VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Pse populli i Kosovës asnjëherë nuk u pyet për kufijtë e Kosovës (1912-2018)?! – Prof. Dr. Mehdi Hyseni

By | August 27, 2018

Komentet

Shqipëria dhe Serbia presion mbi Kosovën – Nga SHABAN MURATI

E kemi qysh nga legjenda e Rozafës, që vëllai i madh e tradhton të voglin.
Në kohën e sotme, përveç kësaj, duan edhe ta çarmatosin vëllain e vogël, siç tentoi kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në 3 korrik, kur iu drejtua Kosovës nga Tirana se “Presim që presidenti i Serbisë të njohë Kosovën? Mos i pritni këto! Nuk kanë për të ndodhur kurrë”.
I entusiazmuar nga kjo përkrahje kaq befasuese nga Tirana, presidenti serb Aleksandër Vuçiç amplifikoi sintoninë me kryeministrin shqiptar, duke deklaruar më 4 korrik se “Thonë se po vijnë për të negociuar për njohje të ndërsjellë. Epo, mos ejani fare. Unë nuk vij të negocioj për këtë. Këtë ua them edhe nënave dhe baballarëve të tyre politikë”.
Shqipëria dhe Serbia, së pari po kërkojnë ta çarmatosin diplomatikisht Kosovën në prag të samitit Serbi-Kosovë, që do të zhvillohet në Paris më 10 korrik, dhe raundit të ri të bisedimeve, që do të rifillojnë me ndërmjetësimin e BE në Bruksel. Së dyti, Serbia dhe Shqipëria po i bëjnë presion Kosovës që të heqë dorë nga prioriteti numur 1 dhe nga kërkesa themelore për njohjen reciproke si përmbajtje e marrëveshjes përfundimtare midis Serbisë dhe Kosovës. Së treti, Shqipëria dhe Serbia i bëjnë presion Kosovës të heqë dorë nga shteti i pavarur dhe nga subjektiviteti ndërkombëtar dhe të pranojë statusin kolonial të “krahinës serbe me autonomi maksimale”. Së katërti, Shqipëria dhe Serbia zerojnë luftën çlirimtare, lirinë, sakrificat, gjakun e popullit të Kosovës gjatë rreth 90 viteve të pushtimit serb, gjenocidin dhe spastrimin etnik nga Serbia në vitin 1999.
Nuk mendoj se Prishtina bëri mirë që nuk iu përgjigj edhe presidentit të Serbisë, edhe kryeministrit të Shqipërisë. Nuk mendoj se bëri mirë edhe opozita shqiptare, që zbuloi më 3 korrik se prioriteti i saj diplomatik në vend të njohjes ndërkombëtare të Kosovës qenka turizmi i kosovarëve në Shqipëri.
Tani që ka arritur koha të ndërtohet kështjella diplomatike e zgjidhjes përfundimtare me njohje reciproke të konfliktit Serbi-Kosovë, erërat e helmit fryjnë nga Tirana.
Nuk mund të mos i japësh të drejtë rapsodit shqiptar, që ka kënduar vargjet perlë: “Historia nis nga Buna, ndër tre vellezër dy spiuna”.

Nga ideatorët e shkëmbimit të territoreve, në Prishtinë e Tiranë – nuk pritet asgjë më pak se dorëheqja* – Nga Frank Shkreli

 

Para nja 10-ditësh botova artikullin me titull “Ambasadori amerikan që ka dhënë dorëheqjen për të shpëtuar Shqipërinë”, në kujtim të një miku të madh të shqiptarëve, ish-diplomatit, ish anëtarit të Kongresit dhe ish ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Greqi dhe në Mal të Zi, më shumë se një shekull më parë, njëkohsisht edhe mik i Presidentit Woodrow Wilson — Xhorxh Fred Uilliams.

 

Gjatë një vizite në Shqipëri në vitin 1914, Ambasadori Williams u bë dëshmitar i disa tmereve se çfarë po bënin të huajt përball Kombit shqiptar në atë kohë, një fat tragjik për të cilin ai, në rolin e ambasadorit amerikan, kishte njoftuar Washingtonin.  Ndoshta ishte periudha më tragjike për shqiptarët, sipas disa historianëve.  Si dëshmitar i situatës së mjeruar, ku fqinjtë e Shqipërisë, të përkrahur nga fuqitë e mëdha evropiane të saj kohe, donin veç të kafshonin pjesë të tokës shqiptare nga veriu në jug, nga lindja e deri në perëndim të territorit të Kombit shqiptar.  Si përfundim, në protestë për krimet që kishte parë gjatë një vizite në Shqipëri, ai ka dhënë dorëheqjen nga detyra e ambasadorit amerikan në Greqi dhe në Malin e Zi, me qëllim për të ngritur zërin ndaj asaj “çnjerëzie të vërtetë”, siç e ka quajtur ai gjëndjen tepër të rëndë, me të cilën përballej në atë kohë Kombi shqiptar, sepse ishte i bindur, moralisht dhe politikisht, se “kështu duhej të veproja”, i ka komunikuar ai Washingtonit pas dorëheqjes së tij për shkak të tmereve që po bëheshin kundër shqiptarëve, sidomos nga ana e Greqisë e cila kish shpërgulur dhjetëra mijëra shqiptarë me dhunë dhe kishte bërë masakra të tmershme kundër shqiptarëve — e për të cilat kishte qenë vet dëshmitar.  

 

Duket se historia po përsëritet, megjithëse në një nivel tjetër dhe me aktorë të tjerë, natyrisht.  Një-qind vjet më vonë, ende në Ballkan flitet për “shkëmbime territoresh”, “korigjim kufijsh” e ku ta di unë, midis Serbisë dhe Kosovës, gjithmonë në kurriz të interesave shqiptare, por kësaj radhe –jo nga të huajt, historikisht, mbështetës të interesave anti-shqiptare të fqinjëve, por nga të vetët, nga udhëheqësit e votuar nga votuesit shqiptarë.

 

Le të kujtojmë se para nja një viti ose më shumë, ideatorët e idesë së “shkëmbimit” ose “ndarjes” të territoreve midis Serbisë dhe Kosovës – siç i quan ata John Bolton, ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë — donin t’ia “shisnin” botës idenë se nuk ishin ata baballarët e këtij projekti, por ishte Amerika që donte një gjë të tillë, në kuadër të procesit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve.

 

Gjatë një konferencë shtypi në Ukrainë pothuaj një vit më parë, John Bolton ishte shprehur në lidhje me këtë temë duke thenë se, “Politika jonë, politika e Shteteve të Bashkuara është që nëse të dyja palët arrijnë marrëveshje, ne nuk e përjashtojmë rregullimin territorial.”  Kjo nuk është një deklaratë që mund të quhet “ideatore” e shkëmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë. Por, për të justifikuar planet e tyre absurde, ideatorët e vërtetë të kësaj ideje donin t’ia veshnin Boltonit dhe Shteteve të Bashkuara se shkëmbimi ose korigjimi i territoreve midis Kosovës dhe Serbisë, ishte një ide që, jo vetëm mbështetej por vinte nga Washingtoni.  Për një kohë, kjo gënjeshtër, në të vërtetë, edhe besohej nga disa.

 

Ky debat u ri-ndez ditët e fundit nga deklarata e ish-Këshilltarit të Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, John Bolton, i cili u shpreh se ideatorët e vërtetë për “shkëmbimin e territoreve” ishin Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq.  “Nuk ka qenë ideja ime shkëmbimi i tokave, janë udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë që e kanë kërkuar”, një gjë të tillë.  Ndërkaq, John Bolton nuk e përmendi me emër Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama si njërin prej ideatorëve të shkëmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë, por kjo ide ka filluar moti, të pakën katër vjet më parë në takimin e parë në Nish midis Vuçiqit dhe Ramës, pa pjesëmarrjen e Kosovës, dhe ka vazhduar të diskutohet edhe në takimin në Nish midis këtyre dy udhëheqësve, dy vjet më parë, siç shkruan edhe aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, Sonja Biserko.

 

Kryeministri Rama mund të mohojë se bënte pjesë në këtë projekt – megjithëse nuk jam i sigurt nëse mund të bindë njeri me mohimin e tij.  Nuk besoj se ai mund të mohojë se — në minimum — Kryeministri shqiptar i kishte dhenë bekimin e tij këtij projekti për shkëmbimin e territoreve shqiptare midis Kosovës dhe Serbisë.  Për më tepër, nuk është e qartë se çfarë roli ka luajtur në këto bisedime edhe këshilltari i Z. Rama, ish-Kryeministri britanik Tony Blair.

 

Pika e parë e 14 pikave të Woodrow Wilsonit kërkon që, “Pasi të jenë arritur marrveshjet publike për paqë, në mënyrë trasparente, nuk duhet të ketë asnjë marrëveshje private ose ndërkombëtare, por vetëm duhet të vazhdojë gjithmonë diplomacia e sinqertë dhe në syrin e publikut”.  Ideatorët e shekullit XXI për shkëmbim të territoreve shqiptare midis Serbisë dhe Kosovës, janë gjithashtu në kundërshtim edhe me pikën 11 të 14 pikave të Wilsonit për pavarësinë e kombeve, ku thuhet se, “…marrëveshjet midis vendeve të Ballkanit dhe me njëra tjetrën, duhet të vendosen në bazë të marrëdhënieve miqësore dhe në përputhje me kufijtë e caktuar historikisht, sipas kombësisë dhe identifikimit si dhe në bazë të garancive ndërkombëtare për pavarësi politiko-ekonomike dhe integritet territorial të disa shteteve ballkanike”.

 

Siç dihet, bisedimet midis aktorëve të lartë-përmendur, për shkëmbim territoresh midis Serbisë dhe Kosovës, nuk janë mbajtur as në publik, as nuk ishin transparente.  Në të vërtetë, ishin një shkelje flagrante e garancive ndërkombëtare për të drejtat “ekonomiko-politike dhe për sovranitetin territorial” të Republikës së Kosovës.  Prandaj, ato bisedime të fshehta anti-shqiptare përfunduan kështu si përfunduan – në dështim të plotë dhe në dem afatgjatë të Republikës së Kosovës në veçanti dhe të interesave kombëtare të shqiptarëve në përgjithësi, pasojat e të cilave është tepër heret të llogariten.

 

Kur e pa situatën tragjike që po pësonte Kombi shqiptar një shekull më parë, ambasadori amerikan George Fred Williams, i shtyrë nga ndjenjat morale dhe njerëzore, vendosë të jepte dorëheqjen nga posti i tij lartë diplomatik, vetëm e vetëm, për të ngritur zërin e tij dhe për të njoftuar Amerikën dhe botën për tmerret dhe për tragjeditë që fqinjtë po u shkaktonin shqiptarëve.  Por jo vetëm kaq.  Ai ka dhenë dorëheqjen duke e justifikuar ketë akt personal, si jo vetëm “një detyrë njerëzore”, por edhe “për t’i nxjerr maskën diplomacisë evropiane dhe të zbuloj faqen e saj me gjak të kësaj race heroike, shqiptarëve”.

 

Prej ideatorëve të vërtetë të shekullit XXI dhe mbështetësve të tyre në Prishtinë dhe Tiranë — për shkëmbim ose ndarje territoresh midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë — nuk pritet asgjë më pak se dorëheqja e tyre – si një akt patriotik dhe njerëzor.  Mjaft me “punët e liga” ndaj këtij Kombi, ta nxjerrim njëherë e mirë, “Shqipërinë dhe shqiptarët nga vuajtjet dhe të mbytur në gjak”, do të ngulte këmbë ambasadori i dikurshëm amerikan George Scott Williams, i cili me dorëheqjen e tij, në mbrojtje të interesave të shqiptarëve, më shumë se një shekull më parë, na jep një mësim të vyer edhe sot se si duhet të mbrohen të drejtat dhe interesat kombëtare të shqiptarëve. “Kështu duhet të veproni”, do u porosiste ambasadori George Scott Williams, ëngjëlli mbrojtës i interesave të shqiptarëve nga grabitësit e huaj, në fillim të shekullit të kaluar. Sot, shqiptarët kanë nevojë për një ëngjëll mbrojtës, jo nga të huajt, por, fatkeqësisht, nga të vetët.

 

Frank Shkreli

                                

                                               Amb.George Fred Williams

*Titulli është i redaksisë. Titulli origjinal i shkrimit është “DORËHEQJA SI NJË AKT PATRIOTIK DHE NJERËZOR!”

ÇËSHTJA CAMAJ DHE KOLIQI – NËN VËZHGIM… – Nga VISAR ZHITI

Ndërsa kisha kujtuar se e kisha mbaruar librin tim “Kartela të Realizmit të dënuar”, ku merrem me letërsinë tjetër, atë që erdhi nga burgjet dhe internimet dhe me ata autorë që u përndoqën, që u dënuan me burgje e pushkatime e një pjesë u arratisën, gjej te “Peizazhet e Fjalës” një shkrim për shkrimtarët e shquar të letërsisë shqipe, Martin Camaj e Ernest Koliqi, të dy të ikur pasi vendoset diktatura komuniste në Shqipëri. E lexova menjëherë. Jo se ishte e panjohur si çështje. Është folur dhe përfolur kolaboracionizmi i Ernest Koliqit, teksa Martin Camaj është lënë në heshtje dyshuese, duke ua mpakur edhe tani meritat e mëdha të tyre, vlerat themeltare që kanë për letrat shqipe, duke i europianizuar ato dhe duke qenë thellësisht kombëtare.  

Në librin në fjalë, flas paksa edhe për bashkëpunimin e shkrimtarëve me policinë sekrete dhe me Sigurimin e Shtetit; por u ula ta përditësoj këtë kartelë, sipas të dhënave që na u ofruan dje, me gjykimin tim, sipas përvojës nga vij, nga ajo e të persekutuarve, jo nga ajo e persekutorëve.

Ja, kartela:

BASHKËPUNËTORË TË POLICISË SEKRETE

DHE ABUZIMI ME ÇËSHTJEN…

Dhe përsëri rikthehen në fillim, te banalizimi, kalohet në sulme të tjera, të goditen figurat e burgut, simbolet e vuajtjes…

Dhe përflitet deri edhe në media se mjaft nga intelektualët, jo vetëm shkrimtarë të realizmit socialist, por edhe nga të persekutuarit, kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit diktatorial dhe nxirrnin herë pas here emra, edhe kur nuk ishin hapur dosjet, sa ç’është lejuar të hapen tani…

Jo se s’ka të thyer në radhët e të persekutuarve, mbase dhe mjaft, për fat të keq, por së pari duhen goditur diktatura, ata që i thyen dhe si, me ç’tortura dhe të vihen para drejtësisë dhe të drejtën morale për t’i përçmuar, nëse do të duhet, e kanë, së pari, po bashkëvuajtësit e tyre dhe jo ata që ishin pjesë e diktaturës dhe që i vunë me dhunë nën shërbim, jo për çështje kombëtare a në zbulimin e armikut, keqbërësit, etj, por për përçarje dhe dënime të së tjerëve, për agjitacion dhe propagandë kundër shtetit apo të atyre që donin të arratiseshin e deri në çështje të rëndomta ordinere, të paligjshme dhe të pamoralshme… etj.

Janë përdorur tortura të llahtarshme, fizike dhe psikologjike, uri e rrahje çmendurake, thesi në kokë si në mesjetë, varje nëpër çengela etj., deri te përdhunimet e grave e të vajzave të familjes së atij që i kërkohej bashkëpunimi dhe ku: në prani të tij! Turpi, rënia dhe degjenerimi më parë, e përsëris, janë të atyre që ua kërkuan bashkëpunimin me dhunë viktimave, sesa të vetë viktimave, dhe ndëshkimi që vonon, duhet të nisë tek ata.

Patjetër edhe për bashkëpunëtorët e Sigurimit, cilëtdoqofshin, të veprojë drejtësia, sipas dëmit që u kanë shkaktuar të tjerëve dhe shoqërisë..

Njerëz që qëndruan dhe refuzuan bashkëpunimin me të keqen, për fat ka, dhe nuk janë pak, janë të shumtë dhe atje ku ishte tejet e vështirë, në burgje e internime. Vërtet ishte heroike,  e di në vetë të parë ç’sakrificë e rëndë është.

Lexojmë në shënimet postume që botohen, se edhe studiuesit të shquar Injac Zamputti, me origjinë italiane, i ishte kërkuar të informonte fshehurazi për kolegun e vet, dijetarin Eqrem Çabej. (Që thoshin se kishte qenë në burg, por jo, kishte pasur të shoqen). Profesor Injaci nuk pranoi kurrsesi, por u vetëmbyll e bënte jetë murgu mbi libra, gjithë ankth në pritje të arrestimit, me vite.

Studiuesi i zellshëm dhe korrekt Agron Alibali gjen në arkivat amerikane dokumente dhe i botoi së fundmi që tregojnë përpjekjet për bashkëpunime agjenturore të së huajve si me kritikun nga Kosova Krist Maloki dhe dijetarin Eqrem Çabej, etj, dhe qëndrimet e profesorëve kanë qenë dinjitoze dhe shembullore.

Krist Maloki vinte nga Austria dhe kishte nënshtetësinë e atij vendi; ikte prapë atje, por profesor Çabejin mund ta priste dhe burgu dhe më keq mbase, kur çështjet lidheshin me Enverin.

E vërteta duhet, është e domosdoshme. E vërteta është e rëndësishme. Më rëndësi ka njohja e së vërtetës se sa mbulimi i saj. E vërteta është kokëfortë, por jo studiuesi. Rëndësi kanë dhe qëllimi i asaj të vërtete dhe përdorimi ose shpërdorimi i saj, sa vlen ajo dhe sa ndikon dhe sa duhet, etj, etj. Dokumenti mund të jetë i vërtetë, por s’është ajo e vërteta.

Arrestimin fshehurazi, para se të arratisej, të shkrimtarit të shquar nga diaspora, Martin Camaj, e dëshmon dhe një studiues tjetër, Auron Tare, pasionant i zbulimeve agjenturore kombëtare dhe ndërkombëtare. Ai rinxjerr atë që e ka shpjeguar edhe studiuesi Kastriot Dervishi, dokumentin e vitit 1948, ku 23 vjeçari nga Dukagjini, pasi izolohet forcërisht, sillet në zyrat e Sigurimit të Shtetit dhe merret në pyetje nga kapteri II Fadil Kapisyzi. Pastaj studiuesi Tare e lë të qetë kapterin II dhe e vijon hetimin vetë: ç’ka bërë viktima më pas, ku ka shkuar dhe hamendësime të tjera përtej dokumentit dhe fakteve, pa na zbërthyer si e qysh ka vepruar Sigurimi mbi të arrestuarin, me ç’të drejtë dhe me ç’urdhra, shefat e tij, sistemi, koha, partia, kthetrat, pra lë bishat dhe merret me prenë.

Sipas deklaratës-fotokopje në dosje, Matin Camaj ka pranuar “përfshirjen e tij në ndihmesën për të arratisurit antikomunistë, por në rrëfimin e tij për oficerët e Sigurimit (sa ishin, 2, 5, 10, ndërroheshin me radhë ujqërit, ç’tortura përdornin, etj? – shën. imi) të bie në sy se Camaj ka dëshmuar gjithashtu kundër disa prej mësuesve të vet fretër jezuitë (duhej etërit jezuitë, jo fretërit; shënimi im, V.Zh.), në veçanti Padër Fausti, Padër Dajani, Padër Roza. Duhet thënë se Padër Xhovani Fausti (jezuit italian, – shënimi im, V.Zh.) dhe Padër Danjel Dajani ishin dënuar ndërkohë me pushkatim në gyqin e famshëm të Shkodrës kundër klerit katolik.

