Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, me një promemorie ka kërkuar sot ndalimin e marrjes së drejtimit të Kuvendit të Shqipërisë, prej Gramoz Rucit.
Sipas kësaj shoqate, Gramoz Ruci është ministri i fundit i Brendshëm i Shqipërisë komuniste.
“Urdhëroi dhe lejoi vrasjet e civilëve në kufijtë edhe pse ligji qe e konsideronte arratisjen si tradhti ndaj atdheut ishte shfuqizuar fshehjen e krimeve ( varrimin anonim të viktimave)! Gramoz Ruçi ka urdhëruar e firmosur masakrën e fundit të diktaturës komuniste në Shqipëri, ‘masakrën e 2 prillit’ në Shkodër (4 të vdekur, 81 të plagosur)”, thuhet midis të tjerave në deklaratën e të përndjekurve.
“Shpresojmë shumë që apeli ynë publik ne emër te qindra mijëra antikomunisteve te përndjekur politike te hap veshët, sytë e sidomos mendjet tuja për te reaguar sa s’është vone ndaj këtij provokimi te turpshëm e kriminal të ish komunistëve Edi Ramës, ndaj kësaj përpjekje te hapur për rilindjen e komunizmit ne Shqipëri”, thuhet më tej në Promemorien e Shoqatës Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë. Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë Promemorie
Drejtuar. Presidentit te Republikës SH. T. Z Ilir Meta Kryetarit të Partisë Demokratike z. Lulzim Basha Kryetares se LSI znj. Monika Kryemadhi Deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë , veçantë atyre qe vijnë nga shtresa e antikomunistëve te përndjekur politikë : Isuf Çela, Dhurata Çupi, Izmira Ulqinaku, Lorenc Luka, Bardh Spahija, Aldo Bumçi, Oriola Pampuri, Fatbardha Kadiu, Enkeleid Alibeaj, Myslym Murrizi, Nada Meçorapaj. Ambasadorit të SHBA ne Shqipëri z. Donald Lu Ambasadores së BE ne Shqipëri znj. Roman Vlahutin, Kreut te Prezencës së OSBE ne Shqipëri z. Bernd Borchardt
Të nderuar zonja e zotërinj! Kryeministri Rama , njëherazi edhe kreu i PS, ka propozuar zyrtarisht Gramoz Ruçin për Kryetar të Kuvendit te Shqipërisë në Legjislaturën e ardhme parlamentare. Jam i detyruar t’iu kujtoj se Gramoz Ruçi është Ministri i Fundit i Brendshëm i Diktaturës komuniste dhe një nga krerët e PPSH përgjegjës për krime kundër njerëzimit dhe gjenocid ndaj popullit shqiptar: Ai ka qenë Sekretar i Parë Partisë së Punës i rrethit të Tepelenës në vitin 1988, dhe në vitin 1990 dhe ka firmos ne ketë periudhe dhjetëra arrestime politike te kundërshtarëve m te regjimit komunist. Ai u emërua ne vitin 1990 ne fillim zv/ministër i Brendshëm, e me vonë Ministër i Brendshëm deri ne prill te vitit 1991. Si ne postin e zv/ministrit dhe atë të ministrit të Punëve të Brendshme mandati i tij u dallua nga akte të rënda të dhunës nga ana e regjimit komunist kundër civilëve. Urdhëroi dhe lejoi vrasjet e civilëve në kufijtë edhe pse ligji qe e konsideronte arratisjen si tradhti ndaj atdheut ishte shfuqizuar fshehjen e krimeve ( varrimin anonim të viktimave)! Gramoz Ruçi ka urdhëruar e firmosur masakrën e fundit të diktaturës komuniste në Shqipëri, “masakrën e 2 prillit” në Shkodër (4 të vdekur, 81 të plagosur). Duke pasur parasysh këtë veprimtari te përndjekurit politikë te komizmit por edhe për shume shqiptare te tjerë është e pa pranueshme , kriminale dhe e turpshme zgjedhja ne postin nr. 2 te shtetit shqiptar e një personi, politikani e zyrtari me kaq rekorde kriminale sa Gramoz Ruçi. Është turp e faqe e zezë një vend anëtar i NATO-s dhe anëtar në tentativë i BE-së të zgjedhe ne krye te parlamentit te konsideruar si tempulli i demokracisë se një vendi ish drejtuesin pjesës me kriminale te diktaturës komuniste Ministrisë se Brendshme , shefit te policisë se fshehte politike te saj, Sigurimit te Shtetit. Ne antikomunistët e përndjekur politikë të diktaturës kemi kontestuar e kundërshtuar ne mënyre te vazhdueshme mos dënimin e krimeve te komunizmit dhe autoreve te tyre dhe mos dekomunstizimin e politikës , shtetit dhe shoqërisë shqiptare por rasti konkret është flagrant pasi behet fjalë jo për autorë te thjeshte te krimeve politike te komunizmit por për shefin e tyre ,ministrin e brendshëm. Ne kemi kërkuar, nga shteti ligjor e demokratik siç pretendon të jetë Shqipëria qe Ruçi dhe autoret e tjerë te krimeve komuniste te çohen ne Gjykatën për krime kundër njerëzimit e gjenocid, Rama e propozon për kryetar Kuvendi. Ky nuk është vetëm një turp, ky është një krim tjetër politik po aq i rënde sa kur ai vriste vajzat dhe djemtë ne kufijtë e vendit e ne protesta në sheshet e Shqipërisë . I nderuar z. President ! Është ne nderin tuaj te përdorni te gjithë autoritetin tuaj si kreu i shtetit për te penguar zgjedhjen e ministrit te brendshëm te diktaturës komuniste nr 2 te shtetit që drejtoni. Ne mungesën tuaj atij do ti duhet ti lini komandën e forcave te armatosura, këshillin e sigurisë kombëtare dhe institucione te tjera me rëndësi jetike për vendin, lirinë dhe demokracinë qe pretendojmë se keni. Ju krenoheni publikisht se ishit pjese e lëvizjes antikomuniste te studenteve të dhjetorit dhe me sa dimë edhe jeni dekoruar për këtë. Mendoj se si ne edhe për ju qe u ngritët ne dhjetor 1990 kundër komunizmit duhet te jete e pa pranueshme zgjedhje ministrit te brendshëm te saj kohe Kryetar i Kuvendit te Shqipërisë. A nuk u ngritët ju kundër diktaturës krimeve te saje që kishin si autor kryesor Sigurimin e Shtetit dhe Ministrinë e Brendshme te drejtuar nga Gramoz Ruçi? Z. President! Përdorni ju lutem te gjitha mundësitë tuja ligjore, politike e morale për te penguar kthimin ne postin nr. 2 te shtetit një person qe për ato qe ka bërë duhet te ishte jo ne parlament por ne bankën e te akuzuarve. I nderuar z. Basha. Ju krenoheni me ligjin e dekriminalizimit te cilin ia imponuat ne mandatin e shkuar Kuvendit te Shqipërisë. Mirëpo ligji juaj prek vetëm autorët e krimeve ordinere dhe jo autorët e krimeve te renda politike si këto kundër njerëzimit dhe gjenocidit te bëra nga drejtuesit e larte te diktaturës komuniste dhe veglave te tyre. Ne këto kushte ligji është i pa vlefshëm e i pa dobishëm për shqiptarët për faktin e thjeshtë se parlamenti politika e shteti ngelen serish te inkriminuara pasi ne krye te tij po kthehen përgjegjës autore të qindra krimeve politike, vrasje pa gjyqe e masakrimin e kundërshtareve politike te diktaturës. Ne se ju nuk ndaloni zgjedhjen ministrit të Sigurimit te Shtetit Ruçi ne krye te Kuvendit ligji juaj i dekriminalizimit nuk ka asnjë efekt politik, praktik e juridik pasi parlamenti , politik e shteti janë serish te inkriminuar. Ndalojeni me çdo mjet e mënyre të ndodhe kjo ne te kundërtën pozita juaj humbet për ne çdo kuptim. E nderuar znj. Kryemadhi Me gjithë afërsitë ideologjike me te PS-në dhe diferencat që mund te keni me ne në trajtimin e te kaluarës diktatoriale komuniste te vendit, ne besojmë se edhe ju duhet te jeni te