VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

PSE TENTOHET E INSISTOHET NGA KOMUNA E PEJËS NDRRIMI I SHTATË HEKTARËVE E GJYSMË TOKE TË KOMUNËS ME NJË ARI TOKË PRIVATE…?! – Nga Reshat Nurboja

By | February 9, 2019

Komentet

KOSOVA NË KONGRES TË VLONËS – Nga MUSTAFA KRUJA*

 

Ja këtù shkurtas, nji nga provat e këtij pretendimi qi, ndofta, do të cilësohet me fjalën guximtar prej atyne… historianve në havá me asnji fakt në dorë:

Më 13.X.1912, pas mesdite, në Shkup, në shpí të Salih Gjukës nga Peja u mbajt nji mbledhí nën kryesí të Nexhip Dragës prej pjestarve të komitetit “Shpëtimi” e të “Shoqnia e zezë” ku mora pjesë me këta shokë : Mit’hat Frashëri, Salih Gjuka, Kemal Kumbaraxhiu, Rexhep Mitrovica e Beqir Shilka*.

Më kët mbledhí, Nexhip Draga, me nji thellësí e kjartësí gjykimi qi mund të ketë vetëm nji kokë nga shkalla e parë, mbasi e shoshiti mirë situatën e krijuem prej luftës, mbasi na mbûshi mêndjen se lufta do të bjeret domosdo nga Turkia, proponoi të vendoset:          1. Qi t’i kommunikohet shteteve të mëdha kjo deklaratë:

“Populli i Shqipnís po i kap armët jo për t’a mbrojtë existencën e Turkís në Balkan, por, për t’i dalë zot tokave të veta. Pra, sidoqi të jetë fati i luftës, populli i Shqipnís ngul kâmbë për nji Shqipní të lirë e me nji formë sundimi të vêtme”;

  1. Qi të shënohen tre apo katër shokë për t’u nisë menjëherë për malcí të Shkodrës me këta dy misione: a) me i shkëput malcorët nga ushtria malazeze; b) me organizue, kudo qi të munden nji kongres për t’a caktue fatin e Atdheut.

Deklarata, me nji vulë “Shoqnia e zezë, Dega e Shkupit” për firmë e me dorë të nxânsave të lyceut të Shkupit iu dorzue konsullatave të shteteve të mëdhà e nji delegatë prej Mit’hat Frashërit, Salih Gjukës, Rexhep Mitrovicës e mejet u nis për në Malcí të Shkodrës.

Kjo deklaratë, me të arritun në Pejë, hoqi dorë nga pika e parë e misionit të vet e u shtrëngue të veprojë vetëm për realizimin e pikës së dytë, pse, Prishtina, Shkupi ishin rá, Peja po rrzohej e Turkia ishte duke u shkatrrue e duke hikë nga Kosova me shpejtí rrufêjet. Nuk ishte mâ koha për t’u marrë me fatin e Shkodrës.

Më 22.X.1912, p.d. me iniciativën energjike të Bajram Currit, u mbajt nji mbledhí e hapët në Pejë e pas mesdite nji tjetër në Cernabreg të Gjakovës ku u vulos nji letër përfaqësimi plotfuqijet për këtê delegatë e ku caktohej kjartas misioni i saj: “me ndalue coptimin e Shqipnis duke përdorë çdo mjet”.

Më 23.X.1912 ky akt u firmue nga paria e Plavës e e Gucís në Gjakovë.

Më 31.X.1912 delegata e Kosovës arriti n’ Orosh të Mirditës ku konferoi dhe u muer vesh fare mirë me emzot Primo Doçin, Abatin e Mirditës, me Zef Ndocin e me nji pjesë të parís së këtij vêndi.

Aty më 6.XI.1912 kjo delegatë ra më Valias ku u poq me Abdi Toptanin, u muer vesh fare lehtas me tê dhe këndoi nji letër të Syreja Vlorës. Kjo letër, pasi shpiegonte situatën e Turkís e atë t’Europës, fliste për nevojën e shpëtimit të Shqipnís nga coptimi dhe mbaronte: “me mâ të parin mjet do të nisem për në Durrës ku do të mirremi vesh goja-gojas.”

Në bazë të kësaj letre e me proponimin e Abdi Toptanit delegata e Kosovës, pasí u pa me nji rreth të ngushtë të Tiranës vajti në Durrës bashkë me Abdi Toptanin, Refik Toptanin e Murad Toptanin. Këtu u shtuen dhe dy shokë të vlershëm : Dom Kaçorri, ipeshkvi i Kurbinit e Mustafa Kruja. Por, desh fati apo prapaniksia e popullit të Durrsit t’ asaj kohe qi fjalët e mija e të Murad Toptanit në bashkí të këtij qyteti të bâjnë reaksion e të fitojë thema e despot Jakovit: “Nuk dahemi prej Babës (!)”. Kështu, durrsakët e 1912-ës jo vetëm nuk iu veshën lëvizjes, por, shkuen e kërkuen nga prefekti i Turkis qi të largohet delegata e Kosovës mbrenda më 24 sahat. Syreja Vlora nuk erdhi dhe delegata bashkë me Toptanët u kthye për së dyti në Tiranë : kongresi në Durrës dështoi duke shkaktue dame pa hesap për Shqipnín e ardhme.

Në Tiranë delegata e Kosovës gjeti dy telegrama e nji letër:

  1. BUKURESHT

“Aveniri i atdheut asht i sigurtë, mbani qetësín

Ismail KEMAL.

  1. VLONË

“Po marrim vesh se delegata e Kosovës ka arrit më Tiranë. I lutemi të niset mejherë për në Vlonë.”

                                                                                              Eqrem VLORA.

 

Shkurtimi i letrës

“Pasi u ndava prej jush në Gjakovë arrita në Malcí të Dibrës; u mora vesh me krênt e kësaj malcije dhe me parìn e Dibrës së Madhe në bazë t’ instruksioneve qi pata prej jush. Ju lutem lajmoni se kù do të mblidhet kongresi i projektuem qi të niset delegata e Dibrës.”

Zerqan

                                                                                              “Emrullah Ohri.”

 

E, të nesërmen, nji telegram të tretë:

SHKODËR

“Delegatës së Kosovës.”

Durrës.

 

“Ju lutem qi të vêni në Jugë ku do të mundeni t’a kryeni mâ mirë misionin t’uej.”

                                                                                              “Esad Toptani.”

 

Nji bisedë e shkurtë në shpí t’ Abdi Toptanit vendosi tri punë:

  1. Kongresi do të mblidhet në Vlonë;
  2. Mit’hat Frashëri e Salih Gjuka do të shkojnë n’ Elbasan ku pasi të zgjidhet delegata e këtij vêndi do të vijojnë bashkë me tê rrugën për në Vlonë;
  3. Rexhep Mitrovica me mue do të nisej drejt për në Vlonë.

Lëvizja ishte gjeneralizue, vêndi i kongresit ishte caktue definitivisht.

Po atë ditë, afër darkës, nji telegram tjetër:

Wien

“Po nisem për në Durrës.”

                                                                                               “Ismail Kemal.”

 

Më 25.XI.1912, kah darka u bashkuen në Fier, në shpí t’ Ymer Pashë Vrionit shumica e madhe e delegatëve qi realizuen Kongresin e Vlorës dhe proklamuen, nën bombardimin e flotës greke, të rrethuem nga toka e nga deti Shqipnín indipendente e me kufit e saj ethnikë.

 

“LIRIJA KOMBËTARE” 25 Shtator 1930

Në Berlin me 29 prill 2019… – Nga AGRON SHABANI

1. Pas një ditë të gjatë dhe të lodhshme pune, në Berlinin e famshëm dhe brauroz, me 29 prill 2O19, prap do vijè mbrëmja, nata… Në ndërtesat, pallatet ose reizdencat e ndryshme shtetrore, qeveritare, parlamentare, politike ose diplomatike të kryeqytetit ose metropolës së shtetit me të fuqishëm të Evropës, sërish do ndizen dritat… Poçet, shandanët ose llambadaret e praruara dhe shkëlqyera prej neoni, kristali ose porcelani të cilat nuk i ndriçojnë vetëm godinat, pallatet ose rezidencat e larta shtetrore, qeveritare, parlamentare, politike ose diplomatike, por edhe rrugët, sheshet, bulevardet, stacionet, metrotë, shtëpitë, gradaqelat ose banesat e panumërta, libraritë, biblotekat, teatrot, amfiteatrot, galeritë, salonet, hotelet, cafe-restaurantet e shumëta, dhomat e gjumit… Krejt qytetin. Edhe atëherë kur Berlini i njohur dhe glamoroz, kridhet dhe çkridhet në gjumin e njohur mondan dhe metropolitan.

2. Si i huaj në Berlin, shpeshherë ke vënë re se kur dizen dritat në kryeqytetin gjerman, ndizet diçka edhe brenda teje, brenda nesh. Marrin udhë ëndërrat dhe dëshirat e njohura kontinentale dhe interkontinentale. E kam fjalën mbi ëndërrat e ndryshme globale ose universale të cilat ndjekin dritën dhe shkëlqimin e kryeqytetit gjerman, i cili sikur bën përpjekje kolosale dhe titanike që t´i ndriçojë dhe eksplorojè akoma më shumë ëndërrat tona kontinentale dhe interkontinentale.

3. Është udha e mendjes dhe shpirtit të njohur krijues, inovator dhe patriotik të shtetit dhe popullit (kombit) të madh gjerman, ajo që u bën dritë ëndërrave, shpresave dhe deshirave tona globale ose universale. Nuk ka dritë më të madhe dhe më të shkëlqyer, se sa drita e shpirtit, e mendjes ose diturisë.

4. Aty është edhe Kancelarja e Gjermanisë dhe Gruaja më e fuqishme e globit, Dr. Angela Merkel e cila si shkenctare ose doktorante e shkencave fizike: Në kursin dhe filozofinë e saj politike dhe diplomatike, përballë ligjëve të njohura të statikës, në menyrë të shkëlqyer dhe tepër suplementare e kompetente, i njeh dhe zabton edhe rregullat dhe ligjet e njohura të dinamikës e nganjëherë edhe të termodinamikës.

5. Sipas logjikës dhe filozofisë së njohur politike, në ‘masivin’ ose kompozicionin e marëdhënive ose raportëve të sotme botërore ose ndërkombtare, shumë gjëra janë të ‘lidhura nyje’ me njëra tjetrën në bazë të ‘lidhjeve të padukshme’ për publikun ose qytetarin e rendomtë: Kështu qe ju nuk mund të këpusni një lule nga ‘kopshiti’ i njohur global ose universal, pa shqetësuar një yll. Dhe, Dr. Angela Merkel -është Ylli Polar i kontinentit dhe globit tonë. Në Berlin.. netët kanë yje.

6. Thuhet se janë politika e jashtme ose diplomacia ato që i afirmojnë dhe u japin kuptim dialogut, konsenzusit, kompromisit…Një populli (kombi), shteti dhe pushtetit të tërë.

7. Janë shkëlqimi ose brilanca e njohur intelektuale dhe politike së bashku me vizionet e njohura globale ose universale të Kancelares Gjermane, Dr. Merkel, ato që i kanë bërë Gjermaninë së bashku me kontinentin dhe globin tonë, më të bukur, më të dashur dhe më të afërm për të gjithë. Sigurisht se po.

8. Së kendejmi, është populli (kombi) ai që i jep emrin, identitetin, ekskluzivitetin, individualitetin, integritetin, sovranitetin, ngjyrat, simbolet, flamurin dhe kuptimin e përgjithshëm një shteti.

9. Ndërkaq, janë shkenctarët ose elitat e njohura shkencore ose intelektuale ata ose ato që i ngrisin, projektojnë dhe krijojnë mendimin politikë së bashku me edukatën, kulturën, emancipimin, moralin, disiplinën, kauzalitetin ose vetëdijen e gjithëmbarëshme shtetrore, nacionale, politike, diplomatike, historike, luftarake (ushtarake), shkencore, kulturore, ekonomike, industriale, teknologjike etj.

1O. Nëse zhduken, injorohen, shpërfillen ose anashkalohen shkenctarët, pedagogët, akademikët, politikanët, diplomatët, intelektualet ose profesionistët e specializuar dhe kompetent së bashku me diplomatët e karierës dhe profesionit: Do zhdukën, shpërfillen dhe anashkalohen edhe ndjekësit, edhe pasuesit e tyre. Kombi dhe shteti do vdesin ose do vihën para bankrotit ose para infraktit.

11. Në këtë kontekst, më rëndësi shumë të madhe do jetë ajo se nga kush do përfaqësohen ose reprezantohen Kosova dhe shqiptarët në “samitin historik”të Berlinit me 29 priil 2O19….?!

