VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Publikohet fotografia e të dyshuarit për vrasjen e dy grave kosovare në Zvicër

By | January 8, 2018

Komentet

Shoqata “Nue Përlleshi”në Zvicër organizon Akademi përkujtimore dhe promovimin e këngës për Nue Përlleshin

“Rikthimi madhështor i Heroit të Shqipërisë Etnike – Nue Përlleshi”
Shoqata e saporformuar” Nue Përlleshi” në Zvicërr organizon më,datën 26.05.2018 në ora 19 në adresën :Schutz 4, 6022 Grosswangen akademi perkujtimore për trimin e Dukagjinit dhe heroin e Shqipërisë Etnike Nue Përlleshin Për figurën e Nue Përlleshit heroit të papërseritshëm të Shqipërisë Etnike do të flasë historiani i mirënjohur Nue Oroshi që njëherit është edhe Kryetar i Shoqatës së Intelektualëve Shqiptarë “Trojet e Arbrit”.Në këtë akademi përkujtimore dhe promovuese gjithashtu në pika të shkurtëra do të paraqitën synimet dhe koncepti i Shoqatës “Nue Perlleshi “për të ardhmën. Pastaj do të vazhdohet me pjesën artistike ku do të promovohet kënga më e re kushtuar Nue Perlleshit e kënduar nga Gofile Papleka,teksti dhe muzika:Frane Kodra i gjithë ky manifestim do të përcillet nga Grupi “Treva e Dukagjinit”(Franë Kodra,Ndue Shytani,Nikolin Perpali dhe TV Blue Skay).Pastaj grupi muzikor do të vazhdoj me këngë dhe valle të tjera të muzikës burimore shqiptare. Prandaj ftojmë të gjithë shqiptarët që jetojnë në Zvicërr pa dallim krahine,feje apo ideje që të marrin pjesë në këtë akademi shkencore, promovuese dhe artistike.Kështu të fillojmë dalëngadalë por sigurtë ta çojmë në vend amanetin e heroit të kombit Nue Përlleshit i cili ishte një luftëtarë e strateg i rrallë i kombit shqiptarë.
 

Ju mirëpret kryesia e Shoqatës Shqiptare “Nue Perlleshi “në Zvicerr Pjetër Gjergjaj Kryetar

Shtetasit e Kosovës të parët për marrjen e shtetësisë në Zvicër, pas tyre gjermanët e italianët

Në Kantonin e Aargau-t, gjatë vitit 2017 kanë marrë nënshtetësinë zvicerane gjithsej 2150 shtetas të huaj.

Shtetasit e Kosovës, janë të parët në listë sa i përket pajisjes me pasaportën zvicerane. Bëhet fjalë për 413 kosovarë të “zviceranizuar” gjatë vitit 2017 në këtë kanton, shkruan sda.ch, përcjell albinfo.ch.

Menjëherë pas kosovarëve vijnë gjermanët, me 357 natyralizime të reja dhe pas tyre, italianët, me 336. Në vendin e katërt, por me një numër dukshëm më të vogël, 166, vijnë të natyralizuarit me shtetësi turke.

Në kanton, në fund të vitit të kaluar ishin duke pritur 1531 kërkesa për pasaportë, nga 2672 persona, thuhet në raportin e publikuar të premten nga Zyra Kantonale e Statistikës.

Komunat, pas ndarjes së të drejtës për nënshtetësi në nivel komunash, i kanë dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në nivel kantonal 1457 kërkesa të 2586 personave.

Dhjetë persona i kanë tërhequr kërkesat e tyre ndërsa njëkohësisht, kërkesat e 13 personave janë hedhur poshtë.

Promovohet në Bern të Zvicrës romani “1803” i autorit Besim Xhelili nga Vjena

Romani “1803” i autorit shqiptar nga Vjena Besim Xhelili, pas promovimit nëpër disa qytete të ndryshme në Europë, ndaloi në stacionin e radhës në “Zentrum5” në Bern të Zvicrës. Ky roman është botuar në gjuhën shqipe në vitin 2016, kurse në janar 2018 u botua në gjuhën gjermane dhe atë suedeze.

 

Me ftesë të Qendrës për Integrim “Zentrum5” në kryeqytetin e Zvicrës Bern, të cilën e udhëheq znj. Brikela Andrea Nune, autori shqiptar nga Austria Besim Xhelili prezantoi para lexuesve romanin e tij me një tematikë interesante të dashurisë, me titull “1803”. Ky aktivitet letrar dhe kulturor u bë në bashkëpunim me Shoqatën e Krijuesve Shqiptarë në Zvicër, ku në cilësinë e kryetarit i pranishëm ishte shkrimtari Dan Kosumi dhe të shoqatës “Përshefca”, e përfaqësuar nga kryetari Fadil Hasani dhe anëtari i kryesisë Bujar Imeri. Me pjesëmarrjen e tyre e nderuan organizatorin dhe autorin, znj. Fatmire Musliu nga Ambasada e Kosovës në Zvicër, krijues shqiptarë të sferave të ndryshme në Zvicër, artdashës dhe dashamirë të librit.

 

Në një bashkëbisedim me autorin mbi krijimtarinë e tij të deritanishme dhe me fokus tek romani në fjalë, znj. Brikela me një shije të theksuar udhëhoqi bisedën e ngrohtë, duke përçuar tek të pranishmit një kërshëri për mysafirin para tyre. Në anën tjetër z. Xhelili tregoi për aktivitetet e tij në Vjenë të Austrisë, bashkëpunimet me krijuesit e tjerë në Austri, në vendlindje dhe në diasporë, dha disa informata mbi shoqatat e ndryshme shqiptare në Austri, për të dalur tek tematika e shtjelluar në romanin e tij me titullin e mjaft sekret “1803”.

Meqë moderatorja paraprakisht kishte lexuar romanin “1803”, si zakonisht pyetja e parë ishte nëse autori identifikohet me figurën kryesore në roman dhe çfarë do të thotë titulli i romanit. Në përgjigjen e tij autori Xhelili u shpreh mjaft i përmbajtur, duke thënë se lexuesit do ta marrin vesh titullin në fund të pjesës së tretë të kësaj trilogjie, duke pasur parasysh se ai ka në përgatitje e sipër edhe dy pjesët e tjera, por pa dhënë ndonjë detaj se kur do të dalin nga botimi. Ndërsa sa i përket asaj nëse ai identifikohet me personazhin kryesor, ai u shpreh se romani ka në fillim disa të dhëna autobiografike, por në përgjithësi materia në vazhdim është një pjellë e imagjinatës, ka disa gërshetime të reales dhe joreales, mirëpo përparësi i është dhënë mendimit të lirë dhe lirisë së shprehjes. Për autorin me rëndësi është që romani ta argëtojë lexuesin, ta bëjë kureshtar të mendojë, të analizojë nëse e gjen veten diku tek ndonjë personazh dhe të pret me plot kënaqësi e kureshtje vazhdimin dhe përfundimin e ngjarjes me dy pjesët e tjera që ai ka në dorëshkrim.

Me dy melodi intrumentale me motive burimore shqiptare, këtë aktivitet e zbukuran me gjallëri dhe ndjenjën e vendlindjes disa anëtarë të SHKA “Bashkimi” nga Berni. Për fund u shtrua një koktej i vogël rasti dhe autori me shumë kënaqësi nënshkroi librat për lexuesit e tij. Promovimi i radhës i kësaj vepre në gjuhën suedeze do të bëhet me 19 maj 2018 në Stockholm të Suedisë.

Pas mospranimit në Bruksel, Pëllumb Xhufi vjen në Zvicër! Nga Elida Buçpapaj

Pas dështimit të takimit të tij në Bruksel, Prof.Pëllumb Xhufi vjen në Zvicër. Gjithmonë në gjoja kuadrin e Vitit të Skënderbeut, Tirana zyrtare me paratë e taksapaguesave sjell nëpër diasporë njerëzit e vet. Diaspora ka identitetin e vet dhe është e drejta e saj që të ftojë figurat që do ajo, jo të imponuara nga Tirana apo Prishtina zyrtare.

Siç dihet, Ambasada e Shqipërisë në Belgjikë organizoi një konferencë me panelistë që i përzgjodhi sipas shijes të Ditmir Bushatit, që do të ishin zotërinjtë Pëllumb Xhufi, Lek Pervizi e Safet Kryemadhi.

