VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

(Video dhe foto) Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović festoi fitoren e Kroacisë me Rusinë në ndeshjen për çerekfinalen e Botërorit2018

By | July 8, 2018

Komentet

VIDEOT – Pas 180 minutave, Basha: Takohemi në protestën e ardhshme

TIRANË

Pas 180 minutash, Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka mbyllur protestën e opozitës që me përjashtim të disa momenteve tek parlamenti shkoi pa incidente. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se protestuesit kanë nisur të hedhin gurë drejt parlamentit dhe është hequr gardhi metalik. Policia është përgjigjur me ujë. Sekretari organizativ i PD-së Gazment Bardhi iu ka bërë thirrje vazhdimisht dhe shenja protestuesve të ndalojnë. Protestuesit kanë ndezur zjarre me pankartat që janë shuar nga policia me fikëse. Pas këtyre momenteve Basha ka mbyllur protestën nga selia e PD duke iu bërë thirrje për t’u takuar në protestën e ardhshme.

“Ky bashkim i jashtëzakonshëm ka forcën, vendosmërinë dhe qartësinë për ta çuar këtë betejë deri në fund. Ne nuk do ta pranojmë dhunën e krimit të organizuar në kutitë e votimit. Nuk do pranojmë kurrë më paligjshmërinë e një qeverie të faktuara ilegjitime. Nuk do pranojmë më zgjedhje kriminale të kësaj qeverie ilegjitime dhe këtij kryeministri të kapur në krim. Jemi gati që së bashku me gjithë faktorët e përgjegjshëm politikë të vendit të hapim rrugën e zgjidhjes politike duke bërë të mundur së pari largimin e pengmarrësit dhe përmes një qeverie tranzitore ndarjen e pushteteve, zgjedhje të lira e të ndershme.

Ky kushtrim është dëgjuar nga miqtë tanë strategjikë. Orët dhe ditët në vijim qofshin ditë reflektimi të thellë për ata që mendojnë se mund ta marrin peng këtë popull se mendojnë se mund ta mbajnë peng qeverisjen e këtij vendi. për ata që iu shkon në mendje se më 30 qershor do iu shtrëngojnë kularin në fyt shqiptarëve dhe do mbysin demokracinë, kjo nuk ka për të ndodhur. Sot në këtë mbrëmje të mbushur me shpresë, të mbushur me optimizëm, me mesazh pozitive të shkrirjes në një të vullneteve tuaj, të popullit shqiptar për liri dhe demokraci, vetë vullnetit të Europës dhe miqve tanë për ta çliruar Shqipërinë nga diktatura e krimit, të ndahemi me një mesazh të qartë se ne jemi gati ta çojmë këtë betejë deri në fund po kështu dhe paralajmërimi se kush mendon se do ta thyejë këtë vendosmëri popullore, gabohet rëndë dhe e pret vetëm përmbysja popullore.
Rama ik, hapi rrugë zgjidhje politike. Beteja jonë po shkon drejt fundit që paracakton historia për kombet që nuk e duan të keqen”, deklaroi Basha.

Basha: Europa na dëgjoi, koha për zgjidhje politike, largim i Ramës (video)

TIRANE

Rreth 2 orë pas nisjes së protestë së gjashtë kombëtare të opozitës së bashkuar kryedemokrati Lulzim Basha, iu drejtua mbështetësve të tij nga selia blu.  Basha tha se e sotmja ishte protesta më masive popullore në 29 vite dhe se Europa e ka dëgjuar tashmë zërin e tyre. Për kreun e opozitës, tashmë është koha për zgjidhje politike, largimi i kryeministrit, qeveri tranzitore zgjedhje të lira.

“E duam Shqiperine si gjithë Europa. Me këtë thirrje kemi nisur qëndrimin tonë më 16 shkurt, që kulmoi sot në pjesëmarrjen më masive popullore, në 29 vite. Mesazhi më i qartë i shpresë që ka nisur e nuk do të fiket deri sa beteja ndaj të keqes të fitohet plotësisht. Cdo ditë e më shumë bashkimi bëhet më i vendosur, mesazhi i sotëm është i qartë e i prerë, ndaj miqve aleatëve se jemi gati të sakrifikojmë gjithçka për votën e lirë, jemi popull i Europës e nuk do pranojmë kurrë despotizmin antieuropian të një grupi bandidësh e kriminelësh që kanë bllokuar rrugëtimin drejt europës. Sot japim këtë mesazh të qartë e të vendosur, Europa e dëgjoi zërin tonë dhe tani është koha për zgjdihje politike, largimin e ramës qeveri tranzitore zgjedhje të lira, e vetmja rrugë për të hapur dyert e mbyllura të Europës” u shpreh Basha.

LIVE/ Protestuesit hedhin gurë drejt parlamentit policia përgjigjet me ujë (videot)

TIRANË

Me sa duket nuk mund të shkojë tërësisht e qetë kjo protestë e opozitës. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se protestuesit kanë nisur të hedhin gurë drejt parlamentit dhe është hequr gardhi metalik. Policia është përgjigjur me ujë. Sekretari organizativ i PD-së Gazment Bardhi iu ka bërë thirrje vazhdimisht dhe shenja protestuesve të ndalojnë. Protestuesit kanë ndezur zjarre me pankartat që janë shuar nga policia me fikëse.

Pas më shumë se një orë para Kryeministrisë, Kryedemokrati Lulzim Basha iu bëri thirrje protestuesve që me telefona ndezur ta ndiqnin drejt parlamentit, si mesazh për ndezjen e shpresës.