12. Në Gjermani njihen, çmohen dhe respektohen shumë vlerat dhe parimet e njohura shkencore, intelektuale, morale, profesionale dhe patriotike të personit ose individit si çështje ose aspekte të rëndësishme ose relevante të shtetit dhe pushtetit që shkrihen dhe bëhën bashkë në një projekt të vetëm shtetror dhe nacional.

BUTAKËT E LDK-SË DUAN STATUS QUON – Nga IDRIZ ZEQIRAJ

 
     Gjithnjë e më zëshëm dëgjohet pyetja, në mënyrën habitore: Pse gjithë kjo katrahurë e çoroditje në partinë, dikur, zëmadhe të Presidentit Rugova – LDK-në krenare?! Si u mundën dhe u anashkaluan burrat dhe djemtë heroikë, bashkëpunëtorët besnikë të Ibrahim Rugovës, të cilët u përballën, trimërisht, me bandën e Millosheviçit?! Si u mashtruan, besuan dhe u nënshtruan prej titullarëve, të cilët pasuan Dr. Rugovën në LDK-e dhe LDD-e?! 
 
     Këta pasues, të cilët, në vend që të vazhdonin drejtimin e partisë në frymën klasike të themeluesit Rugovë, filluan seleksionimin e kuadrit të dëshmuar rugovist dhe përzgjedhjen e servilëve, nepotikëve e hiçve, për ta klanizuar udhëheqjen e LDK-së.
 
     E gjithë kjo ishte e panevojshme, sepse sekretari i partisë, Prof. Dr. Fatmir Sejdiu, ishte kuadër i përgaditur, bashkëpunëtor shumëvjeçarë i Presidentit Rugova, njeriu më i pranuar nga anëtarësia e LDK-së, për të marrë drejtimin e LDK-së.
 
     PDK-ja me SHIK-un e saj, kishin përcjellur, me simpati, Akademik Nexhat Dacin, në qëndrimin moskokëçarës për vrasjet politike. Përkundër, Fatmir Sejdiu, duke qenë në cilësinë e Presidentit të vendit, kishte thënë publikisht se “vrasjet politike nuk i kanë bërë jashtëtokësorët!” Plus refuzimi i 6 pikëshit të Baki Munit, i kushtoi me shkarkim nga posti. Daci, në cilësinë e kreut të Parlamentit të Kosovës, nuk kishte bërë asgjë, për nderimin e deputetit të atentatuar, Smajl Hajdaraj. Ishte konformist, vlerësues paushall e ireal, për figura e famijlje, të dyshuar për përçarje e sabotues të luftës, për kidnapime, burgosje, maltretime e deri në vrasjen e kundërshtarëve politikë shqiptarë.
 
     Akademik Daci degradoi veten, deri në atë masë, sa u bashkua me armikun e LDK-së, Ramush Haradinaj! Rrjedhimisht, Nexhat Daci ishte lehtësisht i manipulueshëm dhe duke ndarë LDK-në, për t`u bërë faktor politik partiak, ai u bë argat i SHIK-ut. Dhe, shpërblim për këtë ishte emërimi i tij në krye të Akademisë të Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. 
 
     Njëjtë ndodhi edhe me Marjan Demaj, të cilin SHIK-u e vuri në krye të Partisë Demokristiane Shqiptare, për ta shkatërruar atë, dhe, më pas, e shpërbleu me emërimin Rektor të Universitetit të Kosovës. Për këtë kontribuoi edhe kryetari i dhunshëm i LDK-së, Isa Mustafa, sepse dy anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, miq të Isës, Hevzi Berisha e Roberta Troni, votuan për largimin e Rektorit parimor e dinjitoz, Ramadan Zejnullahu. Arsyeja e largimit ishte se Rektori donte verifikimin e kuadrit universitar, me diploma të blera në Shqipëri e gjetkë, kryesisht SHIK-as të rreshkur.
 
     “Do ta bëjmë një LDK-e të re”, – deklaronte, serbez, Isa Mustafa, kur, aksikdentalisht, u vu në krye të partisë! Dhe, vërtet, e mbajti premtimin! Klanin e trashëguar, brenda LDK-së, e konsolidoi dhe vazhdoi ta përdorë vetëm për interesa personale të tij dhe të Hashimit me partinë e tij. SHIK-u depërtoi në strukturat vendimmarrëse të LDK-së. Këtë fakt e kemi denoncuar me kohë dhe, tashmë, kjo është vërtetuar katërcipërisht. 
 
      Për rrjedhojë, nuk është “elektorati që i ka caktuar vendin e opozitës LDK-së”, – siç manipulon klanisti i Isës, Bajram Gecaj, me kolegët e tij në klan, por, SHIK-u. Edhe në rastin VLAN, është SHIK-u, i cili dirigjoi Isa Mustafën, për prishjen e koalicionit të opozitës së bashkuar, për t`u bërë bisht i Hashimit, duke vazhduar opozitarizmin e padinjitetshëm e zvarranik.
 

          Pushtetarët rrugaçë e kriminelë, 
             kapës e ngulfatës të shtetit 
 
     Shqipëria dhe Kosova janë në të njëjtën kuotë të degradimit të pushtetit. Dhe, këtë rrënim, deri në armiqësi me popullin, e kanë sjellur pushtetarët batakçinj, rrugaçë e kriminelë të dëshmuar, me kartelë. Kjo klasë pushtetare, njësoj, në të dy shtetet shqiptare, pacipshëm e kriminalisht, ndërhynë edhe në familjet simbole të kombit, për t`i përbaltur ato dhe për ta përtokur opozitën, si dhe për ta siguruar vazhdimësinë e pushtetit hajnor e kriminal.
 
     Monstrat Teuta Rugova, PSD-ja, Rudina Hajdari, me “deputetët” e paliçensuar, janë kondomë të PAN-it të Hashimit dhe të PS-së të Ramës. Janë broçkulla aryetimet e njëfarë “çuarje përpara të proceseve zhvillimore e integruese!” Me shefa e parti kriminale, nuk ka përparim ekonomik dhe integrim evropian. 
 
     Proklamimi i LDK-së, se “opozitarizmin e bëjmë në Parlament dhe jo në rrugë”, “LDK-ja mendon se ka forma tjera”, “LDK-ja nuk proteston, se i ka mjetet institucionale”, “Protesta nuk është zgjidhje”, – janë sllogane disfatiste e broçkulliste, të butakëve klanorë të LDK-së. Ky “arsyetim” është një vetëmashtrim i vetëdijshëm, për të mos bërë asgjë, për ta ruajtur status quon. Çfarë opozite mund të bëjë në Parlamentin shqiptar, PDSh-ja e prirë nga Lulzim Basha, karshi një manipuluesi të ideologjisë sllavo-komuniste, Edvin Rama, cinik deri në rrugaçëri, i cili i ka pushtuar të gjitha institucionet e vendit, njësoj si banda e “komandantëve”, të bashkuar në PAN?! 
 
      Rama është i sigurtë se do t`i fitojë të gjitha zgjedhjet e radhës, sepse është i pakontrollueshëm, manipulon shpengueshëm, përsëritë vjedhjen galopante të votave, siç bëri në zgjedhjet e fundit. Andaj, dorëzimi i mandateve, nga deputetët demokratë dhe dalja masive në protesta, është e vetmja mundësi reale, për ta denoncuar dhe luftuar diktaturën moderne të social-komunistëve, gjegjësisht, të komunistëve të rinj shqiptarë. Është shansi i fundit, për ta shpëtuar demokracinë në Shqipëri. Sjellja e ndërkombëtarëve, në rastin konkret, është e papërgjegjshme, hipokrite, sepse e dinë gjendjen faktike. 
 
     Dëgjoni gjuhë-gjarpërit enveristë të Tiranës zyrtare, ngjasojnë, si dy pika uji, me stalinistët e Prishtinës. Kreu i social-komunistëve shqiptarë, me emërimin, krejt të panevojshëm, të dy ministrave nga Kosova, pretendon se shprehë sens kombëtar. Por, shqiptarët e Kosovës nuk mashtrohen nga akrobacirat dhe kalkulimet e tilla politike. 
 
     Shqiptarët e lexojnë urrejtjen e Edvin Ramës, fatalisht, kryeministër aktual i Shqipërisë mjerane, karshi Kosovës, popullit të saj, në trarin, laurën kufitare, të vënë, cinikisht e turpërisht, në Rrugën e Kombit. Kjo rrugë u realizua përmes kundërshtive të mëdha politike. Social-komunistët e kundërshtonin fort, sepse ishin drejtuar kah Greqia, ndërsa demokratët e Prof. Dr. Sali Berishës, ngulmonin në ndërtimin e saj, meqë ishin drejtuar kah Kosova. Kjo arterie lidhëse, simbolikë e afrimit të një populli të ndarë, prej një shekulli, demanton akrobacirat e Ramës, i cili vazhdon t`i përçajë shqiptarët, për të vetësunduar, si monarkët sheikë arabë, paradoksalë për kohën digjitale!
 
 
        Refuzimi i protestave, tradhti 
        e radhës e klanorëve butakë
 
     Ndërhyrja konspirative e SHIK-ut, brenda Lëvizjes Vetëvendosje, shkaktoi ndarjen e saj. Paradoksalisht, kjo ndodhi në kulmin e suksesit të kësaj organizate, partie. Për rrjedhojë, pasoi heshtja e panatyrshme, për këtë forcë politike dhe shpresë e vetme e shqiptarëve, pas zhgënjimit të madh nga udhëheqja klanore e LDK-së, e bërë bishtore e PDK-së.
 
     Lëvizja Vetëvendosje, edhe pse, jo rrallë, ka qenë e dyzuar, pro dhe kundër krimit, sidomos në votimin e disa ligjeve apo raste të tjera. tashmë, është këndellur, me bindjen se rrëzimi i kësaj qeverie hajnore e kriminale PAN-iste, nuk ka alternativë. Ftesa, sa e dlirë e serioze, aq edhe atdhetare, e bërë për LDK-në, ka rënë në veshë të shurdhër të butakëve klanorë të LDK-së, të cilët kanë asfikësuar, ngulfatur partinë, anëtarësinë, elektoratin besnikë e fisnikë të LDK-së të Presidentit historik të Dr. Ibrahim Rugovës.
 
     “Nëse qeveria degradon krejtësisht, edhe ne protestojmë”, – është përgjigja shokuese dhe alogjike e Bajram Gecaj, nëTV 7, në bisedë me Buzhalën dhe Kërçukun, pjesë e klanit Mustafa, cili, dikur, kërcënonte deputetët e LDK-së, me përjashtim nga partia, pse nuk donin të votonin Hashimin president dhe Demarkacionin, humbës të territorit shqiptar.
 
              Edhe çfarë duhet të ndodhë tjetër, që kjo qeveri të degradon me fund?!
 
     1) A nuk mjafton makro-fakti se kjo qeveri e shtet, udhëhiqen nga kryekriminelë, të cilët, si militantë të Lëvizjes Popullore të Kosovës                    
(LPK), kanë përçarë popullin, para, gjatë dhe pas luftës;
 
     2) Kanë zhvatur, vjedhur paratë e dy Fondeve të Mërgatës: 3 % -shit qeveritar dhe “Vendlindja thërret”;
 
     3) Kanë sabotuar luftën, deri në dështimin e plotë të saj; 
 
     4) Kanë abuzuar e vjedhur pasuritë të brezave shqiptarë;
 
     5) Kanë tjetërsuar territorin tokësor të Kosovës, në favor të Malit të Zi dhe kërkojnë ta bëjnë të njëjtën gjë edhe me Serbinë;
 
     6) Kanë kidnapuar, burgosur, torturuar, deri në mbytje, shqiptarë të pafajshëm; 
 
     7) Kanë hartuar lista vrastare dhe kanë ekzekutuar shumë qindra shqiptarë, të paktën, 1.820 të evidentuar me emër, kryesisht,                              
kundërshtarë politikë, veprimtarë e kuadro të LDK-së dhe ushtarakë të FARK-ut të Ibrahim Rugovës;
 
     8) Kanë listuar, falsifikuar “dëshminë e veteranit”, për 33.600 “veteranë” të rrejshëm, me qëllim të përfitimit, nga shitja e dëshmive dhe për          të siguruar klientelë elektorale afatgjate, duke i kushtuar buxhetit shtetëror, deri sot, miliona euro, ndërsa, nesër, kjo kuotë do të rritet në          miliarda euro;
 
     9) Kanë fryrë qeverinë dhe administratën shtetërore, si dhe institucionet tjera vitale, me shumë qindra zyrtarë militantë partiakë, profanë e            injorantë, kriminelë të faktuar;
 
    10) Kanë kapur shtetin, institucionet e tij, kanë rrënuar drejtësinë, sistemin zgjedhor, duke e goditur demokracinë, madje, pakthyeshëm nga           ata.
 
