VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Pse Noli s’erdhi kurrë në Shqipëri? – Nga Arshin Xhezo*

By | February 11, 2018

Komentet

1967, lufta kundër fesë edhe me tanke e topa

Ylli Polovina – Tërë viti 1967 ka qenë për shqiptarët një i ngjashëm me përsëritjen e një përmbysjeje sociale. U quajt atëherë “revolucion kulturor”. Siç doli më pas, qe një variant i ndikuar edhe prej atij kinez, maocedunian. Kataklizma shoqërore ndodhi që në janar, kur të rinjtë e gjimnazit durrsak “Naim Frashëri” (vetvetiu siç thonë një palë, të komanduar siç këmbëngul një grup tjetër), shpallën nismën “Të luftojmë deri në fund ideologjinë fetare, besëtytnitë, zakonet prapanike”. Më 6 shkurt Enver Hoxha u hodh në veprim dhe lëshoi në publik silurën e fjalimit “Revolucionarizimi i mëtejshëm i partisë dhe pushtetit”.

Dy ditë më vonë “Zëri i Popullit” i dha mbështetje iniciativës së gjimnazistëve të “Naim Frashërit”. Në titullin e editorialit të saj politik redaksia e gazetës së Komitetit Qendror të PPSH-së përdori termin “shpatë e mprehtë”. Pikërisht kjo, shpata me teh të mprehur mirë, e cila pas vitit 1944 ishte përdorur ndaj “armiqve të klasës”, do të fishkëllente këtë herë mbi kokat e “ideologjisë fetare, paragjykimeve, besëtytnive dhe zakoneve prapanike”. Kështu qe shpallur një luftë totale, në thelb mjaft e çuditshme dhe e jashtëzakonshme, e paformuluar kurrë më parë në ndonjë rresht të doktrinës së Marksit dhe të Engelsit, madje as të Leninit dhe po ashtu Stalinit. Kjo do të qe vetëm e Enver Hoxhës. Objektivi i saj: Shqipëria do të shndërrohej në vendin e vetëm në botë pa asnjë institucion fetar. Ndërkohë në 6 shkurt 1967 besimtarët myslimanë kishin një rrjet shumë të dendur xhamish. Mes qyteteve kampione qe Dibra me 122 të tilla. Kishat katolike numëronin vetëm në Shkodër 67, kurse ato ortodokse në Korçë kulmonin në 122. Më tërësisht gjithë vendi kishte 2172 faltore, ku xhami qenë 740, kisha ortodokse dhe manastire 609, kisha katolike 158.

Ndërkohë 530 ishin teqe, turbe dhe mekame. Klerikë që ushtronin profesionin e hoxhës apo të priftit qenë 912. Purga e madhe revolucionare zgjati 6 muaj. Në 30 gusht 1967 aparati i Komitetit Qendror të partisë së vetme në pushtet, PPSH, bëri një bilanc. Gjithçka qe kthyer në zero, faltore dhe klerikë, besimtarët, gjithashshëndeti një gjimnazist durrsak, i cili në periferi të qytetit jo vetëm mori kazmën për të shkatërruar një kishë, por edhe e tërhoqi zvarrë priftin. Shehu në një rast tjetër pati telefonuar Ramiz Alinë që t’i hyhej me kazma xhamisë së Ethem Beut në qendër të Tiranës, pranë Kullës së Sahatit. Sipas tij, ajo duhej të shembej. Alia kërkoi kohë t’i telefononte Enver Hoxhës dhe ky e ndaloi prerë çdo dhunim të ndërtesës së asaj xhamie. Por kur Mehmet Shehu në ditën e parë të shpërthimit të nismës “shpatëmprehtë” kundër fesë dhe institucioneve të saj u rikthye në mbrëmje në shtëpi, e ëma, Sulltana, gati iu hodh në fyt: Po me xhamitë ç’patët? Atëherë kryeministri, i cili nuk guxoi t’ia kthente nënës së vet, në zemërim e sipër telefonoi ministrin e Mbrojtjes, Beqir Ballukun, dhe u ulëriti: Po ti ç’pate që i nxore tanket? Çfarë kishte ndodhur qe krejt e pabesueshme. Në Shkodër minaret e dy xhamive në qendër të qytetit ishin rrëzuar, duke u lidhur me kavo e tërhequr prej tankesh. Kurse në qendër të Fierit kisha e Shën Gjergjit u rrëzua me diagaçe të ushtrisë, deri sa u rrafshua fare. Para se të ndodhte kjo sekretari i parë i PPSH për rrethin, Piro Gusho, pati telefonuar Enver Hoxhën për ta shpjeguar çfarë kishin ndërmend, por shefi i partisë tha se ajo kishte afreske dhe mirë qe të ruhej. Gusho rezistoi: nuk e mbaj dot rininë. Kështu u zhdukën piktura shumë të çmuara të vëllezërve Çetiri.

PRANË KISHËS SË SHËN
ANDOUT, TOPA DHE MORTAJA
Përdorimi i mjeteve ushtarake në luftë kundër fesë nuk ka ndodhur vetëm në Shkodër dhe Fier. Do t’ju rrëfejmë një rast tjetër edhe më të qartë. Kjo ndodhi me Kishën e Shën Andoit në Laç. Burimi i të dhënave për këtë është një libër kujtimesh i një ish-partizani 15 vjeçar, më pas oficer karriere. Quhet Naxhi Zhupa. Në faqet 162-166 të librit të vet kësaj ngjarjeje ai i kushton vendin kryesor. Të dhënat e nxjerra prej tyre do t’i plotësonim më pas, për qëllimet e këtij shkrimi, me disa takime dhe biseda të tjera me të. Ajo që ka ndodhur vërtet është e paprecedent. Pasi paraqet çfarë u kishte treguar prifti i kësaj kishe për Shën Andoin (Sant Antonin), i cili në mes të shekullit të trembëdhjetë, lindur në Portugali dhe më pas emigruar në Itali, kishte qenë një besimtar, pastaj i shenjtë, mbrojtës i të varfërve, Zhupa shkruan: “…njëri prej objekteve të kultit të tij, si në tërë botën, ku ngrit edhe në Kurbin”. Qe 600-700 metra në lindje të majës së Divës, e ndërtuar në majën e një shkëmbi, tamam si kalatë e dikurshme”.

“Në majë të Divës, shpjegon Naxhi Zhupa, ishte një prej kalave të vjetra ilire”. Çdo 13 qershor në këtë kishë bëhej pelegrinazh dhe vinin jo pak, por lumenj me njerëz, me mijëra besimtarë, mbërrinin aty të nisur nga zonat përreth e prej tërë veriut të vendit. Ishte pa dyshim pelegrinazhi më i madh fetar vjetor i shqiptarëve. “Në kuadër të “Luftës kundër zakoneve prapanike dhe fesë, nënvizon autori, u mendua që edhe kjo qendër fetare të mbyllej. Për këtë qëllim 3-4 ditë para 13 qershorit, një mëngjes herët, erdhi në Komandën e Brigadës së Laçit, sekretari i parë i Komitetit të Partisë së Krujës, Lefter Goga, i cili kërkoi nga Komanda e Brigadës që zona përreth Kishën së Shën Andoit në një reze 3-4 kilometra, të shpallej zonë ushtarake, prandaj edhe të ndalohej hyrja e çdo civili ose besimtari brenda asaj zone. Natyrisht që u diskutuan shumë mendime dhe u konkludua që të zbatohej ideja e sekretarit të partisë dhe territori në fjalë të shndërrohej në Poligon Qitjeje të Përhershme për artilerinë.

Kështu që në ditët në prag, gjatë dhe pas festës së Shën Andoit, zhvilloheshin qitje reale artilerie në atë zonë, duke vendosur njëherësh roje fikse në të gjitha drejtimet që të çonin në Kishën e Shën Andoit”. Vijon më pas Naxhi Zhupa: “Mua, meqenëse isha shef i artilerisë, mu kërkua mendimi, se si mund të realizoheshin qitjet e parashikuara në programin vjetor të qitjes. U ktheva përgjigje të pranishmëve se qitjet në atë zonë dhe në atë terren ishin “ideale”, sepse përmbusheshin më së miri kushtet që kërkonte “Kursi i qitjes”, porse duhet domosdoshmërisht një vendim dhe miratim nga Komiteti Ekzekutiv i Krujës që ky rajon është “Poligon qitjeje i përhershëm”, dhe njëherësh të lajmërohen këshillat e fshatrave të zonës për këtë vendim.

Po ashtu vendimit t’i bashkëngjiten dokumentet e tjera me firmë e vulë, të cilat duhet të jenë gati dy ditë përpara datës 13 qershor. Sekretari i Parë i Partisë plotësimin e kësaj kërkese e mori vetë përsipër dhe duhet të pohoj se në 11 qershor ato erdhën në Komandën e Brigadës në Laç, ndërkohë edhe unë kisha lajmëruar dhe ishte gati për qitjet vjetore Grupi i Mortajava 120 m/m në Mamurras si edhe artilerinë e dy batalioneve të këmbësorisë, përkatësisht nga dy bateri për çdo batalion”. Këto ditë në disa shënime me shkrim në përgjigje të kërkesës tonë se sa gryka zjarri ishin, Zhupa informoi se grupi i artilerisë së Brigadës kishte 12 mortaja 120 m/m dhe dy batalionet këmbësore që morën pjesë në qitje, 16 topa. Shkruan më poshtë në librin e tij Naxhi Zhupa: “Në mbrëmjen e datës 12 qershor repartet e artilerisë zunë pozicionet e zjarrit në verilindje të fshatit Gjorm e Sanxhak, dhe në mesnatën e dt. 12-13 qershor, filluan qitjet natën sipas planit”. Pastaj thekson: “Në mëngjes më 13 qershor qitjet u intensifikuan dhe batalioni i xhenios në anën veriore, që të shpie tek Kisha e Shën Andoit, filloi “shkatërrimin” fushor për qëllime “mësimore”. Në shënimet me shkrim të këtyre ditëve të fundit ai saktëson se batalioni xhenier nuk e preku fare ndërtesën e kishës dhe me dinamit nisën të hapnin rrugën, e cila të çonte deri aty. Më parë ai qe shteg. Sigurisht planifikohej që faltorja e krishterë, tërheqëse si magnet e mijëra besimtarëve, të mbyllej e të shndërrohej në pikë hapjeje ushtarake për vetë batalionin xhenier, çfarë edhe ndodhi.

KU PËRFUNDOI STATUJA PREJ DRURI E SHËN ANDOIT
Shkruan në vazhdimin e rrëfimit të vet ish-partizani 15 vjeçar, i plagosur rëndë në çlirimin e Tiranës dhe ende me copë predhe në njërin gju, pjesëmarrës luftimesh deri në Jugosllavi, Naxhi Zhupa: “Ditën e 13 qershorit (ndërkohë që në afërsi të Kishës së famshme françeskane kishin mbërritur shumë besimtarë-shënimi ynë) e mbyllëm pak a shumë “në paqe”, pa asnjë incident me besimtarët e ardhur, por shkatërrimi skandaloz i Kishës së Shën Andoit, që përveç se ishte objekt i veçantë kulti, qe edhe objekt me vlera të veçanta historike, vazhdoi, sepse atje, me sa kisha pasur rastin të shihja, kishte ikona fetare të rralla, por kishte edhe të tjera të pikturuara të ndërthurura me vlera artistike dhe historike. Në të ndodhej edhe një bibliotekë mjaft e pasur, po ashtu edhe statuja të derdhura ose të gdhendura nga më të ndryshmet. Për të shkuar në kishë nuk kishte rrugë automobilistike, por në të kishte objekte, të cilat kur njeriu i shikonte çuditej se si i patën çuar njerëzit në atë vend dhe në ato kushte. Linjë elektrike kisha nuk kishte pasur, por ndriçim përfitonte me anën e dy gjeneratorëve, të cilët nuk munda t’i kuptoja se si ishin transportuar atje pas luftës. Edhe kambanorja ishte ngritur me profile hekuri të larta sa një shtyllë e tensionit të lartë. Të gjitha këto, dhe çfarë kishte brenda në Kishë, u shkatërruan në harkun e 2-3 ditëve pas datës 13 qershor. Kuptohet që çdo ndërhyrje u bë me urdhër nga lart…”

Vijon Zhupa: “Ndërkohë vura re se në Laç zbritën lloj-lloj objektesh, bile edhe në zyrën time të punës më kishin sjellë Statujën e Shën Andoit, e gdhendur në një dru të rrallë me madhësi rreth 50 cm. Gishti i madh i këmbës së tij, nga të prekurit e shumtë të njerëzve gati ishte përgjysmuar. U çudita kur e pashë në zyrë, por nuk bëra zhurmë, sepse e mora me mend se kisha të bëja me “një shaka” të ideuar prej 3-4 shokëve të mi, të cilët prejardhjen time e dinin që isha nga Fterra, i cili njihet në historinë e Labërisë si fshati i “Hoxhëve dhe i Mullanjve”. Prandaj në darkë, pa e lajmëruar, ia vura në trastë shefit të ofiçinës P. B. nga Fushë Miloti që ishte vartësi im dhe hiqej si ateist i skajshëm, por që të ëmën e kishte ithtare të shënjuar të Shën Andoit. Ajo kur kishte gjetur në trastë statujën e Shën Andoit ishte skandalizuar me të birin, por kur e mori vesh përse ia çova unë atë statujë asaj besimtareje, këmbënguli që t’i vija në shtëpi për drekë”.

UJI I ÇESMËS SË KISHËS TË SHTONTE AKTIVITETIN SEKSUAL
Kjo që po tregojmë është thjesht një kuriozitet, por, gjithsesi përbën pjesë të ngjarjes. Pasi e morën nën kontroll kishën dhe territorin përreth saj komanda e Brigadës së Laçit caktoi një specialist të saj që t’i bënte analizë burimit të vetëm të ujit që kishte ai mal i thatë në fund të tij, tamam atje ku pelegrinët merrnin rrugën të ngjiteshin në majë, tek faltorja e adhuruar prej tyre. Duhej të dihej si ishte ky ujë për shëndetin e ushtarëve, sepse edhe ata do ta përdornin për pirje e gatim. Analiza në laborator dha këtë rezultat: ishte i pastër dhe i pijshëm, pa asnjë rrezik për jetën. Ndërkaq qe edhe mjaft kurues: shëronte infeksionet në vijat urinare. Me pak fjalë dukej si ujë i bekuar nga Zoti. Kur komandanti i Brigadës dëgjoi nga specialisti këtë shpjegim, i cili shkonte në favor të të mirave të Fesë, u përpoq të ndërhynte për të mbajtur heshtje publike rreth kësaj cilësie, por vartësi nuk i dha shumë kohë. U detyrua të dëgjonte edhe një të dhënë tjetër: uji i atij burimi të vetëm qe eksitues i aktivitetit seksual. Komandanti mezi mblodhi veten. Po të përhapej ky lajm pritej një popullarizim edhe më i madh i Kishës dhe një shtim i ri ardhjeje për pelegrinët. Kështu që prej atij çasti efekti seksual i ujit të burimit vetmitar u mbajt çështje e fshehtë. Top sekret shtetëror.

GJASHTË VJET MË PAS
Ndërkaq në 29 prill 1973 Sekretari i Përgjithshëm i Frontit Demokratik të Shqipërisë, Ramadan Xhangolli, i dërgoi këtë letër Sektorit të Edukimit të Komitetit Qendror të PPSH: “Në një bisedë që patëm me sekretarin e Frontit të rrethit të Krujës, rezulton se akoma edhe sot, vazhdon të frekuentohet Kisha e Shnanout në Laç. Frekuentuesit janë kryesisht nga rrethet Lezhë, Durrës, Mat, Shkodër, Rrëshen, Pukë, dhe Tiranë (zona e Prezës). Me sa duket besimtarët i shpëtojnë kontrollit të masave. Me qëllim që të ndalohet frekuentimi i “vendit të shenjtë” mendojmë, që në pragun e 12 qershorit, festës së Shnanout, krahas punës bindëse, sqaruese e demaskuese për rastet e veçanta që duhet të bëjnë organizatat e masave, ku simbas mendimit tonë duhet të merren dhe disa masa administrative: Zona e Shnanout të rikthehet në zonë ushtarake…” Por ajo qe zonë e tillë, nuk i ishte hequr ky status. Propozimi bëhej që të përdorej sërish “teknika” penguese e 13 qershorit 1967: këtë ditë të kishte qitje artilerie në të tërë rezen ku ndodhej ish-Kisha. Qindra predha të kërcitnin, të bënin flakë e tym. Diçka më shumë se një muaj nga letra e FDSH, në Shkodër u krye një gjest mjaft radikal: në 9 qershor 1973 u ngrit dhe përurua Muzeu Ateist. Po zbatohej për të gjithë shqiptarët ajo që ishte e detyruar për vetëm komunistët: të qenë ateistë, luftëtarë aktivë ndaj Fesë.

KISHA E DYTË E SHNA NDOUT
Ka pasur jo një, por dy kisha me emrin e të shenjtit Sant Antonio. Tjetra faltore e Shna Ndout ndodhet afër Kepit të Rodonit dhe ka qenë e Skënderbeut. Bashkëngjitur keni pamjen e saj.
Për këtë temë pati një kumtesë të plotë në Konferencën Albanologjike kushtuar heroit tonë kombëtar në janar 1968, me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit. Ndërsa në tribunë apo lozha të sallës së Kuvendit Popullor (ndërtesa e Akademisë së Shkencave), ndodheshin funksionarë shumë të lartë të partisë së vetme në pushtet, mes tyre herë pas here edhe Enver Hoxha, për këtë kishë u fol me nderim.

POLICËT NË DY KOHË
Ndërkaq në 13 qershor 1994 Kisha e Shën Andonit, siç më në fund ka marrë një emërtim më të plotë për t’u identifikuar nga tërë shqiptarët në veri dhe jug të vendit, e rindërtuar, filloi veprimtarinë e saj me pelegrinazhin tradicional. Secili që ka patur rastin pas këtij çasti rimëkëmbjeje të shkojë deri atje do të vërë re se me çfarë shqipeje të pastër janë shkruar librat dhe broshurat e lutjeve. Ajo kishë të ngjan me një kështjellë shqiptarie. Dy dekada e gjysmë më pas, saktësisht para një jave, këtë 12-13 qershor 2018, televizionet dhe gazetat, ndërsa njoftonin me titujt “Dukej sikur e gjithë Shqipëria kishte zbarkuar në Laç”, informonin se si pasojë e masave të mara nga policia e Lezhës për lehtësimin e qarkullimit të pelegrinëve si edhe e pranisë së personelit shëndetësor me mjekë, infermierë dhe dy autoambulanca të përhershme, nuk pati ndodhur asnjë shqetësim për jetën e ardhësve. As edhe në natën e qëndrimit tek oborri i Kishës, në atë majë mali të thepisur, ku edhe ndokush prej turmës së ngjeshur mund të rrëzohej në humnerë. Njëzetë orë uniformat blu patën qëndruar në këmbë, në shërbim të plotë. Këto ditë kam njohur edhe ish-shefin e policisë së këtij territori në fillim të viteve shtatëdhjetë. Ai më rrëfeu si qenë të ngarkuar punonjësit e rendit publik të ndalonin besimtarët, t’u shkonin nga pas e t’i trembnin të largoheshin sa më parë. Ishte njeri shumë i mirë, human, por për t’i kuptuar duhet të “hysh në kohë”. Sot dhe dje janë të ndryshme.

Titani që fitoi ndaj nazistëve – Winston Churchill, dritëhijet e një udhëheqësi kontradiktor

Disftatat e para
Në imagjinatën kolektive, Winston Churchill është një titan që i çoi britanikët drejt fitores në luftën kundër nazizmit. Aq shumë sa në vitin 2001 kur ndodhën atentatet e 11 shtatorit George W. Bush u foli amerikanëve: “Nuk do të rrëzohemi, nuk do të pushojmë, nuk do të lëkundemi, nuk do të dështojmë.” Këto fjalë aludojnë një diskurs të Churchill-it në shkurt të 1941. Megjithatë në vitin 1940 në fillim të mandatit të tij shumë nga britanikët e shihnin nën një dritë shumë ndryshe. Në ato momente ishte një 60 vjeçar i dështuar prej të cilit mbaheshin mend një numër gabimesh që kishte bërë duke mbajtur poste të rëndësishme.

Për këtë biografi, Robert Rhodes-James në vitin 1970 do ta titullonte kështu librin mbi jetën e mëparshme të kryeministrit “Një studim mbi dështimin”. Sado e pabesueshme mund të duket tani, në atë kohë flitej për një personazh pak a shumë qesharak, shqetësimi i vetëm i të cilit ishte vetëmbrojtja. Një frazë që i atribuohet lord Birkenhead-it, një nga miqtë më të mirë të tij, e sqaron më së miri karakterin ambivalent të tij: “Kur Winston-i ka të drejtë është unik, por kur gabohet…Ah Zot!” Në Luftën e Dytë një lord tjetër Alanbrooke iu referua vështirësisë të Churchill-it për të dalluar mes idealit dhe gabimit. Katalogu i vendimeve të diskutueshme nuk bazohet në zbulimin e fakteve të panjohura.

Anët e errëta të personalitetit janë mjaft të njohura. Specialistët që janë pro njohin egocentrizmin dhe guximin, besojnë se në një peshore historike duhet të peshojnë më shumë aspektet si aftësia për të udhëhequr një vend në kohë të vështira si ajo e Luftës së Dytë Botërore. Vetë Churchill-i ishte i ndërgjegjshëm për defektet e tij dhe për këtë arsye nuk mbante ditar, nuk donte të linte dëshmi për dobësitë e veta. Fëmijë i një familjeje aristokrate iu qas karrierës ushtarake, ishte i ri dhe i etur për veprimin, pasi e kishte parasysh se bëmat e tij në fushën e betejës mund të hapnin rrugën drejt politikës. Në Sudan dha ndihmën e tij pas revoltës me përmasa të mëdha të udhëhequr nga një lider fetar, mahdi.

Ndërhyri në ato momente në betejën e Omdurmán-it (1898) si pjesë aktive e kalorësisë së ushtrisë britanike. Do t’i rrëfente përshtypjet e tij në një libër “Lufta e Nilit”, në një vepër mjeshtërore nga pikëpamja kinematografike mbi sulmin. Idetë e tij për sudanezët janë ato të një imperialisti viktorian: “Duhet të vesh rend në një territor të ndarë në tribu barbare”. Popullata zezake sipas përshkrimit të tij nuk zotëron cilësi përtej vlerave dhe ndershmërisë. Në Afrikën e Jugut do të përjetonte një aventurë tjetër, këtë herë si korrespondent i luftës së Boers. U kap rob, por arriti të arratisej. U shndrrua në hero, arriti të merrte një vend në Partinë Konservatore nga e cila do të dilte në vitin 1904 duke luajtur një lojë të rrezikshme, por që dha rezultat. E dinte që në rradhët e liberalëve kishte një vend në qeveri. Si Home Secretary (ministër i brendshëm) rezultoi mjaft polemizues. Në vitin 1910 u përball me një grevë minatorësh në Uells për kushte më të mira pune. Futi ushtrinë për të frenuar revoltat me metoda efikase.

Gazetat e akuzuan për brutalitet. Biografi Alan Moorehead-i sinjalizon se ishte atëherë kur filloi mosbesimi i sindikatave kundrejt Churchill-it në çështje të politikës së brendshme. Akoma më keq ishte dështimi i Galipolit pak vite më vonë, në mes të luftës përballë trupave otomane pati 250 000 humbje në rradhët e ushtrisë britanike. Në atë kohë Churchill besonte se mund ta detyronte Turqinë, aleate të gjermanëve, të tërhiqej nga konflikti në mënyrë të tillë që Londra të mund të kontaktonte me aleatët rusë përmes Detit të Zi. Fronti perëndimor mbeti i palëvizur nga lufta e llogoreve, ideja ishte hapja e një skenari të ri lufte. Megjithatë një rezistencë e paepur e çmontoi këtë plan së bashku edhe me mungesën e disiplinë së garnizoneve. Katastrofa i dha origjinë termit “sindroma e Galipolit”, ngurrimi për të kryer zbarkime në plazhet e kontrolluara nga armiku që u zgjat deri në Normandi tri dekada më vonë. Faji nuk ishte plotësisht i Churchill-it sepse ishte kryeministri Henry Asquith që miratoi vendimet e tij. Ka edhe një fakt tjetër se Admirali injoroi këshillat e këshilltarëve dhe nuk mori masat e duhura të parandalimit. I zhgënjyer dhe me shpirt të vrarë ka të ngjarë që Churchill-i të merrte në konsideratë idenë e vetëvrasjes. Shkoi në Francë ku kërkoi një fat në front në mënyrë që të merrte merita për të harruar përgjegjësitë e tij.

