Deri sot nuk mbaj mend të jetë anatemue e sulmue nji personalitet shqiptar i cilësdo fushë qoftë ai, sa po sulmohet Akademik Prof. Isa Mustafa , kryetari i LDK-së.
Neve si popull me kokën në krahnor pa pikë qafe vlojmë si xhezvja me kafe per gjithçka, dhe kur vlojmë sterpikët e vala percëllojnë per rreth pa asnji kontrollë, por dallojmë nga kafja e cila po u derdh mbi zjarr asaj i vjen nji aromë e kandëshme, ndersa fjalve tona kur në fazë vlimi i perdorim ju vjen era fekalje.
Nuk kam qenë kurr e as nuk jam perkrahes i klanit të LDK-së që e solli dhe e mban Isa Mustafën në krye të LDK-së, dhe jam nga ata militant të kësaj partie që pata ba nja dy shkrime e edhe disa komente në shkrimet e tjerve kur Akademik Isa Mustafa u zgjodhë Kryetar i LDK-së. Ashper dhe me indinjatë pata shkrue kur u rizgjodhë perseri Kryetar i LDK-së. Mirpo posa mu kujtue fjalimi i kandidatit Republikan per President i SHBA-vë i z. John Mc Kain që pat humb garën me kandidatin Demokrat të parin njeri me ngjyrë ( zezak ) z. Barak Obama, kur z. John Mc Kein doli para shtabit të vet elektoral dhe fillojë fjalimin tue permend z. Barak Obama, masa e madhe para ti fillojë me fishkëllima në shenjë indinjate dhe protesti, por i Madhi John Mc Kein ngriti kokën dhe ju tha butë por prerazi e me tonë qortues: ” ju lutem , ju lutem qetsi, z. Barak Obama deri sot ishte kundershtari im, por nga sot ai asht Presidenti im dhe i Atdheut tim SHBA-vë.”
Unë mesova se si asht demokracia nga ky fjalim i burrit të madh të SHBA-ve z. John Mc Kein. Shkrimet nuk kisha si i terhjek pas, por u bana pishman per to dhe mbylla gojen, e pranova Prof. Isa Mustafa lider të LDK-së dhe të tillë e konsiderojë edhe sot derisa Ai mban atë post. Më pelqeu mu apo jo ate e zgjodhen shumica e Këshillit Kombëtar të LDK-së dhe unë skam pse ta kundershtojë.
Kështu mendojë sepse edhe pse jam shqiptar , kam jetue 45 vjet në prendim dhe sado pak kam mesue per ti kuptue gjanat ashtu si janë e jo ashtu si unë deshrojë. Vetem neve shqiptarët e shofim ZI katran gjithçkafin që nuk asht ashtu si neve deshrojmë apo synojmë. Unë këtu krenohem se dallojë nga shqiptarët, nuk mendojë si ata.
Prof. Isa Mustafa dje dhe sot akuzohet e shahet dhe ata që bajnë këto poshtërsi unë i ndajë në grupe:
- E ofendojnë dhe shajnë disa perkrahes , disa votues e edhe militant të LDK-së.
- E ofendojnë dhe e shajnë enverostalinistët e shkaperderdhun në disa parti dhe sekte në Kosovë e që të gjithë janë të dalun nga LPK-ja gjakatare anmikja ma e madhe e Dr. Ibrahim Rugovës dhe LDK-së.
- E shajnë dhe ofendojnë kundershtarët direkt permbrenda partisë LDK, shkaku i rivalitetit.
- Dhe ma të tmerrshmit ofendues dhe gojëndytë jan masat injorante analfabete e shpifsave që sherbehen me shpifjet e tjerve të cilat i lexojnë në portale të ndryshme në internet si dhe në facebook.com.