    11) Dhe, mbi të gjitha, kanë vrarë shpresën e shqiptarëve, për të ndërtuar një jetë normale, një të ardhme të sigurtë, në shenjtërinë e                       Atdheut të tyre, duke marrë rrugën e migrimit të përjetshëm. Ndërkohë, këshilltarët lakej e me ndjesi kriminale të ngeshme, të                             kryeministrit monstër e fatal, ikjet e përlotshme masive të rinisë shqiptare, i quajnë turizëm dhe lëvizje të lirë e relaksuese!?
 
     I një mendjeje me vartësin e tij Gecaj, është edhe eprori i tij, nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, i cili refuzon pjesëmarrjen në protesta, përkrah simotrës në opozitë, Vetëvendosjes, me arsyetimin sa bajat, aq edhe fodull se “ne nuk bëhemi bisht i askujt!” Atëherë, shtrohet pyetja, kush e pengon LDK-në të bëhet kreu i protestës?! Përgjigja , absolutisht e saktë është: shantazhi, kërcënimi i SHIK-ut, me dosjet për klanin, brenda Kryesisë Qendrore. Dhe, kjo, tashmë, është një e fshehtë publike, të paktën, për shqiptarët në përgjithësi, për ata të Kosovës, në veçanti.
 
 
         Protesta e shëndetshme për të gjithë!
         Qytetarë, bëhuni pjesë masive e saj!
 
     Demonstrata, prej shumë dhjetra-mijërave pjesëmarrësish, e 19 shtatorit 2018, e organizuar në Prishtinë, nga Lëvizja Vetëvendosje, është dëshmi faktike e pranisë të mijëra anëtarëve të LDK-së, përfshi edhe shumë të votuarit deputetë, Vjosa Osmani, Haxhi Avdyli dhe kuadro e veprimtarë të tjerë. Pavarësisht refuzimit zyrtar të protestave, nga krerët e klanit të paligjshëm, madje, të dhunshëm, brenda Kryesisë të LDK-së, anëtarësia e zhgënjyer nga pjerdhacakët butakë klanorë, robër të SHIK-ut, sërishmi do të jenë pjesë aktive të protestave, të organizuara  nga Lëvizja Vetëvendosje, si e vetmja parti e mirëfilltë opozitare aktuale. 
 
      Sepse, protesta është e shëndetshme për të gjithë, për ta larguar krimin dhe kriminelët aktual, nga drejtimi i shtetit dhe të pushtetit. Qytetarët e Kosovës, duhet të bëhen pjesë masive e protestave të vazhdueshme, deri në frymëmarrjen e lirë të popullit të Kosovës, deri në ardhjen në pushtet të një qeverie me duar të pastra, pa krime e kriminelë.
 
     Protestat e radhës të Lëvizjes Vetëvendosje, me pjesëmarrjen masive edhe të anëtarësisë dhe të elektoratit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, janë rast ideal, për ta shporrur nga sundimi i mëtejmë, qeverinë kriminale të PANhajnisë, me teknokratët injorantë dhe kriminelë të saj. Njëherësh, protestimi në fjalë, që do të rezultonte me largimin e krimit, në kupolë të shtetit dhe të pushtetit, duke i dhënë Kosovës një frymëmarrje të lirë.
 
      Për rrjedhojë, do ta frymëzonte dhe trimëronte anëtarësinë e LDK-së, për skarcimin dhe largimin e butakëve, uzurpatorë të udhëheqjes të LDK-së, të cilët duan, madje, me çdo kusht, ruajtjen e status quos, pra, mosluftimin e krimit dhe të kriminelëve, rrjedhimisht, mbrojtjen e krimit dhe të kriminelëve. 
 
      Personalisht, konsideroj se: qoftë individi, antari i një partie, qoftë një subjekt politik, i cili nuk shfrytëzon, deri në shterrim, të gjitha mundësitë, për ta luftuar krimin dhe kriminelët, perkatësisht, partitë-banda, të tufëzuara në koalicionin kriminal PAN,  pa hamendje, mbron krimin dhe kriminelët. Në cilindo shtet ligjor të botës demokratike, krerët e PAN-it, me bandat e tyre vrastare të shqiptarëve, sa të pafajshëm, aq edhe luftëtarë e veprimtarë cilësorë, si dhe krimin e korrupsionit, hajninë zyrtare, do të ndëshkoheshin maksimalisht, për krimet e tyre serike.
 
     Zgjohuni, o robër, skllevër të kohës digjitale, sepse përgjumja e gjatë, turpëron fjetarakët e vonuar. Krekosja majmunllëke e pushtetarëve PAN-istë, dje, bythë-laskuriq e sot milionerë, nga zhvatjet e shumëfishta: duke filluar me Fondet e begatuara, fisnikërisht, nga Mërgata shqiptare; uzurpimet e objekteve dhe të pasurive shtetërore; makro-privatizimet e tokave dhe të objekteve industriale, të blera me vezë, për t`i shitur me lopë; tenderimet e ndryshme korruptive, që i mbulon dhe i fshehë, përjetësisht, asfalti i shtresuar; doganat e çdoganimet gjysmake e, deri ke haraçi i përgjakur, i cili vazhdon, sot e gjithë ditën, për të gjitha kategoritë e biznesore. 

Merruni me të gjallët, jo me të vdekurit – Nga Prof.Dr. Mehdi HYSENI

Barometri diplomatik

 

*** Ka ardhur koha që liderët politikë udhëheqës të shqiptarëve, të mësojnë nga Amerika dhe nga Evropa Perëndimore, që të mos e plaçkisin dhe të mos e vjedhin shtetin, sepse shteti është vetë populli. Mjaft më, u teprua qe 30 vjet krim, plaçkë, dhunë, pasiguri dhe shfrytëzim i egër i popullit.

 

-Lini Enver Hoxhën   historisë, mirruni me  fatin, me ekizstencën, me zhvillimin, me përparimin dhe me mirëqenien e popullit, me sigurinë, me drejtësinë, me demokracinë dhe me paqen.

Nëse duam shtet të njëmendtë ligjor dhe demokratik me substancë evro-perëndimore dhe amerikane, atëherë, në mënyrë imediate nevojitet të  ndërpritet praktika e derisotme 30-vjeçare  e udhëheqjeve politike shqiptare, të cilat gabimet, korrupsionin, krimin e organizuar, abuzimet e ligjit, të kushtetutës, të drejtësisë, të plaçkitjes dhe të hajdutërisë…etj., të gjitha këto antivlera, që nuk kanë asnjë lidhje me humanizmin, me ligjin e as me drejtësinë evro-perëndimore e as amerikane,  PO ORVATËN t’i fshehin dhe t’i justifikojnë në sy të POPULLIT, të Evropës, të Amerikës dhe të botës,  duke u fshehur vazhdimisht pas emrit të Enver Hoxhës jo më pak se 30 vjet!

Mirëpo, duhet të jenë të vetëdijshëm se për të gjitha gabimet e bëra gjatë tri dekadave të fundit (1990-2019) mbajnë përgjegjësi garniturat e derisotme udhëheqëse politike të Shqipërisë (Sali Berisha, Rexhep Mejdani, Fatos Nano, Alfred Moisiu, Bamir Topi,  Bujar Nishani, Pandeli Majko, Aleksandar Meksi, Ilir Meta dhe Edi Rama…etj., jo Enver Hoxha i vdekur e as  regjimi i perënduar socialist.

Demokratë evropianë dhe amerikanë të civilizuar janë ata udhëheqës shqiptarë, që nuk e vjedhin shtetin e vet, që nuk e lënë pa bukë, pa punë, pa ekzistencë, pa mirërqenie  dhe pa ardhmëri popullin e vet. Ata janë demokratë të vërtetë që e duan popullin dhe shtetin e vet, që duan dhe përfillin vlerat e Amerikës dhe të Evropës Perëndimore  Demokratike.

 

Pavarësisht se, kush ishte dikur në krye të Shqipërisë (Ismail Qemali, Ahmet Zogu apo Enver Hoxha) dhe   kush është sot  në krye të Shqipërisë (Ilir Meta dhe Edi Rama), duhet të thuhet dhe të shkruhet vetëm e vërteta, duke mos anashkaluar asnjë fazë të historisë dhe të politikës së shtetit shqiptar, pavarësisht nga sistemet e tyre politike (1912-2019).

As historianët e as liderët politikë, allashkencëtarët dhe përrallëtarët e masmediave private të sotme (1990-2019) nuk kanë kurrfarë të drejte morale e as ligjore, që për të gjitha krimet, dhunën, plaçkën, papunësinë, varfërinë, shfrytëzimin e egër të popullit, korrupsionin, drogën, prostitucionin, kontrabandimin e qenieve të gjalla,  ekzodin sistematik , i cili gjatë 30-viteve të kaluara (1990-2019) ka marrë përmasa drastike,  ku Shqipërinë e kanë braktisur mbi 1 milionë shqiptarë, që ta fajësojnë vetëm  Enver Hoxhën e vdekur dhe sistemin e perënduar komunist, sepse  ata janë shuar qe 35 vjet.

Këtë tragjedi dhe krizë të thellë ekonomiko-politike, sociale, morale, shoqërore, kombëtare dhe shtetërore të sotme, askush nuk ka të drejtë t’ia “amputojë” Enver Hoxhës, por vetëm atyre liderëve politikë të sotëm, të cilët qe 30 vjet (1990-2019), popullin dhe Shqipërinë e kanë shndërruar në një plaçkë tregu të zi, ku sundon ligji i xhunglës, kush është më i fuqishëm ekonomikisht, financiarisht, më mafioz, më despot, më absolutist, më nepotist, më grabitës, më sadist, më rrenc, më korrupcionues, më mashtrues, më trafikant, më pirat, më manipulues dhe më i pangopshëm, ata kanë  siguruar për vete, për grupe, për klane, për partia dhe për familje pushtet dhe pasuri enorme, duke u bërë milionerë “brenda nate”, “demokratë”, “patriotë” e “biznesmenë” etj., e shumicën dërrmuese të popullit e kanë lënë buzë greminës së urisë, të varfërisë dhe të mjerimit trishtues ekonomiko-social dhe material.

Pra, duke vjedhur  dhe nëpërkëmbur shtetin, çifligarët dhe derëbejtë e pashpirtë, antihumanë, antidemokratë dhe antikombëtarë e kanë harruar popullin(vegjëlinë), duke e lënë të papunë, në varfëri të thellë të kohës migjeniane, pa ekzistencë dhe pa kurrfarë perspektive për ekzistencën e zhveshur  të sotme dhe për të nesërmen e tij. Mbi të gjitha këtë e dëshmon eksodi i institucionalizuar sistematik 30-vjeçar, ku nga Shqipëria kanë emigruar mbi 1 milion shqiptarë në Greqi, në Itali, në Gjermani, në Angli, në Autri, në Belgjikë, në Holandë, në Francë, në Amerikë , në Australi, në Argjentinë etj.

Kjo, do të duhej të ishte tema parësore e zhvillimit të debatit të përditshëm të qeverisë, të kuvendit, të politikës, të propagandës dhe të shkencës së sotme, jo të merremi vetëm me sharje, me kopalla, duke mohuar vetëveten, duke e shfrytëzuar egërisht  dhe, duke e dëmtuar popullin shtetin shqiptar për të jetuar kasta e milionerëve dhe e oligarkëve mafiozë politikë dhe analfabetë shqiptarë, që po heqen si “pararojë” e demokracive perëndimore dhe si “shpëtimtarë” të shqiptarizmit, e në të vërtetë bëjnë punën e dreqit për interesa të tyre pushtetore, familjare, partiake, ideologjike dhe mafioze latifundiste, duke jetuar si baronët dhe si sulltanët e dikurshëm ( në luks, me vila dhe me kapital të vjedhur dhe të kontrabanduar).

Kjo kastë “demokratësh” fallso evro-perëndimorë, që 30 vjet (1990-2019) nuk ka bërë asnjë hap përpara për demokratizimin, për zhvillimin dhe për  modernizimin e jetës së qytetarëve dhe të shtetit, por i kanë lënë në mjerimin edhe më të thellë ekonomik dhe ekzistencial, si dhe të mirëqenies sesa që ishin dikur nën regjimin e Shqipërisë komuniste të Enver Hoxhës.

