VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Pritet fillimi i protestës: Drejtori i Policisë shkon në zyrë të kryeprokurorit Llalla

By | May 13, 2017

Komentet

Universiteti i Tiranës kundër Ramës: S’kemi kërkuar vendosje tarifash për provimet, të përgjysmohet pagesa për studentet

Senati Akademik i Universiteti i Tiranës, në një deklaratë për mediat ka bërë publik qëndrimin e tij në lidhje me debatin për arsimin e lartë, dhe për protestën e studentëve.

 

Në këtë deklaratë bëhet më dije se Universiteti i Tiranës nuk ka bërë  asnjë kërkesë për vendosje tarifash për provimet e bartura.

Më tej thuhet se  mbështesin dhe kërkesën e studentëve  për uljen e tarifave të shkollimit, për studimet e larta.

NJOFTIMI I PLOTË

Deklaratë e Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës!

Senati Akademik i Universitetit të Tiranës në mbledhjen e tij të datës.12.12.2018, në mbështetje të protestës të studentëve dhe në zbatim të kompetencave të tij ligjore, vendosi unanimisht që të shprehet me këtë deklaratë:

1. Universiteti i Tiranës nuk ka bërë asnjë kërkesë për vendosje tarifash për provimet e mbartura (pika 4 e shfuqizuar e Vendimit nr.288, datë 21.5.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e kufirit maksimal të tarifës vjetore të shkollimit për studentët që ndjekin studimet në institucionet publike të arsimit të lartë, në një program të ciklit të parë të studimeve, në një program të integruar të studimeve ose në një program të studimeve profesionale me kohë të plotë”).

2. Universiteti i Tiranës mbështet kërkesën e studentëve për përgjysmimin e tarifave të shkollimit, dhe ngarkohet Bordi i Administrimit të bëjë përllogaritjen e efekteve financiare për UT-në.

3. Në kuadër të arsimit cilësor, etikës në kërkim, transparencës dhe përfshirjes më të gjerë të studentëve, merr përsipër të përshpejtojë të gjitha mekanizmat përkatëse materiale dhe proceduriale për realizimin e tyre brenda këtij viti akademik.

4. Në aktet e brendshme të Universitetit të Tiranës do të parashikohen rregulla të qarta për rritjen e pjesëmarrjes së studentëve në veprimtaritë akademike dhe financiare.

5. Universiteti i Tiranës merr përsipër ngritjen e një grupi të përbashkët pune pedagogë-studentë për shqyrtimin e të gjitha problematikave të ngritura si dhe të çështjeve të tjera që lidhen me përmirësimin e veprimtarisë së UT-së.

SENATI AKADEMIK
UNIVERSITETIT TË TIRANËS

Dita e 8- Solidariteti i qytetarëve, sjellin ushqime për studentët në protestë

Protesta e studenteve vijon sot në ditën e saj të tetë. Pas ditësh në rezistencë, studentët do të jenë sërish sot në protestë, të palëkundur në kërkesat e tyre ndaj qeverisë.

 

Ora 15:10/ Edhe sot qytetar të shumtë, por edhe vet studentët kanë sjellë ushqime në protestë për t’u solidarizuar me studentët. Nga protesta, gazetari i Panorama, raportoi se kanë ardhur ushqime me kartonë, për të pasur për të gjithë.

Ora 14:00/ Pedagogu Edmond Tupja ka shkuar sërish në protestë në krah të studentëve. Edhe pas procedimit ai nuk është ndalur dhe po mbështet sërish protestën e studentëve, gjë që e shprehu dhe në intervistën dhënë për Panorama Online.

Ora 13:28/ Studentët lajmerojnë vatrën e protestës së neserme, në një pikë të vetme protestë.  “Nesër të gjithë studentët do të protestojnë para parlamentit, ne nuk do të lejojmë që kazani ashtu si preferon ta thotë dikush, të diskutojë llogje pa vlerë në atë parlament, ne jemi përfaqësuesit më dinjitozë, do të protestojë bashkë, vatra do te jetë nesër një, nesër në të njëjtin vend, jemi në një kauzë, jemi një, vetëm studentë, ne që ëndërrojmë Shqipërinë Evropiane”- njoftojne perfaqesues te protestuesve.