Unë asnjihere nuk mundem të pajtohem me asnjenin grup. Dhe ja pse.Nuk pajtohem sepse ata të grupit të parë jan teper cikrrimtar, kan dikend mbrenda LDK-së që e simpatizojnë dhe e deshrojnë ate ta marr timonin e LDK-së. Janë ba me qindra shkrime shumë të liga nga njerzit e tillë . Nga njerëz që jan në gjendje të kacafyten me secilin person që flet keq per LDK-në, por aq shumë jan inatgji sa aspak se kuptojnë se me shkrimet e tilla që i bajnë ata e damtojnë padrejtësishtë, jo vetem Prof. Isa Mustafën, por ma shumë damtojnë vetë LDK-në. Kam has në qindra raste kur njerzit që kan urrejtje ndaj LDK-së derisa unë kam folë diçka si LDK-ist ata mu kan kundervu me argumente të shkrimeve të tilla. Te shkrimeve të njerzve që verbalishtë thonë se jan LDK-ista. Kam pas replika me disa nga ta dhe jam mundue tua spjegojë se shkrimet e tilla jan të damshme andaj nuk duhet me i shkrue. Nuk ju ka mjaftue fakti se me Isa Mustafën në krye LDK , per të paren here mori pushtetin ekzekutiv dhe per të paren here Kosova pat nji Kryeministër me vlera i cili perkunder vështirsive, perkunder sulmeve , perkunder shpifjeve e akuzave ai filloj ngadal, por sigurt ta stabilizojë shtetin , ta baj shtet ligjor, ta këthej shpresën per qytetarin e Kosovës se edhe Kosova nji ditë do jet shtet si duhet. As që dojnë ti shofin këto fakte, dhe as që i ndegjojnë po jua the. Për ta, Isa Mustafa asht i keq, ka fajë dhe duhet me e ndërrue.
Do i ceku disa nga fajet dhe mekatet që ja mveshin liderit të vetë.
E akuzojnë per fondin e ashtuqujtun 3%. Për qudi e akuzojnë ata që se kan dhanë vetë kurr asnji cent në këtë fond, por kan ndegjue apo lexue diku që LPK-isti Ibrahim Kelmendi ta ketë permend këtë fond dhe tash këta e kan fiksue në tru dhe e sulmojnë Isa Mustafën. Ata që kan pas direkt lidhje me fondin dhe që kan mbledh para per këtë fond e dinë fare mirë se Isa Mustafa ka qen vetem nji emen në nji qeveri pa seli qeveritare, pa konsolidim me ministra, dhe ku hierarkia qeveritare nuk ka funksionue fare. Aty ka qen vet shefi dhe Zoti Kryeministri Bujar Bukoshi. Nuk po them se Isa Mustafa si ministër i financave nuk ka pas fare qasje në fond, por po them se ai fond me urdhnin e Bukoshit i cili ka ba poshtersishtë marrveshtje me Xhavit Halitin asht kan jo vetem në kontrollim të Bukoshit , por edhe u pat ba pronë e Bukoshit. Vetë Bukoshi ka ba cmos me e bashkue atë fond me fondin e LPK-së , fondin Vendlindja thërretë që kontrollohej nga Ibrahim Kelmendi në fillim e cka ka ndodhë ma vonë nuk e di. Ama e di se fondi 3% i Norvegjisë që kontrollohej nga kryetari i Degës së LDK-së në këtë shtet, nga z. Fatmir Zymeraj diku në vitin 1998 u pat bashkue me ate Vendlindja Thërret të LPK-së. Dhe e di se shuma të mëdha të ati fondi jan keqperdor nga Fatmir Zymeraj dhe disa tjerë LPK-ista bashkveprues të Fatmir Zymerajt. Dhe poashtu e di se per këto keqperdorime ministri i asaj kohe i financave z. Isa Mustafa as që ka pas njohuni e as që ka mujt me i ndalue keqperdorimet. Nese dikush dyshon në këto që i9 them le ta shef pasurinë e Fatmir Zymerajt, le ta hulumton veprimtarinë e ti mafioze dhe do i shef lidhjet e këti njeriu me krahun e LPK-së. Kur erdhen në Oslo ( me urdhnin e Bukoshit ) Heroi i ndjer , ministri i Mbrojtjes së Kosovës Kolonel Ahmet Krasniqi bashk me zavendsministrin të ndjerin Agim Mehmeti dhe u takuen me Adem Demaqin e Xhavit Halitin ata i priti Fatmir Zymeraj dhe po ky Fatmiri me urdhnin e Bujar Bukoshit i dha 9 milion marka gjermane të cilat ministri Ahmet Krasniqi ja dha Xhavit Halitit pasi që aty u ba nji marveshtje per bashkim të të dy krahve të luftës. As per këto para Isa Mustafa nuk ka pas dijeni dhe ashtu si kemi ndegjue na tjeret mund ta ketë ndëgjue edhe Ai ma vonë. Kishin me ba mirë per fondin 3% të flasin me dokumente dhe me fakte të gjithë ata që nëper degët e mergatës tona kan pas pergjegjësinë për fondin3%. Duhet të flasin sepse kështu zbardhet misteri i këti fondi aq shumë të perfolun dhe që me mbi 90% ishin para të mergimtarve.
Pra per fondin 3% mos akuzoni Isa Mustafën , fajtor per gjithçka që ka ndodhë me atë fond asht Bujar Bukoshi që ishte shefi i Isa Mustafës.