Opozita ka mbusur sot sërish Tiranën me mbështetësit e saj për të protestuar kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë e për zgjedhje të lira me moton “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. 1700 forca policie do të jenë në terren për të ruajtur rendin dhe qetësinë.  Efektivët e policisë janë vendosur gardh rreth Kryeministrisë, ndërsa janë mbuluar me dritaret dhe dyert e institucionit. Kryeministri Edi Rama ka ftuar disa herë kundërshtarin e tij politik në tryezën e dialogut, por lideri i PD-së, Lulzim Basha duket se është i vendosur në kauzën e tij. Në mënyrë të përsëritur shefi i ekzekutivit iu drejtua Bashës me katër letra publike duke i kërkuar dialog pa kushte, pasi siç pohonte mes tjerash kryeministri, koha nuk pret sepse 30 qershori po afron.

Lideri i selisë blu ka mohuar në formë kategorike një dialog në këto kushte, ndërsa ka shtuar se kryefjala e kauzës së opozitës së bashkuar është largimi i kryeministrit Rama dhe krijimi i qeverisë tranzitore. Sipas Bashës, këto janë dy parakushte që do të ndihmojnë në zgjidhjen e krizës politike, e cila prej kohësh  në fakt është shoqëruar me argumente dhe akuza të forta në distancë mes palëve.

Këtë të shtunë opozita ka paralajmëruar një tjetër protestë  kombëtare përpara godinës së kryeministrisë në orën 19:00, e cila sipas drejtueseve të partive opozitare, do të jetë protesta më e madhe e organizuar ndonjëherë gjatë historisë së pluralizmit politik në Shqipëri.

Ndërkohë ende nuk ka detaje për formën se si do të organizohet  dhe sa do të zgjasë kjo protestë, por ndërkohë dje lideri demokrat nga Mati, teksa i ftoi qytetarët të marrin pjesë në protestë i dërgoi një tjetër mesazh kryeministrit se nuk ka asnjë hap pas në synimet e opozitës, pavarësisht thirrjeve të Ramës përmes letrave për dialog pa kushte.

Por duket se ‘ujërat’ politikë në vend disi janë trazuar pas apelit të koalicionit gjerman  CDU/CSU, i cili përmes një deklarate për mediat ftoi partitë në Shqipëri të ulen në dialog dhe të diskutojnë për të gjitha temat, pa përjashtuar edhe mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve të 30 qershori.

Në të njëjtën gjatësi valë u vendos edhe presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili dje dha një mesazh të fortë duke theksuar se është i gatshëm të sakrifikojë edhe mandatin, me qëllim që palët të gjejnë zgjidhje  për krizën ku ndodhen aktualisht vendi. Gjithashtu kreu i shtetit theksoi se do të jetë i hapur të dekretojë një tjetër datë për zgjedhjet lokale, ndërsa iu bëri apel palëve që të jenë më të përgjegjshme dhe të shohin me përparësi  interesat kombëtare të vendit.

Protestuesit tek Kuvendi, FNSH dhe një autobot në gatishmëri

Ora 20:51- Ndërsa protestuesit i janë drejtuar parlamentit për të vijuar protestën e tyre, edhe policia ka marrë masa. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se policia, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë si dhe një autobot janë në gatishmëri tek parlamenti. Perimetri i sigurisë është me gardh metalik. Ndërkohë një pjesë e protestuesve janë afruar tek gardhi i policëve të vendosur në fund të oborrit të parlamentit.

“Jepjani përgjigjen”, Basha për Ramën: Ta dëgjojë në çdo bunker

Ora 20:27- Kryedemokrati Lulzim Basha i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama pas letrës së katërt të dërguar sot. Basha tha se nuk ka dialog me Ramën duke ua lënë fjalën protestuesve për t’iu përgjigjur me ‘joooooo’.

Jepjani përgjigjen, ta dëgjojë në Surrel, në çdo bunker ku futet. Jepjani përgjigjen. Mirënjohjen më të thellë kam sot për kurajën tuaj që zgjoi botën demokratike se ne jemi popull i Europës, i lirisë, i demokracisë. Jemi njerëz që besojmë në vlera, tek dinjiteti i njeriut. Besojmë tek Zoti, besojmë tek demokracia, ndaj kjo betejë sot bëhet për Shqipërinë, për Europën.
Në këtë orë vendimtare kur qytetarët evropiane u drejtohen kutive të votimit le t’i shtrijnë sytë në këtë shesh e të shohin se beteja për vlerat evropiane në Shqipëri po shkon drejt fitores. Në emrin tuaj dhe të një populli të tërë dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për miqtë tanë perëndimorë që kanë folur me një zë dhe kanë kërkuar t’i jepet fund farsës kriminale të zgjedhjeve kriminale pa opozitën, kanë kërkuar që edhe kreu i bandës në pushtet t’i thërrasë mendjes dhe të jetë i gatshëm të zbatojë standardin evropian për përgjegjësitë që ka para kushtetutës e t’i hapë rrugë zgjidhjes politike. Populli shqiptar, populli evropian në këtë shesh e kudo është i vendosur për zgjidhjen politike. Ajo kalon vetëm përmes largimit të shkaktarit dhe pengmarrësit të demokracisë. Ai kurrë më nuk do ta ketë në dorë fatin e zgjedhjeve shqiptare. Ja ku është bashkimi dhe mesazhi ynë: Rama ik”, deklaroi Basha.