Ora 13:15/ Nisur nga procedimi penal i ndërmarrë nga policia për protestën e djeshme ndaj 25 personave, studentët kërkojnë heqjen e procedimeve penale. “Hiqni procedimet penale për studentët”, kanë bërë thirrje ata. Duke shtuar kështu dhe një pikë tjetër në listën e kërkesave.

Ora 11:55/ Pas shtrirjes së dorës për herë të dytë për dialog, studentët i janë përgjigjur negativisht kërkesës së dialog. “Besimi jonë ka humbur, nuk jemi të bindur për dialog”, u shpreh një prej studentëve që po proteston para kryeministrisë.  Por për pyetjes se çfarë do të bëjnë sot, do të vijojnë proteston apo do daljen, studenti u shpreh: Nuk e di, nuk kam informacion për këtë gjë.

Ora 11:15/ Studentët vijojnë të jenë të ndarë në grupe, ata shprehen se  nuk duan rrëzimin e qeverisë por plotësimin e kërkesave të tre.  “Nuk duam dorëheqjen e ministres. Kushdo që të vijë do bëjë të njëjtën gjë. Ne duam të plotësohen kërkesat tona”, një prej tyre.

Ora 10:20/ Studentët kanë nisur marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, por një pjesë tjetër kanë qëndruar para Kryeministrisë. Ata kanë pasur dhe përplasje mes njëri-tjetrit për të qëndruar para zyrës së Ramës, apo të shkojnë sërish tek ministria ku për 7 ditë ata kanë qëndruar.

Ora 09:30/ Një grup i vogël protestuesish që rezistuan të ftohtit e kanë gdhirë përpara Kryeministrisë, ndërsa pjesa tjetër ka filluar grumbullimin nëpër fakultete.

Pas grumbullimit ata kanë nisur marshimin për të shkuar drejt Ministrisë së Arsimit. Ndërsa një pjesë tjetër po qëndron ende tek Kryeministria.

Ora 07:00/ Permes njoftimeve ne rrjetet sociale, studentet jane lajmeruar se e sotmja do te jete serish dite masive proetste, por kete radhe e heshtur, vetem me vetëm me libra dhe fletë të bardha, pa parulla dhe as thirrje në kor.

Sipas proetstuesve, vendi do te jete po ai. Ministria e Arsimit, ku do te grumbullohen te gjthe ne oen 10:00. Nderkohe qe me heret, studente do te nisin grumbullimin ne fakultete e tyre, pasi te bojkotojne serish mesimin.

Protesta – 25 të proceduar, mes tyre edhe Robert Aliaj dhe Edmond Tupja. Policia: Jeni fotografuar (EMRAT)

Policia njofton se ka proceduar penalisht 25 persona mes tyre këngëtarin Robert Aliaj, profesorin Edmond Tupe si edhe aktivistë të forumeve rinore të partive politike.

 

Më datë 11.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasit:

Njoftimi i policisë

Më datë 11.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasit:

• Edmond Tupe, Robert Aliaj, Altin Goxhaj, Mirela Ruko, Klodian Leka, Estela Nazarko, Xhuljano Bregasi, Henri Fero, Liri Guci, Gentian Doci, Malbor Duka, Nehbi Bushaj, Klajdi Bello, Redi Muci, Luan Myrtaj, Erdi Bërxulli, Agron Pepaj, Migen Qiraxhi, Bledar Hysa, Adriatik Lapaj.

Dhe aktivistet politike Gaetano Doci dhe Andrea Gjini (LSI) dhe Kristina Tonal (FRPD).

Ata akuzohen se dje në orën 09:00, tek sheshi “Nënë Tereza”, në rrugën “Muhamed Gjollesha”, e më pas në rrugën e “Durrësit”, përpara Ministrisë së Arsimit, kanë protestuar në mënyrë të paligjshme, pa lejen e organeve kompetente duke prishur rendin e qetësinë publike, penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, duke hedhur sende të forta në oborrin e institucionit.

