Askush në Presidencë s’ka folur se ku është sot Hashim Thaçi. Vetëm kanë konfirmuar se nesër do të jetë në Kosovë për ta takuar Presidentin slloven, Borut Pahor. Burime të Express kanë thënë se Presidenti ndodhet në Bruksel, duke folur për ndarjen e Kosovës.
Hashim Thaçi, sipas burimeve të Gazetës Express, sot ndodhet në Bruksel. Atje ka shkuar për të folur për ndarjen e Kosovës.
Zyrtarisht në Presidencë kanë thënë se Thaçi do të jetë në Kosovë të hënën për shkak të takimit që ka me Presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor.
Ndërkohë, burime të Express kanë thënë se Shefi i Shtetit ka mbërritur në Bruksel në përpjekje për të vazhduar nismën e tij për ndarjen e Kosovës.
Idenë për negociata për ndarjen e Kosovës e kanë përkrahur edhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Kryediplomati grek Nikos Kotzias. Në këtë pazar është përfshirë edhe lideri i partisë më të madhe shqiptare në Maqedoni, Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.
Ndërkohë, në Presidencë kanë thënë se në këtë fazë ideja e shkëmbimit të territoreve është spekulim.
Në anën tjetër, në Qeveri kanë thënë se as në këtë fazë dhe as në faza tjera s’do të ketë skenar për ndarjen dhe shkëmbimin e territorit të Kosovës.
Zyrtarë të Presidencës së Kosovës kishin thënë se në këtë fazë është spekulim çdo ide që çon në shkëmbim të territoreve me Serbinë. Por, nuk kishin mohuar nisjen e bisedave joformale me palën serbe për këtë ide.
Sidoqoftë, Bekim Çollaku ka thënë se marrëveshja historike me Serbinë duhet t’i garantojë Kosovë anëtarësim në OKB dhe integrim euro-atlantik.
Ndërkohë, gazetari Berat Buzhala ka shkruar se Hashim Thaçi, Edi Rama dhe Ali Ahmeti kanë biseduar për ndryshimin e kufijve në Ballkan. Ka sqaruar se një skenar i tillë do të vlejë vetëm për ndryshimin e kufijve të Kosovës, por jo edhe të vendeve tjera ballkanike.
“Presidenti Thaçi, Kryeministri Rama dhe Kryetari i BDI’se Ali Ahmeti, kane biseduar ne Tirane për ndarjen e Kosovës, per vizatimin e kufijve ne Ballkan, e per idiotesi te tilla te ngjashme. Nje gjë e tille, nje skenar i tille, nuk do te ndryshoje kufijte a as nje shteti, perveç kufijve te Kosovës”, ka shkruar Buzhala, në një postim në Fb, duke cituar edhe Zëvendëskryeministrin e Austrisë, Heinz-Christian Strache, i cili ka propozuar një autonomi për Veriun e Kosovës.
Express ka raportuar të premten mbrëma se klasa udhëheqëse në Kosovë, nën orkestrimin e Presidentit Hashim Thaçi, pasi dështoi ta zhbëjë Tribunalin Special, e ka filluar një aventure të re, po aq të rrezikshme, po ashtu të dyshimtë: ndarjen e Kosovës me Republikën e Serbisë. Kuptohet, kjo ide fillimisht do të provohet të kontrabandohet në opinion, si këmbim i territoreve.
Edhe Ish-Ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni, ka thënë se ndryshimi i kufijve s’mund të bëhet pa tragjedi dhe humbje të jetëve të njerëzve. Ka thënë se ndryshimi i kufijve apo shkëmbimi i territoreve pashmangshëm sjell edhe luftëra të reja dhe po propozohet nga aventurierë politikë.
Sipas profesorit të UP’së, Milazim Krasniqi,nuk do të ketë shkëmbim paqësor territoresh, por do të ketë vetëm vetëm skenar sirian, me Rusinë si arbitër kryesor.
Në të njëjtën frymë, pra për të njëjtin skenar për ndarje dhe shkëmbim territoreresh, është shprehur ditë më parë edhe Aleksander Vulin, Ministër i Mbrojtjes së Serbisë. Ai ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi, “nuk është duke dhënë rezultate, andaj duhet të kërkohet një marrëveshje për ndarjen e Kosovës”.