Por Ditmir Bushati nuk mund të bënte ligjin në disaporën shqiptare të Begjikës, që u anullua për shkak të reagimit të diasporës shqiptare aty, e cila nuk pranoi që zoti Xhufi mbante kryereferatin pas deklarimeve të tij rreth Kampit famëkeq të Tepelenës.

Sulejman Gjana, një nga figurat kryesore të diasporës shqiptare në Bruksel në një shkrim të tij e sqaroi qëndrimin e diasporës shqiptare atje duke nënvizuar shkakun se “përse në Bruksel nuk ka vend për historianin Pëllumb Xhufi.”

Në këtë shkrim zoti Gjana vuri në pah se e çmon veprën shkencore të Prof.Xhufit, “por assesi jo pozicionimin e tij si mbrojtës fanatik i historiografisë komuniste”. Pëllumb Xhufi shkoi në Bruksel pikërisht “kur në Shqipëri kishte plasur debati lidhur me kampin famëkeq të Tepelenës dhe krimet e konsumuara aty nga xhelatët komunistë dhe Xhufi ishte pozicionuar rishtas si “apologjet i krimeve monstruoze dhe i gjakatarëve në fjalë, duke komprometuar rëndë figurën e tij morale si historian dhe intelektual me profil të lartë, që guxon të injorojë, të shtrembërojë e të flakë deri edhe parimet e të vërtetat faktologjike”, vuri në spikamë në shkrimin e tij zoti Gjana.

“Pikërisht në këtë kontekst dhe në kulmin e emocioneve që kanë shkaktuar qëndrimet dhe deklaratat e tij, ishte tejet sfiduese dhe arrogante përzgjedhja nga Tirana zyrtare e Xhufit si panelisti kryesor i konferencës së lartpërmendur, ku ky apologjet profesionist dhe pasionant do të referonte bash para ish viktimave të mbijetuar të krimeve e torturave të diktaturës dhe bijve të mërgatës antikomuniste të Brukselit, nënvizoi zoti Gjana.

Është e qartë se Tirana zyrtare kërkon të bëjë ligjin në diasporë sipas stilit të Sulejman Bushatit, ish-anëtarit të KQPPSH dhe babait të kryediplomatit Ditmir Bushatit. Por diaspora do t’i thotë “Jo”!

Instrumentalizmi i diasporës nga politika e Tiranës dhe e Prishtinës nuk duhet të lejohet. Ky instrumentalizmi  bie ndesh me unitetin dhe sigurinë. Aq më tepër kur bie erë enverizëm!

Diaspora shqiptare në Belgjikë me të drejtë e sfidoi Tiranën zyrtare dhe takimi me kryereferuesin Pëllumb Xhufi anullohet.

Pas kësaj Prof.Xhufi do të reagonte duke thënë se ai do të ketë takimet të tjera nëpër Europë, duke përmendur Zvicrën.

Zvicra është një bastion i njohur i enveristëve dhe krahut ekstremist shqiptar. Prof.Xhufi vjen në Zvicër.  Nuk merret vesh se kush e ka ftuar Prof.Xhufin. Ka disa shoqata që ambasadat shqiptare i përdorin si zara. Nga ana tjetër, Prof.Xhufi mikpritet nga ambasadori Ilir Gjoni.

Prania e Xhufit në Gjenevë në krahë të Ambasadorit Ilir Gjoni duket si sfidë që i bëhet diasporës shqiptare në Bruksel:

Edi Rama, përmes ambasadave, ku janë të emëruar elita me prejardhje nga ish-nomenklatura diktatoriale, ka vendosur që të merret me organizimin e diasporës shqiptare, sipas stilit të kohës të Mërgatës të Qyqeve.

Por gabon kohë. Sot problemi i sigurisë në vendet europiane, përfshi Zvicrën, ka marrë një rëndësi të dorës të parë dhe kjo nuk toleron politikat subversive të Edi Ramës! Edi Rama e provoi vetë se si e pritën gazetarët zviceranë gjatë vizitës së tij zyrtare në Zvicër, një vit më parë, sa që ata gazetarë të Shqipërisë që ai i quan kazan iu dukën lule.

Edi Rama nuk mund të bëjë ligjin në Zvicër! Edi Rama nuk ka legjitimitet të bëjë ligjin as në Shqipëri! Në Shqipëri është shpërdorues i pushtetit, në Zvicër është vetëm një vizitor!

Ambasada e Shqipërisë në Zvicër prej vitit 1997 është vënë në funksion të çorganizimit të diasporës shqiptare, sikur ka qenë gjatë diktaturës, duke bërë organizime për të faktorizuar njerëz në shërbimin e vet klientelist dhe më gjërë.

Në vitin 1997, Ambasadori i asaj kohe në Bernë do të thërriste përkthyesit shqiptarë, duke iu dhënë direktiva për të dëmtuar dhe penguar shqiptarët që kishin kërkuar azil politik në Konfederatën Helvetike dhe duke vënë në përdorim të gjitha mjetet e propagandës staliniste kundër njerëzve që i cilësonte si armiqtë e regjimit që u instalua më 1997. Kjo politikë e mbrapshtë vijon edhe sot. Diplomacia shqiptare kërkon të faktorizojë rrjetin e vet në dëm të identitetit dhe unitetit të diasporës.

Vdekja e Rugovës dhe ardhja në pushtet e Hashim Thaçit prej 2007, krijoi kushte për çoroditjen e diasporës në Zvicër, ku shqiptarët nga Kosova përbëjnë shumicën dërrmuese. Thaçi ka mbështetur organizma që marrin fonde dhe shërbejnë si marioneta të politikës së Prishtinës dhe Tiranës. Kështu, për shembull, drejtoresha e e shoqatës OJQ që njihet me emrin e Universitetit Popullor të Gjenevës, Albana Krasniqi, gruaja e ish-Ambasadorit të Kosovës, është kunata e Armela Krasniqit, ish zëdhënëses së Edi Ramës, tani emëruar prej tij drejtoreshë e ATSH-së.

Po kujtoj një fakt. Babai im Vehbi Skënderi u masakrua nga regjimi komunist. Prej 1996 deri sa vdiq më 13 qershor 2011, ai jetoi dhe krijoi në Zvicër, ndërsa Ambasada e Shqipërisë ka mbajtur qëndrim kriminal dhe poshtërues përmes indiferencës dhe injorimit.

Politika e injorimit është burgu, persekutimi, arma e ftohtë dhe kallashnikovi i Tiranës zyrtare në diasporë!

T’i themi të gjithë “ndal” kësaj politike të helmatisur me urrejtje ndërshqiptare!

Nëse Edi Rama do të kishte ndjekur politika shtetformuese në shtetin amë këta pesë vjet, le të vinte edhe në Zvicër, por ai Shqipërinë e ka kthyer në republikë droge, ndërsa diplomacia e tij është diplomacia e demagogjisë së hashashit!

Enverizmi duhet të ndalet me ligj, që kësisoj të ndalin aktivitetin e tyre në Zvicër edhe shoqatat enveriste. Në Zvicër këto shoqata promovojnë librat e diktatorit dhe të Nexhmije Hoxhës, këtu vijnë dhe promovojnë të njëjtat libra njerëz me lidhje me politikën, ndërsa Tirana zyrtare bën politikë ekskomunikuese kundër figurave të diasporës.

Në Zvicër jeton një komunitet shumë i madh i shqiptarëve, rreth gjysmë milioni, por është tërësisht i përçarë nga politika. Ky komunitet ka fuqi të mjaftueshme për t’i thënë ndal instrumentalizmit politik të diasporës, duke u marrë si shembull diaspora e Belgjikës. Ambasadat e Shqipërisë nuk i përkasin një “tufëze” apo “arëze”, ato i takojnë gjithë diasporës! Përfaqësuesit e vendit janë shërbyes të shtetit jo të pushtetit politik, sepse paret e tyre i marrin nga taksapaguesit! Nëse Prof.Xhufi do të denonconte krimet e komunizmit, ai do të ishte e mirëpritur në Bruksel e kudo! Diplomacia e Tiranës nuk mund të bëjë politika trushplarjeje në diasporë! Nuk do ta lemë! Diaspora është jona, jo e Edi Ramës, as pushtetarëve të tij!