shqetësuar për zgjedhjen ne krye te Kuvendit te Shqipërisë te ministrit te brendshëm te qeverise diktatoriale komuniste . Është ne nderin tuaj dhe ne te mirë te lirisë, demokracisë dhe interesit kombëtar qe kjo përpjekje kriminale për te venë ne krye te Kuvendit nje autor te drejtpërdrejtë te krimeve te renda gjenocid e krime kundër njerëzimit, te mos pranohet nga ju dhe sigurisht te pengohet me çdo mjet qe keni ne dispozicion. Shpresojmë shume te jemi ne një mendje për këtë e te kemi vullnetin tuaj politik për te qenë ne te njëjtën anë për ketë kërcenim të madh qe po ju kanoset shqiptareve. Te nderuar deputet! Ju drejtohemi ju qe pa dallim krahu e bindje politike besoni qe shqiptaret e meritojnë ende lirinë dhe demokracinë. Është tërësisht ne vullnetin dhe votën tuaj me mos miratoni një kthim kaq te madh mbrapa ne lumin e diktaturës komuniste te popullit e kombit tonë , Nga ky votim do te varet jo vetëm kjo përpjekje regresive e Ramës por edhe raporti juaj me lirinë , demokracinë e sidomos historinë . E thënë troç duke votuar kundër ju do te mund te ruani fytyrën , nderin e din dinjitetin nga nxirja përfundimtare e tyre Te nderuar deputete te përndjekur politike! Për ju ky është një moment i një rëndësie te veçantë pasi keni rastin te demonstroni publikisht qe jeni përfaqësuesit tanë te merituar gjenetikë e politikë. Jeni jo te detyruar por te dënuar te ndaloni krye-xhelatin komunist tuaj dhe familjeve tuja te behet nr 2 i shtetit shqiptar .Kjo nuk është detyre detyrë, ky është mision që Zoti ne emër te gjakut , sakrificave , vuajtjeve e të parëve ua ka caktuar juve . Nga përmbushja e këtij misioni varet e ardhmja juaj raporti juaj më ne antikomunistet e përndjekur politikë, me te gjallët dhe te vdekurit , sidomos martiret tanë. Ndalojeni ketë ne se nuk doni qe shpirtrat e tyre nga varret anonimë , për shkak se Ruçi e vrasësit nuk na i tregojnë , të na mallkojë ne jete te jetëve. Ndalojeni me çdo mjet, te ligjshëm e te pa ligjshëm, brenda asaj salle parlamenti, ne jashtë do te jemi te gjithë me ju. Ne se nuk e bëtë mos na dilni me kurrë përpara. Ne kemi punë posaçërisht me ju! Shkëlqesi Ambasadorë! Kjo qe po ndodh mund të mos ketë vëmendjen tuaj ne te njëjtën masë me ne viktimat e krimeve te komunizmit por nuk justifikon asnjë qëndrim indiferent e për më tepër mbështes nga ana juaj. Ne emër të vlerave te vendeve e institucioneve qe përfaqësoni ushtroni gjithë influencën e presionin e mundshëm që një vrasës te mos zgjidhet ne krye te parlamentit . Ky veprim përveç padrejtësisë dhe imoralitetit qe mbarat është edhe një provokim i madh pe qindra mijëra viktima te terrorit komunist ne Shqipëri dhe familjaret e tyre. Ju lutem mos e vleftësoni , mos e toleroni e mos bashkëpunoni në këtë tentative te turpshme e kriminale te Edi Ramës . Shqipëria , te nderuar Shkëlqesi, është ne lufte civile pasi lumi i gjakut te shqiptareve te pafajshëm i derdhur nga Ruçi me shokë ende nuk është tharë . Mos lejoni qe kjo luftë te nxehet , të shpërtheje me këtë shkrepëse qe po ndez me ligësinë e tij diabolike Edi Rama. Te nderuar zotërinj! Shpresojmë shumë që apeli ynë publik ne emër te qindra mijëra antikomunisteve te përndjekur politike te hap veshët, sytë e sidomos mendjet tuja për te reaguar sa s’është vone ndaj këtij provokimi te turpshëm e kriminal të ish komunistëve Edi Ramës, ndaj kësaj përpjekje te hapur për rilindjen e komunizmit ne Shqipëri. Ne nuk mund te heshtim e për me tepër ta lejomë qe kjo të ndodhë . Shpresoj shume qe ju dhe shqiptaret e tjerë normale te bashkohen me ne për të ndaluar këtë turp e faqe te zeze për kombin, popullin e shtetin tonë qe justifikon çdo distancë përçmim te kombeve te qytetëruar ndaj nesh. Ne kemi shume probleme me komunizmin dhe trashëgiminë e tij por ky moment ku rikthimi i përgjegjësve te drejtpërdrejtë te krimeve politike te komunizmit ne krye te shtetit, po behet realitet është i pranueshëm dhe ja vlen te ndalohet me çdo mjet e çmim. Shpresoj në mirëkuptimin dhe reagimin tuja ne anën e duhur!
Me respekt Kryetari Nebil Çika Tiranë më 27. 08. 2017
Me çka duket teza anti nacionale GREKO-Serbe asht nga fundi I realizimit!
Ate çka diktatura nuk e përfundoj,tani po e realizojn Këlyshët e tyne NeoKomunist,Edi Rama,Hashim e Albin Kurtat e rinje.Por tani në mbarë teritoreve Shqypëtarët!
Duket sheshi se monstra Enveriste qenka krijue si formë virusi ,për infektim duke I ba lavazhe e mbjell nji depresion e zhgënjim si qenje e pashpresë Shqipëtare,si lloj kontaminimes si ato peticidet e mbledhuna nëpër Europë,por ky lloj PETICIDI KENKA må special SE solli edhe Peticide TË grumbullueme nga mbarë Globi edhe ngaAzia DHE Afrikaner?!
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se mungesa e sanksioneve ndaj Serbisë e ka trimëruar atë duke bërë arrestime në masë ndaj qytetarëve kosovarë.
Kurti në konferencë për medie pas mbledhjes së qeverisë akuzoi Serbinë si shtet mafioz, derisa theksoi se kryemafiozi është presidenti Aleksandar Vuçiç.
Ndërkaq, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se rreth 1500 qytetarë kosovarë dje janë ndaluar dhe malltretuar nga autoritetet serbe.
Sveçla tha se ky veprim i Serbisë përbënë kërcënim për sigurinë në rajon dhe është një precendtë i rrezikshëm.sn
Departamenti amerikan i Shtetit i ka bërë thirrje Serbisë të vetëpërmbahet nga veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara, dhe ka thënë se pret lirimin e menjëhershëm të zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq.
Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, DASH u bëri thirrje autoriteteve serbe të veprojnë me transparencë dhe në përputhje të plotë me ligjin në lidhje me qytetarët kosovarë të ndaluar në Serbi dje.
“Ndalimet arbitrare apo padrejtësisht të gjata, posaçërisht nëse cak i tyre janë oficerët e Policisë së Kosovës, do të shihen si veprime përshkallëzuese që dëmtojnë paqen dhe stabilitetin”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit për Radion Evropa e Lirë më 18 prill.
Sipas autoriteteve kosovare, Serbia ndaloi mbi 1.400 kosovarë, teksa po kalonin transit nëpër Serbi.
Në mesin e të ndaluarve ishin edhe dhjetë zyrtarë policorë.
Autoritetet thanë se nëntë zyrtarë policorë janë liruar, ndërkaq ndaj Dejan Jankoviq, Serbia ka caktuar masën e paraburgimit prej 48 orësh nën akuzën për prishje të rendit kushtetues të Serbisë.
Sipas DASH, marrëveshja për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur më 2011 në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, “ofron parametra të qarta për hyrjen dhe daljen e qytetarëve kosovarë në dhe jashtë Serbisë”.
“Siç ka theksuar Bashkimi Evropian, vonesat si këto të fundit, përbëjnë shkelje të kësaj marrëveshjeje”, tha DASH.