Policia deklaron se po punon për identifikimin e personave të tjerë që kanë bllokuar rrugën tek sheshi “Rilindja” pasi janë të fotografuar.

U ngrit KLP, institucioni i parë i Reformës në Drejtësi

Ngritja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë shënon institucionin e parë të sistemit të ri që Reforma në Drejtësi synon të krijojë. Mbledhja e Përgjithshme e Prokurorëve zgjodhi 6 anëtarët nga radhët e veta mes 9 kandidaturave. Për tre vendet nga radhët e Prokurorëve të Shkallës së parë në garë ishin 6 kandidatë. Votimi nxori fitues Besnik Canin, Gentian Osmanin dhe Antoneta Sevdarin. Për dy vendet nga prokurorët e Apelit, nuk pati garë pasi dy ishin dhe kandidaturat Bujar Sheshi dhe Arben Dollapaj. Ndërsa për vendin nga prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme Kostaq Beluri fitoi përballë Anila Lekës.

Në fund të procesit, prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku, falenderoi të gjithë kolegët e saj. “Të gjithë bashkë, sot duhet të ndihemi krenarë. Me votën tonë ne krijuam institucionin e parë të drejtësisë së re, e hodhëm një gur themeli për gjithë sistemin e drejtësisë. Të gjithë bashkë, ne dëshmuam se jemi të përgjegjshëm. Treguam se ne mundemi t’ia dalim edhe kur të gjithë janë skeptikë ndaj nesh. Treguam se jemi një model që duhet ndjekur”, u shpreh zonja Marku.

Ndërsa një ditë më parë, i paraprinë mbledhjes me një deklaratë të përbashkët, në hapje të saj e ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara Leyla Moses-Ones dhe ambasadori i Delegacionit të BE-së, Luigi Soreca , ritheksuan dhe një herë rëndësinë e këtij momenti. “Kjo është koha juaj për të votuar. Kjo është koha juaj për të bërë historinë për Shqipërinë dhe botën. Kjo është koha juaj për t’i dhënë njerëzve të Shqipërisë sistemin e drejtësisë që meritojnë dhe që kërkojnë”, u shpreh diplomatja amerikane duke ju drejtuar prokurorëve shqiptarë. Ndërsa ambasadori Soreca theksoi se “reforma e drejtësisë po arrin një moment kritik këtë javë me krijimin e strukturave të pavarura gjyqësore të parashikuara nga ndryshimet kushtetuese të vitit 2016. Zgjedhja e gjashtë prokurorëve të Këshillit të Lartë Prokurorial do të shënojë një hap vendimtar për Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE-së. Sot është mundësia juaj për të formësuar sistemin shqiptar të drejtësisë për vitet e ardhshme. Këshilli i Lartë Prokurorial do të luajë një rol përcaktues në formimin e Shërbimit të Prokurorisë për të ardhmen”, nënvizoi ambasadori i Delegacionit europian. Përfaqësuesit e dy selive diplomatike të cilat kanë qenë sponsorët e Reformës në Drejtësi, ritheksuan angazhimin për mbështetjen e mëtejshme të institucioneve të tjera që pritet të formohen.

Të mërkurën është radha e gjyqtarëve që të zgjedhin kolegët e tyre për të bërë të mundur ngritjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Në përfundim të procesit të rivlerësimit, janë 6 gjykatës së shkallës së parë që janë konfirmuar si kandidatë për në KLGJ. Nga këta Marçela Shehu, nga gjykata e Kurbinit bën që të plotësohet kriteri për një anëtar nga Gjykatat e rretheve, dhe ajo automatikisht siguron vend në KLGJ-ën e ardhshme, ndërsa 5 të tjerët (Manjola Xhaxho – Gjykata e Tiranës; Alma Brati – Gjykata e Tiranës; Astrit Faqolli Gjykata e Tiranës; Dritan Hallunaj – Gjykata për Krimet e Rënda; Brunilda Kadi – Gjykata e Tiranës) do t’i nënshtrohen votimit për dy vendet e tjera.