Kasta e sotme politike në pushtet  me bizneset e saj janë pasuruar aq shumë  saqë fëmijët e vet dhe të afërmit  tyre, si dhe fëmijët dhe të afërmit e miqve të tyre etj. qe 30 vjet i dërgojnë për të studiuar në kolegjet dhe në universitet më të shtrenjta të  Evropës dhe të Amerikës. Ndërkaq, fëmijët e shumicës dërrmuese të shtresave të varfëra të popullit  i kanë lënë të varfëruar, të papunë dhe pa kurrfarë mbështetjeje materiale dhe financiare për t’u  punësuar dhe shkolluar brenda vendit. Ky diferencim i njerëzëve  në të pasur dhe, i atyre  në të varfur, quhet diferencim i klasave-shfrytëzim i egër i njeriut prej njeriut. Ky diferencim quhet plaçkë, dhunë, pabarazi, anarki, skllavopronari, që një ditë patjetër, do të çojë në luftimin  mes  këtyre dy klasave shoqërore-borgjeze dhe proletare(varfnjake).

Mjaft më, duke na kthyer prapa me sharjet dhe me kopallat 30-vjeçare kundër Enver Hoxhës (sepse ai ka vdekur më 1985), JIPNI popullit bukë, punë, liri, drejtësi, barazi, siguri dhe mirëqenie të plotë, ashtu siç jeni zotuar edhe para Bashkimit Evropian (BE), edhe para NATO-s, edhe para Amerikës, JO të jetoni vetëm për vete dhe për fëmijët, për partitë, për bizneset dhe për kolltukët e juaj në pushtet (1990-2019), duke u hipur herë  “hasa e herë kasa” për të jetuar vetë dhe “grixha” e juaju në kurrizin dhe në faturën e popullit dhe të shtetit të ashtuqujatur demokratik dhe parlamentar.

Kjo është gënjeshtra më e rafinuar dhe mashtrimi më i madh 30-vjeçar që po i bëhet popullit shqiptar, Evropës Perëndimore dhe Amerikës demokratike dhe shpëtimtare të Kosovës.  Një mashtrim të tillë, nevojitet domosdo që Evropa dhe Amerika ta “bombardojnë” me sanksionet e tyre të ligjshme qoftë ekonomike, tregtare, politike, diplomatike etj., sepse Shqipëria nuk është PRONË TRASHËGUESE vetëm e  UDHËHEQËSVE korrupcionistë, trafikantë dhe mafiozë në pushtet, por është e të mbarë popullit.

Aty ( si në Kosovë dhe Shqipëri) ku njerëzit vuajnë për bukë, të papunë, të varfur në skajshmëri, duke kërkuar lëmoshë, duke vrarë njëri-tjetrin, duke vjedhur njëri-tjetrin, duke bër vetëvrasje, aty nuk ka liri, nuk ka drejtësi, nuk ka barazi, nuk ka solidaritet, nuk ka  mirëqenie, nuk ka siguri, prosperitet, as  demokraci e as paqe, por vetëm shtypje dhe robëri skllavëruese.

Sot, POPULLI I SHTYPUR, I URITUR, I VARFËRUAR, I PAPUNË I MASHTRUAR DHE I SHFRYTËZUAR (jo më pak se 30 vjet)  e ka fjalën kryesore dëshiron të jetojë barkthatë si hyzmeqar i kolltukofagëve dhe i barkmëdhenjve të pangopshëm korrupcionistë (që njohin vetëm votën e popullit, por deri më tash nuk kanë përmbushur asnjë kërkesë të tij të ligjshme dhe demokratike për ndryshimin e gjendjes nënshtruese dhe të mjerueshme  ekonomiko-materiale dhe sociale etj.) APO të ndryshojë gjendjen e tij të mjerueshme sociale dhe të mirëqenies.

Derisa njerëzit shpërngulen përditë jashtë atdheut, nuk kanë punë, nuk kanë bukë për të ngrënë, ekzistncë elementare, nuk kanë strehë, nuk  përkujdesje mjekësore, nuk kanë kurrfarë standardi jetese, ashtu siç kanë çifligarët dhe hajdutët e kastës  sunduese në pushtet, për ta demokracia e propaganduar, është vetëm një nocion abstrakt, asgjë më shumë.

-Është krim sui generis dhe padrejtësi, që në një shtet të ketë bukë, punë, standard të lartë jetese, favore, privilegje, liri, drejtësi, siguri, mirëqenie të plotë dhe prosperitet vetëm për klasën sunduese në pushtet  (për familjet dhe për miqtë e tyre  milionerë,  ashtu siç po ndodh në Shqipëri dhe në Kosovë, 1990-2019), e populli të braktiset  si  “tepricë teknologjike”, duke jetuar me ndihma sociale, që nuk mjaftojnë as për bukë thatë, as për qera, as për barna mjekësore e as për t’i dërguar fëmijët në shkollë, as për të pranuar ndonjë mysafir në shtëpi për ndonjë kafe, drekë a darkë apo për ndonjë gëzim familjar, ashtu si e do zakoni i pritjes së shqiptarit, sepse  PASURINË, FABRIKAT, VENDET E PUNËS i kanë privatizuar  dhe përvetësuar për vete derëbejtë “demokratë” në pushtet, me mito, me korrupsion, me mashtrime, me kërcënime dhe me force etj.

Kjo formë e hajnisë privatizuese të pasurisë publike të popullit ( vetëm për  pushtetarët  mafiozë dhe të korruptuar),  është më drastike, më iracionale dhe më antihumane sesa dikur shtetëzimi i pronave dhe pasurive private të bejlerëve dhe të pashallarëve nga regjimi komunist, sepse  ato u bënë pronë e përbashkët-kolektive edhe e popullit, edhe  e shtetit. Ndërkaq, privatizimi i sotëm i pronave dhe i pasurisë publike nuk është PRONË E POPULLIT, AS E SHTETIT, por  vetëm  e hajdutëve milionerë dhe miliarderë në pushtet. Ky është dallimi esencial mes shtetëzimit të dikurshëm   dhe privatizimit të sotshëm të pronave të qytetarëve shqiptarë si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë.

Mirëpo, kështu nuk thotë as drejtësia e as demokracia, por vetëm hajnia, krimi i organizuar, korrupsioni dhe padrejtësia, që nuk ka dyshim se një ditë, do të ndëshkohen edhe nga populli, edhe nga Evropa Perëndimore, edhe nga Amerika.

Këtë, duhet mbajtur parasysh keqdrejtuesit korrupcionistë gllabërues  milionerë të Shqipërisë dhe të Kosovës, sepse kështu, duke e vjedhur, duke e shfrytëzuar dhe duke e diskriminuar popullin, në emër të rremë të demokracive perëndimore,  nuk  “do të shkojë gjithmonë kungulli mbi ujë” si thotë kjo fjalë e urtë e popullit.

Këtë koment po e mbyll me këtë strofë shpresëdhënëse (se  së shpejti vegëlia e varfër dhe e shtypur, do të marrë fatin e vet në duart e veta)  të Peomës “Vaji i Bylbylit” të Rilindësit tonë patriot, Ndre Mjeda:

“Bylbyl, ky shekull or e ças ndrrohet:
Bijnë poshtë të naltit, i vogli çohet;
Edhe natyra po don m’u ndrrue:
Fillo me gëzue.”

Pra, edhe  vargjet domethënëse të kësaj strofe me plot figuracion metaforik na mësojnë  se lëvizja është e domosdoshme dhe e shëndetëshme për ndryshimin e status quo-s  si në kuptimin e ngushtë, ashtu edhe në atë të gjerë të rrethanave dhe të gjendjes  së rëndë në robëri dhe në varfëri. Prandaj,  nëse shqiptarët e varfëruar dhe të robëruar (siç po i ofendojnë kullakët e kohës, duke i quajtur me pafytytrësi “skamnorë”) ngrihen tok për t’i kërkuar të drejtat dhe liritë e veta elementare për të siguruar kafshatën e gojës dhe ndonjë punë për të mbijetuar, nuk do humbisnin asgjë përpos robërisë dhe varfërisë, të imponuara nga klasa e lartë korrupcioniste dhe mafioze sunduese në pushtet.

Gabohen të gjitha ata liderë politikë-drejtues të dobët të shtetit nëse POPULLIN e konsiderojnë OPOZITË POLITIKE, sepse POPULLI ËSHTË SOVRANI (jo kurrfarë partie politike opozitare) që ka të drejtën e plotë të ligjshme të krijojë, të korrigjojë dhe të ndërrojë çdo rend a sistem politik të shtetit nëse është në  shpërputhje me të drejtën sovrane të tij.

DIKTATURË ME ZGJEDHJE – Nga ROMEO GURAKUQI

Më 2 dhjetor 1851, në përvjetorin e betejës së Austerlicit, me anë të një grushti shteti, Presidenti i Republikës Franceze, Luigj Bonaparti, i nipi i Napoleon Bonapartit, mbasi dhunoi opozitën, shpërndau Asamblenë Kombëtare, abrogoi ligjin elektoral, eliminoi lirinë e shtypit, aprovoi një kushtetutë të re sipas interesave të tij. Pak ditë më vonë, më 20 dhjetor 1851, zgjedhësit francezë u detyruan të votonin që mandati i Presidentit të bëhej 10-vjeçar dhe me të drejtë rizgjedhjeje. Votuan kryesisht fshatarët pronarë të vegjël tokash, që ndiheshin të pasigurt nga “aventurat” e dhunshme demokratike dhe republikane. Mirëpo, diktatori i ri i “zgjedhur” nga populli, i kontrolluar prej strukturave të qeverisë, edhe kështu nuk ndihej i plotësuar, ndaj synonte një pushtet të përjetshëm dhe të trashëgueshëm. Më 2 dhjetor 1852, duke ndjekur hap pas hapi gjurmët e xhaxhait të vet, Luigj Bonaparti përmbysi republikën dhe u shpall perandor i francezëve. Dy referendume sanksionuan themelimin e perandorisë së dytë dhe kurorëzimin e Napoleonit III si perandor i francezëve. Vendosja e perandorisë u paraqit si triumfi i rendit, stabilitetit kundër anarkisë dhe rrezikut të revolucionit, që promovonte demokracia e një populli të pamësuar ende me institucione përfaqësuese. Gradualisht, zbatimi i referendumeve u bë elementi më karakteristik i regjimit. Zgjedhjet e paracaktuara shërbyen për konsolidimin e një regjimi autoritar. Studiuesit e historisë midis përkufizimeve të bëra për regjimin e dytë napoleonian kanë lënë përcaktimin e tij si diktaturë referendare, ndërsa formula që e përmblidhte gjithë politikën e tij, ishte “demokraci pa liri”. Institucionet politike në të gjithë harkun kohor të periudhës (1851-1870), ishin institucione autoritare të kontrolluara nga Napoleoni III; zgjedhjet administroheshin me kujdes nga prefektët, që ishin përfaqësuesit e drejtpërdrejtë të perandorit ndër departamente. Ata kontrollonin përzgjedhjet e kandidatëve zyrtarë, manifestet propagandistike si dhe të gjithë prirjet e elektoratit të provincave departamentale. Edhe opozita lejohej aq sa nuk bëhej e rrezikshme për regjimin, kuptohet me kufiza dhe letra të përgatitura në zyrat e brendshme të qeverisë. Në këtë mënyrë, jeta parlamentare shkoi me shpejtësi drejt një zeroje absolute. Franca u vendos nën një diktaturë më demagogjike, më të stërholluar, më boshe dhe më moderne, se sa ajo që pat ndërtuar Napoleoni I. Mungesa më e madhe ishte mbrojtja e lirive themelore politike. Shumë prej kundërshtarëve të vërtetë politikë u burgosën, emigruan, u përjashtuan nga veprimtaria ose u internuan. Jeta politike franceze u vendos në një amulli të mbizotëruar nga një censurë shumë të rreptë nga zgjedhjet qesharake elektorale të manipuluara, nga një shfuqizim i plotë i organizmave përfaqësuese dhe nga një kontroll vertikal i të gjitha pushteteve nga lideri suprem. Natyrisht, në Francën e asaj kohe nuk ndodhi as mbivendosja e vulgut mbi elitën, as përdorimi i gangsterëve për të komanduar jetën e reduktuar politike të vendit, nuk pati as një organizëm ilegal të masonerisë të financuar drejtpërdrejt nga lideri ose sejmenët e tij për të kontrolluar shoqërinë, paranë, ekonominë, median, individët, etj.. Po ashtu, në vitet e perandorisë së dytë nuk iu mor fryma ekonomisë dhe biznesit dhe as nuk ndodhi që anonimët të gdhihen me porosi brenda një nate komisionerë dhe sipërmarrës. Përkundrazi, mungesën e lirive dhe shkatërrimin e institucioneve demokratike perandori i sajuar e kompensoi me një mbështetje të jashtëzakonshme të ekonomisë, sipërmarrja e rregullt përjetoi kohen e vet të artë si dhe një sistemim i jashtëzakonshëm urbanistik i kryeqytetit të vendit ndodhi në kohën e Napoleonit III. Por madhështia dhe arroganca e liderit çoi dhe do të çonte, në gabimin fatal, në tejkalimin e pamenduar prej tij, të vijës së kuqe së lojës diktatoriale, që shpinte në gjakderdhje dhe shkatërrim. I bindur se ishte tanimë lider i ri i Europës, ai kërcënoi, pa e matur forcën e vet, një shtet në pritje, Prusinë, që me hapa të matur, të përllogaritur nga një udhëheqës i jashtëzakonshëm si Bismarku, po ndërmerrte projektin nacional të bashkimit të kombit gjerman. Theqafja e Luigj Bonapartit tanimë nuk mund të ndalej, por problemi ishte se ai mori me vete edhe kombin në një greminë, në buzët e së cilës do t’i duheshin edhe 50 vite të tjera për t’u ringritur.