Sipas marrëveshjes për lirinë e lëvizjes “qytetarët (me vendbanime të përhershme) të të dyja palëve duhet të kenë mundësi të udhëtojnë lirshëm brenda ose përmes territorit të njëra-tjetrës dhe në pikat kufitare të qarkullojnë vetëm me letërnjoftim”.
Departamenti i Shtetit tha se të gjitha palët duhet t’u shmangen veprimeve që mund ta rrezikojnë sigurinë dhe stabilitetin rajonal.
Më herët gjatë ditës thirrje për lirimin e Dejan Jankoviqit bënë edhe Jeffery Hovenier, ambasadori amerikan në Prishtinë, dhe Jorn Rohde, ambasadori gjerman në Prishtinë.
Kosova ka akuzuar Serbinë se me veprimet e fundit ka kryer shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe ka shkelur marrëveshjet e arritura në dialog, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
Edhe blloku evropian një ditë më parë tha se Serbia, me ndalimin e udhëtarëve dhe autobusëve nga Kosova, në kufijtë e saj me Hungarinë dhe Kroacinë, ka shkelur Marrëveshjen për lëvizjen e lirë.
Kosova ka thënë se ndalimi dhe “maltretimi” i shtetasve të Kosovës që po kalonin nëpër Serbi, u bë “në shenjë hakmarrjeje” pasi më 16 prill, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështeti anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.
Serbia ka thënë se do të punojë që Kosova të mos pranohet në këtë organizatë gjatë mbledhjes së Këshillit të ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës më 16 maj.Radio Evropa e Lirë
Departamenti amerikan i Shtetit i ka bërë thirrje Serbisë të vetëpërmbahet nga veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara, dhe ka thënë se pret lirimin e menjëhershëm të zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq.
Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, DASH u bëri thirrje autoriteteve serbe të veprojnë me transparencë dhe në përputhje të plotë me ligjin në lidhje me qytetarët kosovarë të ndaluar në Serbi dje.
“Ndalimet arbitrare apo padrejtësisht të gjata, posaçërisht nëse cak i tyre janë oficerët e Policisë së Kosovës, do të shihen si veprime përshkallëzuese që dëmtojnë paqen dhe stabilitetin”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit për Radion Evropa e Lirë më 18 prill.
Sipas autoriteteve kosovare, Serbia ndaloi mbi 1.400 kosovarë, teksa po kalonin transit nëpër Serbi.
Në mesin e të ndaluarve ishin edhe dhjetë zyrtarë policorë.
Autoritetet thanë se nëntë zyrtarë policorë janë liruar, ndërkaq ndaj Dejan Jankoviq, Serbia ka caktuar masën e paraburgimit prej 48 orësh nën akuzën për prishje të rendit kushtetues të Serbisë.
Sipas DASH, marrëveshja për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur më 2011 në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, “ofron parametra të qarta për hyrjen dhe daljen e qytetarëve kosovarë në dhe jashtë Serbisë”.
“Siç ka theksuar Bashkimi Evropian, vonesat si këto të fundit, përbëjnë shkelje të kësaj marrëveshjeje”, tha DASH.
Sipas marrëveshjes për lirinë e lëvizjes “qytetarët (me vendbanime të përhershme) të të dyja palëve duhet të kenë mundësi të udhëtojnë lirshëm brenda ose përmes territorit të njëra-tjetrës dhe në pikat kufitare të qarkullojnë vetëm me letërnjoftim”.
Departamenti i Shtetit tha se të gjitha palët duhet t’u shmangen veprimeve që mund ta rrezikojnë sigurinë dhe stabilitetin rajonal.
Më herët gjatë ditës thirrje për lirimin e Dejan Jankoviqit bënë edhe Jeffery Hovenier, ambasadori amerikan në Prishtinë, dhe Jorn Rohde, ambasadori gjerman në Prishtinë.
Kosova ka akuzuar Serbinë se me veprimet e fundit ka kryer shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe ka shkelur marrëveshjet e arritura në dialog, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
Edhe blloku evropian një ditë më parë tha se Serbia, me ndalimin e udhëtarëve dhe autobusëve nga Kosova, në kufijtë e saj me Hungarinë dhe Kroacinë, ka shkelur Marrëveshjen për lëvizjen e lirë.
Kosova ka thënë se ndalimi dhe “maltretimi” i shtetasve të Kosovës që po kalonin nëpër Serbi, u bë “në shenjë hakmarrjeje” pasi më 16 prill, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështeti anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.
Serbia ka thënë se do të punojë që Kosova të mos pranohet në këtë organizatë gjatë mbledhjes së Këshillit të ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës më 16 maj.Radio Evropa e Lirë
Anëtarët e NATO-s duhet t’i japin përparësi armatosjes së Ukrainës në vend të forcimit të aftësive të tyre mbrojtëse, tha të mërkurën sekretari i përgjithshëm i bllokut ushtarak të udhëhequr nga SHBA.
“Është një pjesë e përpjekjes së rëndësishme që po bëjmë tani në të gjithë aleancën e NATO-s për të rritur shpërndarjen e sistemeve tona të mbrojtjes ajrore në Ukrainë”, u tha Jens Stoltenberg gazetarëve në Bruksel.
“Por Ukraina ka nevojë edhe për më shumë. Kjo është arsyeja pse nëse aleatët përballen me një zgjedhje midis përmbushjes së objektivave të kapaciteteve të NATO-s dhe ofrimit të më shumë ndihme për Ukrainën, mesazhi im është i qartë: dërgoni më shumë në Ukrainë.”
Stoltenberg vuri në dukje Danimarkën si “një shembull të fortë” pasi u zotua në shkurt t’i dhuronte të gjithë artilerinë e saj Kievit. Ai vlerësoi Danimarkën dhe Holandën për planet e tyre për të siguruar avionë luftarakë F-16, duke shtuar se ai ishte “i inkurajuar” nga lajmi se Kongresi amerikan pritet së shpejti të votojë për ndihmë shtesë për Ukrainën, pas muajsh vonesë.
Apeli i shefit të NATO-s vjen në një kohë kur shtetet anëtare po luftojnë për të ofruar sasi të mjaftueshme armësh në Ukrainë pa i varfëruar rezervat e tyre dhe pa rrezikuar sigurinë. Zyrtarët në Kiev kanë fajësuar mungesën e municioneve për kundërsulmin e dështuar të vitit të kaluar, si dhe humbjet e fundit në fushën e betejës.
Presidenti ukrainas Vladimir Zelensky ka kritikuar ashpër Gjermaninë për refuzimin e dhurimit të raketave të saj lundruese Taurus që lëshohen nga ajri dhe republikanët amerikanë për bllokimin e ligjit të ndihmës ushtarake prej 61 miliardë dollarësh të kërkuar nga presidenti Joe Biden.
“Nëse Kongresi nuk e ndihmon Ukrainën, Ukraina do ta humbasë luftën”, paralajmëroi Zelensky në fillim të këtij muaji.
Berlini kohët e fundit ra dakord të furnizonte Kievin me një tjetër sistem të mbrojtjes ajrore Patriot të prodhuar nga SHBA. Megjithatë, ajo ka refuzuar të ndryshojë vendimin e saj për raketat Taurus, duke argumentuar se dërgimi i tyre do të kërkonte personel gjerman në terren në Ukrainë.
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Mike Johnson, ka njoftuar se do ta vërë në votim projektligjin për ndihmën për Ukrainën të shtunën. Legjislacioni ishte bllokuar më parë për shkak të grindjeve të ashpra midis demokratëve dhe republikanëve mbi emigracionin dhe sigurinë kufitare.
Rusia vazhdon të këmbëngulë se dërgesat e armëve të huaja do të çojnë në më shumë përshkallëzim, por nuk do të ndryshojnë rrjedhën e konfliktit. “Perëndimi vazhdon të pompojë me armë regjimin e Zelenskit dhe po bëhet bashkëpunëtor i krimeve të tij të tmerrshme”, tha në janar zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, kërkoi që autoritetet serbe të lirojnë zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, i cili u ndalua një ditë më parë në pikëkalimin kufitar të Jarinjës, që lidh Kosovën me Serbinë.
