VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Pse sugjerimet shkencore të prof.dr. Zejnullah Gruda rreth kufirit Kosovë-Mali i Zi kalojnë në heshtje të Prishtinës…?! – Nga Skënder Karaçica

By | December 28, 2019

Komentet

Shqiptaro-Amerikani Niko Qafoku futet në listën e shkencëtarëve më eminentë të SHBA

Shqiptaro-Amerikani Niko Qafoku sapo ka marrë një gradë të re prestigjioze në PNNL, që është pararoja e kërkimit shkencor energjitik dhe mjedisor në SHBA dhe në botë, gradën Lab Fellow, që e fut atë në listën e shkencëtarëve më eminentë të SHBA.
Voal.ch e uron shkencëtarin shqiptaro-amerikan dhe ndërkohë për lexuesin e gjërë sjell një intervistë të tij marrë nga Zëri i Amerikës. Është e vitit 2010, pra e dhjetë viteve të shkuara, e megjithatë tregohet shumë mirë rruga e suksesit përmes punës e Niko Qafokut.

Zëri i Amerikës: Me shkencëtarin shqiptaro amerikan Niko Qafoku

Laboratori kombëtar Pacific Northwest, në Riçland të Shtetit Uashington është një prej qëndrave më të sofistikuara në botë në fushën e biologjisë molekulare. Laboratori është pjesë e Departamentit të Energjisë dhe nëpërmjet studimeve, eksperimente të shumta e zbulime, ky institucion shkencor ndihmon për nevojat e vendit në fushën e energjisë e të mjedisit. Prej disa vjetësh në këtë laborator punon shkencëtari shqiptaro amerikan, doktor Niko Qafoku, i cili është edhe redaktor shkencor i revistës së njohur të Shoqatës Amerikane mbi Shkencat e Tokës, një revistë e njohur shkencore cila del dy herë në muaj dhe shpërndahet në qëndrat më të rëndësishme shkencore në mbarë botën. Le të ndjekim në vazhdim, intervistën që kolegu ynë Astrit Lulushi i mori zotit Qafoku nëpërmjet telefonit.

Zëri i Amerikës: Doktor Qafoku, laboratori ku ju punoni, ështe një prej laboratorëve të Departamentit amerikan të Energjisë, dhe ndonese i krijuar relativisht më vonë, ka arritur të bëhet shumë i njohur në disa fusha të kerkimeve shkencore e madje të rendidet krahas laboratorëve të tjerë të njohur si për shembull ai në Los Alamos në fushën e fizikës bërthamore. Sigurisht po të kihet ketu parasysh edhe buxheti prej disa qindra milionë dollarësh, kjo tregon se ju dhe shkencetarë të tjere atje dicka bëni, çfarë konkretisht?

Dr. Qafoku: Laboratori ka aktualisht rreth 4000 punonjës. Aty kryhet kërkim teorik dhe i zbatuar shkencor në fushat e biologjisë molekulare dhe mikrobiologjike, mbrotjes së mjedisit, radiologjisë, kimisë analitike, informatikës dhe të teknologjisë. Laboratori u krijua në vitin 1965 mbi bazën e disa laboratorëve egzistues, të cilët ishin pjesë e projektit Manhatan, ku sic dihet u kryen eksperimentet e para të aplikuara në fushën e fizikës bërthamore, gjatë viteve të luftës së dytë botërore. Rezultatet cilësore të punës shkencore në këtë laborator kanë bërë që ai të fitojë një emër shumë të mirë në qarqet shkencore dhe akademike këtu ne Amerikë, por edhe në Botë.

Zëri i Amerikës: Mbrojtja e mjedisit është tashmë në vetëdijen e secilit. Këshilla e udhëzime praktike për mbrojtjen e tij ka plot. Shkencat molekulare japin një ndihmesë të madhe në këtë drejtim. Cilat janë disa nga rezultatet e kësaj ndihmese?

Dr. Qafoku: Eshtë e vërtetë që studimet në nivelin molekular japin informacion bazë pa të cilin nuk mund të kuptohen proceset tepër të ndërlikuara dhe të ndërthurura, me karakter fizik, kimik, mikrobiologjik, dhe hidrologjik, që ndodhin në mjediset e ndotura. Për vetë natyrën e tyre komplekse, këto procese mund të studjohen vetëm nga një grup shkencëtarësh të specializuar në fusha të ndryshme. Si pjestar i këtij grupi, unë merrem me studimin e lëvizjes se disa nga formave molekulare të uraniumit dhe të kromiumit, në shtresat e tokës dhe të nëntokës si dhe në ujërat nëntokësore. Për këto studime kërkohet eksperimentim në laborator si dhe përdorimi i teknikave moderne të mikroskopisë elektronike dhe sperktroskopisë. Kam arritur që rezultatet e studimeve të mija t’i botoj në revista cilësore me qarkullim botëror.

Zëri i Amerikës: Doktor Qafoku, ju keni perfunduar Institutin Bujqësor të Kamzës në Shqipëri, me planet për t’u bërë agronom. Sot ju punoni në një nga laboratorët më të sofistikuar në bote. Si ndodhi ky kapërcim? Apo ishte një evolim i juaj?

Dr. Qafoku: Unë erdha në Amerikë në vitin 1994 si Fulbright Scholar në Institutin Politeknik dhe Universitetin Shteteror të Virxhinias. Po atë vit u pranova në shkollën pasuniversitare të Universitetit të Xhorxhias. Mbarova aty studimet ne 1998 dhe fitova njëkohësht gradat shkencore Master në Matematikë të Aplikuar dhe Informatikë, dhe titullin PhD në kiminë e tokës dhe të mjedisit. Gjithashtu, bëra një specializim 3 vjecar post-doktorature, dhe vetëm pas kësaj mu afrua pozicioni i studiuesit në laboratorin ku punoj aktualisht.

Zëri i Amerikës: Revista e Shoqatës Amerikane të Shkencave të tokës u shpërndahet instituteve të njohura shkencore në mbarë botën. Ju merreni me redaktimin shkencor të punimeve dhe shkrimeve që botohen në këtë revistë. Ku e gjeni kohën?

Dr. Qafoku: Puna e redaktorit shkencor më tërheq jo vetëm për faktin që kjo revistë amerikane, por edhe ndërkombetare, renditet si më e mira në botë ndërmjet revistave të së njëjtës fushë. Artikujt që dërgohen për botim në këtë revistë janë vërtet cilësor dhe jo vetëm që mësoj shumë prej tyre, por është edhe kënaqësi për mua të miratoj botimin e tyre. Puna si redaktor shkencor më ka krijuar gjithashtu mundësinë që të njihem e bashkëpunoj me studiues të shumtë nga e gjithe bota. Pa dyshim ja vlen mundimi dhe koha që i dedikohet këtij aktiviteti.

Zëri i Amerikës: Doktor, nga sa thatë, duket se ju keni pasion të madh për shkencën dhe dëshira juaj sikur e mposht edhe lodhjen. Me këtë dua të them se ju redaktoni e administroni edhe një tjetër revistë, këtë herë ne internet, për t’u ardhur në ndihmë shkencëtarëve shqiptarë kudo në botë që të shkëmbejnë mendime, të krahasojnë studime e te bashkëpunojnë. Nuk është kjo pak si shumë, për një 40 vjecar familjar si ju, në një vend si Amerika e me një vendpune të zgjedhur si në laboratorin ku ju punoni?

Dr. Qafoku: Ju falenderoj për këtë pyetje. Eshtë vërtet kënaqësi e vecantë për mua që të kontribuoj me mundësite që kam për zhvillimin e shkencës shqiptare nëpërmjet botimit të revistës ANASH, e cila boton më të mirën e shkencës shqiptare pavarësisht se ku prodhohet ajo, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni apo Diasporë. Por jo vetem kaq. Rreth 5 vjet me parë u krijua në internet Forumi Alb-Shkenca që aktualisht ka rreth 1300 antarë, shumica e të cilëve jane studiues, studentë dhe intelektualë shqiptarë nga e gjithë bota. Me nismën edhe të disa kolegëve të tjerë, u krijua para disa muajsh Instituti Alb-Shkenca i cili aktualisht ka rreth 170 anëtarë. Instituti ka 8 seksione shkencore dhe, me sa di unë, është grupimi i parë i Diasporës shkencore shqiptare dhe i studiuesvet shqiptarë nën ombrellën e një institucioni të vetëm. Qëllimi kryesor i ngritjes së Institutit Alb-Shkenca është që të ndikojë në zhvillimin e shkencës shqiptare nëpërmjet nxitjes së bashkëpunimit mes studiuesve shqiptarë. Instituti do të organizojë takimin e dytë vjetor të tij në Prishtinë, më 15-16 gusht 2007. Interesi për këtë takim ka qenë vërtet i madh dhe pritet që gjatë këtij takimi të paraqiten rreth 150 punime shkencore. Ne jemi shume te interesuar qe te zgjerojme rradhet e Institutit Alb-Shkenca me studiues shqiptarë, dhe të gjithë të interesuarit mund të na shkruajnë pa hezitim në adresën elektronike alb-shkenca.org

Zëri i Amerikës: Doktor, ju në këtë rast, sic e thatë, keni krijuar një ombrellë për të gjithë shkencëtarët shqiptarë kudo në botë dhe me këtë nismë apo ambicje sikur ua keni kaluar apo u keni bërë një sfidë Institucioneve shkencore e akademike të themeluara prej kohësh si në Shqipëri e Kosovë. Si është pritur kjo nismë prej tyre dhe a ju kanë ofruar zyrtarisht ndonjë përkrahje apo bashkëpunim?

Doktor Qafoku: Kjo është një pyetje e vështirë për t’iu përgjigjur. Në fakt deri tani nuk kemi patur shumë përkrahje. Megjithatë ne po punojmë e po përpiqemi që në radhë të parë Instituti ynë të njihet në Shqipëri, Kosovë e kudo nëpër botë dhe mendoj se do të marrë pak kohë derisa ky institut të zerë vendin që i takon mes institucioneve të tjera shkencore e akademike. Por një gjë është e sigurt që koncepti i organizimit të Diasporës shkencore është një koncept i ri jo vetëm për Shqipërinë por edhe për vende të tjera dhe unë mendoj se Instituti Alb Shkenca po bën një punë të mirë në këtë drejtim.

Zëri i Amerikës: Ju faleminderit.