Ishte i etur për të fshirë imazhet, sepse mendonte se ishte një i ri ambicioz që ishte ngjitur shumë shpejt në një post më të madh nga sa mund të mendonte. Përballë Gjermanisë së perandorit Guillermo II, Churchill-i ishte në favor të një manovre navale përmes një bllokimi që do të linte të vdisnin urie burra, gra dhe fëmijë. Gjykata e Hagës në vitin 1907 e përkufizonte këtë taktikë si krime lufte. E konsideronte legjitime vetëm, nëse do të përdorej për të dobësuar ushtrinë armike jo si armë kundër civilëve. E rrethuar, Gjermania reagoi duke përdorur nëndetëset. Në ato momente askush nuk diskutonte aftësinë e tij të punës, as aftësinë e tij për të mahnitur interlokutorët. Megjithatë shumë besonin se fshihte një defekt karakteri që e pengonte të sillej arsyeshëm. Kryeministri liberal, Lloyd George mendonte se mund të përfitohej nga energjia e Churchill-it për aq kohë sa të mbahej nën kontroll. Për këtë arsye i dha një vend në qeveri në vitin 1917 si ministër i armatimit. Dy vite më vonë u bë sekretar i shtetit të luftës. Megjithatë nuk pati fat. Për të luftuar kundër bolshevikëve rusë që i shihte si kërcënim për demokracinë britanike urdhëroi një sulm për të kapur transiberianin. Rezultati ishte dështimi i radhës dhe sipas biografit Anthony McCarten u konsolidua ideja se ishte një aventurier ushtarak i pandreqshëm, të cilit nuk mund t’i besohej.

Pengesat nuk ia zbehën besimin tek vetja. Ndërroi edhe një herë partinë për t’u kthyer tek rradhët konservatore. Kryeministri Stanley Baldwin i ofroi në vitin 1925 ministrinë e financave duke menduar se një njeri kaq dinamik sa ai ishte më mirë ta kishe mik dhe jo kundër. Filloi atëherë që Alan Moorehead-i do ta përcaktonte si periudha me pak më shumë fat në politikë. /burimi: Muy Historia – bota.al/

Raporti sekret, Kadri Hazbiu: Kush e detyroi Mehmetin të vrasë veten

DASHNOR KALOÇI/ Vetëm pak javë pas ngjarje së 18 dhjetorit të largët të vitit 1982, kur Kryeministri Mehmet Shehu u gjet i vdekur në dhomën e tij të gjumit nga plumba pistolete në rrethana misterioze, për të cilat, edhe sot pas 36 vjetësh, vazhdohet të diskutohet ende, me porosi të Komitetit Qendror të PPSHsë, në të gjitha organizatat bazë të Partisë, në mbarë vendin, u mbajtën dhe u zhvilluan mbledhje të shumta, ku diskutohej: “nën frymën e fjalës së shokut Enver Hoxha, mbi ‘Tablonë Sinoptike’ për armikun e poliagjentin Mehmet Shehu”.

Në të gjitha këto mbledhje, veç të tjerash, ashtu siç bëhet e ditur edhe nga një mori dokumentesh me siglën “Tepër sekret”, që gjenden në Arkivin Qendror të Shtetit, arkivin e Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Mbrojtjes, pjesëmarrës e diskutantë të shumtë që kanë marrë fjalën aty, kanë hedhur lloj-lloj akuzash, me të vërteta dhe të pavërteta, denoncime, spiunime, shpifje, trillime, thashetheme, intriga, sajesa e gjithfarë u kanë ardhur për shtat, të gjitha këto në drejtim dhe kundër ish-Kryeministrit të vdekur, Mehmet Shehu, familjes së tij dhe atyre që u konsideruan bashkëpunëtorë të tyre, duke përmendur me dhjetëra emra, ushtarakë, funksionarë të lartë, etj., etj.

Po kështu, këto mbledhje u intensifikuan së tepërmi, sidomos pas tetorit të vitit 1982, kur u arrestua dhe ministri i Mbrojtjes, Kadri Hazbiu, (i cili për gati tri dekada me radhë kishte mbajtur postin delikat të ministrit të Brendshëm), ku dhe ndaj tij, u përsërit e njëjta tablo, si me ish-Kryeministrin Mehmet Shehu.

Edhe pas zhvillimit të këtyre mbledhjeve, komitetet e partisë të rretheve përkatëse kanë hartuar një sërë raportesh me përmbledhje nga “problemet më kryesore”, të cilat më pas ia kanë dërguar Komitetit Qendror të PPSH-së. Për të gjitha këto mbledhje, gazeta “Panorama” disponon një numër dokumentesh të nxjerra nga një dosje voluminoze me siglën “Tepër sekret”, ku ish-anëtarë të Byrosë Politike, sekretarë të Komitetit Qendror të asaj kohe, si Spiro Koleka, Enver Halili, Vangjel Çerrava etj., etj., informojnë Komitetin Qendror për mbledhjet ku kanë marrë pjesë, duke dhënë me detaje dhe hollësira gjithçka është thënë dhe diskutuar aty.

Po kështu. përveç këtyre raporteve, në dosjen në fjalë gjenden edhe një sërë raportesh të hartuara nga funksionarë të rangjeve më të ulëta. që nga Komiteti Qendror e më poshtë, apo dhe raporte kolegjiale të shtabeve, komandave dhe komiteteve të partisë së korpuseve ushtarake, që ishin edhe njësitë më të mëdha që kishte ushtria shqiptare asokohe. Nga kjo dosje, gazeta publikon nga sot dokumente të panjohura që janë prodhuar nga Komiteti i Partisë së Korpusit të Fierit, të nënshkruara nga sekretari i partisë së kësaj njësie, Andon Dollaku…

PARTIA E PUNËS E SHQIPËRISË

Sekret

KOMITETI I PARTISË Nr. 957 prot. REP. 65.61 Fier, më 25 tetor 1982 I N F O R M A C I O N MBI DISA PROBLEME QË DOLËN NGA MBLEDHJA E ORGANIZATAVE BAZË TË PARTISË SË SHTABEVE DHE KOMITETIT TË PARTISË SË KORPUSIT GJATË DISKUTIMIT TË MATERIALIT TË BYROSË POLITIKE TË K.Q. TË PARTISË “MBI MUNGESEN E THEKSUAR TË VIGJELENCËS DHE GABIMET E RËNDA TË KADRI HAZBIUT NË KOHËN QË ISHTE MPB” DHE KONKLUZIONE TË PLENUMIT TË 5-të TË KOMITETIT QENDROR TË PPSH

KOMITETIT QENDROR TE PPSH

Në zbatim të detyrave që vuri Komiteti Qendror i Partisë për punimin e materialeve të Plenumit të 5-të, u zhvillua aktivi i Partisë i Korpusit, mbledhjet e organizatave bazë të partisë së shtabeve dhe mbledhja e komitetit të Partisë së Korpusit. Komunistët u solidarizuan plotësisht me konkluzionet e Byrosë Politike dhe vendimet e Plenumit të 5 të K.Q. të Partisë për dënimin e veprimtarisë armiqësore të Kadri Hazbiut, si bashkëpunëtor i superagjentit Mehmet shehu.

U dënua me urrejtje të thellë veprimtaria e këtyre agjentëve të imperializmit dhe revizionizmit dhe në të njëjtën kohë, të gjithë komunistët, si një trup, i vetëm shprehën dashurinë e zjarrtë për Partinë, për shokun Enver Hoxha, që me mprehtësi, principialitet dhe vigjilencë të lartë revolucionare ka mbrojtur dhe mbron Partinë, atdheun dhe popullin nga të gjithë këta komplotistë të rrezikshëm në shërbim të agjenturave të huaja.

Duke u thelluar në këto materiale, komunistët nxorën përgjegjësinë e tyre dhe kudo ndihet një frymë e lartë mobilizimi e vigjilence revolucionare, ndjenjë e lartë përgjegjësie për forcimin e gatishmërisë luftarake dhe realizimin në front të të gjitha detyrave të vitit 1982. Komunistët dhe kuadrot e ftuar sollën shembuj që vërtetojnë tradhtinë dhe punën sabotuese që ka bërë kryeagjenti Mehmet Shehu e bashkëpunëtorët e tij të ngushtë: Kadri Hazbiu, Veli Llaka, Nazar berberi, Maliq Sadushi etj.

Moisiu

Nga mbledhjet e organizatave bazë dolën këto probleme:

“SABOTIMI ME FORTIFIKIMET, ALFRED MOISIU DHE MENDU BACKA PERGJEGJES”

Veprimtaria e armiqve ka sabotuar dhe fushën e fortifikimit. Me urdhër të veçantë të MMP, disa rajone të batalioneve, në vijat e çelikta të mbrojtjes së qyteteve janë planëzuar dhe vendosur Qendra Zjarri jashtë kapaciteteve e nevojave, gjë që ka ndikuar në dëmtimin e rëndë të ekonomisë popullore.

Gjithashtu, me orientimin e tyre janë vendosur QZ gjatë viteve 1975-1977, taktikisht dhe teknikisht me gabime, sa më afër buzës së ujit dhe me frëngji të rrafsh me tokën, të cilat një pjesë janë përmbytur nga deti dhe të tjerat gjatë gjithë kohës rrinë të mbushura me ujë. Armiqtë kanë sabotuar, edhe duke bërë fortifikime të panevojshme, ku është i fortifikuar vetë terreni. Dhënia e urdhrit nga armiku Kadri Hazbiu, që t’i jepet përparësi për vitin 1983 vetëm punimeve fushore e në vende ku ato punime pengojnë bujqësinë, është i padrejtë.

Edhe mendimet që hodhi Kadri Hazbiu, që të bëhet 6 muaj stërvitje dhe 6 muaj punime për vitin 1983, është i gabuar, sepse ul shkallën e gatishmërisë dhe nga ana tjetër, përparësi i duhet dhënë stërvitjes së vogël. Duhet të rishikohen pozicionet fushore të tankeve, pasi zënë një sasi toke buke të madhe dhe nuk shfrytëzohen. U kritikua Instituti i Projektimit, i cili, krahas projektit, të dërgojë dhe preventivin.

Gjithashtu, projektimi i Qendrave të Zjarrit të topave pa zmbrapsje janë të pasigurta, se janë projektuar keq. Për këtë, Alfred Moisiu dhe Mendu Backa mbajnë përgjegjësi. Nuk janë parashikuar masa për hidroizolimin e objekteve dhe të disa projekteve për tunele, janë me beton pa hekur, gjoja për kursim.

Bateritë komplekse nuk ndërtohen me të gjitha elementët. Për këtë janë informuar ish-zëvendësministrat Alfred Moisiu dhe Mendu Backa dhe nuk kanë zgjidhur gjë.

“KADRIU THOSHTE TE FUTEN NE BURG 6000 VETE, S’NA BEJNE GJE”

Metoda e punës e armikut Kadri Hazbiu ishte tipike me metodën e punës së armikut Mehmet Shehu? Kështu në një rast Kadri Hazbiu, meqenëse pati vështirësi për lidhjen telefonike me Shtabin e Përgjithshëm nga Bristani në Karaburun, la 14 detyra për 1 muaj Shtabin e Korpusit. Në metodën e punës së Kadri Hazbiut, karakteristike ka qenë liberalizmi i theksuar, qëndrimet sektare, arrogante dhe prepotente.

Ai është shprehur para kuadrove të Korpusit që, “Le të futen në burg, 5000, 6000 vetë, s’na bëjnë gjë”. Në porositë dhe urdhrat e tij zinte gjithnjë vend shprehja:”Të ndiqet penalisht, të dënohet” etj.

U kritikua botimi “Mbi disa vepra penale ushtarake që parashikon Kodi Penal i RPSSH”, që është përgatitur nën drejtimin e Kadri Hazbiut, për të nxjerrë kultin e tij në Ushtri. Kadri Hazbiu hiqej si masovik dhe këtë e bënte për të rritur kultin dhe veten. Çdo individ që ankohej me gojë apo me shkrim, ai i jepte të drejtë pa e verifikuar.

Metoda e punës e armiqve Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu dhe e ish-zëvendësministrave Veli Llaka, Mendu Backa, Alfred Moisiu, Nazar Berberi ishte për të ulur figurën e komisarit politik të të gjithë hallkave. Këtë e bënin me qëllim të caktuar për të goditur punën e drejtimit kolegjial të komisarëve, të përfaqësuesve të Partisë në komandë, duke anuar nga drejtimi unik. Kjo shpjegohet edhe nga veprimi i fundit që bëri Kadri Hazbiu gjatë rikonicionit, ku thirri vetëm komandantët e njësive dhe reparteve, ndërsa komisarët e sekretarët nuk i përfilli fare, duke e justifikuar se bëhen shumë në makinë etj..

“VELI LLAKA FAVORIZONTE TE AFERMIT DHE KUADROT NGA TEPELENA”

Ashtu si në të gjitha fushat e tjera të mbrojtjes dhe zbatimin e politikës së Partisë me kuadrin, armiku Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu, Veli Llaka, Nazar Berberi e Maliq Sadushi kanë sabotuar dhe i janë kundërvënë me vepra orientimeve të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë “Mbi nomenklaturën e kuadrit”.

Këta armiq për të afruar njerzit e tyre në poste drejtuese, kanë shkelur normat e vendosura nga Partia për politikën e kuadrit. Kadri Hazbiu i ka dhënë porosi komandës së Korpusit për të lëvizur ky apo ai kuadër, duke mos mbajtur parasysh kriteret e vendosura nga Partia. Po ashtu, Veli Llaka e Maliq Sadushi janë karakterizuar vazhdimisht nga trajtimi personal i politikës së kuadrit.

Veli Llaka, me mendjemadhësi me të gjitha udhëzimet e rregullat e vendosura nga Partia, ka titulluar oficer vëllanë e tij Adem Llakën dhe kushëririn e tij, Enver Behajn, duke i vendosur me punë, të parin në Degën Ushtarake në Vlorë dhe të dytin në Degën Ushtarake në Fier, ku shtoi organikën.

Disa kuadro nga Tepelena, që gëzonin simpatinë e Veli Llakës, me ndërhyrjen e tij janë tërhequr në aparatin e MMP-së dhe Akademisë Ushtarake si, Serjan Halili, Zimet Hazisi etj.. Gjithashtu, Veli Llaka ka përkrahur dhe të afërmin e tij, Luftar Osmanin. Po kështu, edhe Maliq Sadushi vazhdimisht ka dhënë porosi për trajtimin e privilegjeve të miqve të tij jashtë çdo rregulli, siç është rasti i Gjon Vajzës, i cili megjithëse kandidat Partie, është lëvizur dy herë në detyra të ndryshme. Ka ndikuar edhe në veshjen e disa nënoficerëve në kundërshtim me orientimet e dhëna.

“RRJETI AGJENTUROR I KADRI HAZBIUT NE DIVJAKE”

Për armiqtë e Partisë dhe të popullit. 1. Për Kadri Hazbiun -Donte dhe respektonte më shumë komandantët. Nëpërmjet urdhrave të ndryshme ai ka dënuar shumë ushtarë dhe oficerë të pafajshëm.

Ai me dashje ka mbuluar veprimtarinë e grupeve armiqësore, ka kultivuar uljen e vigjilencës edhe në MMP dhe nënreparte e poshtë. Ai në Pogradec është shprehur: “Mua më digjet shpirti për popullin kosovar, po për çamërit…”.

-Kadri Hazbiu ka veprimtari agjenturore në Divjakë. Ai gjuante shpesh në Divjakë. Ka pasur mik për 20 vjet peshkatarin e quajtur Mihal Bitri, djali i të cilit ishte polic dhe u bë udhëheqës i grupit diversionist.

Kadriu ka ardhur dy të shtuna rresht në Divjakë për gjueti, para se të vinte banda, duke marrë me vete edhe udhëheqës të tjerë të Partisë (Hekuran Isai, Qirjako Mihali) dhe kanë gjuajtur me Mihal Bitrin, atje ku zbarkoi banda.

-Kadri Hazbiu në bisedën me kuadrot në Fier ka thënë: “Të mos i japim njeri me vete Mehmet Shehut, kush lë mbesat e nipat e tij, është pusht”. Ai ngrinte lart fisin e Mehmet Shehut dhe thoshte: “Janë trima, është bahçe trimash. Mehmet Shehu është ferrë që doli nga një bahçe”.

-Ka injoruar rolin e komisarit në Ushtri. Disiplinën në Ushtri donte ta vendoste me dënime në masë, të cilën edhe e ka realizuar. Mbante afër ish-komandantin e Brigadës së tankeve, Petrit Mançen, që edhe ky i servirej atij (dhe Mehmet Shehut) ndaj të shikohet edhe puna e Petrit Mançes.

-Kur doli në rikonicion në Ersekë, Kadri Hazbiu mori me vete dy komandantë brigadash nga Korpusi i Fierit (Muço Besho e Luftar Osmani). Në ditët që zhvillonte rikonicion në Fier, Vlorë dhe Lushnjë, nuk morri komisarët dhe sekretarët e Partisë, sepse “bëhen shumë e bien në sy”, “harxhon shumë karburant” etj.

-Ka përkrahur e transferuar oficerë si Veliçan Golemin në Tiranë. Mburrej tek thoshte: “Urova njërin që ishte përjashtuar nga Partia”, “Urime që u përjashtove”.

-Në bisedën që bëri në Ballsh me popullin, ai u shpreh: “Mehmet Shehun e detyroi ustai të vriste veten, qofsha unë i gabuar po qe se s’është kështu”. Kjo tregon se ai ka ditur, pra, është bashkëpunëtor me të. Ai ka thënë gjithashtu: “Qofsha unë i gabuar, por ky është eshaloni i fundit që ka hedhur armiku (e kish fjalën për Mehmet Shehun).

-Kadriu është shprehur se në një stërvitje që ka drejtuar Mehmet Shehu, llogariti 50.000 të vrarë.

-Në Korpusin e Pukës dënoi në masë kuadrot. -Nuk ka pyetur për komisarët e injoronte punën e tyre.

-Ndaj sekretares së parë të Fierit, shoqes Naunka Bozo, mbajti qëndrim të keq, e quajti çilimi dhe u shpreh se Naunka duhet të dëgjonte Lefter Çiflikun e të mos bënte gjë pa të.

SEKRETARI I KOMITETIT TE PARTISE REP.6561 ANDON DOLLAKU

Vijon…

1940-1941, ÇAMËRIA ME ARMË KUNDËR FASHISTËVE ITALIANË DHE GENOCIDIT GREK (9) – Nga Hajredin Isufi, historian

Tremujori i fundit i vitit 1940, shënon nisjen e sulmit fashist të Italisë ndaj Greqisë, duke përdorur si rrugë kalimi Shqipërinë. Italia sulmin e parë e drejtoi me artileri të rëndë kundër Filatit, në paraditen e 28 tetorit 1940. Pra, toka shqiptare e Çamërisë dhe banorët e kësaj treve të lashtë, ishin viktimat e para të pa fajshme të këtij agresioni… Në këtë situatë, burrave e grave të Çamërisë  u duhej që të përballonin njëkohësisht si shtypjen barbare të strukturave të shtetit grek, ashtu dhe pushtimin fashist. Djemtë trima të Çamërisë dhe parisë u duhej që të forconin unitetin mes tyre, si dhe të luftonin me armë në dorë kundër pushtuesve… Në vazhdim, historiani Hajredin Isufi, sjellë dokumente të arkivave të kohës dhe dëshmi rreth ngjarjeve të kësaj periudhe në Çamëri….

SITUATA
Situata në Çamëri, në prag e në fillim të Luftës së Dytë Botërore bëhet më e rëndë se kurrë. Qeveria fashiste e Metaksait e injoroi traditën e hershme të bashkëpunimit të grekëve me çamët myslimanë në luftëra të përbashkëta. Ajo, në vend të bashkëpunimit dhe të afrimit në ato ditë të vështira, shkallëzoi veprime të pashembullta të dhunës shtypëse ndaj atij minoriteti, duke mobilizuar 1500 çamë si krah pune për ti përdorur si stallierë, për hapje rrugësh të reja e ndërtim urash. Ka arsye të mendohet se nëse qeveria do t’i kishte mobilizuar në radhët e ushtrisë greke çamët, padyshim situata në Çamëri do të kishte pasur rrjedha të tjera.

FILLIMI I LUFTËS
Italia sulmin e parë e drejtoi me artileri të rëndë kundër Filatit, në paraditen e 28 tetorit 1940. Kjo bëri që administrata lokale e qytetit, komanda e xhandarmërisë greke dhe arkivat e administratës, me ndihmën e çamëve t’i largojë nga qyteti për në vende ku ishin vendosur forcat greke të rezistencës, kryesisht ne rrethinat e qytetit të Paramithisë. Ndërkohë po atë ditë, Zambeta, komandanti i xhandarmërisë së Filatit dhe postëkomanda të tjera në Çamëri, kishin marrë urdhër që të arrestonin në çdo qendër të Çamërisë e fshat mysliman, parinë më të përzgjedhur të shqiptarëve çamë. (Burimi: Jani Sarras, Istoria tis periohis Igumenitsis 1500-1950, Athinë, 1985). Ky veprim i Metaksait ishte një tjetër gabim i rëndë, që u pasua nga veprime të gjithëfarë llojshme e të pakuptimta.

KUNDËR PËRÇARJES MYSLIMANË-TË KRISHTERË
Por të mos harrojmë, shovinizmi grek, në përmbushje të objektivit të vënë, në këtë kohë, kishte futur një përçarje të theksuar midis të krishterëve dhe myslimanëve çamë. Në fillim të qershorit të vitit 1941, kur kaosi dhe anarkia po përhapej si epidemi e rëndë në Çamëri dhe armiqësia mes myslimanëve dhe të krishterëve nxiteshin si nga qarqet shoviniste greke, ashtu dhe nga propaganda fashiste, e kishte trazuar së tepërmi klimën politike, sigurinë e jetës, të nderit e të pasurisë tek të dy komunitetet. Në këtë kohë Jasin Sadiku në bashkëveprim me parinë e qytetit të Margëlliçit dhe të rrethinave ndërmorën disa veprime konkrete, me qëllim që të ndërpriteshin sulmet hakmarrëse ndaj fshatrave të krishtera në përgjithësi dhe ndaj  fshatit të krishterë të Spatharatit në veçanti. Për këtë qëllim pleqësia e fshatrave të Margëlliçit, organizoi një takim në xhaminë e fshatit Karbunar. Në atë takim që përfaqësohej nga burrat më në zë të kazasë së Margëlliçit, u shtrua që të ruheshin lidhjet e vjetra që kishin ekzistuar mes myslimanëve e të krishterëve dhe t’i pritej rruga çdo veprimi të dhunshëm që mund të ndërmerrej nga elementë të çamëve myslimanë.

TAKIMI NË KARBUNAR TË MARGËLLIÇIT
Në takimin e bërë në Karbunarë, Jasin Sadiku, në emër të parisë, u kujtoi të pranishmëve se vendimi që rekomandohej të merrej nuk ishte gjë tjetër veçse rikthimi i asaj besëlidhjeje të fortë që ishte bërë mes myslimanëve e të krishterëve të kazasë së Margëlliçit në prag të luftës italo-greke. Ai e përfundon fjalën duke thënë: “Le të japim ne, myslimanët, të parët shembullin që duam afrim dhe bashkëjetesë me dashuri dhe mirëkuptim me të krishterët. Secili nga ne këtu duhet ta ketë të qartë se grabitjet dhe përdhunimet që patën familjet tona, kur ato ishin të pambrojtura, nuk i kreu masa e të krishterëve. Ato i bënë elementë keqbërës të krishterë, që u ngjajnë disa individëve të veçuar nga radhët e myslimanëve që kanë dalë sot nëpër fshatrat e krishtera e ndërmarrin sulme kundër individëve të pafajshëm të krishterë duke u grabitur bagëtinë ose u marrin fëmijët peng kundrejt ndonjë shpërblimi në të holla, në dorë ose në bereqet”. Dhe në mbyllje të fjalës së tij iu drejtua të pranishmëve duke u thënë: “Nëse ne do të bëhemi sehirxhinj dhe do të heshtim për gjithçka të shëmtuar dhe të turpshme që bëhet para syve tanë, turpi do të bjerë mbi të gjithë ne që jemi këtu. Prandaj është detyra jonë t’u presim rrugën keqbërësve dhe të mos pajtohemi me të keqen, se e keqja pjell të keqen. Të krishterët, fqinjët tanë, miqtë tanë, sot ata sytë i kanë të drejtuar nga ne dhe kërkojnë përpjekjet tona t’u kthejmë qetësinë dhe në shembullin tonë t’i bëjmë të veprojnë dhe ata”. Mbledhja në xhaminë e Karbunarit qe e suksesshme. Të pranishmit ishin të gjithë në një mendje për normalizimin e situatës dhe siç u theksua në fjalën e tij nga kreu i parisë së Karbunarit, Tofik Qemali, nga përçarjet, grindjet dhe armiqësitë asnjëra palë nuk dilte e fituar. Në atë mbledhje, gjithashtu u vendos që vendimet që kishte marrë kryepleqësia myslimane e kazasë së Margëlliçit, t’u bëheshin të njohura edhe pleqësive të fshatrave të krishtera të asaj kazaje e më tej. Punët kishin hyrë në rrugë të mbarë. Ishte e natyrshme se masa e dy komuniteteve kërkonte t’u kthehej siguria dhe qetësia dhe veçanërisht të krishterët që e ndjenin veten të pambrojtur.