Pas takimit të rregullt me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, Hovenier tha për mediat se me të parën e shtetit folën edhe për ngjarjet e 17 prillit, kur, sipas autoriteteve në Kosovë, Serbia ndaloi mbi 1.400 kosovarë, teksa po kalonin transit nëpër Serbi.
Në mesin e të ndaluarve ishin edhe dhjetë zyrtarë policorë. Autoritetet thanë se nëntë zyrtarë policorë janë liruar, ndërkaq ndaj Jankoviqit, Serbia ka caktuar masën e paraburgimit prej 48 orësh nën akuzën për prishje të rendit kushtetues të Serbisë.
“Ne jemi të shqetësuar sepse atë e njohim tash e disa vjet për investimin e kohës dhe energjisë për komunitetin serb dhe policinë, duke ndihmuar dhe siguruar integrimin e suksesshëm të forcës policore që u shërben të gjithë qytetarëve të Kosovës, pavarësisht etnisë së tyre. Ai ka pasur rol të rëndësishëm në sigurimin e ndjeshmërisë që lidhet me komunitetin serb dhe që adresohen nga Policia e Kosovës”, tha Hovenier.
“Për shembull, ai ka luajtur rol edhe në mbikëqyrjen e njësisë që ofron mbrojtje për monumentet e trashëgimisë kulturore, përfshirë edhe manastiret ortodokse serbe, në një mënyrë të fuqishme, kuptimplote dhe efektive. Ne jemi shumë të shqetësuar dhe shpresojmë që ai të lirohet”, shtoi diplomati amerikan.
Thirrje për lirimin e Jankoviqit dhe ulje të tensioneve bëri edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, duke e cilësuar të “papranueshëm” ndalimin e zyrtarit policor.
Kosova ka akuzuar Serbinë se me veprimet e fundit ka kryer shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe ka shkelur marrëveshjet e arritura në dialog, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
Edhe blloku evropian një ditë më parë tha se Serbia, me ndalimin e udhëtarëve dhe autobusëve nga Kosova, në kufijtë e saj me Hungarinë dhe Kroacinë, ka shkelur Marrëveshjen për lëvizjen e lirë.
Hovenier tha se SHBA-ja pajtohet me vlerësimin e BE-së për këtë çështje, duke shtuar se Uashingtoni, si mbështetës i procesit të dialogut, pret që të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel të respektohen dhe zbatohen.
Kosova ka thënë se ndalimi dhe “maltretimi” i shtetasve të Kosovës që po kalonin nëpër Serbi, u bë “në shenjë hakmarrjeje” pasi më 16 prill, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështeti anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. Serbia ka thënë se do të punojë që Kosova të mos pranohet në këtë organizatë gjatë mbledhjes së Këshillit të ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës më 16 maj.REL
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha të enjten se janë liruar pjesëtarët e policisë së Kosovës që ishin ndaluar nga autoritet serbe të mërkurën, por atje po mbahet ende zëvendës drejtori i policisë së Kosovës nga radhët e komunitetit serb.
“Informacionet e fundit na njoftojnë që të gjithë policët e ndaluar tashmë janë liruar, përveç zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të policisë së Kosovës Dejan Jankoviç. Pra zëvendësdrejtori i policisë vazhdon që të mbahet në burg në Serbi”, tha kryeministri Kurti gjatë një mbledhjeje të qeverisë së tij.
Një ditë më parë autoritetet në Prishtinë njoftuan se 10 pjesëtarë të policisë së Kosovës u ndaluan në Serbi, përfshirë zëvendës Jankoviç. Pesë nga ta ishin liruar ditën e mërkurë ndërsa katër pjesëtarë të tjerë sipas autoriteteve janë liruar të enjten.
Ministria e Brendshme e Kosovës tha se oficerët e ndaluar janë shqiptarë dhe serbë dhe “janë ndaluar në vendkalimet kufitare Merdar, Jarinjë, Dheu i Bardhë dhe në kufirin mes Kroacisë dhe Serbisë”.
Kryeministri Albin Kurti tha se veprimi i Serbisë është akt i ultë hakmarrjeje ndaj suksesit të Kosovës në rrugën drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe shkelje e të drejtave të njeriut, lëvizjes së lirë dhe parimit të fqinjësisë së mirë.
“Me veprimin e djeshëm, Serbia ka shkelur një grumbull marrëveshjes, duke përfshirë marrëveshjen e korrikut të vitit 2011 për lëvizje të lirë të qytetarëve, marrëveshjen e nëntorit të vitit 2022 për lëvizje të lirë me karta identiteti në mes të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe marrëveshjen bazike të shkurtit të vitit 2023 në Bruksel për normalizim marrëdhëniesh dhe fqinjësi të mirë”, tha ai.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e cila mori sot pjesë në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të rinj të policisë së Kosovës, u bëri thirrje aleatëve ndërkombëtare që të rrisin përpjekjet kundër veprimeve të tilla.
“U bëjmë thirrje të gjithë aleatëve tanë që ta ngrenë zërin dhe t’i rrisin përpjekjet që të ndalin mizoritë dhe veprimet e tilla shoviniste kundër qytetarëve tanë dhe kundër policisë sonë. Por, jam e bindur që betimi i sotëm, dhe të gjithë këta kadetë dhe ky grup multietnik është përgjigjja më e fuqishme kundër përpjekjeve të tilla”, tha presidentja Osmani.
Të mërkurën të paktën gjashtë autobusë nga Kosova u ndaluan për orë të tëra nga policia serbe në vendkalimet kufitare me Kroacinë dhe Hungarinë.
Autoritetet serbe mohuan të kenë bllokuar udhëtarët nga Kosova, por thansë se shtimi i kontrollit të sigurisë mund të ketë shkaktuar vonesa.
Një zëdhënës i Bashkimit Evropian tha se situata e krijuar me ndalimin e udhëtarëve paraqet shkelje të marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes të arritur në dialog ndërsa kërkoi nga Serbia “që të përmbahet nga veprime të tilla të njëanshme dhe të pabashkërenduara si dhe t’i kthehet menjëherë respektimit të marrëveshjes”.
Nga viti i kaluar Serbia ka njohur dokumentet e udhëtimit të lëshuara nga Kosova, ndonëse nëpër vendkalime kufitare ka vendosur afishe në të cilat thuhet se kjo nuk nënkupton njohje të pavarësisë së saj.
Serbia u shpreh e zhgënjyer me votimin e së martës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës që i dha dritën jeshile anëtarësimit të Kosovës në këtë mekanizëm. Beogradi ka paralajmëruar se do të vazhdojë luftën kundër anëtarësimit të Kosovës, ndonëse sipas marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve për të cilën të dyja vendet janë pajtuar vitin e kaluar, palët nuk duhet të pengojnë njëra tjetër në proceset integruese.
A është kulturë diplomatike, paaftësi politike apo konsideratë për provincialët atëherë kur lidershipi mbetet jashtë vemendjes së faktorit shqiptar në Europën Juglindore? A kërkon kryeministri Rama apo qeveria shqiptare të jetë politikisht korrekt me qëndrimin ndaj ftesës për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Europës? Kryeministri nuk është ndier, pret muajin Maj ndërsa eksponentët e tjerë të Rilindjes shprehen edhe para tij se ky ishte: “një sukses tjetër plotësisht i merituar”?