“Evropa&Amerika janë të përçara kur vjen fjala tek Kosova – Nëse ka rrugëzgjidhje, ajo kalon nga Uashingtoni”-Përgjigjet e Martin Vulaj, ish-Drejtori i KKSHA ndaj Ambasadorit Wisner & sygjerimet për suksesin e samitit evropian

Intervistoi: Rafaela Prifti

-Shkrimin tuaj të publikuar para pak kohe me titull “Rreziqet Përpara”, ju e hapni me fjalët: Kosovës po i kanoset një ciklon i vërtetë politik. A mund ta përshkruani këtë ciklon si e shikoni ju? A e kemi përjetuar diçka të tillë më parë në historinë tonë?
– Kushtet e këtij cikloni konsistojnë në tërheqjen e Shteteve të Bashkuara të acaruara nga mbarëvajtja e procesit dhe rrëshqitjen e Kosovës në duart e një Europe tradicionalisht pro serbe, këto të dyja të kombinuara me ngritjen e aktakuzave ndaj UÇK-së çka iu dhuron europianëve edhe një mbulesë morale. Europa e ka manifestuar tendencën pro serbe si në të kaluarën ashtu edhe në të tashmen. Tërheqja e amerikanëve nga njëra anë dhe arsyetimi me aktakuzat ndaj UÇK-së në anën tjetër, mund t’i shërbejnë europianëve si mbulesë për t’i mundësuar Serbisë hyrjen drejt Evropës dhe njëherit shansin për t’u arsyetuar përse po i pengojnë shqiptarët të ecin përpara. Në këtë rast ata e lënë Kosovën në një geto politike dhe i përdorin shqiptarët për të amortizuar influencën e Turqisë në Evropë. Unë nuk pretendoj se kjo do të ngjasë por në këto momente, shqiptarët duhet të jenë të vetëdijshëm dhe të përqiqen ta parandalojnë këtë variant që është realisht krejt i mundshëm. Për sa i takon rasteve të ngjashme në histori, mund të përmend konferencën e Berlinit kur Serbia, Mali i Zi dhe Greqia ngritën pretendime territoriale ndaj Shqipërisë, dhe pa pjesëmarrje të njëmendtë nga pala shqiptare, gjysma e trojeve u copëtuan. Sot aktakuzat kundër UÇK-së dhe luftërat e brendshme politike midis shqiptarëve e kanë dobësuar procesin negociator nga niveli ku duhej të ishte dhe kanë amplifikuar mundësinë që fati i Kosovës të vendoset nga Fuqitë e Mëdha pa pjesëmarrjen e plotë të shqiptarëve.

-Duke dhënë përshkrimin e ciklonit apo shtrëngatës, a keni synuar të jepni një sinjal alarmi të cilin nuk e kanë ndjerë sa duhet politikanët, apo diaspora? Apo të dyja këto bashkë?
– Po!  Kemi arritur në një pikë kritike, ku duhet të sigurojmë pjesëmarrjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara si edhe hartimin e një strategjie të njësuar kombëtare. Përndyshe rrezikojmë që çështja e Kosovës të lihet pas dore pafundësisht në rastin më të mirë ose të ketë pasoja të padëshirueshme në rastin më të keq.

-Pak ditë përpara takimit midis Ambasadorit Grenell dhe disa përfaqësuesve të komunitetit në fund të muajit qershor, ju ripublikuat një artikull shkruar nga ju për rolin e diasporës, i botuar për herë të parë në 2013. Aty shtuat një koment se duhet të jesh pjesëtar në proces që të arrish të ndikosh mbi procesin. Kur unë ju pyeta nëse diaspora duhet të jetë pjesëtare në bisedimet që do të mbaheshin në Uashington në fund të qershorit, ju thatë se “Deri tani nuk ka luajtur rol konstruktiv.” A jeni i këtij mendimi sot?
 
– Diaspora ka dhënë kontribut gjatë gjithë historisë por tradicionalisht ka mbajtur qëndrim konservativ ose ekstrem. Kështu ndodhi edhe para pak kohe me kritikën e ashpër ndaj procesit negociator dhe administratës. Shumë individë janë pozicionuar madje pa pasur asnjë komunikim me administratën dhe pa pasur njohuri për vetë procesin. Nuk mendoj se kjo ka sjell dobi. Megjithatë, dëshiroj që diaspora të jetë pjesëtare në proces qoftë edhe për ta kuptuar më mirë realitetin e procesit dhe prej andej t’ia transmetoj këtë mbarë diasporës sonë. Për këtë, diaspora do duhej të informohet më mirë dhe ta vendosë pozicionin e vet nisur nga ky informacion dhe jo nga paniku dhe manipulimet.

-A ka pasur reagime për shkrimin tuaj? Çfarë ju kanë thënë politikanët, aktivistët e bashkësisë?
– Reagimet kanë qenë pozitive dhe këndvështrimi im i paraqitur aty ështëvlerësuar. Kam biseduar me disa politikanë jashtë për ta përforcuar pikën kryesore. Koncepti ka fituar përkrahje por druaj se interesat partiake do vazhdojnë të dominojnë mbi ato kombëtare.

-Qeveria e Kosovës krijoi Këshillin e Ekspertëve muajin e kaluar për të cilin kriktikët thonë se është një shtesë tjetër burokratike. A e shihni se mund të angazhohet në proces? Për bisedimet Kosovë Serbi, një nga rekomandimet tuaja është krijimi i një Ekipi Unik Negociator? Si do të dukej ky ekip?
– Këshilli i Ekspertëve kryen funksione konsultuese dhe u krijua nga zyra e Kryeministrit për t’i dhënë mundësi të përftojë nga përvoja dhe ekspertiza në fusha të ndryshme. Ky organizëm nuk ka kompetenca vendim-marrje. Unë sugjerova krijimin e një ekipi negociator që përfaqëson partitë e mëdha shqiptare në parlament, ku secili përfaqësues është pjesëmarrës në vendim- marrje. Krijimi i këtij organizmi sjell stabilitet politik pa zgjerim të qeverisë. Në këtë moment maxhoranca qeveritare (61 nga 120 vota) është e brishtë dhe delikate ndaj presioneve. Pjesëmarrja e partive politike në ekipin negociator efektvisht e zgjeron qeverinë duke shangur makinacionet politike për ta rrëzuar atë, dekretimin e VV si fituese e zgjedhjeve të fundit për të krijuar qeverinë e re, pritjen për tu përmbushur afatin kohor sipas Kushtetutës dhe kalimi i kompetencave tek partia tjetër për të krijuar qeverinë. Shumë humbje kohe kur nuk kemi kohë për të humbur, Përfshirja e opozitës me të drejtë vendim-marrje në ekipin negociator krijon stabilitetin e nevojshëm politik për të çuar përpara dhe njëherit rrit besimin dhe kredibilitetin e procesit në sytë e popullit.

Ambasadori amerikan Frank Wisner, ish emisari i bisedimeve për statusin e Kosovës, e ka cilësuar situatën e krijuar si krizë politike dhe kushtetuese? Cili është komenti juaj?
– Mendoj se është krizë politike dhe jo konstitucionale. Deklarata shokuese nga ana e Prokurorit Special praktikisht e ka lënë anash Presidentin dhe më së paku është bërë pengesë për bisedimet. Megjithëse nuk janë paraqitur formalisht aktakuzat, nuk ka shumë gjasa që bashkësia ndërkombëtare të ulet në bisedime me Presidentin derisa çështja të qartësohet dhe ndërsa maxhoranca e qeverisë është shumë e pakët. E gjitha kjo krijon paqëndrueshmëri politike që duhet të tejkalohet për t’i hapur rrugën Kosovës të ecë përpara. Gjithsesi, nuk është krizë kushtetuese.

-Ambasadorët amerikanë Frank Wisner and Nicholas Burns kanë shprehur kundërshti për sa i takon mbajtjes së bisedimeve në Shtetet e Bashkuara duke argumentuar se kjo e thellon ndarjen midis Evropës dhe Amerikës. Si mendoni ju?

– Z. Wisner and Z. Burns janë diplomatë me shumë përvojë dhe besoj se e shikojnë këtë çështje nga një këndvështrim tradicional diplomatik. Faktet kane treguar se midis Evropës dhe Amerikës ekziston ndarje e thellë për procesin e paqes në Kosovë. Shpallja e Prokurorit Special (i cili e pranoi se synonte të ndikonte tek bisedimet) mund të shihet si manifestim i dallimeve mes tyre. E vërteta është se Evropa e ka pasur në dorë këtë çështje qysh nga mbarimi i luftës në 1999. Pas 8 viteve pa rezultat, ishte Amerika që doli përpara dhe e shpalli Kosovën të pavarur. Përsëri Evropa kryesonte në procesin e “dialogut” që nga viti 2011 pa arritur ecuri të dukshme. Edhe pasi Kosova i përmbushi të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, Evropa nuk e mbajti fjalën as për atë. Në mënyrë konsistente Evropa është treguar e pazonja kur vjen fjala te zgjidhja e çështjes së Kosovës dhe për ta mundësuar atë të ecë përpara drejt të ardhmes evropiane, Prandaj, pa e pasur Amerika rolin drejtues ky proces nuk shkon askund.

– Zoti Harry Bajraktari ka bërë thirrje për ta shpërndarë Gjykatën Speciale të Kosovës duke e quajtur humje kohe, burimesh dhe për ndërhyrje në procesin politik? Ç’mendim keni ju?
– Harry Bajraktari është aktivist, protagonist dhe investues në Kosovë. Aiështë një nga njerëzit më të rëndësishëm të bashkësisë sonë për çështjen e Kosovës dhe shumë të tjera. Thirrja e tij është shfaqje e acarimit memënyrën sesi e ka trajtuar bashkësia ndërkombëtare çështjen e Kosovës dhe reflektim i padrejtësisë së papranueshme me të cilën shihet dhe trajtohet Kosova. Mendo për një moment se kur të paraqiten aktakuzat nga Gjykata Speciale, numri i kosovarëve të akuzuar për krime lufte është shumë më i madh sesa i serbëve. Kjo është e paimagjinueshme dhe e paarsyetueshme!

Shqiptarët duhet të bëhen bashkë dhe të hartojnë një strategji kombëtare për këtë situatë dhe për të dalë prej saj. Evropa gjthmonë i ka favorizuar serbët ndërsa i ka parë shqiptarët me skepticizëm. Ne mund të gjendemi në një situatë ku europianët e kanë gjetur justifikimin për tu dhënë dorën serbëve dhe shqiptarët t’i lënë në një geto politike për t’i pasur si mburojë ndaj influences së Turqisë në Evropë. Prandaj mendoj se shqiptarët duhet t’i mbajnë parasysh të gjitha variantet e mundshme por mos të nguten. Shqiptarët duhet t’i kuptojnë mirë pasojat që mund të sjellë çdo hap që hedhin përpara se të marrin një vendim dhe mbi të gjitha, të mos e rrezikojnë marrëdhënien me Amerikën. Nëse ka një rrugëzgjidhje, ajo kalon nga Uashingtoni.

