VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Presidentja kroate mesazh në Tiranë: Pastroni detin, mjedisi çështje kryesore për integrimin

By | July 18, 2018
blank

Komentet

blank

Rama-Vuçiç-Zaev nënshkruajnë në Shkup për “Minishengenin”, Qeveria e Kosovës: Nismë pa vizion për rajonin. Iniciativa e Novi Sadit nuk e ka miratimin tonë

Qeveria e Kosovës thotë se iniciativa e ‘mini-Shengenit’ është nismë pa vizion për rajonin. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, nuk ka marrë pjesë në Forumi Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal që po mbahet në Maqedoninë e Veriut, që deri tani njihej si “mini-Shengeni” Ballkanik.

Nga ky forum, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i kanë ftuar edhe vendet tjera në rajon që t’i bashkohen nismës “mini-Shengenit”, si mundësi e vetme për forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe lëvizjes.

Përmes një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë, zyra për media e Qeverisë së Kosovës tha se “qëndrimet për idenë e Novi Sadit, të ashtuquajtur ‘mini-Shengen’, tashmë janë të njohura”.

“Iniciativa e Novi Sadit nuk e ka miratimin tonë dhe si rrjedhojë, nuk kemi pasur zyrtarisht ftesë për pjesëmarrje në takim. Për ne, i ashtuquajturi ‘mini-Shengen’ është nismë pa vizion për rajonin. Ne kemi propozuar avancimin e bashkëpunimit rajonal nga CEFTA në SEFTA, sipas modelit të EFTA-EEA, nga e cila do të përfitonin njëkohësisht të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në përgjigje.

Ideja e “mini-Shengenit” ballkanik, u prezantua në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, si mikpritës i këtij takimi, u ka bërë thirrje të gjithë liderëve të Ballkanit Perëndimor që t’i bashkohen kësaj nisme.

“Nisma është e hapur për gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor, andaj i ftojmë dhe i inkurajojmë kolegët tanë që të bashkohen për shkak të popujve tanë. Ne të gjithë jemi Ballkan Perëndimor dhe evropian. Ta krijojmë një vizion për zhvillim real për të përfituar të gjithë qytetarët tanë”, tha Zaev.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në vazhdimësi ka kundërshtuar nismën e “mini-Shengenit”, pasi sipas tij, rajoni duhet t’i kthehet agjendës së integrimit në Bashkimin Evropian dhe jo nismave që sipas kryeministrit të Kosovës, janë të dëmshme për shqiptarët.

Mesazhi i Ramës për kryeministrin Kurti
Mesazhe nga Shkupi në drejtim të kryeministrit Kurti, ka dërguar homologu i tij shqiptar, Edi Rama.

Ai tha se kush thotë që kjo është një nismë e projektuar në bodrumet e ish-Jugosllavisë, jeton në një botë tjetër.
“E para, jeton në një botë paralele. E dyta, jeton për politikë në lëkurën e njerëzve dhe jo për rritjen e mirëqenies dhe për forcimin e urave mes njerëzve dhe e treta, harron se po të nisemi kështu, atëherë duhet të themi se edhe Bashkimi Evropian është një Jugosllavi e madhe. Nëse Bashkimi Evropian është Jugosllavi e madhe, kjo është Jugosllavi e vogël”, tha Rama.

Përveç kryeministrit Kurti, kundër kësaj iniciative është shprehur edhe drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi. Ai tha për Radion Evropa e Lirë se asnjë iniciativë rajonale që nuk i përfshin të gjithë, nuk mund të ketë sukses.
“Ajo që vendet e rajonit duhet të gjejnë në këtë rast, është një konsensues që brenda procesit të Berlinit apo brenda ndonjë iniciative tjetër, të arrijnë atë që po synojnë që të ketë një rajon ekonomik që është atraktiv për tregti dhe për investime. Në këtë situatë, kur janë vetëm tri vende, unë nuk besoj që kjo inciativë do të ketë sukses”, tha Rukiqi.

Qeveria e Republikës së Kosovës, u bën thirrje qeverive të rajonit që të mbeten të përkushtuara ndaj agjendës së Bashkimit Evropian dhe marrëdhënieve transatlantike. bw

blank

The Earth Overshoot Day 2021 ka mbërritur: Nga sot njerëzimi prodhon dhe konsumon në kurriz të planetit

VOAL – Njerëzimit sot, më 29 korrik, i mungojnë burimet natyrore që Toka është në gjendje të rigjenerojë çdo vit. Nga nesër deri në mesnatën e 31 dhjetorit, njerëzit do të jetojnë duke tërhequr rezervat e pakta të planetit dhe duke konsumuar bio-kapitalin e akumuluar deri 50 vjet më parë. Pesë muaj gjatë të cilëve deficiti global ekologjik do të rritet dhe, rrjedhimisht, ndikimet e tij do të rriten: ndryshimi i klimës, humbja e biodiversitetit dhe ngjarjet ekstreme të motit.