Sa i përket dy vendeve me gjyqtarë të Apelit, janë konfirmuar tre kandidatë, Ilir Toska – Gjykata Apelit Tiranë), Nertina Kosova (Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda) dhe Brikena Ukperaj, nga Apeli i Vlorës. Kjo e fundit kalon automatikisht, duke qenë se plotëson kriterin për të qenë nga Gjykata jashtë Tiranës.

Për vendin e përfaqësuesit nga Gjykata e Lartë, i vetmi i rikonfirmuar në detyrë, pas procesit të rivlerësimit, është anëtari i saj Medi Bici. Kandidati tjetër, për në KLGJ, Artan Zeneli u rrëzua

Ngritja e KLGJ-ës dhe KLP-ës pritet të rikthejë normalitetin në sistemin e Drejtësisë, ndërsa i hap rrugë dhe formimit të Gjykatës dhe Prokurorisë së Posaçme, si dhe të Byrosë Kombëtare të Hetimit, organe të cilat do të jenë të fokusuara te lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Rama-studentëve: Do i pini lëngun kërkesave, s’ju llogarit njeri

Kryeministri Edi Rama ishte përballë studentëve në emisionin Top Show, në një diskutim të “nxehtë” me ta për 8 kërkesat e shtruara.

Në debat e sipër kreu i qeverisë teksa i përgjigjej pyetjeve të disa prej studentëve që e pyetën tha: “Ju do i pini lëngun kërkesave, pasi në universitet jeni njerëz që s’ju llogarit njeri”.

Je i gatshëm për plotësimin e pikave?- pyeti një studente.

Ndërkohë kryeministri tha se “jam i gatshëm dhe për më shumë se kaq. Ju jeni sot në protestë, kalojën tre ditë dhe do ikni, e pastaj do vazhdojnë ata që djegin goma. Prandaj dua që ju të vazhdoni, por jo ato 3 strukturat e tjera.

Tavani i pagesës e dini pse është vënë? Sepse kur u vendosën çmimet nga rektorët e dekanët, qeveria i tha jo, e keni shumë lart,” tha Rama

Taulant Muka: Ja çfarë i kërkova unë kryeministrit në fund të javës time të parë në punë

Ja cfarë i kërkova unë kryeministrit në fund të javës time të parë në punë- letra (dhe email-i) që i nisa KM dhe ministres, dhe përgjigja (në foto) që mora nga KM! Ne kishim rënë dakord që une do isha mbi ministren, por nga përgjigja që më dërgoi KM unë kuptova për herë të parë që isha prerë në besë dhe vërtetova dyshimet e mia që atë pozicion ma kishin dhënë për të më mbyllur gojën, dhe JO PËR TË BËRË PUNËN!

Përshëndetje z. Kryeministër,

Ju falenderoj shumë për besimin që më dhatë në detyën e re. Personalisht, do bëj përpjekjet maksimale që të mbështes qeverinë në ndryshimin cilësor në universitete dhe kërkimin shkencor. Pa diskutim, kjo bëhet vetëm me mbështetjen tuaj, dhe uroj me kalimin e kohës të fitoj besimin tuaj!

Po ju bëj një përmledhje të javës time të parë në punë.

Hyrja në një zyrë të boshatisur: Unë ditën e Hënë, datë 4 Nëntor kam hyr në zyrë. Në momentin e hyrjes në zyrë, me jeni kujtuar ju dhe z. Braçe: “Kryeministria dhe ministritë ishin bastisur dhe ishin marrë të gjitha objektet… (Gazeta Panorama, Shtator 20, 2013)”. E njëjta situat ishte edhe kur hyra unë në zyrëë: asnjë dosje, edhe pulti i televizorit ishte marrë. Pavarësisht emrit të zëvendësministrit, duhet të kishte një axhendë, por një gjë e tillë nuk ezkistonte.

Ministrja: Ministrja më ka pritur shumë mirë, dhe komunikimin me të e kam shumë të hapur deri më sot. Sigurisht, me kohën duhet të fitojmë besimin e njëri tjetrit.