Juve që thoni se e votoni LDK-në mos e sulmoni kryetarin e sajë me diçka që nuk qendron. Mos e sulmoni sepse ju po ju baheni referenca bllokut kundershtar politik si PDK, AAK dhe VV. Dhe keta mezi po presin me u kap diku per me sulmue e shkatrrue LDK-në.
LPK-istet e shkaperderdhun në PDK, AAK dhe VV e sulmojnë sepse ata gjithmonë objektiv të sulmeve kan pas Dr. Ibrahim Rugovën dhe LDK-në. Këta bandit LDK-në e quejn parti udbashe , titiste etj, dhe si shembull tash marrin faktin pse Prof. Isa Mustafa ishte pjesë e strukturave qeverisëse në Këshillin Ekzekutiv Krahinor në kohën kur Kosova ishte Krahinë Autonome e Jugosllavisë. Isa Mustafa ishte aty si ekspert dhe cka ka të keqe nese Ai ( e edhe neve tjeret ) kemi lind në atë kohë? A mos asht dasht që asnji nga shqiptarët të shkollohen dhe të punsohen?! Kështu ka deshrue edhe politika serbomadhe sespe ajo na ka dëshirue sharragji e hamalla. A ka nji fakt se derisa Isa Mustafa ka qen i punsuem në KEK të Kosovës i ka ba dikujt keq, e ka ba nji veprim antikombëtar?! Nuk ka , andaj pse ta sulmoni? Juve po shpifni se asnji arsye tjeter se kini.
Prof. Isa Mustafën e shajnë dhe ofendojnë edhe disa lakmitar per postin e të parit të LDK-së, pra disa rival. Të tillë janë Nexhat Daci dhe Fatmir Sejdiu.
Për qudi asnjihere se kam ndëgjue ta ket perfolë Isa Mustafën dikush nga kandidatët e mundshem per postin e liderit të LDK-së, p.sh. Anton Çuni, Prof. Haki Demolli e qak as Vjosa Osmani e cila publikisht ka dalë kunder Isa Mustafës per qashtje të koalicionit qeverisës me PDK-në , por asnjihere se ka akuzue me shpifje tjera sikur se kan ba disa here Nexhat Daci e edhe Fatmir Sejdiu.
Dhe per fund të gjithë këta se bashku me akuzat e tyne jan ba bibël e kuran per injorancen shqipfolëse të cilet nuk po kursejnë asnji banalitet të fjalorve gabel per ta sha, per ta denigrue e poshtrue liderin e LDK-së, ish kryeministrin e Kosovës dhe Akademikun , ekspertin e shkencave ekonomike Prof. Isa Mustafën.
Sot per pa asnji arsye , per asnji pik faji Prof. Isa asht ba si ai guri i zi i mallkuem i Qabes drejtë të cilit hudhin gurë lomshtija e njerzve injorant nga tan bota , njerëz të kombeve të ndryshme që veprojnë pa asnji logjikë , por vetem me instikt si insektet.
Mendojë se Kryetari i LDK-së ish Kryeministri i Republikës së Kosovës nuk e meriton me asgja këtë që ka perjetue dhe po perjeton.
Akademik Isa Mustafa ishte Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe Ai që nga dita e parë pas nënshkrimit të koalicionit LDK-PDK ishte verbalisht i sulmuem nga antarët e LDK-së , nga deputet si : Arben Gashi, Hatim Baxhaku, Shpëtim Bulliqi dhe pak ma but nga Vjosa Osmani, Anton Çuni dhe Armend Zemaj. Ditën që u formue qeveria dhe kur doli në foltore në Kuvend per betim si Kryeministër ate e gjujten me vezë , pra e sulmuen fizikisht “deputetët ” e VV-së. Jo shumë kohë ma vonë po këta “deputet” nxisin masat e qytetarve në Gjakovë që ta kundershtojnë ardhjen e serbve në atë qytet dhe gjatë protestës i gjujten me gur autobusët e serbve. Ministri i poasemnuem serb Aleksandër Jabllanoviq i indinjuem dhe me shpirtin e ti shovinist serb i quejti kopila ata që gjujten me gur autobusat. Kjo nga VV-ja u interpretue si ofendim per nanat shqiptare që ishte nji shpifje dhe nji keqinterpretim i qellimshem. Them kështu pasi që Jabllanoviqi nuk tha kopilat e grave shqiptare, por tha disa kopila gjujten autobusat me gur. Ky ofendim mund tu dedikohet vetem atyne që hudhen gur e jo të gjithë shqiptarve per ti ofendue nanat shqiptare.