-Përfaqësuesit e Prishtinës dhe Beogradit do mbajnë takim të kryesuar nga Presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe Kancelarja gjermane Angela Merkel. Ambasadori Grenell ka publikuar këtë deklaratë: Jemi të kënaqur që Evropianët do organizojnë takim më 10 korrik për bisedime të mëtejshme me Kosovën dhe Serbinë. Çfarë prisni ju nga takimi zoti Vulaj?
– Fakti që takimi po mbahet në nivelin e Makronit dhe Markelit është diçka pozitive por historia e Evropës me Kosovën më bën të ndihem skeptik. Besoj se për të rikthyer besimin tek procesi dhe për të arritur sukses, duhen realizuar katër pika:
1. Miratimi i liberalizimit të vizave. Çështja e vizave nuk është e lidhur me dialogun por do jepte një sinjal të qartë se Evropa ka marrë drejtim serioz dhe të koordinuar.
2. Ndërrimi i synimit të dialogut nga “normalizimi i marrëdhënieve” në “njohje dypalëshe”. Kjo do harmonizonte pozitat e Evropës dhe Amerikës ashtu si paraqitet në dy letrat e Presidentit Trump drejtuar presidentëve të Kosovës dhe Serbisë. Me këtë sigurohet edhe mundësia që Kosova të arrijë shtetësinë e vet dhe të mund të integrohet në NATO dhe OKB dhe eventualisht në BE. Me formatin e tanishëm kjo nuk është e qartë. Në fakt, ka mundësi që formati aktual të mundësojë Serbinë që të plotësojë artikullin 35 të kërkesave të BE-së dhe t’i japë dorë Serbisë të ecë përpara dhe potencialisht ta lërë Kosovën aty ku është sot.
3. Evropa duhet të kërkojë nga 5 vendet anëtare të BE-së që nuk e njohin Kosovën që t’i japin siguri se ato do ta njohin ose, se, të paktën, do të abstenojnë nga procesi, që të mos bëhen pengesë siç kanë qenë deri me sot edhe për çështjen e vizave.
4. BE duhet të jap një program të qartë për bisedimet, ku paraqiten çfarë pritet nga takimet në momentin kur fillojnë që të shmangen sorrollatjet e panumërta që kanë ndodhur me proceset e kaluara evropiane.
Mendoj se të katër pikat janë shumë të realizueshme dhe do të siguronin jo vetëm besim tek procesi por edhe suksesin e tij. Pa u ndërmarre këto veprime, kam ndjenjën se do hyjmë edhe një herë në rrugë pa drejtim ku nuk ka as rezultate të qarta dhe as afate kohore.

Hashim jepe dorëheqjen – Kur njeriu niset në një rrugë, duhet me e ditë se rruga diku mbaron Nga Muharrem Maralusha

Kur njeriu niset në një rrugë, duhet me e ditë se rruga diku mbaron

Hashim Thaqi mbërrini në fund te rruges, e tash duhet me u largue me ndere.

Dhe duhet me dhane dorheqje si nje njeri i ndershem, ne qoftse ai vet mendon se eshtë i ndershem.

UÇK-ja do te permended sot e 100 vjet si nje ushtri çlirimtare dhe s’ka nevojë per Hashen me e permend çdo dite.

UÇK-ja kur nuk do te njolloset edhe pse Hasha e ka njollose vehten.

Edhe diçka – Hasha , me e pase ndigjue ‘HASJANIN’ para dy vitve – kjo gja kurrë nuk i kishte ndodhe atij.

Ndonjihere duhet me i ndigjue se çfarë keshilla Hasjanet te japin.

Perveç qe e furnizojne gadi gjithë Ballkanin me buke si furraxhij – Hasjanet ndonjihere dijne me i këshillue edhe Drenicaket se si me u sjelle me popullin.

Populli nuk done me ndigjue rrena nga politikanet, popullit duhet me ja dhane mundesine se si me i pru buke familjese ne sofer – e jo me kqyrë se si me u ba milioner ne nje kohe sa ma te shkurter.

Hashim – ne qoftse done me hy ne histori si nje politikan qe e respekton drejtesine edhe pse ju mendoni se keto akuza jane te padrejta – ju duhet me e mbrojte vehten para gjykates.

Mos harroni se ju personalisht e keni perkrahe ket gjykate.

DUHET ME DHANE DORHEQJE PREJ POZITES SE JUEJ SA MA SHPEJTE (E KJO SA MA SHPEJT ESHT SOT ME 7 APO ME 8 KORRIK MA SE VONI).

Deklarata për media e ish-luftëtarëve të Batalionit “Atlantiku” merr në mbrojtje Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin

“Ne ish-ushtarët e Batalionit “Atlantiku”, formacion i UÇK-së me shqiptaro-amerikanë që ju bashkangjitën luftës për çlirimin e Kosovës nga represioni, masakrimi dhe okupimi gati 100 vjeçar serb, përmes kësaj deklarate shprehim indinjatën më të thellë me luftën speciale të Zyrës së Prokurorit të Specializuar kundër UÇK-së, Presidentit Hashim Thaçi, Kryetarit të PDK-së Kadri Veseli dhe direkt kundër shtetit të Kosovës.

Në SHBA veprimi i paprecedent i një prokurororie të vendosë nën presion palën që planifikon ta akuzojë duke sulmuar publikisht të akuzuarit potencialë pa u konfirmuar aktakuza nga Gjykata paraqet një shkelje të rëndë të drejtësisë dhe Gjykata mund të dënojë prokurorët e saj me masa drastike si mbyllja e rastit e deri te masat ndëshkuese profesionale të prokurorëve të tillë.

Në Kosovë agresori ka qenë Serbia. Serbia ka qenë ajo që ka okupuar territorin e Kosovës dhe ka kryer krime të tmerrshme: duke vrarë mbi 1000 fëmijë shqiptarë; duke djegur me qindra kufoma shqiptarësh, pleq e plaka, të ekzekutuar në gjakftohtësi, në total mbi 12 000 shqiptarë të vrarë; duke dhunuar mijëra gra dhe vajza shqiptare; duke djegur, plaçkitur dhe shkaktuar dëme materiale mbi 50 miliardë euro për popullin e Kosovës dhe duke dëbuar rreth 1 milion shqiptarë nga toka dhe shtëpitë e tyre. Këto krime kundër njerëzimit kanë detyruar UÇK-në të kapë armët në dorë për të mbrojtur dhe çliruar Kosovën dhe kanë detyruar Amerikën, NATO-n dhe mbi 20 shtete demokratike të botës t’i bashkangjiten UÇK-së si aleatë duke bombarduar Serbinë millosheviqiane deri në gjunjëzim dhe dorëzim.

Bashkëluftëtarët tonë– Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe kushdo që targetohet me qëllime tjera nga drejtësia, tashmë po shihet qartë, nga kjo Gjykatë Politike Speciale, kanë bërë luftë mbrojtëse dhe kanë qenë aleatë të botës euro-atlantike dhe NATO-s. Si NATO, edhe ne kemi bërë luftë çlirimtare nga millosheviqizmi dhe kundër bandave dhe ushtrisë serbe.

Ne, ish-ushtarët e Batalionit “Atlantiku”, veprimin skandaloz të Prokurorisë Speciale në Hagë për tentim linçimi kundër Thaçit dhe Veselit, pa e lënë Gjykatën të jetë instanca neutrale të marrë vendim për pranimin apo mospranimin e rastit, e shohim si delegjitimim të Gjykatës Speciale. Kjo Prokurori me tentimin e saj për linçim politik dhe, me praragjykimin e saj, edhe për linçim juridik të Thaçit dhe Veselit në opinionin publik, ka humbur besimin në profesionalitetin e saj minimal dhe bazën juridike të rastit.

Ne jemi të bindur tashmë që Gjykata Speciale është nën influencën e armiqve të Kosovës. Ne kategorikisht refuzojmë linçimet dhe tentim-barazimin e agresorit me mbrojtësin. Jemi krenar për luftën fisnike dhe sakrificat e popullit shqiptar në Kosovë dhe të bashkëluftëutarëve të UÇK-së.

Shoqata “Atlantiku”, ish luftëtarët e Batalionit “Atlantiku”, SHBA

29 qershor, 2020 Nju Jork, SHBA”

RRUGA E MUNDIMSHME PER NE HOLLYWOOD – Intervistë me regjsorin shqiptar Fatmir Doga – Nga Carrie Hooper, (publiciste, shkrimtare).

Ngaqë e dua shumë  Shqiperinë, sa pas Amerikës e quaj atdheun tim të dytë, kurreshtja me shtyn që të lexoj jo vetem libra në gjuhën shqipe, që e kam mësuar me shumë deshirë, por të lundroj edhe në internet, për të ditur edhe më shumë për këtë vend të vogël në Gadishullin  Ballkanik në  jug të  Evropës. Aty njhem  edhe  me inteketualë shqiptarë, që pas rrezimit  te diktatuers  40-vjecare komuniste me 1992, jane përhapur nëpër botë, madje dhe në Amerikë. Disa prej tyre kanë arritur deri në portat e Holiwoodit, ‘i kanë hapur ato’ dhe ndodhen  prej vitesh brenda tyre. Ata jane aktorë, kompozitorë madje dhe regjisorë. Një i tille është edhe Fatmir Doga. Fatmiri ka realizur deri me sot disa filma, në të cilët  marrin pjesë aktorë me famë botërore, si Christoher McDonald, Siena Guilory, Stacy Keach, etj.

Nga qyteti Almira në shtetin e Neë York-ut, ku jetoj, u lidha me telefon me Fatmir Dogën në Los Anxheles dhe nga biseda e përzemërt  telefonike me të, bëra këtë interviste, në të cilën pershkruhet shkurtimisht rruga e tij, për të arritur në Hollywood.

Fatmir, faleminderit për kohën që më  kushton. Edhe pse periudhë pandemie degjuam që ti je në një moment shumë i ngarkuar me projektet qe po përgatit te filmosh nga dita në ditë.

Kënaqësia është imja. Faleminderit shumë  Carrie, që i kushtoni kohë dhe vemendje Shqipërisë dhe shqiptarëve kudo që janë dhe që e quan atë atdheun tënd të dytë.

Ti ke lindur dhe je rritur ne Bulqizë,  qytet i vogël minatorësh, i varfër në periudhën e diktaturës komuniste, i varfër edhe sot në periudhën e gjatë tranzitore dhe ende jo plotësisht demokratike. Kur të lindi dëshira të futeshe në labirinthet e artit kinematografik?

Po, jam lindur e rritur  në një fshat shumë të bukura të  Dibrës, ne veri-lindje të   Shqipërise, që quhet Fushë Bulqizë. Aty filloi edhe karriera ime artistike. Në fillim, në shkollën fillore – 8 vjeçare si këngëtar, pastaj në shkollën e mesme në qytetin e Bulqizës, si aktor. Edhepse  një province e varfër e Shqipërise së asaj kohe, jeta artistike atje ishte shumë aktive. Bënim prova çdo ditë të vitit, sepse merrnim pjesë në festivale e koncerte në çdo cep të Shqipërisë ku me modesti mund te them se edhe pata fituar shumë festivale të asaj kohe. Pasi mbarova shkollën e mesme, konkurova për në Akademinë e Arteve, dega dramaturgji, ku edhe fitova.

Kam dëgjuar nga miqtë e mi në Shqipëri se konkurset për pranimin në Akademinë e Arteve të Shqipërisë kanë qenë shumë të vështira. Mbase edhe më të vështirat në Evropën Lindore.

Të fitoje konkursin e Dramaturgjisë në ato kohë, ishte si te fitosh sot në këto konkurset si “America Got Talent” etj. Përfitoj nga rasti të them se fitorja e atij konkursi u kushtohet disa personave shumë të veçantë  në jeten time, si Luba Shahini, Agim Demiri, Hajri Mandri dhe  profesorit tim Timo Flloko, ‘one for the best albanian actor’, i cili besoi tek une  dhe me përgatiti për të ‘tmerrshin’  konkurs dramaturgjie.

Si shumë të rinj shqiptarë, pas rrëzimit të regjimit komunist, le Shqipërinë dhe vajte në Itali. A mendove se duke ikur nga Shqipëria dhe duke u bërë emigrant në një vend të huaj, humbe shpresën per t’u bërë kineast?