Njohja me punonjësit/stafin: Ndryshe nga eksperiencat time perëndimore, mu desh te trokisja vetë në çdo zyrëë dhe të prezantoja veten. Diçka të tillë e prisja dhe nuk më demotivoi. Përkundrazi më dha më shumë force. Gjatë javës (dhe në vazhdim), kam ftuar çdo punonjës që merret me arsimin e lart të më prezantoj departamentin dhe punën e vet, me qëllim të njoh gjëndjen por edhe njerëzit të cilët mund ti besoj. Stafi në përgjithësi është mikëpritës, POR -jo i mjaftueshëm për ndryshimet që ne duam të bëjmë. Ekspertiza e tyre është kryesisht e fokusuar në sistemin parauniversitar. Mungojnë elementët më minimal menaxherial; si psh., mospërdorimi i “Outlook” jo vetëm për email-e por edhe për të përcaktuar takime/axhendën. Gjithsesi, në këtë drejtim kam anagazhuar IT të bëjmë një trajmim të stafit që ta bëjmë MASR institucionin model në të ardhmen.

Stafi, nevojat akute: Nisur nga sipër, një nga nevojat emergjente është krijimi i një ekipi (“task forca”) edhe me pjesëtarë të rinj që të punoj vetëm në arsimin e lartë dhe shkencën. Duke patur parasysh beteja do jetë juridike, është e nevojshme rritja e stafit juridik. Drejtorin juridik, unë nuk mund ta besoj. I bëra një provë shumë të thjeshtë duke i thënë vetëm atij dicka konfidenciale, dhe lajmi kishte marrë dhenë jo në MASR, por QSUT: fjalët që më erdhën ishin të njëjta me ato që i komunikova unë z. Tole.

Akdemia e Shkencave: Këtë javë jam marrë dhe me problemin e akademisë së shkencave: kam takuar dhe z. Gjinushin dhe z. Fuga dhe bazuar në argumentat në fund të këtij dokumenti unë mendoj se është e nevojshme rishikimi i të dy drafteve dhe hartimi i një drafti të ri: asnjëri prej drafteve nuk siguron reform të akademisë së shkencave.

Këshilli i Arsimit te Lartë dhe Këshilli Shkencor (KALKSH): Siç diskutuam në takimin e parë tonën, është e nevojshme riformatimi i KALKSH. Në faqen e mëposhtme gjeni propozimet e mia, ja kam dorëzuar dhe ministres. Ju keni bërë një zgjedhje briliante me Tony Blair si “protektorin” tuaj, dhe unë dua të propozj dicka të ngjashme me prezencen në KALKSH të Prof. Oscar H. Franco, një nga më të miret në botën e Prevention Medicine.

Përfundim: Edhe pse një javë në detyrë, kam ide të qartë të problematikës dhe çfarë më duhet për të bërë reformën dhe se si reforma mund të duket. Është e nevojshme një takim me ju për të diskutuar.
Përzemërsisht,
Taulanti.
REFORMA E AKADEMISË SË SHKENCAVE
Propozimi i Akademisë së Shkencave
Drafti i paraqitur nga Akademia e Shkencave te Republikës së Shqipërisë nuk vendos standarde të reja në anëtarësime të cilat të nxisin përmirësimin e cilësisë së akademisë së shkencave dhe ngritjen e nivelit shkencor. Titulli profesor nuk duhet të jetë kriter për realitetin Shqipëtar, por puna kërkimore. Në asnjë pjesë të draftit nuk përmendet që anëtarët e akademisë së shkencave duhet të kenë punë kërkimore të dokumentuar dhe origjinale. Gjithashtu, drafti i ri nuk sjell rickilim- lejon të njëjtët individë të jenë sërish në krye dhe pjesë të asamblesë edhe pse nuk kanë formim e duhur shkencor. Sipas SCOPUS, mbi 80-90% të anëtarëve aktual të Akademisë së Shkencave nuk kanë ansjë publikim. Akademia e të rinjve është një propozim që në mendimin tim nuk qëndron.