Kështu pra, në historinë e Europës njihen raste, kur përmes fitoreve në zgjedhje të kontrollueshme nga pushteti, të instalohen tinëzisht regjime autoritare dhe diktatoriale afatgjata. Ndodh që pjesët më të prapambetura dhe lehtësisht të bleshme të shoqërisë të votojnë me gëzim dhe nënshtrim ruajtjen e pushtetit të vrasësve të lirisë.

Ndodh që liderë të pazhvilluar intelektualisht, rastësorë dhe manipulatorë të arrijnë të mbijetojnë, falë njëmijë kombinimeve të paparashikueshme, të brendshme dhe të jashtme, për të zezën e kombeve të tyre, duke sjellë pasoja vështirësisht të rikuperueshme.

Dua gjithashtu të vendos në dukje se fatet e kombeve, që i nënshtrohen diktatit të grupeve politike regresive, të korruptueme, janë jo të sigurta. Rrugët e stabilitetit të tyre institucional, legjislativ, social dhe përgjithësisht shtetëror, depërtojnë nëpër humbëtira që s’kanë fund për një brez të tërë.

Në gjithë këtë prezantim, unë nuk desha të bëj asnjë krahasim mes liderësh me nivele të ndryshme të aftësisë drejtuese dhe të dashurisë për njerëzit dhe atdheun; kontekstet e ndryshme kohore po ashtu ta heqin komoditetin e nevojshëm për të bërë analizë krahasuese; edhe krahasimi mes një vendi me histori të ndërprerë shtetërore, me rende të shkatërruara shoqërore, intelektuale, pronësore dhe një supershteti me traditë dhe vazhdimësi të lavdishme në Europë, nuk mund të konsiderohet i përshtatshëm. Unë në këtë rast meditimi, veç desha të tërheq vëmendjen e qytetarëve të vendit tim, posaçërisht elektoratit të majtë se pranimi me përulje, me kompromise të paprincipta dhe besnikëri të pafundme dhe të pakuptimta, i aventurierëve të paqëndrueshëm emocionalisht, i të korruptuarve të paskrupuj, i bashkëshoqëruesve të tyre përfitues, mund t’i sjellë vendit dhe popullit vuajtje të pafundme, trazirë të pandalun, ikje masive pa kthim, rrënim të pandalshëm të strukturave të unitetit kombëtar dhe shtetëror të pranuara në mënyrë komunitare nga rifillesa jonë bashkëkohore, krijim hapësire dhe terreni për gëlimin e strukturave, edhe më të përçudnuara se sa krijoi Kryemjeshtri i Sektit të Rilindjes.

Largimi sa më parë i së keqes që po na sundon, nuk do të thotë që e ardhmja sërish të jetë një improvizim i pastudiuar, që bartësit e ndryshimit të jenë diletantë që i shmangen vetingut, që diktatura me zgjedhje të zëvendësohet nga një demokraci dhe liri e kompromiseve të paprincipta, ku rendet e meritave dhe të ndershmërisë të ngatërrohen e ndërlikohen aq shumë sa elita të vendoset nën sundimin e vulgut të mbetun gjithmonë në pritje të rikapjeve.

Unë mendoj, se tranzicioni politik, nga regjimi depresiv i Rilindjes në shtetin e ristrukturuar konstitucional, me kompromis, duhet t’i besohet një ekipi të elitës intelektuale të vendit, të kryesuem nga më një prej më të shquarve. Mos mendoni se kam ndërmend ndonjë prej dekanëve sherrxhinj, dredharakë dhe shërbëtorë afatgjatë pushtetesh. Kam parasysh vetëm elitën e elitës së dijes së mbetun në vend, profesionistët e rinj të shkolluar qartë në Perëndim, ata që në këto ditë të zymta dhe të trishtueshme për njerëzit e thjeshtë, iu gjetën në krah, duke i dhënë shpresë dhe rrugëzgjidhje. Shqipëria, në vitin 2019, duhet të gjejë një Adolphe Thiers, që të stabilizojë sistemin kushtetues dhe politik, të shfuqizojë aktet e turpshme dhe antikushtetuese të ndërmarrë nga maxhoranca nga data 25 shkurt 2019, të rikthejë legjitimitetin e Parlamentit, që do punojë veç në funksion të rithemelimit të Republikës, stabilizimit të drejtësisë, kryerjes së Reformës Zgjedhore dhe rindarjes administrative dhe zhvillimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Historia e mashtrimit të Sektit të Rilindjes, që nis nga “fjalimi programatik” i Kryemjeshtrit të një milion shuplakave, i 11 shtatorit 2013, tanimë do të duhet të marrë fund. Së bashku me largimin e njeriut të kapur marrëzisht pas karriges kryeministrore, do të duhet të përfundojë edhe historia dramatike e Republikës së katërt shqiptare, që prodhoi autoritarizëm dhe sundim të oligarkisë.

Arma më e vjetër në botë – Nga Aurel Dasareti*

 

Kur rregullat normale shoqërore zhduken, kur ndalimi nuk është më pjesë e normës, vijnë abuzimet, vrasjet, vjedhjet dhe kushtet ku çdo individ vepron për përfitimin e tij.

***

Përdhunimi seksual në luftë ka ndodhur për sa kohë që njerëzit kanë luftuar, por ka pasur një kthesë në luftën e Ballkanit. Sulmi seksual në luftë është një përzierje e një arme për të poshtëruar, një “shpërblim” për ushtarët dhe hakmarrje. Kjo është një lloj arme që nuk është ndjekur penalisht para 20 viteve të fundit.

***

Për të dhunuar seksualisht sistematikisht është një armë shumë e lirë krahasuar me armët e tjera të luftës. Pikturat e vjetra dhe vizatimet e shpellave tregojnë gratë duke u përdhunuar në luftë. Përdhunimi ka qenë një lloj simboli i brutalitetit të luftës. Por në Bosnje dhe Kosovë, kishte papritmas elemente politike, ishte pjesë e spastrimit etnik që e kryen barbarët serbo-çetnik.

Përdhunimi si një armë në konfliktet e armatosura

Dhuna seksuale në luftë ka qenë prej kohësh një armë për kontrollin e një popullsie duke shkaktuar turp mbi ta dhe sanksione të tjera sociale. Kjo është rrallë në lidhje me epshin, dhe më shumë rreth shprehjes së fuqisë dhe krijimit të frikës që mund të paralizojë një popullatë të tërë. Viktimat e dhunës seksuale shpesh përjashtohen nga familja dhe komuniteti lokal për shkak të turpit. Gratë humbasin punën dhe shkollimin. Shoqëria e pranon në heshtje dhunën seksuale për shkak të turpit, por edhe për shkak të një sistemi ligjor që nuk i mbron ato. Një sistem ligjor jofunksional lejon që dhuna seksuale në konflikt të përsëritet në të gjitha konfliktet botërore. Kështu shohim se dhuna seksuale është një problem global që prek të gjithë njerëzimin, jo vetëm gratë. Prandaj, mbrojtja e grupeve të cenueshme gjatë luftës është e rëndësishme në çdo luftë për barazi.  Ndikon në gjendjen shpirtërore të një zone, dhe kufijtë se çfarë ndjehet si e drejtë dhe e gabuar. Sa është e përhapur dhuna seksuale në luftë ndryshon nga konflikti në konflikt. Por ndodh pothuajse në gjitha luftërat ku popullata civile kryesisht vjen në kontakt të ngushtë me luftëtarët.

Shkatërruese për shoqërinë

 

Dhuna seksuale ka pasoja të mëdha për një shoqëri dhe krijon probleme jashtëzakonisht komplekse. Personi që ekspozohet, padrejtësisht bëhet i degraduar dhe shpesh dëmtohet fizikisht, por gjithashtu ndikon në shëndetin riprodhues të një shoqërie. Në disa shoqëri është kaq e turpshme sa që askush nuk dëshiron më fëmijë me gratë më pas. Ky është një gjenocid i ngadaltë dhe i shpalosur, sepse njerëzit thjesht nuk riprodhohen më pas.

Shumë përballen me hakmarrje

Efektet psikologjike të përdhunimit në luftë janë parë shpesh në gjeneratat që vijnë pas, edhe pse ata vetë nuk e kanë përjetuar luftën.

Dhuna seksuale është një nga efektet më negative në njerëz. Kjo është një armë efektive që të dy individët dhe grupet mund të përdorin për të demonstruar fuqinë. Ushtrimi i dhunës në lidhje me seksualizmin shpesh lidhet me turpin dhe stigmatizimin. Dhe, shumë prej tyre (viktimave) nuk priten me mirëkuptim dhe përkrahje, por me hakmarrje.

Ne e dimë se abuzimi si armë ka pasoja negative për gjeneratat që faktikisht nuk kanë përjetuar luftë. Problemet mentale dhe trauma ndikojnë në mënyrën se si jeni si prind. Shumë prej tyre (të përdhunuarve) nuk duan të flasin për atë që ka ndodhur me ta.

Ky nuk është problem shëndetësor ose problem i grave, ky është një “problem i njeriut” në masën se janë burrat që dhunojnë në konfliktet e armatosura. Mund të jetë në lidhje me porositë, por gjithashtu mund të jenë eprorët që nuk i dënojnë ushtarët, që kjo të ndodhë. Prandaj, mjetet më të rëndësishme parandaluese janë që ky akt barbar antinjerëzor të ndiqet penalisht. Luftimi i abuzimit seksual ka të bëjë me parandalimin e njerëzve që të bëhen dhunues seksual.

Abuzimi si një strategji

Herë të tjera, sulmet seksuale janë vënë qartë në sistem. Sulmi seksual ndaj grave është një armë. Ju e ndëshkoni si gruan ashtu edhe burrin. Nderi shpesh lidhet ngushtë me gratë dhe të drejtat e tyre. Abuzimet seksuale shpesh përfundojnë prapa skenës (nuk folët shumë për to) kur shumë njerëz humbasin jetën e tyre në luftë. Deri në dy milionë femra gjermane u përdhunuan kur rusët e morën mbizotërimin gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore. Pothuajse 240,000 nga këto gra u vranë pastaj. Kur lexuat për këtë?

Njerëzit kthehen në numra nëse abuzimet janë mjaft të mëdha.

Spastrimi etnik

Gjatë luftës në Bosnje (1992-1995), përafërsisht 50.000 gra-vajza boshnjake (myslimane) u përdhunuan nga serbët. Aktivistët lokalë nga Ballkani raportuan për kampet e përdhunimit, ku qëllimi ishte për të bërë shtatzënë gratë kroate dhe myslimane me meshkujt barbarë të fëlliqtë serbo-çetnik. Për çdo rast, flasim për dhunën seksuale si pjesë e spastrimit etnik. Në një shoqëri patriarkale, ku fëmijët do të marrin përsipër etninë e babait të tyre.

***

Gjatë luftës në Kosovë (28 shkurt 1998 – 11 qershor 1999) pothuajse 1 milion shqiptarë u dëbuan nga territoret e tyre etnike, u vranë 17.000 civilë shqiptarë, ndërkaq janë zhdukur më tepër se 6.000 tjerë. Sikur kjo të mos mjaftonte, përafërsisht 20.000 gra shqiptare u përdhunuan nga qelbësirat barbare serbe-çetnike. Pastaj, shumë prej tyre edhe u vranë, u dogjën për së gjalli dhe masakruan me thika duke ua nxjerrë nga trupi organet për së gjalli në mënyrën më groteske-çnjerëzore, që kombet e civilizuara as që munden ta paramendojnë.

***

Por shqiptarët harrojnë shpejt kur dëmtohen nga të huajt. Bashkëkombësin e vet e vrasin për çështje banale.

Vitet e fundit, presidenti tradhtar-bërllok i Kosovës, i zgjedhur nga vetë shqiptarët, që edhe sipas një profesori shumë të njohur nga diaspora “pjellin gjithmonë tradhtarë në krye të politikës”, mundohet që me çdo kusht t`ia dhurojë armikut pjesën më të begatshme të Kosovës, si kundër-shpërblim për të shpëtuar prapanicën e vet nga gjykata speciale. Dhe jo vetëm kjo, ai me gjysmën e buxhetit të Kosovës ka financuar autorë të huaj t`ia qëndisin biografinë me shkarravinën prej disa qindra mijë faqeve, kinse është burrështetas, edhe atë modern e jo mahi.

