VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Prokurori shqiptaro-amerikan: Pse nuk ngrihen memorialë për të vrarët në Kosovë e Mal të Zi?

By | August 12, 2019
2 Comments
  • author avatar
    Malko Durmishi 2 years ago Reply

    o shiptar,sa probleme me madhore kane ndodhur para kesaj ketu ne Shqiperi,s te kemipare te prononcoheni gjakundi.
    Sigurisht nje pllak mermeri me ca emra qe ngjan si ciban ne mes te Tiranes,

  • author avatar
    Veri! 2 years ago Reply

    Pse populli Amerikan vullnetarish ku te dale dhe me inisiative per te dorezuar armet
    qe mos te kete vrasje sic ndodhi kohet e fundit ne Texas dhe ne Ohaio.
    Une them qe asnje se ka gjet psene ne kete bote.

Komentet

Leave a Reply to Malko Durmishi Cancel reply

Ironia – Znj Veliaj, rrogë vetes 20 mijë euro në muaj/ Aktivistja Elona Caslli: Diferenca është shumë pallate në mes…

Aktivistja Elona Caslli ka ironizuar zonjën e parë të Bashkisë së Tiranës, e cila ‘i paska gjetur vetes një punë me rrogë të majme 20 mijë euro në muaj, ku këshillon institucione dhe kompani ligjore, kur burri I saj ka mbushur Tiranën me pallate’.

Postimi

‘Quo vadis!

Teatër paska shpikur zonja Veliaj..?!?!

Zgjuarsi pushteti me kosto shteti..

Sipas investigimit të Ora News, bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj merr 20 mijë euro në muaj, duke këshilluar ligjërisht institucione e kompani shtetërore.

Sa e zonja është bërë profesionalisht zonja Veliaj-Xoxe, pas mandatit dhe sa ishte e tillë para mandatit të burrit të saj si kryepushtetar i Tiranës??

Diferenca është shumë pallate në mes..

Ky po është Teatër, por i pashembur ende..’

Ambasadori Withers për DASH: “Erion Veliaj është një qen sulmi (attack dog) i Edi Ramës”

‘Veliaj është qen sulmi’, ndryshimi i qëndrimeve brenda një dekade mes ish-ambasadorit Withers dhe kryebashkiakut të Tiranës

Yes Sir !

*“Erion Veliaj është një qen sulmi (attack dog) i Edi Ramës”. – thuhej ndër të tjera në një kabllogram (lehtësisht të verifikueshëm) të zbuluar nga WIKILEAKS, i raportuar dhe i firmosur nga ambasadori Withers për DASH gjatë kohës kur përfaqësonte SHBA-të në vendin tonë.

**Një foto e para pak ditëve e kryetarit të Bashkisë së Tiranës me ambasadorin në pension z.Withers u shpërnda nga Veliaj me mbishkrimin e ngrohtë “ka miq, ka familje, ka dhe miq që të bëhen si familje”.

post scriptum – Paralelja midis dy fotografive të mësipërme, screenshot-it të ambasadorit gjatë mandatit të tij diplomatik dhe gjurmimi i kryebashkiakut për një foto me ambasadorin në pension e në punë t’vet, ftojnë për një pasqyrim mes dy ngjarjeve që i ndan një dekadë.

Pagëzimi si qen sulmi, sjell padashur inventarin zoologjik të shprehive të ngjashme mes dy popujve miq, leksikun krahasimor mes kafshës besnike dhe qenieve humane të shpërfytyruara sipas rastit, besnikë vetëm tek shefat kryetarë a pronarë partish, kryeministra etj.

Në të dy rastet qëllimi mbetet i njëjtë. Kocka.
Në USA besoj se krahasimi i një politikani me kafshën e pafajshme, do të zgjonte protesta të zjarrta nga shoqatat e mbrojtjes së kafshëve.

Tek ne, janë rritur breza që ekzaltoheshin e mrekulloheshin teksa jepte shpirt Gofi, pushtuesi nazist, qeni fiksional i helmuar nga “Tomka dhe shokët e tij” nën tingujt e këngës “fusha është e jona…”.

Nuk besoj se fusha e filmit të lidhet me emrin e mëvonshëm të një kompanie të privilegjuar tenderash.

Përtej sentimentalizmës ndaj kafshëve, rendja refleksive e attack dogs-ave pas pushtetit dhe parasë, nëpërmjet shqisës së nuhatjes, tejzgjat status quo-në e krizës ku gëlon duhma e dëshpërimit.

Aty ku vriten qytete dhe zhduket historia nën mallkimin e Vitit Zero.
Në kryeqytet shembet çdo ditë një ndërtesë emblemë tironse, për të mbirë një kullë majë të cilës një papagall fytyrëhumbur cicëron për pyll orbital dhe hapësira të gjelbërta.
Nën hijen e pushtetit të shefit shtatlartë dhe nën pushtetin e të papushtetshmëve të sojit.

Ndrangheta, me aksiomën “Yes Sir!” në majë të gjuhës, idiotët e nevojshmëm, tërë pispillosje dhe përkëdhelje, me anë të terrorit e propagandës, ngjitin shkallët drejt majave të epërme të karrierës në emër të kancerit për para e pushtet totalitar.
Shembuj si personazhi në fjalë, fatkeqsisht, kthehen në modele për tirazhe të larta të atyre që i shohin si histori suksesi.

Të rinj brenda rreshtimeve partiake, si qenie të trembura e të nënshtruara lehtësisht, kthehen hutimthi në turma duartrokitëse të personazheve groteske, fake dhe të papërtypshme nga stomaku i mendjeve normale.

Në prehrin e utopive, nëpërmjet zbrazëtirës kulturore e shpirtërore që ngjizet nga shkatërrimi i aftësive për të reaguar, shpresa për ide dhe për profile me identitet, kthehet në grohmësira në forma elozhesh nga “Yes sir” -ët pasardhës ku diktatorucët shfaqen si shpëtimtarë.

Sa më i madh bëhet numri i ndjekësve të tyre, aq më i vogël bëhet dyshimi për ta – thotë psikologu Sketel.
Tek ne, më të shtypurit janë edhe më letargjikë dhe shtypja vazhdon të prodhojë heshtje, nënshtrim.
Kapërcimi nga përgjumja, do të ndihmonte shoqërinë për një kthjellim e për të dalë nga burgu i shpirtit.

Zero tolerancë për frustrimet e diktatorëve të rinj në këtë territor prej vetëm 28 000 km2.
Sepse një ligj i pazbuluar mirë, thotë se sasia e tolerancës që mund të shpenzohet në një territor të caktuar, është e numëruar. Në një territor, nuk mund të konsumohet më shumë tolerancë sesa do mund të mbanin kufijtë e këtoj territori të quajtur Shqipëri. Shqipëria nuk do të ekzistonte si territori që njohim nëse do të toleronte të tjerët përtej kufirit të të qenit Shqipëri.
Matematikisht, toleranca ndaj të fortëve veshur me pushtet politik dhe ekonomik, prodhon diku viktima.