“You deserve it!” – një shpreje kalimtare dhe pa nerv përgëzues – në gojën e kryeministrit shqiptar që nuk i bëhet jehona për Kosovën nga ATSH si mjet i propagandës ashtu si kur çdo ditë përdoren platformat e tij të mediave sociale si “X”, “Facebook”, podcast etj. kur në rastin kur numëron turistët dhe përshëndet ndjekësit me foto e peisazhe të manekyruara – është një sinjal dëshpërimi. Për marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë është vazhdim i zbehjes që la pas regresi diplomatik dhe dështimi i plotë i projektit “Ballkanit të Hapur”. Ndërsa marrëdhënia Shqipëri-Kosovë është më e qenësishmja për kombin, sot ajo për shkak të kryeneçësisë në politikë është e ftohtë sepse qeverisja Rama ka humbur protagonizmin mbarëkombëtar. Kryeministri shqiptar i shquari dhe kuratori i Samiteve të dëndura të Tiranës tregon se është miop në diplomaci ndonëse i zoti në vetëreklamë. Ai ndien se po e humb edhe përkëdheljen e sedrës për t’u quajtur edhe”babai i kombit” ashtu siç u quajt prej dikujt mes faktorit shqiptar gjatë vitit të shkuar mes tapetit të kuq. Politika e tij e jashtme po humb kredibilitetin ndër shtetet sepse dhe ai nuk ka më as fantazi dhe forca për të mundur ta zgjasë pushtetin pas këtyre 10-11 viteve. Nuk do të mund ta zgjasë sepse kjo qeverisje në politikë ka asfiksuar pluralizmin, në ekonomi varfëria ka pllakosur nga shancet e pabarabarta që t’i jep perëndia dhe vendlindja sepse mbi to sundon korrupsioni shtetëror, lëvizja e lirë është shndërruar në ikje pa kthim dhe ku forca e ligjit dhe drejtësia nuk veprojnë në mënyrë të barabartë për të gjithë shtetasit.
Duke dashur të kërkojmë vemendjen e opinionit publik shqiptar tek kjo pikë dhe mbi gjendjen e tanishme të Shqipërisë gjatë këtij viti parazgjedhor, parashtimet e mësipërme na japin mundësinë që të shohim se çfarë po bën politika, ku janë më të interesuar njerëzit dhe ku ndodhet pa protagonizëm lideri i qeverisë shqiptare.
Fakti i thjeshtë është se kreu i ekzekutivit shqiptar hesht dhe nuk ka ndonjë njoftim zyrtar për shtyp për të bërë dhe mundësi për ta uruar ftesën e Kosovës për në Këshillin e Europës. Deri në muajin Maj ka ende kohë dhe gara mbase i duket kohë e gjatë kryeministrit që mendon se duhet t’i ruajë lëvizjet politike dhe energjitë. Por gjatë 48 orëve e fundit realiteti i është përplasur flluskës së Ramës. Kosova jetoi lajmin e gëzuar, që u përhap dhe u prit mirë në mbarë hapsirën shqiptare dhe kudo në diasporë ashtu sikurse u shoqërua edhe me tensione disa orë më vonë ku disa qindra shtetas të Kosovës janë penguar në lëvizjen e tyre të lirë në pikat kufitare të Republikës së Serbisë me fqinjët e saj. Shprehja e qëndrimeve dhe përditësimi i tyre sipas zhvillimeve në politikën e jashtëme më vete dhe me mirëkuptim ndërkombëtar do të ishin së pari ndershmëri më parë se të shitej mospërzjerje dhe diplomaci me popullin vëlla shqiptar të Kosovës. 16 Prilli një ditë e shumëpritur për shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë, do ishte lajm shumëfish më i fortë nëqoftëse ashtu si pozita dhe opozita në shtetin amë pra nga i gjithë spektri politik do ta jepnin urimin me vendosmëri dhe përmes një deklarate mështetëse të dalë nga Kuvendi i Shqipërisë.
Në këtë rast parlamenti është një organizëm i pavarur dhe nuk imponohet nga presionet që bën qeveria Rama. Daljet e veçuara nga qëndrimet e lidershipit politik të bëjnë të kuptosh se uniteti kombëtar është i cënuar për shkak të polarizimit politik dhe mazhoranca priret nga fuqia e pushtetit.
Faktikisht përcjellja e ngjarjes bëhet me deklarata të thata që serviren si propagandë. Këto i gjen vetëm në Agjencinë Telegrafike Shqiptare e cila protokollon dhe prodhon veprimtaritë e strukturës partiake të Rilindjes Socialiste. Po veçojmë tre mesazhe ku nuk dallon individualitetet që përfaqësojnë politikën e mazhorancës, por vijën politike të qeverisë që përforcon togëfjalëshin “e ke merituar”. Dhe për Kosovën kjo vjen nga Kryetarja e KuvenditLindita Nikolla, Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Bledi Çuçi, por ende jo nga Ministria e Jashtëme dhe Kryeministri.
“You deserve it!”, “E ke merituar!” mund të thuhet përkohësisht edhe për një popull që mashtrohet nga qeveria që zgjedh por nuk mund të thuhet mes vëllezërve të një gjaku pavarësisht edhe pse politika është në mes. Shqiptarët sot kanë nevojë ta mbështesin dhe ta ndihmojnë njëri tjetrin në sfidat që kanë dalë përpara pasi të dy vendet tona vetëm të zhvilluara ekonomikisht, me një rend demokratik dhe me një shtet të së drejtës bashkërisht si një komb shqiptarësh do të bëhemi pjesë e Evrpoës, e shtrirjes gjeografike të së cilës i përkasim dhe historisë së përbashkët që trashëgojmë.
17 Prill, 2024
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla, ka deklaruar se presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka nisur t’i jetësojë kërcënimet e tij pas votimit të djeshëm për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës. Sipas saj kjo gjë dëshmohet me bllokimin e qytetarëve në kufi me Serbinë.
“Unë jam e mendimit që një veprim i tillë e ka një arsye që bazohet në ditën e djeshme. Jemi dëshmitar të deklaratave kërcënuese të Vuçiqit dhe ka kërcënuar jo vetëm Kosovën, por edhe partnerët ndërkombëtarë që vota pro Kosovës do ketë pasoja, Në këtë kontekst e shoh unë ndalimin e udhëtarëve atje. Jo vetëm në autobus, por edhe në vetura dhe sidomos ndalimin e shumë zyrtarëve të Policisë.
Nga biseda direkte që kemi pasur nga udhëtarët atje, e dijmë që janë shkelur masivisht të drejtat e qytetarëve tanë. Shumë prej tyre kur janë intervisutar atje janë detyruar të flitet për ushtarët e UÇK-së, se mos është dikush prej tyre aty”, ka deklaruar ministrja Gërvalla, përcjell RTK.
Gërvalla bëri të ditur se ka takuar ambasadorët e QUINT-it, dhe përfaqësuesin e Bashkimit Evropian nga të cilët kanë kërkuar reagim të qartë dhe të prerë.
“Sot me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlen kemi takuar ambasadorët e QUINT dhe përfaqësuesin e BE në Kosovë. I kemi informuar me aq sa kemi pasur detaje, dhe kemi kërkuar një reagim të qartë dhe të prerë, jo vetëm për të parandaluar një veprim të tillë në të ardhmën por dhe për të demostruar një unitet mes faktorit demokratik ndaj qasjes që Serbia ka treguar sot.
Sot është shkelur edhe marrëveshja për mobilitetinn, prandaj ne duhet të jemi të përgatitur dhe vigjilent”, tha ajo.
Gërvalla tutje tha se nuk të informojë nëse janë liruar të gjithë qytetarët që u mbajtën të bllokuar në kufijtë e Serbisë.
“Një pjesë e tyre janë liruar. Nuk mund të japim informacion që janë liruar të gjithë. Por, do ti japim informacionet e sakta kur të i verifikojmë të gjitha.
Thirrje bëj vazhdimisht që të evitohet kalimi nëpër Serbi sepse nuk mund të dijmë se cilat do të jetë veprimet e Vuçiçit”, ka deklaruar Gërvalla.
E pyetur se a është liruar zëvendësdrejtori i policisë për të cilin është raportuar se është ndaluar nga autoritetet serbe, ajo tha se ende nuk kanë informacione të konfirmuara se a është liruar apo jo.
Kryeministri i Ukrainës deklaroi për BBC-së se do të ketë një “Luftë të Tretë Botërore” nëse Ukraina humb konfliktin e saj me Rusinë, pasi ai i kërkoi Kongresit të SHBA të miratojë një projekt-ligj për ndihmën e huaj të ngecur prej kohësh.