Tirana zyrtare po shpenzon paret e taksapaguesave për të instrumentalizuar diasporën në një vegël të politikave të tyre të pista. Aty ku mundin. Dhe Zvicrën e shohin si një mundësi. Se në Belgjikë apo në SHBA nuk mund ta bëjë dot në dritë të diellit. Natyrisht, në SHBA apo në Belgjikë enveristët nuk gjejnë shesh të hapur veprimi, ndërsa në Zvicër po. Vizita e Prof.Xhufit në Zvicër ishte në këtë kuadër, si sfidë e diasporës së Belgjikës.

Edhe turi politik i Pandali Majkos, që ka premtuar para për celulat e partisë në diasporë, është një veprim i hapur mafioz për të paguar marioneta me paratë e taksapaguesave. Pandeli Majko ka premtuar hapjen e 36 qendrave kulturore të përbashkëta me Kosovën nëpër Europë për celulat partiake, çka duhet të ndalohet me çdo kusht si keppërdorim i fondeve publike për interesa të pushtetit politik jo të shtetit demokratik. Edi Rama dhe Hashim Thaçi shpërndajnë dekorata dhe para për grupacione në shërbimin e tyre politik dhe të enverizmit! Ky është korrupsion i hapur!

Diaspora shqiptare duhet të ndalë me të gjitha mënyrat demokratike organizmin politik të diasporës me stilin e Edi Ramës, Hashim Thaçit, enveristëve apo të tjerëve!

Brukseli nuk ka vend për Pëllumb Xhufat… – Nga Sulejman GJANA

 

Dita e Kordeles së Zezë – Black Ribbon Day – Europa e vlerave kujton – Shqipëria e antivlerave harron – Nga ELIDA BUÇPAPAJ*

Dritan Dema: Në Shqipëri asnjë nga krimet kundër njerëzimit nuk janë gjykuar ende!

23 gushti Dita Evropiane e viktimave të stalinizmit dhe të nazizmit

DEKLARATA PËR KRIMET E KOMUNIZMIT E NËNSHKRUAR MË 25 SHKURT 2010 NË PRAGË

DEKLARATA E PRAGËS PËR NDËRGJEGJEN E EUROPËS DHE KOMUNIZMIN, E INICUAR DHE E NËNSHKRUAR NGA HAVEL DHE GAUCK, PRESIDENTI AKTUAL I GJERMANISË

Shqiptari shpallet kampion zviceran në FIFA 2018, fiton 9 mijë franga

Gentjan Zuta është kampioni i ri zviceran në FIFA 18. Në një finale dramatike ai mundi Tim Katnawatos, njërin ndër lojtarët më të mirë botërorë në FIFA, shkruan blick.ch

Përpara turneut askush nuk besonte në fitoren e 25 vjeçarit Zuta. Ish-futbollisti profesionist në FC Thun, i cili është aktivizuar edhe një ndeshje me Maqedoninë U21, u shpall kampion zviceran në Bazel.

Pas fazës së grupeve “Getinho77” papritur doli në finale ku e priste zv.kampioni europian Tim “The StrxngeR” Katnawatos, njëherësh top-favoriti.

Ndeshjen e parë gjermani e fitoi 1:2, ndërsa ndeshja e dytë u kontrollua nga shqiptari me origjinë nga Maqedonia (7:3). Rezultati përfundimtar ishte 8:4 (1:2, 7:3) për Zutën, i cili fitoi edhe çmimin prej 9000 frangave, përcjell albinfo.ch.

Gentjan Zuta në turnir luante me djelmoshat e Berner Young Boys, kështu që YB për këtë sezon fituan titullin e dytë kampion në Zvicër.

“ ……Qëndroni gjithnjë të bashkuar!” …. Në sytë dhe në zemrat e fëmijëve shqiptarë – Nga Nexhmije Mehmetaj*

Shkolla shqipe në Jura – Zvicër nga 30 prill deri më 5 maj 2018 në ambientet e shkollës u zhvillua Konkursi me temë “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu ”në kuadër të vitit Mbarëkombëtar kushtuar Gjergj Kastriot -Skënderbeut.

Në Konkursin në nderim të Heroit Kombëtar shqiptar u përfshinë të gjithë nxënësit (86) që vijojnë mësimin plotësues të gjuhës shqipe. Konkursi u zhvillua i ndarë në tri faza. Në fazën e parë nxënësit hulumtuan në internet së bashku me prindër, nxënësit sollën informacione mjaft interesante, në fazën e dytë nxënësit ndoqën orën mësimore “ Figura e rëndësishme e historisë kombëtare shqiptare Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” . Dhe në fazën e tretë nxënësit paraqiten punimet e tyre u vlerësuan dhe u shpallën fituesit.

Në prezantimet e tyre ata arritën të përcillnin dhe emocione të shumta tek bashkëmoshatarët dhe pjesëtarët e jurisë. Në sytë dhe në zemrat e fëmijëve shqiptarë spikatet heroi kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeut.

Punimet e nxënësve ishin vërtet të arrira dhe mjaft interesante, saqë shpeshherë e gjenim veten në vështirësi për të përzgjedhur. Pas analizave dhe studimit që iu bë punimeve të nxënësve, shpallën fituesit e konkursit për vizatimin më të mirë.

Niveli I Vendi parë: Elias Lekaj. Vendi II Klea Ajeti Vendi III Durresa Bajrami.

Niveli II:

Vendi i parë: nxënësi Olti Hoxha. Vendi i dytë: nxënësi Gentian Ramabaja dhe vendi tretë Aurela Mehmetaj.

Niveli III: Vendi parë Lea Mehmetaj. Vendi dytë: Rinesa Keqmezi. Vendi tretë Oltian Xhaqkaj.

Shkolla u bë vatër e promovimit të vlerave tona kombëtare nga gjeneza e gjuhës tonë dhe figurat e rëndësishme të historisë sonë të lashtë e deri në ditët e sotme. Me moton që historia jonë kombëtare ka nevojë të njihet nxënësit u angazhuan në një punë jo thjesht argëtuese e me motive nderimesh, por dhe për të nxjerrë në pah vlerat e luftërave dhe përpjekjeve që populli ynë zhvilloi ndër shekuj, për mbijetesë, pavarësi dhe mirëqenie.

Ky vit 2018 i shpallur si Viti i Skënderbeut flet më shumë se kurrë për atdhetarizëm dhe dashuri njerëzore. Për mëmëdhe  Arbërinë – Shqipërinë! Është një kohë që bashkon zemrat tona. Ndaj dhe lajtmotivi i nxënësve tanë, në agimet e këtij 550 vjetori, së bashku me figurën e Skënderbeut ishin fjalët e thëna të ka hershme; “… Qëndroni gjithnjë të bashkuar”! Po u përcjell disa prej vizatimeve.

 

*Nexhmije Mehmetaj, mësuese pranë LAPSH-it “Naim Frashëri “ Jura në Zvicër

BASHKATDHETARËT NGA KURBETI NË ZVICËR NDIHMOJNË NGRITJEN E MEMORIALIT Dr. IBRAHIM RUGOVA NË MALAJ TË RUGOVËS NË KOSOVË – Nga Abas Fejzullahi

Bashkatdhetarët në Zvicër, për Memorialin e Dr. IBRAHIM RUGOVËS në fshatin Malaj në Rugovë bashkia e Pejës në Kosovë, prej datës 2018-04-01 deri më 2018-05-05  grumbulluan 47970 Franga Zvicërane dhe 1250 Euro.

 

Realitet i hidhur nga përditshmëria në Kosovë:

 

Nga rrjedhat e përditshmërisë në Kosovën hallemadhe, janë dëshmuar shumë gjëra që s’po shkojnë në rregull për shkak të qeverisjesë së keqe nga pushtat dhe pushtshtetarët vendore në të gjitha nivelet.

 

 

Kësaj rradhe qëllimi kryesor i këtij shkrimi është të përmenden sipërfaqësisht vetem disa qëndrime dhe veprime dhelpërake lidhur me emërin dhe veprën e kryetarit të parë dhe historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, në veçanti pas ndarjes nga nga jeta dhe kalimit në amshim dhe përjetësi.