Rezistenca ndaj tyre, t’i privosh këta të fortë nga territori yt i lirisë, është t’u bësh vend të pambrojturve, të mënjanurëve, të dëbuarëve.
Mbi të gjitha, zero tolerancë për injorancën. Duke cituar shkrimtarin argjentinas Alejandro Dolina tek shprehet :
“Injoranca është shumë më e shpejtë se inteligjenca. Inteligjenca ndalet aq shpesh për të shqyrtuar, injoranca kalon mbi të papriturat e zakonshme që janë nocione të një shpejtësie të madhe dhe kurrë nuk ka diçka që asaj i tërheq vëmendjen. Kështu që ajo arrin kudo shpejt … sidomos në përfundime.

”Prandaj sa nuk është tepër vonë, të dalim nga strukja, indiferenca ndaj gjithçkaje, të refuzojmë e reagojmë ndaj injorancës veshur me pushtet e korrupsion të paimagjinueshëm.
O SOT, O KURRË !

Autor i shkrimit: Genti Çela

Çikat e Arta të Kosovës…. Nga Adriatik R. Dosti

Plot 57 vjet me pare…kur sporti luftarak i Arteve Marciale japoneze Judo u perfshi ne Lojerat Olimpike pikerisht ne Olimpiaden e Tokyos ne 1964 ….veshtire te besoj se ndonje shqiptari te Shqiperise a te Kosoves do t’ja kishte marre mendja se nje dite ne do te kishim nje kampion a kampione olimpike e do te vinim ne vitrinen e sportit kombetar shqiptar jo nje por tre Medalje Ari e madje brenda 5 vjetesh 2016-2021…e qe te treja jane Made in Kosova e qe te treja mbajne vulen e tre Çikave te Arta te saj ….
Rrugen e çeli Majlinda Kelmendi ne Rio de Janeiro ne 2016 per tu pasuar pak vite me pas nga Distria Krasniqi e Nora Gjakova…çfare mrekullie e çfare krenarie kombetare…
Dhe kjo histori suksesi qe gezon çdo shqiptar ne mbare globin nisi disa vite me pare ku fale pasionit, guximit e profesionalizmit te Trajnerit te jashtezakonshem pune shume e fjale pak Driton Kuka Çikat e Kosoves e kryesisht ato te Pejes pas nje Lumi djerse e sakrificash pa fund ja dolen qe ne 2012 te marrin frytin e asaj ç’ka kerkonin e enderronin…
Majlinda sjell ne Kosove medaljen e saj te pare te arte ne nje turne te rendesishem nderkombetar… duke fituar ne Kupen Botes ne Stamboll -Medaljen e Arte…. e ç’ka ne 11 vite kariere brilante te saj do te pasurohej ne vijim edhe nga nje arsenal i frikshem trofesh e medaljesh pa fund qe do t’i kishte zili edhe sportisti me elitar i globit…plot 32 te Arta, 6 Argjendi e 8 Bronzi…
Kampione Olimpike, kampione e botes, kampione e Europes, kampione e Ballkanit…e askush tjeter si ajo …dhe e pa fat ne Tokyo 2020 [ korrik 2021] ne mbyllje te karieres se vet brilante …por ani ky eshte sporti …e vajza e pare Kampione olimpike e kombit shqiptar gjithesesi ka hyre tashme per te mos dale dot me kurre ne Arkivin, historine e memorien e nderit te sportit te kombit e te popullit te vet….
E nese Majlinda mbeti absolute ne peshen e saj ne 52 kg…nje tjeter pasuese e saj e sportiste e trajnerit Kuka…Distria arrin ti sjelle Kosoves nje tjeter te Arte olimpike ne peshen 48 kg…dhe do te jete Nora Gjakova qe ne peshen 57 kg do te beje ”tris- in ” e Medaljeve te Arta Olimpike per Kosoven….e pra ne 2 Olimpiada e brenda 5 vjetesh …3 Ari…çfare mrekullie !
Dhe ka akoma…ku i dihet…ne gare eshte ende Loriana Kuka e cila konkuron te enjten e 29 korrikut ne peshen e 78 kg…
I ndoqa …disa Live e disa te perseritura e ne forme permbledhje ne RTK ndeshjet e Çikave te Kosoves por edhe ate te vellait te Nores – Akilit …emocion por edhe krenari…aq me shume sot tek sheh qe disa vende me Rusine e Francen ne krye ç’nuk po bejne kunder Kosoves e s’rreshtin poshtersisht te komplotojne e te thurin plane ogurzeza kunder saj ne guzhinat e pista te Beogradit, Moskes e Parisit….
E bash per keto e shume te tjera si keto…e bash per ate histori tragjike e te shkruar me gjak Nderi yt Kosove u vu disi ne vend qofte edhe kesisoj sportivisht e ne tryezen me te madhe te sportit boteror ne nje Olimpiade e kjo fale Çikave te tua te Arta…Majlindes, Distrias e Nores …e qe me siguri neser do te pasohen nga emra te tjere se Orteku i Driton Kukes veshtire te ndalet me dot prej kerkujt…
Dhe nuk ishte aspak rastesi por shume nder e krenari qe Medaljen e Arte fituese te Tokyo 2020 …Nores ja dorezojne pikerisht dy autoritete shume te larta te sportit boteror…Tomas Bach -Presidenti i IOC [Komiteti olimpik nderkombetar]…dhe J.Rouge…Sekretari i pergjithshem i federates boterore te Judos…
Faleminderit Driton….faleminderit Çikat e Arta te Kosoves…na bete krenare si kurre me pare e na bete ta mbajme koken lart si shqiptare e kjo fale suksesit tuaj te jashtezakonshem…
Dhe vec jush nuk kam si te mo sjell sot ndermend edhe si-motrat tuaja të të njejtit gjak qe gjithashtu na kane nderuar ADN e kombesine tone po fale punes e talentit te tyre por edhe patriotizmit e dashurise pa fund per ty Kosove -toke e trimave dhe e burrneshave pa fund…
Te tilla jane edhe Rita Ora, Dua Lipa, Era Istrefi….pasuar nga Donika e deri tek Presidentja e sotme e jotja Kosove…dinjitozja Vjosa Osmani…
Jo me kot i quajta ashtu siç ke qejf t’i quash e t’i therrasesh t’i vete Kosove…Çikat e Arta te Kosovesikat tona…tingellon me bukur keshtu besoj !
Te faleminderit Kosove !
A.R.DOSTI

Raporti final i OSBE/ Basha: E pëmbledhur me dy fjalë “Masakër Zgjedhore”! Konfirmon se më 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar për publikimin e raportit final nga OSBE/ODIHR.