ARRESTIMET E PARISË ÇAME
Qeveria e Mataksa-s, nuk u mjaftua me kaq në ndëshkimin kundër çamëve. Arrestimet e parisë çame fillimisht filluan në Filat dhe menjëherë u pasuan në të gjithë rajonin e Çamërisë. Të arrestuarit e parë nga paria e Çamërisë ishin figura që kishin treguar se ishin antifashistët e orëve të para, si Musa Demi, Shuaip Metja, Myftiu i Filatit: Mehmet Zeqirjai, Sako Braho, Samet Murati, Shaban Demi, Gali Xhaferri, të gjithë këta nga Filati. Po kështu në Paramithi nga fisi i Pronjatëve u arrestua dhe tregtari Hajredin Mergjyshi, Omer Murati, Qazim Reçi, Agim Reçi, në Gumenicë arrestuan Bido Dulen, në Grikohor Ahmet Muhon, Mahmut Male etj. Kështu u veprua me parinë e fshatin Varfanj, Margëlliç, Volë, Arpicë, Karbunar, Skopjone atj. Ato u motivuan në opinionin e krishterë si përkrahës e bashkëpunëtorë të fashizmit italian.

ÇAMËT DHE LUFTA
Përfitojmë nga rasti për të nënvizuar me bindje se janë krejtësisht pa asnjë bazë shpifjet se çamët kanë bashkëpunuar me pushtuesin, fashizmin italian dhe nazizmin gjerman. Është tamam i njohur fakti se komandanti i Divizionit VII të Epirit, gjeneral Kaçimitro, pyeti në një rast çamët e mobilizuar për punë, por të pa armatosur, kur kishte filluar lufta italo-greke, nëse ata do të bashkëpunonin me ushtrinë greke në luftë për të mbrojtur vendin. Çamët e mobilizuar, njëzëri dhe me vetëdije të plotë iu përgjigjën se ishin gati të luftonin kundër armikut të përbashkët. Pohimet që u përhapën në atë kohë nga qarqe të caktuara greke e që kanë ardhur deri në ditët tona, nëpërmjet shkrimeve të papërgjegjshme greke në librat e shkrimet e tyre, për bashkëpunimin e çamëve me pushtuesin, me sa duket kanë qëllime të caktuara dhe shtrembërojnë në mënyrë flagrante të vërtetat historike. Në këtë përfundim ka arritur edhe historiani grek Niko Ziagkos (Zhanga), kur nënvizon: “Sikur shqiptarët çamë të ishin vrasës e kriminelë, do të ishin të zhdukur gjithë fshatrat e krishtere të Çamërisë, që ishin rreth fshatrave myslimanë”.(Burimi: Nik. G.Ziagkos, Anglikos…, vell.I,f,146). Ky qëndrim dhe këto dëshmi i kanë deklaruar shumë çamë që në vitin 1940 ishin mobilizuar nga qeveria greke për punë angari. Por plani i qeverisë greke ishte i qartë, synonte shkombëtarizimin e Çamërisë dhe largimin e tyre nga trojet e të parëve. Kështu, oficeri i xhandarmërisë së Filatit, në korrik të vitit 1940, i rrihte shqiptarët në mes të pazarit të Filatit, duke i akuzuar si agjentë të italianëve dhe i kërcënonte se nuk do të linte këmbë çami të gjallë”(Burimi: AMPJ, Tiranë, dosja nr. 42, viti 1944, f.87).

HEROIZMI ÇAM NË LUFTË
Akuzat dhe motivet e arrestimit të parisë çame, bien ndesh me traditën historike të çamëve dhe besnikërinë që treguan ata në mbrojtje të krishterëve si dhe renditjen e qindra djemve çamë në Luftën Antifashiste. Kështu Muharrem Demi, Petri Musa Demi, Dervish Dajaka, Mustafa Dauti, Qamil Izeti, Ismail Hamiti, Gani Demi etj, u inkuadruan që në fillim në batalionin miks e shumë djelmosha çamë të tjerë u rreshtuan në formacionet e para të Luftës Antifashiste mes të cilëve do të veçonim: Taho Sejkon, Teme Sejkon, Hilmi Seitin, Tahir Demin, Vehip Demin, Heroin e Popullit Ali Demi, dëshmorin Bido Sejko etj.

Opinioni i shëndoshë grek në Çamëri, që i njihte nga afër çamët, nuk pajtohej as me veprimet e qeverisë dhe të administratës lokale për veprimet e dhunshme, që kishte filluar ndaj çamëve, as me shpiijet dhe akuzat pa bazë që hidheshin në adresë të shqiptarëve. Një ndër figurat më të njohura vllehe në Gumenicë, që ishte i njohur e kishte emër të mirë në të gjithë Çamërinë e më tej, ishte Kristo Pituli. Ai, protestoi kundër qeveritarëve lokalë për gjuetinë e shtrigave që kishte ndërmarrë kundër çamëve të pafajshëm.

KUNDËR SHOVINIZMIT GREK
Një rol të rëndësishëm kundër ‘Gjuetisë së shtrigave’, goditjen e qeverisë greke ndaj çamëve, luajtën paria dhe patriotët vendas. Ndër ‘ta, është dhe patrioti i njohur Kristo Petuli. Kur po hulumtoja për grumbullim të dhënash për të trajtuar figurën e nderuar të Kristo Dhimo Pitulit, pjesëtarët e familjes vllahe të Pitulenjve në Gumenicë, më ofruan disa fotografi nga ato pak materiale që u kishin shpëtuar pa u djegur në vitet e Luftës së Dytë Botërore, kur ishin djegur shtëpitë dhe dyqanet e tyre nga pushtuesit fashist e bashkëpunëtorët e tyre. Ndër materialet e ofruara, ishin dy fotografi që më tërhoqën vëmendjen se hidhnin dritë për historinë e lavdishme të familjes së Pitulenjve 100 vjet më parë, në luftërat ballkanike. Ato jo vetëm për mua por për çdo studiues ishin dokumente autentike shumë të rralla dhe në mungesë të një dokumentacioni të plotë për fisin e Pitulenjve, marrin vlera të veçanta informuese dhe e vendosin këtë fis të komunitetit vllah në piedestal nderi në histori si në përpjekjet e tij me përkushtim kundër sundimit osman, ashtu dhe për lidhjet e tyre me çetat shqiptare për lirinë dhe pavarësinë e kombit shqiptar.

HISTORIA NËPËRMJET FOTOGRAFIVE
Dhe tani le të kthehemi te përmbajtja historike njëqindvjeçare e fotografive. Në njërën prej tyre paraqitet një grup luftëtarësh shqiptarë dhe vllahë në një marshim që i prin vllahu plak Dhimo Pituli, i veshur me kostumin karakteristik të një arhondi vllah. Përmbajtjen historike të kësaj fotografie ma zbërtheu Arkile Pituli, djali i vëllait të Kristo Pitulit. Arkileja, megjithëse i ka kaluar të 85- vjetët, është shumë i kthjellët dhe me logjikë të fortë. Fotografinë për të cilën bëhet fjalë, e shpjegoi në këtë mënyrë:

“Fotografia i takon fillimit të shekullit XX, afërsisht viteve 1902-1903. Në atë kohë Pitulenjtë ishin një fis i madh me emër dhe me besë. Ata kishin tufa të mëdha bagëtish dhe shumë miq myslimanë e të krishterë në krahinën e Korçës, në Kolonjë e Leskovik, në Konispol, Delvinë, në Përmet dhe në të gjithë hapësirën çame. Dhimo ishte i pari i fisit të Pitulenjve. Ai i kishte kaluar të gjashtëdhjetat, por ishte tepër i fuqishëm dhe energjik. Ai kishte krijuar lidhje të hershme jo vetëm me parinë e krahinave që përmendëm, por edhe me njerëzit e thjeshtë. Ai i mbante dhe i respektonte miqtë dhe kjo kishte bërë që të gëzonte besimin dhe respektin e të gjithë atyre, që e kishin njohur. Ai ishte në lidhje të vazhdueshme me shqiptarët agallarë, se prej tyre blente çdo vit kullotat për të dimëruar tufat e bagëtive, kur zbrisnin në vjeshtë nga malet”. Kuptohet se ishin këto marrëdhënie korrekte që kishte krijuar Dhimo Pituli me shqiptarët, që në përbërjen e çetës së tij të armatosur kundër forcave osmane, të kishte pas vetes edhe shumë shqiptarë.

PËR ÇAMËT, JETA-LUFTË…
Fotografia e dytë daton vitet 1910-1912. Ajo paraqet në sfondin e parë katër luftëtarë të armatosur. Ata janë djemtë e Dhimo Pitulit, Jorgji Pituli, Kristo Pituli, Ndin Pituli dhe Thoma Pituli. Po të vrojtosh me kujdes fotografinë pas katër vëllezërve Pituli janë kasollet “shtëpi” të Pitulenjve që verojnë e dimërojnë në to si nomadë e që shtegtojnë tufat e bagëtive të tyre, aty ku sigurojnë kullotat për to.

Për problemin historik që trajtojmë në studimin tonë, kjo foto merr vlera të veçanta dhe plotëson një dokument autentik në mungesë të informacioneve për historinë e familjes së Pitulenjve. Kjo foto plotëson një kuadër të plotë, që shpreh lidhjet e Pitulenjve me shqiptarët në kryengritjen e përgjithshme anti osmane në vitet 1910-1912. Rreth kësaj fotoje me përmbajtje historike, Arkile Pituli më dha këto shpjegime: “Dhimo Pituli me djemtë e tij asnjëherë nuk i uli armët, derisa u përmbys pushtimi osman në Ballkan. Në vitet 1910-1912, gjyshi im Dhimua, ishte plakur dhe nuk mund të rendte më maleve me çetat kryengritëse anti osmane. Rrugën e tij e ndoqën të katër djemtë e tij. Ata ishin kudo mes çetave kryengritëse në Shqipërinë e Jugut. Thoma Pituli, që ishte dhe djali i tretë i Dhimos, ishte pjesëtar i çetës së Gani Butkës dhe në fillimet e verës së vitit 1911 kur ishte kthyer Themistokli Gërmeni në rrethet e Korçës nga Korfuzi përmes Çamërisë për të organizuar kryengritjen e Përgjithshme Shqiptare, Thomai ishte një luftëtar aktiv në çetat shqiptare në Shqipërinë e Jugut, përkrah Gani Butkës e Themistokli Germenit”. Kjo histori e shkurtër e fisit të Pitulenjve në përgjithësi dhe e Dhimo Pitulit e djemve te tij në veçanti, që zenë një vend të nderuar në historinë e luftërave ballkanike, përkrah forcave kryengritëse shqiptare kundër sundimit osman, si dhe lidhjet e kahershme të tyre me shqiptarët, kërkon hulumtime të mëtejshme dhe një objekt studimi të veçantë.

QEVERIA GREKE LARGON ÇAMËT ME DHUNË, NIS KOLONIZIMIN E FSHATRAVE (8) – Nga Hajredin Isufi, historian

Sikur të mos mjaftonin vuajtjet e shumta të shqiptarëve në Çamëri, qeveria greke stisi edhe një masë tjetër djallëzore e tinëzare për të spastruar përfundimisht shqiptarët nga trojet e tyre autoktone, kolonizimin e fshatrave shqiptare. Këtë, qeveria greke e bën enkas një urdhër të veçantë për Çamërinë, ku sipas të cilit, çamët të shisnin tokat dhe të largoheshin në drejtim të Turqisë. E kjo, siç u vërtetua më pas, do të bëhej nëpërmjet dhunës. Përballë heshtjes së qeverive të Europës, agresionit e genocidit grek, çamët nisën të vetë organizohen.

Këtë situatë, nëpërmjet dokumenteve e dëshmive, e sjellë në vazhdim historiani Hajredin Isufi

URDHËRI I QEVERISË GREKE

Ministria greke e Bujqësisë kishte bërë një ligj, sipas të cilit lejonte shqiptarët çamë të shisnin pasuritë e tyre. “Me këtë ligj të bërë enkas për Çamërinë, informonte një diplomat shqiptar në Athinë, kuptohet qartë se qeveria greke po përdor çdo mjet për të përzënë minoritetin çam (Burimi: Raporti i Lec Kurtit, i ngarkuari me punë në Legatën shqiptare në Athinë, dërguar Hysen Vrionit, Ministër i Punëve të Jashtme në Tiranë, Athinë, 14 qershor 1926. Shih në: AQSH, F. 251, 1926, dos. 119, f. 23-25). Kështu, çamët do të shisnin pasuritë e tyre dhe do të iknin në Turqi.  Për blerjen e tokave bujqësore administrata lokale në Çamëri vuri në shënjestër të parë fshatrat me prona të mëdha në kazanë e Margëlliçit. Në Smokovinë, një fshat i përzierë në kazanë e Margëlliçit, jetonin 120 familje shqiptare bashkë me 200 familje të krishtera. Banka bujqësore dhe administratorët e Prevezës në pazarllëqet për shitje e blerje tokash, thuhet në një dokument, se kishin aktivizuar priftin e Karterës dhe një sekser mysliman nga ai fshat, i quajtur Beqo Hamiti.(Burimi:  Raporti i Maksut Hulsiut, Kryekonsull i mbretërisë shqiptare në Janinë, drejtuar Eqerem Bej Vlorës, Ministër i Punëve të Jashtme në Tiranë, Janinë 14 mars 1938. Shih në: AQSH, F. 251, 1938, dos. 108, f. 23-25). Ky i fundit, theksonin burimet diplomatike shqiptare, kishte marrë përsipër për t’u mbushur mendjen 30 familjeve shqiptare që t’u shisnin pronat e tyre të krishterëve dhe për shërbimet që kryente  kishte marrë premtim nga prifti se do të merrte shpërblim.

DREJT KOLONIZIMIT TË PLOTË

Aksionin për shitjen  e tokave, qeveritarët grekë  me ndihmën e individëve të veçantë çamë e shtrinë edhe në fshatin e Volës, fshat që i përkiste juridiksionit të Gumenicës. Planet e Bankës bujqësore u menduan fillimisht se do të ishin të suksesshme për dy arsye. E para, se pronarët ishin të lodhur nga shtypja e vazhdueshme dhe pasiguria që kishin dhe, së dyti, kishin gjetur edhe mbështetës për këtë plan nga elementi shqiptar. Kështu në Volë, thuhet në dokument, ishte aktivizuar Emin Zëri, që t’u mbushte mendjen volotëve të shisnin ç’kishin e të niseshin për në Turqi. Sipas raportit diplomatik të cilit i referohemi, rreth 150 familje shqiptare në Smokovinë e në Volë kishin rënë pre e atyre makinacioneve dhe kishin bërë pazar për shitjen e pronave të tyre, megjithëse me vlera shumë më të ulëta se sa vlenin realisht. Ideja e shpërnguljes së çamëve po përhapej si kolerë jo vetëm në Margëlliç, por edhe në krahinat e tjera të Çamërisë. Athina me anën e Bankës bujqësore kishte akorduar një kredi prej 2 milion dhrahmish, që për kohën ishte një shumë e konsiderueshme. Këtë shumë e administronte prifti Papa Andrea i Karterës. Planet e Athinës për blerjen e pronave të shqiptarëve në radhë të parë synonin kolonizimin e fshatrave që ishin të banuara kryesisht nga shqiptarë. Greqia parashikonte që sapo të bliheshin pronat e shqiptarëve kjo do të sillte largimin e menjëhershëm të tyre drejt Turqisë. Në këtë mënyrë Athina bënte një spastrim etnik pa zhurmë e bujë dhe do të propagandonte se largimi ishte një zgjidhje me vullnet të lirë e vetë çamëve. Situata e rëndë që ishte krijuar i kishte alarmuar rrethet patriotike në Margëlliç. Ata shihnin se përballë gjendjes së rëndë që përjetonte popullsia shqiptare, shitja e pronave dhe largimi një orë e më parë për të shpëtuar jetën dhe nderin ishte një zgjidhje edhe pse me dhimbje.

VENDIMI ÇAM:JO SHITJES SË PRONAVE!

Në këtë kohë Jasini vendosi të organizojë një mbledhje me parinë e fshatrave të kazasë së Margëlliçit për të frenuar shitjen e pronave dhe për të ngjallur besimin tek fshatarët dhe bindur të mos i shisnin pronat e të braktisnin vendin e tyre. Jasini mendoi ta shtronte këtë ide në një takim me përfaqësuesit e fiseve dhe pleqësinë e fshatrave të kazasë së Margëlliçit e më tej. Sipas dëshmisë që na sjell Avdullah Kasemi e bashkëkohës të tjerë, thuhet se vendi i takimit u caktua shtëpia e Osman Llugës. Aty u mblodhën nën hijen e një arre në një shesh të madh. Përveç parisë së Margëlliçit, ishin të pranishëm, si të ftuar: Bido Dulja nga Grava, B. Banushi dhe Mehmet Jaho nga Skopjona, Ahmet Abdurrahmani nga Arpica, si dhe paria e Mazerrekut: Ferhat Muhameti e Hamit Muhameti, Tahir Metja, Meto Osmani, Shaqir Sulejmani, Cen Veliu, Mulla Hamzai etj. Jasini në fjalën e shkurtër përpara të pranishmëve vuri theksin në veprimet që kishte ndërmarrë qeveria greke dhe mbështetjen që kishte gjetur ajo tek disa elementë të veçuar çamë. Në fund të fjalës së tij Jasini u bëri thirrje të pranishmëve se do të ishte një veprim patriotik që të punohej me fshatarët në mënyrë që ata të mos i shisnin pronat dhe nëse ndonjëri e kishte ndarë mendjen për ta shitur, t’ua blinin bashkëfshatarët. Ky ishte mesazhi që u përcolli të pranishmëve Jasin Sadiku. Haxhi Braho, në fjalën e tij tha:

“Qeveria na ka marrë edhe kopshtet dhe çdonjëri prej nesh këtu, mund ta quajë marrëzi të blejë sot prona. Unë dua t’i qetësoj këta zotërinj. Nëse sot për sot në pasuritë tona janë bërë pronarë bujqit e krishterë; ata janë të përkohshëm: ato kanë qenë dhe do të jenë tonat! Çamërinë do ta dënojmë me vdekje vetëm nëse shesim pronat në këto ditë të vështira e pastaj ajo të popullohet me grekë. Kjo s’duhet të ndodhë!”.  Me këto fjalë e përfundoi ligjëratën e tij atdhetari nga Margëlliçi. Këtë mendim kishin të gjithë të pranishmit.

SHKRIJNË PASURINË, BLEJNË PRONAT

Nuk do të rendis pronat e shumta që blenë disa pronarë nga individë që kishin vendosur të largoheshin në kuadrin e shkëmbimit e në kohë e frenimit të kolonizimit të fshatrave shqiptare në Çamëri. Në këtë hark kohor rreth problemit që trajtojmë, Jasin Sadiku dha shembullin i pari duke blerë prona që bashkëqytetarët e tij ishin duke bërë pazar për t’ua shitur kush t’i dilte përpara. Jasini bleu dy çifligje, njërin nga bashkëqytetari i tij Sel Meleqi dhe më pas çifligun e Mulla Meçit. Vëllezërit Sadikaj pronat e tyre i kishin në Morf. Aty kishin toka arë dhe kullotat, ku në stinën e dimrit mund të dimëronin qindra kokë bagëti. Kjo kullotë ishte në vendin e quajtur Krakull. Këtë Jasini ua jepte vllehve për të nxjerrë nga dimri tufën e bagëtive, kundrejt pagesës. Ashtu si Jasini edhe Çaparenjtë blenë prona, jo se kishin nevojë për to, por për të ndalur kolonizimin e fshatrave. Blerje të tjera u bënë edhe në Mazerrek, ku Ahmet Abazi nga lagja “Haskar” bleu shtëpinë dhe tokat e Omer Isait, e në fshatra të tjera. Kjo ishte një periudhë që pati fluksin më të madh të emigracionit nga Çamëria[1].

Në korrik të vitit 1926 parlamenti grek kishte nxjerrë një amendament shtesë të nenit 119, sipas të cilit pronat bujqësore të bujqve që nuk kalonin 300 streme përjashtoheshin nga shpronësimet. Në fakt qeveria greke nuk i respektonte amendamentet, përkundrazi komisioni i shpronësimit i shpronësoi të gjithë pronarët, madje edhe ata që kishin 10-15 streme (Burimi: Gazeta “Bashkimi”, 16 shtator 1926, gazeta “Demokratia”, Gjirokastor, 32 nëntor 1931).

PASOJAT

Kjo ishte goditja më e rëndë që pësuan pronarët e Margëlliçit dhe në të gjithë Çamërinë. Kështu, Hamza Rojba, pronari i çifligut në fshatin Koron të Frarit, prej të cilit merrte të ardhura të konsiderueshme, u shpronësua dhe s’mori asnjë dhrahmi në dorë. Edhe familjes së Jatrenjve të Margëlliçit iu shpronësuan shumë prona të mëdha në “Jonuz”, në “Trikopalluk” dhe në “Arez”. Të gjitha këto prona ishin në fushën e Frarit. Këto prona edhe pse u vlerësuan nga komisioni që pronari do të shpërblehej me 65% të vlerës, në fakt nuk morën asgjë. Të njëjtin fat pati edhe pronari i madh Musa Karanopulli nga Margëlliçi. Atij i morën çifligjet në “Kazantaq”. Nga furtuna e shpronësimeve nuk shpëtuan as vëllezërit Karameto. Atyre iu morën çifligjet në “Karava”, “tokat Cimidi”, në “Landorah”, në “Beshir”, etj. (Burimi, i cituar më sipër). Shpronësimet u shoqëruan me një varg protestash si në shtypin e kohës, ashtu dhe me ankesa në Lidhjen e Kombeve.

HIPOKRIZIA GREKE

Mihalokopoulis, Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, ankesave të shqiptarëve të Çamërisë iu përgjigj në Lidhjen e Kombeve se “sapo të kthehej në Athinë do të urdhëronte njohjen e të gjitha të drejtave të shqiptarëve si pakica shqiptare në Greqi”. (Burimi: Gazeta “Drita”, Gjirokastër, 22 mars 1928). Por edhe pas kthimit në Greqi nuk e mbajti premtimin e dhënë. Për situatën e trazuar që ishte krijuar korrespondenti i gazetës greke “Tahidhromos” që botohej në Egjypt, shtronte pyetjen: “Ç’duhet të bënte shteti grek për pakicat që gjendeshin në Greqi?”.  Një zyrtar i lartë grek, Dragumis, po në editorialin e asaj gazete, i përgjigjej: “Më parë të shohim se cilat pakica gjenden në Greqi, që të kuptojmë mirë se ç’duhet bërë për to. Në Greqi ndodhen myslimanë turk të Thrakës perëndimore, çifutët e Selanikut, sllavët me ndjenja bullgare, vllehtë e Maqedonisë me ndjenja rumune dhe shqiptarët çamë të Epirit. Këto pakica s’kanë rëndësi, se nuk e kalojnë një të njëzetën e popullsisë greke….

Ne duam që mësuesit dhe klerikët të jenë nën kontrollin e shtetit si gjithë punonjësit e tjerë të arsimit. Shteti grek ka të drejtë absolute dhe detyrë të godasë çdo lëvizje autonomiste ose shpirtërore nga pakicat, nga ana e pakicave, ose nga shtetet e huaja”. (Burimi: Gazeta e “Re”, Tiranë, 15 gusht 1929).

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë e hoqi veten si të paditur dhe bëri sikur u çudit në Gjenevë, kur Iliaz Vrioni, Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, u ankua për qëndrimet e Greqisë ndaj çështjes çame.(Burimi: Gazeta “Demokratia”, Gjirokastër, 17 dhjetor 1927).

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i Greqisë në Shqipëri, Kokotakis, i mohoi të gjitha ato që thuheshin për vuajtjet e çamëve në Greqi dhe deklaroi se: “Ata i gëzojnë të gjitha të drejtat dhe janë minoriteti më i lumtur në botë”( Burimi: Po aty). Deklaratat e Ministrit të Jashtëm të Greqisë si dhe ajo e zyrtarit të lartë grek në Tiranë, ishin të qarta për të kuptuar hipokrizinë e Athinës dhe qëndrimin e pandryshuar të saj ndaj minoritetit shqiptar në Greqi.