 

          Dr.Ibrahim Rugova, s’lëshohet nga goja sidomos në fushata parazgjedhore, për të fituar vota, për të zënë ndonjë pozit a pushtet të synuar për përfitimet që i parashikojn, sepse janë të sigurtë se edhe nga varri Rugova ju ka siguruar përherë mbi 80% të votave, tue u thirrur e përbetuar në emërin e tij dhe filozofin Rugoviane (tue premtua e mashtrua votuesit), se për ndryshe ishin katandisur siç u katandisën në zgjedhjet e fundit..!

 

Një dëshmi lidhur me Kërkesën e fshatit Malaj për ngritjen e një Memoriali për Rugovën, para  disa vitesh, ku me rastin e përurimit të gurthemelit në Malaj të Rugovës, ngrënë e pinë deri sa u frynë, thuren fjalë e lavde për veten e tyre se janë për Rugovën dhe janë Rugovistë të përbetuar, por e vërteta doli ndryshe, gjithë ato që i premtuan, ra lakmia dhe i harruan..!

 

Ndërsa bashkëatdhetarët në kurbet, si në Zvicër e gjetiu, kanë qenë dhe janë pa hile, pa dredhi, për t‘i ndihmuar gjithnjë Kosovës me shumë halle, të ngarkuara nga pushtshtetarët vendor, po edhe në të kaluarën për lirin dhe luftën e saj kanë dhënë ndimesën e tyre të pazëvendsueshme dhe shumë të çmuar në vazhdimsi dhesot e kësaj dite mbajnë gjallë nevojtaret e për fatin e keq edhe pushtshtetarët, që përmes ligjeve dhe veprimeve i vjelin dhe i mjelin sa herë të shojnë në atdhe..!

 

Tani edhe për Memorialin e Dr. Ibrahim Rugovës,sipas Kërkesës së Këshillit nismëtar të fshatit Malaj në Rugovë dëshmuan se dashurinë ndaj atdheut dhe kryetarit të parë dhe historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova e kanë pasur e kanë me ndershmëri dhe përgjegjësi njerëzore e kombëtare.

 

 

 

Në fund të muajt Bleror(Prill) më, 2018-4-31, në klubin Dardania në Zofingen të Zvicrës, kryetari i SHHK ”SALI ÇEKAJ” në Zvicër, Saim Tahiraj, organizoj një tubim me anëtarët e shoqatës dhe veprimtarë tjerë në Zvicër.

 

Organizatori i njoftoj të pranishmit me Kërkesën që Këshilli nismëtar i fshatit Malaj të Rugovës bashkia e Pejës, ju ka drejtuar Shoqatës për ndihmë me mjete për ndërtimin e Memorialit Dr.IBRAHIM RUGOVA në fshatin Malaj të Rugovës. Pasi dha të gjitha shpjegimet e duhura lidhur me veprimtarin e shoqatës sipas Statutit, paraqiti para pjesëmarësve iden për themelimin e një nënkëshilli për Zvicër, në bazë të autorizimit të Këshillit nismëtar të Fshatit Malaj të Rugovës nga Kosova, për të vepruar në Zvicër për grumbullimin e mjeteve për të ndihmuar jetësimin e ngritjes së Memorialit Dr. Ibrahim Rugova në fshatin Malaj të Rugovës.

Të pranishmit në tubim e përkrahën këtë ide.

Pjesëmarrësit në tubim miratuan kërkesën për themelimin e nënkëshillit për Zvicër në këtë përbërje:

Ismet Shala, Daut Hakaj, Lush Mulaj, Hamzë Morina, Xhemajl Haxhiu, Abas Fejzullahu, Muhamet Lekaj, Sefedin Fetahu, Skender Tolaj, Sali Sopi, Dinë Gashi, Besim Lokaj, Refki Kryeziu, Qamil Çekaj, Bardhec Bibaj, Ismet Krasniqi, Gzim Hadergjonaj, Fadil Tolaj, Osman Lajçi, Bislim Hoxha, Hysen Hulaj, Ali Dreshaj, Shaban Morina, Gani Ahmetaj, Rifat Nikçi,Sabedin Bajrami, Rexhep Karakushi, Cenë Sukaj, Avdi Dreshaj, Halil Shabanaj, Sadik Sadikaj, sipas kantoneve me mundësi zgjërimi në të gjitha kantonet Zvicërane ku ka mundësi.

Pas veprimtarisë së përfaqësuesëve të nënkëshillit në terren organizatori  Saim Tahiraj, thirri mbledhjen e rradhës në muajn Lulëzor(Maj) më, 2018-05-05  në klubin Dardania në Zofingen me ktë rend dite:

  1. Njoftimi me të dhënat nga terreni për grumbullimin e mjeteve
  2. Nxjerrja e perfundimeve.

 

Deri më datën 2018-05-05 nga terreni janë grumbulluar 47970 Franga Zvicërane dhe 1250 Euro, ku sipas regjistrit dëshmohet shuma e dhënë e secilit me meër e mbiemër  që përfshin 352 veta.

Në mbledhje u vendos që grumbullimi i mjeteve të vazhdon deri më datën 2018-05-26, ku përfundimisht përfundon grumbullimi i mjeteve në Zvicrës dhe nënkëshilli s’mban asnjë përgjegjësi pas kësaj date nëse dikush grumbullon mjete dhe nëse vërtetohet një veprim i tillë, lajmërohet tek organet përgjegjëse të Zvicrës, pasi që nënkëshilli i autorizuar mës s’ka të drejt veprimi ekzistojnë vetëm komisionet përgjegjëse për mbikqyrjen e mjeteve të grumbulluara ku dhe si përdoren.

  1. Nxjerrja e perfundimeve.

Tre përfaqësuesit e nënkëshillit: Ismet Shala, Bek Osmanaj dhe Rasim Gashi, janë përgjegjës për shpenzimet e mjeteve të grumbulluara si në vijim:

  1. Për çdo pagesë që bëhet për çfardo pune të kryer lidhur me Memorialin, aë ka të bëjë me materialin e blerë të dëshmohet me Fletëpagesë dhe të tre anëtarët e autorizuar të hulumtojnë e vërtetojnë lartësinë e çmimeve në dy tri vende vet, pastaj të bëjnë pagesen ku përcaktohen.
  2. Secili anëtarë i nënkëshillit duhet të ketë nga një kopje të Fletëdëshmisë dhe një kopje duhet sjellur tek kemisioni i nënkëshillit dhe arkëtari Lush Mulaj në Zvicër.
  3. Përgjegjës për mbikqyrjen e mjeteve të shpenzuara janë tre anëtarët e komisionit Ismet Shala, Bek Osmanaj dhe Rasim Gashi, para komisionit të nënkëshillit në nivel të Zvicrës dhe arkëtarit Lush Mulaj.

Pamje nga takimi i nënkëshillit  sipas kantoneve më 2018-05-05 në klubin Dardania në Zofingen

        Në vijim regjistri si dëshmi për  mjetet e grumbulluara brenda një muaj në Zvicër.

       Vërejtje plotësuese:

       Gjat shkrimit të emërave mundet me qenë ndonjë gabim për shkak të shkrimit të pa lexueshëm në regjistrat e plotësuar me shkrim. Secili mund të paraqet vërejtjen për vete që të bëhet përmirsimi.

REGJISTRI I TË DHËNAVE  PËR MJETET E GRUMBULLUARA NË ZVICËER PËR NGRITJEN E MEMORIALIT TË Dr.IBRAHIM RUGOVËS NË FSHATIN  MALAJ TË RUGOVËES

 

 

 

MËSIMDHËNIE – Ndërlidhja e shqipes me frëngjishten në një orë mësimore – Nga Nexhmije Mehmetaj*

 

 

Hyrje

Një nga ngulimet ku jetojnë dhe punojnë shumë shqiptarë të Zvicrës është edhe Kantoni  Jura, trevë shumetnike dhe shumë gjuhësore, trevë e kryqëzimit të pandërprerë të popujve, gjuhëve dhe kulturave. Në Jura me një demokraci shembullore dhe mjedis të përshtatshëm respektohet gjuha, prejardhja dhe kultura e banorëve të ardhur, përfshirë edhe ajo shqiptare.