Lideri demokrat thotë se me dy fjalë e gjitha mund të përmblidhet si ”Masakër Zgjedhore”.

Sipas tij, me këtë raport konfirmohet se më 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve dhe ato zgjedhje nuk kishin lidhje me demokracinë dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

 

Raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR konfirmon se me 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve.
Këto janë disa nga konkluzionet e raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR mbi 25 prillin:
– Blerja masive e votave.
– Presioni ndaj votuesve.
– Shkrirja në një e partisë në pushtet me shtetin.
– Keqpërdorimi i aseteve publike në avantazh të partisë në pushtet.
– Abuzimi me pushtetin dhe funksionet publike.
– Rritje e punësimit në administratën publike me qëllime elektorale.
– Presion mbi administratën publike për të votuar partinë në pushtet.
– Përdorimi i fondeve të rindërtimit për të orientuar votën.
– Legalizime në këmbim të votës.
– Vjedhja e të dhënave private dhe personale të shqiptarëve nga partia në pushtet dhe ngritja e sistemit kriminal të patronazhistëve duke ushtruar përmes këtij sistemi presione dhe shantazhe ndaj qytetarëve.
– Përdorimi i grupeve kriminale për të ushtruar presion ndaj zgjedhësve.
– Ndryshimet kushtetuese të njëanshme, në kundërshtim me rekomandimet e Komisionit të Venecias.
E përmbledhur me dy fjalë: MASAKËR ZGJEDHORE!
Raporti konfirmon atë që të gjithë shqiptarët e dinë tashmë: 25 prilli nuk kishte lidhje me demokracinë dhe zgjedhjet e lira e të ndershme. bw

Nga patronazhistët, legalizimet tek shit-blerja e votës dhe gjuha gjatë fushatës, OSBE/ODIHR: Shteti duhet të garantojë të drejtën për zgjedhje të lirë dhe të fshehtë

OSBE/ODHIR publikon raportin perfundimtar të zgjedhjeve të 25 prillit ku vlerësohet se votuesve shqiptarë iu garantua zgjedhja e kandidatëve ndërsa dita e zgjedhjeve ishte kryesisht transparente dhe e qetë.  Në këtë dokument vihet theksi tek shit-blerja e votës, si një problematikë e hasur në zgjedhjet e fundit, bazuar kjo në nje numër të lartë hetimesh të ndërmarra, si dhe tek çështja e shumëpërfolur e patronazhistëve.

Konkretisht sa i perket çështjes së publikumit të të dhenave të mbi 900 mijë shqiptarëve thuhet: “Rrjedhja e të dhënave personale të ndjeshme të rreth 900,000 qytetarëve shqiptarë para zgjedhjeve, përfshirë preferencat e tyre politike, ishte shqetësuese serioze dhe i bëri votuesit të prekshëm nga presioni.”

Në këtë dokument flitet edhe për punësimet të cilat u rriten ndjëshëm në aparatin shtetëror përpara zgjedhjeve, si dhe u dhanë legalizimë në kembim të votës.

OSBE/ODIHR ka komentuar edhe gjuhen e përdorur përgjate fushatës nga politikanët si të ashpër. “Toni i gjuhës së përdorur gjatë fushatës nga disa udhëheqës partie dhe, në veçanti, Presidenti, ishte konfrontues. Ndonjëherë gjuha agresive u përdor gjithashtu në seksionet e komenteve në rrjetet sociale. Kishte disa raste të shquara gjatë fushatës së gjuhës seksiste të përdorura kundër grave.”

Sa i përket ndalimit të shtesave shqiptarë të Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, në raport thuhet se  urdhri ka të ngjarë të ketë ndikuar negativisht në aftësinë e disa shtetasve shqiptarë, përfshirë nga pakicat kombëtare, për të ushtruar të drejtën e tyre të votës.

(BalkanWeb)

Raporti final/ Rekomandimet e OSBE: Të rishikohet kuadri ligjor, ti paraprihet një procesi të hapur konsultimi. Të ketë siguri për të dhënat personale të qytetarëve

OSBE/ODIHR në fund të raportit final për zgjedhjet e 25 prillit ka dhënë disa rekomandime për Shqipërinë.

OSBE kërkon që të rishikohet kuadri ligjor i procesit zgjedhor, por  jo të bëhet me një process të hapur, gjithpërfshirës konsultimi mes palëve dhe të miratohet para zgjedhjeve të ardhshme.

Po ashtu kërkohet më shumë përpjekje në çështjet e blerjeve të votave si nga agjencitë e zbatimit të ligjit dhe nga qytetarët.

Nga ana tjetër OSBE ka identifikuar problemin e të dhënave personale që u zbulua në këto zgjedhje dhe kërkon që ato duhet të jenë të sigurta.

Një tjetër pikë që duhet rishikuar sipas OSBE është pragu 1% për kandidatët e pavarur në mënyrë që të ketë mundësi të barabarta për të gjithë.

PJESE NGA RAPORTI I OSBE/ODIHR

XVI REKOMANDIME

Këto rekomandime, siç përmbahen në të gjithë tekstin, ofrohen me qëllim që të përmirësohet edhe më tej zhvillimi i zgjedhjeve në Shqipëri dhe për të mbështetur përpjekjet për t’i sjellë ato plotësisht në përputhje me OSBE-në angazhimet dhe detyrimet dhe standardet e tjera ndërkombëtare për zgjedhjet demokratike. Këto rekomandime duhet të lexohen së bashku me rekomandimet e kaluara të ODIHR-it që nuk janë lexuar ende. ODIHR është gati të ndihmojë autoritetet e Shqipërisë për të përmirësuar më tej zgjedhjet

procesin dhe adresimin e rekomandimeve të përfshira në këtë dhe raportet e mëparshme.146

  1. REKOMANDIMET PRIORITARE
  2. Kuadri ligjor ka nevojë për rishikim të mëtejshëm për të adresuar ODIHR-in dhe Komisionin e Venecias rekomandimet dhe një numër paqartësish dhe mospërputhjesh. Ndryshimet në ligj duhet të paraprihet nga një proces i hapur dhe gjithëpërfshirës i konsultimit, dhe të miratohet para tjetrit zgjedhjet.
  3. Shteti duhet të garantojë të drejtën për një zgjedhje të lirë dhe të fshehtë. Çdo formë presioni për tu zbuluar nëse dhe si njerëzit kanë votuar duhet të parandalohen.
  4. Agjencitë e zbatimit të ligjit duhet të intensifikojnë përpjekjet për të identifikuar, hetuar dhe ndjekur penalisht çështjet e blerja e votës. Qytetarët duhet të inkurajohen të raportojnë dhe të japin prova të çdo blerje votash ose presion.
  5. Shqipëria duhet të sigurojë sigurinë e të dhënave personale të qytetarëve. Institucionet përkatëse duhet të hetojë dhe sanksionojë plotësisht çdo shkelje që ndikon në besimin e publikut në zgjedhjet

145 ODIHR LEOM ishte në dijeni të shtatë ankesave të paraqitura në KSHC midis 29 prillit dhe 4 majit kundër

Gjobat e Komisionerit. Në të gjitha këto raste, KSHC-ja bëri të pavlefshme vendimet e Komisionerit për vendosjen e sanksioneve për shkak të mungesës së një mundësie objektive të KZAZ-ve në fjalë për të finalizuar rezultatet duke pasur parasysh materialet përkatëse nuk u dorëzuan nga VNV në kohë.

