Profesori amerikan, Edward Joseph e sheh të zymtë situatën në Ballkan pas pushtimit të Rusisë në Ukrainë. SHBA-ja dhe BE-ja, sipas tij, duhet t’i kuptojnë më mirë implikimet e asaj lufte në rajon dhe të marrin qëndrimin e duhur ndaj Kosovës, të cilën, ai thotë se duhet ta avancojnë drejt njohjes ndërkombëtare dhe ta sjellin Serbinë në pranimin e rendit perëndimor. Kjo, sipas tij, do ta izolonte Putinin dhe do t’i jepte më shumë siguri Ukrainës.
Asnjë rajon në glob nuk ka parë ndikim më befasues dhe tronditës nga agresioni i Rusisë në Ukrainë sesa Ballkani. Kështu shkruan Edward P. Joseph, profesor në Universitetin Johns Hopkins në Washington, në një artikull me titullin “Përçarja pas pushtimit në Ballkan”, botuar të martën nga Qendra për Studime të Balltikut dhe Europës Lindore në Universitetin Sodertorn në Suedi.
Joseph shkruan aty për zhvillime shqetësuese në Ballkanin Perëndimor që prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë.
“Në thelb, SHBA-ja dhe BE-ja nuk kanë arritur ta kapin atë mundësi – dhe nevojën – e krijuar nga pushtimi i Putinit për t’i mbyllur mosmarrëveshjet e trashëguara etno-kombëtare nga kolapsi i Jugosllavisë tri dekada më parë. Më kryesorja ndër këto çështje të pazgjidhura është refuzimi i Serbisë për ta njohur pavarësinë e vitit 2008 të ish-krahinës së saj, Kosovës”, shkruan Joseph.
Profesori amerikan thekson se mungesa e zgjidhjes së këtij problemi është pengesa kryesore që e ka vonuar prej kohësh integrimin euroatlantik të të dy vendeve.
Ai shkruan se “leva e Serbisë mbi Kosovën” po e lejon presidentin serb, Aleksandar Vuçiq që “ta izolojë ish-krahinën”, gjë që ai thotë se e ka prioritet, dhe “ta vazhdojë falsitetin e tij” të “ekuilibrit” midis BE-së dhe Hungarisë, Kinës e Rusisë.
“Deri tani, vendi më i madh – me ekonominë më të madhe – të BB6, Serbia ka një ndikim të jashtëzakonshëm në fqinjtë e saj WB6, veçanërisht në të tri vendet me popullsi të konsiderueshme serbe (Bosnje-Hercegovinë, Kosovë dhe Malin e Zi). Kjo e bën Beogradin të jetë kanali kryesor për ndikimin rus dhe destabilizimin rajonal në Ballkan, siç pasqyrohet qartë në sondazhet e opinionit publik”, thuhet në artikull.
Ai kujton se “shfaqja më tronditëse e paqëndrueshmërisë rajonale ka ndodhur në Kosovë më 24 shtator 2023”, kur një grup serbësh sulmuan Policinë e Kosovës dhe u vra rreshteri Afrim Bunjaku.
“Pesë vende të BE-së – katër prej të cilave janë anëtarë të NATO-s – nuk e njohin Kosovën”, shkruan Joseph, i cili më tej thekson se as SHBA dhe asnjë vend i BE-së nuk ka nxjerrë gjetjet nga analizat e inteligjencës për episodin e 24 shtatorit, “e lëre më të dënojë Beogradin”.
“Zyrtarët amerikanë duket se janë të kënaqur me dorëheqjen e Aleksandar Vulinit, ish-shefin famëkeq të inteligjencës serbe”, shkruan ai. Megjithatë, Joseph shton se pro-rusi i hapur Vulin vazhdon të shfaqet nëpër mediat serbe duke reklamuar “Serbinë e Madhe”.
“Operacioni Banjska sugjeroi që Beogradi zyrtar – me miratimin e mundshëm nga lideri autokratik, Vuçiq – kishte hartuar një plan për ta ndryshuar status quo-në në Kosovë me forcë. Se një përpjekje e tillë e pacipë do të ndodhte në një territor të mbrojtura nga NATO, duke përfshirë edhe trupat e afërta amerikane, sugjeron një humbje dramatike të respektit për autoritetin perëndimor”, shkruan profesori amerikan.
Joseph kujton se në shkurt të vitit 2023, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, siç shkruan ai, “i befasoi mbështetësit e tij, dhe veçanërisht Vuçiqin duke pranuar propozimin e ri të BE-së, duke përfshirë autonominë e diskutueshme për serbët e Kosovës (Asociacionin)”.
Tutje ai tregoi edhe tërheqjen në njëfarë mënyre të Serbisë nga marrëveshja për normalizimin e raporteve.
“Edhe nëse pranohet plani i “normalizimit”, ende nuk është e qartë (dhe me gjasë e pamundur) nëse Kosova madje do të ketë një rrugë drejt anëtarësimit në NATO dhe BE”, shkruan ai.