U kerkue nga Kryeministri Isa Mustafa ta shkarkon nga posti menjihere Jabllanoviqin. Askujt nga kundershtarët e Isa Mustafës nuk i shkonte mendja se per ta shkarkue nji ministër ka procedurë dhe ligje dhe se kjo nuk mund bahet mbrenda natës, por don kohë. Mirpo VV-ja bashk me aleatet e sajë në opozitë AAK dhe NISMA doli në rrugë dhe ftojë edhe popullin të del me protestue kunder qeverisë së Isa Mustafës. U vandalizue qendra e kryeqytetit, dhjetra polic u pergjakën , disa nga ta teper rand me pasoja të perjetshme nga bllokat e granitit që vandalet e paguem me para të VV- së i nxirrnin nga trotuare e nga sheshi i Prishtinës. U demolue shumçka, ju vu flaka edhe veturave zyrtare të qeverisë. Ndertesa e qeverisë u gjujt me gas Molotovi. Ndertesa e Kuvendit u gjujtë me granata dore. Salla e Kuvendit të Kosovës mbushej me gas lotsjellës etj, etj vandalizma antiligjore .
Perpak dhe me shumë fat pat shpetue i gjallë zyrtari i qeverisë antari i PDK-së, z. Shasivar Haxhijaj.
Nuk mjaftojë vetem kjo por Kryeministrit Isa Mustafa ju gjuejt me granatë edhe shtëpia në fshat, ju perfol dhe u terrorizue i vëllai i ti i sëmuet.
Dhe gjithë këtë vandalizëm Akademiku e perballojë stoikisht , pa u perkulë asnjihere por vazhdojë me perforcimin e shtetit me ndertimin e institucioneve të shtetit.
Ishte teper e dhimbshme se si Isa Mustafa sulmohej dhe kundërshtohej pos nga opozita e etun per post dhe lakmija per pushtet edhe nga disa deputet të LDK-së.
Po mundohem ta spjegojë se ata deputet të LDK-së që kan sulmue Isa Mustafën per shkak të koalicionit me PDK-në, per mendimin tim ata kan qen aty si Kal Troje që kan ba punën e opozitës. Se kam të drejtë për këtë mendim timin, ja se çka ndodhi tash. U formue qeveria e PAN-it dhe Kryeministri Ramush Haradinaj shkarkoje Kryetarin e komisionit per demarkimin e kufijve z. Murat Mehaj dhe në atë post emnojë ” ekspertin” e kundershtarin e Isa Mustafës antarin e LDK-së z. Shpetim Bulliqi. Pse tash Ramush Haradinaj ban këtë veprim?! Pse nuk e emnojë nji antar apo perkrahes publik të ndonjenës nga partitë e koalicionit PAN, por emnon nji ish deputet të LDK-së së Isa Mustafës?! Per mu kjo asht dëshmi e pastër se Shpetim Bulliqi ka veprue nga mbrenda LDK-së kundër LDK-së. Dhe menyrën e veprimit e kishte gjetë lehtë pasi preku aty ku masat popullore shqiptare ishin të ndieshme. Preku qashtjen e demarkimit të kufinit me Malin e Zi.
Kundërshtar i Isa Mustafës shkaku i koalicionit me PDK ( keshtu deklarohej vetë) ishte edhe z. Hatim Baxhaku.
Ja tash koha tregojë se ai në LDK po sikur Shpetim Bulliqi paska qen per ta damtue LDK-në. A nuk doli tash Hatim Baxhaku në zgjedhjet lokale kunder qendrimeve të LDK-së e që ishin, që në Prizren mos ta perkrahin asnjenin nga kandidatët e balotazhit, pra as kandidatin i VV-së efendi Mytaher Haskuka dhe as ate të PDK-së z. Nezir Totaj. Piuni i VV-së mbrenda LDK-së efendi Hatim Baxhaku perkrahi kandidatin Mytaher Haskuka tu dal kështu haptas kunder LDK-së, kundër partisë antar i së cilës asht dhe e cila e kishte kandidue ate per Prizrenin, por që ky doli si i treti me vota. aty në Prizren.
Për fat antarët tjerë të LDK-së, kundërshtarët te koalicionit PDK-LDK heshtazi por sigurt u tërhoqën nga qendrimet që kishin ma heret sepse padyshim e hetuen lojën e pistë të kundershtarve politik të LDK-së dhe mbeten perkrah Kryetarit të tyne , perkrah Akademik Isa Mustafës.
Nuk do isha marr me këto emna , por shpresojë se disa simpatizant të LDK-së që spekulojnë me ta per ta shpreh indinjaten e tyne kunder Isa Mustafës do e kuptojnë se gjithçka ishte lojë nga opozita perfide e ashper dhe e etun per pushtet.