146 Në paragrafin 25 të Dokumentit të OSBE-së në Stamboll të vitit 1999, Shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së u zotuan “të ndiqnin menjëherë vlerësimin dhe rekomandimet e zgjedhjeve të ODIHR-it ”. Ndjekja e rekomandimeve paraprake është vlerësuar nga ODIHR LEOM si vijon: rekomandimet 5, 8, 18 dhe 20 nga raporti përfundimtar i ODIHR-it për

Zgjedhjet lokale të 2019 (Raporti Përfundimtar i 2019), rekomandimet 11, 13, 14, 22 dhe 23 nga raporti përfundimtar i ODIHR

Zgjedhjet parlamentare 2017 (Raporti Përfundimtar 2017) dhe rekomandimet 19 dhe 21 nga raporti përfundimtar i ODIHR-it në zgjedhjet lokale 2015 (Raporti Përfundimtar 2015) janë zbatuar plotësisht. Rekomandimet 1, 4, 6, 11 dhe 13 nga

Raporti Përfundimtar i vitit 2019, Rekomandimi 1 nga Raporti Përfundimtar i vitit 2017 dhe Rekomandimet 3, 6, 11, 12, 16, 18 dhe

23 nga Raporti Përfundimtar i 2015 janë zbatuar kryesisht. Rekomandimet 2, 3, 7, 12 dhe 15 nga Finalja e 2019

Raporti, rekomandimet 2, 3, 4, 8, 10, 12, 16, 19 dhe 21 nga Raporti Përfundimtar i vitit 2017, dhe 1, 2, 8, 10, 14, 17 dhe 20 nga Raporti Përfundimtar i 2015 janë zbatuar pjesërisht. Shikoni gjithashtu bazën e të dhënave të rekomandimeve elektorale të ODIHR-it.

Republika e Shqipërisë Faqe: 27

Zgjedhjet Parlamentare, 25 Prill 2021

Raporti Përfundimtar i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR-it

  1. Legjislacioni duhet të ndryshohet për të siguruar që mediat janë në gjendje të mbulojnë në mënyrë të pavarur aktivitetet e garuesit zgjedhorë me synimin për të kufizuar përdorimin e përmbajtjes së prodhuar nga partia në lajme.

(BalkanWeb)

Zgjedhjet e 25 prillit, OSBE/ODIHR publikon raportin final: Partia në pushtet pati avantazh, kontrollonte administratën dhe keqpërdoroi burimet

OSBE/ODIHR ka publikuar raportin final për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Një ditë pas zgjedhjeve OSBE publikon një raport paraprak, por ky është raporti i fundit nga institucioni i cili monitoroi zgjedhjet.

Në përmbledhjen ekzekutive raporto i OSBE thotë se Partia Socialiste e cila ka pushtetin krijoi avantazh për shkak të kontrollit të administratave lokale dhe keqpërdorimi i burimeve administrative.

Po ashtu vihet re se pretendimet për blerje votash ishin prezente gjatë fushatës dhe kjo pasoi me një numër të lartë hetimesh.

”Partia në pushtet nxori avantazh të rëndësishëm nga detyrimi, duke përfshirë kontrollin e administratave lokale, dhe nga keqpërdorimi i burimet administrative. Kjo u amplifikua nga mbulimi pozitiv i institucioneve shtetërore në media. Pretendimet për blerjen e votave nga partitë politike ishin përhapëse gjatë fushatës dhe një numër i lartë e hetimeve u hapën në këtë drejtim. Në një numër të kufizuar të qendrave të votimit dhe numërimeve të vëzhguara, procesi ishte kryesisht transparent dhe i qetë ”.- thuhet ne raportin e OSBE.

 

”PËRMBLEDHJA EKZEKUTIVE
Pas një ftese nga qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe në përputhje me të
mandatin, Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) vendosi një të Kufizuar
Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve (LEOM) për të vëzhguar zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit 2021.
ODIHR LEOM vlerësoi pajtueshmërinë e procesit zgjedhor me angazhimet e OSBE-së, të tjera
detyrimet dhe standardet ndërkombëtare për zgjedhjet demokratike, si dhe legjislacionin kombëtar. Per vëzhgimin afatshkurtër te zgjedhjeve, u formua një Mision Ndërkombëtar i Vëzhgimit të Zgjedhjeve (IEOM) si një përpjekje e përbashkët e ODIHR LEOM, një delegacion i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së dhe
delegacioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Deklarata e Gjetjeve Paraprake dhe Konkluzionet e lëshuar nga IEOM në 26 Prill përfundoi
se “Në zgjedhjet e 25 Prillit, votuesit kishin një zgjedhje të kandidatëve, të cilët ishin në gjendje të bënin fushatë të lirë, nën një kornizë ligjore e cila respekton liritë themelore. Pas një marrëveshje përparimi
duke i dhënë fund një ngërçi politik, palët kryesore të interesit kishin besim të mjaftueshëm në zgjedhjet për të marrë pjesë në një Komision Qendror i Zgjedhjeve i reformuar (KQZ) iu përkushtua mbikëqyrjes së zgjedhjeve procesi në mënyrë të organizuar dhe transparente, përkundër detyrimeve të reja të rëndësishme, përfshirë implementimi i teknologjive të reja. Partia në pushtet nxori avantazh të rëndësishëm nga ai detyrim, duke përfshirë përmes kontrollit të tij të administratave lokale, dhe nga keqpërdorimi i burimet administrative. Kjo u amplifikua nga mbulimi pozitiv i institucioneve shtetërore në media. Pretendimet për blerjen e votave nga partitë politike ishin përhapëse gjatë fushatës dhe një numër i lartë e hetimeve u hapën në këtë drejtim. Në një numër të kufizuar të qendrave të votimit dhe numërimeve të vëzhguara, procesi ishte kryesisht transparent dhe i qetë ”.