Propozimi i Prof. Artan Fuga
Është një propozim që mundëson një formatim të ri të Akademisë së Shkencave dhe është vizionar. Drafti përcakton akademinë e shkencave si një organ kolegjial shkencor, të përbërë nga akademikët më të mirë në vend, drejtues të grupeve kërkimore dhe që shërben si organ këshillues për qeverinë dhe institucionet publike në lidhje me shkencën, dhe promovon zhvillimin e shkencës në vend por mbështet edhe zhvillimin ekonomik, social dhe teknologjik. Gjithsesi, disa aspekte të draftit duhet të përcaktohen në statut dhe jo ligj. Gjithashtu, duhet ndarë Akademia e Shkencave nga Novacioni Teknologjik

Përfundimi: Nevoja e rishikimit të të dy drafteve dhe hartimi i një drafti të ri

Hapat që mund të ndiqen
1. Konsultim publik me akademikët shqiptarë brenda dhe jashtë vendit. Hapja e debatit të gjerë akademik mbi shkencën është dhe fryma e re që dua të sjell në postin e zv.Ministrit të Arsimit, Rinisë dhe Shkencës.
2. Kontaktojmë ALLEA dhe i shpjegojmë gjendjen ku Akademia e Shkencave është në lidhje me performancën dhe nevojshmerinë për ndërhyrje urgjente dhe thellësore, duke marrë në këtë mënyre dhe përkrahjen e huaj për reformën dhe duke qartesuar pozicionin e ministrise dhe qeveris.
3. Riformatimi i KALKSH dhe këshillimi me KALKSH për të dy platformat

Fotografia e Taulant Muka

Fotografia e Taulant Muka

Fotografia e Taulant Muka

Fotografia e Taulant MukaFotografia e Taulant Muka

Fotografia e Taulant Muka

Forumi për Liritë Akademike thirrje pedagogëve: Bashkohuni në protestë, të angazhuar për…

Forumi për liritë Akademike dhe Autonominë Universitare, fton pedagogët t’i bashkohen protestës së studentëve.

“Të angazhuar prej vitesh në kundërshtimin e ligjit për arsimimin e lartë dhe reformimin  e thellë të sistemit universitar edhe sot si përherë jemi me studentët”, shkruhet në deklaratë.

 

DEKLARATA E PLOTË

Forumi per lirite Akademike dhe Autonomine Universitare ne pergjigje te thirrjes se studenteve per t’iu bashkuar protestes se tyre fton pedagoget t’i bashkohen protestes se studenteve. Te angazhuar prej vitesh ne kundershtimin e ligjit per arsimimin e larte dhe reformimin e thelle te sistemit universitar edhe sot si perhere jemi me studentet

Kordinatori i Forumit per Lirite Akademike dhe Autonomine Universitare.

Mark Marku

Universitetet në rrethe bojkot total, edhe Saranda i bashkohet protestës

Ka nisur edhe sot protesta e studentëve, e cila ka marrë përmasa kombëtare, pasi janë bashkuar studentët nga të gjitha rrethet.

 

Studentët nga rrethe të ndryshme si Vlora, Korça, Elbasani dhe Durrësi janë nisur me grupe të vogël  drejt Tiranës, por shumë të tjera janë grumbulluar përpara godinave ku ata bëjnë mësim.

Po ashtu po sot qeverisë është vënë një ultimatum që të pranojë pa kushte të gjitha kërkesat e tyre dhe është paralajmëruar përshkallëzim deri në grevë urie.

Sipas gazetares në Gjirokastër, ku dhe atje studentët po protestojnë, ata kanë pasur kërcënime nga forume partia që të mos marrin pjesë në këtë protestë.

Sot për herë të parë janë bashkuar në protestË dhe studentët e Sarandës

STUDENTËT GJIROKASTËR

STUDENTËT E VLORËS

STUDENTËT E SHKODRËS

STUDENTËT SARANDË

DITA 7 – Studentët e Bujqësorit bllokojnë hyrjen e Tiranës (video)

Protesta e studentëve që po merr masa kombëtare ka hyrë në ditën e 7 të saj, ku sipas vetë protestuesve do të vijojë pa fund deri në plotësimin e kushteve të tyre.