Marrëdhënia midis biokapacitetit të planetit dhe gjurmës ekologjike të njerëzimit në vitet e fundit është përmirësuar paksa në krahasim me evolucionin që ndodhi në vitet midis 1970 dhe 2018 kur konsumi i burimeve u rrit më shpejt dhe më shpejt duke lëvizur Ditën e Mbikqyrjes së Tokës nga 30 Dhjetor deri 25 Korrik. Në 4 vitet e fundit, sipas llogaritjeve të Rrjetit Global të Gjurmëve, situata është stabilizuar: në vitin 2019 ishte 26 korrik, në vitin 2020 ishte 22 gusht (falë ngadalësimit ekonomik për shkak të izolimit të imponuar nga pandemia) dhe këtë vit më 29 korrik. Por nëse në vitin 1970 njerëzimi kishte burime të mjaftueshme të Tokës, tani duhen rreth 1.7 të tillë.

blank

Katari është vendi me gjurmën më të madhe ekologjike në botë (https://www.overshootday.org/)

Shumica dërrmuese e kombeve përcaktojnë këtë gjendje të punëve. Zvicra, këtë vit, e ka shterur buxhetin e saj teorik qysh më 11 maj. Që atëherë ajo ka qenë në borxh për ushqimin, energjinë dhe shumë produkte të tjera. Në pjesën tjetër të botës më 2021, Dita e parë e Mbikëqyrjes ishte në Katar (9 Shkurt), në Mars ishte për shembull për Emiratet e Bashkuara Arabe (7), Kanada dhe Shtetet e Bashkuara (14), në Prill ajo përfshiu, mes të tjerësh, Korenë (5), Singaporin (10), Izraelin (16), Rusinë (17) dhe Maj Gjermaninë (5), Japoninë (6), Francen (7) dhe Italinë (13). Në qershor ishte Kina (më 7). Ka vetëm rreth dyzet vende që nuk konsumojnë të gjitha burimet e tyre natyrore në botë (nga Mali në Bolivi, duke kaluar në Australi, Kanada, Norvegji, Brazil, Rusi, Argjentinë, Finlandë dhe Zelandën e Re), por ato nuk janë të mjaftueshme për të shmangur deficit global.

Rrjeti Global i Gjurmëve ka llogaritur se, duke zvogëluar emetimet globale të karbonit me 50%, data e Ditës së Mbikqyrjes së Tokës do të lëvizte me 93 ditë deri në fund të tetorit. Për të inkurajuar të gjithë (individë, komunitete dhe kompani) të bëjnë diçka, think tank -u në bashkëpunim me Agjencinë Skoceze për Mbrojtjen e Mjedisit, me rastin e 29 korrikut, nisi një nismë të quajtur “100 ditë mundësi”. Deri në hapjen e COP26 në Glasgow më 31 tetor, çdo ditë në një faqe në internet dhe në rrjetet sociale do të paraqesë një shembull konkret të aktivitetit që lejon të zvogëlohet mbishfrytëzimi i Tokës duke marrë pjesë në revolucionin e gjelbër. Ato variojnë nga zvogëlimi i mbetjeve ushqimore te konsumi me zinxhirë të shkurtër, nga riciklimi i betonit tek ekoturizmi me ndikim të ulët. Motoja është “Nuk ka avantazhe gjatë pritjes”: #MoveTheDate! rsi-eb

blank

Të dhënat e Eurostat- Ikja e të rinjve nga Shqipëria, 78% e aplikimeve për azil janë të moshës nën 34 vjeç

Shqipëria po përjeton një valë të zgjatur emigracioni, që po jep gjithnjë e më shumë pasoja në ekonomi, pasi po largohet në pjesën më të madhe forca e re e punës.

Të dhënat e Eurostat për kërkesat për azil sipas grupmoshave, tregojnë se që nga viti 2011 kur raportohen të dhënat deri në 2020-n, pjesa dërrmuese e aplikimeve në 27 vendet e Bashkimit Europian, mesatarisht rreth 77-78% përbëhet nga grupmosha nën 34 vjeç.