Zgjedhjet parlamentare u mbajtën pas një marrëveshje politike përparimi të arritur në qershor
2020, e cila u pasua nga reforma zgjedhore. Zgjedhjet u zhvilluan në sfondin e vazhdimit
bisedimet e pranimit me Bashkimin Evropian.
Kushtetuta garanton liritë themelore, dhe përkundër disa paqartësive dhe
mospërputhjet, Kodi Zgjedhor shërben si një bazë e përshtatshme për zhvillimin e zgjedhjeve demokratike.
Ndërsa ndryshimet në korrik 2020 në Kodin Zgjedhor u bazuan në një konsensus të gjerë politik dhe
ndoqi një proces konsultativ gjithëpërfshirës, ​​ndryshime të mëtejshme kushtetuese dhe zgjedhore të miratuara në Tetor 2020 nuk u parapri nga konsultimi i duhur me palët e interesit.

Ndërsa një numër i ODIHR dhe Rekomandimet e Komisionit të Venecias u adresuan në ndryshimet legjislative, të tjera rekomandimet mbeten të papaguara, përfshirë ato që lidhen me de-politizimin e nivelit më të ulët komisionet zgjedhore, të drejtat e votimit të personave me aftësi të kufizuara, përgjegjësia penale për shpifje dhe përdorimi i materialeve të fushatës në lajme.
140 anëtarët e parlamentit u zgjodhën për një mandat katër-vjeçar përmes një rajoni të modifikuar së fundmi sistemi i përfaqësimit proporcional, me votuesit në gjendje të hedhin vota preferenciale në 1 nga 12 rrethet shumë-anëtare. Sistemi lejon kandidatë të pavarur, por nuk u garanton atyre të barabartë
mundësi krahasuar me kandidatët e partisë, në kundërshtim me standardet ndërkombëtare dhe OSBE-në

Angazhimet. Numri i vendeve të alokuara për secilin rreth në përgjithësi siguroi barazinë e
1 Versioni në anglisht i këtij raporti është dokumenti i vetëm zyrtar. Një përkthim jozyrtar është në dispozicion në gjuhën shqipe.

Republika e Shqiperise Faqja: 2

Zgjedhjet Parlamentare, 25 Prill 2021
Raporti Përfundimtar i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR-it
votojnë Parlamenti i ri do të mblidhet në shtator 2021, pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve
dhe betimi i anëtarëve të rinj.
Zgjedhjet parlamentare ishin përgjithësisht të organizuara mirë nga administrata zgjedhore. I sapoformuari
KQZ-ja me tre degët e veta të ndara mori përgjegjësi të reja të gjera pas legjislacionit të fundit
ndryshimet. Pavarësisht nga vonesat, përfshirë miratimin e rregulloreve thelbësore, fillimin e
një fushatë për edukimin e votuesve dhe trajnimin e stafit të sondazheve, KQZ arriti të përmbushë në mënyrë adekuate pjesën më të madhe
detyrimet e saj, duke përfshirë edhe ato të reja komplekse që lidhen me identifikimin elektronik të votuesve. Ka funksionuar në mënyrë transparente dhe të mbajtura seanca publike të transmetuara drejtpërdrejt dhe të hapura për pjesëmarrje nga palët e interesuara. Në përgjithësi, administrata zgjedhore në të gjitha nivelet gëzonte besimin e palëve të interesuara. Lëvizja drejt futjes së votimit elektronik ishte pjesë e marrëveshjes politike dhe 2020 reforma zgjedhore. KQZ-ja pilotoi teknologjinë e re të votimit dhe numërimit në 32 qendra votimi në Tiranë nga gjithsej 5,199 qendra votimi në vend. Afati kohor shumë i shkurtër për implementim e bëri të mos lejojë ligjërim thelbësor publik dhe kontroll të pavarur të teknologjive të reja.”

OSBE gjithashtu jep rekomandimet e saj pas zgjedhjeve të 25 prillit teksa propozon rishikim të kuadrit ligjor para zgjedhjeve të ardhshme, me një proces të hapur dhe gjithpërfshirës konsultimi.

Po ashtu rekomandohet që Shqipëria të sigurojë sigurinë e të dhënave personale të qytetarëve si dhe të hetojë e sanksionojë gjithë ata që ndikojnë në besimin e publikut.

Më tej theksohet se agjencitë  e zbatimit të  ligjit duhet të  intensifikojnë  pë rpjekjet për të  identifikuar, hetuar dhe ndjekur penalisht cështjet e shit-blerjes së votës.

XVI REKOMANDIME
Këto rekomandime, siç përmbahen në të gjithë tekstin, ofrohen me qëllim që të përmirësohet edhe më tej zhvillimin e zgjedhjeve në Shqipëri dhe për të mbështetur përpjekjet për t’i sjellë ato plotësisht në përputhje me OSBE-në angazhimet dhe detyrimet dhe standardet e tjera ndërkombëtare për zgjedhjet demokratike. Këto rekomandimet duhet të lexohen së bashku me rekomandimet e kaluara të ODIHR-it që nuk janë lexuar ende është adresuar. ODIHR është gati të ndihmojë autoritetet e Shqipërisë për të përmirësuar më tej zgjedhjet procesin dhe adresimin e rekomandimeve të përfshira në këtë dhe raportet e mëparshme.