Ora 09:38/ Studentët e Universitetit Bujqësor në Kamzë kanë bllokuar rrugën tek mbikalimi. Për disa minuta ata kanë përsëritur thirrjet për një arsim më të mirë.


Ora 09:00/ Studentët e Politeknikut kanë publikuar listën me emrat e pedagogëve që duhet të kalojnë në Vetting, pasi sipas tyre ata marrin lekë apo janë të korruptuar.

Ora 08:30/ Si çdo ditë studentët janë grumbulluar tek Politekniku dhe më pas do të vijojnë marshimin dhe qëndrimin përpara godinës së Ministrisë së Arsimit. Sot mësohet se studentët nga rrethe të ndryshme si Vlora, Korça, Elbasani janë nisur drejt Tiranës.

Po ashtu po sot qeverisë  është vënë një ultimatum që të pranojë pa kushte të gjitha kërkesat e tyre dhe është paralajmëruar përshkallëzim deri në grevë urie.

STUDENTËT E INXHINIERISË

 

Protestës së studentëve u bashkohen dhe nxënësit, bojkotojnë mësimin

Protestës së studentëve sot u është shtuar dhe një aleat tjetër, gjimnazet.

Sot gjimnazistët e Tiranës nuk kanë pranuar që të futen brenda oborreve të shkollës së tyre në shenjë solidarizmi dhe bashkimi më studentët që kanë 7 ditë që protestojnë.

Nxënësit e shkollës, Petro Nini Luarasi, Sami Frashëri dhe shumë të tjerë janë grumbulluar para godinave të shkollës dhe thonë se do të bashkohen në protestë.

Dunwell Haberman, tender të dytë 11.7 milionë eurosh

Në Shqipëri, kompania amerikane Dunwell Haberman nuk ka fituar vetëm garën për ndërtimin e një pjese të Unazës së Re, për 18 milionë euro pa TVSH, por më 31 Tetor të këtij viti, është shpallur fituese dhe e një tenderi tjetër, këtë herë për ndërtimin e një pjese të linjës 220 kv Burrel-Peshkopi, për një vlerë prej afro 11.7 milionë eurosh.

E pranishme në Shqipëri vetëm prej muajit korrik të këtij viti, përmes degës së saj DH Albania, në mënyrë të habitshme, kompania arrin të sigurojë dy kontrata të majme, me një vlerë totale prej afër 30 milion eurosh. Dhe të gjitha këto, vetëm me anë të një 26 vjeçari, Avdjol Dobi, përfaqësuesi i saj në Shqipëri, i cili nga Vlora, ku kishte selinë e një biznesi të hapur në 2016, erdhi dhe mori zyra në Tiranë, duke u vendosur së fundmi, pasi fitoi tenderat, në një prej godinave më luksoze të Tiranës, në katin e 14-të, të “ABA Business Center”, në qendër të kryeqytetit. Dhe është po kaq e habitshme, se si një sipërmarrje e tillë e mbështetur në falsifikime, të mund të realizohet, pa patur pas një garanci se të paktën, askush nuk do të gërmonte mbi aktivitetin e saj real.

Si dhe në rastin e garës për Unazën e Re, kompania, rezulton të ketë përdorur sërish dokumenta të falsifikuara. Drejtori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST), Klodian Gradeci i tha “Zërit të Amerikës” se menjëherë pas emizionit “Të Paekspozuarit” në Neës 24, ka kërkuar verifikimet pranë autoriteteve amerikane, ku është zbuluar mes të tjerash se Vula Apostile e përdorur për të gjitha dokumentat, përfshirë dhe licensat, është e falsifikuar. Zoti Gradeci shpjegoi se ka vendosur prishjen e kontratës me DH Albania dhe se ka bërë njëkohësisht dhe referimin në Prokurori. OST ka shpallur menjëherë garën e re për linjën Burrel-Peshkopi.