MARRËVESHJA E ÇAMËVE

Jasin Sadiku edhe me anën e miqve të tij që kishte në Filat dhe në Prevezë e merrte shtypin e përditshëm që dilte brenda e jashtë vendit, nëpërmjet të cilit merrte një informacion të bollshëm për qëndrimin e qeverisë greke ndaj shqiptarëve. Ai shihte se as qeveria shqiptare dhe as Lidhja e Kombeve, nuk kishte autoritetin për ta ndryshuar rrjedhën që kishin marrë ngjarjet në Çamëri. Agai i Margëlliçit kishte arritur në përfundimin se shqiptarët në Çamëri nuk kishin asnjë mbështetje për mbrojtjen e të drejtave të tyre mbi pronësinë. Në këto rrethana, paria e Margëlliçit shihte se pronarët po i lanin duart nga pronat e veta. Kjo situatë e dhimbshme bëri që ata të mendonin vetë një rrugë shpëtimi, e kjo do të ishte një marrëveshje me miqtë e tyre të krishterë, që i konsideronin jo vetëm miq por edhe të besës, me shpresën se jo vetëm do të merrnin ndonjë burim të ardhurash nga qeraja e tyre, por dhe do t’i shpëtonin ato nga grabitja e të krishterëve dhe e shtetit grek.

RRUGA E ZGJIDHJES PËR PRONAT

Bejlerët e Margëlliçit nisën të vrasin mendjen e të përzgjedhin në radhët e miqve të krishterë se cilët do të bënin ortakë të pronave të tyre që me anën e dokumentacionit do të konsideroheshin “de facto” të ligjshëm. Lidhur me këtë nismë nga dëshmitë e kohës kemi dy raste në Margëlliç. Së pari, Jakup Çapari, kishte për vëllam një të krishterë nga një fshat i vogël në rrethinat e Prevezës. Beu i Luaratit shkoi te vëllami i tij dhe i tha se ishte gati t’i bënte prokurën e pronësisë së tij në zyrat e Prevezës, duke i treguar jo vetëm situatën në të cilën ndodhej, por edhe besimin që kishte tek krishteri. Vëllami i krishterë e pranoi propozimin e Jakupit dhe dha besën së prona sido që të rridhnin ngjarjet do të kishte pronar të ligjshëm, pronarin e vërtetë. Rasti i dytë është ai i Jasin Sadikut. Ky kishte një kullotë të madhe në Margëlliç që njihej me emrin “Krakulla”. Jasini, në mes miqve të shumtë të krishterë e vlleh, zgjodhi për t’i bërë nga halli, pronësinë  e “Krakullës” një miku të vjetër. Ai që përzgjodhi Jasini ishte çelniku, vllahu Nikolla Mano. Ai njeri si për Jasinin ashtu dhe për të tjerët që e njihnin kishte një emër të mirë dhe një rreth të gjerë miqsh si në komunitetin mysliman ashtu dhe në atë të krishterë. Jasini ia besoi pronësinë e kullotës së tij, sipas dëshmive të një pjese të madhe të margëlliçiotëve, bashkëkohës të Jasinit, Nikolla Manos, kundrejt një qeraje të arsyeshme, për të cilën kishin mbetur të kënaqur të dyja palët. Nikolla Mano për vite me radhë i qëndroi korrekt marrëveshjes së bërë dhe miqësia vazhdonte të ishte mes tyre korrekte dhe e qëndrueshme. Por, më vonë, vllehu Nikolla Mano, e preu në besë mikun e tij të vjetër Jasin Sadikun, duke refuzuar t’i jepte qeranë e madje për të mos e njohur si pronar të ligjshëm.

SI STREHUAN DHE NDIHMUAN ÇAMËT MYSLYM PEZËN DHE LUFTËTARËT E TIJ (7) – Nga Hajredin Isufi, historian

Pushtimi i Çamërisë (vitet 1912-1913) dhe heshtja e ndërkombëtarëve, krijoi një situatë të rënduar për popullsinë çame. Në këto kushte tepër të rënda, paria çame synoi vetë organizimin dhe rezistencën kundër genocidit të pushtuesve. Njëkohësisht, paria çame nisi lidhjet me qarqet patriotike brenda e jashtë vendit, me objekt frenimin e masakrës masive. Një rol të rëndësishëm në këtë kohë, mes shumë figurave të njohura çame, luajti dhe patrioti Jahsin Sadiku. Në vazhdim, historiani Hajredin Isufi, sjellë dëshmi e dokumente të kohës për situatën në Çamëri…

LIDHJET ME QARQET PATRIOTIKE

Në këtë situatë, Jasin Sadiku, lidhjet e tij me rrethet patriotike i kishte shtrirë që nga Margëlliçi në Filat, në Gumenicë, Paramithi, Pargë, Prevezë e deri tek atdhetarët e vërtetë që kishin emigruar përtej Atlantikut, në SHBA e në vende të tjera. Ata kishin emigruar të detyruar nga presionet e shtrëngimet e qeverisë greke, pas pushtimit të dhunshëm më armë të Çamërisë më 1912-1913. Midis të emigruarve, Jasin Sadiku kishte edhe shumë miq e bashkatdhetarë të tij margëlliçiotë e nga rrethinat si: Rexhep Koburin dhe Mit’hat Margëlliçin nga qyteti i Margëlliçit, Qamil Prevezën nga Preveza etj. Me këta të tre Jasini kishte njohje dhe lidhje të vjetra miqësie e bashkëpunimi. Kur ishte krijuar nga një grup atdhetarësh shoqëria “Çamëria” në SHBA, për të sensibilizuar opinionin e shëndoshë përtej Atlantikut e më tej për dramën që përjetonte popullsia shqiptare nën sundimin grek, miqtë bashkëqytetarë të Jasinit kishin qenë ndër mbështetësit kryesorë të saj. Madje, siç mësojmë nga shtypi i kohës, njëri prej tyre, Rexhep Koburi, shumë aktiv në mbrojtje të çështjes çame, ishte zgjedhur në vitin 1924 kryetar i shoqërisë “Çamëria. (Burimi: Gazeta “Dielli”, Boston, 16 shtator 1924; Gazeta “Albania”, 16 shkurt 1924). Rexhep Koburi, siç mësojmë nga shtypi i kohës jashtë vendit, në vitet 1925 e më pas ishte tepër aktiv në trajtimin e problemit çam në faqet e gazetës “Dielli” dhe “Immigranti”. Ai me shkrimet e tij problemore, bashkonte zërin  e protestës me bashkëqytetarët e tij në Margëlliç e të Çamërisë për keqtrajtimet që u bëheshin shqiptarëve myslimanë në Çamëri.(Burimi: Gazeta “Immigranti”, 2 tetor 1925).

NDËRKOMBËTARIZIMI I ÇËSHTJES ÇAME

Rexhep Koburi e bashkëpunëtorët e tij asnjëherë nuk i shkëputën lidhjet e tyre me vendlindjen, miqtë e bashkëqytetarët e tyre. Ata gjenin mënyra të ndryshme për të komunikuar dhe sidomos për të marrë  e dhënë informacione që kishin karakter kombëtar. Njoftime më të hollësishme, ndonëse në formë kujtimesh, pas disa dekadash më vonë, për lidhjet e Jasin Sadikut me Rexhep Koburin, na i përcjell bashkëkohësi dhe një nga miqtë më të afërt të tij, Avdulla Kasemi. Ai tregon se Jasin Sadiku kishte krijuar lidhje të pandërprera me margëlliçiotët që ishin në Amerikë dhe në mënyrë të veçantë me Rexhep Koburin, që kishte dalë si mbrojtës i flaktë e i guximshëm i çështjes çame. Meqenëse korrespondencën dhe shkëmbimin e informacionit e kishte të vështirë ta mbante nëpërmjet Margëlliçit, për shkak të ndjekjeve të qeverisë greke e të censurimit të fortë që u bëhej postave, lidhjet me shqiptarët jashtë vendit ai i bënte nëpërmjet lidhjeve të shumta me miqtë e krishterë që kishte në Prevezë si dhe me tregtarët që bënin rrugën Prevezë-Itali. Kur ishte fjala për të marrë shtypin  shqiptar që botohej jashtë e për të dërguar informacione për situatën në Margëlliç e më tej, Jasini i përcillte në më të shumtat e rasteve me postë nëpërmjet Italisë. Thuhej se ai kishte raste që largohej me ditë të tëra nga Margëlliçi dhe kur kthehej sillte me vete një tufë me gazeta shqiptare duke u kujdesur shumë që të mos diktohej. Ato zakonisht ia sillnin në shtëpi miqtë e tij të krishterë nga Preveza ose njerëz që ishin jashtë vëmendjes së xhandarmërisë së Margëlliçit. “Shtypi që vinte nga përtej Atlantikut”, tregon Avdulla Kasemi, “i botuar në gjuhën shqipe, lexohej nga Jasin Sadiku në rrethe të ngushta, se ai ishte ndër të rrallët që lexonte rrjedhshëm dhe i komentonte me fjalët e tij ato çka lexonte”. Gazetat kalonin dorë më dorë dhe shqiptarët që kishin një mungesë të plotë informacioni mësonin shumë gjëra të reja e të panjohura. Jasini për Margëlliçin nuk ishte vetëm një shembull i qëndresës patriotike por edhe një burim i madh informacioni. Ai ishte i vetmi në Margëlliç që e luante atë rol të rëndësishëm për kohën.

LIDHJA ME MYSLYM PEZËN

Në vitet ’30 të shekullit të kaluar, Myslim Peza me një rreth të ngushtë të njerëzve të tij ndiqej nga qeveria e Zogut, si kundërshtar politik. Midis grupit të të ndjekurve bënte pjesë edhe Shyqyri Peza, djali i xhaxhait të Myslimit, i cili, për t’i shpëtuar ndjekjeve dhe arrestimit, shpesh lëvizte nga një krahinë në tjetrën, duke gjetur strehë dhe mbrojtje tek miqtë e tij të shumtë që kishte edhe në Konispol. Thuhet se ai, pasi kishte arritur në Konispol, i rekomanduan për t’i shpëtuar rrezikut të arrestimit, të kalonte në Çamëri. Të vetmin person që  do të takonte dhe t’i kërkonte marrjen në besë atje i kishin rekomanduar Jasin Sadikun e Margëlliçit. Kalimi i Shyqyri Pezës në Çamëri nuk ishte një ndërmarrje e lehtë, por plot me rreziqe. Nëse do të kapej nga policia greke, pa as më të voglin dyshim do të konsiderohej se shkonte në Çamëri të bashkëvepronte me çamët e atjeshëm për të krijuar trazira kundër qeverisë greke. Këtë version Athina e kishte një tezë të sajën vetëm e vetëm që të justifikonte presionet dhe arrestimet që ndërmerrte ndër çamët. Nga Avdulla Kasemi kemi edhe disa njoftime të tjera të shprehura gojarisht tridhjetë vjet më parë.

ÇFARË MË THA ABDULLA KASEMI

Shumë vite më parë, kur punoja si bashkëpunëtor i Institutit të Historisë, më interesonte të mblidhte të dhëna nga dëshmitarë okularë për ngjarjet dhe historinë e Çamërisë. Avdulla Kasemi më ka treguar se në atë kohë kishte mësuar nga goja e Jasin Sadikut se në rrethinat e Margëlliçit kishte vajtur një shqiptar përtej kufirit të Çamërisë, i shoqëruar nga tre veta. Shoqëruesit e tij ishin nga fshatrat e Konispolit dhe me njërin prej tyre Jasin Sadiku kishte njohje të vjetra. Miqtë, me anën e një çobani që kulloste tufën e bagëtive i dërguan fjalë Jasin Sadikut se e priste për një takim i njohuri nga Konispoli në afërsi të xhamisë. Fill pas njoftimit që kishte marrë, Jasin Sadiku shkon dhe takohet me të interesuarin në vendin e caktuar. Miku i tregoi Jasinit se ishte i dërguar nga miqtë e tij në Konispol për të përcjellë një të përndjekur nga qeveria e Zogut dhe i kërkonte që ta merrte në besë agai i Margëlliçit. Jasin Sadiku e kishte pyetur menjëherë konispolatin se cili ishte ai që bëhej fjalë dhe nëse ndiqej nga qeveria si kundërshtar politik apo si vrasës e kriminel. Duke u dhënë fund pyetjeve që i drejtoi mikut ai e preu shkurt “Nëse është vrasës dhe kriminel ai duhet menjëherë të largohet e nëse ishte kundërshtar politik i qeverisë dhe njeri i ndershëm, bujrum në besën time”. Pasi u sqarua se cili ishte personi për të cilin bëhej fjalë, Jasin Sadiku, pa asnjë hezitim, ia dha fjalën konispolatit se e merrte në mbrojtje me besa-besë dhe kështu ndodhi. Shyqyri Peza qëndroi rreth 7-8 muaj nën mbrojtjen dhe sigurinë e Jasin Sadikut e të besnikëve të tij. Shyqyri Peza, kur e kishte kapërcyer rrezikun, u përcoll nga njerëzit e Jasin Sadikut deri në kufirin shqiptar.

MIQËSIA ME PEZAKËT

Pezaku i përndjekur mbeti mik për kokë me Jasinin. Të afërmit e familjes së Jasin Sadikut dhe bijtë e tij tregonin se vitin 1945 kur çamët kishin emigruar në Shqipëri, Shyqyri Peza e gjeti familjen e Jasin Sadikut dhe u ofroi ndihmën e duhur. Kur mësoi se miku i kohëve të vështira, Jasini, ishte vrarë nga grekët u dëshpërua shumë dhe shprehu një keqardhje të thellë.  Veprimtaria e Jasin Sadikut, duke dalur hapur kundër masave shtrënguese që kishte marrë qeveria greke ndaj çamëve, e kishte vënë në rreth të kuq patriotin e  Margëlliçit. Jasin Sadiku megjithëse ishte vënë në shënjestër nga qeveria greke dhe nga çasti në çast bëheshin plane për ta futur nëpër qelitë e burgjeve greke, gëzonte dashuri dhe respekt jo vetëm tek të krishterët çamë, por edhe tek grekët në rrethinat e Janinës e më tej. Ata e donin dhe përkujdeseshin që miku i tyre të mos pësonte asgjë. Ishte kjo arsyeja që një mik i tij, grek nga Janina, ish deputet me emrin Avini, sapo mësoi që komanda e lartë e policisë së Janinës do të ndërmerrte veprimet e saj për ta arrestuar, e sinjalizoi mikun e tij shqiptar, pra, Jasinin, të largohej menjëherë nga Çamëria sepse arrestimi i tij ishte vetëm punë ditësh.

NDËSHKIMI I PARISË ÇAME

Në ato vite, burgimi i parisë së Çamërisë dhe akuzat e stisura kundër tyre, ishin të zakonshme. Mjafton të kujtojmë se në Margëlliç komandanti i xhandarmërisë dhe nënprefekti i atjeshëm me pretekstin e një komploti të paqenë arrestoi 60 vetë nga paria e Margëlliçit si Myfti Adem Efendiu, Ibrahim Rojba, Mehmet Buzi, Haxhi Braho e shumë të tjerë. Të gjithë i çuan në gjyqin ushtarak të Janinës dhe i burgosën. Të gjithë pjesëtarët e grupit që u arrestuan ishin miqtë dhe bashkëpunëtorët e Jasin Sadikut. Për këtë arsye Jasin Sadiku e vlerësoi si tepër serioz sinjalin që i vinte nga miku i tij grek.

Nuk ishte ky një rast i rrallë dhe i vetëm që grekët u dilnin në mbrojtje dhe mbështetje myslimanëve të Çamërisë dhe çamët e pafajshëm dhe të pambrojtur shpëtonin nga rreziku. Mjafton të kujtojmë se ashtu si veproi greku Avini ndaj Jasin Sadikut të njëjtin veprim kishte bërë edhe deputeti i Konicës Panajot Floros. Në saj të ndërhyrjes së tij deri në instancat më të larta greke u bë e mundur, me shumë vështirësi, lirimi nga burgu i Janinës të Ibrahim Rojbos dhe të shokëve të tij.

PARTITË POLITIKE NË GREQI DHE ÇAMËT

Në këtë periudhë, në Greqi ishin dy  parti kryesore: Partia Liberale, që quhej ndryshe dhe partia venizelliste dhe Partia Popullore që ishte mbështetëse e mbretit. Përveç këtyre dy partive të mëdha ekzistonin dhe parti të vogla: Partia Agrare, Partia Përparimtare, Partia Komuniste dhe Partia Reformatore. Çamëria që para viteve ‘30 e në vazhdim varej administrativisht nga Janina dhe për drejtim politik nga prefektura e Prevezës. Politikanët e qarkut të Janinës që garonin për deputetë në Partinë Liberale ishin: Noti Boçari, Themistokli Luli, Aleksandër Millonaj dhe Aleksandër Melas; të Partisë Popullore ishin: Kostandin Kostandiniadhi, Jorgji Mullamidhi, Jorgji Kajos dhe Kristo Kristovasili. (Burimi: J. Sarras, Vep. Cit., f.166.). Secila nga partitë e mëdha kishte ngritur strukturat e saj në çdo fshat e qytet të Çamërisë e më tej. Partitokracia, para dhe pas viteve ’30, ishte shumë e dukshme. Partia që ishte në pushtet kishte ndikim të fuqishëm. Ajo hapte portat për përkrahësit e saj për punësim dhe përfitime. Kandidatët për deputetë në qarkun e Prevezës në fushatat elektorale ishin: Theohor Kavini i Partisë Liberale dhe Leonidha Çoku i Partisë Popullore. Të dy këta kandidatë për deputetë lëviznin nga një fshat në tjetrin në qarkun e Prevezës, sidomos në fushatat elektorale. Kavini kishte ndikim më të madh se kishte popullaritet në Prevezë. Ai në qeverinë e Venizellos kishte qenë edhe Ministër i Luftës. (Burimi, i sipërcituar). Vizitat e kandidatëve për deputetë në fshatrat myslimane e të krishtera në zonën e Prevezës, përfshi dhe kazanë e Margëlliçit, sidomos në fushatat elektorale bëheshin me kafshë dhe të shoqëruar nga miqtë dhe mbështetësit e tyre. Mbledhjet zakonisht bëheshin nëpër kafene dhe në sheshe dhe nga të pranishmit shtroheshin kërkesa, ndërsa kandidatët mbanin shënime dhe u bënin premtime të shumta.

ÇAMËT, TË NDARË NË PARTI

Në çdo fshat mysliman a qytet të Çamërisë agallarët dhe paria ishin deklaruar publikisht mbështetës të një partie. Në qytetin e Filatit dy fiset më të mëdha, Dematë dhe Sejkatët mbështesnin parti të ndryshme. Dematë ishin mbështetës të partisë venizelliste, ndërsa Sejkatët të Partisë Popullore. Në Margëlliç, si Teodor Kavini ashtu dhe Leonidha Çoko kishin miqtë dhe fanatikët e tyre. Jasin Sadiku ishte mik edhe i Kavinit edhe i Leonidha Çokos, por më shumë dëshironte fitoren e Partisë Popullore, që kandidonte Çoko. Thuhet se agallarët e Margëlliçit ishin ndarë në dy grupe në fushatat elektorale. Jasini në grupimin e tij kishte Çaparenjtë, Buzët, Rojbatët, Husët, Karametot etj. Ai, gjithashtu, me popullaritetin që gëzonte dhe rrethin miqësor që kishte ndikonte edhe tek agallarët që ishin përkrahës të Kavinit, kur ai nuk kishte shanse për të fituar dhe në të njëjtën mënyrë vepronte edhe me mbështetësit e tij, kur shihte se Çokua nuk arrinte te fitonte shumicën e elektoratit për të dalë deputet.

Qëllonte shpesh gjatë fushatës nëpër mbledhjet që organizoheshin në Margëlliç e në fshatra nga Kavini e Çokua, për dreka e darka si dhe për të fjetur shkonin tek shtëpia e Jasin Sadikut. Ndodhte, gjithashtu, që nëpër mbledhje krijoheshin dhe konflikte dhe përplasje. Kështu, në një mbledhje të organizuar nga Kavini në një fshat të Margëlliçit, mbështetësit e tij fanatikë brohoritën “rroftë Kavini” e në kundërpërgjigje të atyre brohoritjeve, një mbështetës i Çokut mblodhi nja 15 gra të moshuara dhe i çoi afër sheshit ku fliste Kavini dhe ato filluan të brohorisnin në favor të rivalit të tij, Leonidha Çokut. Thuhet se mbështetja që i jepte Jasin Sadiku atij ishte përcaktues për të fituar mandatin e partisë së mbretit. Në një rast kur u shpall Leonidha Çoku deputet, i krishteri Andrea Pilua i kushtoi disa vargje humbjes e dëshpërimit të Kavinit. Edhe mbështetësit e Jasinit në fushatën elektorale për të fituar Çoku thurën vargjet: Vallë kush na qerdhesi/ Çokua, që ish komë(Parti) mbreti/ Kish taraf Jasin Haxhinë/ Xhaferin e Besimin. Thuhet se në një takim që kishte pasur Theodhor Çoku me disa përkrahës të tij në fushatën elektorale i ishte drejtuar me një respekt të thellë Jasin Sadikut, duke i thënë si me shaka: “Ç’të të bëj unë, or ti mik/ që e ke emrin Jasin Sadik!”

Ç’donte të thoshte deputeti grek me këto fjalë që iu drejtua mikut të tij, Jasin Sadiku? Fjalët që nxirrte nga goja e tij Çokua, që i buronin nga zemra, shprehnin një dilemë. Ai, duke njohur nga afër zgjuarsinë dhe aftësitë drejtuese dhe organizative të agait të Margëlliçit, popullaritetin e madh që gëzonte në masën e popullsisë pa dallime fetare a partiake, që e bënin Jasinin që të ishte një ndër kuadrot kryesorë në administratën vendore në Prevezë, por për deputetin grek kjo ishte e paarritshme, përderisa e kishte emrin Jasin Sadiku e megjithëse e kishte një mik shumë të aftë s’mund të bënte gjë për të.

QËLLIMI I NJË BASHKËPUNIMI

Kur mësohet për mbështetjet që u jepnin agallarët e paria e Çamërisë dy partive të mëdha greke, që herë njëra e herë tjetra me politikat e tyre ishin sjellë shumë keq me popullsinë shqiptare dhe e kishin kërcënuar edhe deri në shfarosje të plotë, vetvetiu lind pyetja: Çfarë i shtynte çamët që i jepnin këtij apo atij kandidati për deputet mbështetje? Përgjigjen e kësaj pyetje e gjejmë të shprehur qartë në raportin që Xhemil Frashëri, konsulli i mbretërisë shqiptare në Janinë, i dërgonte Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë më 21 dhjetor 1936:”Krerët e Çamërisë të përpiqen me anën e miqve të tyre deputetë grekë, të cilëve u kishin dhënë votat, që të ndërmjetësonin ku duhej që fshatrat me rëndësi të Çamërisë, me populli thjesht shqiptare të qëndronin ashtu siç kanë qenë edhe më parë, qendra komunash dhe të mos përfshiheshin në planin satanik të autoriteteve, të cilat përpiqeshin natë e ditë të përçanin e zhduknin etninë çame.(Burimi: AQSH, F. 251, 1936, dos. 108). Lëvizjet e mençura dhe largpamëse të Jasin Sadikut kishin bërë, që në sajë të njohjeve dhe miqësisë që kishte krijuar me dy deputetet grekë të emërohej në Margëlliç kryeplak dhe më pas kryetar i komunës së Margëlliçit. Në sajë të mbështetjes që kishte dhënë paria e fshatit Luarat me pjesëmarrje në fushatë elektorale herë përkrah Çokut e herë përkrah Kavinit, kishte bërë që edhe Luarati të kishte për kryeplak një shqiptar, Alush Mehmet Buzën. Në Arpicë ishte zgjedhur për kryeplak Omer Haxhi Bajrami(AQSH, F. 251, 1936, dos. 131/1, f. 33-35. Arpiciotët ankesat kundër kryeplakut të tyre për veprimet e dhunshme që kishte ndërmarrë në mbështetje të komandantit të xhandarmërisë së zonës, i kishin ngritur edhe përpara Komisionit miks), por ky nuk ishte zgjedhur nga bashkësia e fshatit por sipas vullnetit të zyrtarëve të Prevezës, për ta pasur më vonë mbështetës në veprimet që do të ndërmerrnin kundër shqiptarëve. Fshatrat e Çamërisë duke pasur kryepleq bashkëfshatarët e vetë, shpëtonin në një masë të madhe nga presionet e angaritë, taksat e punët e tjera. Nëse do të kishin kryepleq të krishterë shqiptarët do të ishin vazhdimisht nën presione të forta dhe me taksa rënduese. Ky fenomen ishte tashmë prezent në ato fshatra ku kryepleqtë ishin të tillë.

