tek tablotë historike e analitike të Sami Repishtit?!  A nuk ishte unikal Ligji për trashëgimninë kulturore në parlamentin e Ontarios punuar me aq shumë mund e përkushtim nga Dr Ruki Kondaj dhe Shoqata e Bashkësisë Shqiptaro Kanadeze?!  A ka konkretizim më real intelektualizmi patriotik se Vatra 106 vjeçare dhe gazeta e saj  Dielli , më e vjetra gazetë shqip që vazhdojnë të rezatojnë liri e qytetari edhe nën drejtimin vital të Dritan Mishtos e të palodhurit editorialist Dalip Greca?!  Kjo është vetëm një pjesëz e historisë sonë kulturore, është vetëm ajo çka unë kam takuar apo ndjekur nëpërmjet Pasqyrës Shqiptare, këtij televizioni prestigjoz të Ilir Lenës në Kanada, apo Albanian Culture TV në Amerikë aty ku përmes “Një jetë… disa histori “, kemi qënë dhe do të jemi jehonë e botës intelektuale e cila historisë i bën vend çdo ditë përmes kronikave, ngjarjeve që edhe pse jetojnë realitetin e largët flasin shqip dhe ëndërrojnë po ashtu.  Qindra vjet nuk e shkulkan ëndrrën dhe shpresën me të cilën të ikurit e parë mërguan.

 

Sepse ky vend i madh është i tillë jo vetëm gjeografikisht, por për dashamirësinë që ka ndaj mendimit, vizionit, idealeve të bukura që humanëve ju ka dhuruar Zoti.  Këto krijesa kreative që evolojnë veten dhe mjedisin duke i dhënë rruzullit qytetërime e zhvillime progresive nuk duhet t’ju ngjajnë fiseve primitive në shekujt modern ku ne jetojmë, përkundrazi, “gjeniu ia lë rrugën hapur gjeniut” është një formulë që e besoj dhe sa më shumë ia ndjej prezencën aq më shumë bindem se mendjet pasurojnë dhe meritojnë vend.

 

Është kjo fytyra e re e intelektualizmit që dashurinë për atdheun din ta shndërrojë në vepra që munden të orientojnë, frymëzojnë dhe pse jo edukojnë kaosin social e politik duke vendosur stade të reja kulturore nëpër gjurmët e mentorëve më të mire: intelektualëve.

 

Marjana Bulku

Megi Kurti, studentja ekselente e Universitetit Metropolitan Tirana: Nga bursat në Kaliforni, Itali, tani edhe në Bankën Botërore në Washington D.C

Një rrugëtim i suksesshëm akademik është padyshim synimi dhe ëndrra e gjithë studentëve. Ndaj për të bërë realitet këtë aspiratë, studenti duhet të përmbushë dy elementë: të përzgjedhë universitetin e duhur dhe të ketë forcën, dëshirën dhe vullnetin që të zhvillohet për të ndërtuar kompetenca profesionale. Pikërisht kjo është edhe përgjigjia e studentes Megi Kurti ndaj pyetjes në lidhje me studimet dhe karrierën e saj.

 

‘‘Zgjodha Universitetin Metropolitan Tirana pasi ofronte standarde të larta në mësimdhënie si edhe terrenin e duhur për t’u zhvilluar dhe promovuar në arenën ndërkombëtare falë programeve të ngjashme të studimeve në Evropë dhe Amerikë…UMT ishte i vetmi universitet që mund të më ndihmonte të realizoja objektivat dhe ambiciet e mia.’’

Ekselente që në fillim të studimeve të saj, në programin Informatikë Ekonomike pranë Fakultetit të Ekonomisë, Megi tashmë është në fund të studimeve bachelor dhe brenda tre viteve rrugëtimi i saj akademik përfshin disa shkëmbime në disa shtete si: Kaliforni, Itali dhe së fundmi në Washington D.C. Megi është një shembull se si këmbëngulja dhe dëshira për të mësuar përkthehen në një rrugëtim të suksesshëm.