Siç shpjegon Joseph, “ngërçi në Kosovë është zgjatur nga përçarjet europiane për pavarësinë e Kosovës”.
“Me mbështetjen aktive të Rusisë, Beogradi mund të vazhdojë status quo-në, duke e izoluar Kosovën deri sa BE dhe SHBA ta pranojnë përfundimisht një ndarje – strategji jo ndryshe nga ajo e Putinit në Ukrainë. Në të vërtetë, 24 sulmi i 24 shtatorit në Banjskë mund të ketë qenë përpjekja për të shpejtuar këtë rezultat”, thekson ai.
“Përshpejtimi i paqëndrueshmërisë në Ballkan vërteton pohimin e Putinit se rendi perëndimor është iluzion dhe arbitrar. Pozicioni i mosnjohësve ia lejon Putinit gjithashtu ta përdorë Kosovën si “precedent” për ta copëtuar Ukrainën, ndërsa ai dhe zyrtarë të tjerë rusë akuzojnë Perëndimin për copëtimin e Serbisë”, shkruan tutje Joseph.
Ai shkruan se Perëndimi humbi mundësinë për ta nxjerrë një vendim strategjik nga Serbia në fillim të luftës në Ukrainë, për t’i vënë sanksione Rusisë, dhe shton se “SHBA dhe zyrtarët e BE-së duket se janë vendosur për një situatë shumë të paqëndrueshme ‘modus vivendi’ me Beogradin”.
Ka dy mënyra për SHBA-në dhe partnerët kryesorë të BE-së për “ta rikuperuar besueshmërinë e tyre të dëmtuar dhe për ta rivendosur ekuilibrin”, sipas Joseph. Së pari, duhet, siç shkruan ai që “Beogradi t’i respektojë sanksionet e BE-së dhe ta mbyllë RT dhe Sputnik Serbia”, dhe së dyti “SHBA dhe partnerët kryesorë të BE-së mund ta inkurajojnë Ukrainën që ta njohë Kosovën”.
“Njohja e Prishtinës nga Kievit do të siguronte katalizatorin për njohjen uniforme të Kosovës në NATO”, sipas Joseph, si vendin që janë – citon presidentin amerikan Joe Biden – “në vijën e parë të frontit duke luftuar për të shpëtuar parimet demokratike që bashkojnë të gjithë njerëzit e lirë”.
Joseph shkruan se “njohja e Ukrainës do t’ia jepte Athinës kontekstin që zyrtarët grekë thonë se duhet ta njohin Kosovën”. Ai kujton se “Athina tashmë ka marrëdhënie të mira me Prishtinën dhe ka shprehur gatishmërinë për ta njohur Kosovën për t’i çuar përpara interesat e rëndësishme greke”. Ai shton se “Athina ka nevojë për stabilitetin në Ballkan dhe ka interes ta parandalojë një ndarje të Kosovës, e cila do t’ia hapte derën ‘Serbisë së Madhe’, ‘Shqipërisë së Madhe’ dhe ndikimit turk në Ballkan”.
Ai shkruan edhe për mundësinë që Kosova ta marrë njohjen nga Spanja.
“Vendimi themelor i Spanjës në janar për ta njohur pasaportën e Kosovës (pas liberalizimit të vizave të BE-së për qytetarët e Kosovës) sugjeron se Madridi mund të lëvizë drejt njohjes së plotë, nëse Kyivi së bashku me Athinën dhe vendet tjera mosnjohëse ta ndryshojnë pozicionin e tyre”, shkruan profesori amerikan.
“Si përmbledhje, situata e zymtë pas pushtimit (të Ukrainës) në Ballkan mund të kthehet mbrapsht nëse SHBA-ja dhe BE-ja i kuptojnë implikimet për luftën e përgjithshme kundër Rusisë dhe e pranojnë se stabiliteti i vërtetë kërkon qëndrim të duhur ndaj Kosovës. Lutja e Beogradit – iluzioni se Vuçiq do të bashkëpunojë – është një dështim i dëshmuar”, thekson ai. “Avancimi i njohjes uniforme të Kosovës në NATO (në radhë të parë) do ta mbështesë diplomacinë SHBA-BE, dhe më në fund ta sjellë Serbinë në pranimin e rendit perëndimor – duke e lënë Putinin më të izoluar dhe Ukrainën më të sigurt”, shkruan Edward Joseph në fund të shkrimit.bw
Zoti Prokuror. Mos t’ju gënjej mendja se mund të bëhet reforma në drejtësi me ata njerëz që jane atje .Duhet ta marri në dorë Amerika dhe mos pyesni për qeveri dhe opozite jane të gjithë njësoj të korruptuar. Përshëndetje
dg9
Politika Albaneze eshte e infektuar rendè me koleren e korrupsionit!
Quote:
Politika Albaneze eshte infektuar rende me koleren e korrupsionit!
_____________________________________________________
Shake It
Shikoje Ketu,
http://www.youtube.com/watch?v=GNlf6YbjUO4
Amazing!
Dulla na i ka futur te gjitha te keqijat ne gjak dhe ne gene neve Shqiptareve.