Kaq, vetëm se duhet thënë që “ishin të pushkatuar” dhe jo pse dhe nga cilët? Po gjyqi paskësh qenë i famshëm dhe jo gjyq terroristësh të indoktrinuar? Dhe Camaj dëshmoi kundër mësuesve të tij? Po mbase tha atë të vërtetë, që ia kishin mësuar mësuesit e tij dhe që e pohuan në gjyq se ishin antikomunistë dhe në pushtet kishin ardhur me force një bandë vrastarësh. Mbas 5 ditësh Camaj “doli nga zyrat e Sigurimit të Shkodrës… pasi pranoi të rekrutohej si informator” – na informon studiuesi dhe vazhdon: “në shtator të 1948 (pra mbas 4 muajsh, – shën. imi) Martin Camaj arratiset drejt Jugosllavisë së bashku me një numër eksponentësh lokalë antikomunistë.” Janë 36 veta gjithsej, të rinj dhe burra malësorë, ndoca me gratë me motrat. Ikën dhe do të iknin dhe më pas. Ndryshe si do të mund të shpëtonin?

Jemi para një të vërtete me dokumente virtuale, që s’ka siguri se sa e mbartin ato atë të vërtetë. Dhe tjetër është e vërteta e të përndjekurit dhe tjetër e vërteta e Sigurimit të Shtetit, qoftë dhe në të njëjtat dokumente.

Na sillen për të pasur njohje apo për të arritur një njollosje të re? Nëse e vërteta është një njollë mbi lëkurë, a nuk duhet zbuluar dhe ai që ia bëri atë njollë ose ata? Dhe pse? Dhe kush është më pis, ai që njollosën apo ata që njollosnin? Po kur është plagë thike në mish? Mjeku merret me kurimin e saj, kriminalisti me zbulimin e çështjes, nëse është krim, etj. Studiuesi sjell të vërtetën e plotë, nëse duhet, për ata që u duhet. Hetimet e studiuesit në fjalë janë kapërcime që kanë për logjikë atë që do të donte hetuesi i Camajt, nëse do ta kishin arrestuar prapë.

Për Martin Camajn shkrimtar, autoritet i lartë i kulturës Kombëtare, duhet ditur shumëçka. E mbajtur larg ashtu si ai, e ndaluar dhe e panjohur e gjithë vepra e tij në vitet e diktaturës, ne na duhet zbulimi dhe njohja e vlerave të tij, pastaj, kur ai ishte 23 vjeç ç’bëri Sigurimi i shtetit me të duhet ta dimë, për të ditur dhe kuptuar se ç’bënte Sigurimi i shtetit, deri ku shkonte, ç’bënte me të rinjtë, me intelektualët e ardhshëm, sa dëmtonte vendin për të mbrojtur sistemin, etj.

Gjykoj se Martin Camaj shkrimtar, intelektual europian, është tjetër dhe s’ka asgjë të ngjashme me atë të dosjes së Sigurimit të shtetit, të 23 vjeçarit që u iku për të qenë i lirë dhe që të bëhej ai që u bë. Jeta e tij e mëtejshme dhe vepra nuk duken gjëkundi se kanë qenë në shërbim të Sigurimit të shtetit, të atij aksidenti, rrethanat e të cilit janë të paqarta nga studiuesi, por të qarta nga realiteti. Sigurimi i shtetit ishte shkatërrimtar dhe ai iku.

Tani është rasti dhe koha për të zbuluar dhe gjykuar Sigurimin e shtetit dhe të dënohet ky për dëmet e shkaktuara. Pastaj, e përsëris, të gjykohen dhe bashkëpunëtorët, sa dëm kanë sjellë ndaj të tjerëve, ç’karrierë kanë bërë, sa dekorata e famë morën apo ia mbathën edhe ata maleve, duke marrë arratinë.

Studiuesit që vazhdojnë të përndjekin viktimat dhe jo ndjekësit e atyre barbarë, bëhen pjesë e kësaj përndjekje dhe jo ithtarë të së vërtetës që na duhet.

Është e kuptueshme që ata që arratiseshin nga diktatura e tmerrshme e vendosur në Shqipëri, kudo që të shkonin, s’do të mund të ishin të qetë, as të lirë si emigrantë politikë, sidomos me të dalë në Jugosllavinë e Titos, që ose do t’i kthenin nga erdhën ose t’i mbanin siç do të donin. Ndërkaq përndjekja do të vazhdonte nga Sigurimi i Shtetit fantazmë dhe jashtë, në Jugosllavi, në Greqi e Itali, në Gjermani e deri në SHBA. Kështu del.

Teknologjia sa primitive, po aq dhe barbare e Sigurimit të Shtetit, tani ishte me përvojat e sofistikuara sovjetike dhe naziste dhe nuk përjashtohet dhe mundësia si fillesë e të qenit në shërbim e disa prej të arratisurve, por dhe shkëputja e menjëhershme e tyre, por dhe falsifikimet e dykahshme.

I arratisuri Reshat Agaj në kujtimet e veta “Vëllai i pengut” tregon se me të kaluar kufirin për në Greqi, kërkon atasheun ushtarak amerikan dhe i rrëfehet se e ka dërguar Sigurimi i shtetit, duke i mbajtur peng një vëlla në burg, të cilin para se ta pushkatonin, punonte me kazmë në tunelin sekret që lidhte nëntokë Komitetin Qendror me Kryeministrinë në Tiranë.

Pjetër Arbnori që nga burgu i Burrelit pati guximin e madh të dërgonte një letër lart në shtet, që nuk pranonte asgjë nga ato që mund të kish thënë gjatë torturave, në delirin e vdekjes.

Sigurimi i shtetit gjithsesi synonte përndjekjet dhe terrorin aq sa ishte e mundur edhe jashtë vendit ndaj të arratisurve. Qëllimi ishte, mendoj, i disadrejtimshëm: neutralizimi i armikut të ikur, i kundërshtarit, i veprimtarive të organizatave të tyre kundër sistemit diktatorial komunist në Shqipëri. Kërcënime të vazhdueshme atyre edhe duke u dëmtuar familjet e mbetura në atdhe, përhapjen me mënyra dhe mjete që i di veç Sigurimi, për t’i bërë të dyshimta ikjet dhe qëndrimet në vendet e huaja, në diasporë e më gjerë, duke dekonspiruar apo sajuar, me qëllim përçarjen e mëtejshme të diasporës dhe duke penguar kështu veprimtaritë e shteteve perëndimore, që mund të ndërmerrnin me diasporën kundër Shqipërisë së Enver Hoxhës, përmbysjes së tij.

Sigurimi i Shtetit del se ka qenë hiperaktiv, duke kërkuar dhe arritur dhe zhdukjen fizike të personaliteteve më të spikatur jashtë, jo vetëm politikanë, por dhe shkrimtarë, duke ua ndërlikuar jetën dhe përkushtimin krijues, etj.

Natyrisht, ata s’mund të ishin aq të lirë si azilantë politikë, si shkrimtarë besoj se po. Plotësisht. Vepra e tyre shkencore e albanologjisë dhe ajo letrare ishte në shërbim të gjuhës dhe letërsisë shqipe, realitet shpirtëror shqiptar, mbetet kulturë dhe identitet kombëtar, ndërkaq mund të mos e kenë shmangur përfshirjen e tyre në veprimtaritë e hapura dhe të fshehta kundër sistemit tiranik të Enver Hoxhës së pathyeshëm, sipas nostalgjikëve të tij, kur ai vetë, Enveri, ka qenë dhe ka bërë edhe agjentin, aleatin e dyshimtë dhe kundër-aleatin ende më të dyshimtë, dhe shërbëtorin e të huajve deri në përulësi, vetëm që të sundojë duke e shtypur pa mëshirë popullin e tij, duke dëmtuar shpesh e më shpesh interesat e Shqipërisë.

Shkrimtarët e realizmit socialist të tij ai i përdori dhe i keqpërdori shume më rëndë se ç’mund të bënte armiku. Ai u shprishi dhe më të shenjtën e tyre, krijimtarinë. Vlerat duhen veçuar nga fati i autorit dhe duhen nderuar.

Dhe s’ka pse të turfullohet ndaj konferencave në Tiranë dhe në Prishtinë ku dalin vlerat si shkrimtarë dhe personalitete të kulturës të Ernest Koliqit dhe të Martin Camajt, të cilët bënë art, ku te Koliqi s’ka asgjë fashiste dhe te Camaj s’ka asgjë antikomuniste. Këta ishin estetikisht kundështarë të realizmit socialist. Dhe kur veprat nuk ishin në shërbim të kauzës politike të sistemit, sipas sundimtarëve, ato ishin kundër.

Mendimi kritik i qytetëruar ka etikën e njerëzores dhe jo të vrasësve të saj. Thënë me terma të tanishëm, është në mbrojtje të së drejtave të njeriut dhe nuk njeh si thyerje ato që janë arritur me forcë, me dhunë e tortura, psikike e fizike, ku Sigurimi i shtetit shqiptar ishte lavdimadh deri në tmerr dhe asgjësim në këtë drejtim.

Mendimi kritik i qytetëruar e njeh të vërtetën, madje do të thosha se nuk e ndjen nevojën e kërkimit të saj se ajo është e natyrshme brenda atij mendimi dhe veprimeve të përgjegjshme qytetare, del në mbrojtje të viktimës dhe jo anash e anash apo hapur në mbrojtje të persekutorëve..

Mund dhe duhet të mësohet dhe nga qëndrimi kritik që u mbajt me poetin amerikan Ezra Pound, ndër më të mëdhenjtë e poezisë moderne të shekullit XX në botë, por që ishte me bindje fashiste, madje mbas luftës e nxjerrin dhe në gjyq si të tillë. Por si poet çmohet nga të gjithë bota e kulturës.

Ka monstra të mrekullueshme, qenie njerëzore që kanë zgjedhur anën e gabuar të historisë me ide kriminale e krime ideologjike, por duke i dhuruar botës njëlloj copëza bukurie me artin e tyre.  Celine ishte antisemit,  Heidegger nazist, Caravaggio vrasës…” – shkruan një shkrimtar i ri italian dhe pyet për Ezra Pound-in nëse është e drejtë të gjykohet për të kaluarën  fashiste dhe jo për veprën e tij.

Shpesh ata janë viktima apo të gabuarit e ideologjive që marrin pushtet tiranik. Ne jemi shumë larg këtij të gjykuari, por dhe të atij realiteti. Shkrimtarët shqiptarë ndërkaq nuk kanë qenë të lirë. Edhe Ernest Koliqi ka shërbyer nën pushtimin fashist, edhe duke i besuar, gjithsesi në totatlitarizëm, kurse Martin Camaj ka qenë i përndjekur i regjimit komunist dhe të dy ikën nga atdheu, por jo nga dashuria për atdhe, as nga meraku për Shqipërinë dhe shërbimi ndaj saj.. Natyrisht këtë s’ka si ta ketë dosja armike e Sigurimit, por vepra e tyre, që  është jo vetëm e bukur dhe me rëndësi, por më shqiptare se ata që dolën në krye të Shqipërisë si fitimtarë dhe e atyre që i shërbyen realizmit socialist të tyre.

Ndërkaq vepra e tyre ka të ardhme. E kundërshtarëve të tyre ka vetëm të shkuar. Duket sikur Sigurimi i mbetur i shtetit vazhdon luftën ndryshe ndaj të ikurve, më parë duke i shpallur dezertorë, tradhtarë, të dënuar me vdekje, kurse sot dhe si të dërguar nga Sigurimi i shtetit, përndryshe të vënë në shërbim të agjenturave të huaja kundër regjimit, që e identifikojnë me atdheun.

Ata studiues agjenturorë do të ishin më të dobishëm, nëse do ta kishin parësore t’i shërbenin të sotmes dhe jo të djeshmes, të na zbulonin me dokumente se si ka vepruar diktatura dhe diktatorët, Sigurimi i tmerrshëm i shtetit ndaj shkrimtarëve dhe artistëve brenda dhe jashtë vendit, me ata vetë, nëse mëtojnë të kalojnë sinoret.

Studimi i asisojshëm i ngjan një hetuesie pas vdekjes me tortura kufomës.

Dosja e shkrimtarit Martin Camaj me ato dokumente ashtu nuk është vepër e tij, por e Sigurimit të Shtetit dhe nuk duhet gjykuar shkrimtari, por kapteri II, oficerët e sigurimit deri te shefi i tyre i lartë, Enver Hoxha. Kjo është vërteta reale.

*   *   *

Shkrimtari nobelist Hermann Hesse thotë në një poezi të vetën: më mirë të të vrasin komunistët, sesa të jesh komunist. E thotë dhe për nazistët. Mund ta vazhdonim, më mirë të të vrasë e keqja, se sa të jesh i keq.

Atëherë kemi ç’të nxjerrim më parë e ç’përgjegjësi. Dhe kurajën e ndëshkimit sipas fajit a dëmit. Shoqëria shqiptare të jetë e aftë që të shpalosë vlerat e larta morale deri në heroizëm tronditës, edhe aty ku janë mbuluar me gjak e baltë e përbaltje. Për vetedukim të tanishëm dhe të së ardhmes.

Nëse do të mundet.

*   *   *

Të gjithë kanë kryqin e tyre mbi shpinë, por disa e kanë në formën e drapër-dhe-çekanit.

 

BOTË E RE – NJERIU I RI – Nga Lek Pervizi

Qyshë në agimin  e filosofisë, çeshtja e shoqërisë njerëzore është trajuar vazhdimisht, duke filluar nga i pari Demokriti, thmeluesi i  filosofisë, që jetoi 107 vje, Sokrati e Platoni, Diogjeni, Aristoteli,  e ndonjë tjeter.

Ḉeshtje e krijmit të një shteti me një shoqeri pa klasa eshte shtruar e shtrohet vazhdimisht. Por duke qene se ekzistonin klasat sunduese, kjo do te thoshte se shoqeria duhej te merrte  nje drejtim tjeter nga ai qe kishte marrë. Pra duhej ndryshuar sistemi. Dhe Platoni na del me veprën e tij Utopia e shtetit perfekt. Shoqëria njërëzore, duhej të jetonte në nje shtet të vetëm ideal,  nën  drejtimin  nje elitë të zgjedhur njerëzish të mençur e të kulturuar. Këta i kushtohen mirëvajtjës së shtetit dhe shoqërisë, të shkëputur nga pasuria, luksi, jeta me favore etjera  gjëra të tilla. Pra, me nje jetë të thjeshtë, patjetër me nje trajtim e kushte normale jetese, por të shkëputur nga çdo përfitim, interes e privilegj  personal. Shoqëria, pra popullsia, ben një jetë të lirë, pa pretendime dhe ne armoni midis tyre, ku themeli i saj është familja.  Sigurisht se në veshtrimin tonë pas 3000 vjet, kjo bie absurde, si nje marrëzi qe s’mund të realizohej kurrë.

Ky shkrim  i yni  eshte nje trajtim  sipas kendveshtrimit te shekullit 22, dhe duket si një mendim ose teori abstrakte. Sdomend se ishte një teori që s’mund të realizohej, utopike, siç emori kuptùmn nga Utopia e Platonit. I dashur Platon, s’na bëre gje, një vrimë në ujë. Ai  më saktë e hodhi një gurë në lumë, sa për të munduar një ushtri filosofësh  pasardhës që ta gjejnë e  ta nxierrin  prej atje. Por guri, gur mbetet. Ne po e lemë ashtu. Për mendimet e filosofeve të tjere të asaj kohe s’po merremi, por po e permendim veç Diogjenin, që shkonte me kandil mes dites duke kerkuar njeriun nëpërrruget e Athinës. Qesharake ? Aspak.   Eh, mos kujtoni se ai ishte nje kloshar, qe rrinte e flinte në një vozë ?  Ai i përkiste rrymës së filosofëve  sofistë, ndër ta më i vlersuari për atë kohë, bashkëjetues e kundërshtar me Aristotelin.  Jo që edhe po të ringjallej do të merrte përsëri kandilin për të gjetur njeri madhështoren midis bulevardëve të Parist Romës, Londrës, New Yorkut  etjerë kryeqytete madhështorë.

Po e kapërcejmë këtë përiudhë si shumë të lashtë, dhe e prapambetur materialisht por mjaft e lartë në zhvillimin filosofik të mendimit. Eshte e bukur një shprehje e Presidentit francez Klemanso:

–  Éshtë vërtet për t’u çuditur, si dolën ato filosofë të mëdhej në Greqi  që ushqëhëshin me një pjatë fasule.

Ec e merre vesh, se ishin me dhjetra filosofë që formonin të famësmën  „Shkollë të Athinës‘ që piktori i madh Rafaeli  ka fiksuar aq bukur në një pikturë  monumentale  në Stanzat e Vatikanit.

Vite e shekujt po kalonin, dhe keta ishin filosofët dominues të botës antikke. Duke qene se këtë shkrim e kemi formuluat  në bazë të titullit që i kemi venë „Botë e re-njeriu i ri“  vazhdojme në këtë drejtim. Eshtë e qartë se filosofët e lashtësisë, përveç shtjellimit të mendimit të tyre, mbi kuptimin e jetës dhe krijimin e funkisonimin e universit, por edhe ata qyshë në atë kohë, hidhnin mendimin per një botë të re e njeri të ri, në kuptimn e përmirësimit të jetës së shoqërisë njerëzore, ku ajo që ata jetonin nuk e quenin të mirë dhe ia shihnin të metat e gabimet.  Dhe arrijjmë në një pikë kyçe të njerëzimit, që mori një kthesë: Jezus Krishti, jo i shikuar si bir i Zotit por si njeri. Ai e bëri atë kthesë të shkëputjës nga një botë e vjetër e ngarkuar me mitologji,  paganizëm e besime të kota arkaike.

Me termat tona moderne, një ngjarje e përmasave universale, që vërtet i vinte një limit, të kaluarës me  t’ardhmën,  ku përfshihëshin gjithë konceptet njerëzore mbi jetën dhe shoqërinë,  e humbisnin formë  e tyre arkaike e brendashkruar ne mendime të ngushta e botkupotime të shkallës së bestutërive, që ai u vuri fshesën. Duhej të krijohej një rend i ri me mendime të reja, pra një botë e re. Si pasojë, edhe njeriu i ri, që t’i përshtatej asaj bote të re. Pra dhe fjala e tij, që quhej fjala e Zotit, shtjellonte mendimin e barazisë së shoqërisë njerëzore, ku të gjithë janë vëllezër (qe do të pervetesohej nga filosofet materialistë).  Krishti hodhi konceptin e  bashkimit universal  të njerëzimit: Quod fiat unum ovile et unum pastor., (që të jetë  një vath i vetëm me nje bari të vetëm.  Kjo  nga feja do  interpretohej ndryshe dhe nga filosofet e teoricienët laikë  e modernë ndryshe.  Po ashtu, ai përcakton shtetin, se jemi ne kohen perandorisë së Romës e të mbretërive të tjera, kujt duhëshin paguar tribute e taksa. I provokuar, jep përgjigjen tabulare:

Jepni Ḉezarit ç’i takon Ḉezarit e Zotit  ç‘i takon Zotit.

Themel i qytetërimit modern. Shteti laik i ndarë nga feja. Por të gjitha këto,  nuk mund të zbatohëshin, asokhë jo se jo, por dhe  në vazhdim të vjetëve e shekujve. Deri ne një cak. Prandaj nuk do të merremi me analiza të stërhulluara e histori,  dhe do t’i biem shkurt, për të trajtuar titullin e artikullit.  E  kapërcejmë  gjithë botën mesjtare, mjaft të prapambetur e të përçudur, si dhe Rilindjën, që sikur nisi  të ndrisë me një flakëz, më tepër kulturore se sa politike e shtetërore, krejt e catrafiluar. E ky cak është Revolucioni francez me revolucionarët e saj  gjysmë të formuar, ose keq të formuar deri dhe injorantë fare. Këta  e  nakatoën  gjithe filosofine antike, me mesimet e Krishtit, me një llafollogji të trubullt e të çoroditur  të disa filisofeve moderne. Pavaresish se shpalleshin si ateiste, të mbështetur mbi fjalën e Krishtit. Iu  vunë punës të zbatojnin  idenë e botës së re dhe njeriut të ri, me slloganin e bujshëm: Liberté, Egalité, Fraternité!  Jo me fjalë  por me veprat  e tyre të aplikimit të  dhunë e krimit. Për të krijuar botën e re duhej përmbysur bota e vjetër dhe njeiu i vjetër.