Denys Shmyhal shprehu “optimizëm të kujdesshëm” se ligjvënësit amerikanë do të miratonin masën e kontestuar ashpër, e cila ka 61 miliardë dollarë (49 miliardë £) të destinuara për Kievin. Dhoma e Përfaqësuesve do të votojë për paketën këtë të shtunë. Propozimi përfshin financim për Izraelin si dhe për Indo-Paqësorin. Duke folur për BBC në Uashington DC të mërkurën, kryeministri Shmyhal tha se: “Këto para na duheshin dje, jo nesër, jo sot. Nëse nuk mbrojmë… Ukraina do të bjerë. Pra, sistemi global i sigurisë do të shkatërrohet… dhe e gjithë bota do të duhet të gjejë një sistem të ri sigurie. Ose, do të ketë shumë konflikte, shumë lloje të tilla luftërash, dhe në fund të fundit, kjo mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore.”.
Kjo nuk është hera e parë që Ukraina lëshon një paralajmërim kaq të fortë për pasojat e humbjes së saj të mundshme. Vitin e kaluar, presidenti Volodymyr Zelensky tha se nëse Rusia fitonte konfliktin, ajo mund të pushtonte Poloninë, duke shkaktuar Luftën e Tretë Botërore. Por zyrtarët e Kremlinit i kanë cilësuar pretendime të tilla si frikësime perëndimore. Muajin e kaluar presidenti Vladimir Putin hodhi poshtë sugjerimet se Rusia një ditë mund të sulmonte Evropën Lindore si “të pakuptimta”.bw
Krerët e Kosovës, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, e kanë akuzuar Serbinë se ka ndaluar autobusë me udhëtarë kosovarë në kufijtë e saj me Kroacinë dhe Hungarinë të mërkurën, si shenjë hakmarrjeje pas vendimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që Kosova të ftohet për t’u bërë anëtare e kësaj organizate.
Osmani u bëri thirrje partnerëve të veprojnë “shpejt”, ndërsa tha se përgjegjës për këtë është “vetëm një njeri: [presidenti serb Aleksandar] Vuçiq”.
“Serbia po u hakmerret qytetarëve kosovarë, një ditë pas votimit në PACE, duke i mbajtur peng shumë [qytetarë] në pikëkalime, duke i frikësuar, duke ua konfiskuar dokumentet dhe duke ua mohuar ushqimin”, shkroi ajo në rrjetin social X.
Më herët, kryeministri Kurti e cilësoi si “shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut ndalimin e qindra qytetarëve të Kosovës nga autoritetet kufitare në Serbi.
Përmes një postimi në X, që më herët njihej si Twitter, Kurti tha se qytetarët që kanë mbetur të bllokuar që nga mëngjesi në kufijtë e Serbisë me Kroacinë dhe Hungarinë, “janë privuar nga ushqimi dhe ilaçet”.
“Një ditë pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës votoi në favor të anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë, Serbia u kundërpërgjigj ndaj civilëve kosovarë. Që nga mëngjesi i sotëm, më shumë se 300 qytetarë – përfshirë fëmijë – janë ndaluar në mënyrë arbitrare në kufi, duke u privuar nga ushqimi dhe ilaçet. Shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut”, shkroi Kurti në X.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe ajo e Punëve të Brendshme e Kosovës më herët gjatë 17 prillit u bënë thirrje qytetarëve që me “çdo kusht” të shmangin kalimin nëpër Serbi.
MPJD tha se autobusë të Kosovës, me udhëtarë nga Kosova, janë bllokuar në dy pikëkalime kufitare të Serbisë me Kroacinë dhe në një pikëkalim kufitar me Hungarinë.
Kjo ministri tha se udhëtarëve u janë marrë dokumentet personale si dhe ato të autobusëve.
“Po ashtu, disa prej tyre janë marrë dhe po vazhdojnë të merren në pyetje”, u tha në njoftim.
Kjo ministri tha se këto veprime janë ndërmarrë në shenjë hakmarrjeje ndaj votës në Këshillin e Evropës një ditë më parë, por po ashtu autoritetet serbe kishin paralajmëruar se do të arrestonin shtetas të Kosovës.
Por, Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë i ka mohuar akuzat se ka ndaluar autobusë me udhëtarë kosovarë në kufijtë e saj me Kroacinë dhe Hungarinë. Ajo shtoi se janë “duke u forcuar kontrollet kufitare“.
Ekipi i REL-it, i cili ishte në pikën kufitare të Serbisë me Kroacinë, Batrovci, nuk u lejua të filmonte, me arsyetimin se nuk kishte leje për ta bërë këtë. Kërkesa e REL-it, e cila u dërgua disa orë para mbërritjes në vendkalim, nuk ka marrë ende përgjigje.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 14 prill paralajmëroi se çdokush që shkel rendin kushtetues të Republikës së Serbisë “do të arrestohet dhe ndiqet penalisht”.
Ai i bëri këto deklarata teksa foli për arrestimin e Sreqko Sofronijeviqit nga autoritetet në Kosovë.
MPJD i është drejtuar faktorit ndërkombëtar për bllokimin e shtetasve të Kosovës në territorin serb, ndërkaq zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, po ashtu njoftoi se për situatën e ka njoftuar edhe ndërmjetësin evropian të dialogut, Mirosllav Lajçak.
“Kjo është përgjigja e Serbisë dhe hipokrizia karshi respektimit të të drejtave të njeriut nga një shtet që aktualisht është anëtar i Këshillit të Evropës. Veprime të tilla edhe një herë dëshmojnë rënien e demokracinë dhe politikën e tyre të vazhdueshme të agresionit”, shkroi Bislimi në X.
Edhe në të kaluarën, qytetarët të Kosovës që kalojnë përmes Serbisë kanë hasur në probleme, me disa prej tyre që janë arrestuar nga autoritetet serbe nën dyshimet për krime lufte.REL
Qeveria e Kosovës thotë se 10 pjesëtarë të policisë së Kosovës u ndaluan në Serbi për t’u marrë në pyetje, përfshirë zëvendës drejtorin nga radhët e komunitetit serb Dejan Jankoviç.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme të Kosovës, oficerët janë shqiptarë dhe serbë dhe “janë ndaluar në kalimet kufitare Merdare, Jarinje, Dheu i Bardhë dhe në kufirin mes Kroacisë dhe Serbisë”.
“5 nga ata janë liruar ndërsa 5 ndodhen akoma në mbajtje, përfshirë edhe Zëvëndësdrejtorin Jankovic”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme të Kosovës.
Pjesëtarët e policisë nuk kanë qenë duke kryer detyrat e tyre zyrtare.
Beogradi nuk ka reaguar lidhur me këtë njoftim.
Më herët, të paktën gjashtë autobusë nga Kosova u ndaluan për orë të tëra nga policia serbe në një pikë kufitare me Kroacinë fqinje, përpara se të lejoheshin të vazhdonin udhëtimin, sipas pasagjerëve.
Autoritetet në Kosovë u bënë thirrje të mërkurën qytetarëve që të shmangin me çdo kusht kalimin nëpër territorin e Serbisë, pasi sipas tyre shteti serb ka bllokuar grupe qytetarësh të Kosovës në vendkalimet kufitare të Serbisë me Kroacinë dhe Hungarinë, të cilët po ktheheshin nga vendet e Evropës perëndimore në Kosovë.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe ministria e Punëve të Brendshme kërkuan në një komunikatë të përbashkët që qytetarët “të ndjekin me vëmendje situatën e tensionuar të sigurisë dhe të mos udhëtojnë përmes Serbisë”.
“Për më tepër, të gjithë udhëtarëve u janë marrë dokumentet personale si dhe ato të autobusëve. Po ashtu, disa prej tyre janë marrë dhe po vazhdojnë të merren në pyetje”, thuhet në reagimin e ministrisë së Jashtme të Kosovës.
Kjo ministri tha se ka njoftuar shtetet e QUINT-it, institucionet e Bashkimit Evropian dhe institucione tjera ndërkombëtare rreth kësaj situatës së krijuar ndërsa shpreson kjo të përfundojë shpejtë.
Por, ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, përmes një komunikate i quajti të pabaza pretendimet për ndalimin e autobusëve nga Kosova.
“Në kufi po kryhen kontrolle për të rritur sigurinë, gjë që mund të shkaktojnë vonesa”, thuhet në komunikatë në të cilën theksohet se të gjithë qytetarëve nga Kosova u lejohet hyrja e papenguar në Serbi.