Basha: Për pushtet, Rama do të cojë vendin në përplasje civile

Ora 20:19- Ndërsa mbante fjalën e tij para mbështetësve të opozitës së bashkuar e mbledhur në bulevardin dëshmorët e kombit, kryedemokrati Lulzim Basha e ndërpreu atë për të respektuar agjërimin e besimtarëve mulsimanë.

“Më lejoni në emër të të gjithëve, teksa vjen momenti i thyerjes së agjërimit, për vëllezërit dhe motrat tanë në agjërim, tju uroj nga zemra, Zoti jua shpërbleftë sakrificën. Zoti e shndërroftë këtë bekim hyjnor për të gjithë shqitparët dhe Shqipërinë sakrificën tuaj. Ju ftoj të falemi e të lutemi bashkë me ta për një minutë, teksa thyejnë agjërimin në një akt hyjnor të sakrificës dhe të bindjes vetëm ndaj të Madhit Zot si autoriteti suprem i qenieve të tjera mbi tokë.” – u shpreh Basha.

Më tej kryedemokrati akuzoi kryeministrin Edi Rama se më 30 qershor po kërkon të cojë vendin në një përplasje të pashmangshme civile, dhe kjo vetem për pushtetin e tij.
“Mjerë ai që nuk ka vesh e nuk dëgjon. E dëgjon e gjithë Shqipëria, e gjithë bota, zgjedhje demokratike pa opozitën nuk ka e nuk do të ketë. Rama ik. Në një javë Europa tregoi standardin e saj të vërtetë. Nga Londra në Vjenë, politikanët e përgjegjshëm dhanë dorëheqjen e i rikthyen sovranit atë që është e sovranit. Sot në vendin tonë, për akoma pak kohë, zotër janë politikanë të lidhur me krimin, një grup horrash që kanë marrë peng partinë e tyre dhe e shohin popullin si shërbëtor. Edi Rama sakrifikoi gjithçka të qytetarëve, vodhi zgjedhjet për një qëllim, pushtetin e tij, për këtë do ta cojë vendin në një përplasje të pashmangshme civile. Duke cuar për herë të parë në 29 vite, të njëjtët trafikantë e banditë, figura të krimit, që nëse drejtësia nuk do ishte e kapur, do i dënonte për përfshirjen e tyre në shitblerjen e votës. Për pushtetin e tij, për pasurinë e tij, jo vetëm i ka mbrojtur kriminelët por do përfundimisht të vendosë zgjedhën e krimit në Shqipërinë.” u shpreh Basha.

Balona drejt qiellit

Ora 18: 45- Protesta e opozitës ka nisur ndryshe këtë herë. Një mesazh deri në qiell është konceptuar si i tillë gjesti i lëshimit të balonave me ajër që mbajnë një kërkesë: “Rama ik”.

Mësohet se janë 500 balona të bardha që janë ngritur në qiell nga organizatorët e protestës dhe të rinjtë demokratë.

Rama Ik Balona

Snajperë e kamera me rezolucion të lartë, masat e policisë

Ora 19:15- Policia e Shtetit por edhe Garda ka marrë masa për mbarëvajtjen e protestës së sotme. Gazetarja Klodiana Lala raportoi ‘live’ nga Bulevardi se policia ka vendosur në objekte dhe shtylla kamera me rezolucion të lartë për të evidentuar protestuesit e dhunshëm dhe personat problematikë. Gjithashtu në tarracën e Kryeministrisë janë vendosur efektivë të tjerë dhe të pajisur me snajperë.

Pankartë gjigande, thirrje “Rama ik”,protestuesit drejt Bulevardit

18:45- Ka nisur grumbullimi i protestuesve të thirrur nga opozita në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Qytetarë nga njësia 7 në kryeqytet po përshkojnë në këmbë distancën nga “21 dhjetori” tek sheshi Skenderbej. Me një pankartë gjigande të vendosur para rreshtit të protestuesve dhe thirrje “Rama ik” ata kanë mbushur “Rrugën e Kavajës” për t’iu bashkuar protestuesve të tjerë në Bulevard.

Protesta/ Zbulohet plani i FRPD, ja çfarë mbajnë në krahë

Ora 18:46- Pak minuta para nisjes së protestës, zbulohen detaje të reja nga skenari i opozitës. Gazetari Klajdi Bodlli raportoi për “BalkanWeb” se 300 anëtarë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike do të mbajnë në krahë një shirit të bardhë në shenjë paqeje. Ata do të pozicionohen pra kordonit të policisë për të evituar përplasjes mes protestuesve dhe forcave të policisë dhe dhunës.

PD nxjerr shifrat: Ja sa qytetarë nga rrethet do jenë në protestë

Ora 18:02- Plot 62 450 protestues nga rrethet janë nisur për në Tiranë për të marrë pjesë në protestën e opozitës. Kjo është shifra që jep Partia Demokratike duke iu referuar të dhënave nga degët e saj në 11 qarqet e vendit përveç Tiranës.

Burime nga PD bëjnë të ditur se “pavarësisht presionit të policisë, ndalimeve të shumta të protestuesve, të gjobave ndaj autobusëve, prania e qytetarëve pritet të jetë madhështore”.

Qarku Shkodër – 9450 qytetarë
Qarku Lezhe – 7300 qytetarë
Qarku Kukës – 3800 qytetarë
Qarku Dibër – 3500 qytetarë
Qarku Durrës – 9800 qytetarë

Qarku Elbasan – 8100 qytetarë
Qarku Berat – 3000 qytetarë
Qarku Fier – 5600 qytetarë
Qarku Vlorë – 5000 qytetarë
Qarku Gjirokastër – 2200 qytetarë
Qarku Korçe – 4700 qytetarë

Një orë nga protesta, ‘blindohet’ kryeministria

Ora 17:48- Rreth një orë nga nisja e protestës së opozitës së bashkuar, forca të shumta policie kanë bërë gardh, godinën e kryeministrisë. Efektivë të forcave të rendit, janë vendosur në rresht pas gardhit metalik që rrethon godinën.
Forca të shumta policia ndodhen në të katër anët e godinës qeveritare, të cilat duket të jenë më të shumtë në numër krahasuar me protestat e mëparshme.