Duhej të dekapitohej  gjithe klasa sundues aristokrate me mbret e mbretëreshë në krye. T’u pritëshin kokat  në gijotinë si kriminelë, me gjithë pasuesit e tyre. Kështu shteti pastrohej nga ato mbeturina të së kauarës, për t’u zëvendësuar me elitën e re të dalë nga gjiri i popullit.  Revolucionarët, në emër të së resë, zbatonin termin latin „Mors tua, vita mea“, vdis ti pa të rroj unë.  Pra, shoqëria e vjetër duhej zhdukur me dhunë, kështu që për të arritë të behësh ndryshim nga e vjetra tek e reja, u ligjërua krimi. Duhëshin larë hesapët me të vjetrën e vjetërsirat.  Revoioni Francez për të cilin janë shkruar e vazhdojnë të shkruhen  tonelata me libra, duke e himnizuar revolucionin, që  s’ishte e s’është gjë tjetër veç një kurdisje për të marrë pushtetin nga disa të shpallur revoluciobnarë, që me veprfat e tyre treguen se janë xhelatë e kasapë  qenjësh njerëzore të damkosura si shttresë e vjetër për t’i larë  hesapët e duart me ta. Vendin e tyre ta zinte një shtresë e re, pra njeriu i ri që do të krijonte një botë të re. Duke harruia, se vërtet Krishti e hodhi mesazhin e një botë të re, pra një botë e bashkuar, e vëllazëruar,  kristanizmi i uj zhvillue pa berë luftëra e krime.  por ama e palosi përfundimish botën e vjetër pagane të bestutërive. Ndërsa revolucioni frances, në të kundërtën,  zbatoi dhunën, që në fillimin e tij. Vetëm me një përmbysje të dhunshme e kasapane,  mund të arrihej të shembëj bota e vjetër për të krijuar të renë. Këtu ata u distancuan nga fjala paqësore e Krishtit, ndërsa zbatonin idenë e një botet ë re që ai kishte predikuar 1700 vjet më parë:  Quod fiat unum ovile et unum pastor!

Ky revolucion që u shpall e vazhdon të shpallet me të amdhe si revolucioni që ndryshoi botën, hajt se po  e pranojmë, por ç’kthesë i dha? Del e qartë, atë të gijotinës. T’i këputej koka së vjetrës, për ta zevendësuar me një të re.  Akoma nuk asht arritë të zevendësohet faktikisht me operacion e një kokë me një tjetër. Veç këtë e arritën revolucioinarët, me Ropersbierrë, Daltonë e Maratë, xhelatë e kasapë njerëzish, që s’e kishin për asgjë të çonin njerëzit në gijotinë. Ku, e mirë t’u bëhet përfunduan vetë, me përjashtim të Maratit, i vrarë nga vajza trime Charlotte Corday.  Ma e çiditëshmja është se këta xhelatë, kasapë e kriminelë pëmendën si heroj.  Të vjen keq kur dihet se në atë delir të revolucionit, u përfshinë dhe mendje të ndritura, si D’Alambert, Diderot, etjerë ateistë,  që kërkonin dhe deskristianizimin, ndërsa predikonin si të tyre, po mësimet e Krishtit.

Pastaj revolucioni francez kaloi në masa, ligje evendime, me një shregull e çoroditje të paparë. Mbretëresha Maria Antonieta gjykohet e dënohe nga një trupe gjykese të gjithë injorantë e analfabetë, pa asnjë argument, veç fjalë banale, sharje e   shpifje.  Kështu që  revolucioni kaloi në delir, ku revolucionarët filluen t’ia heqin kokat njeitjetrit. Ropersbierri, pa të keq çon në gijotonë shokun e vet me afro dymijë të tjerë. Ku s’kalon shumë dhe përfundo edhe ai me kokë të prerë.  Këta pra ishin revolucionarët që donin të ndryshonin botën. Mos

kishte dalë në skenë Napoleoni, Franca do t’ishte kthyer në një kasapane të madhe. Por edhe këtij i hypi mendja të bashkojë botën me forcën e armëve, të rikrijonte Perandorinë e Shenjtë Romane, e përfunoi si perandor i ishulit Sant‘Elena. Pra kjo ide  e një bote të re të bashkuar, ishte ne mendjën e mbretërve dhe perndorëve, e pse jo dhe të revolucionarëve, të cilët, asnjëri prej tyre s’behej dot sundimtar absolut, sepse e çonin njenri tjetrin në gijotinë, që priste padurim të ua shkurtonte kaptinat.

Ne vështrimin tonë,  ai revolucion që u nis me parulla të mëdha të krijimit të një bote të re, me sloganin Liberté, Egalité, Fraternité, hodhi farën e keqe, nga ku mbiu komunizmi, që gjeti mbështetje për të zbatuar krimet pa i dhanë llogari askujt. Revolucioni francez, me një gijotinnë  shurtoi me mija koka, ndërsa revolucioni bolshevik apo komunist, shkurtoi me milionë.  E si mund të mburresh me një revolucion që mbillte terror e  vdekje?

Si rrodhën këto ngjarje që bota (një pjesë e saj)  të merrte këtë drejtim ?

Në këtë dilemë të madhe të pazgjdhur, veç kur  na del një far  Karl Marks  në Gjermani, që marrosi botën me veprën e tij, Kapitali, një vepër e çoçoditur, që u bë Bibla e komunizmit. Psataj nxori tjetrën, „Manifesti Komunist; pralla me mbret e pa mbret, që i vuri flakën botës.  Në emër të manifestit komunist u bë revolucioni i dytë frances i 1848, ku Marksi, që kishte hedh gurin e fshehur dorën,  as mori pjesë as e përkrahu me fjalë e shkrime. Thuhet se i pëlqënte të quhej si profet, me Engëlsin si Shën Pjetri dhe Leninin Shën Pali. Dhe Shën Lenini,  veç kur del në shesh si orator   shakllaban e mashtrues, që oratorinë e  tij e përdori për të gënjyer  masat popullore. Me të njejtë parullë, e një botë e re   me nje njeri të ri. Prandaj, ishte ai vetë që  urdhëroi  me shkrim, që Cari të vritej me gjithë famimjën e tij, pa kalauar në gjyq (ksisoj ia hodhi Ropërspierrit, me gjyqin farsë të mbretot).  Të zhduket e vjetra e të triumfojë e reja.  Apo nuk kishte dalë e këndohej qyshë më 1901 Internacionalja:

Eshtë lufta finale – vendimtarë mbi dhé-internacionale-do jetë  bota e re!

Gijotina turpi i revolucionit francez dhe i qytetërimit tonë njerëzor

Himnit iu bashkua parulla : Proletarë  të gjithë vendëve,  ishte shprehur shumë mirë oara 2000 vjet , që të japin idenë e një  bote të bashkuar  të re e të njeriut të ri,  që përfshihej në njihej në proletarët. Por termi bashkohuni!   Kishte 2000 vjet që ishte shprehur   shumë mirë  nga  Krishtit para 2000 vjet, një vath e një bari.

Deri këtu, ky është kuptimi global i shkrimi tonë. Botë e re-Njeriu i ri.

Tani të shohim se ç’ndodhi ,në Shqipërinë tonë të vogël, një pikë në globin gjeografik e politik toksor, por shumë i madh në mendjën e një shqiptari, qoftë i tjeshtë apo i veçantë e i lartë.  Megalomania  është një sëmundje e trurit  që s’kontrollohet as mjekohet dot po të zuri. Zakonisht ajo shfaqet në njerëz me pozita e detyra shumë të larta, në çdo fushë jetësore,  por krysisht në atë politike dhe  specfikisht në ata që arrijnë në sferat më të  larta të shtetit,  princa, mbreter, perabdorë por dhe presidentë e të tjera lartësi.  Ḉuditërisht shfaqet në shtete e popuj të veçantë.   Në historinë tonë të kaluar nuk kemi raste shfaqje megalomonie, jo se jo te Skënderbeu, si dhe princa të tjerë,   rimlindasit deri të mbretëria, ku Zogu ishte pak i infektuar, por ma tepër rreth dinastisë së tij, pa pretendime të tjera. I mjfatonte titulli, Zogu i Parë Mbret i Shqiptarve, megjithëse pretëndonte të bëhej Skënderbeg  i dytë.  Neve na  pëlqen të mburremi se jemi populli më i vjetër në Europë, me gjuhën më të vjetër, pasardhë të Pëllazgëve e Ilirëve. Të tanët janë dhe  herojt e Luftës së Trojës, Priami, Ekuba, Paridi, Hektori, Akili, Iliksin, dy Ajaksët, Diomedi, Kasandra, Andromaka,  Helena e  Menelau, Agamenoni, Heneu, dhe i atiAnkizin deri dhe Tersiti  etjerë. E pse jo?  Se mos i prishim punë  kuj!  Por kohët ndryshojnë, dhe ndryshojnë situatat e ngjarjet e me to dhe njerëzit dhe idetë. Ne e zhvilluem një far përshkrimi lidhur me koncepti e botës së re e njeriut të ri, që ka doinuar mendimin e f ilosofëve të vjetër e të ri, si dhe të sundimtarve,  dhe të disa specimenëv revolucionarë me qellimin e një bashkimi e vëllazërimi botëror, që dashje pa dashj ikuadrohen në veprën e Platonti Utopia, dhe në fjalën së Kristit: Quod fiat unum oville et unum pastor. Kaq!

Por fara e keqe e revolucionëve fracezë dhe  bolshevikëve e komunistëve  rusë ishte hedhë edhe mbi Shqipëribë tonë, ku gjen terren për krijimin e një partie komunsite shqiptare, patjetër me bekimin e babë Stalinit dhe vëllaut të madh  Titon, me në krye të saj, një far Enver Hoxha, i fabrikuar në Paris nga pasardhësit e revoluvionit francez, dhe i përpunuar e ushqyer me pârimet e tyre. Nga ana tjetër i  frymëzuar nga revolcioni i madh bolshevik i tetorit i sajuar e udhëhequr  nga  Lenini e Stalini.

Rodhën si rrodhën n gjarjet, dhe studenti i dështuar i Parisit, zbarkon në Sqhipëri, dhe fap arrin të ngrihet në kryetar partie e shteti,  në diktator absolut i vërtetë dhe i vetësajuar e vetëshpallur, jo me fjalë e tituj por me vepra renqethëse e  mizore. I paskrupuij; siç ishte

farkëtuar  nga revolucionarët farncezë e bolshevik

ë, ai vuri në përdorim gijotinën, me anë të  togave te pushkatimit, duke e fituar garën me ato të Parisit, në vrasje  e burgje. S’pati mbret e mbretëreshë për me ua pre kokat,  por sfarosi intelektualët ma të shquar të Shqipërisë, dhe mbylli në burgje e kampe fmailjet më fisnike e të ndëruara, për t‘i asgjësuar fare. I angazhuar me klasën puntore, proletariatin, të Francës e Bashkimit Sovjetik, shpallte me të madhe politikën e tij destruktive të terrorit, dhe sanksiononte e ligjëronte diktaturën: Diktatura e proletariatit do të bjeri si grusht çeliku mbi gjithë armiqt tanë…!  Tregohej kështu dhe djallëzor duke ia ngarkuar diktaturën proletariatit dhe jo vetes, ku shpallej si demokrat, si  Krytar i Qeverisë Demokratike të Shqipërisë?! Sigurisht se kështu dilte krejtësish kontreadiktor me vetveten, dhe kjo tregointe se nivel i tij politik ishte i ulët, se në një kohë që shpallej diktatura e proletariatitt, s’kishte vend për të përmendej demokracia, dhe aq mÉ beter që ai të vetquhej Krytar i në qeverie demokratike, në diktaturë.

Karikaturë e revolucionit francez, ku shkruhet:

Bashkim i pandarë  i Republikës :

Liri – Barazi – vëllazërim  Ose Vdekje!

Si erdhëm deri këtu, tashti e ka radhën shqyrtimi i politikës së tij të çoroditur, që lidhej me qëllimet e ti,j ku qet krye intelektuali skadent me nfektimin me megalomanisë, që mbetej e pasherueshme. Kjo lloj megalomnaie shtrihej ne dy koncepte kryesorë të tij: ai i krijimlit të një bote ë re e të njeriut të ri, që ai do të

përsëriste vazhdimisht ne fjalimet e tij. Botë e re e  njeriu i ri, alias, shqiptari i ri, shqiptarja e re, Shqipëra e re. Këto përsëritje të vazhdueshme sikur i krijuen binjën se ai ishte një figurë e madhe që do të pëshonte, patjetër në Shipëri, por edhe jashtë saj, në partitë e krijuara në shtete të ndryshme, pra në botë. Dihet se ato që varëshin nga Moska. Porkur ai u prish me Hrusovin, i deklaruar prej tij  revizioinist, mendonte se do të varëshin prej tij, që të njihej si udhëheqësi i komunizmit botëror. Kështu ai arriti ne magaloni akute, e pashërueshme. Por e lemë në atë gjendje, se keim trajtimin e botës së re e njeruit të ri në Shqipëri, qe edhe ky koncept hynte ne sindromën e megalomanisë.

Për të realizuar këtë ide, ai vuri në zbatim  atë të revolucionit francez, të eliminimi të klasava të vjetra sunduese e jo sunduese. Duke qenë se s’kishte  mbret e mbretëreshë, ai vendosi eliminimn e intelektualizmit shqiptar, i përfaqësuar nga njerëz që kishin kryet universitetet  më të mira në shtetet europiane, kryesiht në Francë, Itali, Austri, etjerë vende. Shpall shtetin e parë ateist, me eliminimin e klerit katolik shkodran, pothuaj i shfarosur, dhe të klerikëve  orthodokse e musulmanë, megjithëse ishte famijë hoxhësh. Ata që i shpëtonin pushkatimit, përfundonin në burgjje e internime. Familjet e mëdha  patriotike,  i mbylli ne kampe internimi, ku nuk kurseu as fëmijët në djep.  Kjo ishte politika e tij për zhdukjën e shtresave te vjetra interketuale dhe të famimjëve me të nderuar të Shqipërise, për tëbërë ‚tabula rasa“ me ta,  me ia pasur zili revolucuionarët francezë, që s’arrtitën të realizojnë këto masa tepër drastike. Por me aprovimin e bekimin e babë Stalinit, që buzeqeshe i kënaqur për veprat kriminale të këtij  „djalkos“  të zellshëm për mizori.

Por ky boshllek i krijuar i eliminimit njerzor që përmenëm, duhej mbushur, dhe këtu qet kryet termi i njeriut të ri. U krijuan kurset e analfabetizmit, ku me mija partizanë komunistë analfabetë, nisën të mësojnë të shkruajnë e të lexojnë. U hodh parulla, mjafto të mesosh  të shkjruajsh dhe  je i aftë të  drejtosh shtetin,  e behësh gazetar, shkrimtar e historian. Njeriu i ri mori krye e hov, dhe zuri vend ne zyra, institucione, shtyp e botime., pa patjetër në politokë, die në Byronë politike: teneqexhij,  lopçarë, mjelëse, karrocierë, e me radhë, që përbanin ushtrinë e njerëzve të rij.

Lenini pastron boten nga mbeturinat

për të krijuar Botën  e re.

Karikaturë e kohës.

Nddërkohë, vihej në zbatim, bota e re, rendi iri. Edhe sjelljet e njerëzve ndryshuan. Nuk mund të bisedoje sipas kokës sate, po sipas kokës së partisë,  dhe të diktatorit.  Pra u hoq e  liria e fjalës  dhe e mendimit Kalë karroce. Ato  që u benë dhe shkrimtarë, artistë, akademikë, profesorë, historianë,  duhet të ndiqnin rrymen e „Realizmit Socialist“ importuar nga Bashkimi Sovjetik. Në veprata e këtyre shkrimtarëve, në rolin e heroit të libri duhet t’ishte patjetër njeriu i ri, komunisti, dhe familja e rrethi i tij, me atributet më të mira. Ndërsa personzhet negative, armiqt e klasës, reaksionarët, të deklasuarit, që duhet të përshkrueshin , të degjeneruar, agjentë e spiunë të të huajve. Të

ngarkuar me gjith veset e keqia. Pra Enver Hoxha arroiti ta shburrëroje shqiptarën  e të krjojë njeriun e ri, të modeluar prej tij. Ky biçim njeri i ri duhet t’ishte  i  përulur e servil, e në shërbim të sistemit pa luajtur një presje nga orientmet e udhëzimet e partisë, dhe të këshllalve të tij, që jepëshin me fjalime dhe me 67 veprat që ai kishte shkruar e botuar. Ec e luej bishtn po deshe.  Por ky njeri i ri, do të reflektointe  edhe për t’ardhmen e shoqërisë shqiptare, aq kishte ndikuar presioni ideologjik, sa dhe truri  i shqiptarve, i  të përfshihej  në njeriun e ri, kishte pësuar ndrysim dhe i konceptonte gjërat nga një pikë vrojtimi anormal, të kthyer siç ishin ne robotë të kurdisu e programuar  me çelësin nënës parti. Ky anormalitet shfaqej dhe vazhdon të shfaqet edhe sot e kësj dite, jo vetëm në njerëz të thjeshtë, por dhe në ata që mbahën intelektualë, ku nuk përjashtohet asnjë,  as dikush që është   i spikatur dhe i njohur. Asnjë shkrimar i epokës së diktaturës komuniste, nuk mund të pretendojë se ne veprat e tij ka qenë i lrë dhe i pavarur, të shkruaj e të botojë. Vigjilecës së partisë, censurë se rrebtë të saj nuk i ikte dot një presje. Të gjithë pa përhashtim, i kanë shëbyer verbërisht i atij sistemi, në kuadrne e „Relaizmit Socialist“ prej ku asnjeri s’mund të orvatej të dilte. Ata ishin të angazhuar të  përçonin   piltikën e partisë dhe urdhërat e shokut Enver, faktotumi i ngritur në pedistalin e një idhulli. E ç’idhull, si ato të antkitetit që u behëshin flijime  njerëzore. Dhe idhullit Enver iu benë, jo me dhjetra e qindra por  me mija.

Si përfundim të kësaj gjëndje, mund të themi se Enver Hoxha arriti të krijoji at lloj   njeriu të ri në Shqipëri, po  ç’nb njeri se? Një robot i vërtetë i gjallë i kurdisur me ideologji komuniste dhe zëbdenës i asaj ideologjie. I

vetëdishëm për këtë arrtitje të tij monstruoze, Enveri luente si maca ma miun me shqiptarët, dhe kryesisht me njerëzi e ri të tij, të idiotizuar. Po bota e re ku shkonte? Po edhe atë ai e kishte krijue në Shqipërii, se gjthçka brenda kufijve shqiptarë kishte ndryshuar nga gjendja e mëparshme, e kualififikuar botë e vjetër. Sigurisht se ndryshimi ishte për keq dhe krejtësis në anë negative, por bota e parë ajo e  vjetra ishte zhdukur, me gjithë njerëzit e shoqërinë që e përëbenin. E kush ishin ? Pikërisht at që e kishin drejtuar e qeverisir   nga pavarësia deri me 1944, kur ai mori pushtetin në dorë., e s‘la kend të s’ka pse lodhet, ai jeton e punon me tririn e zemrën e parisëë.pepëtinte. Të marrosuri, e ri, i këdnoni:  Fol Enver të lumtë goja… E ç‘të folur se? Partia është truri e zemra e polullit! Pra populli j duhet të jetonte me trurin e zemrën e partisë,reflektuar një njeriun e ri që ajo me shokun Enver e kishin krijuar, robotizuar e idiotizuar.