Në vitin 2020 kishte gjithsej rreth 7 mijë aplikime për azil, nga të cilët 30% ishin të grupmoshës nën 18 vjeç, 47% të grupmoshës 18 vjeç (77% nën 34 vjeç). 22% të atyre që kanë tentuar të ikin, duke kërkuar azil ishin të grupmoshës 35-64 vjeç dhe 1% mbi 65 vjeç.

E njëjta strukturë konstatohet përgjatë gjithë dekadës së fundit. (shiko grafikun: Aplikimet për azil në Be-27, sipas grupmoshave, 2011-2020). Në total janë rreth 160 mijë të rinj, që kanë kërkuar azil në dekadën e fundit në një nga 27 vendet e bashkimit Europian.

Të dhënat e tjera kombëtare të INSTAT tregojnë se emigracioni i lartë i të rinjve, i kombinuar me rënien e lindjeve dhe plakjen graduale të popullsisë po ul popullsinë e re aktive në vend. Popullsia në grup moshën 15-29 vjeç shënoi tkurrje me rreth 18 mijë persona në 2020-n. Në këtë interval moshe pakësimi më i madh ishte për të rinjtë 15-19 vjeç me mbi 8 mijë persona.

Teksa forca e punës në grup-moshat e reja po tkurret me shpejtësi, bizneset në të gjithë vendin po ndejnë vështirësitë që po krijon mungesa e punonjësve. Njësitë e shërbimeve, hotele dhe restorante në të gjithë vendin sidomos në zonat turistike, sektori fason dhe call center po ndjejnë mangësitë.

Kriza pandemike e cila erdhi edhe si një krizë ekonomike pritet të ketë ndikim negativ në treguesit demografike, sidomos në drejtim të emigracionit.

Ilir Gëdeshi, ekspert i njohur i çështjeve të emigracionit, tha se krizat ekonomike në Shqipëri janë pasuar nga valë emigracioni. Krizat e vitit 1990, 1997, 2008 e kanë vërtetuar këtë fakt. Edhe kriza pandemike, sipas zotit Gëdeshi, rrezikon të përshkallëzojë emigracionin në vend.

Në vitet e ardhshme, pritet që fenomeni të përkeqësohet pasi do të tentojnë të ikë pjesa që kishte planifikuar dhe nuk emigroi gjatë pandemisë. Përkeqësimi i kushteve të ekonomisë mund të nxisë të tjerë emigrantë që para pandemisë nuk kishin planifikuar të largoheshin, tha zoti Gëdeshi. Të dhënat ndërkombëtare tregojnë se kriza e pandemisë ka kthyer tendencat e vjetra të emigracionit. Në planin afatshkurtër, pandemia mbylli kufijtë dhe kufizoi udhëtimet, duke shkaktuar rënie të ndjeshme të emigrimit. Sidoqoftë, goditjet që pandemia ka dhënë në ekonominë e vendeve të varfra dhe atyre në zhvillim lajmërojnë valë të reja emigracioni. Ekspertët ndërkombëtarë lajmërojnë se vala e emigrimit ndodh dy ose tre vjet pas krizave që tronditin jetën e njerëzve.

Për periudhën 20211 deri në 2020, në total në vendet e BE-27 (pa Mbretërinë e Bashkuar) aplikuan rreth 202 mijë shqiptarë. Rekordi u arrit në 2015-n, me 66 mijë persona, duke shënuar më pas një tendencë rënëse, në 20.4 mijë persona në 2019-n. Në vitin 2020, për shkak të pandemisë, aplikimet ranë me 66%, por mbetën sërish më të lartat në rajon dhe ndër më të lartat në botë në raport me popullsinë./Monitor/

blank

UGSHPD: Dhuna policore ndaj gazetarit Gjençaj dëshmon rrezikshmërinë e një mandati të tretë të Edi Ramës për Shqipërinë

 