Akademik Isa Mustafa u perfolë e edhe sot perflitet se ka zhvat para nga shteti sa ka qenë Kryetar i Prishtinës. Në masat e popullit perfliteshin se ka pallate dhe prona marramendëse. Para se me tregue nji rast që me ka ndodhë, do shkruej habin time se si ata që e perfolin Isa Mustafën si kullak i pasun nuk e thonë asnji fjalë per pasunitë e ” kamandantve ” dhe ” luftëtarve ” të UÇK-së, pasunitë e njerzve që deri para luftës nuk kan shkelë me kambë në Prishtinë apo po ti kishe sjellë në Prishtinë do ishin frigue se humbin e nuk dine të këthehen në fshat. Të tillët sot kan prona milionshe në Prishtinë.
E tash po tregojë ndodhinë time. Familjarisht jemi miq me ish Ministrin e Drejtësisë dhe të FSK-së, Prof. Haki Demollin. Ato ditë kur u pat formue koalicioni qeverisës PDK-LDK , unë isha musafir në shtëpi të Prof. Haki Demolli. Vendosem të dalim diku në qytet ta pijmë nga nji kafe. Rrugës per qytet, Prof. Demolli ndalon makinën afër trotuarit të nji shtëpie. Kur ndalojë më pyeti; Bardh e din ti e kujt asht kjo shtëpi këtu? Jo Profesor i them unë, nuk e di. E miku im ti që je kritik ndaj Isa Mustafës e që edhe mund ta besosh pasunin e ti me pallate , ja kjo asht shtëpia e Isa Mustafës. Ajo ishte nji shtëpi që padyshim asht ndertue diku para 40-50 vjetve. Nuk ishte pallat, por nji shtëpi e thjeshtë. Mu kujtue fakti se Isa Mustafa i perket familjes së vjeter të ashtuqujtun Fanali që kan qen tregtar dhe pasanik në Prishtinë nepër vite.
Po a ka tjera shtëpia ky i them Hakiut unë? Po ka në fshat atje në pronat që i ka trashegim nga baba. Edhe atje ka shtëpi të thjeshtë, por që ka pallate diku nuk asht e vertetë. U binda, u ndjeva keq pse kisha besue ashtu verbnishtë në shpifjet e rrugaqërisë së kafeqajtoreve të Kosovës.
Unë që e njof mirë dhe e di se Prof. Haki Demolli asht njeriu ma i ndershem që asht i kyqun në politikë të Kosovës, e besova këtë , e besova ma shumë per faktin se e di se raportet mes Isa Mustafës, Ismet Beqirit dhe klanit të tyne dhe Prof. Haki Demolli nuk janë bash miqësore ( shkau i rivalitetit padyshim ). Sikur të kishin qenë miqësore do kisha dyshue se Prof. Hakiu po arsyton Isa Mustafën, por jo Prof. Haki Demolli më njoftojë me realitetin. Andaj po e them tash, pse po shpifni kunder nji njeriu që asgja të keqe si ka ba kujt?!
Nuk po mundem të permbahem pa vazhdue shkrimin. Jo per hatër të Isa Mustafës, por per hirë të realitetit.
Isa Mustafës ju ban shumë sulme e kritika edhe per menyrën se si u rizgjodhe Kryetar i LDK-së. Për perplasjet me degët e mergatës tonë. Ka pas këtu shumçka të pahishme, ka pas lojna klanore. Por pas atyne ngjarjeve kur shof se si disa individ që nxitshin Kryetarën e Degës në Gjermani zonjën e Madhe Donika Gërvalla që me çdo kusht të bahet pjesë e strukturave qendrore në LDK, ata njerez ma vonë haptas dolen simpatizant e perkrahës të Ramush Haradinaj. Kur Ramushi u ndalue nga organet franceze njerzit kryesor të Degës së LDK-së në Gjermani u ban banorë të hotelit ku qendronte z. Haradinaj në arrest shtepiak. Jam i bindun se ata kan lujt mirë lojën dhe kan krye mirë porositë. Kan nxitë masat e thjeshta kundër Isa Mustafës tue e vajtue zonjën Donika Gervalla per perjetimet që i pat me këtë rast. Ata me këto lojna e kan damtue rand jo vetem Isa Mustafën, por ma shumë LDK-në dhe në anën tjeter kan ba çmos per ta kompromitue tue e viktimizue , apo si thotë populli tu e ba kurban zonjën Donika Gervalla. Mjerishtë Donika nuk e kuptojë me kohë këtë lojë të njerzve të rrethit të sajë. Kush ishin ata dihet dhe vetem kujtoni kohen e qendrimit të z. Haradinaj ne Francë dhe do e gjeni cilet ishin. Dy nga ata po jua them unë këtu; Hafiz Gagica dhe Emrush Çeku. Ka edhe tjerë.