Prej revolucionin francez ai e kishte marrë atë mësim që për të ndërtuar një botë të re duhej zhdukur patjetër bota e vjetër me përbërjen e saj të vjetër, e zevendëssuarme një botë te re e njerëz të ri. Kjo bindje e tji ishte përforcuar me mesimin tjetër nga rfevolucioni i tetorirt për zbatimin  e një terrori total, për zhdukje me dhunë, të gjithë përfaqësuesve të botës së vjetër, dhe mbylljen ne kafaz të shettit. Ne burgje e kampe gjith shtresën e ashtuquajtur e  vjetër, kundërshtare e jo kondërshtare, po që i përkiste së kauarës.  Me këto mësime e shembuj, ai ia arriti të transformoje shoqërinë shqiptare  në një shoqëri robote, me njerëz robotë. Siç thuhet se përjashtimi përforcon rregullën, po e paraqes. Siç dihet botnisht, ne, nje pjesë që i përkisnim shtresës së shkuar shqiptare, , u rroposëm (përveç atyre që u vranë e pushkatuen) në burgje e kampe internimi Në këto kushte kontakti mes nesh ishte vërtet i kufizuem si në kafaz, por të vendosur në qendresën tonë morale shpirtërore. Ndërsa popullsia e lirë ishte  robotizuar krejtësisht.. Mes nesh ne flisnim e komunikonim lirshëm, pa asnjë fruikë se po na dilte ndonjë spiun. Kjo s’ka ndodhur në mjedisn tonë. Një mik i imi me tregonte. Sa rrija  në shtëpi, brenda familjës e me ndonjë shok timin, e ndjeja vetën të lirë ë e çfar nuk bisdonim. Por në mengjes kur nisesha për në punë, i thoja vetes, tashti ta luejsh  mirë  rolin  të robotit.  Ashtu siç janë kurdisur  të tjerët të sillesh edhe ti.  Pra në radhet tona, teoria e njeriut të ri nuk gjente  zbatim. Ky është përjashtim që përforconte rregullen e diktaurës. Eshtë i vetmi sodifacion i ynë, që ditëm t‘ përgjigjemi asaj situate, ku Enver Hoxha kishte zbatuuar me anihilimin e së kaluarës, për të ndërtuar një botë e re e njeri te ri të tijët, pa u kursyer në krime e mizori. Ky është përfundimi i titullit të shkrimit, Botë e re-Njeriu i ri.

Shenjtorë e Boshevizmit

Karikatura ruse

    

Trozky e Lenini, shokë e armiq

Shën Trocky e Shën Lenini

 

 

Dick Marty: Simpatia, vlerat, inteligjenca, mirësia e shqiptarëve nuk është prekur prej këtij raporti! – Intervistë me z.Marty menjëherë pas raportit nga Elida Buçpapaj

Kjo intervistë ekskluzive i është marrë zotit Dick Marty, anëtar i Asamblesë parlamentare në Këshillin e Europës në janarin e vitit 2011. Për interes të lexuesit po e risjellim.

Intervistoi: Elida BUÇPAPAJ

PYETJE:  Zoti Marti, ju ne konferencen per shtyp bëtë një krahasim te papershtatshem midis kryeministrit te Kosoves zotit Hashim Thaçi me diktatorin e rrezuar te Tunizise Ben Ali.
DICK MARTY
: Ishte nje konfrontim, ishte thjesht per te shpeguar sjelljen e politikes, të politikes që bën zgjedhje sipas oportunitetit, në vend që të bëjë zgjedhje të natyrës etike.

I njoh shumë mirë të dy rastet për të thënë se mund të konfrontohen. Nuk bëj konfrontim. Ajo që doja të thosha ështe se në të dyja rastet pranohet një situate për arsye oportuniteti, ne vend që të bëhet një zgjedhje  sipas natyrës së drejtësisë apo të etikës.

PYETJE:  Dje ne Keshillin e Europës u soll nje peticion me 250 mije firma, të firmosur nga shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, të cilat e konsiderojnë raportin tuaj të mbushur me shpifje, trillime dhe anti-shqiptar, çfarë mendoni për këto 250 mije firma zoti Marty ?
DICK MARTY:
Nëse të gjithë këta persona do ta kishin lexuar raportin, mendoj, se do t’i kisha pranuar këto firma. Por dihet shumë mirë se ata nuk e kanë lexuar raportin; dhe dihet shumë mirë se pjesa më e madhe e shtypit e ka instrumentalizuar këtë raport, duke evidentuar pjesë të tij dhe duke fshehur pjesë të tjera, e pra kësisoj është e thjeshtë të mobilizohen njerëzit kundër një armiku të jashtëm.

PYETJE:  Ju natyrisht që nuk jeni armik për shqiptarët, pasi në Zvicër jeton një komuniteti i madh shqiptarësh, prej 250 mijë vetësh, por ju për momentin nuk jeni në një pozicion interesant.
DICK MARTY:
Edhe në Itali televizioni i Berluskonit, jep informacione të pjesëshme, që janë të denoncuara nga shumë drejtime: Ajo që dua të them ështe se nëse njerëzit janë me të vërtetë të informuar, do të kenë ndofta një reagim tjetër.

Unë kam një eksperiencë me shumë shqiptarë, të cilët më kanë shkruar. Dhe ata që më kanë shkruar pa më fyer, unë i jam përgjigjur gjithmonë. Dhe reaksini interesant është, se te gjithë atyre që u kam kthyer përgjigje dhe u kam shpjeguar pozicionin tim, më kanë rishkruar përsëri dhe më kanë shpjeguar se nuk kishin ditur sa duhej, më kanë kërkuar ndjesë dhe më kanë shkruar, se tani ne prej teje kemi një ide ndryshe. Dhe kjo ka ndodhur veçanërisht  pas intervistës që unë kam dhënë tek albinfo në Zvicër.

PYETJE:  Pas konfliktit në Kosovë, menjëherë u deklaruan rreth 3600 shqiptarë të Kosovë të zhdukur, civilë, midis tyre gra dhe fëmijë. Gjatë këtyre 12 viteve pas konfliktit, janë zbuluar nëpër varrezat masive në Kosovë dhe Serbi, mbetjet e trupave të rreth 1800 viktimave, ndërsa vazhdojnë të mbeten të pazbuluara mbetjet e 1600 viktimave të tjera. Cili është opinioni juaj për këtë fakt tragjik dhe përse ju nuk e nisët raportin tuaj prej këtej zoti Marty, prej viktimave të Kosovës ?
DICK MARTY:
Zonjë e nderuar. Unë nuk jam ngarkuar që të bëj një raport për gjithë situatën në Kosovë. Detyra ime ishte e kufizuar në deklarimet e bëra në librin e zonjës Del Ponte. Dhe nëse ju shihni titullin, ishte ky misoni im. Dua t’ju njoftoj se për Kosovën janë bërë prej kolegëve të mij një sërë raportesh, por raporti im specifik merrej me këtë tip akuzash. Kështu pra, detyra ime ishte shumë, shumë e kufizuar.
Ju thashë, se nëse lexohet raporti, nuk mund të thuhet se është proserb, sepse në rekomandimet tona ju themi dhe serbëve që të përmbushin detyrimet e tyre.

PYETJE:  Po serbët nuk ua kanë dëgjuar rekomandimet tuaja aspak zoti Marty . Mlladiçi është i mbrojtur në Serbi.
DICK MARTY:
Nëse ju më jepni adresën do të jem i pari që do të shkoj për ta gjetur.

PYETJE:  Zonja Del Ponte e konsumoi madatin e saj si prokurore e përgjithëshme e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës pa zbuluar asnjë fakt që ka lidhje me pretendimet që ajo do t’i reflektonte më vonë në trillerin e saj titulluar “Gjuetia – Une dhe kriminelët e luftës”, pretendime që nuk kanë asnjë vlerë për drejtësinë. Shqiptarët kanë mendimin se raporti juaj, nuk është gjë tjetër veç pjesa e dytë e trillerit të Madam Del Pontes. Cili është opinioni juaj zoti Marty  ?
DICK MARTY:
Pyetja juaj është tendencioze, sepse ju në vend që të flisni për libër, flisni për “triller”. Pra, ju tashmë e keni një gjykimin tuaj në pyetjen që më drejtoni,  pra sipas meje, është një pyetje pak e pranueshme, sepse nuk është një pyetje objektive, pasi ju jepni gjykimin tuaj, të cilin unë nuk e ndaj.

Libri ështe shkruar nga një person që shkruan për eksperiencën e saj. Edhe unë jam habitur me faktin që zonja  Del Ponte i ka shkruar këto gjëra në libër dhe nuk i ka thënë më përpara, por nëse e egzaminon mirë problemin, zbulon se e ka një  shpjegim. Ishte ajo që i filloi hulumtimet. Ajo thotë se Shqipëria nuk ishte dakord për të vazhduar, sepse Gjykata Ndërkombëtare e Hagës nuk kishte kompetenca për territoret që nuk i përkisnin atyre të ish-Jugosllavisë, dhe se faktet lidheshin me periudhës pas konfliktit, kështu që nuk kishte kompetenca. Ajo ishte e shokuar për faktin se askush nuk ishte i interesuar rreth këtyre të dhënave, që kishin të bënin me trafikimin e organeve.

Unë jam shumë më tepër i saktë dhe e ridimensinoj akuzën. Unë flas për një numur të vogël rastesh, jo për qindra, por zonja Del Ponte është një profesioniste dhe të gjithë jetën e saj ka punuar si gjykatëse dhe nuk besoj se ka treguar simpatine minimale për serbët, apo të ketë demonstraur antipati për shqiptarët. Ajo është akuzuar gjithnjë si shumë antiserbe.

Dhe kjo është sipas meje situata. Unë besoj se Shqipëria, qeveria shqiptare, shoqëria shqiptare do të kishte interes që të bënte të pamundurën për të zbuluar të vërtetën, për faktin se nëse në territorin shqiptar kanë ndodhur krime, kjo nuk do të thotë se ky nuk është një krim i popullit shqiptar, nuk është një krim i shoqërisë shqiptare. Në Zvicër ndodhin çdo ditë krime, por nga kjo nuk do të thotë aspak që shoqëria zvicerane është kriminale. Besoj se duhet të dilet nga kjo gjendje mendore, sipas të cilës mendohet se kjo është një fyerje kundër vendit, kundër Shqipërisë.

Jo, simptia, vlerat, inteligjenca, mirësia e shqiptarëve nuk është prekur prej këtij raporti, në fakt kompromentohet nga këto qendrime për të mohuar gjithçka.

 

25 Janar 2011, Këshilli i Europës, Strasburg

Intervistoi: Elida BUÇPAPAJ

UNË, “ARMIKU I POPULLIT”!? – Nga Frank Shkreli

Në shtator të vitit 2018 isha në Shqipëripër të marrë pjesë nëpromovimin e tre vëllimeve të librittim, “Demokracia Nuk Pret”, por kisha vendosur që të mos largohesha nga Tirana pa vizituar Autoritetin për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944-1991 (AIDSSH).Autoriteti, i themeluar në bazë të një ligjitë miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë në vitin2015,është i hartuar,kryesisht,në bazë të modelit të ligjit gjerman mbi regjistrat e Stasit, ish-policisë sekrete të Gjermanisë Lindorekomuniste, “Me përgjegjësinë për mbledhjen, administrimin, përpunimin, përdorimin e dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit dhe informimin në lidhje me to…”.Vizita ime në zyrën e AIDSSH, dy vjetë më parë, ishte një përvojë e veçantë, ku pata nderin dhe kënaqësinë të takohesha me Kryetaren e AIDSSH, Zonjën Gentiana Sula, me anëtarin e Autoritetit, Zotin Simon Mirakajdhe me zyrtarë të tjerë të atij enti. Kryetarja Sula dhe ndihmësit e saj më ofruan mua dhe bashkshortes njëpritje tepër miqësore dhe plot respekt. Ifalënderoj të gjithë ata, veçanërisht, për gatishmërinë dhe ndihmesën që më ofruan, me atë rast, në procesin e aplikimit për nxjerrjen e dosjes që kishte përgatitur për mua ish-Sigurimi i Shtetit gjatë sundimit të regjimit komunist.

 

Vizita në Zyrën e AIDSSH, Tiranë, Shtator, 2018

Vizita tek Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944÷1991përfundoi pas aplikimit, falë ndihmës së stafit të Autoritetit,përhapjen e dosjes time, brenda një periudhe të shkurtër, dosje të cilën, natyrisht,e lexova me vëmendje, por që pothuaj asgjë nuk më habiti nga ato që kishte brenda. Dokumentimi, identifikimi dhe hapja e dosjeve për individë, brenda dhe jashtë Shqipërisë, është një objektivme rëndësi i punës së përditshme të Autoritetit.Më vonë, gjatë një vizite që stafi i AIDSSH bëri në Nju Jork, më sollën –në disk –kopjen e dosjes time personale të përgatitur nga Sigurimi i regjimit komunist të Enver Hoxhës.Sipas renditjes në listën e emërtimit të dokumenteveqë përmban dosja ime prej 60 faqesh,duket se interesimi iSigurimit të Shtetit rreth meje kishtefilluar aty nga viti 1984-85 kur unë kam qenëShef i Shërbimit shqip të Zërit të Amerikës dhe ka zgjatur deri në datën20 Mars, 1991,kur është mbyllur, që ështëpikërisht dita që unë dhe tre anëtarë të Delegacionit të parë të Departamentit Amerikan të Shtetit kemi zbritur në Tiranëpër hapjen e ambasadës dhe për të marrë pjesë në zgjedhjet e para pluraliste,nja një javëpas nënshkrimit në Washington të protokollit për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Kopertina e dosjes time

Dihet segjatë gjithë historisë së tij,Zëri i Amerikës ishte ferrë në sy për regjimin e Enver Hoxhësdhe për Sigurimin e Shtetit, sidomos gjatë viteve të 1980-ave, kulmi i Luftës së Ftoftë dhe i lëvizjeve pro-demokratike në Evropën Lindore, sidomos në Poloni, që filluan me lëvizjen e punëtorëve polakë,Solidarnost dhe që u përhap më vonë anë e mbanë Evropës Lindore, përfshirëShqipërinë, në vitin 1990.Dosja e Sigurimit më përshkruan sikur të isha dy metra i gjatë, i rrezikshëm për regjimin komunist po se po, pasi konstatohet, gabimisht, se unë, “Si zevendës drejtor në Drejtorinë për Evropën Lindore në Departamentin e Shtetit, Frani ka në mbikqyrje edhe Zërin e Amerikës në terësi”, duke shtuar se, “Nga të dhënat del se Frani është mjaft i aftë dhe i specializuar në drejtim të vendit e njeri mjaft i besuar i amerikanëve”, duke lenë të nënkuptohet se si i tillë, mund të jetë edhe i rrezikshëm. Prandaj në dokumentin sekret të datës 4 -6-87 bëhet thirrje që, “Bazuar në sa sipër dhe me qëllim për të zbuluar e mësuar veprimtaritë dhe detyrat që i janë ngarkuar e kryen në drejtim të vendit tonë në fushën politike, propagandistike, studimore e subversive sipas orientimeve të Departamentit të Shtetit e zbulimit amerikan”, vendoset që, “Fran Shkreli të merret në përpunim aktiv”, ndërkohë që vendimitpër të “zbuluar veprimtarinë armiqësore të FranShkrelit”,ibashkangjitet edhe “plani përkatës imasave agjenturoro-operative”prej nja 14-pikashkundër meje.Në një dokument i përfshirë në dosje, kërkohet që “për zbulimin e veprimtarisë së objektitnë vendin ku jeton kundër vendit tonë… të mendoni dhe na propozoni për masa presioni e demaskimi ndaj objektit që do të ishin më me efekt për ta larguar atë nga veprimtaria armiqësore kundër vendit tonë, e për ta demaskuar në radhët e emigracionit “shqiponjas”, arbëreshe e shqiptare, si spiun i tëgjitha vendeve ku kaluar etj.”. Unë, poli-agjent, mos ma çoni gazin bre!Duket se Sigurimi ishte i konfuzuar me të dhënat, pasi nga qëllimi për të më shpallur poli agjent për veprimtarinë kundër regjimit, në një dokument tjetër thuhet se sipas një burimi, “Fran Shkreli është me qendrim të mirë” ndaj Shqipërisë dhe “nuk lejon që ndokush të flas keq për të”. Madje në të njëjtin dokument thuhet se ai “dëshiron të vizitojë Shqipërinë, por mendon se nuk do ti lejohet kjo gjë, ndoshta nga qeveria jonë, por mendon që edhe amerikanët mund të mos e lejojnë”.Në të njëjtin dokument të datës 19.12.1989, ndërkohë që duket se në Tiranë po diskutohej mundësia për marrëdhënie diplomatike me Shtetet e Bashkuara, oficeri raporton se sipas një burimi, “Franingul këmbë nëbindjen e tij se vendi ynë do të afrohet e lidhë marrëdhënie me Amerikën, gjë që po ndodhë, ai e vlerëson si hap shumë të zgjuar diplomatik të qeverisë tonë”, thuhet në dokumentin në fjalë.

Në një letërdrejtuar operativit resident të Sigurimit në Nju Jork ikërkohet që për të ndjekur gjithë veprimtarinëtime“armiqësore” në punë dhe në familje,të angazhohen të pakën gjashtë veta, të cilët identifikohen vetëm me numra, njerëzqë sipas të dhënave në dosje, “më njohin mirë” mua, sepse sipas një dokumentitjetërnë dosje, “Nga analiza e të dhënave rezulton se Fran Shkreli… është mjaft aktiv kundër vendit tonë”, e që “ndiqet nga ana juaj në përpunim 2A”,(grupi i të akuzuarve për agjitacion e propagandë)–i shkruan nga “pozita” një agjent i Sigurimit një agjenti tjetër, jo më heret se me 25 tetor, 1989, d.m.th. më pak se dy javë para shembjes së Murit të Berlinit. Është interesant se ndërkohë që komunizmi në Evropën Lindore po jepte shpirt, Sigurimi i Shtetit Shqiptar ishte I angazhuar në ndjekjen e personave si unë. Anuk e shihnin a po nuk donin ta shihnin furtunënanti-komunisteqë po vinte–fillimin e mbarimit të komunizmit!Bazuar në dosjen që kam në dorë, megjithëse jetoja dhe punoja në Shtetete Bashkuara të Amerikës, jo vetëm që ndiqeshanga Sigurimi i Shtetit komunist të Enver Hoxhëspër veprimtari armiqësore por sipas një “Ekstrakti” sekret në dosjen time të Sigurimit të Shtetitthuhet se, “Frani ndiqet edhe nga organet e shërbimit të sigurimit të shtetëror jugosllav për veprimtari kundërshtare dhe për ketë ushtrohet masa e kontrollit dhe e vezhgimit…”. A mosvallëpunonin së bashku këto dy shërbime të Sigurimitsecret ballkanas?Në një dokument tjetër sekret –që përmban dosja –dokument ilëshuar në Tiranë me datën 3/8/90, vetëm një vit para rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, udhëzohet “Rezidentura e Nju Jorkut”që,“Problemi i Fran Shkrelit të ndiqet me përparësi dhe me shumë kujdes”. Fatbardhësisht, ky urdhër i Sigurimit që unë të ndiqem “Me përparësi dhe kujdes” nuk u zbatua, ose më mirëtë theminga rrethanat botëroreu hodhë në koshin e plehrave të historisë, atje ku përfundoi edhe komunizmi shqiptar dhe ai ndërkombëtarme shembjen e Murit të Berlinit. Dosja prej 60-faqesh –pjesa më e madhe me të dhëna të gabuara ose pa kurrfarë vlere për një shërbim sekret inteligjence, mbylletme një dokument sekretidatës 20 Mars, 1991,i titulluar “Autorizim”,me nënshkrimin e Zëvendës-Ministrit tëPunëve të Brendshme, Veip Proda, sipas të cilit: “Autorizohet p.op. Islam Seferi, efektiv i degës dytë të Drejtorisë Parë, të tërheq nga Drejtoria e Tretë dosjen 2A të objektit Frank (Frano) Gjeto Shkreli, i cili vjen në vendin tonë si përfaqësues i ambasadës Amerikane në Tiranë.”