Zhvillimi i dygjuhësisë shqip frëngjisht në bashkësinë shqipfolëse është i mundshëm përmes mësimit plotësues të gjuhës shqipe, ku gjuha jonë vijon të jetë një gjuhë kulture e folur dhe e shkruar. Nxënësit që vijnë për të mësuar gjuhën shqip shumica rrjedhin nga familje shqiptare njëgjuhëshe d.m.th me të dy prindërit shqiptarë.

Marrëdhëniet martesore midis shqiptarëve dhe grupeve tjera etnike vijnë duke u shtuar ka edhe nxënës me familje dygjuhëshe me prindër të përzier, rastet më të shpeshta janë baballarë shqiptarë e nëna zvicerane por edhe nëna italiane, spanjolle, moldave, portugeze etj. Kohëve të fundit ka nxënës me baballarë zviceranë dhe nëna shqiptare. Në disa raste  nxënësi është tre gjuhësh p.sh. gjuhë e nënës italishtja, e babait shqipja dhe gjuhë e shkollës frëngjishtja.

Në një anë kemi gjuhën shqipe të cilën e quajmë gjuhë të parë ( L1 ) ose gjuhë amtare meqë kronologjikisht i paraprin gjuhës së dytë. Ndërsa frëngjishtja gjuhë e dytë ( L2 ) e cila kultivohet dhe përdoret në nivelet më të larta shprehëse do të bëhet gjuhë kryesore duke lënë gjuhën amtare si gjuhë e dytë. Njohuritë e gjuhës amtare shqipe dhe njohuritë e frëngjishtes kanë rëndësinë e vet për ndërtimin e identitetit dy-kulturor e dy gjuhësor të nxënësit shqiptar në shoqërinë shumë etnikë, shumë gjuhësore të cilit i përket.

Rolin kryesor në mësimin plotësues natyrisht e luan gjuha amtare, shqipja. Mjaft nxënës/e, ndërkohë, janë më të mirë në gjuhën e vendit pritës në frëngjisht, sepse në atë gjuhë ata përkrahen çdo ditë në shkollë. Në mësimin tim unë përpiqem t’i ndërlidh të dyja gjuhët dhe t’i shfrytëzoj burimet dhe njohuritë dygjuhësore. Në vijim po japim një Model mësimi ku kjo bëhet në fushën e leksikut dhe gramatikës.

MODEL MËSIMI

Lënda: Gjuhë shqipe – ( në kushte dygjuhësh)

Qëllimi: Përmes formës së thjesht mësimore të përkrahet dëshira për të treguar dhe shkruar në gjuhën shqipe  dhe të nxitet dëshira për të krijuar. Të krijohet mundësia për përdorimin e fjalëve në të dy gjuhët e nxënësit.

Klasë e kombinuar: nxënës të nivelit të ulët dhe të nivelit të lartë.

Rubrika: Njohuri gjuhësore

Tema: Gjëegjëza

Objektivat: Nxënësi

  • të dëgjojë me vëmendje gjëegjëza të ndryshme.
  • të tregojë gjëegjëza të ndryshme
  • të dallojë gjëegjëzat nga gjinitë e tjera letrare
  • të praktikojë të shkruarit e disa fjalëve në shqip.
  •  të ushtrojë të lexuarit e fjalëve në shqip dhe frëngjisht.
  •  të përshkruajë një gjëegjëzë duke dhënë njohuri të reja nga kjo fushë.
  • të tregoj  gjëegjëzën me gojë dhe të di të shkruaj dhe të shkëmbej me shokë/shoqe.
  • të përshkruaj një figurë historike dhe të jetë i aftë të interpretojë.

Aftësitë: Të vëzhguarit të interpretuarit.

Njohuritë:

  • të shfrytëzojnë mjete të ndryshme të punës për të kuptuar më mirë dallimet kryesore midis gjuhës sonë dhe gjuhës së vendit ku jetojnë.
  • të flasin në cilën gjuhë e ndjejnë vetën më të sigurt në situata të caktuara: biseda të rëndomta/shkrim/ lexim/ shprehje të ndjenjave etj.
  •  të tregojnë çka ju duket e vështirë në shqip dhe cilat vështirësi i kanë në frëngjisht.
  • të mësojnë sinonimet për foljen “shkoj” (vrapoj, rrëshqas, ec, zbres, ngjitem,…). mbledhja e emrave të kafshëve në shqip dhe në frëngjisht.

Qëndrim:

  • të shtohet dashuria ndaj gjuhës së folur dhe të shkruar shqipe.
  • të gëzohen duke mësuar të komunikojnë në dy gjuhë.
  • të gjejnë shembuj konkretë nga jeta e përditshme ku përdoret gjuha shqipe dhe ku frëngjishtja.

Mjetet:

  • Teksti, gjëegjëza të ndryshme.
  • Letër A6  e kuqe dhe kaltër

Fjalë kyç:  Gjëegjëza, tekst

Metoda dhe teknika: Mendo – zbulo – diskuto, dëgjim i drejtuar  – krijo – shkruaj

Zhvillimi i orës mësimore

AKTEVITETI HYRËS

  1. Evokim: mendo – zbulo – diskuto

Loja me nxënës “Gjej kush jam”.

Në këtë fazë të orës mësuesja zhvillon( luan) me nxënës lojën “Gjej, kush jam?”. Në këtë lojë marrin pjesë 5 nxënës, prandaj edhe loja duhet të përsëritet ( luhet) derisa të gjithë nxënësit të kenë mundësi të përjetojnë këtë lojë. Me anë të kësaj loje do të paraqitet një formë e të kuptuarit më të mirë të gjëegjëzave, duke shfrytëzuar vetë nxënësit në formimin e tyre.

  1. Realizimi i kuptimit: Dëgjim i drejtuar, bisedë e drejtuar

Nga tekstet që mësuesja ka sjell në klasë lexohen me intonacion gjëegjëzat dhe nxënësit gjejnë për ç ‘gjë bëhet fjalë. Në gjëegjëza vihet në dukje cilësia kryesore e një personazhi. Ushtrimi mund të bëhet së pari me gojë, në vazhdim duhet që gjëegjëzat të formulohen me shkrim, të mblidhen dhe të shkëmbehen, të lexohen. Nxënësit do ta përshkruajnë personazhin me disa fjali, por pa ia përmendur emrin.

AKTIVITETI PËRFUNDIMTAR

Reflektimi: Mendo – krijo.

Në këtë fazë të orës materialin e përgatitur, copëza letre A6 të kuqe dhe të kaltër u shpërndahen grupeve të nxënësve. Udhëzohen të nxjerrin sinonimet në shqip dhe frëngjisht. Nxënësit e nivelit të ulët mbledhin emrat e kafshëve në shqip dhe të përkthejnë në frëngjisht.

Nxënësit/et nivelit të lartë kërkojnë (në grupe prej 2-3) sinonime në shqip edhe në frëngjisht. Fjalët sinonimet në shqip i shkruajnë në letra të kuqe dhe fjalët në frëngjisht në letër të kaltër. Letrat i ngjisim në dërrasë të zezë në formë të rrathëve. Mbledhja e sinonimeve për foljen „ shkoj “ (vrapoj, rrëshqas, eci, zbres, ngjitem, …) ose për foljen „ flas “ (bërtas, them, pëshpërit, …).

 

 

Fjalë shqip                                                     Fjalë  frëngjisht                            

Duke  varur copëzat, nxënësit duhet të shpjegojnë / ilustrojnë domethënien e foljes përkatëse me shpjegime ose me gjeste.

Ja disa gjëegjëza të krijuara nga nxënësit:

  • Hero ynë kombëtar, e mori peng sulltani osman, ishte trim, i fuqishëm, ka luftuar kundër turqve për ta çliruar atdheun, fitoi shumë beteja, bashkoi princat e Arbërisë – Shqipërisë, mbrojti krishterimin evropian, shtatorja e tij gjendet në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup. Busti i tij gjendet edhe në Gjenevë. ( Gjergj Kastrioti Skënderbeu) nxënësi Ermal Berisha kl. 9 Delemont (vendlindja Gur bardh -Malishevë).
  • Një poet shqiptar ka shkruar shumë libra për gjuhën shqipe ndryshe quhet Bilbili i gjuhës shqipe. (Naim Frashëri) nx Rina Mehmetaj kl. 9 Delemont.(Istog)
  • Një grua shqiptare tërë jetën ka ndihmuar të varfëritë dhe të sëmurit, jetoi larg atdheut, tërë bota e quan nënë. Kush është? (Nëna Terezë ). Altina Mahmuti kl.7. (Kamenicë)
  • Më 7 Mars 1887 hapi shkollën e parë kombëtare shqipe në Korçë? kush është ai?(Pandeli Sotiri) Erona Ramabaja kl. 8. Kamenicë .