Opinioni u njoh të martën me dhunën e egër të ushtruar ndaj gazetarit Ergys Gjençaj dhe sjelljen e vrazhdë ndaj gazetares Klodiana Lala nga policia e Edi Ramës. Ishte një ndër aktet më flagrante kur shteti policor e shikon veten në konfliktualitet të papajtueshëm me misionin e gazetarët për ta informuar publikun e vet me një ngjarje që ndodhte para syve të tyre mes uniformave blu dhe krimit të organizuar. Me praninë e tyre dëshmuese dhe pasqyruese, gazetarët cënuan intimitetin midis dy palëve në ngjarje dhe, prandaj u bënë viktima të një egërsie me të cilën tashmë qytetarët e Shqipërisë janë mësuar. Gazetari Ergys Gjençaj iu nënshtrua dhunës fizike policore dhe mbajtjes nën arrest, ndërsa gazetarja Klodiana Lala u përball me dhunë verbale, vetëm e vetëm sepse po kryenin detyrën e vet fisnike, me mjetet më të thjeshta të profesionit të tyre. Egërsinë dhe rreptësinë që policia e Edi Ramës duhej ta tregonte ndaj elementëve të krimit të organizuar, e shfryu mbi punonjësit e pafajshëm të mediave.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës, nëpërmjet News24, u njoh me ngjarjen e mësipërme, me reagimet ndaj ngjarjes nga shoqata simotër e gazetarëve, nga kreu i opozitës, nga prokuroria e Tiranës, nga Presidenti i Republikës. U njoh edhe me heshtjen e Qeverisë Rama dhe me heshtjen e shoqërisë civile, të cilën Edi Rama e ka nënshtruar dhe blerë. UGSHPD shpreson që ngjarja e dënueshme të ketë sensibilizuar praninë perëndimore në Shqipëri dhe organizatat ndërkombëtare për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të gazetarëve e të mediave.

Në qoftë se dhuna policore e ushtruar ndaj gazetarit Ergys Gjençaj nuk ndeshet gjerësisht me reagimin e fortë kundërshtues dhe dënues nga ana e kolegëve të profesionit, nga ana e intelekualëve, nga të gjithë faktorët e mundshëm pro demokracisë, atëherë edhe kjo ngjarje do të kalojë në harresë dhe do të shndërrohet në rutinë të përditshmërisë në marrëdhëniet e nënshtruara të mediave ndaj regjimit, ashtu sikurse tashmë Shqipëria është mësuar gjatë gjithë këtyre viteve.

Konteksti kohor i kësaj ngjarjeje të rëndë paralajmëron dhe dëshmon rrezikshmërinë e lartë të një mandati të tretë të Edi Ramës për lirinë e gazetarëve dhe të mediave në Shqipëri, dëshmon rrezikshmërinë e lartë të një mandati të tretë të Edi Ramës ndaj çdo aspirate për demokraci dhe shtet të së drejtës në Shqipëri.

blank

Infektimet me Variantin Delta: Shqipëria ndër 4 vendet me më pak të vaksinuar në Evropë

Frika nga përhapja e variantit të virusit Delta ka bërë që të gjithë shtetet të përshpejtojnë ritmet e vaksinimit, si mënyra e vetme për të kaluar sa më lehtë një valë të re të mundshme.

Sipas të dhënave të Worldindata, Europa mesatarisht ka vaksinuar të paktën pjesërisht 44.4% të popullsisë (32.2% tërësisht, ndërsa edhe 12.2% kanë marrë të paktën një dozë. Të dhënat janë të përditësuara deri në datën 12 qershor.

Rekordin në Europë e mban Mbretëria e Bashkuar, me vaksinimin të pjesshëm të 68% të popullsisë, nga të cilët 51.4% janë vaksinuar plotësisht ndërsa 16.3% të tjerë kanë marrë një dozë.

Qeveria britanike ka bërë të ditur se vaksinimi ka dhënë një ndikim të ndjeshëm për të ulur numrin e të shtruarve në spital, të infektuar me variantin Delta.

Sipas një analize nga Njësia e Shëndetit Publik të Anglisë, vaksina Pfizer-BioNTech është 96% efektive kundër shtrimit në spital pas 2 dozave, ndërsa vaksina Oxford-AstraZeneca është 92% efektive kundër shtrimit në spital pas 2 dozave. Këto janë të krahasueshme me efektivitetin e vaksinës kundër shtrimit në spital nga varianti Alpha. Duhen më shumë të dhëna për të përcaktuar nivelin e mbrojtjes nga vdekshmëria nga varianti Delta. Sidoqoftë, ashtu si me variante të tjera, kjo pritet të jetë e lartë, thekson raporti.

Në vend të dytë në Europë është Belgjika, me 66% të popullsisë pjesërisht të vaksinuar, (43% me të dyja dozat). Më pas renditet Holanda me 65% (39% e vaksinuar plotësisht).

Austria është shteti që ka përqindjen më të madhe të popullsisë në Europë, që është vaksinuar tërësisht, me rreth 54% të totalit.

Italia ka vaksinuar të paktën pjesërisht 59% të popullsisë, (39% e kanë përfunduar procesin).

Greqia ka dhënë të paktën një dozë për 50.5% të popullsisë. Gati 42% i kanë marrë të dyja dozat.