SI NISI SPASTRIMI ETNIK I ÇAMËRISË NËPËRMJET SHPRONËSIMEVE (6) – Nga Hajredin Isufi, historian

Një grup partizanësh çamë të Filatit, mes të cilëve Muharrem e Ballkëze Demi, Teme Sejko, Dervish Dojaka, Taho Sejko etj.

Një skenar i parapërgatitur dhe i mirë organizuar kundër çamëve e Çamërisë nis të zbatohet që vitin 1923. Spastrimi etnik e i dhunshëm që do të pasoj, paraprihet me shpronësimet e banorëve çamë autoktonë.

Një urdhër absurd për të larguar 75% të banorëve nga shtëpitë e pronat e tyre, detyron parinë çame të ngrenë zërin e protestë dhe të bëjnë apel për ndihmë. Por apeli i tyre, bie në ‘veshë të shurdhër’… Në këto kushte të rënda, çamët nisin të vetë organizohen… Por skenari i dhunshëm nuk mund të evitohet… Në vazhdim, historiani Hajredin Isufi sjellë dokumente të arkivave të kohës dhe dëshmi për çamët e Çamërinë në këtë periudhë kritike…


SHPËRNGULJA E POPULLSISË ÇAME

Strategjia greke e spastrimit etnik të popullsisë autoktone çame nisi me shpronësimet. Shqiptarët e Çamërisë ishin shumë të lidhur me trojet e tyre dhe pronën. Në kuadrin e shkëmbimit, një numër shumë i kufizuar myslimanësh fanatikë, ndoshta, donin të largoheshin për në Turqi, ndërsa të tjerët, të detyruar, largoheshin të dëshpëruar. Marrëveshja për shkëmbim kishte synime të qarta; ishte e prerë. Edhe pala greke dhe ajo turke, në përbërjen e komisionit ishin të prirë t’u mbushnin mendjen myslimanëve shqiptarë (edhe pse ishin të bindur që nuk ishin turq) të përfshiheshin në shkëmbim dhe të niseshin drejt Turqisë. Komisioni turk evitonte kontaktet me rrethet patriotike të Çamërisë. Të vetmin aleat kishin një grusht klerikësh myslimanë. Çështja se cila pjesë e popullsisë mund të konsiderohej shqiptare i mundonte shumë autoritetet greke. Athina, së fundi, përcaktoi si kritere vendimtare: vendbanimin në Greqi, besimin mysliman, por, me kushtin absurd që çamët të deklaronin e të vërtetonin që vendlindjen e kishin në Shqipëri(Burimi: Mark Mazoer, “Selaniku…”, Vep. cit., f. 449.). Ishin absurditet kërkesa të tilla për komunitetin çam, pasi çamët ishin autoktonë në trojet e tyre në Çamëri. Qeveria greke kishte lëshuar një urdhëresë për shqiptarët myslimanë për të liruar 75% të sipërfaqes së banesave të tyre, në mënyrë që aty të vendoseshin refugjatët grekë të sjellë nga Turqia.(Burimi: AQSH, F.251, 1924, dos. 81, K. Naska, “Dokumente…”, Vep. Cit. f. 124-125).

REZISTENCA ÇAME

Përballë kësaj mase shtrënguese, një përfaqësi e popullsisë së Çamërisë, mes tyre dhe disa figura nga paria e Margëlliçit shkuan në Athinë më 20 tetor 1923 dhe i dorëzuan gjeneral De Lares, kryetarit të komisionit miks, një peticion(Burimi: Ai i sipërcituar). Në të, veç të tjerash, i vinin në dukje se autoritetet greke në Çamëri kishin planifikuar dëbimin e popullsisë çame, duke i parashtruar deri në hollësi masat që kishte ndërmarrë Athina. “Tellalli dhe afishet e ngjitura në mure kanë njoftuar se të gjithë myslimanët do të dërgohen në Azi, pa veçuar që elementi shqiptar është mbajtur jashtë kësaj mase. E drejta e votës për zgjedhjet e ardhshme legjislative është hequr për ne, çka do të thotë se ne nuk na konsideroni më si qytetarë të Greqisë”. Dhe vazhdonte më tej: “Është dhënë urdhër që të lirohen 75% të shtëpive të myslimanëve për të vendosur refugjatët, kurse elementi i krishterë nuk ka dhënë as çerekun e këtyre banesave. Pasi u sekuestruan shtëpitë familjet tona mbetën në rrugë, me gjithë afrimin e dimrit. Shqiptarët myslimanë që prej shumë vitesh nuk e kanë të drejtën të shesin pasurinë e paluajtshme dhe ai që do të guxonte të shiste një pulë, një qilim apo një stoli të vjetër, për të plotësuar nevojat e familjes se vet, do të rrezikohej të merrte dënim. Fermerët ose qiramarrësit e një godine që u përket shqiptarëve kanë marrë urdhër të derdhin në arkën e shtetit shumën e kontratës dhe jo t’ia japin pronarit të vërtetë”.

PETICIONI ME KËRKESAT E ÇAMËVE

Peticioni kërkonte që kryetari i Komisionit miks të ndërhynte në emër të drejtësisë dhe të të drejtave të popullsisë çame që të gëzonte dhe ajo të drejtat si gjithë qytetarët e tjerë grekë.

Të dhëna burimore se kush janë firmëtarët e këtij peticioni nuk kemi, pasi emrat mungojnë në dokument. Nga dëshmi të besueshme kemi arritur të evidentojmë se firmëtarët e parisë së Margëlliçit kanë qenë gjashtë vetë: Abdi Rojba, Zija Kasemi, Haxhi Braho, Jasin Sadiku, Mehmet Buzi dhe Adem Efendiu, myftiu. Vetëm pak kohë pas dërgimit të atij peticioni, komandanti i postëkomandës së Margëlliçit, figurat që njiheshin si kundërshtarë të planeve greke i akuzoi për organizimin e një komploti të paqenë dhe nisi arrestimet. Abdi Rojba, Zija Kasemi, Haxhi Braho, Mehmet Buzi dhe Adem Efendiu, katër firmëtarët e peticionit, iu dorëzuan gjeneral De Lares. Të arrestuarit i dërguan në burgun e Janinës dhe pritej të dilnin në gjyq. Lirimi i tyre u bë falë ndërhyrjes së deputetëve grekë të Prevezës që kishin miqësi me ta dhe gëzonin dhe mbështetjen e tyre në fushatat elektorale.

KONTRIBUTI I JASIN SADIKUT

Jasin Sadiku në këtë kohë ishte bërë një zë i fuqishëm në radhët e rretheve patriotike në Margëlliç e rrethinat e tij. Ai konsiderohej si përfaqësuesi dhe drejtuesi kryesor i parisë së Margëlliçit në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve. Në Çamëri jeta e shqiptarëve ishte plot frikë. Ata jetonin plot ankth, brenga dhe pasiguri. Ndoshta, kjo e bënte përfaqësuesin e parisë së Margëlliçit më të vendosur e më të fortë në rrugën e idealeve të tij patriotike. Si bashkëqytetarët e tij, Jasini ishte shumë i lidhur me tokën e tij amtare, me historinë e traditat patriotike të Margëlliçit. Kjo frymëzonte tek ai dhe bashkëpunëtorët e tij kurajën e mosnënshtrimin ndaj së keqes. Jasin Sadiku ishte në ballë të rretheve patriotike dhe, si mund të ndodhte ndryshe e të largohej ai nga një përpjekje e tillë kur shihte para syve të tij se si grabiteshin pasuritë e shqiptarëve, si arrestoheshin bashkëqytetarët e tij, pa ditur pse burgoseshin! Sadikun e brengoste fati i hidhur i bashkëqytetarëve të tij, që e jetonin jetën me frikë dhe ishin nën kanosjet e vazhdueshme të bandave greke dhe të administratës vendore. Shpërngulja e dhunshme e popullsisë çame drejt një vendi të huaj për nga identiteti, gjuha dhe zakonet ishte një epidemi e vërtetë, dhe kalonte nga një vesh në tjetrin në çdo familje margëlliçiote. Jasini e përjetonte me dhimbje të thellë atë situatë dramatike dhe, siç do ta shohim në vazhdim, me kurajën që e karakterizonte ngriti zërin e protestës në instancat më të larta të qeverisë greke dhe të Lidhjes së Kombeve.

GENOCIDI GREK

…Nga një informacion që vinte nga Greqia viheshin në pah masat shtrënguese që kishte marrë qeveria greke ndaj shqiptarëve të Epirit për të lënë vatrat e tyre. Dokumenti në fjalë vinte në dukje këto forma shtrënguese: “Në muajin shtator 1923, autoritetet e distriktit të Margëlliçit ndëshkuan një mënyrë çnjerëzore elementin shqiptar. Në krye të kësaj ekspedite ndëshkimore ishte postëkomandanti i Margëlliçit, kretasi Jani dhe bashkëqytetari i tij, xhandari Manolis. Rrahjet dhe torturat ndaj shqiptarëve postëkomandanti i filloi në fshatin Arpicë. Aty Janis dhe xhandari që e shoqëronte rrahën në mënyrë çnjerëzore: Omer Haxhi Veliun, Xhemal Beqirin, imam Mullah Besimin e shumë fshatarë të tjerë të fshatit. Ata u rrahën publikisht dhe më pas u arrestuan dhe u dërguan në burgun e Margëlliçit ku u mbajtën për dhjetë ditë e më pas u dërguan në Prevezë e pastaj në Janinë bashkë me 35 shqiptarë të tjerë.(Burimi: K. Naska, “Dokumente.”, Vep. Cit. f. 407-408; AQSH, F. 251, 1924, f.210-212). Të njëjtin fat pësuan në Margëlliç: Myftiu Adem Haxhi Abazi, Ahmet Aga Kasemi, Haxhi Braho, Ibrahim Rojba, Ibrahim Mullahu etj. Një pjesë e mirë e parisë së Margëlliçit me Jasin Sadikun në krye shpëtoi falë ndihmës që iu dha nga prifti i Margëlliçit, një mik e dashamirës i margëlliçiotëve, i cili kishte dhe lidhje gjaku me dy tri familje të qytetit. Ai sapo kishte mësuar veprimet e dhunshme të postëkomandantit në Arpicë, lajmëroi Jasinin dhe çdo njeri që gjeti nga paria e qytetit, që të largoheshin nga Margëlliçi. Edhe në fshatin Mazrrek u ushtrua dhunë ndaj shqiptarëve. Cen Veliun, banor të atij fshati, xhandarët pasi e torturuan e detyruan të ulej mbi një prush zjarr të madh. Ndërkohë bashkëfshatarin e tij, Saqe Meto, postëkomandanti Jani i vuri shkelmin në gjoks dhe më pas e vari nga këmbët në një pemë. Reprezaljet vazhduan: Familjet (gratë dhe fëmijët) e Mulla Musait, të Sako Metos, të Mato Osmanit etj, i burgosën për 24 orë në burgun e Margëlliçit.

Nga dëshmitë që kemi, mësojmë se Jasin Sadiku, nëpërmjet mikut të tij, deputetit grek nga Preveza, Kavini, nisi ankimet në shumë drejtime: në Komandën e Përgjithshme të xhandarmërisë në Janinë, tek prefekti i Prevezës, si dhe tek Lidhja e Kombeve. Kjo bëri që koloneli Aleksandër Sjeaks, komandant i përgjithshëm i xhandarmërisë njohu si fajtor Janin, të cilin e shkarkoi nga detyra e post komandantit, por në fakt ai mbeti në Margëlliç me detyrë dhe vazhdoi të terrorizonte shqiptarët. Si pasojë e keqtrajtimeve shumë fshatra u boshatisën. Gjithashtu, një arsye tjetër ishin dhe kërkesat e vazhdueshme që iu bënin xhandarët shqiptarëve për shpërblime të majme kundrejt mos arrestimit, pasi, sipas tyre, ata ishin të lidhur me Shqipërinë.

VIKTIMAT E ANADOLLIT…

Refugjatët grekë ishin viktimat e politikës së Megali Idesë. Ata nuk ishin një grup homogjen dhe e vetmja gjë që i bashkonte ishin vuajtjet dhe përndjekjet. Ata vinin nga vendet bregdetare, nga skelat kryesore dhe nga zonat e thella të Turqisë. Ishin të profesioneve të ndryshme: zejtarë, blegtorë, bujq, tregtarë, mjeshtër ndërtimi, gurgdhendës etj. Një pjesë e madhe e tyre kur u vendosën në Çamëri e në viset e tjera të Greqisë e kishin të vështirë të përshtateshin e të krijonin kushte për të jetuar. Ata erdhën në një vend të huaj, që nuk njihnin as gjuhën, as doket e zakonet. Madje ata e kishin të vështirë të komunikonin edhe me grekët, pasi dinin të flisnin vetëm turqisht e asnjë gjuhë tjetër. Të dy palët ishin të huaj, përveç fesë që e kishin të përbashkët. Refugjatët grekë vinin nga një vend, që të drejtat e tyre nuk ishin respektuar në krahasim me shtetasit e tjerë. Në Çamëri ata gjetën një komunitet ku shteti grek ushtronte një terror të egër, pothuaj të njëjtë si ai që ata kishin përjetuar në shtetin turk. Për ta ishte njerëzore të krijonin marrëdhënie të mira me banorët e fshatrave myslimane, ku shteti grek kishte vendosur t’i sistemonte dhe ku u mungonte çdo gjë, përfshirë dhe ushqimin e ditës. Refugjatët grekë në vend që të krijonin mirëkuptimin dhe zgjidhjen me arsye të një pjesë të nevojave të tyre, u kthyen në autorë të frikshëm krimesh. Ata fillimisht u caktuan nga administrata vendore greke të strehoheshin në shtëpitë e myslimanëve shqiptarë. Numri më i madh i tyre u caktua në Margëlliç. Kështu, për shembull, fshati i Arpicës nga 400 shtëpi që kishte, në 200 prej tyre ishin vendosur refugjatë. Myslimanët që iu ishin zënë shtëpitë u grumbulluan në 50 banesa, ku i shtrëngonte një jetë e tmerrshme dhe e padurueshme. Postëkomandanti i Margëlliçit urdhëroi shqiptarët e Arpicës që refugjatët t’i mbanin dhe me ushqime për muaj të tërë.

KONFLIKTE NGA TË SHPËRNGULURIT GREKË

Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto shqetësime për shqiptarët, refugjatët u kthyen në burim konfliktesh. Ata përdorën dhunën e presionet kundër shqiptarëve që i mbanin me bukë e strehim, pasi menduan se në fshatrat e qytetet ku ishin strehuar, u bënë zot të  vendit e të pasurive të tjetërkujt. Të emigruarit nga Azia e Vogël të ndihmuar edhe nga postëkomanda dhe administratorët lokalë, zinin prita për të vrarë shqiptarët myslimanë në pabesi. Një ndër viktimat që u bë pre e këtyre sulmeve ishte Adem Shehri nga Shenica e Margëlliçit. Kur po kthehej në shtëpi, ai ndeshi në një pritë të përgatitur nga refugjatët, ku dhe mbeti i vrarë. Autoritetet greke në vend që të merrnin masa e të vendosnin rregull dhe qetësi, ankesave të shqiptarëve çamë u përgjigjeshin se zgjidhja e vetme ishte të iknin në Turqi, duke u justifikuar se qeveria greke nuk kishte mjete të frenonte refugjatët. Kjo nënkuptonte një paralajmërim për shqiptarët se refugjatëve nuk ua ndalte kush dorën. Lajmet që vinin nga Çamëria ishin tronditëse. Atje përjetohej një dramë e vërtetë. Në një raport që dërgonte zëvendës prefekti i Gjirokastrës Hil Mosi, Ministrisë së Punëve të Brendshme në Tiranë, më 28 nëntor 1924, shkruhej: “Refugjatët grekë, me qëllim që të nxirrnin çamët nga shtëpitë e tyre, hynin dhe rrihnin deri edhe fëmijët. Të rriturit të mbuluar me gjak, iu drejtuan autoriteteve lokale,por ishin rrahur edhe atje dhe nga autoritetet ishin pas kësaj ishin porositur që refugjatëve t’u jepnin të hanin dhe të pinin. Refugjatët ishin të armatosur me qëllim që të grabisnin shtëpitë”. (Burimi: K. Naska, “Dokumente…”, Vep. Cit. f. 495; AQSH, F. 251, 1924, dos. 119, f.210). Të gjitha këto masa, përfundonte raporti, bëheshin për të detyruar shqiptarët në Çamëri të linin atdheun e tyre. Siç shihet në Çamëri ushqehej një frymë antishqiptare.


SITUATË KRITIKE PËR ÇAMËT

Brutaliteti ndaj shqiptarëve jo vetëm që nuk ndërpritej, po bëhej më i thellë dhe shtrëngimet merrnin dhe karakter etnik e fetar. Çamër nëpër shtëpitë e tyre, rrinin me zemër të ngrirë e të pasigurt. Paria e Margëlliçit, duke parë se nuk kishin asnjë mbrojtje për të lehtësuar sado pak vuajtjet e tyre, menduan t’i drejtoheshin legatës shqiptare në Athinë, të cilën gjykonin se do ta ngrinte zërin e saj pranë qeverisë greke për të ndaluar veprimet e dhunshme në Çamëri. Në parashtresën e parisë së Margëlliçit thuhej: “Në 27 tetor 1924 në fshatin Luarat të Margëlliçit, fshat 15 minuta larg qytetit, muhaxhirët që gjendeshin aty rrahën keqas më tepër se 15-20 myslimanë të atij fshati pa asnjë shkak, vetëm e vetëm se banorët myslimanë të fshatit nuk lejuan të ndërhynin në pasuritë e tyre e tentuan të prisnin ullinjtë e pemët e tjera.  (Burimi: K. Naska, “Dokumente…”, Vep. Cit. dok. 205, f. 246-247). Në peticion vihej në dukje se dukuri të tilla kishin ndodhur edhe në fshatrat e tjera të kazasë së Margëlliçit, si në fshatrat: Vrastov, Kurtes, Mazrrek, Smokovinë e më tej. Peticioni përfundonte me lutjen që legata shqiptare në Athinë të ndërhynte pranë qeverisë greke për të ndërprerë veprimet e dhunshme. Firmëtarët e peticionit nga Margëlliçi ishin: Haxhi Braho, Mehmet Buzi, Tahir Mete, Abdi Rojba, Osman Husa, Qazim Rusi, Haxhi Kollovi, Osman Çapari, Abaz Saliu, Xhavit Husa, Damin Mete dhe Damin Muhameti, këta dy të fundit nga fshati Mazërrek. Në Luarat të Margëlliçit përhapeshin lajme se refugjatët grekë nën mbrojtjen e administratës kishin zaptuar kullotat e fshatit dhe fshatarët që kundërshtonin, pasi rriheshin arrestoheshin[1]. Shqiptarët në Çamëri krahas dhunës dhe terrorit që ushtronin bandat dhe forcat greke, përballeshin dhe me krime për jetën nga segmente të caktuara nga radhët e refugjatëve grekë. Burimet e kohës bëjnë të ditur se në mëngjesin e 26 qershorit 1923, myslimanët shqiptarë të Prevezës: Emin Mysliu, Ali Rizai etj. kishin gjetur poshtë dyerve të dyqaneve fletushka kërcënuese për jetën.


MEDIA PËR MASAKRAT MBI ÇAMËRINË

Shtypi shqiptar publikonte pareshtur informacione dhe ngjarje shqetësuese nga Çamëria. “Gazeta e Korçës” e datës 24 gusht 1923 njoftonte lexuesit e saj se në të gjithë Çamërinë grekët organizojnë vrasje të njerëzve të pafajshëm me qëllim që t’i detyrojnë ata të largohen. Pështjellimet e dhunës në Çamëri ishin të tmerrshme. Çamët ishin të shqetësuar për sa kohë si bandat ashtu dhe refugjatët grekë vepronin pa asnjë pengesë. Në një promemorie që i dërgonte legata shqiptare në Athinë mbi gjendjen e shqiptarëve në Epir, më 17 shkurt 1925, Komisionit miks në Stamboll, ndër të tjera vinte në dukje se: më 25 janar 1925 disa refugjatë grekë të sistemuar në shtëpitë e shqiptarëve, duke shkuar nga Margëlliçi në Arpicë takuan të riun Damin Haruni, 14 vjeçar, i biri i Mamo Harunit, që po ruante dhentë. Refugjatët deshën t’i merrnin pallton që mbante veshur Damini. Vëllezërit Velo dhe kushërinjtë e Harunit i shkuan menjëherë në ndihmë 14 vjeçarit, u përleshën me refugjatët dhe e shpëtuan. Refugjatët u ankuan pranë autoriteteve të Margëlliçit për këtë. Dy vëllezërit Velo u arrestuan dhe në fillim u dërguan në Prevezë, pastaj në Janinë. Ata u mbajtën të arrestuar për 35 ditë dhe më pas u lëshuan. Asnjë nga refugjatët agresorë nuk u dënua, qoftë edhe për t’u marrë në pyetje. Nga dhuna e presionet e refugjatëve vuanin gjithë fshatrat, por në veçanti: Mazerreku, Arpica, Luarati e Kurtesi. Ankesat nga Çamëria si dhe protestat e qeverisë shqiptare në Lidhjen e Kombeve kishin bërë që në maj të vitit 1924 të nisej drejt Prevezës Komisioni miks, për të kontaktuar me shqiptarët dhe për të njohur nga afër kërkesat dhe ankesat e tyre. Për shkak të pengesave që kishte krijuar qeveria greke me anën e xhandarmërisë, kontakti i shqiptarëve të Çamërisë me Komisionin bëhej i vështirë dhe gati i pamundur.