Kremtuam Pashkët, Natën e Shenjtë të Ngjalljes së Jezu Krishtit. Më shkoi mendja edhe te ringjallja e këshilltarit dhe mikut të madh të Hashim kastravecit dhe Ramë dordolecit, Baton Haxhi Qamilit, të cilin e vranë serbët gjatë luftës por e ringjallën pas luftës.

E pabesueshmja është e vërtetë, Baton Haxhi Qamili u kthye nga varri. Aleluja!

Prandaj ky spiun i Stanishiqit këtë mrekulli e feston me tre gishtërinj. U ngjallë për të na treguar (vërtetuar) fytyrën e tij të vërtetë prej maskarai.

***

Shqiptarët e trojeve dhe diasporës kanë nevojë thelbësore për të ruajtur vetëdijen e tyre kolektive. Jeta tkurret (pakësohet) ose zgjerohet në lidhje me guximin tonë.

 

*Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au

Prof.Sami Repishti i drejtohet Frank Shkrelit pas shkrimit të tij për Masakrën e Tivarit

Pas shkrimit të Frank Shkrelit rreth Akademisë që u mbajt në Prishtinë për Masakrën e Tivarit, reagon Prof.Sami Repishti që i drejtohet me këtë shënim zotit Shkreli të cilin po e botojmë si më poshtë:

*Një reagim nga Profesor Sami Repishti, dëshmitar i kësaj ngjarjeje:

 

 “Mirëmengjezi e falemnderit Frank për kete shkrim me randësi. 

Unë i kam pa kosovarët në Shkodër, të gjithë leckamanë me rroba civile, te rij dhe të lodhun e të raskapitun mbas nji udhëtimi NË KAMBË prej Prizrenit deri në Shkodër e Tivar. 

Ruheshin nga të dy anët me vajza partizane ma të shumëten me mashinka dhe plot urrejtje. Atë natë, u ndigjue lajmi se nji lundër e mbushun me kosovarë ashtë fundosë në Bunë, sepse ura ishte prishë.

Ma vonë erdhi lajmi nga ata që shpëtuen se të gjithë ishin vra. Asnji shenj pendese nuk u tregue nga autoritetet komuniste as nga anëtaret e partisë.

 Tragjedi për kosovarët, tragjedi për të gjithë ne shkodranët që deshmuem kete ngjarje dhe nuk u ba asgja. “Kishte vdeke ora!”

Te fala Sami”

Diçka mbi psikologjinë politike nga një prizëm tjetër…. – Nga AGRON SHABANI

Siç dihet, psikologjisë moderne ose bashkohore nuk i interesojnë aq shumë çështjet ose aspektët e ndryshme siç janë: “ç’është shpirti i njeriut?”, “a është shpirti i njeriut material apo jomaterial?”, “dual apo jodual”, “a është i vdekshëm, apo i pavdekshëm shpirti i njeriut?”, “në çfarë marrëdhëniesh ose raportesh është ose ndodhët ai me trurin (mendjen) dhe trupin e njeriut?” dhe kështu me radhë.Ndërkaq, sipas psikologëve dhe filozofëve të shumtë, mendja (logjika), koshienca ose intelekti i lartë njerëzor, ndodhën tëfshehur ose maskuar në bërthamen ose brendinë e të gjitha çështjeve ose aspektëve të mundshme logjike, holistike dhe primatologjikeNë këtë prizëm edhe “logosi” është operativë dhe funksional si të thuash në të gjitha çështjet ose aspektët e mundshme koshiente ose logjike. Nrkaq, në çështjet ose aspektët e njohura shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike, mëtepëështë instrumental, sensual, eksperimental, kognitivë, inkarnativë, ataraktivë etj. Me fjalë tjera, “logosi” është ‘organ’ ose ‘ enërgji e gjallë‘ që levizë ose qarkullon vazhdimisht brenda trupit, mendjes (trurit) dhe shpirtit të njeriut në kuptimin e asaj se mendja (truri) e ushqen shpirtin dhe shpirti e ushqen mendjen ose trurin e njeriut. “Logosi” pra në radhë të parë është ‘ligjë‘ ose një‘princip i lartë universal’ i cili e bën të mundur dhe e garanton bashkëjetesën, koekzistencën dhe harmoninë e gjithëmbarëshme nëmes botës koshiente ose logjike , botës trupore ose fizike dhe botës shpirtërore, materiale ose metafizike. 
Atëherë ç´është inteligjenca ose intelegjenca në kuptimin e plotë të fjalës…?
Fjala ose nocioni inteligjencë vjen nga fjala latine ‘interlligere’, që do të thotë të krijosh ose organizosh relacione, respektivisht marëdhënie midis marëdhënieve ose lidhje midis lidhjeve. Ky term ose nocion është prezantuar dhe konfirmuar edhe nga Ciceroni, Sokrati, Platoni , Aristoteli etj. Sipas tyre inteligjenca (intelegjenca) është ajo  bën njeriun të kuptojë dhe pranojë më mirë jetën, botën, natyrën dhe vetvetën e tij. Ndonëse, sipas Aristotelit, trupi, mendja (truri) dhe shpirti i njeriut janë të pandarë në kuptimin e asaj se shpirti ka dy anë ose pjesë të tij: pjesën racionale dhe pjesën iracionale. Për mendimin e Aristotelit, shpirti në brendinë ose substancën e tij përmban ide dhe idetë janë të konceptuara dhe përceptuara përmes intelegjencës së njeriut në kuptimin e njohur se shpirti e ushqen trurin dhe truri e ushqen shpirtin e njeriut. Për Hegelin ndërkaq, intelegjenca është gardian ose kujdestari i të gjithë jetës logjike ose psikologjike. Përderisa, Imanuel Kanti e shikonte dhe kuptonte intelegjencën vetëm nëpermjet bashkimit të saj me intuitën dhe sensibilitetin si dhe me interferimet, ndërthurjet ose ndërvarjet totale dhe absolute që burojnë nga dija, evolucioni dhe përvoja e njohur e njeriut. Shopenhauer e shihte intelegjencën si nënshtrim të shpirtit dhe vullnetit njerëzorë, gjegjësisht si elementin e parë dhe esencial. Dekarti  e percaktonte intelegjencen si “mjet për përfitimet e shkencës dhe teknikë perfekte të lidhur me një pafundësi gjërash”. Leibnitzi i referohej intelegjencës si një shprehje e nukleusit progresivë të vetdijes dhe ndërgjegjës.

 Se këndejmi, Darwin, në librin e tij “Origjina e specieve” pohon se “qenia njerëzore është kurorëzim i evolucionit dhe progresit ku intelekti ose intelegjenca është ajo që i dallon ose diferencon njerëzit prej kafshëve”.
Në psikologji, intelegjenca ka dy elemente kryesore që dallojnë një person intelegjent nga një person jointelegjent ose më pak inteligjent: Enërgjia ose kapaciteti për të punuar dhe krijuar si dhe performansa dhe sensibiliteti. Me fjalë tjera, një person inteligjent ose performant në fusha të ndryshme, ka një kapacitet pune dhe një nivel ose radius levizjeje dhe enërgjie krijuese ose inovatore shumë më të madhe, sesa një person jonintelegjent ose më pak inteligjent.  Ndonëse, psikologët dhe psikologjia i referohen intelegjencës së njeriut edhe nga pikëpamja sociale, morale, materiale, shpirtërore, emocionale etj. Në këtë prizëm, të ndikuar paksa edhe nga filozofia sociale e Thomas Robert Malthusit i cili mbeshtet faktin se burimet ose resurset natyrore janë të limituara dhe se njerëzit mbi bazën e njohur të zhvillimit, evolucionit dhe intelegjencës së tyre konkurojnë për burimet, vlerat ose resurset e njohura globale ose universale: Psikologët janë të mendimit se  është e drejtë sovrane dhe legjitime e personave intelegjent të sundojnë ose mbizoterojnë mbi personat jointelegjent ose më pak inteligjentPersonat me probleme mendore ose me aftësi tëkufizuara shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike, nuk arrijne te identifikojne ne menyre korrekte detyren, te planifikojne nje strategji per zgjidhjen e nje problemi ose te monitorojne vetveten veprimet e tyre.
Ka dy lloje te inteligjences:

  Inteligjenca ideationale, qe vepron nepermjet fjaleve dhe ideve, duke perdorur analizen llogjike dhe racionalitetit te fjales.
– Inteligjenca instinktive, qe vepron nepermjet instikteve, sentimenteve, apo permes atyre elementeve qe ne i quajme inteligjence emocionale.
– Pergatitja ose stadi i akumulimit , domethene kerkimi i informacioneve te fituara prej njeriut gjate historise se tij intelektuale, kulturore, profesionale etj.
– Inkubacioni ose faza e pritjes, ku personi mbetet i lidhur me nje problem dhe terrenin ku konfrontohet dhe ndikohet nga faktoret e ndryshem determinant ose paradigmatik etj.
– Ndricimi ose momentet kur shfaqet zgjidhja e problemit, ku perfshihen ceshtjet ose aspektet kognitive dhe emocionale, domethene personaliteti i indvidit. Qofte ai politik ose jopolitik etj.
– Verifikimi ose venia e teorise ne praktike.
Howard Gardner ne kuader te Iteligjencave te Shumefishta (Multiple Intelligences): flet per shtate lloje inteligjencash:
Inteligjenca vizuale ose hapesinore, Inteligjenca verbale ose linguistike, Inteligjenca matematikore ose aritmetike, Inteligjenca kinestetike, Intelegjenca atonale ose muzikore,Inteligjenca interpersonale  ose empatike, Inteligjenca intrapersonale dhe Intelegjenca emocionale e cila ka shume rendesi ne jeten institucionale, politike, diplomatike etj. Kjo per faktin se cdo njeri ka mendjen racionale dhe ate emocionale. Komponentet e inteligjences emocionale jane: vetenjohja, vet-rregullimi, vete-motivimi, empatia dhe aftesia per te krijuar marredhenie me persona te tjere. Inteligjenca emocionale pra eshte nje gershetim, simbioze ose perzierie vetezoterimi, motivimi, empatie, mendimesh te lira, takti, ritmi, sensi, politike, diplomacie etj.

NË PRISHTINË U MBAJT AKADEMI PËRKUJTIMORE PËR MASAKRËN E TIVARIT – Nga Frank Shkreli

Ja edhe shënjat e para të një interesimi zyrtar për njërën prej tragjedive më të mëdha të historisë së Kombit shqiptar. Ditën e martë në Prishtinë u mbajt një akademi përkujtimore me rastin e 74-vjetorit të Masakrës së Tivarit. Sipas lajmeve, në tubimin e organizuar nën përkujdesjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, Z. Hashim Thaçi, foli Kryeministri i Republikës së Kosovës, Z. Ramush Haradinaj, Zëvëndës Kryeministri i Kosovës, Z. Enver Hoxhaj dhe Drejtori i Institutit të Historisë, Sabit Syla.

Në fjalën e tij me këtë rast, Kryeministri i Kosovës, Z. Haradinaj e cilësoi Masakrën e Tivarit, si njërën prej ngjarjeve më të dhimbëshme, si një ngjarje, ndaj së cilës është bërë më së shumti padrejtësi në gjithë këto vite. Udhëheqsi i qeverisë së Kosovës u kujtoi të pranishëmve se këtë vit janë janë mbushur 74-vjet nga Masakra e Tivarit, që atëherë, “Nën ndikimin e hegjemonizmit serb u mobilizuan dhunshëm 13 mijë e 335 shqiptarë, të shpallur si robër lufte, një pjesë e të cilët pastaj u vranë dhe u hodhën në varreza masive, prej të cilëve shumica djem e burra të Kosovës”.

Kryeministri Haradinaj tha se kjo ditë duhet të kujtohet jo vetëm si një datë tragjike në historinë e Kombit shqiptar, por edhe të përdoret si një rast që të merren masa dhe veprime të nevojshme për të zbuluar të vërtetën mbi këtë masakër, ashtu që sipas tij të, “nxjerrim në dritë të drejtën”. Ai shtoi se e vërteta e këtij krimi makabër është mohuar për një kohë të gjatë, ndërkohë që pasardhësit e këtyre martirëve nuk kanë marrë kurrë asnjë përgjigje dhe se as nuk u ndëshkua askush për vrasjen e tyre. Z. Haradinaj tha me këtë rast se zbulimi i së vërtetës dhe ndëshkimi i përgjegjësve të këtij krimi – një ndëshkim të pakën edhe para historisë, pasi shumë prej tyre mund të mos jetojnë më — duhet të ndodhë sepse, sipas tij, “Pa ndëshkimin e atyre që urdhëruan dhe kryen krimet, ato krime mund të përsëritën, kurdo. Së këndejmi, është detyrë e shtetit të Kosovës që t’i njohë dhe t’i trajtojë ata që kaluan ferrin e Tivarit — pas vdekjes — si martirë”, ka thënë Kryeministri i Republikës së Kosovës, Z. Ramush Haradinaj, në Akademinë Përkujtimore mbajtur në Prishtinë të martën, me rastin e 74-vjetorit të Masakrës së Tivarit.