Një zëdhënës i Bashkimit Evropian i tha Zërit të Amerikës se situata aktuale përbën shkelje e marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes të arritur në dialog ndërsa kërkoi nga Serbia “që të përmbahet nga veprime të tilla të njëanshme dhe të pabashkërenduara si dhe t’i kthehet menjëherë respektimit të marrëveshjes”.
Bllokimi ngjalli reagime në Kosovë të cilët thanë se ky është një veprim hakmarrës i Serbisë pas votimit të së martës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës që i dha dritën jeshile anëtarësimit të Kosovës në këtë mekanizëm.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani shkroi në rrjetet sociale se Serbia po hakmerret ndaj qytetarëve duke i mbajtur peng në pikat kufitare, duke i frikësuar, konfiskuar dokumente dhe duke i privuar nga ushqimi. “Një njeri është përgjegjës për këtë: (Aleksandar) Vuçiç”, shkroi ajo.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti përmes rrjeteve sociale tha se ndalimi i qytetarëve në kufi është “shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut”.
Raportuesja për Kosovën në parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, i bëri thirrje Serbisë të ndalojë siç tha “së turpëruari veten” dhe menjëherë të lejojë qytetarët e Kosovës ta kalojnë kufirin.
“Duhet të sigurohet liria e lëvizjes së të gjithëve, pa diskriminim në bazë të kombësisë”, shkroi zonja Von Cramon në rrjetet sociale.
Nga viti i kaluar Serbia ka njohur dokumentet e udhëtimit të lëshuara nga Kosova, ndonëse nëpër vendkalime kufitare ka vendosur afishe në të cilat thuhet se kjo nuk nënkupton njohje të pavarësisë së saj.
Serbia u shpreh e zhgënjyer të martën me votimin e së martës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës që i dha dritën jeshile anëtarësimit të Kosovës në këtë mekanizëm. Votimi i hap rrugën vendimit përfundimtar për anëtarësimin e Kosovës, që duhet të merret në muajin maj në Këshillin e Ministrave të 46 vendeve anëtare të organizatës. Edhe në këtë fazë, Kosova duhet të sigurojë votat e dy të tretave të vendeve anëtare që marrin pjesë në votim.
Votimi i Asamblesë është mirëpritur nga autoritetet në Kosovë ndërsa zyrtarët në Serbi e kanë quajtur “një ditë turpi”. Beogradi ka paralajmëruar se do të vazhdojë luftën kundër anëtarësimit të Kosovës, ndonëse sipas marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve për të cilën të dyja vendet janë pajtuar vitin e kaluar, palët nuk duhet të pengojnë njëra tjetërn në proceset integruese.
25 vjet më parë më 17 prill 1999 forcat serbe vranë 53 shqiptarë, përfshirë 24 fëmijë, në një nga masakrat më të rënda të luftës së Kosovës, në fshatin Poklek të komunës së Drenasit. Një çerek shekulli më pas, të mbijetuarit e paktë kujtojnë tmerrin e asaj dite dhe jetojnë çdo moment me dhimbjen e humbjes së familjarëve të tyre. Ata shprehin pakënaqësinë për përpjekjet e pamjaftueshme për të çuar drejtësinë në vend. Siç njofton kolegia Keida Kostreci, ekspertët e të drejtave të njeriut dhe së drejtës ndërkombëtare thonë se kur përgjegjësit nuk marrin dënimin, plagët e të mbijetuarve mbeten të hapura.
Gjurmët e vrasjeve mbeten të pashlyera në dhomat e shtëpisë së Sinan Muqollit dhe në kujtesën e të mbijetuarve. Një prej tyre, Elhame Muqolli ishte vetëm 14 vjeç. Ajo humbi nënën, tre motra dhe dy vëllezër. Babai i saj ishte luftëtar i UÇK-së.
“Aty janë vrarë 24 fëmijë, prej moshës 4 muajshe, 10 muajshe deri në moshën 14 vjeçare edhe deri në mosha të shtyra. Të gjithë kemi qenë civilë, të gjithë kemi qenë kryesisht gra dhe fëmijë”, thotë ajo për Zërin e Amerikës nga Ohajo ku jeton me familjen e saj.
“Një përjetim shumë, shumë i rëndë, mes atyre zhurmave dhe mes atyre kërkesave për t’i shpëtuar gjithë ata fëmijë dhe mos me pasë kurrfarë mundësie, kërkush me ba gja”, thotë ajo.
Hysen Kluna, është një tjetër i mbijetuar. Në një nga ditët para këtij përvjetori të vështirë, ai flet për Zërin e Amerikës nga shtëpia ku ndodhi ngjarja.
“Kanë filluar të gjuajnë me automat pastaj e ka hap derën dhe ka gjuajtur bombë, ka pasur shumë bërtima, tmerr, pastaj ka hyrë breneda dhe na ka gjuajtur me automat, unë jam plagosur në dorën e majtë”, thotë ai.
“53 vetë këtu, Ymerin e Sinanin na i kanë marrë dhe i kanë vrarë jashtë, të tjerët 51 këtu brenda. Fëmija më i vogël ka qenë 7-8 muajsh”.
Sinan Muqolli, i zoti i shtëpisë dhe xhaxhai i Elhames dhe Ymer Elshani, një autor librash për fëmijë, që ndodhej atje si mik i familjes, u nxorrën nga shtëpia një nga një dhe u pushkatuan, para se të vriteshin të të tjerët në shtëpi.
Elhamja, e plagosur në këmbë, arriti të dilte nga shtëpia dhe kështu shpëtoi.
“Edhe në atë moment nuk e di si më ka ardhur ajo ide, me hapë dritaren dhe me dalë prej asaj dritareje. Edhe pse e kam ditë se edhe në oborr ka pasë policë. Herën e parë jam çuar dhe jam rrëzuar, herën e dytë kam kapur bravën dhe e kam kapërcyer atë dritare.”
Teuta Elshani, e bija e Ymer Elshanit, humbi atë ditë gjithë familjen: prindërit dhe katër vëllezërit. 23-vjeçare, ajo kishte qenë në Prishtinë dhe më pas kishte shkuar në Maqedoninë e Veriut, ku po strehohej një pjesë e mirë e të larguarve nga Kosova për shkak të luftës. Pas një farë kohe në një kamp refugjatësh, ajo po banonte me një familje shqiptare në Shkup.
“Më 17 prill si çdo ditë dëgjoja lajmet se çfarë po ndodhte në Kosovë sepse kisha gjithë familjen atje dhe në lajmet e mbrëmjes e dëgjova vetë lajmin për masakrën që kishte ndodhur në Poklekun e Vjetër të komunës së Drenasit”, thotë ajo për Zërin e Amerikës nga Atlanta e Xhorxhias ku jeton me familjen.
Ajo shpresoi për shumë kohë që lajmi të mos ishte i vërtetë.
“Kjo mua ndoshta më ka mbajtur në ato momente që të mos e besoj lajmin që e dëgjova. Patjetër se ishin ditë të vështira ato ditë në vijim dhe ngadalë ngadalë fillova të kuptoj se është lajm i vërtetë. Në qershor edhe kur u çlirua Kosova filluan edhe lëvizjet e njerëzve nga Kosova dhe ashtu ngadalë u kuptua e vërteta”.
Aktivistët e konsiderojnë tepër të rëndë ngjarjen e Poklekut, ku sipas të të mbijetuarve dhe të tjerëve që pasi janë kthyer kanë gjetur provat e krimeve, pasi janë vrarë, viktimat janë djegur.
“Në fakt një nga masakrat më makabre të shkaktuara këtu e 25 vite më herët, është ajo e Poklekut”, i thotë Zërit të Amerikës, Bekim Blakaj, drejtor i Fondit Humanitar Ndërkombëtar në Kosovë, që është marrë me dokumentimin e viktimave dhe të të zhdukurve.
“Deri më tani ky krim nuk ka marrë epilog gjyqësor”, thotë ai.
Elhamja thotë se ka ndjenja të përziera tani pas 25 vjetësh, sepse nga njëra anë, pas shumë sakrificash, Kosova është e lirë.