Opozita e bashkuar pritet të mblidhet sot në protestën e shtatë kombëtare, kundër qeverisë Rama. Pavarësisht ftesave të njëpasnjëshme të kryeministrit Edi Rama, kryedemokrati Basha nuk ka ‘lëshuar pe’ nga qëndrimi i tij, largimi i kreut të qeverisë dhe krijim i një qeverie tranzitore që do të cojë vendin në zgjedhje të lira.

Makinat me protestues nisen nga Elbasani, kontrolle nga policia

Ora 17:38 – Ashtu sikundër nga çdo qark i Shqipërisë, edhe nga Elbasani janë nisur shumë protestues, që do të marrin pjesë sot në protestën e madhe të opozitës së bashkuar. Gazetari Fatmir Popja raporton për “Balkanweb” se autobusë dhe makina janë nisur normalisht nga selia blu në qytetin e Elbasanit.

Korçë, PD: Bllokohen 2 autobusë me protestues, 2 të shoqëruar

Ora 16:49 – Dy protestues janë shoqëruar nga policia në Korçë, ndërsa janë mbajtur të bllokuar dy autobusë. Lajmi bëhet i ditur nga kreu i PD në Korçë Andrea Mano, i cili akuzoi policinë se po ushtron presion mbi protestuesit. Sipas Manos, dy protestuesit Artur Keci dhe Klement Karafili, ky i fundit ish-polic po mbahen pa asnjë arsye të shoqëruar ndërkohë që policia nuk ka dhënë asnjë sqarim pse u shoqëruan.

Lezha i bashkëngjitet protestës kombëtare opozitare

Ora 16:39 – Edhe Lezha i është bashkëngjitur protestës së sotme opozitare kombëtare. Mësohet se me dhjetëra protestues, qytetarë dhe simpatizantë të opozitës së bashkuar janë nisur nga qarku i Lezhës në drejtim të Tiranës.

Tritan Shehu: 2200 protestues nga Gjirokastra, dështuan presionet

Ora 16:23 – Ish-deputeti i Gjirokastrës Tritan Shehu thotë se presionet dhe përpjekjet për të penguar pjesëmarrjen në protestën e sotme të opozitës kanë dështuar. Ai ka publikuar foto të protestuesve të nisur nga qarku i Gjirokastrës drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestë. Sipas Shehut janë mbi 2200 protestues nga Gjirokastra.

Protestuesit fierakë drejt Tiranës, Baçi: Rama të japë dorëheqjen

Ora 16:16 – Qindra qytetarë nga Fieri, mbështetës të opozitës janë nisur nga Fieri drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën e sotme. Me autobusë dhe mjete private ata do të jenë të pranishëm në protestën e disatë kombëtare të opozitës kundër qeverisë.

Katër autobusë me protestues opozitarë nisen nga Berati

Ora 15:37 –Gazetarja Eneida Petova raporton për “Balkanweb” se katër autobusë janë vënë në dispozicion të anëtarëve, simpatizantëve por edhe qytetareve, të cilët po nisen drejt Tiranës. Nisja e protestuesve u organizua jashtë mjediseve të selisë blu në këtë qytet.

“Drita e shpresës”, protestuesit në marshim ndriçojnë Bulevardin (videot)

TIRANË

Në përfundim të fjalës së tij, kryedemokrati Lulzim Basha ftoi protestuesit të ndezin dritat e celularëve, ndërsa i ftoi ata të marshojnë drejt parlamentit.

“Ju ftoj të më ndiqni në një marshim, me një mesazh, pa ndërprerje me dritat e celularëve dritat e shpresës, Ndizni dritat, mposhtni errësirën.” -apeloi Basha protestuesit, ndërsa Bulevardi u ndriçua më tej nga dritat e protestuesve të cilët në mënyrë paqësore nisën marshimin drejt parlamentit.

Ndryshe nga ma parë, protestuesit mbanin sot në duar edhe balona të bardha me mbishkrimin Rama ik, të cilat u ngritën në qiell.

Pankartë gjigande, thirrje “Rama ik”,protestuesit drejt Bulevardit (video)

TIRANË

Ka nisur grumbullimi i protestuesve të thirrur nga opozita në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Qytetarë nga njësia 7 në kryeqytet po përshkojnë në këmbë distancën nga “21 dhjetori” tek sheshi Skenderbej.

Me një pankartë gjigande të vendosur para rreshtit të protestuesve dhe thirrje “Rama ik” ata kanë mbushur “Rrugën e Kavajës” për t’iu bashkuar protestuesve të tjerë në Bulevard.

VIDEO – Largimi i ish-oficerëve të Sigurimit nga Institucionet, Agron Tufa në Kuvend: Po mbrohen haptazi me arrogancë

Agron Tufa, drejtor i Institutit të Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit gjatë paraqitjes së raportit vjetor në Parlament ka kritikuar krerët e institucionet shqiptare se nuk kanë marrë masa për të larguar ish-oficerët e Sigurimit të Shtetit nga postet drejtuese.