ÇAMËT, NË LUFTË I MADH E I VOGËL, NË FESTËN E FITORES ME KËNGË E VALLE (5) – Nga Hajredin Isufi, historian

Në luftë për nder e vatan i madh e i vogël, ndërsa në festën e fitores me këngë e valle! Kështu e kanë përcaktuar jetën dhe qëndresën e Çamërisë ndër dekada e shekuj historianë vendas dhe të huaj. Se pushtuesit nga Anadolli, më pas qarqet shoviniste greke, nuk e lanë kurrë të qetë në trojet e veta shqiptare këtë popull trim e fisnik. Si pasojë e kësaj gjendje terrori e lufte të përhershme, banorëve të Çamërisë iu desh të kondicionojë të gjitha ritualet e jetës së përditshme, në funksion të nderit e dinjitetit të kërcënuar. “Nuk mund të kuptohet qëndresa dhe heroizmi i Çamërisë e banorëve të sajë pa njohur e ‘prekur’ një sërë vetish e virtytesh brilante. Kështu, vëllamëria mes çamëve(për shkak të forcës së qëndresës ndaj kërcënimit), ishte më e përhapur se në trojet e tjera shqiptare. Që fëmijë, çamët njiheshin e rriteshin me psikologjinë e luftës kundër pushtuesit, e ndaj në luftë shkonin të bashkuar i madh e i vogël, e fitoren e festonin me këngë e valle. E në kontekstin e qëndresës, kanë rolin dhe misionin e tyre veshja, bestytnitë, vallet karakteristike, gëzimi, zija e morti…” – pohon mes të tjerave historiani i njohur Hajredin Isufi… Në vazhdim, ai sjell dokumente e dëshmi të riteve e zakoneve çame në shekuj…

VËLLAMËRIA NË ÇAMËRI

Në Çamëri fisi nuk ishte krejt i mbyllur për anëtarët e fiseve të tjerë. Ata pranonin anëtarë nëpërmjet vëllamërisë. Vëllamëria, shkruan Edith Durham, ishte zakon shumë i vjetër i përhapur gjerësisht në Shqipërinë e Veriut e të Jugut.(Burimi:E. Durham, Brenga Ballkanike dhe vepra të tjera për Shqipërinë, Tiranë 1990, f.155). Vëllamëria në Çamëri ishte shumë e përhapur edhe mes myslimanëve e të krishterëve çamë. Bëheshin dy vëllemër, kur kishin të njëjtën moshë, kishin qenë më parë shumë miq dhe mbi të gjitha e çmonin shumë njëri- tjetrin.(Burimi: K. Kritovasili, Souliotes kai Labides, Athinë 1905, f. 11). Pasi plotësoheshin këto kushte, si dhe dëshira e të dy palëve për t’u bërë vëllemër, duhej marrë dhe miratimi i kryetarëve të familjes, plakut të shtëpisë. Kur këto formalitete mbaronin, vinte çasti i ceremonisë: Dy vëllezërit lidhnin gishtin e vogël të dorës me spango deri sa të ënjtej paksa, e shponin pakëz mollëzën e gishtit, e linin të kullonte gjaku, pastaj merrnin pak sheqer, lyhej me gjakun e njërit prej vëllemërve dhe hahej me lugë kafeje. Vëllemërit, pasi merrnin pak gjak nga gishtat e njëri-tjetrit dhe e hanin me sheqer, betoheshin: “Zemra ime është zemra jote, jeta ime është jeta jote”. Më pas përqafoheshin me njëri-tjetrin, shtrëngoheshin fort e putheshin. Edhe pjestarët e dy familjeve të vëllemërve, që ishin prezent, përqafoheshin dhe putheshin dhe uronin njeri- tjetrin me shtrëngime duarsh e fjalët “për hajër na kloftë” e më pas zbraznin pushkë në ajër. Në atë ceremoni të improvizuar, vëllemërit shkëmbenin dhurata simbolike ndërmjet tyre si çorape e triko, të punuara me mjeshtëri nga nënat e motrat e tyre. Që nga ky çast vëllemërit konsideroheshin të një gjaku dhe familjet e tyre këto lidhje të reja gjaku i festonin me këngë e vallë e mishra të pjekura të shoqëruara me pije. Gostia mes vëllemërve e të afërmve të tyre vazhdonte tre ditë. Mes dy familjeve e fisit të vëllemërve nuk mund të bëheshin krushqi. Vëllamëria midis myslimanëve e të krishterëve në Çamëri, shkruan Niko Zhango, ishte shumë e përhapur. (Burimi: Nik. G.Ziagkos, I antistasi ton Soulioton kai o Llmbro Xhavellas, Athinë, 1968). Ai tregon se një mysliman në Margëlliç i quajtur Omer Velija, ishte vëllam me një suljot nga një fis i shquar. Në kujtesën e popullit çam ruhen lidhjet vëllamërore e pjesëtarëve të familjeve të mëdha të parisë së Çamërisë: të Pronjatëve, të Çaparenjve, Dematëve e Sejkatëve, Daljanenjve të Konispolit, Kleftateve të Varfanjit, Hidret e Gardhiqit të Paramithisë, Gërret e Vrohonjatëve, Husot, Haxhinjtë e Kasëmet e Margëlliçit dhe shumë familje të përmendura çame, që kishin vëllemërit e tyre të krishterë jo vetëm në fshatrat e qytetet e tyre, por edhe në zonat e thella si në Sul e gjetkë. Kështu p.sh. Pantazenjtë e Sulit ishin në lidhje vëllamërie me fisin e madh të Xhematëve myslimanë në Sollopi të Filatit. Vëllamë me të krishterë ishte dhe Avdulla Kasemi nga Margëlliçi me një të krishterë nga Shenica, Jasin Sadiku (Haxhiu) me Nikollë Manon nga fshati Rrapes, Teofik Qemali nga Karbunari, ishte vëllam me Andon Naçon, Abedin Kupe Xhemali me bashkëfshatarin e tij Vangjel Kaçilin nga Shulashi e qindra të tjerë, që po t’i rendisim do të bëhej një varg i gjatë. Me interes të ndalemi në lidhjen e vëllamërisë që kishte Islam Pronjua i Paramithisë, me një nga fiset më në zë të Sulit, Xhavellenjtë dhe prijsin e tyre, Foto Xhavellë. (Burimi: Sp. Melas, To lintari…, vep. E përm.,f. 73-97)

ÇAMËT NË BETEJA

Studiuesit e huaj kanë vënë re një dukuri interesante të shqiptarëve çamë në veprimet luftarake. Ishte zakon se kur shkoje në luftë kundër armikut, në më të shumtën e rasteve vihej re një grupim në bazë të lidhjeve familjare e fisnore, që qëndronin pranë njeri-tjetrit në beteja. Bartholdy është një ndër studiuesit e parë që na e përcjell të konkretizuar këtë dukuri. Ai thotë se në mbrojtjen e Artës dhe rrethinave e saj, ishte caktuar Sulejman Çapari, një burrë 85 vjeçar me shtat të lartë gjigant, që nuk kishte asnjë shenjë tjetër të pleqërisë, veçse mjekrën e bardhë si dëbora.  Bartholdy më tej shkruan: “Sulejman Çapari shoqërohej nga dymbëdhjetë djemtë e tij, që ishin nga 30 deri në 60 vjeç dhe që shquheshin të gjithë për shtatin e lartë sikur i ati, dhe po ashtu shquheshin për kurajon dhe forcën e tyre të jashtëzakonshme. Këta, vazhdon më tej Bartholdy, në luftë qëndronin gjithnjë pranë njeri-tjetrit, zakon ky që ishte i përgjithshëm tek ky popull, me qëllim që nëse njeri prej tyre vritej, të tjerët të kishin mundësi t’ia merrnin hakun e ta tërhiqnin të mos e zinte armiku. (Burimi: Bartholdy, vep. e përm., f. 243). Ata edhe në sulm, edhe në tërheqje ishin pranë njeri-tjetrit. Një dukuri e tillë si ajo që pamë tek Çaparenjtë e Luaratit, ishte e njëjtë edhe tek Daljanenjtë e Konispolit. Mehmet bej Daljani, nga paria e Konispolit, në mbrojtjen e Prevezës nga forcat e Ali Pashës, mbështetës kryesor të tij besnik e që kishte vendosur në pozicionet kyçe, kishte vëllanë e vet, Mehmet bej Daljanin me njerëzit e tij.

LUFTËTARËT SULJOTË

I njejti zakon ishte edhe tek luftëtarët shqiptarë suliotë. Historiani grek i fundit të shek. XIX, Kr. Kristovasilis në veprën e tiJ (‘K. Kristovasilis’, The Eroika thainata ton Soulioten kai Souliotidhen, London, 1887) U tregon se forcat suliote sa herë që përballeshin me forcat e Ali Pashës, pjesëtarët me lidhje gjaku qëndronin pranë njeri-tjetrit. Historiani grek përshkruan një rast sesi njeri nga kapedanët e Sulit, Diamanti Mallami, përzgjodhi 100 trima suliotë nga të vetët dhe i vendosi në pararojë të suliotëve, që vinin nga Parga të ngarkuar me ushqime e armatime për të siguruar mbrojtjen e tyre nga forcat e Ali Pashës, që u kishin zënë të gjitha shtigjet nga mund të hyhej në Sul. Çamët pas betejave të suksesshme, kishin për zakon ta festonin fitoren mbi armikun me këngë e valle. Valltari i parë për të hedhur valle luftëtarët përzgjidhnin më trimin. Ai jo vetëm hiqte vallen çame, por ja thoshte edhe këngës. Trimi që këndonte kishte një zë të fuqishëm si një britmë luani e jo si zë njeriu. (Burimi: ‘K. Kristovasilis’, The Eroika thainata ton Soulioten kai Souliotidhen, London, 1887)

VESHJA KOMBËTARE

Kur flasim për veshjen shqiptare, thotë Faik Konica, ka aq kostume shqiptare sa ka edhe krahina. Vizitorët e huaj, që e kanë shëtitur Shqipërinë e Poshtme, kanë vërejtur se kostumet popullore shqiptare janë të bukura e befasuese. Nuk mund të flitet për kostumet shqiptare në Çamëri, pa përmendur Çajrëllin. Ai ka qenë mes çamëve të krahinës së Margelliçit në vitin 1880. Ai përshkruan një veshje festive të çamëve, parë në një manifestim të madh popullor, që organizohej në fshatin Mazerrek. Ai në librin e tij shkruan për kostumin kombëtar çam, kontrastin e ngjyrave, që e bënte veshjen çame të bukur dhe madhështore. Lidhur me këtë Çajrëll shkruan: “Grupet piktoreske të malësorëve, kësulat e fustanellat e tyre, bënin kontrast me livadhin e gjelbër e me armët e tyre të çuditshme, që vezullonin në diell… Shqiptarët dalloheshin vetëm nga këmishët e kollarisura, nga shkëlqimi i xhaketave dhe madhështia e brezave, në të cilat kamat e pistoletat ishin të vëna në një nemur të madh, që nuk dalloheshin dot”. (Burimi: V.Chirol, vep. epërm., f.231-250). Është me interes të përmendim përshkrimin që i bën Pukvili veshjes çame dhe elegancën që u jep ajo banorëve të asaj krahine: “…Udhëtari që do të shikojë ata çamë, që do të kenë shpëtuar nga sundimi feudal i sovranit të Janinës dhe një rënie mortaje98, do të njohë me vështirësi ata burra të bukur, me ato qëndisma të bukura lara-lara të veshur me kostume të shkëlqyer dhe të ngarkuar me ar të çmueshëm, që ngjasin sikur të ishin një koloni ushtarësh të Pirros të pasur me plaçka të Trojës, që kanë zbarkuar sërish në Epir. (Burimi: Pouqueville, Voyage… vep. e përm., vëll. I,f 530). Kostumi kombëtar çam ka tërhequr vëmendjen jo vetëm të studiuesve të huaj, por edhe të historianëve grekë. Njëri prej tyre, Spiro Mela, në njërin nga librat e tij shkruan: “Çamët me rrobat e tyre elegante e luksoze, këmisha të bardha të gjata, të qëndisura anash me ar dhe fermelete, xhamadanët të shkurtër bojë vishnje me shirita të qëndisura me ar e të përpunuar me shije të hollë, me pistoleta të lara me argjend dhe thika të ngjeshura në brez e me guna të gjata”. (Burimi:Sp. Mela, To lintari… vep. epërm.,f. 274).

Historiani çam Jani Sharra, kur flet për kostumin karakteristik çam,  “Veshja tradicionale çame, thotë autori, ishte kostumi kombëtar: fustanellat e bardha, kalcat e bukura dyngjyrëshe lidhur me fjongo me xhufkat e mëdha me ngjyrë të zezë, me këmisha të bardha e me mëngë të gjëra, me jelek të zi ose blu… të qëndisur me gajtan, me brezin në mes, ku vendosnin edhe koburen. Në kokë mbanin feste me xhufkë.

Përfaqësuesit e krahinës së Çamërisë e kishin për krenari të përfaqësonin atë krahinë në forumet më të larta të kohës. Kështu p.sh. dy nga figurat më të njohura të Çamërisë, Vejsel Bej Dino dhe Abedin Pashë Dino kishin shkuar në Kostandinopojë me kostumet e tyre kombëtare të qëndisur me ar.(Burimi: “Dokumente për Çamërinë…”, vep. e përm., dok.166, f-301). Veshja shqiptare në Çamëri, ashtu si në mbarë viset shqiptare, nuk ishte gjithnjë një veshje uniformë. Kostumet kombëtare, që kërkonin copa të shtrenjta dhe punim të hollë artistik, për shkak të gjendjes ekonomike, ishin në gjendje t’i përballonin vetëm klasat e pasura, bejlerët dhe agallarët e Paramithisë, të Margelliçit, të Filatit, të Lauaratit, të Konispolit, Delvinës, Prevezës, Pargës etj., shtresat e ulëta nuk mund të përballonin një veshje të kushtueshme. Shtrenjtësia, vë në dukje Heinrry Mercey, është një nga arsyet pse u zhduk kostumi kombëtar në Shqipëri. Heinrry Mercey në fillim të shekullit XX (1907) vuri re në Çamëri se në disa zona larmia shumëngjyrëshe e veshjeve kombëtare shqiptare dalëngadalë po tjetërsohej për shkak të civilizimit. Tek banorët e Pargës, thotë ai, veshja e tyre ndryshonte nga fqinjët e tyre shqiptarë: “Veshjen pjesërisht shqiptare e ruanin gratë çame vetëm në fshatin Rrapëz dhe Aija, ndërsa fustanella shqiptare vazhdonte të ruhej vetëm tek parganjotët e pasur. Ata që e ruanin veshjen tradicionale, theksonte autori, ishin me prejardhje nga Suli, Paramithia ose Arpica, ndërsa burrat shqiptarë të shtresave të ulëta i kishin qëndruar besnikë veshjes së thjeshtë shqiptare. (Burimi: Heinrry Mercy, Sohn Verlang, Pragë 1907, f. 18-22).

VALLJA ÇAME

Vallja çame është vallja më përfaqësuese e fisit arbëror. Ajo shpreh më së miri shpirtin e çamit. Studiuesi arvanitas, Aristidh Kola, që është marrë me studimin, bukurinë dhe mjeshtërinë e valles çame, ve në dukje, se ajo shpreh dhe tregon figurën e shqiptarëve. Ajo me lëvizjet e saj jep krenari, bukurinë e virtytit dhe tregon se është një valle triumfale, që nuk e ka shoqen në botë. Tiparet karakteristike të bukurisë dhe madhështisë së valles çame, ia jep kërcimtari i parë, i cili mbahet me kujdes e mjeshtëri nga valltari i dytë, ndërsa kërcimtarët e tjerë i shoqërojnë dy të parët. Ata të gjithë së bashku krijojnë një ansambël të bukur dhe shprehës me lëvizjet e tyre. Në përgjithësi vallja çame është valle burrërore dhe kërcehet vetëm nga burrat. Ajo kërcehej në dasma e gosti, por ajo siç e kemi theksuar, kërcehej para se të fillonte beteja, pas betejës e fitores, por edhe gjatë armëpushimit. Sot vallja çame në Greqi është deformuar nga grekët. Kush do ta shohë origjinalitetin e valles çame, shkruan Aristidh Kola, si këndohet e kërcehet, të shkojë ta shohë tek çamët e krishterë të Çamërisë.

PARAGJYKIMET

Gjarpri në ëndërr personifikonte hasmin. Një çami, kur i priste rrugën një gjarpër, e konsideronte prapsi dhe udhëtari kthehej nga kishte ardhur. Udhëtarit kur i priste rrugën një qen, ishte mbarësi.

Në Çamëri, si për myslimanin, ashtu edhe për të krishterin, ishte zakoni që të mos nxirrte nga shtëpia natën as vaj, as kripë dhe zjarr. Çami paragjykonte se nxjerrja jashtë shtëpisë e tyre natën, largonte mbarësinë e shtëpisë. Kur shtrohej sofra e bukës për të ngrënë, në fillim vendosej një copë buke, që donte të thoshte se ajo shtëpi të mos kishte kurrë zi buke. Fëmijës së vogël i priteshin thonjtë, kur bëhej një vjeç. Para se f ia prisnin, ia lyenin thonjtë me miell, që të kishte fat, madje ia hapnin pëllëmbën e dorës që të bëhej bujar, pastaj ia pritnin thonjtë. Thonjtë e prerë i mblidhnin me një shami të pastër dhe i vendosnin në një brimë muri, brenda avllisë së shtëpisë, që sipas tyre të mos dilte jashtë shtëpisë mbarësia. Fëmijës kur i dilte dhembi i parë, njeri nga pjesëtarët e familjes ia prekte me një monedhë floriri, që të mos i binin shpejt. Personi i parë që e diktonte dhëmbin e fëmijës, i bënte një dhuratë simbolike.

Kur një çifti nuk i rronin fëmijët, tek të dy besimet në Çamëri veprohej pothuaj në të njëjtën mënyrë: një javë pas lindjes së fëmijës, e merrnin atë dhe e nxirrnin në një rrugëkryq. Të krishterët e kishin për zakon që njeriu i parë që e gjente fëmijën, bëhej nun i tij, ndërsa myslimanët vepronin ndryshe: nuk nxirrnin fëmijën në rrugëkryq, por teshat e tij, që ia linin atje.

BESIMET TEK VENDET E SHENJTA

Në Çamëri kishte shumë vende që i konsideronin të shenjta si myslimanët, ashtu edhe të krishterët. Ato shpesh frekuentoheshin nga pjesëtarë të familjeve e të sëmurët për të larguar nga vetja të ligat dhe sëmundjet. Në Margëlliç, në vendin e quajtur “Qerrakar” afër Spatharatit, ishin ca ullinj shekullorë. Midis tyre ishte edhe një ulli qindravjeçarë e mbahej si më i vjetri, me një trung shumë të trashë e me shumë tunele të vogla, që trupi i tij përshkohej tejpërtej. Vendasit besonin se një i sëmurë, kur e kalonte tri herë zgavrën e ullirit dhe kur dilte në anën tjetër ose po të linte plaçka nga të vetat, ai shërohej. Njerëzit e afërt, që e shoqëronin fëmijën a të sëmurin, pasi u jepnin pakëz ujë dhe e futnin dhe e nxirrnin tri herë nga zgavra e ullirit, largoheshin me bindjen e plotë se të keqen e kishin lënë tek zgavra e ullirit. Qerrakari frekuentohej dendur nga banorët e kazasë së Margëlliçit e rrethinat, sidomos ditën e enjte, që ishte edhe ditë pazari në Margelliç. Një vend që konsiderohej i shenjtë nga banorët e rrethinave të Filatit, ishte në fshatin Koskë. Në vendin e quajtur “Ujth”, ishte një brez shkëmbor i thepisur me një lartësi rreth 15m. Në faqet e lëmuara të këtij shkëmbi dukej sikur ishte skalitur në gurë një pëllëmbë e hapur e dorës së njeriut. Banorët e fshatrave për rreth atë shkëmb e kishin pagëzuar “Guri i shenjtë”. Myslimanët pëllëmbën e hapur të dorës, që iu dukej në shkëmb, e konsideronin dorën e shenjtores Fatime, ndërsa të krishterët atë pëllëmbë e quanin të shenjtorit Gjon. Nga faqja e shkëmbit, pranë “pëllëmbës së dorës”, verë e dimër, rridhte pa pushim një rrëkezëz e vogël uji. Ai vend, ditën e parë të muajit të majit, vizitohej kryesisht nga gra myslimane e të krishtera që nuk lindnin, të sëmurë me të meta mendore, të paralizuar. Të sëmurët, me ujin që rridhte nga faqja e shkëmbit, lanin duart dhe fytyrën, futeshin në nje zgavër të atij shkëmbi, ndërroheshin dhe plaçkat që hiqnin i linin aty.

Edhe në fshatin Reçat të Gumenicës, respektohej një vend i shenjtë. Ai ishte tek vendi i quajtur “Stani i Dashos”, që quhej ndryshe dhe “guri me birë”. Zakonisht atë vend e frekuentonin njerëzit që kishin sëmundje kronike. I sëmuri kalonte tri herë nëpër hapësirën që kishte zgavra e gurit dhe linin tesha nga ato që i hiqnin të sëmurit pranë gurit me birë, duke thënë: “lamë rrobat të na kthesh shëndetin”. Këtë refren i sëmuri ose të afërmit e familjes e përsërisnin tri herë.

Çamët, pa marrë parasysh besimin e tyre, kanë një respekt të madh për burimet e ujit. Ata jo vetëm që kujdesen për rregullimin dhe sistemin e tyre, duke u krijuar mundësi njerëzve të shuajnë etjen, por mes burimeve, ndonjërin e veçojnë si të shenjtë. Në atë burim ndërtojnë një kamare të vogël, thotë Pukëvili, vend i destinuar për të lënë kalimtarët të holla dhe dhurata simbolike. Asnjë njeri nuk kalonte në burimin që ishte në “Koqino Lithari” (Shkëmbi i Kuq), ose tek çezmja e Gravës në Gumenicë, pa lënë ndonjë dhuratë: për të prishur syrin e keq ose f i pushonin ethet ose ndonjë sëmundje tjetër, që i vuante pjesëtari i familjes së kalimtariT.(Burimi: Pouqueville, Voyage…, vëll.I, kap. 29). Në fshatin Gurëz të Filatit, në perëndim të tij, ishte një vend që quhej “Vulister” dhe pranë një are që quhej “Klisheza”, ishte një krua. Si kruan, ashtu edhe arën “Klisheza”, banorët e fshatrave të “Shkallës së Zorjanit” të Filatit, i quanin vende të shenjta. Tek kroi të krishterët ndiznin kandile me vaj, myslimanët hidhnin të holla. Në “Vulister” as myslimanët dhe as të krishterët, nuk prisnin dru dhe nuk punonin atje, se e quanin vend të shenjtë.

ZIJA

Me gjithë presionet e kishës e të xhamisë, tek shqiptarët e Çamërisë, pa dallim feje, kishin mbetur të pandryshuara disa zakone në ditë zie ose morti në familje. Të vdekurin, si myslimanët edhe të krishterët, natën e parë e përgjonin të afërmit e familjes e të fisit, e ruanin mos ta kapërcente ndonjë mace. Ata besonin se ai do të shndërrohej në djall (shpirt i keq). Kur përcillej xhenazja nga shtëpia, atë ditë nuk fshihej shtëpia. Mendohej se po të përdorej fshesa, vdekja do të merrte edhe pjesëtarë të tjerë të familjes. Shtëpia që kishte humbur pjesëtarin e familjes, myslimanët, për dyzet ditë (natë e ditë), mbanin të ndezur një kandil edhe llambë me vajguri, ndërsa të krishterët qiririn.

GRATË FISNIKE ÇAME, MISIONARE TË PAJTIMIT E MBROJTËSE TË IDENTITETIT (4) – Nga Hajredin Isufi, historian

Në vite e dekada, populli çam në trojet e tij të lashta, u detyrua të përballoj me një qëndresë heroike shovinizmin grek. Përballë këtij realiteti, banorëve të Çamërisë iu desh të forconin unitetin mes tyre, ti gjendeshin pranë njëri-tjetrit në çdo situatë, të ruanin me fanatizëm gjuhën e bukur shqipe e traditat shekullore, por dhe të kapnin armën për mbrojtjen e dinjitetit. Sipas historianit Hajredin Isufi, një rol të rëndësishëm në këto situata të rënda, ka luajtur gruaja fisnike çame. Ajo u kthye në ‘Ambasadore’ e pajtimit pas hasmërive e konflikteve, por dhe luftëtare për mbrojtjen e lirisë, nderit e dinjitetit. Lidhur me këto, në vazhdim, historiani Isufi sjell dëshmi konkrete dhe interesante…


DOKET DHE ZAKONET

Doket dhe zakonet në Çamëri, si pjesë e dokeve dhe zakoneve të shqiptarëve, kishin të përbashkëtat e tyre, por dhe të veçanta. Këtë, e kanë vënë në dukje studiues të njohur shqiptarë, por dhe shumë të huaj. “Doket dhe zakonet e myslimanëve dhe të krishterëve në Çamëri, shkruan Vasil Krapsiti, janë të njëjta dhe këto ishin në vazhdim të një tradite të lashtë”.(Burimi: Vas Krapsites, Oi mousulmanoi…vep. f. 22-23). Ato nuk ndryshonin fare nga ato të shqiptarëve dhe nuk kanë asgjë të përbashkët me ato të grekëve.

Në radhë të parë dua të ve në dukje një veçori karakteristike që e has në çdo shtëpi çamë: furrën tipike, të ndërtuar me baltë për pjekje. Atë furrë në vitin 1990 e gjeta edhe në një qoshe të kullës së Marko Boçarit në Sul, ndërtuar rreth 200 vjet më parë.