A. REKOMANDIMET PRIORITARE
1. Kuadri ligjor ka nevojë për rishikim të mëtejshëm për të adresuar ODIHR-in dhe Komisionin e Venecias rekomandimet dhe një numër paqartësish dhe mospërputhjesh. Ndryshimet në ligj duhet
të paraprihet nga një proces i hapur dhe gjithëpërfshirës i konsultimit, dhe të miratohet para tjetrit
zgjedhjet.
2. Shteti duhet të garantojë të drejtën për një zgjedhje të lirë dhe të fshehtë. Çdo formë presioni për tu zbuluar nëse dhe si njerëzit kanë votuar duhet të parandalohen.
3. Agjencitë e zbatimit të ligjit duhet të intensifikojnë përpjekjet për të identifikuar, hetuar dhe ndjekur penalisht çështjet e blerja e votës. Qytetarët duhet të inkurajohen të raportojnë dhe të japin prova të çdo blerje votash ose presion.
4. Shqipëria duhet të sigurojë sigurinë e të dhënave personale të qytetarëve. Institucionet përkatëse duhet të hetojë dhe sanksionojë plotësisht çdo shkelje që ndikon në besimin e publikut në zgjedhjet
145 ODIHR LEOM ishte në dijeni të shtatë ankesave të paraqitura në KSHC midis 29 prillit dhe 4 majit kundër gjobave të Komisionerit. Në të gjitha këto raste, KSHC-ja bëri të pavlefshme vendimet e Komisionerit për vendosjen e sanksioneve për shkak të mungesës së një mundësie objektive të KZAZ-ve në fjalë për të finalizuar rezultatet duke pasur parasysh materialet përkatëse nuk u dorëzuan nga VNV në kohë.
146 Në paragrafin 25 të Dokumentit të OSBE-së në Stamboll të vitit 1999, Shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së u zotuan “të ndiqnin menjëherë vlerësimin dhe rekomandimet e zgjedhjeve të ODIHR-it ”. Ndjekja e rekomandimeve paraprake është vlerësuar nga ODIHR LEOM si vijon: rekomandimet 5, 8, 18 dhe 20 nga raporti përfundimtar i ODIHR-it për Zgjedhjet lokale të 2019 (Raporti Përfundimtar i 2019), rekomandimet 11, 13, 14, 22 dhe 23 nga raporti përfundimtar i ODIHR
Zgjedhjet parlamentare 2017 (Raporti Përfundimtar 2017) dhe rekomandimet 19 dhe 21 nga raporti përfundimtar i ODIHR-it në
zgjedhjet lokale 2015 (Raporti Përfundimtar 2015) janë zbatuar plotësisht. Rekomandimet 1, 4, 6, 11 dhe 13 nga
Raporti Përfundimtar i vitit 2019, Rekomandimi 1 nga Raporti Përfundimtar i vitit 2017 dhe Rekomandimet 3, 6, 11, 12, 16, 18 dhe
23 nga Raporti Përfundimtar i 2015 janë zbatuar kryesisht. Rekomandimet 2, 3, 7, 12 dhe 15 nga Finalja e 2019
Raporti, rekomandimet 2, 3, 4, 8, 10, 12, 16, 19 dhe 21 nga Raporti Përfundimtar i vitit 2017, dhe 1, 2, 8, 10, 14, 17 dhe 20
nga Raporti Përfundimtar i 2015 janë zbatuar pjesërisht. Shikoni gjithashtu bazën e të dhënave të rekomandimeve elektorale të ODIHR-it.
Republika e Shqipërisë Faqe: 27
Zgjedhjet Parlamentare, 25 Prill 2021
Raporti Përfundimtar i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR-it
5. Legjislacioni duhet të ndryshohet për të siguruar që mediat janë në gjendje të mbulojnë në mënyrë të pavarur aktivitetet e
garuesit zgjedhorë me synimin për të kufizuar përdorimin e përmbajtjes së prodhuar nga partia në lajme.
B. REKOMANDIM E  TJERA
Sistemi Zgjedhor
6. Për të respektuar parimin e mundësive të barabarta, pragu mbarëkombëtar i 1 për qind për
kandidatët e pavarur duhet të rishikohet.
Kuadri Ligjor
7. Për të garantuar sigurinë ligjore dhe administrimin efektiv të zgjedhjeve, nën-rregullore detyruese
duhet të jetë në përputhje me legjislacionin primar dhe të miratohet në kohën e duhur.
Administrata Zgjedhore
8. Për të forcuar transparencën dhe për të shmangur çdo vonesë në administrimin e zgjedhjeve, KQZ-ja duhet të publikojë një kalendar zgjedhor gjithëpërfshirës me afatet përkatëse, përfshirë miratimin e akteve nënligjore, për trajnime dhe detyra logjistike.
9. Për të rritur transparencën dhe besimin e publikut, kohën dhe burimet e përshtatshme për efektivitet
përgatitja dhe mundësitë kuptimplota për vëzhgimin publik dhe të pavarur të zgjedhjeve
teknologjitë duhet të sigurohen. Në rast të përdorimit të votimit elektronik në një shkallë më të gjerë, duke aplikuar. Duhet të merren parasysh metodat e verifikimit të tilla si kontrollet e kufizimit të rrezikut.
10. Për të shmangur pavlefshmërinë e qëllimshme të fletëve të votimit dhe për të rritur besimin në procesin zgjedhor, autoritetet duhet të investojnë në programe me kohë të edukimit të votuesve të përshtatura për kategori të ndryshme të votuesve.
Regjistrimi i votuesve
11. Për të siguruar votim universal dhe trajtim të barabartë para ligjit, kufizime të bazuara
aftësitë e kufizuara mendore duhet të hiqen dhe detyrimi për të regjistruar votuesit mbi 100 vjeç duhet të jetë vendosur mbi shtetin.
12. Autoritetet lokale duhet të sigurojnë që të gjithë votuesit të informohen në kohën e duhur për vendin dhe koha për shqyrtimin e listës së votuesve dhe vendndodhja e qendrave të tyre përkatëse të votimit.

(BalkanWeb)

Katër tragjeditë nga aksidentet me autobusë

Që nga mbarimi i luftës në Kosovë në vitin 1999, Kosova ka parë disa aksidente të tmerrshme që kanë qenë të përfshirë autobusët e udhëtarëve. Në dy dekadat e fundit, është rritur transporti rrugor me autobusë nga Kosova për në shtetet tjera, por janë rritur edhe aksidentet. Më poshtë ua rikujtojmë katër tragjeditë më të mëdha nga aksidentet më autobusë në 20-vjetëshin e fundit.

2002- Dhjetë të vdekur në kufirin Kosovë-Mal i Zi

Dhjetë persona vdiqën, përfshirë edhe dy fëmijë, si dhe 31 të tjerë u lënduan më 25 korrik të vitit 2002 në kufirin Kosovë-Mal i Zi. Autobusi me 40 udhëtarë ishte duke udhëtuar nga Ulqini për në Kosovë kur doli nga rruga dhe ra poshtë një kodre. Aksidenti ndodhi në orën 05:00. Kjo ishte tragjedia më e madhe rrugore që nga mbarimi i luftës.

Rrokullisja e autobusit në kufirin Kosovë-Mali i Zi. 25 korrik, 2002.

2004 – 15 maturantë vdesin në Shqipëri

Më 14 tetor 2004, në Fushë Arrëz të Shqipërisë, vdiqën 15 maturantë kur u aksidentua autobusi më të cilin maturantët po ktheheshin nga ekskursioni në Shqipëri. Autobusi po bartte 49 maturantë kur u rrokullis dhe ra në humnerë. Autoritet thanë se 34 maturantë të tjerë u lënduan, disa prej tyre rëndë.

Të 15 maturantët u varrosën në vendin e njëjtë në qytezën e Malishevës, ndërkohë në Fushë Arrëz është vendosur një pllakë përkujtimore.

Autobusi me maturantë që ra në një humnerë në Shqipëri. 15 tetor, 2004.

Autobusi me maturantë që ra në një humnerë në Shqipëri. 15 tetor, 2004.

2010 – Gjashtë të vdekur në një aksident në Austri

Më 22 shkurt 2010, gjashtë persona nga Kosova vdiqën kur një autobus që udhëtonte nga Prishtina u aksidentua afër Vjenës, derisa po udhëtonte për në Gjermani. Aksidenti ndodhi kur autobusi u përplas me dy kamionë në një autostradë në afërsi të kryeqytetit të Austrisë, Vjenë. Në këtë aksident u lënduan edhe mbi 30 persona, disa prej tyre rëndë. Në aksident vdiqën edhe dy shoferët e autobusit.

Autobusi i udhëtarëve që u përplas me dy kamionë. Vjenë, 22 shkurt, 2010.