Vaksinimi në rajon, Shqipëria mbetet pas

Serbia vijon të mbetet shteti me nivelin më të lartë të vaksinimit në rajon, ndonëse ritmet kanë rënë ndjeshëm në raport me shkurtin e marsin, kur ajo u rendit e dyta në Europë pas Mbretërisë së Bashkuar. Megjithatë ajo vijon të ketë një peshë të lartë për popullsinë e vaksinuar plotësisht, me 38% të totalit (40% pjesërisht).

Mali i Zi, që e filloi vaksinimin më vonë sesa Shqipëria ka ecur më me shpejtësi, duke vaksinuar plotësisht 23% të popullsisë, ndërsa dhe 2.3% të tjerë e kanë marrë një dozë (totali 25.2%).

Shqipëria i ka ngadalësuar ritmet e vaksinimit. Deri në 12 qershor, vetëm 20.5% e popullsisë ishte e vaksinuar pjesërisht. 15.2% e popullsisë kanë marrë të dyja dozat. 5.3% ka marrë vetëm një.

Edhe Maqedonia e Veriut ka vaksinuar pjesërisht rreth 20% të popullsisë (rreth 12% plotësisht).

Më pas në Europë kanë mbetur Bullgaria (14.2% të vaksinuar të paktën pjesërisht), Kosova (9.4%), Bosnjë Hercegovina (9.3%)./Burimi:Panorama

blank

“Ky është shtet fashist”- Tension te Ministria e Kulturës, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dorëzon shkresën pas vendimit të Kushtetueses

TIRANË

Dorëzimi i një kërkese pranë Ministrisë së Kulturës, për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e Teatrit ka sjellë revoltën e aktorëve dhe përfaqësuesve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit që kërkojnë kthimin e Teatrit Kombëtar si dhe ku ishte.

Ata nuk janë lejuar të hyjnë brenda ministrisë dhe kjo gjë i ka revoltuar më shumë duke u shprehur se këto veprime janë të denja për shtetet fashiste.

Për refuzimin e pranimit të kërkesës për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për çështjen e Teatrit, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit tha se do të padiste sërish ministren e Kukturës.

 

Aleanca për Teatrin i kërkoi sot Minsitrisë së Kulturës të marrë mbrapsht pronësinë e Teatrit Kombëtar duke qënë se u shfuqizua VKM 377 që ia, kaloi pronënsinë Bashkisë së Tiranës. Po ashtu ata kërkuan që të evidentohen mungesat siç janë dy godinat e prishura, ekuizita, gardaroba etj dhe për këtë të kallëzonin penalisht kryebashkiakun Veliaj dhe zyrtarë të tjerë në bashkisë.

 

Po sipas Aleancës, Agjensia e Kadastrës duhet të bëjë transkriptimin e pronës nga bashkia e Tiranës tek ministria e Kulturës, Ministria e Financave te anullojë aktin normativ per fondin fillestar per fillimin e puneve te Teatrit Kombëtar, ndërsa Keshilli Kombetar i Rregullimit të Territorit të anulojë lejen e ndërtimit që ka nxjerrë në favor të bashkisë së Tiranës.

blank

Raporti final i OSBE/ ODIHR, analisti: Me rezultate të tmerrshme për demokracinë, zgjedhjet duhen ripërsëritur. Publikimi i të dhënave të qytetarëve, skandal!

Analisti Genc Burimi i ftuar përmes një lidhjeje direkte në rubrikën “Opinion”“News 24”, komentoi raportin final të OSBE/ ODIHR.

Analisti e cilësoi si të ‘tmerrshme’ raportin për një vend demokratik, duke shtuar se në një vend normal zgjedhjet duhet të ripërsëriteshin.

Burimi tha ndër të tjera, se SHBA, si aleati kryesor në vend ka dështuar në misionin e saj, pasi sipas tij, nuk ka korrur rezultate me nismat e ndërmarra, një prej të cilave ajo e Reformës në Drejtësi.

Gjithashtu, analisti u ndal dhe te vaksinimet e njerëzve me vaksinat anti-COVID. Sipas tij, vaksinimi nuk duhet bërë me detyrim, pasi në një vend demokratik, njerëzit janë të lirë të bëjnë vetë zgjedhjen e tyre.

Genc Burimi: Jam dakord me komentin e opozitës. Gjërat që thuhen në raport janë të tmerrshme për një demokracinë. Po të shohësh mazhorancën, e përkthen këtë raport që jemi më pak keq se ishim. Është sikur të thuash nga 100 mijë të vdekur nga COVID-i jemi në 10 mijë. Duhej të kishte zgjedhje të pa kontestueshme. Zgjedhje të tilla në një vend demokratik do të kishte shënuar skandal. Shqipëria nuk zgjedh problemin e zgjedhjeve në Reformën në Drejtësi.