Sipas Tufës, ish-oficerëve të Sigurimit po u krijohet mbrojtje dhe po u lejohet të mbajnë postet drejtuese në administratën shtetërore.

Sipas drejtorit të Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit, institucionet shtetërore nuk denjojnë të kthejnë përgjigje për ish-oficerët e Sigurimit të Shtetit, qoftë dhe për përputhshmërinë e diplomave që mbajnë postet drejtuese.

Për Agron Tugën për këto ish-oficerë kërkoi të ndiqet shembulli i Gjermanisë.

Mënjanimi i ish-oficerëve të Sigurimit të shtetit të cilët janë në institucionet shumë të rëndësishme që financohet nga buxheti i shtetit, kanë arritur një nivel tejet të lartë, absurd dhe të papranueshëm për një shoqëri demokratike.

Me përjashtim të fare pak institucioneve në varësi të Kuvendit apo Kryeministrit, pjesa dërrmuese e institucioneve të varura dhe të pavarura të shtetit, as denjojnë t’i binden ligjit për informimin, duke shkelur kështu çdo të drejtë Kushtetuese mbi informimin.

Ne jemi të bindur se krerët e këtyre institucioneve i mbrojnë haptazi, e madje me arrogancë ish oficerët e sigurimit në poste drejtuese, kjo është e amoralshme sepse ky kontingjent nuk e ka vendin në institucionet e shtetit tonë demokratik, qoftë edhe për pa përputhshmëri diplome.

Në mënyrë të ngjashme ka vepruar Gjermania e cila e ka bërë fakt këtë edhe pa ligj lustracioni, duke mos i njohur diplomat e kësaj kategoria dhe praninë e tyre në administratë”, tha Agron Tufa në Parlament.

Minatorët protestë para Kuvendit, pensionisti: Do djeg veten (videot)

TIRANË

Një grup minatorësh kanë dalë sot në protesta para parlamentit për të shprehur kundërshtimin ndaj projektligjit që pritet të miratohet sot për statusin e tyre.

Ata kanë kërkuar miratimin e statusit të minatorit, një premtim i kahershëm por duke plotësuar kërkesat e tyre dhe deklarojnë se ligji i qeverisë nuk i përmbush.

Një prej minatorëve në pension tha se nëse nuk plotësohen këto kërkesa do të djegë veten pasi ndihet i diskriminuar nga një e drejtë që ia jep Kushtetuta.

“Nuk shton kuotat tona. Na le shumë poshtë. Unë kam 16 vite punë, po ta shumëzosh me 1%, mund të ngrihet 22 mijë lekë të vjetra. Ku do shkoj me këto. Unë barazohem me kooperativistin. Me këtë ligj përfitojnë zyrtarët që janë shpikësit e pensioneve falsë. Ne që kemi punuar ngelemi jashtë skeme. Ato kanë marrë konsulencë me sindikata sllave. Unë jam i mendimit do djeg veten, jam i diskriminuar. Kur më jepet kjo e drejtë nga Kushtetuta këta ma mohojnë. I pari Arben Ahmetaj, Ilir Beqaj e me radhë. Në 2009 bëmë marrë veshje me Ramën dhe tha brenda 6 muajve në pushtet do t’u jap statusin. U bënë 6 vjet dhe status s’ka”, tha minatori.

Haradinaj mbron Sali Berishën: Thaçi është bashkëpunëtor i Aleksandër Vuçiqit (video)

Kryeministri Ramush Haradinaj në emisionin Pressing ka komentuar përplasjet e ashpra mes Presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berishën.

Haradinaj, kur pyetet nëse mendon se Berisha ka qenë “argat i Millosheviqit”, ashtu sic e quan Thaci, thotë se kjo nuk mund të qëndrojë aspak.

“Thaçi është bashkëpunëtor i Aleksandër Vuciqit” , ka thënë Haradinaj.

Ai tutje ka treguar një histori që ia ka rrëfyer Berisha për lidhjen e tij me Kosovën që kur ka qenë fëmijë.

“Sali Berisha ma ka treguar një histori me agjin e tij. Më ka treguar se kur ka qenë i vogël ka ecur deri në një kodër në zonës ku ka jetuar. Prej atje ku shihej Kosova. Agja i ka thënë se atje është Kosova dhe ajo është zemra e Shqipërisë”, ka treguar Haradinaj.

Sipas Kryeministrit, kjo tregon se lidhja e Berishës me Kosovën është e thellë dhe ai nuk mund të shihet si bashkëpunëtor i Serbisë asnjëherë. /Express/

(Video) Arkiv: Reuter dhe Zëri i Amerikës fokusohen tek fjalimi kritik i shkrimtarit Dritero Agolli në Kongresin e 10-të të PPSH

Lexuesit po i sjellim përcjelljen që i kanë bërë agjensitë e huaja të lajmeve Kongresit të PPSH mbajtur më 10 qershor 1991, kur edhe ndryshoi emrin në PS dhe drejtimin e mori Fatos Nano. Vihet re se gazetarët e huaj janë fokusuar edhe tek fjala e Dritero Agollit, e cila sikur shihet, është shume kritike. “Bërtitjet tuaja” iu drejtua Dritero Agolli sallës, kur salla filloi të reagojë kundër tij, “jashtë çdo civilizimi janë pasqyrë e një partie që është shtrirë në shtrat dhe po jep shpirt!”

 

13 qershor 1991

LAJME PËR SHQIPËRINË KOMUNISTËT SHQIPTARË PËRFUNDOJNË KONGRESIN TIRANË, 13 qershor/ROJTER/ –

Jan Kremar shkruan: Partia Komuniste e Shqipërisë e përfundoi kongresin e stuhishëm prej katër ditësh me një emër të ri dhe një udhëheqës të ri, por liberalët theksojnë se ai nuk mundi të eleminojë trashëgiminë e themeluesit stalinist.