‘‘Që e vogël kam ëndërruar një të ardhme profesionalisht të ndritshme, akademikisht frytdhënëse si edhe me përvoja studimore ndërkombëtare. Falë seancave informuese dhe njoftimeve në postën elektronike, u njoha me thirrjen për aplikim të bursës për mobilitet në California State University San Marcos (CSUSM). Kjo eksperiencë e parë në SHBA ka qenë përmes bursës UGRAD e financuar tërësisht nga Departamenti i Shtetit Amerikan. Mobiliteti zgjati 4 muaj, nga ku ndoqa 4 kurse, 20 orë vullnetare, kurse për përvetësimin e gjuhës angleze dhe përshtatjen me kulturën amerikane. Përfitimet ishin të shumta si në aspektin profesional dhe personal. Mobiliteti konkludoi me 3 certifikata dhe 1 medalje ari. Për më tepër krijova kontakte dhe miqësi të reja, pata shansin të udhëtoj dhe vizitoj vende të mrekullueshme.’’

Për një studente të një kalibri të tillë, eksperiencat ndërkombëtare sigurisht që do të vazhdonin më tej. Falë marrëveshjeve të bashkëpunimit që Universiteti Metropolitan Tirana ka realizuar me universitete dhe rrjete prestigjioze europiane në kuadër të programeve të ndryshme të bashkëpunimit, Megi fitoi një bursë të plotë mobiliteti 5 mujore në Universitetin Politeknik të Barit. Granti u akordua nga projekti SEMINARE, ku UMT bashkëpunon me rrjetin UNIMED.

‘‘Bursa që fitova në Bari më dha mundësinë të përjetoja përvojën unike të jetuarit në Itali. Përmes zhvillimit të moduleve arrita të përmirësoj njohuritë e mia profesionale në fushën e IT-së, si edhe të përsos më tej shkathtësitë ndërkulturore. Por jo vetëm kaq.. kjo bursë këtë herë më ofroi një mundësi tjetër duke më afruar me tregun e punës. Aplikova për internshipin WITY – Young Women in Technology në Bankën Botërore në Washindton D.C dhe tashmë do të punojë aty për tre muaj. Internshipi është i gjithë i paguar në formë granti falë programit të sipërpërmendur.’’

Megi është padyshim një shembull për t’u ndjekur nga të gjithë të rinjtë. Një studente e shkëlqyer, e talentuar, me impenjim të jashtëzakonshëm, e motivuar për të ecur përpara dhe për t’u përmirësuar vazhdimisht, e karakterizuar nga një qëndrim pozitiv duke lartësuar kështu emrin e Universitetit Metropolitan Tirana.

Si u njoha me mbesën e Mandelës – Nga Moza Boletini

Korrik 2018, New York

Për nder të 100 vjetorit të lindjes së heroit të Afrikës së Jugut Nelson Mandela, Kombet e Bashkuara në New York organizuan një recension libri dedikuar figurës madhore të tij. E ftuara speciale ishte mbesa e heroit Zamaswazi Diamini Mandela, njëherësh edhe autore e librit “The Prisson Letters of NELSON MANDELA”. Në përmbajtje të librit, i cli i kishte marë dhjetë vite realizimi korektores dhe mbesës së tij, ishin letra, dorëshkrime origjinale të mbledhura, foto të vetë heroit dhe gjyshes së Zamaswazit, Winnie Mandela. Letrat e paraqitura ishin të shkruajtura me dorë ose makinë shkrimi. Sipas specialistëve letrat ekzistuese me makinë shkrimi, i drejtoheshin kryesisht presidentëve dhe administratës së shtetit, shtypur nga njerëz të tjerë, por me autorsi Nelson Mandelën, ndërsa ato me shkrim dore familjes dhe të afërmve të tij.

Aty pata rast të takoj nga afër edhe mbesën e heroit Nelson Mandela, Zj. Diamini Mandela. Folëm së bashku edhe rreth persekucionit politik që ka përjetuar populli ynë për afro gjysëm shekulli nga rregjimi komunist në Shqipëri. Më dëgjoi me vëmëndje, ndeju emocion që isha e pranishme në atë event dhe më la hapësira për komunikime të mëtejshme. Ishte femër e zgjuar, fisnike, e dashur e thjeshtë dhe mirënjohëse për këdo që e kishte respektuar me praninë e tij/saj për nder të figurës së gjyshit të saj. Në takim folën moderatori i aktivitetit Andrew Gilmour, Zamaswaki Diamini Mandela dhe bashkautorja e librit Sahm Venter, më pas u kalua në pyetje e përgjigje nga salla. Sipas mbesës  së heroit, një ndër shprehjet më brilante që kishte në mendje nga gjyshi i saj, ishte aftësia e tij për të falur.