 

Opozita thotë që ky raport vërtetoi ato që kanë denoncuar për zgjedhjet, a duhet hetim për zgjedhjet?

Genc Burimi: Sigurisht që po. Kur një gazetë si Lapsi, iu morën kompjuterat, shpresojmë që edhe ata të kenë bërë denoncim. Publikimi it ë dhënave personale është skandal.

Palët brenda bëjnë këtë lojën, ne hedhim vështrimin te ndërkombëtarët, atyre duket se si ka bërë përshtypje kjo?

Genc Burimi: Ndërkombëtarët i kemi në dy palë, në ato teknike dhe politike. Zonja Kim është politike, OSBE është teknik. Nga ana teknike ka probleme të rënda. Nëse politikisht thua që ky raport është skandaloz, zgjedhjet duhet ribëhen, në një kohë që Shqipëria pret të hapen negociatat me BE.

SHBA tha nxiti institucionet që të përmirësonin gjendjen, si ta lexojmë?

Genc Burimi: Ata bënë gjithçka për Ramën. Lejuan që ai të ndryshonte Kushtetutën. Bënë të ndalonte SPAK-un të nxirrte dosjet e prokurimeve dhe ish-zëvendës ministres i nxori pas zgjedhjeve. Këto diheshin. Në korrik 2020 Rama e hoqi këtë zv. Ministre nga puna, ato diheshin. Edhe amerikanët e kishin gati dosjen e Berishës, por s’e nxorën para zgjedhjeve. Ata donin që Rama të ishte në pushtet sepse është një lider më i mirë për ta, se Meta, është e kuptueshme nga ana e tyre. Berisha ka qenë i korruptuar, të gjithë e dinë. Por ama Sali Berishën sot e duan militantët te PD. Kjo duhet respektuar, kjo është demokracia. Është debat filozofik. Në Afrikë Francën s’po e durojnë më, sepse ata ia vendosnin drejtuesit. Nuk shoh sot që Shqipëria jeton më mirë se në Mal të Zi, jeton më mirë se Maqedonia e Veriut, se Serbia, në një moment shqiptarët do të zgjohen. Zonja Kim del e thotë që kanë suksese, por në fakt s’kanë asnjë. Sot, suksesi është kur SHBA të ndalojë hemorragjinë në Shqipëri, që të mos largohen nga vendi. Amerikanët ta mbrojnë haptazi Edi Rmën, por duhet efikasitet. Nëse do të kishte shpërthyer skandali para zgjedhjeve, Rama s’i fitonte zgjedhjet. Ne po i paguajmë shtrenjtë këto, sepse s’kemi drejtësi, kemi korrupsion.

Negociatat s’po hapen…

Genc Burimi: Aty po luhet loja. Nuk po flitet më për dosjen e Berishës. As dosja e Fatmir Mediut. Nuk e di pse është vendosur në kllapë dosja e Berishës. Sot janë marioneta të një politike që luhet jashtë. Ne ia kemi vendosur pavarësinë e vendit tonë, amerikanëve dhe evropianëve, e kemi në Kushtetutë. Nëse kjo Reformë në Drejtësi dështon, kush jep llogari? Ka një problem funksionimi demokratik. Unë do të kërkoja të hiqet nga Kushtetuta, monitorimi i ndërkombëtarëve. Po dështuan, kush jep llogari? Në demokraci ka llogari. Amerikanët kanë shumë pak kohë që të japin rezultate. Sot ne jetojmë më keq se serbët që s’janë aleatët e SHBA. Kujt po i interesojnë investimet në forcat ushtarake, njerëzit duan të hanë.

Po për vaksinimin ç’mund të thoni?

Genc Burimi: Në real politikë duhet të gjithë vaksinuar, sepse është më efikase. Në anën demokratike është e drejta ime për t’u vaksinuar apo jo. Në Francë dolën njerëz persona të vaksinuar, kjo është demokraci, jo vetëm efikasiteti. Nuk është vetëm efikasiteti, por edhe marrja në konsideratë që e duan njerëzit. Gjysma e popullit e duan PD, kjo duhet respektuar. E njëjta gjë dhe me vaksinën, nëse njerëzit s’duan të vaksinohen, mos ta bëjnë, kjo duhet respektuar.

blank

Mbërrijnë të mbijetuarit e aksidentit tragjik në Kroaci, priten në aeroport nga zyrtarë të qeverisë dhe familjarë

Disa prej emigrantëve të cilët i shpëtuan aksidentit tragjik në Slavonski Brod të Kroacisë kanë mbërritur në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.