BESA

Institucioni i besës, që është një veçori karakteristike e shqiptarëve, luajti një rol të madh në rregullimin e marrëdhënieve shoqërore edhe në Çamëri. Çdo i huaj që shkel tokën çame, turk, evropian, grek apo kushdo qoftë, që guxonte të kalonte në territorin çam, do ti sigurohej mbrojtje kur i jepej besa. Ai, shkruan Bartholdy, do të gjente mikpritje dhe siguri.(Burimi: Bartholdy, vep. e përm.,f. 260). Sipas zakonit shqiptar, edhe në Çamëri, asnjë çam, qoftë ky mysliman apo i krishterë, nuk guxonte ta prekte jabanxhiun, që ishte në besën e një çami tjetër. Në emër të besës, në të gjithë hapsirën çame, hasim edhe të drejtën e strehimit. Azilin, për një person që ndiqej nga qeveria turke, ishin të detyruar ta respektonin jo vetëm bashkësia e fisit ku ishte strehuar, por gjithë fshati. Cënimi i të drejtës së mikut a të azilantit ishte një rast tepër i rrallë në Çamëri dhe kur ndodhte kjo, shoqërohej me pasoja deri në konflikte të hapura. Se sa të fortë e kishin çamët besën, po sjellim nëj shembull: Foto Xhavella, kapedan i Sulit, në një rast që ishte rob tek Ali Pasha në Janinë, nën presione të forta të Pashait, u detyrua të shkonte nga Janina në Sul, duke i lënë peng të birin Aliut. Ai u dërgua kundër vullnetit të tij nga Pashai i Janinës për të bindur suljotët me autoritetin që gëzonte, ti dorëzoheshin Aliut pa qëndresë. Foto Xhavella, sapo arriti në sul, mblodhi kuvendin e Sulit dhe u tha:”Jam dërguar nga Ali Pasha t’ju bind ju të dorëzoni Sulin. Propozimin e tij unë e pranova tua përcjellë ju, por unë nuk do ta pranoj kurrë atë që dëshiron Valiu i Janinës, me gjithë se për mua është e rëndë se nuk e mbajta besën, fjalën e dhënë. Por është hera e parë që e shkel këtë dhe e bëj ndaj një tirani që na ka mashtruar në besë disa herë!” (Burimi: K.Kristovasili, Ta iroika thaimata ton Soulioton kai Souliotidhon, En London-1887, faqe 182)…

HAKMARRJA

Zakoni i hakmarrjes, si në shumë vise shqiptare, ishte mjaft i përhapur dhe në krahinëne  Çamërisë. Hakmarrja-shkruan Mit’hat Frashëri, ka shërbyer deri në një afër mase si institucion rregullues, i aftë për të ngjallur respekt për njeriun dhe për të parandaluar të keqen.(Burimi: Mit’hat Frashëri. ‘Çështja e Epirit’, Tiranë, 1998, faqe 113). Hakmarrja kishte ligjet e veta të pashkruara, por që respektoheshin plotësisht. Zakoni i hakmarrjes ose i marrjes së gjakut, ishte një detyrim që gjaksi mund t’i nënshtrohej me përulësi. Në Çamëri shpesh plasnin grindje midis dy familjeve të së njëjtës farë, një lagje me një lagje tjetër, një fshat me një tjetër. Këto grindje shpesh ndizeshin për shkak të shkeljes së besës, mos mbajtjes së fjalës së dhënë, të prekjes së kullotës, të vrasjes së një qeni, të goditjes së një personi për çështje nderi ose prekjen brenda territorit të juridiksionit të personit ku kishte bujtur. Individi a fisi që prekej, mbrojtjen e tij nuk mund ta gjente me anën e organeve të ligjit, sepse mungonte shteti i së drejtës, kështu problemi merrte rrugën e zgjidhjes me anën e vetëgjyqësisë me armë.(Burimi: Pouqueville, Voyage dans…, Vëll.Il, kap.29, f.562). Gjakmarrja në pabesi në Çamëri, si në të gjitha viset shqiptare, dënohej ashpër. Bartholdy ve në dukje se për atë që vret në pabesi, çamët kanë ligje të ashpra. Atë e dënojnë me gjobë të rëndë, shkatërrojnë madje edhe shtëpinë dhe e ndalojnë për ta rindërtuar atë”. Ky zakon ndaj vrasësit në pabesi, shkruan Pukëvili, tek çamët vazhdoi derisa Çamëria u vu nën sundimin e Ali Pashës në vitin 1813.(Burimi: Cituar më lart).

Studiuesit e huaj zakonin e egër të hakmarrjes në Çamëri, “rebelimet e tyre të shpeshta, përgjithësisht ia atribuonin shpërdorimit të besës”.

(Burimi: Hobbouse, vep. E përm., f.144). Hobhaus, që është një tjetër anglez, ndan të njejtin mendim me bashkë kombasin e tij Martin Leake, duke shtuar se “tradhtia është një ves që zor e gjen mes tyre.(Burimi: Pouqueville, Voyage…, vep. E përm., Vëll. I,f. 566-567).

PAJTIMI

Ndërmjetës për t’u dhënë fund konflikteve të tilla në Çamëri bëheshin edhe gratë. Shqiptaret çame, ambasadoret e paqes, të veshura me respektin publik, thotë Pukëvili, kalonin pa rrezik dhe pa frikë në frontet e luftës, vijat e zjarrit dhe nuk njihej ndonjë rast që të ishte prekur ky seks. (Burimi: Pouqueville, Voyage…, cituar më lart). Bisedimet zhvilloheshin në odat e krerëve të fiseve gra me gra dhe me lotët që rridhnin pa rreshtur nga sytë e tyre. Në vend që të bënin diskutime, ato qanin, nxirrnin në shesh mjerimin e përbashkët të familjeve të tyre, psherëtisnin për fatin e burrave të humbur që ishin pothuaj vëllezër ose të të afërmve të tyre, mbasi lidhjet e të njetit gjak ishin mjaft të përhapura mes shqiptarëve.(Burimi, ai i më  sipërmi). Duke patur të njëjtin interes, thotë më tej Pukëvili, ato dëshironin pajtimin, që do t’u mbronte atyre burrat, djemtë, vëllezërit dhe të mirat. Ato venë e nxisin për të shkuar pranë burrave të zemëruar djemtë dhe vajzat, që u drejtojnë atyre lutje të prekshme. Dhe bisedimet e tyre, të denja për qytetërim më të lartë, rrallë mbaronin pa sukses. Inatet dhe zemërimet sado të mëdha, binin ndaj zërit përulës të fëmijëve dhe palët shpërndaheshin. Vendosej paqja. Mendimi i çamëve ishte se lufta dhe paqja ishin të mira ose të këqija të përkohshme. Ky ishte një zakon çam. Pajtimi mes fiseve dhe individëve në Çamëri, bëhej shpesh atëherë kur shtrohej nevoja e kompaktësisë së fiseve për të përballuar armikun që rrezikonte vendin, nderin dhe lirinë. Në këto raste ndërhynin krerët e fiseve dhe njerëzit më me influencë për pajtim. Falja bëhej në prani të kryepleqve me emër të dy fiseve ose të dy fshatrave. Në Çamëri ndodhte shpesh që edhe vetë marrësi i gjakut ta falte gjakësorin, kur shihte se armiqësia mes tyre dëmtonte interesat e vendit, ose bëhej shkak për shuarje familjesh e fisesh të tëra. Fisi i madh i Boçarenjve në Sul, ishin në armiqësi e gjakmarrje të vjetër me fisin e Bakallenjve, sepse Gogo Bakalli i kishte vrarë të atin Marko Boçarit. Armiqësia mes dy fiseve të mëdha suljote kishte vazhduar për vite me radhë në të gjitha veçoritë e hakmarrjes të zakoneve çame. Këta dy fise ishin në armiqësi mes tyre, por secili prej tyre nuk kursente asgjë për të mbrojtur Sulin nga rreziku, madje edhe duke u flijuar për të. Në një rast, kur komanda turke në Janinë përgatitej të sulmonte Sulin me forca të shumta e ta pushtonte atë, Marko Boçari, njeri nga kapedanët kryesorë suliot, kur pa se Suli dhe jeta e nderi i suljotëve ishte në rrezik, hasmëritë e vjetra duhej t’ia linin vendin bashkimit dhe të harroheshin të shkuarat. Në këto rrethana Marko Boçari, përballë interesave të bashkësisë suliote, ndërmori një vendim sa të mençur, aq edhe burrëror: vendosi t’ia falte gjakun e babait të tij, vrasësit Gogo Bakallit. Boçari, ndërkohë me anën e dy kapedanëve suliotë, Kutuli dhe Janaq Rangon, e ftoi në një takim Gogo Bakallin, armikun e tij, dhe në prani të dy kapedanëve të tjerë, shtriu dorën për tu pajtuar. Dhe ashtu të katër, siç ishin në atë çast solemn të pajtimit, hartuan planet për të sulmuar taborret turke në kampet e Janinës. (Burimi: S. Mela, To lintari… vep. e përm.,f. 390).


DËSHMI ANGLEZE PËR TRIMËRINË ÇAME

Udhëtari anglez, Valentino Chirol (Çajrëll), bëri një shëtitje në vitin 1880 nëpër të gjithë krahinën e Çamërisë. Ai u gjend mes çamëve në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Udhëtimi i tij i fundit në këtë kohë ishte zona e Margëlliçit. Ai nga paria shqiptare e vendit dhe në mënyrë të veçantë nga Vesel Pashë Dino, njeri nga drejtuesit kryesorë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, mësoi se në fshatin Mazrrek do të bëhej një manifestim i madh, ku do të shprehej qëndresa e vendosur e shqiptarëve për të mos lëshuar asnjë pëllëmbë nga trualli shqiptar në Shqipërinë e Poshtme. Anglezi, nga kontaktet e para që pati me çamët në kazanë e Margëlliçit, krijoi bindjen e plotë se ata qëndronin si roje të vendosura në jug të Shqipërisë dhe kishin për detyrë të mbronin deri në pikën e fundit të gjakut të tyre vendin e nderit e të rrezikut, që u ishte besuar. Anglezi konstatoi se qëndresa çame, që rritej dita-ditës para syve të tij “nuk shprehte urrejtje për helenizmin, përkundrazi, shkruan ai, ata në shumë mënyra kishin ndjerë influencën e kulturës helene për të mirë. Ata ia detyrojnë asaj shumë nga edukimi i tyre që zotëronin”. Dhe më tej vazhdon: “Por nuk kanë qenë të prirë të sakrifikonin të drejtat e tyre për qëllimet e politikës së Athinës. Po t’i trajtonte Greqia ato mbi baza barazie, nuk do të kishte asgjë që t’i ndalonte nga një lidhje e ngushtë midis kombeve..(Burimi: V. Chirol, po aty). Konkluzioni që kishte arritur anglezi ishte më se i vërtetë. Çamëve nuk u interesonte të shkëmbenin sundimin e Stambollit me atë të Athinës. Dhe për të parandaluar një përfundim të tillë, çamët u mbështetën jo vetëm në armët e tyre, por edhe në ato të shqiptarëve në veri të lumit Kalama, interesat themelore të të cilëve ishin njëlloj në rrezik me të tjerët, por në drejtësi të Evropës.(Burim i mësipërm). Është e qartë se ajo që e frymëzonte këtë lëvizje të fuqishme nuk ishte fanatizmi fetar kundër fqinjëve të tyre helenë, por zgjedhja e tyre kombëtare, e cila tek shqiptarët ishte më e fuqishme sesa në të gjithë vendet e lindjes.


KUVENDI I PAJTIMIT NË MAZRREK

Dhe tani le të kthehemi tek mbledhja e madhe e Mazrrekut dhe në një dukuri interesante të pajtimit të gjaqeve, që manifestuan personat që ishin në hasmëri mes tyre. Disa qindra malësorë çamë, mes tyre edhe figura të shquara të Margëlliçit, Mazrrekut, Karbunarit, Luaratit, Pargës dhe Prevezës, ecnin drejt vendit ku ishte caktuar mbajtja e kuvendit të madh popullor. Ata i printe Vejsel Pashë Dino, hipur në një kalë të bardhë dhe rrethuar nga paria e vendit, të cilët për nga veshja e stolitë që mbanin, dalloheshin nga të tjerët. Ndërkohë, shkruan Çajrëll, turma ecte duke lëshuar thirrje mbrojtje me luftë të territoreve shqiptare, duke shkrehur në ajër pisqollat e tyre me tytat e gjata që i ndiznin me fitil. (Burimi: V. Chirol…). Çamët manifestues, që ishin rreth dymijë vetë, shkruan anglezi, zunë vend nën hijet e ullinjve, të cilët stolisnin rreth e rrotull një lëndinë. Për anglezin ishte befasuese pamja e atyre malësoreve “të gjatë e të pashëm, të zbukuruara me fustanellat e pastra e me xhaketat e qëndisura. Qëndrimi i tyre krenar, bile më shumë se armët e tyre të ngjeshura në brez, tregonte qartë se ishin të një race të shquar luftëtarësh, të cilët as Ali Pasha nuk kishte arritur f i nënshtronte plotësisht.(Burimi: Cituar më lart).Anglezi, në veprën e tij, një vend të rëndësishëm i kushton fjalës së Vejsel Dinos para të pranishmëve, “Fjalët e tij, shkruan autori, merrnin krahë e fluturonin. Ai dukej sikur aspironte në shpirtrat e çdo njeriu që ndodhej aty, derisa erdhi fjala e fundit, kur çdo njeri prej tyre vazhdonte të përsëriste atë me gjithë shpirt: Rroftë autonomia e Shqipërisë!” Ndër skenat më befasuese për të huajt ishte pajtimi : “…ndërmjet malësorëve të mbledhur në livadh ishin edhe shumë nga ata, që u përkisnin fshatarëve e familjeve që ishin në gjakësi të vjetër. Solemnisht këta që kishin qenë aimiq të egër deri dje, iu afruan Pashait dhe e detyruan veten, që me puthjen e faqes të hiqnin dorë botërisht nga hasmëria e tyre përballë rrezikut kombëtar. Një gjë e tillë nuk ishte parë ndonjëherë, më tha Pashai. Dhe dëgjo këtu, shtoi ai, duke më treguar një malësor të shkurtër. Këta janë ortodoksë… sot ata kanë ardhur pa u thirrur në këtë festë. Por kur të shpërndaj armët, unë do t’u jap me të njëjtin besim si Pjetrit, ashtu edhe Ahmetit”. Nga pasazhet që përshkruam dy janë konkluzionet kryesore: Së pari, çamët nuk prireshin nga fanatizmi fetar dhe urrejtja kundër helenëve, fqinjëve të tyre. Çamët nuk i lejonin vetes të bëheshin as skllevër të Perandorisë Osmane, as grekë dhe as turq. Ata në radhë të parë, siç thotë Çajrëll, ishin shqiptarë e pastaj pasues të profetit”. Së dyti, edhe çamët myslimanë, ashtu si edhe bashkëkombasit e vet të krishterë, kur ishte në rrezik vendi, e fshinin hasmërinë me puthjen e paqes.

ORGANIZIMI FISNOR

Organizimi fisnor tek shqiptarët e Shqipërisë së Poshtme, ishte i njëjtë me atë të viseve të tjera shqiptare. Pukvili ndarjen e

shqiptarëve të Sulit në fise e merrte si një zakon mbarëshqiptar me origjinë të vjetëR. (Burimi:Pouqueville, vep e përm, vëll. lI,f.211).

Mendim të njëjte me historianin francez ndanë edhe studiuesi i njohur Milto Kurtinianni në veprën e tij. (Burimi:Milto Kurtinianni, Topasaliki tou Joaninou stin epohi tou Ali Tepelena, (1788-1822), f 112). Remerand thotë se Çamëria, megjithëse ra nën sundimin osman, ajo nuk ndryshoi asgjë nga organizimi fisnor i saj i mëparshëm. Feudalët e rinj të islamizuar, ecën në traditën e paraardhësve të tyre të krishterë, të cilët jetonin si sovran të vegjël e të pavarur. Ata nuk njihnin autoritetin e pashallarëve të emëruar prej Portës së Lartë, por nga ana tjetër, për sa kohë që nuk kishin prej tyre ngacmime, nuk shfaqnin ndonjë qëndresë armiqësie. Por kur pashai ngatërrohej në punët e tyre, të gjithë këta të fundit formonin një front të përbashkët kundër të njëjtit armik.

‘LIDHJA ÇAME’

Duke krijuar frontin e përbashkët kundër të njëjtit armik, në Çamëri formohej ajo që quhej ‘Lidhja Çame”. Burimi: G. Remerand, “Les grandes figuresdelorient”, Tom II, Paris). Milto Kurtinianni kur ndalet tek organizimi fisnor në Çamëri, thekson se komuniteti ishte i ndarë në fise, por udhëheqësit e tyre nuk mungonin të bashkoheshin me të tjerë të jashtëm për fuqizimin e pozitës së tyre dhe për të rritur influencën në zonën e tyrE. (Burimi:M. Kurtinianni, Topasaliki…. vep e përm.f.122). Fiset në Çamëri, si në mbarë viset shqiptare, ishin të lidhur me njëri-tjetrin. Çdo familje mbronte shtëpinë dhe pronën e tij. “Në Paramithi, shkruan Bartholdy, çdo fis ka juridiksionin e tij. Fiset e mëdha kanë dhe influencë më të madhe në çështjet publike”. (Burimi:Bartholdy, Voyage… vep e përm, f.245). Familja ishte baza e shoqërisë. Kryetari i familjes ishte burri. Ai drejtonte familjen e vendoste për çdo gjë. Ai mbronte jetën, nderin dhe pasurinë e familjes. Gruaja kishte pozitë inferiore. Ajo lindte fëmijë, merrej me rritjen dhe edukimin e tyre e me punët e shtëpisë. Gruaja ishte nën urdhrat e dyfishtë të burrit dhe të vjehrrës. Kjo dukuri transmetohej nga brezi në brez.

Dosja “Hajdari”- Izet Haxhia akuzon Berishën: Pagoi 1 milion euro për të më eliminuar, nëse hapet dosja…

Izet Haxhia, i denuar per vrasjen e Azem Hajdarit eshte paraqitur serish sot ne gjyq, ne Gjykatën e Tiranës, e cila pritet te rivendose në afat ankimimin në Apel për çështjen e ngritur prej tij, ate te rihapjes se dojes “Hajdari”.

Ndryshe nga hera e pare, kete radhe Haxhia eshte prezantuar vetem me nje kemishe te bardhe dhe pa xhakete.

Ka hyre ne gjyq, ka pershendetur me dore nga salla dhe me pas ka shkembyer disa fjale me avokatin e tij. Me pas eshte pozicionuar ne vendin e tij.

Trupa gjykuese qe perbehet nga gjyqtari Besnik Hoxha tha se gjykata eshte njohur me dosjen dhe kerkesat e paleve.

Ne seance foli edhe vete Haxhia, i cili akuzoi serish ish-kryeministrin Berisha se ka paguar 1 mln euro per eliminimin e tij. “Nese behet rigjykim do ta provoj kete”- tha Haxhia ne gjyq. Trupa gjykuese terhiqet per vendim, i cili pritet te shpallet ne oren 15:00.

Cfare ndodhi seancen e shkuar

Avokati i Haxhisë, Bashkim Nikolla, paraqiti të plota të gjitha argumentet ligjore se përse Izet Haxhia, i cili është dënuar me 25 vjet burg në mungesë për vrasjen e Azem Hajdarit, duhet rigjykuar. Edhe kësaj here debati gjyqësor është vendosur te forca madhore e ankimimit dhe nëse vërtet Izet Haxhia është njoftuar sipas ligjit për procesin ndaj tij në Shqipëri.

Prokurori Petrit Bicaj ngul këmbë se Haxhia është njohur me vendimin, ka pasur dijeni dhe nuk ka pasur forcë madhore që e pengonte ta ankimonte atë në Apel. Ai dorëzoi disa shkresa pranë gjyqtarit Besnik Hoxha, që sipas tij provojnë pretendimet e akuzës.

Mirëpo, këto shkresa u kundërshtuan nga avokati Bashkim Nikolla, i cili tha se nuk kanë të bëjnë aspak me njoftimin sipas ligjit të klientit të tij, se ndaj tij kishte proces gjyqësor. Avokati tha se klientit të tij i është mohuar e drejta që të vihet në dijeni hollësisht dhe menjëherë me akuzën që i bëhet, për të drejtat e tij.

Gjithashtu, sipas tij, Izet Haxhia është gjykuar në mungesë, nuk ka marrë dijeni për zhvillimin e seancave gjyqësore ndaj tij dhe si rrjedhojë nuk ka qenë prezent në këto seanca.

“E drejta e ankimimit ndaj një vendimi gjyqësor është e drejtë ngushtësisht personale e të pandehurit, të cilën ai mund ta ushtrojë vetë ose ta delegojë. I pandehuri, sipas nenit 410 të Kodit të Procedurës Penale pika 1 dhe 2, mund të bëjë ankim vetë ose përmes mbrojtësit, kundër vendimit të dhënë në mungesë sipas formave të kërkuara nga ligji”, tha avokati Nikolla. Ai solli përvojën e Gjykatës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut në disa raste si edhe citoi edhe vendime unifikuese të Kushtetueses. Sipas avokatit, vërtetohet se gjykimi i kësaj çështjeje në të gjitha shkallët e gjykimit është zhvilluar në mungesë të të pandehurit Izet Haxhia dhe pa dijeninë e tij. Ai nuk ka lëshuar asnjë lloj prokure për avokatin që e ka përfaqësuar në gjykimin e Gjykatës së Shkallës së Parë. Haxhia nuk ka pasur dijeni për ankimimin që i është bërë vendimit në Gjykatën e Apelit Tiranë, e cila e ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë.

Vetë Izet Haxhia provohet se nuk ka bërë deklarime përpara organeve proceduese. I pandehuri Izet Haxhia, në vazhdimësi, deri më datën 08.05.2018 kur u ekstradua, ka qëndruar në Turqi, nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të autoriteteve shtetërore të këtij vendi.

Vërtetohet që drejtues të Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë i kanë komunikuar Ministrisë së Drejtësisë së Turqisë, më datën 06.04.2007, garancitë e Shtetit Shqiptar për rigjykimin e Izet Haxhisë dhe ai ka marrë edhe letër nga Presidenti turk, Erdogan, lidhur me këto garanci, si edhe nga Ministria e Drejtësisë turke.

Haxhia sulmon prokurorin: Shërbëtor i Berishës

Ish-truproja i Berishës, Izet Haxhia, ishte i pranishëm ditën e djeshme në sallën e gjyqit. Që në nisje të tij, ai dha një mesazh në letër nga kafazi prej xhami, ku propozonte për martesë të dashurën e tij dhe përgjigjja që mori disa orë më pas përmes rrjeteve sociale ishte pozitive. “Të dua pafund, të dua përjetë, a pranon të martohesh me mua?”, ishte letra e Haxhisë para se të niste seanca gjyqësore. Pas nisjes së seancës, Haxhia dha pikëpamjet e tij për çështjen. I njohur me kundërshtitë e prokurorit Bicaj, ish-truproja i Berishës ka sulmuar prokurorin.

“Ky prokuror, shërbëtor i Berishës…”, ka thënë Haxhia, përpara se të ndërpritej nga gjyqtari Besnik Hoxha, i cili i ka tërhequr vërejtjen që të flasë më me etikë në sallën e gjyqit dhe pa emocione. Më pas Haxhia ka vijuar fjalën e tij, duke akuzuar prokurorin se i shërben ish-Kryeministrit Berisha, i cili sipas tij ka pasur frikë nga ekstradimi i tij në Shqipëri.

“Procesi im i ekstradimit ka zgjatur shumë në kohë dhe kjo është bërë qëllimisht. Shikoni rastin e Aldo Bares, që ka qëndruar në Turqi. Ai u ekstradua shumë shpejt, brenda një viti, ndërsa ekstradimi im u zgjat që nga viti 2005 deri tani. Kjo është bërë qëllimisht nga qeveria “Berisha”. Berisha ka pasur frikë të përballej me mua. Unë di shumë gjëra për Berishën dhe që i djegin. Di shumë krime dhe do të flas për to nëse më jepet e drejta përpara një trupe gjykuese të pavarur. Ndaj unë kërkoj rigjykim. Jam dënuar në mungesë, nuk më është dhënë mundësia të mbrohem”, tha Haxhia, duke kërkuar sërish në një farë mënyre ballafaqim me ishKryeministrin Sali Berisha.

Klementin Mile:“Bashkim Shehut nuk i leverdis të përgjigjet pse jeton në Spanjë me pensionin e Mehmetit si hero lufte”

Edhe pse në mënyrë të tërthortë, Bashkim Shehu hodhi poshtë akuzat, sipas të cilave, ai ka vendosur të jetojë në Spanjë për shkak të pensionit të të atit, ish- Kryeministrit Mehmet Shehu, i cili ka marrë pjesë në Luftën e Spanjës. Gjatë intervistës në vijim, Shehu u shpreh se “u thanë edhe gjëra të pavërteta, spekulime d. m. th pse rri në Spanjë edhe nuk kthehem në Shqipëri. Gjëra të tilla, nuk e di, s’e kuptoj…”. Akuzat e drejtpërdrejta për këtë çështje kanë ardhur pikërisht nga një pedagog i Universitetit Europian të Tiranës, ku Shehu dha një cikël leksionesh. Duke iu referuar një prej “Forumeve në UET”, ku ishte i ftuar Bashkim Shehu, pedagogu Klementin Mile shkruan në gazetën “MAPO”: “Shkaktar i heshtjes së Bashkim Shehut mund të jetë vetë ai. Si shumë individë të tjerë të lidhur direkt me udhëheqjen e dikurshme komuniste të vendit, Bashkimi mund të jetë duke u treguar fleksibël. Atij mund t’i leverdisë më shumë të heshtë se sa të flasë. Për shembull, atij nuk i leverdis të thotë se arsyeja kryesore pse jeton në Spanjë është se kështu mund të tërheqë pensionin si hero lufte që shteti spanjoll i jep babait të vet, Mehmetit. Ndoshta te Bashkim Shehu mund të bashkekzistojnë shkrimtari i mirë, përkthyesi i shkëlqyer dhe biri i ish- Kryeministrit komunist vetëm në heshtje”.