Të rritesh në një diktature, është e tmerrshme. Çfarëdo lloj dikature të jetë ajo. Isha andoleshent dhe shikoja filma amerikanë qe vinin nga valet e kanaleve të televizioneve të ish-Jugosllavisë. Një veprim i tillë të kushtonte edhe vite  burgu në komunizmin e çmendur shqiptar. Por jeta lulëzon edhe ne akullnaja dhe ne skutat e errëta në thellesi te oqeaneve. Pra, shikoja filmat dhe çuditërisht kisha një parandjenjë të habitshme se një ditë do të shkoja në Hollywood dhe do të futesha  brenda atyre studiove ku bëheshin filmat. Ne 1992 ika nga Shqipëria në Itali me një qëllim të vetëm dhe te pakthyeshëm: T’ia kushtoja jetën  karrierës artistike. Dhe atë bëra. Në atë fillim të viteve 90-të të shekullit të kaluar, italianët u treguan bujarë me ne, emigrantët . Por ligjet nuk ishin në favorin tonë. Fitova kinoprovën për filmin “Life is Beautiful” të Roberto Benigni-t  dhe kur shkova ne sheshin e xhirimit, më thanë se nuk mund të merrja pjesë në film , sepse me mungonte një dokument. Ndonëse  ne Itali kisha  dokumente te rregullta dhe kisha leje pune, asaj kohe duhej te kishe një leje  extra, per të punuar në entertainment. Aty e kuptova që për mua nuk kishte karrierë artistike  në Itali.

Le më vonë Italinë, për të arritur në Kanada.  Gjithnjë me dëshirën e hershne që të mos mbeteshe jashtë botës së filmit?

Po, vajta në Kanada dhe aty kam kaluar pjesën më të madhe të jetës sime.  Kanadezët janë  popull i mrekullueshem. Ata më hapen dyert dhe më bënë qytetar të tyre. Kam mësuar shumë nga Kanadaja dhe i jam shumë mirënjohes. Gjithashtu aty filloi dhe lulëzoi edhe karriera ime kinematografike.

A është e vërtetë se ke hapur gazetën dhe radion e parë shqiptare në Kanada?

Po. Në vitin 1998, sapo arrita ne Kanada, pashë qe komuniteti shqipar nuk kishte asnjë  mënyrë  si të informohej me lajme nga vendlindja. Kështu  edhe me ndihmen e disa financuesve shqiptarë hapa gazetën ‘Albanian Time’, me tirazh  2000 kopie. Ishin kohë të vështira atëherë. S’kishte media ne internet si sot dhe Shqipëria ishte në një rremujë te madhe politike. Në Kosovë ishte gati të fillonte lufta. Kjo vazhdoi deri më 2008. Pastaj hapa edhe Radion ‘ILIRIA’, ku isha folës dhe drejtor artistik i saj. Ishte nje përvojë e re per mua dhe padyshim dhe kujtim shumë  i bukur i jetës sime  në Kanada.Gjithashtu aty filloi dhe lulezoi edhe karriera ime kinematografike.

Shumica e  adhuruesve të ekranit   ëndërrojnë ta shohin veten në Hollywood më shumë si  aktorë, se sa si regjisore, sepse, mendoj,  rruga për t’u bërë regjisor  është më e vështirë?

Nuk mendoj se ka profesione të lehta dhe te vështira. E rëndësishme në jetë është që të  besosh në vetvete  dhe të bësh atë për të cilën ke talent. Përndryshe, çfarëdo që të bësh dhe kudo që të ndodhesh, do të jete e vështirë për ty.

Cili është filmi yt i parë dhe si u prit nga kritika?

Eh, filmi im i parë… Do të më duhej  të flisja shumë për filmin tim të parë… Por me pak fjalë, filmi im i parë i kushtohet një familjeje emigrante, konkretisht një familjeje shqiptare, që ikën nga Shqipëria paskomuniste dhe emigron ne Kanada. Një tragjedi e vërtetë në shumë aspekte. Filmi titullohet  “IN BETWEEN”.  Dëgjoni, emigracioni është emigracion. Pavarësisht se për çfar motivesh  e le vendlindjen, në momentin që ti ikën nga vendi yt, ti behesh “aktor” i një filmi dramatik, ku në shumicën e rasteve ky “film” fundin e ka tragjik. Fatkeqëshisht shqiptarët e mi të dashur i “luajne” edhe sot e kësaj dite këto role tragjike. Vendi boshatiset çdo ditë dhe ky fakt më pikëllon në shpirt.

Per sa i takon filmit mund të them pa frikë se ai pati  sukses të vertetë.  Kritika kanadeze ishte shumë miqësore me mua si shkrimtar dhe regjizor i filmit. Kur i kujtoj ato ditë, me mbushen sytë me lot… Edhe mediat në Shqipëri i kushtuan shumë vemendje filmit, ku  luante ‘ikona’ e kinematografisë shqiptare, Timo Flloko, dhe muzika e fimit ishte nga kompozuar nga një prej gjigandeve të muzikës  shqiptare, Limoz Dizdari, dhe orkestruar nga Orkesta e Radio Televizionit Shqiptar. Ky film gjithashtu fitoi ne Festivalin e  Filmit në Romë, kurse ne Festivalin  e Venezia fitoi çmim e publikut si “filmi i pare si regjizor”.  U vlerësua gjithashtu edhe në  shume festivale të tjera.

Në filmat që ke drejtuar, luajnë aktorë shumë të njohur, si Christopeh McDonald, Siena Guillory, Stacy Ketch, Michael Madson Rachel Hunter etj. Ndër ta eshte edhe aktorja shqiptare Masiela Lusha,  e njohur në shumë filma amerikanë.  Këta aktorë mendon se i ka tërhequr tematika e skenarëve të tu që kanë pranuar të marrin pjese në filma,  apo kanë pasur besim tek ti si regjizor?

Pjesëmarrja e aktorëve të famshëm në një film, është shumë komplekse. Futen në lojë shumë faktorë, deri sa të arrish  te pjesëmarria e tyre në një film; por ajo  më kryesorja është besimi te regjizori. Regjizori është ai që do ta bëjë filmin të mirë ose të keq. Prandaj, të gjithë yjet e kinemasë, siç përmende dhe ti, kërkojnë takim me regjizorin e filmit, para se të nënshkruajnë  kontratën me producentët. Kjo ka ndodhur edhe në rastin tim. Jam krenar të them se krahas aktoreve  të njohur amerikanë që u përmendën më sipër, në filmat e mi  kanë marrë pjesë aktorë shqiptarë si Timo Flloko, Masiela Lusha, krenaria shqiptare ne Hollywood, miku im Herion Mustafaraj etj. Kam bashkëpunuar edhe me një tjetër talent, për të cilin jo ende nuk  degjohet shumë në media. Ky është kompozitori i filmave, Aldo Shllaku nga Shqipëria.

A mendon se një ditë Hollywoodi mund të relaizojë një film me temë shqiptare, duke ditur se populli juaj ka histori të lavdishme në lufteë kundër pushtuesve dhe histori tragjike gjatë diktaturës  komuniste, me burgje dhe kampe përqendrimi?

Hollywood-i është si një kompani mega-gjigande dhe nuk merret me tema historiko-politike të një vendi  ose  të një vendi tjeter. Realizimi e filmave eshte thjesht biznes.  Nëse një studio filmike mendon se një skenar do të sjellë fitime po të behet film, e financon menjëherë , pa e vrarë mendjen se tema është shqiptare, italiane apo japoneze.

The tani pyetja më interesante dhe shpresoj qe të na japësh ndonjë lajm exclusiv në lidhje me projektin qe po punon në këtë moment.

Po të mos kishte ndodhur  pandemia, tani do të isha në sheshin e  xhirimit. Kam nënshkruar  një kontratë me kompaninë BACKYARD FILMS, për të bërë regjinë e një filmi të mrekullueshem që do të distribuohet nga LIONSGATE. Filmi quhet “A horse with no name” (Western, Action, Thriller) dhe jam i dashuruar me atë skenar të shkruar nga Ron Althoff. Kemi dy aktorë shumë të famshëm për rolet kryesore.

A mund të na thoni se si quhen?

Po. Andy Garcia dhe Thomas Jane. Jemi ne negociata edhe me dy aktore te tjere qe se shpejti do konfirmohen. Filmimet do të bëhen  këtu në Kaliforni. Por janë shtyrë për në tetor, kuptohet,  me shpresën që pandemia të mos përkeqësohet. Kam nëmshkruar për të bërë regjinë edhe të dy filmave të tjerë me kompanine AVAIL ENTERTAIMENT. Konkretisht per filmin “Duplicate Machine” (Action, Adventure, Comedy) të skenaristit Frank Mora, gjithashtu dhe për një skenar timin, që titullohet  “THE WEIGHT OF LIFE”, një dramë thriller, që është skenari im i zemres. Të tre këta me të cilët do të jem i zënë deri në vitin 2023, filma realizohen  për LIONSGATE.

Fatmir ky është një lajm shumë i mirë dhe gëzohem shumë për ty. Po, si arrite të nënshkruash  për 3 filma njeri pas tjetrit?

Në fakt nuk është një gjë e zakonshme  që ndodh çdo ditë në biznesin e filmave. Siç përmenda më sipër, kam kaluar shume vite pune ne Kanada dhe kam njohur  shumë investitorë  filmash, që kanë parë punet e mia të meparshme, i kanë pëlqyer dhe më kanë kërkuar që projektet   e  mia të ardhshme si regjisor të m’i financojnë ata, dhe në çdo film të ketë nje ose më shumë aktorë të njohur.

Ke ndonjë gjë tjetër  për të shtuar??

 

Edhe nje herë të falenderoj për interesimin dhe përkushtimin tëd  ndaj Shqipërise dhe shqiptarëve. Nëse këtë interviste do ta botosh ne mediat shqiptare, dua të shtoj këto radhë: Nuk jam pro shkrimeve dhe lavdërimeve nëpër gazeta, sidomos kur thuhet se ky ose  ai ka pushtuar Hollywoodin ose tjetër gjigand amerikan,  dhe do të doja  qe kjo intervistë të mos keqinterpretohej si e tillë. Mjaft me mendjemadhësinë e një pjese të shqiptarëve  që jetojnë jasht atdheut dhe quajnë veten ‘specialë’ dhe ata  që jetojnë në Shqipëri, të rëndomtë.

Dimri i përgjakur në Drenicë (Aksioni për grumbullimin e armëve, koha e Rankoviçit) – Nga Skënder Karaçica

Shqiptarëve në Kosovë ua morëm armët,por ua dhamë topin!Kështu flsinin nëpër trotuarët e Beogradit,serbët paksa që dinin ,,politikën,,që ua mësonte kisha ortodokse anti Zot,anti Njeri,që,nuk i përkisnin ,,racës,,jo serbe (dhe shqiptarët)!

Ua morëm armët!Ua morëm…tashti jemi më të qetë!Por,ua dhamë shkollën në gjuhën(shqipe),klithën me sa zë që kishin serbët në Beograd(!).

Ua morëm armët,ua dhamë topin…!

*

Këto ishin disa fragmente të kohës së dimrit të përgjakur në Drenicë.Në shpalimet historike të dimrit të ftohtë(1956),që edhe lisat në male qaheshin në dysh,po nisim rrëfimin për rrahjen deri në vdekje të tre burrave të katundit Sankofc të Drenicës.