Edhe nga Dega e Zvicrrës u ban shumë sulme e kritika. Unë isha perkrahes i kësaj dege sepse njeni nga veprimtarët e sajë me pat dergue videoinqizimet se si asht mbajtë kuvendi i kësaj Dege dhe si janë zgjedhë organet e sajë. Dhe aty pash se gjithçka ishte e rregulltë sipas statusit të LDK-së.
Mirpo kur pash se si Kryetari i kësaj Dege z. Shefqet Dibrani ka mik të mirë Sabri Novosellën, nji bashibozuk, nji matrapaz, nji veprimtar të LPK-së dhe strukturave tjera enverostaliniste të sajë, dhe se si fotot me te i poston ne facebook unë dyshova se edhe Dega e Zvicrres qenka infektue me elemente anti LDK dhe ma mirë që Isa Mustafa nuk i pranon ato. Mu kujtue se si jo fort moti edhe Kryetari i kësaj Dege z. Hysen Gervalla ju bashkue AAK-së. Nuk quditem nese edhe z. Dibrani nji ditë do bahet pjese e VV-së apo PDK-së. Disa shkrime nga antarë të Degës në Zvicërr z. Shefqet Dibrani e sulmuen dhe pasi unë e pash në foto me enveristin Novosella u binda se edhe ky qenka Kal i Trojës në LDK.
Ju LDK -ista dhe ju të tjeret zhurmagji të opozitës pse nuk e shani e nuk e sulmoni Ramush Haradinajn tash kur perkunder akuzave të dhjetra qytetarve shqiptarë të lagjes Dardania se ministri i Ramushit , Nenad Rikallo i ka maltretue gjatë luftës , Ramushi jo vetem se nuk e shkarkojë, por e mori ne mbrojtje. Pse ju ” patriotat ” e Albin Kurtit diskutuet në Parlament per Rikallon, por kur erdh koha me e votue shkarkimin e ti juve e leshuet sallën e Kuvendit. Deri kur ju me këso dyftyrësi?! Veprimet e Rikallos kundër shqiptarve janë ma të tmerrshme se sa nji shamje e Jabllanoviqit ndersa ju per Jabllanoviqin perpak e pat vra Isa Mustafën. A keni ftyrë ju fare?!
Dhe tash ti numrojë disa nga veprimet e mira, veprimet e burrshtetasit të vërtetë që gjatë mandatit si Kryeministër i bani dhe i realizojë Akademik Isa Mustafa.
Isa Mustafës koalicioni ju imponue. Jam në dijeni se ishte Amerika ajo që priti gjysëm viti që koalicioni VLAN ta formojë qeverinë. Edhe Brukselli poashtu ishte në pritje sepse ka edhe shumë rrugtim ta baj Kosova per tu integrue në Europë. Nuk do perseriti se pse nuk u ba qeveria e koalicionit VLAN ( Vetvendosje, LDK, AAK dhe NISMA ) sepse këte e dini. Unë këtu po ju them se koalicioni qeveritar i qendrushem me numer të madh te votave kerkohej nga nderkombëtaret, në radhë të parë nga Amerika. Kerkohej sepse interesi i tyne per nji qeveri të tillë ishte imediat. Duhej të votoheshin gjana madhore ne Kuvend dhe patjeter ato duhej të kalonin. Cilat ishin ato?
1. Ishte Gjykata speciale, 2. Demarkimi i kufinit me Malin e Zi dhe 3. Asociacioni i komunave serbe.
Për këtë u detyruen Hashim Thaçi e Isa Mustafa ta bajn koalicionin mes veti që ta ken nji qeveri me votat e duhuna.