Ministri Damian Gjiknuri, u shpreh dy ditë më parë se pret një përgjigje të shpejtë nga autoritetet amerikane për të dhënat zyrtare mbi kompaninë Dunwell Haberman, për rastin e garës për Unazën e Re, ndërkohë që punimet janë pezulluar në pritje të kësaj përgjigjeje. Sipas ministrit “nëse rezulton se dokumentat e paraqitura në garë nuk janë autentike, garancia e saj financiare do të sekuestrohet dhe rasti do t’i referohet organeve të Drejtësisë”. Vlera e garancisë, sipas ministrisë, shkon në afro 2.2 milion euro.

Kompania Dunwell Haberman, është rregjistruar në Shtetin Delaware të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Emisioni “Të Paekspozuarit” zbuloi, pas bashkëpunimit me autoritetet e Shtetit të Delaware, se kompania ishte themeluar në Qershor të 2018 dhe jo 20 vjet më parë siç kishte deklaruar në Shqipëri, si dhe faktin e falsifikimit të një sërë dokumentave të tjerë. Ndërsa Zyra e Sekretarit të Shtetit në Delaware konfirmoi për Zërin e Amerikës se ka filluar hetimet për të përcaktuar nëse Dunwell Haberman, ose ndonjë prej zyrtarëve të saj, është përfshirë në aktivitete të paligjshme, mashtrime ose falsifikime.

Taulant Muka: Edhe Ministrja Mimi Kodheli e ka vjedhur doktoraturën e saj

E quajti “larvë politike”, ish-zv/ ministri i përgjigjet Ramës: Prisni edhe pak sa të mbaroj një …

Ditën e sotme ish-zëvendës ministri i Arsimit, Taulant Muka ka denoncuar se edhe Ministrja Mimi Kodheli e ka vjedhur doktoraturën e saj. Ndërkohë gjatë lidhjes live në Facebook, që kryeministri Rama pati këtë paradite, e cilësoi Mukën si një larvë politike, edhe pse si shkencëtar mund të jetë i zoti.

Pas këtij etiketimi, Muka i është përgjigjur përmes një postimi në Facebook, ku ndër të tjera shprehet se sapo të përfundoj një takim me mes shkencëtarësh, do të nxjerrë të tjera të vërteta.muka

“Nxirr diplomën ju thashë, pse u nxeve kryeministër? Prisni edhe pak sa të mbaroj një takim mes shkencëtarësh, jo njerëzish pa diplomë, për të thënë disa të vërteta! Deri atëherë uroj të nxirrni diplomën, le ta dijë rinia e shpresës! Rinia sot është sovrani, unë atyte ju bindem!”, shkruan Muka.

Më herët Rama u shpreh: Taulant Muka, unë nuk e njihja fare më erdhi me një grup pedagogësh, kërkoi takim me Lindita Nikollën dhe e priti. Nikolla më tha që ka një grup pedagogësh me një djalë që është në Zvicër, ky ndërkohë kishte lëshuar disa nga silurët për plagjiaturat dhe i thashë bjeri këtu se kisha dëshirë t’i takoja.

Erdhën në zyrën time. Ishin një grup pedagogësh, gra e burra, dhe një djalë nga Kosova dhe ky që e nderova më shumë se ç’duhet. I thashë ku je ti, më tha jam në Zvicër, ça bën, më tha jam në katedër shkencëtar. Ti në Zvicër që na tregon ne çfarë duhet të bëjmë ne këtu nuk shkon. Do vish ti i thashë. Ti do shkosh në vend të zv.ministrit.

Ça bëri? Ditën e parë, dua veturë me shofer tha. Po banjën pse nuk e kam në zyrë, po kjo, po ajo, babain e dua shofer të punësuar në ministri. Mi thoshte Lindita këto, thashë ça bën ky. Më çoi një sms, i thashë komuniko me drejtorin e kabinetit. Je shkencëtar, por s’do të thotë asgjë. Një larvë politike, kaq, këtë mendoj unë për këtë