Ndërkombëtarët besojnë se në këtë lojë është i përfshirë edhe Kryeministri Edi Rama, duke shfrytëzuar kontaktet e tij direkte me Presidentin serb Aleksandar Vuçiq. Një gjë e tillë, një komunikim i tillë, direkt me Tiranën vazhdimisht ka qenë edhe pjesë e strategjisë serbe. Edhe gjatë kohës kur në Serbi ka qanë në pushtet Sllobodan Millosheviqi ka ekzistuar ideja që për Kosovën të bisedohet vetëm me Shqipërinë – kuptohet për ta ndarë Kosovën.
Kosova dhe Serbia kanë mbajtur tri raunde bisedimesh prej vitit 1999. Në kohën e luftës ishte organizuar Konferenca e Rambouillesë për marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Dokumenti ishte nënshkruar vetëm prej palës kosovare, derisa serbët kishin refuzuar duke i hapur kështu rrugë bombardimit 78 ditor të NATO’s mbi caqet ushtarake e policore serbe.
Pas luftës kishte nisur edhe një proces negociator, ku ishte caktuar Vjena si vend ku takoheshin kosovarët dhe serbët. Marti Ahtisaari ishte caktuar ndërmjetës kryesor duke propozuar pavarësi të mbikëqyrur për Kosovën.
Një proces i tretë dialogues ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka nisur në vitin 2010 me ndërmjetësim të Brukselit dhe mbikëqyrje të SHBA’së. Ende nuk ka një rezultat final prej këtij procesi./Gazeta Express/
I shall eshte Rrene
Per ndryysh populli ne kemb per
Kete tradhti kombetare .
Hej qysh erdhi koha e marrum
E turpit e vetmise,biri me shekel ??
nenen,babajn,por Edhe vllajne??
Kurr nuke e kemi besuar kete gjee??
Ska me burra azzgan me jatagan,
Grat Si zana s’po lindinAzgana,
Ushtim degjohet mbaroj Arberia,,,,,
Cohuni ju te vdekur
Digjni
Treshja Th+E+A.
I pa emery,i pa memedhe
Po a nuk po ka njerëz me ua rras faktet në hundë Serbisë se jemi 40 mij vjet para Sllavëve ne ILIRI ( Ballkan, Turqishtë) dhe me iu than se jo që nuk duhet ndarë Kosovën por, po e hapim kutinë e Pandorës dhe kush ka fakte le ti qes në Tavolinë dhe aty shifet se jo Kosova por, as Serrbia, as Bosna e Hercegoina as Mali i Zi as Kroacia nuk janë te atyre njerzëve që jetojnë në ato troje por, janë trpje tonat dhe vetëm tonat nga Sllavët Nomad Rus ose si thonë në Serrbishtë nga Qergarët. Para nja 4 viteve fluturova nga Geteborgu deri në Shkup. Në Aeroprt e kishin futur nhë Shtatore të Aleksandrit të Madh, një Sllavo Maqedon e fotografonte sa mundëte e pyeta Anglisht kush është ky? Ma ktheu Aleeksandri i Madh, unë i thash po sa mirë që e paskan vendos nje Ilir në Aeroport! Tha kush Ilir unë i them ky more tha jo ky ëahtë Maqedon, une i them a jeni ju Maqedonët Sllav? Tha po, unë ok e kur kane ardhur Sllavët në Ballakan ? Më tha, diku kah viti 550 të kësaj ere, une ia ktheva por, ly Aleksandri në Ballakan ka lindur 300 vjet para eres së re, mos ky ka ardhur këtu 700 vjet para se Sllavet kanë ardhur ne Ballakan? Filloi si Hut të më shiqon u hidhërua qitëte tym dhe filloj ti shaj krejt Historianët Maqedon dhe une shumë mire e kuptoj gjuhen Bullgare dhe Maqedone por u bëra se nuk po të kuptoj qka je duke thënë, me tha jo jo me ty nuk e kam dhe hiku si kokkra e pushkës. Ju vet pi e shifni tani se Greqia po e detyron me i hjek të gjitha Shtatoret e Aleksandrit të Madh dhe po duhet me i fshi të gjithë emrat e rrugëve dhe Institucioneve që quhen me emrin e Aleksandrit te Madh por, nëse Grekët hyjnë në dialog me ne Shqipëtarët ne iu tregojmë me FAKTE se Aleksandri i Madh ështe Ilir dhe ju jeni Magjup te Egjiptit dhe jeni poashtu Okupatorë te trojeve tona Ilirike.