*

Në shkollën e katundit,i kishin thirrë tërë fshtarët e Sankofcit.Thirrje ishte e shkurtë:Sillni armët ose dajaku i vdekjes,-thoshin hyzmetqarët (disa)shqipfolës të pushtetit dhe në uniformën me shenjën e vdekjes(policia serbe)!

*

Kush është Qazim Bajram Rama,Sulejman Ajazi dhe Avdyl Dan Karaçica…?-pyetën disaherë ata të pushtetit dhe me uniformën e vdekjes…

Unë jam…Unë jam…Qazimi,Sulejmani dhe Avdyli…-u thanë atyre që prisnin në një kënd të shkollës me mjetin e fortë të dhunës (gërbaq e stupca drunjsh me ngjyrën e gjakut).

*

Jo nuk kemi pushkë!Thanë tre burrat e Sankofcit.Ku i keni armët,e dimë që keni armë,po i ruani për ditën që po e prisni…-u thanë shkurt ata me uniformën e vdekjes…!Jo nuk kemi armë,u dëgjua edhe njëherë zëri i mbytur në terrin e zi të korridorit të shkollës…!

Dhe,nis dhuna e vdekjes…-na thoshte xha Zenel Vogla ,që në shenjë respekti kështu e thërrsnim në fshat.Tre ditë e tre netë,në shkollën e katundit Sankofc,tre burrat luftonin me dhunën dhe me orët e vdekjes.

Plisat u bën të kuq me gjakun e trupit…!

*

Pas tre ditëve dhe tre netëve të përgjakura,Avdyl Dan Karaçica e lëshojnë që të shkoj në shtëpi.Krejt i ulur në gjak dhe plisi i tij kishte marrë ngjyrën e vdekjes…!Krejt këtë ngjarje si ,,dëshmitar,,ishte pamja e dimrit të vetmisë në majat e Galeshit!

Në shtëpinë e varfër Dyl Dani,që i thonin shkurt me këtë emër,pas një kohe vdes i ri dhe iu mbyll dera e shtëpisë…!

*

Për vdekjen e Dyl Danit,shkolla dhe mësuesit e fshatit,më ka rrëfyer profesor Mehmet Shala,e kemi mbyllur shkollën dhe i lëshuam nxënësit në shtëpi dhe shkuam të varrosim Dylin e Danit,njeriun e respektuar të katundit tonë.

Dimri i vetmisë!Dimri i pushkëve të vdekjes në Sankofc!

Çikago,qershor të motit 2020

Daniel B. Shure me miqtë e tij shqiptarë në Çikago – Nga Skënder Karaçica

 

Daniel B. Shure është këshilltar i lartë në Odën Ekonomike Izrael-Amerikë në Çikago. Është një nga veprimtarët e dalluar të Lobit Hebrej në Amerikë, që pëkushtimin e tij kombëtar ia kushton  për kombin hebrejë dhe shtetit të Izraelit dhe për Amerikën. Tash sa vjet,Dan Shure është bërë mik i respektuar për shqiptaro-amerikanë dhe për shoqatat(SHSHA-SHGSHA-së si dhe KSHA ).

 

Sa herë që çështja shqiptare në Kosovë,Shqipëri dhe në hapësirën etnike në Maqedoninë e Veriut,Mal të Zi,Preshevë,Bujanoc dhe Medevegjë bëhët çështje politike në atdhe në qarqet diplomatike në Evropë  dhe SHBA,ndonëse dihet tashmë se çështja shqiptare ende nuk është zgjidhur drejtë në hapësirën etnike në Ballkan,miku i shqiptarëve dhe hebrej Daniel Shure gjenë kohë për të takuar miqtë e tij shqiptarë në Çikago për të bashkëbiseduar dhe për të marrë informatën e duhur se çfarë po (ndodhë)në hapësirën e miqësisë me popullin shqiptar.

Po në takimin e mbremshëm në Çikago,miku i shqiptarëve Daniel Shure u takua me përfaqësuesit e SHSHA-së(Mahmut Skenderi dhe Skënder Karaçica),me profesorin e Katedrës Albanlogjike Prof.Gazmend Kapllani dhe me të riun nga Kosova,biznismenin Asdren Karaçica që temë e takimit ishin një varg çështjes aktuale shqiptare dhe çështja e Kosovës,në relacionet e bisedimeve Kosovë-Serbi për njohje të ndërsjellë si dy shtete sovrane,aktualiteti i Gjykatës Speciale për Kosovën në Hagë si dhe një varg çështjesh tjera,ku,siç thoshte Daniel Shure,mund të hapim edhe shumë kapituj të bashkëpunimit në mes të dy popujve miq shqiptaro-hebrejë.

Disaherë në këto takime,SHSHA ka insistuar që Lobi Hebrej dhe Oda Ekonomike Izrael-Amerikë në rastin më të volitshëm të kërkojë nga shteti i Izraelit dhe qeveria e Natanjahut në Tel Aviv të nisë procedurën diplomatike dhe institucionale (shtetërore)për njohjen e pavarësisë së shtetit sovran dhe demokratik të Kosovës,që do të hapte një faqe të re të historisë në mes të dy popujve dhe koha e kujtesës,kur populli shqiptar Kosovë-Shqipëri,pranoi dhe shpëtoi hebrejtë në cakun e shfarosjes nga fallangat e Nazi-fashizimit të çizmës së sezë të Hitlerit,kur edhe vetë populli shqiptar ishte po në këtë rrezik nga fashizimi në Ballkan.

Në bisedën e mbrëmshme në Çikago,Daniel Shure,e mori në konsideratë propozimin e SHSHA-së që të bisedohet më bordin e Muzeut Holokaust në Skokie,që në nderim të popullit shqiptar për orën e historisë së shpetimit nga Nazi-Fashizmi të popullit hebrejë në këtë muze të kujtesës historike  të vëhet Pllaka Përkujtimore me mbishkrimin :Prania dhe shpetimi i hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore(1940-1945)Kosovë-Shqipëri.

Kështu në Çikago,Daniel Shure bashkëbisedon me miqtë e tij shqiptarë për rrjedhat e jetës dhe në dritën e bashkëpunimit në mes të dy popujve shqiptaro-hebrejë,kujetsa historike dhe synimet për të ndihmuar çështjen shqiptare në udhëkryqet ballkanike.

Skënder Karaçica

Aktivistë shqiptaro-amerikanë mbi një takim të ardhshëm në Shtëpinë e Bardhë

Ardita Dunellari

Pas anulimit të takimit të planifikuar për 27 qershor mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, administrata e Presidentit Trump është shprehur e gatshme për të pritur palët në një takim të ri në të ardhmen e afërt. Njoftimi është mirëpritur nga disa aktivistë të komunitetit shqiptaro-amerikan, ndërkohë që figura të tjera të komunitetit mendojnë se Kosova nuk është e përgatitur për momentin për bisedime produktive dhe në interes të saj. Kolegia Ardita Dunellari na sjell mendimet e këtyre aktivistëve.

Shtëpia e Bardhë ka hapur dritën e gjelbër për të pritur delegacionet e Kosovës dhe Serbisë në një takim të ri, pas dështimit të planeve për bisedimet e 27 qershorit. Në bisedimet e javës së kaluar me Ambasadorin Grenell, aktivistë shqiptaro-amerikanë thonë se ai e bëri të qartë që kjo mundësi nuk duhet shpërdoruar.

E shprehu një lloj frustrimi. Kishte një drojë që Amerika si shtet mundet të frustrohet me procesin; se atij mund t’i japin detyra të tjera duke konstatuar që palët nuk janë gati për marrëveshje. Pasi e bëmë takimin me grupin të nesërmen ai kishte takimin me presidentin Trump ku ai i ka kërkuar dhe presidenti ia ka dhënë dritën jeshile që të vazhdojë me procesin, si një shans të fundit, mund të them,” thotë Martin Vulaj, ish-drejtor i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan.

Fokusi i takimit, si edhe më parë, mbetet tek temat ekonomike, por zoti Vulaj beson se këto bisedime krijojnë një energji të re që ai e sheh si një hap drejt një zgjidhjeje politike.

Kryetari i Shoqatës Panshqiptare Vatra, Elmi Berisha beson se bisedimet e panumërta me ndërmjetësimin e evropianëve e kanë bërë të qartë se Shtetet e Bashkuara mbeten faktori i vetëm për të garantuar një zgjidhje në favor të Kosovës.

Realizimi komplet dhe njohja e ndërsjelltë mes Kosovës dhe Serbisë nuk bëhet nga Evropa, as sot, as nesër dhe mëtutje. Unë mendoj që në mënyrë përfundimtare çështja e Kosovës dhe Serbisë kryhet vetëm nëpërmes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ne duhet të kërkojmë fuqishëm që mos ta neglizhojmë”, thotë zoti Berisha.

Kosova gjendet në një moment kritik, në pikëpamjet e shumë analistëve. Zoti Vulaj thotë se akt-paditë që po i paraqiten Gjykatës Speciale rrezikojnë të njollosin jo vetëm luftën e Kosovës, por mbarë çështjen shqiptare:

Nëse 11 krerë të UCK-së janë të akuzuar, tërë bota ka për ta pare sikur UCK-ja është e akuzuar dhe nëse UCK-ja është e akuzuar, Kosova është e akuzuar dhe rrjedhimisht edhe shqiptarizmi është i akuzuar. Krijohet një baraspeshim mes agresorit dhe viktimës… Në atë rast, pa mbështetjen e Amerikës, në duart e Evropës, unë shoh gjëra të errëta jo vetëm për Kosovën, por edhe për kombin tonë”, thotë zoti Vulaj.

Aktivisti Richard Lukaj ndan të njëjtin shqetësim me zotin Vulaj. Ai sheh në akt-akuzat e fundit një kurorëzim të përpjekjeve të Serbisë për ta etiketuar Kosovën si “shtet i dështuar” dhe për të penguar një zgjidhje të statusit përfundimtar. Ky realitet, thotë zoti Lukaj, ndërlikohet edhe më tej nga situata e rënduar politike në vend.

Mos të kishte qenë një realitet politikisht që populli i Kosovës sot nuk është i kënaqur me realitetin e politikës në Kosovë, sot do të kishte pasur demonstrata në Prishtinë kundër këtyre veprimeve. Por prej këtij niveli kaq të thellë të pakënaqësisë gjendemi në një gjendje kur njerëzit janë duke pranuar diçka që të gjithë e dimë se nuk është e mirë për ne”, thotë zoti Lukaj.

Aktivisti e mirëpret interesimin e Shteteve të Bashkuara në zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Por ai shprehet se përgatitjet për takimin ngrenë shumë pikëpyetje dhe dilema.

Dikush duhet të dalë me transparencë para se të bëhen mbledhjet dhe të thotë: Këto janë temat që kemi pranuar, këto gjëra do të bëjmë dhe do të dalim me një rezultat që pranohet. Përndryshe përfaqësuesit, kushdo që të jenë do të gjenden në një pozitë që do t’u imponohet një rezultat që ose do ta pranojnë ose do të kenë probleme, pasi nëse nuk e pranojnë, do t’i thonë ‘Jo’ Amerikës që është diçka e vështirë për çdo politikan në rajon, ose nëse e pranojnë do të përballen me popullin e vet për të shpjeguar se si dolën në këtë situatë shumë të dëmshme”, thotë zoti Lukaj.