Edhe pse në mënyrë të tërthortë, Bashkim Shehu hodhi poshtë akuzat, sipas të cilave, ai ka vendosur të jetojë në Spanjë për shkak të pensionit të të atit, ish- Kryeministrit Mehmet Shehu, i cili ka marrë pjesë në Luftën e Spanjës. Gjatë intervistës në vijim, Shehu u shpreh se “u thanë edhe gjëra të pavërteta, spekulime d. m. th pse rri në Spanjë edhe nuk kthehem në Shqipëri. Gjëra të tilla, nuk e di, s’e kuptoj…”. Akuzat e drejtpërdrejta për këtë çështje kanë ardhur pikërisht nga një pedagog i Universitetit Europian të Tiranës, ku Shehu dha një cikël leksionesh. Duke iu referuar një prej “Forumeve në UET”, ku ishte i ftuar Bashkim Shehu, pedagogu Klementin Mile shkruan në gazetën “MAPO”: “Shkaktar i heshtjes së Bashkim Shehut mund të jetë vetë ai. Si shumë individë të tjerë të lidhur direkt me udhëheqjen e dikurshme komuniste të vendit, Bashkimi mund të jetë duke u treguar fleksibël. Atij mund t’i leverdisë më shumë të heshtë se sa të flasë. Për shembull, atij nuk i leverdis të thotë se arsyeja kryesore pse jeton në Spanjë është se kështu mund të tërheqë pensionin si hero lufte që shteti spanjoll i jep babait të vet, Mehmetit. Ndoshta te Bashkim Shehu mund të bashkekzistojnë shkrimtari i mirë, përkthyesi i shkëlqyer dhe biri i ish- Kryeministrit komunist vetëm në heshtje”.

Edhe pse në mënyrë të tërthortë, Bashkim Shehu hodhi poshtë akuzat, sipas të cilave, ai ka vendosur të jetojë në Spanjë për shkak të pensionit të të atit, ish- Kryeministrit Mehmet Shehu, i cili ka marrë pjesë në Luftën e Spanjës. Gjatë intervistës në vijim, Shehu u shpreh se “u thanë edhe gjëra të pavërteta, spekulime d. m. th pse rri në Spanjë edhe nuk kthehem në Shqipëri. Gjëra të tilla, nuk e di, s’e kuptoj…”. Akuzat e drejtpërdrejta për këtë çështje kanë ardhur pikërisht nga një pedagog i Universitetit Europian të Tiranës, ku Shehu dha një cikël leksionesh. Duke iu referuar një prej “Forumeve në UET”, ku ishte i ftuar Bashkim Shehu, pedagogu Klementin Mile shkruan në gazetën “MAPO”: “Shkaktar i heshtjes së Bashkim Shehut mund të jetë vetë ai. Si shumë individë të tjerë të lidhur direkt me udhëheqjen e dikurshme komuniste të vendit, Bashkimi mund të jetë duke u treguar fleksibël. Atij mund t’i leverdisë më shumë të heshtë se sa të flasë. Për shembull, atij nuk i leverdis të thotë se arsyeja kryesore pse jeton në Spanjë është se kështu mund të tërheqë pensionin si hero lufte që shteti spanjoll i jep babait të vet, Mehmetit. Ndoshta te Bashkim Shehu mund të bashkekzistojnë shkrimtari i mirë, përkthyesi i shkëlqyer dhe biri i ish- Kryeministrit komunist vetëm në heshtje”.

…Ja si e përshkruan Shqipërinë Lumo Skëndo në vëllimin e dytë të “Kalendarit Kombiar” të vitit 1898 – Nga Zylyftar Hoxha

Siç është bërë e njohur, para disa muajsh fondacioni arsimor, kulturor dhe humanitar Alternativa për të Ardhmen (ALSAR) ribotoi në origjinal në katër vëllime të 22 numrat e “Kalendarit Kombiar”, që i përkasin periudhës kohore, nga viti 1897 deri në vitin 1928, të botuesit të njohur rilindës, Kristo Luarasi. Kalendari përbëri një ngjarje me interes të madh kulturore të vitit që jemi. Ai u përurua në Tiranë dhe në Prishtinë, me një pjesëmarrje të gjerë të akademikëve, historianëve, gjuhëtarëve, pedagogëve të universiteteve, studentëve etj. 500 kopjet e përmbledhjes iu dhanë falas institucioneve shkencore, bibliotekave, muzeumeve historikë, instituteve të ndryshëm, akademikëve, punonjësve shkencorë dhe njerëzve të tjerë interesuar.

KRISTO LUARASI

Meqenëse botimi kishte një numër të kufizuar kopjesh, dhe shumë njerëz nuk kanë patur dhe nuk kanë mundësi ta sigurojnë, sipas rastit dhe mundësisë që do të na krijojë gazeta “Dita”, do të japim herë pas here pjesë të tij.

Në këtë numër do të japim një përshkrim interesant gjeografik të Shqipërisë të asaj kohe, dmth, të fundit të shekullit të 19-të, kur Shqipëria ishte pjesë e Perandorisë Osmane dhe kur ende nuk kishte filluar copëtimi i saj nga fqinjët dhe Fuqitë e Mëdha. Në atë kohë nuk bëhej fjalë për “Shqipëria të Madhe”, “Shqipërinë Etnike” apo “Shqipërinë Natyrale”, pasi këto janë terma që u vendosën vonë, pas copëzimit të Shqipërisë në vitin 1913 nga Fuqitë e Mëdha. Pavarësisht mungesës së një shteti, bëhet fjalë për një Shqipëri 88 mijë km katror, tre herë më të madhe seç është sot Republika e Shqipërisë!

Këtë shkrim po e sjellim në vëmendje të lexuesit edhe për një arsye tjetër: për gjuhën e bukur, të virgjër e të patrazuar shqipe, në dialektin e toskëve të jugut. Vëllimet e para të Kalendarit Kombiar, deri në vitin 1909, kur Kongresi i Manastirit vendosi alfabetin e ri që përdoret edhe sot, janë shkruar me Alfabetin e vjetër me gërma cirilike. Ndaj më është dashur që ta “deskriptoj”, duke ruajtur parimin fonetik, shqiptimin dhe nuancat gjuhës së një shekulli më parë.

***

Shqipëria. Cop’ e dheut që ka në jugët mëngën e Artës dhe Greqinë, në verit Maln’ e Zi, Jenipazar  dhe Sërbinë, në perëndim detnë Adriatik dhe Jonianë e nga ana e lindjes zgjatet nga mëng’ e Selanikut e gjer në Vranjet quhet Shqipëri, vend i djemve të  Shqipes; atje rri kjo “racë e bukurë, e mençme, trime dhe me vetija të mira”, si kundër thonë shkronjësit e huaj.

Male

Shqiptarët si dhe shkaba janë hequr në malësit, se Shqipëria është pothua në vend fjesht mal, por fort i bukurë e plot pyje dhe kullota.

Mali Sharr ka majën më të lartë nga gjithë malet që janë në sinit të Ballkanevet: Lubatini në mest të Prizrenit dhe t’ Ysqypit, është një majë e lartë 3050 metra mbi faqet të detit. Sharri lëshon dega në verilindjet dhe futet në Sërbi; nga ana e jugës degët e Sharrit janë: Korabi i veshur në bredh në dushk e në bushk, Jublanica në mest të Elbasanit e të Strugës që ka majë 2280 metra të lartë; më posht Elbasanit zë mali i Polisit, 1800 metra; Gramosi në Kolonjë, 2300 metra i lartë; mali i Sanolikes, 2500 metra i lartë dhe malet e Pindos (të Mecovës) që na ndajnë nga Greqia dhe hyjnë brenda në Thesalitë.

Jashtë Sharrit: mal i Galishicës në mes të kënetit të Ohrisë e të Prespës; Peristeri, i lartë 2600 metra, në jugët të Manastirit dhe Nereçka dhe Viçica më poshtë.

Brenda Sharrit, malet Shkodrës: Taraboshi, Cukali, Bori dhe Muranja, me borë që s’çkrijnë as në verë, si dhe të Lubatinit, male të veshur ndër ah, gështenja, frashnje, bredh etj.

Tomorri. Plot me të mirë (sikundër e besojnë vendësit) dhe maj’ e tij afër Beratit, 2400 metra e lartë, që nxjerr zë të tmerruar (nga të fryrit e erës në mes të shpellave): Dhembeli, pa pyje, por plot kullota dhe maja e Nemërçkës afër Përmetit; malet e Çikës, të lartë 2100 metra dhe tërë bushk e dushk; maleve të Çikës (Himarës) që moti u thoshin malet e Rrufesë (qeravnos), se atje bëhet fort dendur tërmet dhe bubullima, dhe pandehet se Grekërit e vjetër në këto male besonin, se aty ishte Plutoni, perëndi e Skëterrës.

Veç këtyre maleve të mëdhenj t’ emërtojmë dhe: malet e Mirditës, Krraba, Koloborda pranë Elbasanit. Mal’ e Ostrovicës; Radomi dhe Qarri në Kolonjë; Malete Sulit dhe të Mishqelit mbi Janinë.

Lumenj

Natura, vendit dhënë i ka dhënë shi sa duhet për të ujitur dhe të apijë çdo bimë dhe lumenjtë rrjedhin më ç’do anë. Më të mëdhenjtë janë: lum i Nartës që del nga malet e Mecovës dhe rrjedh në mes tënë dhe të Thesalisë.

Lumi i Zi (Gliqi) që shkon nga Suli e derdhet në det nja tre orë nën Pargët; Grekët e vjetër këtë lumë të vogël e quanin Akeron dhe i thoshin lum i Skëterrës se është i zi me serë, shkon nga vende moçalinë dhe natën kërcejnë flaka mbi të.

Lumi i Kallamasë që kujtohet se del nga kënet i Janinës nën det, qëmoti quhej Thiamis.

Vjosa, plot pishq, që del afër Mecovës, shkon nga Konica, Përmeti dhe merr këmbën Drino afër Tepelenës, këtij lumi të vjetrit i thoshin Aos.

Semani që ka dy këmbë të mbëdha: Devollë dhe Ergjendin. Devolli është dy këmbë: njëra del nga Nemërçka, tjetra nga Gramosi, të cilat bashkonen ndë këneta e Va bëntrokut, marrën dhe një vijë që del nga ky kënet; më tej Devolli përhapet në fushët afër Korçës; bën kënetet e Svirinës e Maliqit, shkon në veri të Tomorricës, dhe nën Berat duke u bashkuar me lumnë e Beratit që i thonë edhe Ergjent, merr emrin Seman, shkon nga Myzeqeja dhe derdhet në det  t’ Adriatikut.

Shkumbija, që del nga malet e Gollobordës, shkon afër Elbasanit dhe Peqinit. Shkumbija ndan nga mezi Shqipërinë dhe në veri janë Gegët, e në jugët Toskët, që kanë në mes të tyre aqe ndryshim sa kanë dy sytë e një balli.

Arzeni dhe Ishmi që dalën nga mali i Kërrabës dhe ujitin fushën e Tiranës.

Drini i Zi, që del nga këneti i Ohrisë, nëpër mest të Strugës; ngjitet në veri shkon afër Dibrës, arrin në katund të Lumës ku merr ujërat e Drinit të Bardhë, i cili del nga malësie Ipekut; pastaj të dy bashkë nën emrin Drini i Zis e kthehen nga perëndimi, bëjnë një gjysmë rrote, shkojnë afër Lezhës dhe bien në det. Drini është një lumë i fortë, shum’ i bukurë dhe shkon nga vende t’egër me pyje e me shkëmbenj.

Bojana që derdh ujët e kënetit të Shkodrës në det.

Vardari që del nga malet e Lumës, ngjitet në Tetovë, bën nga Lindja, shkon nga Ysqypi nget drejt Jugës, lak Qyprylinë dhe posht derdhet në mëngë të Selanikut.

Ibri që shkon nga fush’ e Kosovës dhe  hyn në Sërbi.

Kënetët

Në verit, Liqeni i Shkodrës që kemi përgjysmë me Malin e Zi. Liqeni i Shkodrës, nëntë orë i gjatë dhe nja pesë orë i gjerë, është rrethuar nga male të zhveshur, e me fusha fort pjellore nga Juga.

Këneti i Plavës, i vogël, por fort i bukurë. I Ohrisë, në formë të një veje, 100 qillometra të katërçipta dhe i thellë 100 deri në 150 metrauhësh në kohë të Romanëvet Lihnidos, është fort i kthjelltë, shumë i bukurë dhe plot pishqe shumë lloj. Këneti është 570 metra më i lartë nga deti. I Prespës. Rrumbullak dhe 60 metra i thellë, pandehet se ky kënet bashkohet me të Ohrisë, me një lumë që shkon nën mal të Galishicës. Këneti i Vantrokut; kënët i Kosturit; kënet i Svirinës e i Maliqit që i bën Devolli e që janë pak të thellë. Këneti i Tërbufit e një tok të tjerë në Myzeqe; po këta janë fort pak të thellë dhe anët janë plot moçalinë, zhukë e kallame. Këneti i Janinës, i bukurë, me një nisi të vogël në mest, në të cilët u vra Ali Pasha në vitin1822.

Fusha

Në verit kemi fushën e Kosovës që është 500 metra më e lartë nga deti; fush’ e Shkodrës dhe e Zadrimës. Fushn’ e Shkodrës pothuajse çdo mot e mbyt Drini; fush’ e Ysqypit.

Fush’ e Manastirit që nga Perlepi e gjer në Follorinë. Kjo fushë që është më e madhja dhe më pjellorja e gjithë Shqipërisë, është 15 orë e gjatë dhe tre orë e gjerë.

Fush’e Korçës, 4 orë e gjatë.

Fush’ e Tiranës, plot pyje dhe ullinj.

Fush’ e Myzeqesë, fort e gjerë por tërë moçalinë e plot ethe. Kjo fushë mund të qërohet e mund të bëhet një vend pjellor që të mos ketë shoqe.

Fare në jugët e fush’ e Janinës, e Filatit dhe e Lurës.

Tregëri

Nga të mos pasurit ndë dhe siguri, tregëria në Shqipëri është shumë pas. Qendrat në të cilat bëhet tregëria janë: Shkodra, Durrësi, Vlora, Saranda, Preveza dhe Manastiri.

Nga Shkodra del në mot 170.000 qillogram, qillogrami është (ok e re domethënë 312 dërhem) lesh; 100.000 qillogram sumak; 200.000 copë lëkurë dhije, deleje, lepuri etj. disa mijë ok li, vaj dhe pak mëndafsh dyllë mjalti.

Nga Durrësi del: lëkurë 25.000 copë; vaj, misër, tërshërë, farë liri, duhan, dru për të djegur dhe për të bërë anije, dhe nja 50.000 okë lesh.

Nga Vlora nja 50.000 ok lesh, 18.000 lëkurë; misër dhe fasule, vaj ulliri: 10.000 shekuj, 150.000 ok valanidh (lënde dushku për lëkurët); kripë, 500.000 litra verë; pishq të kripur, breshka dhe shushunja.

Nga Qimara del bushk (dru zbukurimi) fort shumë. Nga Saranda del cërmëdela (dru i verdhë), vaj lesh dhe lëkurë. Nga Preveza pak lëkurë, lesh, duhan, tabako, lënde dushku etj. Nga Manastiri drithë, verë dhe raki, mollë të Ohrisë dhe kumbulla.

Këto plaçka më të shumat venë në Trieste, ca në Brindis; drutë venë në Maltë; dritha në Korfus e në të tjera nisi të Greqisë.

Shqipëria nga Preveza gjer në Shkodër është anë detit, por veç Qimariotëve shumë pak të tjerë kanë anije, prandaj tregëri e vendit tënë bënet me anijet e të huajve dhe ne, humbasim një fitim të madh dhe të lehtë.

Mjeshtëritë

Në Gegëri  bota janë më punëtorë dhe ç’do gjë që kanë nevojë e bëjnë vetë: punojnë leshnjë, linë, mëndafshin; në Prizren dhe në Jakovë punojnë armët dhe bëjnë shumë gjëra me fill argjendi: ashtu edhe lëkurët.

Në Shqipërinë e Jugës bota sa venë e po bëhen shumë përtasës dhe u pëlqen më mirë të rrinë me duar në gji e të varfërë, se sa të punojnë. Andaj dhe në më të voglin fshat, njerëzia vishet me plaçkë të huaj. Veç ca velenxa dhe guna, s’bëjënë gjë tjatër, por ç’do plaçkë e sjellin së jashtmi. Është keq dhe turp i madh që të rrimë kështu si jemi sot. E thamë sa është i bukur e i mirë dheu ynë: të duamë me një çikë  punë mund të bëhemi të pasur e të lumtur. Fajin e kemi vetë.

Metale

Shqipëria, si mirret vesh, është plot metale; por asnjë s’punohet. Afër Korçës ka huj (thëngjill guri), si dhe afër Durrësit, dhe në malet mbi Sarandë, po s’punohen. Në Selenicë afër Vlorës del një serë fortë e mirë. Në malet e Qimarës gjendet squfur, afër Konicës kristal shkëmbi (dyr); në malet afër Vlorës gjendet kripë (si kripë e Pirevit). Në Konicë, në Përmet, në Lesh, ka banja squfuri të ngrohta; afër Dibrës dhe Ysqypit banja squfuri. Afër Manastirit, në Eqshi-Su është një ujë i thartë, fort i mirë për të pirë.

Si nga të tjerat gjëra në Shqipëri, as nga metalet s’del ndo një fitim.

 

Ç’pjell dheu ndë Shqipëri?

Shqipëria ka vendin fort të bukurë. Klima e saj në jugët dhe anës detit është e ngrohtë, dhe në veri pakëz e ftohtë, por e shëndoshë. An’ e detit nga Preveza e në Vlorë, po më tepër Çamëria është si një kopsht parajse: s’bie kurrë, pothua, dëborë dhe vapave të mëdha as emrin s’ua dinë. Atje bëhet ulliri sa një lis, portokaleja, limoni, qitroja, shëga sa një kokë njeriu. Afër Qimarës, në Palasë, bëhet edhe hurmaja sado që s’jep pemë. Prapë nga Vlora e në Ulqin, an’ e detit është plot pyje dhe ullinj; çdo drit bëhet në këto anë si dhe orizi në vende që ka ujë: në Myzeqe, afër Peqinit; e në Margariti del një oriz i mirë.

E tërë Shqipëria është pjellore: Vendet e unjët japin çdo drithë e pemë, vreshtë etj. Dhe pyjet janë plot kullota e të veshur me dushk, ah, bushk, bredha, gështenja, arra, lajthi etj. Malet me kullota ushqejnë bagëti dhe  lumenjtë dhe kënetit ziejnë nga pishqet. Pyjet e thellë ushqejnë dhe ujq, derra, arinj, drerë, sorkadhe gjepura, kunadhe etj.

Malet e Ohrisë e të Tetovës janë me emër në tërë faqen e dheut. Ver e prizerenit, e kosturit dhe e Ohrisë janë për t’u mbajtur në gojë. Duhani i Metojisë (fush’ në mes të Ipekut, Jakovës, Prizerendit dhe Mitrovicës) e i Beratit, fasulet (groshet) e Ysqypit janë fort të mira.

Fush’ e Myzeqesë të qërohesh, sikundër e thamë, do bëhesh një vend pjellor që do të ushqente tërë Shqipërinë. Fush’ e Manastirit mbush botën me grurë, elp, misër etj. Fush’ e Korçës ka disa vjet që ka zënë e po bëhet moçalinë, dhe pa shkuar shumë kohë do të bënet fare baltë, kështu është edhe gjysma e fushës së Lurës: këto vende që shkel uji dhe fush’ e Zadrimës që mahnitet njeriu duke parë sa është pjellore, po që çdo mot e mbyt uji dhe s’lë të punohet, me pak mundim mund të qërohen dhe të hapen vijëra që të mos mbetet uji.

Me gjithë këtë pjellori që ka dheu, Shqiptarët mezi gjejnë bukë të hanë! Ç’është shkaku i kësaj mënxyre”

“Shkaku i kësaj varfërie që e bën njeriun të qanjë, është se Shqiptarët janë (na vjen ligsht ta themi) janë përtesësh e më tepër se arëbërës janë barinj: duan më mirë të venë  me dhen se sa të punojnë dhenë. Veç kësaj dhenë e punojnë në një mënyrë fare të prapambeturë, domethënë s’kemi zënë ende (akoma) të përdorim dituri të dhédhënjes për të nxjerrë sa më tepër bimë. Të tëra këto vinë se jemi gjysmë t’egër e s’kemi zënë të qytetërohemi, kemi mendjen fare me të tjera gjëra e jo me punë e me mirësi”.

Po një nga ngajet e mëdha të varfërisë në të cilën rrojnë Shqiptarët sot, është mos pasja e rrugëve dhe urave. Megjithse ç’do njeri në Shqipëri paguan ç’do mot një pagesë të madhe guvernës, me nonjë anë të vendit tënë s’ka udhëza, dhe kjo ndalon fort vajtjen dhe ardhjen, të shpënët e plaçkave, dhédhënjen dhe tregërinë; pa le njerëzit dhe kafshët rrëzohen çdo ditë nga rripat, a mbyten në lumenjtë, me qenë se s’ka udhë gjëkund.

Njerëzia (popullsia) e Shqipërisë

Shqipëria kështu siç thamë që nga Greqia te Mali i Zi e në Sërbi; nga Adriatiku e në mëngët të Selanikut e gjer në Istip, ka më tepër se 800.000 qillometra të katërçipta dhe më shumë se 2.500.000 njerës. Ky vend, që s’ka të drejtë njeri të thotë se s’është Shqipëri, me 80.000 qillometra të katërçipta të saj, bëhet pothua dy sa Sërbia. Po ç’është ky vend përpara ati që kishin mbuluar Pellazgët d.m.th. Shqiptarët e njëzet shekulla më parë?

Veç shqiptarëve të Shqipërisë, janë edhe 300.000 Shqiptarë në Greqi; në Atik, Beoti, në nisurat Eube, Andra, Idra, Speca, Salamina e në Moret. Janë nja 200.000 Shqiptarë n’Itali, në Kalabri e në nisitë të Siqelisë. Shqiptarët Italisë po e mbajnë gjuhën e tyre më mirë se ata të Greqisë. Shqiptarët e Italisë kanë vajtur nga Shqipëria si erdhë Turqit në vendin tënë e pastaj. Të Greqisë ca më parë dhe ca më pastaj.

Veç këtyre, Shqiptarë kemi edhe në Mal të Zi, në Bosnje, në Dalmaci, dhe më tepër në Sërbi, e cila mori pa nonjë të drejtë: Nishnë, Vranjën dhe Leskovaçnë, që ja dha Kongresi i Berlinit më 1878. Duke vështruar sa shqiptarë janë në vendit të tyre, Sërbija dhe Greqia mos hapin gojën e të thonë, që në Shqipëri ka shumë Sllava a Grekër: ç’janë nja 30.000 Grekër n’anët e Janinës e më pak se kaq Shqeh në Metohi e në Yrqyp ca të pakë bullgarë afër Manastirit? No një Stat mbi dhet nuk është fjesht një komb. Vallë pa njerës që s’janë Shqeh ka Sërbia dhe Greqia? (Sërbia ka më tepër se 250.000 Vllehë, Shqiptarë, Bullgarë, Tyrq; dhe Greqia, thamë që vetëm Shqiptarë ka 300.000). Andaj dhe Shqipëria pse ka nja dhjet Grekër në jugët, disa Vllehë e Turq afër mëngës së Selanikut, dhe ca të pak Bullgarë e Serbër nga lindj dhe veri-lindja, njeri nuk na ndalon të themi, ky vend është fjesht Shqipëri; dhe ky vend ka qenë kurdoherë i Shqiptarëvet; të huajt kanë ardhur më pastaj, tani afër.

Serbët vetëm më 640 pas Krishtit dhe Bullgarët në shekullët të nëntë kaptuan Tunën, më parë ishin në anët të veriut të këtij lumi.

Thamë që lumi Shkumbi ndan Shqipërinë në mes dhe njerëzit e anës së veriut quhen Gegë e të jugës Toskë. Toskët ndahen në disa farësh, si: Çamër, Labër, Toskë fjesht etj; dhe Gegët me më shumë farësh, po më të mëdhatë janë: Mirditasit, Matjanët, Dukagjinasit, Klementët, Gjoshi, Shala, Kastrati.

Shqiptarët pa ardhur Tyrqit e të marrin vendin tënë qenë të tërë të Krishterë: Katolikë në veri, Ortodoksë në jugët. Pasdaj ca me hirë, ca me pahirë zunë e u bënë myslimanë dhe sot dy të tretat e Shqiptarëvet janë në Besët të Muhametit. Sado që Toskërinë e ka shkelur shumë Tyrku, Gegëria është fare otonomi dhe guverna vetëm një pagesë të prerë për njeri mer.

Bërësi: Lumo Skëndo

(Vijon)