VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Presioni i Sigurimit ?! “Terhiqet” Alida Hisku, Ja intervista e publikuar nga gazeta (audio)

By | November 1, 2015

Komentet

Njihuni me qytetin nëntokësor në Shqipëri, vendstrehimi më i madh dhe i fortifikuar në rajon (video)

Në kthinën e një lokali në Kukës ndodhen një palë shkallë. Në pamje duken pa funksion dhe ashtu të harruara. Askush nuk e di se aty është  njëra prej pesë hyrjeve më të rëndësishme të qytetit nëntokësor.

Njërit prej vendstrehimeve më të mëdha në rajon e i fortifikuar për tu bërë ballë shpërthimeve atomike.

Me inxhinier Feti Gjicin edhe grupi i ABC News  për herë të parë zbriti në Kukësin e nëndheshëm.

Jo pak por më shumë se 30 metra nën atë ekzistues. Shkallët në formë rrethore s’kanë të sosur në zbritje.  Kryqëzime e tunele si një labirint pa fund.

Duhet të kesh frikë nga keq orientimi e mos dish të kthehesh në dalje, ndaj nuk largohesh dot më shumë.

Inxhinier Fetiu e njeh mirë sepse ka qenë projektues edhe ndjekës i punimeve.

Të habit fakti kur mëson se për Kukësin nëntokësor është punuar gati 20 vite e shpenzuar miliarda.

Ndërtime të pabesueshme. Një spital për 300 shtretër, fabrika e prodhimit të bukës, hapësirat e tjera për vendkomanda e shumë zyra për administratën.

Pra e përllogaritur për 20 apo 30 mijë banorë në një periudhë kohore për të paktën 4 deri gjashtë muaj.

Tunelet në trajtë labirinti lidhin çdo hapësirë e përshtatur për funksione të ndryshme. Kurse hyrja realizohej në pesë vende të ndryshme të qytetit.

Një pjesë ë pallateve e ndërtuar në atë periudhë, i kanë në çdo shkallë portat e blinduara dhe tunelet hyrëse për në qytetin e nëndheshëm.

Porta ka edhe për konviktet e institucionet arsimore.

Pa hezitim  Kukësi është një ndër qytetet më të fortifikuara.  Ndaj nuk është habi kur pak kohë më parë mediat ndërkombëtare e renditën Shqipërinë  pas SHBA dhe Zvicrës si vendi me sigurinë më të madhe për sulmet bërthamore dhe atomike, për shkak të vendstrehimeve të shumta të ndërtuara gjatë luftës së ftohtë.

Por ky aset i rëndësishëm pak njihet publikisht. Është punuar dhe mbajtur nën monitorim të rreptë gjatë ndërtimit. Këtu mund të jetë një muze madhështor. Çka do të shuante kureshtjen të jo vetëm çdo shqiptari./AbcNews/

“Agim Kajmaku po i fshihet drejtësisë greke prej disa vitesh”/ Basha video-mesazh: E gjithë Vora e di, e di edhe Rama

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shkruan se kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku i fshihet prej vitesh drejtësisë greke dhe këtë sipas tij, e di edhe kryeministri Edi Rama.


Nëpërmjet një postimi i në Facebook, Basha shkruan se Kajmaku i quajtur ndryshe edhe si Jorgo, duhet të largohet pasi ka probleme me ligjin e dekriminalizimit, duke fshehur të shkuarën e tij.

Postimi i plotë i Bashës:

Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare! Ai ka kapur dhunshëm çdo pushtet me ndihmën e një bandë kriminelësh e hajdutësh me të cilët vjedh Shqipërinë.

Njëlloj si me Valdrin Pjetrin, Edi Rama e di se Agim Kajmaku i Vorës ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit! Hajduti Psiqik e di se i përzgjedhuri i tij për Vorën ka probleme të hapura me drejtësinë greke, dhe se ai e ka fshehur të vërtetën.