Zoti Lukaj kujton se Kosova u ndodh para disa vitesh para një zgjedhjeje të imponuar, me krijimin e Gjykatës Speciale. Ai këshillon se nuk duhet të vendosen afate kohore, apo objektiva në një kohë kur brenda vendit mungon koezioni politik.

Duhet një investim nga ekipi kosovar që të ketë një përgatitje dhe mbështetje nga populli kosovar që do të durojnë ato që do të dalin nga ky rezultat. Për momentin ne jemi shumë të përçarë politikisht dhe, për mendimin tim, hapi i parë për të mirën e Kosovës është unifikimi i palëve të politikës”, thotë zoti Lukaj.

Aktivisti Martin Vulaj u bën jehonë këtyre shqetësimeve për zhvillimet e brendshme në Kosovë, por ai beson se mbështetja e Amerikës do të jetë faktori stabilizues në këto kohë të paqarta.

Arsyeja për të besuar në proces është sepse Amerika është e interesuar dhe (kjo çështje) po trajtohet në rangjet më të larta. Në vend që të jetë në tryezën e punës së Departamentit të Shtetit është në tavolinën e presidentit”, thotë zoti Vulaj.

Këto përpjekje të administratës amerikane, shton zoti Vulaj, bëhen vetëm për interes të palëve ndërbiseduese, duke iu kundërvënë spekulimeve se administrata Trump sheh tek kjo çështje e hapur në Ballkan mundësinë për një fitore diplomatike që do t’i shërbejë në zgjedhje:

Kjo është diçka pothuajse qesharake. Cështja e Kosovës nuk është askund në horizont të fushatës dhe vëmendjes së publikut në Amerikë. Nuk e besoj se do të kishte ndikuar në asnjë mënyrë marrëveshja më e mirë e mundshme, e jo pastaj situata aktuale”, thotë ai.

Mbetet ende e paqartë nëse dhe kur do të zhvillohet takimi i palëve në Shtëpinë e Bardhë dhe çfarë do të dalë prej tij. zëri i amerikës

Turi apo ana e djathtë e trurit ! Nga Iris Halili

Ne e permbyllem kapitullin e realizmit socialist me tipiken dhe tipizimin qe portretizohej me emrin Arben, shkurt Beni. Por ja qe na duhej dhe nje emer per heroin e tranzicionit dhe ai erdhi perseri nga letersia, kete here i quajtur Artur, shkurt Turi. Ky i fundit i nominuar disa jave me pare ne provimin e matures simbolizon me se miri tiparet e tranzicionit Shqiptar qe lekundet mes dallgeve, as andej, as kendej, as ne mes dhe as anash!! Kur Turi doli ne publik ne u njohem me te gjitha argumentet mes dy apo me shume fronteve. Tashme, pas disa jave debatesh shihet se te gjithe u moren me Turin e vitit te brishte 2020-te dhe asnje nuk dha zgjidhje çfare do behet me Turin e vitit 2021-nje? Degjuam vetem kritika dhe mllefe. Ministrija akuzon shkruesit e vjeter te testeve qe sipas saj mbeten ne lidhje organike me metodat demode te analizes letrare, te tipit “Si e ka emrin qeni i Odisese”; Grupet e interesit kunder ministrise, sidomos perfaqesuesit e katedrave, kritikuan ministrine per testin qe nuk kish asnje lidhje me programin e studimeve ne shkollen e mesme Shqiptare.

Une do te doja ta shihja dhe shtroja problemin nga nje tjeter perspektive dhe te hidhja ne kete shkrim disa mendime qe vijne edhe nga lidhjet e mia shume vjeçare me letersine. Se pari keto mendime mbeshteten ne eksperiencen personale me shkollen shqiptare, ne te gjitha nivelet e saj. Une kam qene fillimisht studente e letersise (ne Universitetin e Tiranes ) dhe me pas pedagoge ne Departamentin e Letersise ku per me shume se 10 vjet (1995 -2005) ne po kete Universitet dhashe lenden e Letersie Moderne te Shekullit te 20 . Ndersa ne Shtetet e Bashkuara, ku dhe jetoj, kam perfunduar Master ne Shkencen e Lidershipit dhe Doktoraten ne “Edukimim per Lidership dhe Drejtim Organizatash”.

Sipas meje konflikti per Turin ka nje baze solide. Ministrija e Arsimit Shqiptar e drejtuar nga nje ministre me edukim perendimor, por pa asnje dite edukimi ne token ame, hodhi hapin per te permbysur traditen e testeve te letersise duke shpejtuar te integronte ne maturen shteterore testet e tip Amerikan SAT apo ACT. Kjo me te drejte erdhi si nje shuplake ne fytyre ndaj stafit akademik dhe mesuesve apo maturanteve Shqiptare, pasi asnje reforme apo testim nuk duhet konceptuar pa nisur me pare pergatitjen e te gjitha paleve dhe arritur dakortesine mes te gjitheve.

Ketu gjykoj une eshte dhe fillesa e konfliktit qe mbetet sa metodik aq edhe emocional. Ministria mund te kete disa arsye per te qene e pakenaqur nga katedrat apo profesorati, apo ne teresi arsimi i mesem shqiptar, por te gjithe keta partnere jane serisht pjese e problemit te ministrise aq sa dhe pergjegjesi direkte e saj. Pa modernizuar mesimdhenien ne fakultete apo arsim te mesem nuk mund te pretendosh ta nisesh modernizimin me testet e maturanteve. Kjo eshte si te nisesh ne lufte ushtare te pergatitur per tankiste, por qe ne beteje do te duhet t’i jepnin avioneve ushtarake!!! Kam nje si ndjenje sikur ministrija me shume ka dashur te krijoje konflikt te hapur me palet ( katedra dhe staf mesimor ) sesa ka dashur te testoje dijet e maturanteve ne gjuhe dhe letersi. Te hapesh lufte me mesimdhenesit eshte sikur te djegesh fitilin ne duart te atyre qe ndezin llampat e dijes. Kjo rruge nuk te shpie askund.

Dija dhe percjellja e saj eshte pike se pari energji, qe pershkon si vale universitet apo stafin e mesuesve ne te gjitha nivelet e shkollave per te arritur tek nxenesit qe kurorezojne dijet e tyre ne mature. Ne menyre qe ajo te vije sa me e arrire dhe nepermjet metodave sa me bashkekohore duhet reformuar çdo qelize mesimdhenese dhe kjo duke vendosur detyrime studimesh, testimesh dhe promovimesh ne te gjitha nivelet e mesimdhenies.

Nderkohe kur vjen puna tek testet, specialistet e arsimit ne te gjitha nivelet do te duhet te ndalen disi me mire para se te vendosin si do te veprojne. Une do te thoja se aplikimi ne shkollat shqiptare i SAT apo ACT, eshte nje ndermarrje disi artificiale, per aq kohe sa keto teste nuk kane lidhje organike me traditen Shqiptare te mesimdhenies. Nderkohe, ne çastet qe flasim, te gjitha mendjet e avancuara dhe postmoderne ne Shtetet e Bashkuara mendojne se testet e tipit SAT apo ACT nuk se zbulojne te gjitha llojet e dijeve apo talenteve , por jane me shume te prirur te zbulojne talentet ne shkencat ekzakte. Arrihet deri aty sa te mendohet se keto teste jane krijuar pikerisht per te thithur trurin e Aziatikeve qe jane me shume te prirur ndaj ketyre degeve. Keto teste jane ideale per te provuar funksionimin e hemisferes se majte te trurit , ate ane qe prodhon aftesine tek matematicienet, shkencetaret, dijen teknologjike apo ate analitike, shkurt IQ ne pergjithesi. Keto teste nuk jane teresisht te fokusuara te masin hemisferen e djathte te trurit nga ku shihen aftesite ne shkencat humane, apo talentin letrar qe eshte direkt pergjegjes per analizen apo krijimtarine letrare, apo çdo lloj arti apo krijimtarie ne pergjithesi. Ne anen e djathte te trurit zhvillohen emocionet e njeriut, empatia, EQ (inteligjenca emocionale) qe sot konsiderohet edhe inteligjenca paresore per te qene i sukseshem ne shume fusha te jetes. Studimet bashkekohore reflektojne se nese ne kohen tone nuk do te kemi numrin e duhur te njerezve te specializuar ne shkencat humane, shume shpejt ne do te humbim shancin e suksesit per gjeneratat qe vijne. Ne fillim makinat zevendesuan kafshet dhe muskujt njerezor; me pas teknologjia zevendesoi anen e majte te trurit (edhe lojtari me i mire i shahut del i humbur me kompjuterin ne çdo gare qe kryejne ), por ende nuk eshte gjendur magjia qe do te mund te zevendesoje anen e djathte te trurit, ate ane nga ku buron gjithe emocioni njerezor, pikerisht ate qe ndan njeriun nga kompjuteri /roboti. Rikthimi i syve nga persosja dhe vleresimi i anes se djathte te trurit nuk do te thote nenvleresim i anes se majte, por nje dedikim qe do te sjelle nje shoqeri me emotive, me sociale, me humane. Nje nder hapat qe pershpejtojne vleresimin e anes se djathte te trurit eshte heqja dore nga pyetjet alternative qe kerkojne nje dhe vetem nje pergjigje, sikur ne rastin e Turit tone! Bukuria ne analizat letrare eshte se ajo nis me nje pyetje qe gjithmone ka me shume se nje pergjigje.Ne rastin e Turit , ai mund te kishte zgjedhur nje nder te kater varientet dhe te gjitha mund te kishin qene origjinale dhe gati befasuese ne arsyetim. Letersia pranon gjithmone me shume se nje pergjigje, dhe kjo fale venies ne pune te anes se djathte te trurit.

Po sjell ketu nje shembull konkret qe besoj u kujtohet studenteve te mi. Me ishte bere si tradite qe sapo niste viti I ri akademik une u drejoja atyre nje pyetje qe ne fakt kishte te bente me dijet qe kishin marre nje vit me pare ne lenden e Letersise se Huaj Shekullin 19-te. Pyetja qe: “Pse u vetvra Ana Karenina?” Qellimi ishte qe duke perdorur kete pyetje t’i keshilloja ata mbi rregullin baze te studimeve letrare: Cdo pergjigje ne letersi mund te jete e pranueshme dhe asnjehere shteruese.

Pergjigja qe studentet reknin te jepnin ishte: “Ana Kareninen e shpuri ne shinat e trenit shoqeria konservatore ruse e cila nuk mund te pranonte qe nje femer te braktiste familjen ne emer te dashurise”. Deri ketu analiza ishte e pranueshme. Por a ishte kjo pergjigja e vetme apo shteruese? Per t’i thelluar ne pergjigje ju kujtoja studenteve te rilexonin pasazhet e fundit te romanit ku vetem pak çaste para vetvrasjes Ana e pyet Vronskin: “A me do?”, nderkohe qe ai i pergjigjet: “Une kam shume respekt per ty”! Pergjigja qe Ana i jep Vronskit, jane dhe fjalet e saj te fundit ne roman: “Njerëzit e krijuan respektin per te mbushur ate vend te zbrazet ku do te duhej te ish dashuria”.