Autobusi i udhëtarëve që u përplas me dy kamionë. Vjenë, 22 shkurt, 2010.

2021 – Dhjetë të vdekur në Kroaci

Më 25 korrik 2021, në një aksident në Kroaci mbetën të vdekur dhjetë persona me origjinë nga Kosova derisa po udhëtonin në autobusin e linjës Frankfurt-Prishtinë. Mbi 40 persona u lënduan dhe njëri prej tyre vazhdon të jetë në gjendje të rëndë. Autobusi kishte 67 pasagjerë, përfshirë edhe fëmijë.

Aksidenti me autobus të linjës Frankfurt-Prishtinë në Kroaci. 25 korrik 2021.

Aksidenti me autobus të linjës Frankfurt-Prishtinë në Kroaci. 25 korrik 2021.

Aksidenti ndodhi në orën 06:00, ku dyshohet se nga pakujdesia e shoferit, autobusi doli nga rruga. Policia kroate ka thënë se në kohën e aksidentit shoferin e kishte zënë gjumi. Shoferi është ndaluar nga policia derisa të kryhen hetimet.

Serbia “njeh” pasaportën e Kosovës në aeroporte

Një pasaportë biometrike e Kosovës. Fotografi nga arkivi.

Sandra Cvetkoviq

Pasaporta e Serbisë në territorin e Kosovës dhe anasjelltas, përveçse në aeroporte, nuk është e vlefshme si dokument udhëtimi, sepse këto dy vende nuk e njohin njëra-tjetrën.

Zyrtarë të lartë të Kosovës thonë se njohja e ndërsjellë me Serbinë do të arrihet përmes dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis dy palëve.

Por, Serbia, e cila gjithashtu nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, beson se nuk ka nevojë për njohje nga Kosova, pasi Kosova, sipas saj, është pjesë e territorit të Serbisë.

Kur mund ta përdorin pasaportën qytetarët e Kosovës dhe Serbisë?

Në fillim të këtij viti, Marija Radulloviq ka fluturuar pa ndonjë problem nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë me pasaportë të lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme në Kragujevc të Serbisë.

Megjithatë, qytetarët e Serbisë nuk kanë mundur të kalojnë me pasaporta në vendkalimet kufitare tokësore gjatë dy vjetëve të fundit. Këtë e konfirmon për Radion Evropa e Lirë edhe Dushan Marinkoviq, pronar i agjencisë së transportit të udhëtarëve KIMCO, që operon çdo ditë në relacionin Graçanicë-Beograd.

“Nuk ka shanse të kalosh me pasaportë serbe”, thotë ai.

Kosova dhe Serbia kanë rënë dakord në kuadër të dialogut të Brukselit, në vitin 2011, që pikat kufitare tokësore të mund të kalohen vetëm me një kartë identiteti.

Në vitin 2019, Ministria e Brendshme e Kosovës ka njoftuar se rastet kur qytetarët serbë lejohen të kalojnë me pasaportë, nuk do të tolerohen më.

Në krye të delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në vitin 2011, kur është nënshkruar Marrëveshja për Lirinë e Lëvizjes, kanë qenë Edita Tahiri dhe Borko Stefanoviq.

Më 23 korrik, Tahiri nuk ka qenë në dispozicion për komente, por, më herët, ajo ka thënë për Radion Evropa e Lirë se Marrëveshja për lirinë e lëvizjes parasheh njohjen reciproke të dokumenteve shtetërore dhe se lëvizja midis Kosovës dhe Serbisë bëhet me një kartë identiteti.

Tahiri po ashtu ka thënë se në rast se qytetarët e Kosovës fluturojnë me aeroplan në vendet e treta përmes Serbisë, përdoret edhe pasaporta e Kosovës.

Sa u përket qytetarëve të Serbisë, nëse e shfrytëzojnë aeroportin në Prishtinë, ata mund ta përdorin pasaportën si dokument, ka shpjeguar Tahiri.

Megjithatë, të udhëtosh nga aeroporti i Prishtinës me një pasaportë të lëshuar nga Drejtoria e koordinimit e Ministrisë së Brendshme të Serbisë në Beograd, nuk është e mundur, sepse autoritetet e Kosovës e konsiderojnë atë të paligjshme. Në këtë administratë, pasaporta nxjerrin ata që, sipas sistemit serb, kanë vendbanim në një nga qytetet e Kosovës.

Borko Stefanoviq thotë për Radion Evropa e Lirë se për pasaportat nuk është diskutuar kurrë dhe se çështja nuk është pjesë e Marrëveshjes së Brukselit për lirinë e lëvizjes.

“Kjo është bërë me qëllim. Ne nuk kemi dashur të flasim për pasaportat si dokumente udhëtimi, sepse kemi konsideruar se përdorimi i pasaportave dhe vënia e vulës së Kosovës në to është gjëja në të cilën këmbëngul Prishtina. Dhe, ky është një element i sovranitetit”, thotë Stefanoviq.

Pse nuk njihen pasaportat?

Jeta Krasniqi, nga Instituti Demokratik i Kosovës, i cili monitoron zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel, thotë se Ministria e Brendshme e Kosovës ka vendosur të mos lejojë që qytetarët me pasaporta serbe të kalojnë kufirin tokësor, sepse Serbia nuk e njeh pasaportën e Kosovës.

Sipas saj, përkundër Marrëveshjes për lirinë e lëvizjes, qytetarët e Kosovës dhe Serbisë ende hasin në pengesa kur udhëtojnë.

“Serbia nuk lejon që qytetarët, të cilët vijnë nga vendet e treta [të cilët kanë vetëm vulë të Kosovës në pasaportën e tyre], të kalojnë kufirin me Serbinë pa ndonjë vulë nga një pikë tjetër kufitare”, thotë Krasniqi.

Ajo shton se gjëra të tilla ndodhin, sepse Serbia nuk e njeh Kosovën dhe anasjelltas.

“Lëvizja e qytetarëve është lehtësuar, por problemi nuk është zgjidhur dhe është shumë komplekse dhe problematike për shtetasit e vendeve të treta t’i kalojnë kufijtë”, thotë Krasniqi.

Stefanoviq thotë se është “qesharake” që Kosova këmbëngul në njohjen reciproke me Serbinë, sepse, sipas tij, kjo nuk do t’ua lehtësojë jetën njerëzve.

“Fakti që Prishtina nuk i njeh pasaportat serbe, neve na përshtatet, sepse është rënë dakord që [kufijtë] të kalohen vetëm me letërnjoftime. Kjo është një lojë transparente me veprime të ulëta. E gjitha është lojë, ata duan që të vihemi në të njëjtën pozitë dhe ‘do ta zgjidhim këtë kur ta njohim njëri-tjetrin’”, thotë Stefanoviq.

Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ka filluar në vitin 2011 në nivelin teknik, ndërsa në vitin 2012 ka kaluar në një nivel më të lartë – atë politik.