Kongresi emëroi ekonomistin liberal 38 vjeçar Fatos Nano si udhëheqësin e ri të mërkurën në darkë dhe zgjodhi një komitet qendror prej 81 anëtarësh me një përzierje liberalësh dhe përkrahësish të vijës së ashpër, pas një debati të gjatë dhe të ashpër.

Liberalët në parti shpresonin se kongresi do të bënte një shkëputje të qartë nga 46 vjetët e sundimit autokratik, por theksuan se ata u zhgënjyen nga rezultati.

“Përmbajtja e debatit tregon shkallën e reformës për të cilën ka nevojë partia… Shumë anëtarë nuk kuptojnë thelbin e këtyre reformave”, theksoi Spiro Dede, liberal i zgjedhur si nje nga sekretarët e partisë. “Nuk është thjesht një problem i ndryshimit të emrit, është një problem i ndryshimeve thelbësore”, shtoi ai.

Në kongres, liberalët u përleshën me anëtarët e vijës së ashpër lidhur me trashëgiminë e ish-diktatorit Enver Hoxha, portreti prej bronxi i të cilit i vështronte delegatët nga pjesa e mbrapme e sallës. Shumë delegatë kritikuan dënimin e Hoxhës nga shkrimtari Dritëro Agolli për vrasjen ose burgimin e kundërshtarëve dhe çuarjen e Shqipërisë në shkatërrim ekonomik, moral dhe social.

Agolli, i cili u zgjodh në Komitetin Qendror të partisë dhe në Byronë Politike prej 13 anëtarësh pas një debati të gjatë, u zotua se do të rinovojë tërësisht partinë.

“Ne shprehim dëshirën për të rigjallëruar dhe për t’i provuar vendit dhe botës se ne do të jemi në gjendje të luajmë një rol të rëndësishëm në një shoqëri pluraliste”, theksoi ai.

 

Radio “Zëri i Amerikës” 11 qershor 1991

REPORTAZH NGA DITA E DYTË E PUNIMEVE TË KONGRESIT TË 10-të TË PPSH-së

Sot shkrimtari i njohur Dritëro Agolli mbajti një fjalim në Kongresin e 10-të të PPS-së.

Siç vihet në dukje në reportazhin që vijon, fjalimi i zotit Agolli ngjalli interesim të madh dhe shkaktoi debate të ashpra në radhët e delegatëve të kongresit.

Rinovimi i partisë, tha D.Agolli, mund të bëhet vetëm duke pranuar dhe korrigjuar gabimet kryesore të PPSH-së.

Gabimi kryesor, tha ai, ishte diktatura e hekurt që vendosi Enver Hoxha për të mos lejuar asnjë mendim të lirë. Kushdo që kishte një mendim tjetër nga i tij zhdukej.

Kushdo që ngrihej kundër izolimit lidhej me zinxhirë, kushdo që ngrihej kundër tufëzimit, i cili rrënoi plotësisht fshatin, përplasej në qeli.

Nën maskën e kolegjialitetit miratoheshin vendime të marrëzishme. Kur nuk gjendej naftë, burgoseshin inxhinierët e talentuar të akuzuar për spiunazh.

Praktikisht u zhdukën të gjithë anëtarët e mëparshëm të Byrosë Politike dhe të KQ-së.

Ata që mbetën u bënë servilë, lakmitarë dhe karrieristë.

Lufta e klasave u kthye në një terror në gjirin e popullit dhe të partisë. U rrit kulti i Enver Hoxhës, kulti i Partisë dhe kulti i Sigurimit të Shtetit. Morën përmasa të papara abuzimi, ryshfeti, u shemb tradita e burrërisë shqiptare. Zyrtarët e lartë bridhnin nëpër botë në një kohë që populli vuante.

Gabimi i dytë, tha zoti Agolli, ishte vija ekonomike, që varfëroi deri në ekstrem Shqipërinë, në këtë kohë, sipas burimeve nga Tirana, në sallën e kongresit bëhet një zhurmë e madhe.

Delegatët provincialë fillojnë të bëjnë thirrjet në kor: “Parti-Enver jemi gati kurdoherë”. Shumë prej tyre kërkojnë që t’i pritet fjala zotit Agolli, të tjerë kërkojnë që ai të nxirret jashtë nga kongresi dhe nga partia.

Shkrimtari i shquar e priti me gjakftohtësi këtë stuhi enveriste dhe duke iu drejtuar kongresit tha: “Me këtë qëndrim që po mbani këtu ju po provoni se PP-ja nuk do të rinovohet. Thirrjet tuaja jashtë çdo civilizimi janë shprehje e një partie që po jep shpirt”.

Mes thirrjeve histerike të mjaft delegatëve, Dritëro Agolli vazhdoi të bëjë analizën e rrugës së PPSH-së që e çoi Shqipërinë në katastrofë.

Ai vuri në dukje humbjen e interesimit për punën, stimulimin e njerëzve të paaftë dhe luftën kundër të aftit, luftën kundër çdo gjëje të bukur.

Gabimi i tretë, vazhdoi D.Agolli, ishin shkelja e të drejtave të njeriut, nxitja deri në ekstrem e luftë së klasave, plotfuqia e agjentëve të Sigurimit të Shtetit, Shefat e kuadrit gërmonin biografitë e njerëzve.