Nese do te ishte vetem shoqeria konstervatore ruse, Ana do te ishte vetvrare kohe me pare. Kjo shoqeri luajti pjesen e saj, por padyshim me shume se çdo gje Anen ne shinat e trenit e çoi zhgenjimi ndaj Vronskit dhe humbja e dashurise; Sikur pjese luajti edhe vete fati tragjik i Anes qe tashme i kishte humbur te gjitha: femijen, familjen, dashurine dhe shoqerine. Tolstoi vete i pergjigjej lexuesve: “Une nuk e shpura Anen ne shinat e trenit, ajo shkoi vete aty”. E gjithe dinamika e jetes se saj dhe fatit te saj te shpien ne kete perfundim. Pra pyetja, “Pse u vetvra Ana Karenina?” merr me shume se nje pergjigje dhe sa me shume e analizon aq me shume pergjigje mund te marresh, aq me i hapur behesh ne mendje, aq me shume rrit vlerat emocionale dhe si rezultat aq me shume ve ne pune anen e djathte te trurit.

Kjo eshte letersia, ajo nuk mund te futet ne kanale testimesh. Asaj duhet t’i afrohemi duke ja vleresuar pike se pari vete natyren e saj. Vetem ne kete forme do te arrijme te kemi nje formim jo vetem letrar tek brezat e nxenesve dhe studenteve, por dhe nje formim emocional, krijues, human, komunikues dhe mbi te gjitha nje formim qe zhvillon empatine dhe inteligjencen emocionale!

Turi dhe dilemat e tij te tranzicionit le te na sherbejne per te gjetur drejtimin e duhur. Dhe per kete duhet filluar qe tani te mendohet me hemisferen e djathte te trurit, qe padyshim do te drejtonte nje reforme te arrire dhe qe i ka munguar dhe i duhet sa me shpejt shkencave humane ne Shqiperi!

Esad A.Rizai, shqiptaro-amerikani i shquar që e lartëson shqiptarinë – Nga Skënder Buçpapaj

 

Esad Ali Rizai është një nga bijtë më të mirë që Tropoja ia ka dhënë shqiptarisë dhe një nga shqiptaro-amerikanët më të shquar. Ai lindi në fshatin Luzhë, një nga më piktoreskët e këtyre anëve, i shtrirë në prehrin e butë të luginës rrëzë vargmalit që ndan Bytyçin nga Lugu i Malësisë. ‘Rizaj’ është lagjia më e bukur e fshatit, me kulla të larta dhe të bukura malësore. Rrëzë malit që aty lartohet pjerrët, i famshëm në gjithë Malësinë e Gjakovës është burimi Delvia, me ujë të bollshëm, të ftohtë, të kthjellët si loti.

Në fshatin e Esadit unë, në moshën tetëmbëdhjetëvjeçare, e kam filluar mësimdhënien. Shkolla, e vogël dhe e vjetëruar, ndodhej në bregun e majtë të lumit Vitalina, që e përshkon Luzhën. Dy vjeshta, dy dimra dhe dy pranvera e kam bërë dy herë në ditë rrugën nga Tplani, fshati im që është fqinj me Luzhën. Nga këndej, sapo del në kodrën mbi fshat, Luzha i shpaloset udhëtarit e tëra përnjëherësh më bukur se ngado tjetër, nga këndi më panoramik, në tërë shtrirjen e saj.

Rruga më çonte gjithnjë pranë kullës ku ka lindur Esadi. Dhe takoja shpesh gjyshen e tij, Sosen, e cila ishte bijë nga farefisi im në Bujan, nganjëherë edhe banorin tjetër të asaj kulle, Sahit Ali Rizain. Më përshëndeste, më fliste, më përqafonte, si nipin e saj, Sahitin, vëllain e vogël të Esadit, pak më i rritur se unë, më jepte të fala për njerëzit e mi. Luzha, edhe pse e mbante ndaj të dyve distancën e imponuar nga lufta e klasave, nuk e fshihte dot admirimin dhe respektin që kishte për gjyshen dhe nipin, admirim dhe respekt që iu takonte edhe të zotit të shtëpisë, Ali Ali Rizait, zonjës së shtëpisë dhe dy djemve të tyre, Qazim Ali Rizait dhe Esad Ali Rizait, të cilët kishin bërë një nga arratisjet më të bujshme të kohës. Për pamundësi fizike kishin mbetur në atdhe vetëm më e moshuara e shtëpisë dhe më i vogli i shtëpisë.

Esadi është krenar për të atin, Ali A. Rizai, i lindur dy muaj pasi babain ia kishin vrarë si luftëtar të Bajram Currit. Nga mosha 18 vjeçare Ali A. Rizai, i radhitur në formacionet e Gani Beg Kryeziut, nuk kishte pushuar së luftuari kundër fashizmit, nazizmit, komunizmit. Më 1948, Ali A. Rizai ishte burgosur si njeri i rrezikshëm për regjimin komunist ngaqë nuk pajtohej kurrsesi me asnjë lloj shtypjeje dhe padrejtësie.  Më 1951 u arratis nga burgu, mori familjen dhe kaloi në Jugosllavi, ku përsëri u burgos, sepse nuk pranoi të spiunonte kundër Shqipërisë. Më 1960 u arratis nga burgu e nga Jugosllavia, kaloi në Itali dhe më 1962 u vendos përfundimisht në SHBA, ku gjithë jetën ia kushtoi çështjes shqiptare. Veprimtarët shqiptarë vlerësojnë se me ardhjen e Aliut, iu shtua një dimension i fuqishëm jetës së diasporës shqiptare në Amerikë. Më 2001, pas 49 vitesh, mundi të vizitojë Shqipërinë, mundi të ribashkohej me birin e tij, Sahit Rizai, të cilin e kishte lënë vetëm 3 vjeçar kur ishte larguar nga Shqipëria.

Esadi është krenar për Luzhën e tij. Dhe nuk ka si të mos jetë krenar për Dervish Luzhën, Nderi i Kombit , klerikun aq të dashur për tropojanët dhe shqiptarët gjithandej, sepse nuk iu përkul kurrë regjimit komunist dhe gëzoi mikpritjen e çdo shtëpie malësore. Fare pak larg kullës ku lindi Esadi, ndodhet tyrbja e tij dhe shtatorja, ngritur me mbështetjen e heroit Azem Hajdari, nip i Luzhës.  Të rrallë janë ata vizitorë që shkojnë në Tropojë dhe nuk ndalen te tyrbja e Dervish Luzhës, për të cilën kujdeset ish nxënësi im Neki Balaj. Esadi ka bërë shkrime portretizuese për Dervish Luzhën, në faqen e tij në facebook nuk ka ditë që të mos jenë të pranishme Luzha (Luzha City) dhe Dervish Luzha.

Në shkrimet e tij Esadi rrëfen se Dervish Luzha, njeri i veprave të larta, ka pasur te ai një ndikim të tillë që ia ka ndryshuar përgjithmonë jetën, duke u bërë frymëzim gjithashtu për vepra të larta. E frymëzoi Esadin vetë Dervish Luzha, vetë zëri i tij, për të ngritur shkollën e parë shqipe në Bronks të Nju Jorkut. Dervish Luzha është ai që ia lehtëson rrugën për çdo vepër të lartë që ai ndërmerr. Po atë vit, më  1993, themeloi Fondacionin e Shoqërisë Shqiptaro – Amerikane, i cili deri sot ka zhvilluar disa aktivitete me rëndësi për shqiptarët. “Në të gjitha këto aktivitete unë kam gjetur frymëzimin dhe kurajon tek vepra e Dervish Luzhës. Këtë personalitet të madh e kam takuar vetëm njëherë kur isha tre vjeç. E mbaj mend kur erdhi në shtëpinë tonë dhe më uli në prehër e më dha një mollë. Dervish Luzha ishte një bamirës i madh, një atdhetar, një parashikues, një profet tek i cili unë dhe shumë të tjerë kanë gjetur forcën e kurajos për të kryer punë me rëndësi për shqiptarët,” shkruan Esad Ali Rizai.

Esadi është krenar për nipin e tij gjeneral Tahir Sinani, heroi i luftës në Kosovë, në Maqedoni dhe në Luginën e Preshevës. Në nëntor të vitit 1998 Tahir Sinani iu përgjigj thirrjes së UÇK-së dhe u bë anëtar i Shtabit të Përgjithshëm. U dallua si komandant dhe si luftëtar drejtpërdrejt në luftime për guxim e trimëri të rrallë.  Më 2000 vepron me UÇPMB në Kosovën Lindore. Në pranverën e vitit 2001 është në beteja në shpatet e bjeshkëve të Sharit dhe në Likovë, në Maqedoninë e Veriut. Në qershor të vitit 2001 brigada 116-të e tij vendoset në Zonën e Gostivarit dhe Radikës. Më 29 korrik 2001 ra në Malsinë e Gostivarit së bashku me katër luftëtarë.

Esadi është krenar për Malësinë e Gjakovës, është krenar për Kosovën, për mbarë Shqiptarinë. Falë tij, në Bashkinë e Bronksit, Nju Jork, ditë të veçanta iu kushtohen figurave më të larta të historisë së shkuar dhe të sotme të kombit tonë. Ai ditë e natë mendon dhe vepron për të lartuar shqiptarinë.

Esad Rizajn e kam njohur personalisht në Nju Jork në fund të pranverës së vitit 1993, kur me zonjën Buçpapaj vizitonim Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Na ka organizuar drekën me ish kongresmenin shqiptar Joseph DioGuardi, anëtarë të tjerë të Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe me veprimtarë të tjerë shqiptaro-amerikanë, na ka shetitur nëpër kryemetropolin botëror, na ka dërguar të vizitojmë edhe në shtëpi DioGuardin, me të cilin ndiheshin sivëllezër të vërtetë. Në të gjitha tryezat, Esadi shtron platformat e bisedave, rreth bashkimit të shqiptarëve për mbarëvajtjen e çështjes shqiptare në Shqipëri, Kosovë, Diasporë e kudo tjetër. Në të gjitha bisedat, burojnë idetë e tij që gjenin miratim të menjëhershëm tek të pranishmit. Esadi është plot mbresa, plot vizione, vizita në Shqipëri sikur i ka dhënë flatra të reja.

Një nga veprimtarët e shquar të diasporës sonë në Amerikë, Sab Gashi, e cilëson Esadin kapacitet kombëtar. Ai Esadin e thërret Baci i Madh dhe thotë se vjen fill pas Joseph DioGuardit. Është ky Bac njëri nga të parët që i kërkoi DioGuardit:  “Duhet të afrohemi dhe ti do të na prish para.” Pikërisht atëherë DioGuardi filloi Ligën Qytetare Shqiptare Amerikane. Falë njerëzve të tillë si Baci i Madh, si DioGuardi e të tjerë ne shqiptarët arritëm deri te Presidenti i SHBA Bill Klinton, ku edhe u muar vendimi historik për kombin shqiptar, shkruan Sab Gashi.