Dokumenti ifundit në dosje ku jepet autorizimi për tërheqjen e dosjes timenë të njëjtën ditë që kisha arritur në Tiranë me delegacionit e Deprtamentit të Shtetit.Fatbardhësisht, dhe falë nderit Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe punëdhnësit tim –qeverisë federale të Amerikës për 30-vjet –unë nuk kisha asnjë problem gjatë asaj koheme askend, por nga dosja e Sigurimi të regjimit komunist të Shqipërisë del se Sigurimi i Shtetit debatonte se sitë merrej me “problemin”që paraqiste për taFrank Shkreli. Nuk di se ku e paskan pasur hallin pasijeta, veprimtaria dhe puna ime ishte, siç thonë amerikanët një “open book”, një jetëaq publike dhe transparente sa nuk ishte nevoja që regjimi enverist komunist i Tiranës dhe as ai sllavo-komunist i Beogradit –të harxhonin buxhetin e shtetit dhe të keqpërdorninfondet ngamundi dhe djersaepopujve të tyretë varfër, për tëpunësuar agjentë spiunë për tëndjekur mua ose edhe shumë të tjerë si unë, në punë të vet, jashtë vendit, duke punuar për familjen. Për veten time, ndryshe nga shumë informacione falso të Sigurimit të përfshira në këtë dosje –për 30-vjetë në Washington, vërtetë se unë kam punuar në detyra të ndryshme,por gjithmonë për të njëjtën organizatë –Zërin e Amerikësdhe në të njëjtën ndërtesë në kryeqendrën e këtij entinë Washington. Po të kishte ardhur ndonjë agjentose spiuni Sigurimit para derës së ndërtesës ku punojanë Washington,do ishte bindur se unë nuk përbeja asnjë rrezik për askend. Do më kishte parë çdo mengjes duke hyrë aty dhe çdo mbrëmje duke dalur prej atypër të shkuar në shtëpi pranë familjes. As nuk iu fshehja kujt as nuk kisha frikë askend –as Sigurimine Shtetit komunist të Enver Hoxhës dhe as SiguriminShtetërorJugosllav UDB-ën, sepse nuk kisha asnjë arsye që t’i kisha frikë –isha në punën time.Jam matur për një kohë të gjatë nëse të përmend publikisht këtë dosje të Sigurimitose jodhe kisha vendosur të pres pak.

Nuk e dise pse. Me thënë të drejtën mora guximdhe frymëzimtë flas për këtë dosje –pa hyrë shumë në hollësi rreth përmbajtjes së saj –nga vizita qëbënë të martën në Shkodër zyrtarët elartë të AIDSSH, përfshirë Kryetaren Genta Sula, ku kishin shkuar për t’i dorëzuarpersonalishtDom Gjergj Simonit dosjen e tij të Sigurimit.https://www.facebook.com/starplustelevision/videos/2999185286845880/UzpfSTEzNTg2MTMzOTQxOTEyODA6MzI2NDc3Njk1MzU3NDkwNQ/

Mora guxim,por mora edhe frymëzimprej Dom Simonit,për mënyrën se si e pranoi dosjen e tijtë Sigurimitme një mesazh publik, si i dënuar dhe iburgosurnga regjimi komunist,për poezitë që kishte shkruardikur. Thashë me vete hapja dhe pranimi i dosjes, është në tëvërtetë një dëshmi,që për mirëa për keq,duhet të ndahet me të tjerët, të shërbejë si një subjekt për krijimin e një atmosfere për dialog mbi të shkuarën komuniste të Shqipërisë.Për mirë, seme hapjen e dosjevena jepet mundësia që me njohjen me këto dosje, ose me vet ekzistencën e tyre,ndoshta ndërgjegjësohemi si individë,por më shumëedhesi shoqëri, për të kaluarën e një regjimi diktatorialkriminal, nën të cilin Kombi shqiptar ka pasur fatin e keq të jetonte për pothuaj një gjysëm shekulli. Hapja e dosjeve të Sigurimitmund të konsiderohet nga disa edhe si një dëshmi e keqe ose të pakën sidiçka që nuk na bën të ndihemi mirë, ndoshta për arsyen seshumica e atyre që kanë dosje ose familjarët e atyre që mund të kenë shkuar në atë jetëtanimë, presin ende –përtej hapjes së këtyre dosjeve –zbardhjen e së vërtetësdheduandrejtësi për ata vet dhe për viktimat e komunizmit,në përgjithësi.I dashur lexues, kjo është edhe arsyeja që unë po indaj këto rreshta me jupër ekzistencën dhe për hapjen e dosjes time të Sigurimit të Shtetit komunist shqiptar,si një përpjekje, ashtu siç shpresojmë të gjithë, madje edhe 30-vjet pas shembjes së Murit të Berlinit–për një fillim të ripër Kombin shqiptar–duke reflektuar për të kaluarën dhe duke shpresuar për një të ardhme të remë të mirë–ku shpresojmë që ekaluarakomunistetë mosjetë më objekt ndarjesh e përçarjesh midis shqiptarëve, assot dheasnë të ardhmen!Unë jam i bindur se konfliktet politike dhe gjëndja e përgjithëshme aktuale në Shqipëri në 30-vjetë post-komunizëm, përfshirë problemet me sistemin juridik, janë pasojë e drejtë për drejtë emospajtimit dhe e mostrajtimit të krimeve të komunizmit, ashtu siç kanë bërë shumica e vendeve ish-komunistenë Evropë. Duam ose nuk duam ta pranojmë, mos përballja serioze e klasës politike shqiptare me të kaluarën komuniste,vazhdon të jetë një barrë e rëndë për të ardhmen e lirisë dhe të demokracisë së vërtetë në Shqipëri.

SHQIPËRIA është GJAKU im që nuk falet – Nga Aurel Dasareti*

 

“Unë frikohesha prej armëve. Serbo-malazezët na terrorizonin me to. Pasi unë mora pjesë në beteja dhe vet u mësova në përdorimin e armëve, e kuptova se armët janë forcë dhe se ne mund të mbrohemi me armë kundër atyre të cilët duan të na shndërrojnë në skllevër.” – gjyshi im.

***

Shqiptari, si produkt i natyrës, është diçka e pallogaritshme, e padepërtueshme, kokëfortë, është rrëke që vërshon nga një mal i panjohur, një pyll i virgjër, i pakalueshëm dhe i ngatërruar. Dhe ashtu si pyll i virgjër që duhet rralluar, pastruar dhe sistemuar me forcë, edhe kolonizatorët në bashkëpunim me tradhtarët e vendit, me ndihmën e përçarjeve midis shqiptarëve përpiqen të mposhtin, të thyejnë e të sistemojnë me forcë shqiptarin natyral. Detyra e armikut është ta shndërroj atë në anëtar të shoqërisë, sipas parimeve që vendos autoriteti.
Le të përkujtojmë lavdinë e së kaluarës dhe begatinë e kohëve të perënduara, të vihet kombësia mbi dallimet partiake, krahinore e fetare, të përshkruhet gjendja e mjerueshme e asaj pjese të kombit tonë nën okupim dhe të dalin qartë rreziqet që i kanosen Shqipërisë Etnike, të cilën populli i saj do ta mbroj me çdo kusht, të tregohen mundësitë e plota të një të ardhmeje të lumtur në një atdhe të ribashkuar të lirë e të përparuar.
Bëjë thirrje që mediumet serioze të botojnë vetëm letra të nevojshme për ATDHEUN e jo shkarravina të dëshirueshme nga pseudo “ekspertët”. Bëjë thirrje për të propaganduar fuqishëm popullin shqiptar, që opinioni botëror të njihet me prejardhjen e tij të lashtë legjendare pellazge-ilire dhe fazat nëpër të cilat ai është detyruar të kalojë gjatë rrjedhës së shekujve, për të arritur deri në ditët tona. Bëjë thirrje që “kalemxhinjtë” të zotërojnë plotësisht lëndën para se të shkruajnë në mediumet lokale dhe ato të huaja. Dhe, jam i bindur për forcën e të dhënave dhe argumenteve, për triumfin e drejtësisë e të çështjes kombëtare që unë dhe atdhetarët tjerë të mirëfilltë mbrojmë. Duke iu drejtuar lexuesve të huaj, krahas qartësisë së qëllimit, në letrat tona të ndihet edhe një nëntekst i fuqishëm polemik kundër keqdashësve. Le të shprehet temperamenti i shkruesit, zemra e zjarrtë e patriotit, horizonti i tij i gjerë kulturor dhe diplomacia superiore.
Liria Kombëtare, liria e natyrshme, pavarësia, fundi i çdo forme sundimi, shfrytëzimi dhe poshtërimet nga grekët, kolonialistët sllavo-ortodoks dhe kodoshët shqipfolës, janë parakushtet e domosdoshme për të vënë në veprim të gjithë dashurinë e shqiptarit për Shqipërinë Etnike, për jetën, forcën e vetme që mund të mposhtë dashurinë e tij për vdekjen. Një shtegdalje në kuptim të gjerë do mund të gjendet vetëm nëpërmjet ndryshimeve rrënjësore në strukturën tonë politike e shoqërore.
O shqiptarë!
Kemi një detyrë të shenjtë për të mbushur. Nuk duhet të tolerojmë që Toka e Atdheut në të cilën stërgjyshërit tanë kanë duruar pa u tundur shumë stuhia, Toka nga të huajt e okupuar, e cila në një periudhë prej shumë kohe ka pat shumë gëzime por edhe shtypje, diskriminime, persekutime, masakra, terror dhe dhimbje të mëdha, të trajtohet si pronë private e aventuristëve shqipfolës të pa skrupull. Kemi përgjegjësi të shenjta përpara gjeneratave të ardhme; beteja sapo ka filluar, të shtypurit nuk e kanë ndër mend pa luftë ta falin lirinë ende të pa-fituar.
Njerëzimi, domethënë pjesa dërrmuese e njerëzve, është gjithnjë kundër atyre që duan të mirën, sepse turma s`është as e mirë, as e keqe por në thelb është e amullt dhe që urren më shumë se çdo gjë thirrjet drejtuar ndërgjegjes së saj. Kalimi në një shkallë më të lartë, kapërcimi i egoizmit dhe plogështisë janë kryer vetëm nga individë të veçantë, kurrë nga turmat.

***
Indiferenca është armiku ynë më i keq.

Duket sikur jetoja në një planet tjetër. Më parë, besoja se njerëzit që diskutonin për politikën nuk kishin asgjë tjetër për të bërë. Por jam i tronditur kur shoh një Shqipëri të tmerrshme që nuk kisha ide se ekzistonte. Por, ne duhet ta ndryshojmë atë. Patjetër.

Shqiptarëve u mungon Uniteti dhe të kuptuarit se në çfarë bazohet liria: Kufijtë, sovranitetin dhe një Ushtri Kombëtare që mbron kufijtë e dukshëm dhe të padukshëm. Është një kombinim i rrezikshëm të jesh i rrethuar me fqinjë pushtues me histori të rremë dhe vetë-imazh të gabuar, sidomos kur kanë mbështetjen e Rusisë dhe jo vetëm. Shqiptarët e sotëm, të shtypur nga hajnat dhe tradhtarë më të pisët se kurrë, lajnë këmbët e ish skllevërve barbarë të stërgjyshërve të tyre të madhërishëm.

Shqiptaria ka lindur shumë bastardë dhe kuisling, por edhe burra të fortë që do të shkëlqejnë në qiell. Ata gjithmonë do të jenë besnikë ndaj Kombit dhe Vendit të tyre. Dhe, do të luftojnë kundër të gjitha tmerreve të brendshme dhe jashtme.

Qeveritë e paligjshme e kontrollojnë Vendin me një dorë të hekurt. Gjendja në shtetin amë Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni nuk do të ndryshon kurrë në të mirën e shqiptarëve nëse zagarët e armiqve tradicional nuk largohen menjëherë nga politika, por edhe më tutje kontribuojnë në një ftesë për kaos i cili kombin që gjendet në një tunel të errët, e çon drejtë zhdukjes përfundimtare.

Përndryshe, nuk ka president, kryeministër, qeveri apo për një herë – një forcë policore, që është më e fortë se popullata që i ka unifikuar qëndrimet.

Unë nuk jam partiak, jam tërësisht i pavarur, nuk kam asnjë konflikt interesi në trojet shqiptare, nuk paguhem nga askush dhe nuk kam asnjë motiv tjetër përveç që të shpreh mendimin tim në një mënyrë të civilizuar, për t`i ndihmuar sadopak Kombit dhe Atdheut të gjyshërve të mi që unë i dua pakufi. Ideja është gjithashtu e mirë, sepse ne ende nuk e njohim njëri-tjetrin, të paktën jo me të gjithë.

Shqiptarë! Drejtësia (mirëvajtja) e çështjes së juaj qëndron vetëm në duart e juaja.

Kushdo që është dehur nga fuqia (pushteti) dhe është pasuruar, ose thënë më mirë, ka fituar personalisht prej saj si dhe nuk frikohet aspak sepse në ju sheh burra të pavendosur, kurrë nuk do të heq dorë apo largohet vullnetarisht nga ajo karrige për të cilën edhe me kriminalitetet më të ndyra ka luftuar për ta zaptuar. Sidomos kur të njëjtët akuzohen për vrasje dhe Tradhti ndaj Vendit. Këta nuk janë aq budallenj t`u sekuestrohen pasurit marramendëse nga kriminaliteti dhe pjesën tjetër të jetës ta kalojnë në burgjet e rrezikshmërisë së lartë. Harrojini fantazitë – e llafeve…

Kjo është psikologji e sjelljes, e pakontestueshme,  sidomos për mentalitetin fisnor-klanor shqiptar. Dhe, nëse ju nuk i merrni seriozisht këto fjalë, atëherë shumë shpejtë do t`ia shikoni sherrin anshmërisë së juaj për të fjetur në një krevat me armikun, indiferencës së juaj për të bërë asgjë, naivitetit kinse hallku do ua ndreqi problemet e juaja, dhe sidomos ndikimet në ju nga manipulimet e mediumeve antikombëtare dhe sahanlëpirësve të tyre dobiç që lehin nëpër TV apo shkarravisin në portale, vetëm për të shpëlarë tru shqiptare.

Megjithatë, unë kam ndjenjën se ne shumë shpejt do të zgjohemi nga vitet e letargjisë, do të kalojmë në aktivitet dhe do të fillojmë me një fletë të pastër, të rrëmbejmë stilolapsin dhe fillojmë të shkruajmë të ardhmen tonë me duart tona.

Kapësve të vendit – hajnave duhet t`ua bëni të qartë: Lamtumirë këlysh. Shpejtë do hyni në koshin e plehrave të historisë, por ju lutemi mos e mbyllni kapakun mbi veten tuaj!

O shqiptar, nëse e duash veten, Vendin dhe Kombin, mos e prano asnjë rol politik që tjerët ta japin nëse nuk je i kualifikuar ose i zoti për të!

Ne patjetër të përcjellim një mesazh për të gjithë botën – se qëndrojmë së bashku: Ne e duam njeri tjetrin. Ne kujdesemi për njëri-tjetrin sepse vëllezër e motra të një gjaku e të një gjuhe jemi, dhe se historia e të parëve tanë të lavdishëm pellazg-ilir dhe Flamuri kuqezi janë simboli ynë i përbashkët. Ne nuk do të heshtim herën tjetër kur njëri prej nesh vritet ose torturohet, apo historia jonë të falsifikohet dhe përvetësohet. Dhe, në raporte me fqinjët grabitqarë, nuk do të lejojmë më asnjë kompromis në dëmin tonë, asnjë centimetër katror të asaj Toke të Shenjtë.

Për ta luftuar një ide duhet së pari të kesh një ide kundërshtuese. Shikuar nga pikëpamja e një shtypësi, idetë luftohen më shpejtë nëse dikush i frikëson njerëzit nga të menduarit. Një popull i frikësuar nuk ka asnjë kundërshtim.

Le të jenë veprimet tona një burim frymëzimi për të tjerët. Ne duam ta bëjmë vendin tonë një vend më të mirë. Për sa kohë që qëndrojmë së bashku në mbrojtjen e të shtypurve dhe të dobëtëve, bëhemi më të fortë.

***

Një bisedë hipotetike me veten time:

Sa vjeç je ti?

Nuk mund të them me siguri, por që nga dita kur u linda, politikanët tanë kanë qenë të njëjtë. Korrupsioni ka qenë i njëjtë, pasiviteti ka qenë i njëjtë. Dhe partitë politike “Pa shpresë” kanë pasur një monopol mbi shqiptarët.

Dje, para vetes u betova se do të kaloja 2 orët e fundit të çdo dite për të zbuluar të gjithë kriminelët, hajdutët apo spiunët në Albani, Dardani, Maqedoni (…) Nuk dua që vendi im të mbytet. Unë nuk mund ta bëj këtë vetëm. Unë dua që ju të gjithë të punoni me mua, që secili nga ju të ndiejë në zemër se duhet ta ndryshojmë dhe shpëtojmë Shqipërinë.

***

Ekziston vërtet një ndryshim i madh midis njohjes së dashurisë së njerëzve në internet dhe përjetimit të saj në botën reale. Tani, gjëja më e rëndësishme është të mos heqësh dorë nga dëshmorët që dhanë jetën për atë që ëndërruan.

*Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Shënim:

Përshëndetje të nderuar, artikullin «Shqipëria është gjaku im që nuk falet» e kam shkruar në vitin 2002, dhe titullimi është vetëm rastësi (u tregoj herën tjetër), nuk ka asgjë të përbashkët me «Kosova është gjaku im që nuk falet», e shkrimtarit dhe atdhetarit të shkëlqyeshëm, të ndjerit Ali Podrimja.

Sot, artikullit të para 18 viteve i kam shtuar diçka, që t`i përshtatet situatës pothuajse vdekjeprurëse para së cilës gjendemi në këtë vit, ku sulmohemi njëkohësisht nga virusi kinez dhe virusi i këlyshëve shqipfolës – por me prejardhje etnike të paqartë për ne shqiptarët e vërtet.

PS: Gjatë këtyre viteve të paraqitjes në internetin shqiptar (prej 2002) kisha raste të takohem me disa atdhetar të devotshëm dhe intelektual të shkëlqyeshëm, prej të cilëve edhe kam mësuar shumë për shqiptarinë. Sivjet kisha planifikuar të vizitoj trojet tona dhe të takohem me disa prej jush, sidomos me themelues të portaleve ku postoj, por mbetet shpresa pas vitit të ri. Dhe, unë akoma nuk kam postuar fotografi të qartë, por mendoj se për momentin mjafton kjo në hije, e shkrepur nga largësia, ku gjyshi fotografon nipin…

Respekt për ju, Aurel Dasareti

DY KULTURAT E SHOQËRISË SHQIPTARE NUK MUND TË BASHKËJETOJNË PËRGJITHMONË – Esé nga Thanas L. Gjika

Për këtë temë nuk ka studime të posaçme, por unë po guxoj të hedh disa mendime duke shpresuar se mund të tërheq vëmendjen e studiuesve të specializuar që merren e do të merren me historinë e lëtërsisë, të artit e të gazetarisë shqiptare dhe me historinë e shkencave shoqërore shqiptare të shekujve XX-XXI. Me shkenca shoqërore shqiptare kuptojmë studimet e historisë së popullit tonë, studimet për historinë e letërsisë, të artit e të publicistikës, si dhe hartimin e teksteve shkollore të historisë e të letërsisë shqiptare.

Krijuesit e artit, letërsisë, publicistikës, si dhe studiuesit e shkencave shoqërore e marrin shtytjen e krijimtarisë së tyre të nxitur nga bindjet e tyre artistike, letrare, shkencore, politike, fetare, shoqërore, etj.

Nëse një krijues ka bindje demokratike, vepra e tij trajton probleme që u interesojnë masave të gjera të popullit dhe i interpreton ato në përputhje me interesat e këtyre masave. Këto vepra janë të mbushura me revoltë ndaj padrejtësive të pushtetit e pushtetarëve, kur interesat e kësaj pjese të shoqërisë janë në konflikt me interesat e masave popullore. Të tilla vepra janë jetëgjata si vetë populli, të cilit i shërbejnë.