Njerëzit trembeshin nga njëri-tjetri. Kushdo dyshohej se ishte spiun.

Gabimi i katërt ishte politika e jashtme e izolimit të plotë. Dje na ofroheshin kredi dhe nuk i pranonim, ndërsa sot kërkojmë kredi dhe asnjeri nuk na jep. Frika e hijes së E.Hoxhës, theksoi D.Agolli, nuk e le PP-në të rinovohet.

Në kongres e mori fjalën edhe presidenti Ramiz Alia. Ai fajësoi udhëheqjen, duke përfshirë edhe veten, për gjendjen e rëndë që po kalonte vendi. Ai foli në përgjithësi për gabime dhe për shkelje të të drejtave të njeriut, por në përgjithësi fjalimi pati pak elementë konstruktivë.

 

 

 

 

 

Uashington, përkujtohet revolta në burgun e Spaçit dhe Qafë Barit (video)

Në prag të 35 vjetorit të revoltës në burgun e Qafë Barit më 22 maj 1984, ku të burgosurit politikë u ngritën kundër sistemit komunist, për herë të dytë pas kryengritjes në burgun e Spaçit më 21 Maj 1973, organizata Vatra dhe aktivistë Shqiptaro-amerikanët kundër komunizmit përkujtuan revoltat e këtyre dy ish burgjeve famëkeqe përmes një ceremonie të organizuar pranë memorialit për viktimat e komunizmit në Uashington. Pjesëmarrësit kërkuan më shumë vëmendje ndaj krimeve të komunizmit dhe bënë thirrje për ndëshkimin e tyre. Kolegia Rudina Dervishi ka përgatitur kronikën.

Bashkëvuajtësit e burgut të Spaçit dhe Qafë Barit, zgjodhën përmendoren kushtuar viktimave të komunizmit në Uashington për të kujtuar revotën e 21 maj të vitit 1973 në Spaç dhe atë të 22 majit të vitit 1984 në Qafë Bari që shihen si dy nga lëvizjet më të njohura kundër regjimit komunist.

“Gjordeni e kishte mbiemrin. Kos Gjordeni. Ata e qëlluan që aty… Ai filloi bërtiti dhe atëherë u revoltuan të burgosurit që ishin në mencë. Hapën derën me forcë. U përleshën me policinë e cila iku nga kampi”.

Naim Staravecka ka qënë i burgosur në Spaç nga viti 1979 deri në vitin 1983 për t’u transferuar më pas në burgun e Qafë Barit. Ai mban mbi supe shumë vuajtje dhe ka qënë dëshmitar i asaj revolte.

“Me thënë të drejtën unë sjell në kujtesë ata djem aq të rinj, dhe aq të mirë sa ishin që i pushkatuan dhe u sollën me ta mizorisht. Një tmerr i vërtetë dhe mbas revoltën aty në kamp bëhej barbari e vërtetë. Nuk e di në janë trajtuar kështu izraelitët në kohën e gjermanëve”.

“Nuk kemi shumë raste si ky”, thotë Lek Mirakaj, ku njerëzit të mbyllur brenda telave nën kamzhikun e policit, të ngrihen për të kërkuar liri dhe demokraci. Zoti Mirakaj kërkon më shumë vëmendje ndaj ngjarjeve të tilla që e nderojnë kombin shqiptar dhe flasin për shembullin e luftës për demokraci.

“Ne sot këtu erdhëm për t’i dhënë një mesazh si opozitës ashtu edhe ekzekutivit. Ata mund të bëjnë sikur s’ka ndodhur asgjë, por brezat që do të vijnë janë të interesuar, pavarësisht të bijtë e kujt do të jenë. Do të kenë nevojë me mësu të vërtetën, ashtu siç po ndodh në tërë botën”.

Pëllumb Lamaj, organizatori kryesor i kësaj ceremonie i bën apel klasës politike dhe institucioneve shqiptare t’i kushtojnë më shumë vëmendje të kaluarës dhe të dënojnë krimet e komunizmit.

“Unë do t’i bëjë thirrje institucioneve shqiptare, atyre që merren me historinë, me kulturën, ti kushtojnë më shumë vëmendje të kaluarës. Është një periudhë 50 vjeçare, një periudhë që mbolli vetëm terror, mbolli vrasje, i ndau shqiptarët me luftën e klasave … dhe shqiptarët nuk mund të ecin përpara pa hequr nga supet këtë turp dhe krim historik do të thosha unë”.

Gati tre dekada pas rrëzimit të regjimit komunist, krimet e kryera gjatë asaj periudhe vazhdojnë të mos u kushtohet vëmendja dhe kujtesa që meritojnë.

VIDEO – Masakra e Dubravës: Kush janë 31 serbët e dyshuar për vrasjen e shqiptarëve

954 të burgosur shqiptarë ishin vendosur në Burgun e Dubravës.  Madje shumë nga ta ishin grumbulluar aty edhe nga burgjet tjera të Serbisë.  E gjithçka duket se kishte ndodhur me një skenar. Qëllimi ishte kryerja e një masakre ndaj shqiptarëve të pambrojtur.

Dibran Istrefi

Nga 19 maj deri me 24 të po atij muaji të viti 1999, në këtë vend u ekzekutuan mizorisht 123 shqiptar.

Edhe autorët e këtij krimi nuk janë të panjohur.

Madje për ta Shoqata e të Burgosurve Politik në vitin 2007 ka ngritur një Kallëzim Penal.

Në këtë dokument të siguruar nga T7, janë të rreshtuar emrat e 31 serbëve që kanë marr pjesë në këtë masakër.