Mediat kosovare raportojnë se familjarët e tyre kanë dalë me lule në dorë që t’i mirëpresin ata.

Dhjetëra makina të Ministrisë së Brendshme janë futur brenda aeroportit dhe do të shoqërojnë emigrantët deri në shtëpitë e tyre.

Të dielën, dhjetë persona me prejardhje nga Kosova humbën jetën dhe 45 u plagosën kur autobusi me të cilin udhëtonin, doli nga rruga në qytetin kroat, Sllavonski Brod të Kroacisë.

Autobusi me 67 pasagjerë, përfshirë fëmijë, ishte nisur nga Frankfurti për në Prishtinë.

Autoritetet kroate ishin të shpejtë në reagimin e tyre. Disa prej udhëtarëve janë ende duke u trajtuar në spitale.

blank

Aksidenti tragjik në Kroaci, Kuvendi i Kosovës mban 1 minutë heshtje për 10 emigrantët që mbetën të vdekur

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur 1 minutë heshtje, në nisje të seancës së sotme plenare, në nderim të viktimave të aksidentit tragjik në Kroaci.

Në aksidentin tragjik të 25 korrikut fatkeqësisht humbën jetën 10 emigrantë, teksa ktheheshin në Kosovë nga Frankfurti.

Ndërkohë, nga përmbysja e autobusit mbetën me dhjetëra të plagosur, një pjesë e të cilëve vijojnë të marrin mjekim në spitalin kroat.

blank

Ora News publikon dokumentin që i frikësohej Ministrja e Kulturës, i vuri shulin e la jashtë 22 firmëtarët e Aleancës

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit donte ti dorëzonte sot një kërkesë ministrisë së Kulturës ku kërkon nisjen e procedurave për rikthimin e pronës, pasuria Nr. 1/241 me emërtimin “Teatri Kombëtar”, për sipërfaqen prej 5.522,7 m2, nga Bashkia Tiranë te Ministria e Kulturës.

Por ministria e Kulturës duket se është druajtur dhe ka mbyllur me shul derën e hyrjes duke mos I lejuar 22 firmëtarëve të kërkesës të dorëzonin në ministri dokumentin e më pas të protokollohej.

Ora News ka siguruar kërkesën ku ndër të tjera thuhet se çdo përpjekje nga ana e kësaj ministrie për të mos ekzekutuar Vendimin Nr.29 datë 02.07.2021 të Gjykatës Kushtetuese, do konsiderohet si veprim me dashje për pengimin e ekzekutimit të një vendimi gjykatë, veprim i cili në referim të dispozitave ligjore sanksionohet si vepër penale.

Rojet i thanë përfaqësuesve të aleancës se kishin marrë urdhër nga lart për të mos i lejuar të hynin bernda. Kjo ngjalli revoltë dhe indinjatë tek aktorët dhe përfaqësuesit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.   

Pas këtij incidenti Aleanca deklaroi se do ta depozitonte nesër kërkesën me postë, ndërsa përfaqësuesja ligjore e Aleancës paralajmëroi publikisht ministren se do të ketë një kallzim penal në SPAK ndaj saj.

Kërkohet

Nisjen e procedurave për RIKTHIMIN e pronës, pasuria Nr. 1/241  me  emërtimin  “Teatri Kombëtar”, për sipërfaqen prej 5.522,7 m2, nga Bashkia Tiranë te Ministria e Kulturës;

Marjen në dorëzim nga ana e Ministrisë së Kulturës të pronës, pasuria Nr. 1/241  me  emërtimin  “Teatri Kombëtar”, për sipërfaqen prej 5.522,7 m2,nga Bashkia Tiranë dhe duke qënë se ka diferenca materiale:

Nisjen e procedurave ligjore për shpërblimin e dëmit ndaj personave përgjegjës Erion Veliaj etj., për vlerën e Godinave të Teatrit Kombëtar dhe atij Eksperimental sipas inventarëve kontabël që disponohen nga ana e drejtorisë së Teatrit Kombëtar dhe Eksperimental ashtu edhe të Ministrisë së Kulturës;

Nisjen e procedurave ligjore për shpërblimin e dëmit ndaj personave përgjegjës Erion Veliaj etj., për vlerën e garderobës, arkivës, rekuizitave dhe skenografive të Teatrit Kombëtar dhe atij Eksperimental sipas inventarëve kontabël që disponohen nga ana e drejtorisë së Teatrit Kombëtar dhe Eksperimental ashtu edhe të Ministrisë së Kulturës;