Nëse krijuesi ka bindje jo demokratike, vepra e tij trajton probleme që lidhen me interesat e tij egoiste dhe në shërbim të politikës së pushtetarëve të kohës. Këto vepra janë të mbushura me egoizëm, servilizëm dhe propagandë. Të tilla vepra nuk mund të jenë as universale dhe as të përjetshme, sepse në to nuk trajtohen tema që interesojnë masat e gjera të lexuesve dhe nuk pasqyrohen me vërtetësi ngjarjet dhe heronjtë. Trajtim me vërtetësi të ngjarjeve dhe herojnëe quajmë shprehjen e qendrimit ideor dhe emocional të autorit në përkrahje të atyre ngjarjeve dhe heronjve të cilëve u përket e ardhmja. Kurse veprat që u mungon vërtetësia janë ato vepra ku autori shpreh qëndrimin e vet ideor dhe emocional në përkrahje të ngjarjeve dhe heronjve që nuk u përket e ardhmja historike. Për ta konkretizuar mund të marrim cdo vepër të realizmit socialist, ku heroi qëndror është një komunist ose një sekretar partie që jepet si hero i së ardhmes në një kohë që dihet se sistemi shoqëror që e polli këtë hero nuk kishte të ardhme, por shkonte drejt kapitullimit.

Shoqëria njerëzore ka synuar gjithnjë për të siguruar sa më shumë të drejta për sa më shumë anëtarë të saj. Hapi më i madh në këtë drejtim u krye me krijimin dhe zbatimin e kushtetutës borgjeze të të drejtave të njeriut, të drejta, të cilat gjatë shekujve XIX-XXI në vendet euroatlantike kanë ardhur duke u pasuruar, forcuar e perfeksionuar gjithnjë e më shumë. Në ato shtete ku këto të drejta zbatohen me rigorozitet shohim se gjallon një kulturë e vetme kombëtare, e cila krijohet prej intelektualëve krijues shkrimtarëve, gazetarëve, artistëve dhe studiuesve të shkencave shoqërore, të cilët pavarësisht se mund të kenë bindje të ndryshme politike, pra mund të bëjnë pjesë në parti të ndryshme politike, ose mund të kenë bindje të ndryshme artistike e shkencore, pra mund të bëjnë pjesë në shkolla e rryma letrare artistike, ose shkencore të ndryshme, ata krijojnë së bashku një kulturë kombëtare, kulturën demokratike. Kjo kulturë i shërben zhvillimit dhe emancipimit të masave të gjera të popullit të vendit të vet dhe të popujve të mbarë botës.

Ndryshe ndodh në shtetet ku këto të drejta nuk ekzistojnë, ose ekzistojnë me shkrim, por nuk zbatohen me rigorozitet në praktikë. Këto shtetet janë jo demokratike dhe në jetën e tyre shoqërore gjallojnë dy kultura kombëtare, të cilat bashkëjetojnë, konkurojnë midis tyre dhe shpesh herë luftojnë njëra tjetrën. Qeveritë e vendeve jo demokratike ndihmojnë e përkrahin intelektualët krijues që i shërbejnë e i servilosen pushtetit. Këta me veprat e tyre publicistike, letrare, artistike dhe shkencore (në studime të historisë kombëtare, të historisë së letërsisë, në kritika letrare dhe në tekste mësimore të historisë dhe të letërsisë) përpiqen të përjetësojnë pushtetin e klasës / kastës që është në pushtet. Kjo kulturë nuk është kulturë demokratike, nuk i shërben zhvillimit dhe përparimit të popullit të vet dhe aq më pak popujve të tjerë të botës. Në veprat që i përkasin kësaj kulture mbizotëron propaganda si në letërsi, në arte dhe në shkencat shoqërore. Kultura tjetër, që konkuron me të është kultura demokratike, e cila gjallon përmes veprave letrare, artistike dhe publicistike, si dhe veprave shkencore historike e teksteve mësimore, ku nuk mbizotëron propaganda, por arti realist, vërtetësia, kurse në studimet e shkencave shoqërore mbisundon jo propaganda, por objektivizmi. Kjo kulturë është kulturë demokratike sepse i shërben zhvillimit dhe emancipimit të popullit të vendit të vet, si dhe popujve të botës.

* * *

Në historinë e popullit shqiptar këto dy kultura kanë ekzistuar që në kohën e pushtimit turk dhe vijojnë të ekzistojnë deri sot, sepse gjatë gjithë kësaj kohe populli ynë nuk është qeverisur dhe nuk po qeveriset prej qeverish të vërteta demokratike.

Në jetën kulturore shqiptare, pra në letërsinë, artet, publicistikën dhe në shkencat tona shoqërore, që nga koha e Rilindjes e deri sot konkurojnë dy kultura, dy rryma të ndryshme që përfaqësohen nga veprat e dy grupeve krijuesish dhe studiuesish. Gjatë Rilindjes Kombëtare Shqiptare, në gazetarinë dhe letërsinë e kohës u kristalizuan dy rryma: njëra që shprehte interesat liridashëse të masave të gjera të popullit shqiptar dhe tjetra që shprehte interesat e pushtuesit osman dhe të shtresës së nëpunësve shqiptarë që i shërbenin këtij pushtuesi, ose interesave të qarqeve shoviniste të shteteve fqinjë.

Shkrimtarët e gazetarët e rrymës së parë propagandonin nevojën e lirisë, arsimin shqip dhe përdorimin e alfabetit me shkronja të veçanta, ose latine. Kjo kulturë filloi të merrte formë me veprat e klerikëve katolikë të shek. XVI-XVII si Marin Beçikemi (alias Marin Barleti), Gjon Buzuku, Frang Bardhi, Pjetër Bogdani, që u pasua në shek XIX prej Naum Veqilharxhit e më pas prej vëllezërve Frashëri, Faik Konicës, At’ Gjergj Fishtës, A. Z, Cajupit, etj. Përfaqësuesit e saj luftuan për nxjerrjen në dritë të identitetit kombëtar shqiptar, duke e shkruar gjuhën shqipe me alfabet të veçantë ose latin, duke mbledhur dhe botuar krijimtarinë popullore, duke himnizuar në letërsi, arte dhe gazetari figurën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut dhe bëmat e trimave kryengritës. Në veprat e këtyre krijuesve shprehej hapur ose me nëntekst urrejtja ndaj pushtuesit, shovinizmit fqinj dhe shërbëtorëve të tyre.

Kurse kultura tjetër shprehte interesat e Portës së Lartë të Stambollit dhe shërbëtorëve të saj bejlerë ose nëpunës të qeverisë osmane, ose interesat e qarqeve shoviniste greke e sërbe. Përfaqësuesit e kësaj kulture nuk propagandonin idenë e lirisë, ata nuk kërkonin hapjen e shkollave shqipe, ata kërkonin që gjuha shqipe të shkruhej me alfabetin arab, grek ose cirilik. Këtë kulturë e përpunuan shumë pak veprimtarë, të cilët ishin në shërbim të politikës së sunduesit osman ose të qarqeve shoviniste të shteteve fqinjë.

Gjatë viteve të shtetit shqiptar të pavarur (1912-1939) dy kulturat morën përmbajtje të re. Kultura jo demokratike u vu në shërbim të pushtuesve të huaj gjatë Luftës së Parë Botërore dhe gjatë viteve 1925-1939 në shërbim të Ahmet Zogut. Kurse kultura demokratike që shprehte interesat e popullit ironizoi mendimet dhe veprimet e gabuara të pushtetarëve të Qeverisë së Vlorës e asaj të Durrësit. Për t’u përmendur janë këtu pamfletet, portretet dhe skicat e Mihal Gramenos, ku pushtetarët turkoshakë u përgjithësuan me epitetin “Honxho-banxho”, kurse zyrtarët gjoja perëndimorë u përgjithësuan me epitetin “Xhongo-rokë”. Kultura demokratike u pasurua dhe me krijimtarinë satirike të At’ Gjergj Fishtës, Gjergj Bubanit, me artikujt, fjalimet dhe pamfletet e Fan Nolit, skicat e Nonda Bulkës, romanin “Doktor Gjëlpëra…” të Faik Konicës, tregimet e Ernest Koliqit, të Migjenit, si dhe me krijimtarinë e shumë këngëtarëve, muzikantëve, të Korit Lira të Korcës dhe të disa piktorëve.

Gjatë pushtimit fashist u punua për krijimin e kulturës profashiste me anën e disa gazetave si “Tomorri”, Tomorri i Vogël”, etj, e cila ishte kulturë jo demokratike. Kjo kulturë ishte thjesht propagandë gazetareske që u shoqërua me shumë pak krijime letrare e artistike. Në kundërshtim me të u zhvillua kultura antifashiste e cila pati dy krahë, krahun që përfaqësuan forcat nacionaliste dhe udhëheqësit e organizatës patriotike “Balli Kombëtar”, dhe krahun që krijuan forcat partizane komuniste. Të dy këto forca kishin buletine dhe gazetat e veta. Populli u këndoi pa dallim luftëtarëve e dëshmorëve të çetave partizane dhe të çetave patriotike nacionaliste, balliste (shumë prej këtyre këngëve kushtuar luftëtarëve nacionalistë e ballistë u botuan në një vëllim më 2019). Kultura demokratike e krahut që krijuan forcat balliste dhe legaliste u fashit pasi Enver Hoxha hodhi poshtë Marrëveshjen e Mikjes të 3 gushtit 1943 dhe u shpalli luftë Ballit Kombëtar e Legalitetit duke i shpallur ato “forca tradhëtare”, me qëllim që në fund të luftës PKSh-ja të merrte pushtetin si forcë e vetme politike antifashiste. Qëllim që e realizoi në fund të nëntorit 1944.

Marrja e pushtetit politik prej Partisë Komuniste të Shqipërisë u shoqërua me forcimin e propagandës proqeveritare, me mbylljen e gazetave dhe revistave që synonin lirinë e shprehjes, me botimin vetëm të gazetave e revistave proqeveritare. Intelektualë, shkrimtarë e klerikë që mendoheshin prej udhëheqjes së partisë shtet se mund të kundërshtonin vijën e saj politike u vranë, u burgosën dhe u dëbuan nëpër kampe pune në internim. Me anën e Radio Tiranës, Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, Lidhjes së Gazetarëve, Kinostudios “Shqipëria e Re”, Televizionit u forcua propaganda proqeveritare në maksimum. Në letërsi dhe arte u kërkua me ngulm që të krijohej sipas normave leniniste të realizmit socialist, ku të dominonte figura e komunistit dhe e sekretarit të partisë si hero pozitiv, model i shoqërisë së re socialiste. Shqipëria u shpall shteti më demokratik në botë, ndonëse të drejtat e njeriut, e drejta e fjalës dhe e shtypit të lirë, etj nuk ekzistonin fare.

Në të gjitha veprat letrare artistike dhe ato shkencore të shkencave shoqërore dukuritë e jetës duhej të interpretoheshin në përputhje me politikën e partisë shtet. Ky detyrim sillte shpesh herë shtrembërimin e së vërtetës historike. Konkretisht duke qenë se partia kërkonte që Lufta Antifashiste të trajtohej vetëm si luftë e Partisë Komuniste, në asnjë vepër letrare, vepër arti, ose film artistik nuk u trajtua rezistenca e 7 prillit 1939 dhe nuk u përmendën dëshmorët e saj. Po ashtu u mohuan Lufta Antifashiste e çetave nacionaliste e çetave të Ballit e të Legalitetit. Intelektualët me formim borgjez perëndimor dhe kleri, sidomos ai katolik, u paraqitën si forca regresive reaksionare, kur dihet se intelektualë, mësues, ingjinierë, mjekë të formuar në botën perëndimore dhe klerikë si At’ Gjergj Fishta, At’ Shtjefën Gjecovi, Dom Ndre Mjeda me shokë kishin luajtur rol përparimtar në jetën dhe historinë tonë kombëtare. Të tilla shtrembërime të realitetit në veprat letrare e artistike dhe në shkencat shoqërore në fakt ishin pjesë e krimeve të sistemit komunist.

Shkrimtarët që kishin krijuar para luftës sipas parimit realist, pas vitit 1944 me dashje a padashje, filluan të krijonin vepra të reja sipas parimeve të realizmit socialist. Në këtë rrugë filluan të ecin dhe shkrimtarë e artistë të rinj që e nisën krijimtarinë e tyre pas vitit 1945. U stimulua krijimi i veprave të realizmit socialist me dhënie lejësh krijuese, me dhënie çmimesh të ndryshme, me dërgime jashtë shtetit në vendet e kampit socialist, me përkthimin e veprave në gjuhë të huaja, etj.

Në rrugë të gabuar ecën edhe shkencat shoqërore ku hyjnë studimet historike, studimet letrare, tekstet shkollore dhe filozofia. Filozofia marksiste nuk e vlerësoi moralin e krijuar gjatë përvojës së gjatë njerëzore. Filozofia marksiste ashtu si letërsia u përpoq ta edukonte shoqërinë përmes modelit të heroit pozitiv, një njeri i thjeshtë, ose më mirë një komunist ose sekretar partie që shkonte drejt perfeksionit duke zbatuar mësimet e partisë dhe parimin marksist sipas të cilit njeriu i ri i socializmit duhej të luftonte në radhë të parë për interesin e përgjithshëm e pastaj për interesin personal. Harrohej se njeriu nga natyra është qenie interesi dhe në jetë ai lufton para së gjithash për interesin personal e familjar e pastaj për shoqërinë, mjafton që të mos bjerë ndesh me ligjet e shtetit dhe normat morale të shoqërisë. Pra morali që kërkohej në veprat e realizmit socialist dhe në filozofinë marksiste ishte një moral jashtë karakterit njerëzor, moral fals, moral jo i shëndoshë. Njeriu i ri i socializmit, heroi pozitiv i letërsisë dhe arteve, nuk e kishte flakën e brendshme për ndryshimin e shoqërisë përmes luftës së të kundërtave duke pranuar mendimin ndryshe për të arrirë tek e përsosura. Nuk përkrahej, madje luftohej, njeriu i formuar me normat e moralit të shëndoshë që ishte krijuar gjatë shekujve. Kërkohej me ngulm krijimi i njeriut të ri të formuar vetëm sipas normave të moralit komunist, që ishte një moral i sajuar e fals. Kjo solli shkatërrimin e moralit të vërtetë te njeriu i socializmit.

Mirëpo figura e komunistit dhe e sekretarit të partisë si model i heroit pozitiv nuk mund të krijohej e të vihej në qendër edhe në veprat që trajtonin tema historike, pra në vepra ku pasqyrohej jeta shqiptare para krijimit të partisë komuniste. Të tilla vepra ku viheshin në dukje traditat patriotike të popullit tonë nuk mund të ndaloheshin me ligj. Kështu që partia shtet u detyrua të lejonte që krahas veprave që pasqyronin jetën socilaiste me hero pozitiv të krijoheshin edhe vepra me heronj të së kaluarës që nuk ishin komunistë, si Gjergj Kastrioti Skënderbeu, rilindës të ndryshëm, luftëtarë që kishin dhënë jetën për liri kundër zgjedhës turke, italiane (para nëntorit 1941), etj. Heroi pozitiv, njeriu që mishëronte normat e moralit komunist nuk mund të sajohej si hero në veprat historike para formimit të PKSh-së, por as në veprat humoristike, ku kritikoheshin veset e dobësitë njerëzore, dhe as në veprat lirike ku i këndohej ndjenjave të holla dashurore të njeriut.

Si pasojë ndodhi që i njëjti shkrimtar, piktor, muzikant, skulptor, skenarist, regjisor të krijonte vepra të realizmit socialist, kur trajtonte tema nga jeta bashkëkohore dhe vepra thjesht realiste, kur trajtonte tema nga e kaluara historike, ose tema homoristike a lirike. Kështu që brenda kulturës shqiptare në vitet e diktarurës komuniste mbizotëroi kultura servile proqeveritare, por krahas saj gjalloi dhe një kulturë jo servile, që përbëhej prej veprash letrare e artistike realiste dhe që ishte krijuar jo sipas parimeve të letërsisë dhe artit të realizmit socilaist. Këto vepra si psh cikli i romaneve “Rilindasit” i Sterio Spasses, romani “Skënderbeu” i Sabri Godos, romanet “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” i Ismail Kadaresë bashkë me gjithë korpusin e tij romanor me temë nga koha e Perandorisë Osmane, “Lëndina e lotëve” i Teodor Laços, etj; filma si “Nëntori i Dytë” e “Gjeneral Gramafoni” të Viktor Gjikës, “Kthimi i ushtrisë së vdekur” e “Përrallë nga e kaluara” të Dhimitër Anagnostit, “Mësonjëtorja” i Muharrem Fejzos, “Kohë e largët” e Spartak Pecanit, “Udha e shkronjave” i Vladimir Priftit, “Ja vdekje, ja liri” i regjisorëve I. Muça e K. Mitro, “Balada e Kurbinit” i Kujtim Çashkut, etj. Përmendim këtu dhe vepra satirike si komedia “Karnavalet e Korçës” e Spiro Çomorës, romani humoristik “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” i Dritëro Agollit, shumë skica humoristike në revistën “Hosteni”, etj, si dhe shumë poezi lirike nga Vehbi Skënderi, D. Agolli, këngë lirike dhe këngë popullore lirike, ku nuk mund të sajohej një hero pozitiv si e donte partia shtet. Edhe në kinematografi u realizuan disa filma humoristikë si filmi “Karnavalet” i regjisorit I. Zhabiaku sipas komedisë “Karnavalet e Korçës të S. Çomorës, si dhe komeditë me temë aktuale “Kapedani” prej Fehmi Oshafit e M. Fejzos dhe “Dy herë mat” prej Bujar Kapexhiut, etj. Po ashtu pati realizime realiste në piktura dhe skulptura me temë nga e kaluar historike si tablotë murale të Zef Shoshit në Muzeu Historik i Krujës, “Beteja e Albulenës” e Lek Pervizit, etj dhe në skulpturë “Monumenti i Skënderbeut” i Janaq Paços në Krujë dhe ai i Odise Paskalit në Tiranë, “Monumenti i Pavarësisë” në Vlorë, etj. Me dashje ose pa dashje partia shtet, sponsorizoi edhe këto vepra dhe të tjera, që nuk po i përmendim, të cilat janë vepra që i përkasin kulturës demokratike të cilat kanë vlera të qëndrueshme artistike që nderojnë artin dhe kulturën shqiptare. Në këto vepra u zbatuan parimet e artit realist dhe jo normat e realizmit socialist, prandaj ato bëjnë pjesë në thesarin e kulturës sonë që do të jetojë përgjithmonë.

Në fushën e shkencave shoqërore pati studime të qëndrueshme lidhur me historinë e së kaluarës, pra të periudhës së Antikitetit, Mesjetës dhe Rilindjes, si dhe të historisë së letërsisë shqiptare të para vitit 1944. Ndihmesë të vyer këtu dhanë dhe shumë studiues të të ish-Jugosllavisë si Femi Agani, Ali Hadri, Rexhep Qosja, Ibrahim Rugova, Ali Aliu, etj që punonine krijonin në Krahinën Autonome të Kosovës.

Gjatë viteve të diktaturës komuniste nuk u fol e nuk u pranua kurrë se ekzistonte dhe një kulturë shqiptare demokratike krejt e pastër, kultura e burgut, që përfaqësohej prej krijimeve letrare kryesisht poezi e prozë dhe piktura që krijuan nëpër burgje të dënuarit e ndërgjegjes. Për nderin e kulturës demokratike shqiptare të atyre viteve të vështira, disa nga shkrimtarët e piktorët e burgosur si piktori e rapsodi Lek Pervizi, poetët Frederik Reshpja, Pano Taçi, Trifon Xhagjika, Visar Zhiti, Pano Tasi, piktori Maks Velo, romancieri Kasëm Trebeshina, etj, krijuan vepra realiste brenda mureve të burgjeve ferr.