KORRELACIONI: ndërlidhja e shqipes me frëngjishten.

*Mësuese e Gjuhës shqipe në shkollën e mësimit plotësues

Në Kantonin Jura – Zvicër.

Kumtesë  nga Seminari për mësues të diasporës mbajtur në Shkodër  – 2016

 

Dritan Zagani i shkruan deputetit Krichbaum: Shpëtojeni Shqipërinë nga politikanët e korruptuar

Ish-shefi i antidrogës në Vlorë, Dritan Zagani, i cili ndodhet për azil në Zvicër është përfshirë sot në debatet politike lidhur me deklaratat kritike të deputetit gjerman Gunther Krichbaum. Ky i fundit u shpreh se ishte skeptik sa i takon çeljes së negociatave për Shqipërinë. Pas deklaratave të deputetit të Bundestagut gjerman, të shumtë ishin edhe shqiptarët që komentuan në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, mes tyre edhe Dritan Zagani.
Screenshot_2-14
Zagani i shkruan deputetit gjerman se ka të drejtë për çfarë është shprehur, pasi shqiptarët po qeverisen nga politikanë të korruptuar dhe të implikuar me trafiqe droge.
“Z.Gunther Krichbaum! E vërteta dhemb por keni plotësisht të drejtë! Mendoj se politikanët europianë duhet të jenë më shumë në gjendje për të ndihmuar popullin shqiptar, që të shpëtojnë nga kjo qeverisje, nga këta politikanë të korruptuar dhe narkotikë që sot komandojnë Shqipërinë. Të jeni të sigurt se populli shqiptar ju falenderon shumë për ndihmën tuaj në procesin e demokratizimit të vendit tonë,’’ shkruan Zagani.

Me herët deputeti gjerman i CDU teksa foli për rekomandimin e KE për të hapur negociatat me Shqipërinë, ka thënë se Shqipëria nuk është ende gati dhe se vendimi për të çelur negociatat është i parakohshëm.

Jehonë në Zvicër për piktorin e talentuar Samedin Asllani dhe ekspozitën e tij Nga Nexhmije Mehmetaj

Piktori i njohur shqiptar Samedin Asllani nga Kosova që jeton në Zvicër të premten më 21 prill në orën 18.30, ka hapur « Ekspozitën personale 2017 » në Galerinë Faubourg në qendër të qytetit Porrentruy, Kantoni Jura – Zvicër. Ajo mblodhi rreth vetës publikun zviceranë dhe shqiptarë.

Me ketë rast fjalën hyrëse e mbajti zoti Pierre Maurer një personalitet zviceran që ndërton ura bashkëpunimi mes zviceranëve dhe shqiptarëve, dha një vlerësim për veprat e piktorit Asllani si një pjesë e çmueshme e kulturës dhe artit shqiptar pavarësisht që po krijohet në Zvicër, artisti shqiptar po pasuron artin në përgjithësi me elemente të reja mbi një estetikë të re tha ai.

Pas tij fjalën e mori znj Nazane Breca, Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Bernë, hedh një vështrim të shkurtër, të sotmes të kësaj vepre, në shkallët e saj të ngjitjes drejt së ardhmes. Ajo tha: “Për mua, për një Ambasadore është një ndjenjë e jashtëzakonshme kur sheh për së afërmi të arriturat e bashkëkombësve të vet të cilët në çdo fushë janë duke arritur suksese të larta përmes së cilave ata po behën ambasadorë të vërtetë të imazhit të vendit të tyre të origjinës. I tillë është padyshim edhe Samedin Asllani i cili me përsosmëri artistike jetëson përjetimet e tija në vepra arti. Autori Asllani është një nga qytetarët tanë të cilët përjetuan një kohë të rëndë në vendlindje por me punë ia dolën të gjejnë vetën jo vetëm një vendstrehim këtu në Zvicër por duke krijuar në një vendlindje të dytë në të cilën ndjehen të barabartë dhe të vlerësuar për punën që bëjnë… Uroj që të vazhdoni të jeni ndër ato ura të forta që lidhin popujt ndërmjet veti sepse sot më shumë se kurdoherë bota ka nevojë për njerëz që kapërcejnë vetën dhe kufijtë, për njerëz që gjejnë mirëkuptimin përmes të bukurës, përmes artit ashtu siç thoshte Shiller: ” Arti është dora e djathtë e natyrës. Natyra nxori vetëm krijesa kurse arti bëri njeriun”.

Kënaqësia që këndelli të pranishmit qenë këngët shqipe të kënduara nga nxënësit e Shkollës shqipe në Jura, enkas për të nderuar një vepër të kulturës sonë kombëtare që po krijohet në një vend tjetër larg atdheut.

Në ketë rast ishte e pranishme edhe znj Eliverta Radomi, nga stafi diplomatik i Shqipërisë në Bernë.

Në fjalën e tij z. Samedin Asllani tha më gëzon pjesëmarrja juaja, kjo nuk është aspak e rastësishme me këtë nënkuptoj një vlerësim i punës sime. Ju falënderoj për pritjen bujare që ju sot më afroni këtu në Jura!
Ekspozita e autorit Samedin Asllani do të qëndron e hapur deri më 26 maj 2017. Ajo ka gjetur shprehje edhe me një artikull në gazetën e përditshme zvicerane “Le Quotidien Jurassien” të Juras.

Megjithatë ajo që publikut ua tërhoqi vëmendjen ishte arti në pikturat e artistit Samedin Asllanit, një vepër e pasur dhe madhështore në tërësinë e saj në formë dhe përmbajtje. Në festën e madhe të ngjyrave dhe vijave në pikturën e bukur shqiptare lehtë gjen pamje nga atdheu dhe njerëzit e tij. Ajo që e karakterizon artin e kësaj krijimtarie është aftësia për t’iu dhënë përbërësve në mënyrë të peshuar të mjeteve teknike me shpirtin bashkëkohor.

Delemont, 24.04.2017 Nexhmije Mehmetaj

Mbyllet xhamia famëkeqe, ja pse dënohet dënohet imami shqiptar

Emri i xhamisë An`Nur të Winterthurit ka një kohë të gjatë që nuk zbret nga kryetitujt e mediave zvicerane. Fillimisht për shkak të një imami ekstremist që kishte predikuar dhunë ndaj “të pafeve” dhe më vonë edhe për kryetarin e bashkësisë së kësaj xhamie, shqiptarin nga Maqedonia I.H.

Ndërkohë që imami (somalian) ishte dënuar dhe xhamia famëkeqe ishte mbyllur, I.H. i kishte shpëtuar dënimit lidhur me predikimin në xhaminë “e tij”. Ai, siç shkruan landbote.ch dhe blick.ch, ishte mbajtur në paraburgim më shumë se një muaj, por nuk ishte gjetur fajtor për ndonjë shkelje ligji.

Mirëpo ndërkohë shqiptari 37 vjeçar me shtetësi zvicerane është dënuar nga gjykata e Qarkut e Winterthurit për dy krime te tjera, transmeton albinfo.ch. Dënimi i parë atij i është shqiptuar për faktin se ka angazhuar si imam të përkohshëm për xhaminë e tij një azilkërkues. Ai i kishte paguar atij 600 franga për udhëheqjen e disa predikimeve dhe në këtë mënyrë kishte shkelur ligjin e punës.

Ndërsa krimi i dytë për të cilin ai po ashtu është dënuar është më i veçantë. I.H. ka lejuar djemte e tij të vegjël të ngisnin makinën e tij. Herën e parë këtë e kishte bërë i biri i tij vetëm 9 vjeçar. Vogëlushi ishte lejuar pra që të bënte disa kthesa me makinë në një shesh publik, ndërkohë që babai i tij rrinte ulur në ulësen paralele, transmeton albinfo.ch. Ndërsa herën tjetër me djalin e madh, 12 vjeçar puna kishte shkruar edhe më larg: ai kishte ngarë makinën e babait rrugëve me trafik, në praninë e të et. Për më tepër, asnjëri prej tyre nuk ishin të lidhur me rripin e sigurisë.