Posa u votue Gjykata Speciale, asociacioni i komunave serbe u dergue në Gjykaten Kushtetuese dhe pasi ajo e hodhi posht si antikushtetuese kjo u la per tu zgjidh ma vonë, por në Gjykatën Kushtetuese e dergojë Kryeministri Isa Mustafa. E dergojë pa e provue fare votimin e sajë në Kuvend. Tash fillojë beteja per kalimin e marrveshtjes per demarkimin e kufinit me Malin e Zi. Kjo nuk kalojë sepse kjo perqau koalicionin, dhe opozita aq shumë u rrebelue sa gjithçka ishte buz shkatrrimit dhe rrenimit të shtetit. Mjeshtrit per intriga si SHIK-u dhe partitë e tjera të dala nga LPK-ja si; PDK, AAK, NISMA dhe VV mobilizuen masat e popullit me parullen se qeveria po i falë tokë Malit të Zi. Gja që ishte nji rrenë e kullueme pasi ata që mashtronin popullin me kufinin shtetnor të Kosovës e dinin fare mirë se demarkimi asht proces i kryem që nga marrveshtja e paqes në Kumanovë me 1999 mes NATO-së dhe forcave ushtarake serbe e ku nenshkrues i sajë ishte edhe perfaqësuesi i vetshpallun i UÇK-së, z. Hashim Thaçi.Populli thirrej në historinë e kalueme i bazuem nga kangët me qiftelia. Nuk kishte politikan serioz që i spjegon popullit se kufini i Kosovës nuk mund të vendoset sipas të kaluemes tonë sepse po të ishte ashtu neve na takon edhe Ulqini, Tuzi, Tivari , Plava, Gucija, Hoti, Gruda dhe Rozhaja. Nuk kishte djalë nane që do i spjegonte popullit se Kosova asht projekt i OKB-së dhe se vetem perfaqësuesit e kësaj organizate vendosin kufijt e Kosovës, pasi janë ata me forcën e tyne ushtarake NATO që e çliruen Kosovën.
Hashim Thaçi u ba president i Kosovës sipas marrveshtjes së koalicionit qeverisë, por ai si dhelpen dinake derisa Kuvendi mbushej tym nga gasi lotsjellës që me lehtësi perkunder kontrolave futej në sallën e Parlamentit dhe hudhej. Nuk e kishte as nji fije burrni e as trimni Hashim Thaçi ta merr nji kohe dhe të flet në Kuvend apo në njenin nga TV-të e shumta që i kemi dhe të tregon se marrveshtjen per demarkimin e kufinit me Malin E Zi e ka firmos ai dhe se Isa Mustafa tash ka mbet ta ratifikon ate në Kuvend. Asht per tu quditë se si edhe Isa Mustafa nuk fliste per këtë , se si nuk thojke se une vetem po vazhdojë me i krye punët që Hashimi i ka lan pa perfundue sado qe i ka firmosë. Qudi se si asnji nga deputetet e LDK-së nuk e cekshin këte fakt.
Pra edhe per demarkimin me Malin e Zi nuk ka fajë Isa Mustafa. Fajtori asht Hashim Thaçi, ama as ai nuk ka pas as nuk ka mundësi ta ndryshojë atë vi kufitare. Kosova nuk mund të ankohet se ju ndërrue vija e kufinit shtetnor sepse Kosova kurr nuk ishte shtet andaj ajo ka pas vetem kufi kadastral si krahinë apo pjesë e Serbisë me Malin e Zi.
Kufijtë shtetnor të sajë tek po vijzohen dhe duhet të ratifikohen pa dallim a jan sipas historisë ton naive folklorike a jo. Ky asht realiteti dhe duhet ta pranojmë sado i dhimbshem që asht.
Isa Mustafa si kryeministër i Kosovës ma mirë se kushdo tjeter deri sot qeverisi si nji pushtetar i mirë. Perkunder gjitha pengesave, perkunder gjitha sulmeve dhe thikat pas shpien ai zgjodhi nji ekip të mirë prej njerzve ekspert në kabinetin qeveritar. Të gjithë ministart e LDK-së ishin ekspert dhe per ato tri vite qeverisje që paten ishin të suksesëshem.
Isa Mustafa, kur ndodhi rasti i ministrit serb Jabllanoviq , Isa e shkarkojë ate. Si nji shef i vertetë i qeverisë Isa Mustafa shkarkojë edhe dy ministra serb ma vonë. Nuk mvarej nga votat e serbve , ai qeverinë e shifte si qeveri e Republikës së Kosovës dhe bante gjithçka që ta udhëheqë si i ka hije nji burrshtetasi.
Kam dyshime se me porositë e njenës nga partitë e opozitës ( gjene vetë ju lexues cila mund të jetë ajo ) në veri të Mitrovicës fillojë ndertimi i nji muri nga pushteti lokal serb atje. Opozita në krye me revolucionari Albin Kurti këtë e quejti mur ndarës i pjeses veriore të Kosovës dhe mblodhi rrugaqërinë me protestue rrugve. Mirpo Isa Mustafa pa u ngut fare arriti ta bind pushtetin e serbve në veri që ta rrenojnë atë mur, dhe muri u rrenue.
Pra dy suksese direkte të Isa Mustafës me palen serbe, suksese këto që asnji qeveri e Thaçit e as ata tre musketerat e AAK-së ; Ramushi, Kosumi dhe Çeku nuk i kan ba ndonjihere.