Kryeministri i Republikës së Kosovës tha se kjo tragjedi e fshehur për shumë dekada nga qeveritë komuniste në të kaluarën, më në fund, ka filluar të tërheq vëmendjen e historianëve dhe po studiohet, por, sipas tij, kjo gjë po bëhet gjithnjë nga pikëpamje të ndryshme ideologjike. “Kuptohet se, motivi i kësaj masakre, ishte spastrimi etnik i Kosovës. Kolonat e të rinjve kosovarë që ecën për një javë, në kushte çnjerëzore dhe nën tytat e armëve të komunistëve të atëhershëm, ishin stigmatizuar si reaksionarë”, ka thënë Z. Haradinaj. Në fund të fjalës së tij me këtë rast, Kryeministri i Republikës së Kosovës e cilësoi Masakrën e Tivarit si njërën prej “faqeve më të errëta të historisë së Ballkanit, e drejtuar kundër shqiptarëve të Kosovës”, si një përpjekje për të spastruar etnikisht Kosovën nga shqiptarët autoktonë, ndërkohë që bëri thirrje se për “zbardhjen e saj të plotë, duhet të ndërveprojnë të gjitha palët e involvuara…në frymën e bashkpunimit rajonal”, ka përfunduar Kryeministri Haradinaj.

Ndërsa, Zëvëndës Kryeministri i Republikës së Kosovës, Z. Enver Hoxhaj foli për atë që ai cilësoi si “dimensioni njerëzor i tragjedisë së Tivarit, i njerës prej tragjedive më të përgjakshme, më të dhimbshme për shqiptarët e Kosovës, por edhe një tragjedi që ka përmasa ballkanike, në kontekstin e Luftës së Dytë Botërore.” Z. Hoxhaj e cilësoi Masakrën e Tivarit, “Jo si një zhvillim periferik, por ka qenë qëllim i vet luftës”, tha ai. Masakra e Tivarit “Nuk ka qenë një ngjarje e izoluar”, u shpreh Zevëndës-Kryeministri i Kosovës, “Por ka qenë një vazhdimësi e krimeve që Serbia ka bërë në Kosovë edhe para Masakrës së Tivarit, prej luftërave ballkanike, 1912-13, por edhe një vazhdimësi e asaj çfarë ka ndodhur në Kosovë, sidomos në kontekstin e viteve 90-ta dhe të politikës së spastrimit etnik të vitit 1998-99.” Nga dimensioni politik, vazhdoi mëtej Zoti Hoxhaj, Masakra e Tivarit tregon edhe natyrën e re të regjimit të ri komunist, i cili po instalohej në ato anë. “Thënë shkurt”, u shpreh zyrtari i lartë i Kosovës, “Maskara e Tivarit është një tragjedi dhe një paralajmërim se si një padrejtësi e vjetër po zevëndësohej me një padrejtësi të re” , nenvijoi ai, duke shtuar se, “Masakra e Tivarit ishte gjithashtu edhe një paralajmërim për një sistem të padrejtë që ka qenë komunizmi – ai jugosllav edhe komunizmi shqiptar, sisteme të padrejta, që heret ose vonë, shpërbëhen”, theksoi Z. Hoxhaj.

Zevëndës-Kryeministri i Republikës së Kosovës u bëri thirrje institucioneve akademike të Kosovës që të bëhen studime të mëtejshme të plota — për të mos thënë përfundimtare — në lidhje me këtë tragjedi dhe të mos hesitojnë që të trajtojnë, si rolin që kanë luajtur komunistët jugosllavë, ashtu edhe edhe rolin e komunistëve shqiptarë, në Maskarën e Tivarit.

Natyrisht se zbardhja e plotë e së vërtetës dhe e fakteve historike mbi Masakrën e Tivarit është detyrë dhe përgjegjësi e historianëve dhe akademikëve shqiptarë në Prishtinë dhe në Tiranë – por duhet të trajtohet larg influencave ideologjike të së kaluarës komuniste, pasi këta heronjë të Kombit shqiptar ishin viktimat e para – jo vetëm të një regjimi të padrejtë siç e cilësoi Z. Hoxhaj – por, mbi të gjitha, të një regjimi kriminal komunist sllavo-aziatik, që skllavëroi një popull të tërë për pothuaj gjysëm shekulli.

Organizimi i Akademisë Përkujtimore në Prishtinë mbi Masakrën e Tivarit — nën përkujdesjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, Z. Hashim Thaçi, ku folësi kryesor ishte Kryeministri i Republikës së Kosovës, Z. Ramush Haradinaj dhe ku foli gjithashtu edhe Zëvëndës Kryeministri i Kosovës, Z. Enver Hoxhaj — tregon rëndësinë që duhet t’i kushtojnë dhe përgjegjësinë historike, kombëtare dhe morale që duhet të kenë politikanët shqiptarë anë e mbanë trojeve shqiptare mbi çështje të tilla, përfshir edhe rolin që duhet të luaj politika dhe përfaqsuesit e saj në një shoqëri të lirë — në mbështetje të zbardhjes së të vërtetave të dhimbëshme historike, siç është Masakra e Tivarit.

Për këtë, udhëheqsit e Republikës së Kosovës meritojnë vlerësimin tonë jo vetëm për përkujdesjen e organizimit të kësaj Akademie Përkujtimore, me rastin e 74-vjetorit të Masakrës së Tivarit, por edhe për pjesmarrjen e tyre në punimet e saja. Simbolikisht dhe realisht, ky është një mesazh tepër i rëndësishëm dhe domethënës për vullnetin e tyre për të zbuluar, më në fund, të vërtetën mbi një prej krimeve më të rënda kundër Kombit shqiptar në trojet e veta — e planifikuar, e drejtuar dhe miratuar nga një bandë kriminelësh, mbështetës të komunizmit ndërkombëtar, të maskuar si çlirimtarë të popujve.

Një reagim nga Profesor Sami Repishti, dëshmitar i kësaj ngjarjeje:

 

 “Mirëmengjezi e falemnderit Frank për kete shkrim me randësi. 

Unë i kam pa kosovarët në Shkodër, të gjithë leckamanë me rroba civile, te rij dhe të lodhun e të raskapitun mbas nji udhëtimi NË KAMBË prej Prizrenit deri në Shkodër e Tivar. 

Ruheshin nga të dy anët me vajza partizane ma të shumëten me mashinka dhe plot urrejtje. Atë natë, u ndigjue lajmi se nji lundër e mbushun me kosovarë ashtë fundosë në Bunë, sepse ura ishte prishë.

Ma vonë erdhi lajmi nga ata që shpëtuen se të gjithë ishin vra. Asnji shenj pendese nuk u tregue nga autoritetet komuniste as nga anëtaret e partisë.

 Tragjedi për kosovarët, tragjedi për të gjithë ne shkodranët që deshmuem kete ngjarje dhe nuk u ba asgja. “Kishte vdeke ora!”

Te fala Sami”

NËNA TEREZE BASHKON DY FAMULLI AMERIKANE NË NJË – Nga Frank Shkreli

Dy kisha katolike, “Sacred Heart” dhe “St. Francis of Assisi” në qytetin Njubërg të Nju Jorkut, një qytet i vogël në breg të lumit madhështor Hudson, janë bashkuar kohët e fundit në një famulli, që është njësia e organizimit kishtar administrativ për këtë zonë. Arkipeshkvia e Nju Jorkut, në bashkpunim me priftin e Kishës së re, ka vendosur që famullia e re, e dalë nga dy famullitë e lartëpërmendura – tani e tutje do të mbajë emërin e Shën Nënë Terezes.

Famullitari i Kishës së emëruar “Shën Nënë Tereza e Kalkutës”, Bill Damroth ka njoftuar emrin e ri të dy famullive të bashkuara, që sipas gazetës New York Catholic është famullia e parë në në këtë shtet që merr emrin e Nënë Terezës. Statuja e Nënë Terezës u zbulua gjatë ceremonisë historike të njoftimit të emrit të ri të famullisë, në prani të më shumë se 300 antarëve të saj.
“Ishte një natë shumë e bukur”, citohet të ketë thënë famullitari Damroth, duke shtuar se pagëzimi i famullisë së bashkuar me emrin Nënë Tereza, “Ishte një celebrim i shpresave për të ardhmen tonë”.

I përndershmi Damroth tha për gazetën katolike të Nj Jorkut, “Catholic New Yorker”, se “Nënë Tereza kishte të njëjtat mundime dhe çkurajime, si të gjithë ne, por ajo i përballoi të gjitha ato nepërmjet forcës së besimit të saj. Ajo ishte bashkuese! Ishte pjesë e të gjitha segmenteve të shoqërisë: të pasur, të varfër, të sëmurë e të shëndoshtë. Ajo gjëndej kudo që e donte nevoja. Në cilën do pjesë të botës, ajo gjëndej atje, për të gjithë.”

Emri i Shën Nënë Terezes ishte ndër tre emra që i ishin dërguar Kardinalit të Nju Jorkut për konsiderim, përfshirë Shën Papa Gjon Palin e II. Kardinali i Nju Jorkut e kishte lënë në dorë të vet famullitarit Damroth të përzgjidhte emrin për famullinë e re. Ai më në fund kishte vendosur që tani e tutje famullia e re do njihej me emrin Shën Nënë Tereza. I Përndershmi Damroth është shprehur për gazetën katolike të Nju Jorkut se zgjodhi emrin e Nënë Terezës pasi ajo njihet anë e mbanë botës dhe se kishte pasur rastin ta takonte disa herë gjatë vizitave të saja në Shtetet e Bashkuara, ku Nënë Tereza ka disa qëndra të murgeshave të saja. Prifti Damroth tha se kishte thënë meshë dy tre herë në prani të Nënë Terezës dhe se ishte bindur që atëherë se ai gjëndej, “në prani të një shënjtëreshe moderne të gjallë”.

“Është një nder i madh që pas aq shumë vitesh, të kemi mundësinë që ti dedikojmë dy kishat tona këtu në Njubërg, një gruaje religjioze e cila ka ndryshuar botën vetëm për mirë dhe e cila vazhdon edhe sot të influencojë pozitivisht mbarë botën”, është shprehur famullitari i Kishës Shën Nënë Tereza, duke theksuar se “Është e pabesueshme për mua që sot të kam rastin, mundësinë dhe privilegjin të nderojmë në këtë mënyrë, Nënë Terezën”.

Për shumë vite tani, motrat e Nënë Terezës kanë qëndrat e tyre në zonat më të varfëra të Nju Jorkut, në lagjën Harlem dhe në Bronks. Ishte pikërisht në Kuvendin e motrave të saja në Bronks më 1997 ku ajo u takua me Princeshën Diana. Ishte një takim i cili ende edhe sot ka mbetur në imagjinatën e të gjithë atyre që kanë qenë dëshmitarë të takimit të famshëm të “murgeshës me princeshën”. Vetëm disa muaj pas takimit të tyre në Bronks, ato ndërruan jetë të dyja mbrenda një jave.

Bronks, 1997

Imazhe të tilla ka shumë nga jeta, takimet dhe veprimtaria e Nënë Terezës, jo vetëm në Nju Jork, në Washington dhe në Shtetet e Bashkuara, por edhe anë e mbanë botës. Por, Nju Jorku dhe lagjet e tija Bronksi, Harlemi dhe Bruklini kishin një vend të posaçëm në zemrën e Nënë Terezës. Kishte qenë në moshën 86-vjeçare, e sëmur dhe vetëm pak muaj para se të ndërronte jetë, që Nënë Tereza kishte bërë një vizitë të papritur në lagjet Harlem dhe Bronks, për të vizituar murgeshat e saja.

Vizita të tilla kishte bërë shumë gjatë periudhës ç’prej fillimit të 1980-ave kur kishte marrë çelsin e qytetit të Nju Jorkut nga krye-bashkiaku i këtij metropoli në atë kohë, Z. Edward Koch. Dukej sikur Nënë Tereza kishte renë në dashuri me Nju Jorkun por edhe Nju Jorku kishte renë në dashuri me Nënë Terezën. Këtyre imaxheve dhe kujtimeve u është shtuar tani edhe një famulli që mban emrin e Shën Nën Terezes shqiptare, në një lagje të një njësie administrative kishtare në qytetin Njubërg të shtetit të Nju Jorkut, pranë lumit gjigant. Hudson.