Sistemi kamkum i Dulles i ktheu te gjithe shqiptaret ne 100% hajdute dhe spiune.
Kesaj i thone dridhe like boje trike sot ne Shqiperi.
Kete video e keni per prokurorin Gjon Juncaj
another shake it
here,
http://www.youtube.com/watch?v=p59y5a8jovQ
Beautiful!
Prokurori Gjon Juncaj (Eliot Ness) ka mision per te çmontuar mafien politike (Rama, Meta, Berisha, Basha).Per t’ju freskuar memorien atyre qe kane vrarè dhe mbushur thaset me euro ,shikoni ketu: https://www.youtube.com/watch?v=O0JDR4pN914
Kot sa flet se nuk ka per te bere gje prokurori Gjon Juncaj
per te eleminuar mafien ne Shqiperi.
Qeveria eshte Perendia!
Keta Jane te gjithe per tu future Brenda te majte e te djathte qe te shpetojme
Z.Juncaj flm per gjithca shkruen sepse jane te verteta.
Te verteta te hillura qe duhet te i luftojme pa meshire dhe pa kompromis qe kerkon vendosmeri dhe guxim prej institucioneve perkatese.I nderuar bashkmalesor i Malesise se Madhe,ju si njeri me potenciale dhe aftesi profesionale i keni mundesite me faktorin nderkombetare ta pastroni vendin tan e timin per hire te te pareve tone.
Sepse ata na lane nje histori te perkryeme por shekujt,vitet e dekadat e ditet e sotme e kane trumullua gjakun e te pareve tone.
Sot kemi te bajme me tradhtaret e kombit tone qe vetem drejtesia e ligjit mund ta cojne vendin drejt Europes.
Suksese ne punen tuaj hyjnore
Me respekt Gjok Luli Bajze e KASTRATIT.M. MADHE.
Ne qoft se behet drejtesi sorosiste me mir mos te behet fare ajo politik e ndyr ka shkaterru shtete me te fuqishme se ne ma me demokraci
Ky komisioni i vetingut, pasi gjen abuzimet (99% jane me abuzime), thjesht i shkarkon. Dmth amnistohet vjedhja dhe abuzimi, vendimet ne dem te individeve dhe pasojat e ketyre vendimeve te padrejta. Ju nuk po beni drejtesi!
I kderuari Gjon Juncaj, të lumtë për këto fjalë të shprehura për sistemin e drejtësisë së brishtë si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. Solidarizohem plotësishtë më idetë tuaja brilante, se: klasa politike në dy shtete Shqiptare po e ngulfatë popullin e vet dekada me radhë në drejtsi duke ua shkelë të drejtat elementare . Ne, ju e kushdo qoftë nga shtetet mike,Bashkarishtë mund tia dalim ta mposhtim poshtë sistemin politik koruptues të një pakice shqip folësish si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. Me respekt për ju e gjithë motrat e vllezërit shqiptarë kudo që janë
Nazif Hajra- Skandinavi
Natyrisht qe do te jemi bashke ! Ndihmen tone do ta kesh ne cdo kohe ! Te shpetojme Shqiperine me cdo kosto Mik dhe Patriot i nderuar !
Urime z. Juncaj ! Jeni nga vendi i mendjes , trimerise dhe beses ! Shpresojme ne ato qe thoni ?! Zoti ne qiell dhe Amerika ne toke ! Shpresojme te na marrin seriozisht!
Te flitsh ne teori dhe te luftosh kunder nje gjeje jan dy gjera shume te kunderta
Burrat herojt dhe ato qe dojne te bejn diqka per vendin e tyre…….
Byrun ne Shqiperi……. llapa llapa kemi degjuar shume shume vjet
Te faleminderit
Ju faleminderit qe keni qellimin e Atdheut tone , por gjerat jane kaq te komlikuara dhe te ngercesuara sa te duash te besh nje eshte tjeter dhe te praktikosh eshte tjeter te korruptuarit jane kthyer ne luane dhe te luftosh kunder tyre nuk eshte e lehte . Degjome per vetingun politik mire do te ishte te behej vetem me nje qellim tju konsifikohen pronat dhe te dergohen para dfejtesise te gjithe ata qe jane pasuruar ne kurriz te popullit .Vetem keshtu vehet ne vend e drejta e popullit . Falimenderit per kohen qe jepni per te permiresuar vendin tone Respekt per ju Z. Junce
Nderimet me te larta per ju Z. Juncaj
Ketu shof shum komente se besimin njerzit e kan tek Amerika
Ne qoft se cdo njeni prej nesh mendon qe eshte e mire qe aj njeriu I huj eshte mire te vin dhe te behet zoti shpije ne shpin tende per mua eshte gabim
Deri ather qe populli yn do e kuptoj se ne mbrenda shtetit duhet ti rregullojm problemt se bashku aty un nuk shoh shpres
Shpresoj se ni dite do te lindi ni njeri qe te jet udhheqs I vertet I ketij popullit te vuajtur dhe do punoj per interesat e ketij popullit dhe per ceshtjen komtare e jo vetem per interesat personal