MASAKRA E DUBRAVËS, DIHEN AUTORËT

Listën e kryeson Aleksandër Rakoqeviq, që atë botë kishte qenë drejtor i Burgut.

Sipas Kallëzimit Penal, ai kishte urdhëruar kryerjen e masakrës.

“Ka urdhëruar Komandantin e Burgut të Dubravës, Miodrag Vidiqin që të përgatisë skenarin e masakrës së burgut të Dubravës që ka filluar të zbatohet me datën 16.05.1999, k urdhëruar, kontrolluar dhe udhëhequr personelin e burgut dhe të burgosurit serb.”

I dyti në listë është renditur Miodrag Vidiq.

Ai që njihej me nofkën “ Miki” ishte komandat i Burgut të Dubravës. K

“Ka zbatuar urdhrat e drejtorit të burgut Aleksandër Rekoqeviq për përgatitjen e skenarit të masakrës së Dubravës, ka përgatitur skenarin e masakrës së Dubravës dhe nga data 16 maj deri me 24 maj 1999 ka urdhëruar gardianët dhe burgosurit serb në burgun e Dubravës, për vrasje, torturim dhe keqtrajtim si k vrarë  vet me dorën e tij.”

Në këtë Kallëzim Penal është përfshirë edhe Branko Komatina, që dyshohet edhe si pjesëmarrës në zhdukjen e Ukshin Hotit. Pos kësaj, bazuar në këtë dokument Branko Komatina kishte ekzekutuar me dorën e tij edhe Rasim Plavën e Shkelzen Pepshin.

E pos strukturës komanduese e gardianëve në kryerjen e kësaj masakre kishin marr pjesë edhe të burgosur serb, që ishin liruar e armatosur në atë kohë.

I tillë është rasti edhe me Boban Bashkoviq.

Ai shihet në foto që nën kërcënimin e armës i detyronte Përparim Efendiun, Ali Gutaën, Napoleon Gutaën dhe Kolë Berishaën, që të bartin kufomat.

Më pas sipas Kallëzimit Penal, që të katërit i kishte ekzekutuar.

Shumë shqiptar duket se kishte vrarë edhe i burgosuri tjetër serb, Ilia Mishkoviq, që ishte nga Çaçaku i Serbisë.

Madje për të ka edhe foto. Tronditëse janë edhe rrëfimet e të mbijetuarve që kanë dhënë deklaratat e tyre në këtë KallëzIM Penal.

Osman Llugaxhiu, kishte rrëfyer se me 21 maj në fushën e sportit ishin ekzekutuar mizorisht shumë shqiptarë, të cilët paraprakisht ishin rreshtuar.

Ai thotë se atë cfarë kishte përjetuar ishte e tmerrshme.

“Gjatë tërheqjes kam parë skena të tmerrshme: njerëz me gjymtyrë ( kokë, këmbë e krah etj) të gjymtuara, në trupin e njeriut kishte eksploduar predha e trombllonit dhe me këtë pamje tmerrohesh.”

Ndërkohë, Sinan Bytyqi tregon se si kishte ndodhur vrasja e shqiptarëve në fushën e sportit. S

“Na kanë thirrur dhe urdhëruar të rreshtohemi. Kërkonin që rreshtat të afrohen sa më afër murit, kinse për të na numëruar. Dhe, vetëm ku i kemi parë me “zola”, trombllone duke gjuajtur drejt neve. Ky është tmerri, që ende, kur më kujtohet, nuk mund të qetësohem.”

Ndërkohë, Haxhi Ukaj, ka rrëfyer se si para syve të tij ishin ekzekutuar dy të burgosur.

“Këtu numëronim minutat e fundit të jetës, pas shumë konsultimesh mes veti të vdekur se të vdekur, filluam të dilnim përjashta. Në oborr të gjithëve na detyruan të ulemi. Në këtë moment një ushtar serb, aty para nesh i pushkatoi dy të burgosur vetëm pse deshi.”

Të gjitha këto por edhe dëshmi të tjera tronditëse janë dorëzuar në ish Gjykatën e Qarkut në Pejë.

Më pas kjo lëndë është marrë nga misioni i EULEX. Por, Nati Hasani thotë se ata nuk bënë asgjë.

Tani kjo lëndë gjendet në mesin e qindra lëndëve të tjera në Prokurorinë Speciale.

VIDEO – Në prag të sezonit turistik, të shkosh në jug të Shqipërisë duhet të shkatërrosh makinën në Llogara

Rruga e Llogarasë në Vlorë, një nga rrugët më problematike gjatë sezonit turistik ka pësuar dëmtime të shumta, shkarje të tokës dhe ngushtimet në pika të ndryshme.

Vetëm pak ditë nga hapja e sezonit turistik, në ngjitje të Llogarasa ka kamionë të shumtë të cilët kanë nisur punën për rehabilitimin e këtij segmenti.

“Shpresojmë, edhe pse me vonesë, se nuk është momenti i përshtatshëm ky, mund ta bënin gjatë dimrit… shpresojmë t’i kryejnë sa më shpejt dhe me cilësi”.

Në sezonet e kaluara këtu ka patur bllokim të qarkullimi për disa orë, pa llogaritur trafikun e përditshëm.

Kjo rrugë që kalon nëpër qafën e Llogarasë lidh Vlorën dhe Orikumin. Më pas shkon drejt Palasës, Dhërmiut, Jalës dhe Himarës. Praktikisht është arteria kryesore për një pjesë të jugut dhe në sezonin turistik lëvizja e mjeteve ka qenë përherë e vështirë.