Fituesja e Çmimit Nobel për Paqë, Nënë Tereza pranon Çelsin e Qytetit të Nju Jorkut nga Kryetari i Bashkisë së këtij qyteti, Edward Koch, në vitin 1981 — June 5, 1981. (PAUL BURNETT/ASSOCIATED)

SRI LANKA: MARTIRIZIMI I TË KRISHTERËVE NUK KA MBARUAR – Nga ANDREA RICCARDI, themelues i Bashkësisë së Shën Exhidit – Përktheu Eugjen Merlika

Në shumë Vënde të botës vdiset duke shkuar në kishë, Në Sri Lanka vriten edhe në ditën e Pashkëve, festa m’e rëndësishme. Atentate të ndryshme kanë goditur tri kisha të ishullit e tre hotele lluksi, ku buajnë turistët e huaj. Kuptimi politik I atentateve është ende për t’u zbërthyer. Mund të mendohet se është një shenjë për të huajtë dhe për një fe (krishterimi) që quhet e sjellur nga ata. Ose një veprim I thjeshtë për të prishur barazpeshat e Vendit.
Është goditur Vendi i bashkëjetesës shumëbesimëshe
Kisha e Shën’Andoit në Kolombo nuk është vetëm një faltore shumë e dashur për katolikët e mbarë ishullit: mjafton të shkohet çdo të martë për t’a parë plot e përplot. Ka besim në shtatoren e Shenjtit edhe nga ana e myslimanëve, induistëve dhe budistëve, në një vend që ruan kujtesën e një ngjarjeje mrekulluese. Kisha është një faltore kombëtare, por edhe një vënd i bashkëjetesës shumë besimëshme, tepër e vizituar në Kolombo. Historia e vonë e Sri Lankës është tepër e nderë. Në vitin 2009 qeveria fitoi betejën me “tigrat tamil”, veçanërisht të vendosur në Veriun e ishullit. Por problemet nuk mbaruan, sa që nga viti 2018 është në fuqi gjëndja e shtetrrethimit, edhe në sajë të atentateve të skajorëve budistë kundër myslimanëve.
Budistët janë shumica
Budistët përfaqësojnë shumicën e banorëve të ishullit, rreth 70 %, ndërsa induistët janë 12 % dhe myslimanët 9,7 %. Të krishterët, në pakicë, janë 1.500.000 besimtarë, në pjesën më të madhe katolikë. Përfaqësojnë një bashkësi të vlerësuar e të respektuar, edhe për veprat e saj edukative dhe shoqërore. Mbas atentateve kardinali Ranjit, personaliteti katolik më i njohur në vend u shpreh se”bëhet fjalë për një çast tepër tepër të trishtuar për të gjithë ne”. Jo vetëm katolikët janë viktima të atentateve, por e gjithë bashkëjetesa ndërmjet besimeve fetare të Vendit.
Kishat e krishtera janë kthyer në një shënjestër
Është një fakt që kishat e krishtera, në vitet e fundit janë kthyer në një objektiv, për atë që synon, nëpërmjet terrorizmit, të mbjellë përçarjen e të tërheqë vëmëndjen publike. Për të krishterët lutja në këta vende kulti, nuk është më një rit, por një veprim guximi, si n’Egjypt, Pakistan, Nigeri e gjetiu. Martirizimi nuk është më një fakt i shekujve të parë të krishterimit, por e vërteta e së tashmes të shumë të krishterëve.

“Corriere della Sera”, 22 prill 2019 E përktheu Eugjen Merlika

Mira Meksi, një shkrimtare erudite – Nga Prof. dr. ESHREF YMERI

 

Në veprën më të fundit “Hakmarrja e Kazanovës”, ku përfshihet novela me titullin në fjalë dhe 16 tregime, vepër kjo që u prezantua në panairin e librit të këtij viti, Mira Meksi i zbulon lexuesit vetëvetësinë (individualitetin) e Xhakomo Kazanovës, për të cilin Dostojevski (1821-1881) thotë:

“Individualiteti i Kazanovës është njëri nga më mbresëlënësit e kohës së vet”.

       Autorja, për herë parë në letërsinë shqipe, shpalos para lexuesit një figurë komplekse të shek. XVIII, si Xhakomo Kazanova (Giacomo Girolamo Casanova1725-1798), një aventurier italian ky, qejfli udhëtimesh dhe shkrimtar, autor i jetëshkrimit të hollësishëm me titull Histoire de ma vie” (Historia e jetës sime).

Mira Meksi është plotësisht e vetëdijshme se skalitja e një figure historike në një vepër artistike është një detyrë bukur e vështirë. Kjo për arsye se shkrimtarit, së pari, i duhet të sigurojë një informacion shterues për jetën e figurës në fjalë, jo vetëm brenda rrezes së jetës personale, por edhe brenda rrezes së ngjarjeve që shpalosen në mbarë shoqërinë ku heroi i veprës jeton. Së dyti, shkrimtarit i duhet të jetë tepër i vëmendshëm në respektimin “prerjes artistike” të veprës, për të mos i lejuar vetes të bjerë në historizëm.

Për arritjen e këtyre dy objektivave, shkrimtarit i duhet një përgatitje enciklopedike, i duhet erudicioni, aq i domosdoshëm ky për ta nxitur dhe për ta mbajtur të ndezur kërshërinë e lexuesit.

Erudicioni është thellësia, shkëlqimi dhe hapësira e dijeve që sigurohen si rezultat i arsimimit, i formimit intelektual përmes leximit sistematik të veprave nga burime letrare dhe joletrare. Fjala e latinishtes “erudire” do të thotë “nxjerr nga mosdija, pajis me dije”. Rrjedhimisht, një shkrimtar me përgatitje erudite ka aftësinë të bëjë vlerësime kritike mbi bazën e logjikës deduktive.

Erudicioni shpërfaqet ndjeshëm në krijimtarinë e Mira Meksit. Ai bie në sy në të gjitha veprat artistike që ajo ka botuar deri tani. Këtu po përmend vetëm romanet “Planeti i ngrirë”,  “E kuqja e demave”, “Porfida Ballo në Versajë (Versailles)”,“Frosina e Janinës”, “Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë”, pa u ndalur në përmbledhjet me tregime.

Tomas Karleil (Thomas Carlyle 1795-1881), shkrimtar, publicist, historian dhe filozof anglez me prejardhje skoceze, autor i veprës me titull “Heronjtë, nderimi i heronjve dhe heroikja në histori”, botuar në vitin 1856, ka lënë për brezat pasardhës një aforizëm me fare pak fjalë, por me një domethënie fort të thellë:

“Shkrimtari është një shërbestar i shenjtë”.

       Ai predikonte kultin romantik të heronjve, të këtyre personaliteteve të jashtëzakonshme, të cilët, me bëmat e tyre, kryejnë një mision hyjnor, duke e shtyrë njerëzimin përpara dhe duke u  ngritur mbi turmat e njerëzve me formim të mangët.

Domosdo që misioni hyjnor i heronjve të veprave artistike është reflektim i drejtpërdrejtë i misionit hyjnor të shkrimtarëve. Kuptohet vetvetiu që ky mision hyjnor nuk mund të kryhet pa një përgatitje enciklopedike. Erudicioni i Mira Meksit është me të vërtetë sa befasues, aq edhe frymëzues për brezat e rinj të letrave shqipe, por edhe tepër joshës për masën e gjerë të lexuesve. Prandaj, sa herë që një vepër e saj prezantohet në panairin e librit në vjeshtën e çdo viti, lexuesit i shikon në radhë, në pritje për të marrë një autograf nga autorja në ballinën e librit të sapoblerë.

Me magjinë a fjalës artistike, Mira Meksi ka arritur të plazmojë mjeshtërisht figurën e Kazanovës, i cili qe bërë aq i famshëm me morinë e aventurave dashurore, saqë emri i tij, nga i përveçëm, qe bërë i përgjithshëm dhe në ditët tona përdoret në kuptimin “femrajoshës” apo “femramashtrues”.

       Përmes punës kërkimore të dy heronjve kryesorë të novelës, profesorë të arkeologjisë dhe të historisë së lashtë, të cilët janë vënë në kërkim të veprës së Kazanovës “Manualle dell’amore, Mira Meksi hedh dritë mbi “odisenë” e jetës së Kazanovës.

Suksesi i jashtëzakonshëm që pati vepra “Historia e jetës sime”, e kushtëzuar nga moria e peripecive të jetës dhe e aventurave dashurore, e pati shndërruar figurën e Kazanovës në njërën prej legjendave të kulturës botërore. Stendali, Alfred de Myse, Delakrua dhe të tjerë ishin të entuziazmuar nga kujtimet e tij.

Kur bën fjalë për varganin e aventurave dashurore të Kazanovës, Mira Meksi shkruan:

“Ai është kryemjeshtri i artit të dashurisë, ku femra është perëndesha, kurse mashkulli skllav i  saj”.

       Por mes gjithë morisë së dashurive të aventurierit profesionist, autorja, tek e bën lexuesin ta mbajë frymën pezull, ndalet në dashurinë e Kazanovës për francezen e bukur Henriette, e cila, me kalimin e viteve, qe shndërruar në “pengun më të rëndë të zemrës së venecianit”.

Është e vërtetë që emri i Kazanovës lidhet me përfytyrimet për aventurat e tij dashurore, emër që vendoset në të njëjtën radhë me personazhe të tillë të botës artistike perëndimore, si Don Zhuani i mirënjohur, Lovelasi [personazh i romanit epistolar “Klarisa” të shkrimtarit anglez Samuel Riçardson (1689-1761), dhe Foblasi [heroi i romanit “Aventurat e kavalierit Foblas” (Le amours du chevalier de Faublas) të shkrimtarit francez Zhan-Batist Luve de Kuvre (Jean-Baptiste Louvet de Couvray 1760-1797]. Është e vërtetë që në kujtimet e Kazanovës, në të cilat ndihet aroma e filozofisë se lirisë së individit, nuk anashkalohet odiseja e bëmave të tij seksuale. Megjithatë, në novelën e Mira Meksit individualiteti konkret i Kazanovës kristalizohet në një mënyrë më komplekse dhe më interesante. Prandaj, në një sërë studimesh që i janë kushtuar figurës së tij, jo më kot janë  bërë përpjekje për ta paraqitur në një mënyrë më tërësore, si një aventurier me kulturë të gjerë dhe mendjemprehtë.

Kur mbaron së lexuari këtë vepër të fundit të Mira Meksit, në të cilën edhe tregimet janë njëri më joshës se tjetri, lexuesi i vëmendshëm dhe me kulturë filologjike rri e përsiat, duke arritur në përfundimin se vepra artistike e kësaj shkrimtareje të talentuar është mishërim i përgatitjes enciklopedike, i erudicionit dhe i kulturës së lartë gjuhësore, e cila është e pamundur pa zotërimin e universit të pasur të leksikut. Dhe Mira Meksi e zotëron në përsosmëri këtë univers. Ajo gërmon  në “xeherorët e pasur” të shqipes sonë hyjnore dhe, me një pasion të lakmueshëm, vjel dhe krijon fjalë plot aromë amtare, krijon kompozita fort të goditura, ca kapërthime të bukura fjalësh këto, të cilat të kujtojnë kapërthimin e magjishëm të artistëve në një skenë baleti.

Kur lexoj prozën artistike të Mira Meksit, më vijnë në kujtesë ca përcaktime mjeshtërore të shkrimtarit të shquar rus Konstantin Paustovski (1892-1968). Këto janë përcaktime që ai bën për shkrimtarin. Ai shkruan:

“Një shkrimtar që ka për zemër përsosmërinë e formave arkitekturore, në prozën e vet nuk e lejon një kompozim të ngarkuar dhe të plogët. Ai do të mundohet të arrijë përpjestimin e pjesëve të veprës dhe rreptësinë e gdhendjes së fjalëve. Ai do të shmangë morinë e zbukurimeve venitëse të prozës, të ashtuquajturin stil ornamental”.

Lexuesit kërshërimtarë të veprave të Mira Meksit i merr malli që atë ta shikojnë më shpesh në ekranet e televizioneve. Por ajo, siç e ka përcaktuar bukur fort njëri nga personalitetet e kulturës shqiptare, akademik Flori Bruqi, “mbyllet në “kullën e fildishtë” për të shkruar libra”. Por kur Mira Meksi zbret nga lartorja (piedestali) e “heshtjes” së saj dhe shfaqet para lexuesve në ekranet televizive, ata janë të bindur se ajo do t’u sjellë një tjetër surprizë të këndshme, një tjetër vepër artistike me joshë befasuese. Dhe kjo ndodh vetëm një herë në vit: në panairin vjeshtak të librit.

 

Tiranë, 25 dhjetor 2018