Këto dy shkelje mbase nuk do të zbuloheshin skur ai të mos i kishte filmuar. Dhe me rastin e kontrollimit të telefonit të tij mobil, policia kishte gjetur edhe filmimet në fjalë.

Për të gjitha deliktet prokuroria kërkon një dënim me gjobë prej 2400 frangash.

NJË KRAHASIM MES BAMIRËSISË SË SHHK “SALIH ÇEKAJ“ NË ZVICËR DHE QEVERISË – Nga Abas Fejzullai

Kishte me qenë një mrekulli e veçantë për të mirën dhe shëndetin e Kosovës hallemadhe, sikurse pushshtetarët dhe qeveritarët bashkë me Kuvendin dhe kuvendarët të merrnin vendime dhe të jetësonin në praktikë veprimet me aq qiltërsi e përgjegjësi njerëzore (vetanake dhe kolektive) siç vepron SHHK “SALIH ÇEKAJ“ në Zvicër, qysh nga themelimi i saj, për bamirësi lidhur me skamnorët dhe nevojtarët e shumtë, si në drejtimin shëndetësor dhe të pa shtëpi e pa kulm mbi krye, për familjarët e tyre në Kosovën hallemadhe të pas luftës në veçanti, pa e lënë anash edhe drejtimin e kulturës në përgjithësi, si pasojë e luftës edhe aq ma shumë si pasoj e qeverisjesë vendore të keqe, që nga paslufta, në veçanti nga viti 2008.

Për fatin e keq të Kosovës me shumë halle të luftës edhe ma shumë të shkaktuara e ngarkuara pas luftës nga pushtat e pushshtetarët vendor, të pa njarëzishëm e të pa përgjegjshëm deri në skajshmëri me sjelljet dhe veprimet e tyre..!

Vendorët tani më po ballafaqohen me pasoja të dëmshme në të gjitha drejtimet, për fatin e keq të shqiptarëve shumicë me 95% dhe të 3-5 % të pakicave tjera, do të ballafaqohen dhe vuajnë pasojatë edhe gjeneratatë e ardhme s’paku edhe pas 25 vitesh, që aspak s’janë fajtor për veprimet jo të drejta dhe pa përgjegjësitë e pushtetarëve të tashëm gryksa dhe të uritur e asnjëherë deri më tani të ngopur në kohë dhe hapësirë në vazhdimsi, për pozita, pushtet, pasuri, papërgjegjësi dhe paturpësi, në pa kufi …!

Në vijim po i paraqesim vetëm disa prej shumë dëshmive tjera, që vërtetojnë qeverisjenë e keqe të pushtave dhe pushtetarëve, Kuvendit dhe ku®vendarëve vendorë në Kosovën hallemadhe (përjashto pakicën e mbivotuar dhe ate serbe të lëmuar, përkdhelur, lazdruar e privilegjuar në skajshmëri në të gjitha drejtimet si me pushtet e pozita dhe me të mira mateiale…

që pushtetarët vendor s‘ bashku me disa diplomat e diplomaci të huaja këtë e quajnë haptas diskriminim pozitiv që në të vërtetë ka qenë dhe është shumë negativ, sepse 3% e pakicës ardhacake kolonialiste serbe të diskriminoj 95% të shumicës shqiptare vendor është jo vetëm e pa drejtë por edhe kriminale sepse asnjë nga shtetet perëndimore që thirren në demokraci këtë gjë s‘ do ta pranonin e lejonin të zbatohet e jetësohet në vendet e tyre, por kjo gjenë zbatim e jetësim të plotë në Kosovë!)?!

Kjo do të befasoj çdo lexues e njeri që do të ketë rastin ta lexoj dhe analizoj drejtë në bazën e të dhënave dhe dëshmive që tani më janë të njohura e publike edhe nga vet Kuvendi i Kosovës, rrjedhave të përditshmërisë me lajme dhe ngjarje.. që kanë ndodhur:

  1. Qeveria e Kosovës, kryetari i shtetit, Kuvendi dhe kuvendarët kanë lejuar dhe lejojnë ende sot e kësaj dite që të paguajnë s‘ paku qe 18 vite, për çdo vjet miljona Euro, rrymën që e kanë hargjuar dhe që ende hargjojnë serbët ardhacak (kolonizator) më herët dhe tani pas luftës së fundit, në pjesën e tri bashkive( komunave) veriore të Mitorovicës, përfaqësuesit e të cilëve (kanë kryer krime dhe spastrim etnik ndaj shqiptarëve vendor ku dhe kanë ndërruar strukturën e popullatës… shqiptare që ka qenë shumicë e tani është pakicë…), të cilët janë përkrahur dhe përkrahen nga Serbia e të zgjedhur dhe si të till përfaqësohen e pranohen në Kuvendin e Kosovës sikur të ishin 30%, e janë vetëm 3% !

 

  1. Këta përfaqësues serb të zgjedhur e përzgjedhur nga Sërbia të njour me emrin e famshëm LISTA SERPSKA, që tani më kanë dalur edhe haptas me shenjen e tyre të shkronjës S sipas alfabetit çirilicë si në vijim: ( CCCC ) që ka këtë kuptim:(Vetëm bashkimi shpëton serbët ose vetëm serbët presin me sopatë) si dhe shenjën e kësulës së njohur serbe SHAJKAQA serbo çetnike, shenjë kjo famkeqe që ka dëshmuar dhe dëshmon për gjenocidin e kryer ndaj shqiptarëve vendor në hapësirat e Dardanisë në kohë dhe hapëesirë në të gjitha periudhat e pushtimit dhe tani në vazhdimsi) dhe po me këto shenja kanë qëllimin për ta themeluar BKS (bashkimin e komunave serbe) apo e njohur tani më si ZAJEDNICË që shqiptarëve  u ka dal e ka me u dal ZAJEBNICË e madhe…!

 

  1. Përfaqësuesit e ZAJEDNICËS janë frytë i bisedimeve të kryetarit të shtetit të Kosovës Hashim Thaçit me Serbinë pa kurrfar kushtesh e pa kurrfarë përgjegjësie për bisedimet e bëra i cili me këmbëngulësi kur ishte kryetar

 

qeverie kërkonte të sigurohen vende të rezervuara për pakicën serbe që të përfaqëesohen në Kuvendin e Kosovës dhe kur këtë e arrijti, pjella e të zezave tjar janë krijimi i LISTES  SERPSKA përmes të cilës Serbia tani edhe po e krijon ZAJEDNICEN me katër S(CCCC) dhe shajkaqen e famshme çetnike, ashtu siç dëshiron vet me qëllimin kryesor për të jetësuar ndarjen së Mitrovicës edhe ligjërisht sepse praktikisht kjo veç ka ndoshur nga se e Mitrovicës në pjesën ku veprojnë strukturat paralele serbe dhe çdo gjë kontrollohet nga Serbia…!

 

  1. LISTA SERPSKA, me përfaqësuesit e saj haptas kundërshtojnë Republikën e Kosovëes, veprojnë me këshilla dhe udhëzimet e Serbisë në dëm të Kosovës, kur dojnë marrinë pjesë në mbledhjet e Kuvendit të Kosovës dhe sa herë dëshirojnë largohen e s‘ marrinë pjesë, kushtëzojnë për të marrë poste e pozita si dhe pengojnë në vendim marrëjen kur bëhet fjaë për interes dhe të mirën e Kosovës, janë kundër krijimit të ushtrisë e shumë kushtëzime tjera, ndërsa marrin paga të majme nga taksapaguesit e Kosovës hallemadhe me papunëesi e varfëri të skajshme ekonomike..!

 

  1. Asnjë vend në botë nuk ju jep rroga dhe atyre kuvendarëve të cilët haptas veprojn kundër shtetit dhe se pranojnë atë shtet, kjo lejohet edhe financohet vetëm në Kosovë, siç është rasti konkret me serbët ardhacak e kolonizator që veprojnë kundër Kosovës dhe për ta kthyer sundimin e Serbisë mbi Kosovën..!