15:51: “Por çfarë kemi të rëndë është: 25 vite u bënë dhe unë për vete them u bë edhe një rivrasje për ta. Shteti ynë, qeveri pas qeverie nuk kanë arritur ende t’i dokumentojnë gjithë këto masakra, edhe të paditet Serbia, për të dhënë përgjegjësi për këto krime që ka bërë”, thotë ajo.
Teuta Elshani thotë se pavarësisht nga qëndrimi i Serbisë, nga mungesa e një ndjese për krimet e luftës, autoritetet e Kosovës duhet të bëjnë pjesën e tyre.
“Unë pres nga shteti im nga Kosova të bëjë një dokumentim të fakteve, të asaj se çfarë ka ndodhur jo vetëm për masakrën e Poklekut por për të gjitha masakrat në Kosovë pa dallim dhe për mua kjo është që më mundon dhe për të cilën mendoj sepse pa një dosje, pa një dokumentim zyrtar të shtetit të Kosovës asgjë nuk mund të bëhet në këtë drejtim”, thotë ajo.
Gjatë luftës në Kosovë, 10 mijë vetë kanë humbur jetën dhe mbi 5 mijë rezultojnë të zhdukur. 25 vjet pas saj ende nuk dihet asgjë për fatin e mbi 1 mijë e 600 personave.
Kryeministri Albin Kurti, duke folur për këtë temë ditën e përvjetorit të pavarësisë më 17 shkurt, tha se qeveria e tij është e përkushtuar për vendosjen e drejtësisë.
“Janë duke punuar profesionistët dhe ekspertët tanë, qeveria mbarë dhe posaçërisht Ministria e Drejtësisë për gjithçka që jemi zotuar. Në Kosovë ka pasur gjenocid në pranverën e vitit 1999. Ky gjenocid as nuk harrohet, as nuk falet, as nuk shlyhet, prandaj e rëndësishme është drejtësia për urdhërdhënësit, për ekzekutorët në mënyrë që të kemi rehabilitim për viktimat dhe në të njëjtën kohë është e rëndësishme që të mos mohohet gjenocidi”.
Zoti Blakaj, organizata e të cilit ka monitoruar gjykimet për krimet e luftës, thotë se “të dhënat që rrjedhin nga ky monitorim, janë dëshpëruese”.
“Nga të gjitha gjykatat deri tani, duke përfshirë edhe Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, Tribunalin e Hagës, gjykatat në Kosovë, deri tani janë dënuar më pak se 80 persona …për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë”.
Për Hysen Klunën, i cili tregon shenjat fizike që janë kujtesë e asaj dite, ka një arsye edhe më urgjente, për të vepruar, duke përmendur si shembull se një nga dëshmitarët, Ramadan Muqolli tashmë ka vdekur.
“Ata dëshmitarët që kanë qenë të vjetër po vdesin, unë tash 83 vjet, Ramadani ka qenë një vjet pas meje, atij shtatë anëtarë i kanë mbetur këtu, edhe shkoi ai vdiq para meje. Edhe unë, po tash edhe pak mendja ndoshta edhe pas disa vjetësh edhe unë i harroj ato, por i kam të shkruara”, thotë ai.
Zoti Blakaj thotë se një nga pengesat madhore për çuarjen e drejtësisë në vend ka qenë mungesa e bashkëpunimit nga Serbia.
“Serbia nuk bashkëpunon me institucionet e Kosovës dhe duke bërë kështu po u ofron një hapësirë të madhe atyre që kanë kryer krime, që të mbesin pa u ndëshkuar, pra po ofrojnë hapësirë për mosndëshkueshmëri”.
Paul Williams, profesor i së drejtës ndërkombëtare në Universitetin Amerikan në Uashington, thotë se vendosja e drejtësisë për viktimat e luftës, është thelbësore për shërimin e plagëve. Është pozitive sipas tij që ka pasur ndjekje penale dhe dënime të individëve serbë që kishin kryer krime në Kosovë.
“Dimensioni zhgënjyes është se procesi nuk ishte gjithëpërfshirës dhe nuk vazhdoi për aq kohë sa duhej për të ndjekur penalisht të gjithë ata që ishin përgjegjës”, thotë ai për Zërin e Amerikës.
Prof. Williams shpjegon se në praktikën ligjore për drejtësinë për krimet e luftës, kur përfundon punën një gjykatë ndërkombëtare, fillojnë ndjekjet penale të brendshme.
“Këtë nuk e kemi parë në Kosovë dhe Serbi. Regjimi serb nuk e ka marrë seriozisht përgjegjësinë për krimet mizore. Dhe kështu nuk është bërë asgjë kuptimplotë përsa i përket prokurorisë vendase. Dhe Kosova nuk ka qenë në gjendje të ketë juridiksionin apo të mbajë procese të tilla”.
Duke pasur parasysh se forcat serbe ishin përgjegjëse për mbi 80 për qind të krimeve, Prof. Williams shprehet kundër prirjes për t’i bërë të gjitha të palët njëlloj përgjegjëse, duke vendosur një barazi morale mes viktimës dhe autorit.
“Për fat të keq, qeverive shpesh u thuhet të falin dhe të harrojnë. Por e kemi parë gjithomonë se të falësh dhe të harrosh nuk është rrugë drejt pajtimit. Ka nevojë për përgjegjësi, ka nevojë për të vërtetën. Duhet dokumentim i saktë historik. Dhe kjo nuk është në të kaluarën për viktimat e mizorive dhe familjarët e tyre. Dhimbja e tyre ndjehet sot”.
Kjo dhimbje është e prekshme tek Elhame Muqolli.
“Kurrë nuk ka për të qenë mirë, kur nuk ndëshkohet për ato që ka bërë. Dhe kur nuk kërkon falje. Dhe nuk di a mjafton edhe kjo. Familjarët e mi, nuk ngjallen kurrë, por të paktën do të më lehtësohej dhimbja”.
Por në kujtimet dhe trashëgiminë e të dashurve që nuk i kanë më, të mbijetuarit kanë gjeur një mison dhe një farë lehtësimi.
“Kur ndodhin këto tragjedi njeriu ka dy zgjidhje, të dorëzohet nga dhimbja apo të forcohet dhe të vazhdojë tutje. Unë zgjodha këtë të dytën, jo ndoshta që jam personi më i fortë në botë por sepse në ato momente kur e kam pranuar që askush nuk është më gjallë nga familja ime e ngushtë, unë i kam vënë vetës një mision që kam mbetur gjallë, kam një borxh të bëhem zëri i tyre, ta vazhdoj trungun familjar dhe këto gjëra më kanë ndihmuar që të vazhdojë e të mos dorëzohem”.
Pjesë e këtij misioni është botimi i veprave të letërsisë për fëmijë të babait të saj. Si për Teutën, edhe Elhamen familjet që kanë krijuar me bashkëshortët e tyre, janë testament i vazhdimësisë së jetës. Këto dhe kujtimet e të dashurve që kanë mbetur të ngrira në kohë.
Si ishte familja juaj?
“Një familje shumë e hareshme. Kur e kujtoj atë pjesë mundet të më kthehet edhe buzëqeshja. Shumë kemi qenë të lidhur me njëri-tjetrin. Çdo organizim kemi qenë së bashku. Çdo gjë e kemi bërë së bashku. Ajo edhe sot mua më mban gjallë, kujtimet e mira”.
Me çka duket teza anti nacionale GREKO-Serbe asht nga fundi I realizimit!
Ate çka diktatura nuk e përfundoj,tani po e realizojn Këlyshët e tyne NeoKomunist,Edi Rama,Hashim e Albin Kurtat e rinje.Por tani në mbarë teritoreve Shqypëtarët!
Duket sheshi se monstra Enveriste qenka krijue si formë virusi ,për infektim duke I ba lavazhe e mbjell nji depresion e zhgënjim si qenje e pashpresë Shqipëtare,si lloj kontaminimes si ato peticidet e mbledhuna nëpër Europë,por ky lloj PETICIDI KENKA må special SE solli edhe Peticide TË grumbullueme nga mbarë Globi edhe ngaAzia DHE Afrikaner?!