Nisjen e procedurave ligjore duke i kërkuar dhe detyruar Agjensinë Shtetërore të Kadastrës për të kryer transkiptimet e nevojshme në lidhje me rregjistrimin  e pronëspasuria Nr. 1/241  me  emërtimin  “Teatri Kombëtar”, për sipërfaqen prej 5.522,7 m2,në emër të Ministrisë së Kulturës, duke bërë edhe korigjimin në lidhje me sipërfaqen e Godinës së Teatrit Eksperimental e cila është prishur pa qënë e rregjistruar në ASHK si pronë e Bashkisë Tiranë;

Nisjen e procedurave ligjore me Këshillin e Ministrave dhe Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave, për të anulluar fondin e aprovuar nga Buxheti i Shtetit për vitin 2021 sipas Aktit Normativ Nr.22 datë 22.06.2021, në lidhje me fondin për fillimin e punimeve për ndërtimin e Teatrit të Ri;

Nisjen e procedurave ligjore duke i kërkuar dhe detyruar Këshillin Kombëtar të Territorit anullimin e lejes së ndërtimit dalë mbi një projekt korruptiv si ai i Biarke Ingels, pa garë dhe në shkelje të gjithë dispozitave ligjore për zhvillimin e tenderave (fakt për të cilin kemi disponuar me një kallëzim penal pranë SPAK më datë 13.07.2020);

Nisjen e procedurave ligjore duke i kërkuar dhe detyruar Këshillin e Ministrave për RINDËRTIMIN e TEATRIT KOMBËTAR, në zonën që i korespondon  pronëspasuria Nr. 1/241  me  emërtimin  “Teatri Kombëtar”, për sipërfaqen prej 5.522,7 m2, sipas argumentimeve të Gjykatës Kushtetuese në Vendimin Nr.29 datë 02.07.2021, lidhur me vlerat e trashëgimisë kulturore dhe të idntittetit kombëtar si dhe referuar rekomandimeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit, në të njëjtin stil dhe pamje arkitektonike që ka pasur, me të njëjtat volume dhe me të njëjtin projekt si ai fillestar i vitit 1938.

Klikoni dolumentin në pdf tek numurat poshtë:

6101214106f49

blank

Reagon Reporters Sans Frontieres – kërkon hetim ndaj oficerëve të policisë që ushtruan dhunë ndaj gazetarit Ergys Gjençaj

Ka reaguar organizata e Gazetarëve Pa Kufij në mbrojtje të gazetarit të News24 kundër dhunës policore ndërsa po filmonte me celular një aksion të policisë. RSF i referohet ngjarjes, duke nënvizuar dhunën e policisë ndaj gazetarit, konfiskimit të telefonit dhe ndalimit të tij për një orë rresht në komisariatin e policisë. RSA bën thirrje për hetim të rastit, ndaj sjelljes të oficerëve të cilët nuk kanë respektuar lirinë e shprehjes.

 

blank

 

blank

“Dënoj me forcë dhunën arbitrare ndaj gazetarit të News24″, Meta: Rast i përsëritur i cenimit fizik të reporterëve, meriton ndëshkim ligjor. Incident i rëndë

TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta e cilëson një incident të rëndë atë që ndodhi sot me gazetarin e News24 Ergys Gjençaj, i cili u shtri në tokë me duart pas dhe u cilësua bashkëpunëtor nga policët në aksion pasi filmoi një operacion antidrogë.

Meta deklaron se ky rast i përsëritur i cenimit fizik të reporterëve meriton ndëshkim ligjor dhe është një tjetër incident i rëndë, që dëshmon se përdorimi i pajustifikuar i dhunës, veçanërisht ndaj përfaqësuesve të medias, është kthyer në një mentalitet shqetësues në radhët e Policisë, që duhet trajtuar me zero tolerancë.

“Dënoj me forcë dhunën arbitrare të punonjësve të Policisë së Shtetit ndaj gazetarit të “News24”, Ergys Gjençaj, i cili ishte në krye të detyrës dhe që gjithmonë ka dëshmuar profesionalizëm të lartë për informimin publik.
Ky rast i përsëritur i cenimit fizik të reporterëve meriton ndëshkim ligjor dhe është një tjetër incident i rëndë, që dëshmon se përdorimi i pajustifikuar i dhunës, veçanërisht ndaj përfaqësuesve të medias, është kthyer në një mentalitet shqetësues në radhët e Policisë, që duhet trajtuar me zero tolerancë, në përputhje me ligjin.
Duke shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e plotë për të gjithë gazetarët kurajozë dhe të pavarur, theksoj se liria e medias është thelbësore për demokracinë dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, deklaron Meta.

blank


Send this to a friend