Në krye të Fondacionit të Shoqërisë Shqiptaro – Amerikane, Esadi nuk pushon së ndërtuari ura bashkëpunimi të shqiptarëve me kryetarët e Qytetit të Nju Jorkut, me guvernatorët, senatorë dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Nju Jorkut, veçanërisht me Rudy Giuliani III, Michael Bloomberg dhe Andrew Cuomo. Me nismën e Fondacionit më 1997, për herë të parë, filloi ngritja e flamurit shqiptar dhe kremtimi i 28 Nëntorit në Bashkinë e Qytetit. Dy herë me radhë, gjatë viteve 2000 dhe 2001, kryebashkiaku i New Yorkut, Rudy Giuliani ia dorëzoi fondacionit proklamatën me të cilën 28 Nëntorin e shpallte si ditë të shqiptarëve në New York.

Ai ka një bashkëpunim tejet të frytshëm mbi dhjetëvjeçar me Kryetarin e Bashkisë të Bronx në shtetin e New Yorkut të SHBA, Z. Ruben Diaz Jr., i zgjedhur në tri mandate, 2009, 2013, 2017, një figurë shumë e respektuar dhe e dashur për komunitetin shqiptaro-amerikan që jeton këtu. Z. Rubern Diaz Jr, e konsideron Esadin një aleat të sukseseve të tij dhe në shkurt të këtij viti i dha Vlerësim për Merita me motivacionin: “Sot, ndërsa hedhim një sy për një dekadë suksesi të Bronx dhe transformimin e vazhdueshëm pozitiv që bashkia jonë ka parë gjatë dhjetë viteve të shkuara, ne reflektojmë dhe jemi të ndërgjegjshëm se këtë rrugë suksesi ne nuk mund ta bënim vetëm.  Mbështetja juaj ka qenë shumë e çmueshme për zyrën time gjatë dhjetë viteve të fundit.  Stafi im dhe unë jemi krenar që ju quajmë aleat dhe mik. Në emër të më shumë se 1.4 milion banorëve të The Bronx, unë, Ruben Diaz Jr., ju përshëndes duke vlerësuar ndikimin tuaj pozitiv në bashkinë tonë.”

Esad Rizai është bashkorganizator në shumë manifestime të mbajtura nga diaspora shqiptare në Amerikë dhe veçanërisht në ato të organizuara në Nju Jork. Dhe është një ndër oratorët kryesorë të shumë prej këtyre manifestimeve. Portreti i tij burrëror e fisnik në krye të veprimtarive atdhetare, e frymëzon përherë Disaporën Shqiptare në Amerikë, i jep guxim, trimëri e vizion për të qenë në krye të detyrave të larta në shërbim të miqësisë shqiptaro-amerikane dhe të çeshtjes sonë kombëtare.

Esad A. Rizai ka bërë Miq të shqiptarëve tij gjithë figurat më të ndritura të New York-ut dhe Bronx-it.

Esad A. Rizai është institucion në NYC. Është Ambasador i vërtetë i vlerave të shqiptarëve!

Esad A. Rizai nuk organizon Gala mondane që të mbledhë para të cilave nuk u dihet adresa, por kontribuon me punë dhe dinjitet që lidhjet shqiptaro-amerikane të forcohen.

Më 2001 kryetari i atëhershëm i bashkisë së qytetit të Nju Jorkut, miku i shqiptarëve Rudy Giuliani (Rudi Xhuliani) nderonte Esat Rizain dhe Fondacionin e Shoqatës Shqiptaro-Amerikane (the Albanian American Society Foundation, Inc. ), duke deklaruar më 28 Nëntor 2001, “Ditën e Pavarësisë Shqiptare” (“Albanian Independence Day” ) në qytetin e Nju Jorkut.

Më 2003 kryetari i bashkisë të New York Michael Bloomberg, mik dhe bashkëpunëtor i Esat A Rizait do të vizitonte Kosovën dhe do të takohej me presidentn historik të Kosovës dr.Ibrahim Rugova.

Në 2009, Rubén Díaz Jr., Kryetari i Bashkisë të Bronx në New York, Mik dhe bashkëpunëtor i Esad A.Rizait emërtoi një bllok të Avenue Lydig midis Holland Avenue dhe Wallace Avenue, si  “Mother Teresa Way” – “Rruga Nëna Tereza”, ndërsa i njëjti kryetar bashkie e shpall 26 gushtin 2019 në Bronx si ditën e Nënë Terezës në nderim të trashëgimisë humanitare të Shenjtores Tereza dhe në respekt të komunitetit shqiptaro-amerikan në Bronx.

Me fondacionet që drejton Esad Rizai ka ndikuar që administrata e lartë e New Yorkut dhe Bronx-it të nderojnë e vlerësojnë figura të shquara të historisë, politikës dhe kulturës shqiptare si dhe të komunitetit shqiptaro-amerikan.

Esad Rizai i ka Miq e ka bashkëpunuar e bashkëpunon me të gjithë guvernatorët dhe kryetarët e bashkive të New York-t dhe Bronx! Janë të rrallë shqiptaro-amerikanët si ai! Rudi Xhuliani, Michael Bloomberg, Andrew Cuomo, Rubén Díaz Senior dhe Rubén Díaz Jr., Bill de Blasio! Të gjithë personalitetet më të larta të administratës të New York dhe Bronx e kanë për nder të bashkëpunojnë me një njeri si Esad A. Rizai.

Që i japin kombit, pa e zhvatur sikur është bërë sot në modë. Esat A.Rizai është një amerikan i nderuar dhe një shqiptar nder i kombit!

I urojmë jetë të gjatë dhe gjithmonë sukses në rrugën e tij në të mirën e përbashkët shqiptaro-amerikane!

 

Hon. Stephen B. Kaufma, Mayor Mike Bloomberg, Esad A. Rizai

 

Me Rubén Díaz Jr., kryetari i bashkisë të Bronx

Senator Alessandra Biaggi & Esad A. Rizai

Me guvernatorin e New York Andrew Cuomo

 

Me Rubén Díaz Jr., kryetari i bashkisë të Bronx dhe guvernatorin e New York Andrew Cuomo

Me Kongresmenin Eliot Engel

Me kryetarin e Bashkisë të New York-ut Bill de Blasio

Në New York autori i shkrimit me Esad A.Rizain gjatë një takimi me kongresmenin Joe DioGuardi

Novak Gjokoviq në krah të kishës ortodokse serbe kundër shqiptarëve dhe Kosovës – Nga Skënder Karaçica

 

Sportisti i njohur serb i lojës së tenisit, Novak Gjokoviq, në dritën e festës së Vidovdanit, ishte në krah të kishës ortodokse serbe në Beograd dhe me Patrikun Pavël, që është i njohur me skenarët e tij historik kundër popullit shqiptar dhe për njëfarë ,,zemra e Serbisë,, (sic!), ka provokuar shqiptarët dhe Kosovën  me diskurin e tij shovenist, që, në historinë e sportit është i pa pranueshëm në botën e qytetëruar.

Nuk është hera e parë që tesnisti serb i mbushur në shpirt me trajtat e njohura shoveniste deri në pambarim me skenarët e njohur shekullor të kishës ortodokse serbe në Beograd,që kanë irituar popullin dhe rininë serbe me mitet e rrejshme për tokën (shqiptare)të Kosovës për njëfarë ,,djepi dhe zemra e Serbisë,,ku u bë edhe më e keqja në Ballkan,lufta e përgjakur ndaj popujve jo serb dhe shqiptarëve në kohën e regjimit fashist të Sllobodan Millosheviçit në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar.

Tenisti serb Novak Gjokoviq ka harruar se në fushat e këtij sporti finsik,qindra tifozë të kësaj loje në mbarë botën i kanë duartrokitur,por nuk e kanë dijtur se ai ka kaluar nga fusha e tenisit dhe me afshet shoveniste urren dhe fyen deri në pafundësi popullin e lashtë shqiptar dhe për të nxitur trajtat shekullore shoveniste për shfarosje deri në substancët të shqiptarëve dhe për tokën e djegur të Kosovës.

I bëjmë thirrje organizatës ndërkombëtare të sportit të Tenisit,që ndaj sportistit serb Novak Gjokoviq të marrë masat e duhura sipas rregullave të njohura të sportit në frymën dhe rregullat sportive,që mos të merret dhe mos të bëhet viktimë e kishës ortodokse serbe në Beograd,që tash e një shekull ka orkestruar dhe sajuar lloj-lloj skenarësh për shfarosjen deri në shkallë të gjenocidit(1998-1999)kundër popullit shqiptar dhe për tokën e djegur të Kosovës.

Kjo nuk i ka hije sportit të tenisit me sjelljet e sportistit si Novak Gjokoviq,i cili në krah të Patrikut Pavël në Beograd dhe në frymën e kishës ortodokse serbe,e përbaltë fushën dhe lojën e tenisit që,për sportdashësit në mbarë botën ka nis mesazhin më të keq për vitin 2020!

 

Të hiqen emërtimet osmane në BFI në Shkup – Nga Skënder Karaçica

 

Për këto dyzetë vjet të udhëheqjes së BFI-së në Shkup nga ana e (lexo:Reis Sulejman efendi Rexhepi),për vete i mori këto emërtime osmane(turke),në mënyrë që funksioni i tij si kryeimam i kësaj BFI-së të ketë titull sa më të ,,lartë fetar,,po me emërtime të huaja dhe jo shqiptare(sic!).

Pse me këto emërtime(lexo:reis dhe efendi),që sipas Fjalorit Shqip (thuhet se fjala efendi është titulli nderi që i jepej një njeriu me shkollë në periudhën e pushtimit osman(të trojeve shqiptare etnike në Ballkan),ndërsa fjala (reis)ka kuptimin modern,bujar,me fat,vemendshëm,i lumtur)!

Atëherë kujt i duhen  këto emërtime kaq ,,historike dhe fatare,,për shqiptarët dhe për besimin e tyre myslimanë në hapësirën etnike në Maqedoninë e Veriut…?

Ndonëse jetojmë në shekullin XXI-të dhe të ndryshimeve që ka mbërri populli shqiptar në historinë e tij kombëtare,pjesë e qytetërimit në Evropë dhe tashti në rrugën e integrimeve në institucionet e rëndësishme të BE-së dhe në miqësi të përjetshme me SHBA,ka ardhur koha që,si thoshte profesor Ukshin Hoti,edhe trajtat e jetës e të besimit Islam tek populli shqiptar të zhvillohen në përmasën tradicionale pa ndikimet fetare nga vendet tjera të këtij besimi shekullor.

E kohës,në BFI-së në Shkup tërë korpusi i autoritetshëm të hoxhollarëve dhe të besimtarëve shqiptarë në rrugën e Zotit dhe të Islamit,të marrin nismën për qëllimin e mirë dhe në frymën e kombit shqiptar që,tash tutje të mos përdorën emërtimet  për zyrtarin e lartë(duhet:Kryeimami i BFI-së në Shkup)dhe jo emërtimet e huaja(lexo:Reisi dhe efendi) që nga viti 1912 e deri më sot ,veçse i ka kaluar ora i historisë së pushtimit osman në trojet tona etnike në Ballkan.

Pse në shkrimet zyrtare dhe në ritualët fetare të besim Islam në xhamitë nuk përdorët fjala (lexo:populli shqiptar i besimit Islam),por vetëm fjala myslimanët në Maqedoninë e Veriut(!).

Çikago,qershor të motit 2020