Ish Presidenti Legjend i Afrikës së Jugut, i burgosur politik për 27 vite nga aparteidi, sipas mbesës së tij kishte natyrë të qetë, ishte i durueshëm sigurisht edhe një intelektual klas për kohën që jetoi e deri në veprat që la pas. Por njëherësh ai kishte edhe një shpirt karizmatik. Libri përmban 255 letra, disa nga të cilat edhe ishin bërë publike për median kohë pas kohe. Zamaswazi Diamini Mandela ishte mbesa e Nelson Mandelës dhe Winnie Mandela. Merej me biznes dhe publicistikë, ishte folëse e njohur për të drejtat e njeriut dhe përkthyese. Si pasardhëse e gjyshit të saj, ndiqte me përkushtim linjën e tij të paqes dhe demokracisë në botë. Ndërsa korektorja dhe bashkautorja e librit Sahm Venter ishte gazetare me një eksperiencë njëzet vjeçare dhe kundërshtare e rregjimit që burgosi Nelson Mandelen, ishte recensioniste e librit dhe hulumtuese e figurës se heroit Nelson Mandela. Eventi u moderua nga Asistenti Gjeneral i të drejtave humane pranë OKB Andrew Gilmor. Pjesëmarja ishte e gjerë, që nga aktivistë të të drejtave të njeriut, studentë, dipllomatë, studiues, e gazetarë të mediave të ndryshme.

Nelson Mandela (Rolihlahla Dalibhunga Mandela)  lindi më 18 korrik të vitit  1918. Ishte President i Afrikës së Jugut dhe luftëtar i lirisë , i cili luftonte kundër shtypjes racore që u bëhej njerëzve me ngjyrë në Afrikën e Jugut. Ai studioi për juridik. Shumë vite të jetës së tij i kaloi nëpër burgje. Fillimisht Mandela zgjodhi rrugën paqësore për qëllimet e tij dhe shokëve të tij. Në vitin 1956 ai u akuzua për “tradhëti  të lartë” nga regjimi i atëhershëm bashkë me 155 shokë të tjerë, të cilët u akuzuan për luftë të armatosur dhe burgim të përjetshëm. Në vitin 1985 atij iu afrua mundësia e lirimit në qoftëse do të pranonte ndalimin e aktivitetit të armatosur, por ai refuzoi. Në vitin 1990 mbajti një fushatë të ANC dhe nga presioni ndërkombëtar lirohet pa kushte.

Në vitin 1993 ai fitoi çmimin Nobel. Kurse në vitin 1994 u zgjodh me zgjedhje demokratike President i Afrikës Jugore dhe më 9 maj u zgjodh si President i parë me ngjyrë në vend. Në vitin 1999 dha dorëheqje dhe ishte aktiv për organizatat e të drejtave të njeriut. Në vitin 2013, më 5 dhjetor, ai ndërron jetë. Ai ishte një hero, simbol i guximit, i bindjes dhe i vizionit. Cilësohej si njeri i thjeshtë karizmatik dhe besnik, si një njeri që kujdesej shumë për të tjerët. Që në moshë të re u bë aktiv në lëvizjen anti – aparteid dhe ju bashkua Kongresit Kombëtar Afrikan. Pas përfundimit të juridikut sëbashku me mikun e tij Oliver Tambo themeluan firmën e parë të avokatisë të njerëzve me ngjyrë në Afrikën e Jugut me qendër në Johanesburg, ku i jepnin këshilla falas ose me çmim të ulët njerëzve me ngjyrë. Gjatë ceremonisë së marrjes së çmimit Nobel për Paqen ai deklaroi: “Jugafrikanët kanë krijuar një shoqëri, e cila konfirmon se të gjithë njerëzit kanë lindur të barabartë, dhe se sëbashku mund të luftojmë sfidën dhe të garantojmë një të ardhme më të sigurt për të gjithë”.