Me ja shkarkue listës serbe tre ministra dhe me e rrenue murin ne veri të Mitrovicës nuk ishte bash lehtë, por Akademiku Isa Mustafa e bani këtë veprim.
Sipas Fondit Monetar Nderkombëtar, Kosova pati rritje ekonomike ma së shumti në rajon në kohen e qeverisë së LDK-së në krye me Isa Mustafën. Sot paturpsishtë ato suksese po mundohet ti pervetsojë ramushi dhe po lavdohet para gazetarve me to.
Buxheti i Kosovës u ngrit per gjysëm miliard euro në qeverisjen e Isa Mustafës.
Edhe papunësia u zbut bukur shumë.
Isa Mustafa posa mori qeverinë u ballafaque me ikjen masive të shqiptarve nga Kosova në Europen prendimore. Faji pa asnji shkas i hudhej ati nga opozita.
A nuk doli tash se ata që e kan ba fajtor Isa Mustafën për ikjen e popullit nga Kosova , ata vetë e paskan pas mashtrue popullin me byrot e tyne fiktive tue ju marr shuma të majme eurosh. Rasti i Milaim Zekës e verteton këte.
Pse pra ta kemi inati Isa Mustafën?
Dhe të mirat që po i ban mbrenda LDK-së Isa Mustafa jan të dukshme. Ky kishte besim te njerzit rreth vetës, por pasi të gjitha subjektet politike pjesë e Kuvendit të Kosovës u ban bashk dhe ja rrëxuen qeverinë, Isa Mustafa reflektojë si i ka hije nji lideri të partisë. U tërhoq vetë nga kandidatura per deputet. Në krye të listës vuri ekspertin e ekonomisë Prof. Avdulla Hotin. Por pasi ato zgjedhje nuk ishin aq të suksesëshme , Isa po duket se pau gabimin dhe tue i dhan z. Hoti detyren e shefit të grupit parlamentar të LDK-së, ai ofrojë rreth vetës eksper të ri si Lumir Abdixhikun, Driton Selmanaj, Arban Abrashin e edhe ate me të cilen kishte pas kundershtime zonjën Vjosa Osmani.
Në zgjedhjet lokale doli me kandidat të fortë dhe edhepse në disa komuna LDK humbi betejen , megjithate mund ta themi se ishte sukses i LDK-së. Malverzimeve, blemjes së votave dhe koalicioneve të të gjitha partive bashk kunder LDK-së nuk ka kush cka ju ban. Po shifet se si u mor Ferizaj, se si po rrezikohet të mirret Istogu, se si nuk u mor Prishtina e se si pushteti në Prizren ju dha VV-së dhe kandidatit të saj nji turkofili ku ndihem të madhe per këtë i dha edhe ish kandidati i LDK-së mjerani Hatim Baxhaku.
Unë mendojë se Isa Mustafa nese nuk asht ma i miri lider dhe politikan që ka sot Kosova, padyshim se asht njeriu i politikës që ma së paku ka fajë per gjendjen e Kosovës dhe ma së paku duhet me e sha e denigrue sikur po veproni ju shumica e mjeranave.
Une mendojë se ish mesuesi im dhe miku im , idoli im, Prof. Idriz Zeqiraj ban mirë mos me e sulmue me shkrime Kryetarin e partisë që Idrizi e adhuron e që i ka sherbye prej se asht formue ajo. E thërras Prof. Idriz ta thërret logjiken dhe ta kuptojë se secili sulm kunder Isa Mustafës asht biber në mish per të gjithë LPK-istët e PDK-së, AAK-së, NISMA-së dhe VV-së. Dhe asht material per ta shkatrrue LDK-në.
Ta mesojmë demokracinë ashtu si ajo asht. Dhe te pajtohemi me realitetin.
Unë po shof se Isa Mustafa asht në kerkim ( bashk me shtafin e vetë të kryesisë kuptohet ) të gjetjes së nji pasuesi në postin e Kryetarit të LDK-së andaj neve që nji çerekshekulli vepruem e flijuem per LDK-në ta ndihmojmë Isa Mustafën në këtë punë dhe ta percjellim si i ka hije sepse vetem kush nuk don me e pranue se Isa Mustafa, pas Ibrahim Rugovës ishte kryetari ma i pregaditun i LDK-së. Per mu ma ligsi ishte ajo e Fatmir Sejdiut me ndejt gaditu derisa Hashimi lexonte deklaratën e Pavarsisë me çrast theu Kushtetuten e Kosovës se sa kjo ( qe shumica e akuzojnë dhe e shajnë ) e Isa Mustafës që zbatojë marrveshtjen e koalicionit dhe e votoje Thçin president.
Borgenhaugen: 28.11.2017.
Komentet