Ndërrimi i regjimit dhe botimi i letërsisë e artit realist të krijuar në burgje treguan se letërsia e realizmit socialist ishte një mish i huaj në procesin historiko letrar e artistik shqiptar. Pikërisht veprat letrare dhe artistike që përbënë kulturën demokratike në vitet e sundimit të diktaturës komuniste, përbëjnë hallkën lidhëse midis letërsisë dhe artit shqiptar të Rilindjes e të kohës së pavarësisë me letërsinë dhe artin shqiptar të ditëve tona e të së ardhmes. Veprat letrare artistike që u krijuan sipas normave të realizmit socialist, mbas ndërrimit të regjimit diktatorial ndjehen të vjetëruara dhe askush nuk krijon më sipas atyre modeleve. Sot shihet hapur se në ato vepra është shtrembëruar e vërteta historike.

Në Shqipëri pas ndërrimit të regjimit dikatorial duhej të arrihej krijimi i një kulture të vetme demokratike, por fatkeqësisht vijuan të gjallojnë ende dy kultura. Njëra demokratike dhe tjetra kultura servile e pushtetit, kultura jo demokratike. Kjo ndodhi sepse mbas ndërrimit të regjimit, udhëheqja e PKSh-së duke zbatuar planin Katovica që sajoi Mikail Gorbaçovi, u përpoq që të sabotonte procesin e ecurisë demokratike përmes pluralizmit partiak. U futën me urdhër të klanit Hoxha në partitë e reja politike shqiptare ish-komunistë, ish-sigurimsa dhe shërbëtorë të tjerë të regjimit diktatorial, për të degjeneruar proceset demokratike.

Zbarimi i planit Katovica në Shqipëri solli si pasojë krijimin e një klase politike me njerëz të korruptuar që shkelin lirinë e fjalës dhe kanë krijuar një shtyp e media që i shërben kryesisht interesave të saj. Tek ne pushtetin politik dhe pasuritë e vendit vijuan t’i gëzojnë edhe pas ndërrimit të regjimit besnikët e klanit Hoxha. Kjo situatë ka lejuar që në publicistikë, letërsi, arte dhe shkencat shoqërore propagandohet politika e kastës sunduese të shpërndarë në parti të ndryshme politike si Partia Socialiste, Partia Demokratike, Partia Republikane, Partia Lidhja Socialiste për Integrim, etj. Ish-krijues të veprave letrare e artistike të realizmit socialist, duke mos dashur të kërkojnë falje për veprat që krijuan gjatë regjimit diktatorial, vijojnë t’i mbrojnë ato vepra, si vepra me vlera edukative, duke mos kuptuar se ky justifikim është një krim i ri, sepse ndihmon në ruajtjen e nostalgjisë ndaj diktaturës dhe enverizmit. Në krijimtari letrare dhe artistike këta krijues janë larguar nga kriteret e socrealizmit dhe përpiqen të krijojnë vepra të reja në përputhje me normat e realizmit botëror. Përpiqen t’u ngjajnë shkrimtarëve përparimtarë botërorë, duke i cituar e përmendur. Merren me trajtim temash filozofike, erotike, sociologjike, por gjithnjë duke u qendruar larg trajtimit të plagëve që shkaktoi regjimi komunist. Për t’u dukur modernë trajtojnë tema dashurie e filozofike, por nuk dënojnë krimet e kohës së komunizmit dhe përpiqen të minimizojnë vlerat e letërsisë që u krijua në burgjet shqiptare dhe të krijimtarisë së re që prodhojnë ish-të përndjekurit e ndërgjegjes dhe krijuesit e rinj që i dënojnë krimet e komunizmit.

Në rrugë edhe më të gabuar kanë ecur historianët që shkruan Historinë e Shqipërisë të shekullit të XX. Këta e ripunuan “Historinë e popullit shqiptar” të viteve 1912-1939 dhe të 1939-1991 dhe e botuan në dy vëllimet III dhe IV, botim i Akademisë së Shkencave, si dhe “Fjalorin Enciklopedik Shqiptar” po ashtu botim akademik i vitit 2008-2009. Në këto vepra për hartimin e të cilave morën rrogën dhjetra kuadro akademikë më shumë se dhjetë vjet, shumë dukuri, ngjarje dhe figura historike i interpretuan dhe i vlerësuan si më parë. Në këto vepra krimet e komunizmit nuk janë dënuar, madje as janë përmendur. Kjo tregon se klani Hoxha ka ende fuqi për të komanduar kuadrin shkencor të Akademisë së Shkencave të RSh-së edhe pas ndërrimit të regjimit diktatorial, si dhe shumë krijues të artit e letrarsisë së sotme.

E thënë ndryshe, edhe sot në jetën shqiptare gjallojnë dy kultura. Nga njëra anë gjallon kultura jo demokratike, e cila justifikon klasën politike dhe nuk i dënon krimet e komunizmit. Nga ana tjetët gjallon kultura demokratike që krijohet prej ish-të përndjekurve të ndërgjegjes dhe krijuesve të vjetër e të rinj, që kanë kurojo qytetare dhe i dënojnë krimet e komunizmit. Këta trajtojnë në veprat e tyre letrare, artistike dhe shkencore probleme thelbësore të jetës shoqërore përmes realizmit si metodë krijuese, kurse në veprat shkencore zbatojnë me objektivitet parimet e historizmit shkencor.

Kësaj kulture i përket e ardhmja, kurse kulturës proqeveritare do t’i vijë fundi shumë shpejt mbas krijimit të shtetit ligjor, kur Shqipëria do të hyjë në Bashkimin Europian. Në këtë bashkësi popujsh nuk do të jetë më i nevojshëm dhe as do të pranohet lëvrimi i kulturës servile ndaj pushtetit. Pushteti do të jetë pushtet demokratik i vërtetë dhe si i tillë do të stimulojë jo servilizmin dhe propagandën proqeveritare në media, art, letërsi, shkenca shoqërore e tekste shkollore, por lulëzimin e kulturës demokratike si kulturë e vetme në shërbim të mbarë shoqërisë shqiptare…

Parisi dhe Moska nuk e zëvendësojnë dot Uashingtonin – Nga SHABAN MURATI

Nganjëherë lojërat diplomatike të fuqive të mëdha ngjasojnë me kapriçio fëminore, ku shfaqja është më e rëndësishme se thelbi. Këtë përshtypje lë nxitimi i Francës dhe i BE që të organizojnë në muajin korrik një samit të ri midis Serbisë dhe Kosovës, të cilin e shpallën menjëherë sapo u ndërpre samiti i dialogut Serbi-Kosovë në Shtëpinë e Bardhë, i caktuar në 27 qershor dhe që nuk u zhvillua për shkak të ndërhyrjes së prokurorit të gjykatës speciale me komunikatën e tij politike me akuza për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe nëntë drejtues të UÇK. Nuk kuptohet përse Moska dhe Brukseli u gëzuan aq shumë që nuk u zhvillua takimi në Shtëpinë e Bardhë. Rusia u përpoq ta fshihte entuziazmin e saj sikur e kishte hallin pse Shtëpia e Bardhë po i merrte BE-së rolin udhëheqës në bisedimet, dhe gazeta ruse “Komersant” shkruante në 29 qershor me titullin e bujshëm “Kosova kthehet në Europë”.

Duhet ta themi qysh në fillim se samiti Serbi-Kosovë, që do të organizohet në Paris nga presidenti i Francës Makron është paraprakisht i pasuksesshëm, dhe as ka karta të reja dhe as shanse të reja. As mund të mendohet se ai do të tejkalojë samitin e ndërprerë Serbi-Kosovë të Shtëpisë së Bardhë.

Së pari, çfarë ka ndryshuar nga 27 qershori i takimit të Shtëpisë së Bardhë tek samiti i ri korrikut i Parisit? Asgjë nuk ka ndryshuar, që t’i japë Parisit ndonjë kartë magjike çudibërëse. Presidenti i Kosovës ka njëlloj një akuzë për krime kundër njerëzimit dhe kryeministri i Kosovës ka deklaruar së është i gatshëm për të vazhduar dialogun me Serbinë. Kryesorja, që nuk duhet harruar, është se samiti i 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë nuk është fshirë, por është shtyrë. Nuk besoj se ka diplomat naiv që të besojë se SHBA kanë hequr dorë nga roli i tyre vendimtar për zgjidhjen e konfliktit Serbi-Kosovë. Shtëpia e Bardhë e bëri njoftimin se ajo do të caktojë një datë tjetër për organizimin në SHBA të samitit midis Serbisë dhe Kosovës.

Natyrisht interesimi është dhe koha është pjekur për një marrëveshje përfundimtare të normalizimit të marrëdhënieve nëpërmjet njohjes reciproke midis Serbisë dhe Kosovës. Në këtë sens çdo logjikë diplomatike, politike dhe gjeopolitike mbështet atë shtet, forum dhe forcë, e cila është në gjendje dhe ka instrumentet për të detyruar Serbinë dhe Kosovën të nënshkruajnë marrëveshjen përfundimtare të paqes dhe të njohjes midis tyre. Përvoja e krizave të mëparshme ballkanike me luftërat tragjike të Serbisë kundër Bosnjës dhe kundër Kosovës dëshmon se qenë vetëm Shtetet e Bashkuara që këputën me shpatën e forcës nyjen gordiane të luftërave kriminale dhe të masakrave serbe kundër popujve të Bosnjës dhe të Kosovës.

Tani kemi nevojën e tretë dhe rastin e tretë të zgjidhjes së konfliktit të ngrirë midis Serbisë dhe Kosovës, konflikt i krijuar nga Serbia, e cila ashtu si u soll ndaj shteteve të tjera, që dolën nga ish-Jugosllavia, nuk pranon që ta njohë pavarësinë e Kosovës. Kanë kaluar 11 vjet nga pavarësimi i Kosovës, një kohë shumë e gjatë, që imponon marrjen e nismës së shpejtuar dhe të rolit drejtues të zgjidhjes së dialogut Serbi-Kosovë nga SHBA. Ndaj dalja në plan të parë e diplomacisë dhe e shtetit amerikan duhet parë si një zhvillim pozitiv dhe efikas në drejtim të zgjidhjes përfundimtare të konfliktit midis Serbisë dhe Kosovës me njohjen midis tyre.

Është naive të diskutohet gjeografia apo reliefi në një konflikt të tillë, sepse ndonëse Serbia dhe Kosova janë shtete në Europë, konflikti midis tyre nuk zgjidhet dot as nga gjeografia dhe as nga reliefi europian, por nga fuqia.

Le ta fillojmë me BE. Ajo i pati mundësitë gjatë tetë viteve nga 2011 deri ne 2018, që ndërmjetësoi dialogun midis Serbisë dhe Kosovës në Bruksel, por nuk qe e aftë që të çonte në një zgjidhje të konfliktit. Nuk qe e aftë, sepse ajo nuk aplikoi një strategji të drejtë bisedimesh dhe të zgjidhjes së konfliktit, por në mënyrë të gabuar u përpoq më shumë të lehtësonte rrugën e Serbisë për në BE, se sa normalizimin e marrëdhënieve midis dy shteteve fqinjë. BE nuk qe në gjendje, madje nuk bëri as edhe një tentativë, që të bindte pesë shtetet anëtare, që nuk e njohin Kosovën për të ndërmarrë hapin e vonuar të pranimit të shtetit të pavarur të Kosovës. Pesë shtetet e BE nuk e njohën Kosovën as pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në korrik të vitit 2010 për ligjshmërinë dhe drejtësinë e aktit të shpalljes së pavarësisë në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe me rezolutën 1244 të KS të OKB. Për më tepër BE ndoqi doktrinën e gabuar të “simetrisë së fajit”, ku për konfliktet në ish-Jugosllavi i vuri në një plan edhe Serbinë, edhe shtetet viktima të agresioneve serbe, përfshirë edhe Kosovën. Hiperbolizimi diplomatik dhe propagandistik, që BE i bëri çështjes së taksës së Kosovës për mallrat serbe, është një faqe e turpshme e diplomacisë europiane për t’i dhënë alibinë e krimit të Serbisë. Tani kemi një faqe tjetër të turpshme, ku përfshihet prokuroria speciale, e cila është në fund të mandatit bashkë me gjykatën speciale, që skadon në 2020, kujtohet të kalojë nga “simetria e fajit” tek absurditeti i fajit dhe i krimit tek ata, që luftuan dhe përballuan agresionin dhe gjenocidin serb. BE bëri një gabim të madh që edhe shefin e politikës së jashtme, edhe përfaqësuesin e saj të posaçëm për dialogun Serbi-Kosovë, zgjodhi dy diplomatë nga shtete, që nuk e njohin Kosovën. Sllovaku Lajçak mund të ketë curriculum të pasur që nga shkolla e lartë MGIMO e MPJ të Rusisë e deri tek posti i ministrit të jashtëm të vendit të tij, por ai nuk e njeh Kosovën, dhe kjo e bën atë një ndërmjetësues të papërshtatshëm diplomatik.

Po kështu mund të thuhet për Francën, që ka dalë me nismën e re për të organizuar samitin e korrikut 2020. Së pari, duhet të kihet parasysh që Franca dështoi një vit më parë për të organizuar samitin e saj Serbi- Kosovë në Paris në 1 korrik 2019, që u njoftua dhe nuk u zhvillua. Së dyti, Parisi e ka komprometuar misionin e saj të ndërmjetësit, sepse në “Strategjinë e Francës për Ballkanin Perëndimor” të shpallur nga presidenti në 30 prill 2019, ka vendosur Serbinë në qendër. Në Beograd ka hapur edhe “Zyrën rajonale franceze të Ballkanit Perëndimor” dhe presidenti francez Makron e shpalli Serbinë shtetin udhëheqës të rajonit gjatë vizitës së tij në Beograd në 15 korrik të vitit të kaluar. Franca u bashkua me Rusinë dhe me Beogradin në idenë e shkëmbimit të territoreve midis Serbisë dhe Kosovës dhe presidenti Makron e përkrahu zyrtarisht shkëmbimin e territoreve në tetor 2018 në takimin e tij në Erevan me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Franca është shteti kryesor që ka bllokuar liberalizimin e vizave me Kosovën nga BE, në kohën që të gjithë shtetet e Ballkanit Perëndimor gëzojnë regjim të liberalizuar. Pra Franca e ka të pamundur të arrijë një rezultat konkret dhe real në samitin e ardhshëm të organizuar prej saj. Duhet të theksojmë që BE dhe Franca jo se nuk duan, por se nuk mundin që ta zgjidhin konfliktin midis Serbisë dhe Kosovës.

Përsa i përket Rusisë, Moska nuk don kurrsesi që të zgjidhet konflikti Serbi-Kosovë. Ndaj ajo në prag të takimit në Shtëpinë e Bardhë dërgoi ministrin e jashtëm në Beograd në 18 qershor dhe thirri në Kremlin presidentin serb në 23 qershor për t’i imponuar një vijë obstruksioniste për takimin e Shtëpisë së Bardhë. Moska ishte e alarmuar se Serbia mund të detyrohej që të pranonte në Uashington njohjen e Kosovës,frikë që e shpreh hapur profesoresha e Institutit MGIMO të MPJ të Rusisë, Elena Ponomarjova, e cila në organin shtetëror rus “Russiatoday” deklaronte në 27 qershor se “situata ka qenë e tensionuar dhe gjithë trembeshin se mos Beogradi do të njohë Republikën e Kosovës. Ndërprerja e bisedimeve të Uashingtonit nuk e lejon situatën të shkojë në atë drejtim”. Moska nuk e don dhe ndaj po e saboton me të gjitha mjetet arritjen e një marrëveshje midis Serbisë dhe Kosovës me njohje reciproke. Një marrëveshje e tillë do t’i hiqte Rusisë instrumentin e vetëm të presionit dhe të diktatit diplomatik mbi Serbinë.

Në situatën ere të krijuar është e qartë se çështja e konfliktit midis Serbisë edhe Kosovës dhe nevoja e zgjidhjes së tij ka hyrë në një fazë të re të angazhimit diplomatik ndërkombëtar. Zhvillimet e fundit evidentojnë akoma më qartë se rolin kryesor vendimmarrës duhet ta luajnë SHBA, të cilët kanë jo vetëm instrumentet e fuqisë për të detyruar të dy shtetet biseduese të arrijnë një marrëveshje përfundimtare normalizimi me njohje reciproke, për edhe që mund të neutralizojnë dobësitë dhe interferencat e ndryshme penguese, që vijnë nga Brukseli dhe nga Moska.

E thënë qartë, përvoja diplomatike dhe historike mëson se as Parisi dhe as Moska nuk mund ta zëvendësojnë dot Uashingtonin, i cili mbetet shpresa dhe rruga e vetme e rregullimit afatgjatë dhe pozitiv të konfliktit midis Serbisë dhe Kosovës dhe të stabilizimit përfundimtar të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Shqiptarët më të pakënaqurit në Ballkan për situatën ekonomike

Barometri i Ballkanit, një publikim i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, bën të ditur se pjesa më e madhe e vendeve të rajonit kanë shënuar një rritje të numrit të atyre që shprehen të kënaqur.

Shqipëria është udhëheqësja rajonale, me popullsinë më të pakënaqur me mënyrën sesi po ecin gjërat në ekonominë e tyre. Barometri i Ballkanit, një publikim i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, bën të ditur se pjesa më e madhe e vendeve të rajonit kanë shënuar një rritje të numrit të atyre që shprehen të kënaqur, një tregues i fortë se efektet e rritjes në ekonomi po përkthehen në përfitim edhe për qytetarët, por e kundërta ka ndodhur me vendin tonë.

“Shqipëria është liderja rajonale në përqindje të atyre që janë të palumtur, plot 42 për qind e popullatës, teksa në Kosovë, më pak se një çerek apo 23 për qind e të anketuarve janë të pakënaqur, duke e kthyer këtë në rajonin më të kënaqur ekonomikisht” thuhet në publikim.

Sa i takon situatës financiarë në 12 muajt në vazhdim,18 për qind e shqiptarëve presin që të jetë më keq ndërsa 54 për qind nuk presin asnjë ndryshim.

Më mirë e presin 25 për qind e të anketuarve.

Duke renditur problematikat që shqetësojnë vendet nga papunësia te korrupsioni dhe mbrojtja e natyrës dhe trashëgimisë, barometri i Ballkanit tregon se papunësia, zhvillimi ekonomik mbajnë rekordin e shqetësime në rajon. Korrupsioni ndërkohë renditet i treti, por prevalenca e tij në rajon po rritet dhe në anketën e fundit me 31 për qind në raport me atë të vitit 2018.

Në Mal të Zi, qytetarët janë të shqetësuar nga papunësia në 55 për qind, ndërsa në Shqipëri situata ekonomike është ajo që shqetëson 53 për qind.

Çështjet politike janë ato që shqetësojnë Kosovën me 16 për qind dhe Shqipërinë me 15 për qind.

Korrupsioni në Shqipëri vlerësohet si shqetësim në 33 për qind të të anketuarve.

Barometri tregon se të paktën për Shqipërinë ka ndryshuar disi stereotipi sa i takon frikës.

Në një prej pyetjeve të anketës, e cila specifikon se kur mendoni për Ballkanin Perëndimor, çfarë ndjenje ju vjen në mendje, vetëm 5 për qind e të anketuarve janë përgjigjur me “frikë”.

Kjo është përqindja më e ulët e kësaj përgjigje në gjithë rajonin teksa Serbia ka përqindjen më të lartë në këtë përgjigje me 26 për qind. 38 për qind janë përgjigjur lidhur me Shqipërinë se ju vjen në mendje “shpresa” dhe 28 për qind besimi. Vetëm 16 për qind janë përgjigjur me “dyshim”./Burimi:Monitor

E VEÇANTA E GJERMANISË – DO TË JETË M’E FUQISHME N’EVROPË – Nga DANILO TAINO – Përktheu Eugjen Merlika

Koronavirusi ka nxjerrë në dukje brishtësinë e Evropës – ka thënë Angela Merkel para parlamentit gjerman që diskutonte mbi Këshillin evropian në lidhje me Recovery Fund. Atë që kancelarja gjermane nuk e tha e nuk mund t’a thonte për voli ishte fakti që në këtë brishtësi ka një Vend që bën përjashtim e ky është Gjermania. E cila po del nga faza e parë e pandemisë pa dyshim më mirë se sa Franca, Italia, Spanja dhe Britania e Madhe pas-Brexit. Të njëjtit gjermanë, mund të mendohet. Në të vërtetë mbarështimi shëndetësor dhe ekonomik i lockdown-it është i paracaktuar të ndryshojë marrëdhëniet dhe dinamikat evropiane. Që Berlini ngurues e dëshëron apo jo, që kryeqytetet e tjerë e pranojnë apo jo, Evropa e s’ardhmes do të jetë dukshëm më gjermane.