Rreth 30 marrëveshje janë arritur deri më tani, por shumë prej tyre nuk zbatohen në terren.

Përgatiti: Valona Tela

Edicioni i X i Bienales Netët e Muzikës Klasike, Durrës 2021 – Në kopshtet sekrete të muzikës dhe pikturës Nga Florian Vlashi

Vepra e jashtëzakonshme dhe enigmatike ” í “ 1505 e Hieronymus Bosch (El Bosco) është origjina e titullit të Edicionit të X të Bienales Netët e Muzikës Klasike, Durrës 2021.

Madje edhe struktura e festivalit, e njëjta si përherë në Netët e tij sipas epokave muzikore, është e organizuar mbi tre pjesët e Triptikut të El Bosco-s:

I Kopshti i Edenit; II Kopshti i Kënaqësive; III Ferri Muzikor.

Është fillimi dhe fundi njerëzor, që nga Parajsa tek Ferri; kurrë një vepër arti ka mundur të përfshijë brënda saj një dimension të tillë.

Mbi bazën e numrit të përkryer 3 (Fillimi dhe Fundi) si dhe atij biblik 7 (Netë) është ndërtuar kjo shëtitje “Në kopshtet sekrete të Muzikës dhe Pikturës” ku sekreteve u afrohesh vetëm kur botën e shikon dhe e dëgjon me ndihmën e dy arteve që njeriu krijoi përpara Fjalës: Muzikën dhe Pikturên.

Gjatë Netëve të Bienales sonë, në harmoni mes muzikës dhe projeksioneve të pikturave, tingujt e Kukuzelit, Bach, Pergolesi, Beethovenit, Granados, Strauss, Schoenberg etj. do te shkrihen me kryeveprat botërore të El Bosco, Onufri, Caravaggio, Goya, Dalí, Klimt…

Në edicionin e parë të Bienales 2003, koncertet u zhvilluan në tre vënde: në Muzeun Arkeologjik, në Teatrin Aleksandër Moisiu dhe në fabrikën e braktisur të Nerofumos.

Kanë kaluar 18 vite dhe ato tre Netë me muzikë – mes antikitetit, fjalës dhe pikturës – kanë qenë korrespondenca sekrete e gjithë koncerteve tona deri më tani.

Ky fill lidhës apo fuzion i arteve është firma e fshehtë e Bienales së Durrësit. Sepse, jo një vepër, as vetëm një koncert, madje as edhe vetëm një edicion, por në të gjitha Bienalet durrsake së bashku, jemi përpjekur që të tingëllojnë si vazhdimësi e një koncerti pa limit, një ”” – Vepër Arti total.

A nuk është dhe historia e Durresit tonë, me shkëlqimin dhe dramat 3000 vjeçare, një vepër arti e pambarim, ku në kopshtet e tij herë shfaqet parajsa e herë mëkati?

Florian Vlashi

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti

Identifikohen dy viktima nga Rahoveci në aksidentin tragjik në Kroaci

Dy nga dhjetë viktimat e aksidentit tragjik në Kroaci janë nga komuna e Rahovecit.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi i cili ka marrë rrugën për në Kroaci.

“Kujtim Kastrati nga Malësia e Vogël dhe Anjeza Bellanica nga Krusha e Madhe, janë dy viktimat e konfirmuara nga komuna e Rahovecit, për të cilët lumturia e ardhjes në atdhe u kthye në një hidhërim për gjithë të afërmit, të njohurit, dhe të gjithë ne”, ka shkruar Latifi në Facebook.

Postimi i plotë:

Me të marrë lajmin tronditës, për humbjen e jetëve të dy bashkëqytetarëve tanë nga aksidenti i sotëm, kam marrë rrugën për në Kroaci, që të solidarizohem me familjarët e bashkëatdhetarët tanë në këto momente të rënda.

Kujtim Kastrati nga Malësia e Vogël dhe Anjeza Bellanica nga Krusha e Madhe, janë dy viktimat e konfirmuara nga komuna e Rahovecit, për të cilët lumturia e ardhjes në atdhe u kthye në një hidhërim për gjithë të afërmit, të njohurit, dhe të gjithë ne.

Familjeve Kastrati dhe Bellanica u shpreh ngushëllime të sinqerta dhe solidaritetin tim më të thellë, i lutem Zotit të gjejnë forcë për të përballuar dhimbjen e kësaj humbjeje të tmerrshme për ndarjen nga jeta të fëmijëve të tyre të dashur dhe uroj që shpirti i viktimave të gjejë paqen e merituar!

Poashtu, më lejoni të ju njoftoj se gjatë tërë ditës kam qenë në kontakt të vazhdueshëm me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, z. Gëzim Kasapolli, dhe Kolonel, Atashe Ushtarak i Mbrojtjes në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Kroaci, z.Skënder Hoxha, të cilët i falënderoj për kujdesin dhe interesimin e tyre!

Kjo dhimbje duhet të na forcojë kujtimin për ata që humbën jetën, dhe për idealet e tyre dhe perspektivën për një jetë më të mirë!

Shërim të shpejtë të lënduarve!

Kujtimi dhe Anjeza, pushofshin në paqe!

Ngushëllime të gjithë familjarëve të viktimave për humbjen e më të dashurve të tyre!

E mbijetuara e aksidentit mes lotësh tregon si rodhi ngjarja në tragjedinë e Slovonski Brod

Marta Roshaj është një nga udhëtaret e mbijetuar në tragjedinë e autobusit që u përfshi në një aksident trafiku në autostradën afër Slavonski Brodit në Kroaci.

Në momentin e aksidentit, Roshaj thotë se ishte duke u lutur.

“Isha duke u lutur. Po kërkoja se ku është djali im dhe nipi. Ata ishin të gjithë brenda, ishin tre persona: një grua dhe burri im mbi ta. Ata e nxorën jashtë burrin tim dhe gruan, pastaj nxorën djalin e saj”, shprehet Roshaj mes lotësh.

Ajo nuk e dinte se çfarë po ndodhte menjëherë pas aksidentit.

“Ishte diçka e tmerrshme, nuk mund të flas. Ndodhi brenda një minute. Nuk e dija se çfarë ndodhi. Zoti u jep të tjerëve forcë. Unë as nuk mund të flas”, shton ajo.

Kujtojmë se 10 persona kanë humbur jetën dhe mbi 40 të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku sot në afërsi të Slavonski Brod të Kroacisë, kur një autobus nga Kosova doli nga rruga duke shkaktuar aksident.

Shoferi i autobusit është arrestuar dhe sipas dëshmisë së tij dhënë policisë kroate, atë në momentin tragjik e kishte zënë gjumi.

Autobusi po vinte nga Frankfurti i Gjermanisë për në Kosovë.

Në autobus ishin 69 pasagjerë.


Send this to a friend