Por Edi Rama, përmes Belinda Ballukut, vendosi veton dhe injoroi kërkesën e socialistëve të Vorës para 30 qershorit që të mos kandidonte një person për të cilin e gjithë Vora e di se ka probleme të hapura me drejtësinë greke.

Jorgo Kajmaku duhet të largohet dhe të merret menjëherë i pandehur sepse ka shkelur Ligjin e Dekriminalizimit dhe ka fshehur të dhënat mbi të kaluarën e tij. Ai duhet të përballet edhe me drejtësinë greke të cilës i është fshehur prej vitesh! Por sërish Edi Rama e mbron Jorgo Kajmakun nga zbatimi i Ligjit të Dekriminalizimit, me anë të prokurorisë së korruptuar dhe politizuar.

Por sa kohë Edi Rama është në zyrën e kryeministrit, nuk do të ketë as drejtësi dhe as demokraci, banditët, kriminelët dhe hajdutët do të vjedhin dhe dhunojnë shqiptarët.

Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën! Shporrja e Hajdutit Psiqik dhe bandës së tij është jetike për sigurinë dhe jetën e çdo familje shqiptare!#HajdutiPsiqik #RamaIk #ShqipëriaSiEuropa

Zbulohet shpella ku prifti Dom Nikollë Gazulli u fsheh për 14 muaj pasi përndiqej nga komunistët (video)

Në janar të vitit 1945, Dom Nikollë Gazulli, asokohe famullitar i Shkrelit, në Malësinë e Madhe, përmes kumoneve të kishës lajmëroi të gjithë zonën për vendosjen e një regjimi të ri në vendin tonë.

Që prej atij momenti, ai do të shpallej armik i regjimit komunist dhe për 14 muaj, Dom Nikolla do të përndiqej. Për t’i shpëtuar torturave çnjerëzore, ai u fsheh në një shpellë të zonës, e cila u zbulua rastësisht nga një banor i Shkrelit vetem pak ditë më parë.

Kisha katolike kishte vite që kërkonte për ta zbuluar vendin ku Gazulli jetoi për 14 muaj.

Mëngjesin e 23 marsit të vitit 1946, Dom Nikollë Gazulli teksa doli nga kjo shpellë, u tradhëtua dhe u vra nga forcat ndjekëse të regjimit komunist. Ai ishte një intelektual i madh, studiues e specialist në albanologji si dhe bashkëpunëtor i ngushtë në ruajtjen e gjuhës shqipe me Dom Gjergj Fishtën dhe Dom Ndre Mjeden.

Fliste 5 gjuhë të huaja dhe këto ishin arsyet se përse regjimi e shpalli si armik të popullit.

Dëshmitë e vuajtjeve në ish Kampin e Interrnimit në Tepelenë (video)

Dëshmi të reja të personave që vuajtën në ish Kampin e Interrnimit në Tepelenë hodhën dritë mbi krimet e komunizmit në Shqipëri. Familjarët shpresojnë se informacionet më të fundit nga banorët e kësaj zone do të ndihmojnë në gjetjen e varreve për dhjetëra të zhdukur. Kampi i Tepelenës ishte nga më famëkeqët e dikaturës komuniste ku humbën jetën mbi 500 persona mes të cilëve 300 fëmijë. Korespondenti i Zërit të Amerikës Raimond Kola ndoqi aktivitetet në Tepelenë që u zhvilluan edhe në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Viktimave të Stalinizmit dhe Nazizmit:

Shkodra në Ditën Evropiane e Kujtesës së Viktimave të Totalitarizmit (video)

Në Muzeun e Kujtesës së Krimeve të Komunizmit në qytetin e Shkodrës u përkujtua sot Dita Europiane e Kujtesës së Viktimave të Totalitarizmit. Ish të përndjekur politikë të rregjimit komunist dhe qytetarë të Shkodrës, që morrën pjesë në takim, u shprehën se, shoqëria dhe politika shqiptare nuk kanë bërë sa duhet për të dënuar krimet e komunzimit.