Berlini jo vetëm e ka përmbajtur më mirë virusin e kufizuar numurin e vdekjeve, jo vetëm po mbështet më me efekt ekonominë: ka marrë një rol udhëheqës kur Merkel i ka hapur rrugën Recovery Fund-it të Komisionit BE. E ka bërë duke përvehtësuar projektin e Macronit, por me këtë ka shënuar një kthesë në paradigmën zotëruese deri n’atë çast, kthesë që vetëm Gjermania mund t’a bënte: vënien në bashkësi të rezervave për të kapërcyer krizën në një kalim historik që po ndryshon barazpeshat e botës. “Është sfida m’e madhe në historinë e Evropës – tha Merkel përpara Bundestagut – e mënyra se si Evropa do t’a përballojë këtë pandemi në krahasim me të gjthë rajonet e tjera të botës, do të përcaktojë mirëqënien e qytetarëve evropianë dhe rolin e Evropës në botë”.

Në këto çaste, vdekjet nga koronavirusi në Gjermani kanë qënë rreth nëntëmijë (në 84 milion banorë). Në Francë , pothuaj 30.000, n’Itali pothuajse 35 mijë, në Spanjë më shumë se 28 mijë; mbi popullsi dukshëm më të paka në numër. Një studim i krahasuar i Oxford Economics mbi mënyrat se si katër ekonomitë më të mëdha të BE po i përgjigjen krizës arrin në përfundimin  se do të jetë një “gjallërim jo i njëjtë, me dy shpejtësi” e mbi bazën e sasisë e të cilësisë së stimujve të përdorur nga qeveria e Berlinit dhe të 16 Länder- ve, Gjermania do të dalë nga pandemia me një ekonomi të përforcuar në krahasim me të tjerat e kontinentit. Kjo nuk do të thotë se problemet e vjetra të Vendit janë zhdukur: kriza e sektorit automobilistik mbetet e thellë, sektori i shërbimeve është pak garues, financa e bankat çalojnë. Megjithatë Gjermania vendoset në qëndrën e çështjeve evropiane, siç nuk kishte qënë asnjëherë që nga 1945.

Megjithë vatrën e fundit në Vestfalinë Renane Veriore, në mbarështimin e krizës shëndetësore ka treguar se zotëron një aftësi drejtues si pak Vende të tjera. Ka rigjetur një farë qëndrueshmërie politike, me demokristianët e Merkel-it të rikthyer fuqishëm në sondazhe. Ka vërtetuar se, nëse do të duhej, që modeli i saj i defiçitit  zero e borxhit publik nën kontroll është përcaktues për të patur hapësira bilanci në çastet e krizave. Po fuqizon hegjemoninë e saj në Vendet e Veriut të Evropës, të cilët, në një farë mënyre, do të pranojnë Recovery Fund; n’ata të Lindjes që do të mbahen afër nëpërmjet bilancit të BE për vitet 2021 – 2027; n’ata mesdhetarë në sajë të ndihmave evropiane të paracaktuara për ta dhe të faktit që zinxhirët e prodhimit të vlerave, në brëndësi të të cilave Italia ka një rol të rëndësishëm , priren gjithënjë e më shumë të kenë zemrën e tyre në Gjermani. Për më tepër boshti me Francën është bërë i qëndrueshëm.

Jo vetëm aq. Ndërmjet Vendeve të mëdha të botës, me gjasë Gjermania do të jetë ajo që do të dalë më pak e dëmtuar nga kriza: më mirë se Shtetet e Bashkuara me dobësitë e tyre të brëndëshme e mungesën ndërkombëtare, më mirë se sa Kina të cilën bota e quan përgjegjëse për pandeminë; më mirë se sa Hindia e Brazili (ndoshta vetëm Japonia, ndërmjet të mëdhejve, mund të ketë rezultate të ngjajshme me ata gjermane, por në një fushë shumë të ndryshme). Një vlerësim i fuqishëm global i Gjermanisë do të pasqyrohet mbi raportin e forcave në BE.

Barazpesha e re evropiane që po krijohet ndryshon pritshmëritë politike për të gjithë kryeqytetet e për të gjitha qeveritë. Edhe Roma, veçanërisht Roma, siç është parë këto ditë, duhet t’a studjojë.

 

“Corriere della Sera”, 28 qershor 2020      Përktheu Eugjen Merlika     

Esad A.Rizai, shqiptaro-amerikani i shquar që e lartëson shqiptarinë – Nga Skënder Buçpapaj

 

Esad Ali Rizai është një nga bijtë më të mirë që Tropoja ia ka dhënë shqiptarisë dhe një nga shqiptaro-amerikanët më të shquar. Ai lindi në fshatin Luzhë, një nga më piktoreskët e këtyre anëve, i shtrirë në prehrin e butë të luginës rrëzë vargmalit që ndan Bytyçin nga Lugu i Malësisë. ‘Rizaj’ është lagjia më e bukur e fshatit, me kulla të larta dhe të bukura malësore. Rrëzë malit që aty lartohet pjerrët, i famshëm në gjithë Malësinë e Gjakovës është burimi Delvia, me ujë të bollshëm, të ftohtë, të kthjellët si loti.

Në fshatin e Esadit unë, në moshën tetëmbëdhjetëvjeçare, e kam filluar mësimdhënien. Shkolla, e vogël dhe e vjetëruar, ndodhej në bregun e majtë të lumit Vitalina, që e përshkon Luzhën. Dy vjeshta, dy dimra dhe dy pranvera e kam bërë dy herë në ditë rrugën nga Tplani, fshati im që është fqinj me Luzhën. Nga këndej, sapo del në kodrën mbi fshat, Luzha i shpaloset udhëtarit e tëra përnjëherësh më bukur se ngado tjetër, nga këndi më panoramik, në tërë shtrirjen e saj.

Rruga më çonte gjithnjë pranë kullës ku ka lindur Esadi. Dhe takoja shpesh gjyshen e tij, Sosen, e cila ishte bijë nga farefisi im në Bujan, nganjëherë edhe banorin tjetër të asaj kulle, Sahit Ali Rizain. Më përshëndeste, më fliste, më përqafonte, si nipin e saj, Sahitin, vëllain e vogël të Esadit, pak më i rritur se unë, më jepte të fala për njerëzit e mi. Luzha, edhe pse e mbante ndaj të dyve distancën e imponuar nga lufta e klasave, nuk e fshihte dot admirimin dhe respektin që kishte për gjyshen dhe nipin, admirim dhe respekt që iu takonte edhe të zotit të shtëpisë, Ali Ali Rizait, zonjës së shtëpisë dhe dy djemve të tyre, Qazim Ali Rizait dhe Esad Ali Rizait, të cilët kishin bërë një nga arratisjet më të bujshme të kohës. Për pamundësi fizike kishin mbetur në atdhe vetëm më e moshuara e shtëpisë dhe më i vogli i shtëpisë.

Esadi është krenar për të atin, Ali A. Rizai, i lindur dy muaj pasi babain ia kishin vrarë si luftëtar të Bajram Currit. Nga mosha 18 vjeçare Ali A. Rizai, i radhitur në formacionet e Gani Beg Kryeziut, nuk kishte pushuar së luftuari kundër fashizmit, nazizmit, komunizmit. Më 1948, Ali A. Rizai ishte burgosur si njeri i rrezikshëm për regjimin komunist ngaqë nuk pajtohej kurrsesi me asnjë lloj shtypjeje dhe padrejtësie.  Më 1951 u arratis nga burgu, mori familjen dhe kaloi në Jugosllavi, ku përsëri u burgos, sepse nuk pranoi të spiunonte kundër Shqipërisë. Më 1960 u arratis nga burgu e nga Jugosllavia, kaloi në Itali dhe më 1962 u vendos përfundimisht në SHBA, ku gjithë jetën ia kushtoi çështjes shqiptare. Veprimtarët shqiptarë vlerësojnë se me ardhjen e Aliut, iu shtua një dimension i fuqishëm jetës së diasporës shqiptare në Amerikë. Më 2001, pas 49 vitesh, mundi të vizitojë Shqipërinë, mundi të ribashkohej me birin e tij, Sahit Rizai, të cilin e kishte lënë vetëm 3 vjeçar kur ishte larguar nga Shqipëria.

Esadi është krenar për Luzhën e tij. Dhe nuk ka si të mos jetë krenar për Dervish Luzhën, Nderi i Kombit , klerikun aq të dashur për tropojanët dhe shqiptarët gjithandej, sepse nuk iu përkul kurrë regjimit komunist dhe gëzoi mikpritjen e çdo shtëpie malësore. Fare pak larg kullës ku lindi Esadi, ndodhet tyrbja e tij dhe shtatorja, ngritur me mbështetjen e heroit Azem Hajdari, nip i Luzhës.  Të rrallë janë ata vizitorë që shkojnë në Tropojë dhe nuk ndalen te tyrbja e Dervish Luzhës, për të cilën kujdeset ish nxënësi im Neki Balaj. Esadi ka bërë shkrime portretizuese për Dervish Luzhën, në faqen e tij në facebook nuk ka ditë që të mos jenë të pranishme Luzha (Luzha City) dhe Dervish Luzha.

Në shkrimet e tij Esadi rrëfen se Dervish Luzha, njeri i veprave të larta, ka pasur te ai një ndikim të tillë që ia ka ndryshuar përgjithmonë jetën, duke u bërë frymëzim gjithashtu për vepra të larta. E frymëzoi Esadin vetë Dervish Luzha, vetë zëri i tij, për të ngritur shkollën e parë shqipe në Bronks të Nju Jorkut. Dervish Luzha është ai që ia lehtëson rrugën për çdo vepër të lartë që ai ndërmerr. Po atë vit, më  1993, themeloi Fondacionin e Shoqërisë Shqiptaro – Amerikane, i cili deri sot ka zhvilluar disa aktivitete me rëndësi për shqiptarët. “Në të gjitha këto aktivitete unë kam gjetur frymëzimin dhe kurajon tek vepra e Dervish Luzhës. Këtë personalitet të madh e kam takuar vetëm njëherë kur isha tre vjeç. E mbaj mend kur erdhi në shtëpinë tonë dhe më uli në prehër e më dha një mollë. Dervish Luzha ishte një bamirës i madh, një atdhetar, një parashikues, një profet tek i cili unë dhe shumë të tjerë kanë gjetur forcën e kurajos për të kryer punë me rëndësi për shqiptarët,” shkruan Esad Ali Rizai.

Esadi është krenar për nipin e tij gjeneral Tahir Sinani, heroi i luftës në Kosovë, në Maqedoni dhe në Luginën e Preshevës. Në nëntor të vitit 1998 Tahir Sinani iu përgjigj thirrjes së UÇK-së dhe u bë anëtar i Shtabit të Përgjithshëm. U dallua si komandant dhe si luftëtar drejtpërdrejt në luftime për guxim e trimëri të rrallë.  Më 2000 vepron me UÇPMB në Kosovën Lindore. Në pranverën e vitit 2001 është në beteja në shpatet e bjeshkëve të Sharit dhe në Likovë, në Maqedoninë e Veriut. Në qershor të vitit 2001 brigada 116-të e tij vendoset në Zonën e Gostivarit dhe Radikës. Më 29 korrik 2001 ra në Malsinë e Gostivarit së bashku me katër luftëtarë.

Esadi është krenar për Malësinë e Gjakovës, është krenar për Kosovën, për mbarë Shqiptarinë. Falë tij, në Bashkinë e Bronksit, Nju Jork, ditë të veçanta iu kushtohen figurave më të larta të historisë së shkuar dhe të sotme të kombit tonë. Ai ditë e natë mendon dhe vepron për të lartuar shqiptarinë.

Esad Rizajn e kam njohur personalisht në Nju Jork në fund të pranverës së vitit 1993, kur me zonjën Buçpapaj vizitonim Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Na ka organizuar drekën me ish kongresmenin shqiptar Joseph DioGuardi, anëtarë të tjerë të Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe me veprimtarë të tjerë shqiptaro-amerikanë, na ka shetitur nëpër kryemetropolin botëror, na ka dërguar të vizitojmë edhe në shtëpi DioGuardin, me të cilin ndiheshin sivëllezër të vërtetë. Në të gjitha tryezat, Esadi shtron platformat e bisedave, rreth bashkimit të shqiptarëve për mbarëvajtjen e çështjes shqiptare në Shqipëri, Kosovë, Diasporë e kudo tjetër. Në të gjitha bisedat, burojnë idetë e tij që gjenin miratim të menjëhershëm tek të pranishmit. Esadi është plot mbresa, plot vizione, vizita në Shqipëri sikur i ka dhënë flatra të reja.

Një nga veprimtarët e shquar të diasporës sonë në Amerikë, Sab Gashi, e cilëson Esadin kapacitet kombëtar. Ai Esadin e thërret Baci i Madh dhe thotë se vjen fill pas Joseph DioGuardit. Është ky Bac njëri nga të parët që i kërkoi DioGuardit:  “Duhet të afrohemi dhe ti do të na prish para.” Pikërisht atëherë DioGuardi filloi Ligën Qytetare Shqiptare Amerikane. Falë njerëzve të tillë si Baci i Madh, si DioGuardi e të tjerë ne shqiptarët arritëm deri te Presidenti i SHBA Bill Klinton, ku edhe u muar vendimi historik për kombin shqiptar, shkruan Sab Gashi.

Në krye të Fondacionit të Shoqërisë Shqiptaro – Amerikane, Esadi nuk pushon së ndërtuari ura bashkëpunimi të shqiptarëve me kryetarët e Qytetit të Nju Jorkut, me guvernatorët, senatorë dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Nju Jorkut, veçanërisht me Rudy Giuliani III, Michael Bloomberg dhe Andrew Cuomo. Me nismën e Fondacionit më 1997, për herë të parë, filloi ngritja e flamurit shqiptar dhe kremtimi i 28 Nëntorit në Bashkinë e Qytetit. Dy herë me radhë, gjatë viteve 2000 dhe 2001, kryebashkiaku i New Yorkut, Rudy Giuliani ia dorëzoi fondacionit proklamatën me të cilën 28 Nëntorin e shpallte si ditë të shqiptarëve në New York.

Ai ka një bashkëpunim tejet të frytshëm mbi dhjetëvjeçar me Kryetarin e Bashkisë të Bronx në shtetin e New Yorkut të SHBA, Z. Ruben Diaz Jr., i zgjedhur në tri mandate, 2009, 2013, 2017, një figurë shumë e respektuar dhe e dashur për komunitetin shqiptaro-amerikan që jeton këtu. Z. Rubern Diaz Jr, e konsideron Esadin një aleat të sukseseve të tij dhe në shkurt të këtij viti i dha Vlerësim për Merita me motivacionin: “Sot, ndërsa hedhim një sy për një dekadë suksesi të Bronx dhe transformimin e vazhdueshëm pozitiv që bashkia jonë ka parë gjatë dhjetë viteve të shkuara, ne reflektojmë dhe jemi të ndërgjegjshëm se këtë rrugë suksesi ne nuk mund ta bënim vetëm.  Mbështetja juaj ka qenë shumë e çmueshme për zyrën time gjatë dhjetë viteve të fundit.  Stafi im dhe unë jemi krenar që ju quajmë aleat dhe mik. Në emër të më shumë se 1.4 milion banorëve të The Bronx, unë, Ruben Diaz Jr., ju përshëndes duke vlerësuar ndikimin tuaj pozitiv në bashkinë tonë.”

Esad Rizai është bashkorganizator në shumë manifestime të mbajtura nga diaspora shqiptare në Amerikë dhe veçanërisht në ato të organizuara në Nju Jork. Dhe është një ndër oratorët kryesorë të shumë prej këtyre manifestimeve. Portreti i tij burrëror e fisnik në krye të veprimtarive atdhetare, e frymëzon përherë Disaporën Shqiptare në Amerikë, i jep guxim, trimëri e vizion për të qenë në krye të detyrave të larta në shërbim të miqësisë shqiptaro-amerikane dhe të çeshtjes sonë kombëtare.

Esad A. Rizai ka bërë Miq të shqiptarëve tij gjithë figurat më të ndritura të New York-ut dhe Bronx-it.

Esad A. Rizai është institucion në NYC. Është Ambasador i vërtetë i vlerave të shqiptarëve!

Esad A. Rizai nuk organizon Gala mondane që të mbledhë para të cilave nuk u dihet adresa, por kontribuon me punë dhe dinjitet që lidhjet shqiptaro-amerikane të forcohen.

Më 2001 kryetari i atëhershëm i bashkisë së qytetit të Nju Jorkut, miku i shqiptarëve Rudy Giuliani (Rudi Xhuliani) nderonte Esat Rizain dhe Fondacionin e Shoqatës Shqiptaro-Amerikane (the Albanian American Society Foundation, Inc. ), duke deklaruar më 28 Nëntor 2001, “Ditën e Pavarësisë Shqiptare” (“Albanian Independence Day” ) në qytetin e Nju Jorkut.

Më 2003 kryetari i bashkisë të New York Michael Bloomberg, mik dhe bashkëpunëtor i Esat A Rizait do të vizitonte Kosovën dhe do të takohej me presidentn historik të Kosovës dr.Ibrahim Rugova.

Në 2009, Rubén Díaz Jr., Kryetari i Bashkisë të Bronx në New York, Mik dhe bashkëpunëtor i Esad A.Rizait emërtoi një bllok të Avenue Lydig midis Holland Avenue dhe Wallace Avenue, si  “Mother Teresa Way” – “Rruga Nëna Tereza”, ndërsa i njëjti kryetar bashkie e shpall 26 gushtin 2019 në Bronx si ditën e Nënë Terezës në nderim të trashëgimisë humanitare të Shenjtores Tereza dhe në respekt të komunitetit shqiptaro-amerikan në Bronx.

Me fondacionet që drejton Esad Rizai ka ndikuar që administrata e lartë e New Yorkut dhe Bronx-it të nderojnë e vlerësojnë figura të shquara të historisë, politikës dhe kulturës shqiptare si dhe të komunitetit shqiptaro-amerikan.

Esad Rizai i ka Miq e ka bashkëpunuar e bashkëpunon me të gjithë guvernatorët dhe kryetarët e bashkive të New York-t dhe Bronx! Janë të rrallë shqiptaro-amerikanët si ai! Rudi Xhuliani, Michael Bloomberg, Andrew Cuomo, Rubén Díaz Senior dhe Rubén Díaz Jr., Bill de Blasio! Të gjithë personalitetet më të larta të administratës të New York dhe Bronx e kanë për nder të bashkëpunojnë me një njeri si Esad A. Rizai.

Që i japin kombit, pa e zhvatur sikur është bërë sot në modë. Esat A.Rizai është një amerikan i nderuar dhe një shqiptar nder i kombit!

I urojmë jetë të gjatë dhe gjithmonë sukses në rrugën e tij në të mirën e përbashkët shqiptaro-amerikane!

 

Hon. Stephen B. Kaufma, Mayor Mike Bloomberg, Esad A. Rizai

 

Me Rubén Díaz Jr., kryetari i bashkisë të Bronx

Senator Alessandra Biaggi & Esad A. Rizai

Me guvernatorin e New York Andrew Cuomo

 

Me Rubén Díaz Jr., kryetari i bashkisë të Bronx dhe guvernatorin e New York Andrew Cuomo

Me Kongresmenin Eliot Engel

Me kryetarin e Bashkisë të New York-ut Bill de Blasio

Në New York autori i shkrimit me Esad A.Rizain gjatë një takimi me kongresmenin Joe DioGuardi