 

  1. Kuvendi i Kosovës, Qeveria dhe qeveritarët në poste dhe pozita të ndryshme asnjëherë s’kanë ndërmarrë ndonjë veprim konkret që në Kuvendin e Kosovëes të ketë vende të rezervuara për kurbetçarët kudo që gjinden jashtë në të gjitha kontinentet që jetojnë dhe punojnë… po as sipas numrit që janë në kurbet të kenë edhe përqindjen e përfaqësimit në Kuvendin e Kosovës, sepse i friksohen ndryshimeve dhe ndikimeve pozitive ku me siguri do të humbin postet dhe pozitatë që i kanë pushtuar dhe i mbajnë këta parazitë që vetem vjelin e mjelin kurbetçarët në të gjitha format dhe mënyrat e mundëshme kriminale dhe jashtëligjore..!

 

  1. Kurbetçarët kanë mbajtur gjallë para lufte popullatën e Kosovës, kanë ndihmuar qëndresën e tyre në vendlindje për ti bërër ball me sukses pushtimit çetniko serb. Kanë mbajtur dhe ndihmuar arsimin dhe kanë bërë luftën kundër URISË të shpallur e vendosur nga Serbia për shqiptarët në Kosovë qysh në vitin 1989, e pa njohur e pa publikuar nga qendratë vendore perëndimore të shteteve demokratike, që është luftë e rëndë, jonjerëzore dhe në kundërshtim me të gjitha rregullatë dhe ligjet e luftës,

 

që ta detyrosh dorëzimin dhe nënshtrimin e një populli të pushtuar përmes URISË, ndalimin e bukës si elementin thelbsor për jetë, është njësoj si të ja ndalosh ujin dhe ajrin, që bie ndesh me të gjitha rregullatë, ligjetë njerëzore dhe ndërkombëtare…! Por këtë luftë të pa shpallur botërisht e të vendosur tinzisht nga Serbia, për shqiptarët e Kosovës, të cilët e fituan këtë luftë, falë veprimit në terren të SHH“FNF“dhe të shoqatave dhe organizimeve tjera të cilat u përkrahen dhe u ndihmuan në vazhdimsi prej kurbetçarëve, të cilët e mbajtën dhe ndihmuan luftën çlirimtare dhe rindërtimin e vendit pas luftës dhe janë tue mbajtur ende sot e kësaj dite për fatin e keq edhe këtë qeveri dhe qeveritarë me plotë pushta e pushtetarë ministra e zëvendësministra vendor e serb ardhacak, sa ja kanë kaluar edhe Kines me mbi 1 miljard banorë, po u muarren  lakmi pushtetarëve të Kosovës për numrin e ministrave e zëvendës ministrave edhe Kina do vie në këtë gjendje siç ka ardhur Kosova, që secili banorë dëshiron të largohet e ta lëshoj Kosovën nga skamja e papunësia, dhe atëhere bota kishte me u përball me vërshime apo CUNAMIN e të larguarve nga KINA  …!

 

  1. Derisa Kuvendi dhe kuvendarët e Kosovëes miratojnë ndarjen e miljona Eurove për pakicën e përkdhelur serbe që Kosovës deri më tani i ka sjellur vetëm dëme në të gjitha drejtimet, asnjëhere s‘ kanë ndarë mjete as mirënjohje për SHHK“ SALIH ÇEKAJ“në Zvicër për ta ndihmuar e përkrahur veprimtarinë e saj bamirëse të dëshmuar deri më tani për nevojtarët në Kosovë që qeveria i ka lënë në harresë, në mjerim, varfëri e skamje të tmerrshme, përfshi të gjitha kategorit familjare edhe të atyre pjesëmarrësve në luftë dhe invalidët e UÇK-së..!

 

  1. SHHK“ SALIH ÇEKAJ“në Zvicër udhëhequr nga kryetari i saj Saim Tahiraj, përkrahur nga anëtarësia e saj e mrekullueshme në kurbet për veprimtari bamirëse tani më të dëshmuar meriton përkrahje nga kurbetçarët në veçanti pasi që ndihmon në vazhdimsi edhe për jetësimin e porosisë së rilindasit mendjendritur Sami Frashërit i cili mes tjerash jep këtë porosi:   “ Nëse do të mbjellësh për një vit, mbill misër e grurë. Nëse kërkon që të mbjellësh përgjithmonë, mbill arsim e kulturë“ pasi që në vazhdimsi  për çdo vitë ndanë katër bursa për tu ndihmar studentëve për ti kryer studimet për të cilatë janë përcaktuar.  Kanë ndërtuar edhe shtëpi për disa skamnor në të gjitha anët e Kosovës dhe ndihmuar nevojtar për shërim dhe  të sëmurë të ndryshem dhe me nevoja të veçanta, bauar në të gjitha këto veprime  meritojnë që të përkrahen dhe ndihmohen nga kurbetçarët kudo dhe kahdo që gjinden.

Në vijim fotografia e FLETËPAGESËS:

Në Fletëpagesën janë të gjitha të dhënatë,  ku secili bamirës-se vet vendos për shumën e ndihmës  për çdo muaj apo njëherë në vit.

Me ndihmën tuaj mundësoni  që SHHK“ SALIH ÇEKAJ“në Zvicër të vazhdoj me sukses veprimtarin e saj të bamirësisë për nevojtarët dhe skamnorët e ndryshëm në atdhe që të përballojnë sa më leht gjendjen në të cilën gjinden pa dëshirën e tyre në varfëri, pa shtëpi apo në gjendje të vështirë shëndetësore.

  1. SHHK “SALIH ÇEKAJ“në Zvicër, mori një nismë shumë të qëlluar nga ana e kryetarit Zotëri SAIM TAHIRAJ, i cili sipas autorizimit dhe kërkesës së Këshillit të Kosovës për ngritjen e Memorialit Ibrahim Rugova në Malaj-Rugovë, në klubin Dardania në Zofingen më datën 2018-03-31 themeloi Nënkëshillin për Zvicër i cili është i autorizuar për mbledhjen e mjeteve nga bashkatdhetarët tanë në Zvicër dhe bashkëatdhetarët në kurbet do të lajmërohen me kohë përmes mjeteve të ndryshme të lajmërimit dhe të shtypit për përfundimin e aksionit.

 

  • Dshmi përmes fotografive për disa nga veprimtarit e bamirësisë të SHHK “SALIH ÇEKAJ“në Zvicër marrë nga faqja pamore e shoqatës.

Punimet e ndertimit të shtëpis së Ferat Azemit nga Prekalla e komunes së Istogut,donacion i SHHK”SALI ÇEKAJ”në Zvicër.

 

 

 

 

Humaniteti i radhës nga SHHK“Sali Çekaj“në Zvicër ja ka ndertue shtëpin Ferat Azemit në Prekallë të komunes së Istogut .Ferati ka ardhur nga fshati Aqarevë komuna e Skenderajt,i cili është i pa aftë për punë,pa njëren kembë dhe bashkëshoren e smurë ne te pamurë,dhe nga Aqareva është largu nga gjendja shume e randë ekonomike,qe ka jetu midis mali,pa rrugë dhe pa asnjë mbijetesë,ne ketë pjesë ku ka jetu ky,është për te jetuar kafshët e egra,e la me njerzit te jetojnë hala aty,qe me te ra tepsia e bukes nga dora nja dy km nuk mundesh mi nxa ma,deri te lumi Klina.

Faliminderit nga zemra kryetar z.Saim Tahiraj,nenkryetari z. Xhemajl Haxhiu,emri i madhë i shoqates Sali Qekaj, dhe gjithë bashkëpuntorëve tu,gjithë atyre familjevë qe kan kontribu ndertimin e shtepis për Feratin,gjitha te mirat ne jetë Saim Tahirajju,familjes suaj dhe miqeve tu,për jet falenderues ,familja, fshati, për punen qe keni berë.

Vërejtëje:në ketë vendë qe ka jetu Ferati ka mbetë edhe një familje ne gjendje shumë te randë ekonomike,me nje djalë te rritur i smurë mental shume e rand,don zoti dhe njerzit e mire te bejnë zgjidhje edhe për ketë familje dhe shumë tjera anë e kendë Kosoves qe jan ne kushte te randa ekonomike,ne ditet ne vijem do ti bejë fotografit e kesaj familje qe kan te smurin mental ne shtepi qe jeton ne ngjendje te rand.  Marrë nga FL-  FB  SHHK“Sali Çekaj“në Zvicër

 

AF

2018-04-09

CH – SO