Publikohet video nga momentet e fundit të Milosheviqit para ekstradimit në Hagë

Gazetari serb Stefan Cvetkoviq, ka publikuar një video në të cilën shihet ish-presidenti i Republikës Federale të Jugosllavisë Sllobodan Milloshevic, pak para ekstradimit nga Tuzla në Hagë, në vitin 2001

Sipas mediave serbe, pamjet tregojnë se si Milloshevici po hynte në një dhomë, siç pretendohet, në një bazë ushtarake amerikane në kampin “Eagle” në Bosnje dhe Hercegovinë, fillimisht i shoqëruar nga një person me uniformë ushtarake.

Pas hyrjes, Milloshevic është në shoqërinë e një oficeri me të cilin, sipas regjistrimit, ai po fliste në mënyrë paqësore.

Fitoi lotarinë amerikane, por mashtroi me diplomën, arrestohet sa doli nga ambasada e SHBA-ve

Ata që kanë fituar lotarinë gjenden pak hapa larg realizimit të ëndrrës amerikane, por jo ata qytetarë që mashtrojnë dhe abuzojnë me ligjin. Një tjetër shtetas ka rënë në prangat e Policisë së Shtetit menjëherë sapo ka lënë ambientet e Ambasadës Amerikane.

Agron Selmani, 41 vjeç, iu hodhën prangat nga forcat ‘Shqiponja’ menjëherë sapo Shërbimi Diplomatik i Sigurisë DSS zbuloi një tjetër rast falsifikimi e mashtrimi me vizat, që konsiderohet një krim i rëndë në SHBA, dhe që parashikohet gjithashtu si vepër penale edhe në Kodin Penal shqiptar.

Shërbimi Diplomatik i Sigurisë që është degë policore e Departamentit Amerikan dhe që është përgjegjës për hetimin e të gjitha aplikimeve për pasaporta e viza, ka njoftuar policinë shqiptare për mashtrimin e radhës me viza, çka sjellë reagimin e menjëhershëm të policisë dhe prokurorisë.

Agron Selmani, siç thonë burime të besueshme të policisë, ishte fitues i lotarisë amerikane. Por mes dokumentave që ka dorëzuar në ambasadë përpara se të intervistohej, ai ka depozituar edhe të dhëna të rreme, siç ishte një diplomë që e paraqiste 41 vjeçarin si të diplomaruar në shkollën e mesme “Jordan Misja” në Shkodër. Nga verifikimet që ambasada kryen për këdo përmes DSS, është zbuluar se në fakt ai nuk kishte qenë asnjëherë i regjistruar në këtë shkollë dhe se diploma ishte false. Siç thonë burimet të Top Channel, menjëherë sapo fituesi i lotarisë është paraqitur për intervistën është kërkuar ndërhyrja e Policisë së Tiranës.

Agron Selmani akuzohet për falsifikim dokumentash dhe mashtrim me vizat.

Pak ditë më parë Top Channel raportoi një tjetër rast, të një qytetari nga Dibra i cili rrezikon dënimin deri në tre vjet burgim pasi dorëzoi një diplomë false në Ambasadën Amerikane. Për të njëjtin fakt nën akuzën e shpërdorimit të detyrës është edhe ish-drejtori i shkollës.

Tmerrohen pasagjerët në Seman, një person ndalon autobusin e plazhit dhe nxjerr armën (video)

Një person i identifikuar nga policia ka dalë nga mjeti i tij privat dhe ka gjuajtur 6 herë në ajër me armë zjarri duke i prerë rrugën një autobusi të linjës së plazhit në zonën e Semanit.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në vendin e quajtur “Kulla e Ujit” në Fier.

Mjeti ishte i mbushur me pasagjerë.

Sipas dëshmive të banorëve të zonës autori mësohet se kishte debatuar më herët me drejtuesin e autobusit, i cili ishte i ndaluar në rrugë duke i kërkuar që të hapte rrugën.