Pse u krijua Organizata “Hope & Peace”- Nga Moza Boletini

Për shumë syrresh lind pyetja pse dhe si u krijua Organizata e Gruas Shqiptare – Amerikane “Hope & Peace” në SHBA. Në fakt ishte një ide e projekt i kahërshëm i imi qysh me ardhjen time në Amerikë. Duke qenë se edhe në Shqipëri isha iniciatore e themelimit të Shoqatës së Gruas ish të Persekutuar Politike, e shumë aktive pranë shtresës ish të persekutuar politike edhe këtu ishte afër mendjes që unë nuk mund të qëndroja pa u angazhuar për të drejtat e gruas dhe fëmijëve.
Shtysë e rëndësishme ishte amaneti i mikeve të mija ish të burgosura e të persekutuara politike nga rregjimi komunist në Shqipëri, të cilat ditën e lamtumirës më porositën e më thanë se pa tjetër edhe në SHBA duhet të themelosh një organizatë për gruan, tek vendi i lirisë dhe demokracisë botërore, kemi besimin se edhe atje do ngresh zërin edhe për vuajtjet e të drejtat tona. Sot në këtë libër unë i them mikeve të mija ish të burgosura politike që nuk jetojnë më Marie Dvoranit, Jolanda Tahmizit, Marjana dhe Ani Deranit, Drita Kosturit etj, të cilat kanë vuajtur në burgjet politike shqiptare e kanë qenë mike idealesh demokratike e përparimtare edhe me Heroinën e Kombit Musine Kokalari, se unë nuk i harroj kurrë dhe këtu në SHBA, e sëbashku me disa gra të tjera themeluam Organizatën e Gruas “Hope & Peace. Amaneti u krye!
Prisja me padurim të ndërrmerja një hap të tillë, por kushtet e vështira ekonomike nuk më lejonin që unë të angazhohesha me aktivitete shoqërore kur nuk kisha mundësi të paguaja qiranë mujore të apartamentit ku banoja në New York. Vitet bënë të veten, angazhimi im me median dhe komunitetin në SHBA tërhoqi vëmendjen edhe tek  liderët e zonës ku banoj. Ish piloti i Marinës Ajrore Amerikane Joseph Thompson dhe dedektiv i zonës më thotë një ditë: “Mimoza, komuniteti shqiptar ka shumë probleme, denoncime të shumta në polici nga dhuna në familje, ku burrat godasin gratë në mënyrë brutale, dhe është bërë problematike. Të kemi parë si shumë aktive dhe mendojmë se duhet të themelosh një organizatë për të drejtat e gruas”. “Më vjen keq përsa dëgjoj – i them – Z. Thompson, por sot për sot nuk mundem. E kam në projektet e mija, por jo tani”.
Kaloi kohë dhe miket e persekutuara politike në Shqipëri më pyesnin vazhdimisht për organizatën, kështu së bashku me aktivisten e njohur të komunitetit shqiptar në New York, Zj. Merita Shkupi, gra e vazja të tjera themeluam organizatën “Hope & Peace”. Qysh nga data e themelimit e deri më sot ne vazhdojmë të kontribojmë vullnetarisht në emër të paqes dhe demokracisë pranë organizatës “Hope & Peace” me ato femra shqiptare e të huaja që gjejnë veten pranë misionit tonë human e bamirës për të drejtat e gruas, fëmijëve e kundër trafikimit njerëzor.

Personat që na kanë mbështetur qysh në fillim janë veprimtarët e njohur në diasporë Esad Rizai, Avokati Stiv Kaufman, humanistja dhe poetja Zj. Rita Saliu, politikani Mark Gjonaj, gazetari ish i persekutuar politik Beqir Sina, patrioti e veprimtari i njohur Z. Sejdi Husenaj, skenografi e piktori i palodhur Astrit Tota, Profesori i Kolegjit Monroe Hazhi Berisha, veprimtarët Ilir Fundo dhe Fredi Tollja. Ndërsa nga të huajt përveç Z. Joseph Thompson do të veçoja aktoren amerikane Ilene Kristen, Priftëreshën Que English, piktoren Barbara Hammel me bashkëshortin e saj Ed Hammel, Lideren e FUP Tomiko Duggan, Senatoren Ruth Hasell Thompson, Presidentin e Bashkisë Bronx Ruben Dias Jr. dhe Drejtoreshën për Komunitetet në Bashkinë Bronx Tracy MCDermott.

Nga mediat e shkruara dhe ato elektronike do të falenderoja TV – “Zëri i Amerikës” me Drejtor Z. Arben Xhixho, “VOAL” – Zeri i Shqiptarëve me themelues Elida dhe Skënder Buçpapaj, gazetat “Iliria”, “Bota Sot”, “Dielli”, “Veterani”, “Koha Jonë”, nga “Albemigrant” Z. Rush Dragu, “Tribuna Shqiptare” Z. Ajet Nurja, gazetarët dhe shkrimtarët Ruben Avxhiu, Flori Bruci, Halil Rama, Albert Vataj, Mili Xhani dhe Rajmonda Maleçka.