Në debat e sipër personi në fjalë ka marrë armën nga automjeti i tij dhe ka gjuajtur në ajër para autobusit. Policia është vënë në kërkim të autorit./ABC News Albania/

VIDEO – Konstituimi i këshillit bashkiak të Shkodrës, tensionohet situata. Protestuesit konfrontohen me policinë

Mbështetësit e opozitës janë konfrontuar sot me forcat e rendit, në një kohë që në ambientet e brendshme të Biblotekës u zhvillua mbledhja e konstituimit të Këshillit bashkiak të Shkodrës.

Protestuesit kanë tentuar të futen në ambientet e brendshme të Biblotekës.


Ka nisur tashme marshimi i banoreve te Shkodres drejt vendit ku do te behet konstituimi i Keshillit te ri bashkiak, nderkohe qe ish deputete te PD dhe mbeshtetes te tyre jane mes protestuesve.

 

Ata protestojne kundër krijimit të këshillit të ri bashkiak të dalë nga votimi i 30 qershorit, ndërsa kryebashkiaku i zgjedhur Valdrin Pjetri u tërhoq.

Ish-deputeti i PD-se Bardh Spahia duke folur për “News24” tha se është një përgjigje e jashtëzakonshme e qytetarëve të Shkodrës ndaj farsës.

 

“Është një përgjigje e jashtëzakonshme e qytetarëve të Shkodrës ndaj kësaj farse të madhe që ka filluar më 30 qershor me ato votime pa të drejtë zgjedhje që iu imponuar qytetarëve”, deklaroi Spahia.

Sa i përket aksionit të mëtejshëm, ish-deputeti theksoi se do jenë qytetarët ata që do e përcaktojnë axhendën.

Nderkohe qe forca te shumta policie kane rrethuar ambientert ku po zhvillohet mbledhja per konstituimin e keshillit te ri bashkiak, para Bibliotekes.

 

Kujtojme se ne nje interviste per “Panorama”, kryebashkiakja Voltana Ademi ka theksuar se Ps dhe Rama po pergatit nje skenar te rrezikshem per Shkodren, duke theksuar se ajo do te jete ne detyre deri ne betimin e kryetarit te ri.

Skandali me turistët spanjollë! ‘E kam mik kryeministrin…’ Dëgjoni bisedën e Mihal Kokëdhimës me avokatët e tij

Në Gjykatën e Vlorës u zhvillua sot masa e sigurisë për shtetasin Mihal Kokëdhima, i arrestuar pasi goditi me sende të forta furgonin e një grupi spanjollësh që kishin drekuar në restorantin e tij.

Mihal Kokëdhima ka pasur një bisedë me avokatët e tij para nisjes së seancës gjyqësore, ndërsa ishte ulur në vendin e të paditurit. Avokatët Kujtim Cakrani dhe Erjon Vezimaj i kanë thënë se për rastin e tij ka folur dhe vetë kryeministri, por ndërkohë i qeshur Mihal Kokëdhima dëgjohet të thotë se kryeministrin e ka mik.

Avokatët: Për ty ka folur vetë kryeministri
Mihal Kokëdhima: Si ka thënë?
Avokatët: Dhe po foli vet kryeministri…
Mihal Kokëdhima: E kam mik
Avokatët: Kryeministri është i gjithëfuqishëm dhe harron që korrupsioni i tij ka marrë dhenë në të gjithë botën

Zëri i Amerikës – Mirditë, përkujtohet 70 vjetori i masakrës së Qafës së Valmirit (video)

Në Mirditë u përkujtua të shtunën 70 vjetori i masakrës së Qafës së Valmirit ku u pushkatuan 10 persona ndërsa 4 të tjerë u varen në litar. Me këtë rast, në katedralen e Rrëshenit u mbajt një meshë në përkujtim të 14 martirëve ndërsa në qendren kulturore të qytetit u zhvillua një aktivitet përkujtimor. Pjesëmarrësit thanë se masakra e Qafës se Valmirit ishte një formë terrori që përdorte rregjimi komunist për të gjunjëzuar popullin e Mirditës.

(Video) Zbulohen 3 ish-spiunët e Sigurimit në kupolën e Policisë

Procesi i Vettingut/ Drejtori i Përgjithshëm del i pastër nga AIDSSH

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit gjen me dosje tre oficerë të lartë nga 55 të kontrolluar.

Procesi i Vettingut kap “peshqit” e parë në kupolën e Policisë së Shtetit. Sipas dokumentave që disponojnë ekskluzivisht “Shqiptarja.com” dhe “Report TV” tre oficerë të madhorë të policisë rezultojnë si bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit. Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka gjetur me dosje tre oficerë të lartë që janë në poste drejtuese në Policinë e Shtetit.

Procesi i vetingut në radhët e Policisë së Shtetit ka pak kohë që ka filluar ku fillimisht po kontrollohen drejtuesit më të lartë. Në këtë proces ata vlerësohen për 3 komponentët, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aspektin professional. Pikërisht tek komponenti i pastërtisë së figurës një nga pikat kryesore është kontrolli i së kaluarës së oficerëve të policisë në lidhje me ish-regjimin komunist dhe më hollësisht me ish-Sigurimin e Shtetit. Sipas dokumenteve që disponojnë “Shqiptarja.com” dhe “Report TV” Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka përfunduar kontrollin për 55 oficerë që mbajnë poste drejtuese në Policinë e Shtetit nga të cilët kanë rezultuar me problem tre prej tyre. Oficerët G.Z., B.SH. dhe A.SH. kanë rezultuar si bashkëpunëtorë me ish-Sigurimin e Shtetit. “Nga verifikime e kryera deri më tani figuron të ketë material në dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit në emër të tij”, kjo ka qenë përgjigjia e njëjtë që është dhënë për këta tre oficerë të lartë nga ana e AIDSSH. Ndërsa për gjithë oficerët e tjerë AIDSSH është përgjigjur se: “Nuk figuron të ketë material në emër të tyre”.

Pas këtij konstatimi këta tre oficerë rrezikojnë përjashtimin nga radhët e policisë pasi në kriterin e pastërtisë së figurës dy janë pikat kryesore që ndikojnë në vlerësim negative ajo e lidhjeve me botën e krimit si dhe lidhjet me ish-Sigurimin e Shtetit para viteve 1990.

Duhet theksuar se këta janë vetëm 55 oficerët e parë në poste drejtuese që janë marrë në shqyrtim nga Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, pasi priten në vazhdim të kontrollohen edhe shumë të tjerë, rreth 300 është numri I tyre.

Kujtojmë se vetingu në radhët e uniformave blu, i cili pritet të filtrojë rreth 13 mijë punonjës, ka filluar me dosjet e para të drejtuesve më të lartë.

Ndërkaq, ende nuk ka një datë konkrete se kur pritet të përfundojë vettingu në radhët e policisë, përveç limit deri në qershorin e 2020 kur pritet të kenë përfunduar të gjitha shqyrtimet për dosjet e drejtuesve më të lartë. Ata që nuk do të kalojnë dot filtrat, shkarkohen për të mos u kthyer më në polici.

(Kliko këtu) vendimi i plotë i Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit

Përgjigjet e AIDSSH për oficerët që kishin lidhje me Sigurimin

Vendimi Nr.333 datë 24.05.2019

“Për zotin G.Z nga verifikime e kryera deri më tani figuron të ketë material në dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit në emër të tij

Vendimi Nr.335 datë 24.05.2019

“Për zotin B.SH nga verifikime e kryera deri më tani figuron të ketë material në dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit në emër të tij”

Vendimi Nr.338 datë 24.05.2019

“Për zotin A.SH nga verifikime e kryera deri më tani figuron të ketë material në dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit në emër të tij

E.L./b.ha./Shqiptarja.com