VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Presidentit, Rama t’i rruajë trapin! Nga Nikoll Lesi

By | June 12, 2019

Komentet

Viktima artistike! (Mbi lirinë, gjithmonë) – Esé nga REX KASUMAJ

1.
Udhëtari i rrallë kishte një trazim. Një mall që i veshte sytë. Bënte rrugën e gjatë për të parë, pas shumë kohësh, të birin që punonte cembalist në oborrin e Fridrichut të Prusisë.

Ishte ky Johan Sebastian Bach, muziktari i famshëm i Leipzigut. Kantori që ndrinte si një yll në qiellin e shpirtërave të epërm të Europës.

Me të marrë vesh se gjendej në Potsdam, mbreti dha urdhër t’a sillnin menjëherë në kompleksin e fortesave përrallore të Sanssouci-së. Madhëria e tij, adhurues muzike, madje dhe vetë flautist i pasionuar, kishte mbushur ambientet përplot instrumentë muzike mondane.

Fisnikëria e lartë oborrtare do mblidhej një mbrëmje gjithë entuziazëm për të ndjekur Mjeshtrin e largdëgjuar. Askush s’e priste që, si për t’a sfiduar, më parë do ulej në piano vetë Naltmadhnia duke kërkuar nga Bach-u një punë të vështirë. Fillimisht ishte një temë ndërthurëse trenotshe që mjeshtri do t’a luante me lehtësi rutine. Mirëpo mbreti s’do ndalonte me kaq. Ndoshta kje smira e lavdisë që ai të rëndonte kërkesën: deshironte temën gjashtënotshe!

Aherë Bach-u u ndal. Rrudhi ballin dhe, pasi u mendua, kërkoi ndjesë. Nuk e bëj dot, tha me një zë pak të shuar…

Por ai i premtoi Fridrichut se do t’a kryente njëj dite që do behte shpejt në jetën e tij. E, vërtetë, me t’u kthyer në Leipzig i hyri punës. Shkroi veprën dhe ia dërgoi sovranit të Prusisë në Potsdam. Po ai, për çudi, kurrë nuk do t’i kthejë fjalë: as mirënjohje, e as refuzim.

Dhe veprën që Bach shkroi me porosinë e Sundtarit, do t’a titullonte rebelshëm “Viktima muzikore”!

2.
Po kush, vallë, ishte këtu “viktima”? E ardhshme. Përfundimtare. E orës së mbramë kur shkëlqimi venitet dhe uniforma e fuqisë njëshbëhet me dheun, me baltën e mërzitshme…

Nëse aktkrijimi dukej t’përçonte dëgjesë – titulli simbolik manifestonte revoltë. Përbuzje. Madje mallkim: ja ku e ke, ti dhunëtar i mendjes së lirë…

E pra, sërish: ishte i pari që, pa krahë flatrimi, rivalizonte, përulte e smironte? Apo i dyti që i përkiste një mbretërie tjetër eterike që nuk njeh vdekjen: pa skeptër, shpatë tehgjakosur, shërbëtorë, skllevër?

Anipse i dedikohej Fuqisë verbtane, vepra flijuese i shërbente Lirisë. E quajtur “viktimë”, ajo pikturonte një kohë mbi farën e së cilës do ftilloheshin mote të tjerë ende më të turbullt e mortorë.

Por “gjashtënotshi” i bekuar dërgonte n’për mjegull kumtin çlirues. Kënga, vargu poetik a një mendim dritësor refuzojnë diktatin. Dhe, poaq, armët e tij: dogmën, kanunet, disciplinën e shkrimtarisë. I përtall fshehur përkohësisht dhe i mposhtë hapur përjetësisht!

3.
Tashmë ka marrë formën e gojëdhënës: fragment tepër shembullor për t’reflektuar tabllonë e epokës. Është një shkëputje miljeu ku shkollat vertikale dhe penat zyrtare ndrydhnin ata që ishin më të gjerë se doktrina dhe më të mëdhenj se Rendi që i farkonte.

I kishte shkuar njëherë Esad Mekulit një skriboman. Nga çanta e rëndë plot pluhur province, nxori tregimin dhe e vuri ngadalë mbi tryezë. Natyrisht, si rridhte më pas nga pyetja disi qortuese, s’kishte asnjë shpresë.

Ç’lexoni ju, shok shkrimtar, do t’a qesëndiste pak redaktori legjendar. Për nder, me thënë të drejtën – murmuroi ndër dhëmbë tregimsjellësi – unë lexoj kryesisht shkrimet e mia!

Dhe ky ishte prototipi i armatës të cilët, ngjizja unike e injorancës dhe lojalitetit, duhej t’i shndërronte në misionarë për brezat.

Ndërkaq, gjenitë e atykëtushëm, të rrallë e vetmuar si yjet mengjesorë, do shtrëngohen të shkruajnë “viktimat letrare” si flijim për lirinë.

Jo vetëm deri vonë kur hetoheshin ëndrrat dhe përgjoheshin të vdekurit, por akoma tani, skutash të ndryshme të botës, zhvillohet kjo betejë. Sa i ashpër është logu midis kopesë që lexojnë vetëveten dhe autorëve të “librave viktimë”, që gazmon dhunëtarët!

Por ndonjëherë ngjan që beteja, nga prirjet karakteriale a kalvari i mbijetesës, të turbullojë gjithçka: eprorët, vartësit, shkronjësit, protagonistët, hijet…

Ndoshta Gëte është pikërisht personifikim i kësaj plotësie dybotëshe: poeti paskësh “bashkuar m’një të vetëm Shpirtin dhe Pushtetin” (do pohojë historiani Rothe). Nuk do magjepsej aspak nga hiri i demokracisë që lindte në Amerikë apo nga flakëzat e revolucionit francez. Pëlqente të ishte hierark në Principatën e Weimarit. Madje, një detaj i parëndomtë biografie që njoha, rrëfente se ai kishte kryesuar një kohë vetë Komisionin e luftës…

Veçse një ditë do jetë vështirë të dallosh “viktimën artistike” nga frymëzimi i njëmendtë apo shërbesa meskine dhe fshehatare e autorëve të tyre..!

Shqipëri – narko shteti – Nga Martin Henze*

Revista politike “Spiegel” raporton për sjelljen alarmante të qeverisë  socialiste në Shqipëri, me kryemistër Edi Ramën dhe ministër Lleshajn etj.

Partia në pushtet e Edi Ramës bashkëpunon me mafian dhe trafikantët e drogës. Dokumentet e plota janë në dispozicion të Kreyprokurorit që prej vitit 2017 janë në dispozicion dokumentet e plota të prokurorisë publike shqiptare, por rezultatet e hetimit nuk janë bërë publike, procedurat duket se kanë përfunduar. Kryeredaktori i fotos u pyet se cili ishte vlerësimi i tij, ai thotë, mafia nuk heton vetën, qeveria Rama është mafia vetë. Nëse e gjithë kjo rezulton e vërtetë, BE-ja nuk mund të bisedojë më me qeverinë e Rama nëse është vërtet qeveri e mafias, e paimagjinueshme për qytetarët amerikanë, evropianë dhe të Europës Lindore.

Me ardhjen e qeverisë Rama në pushtet në vitin 2013, sipas vlerësimeve të ndërkombëtareve, trafikimi i drogës, korrupsioni dhe emigrimi masiv janë rritur ndjeshëm. Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë bërë  jofunksionale nga qeveria Rama për më shumë se një e gjysmë, për këtë arsye parlamenti është gjithashtu jofunksional dhe administrata publike përfshirë edhe Prokurorinë e Përgjithshme, janë konsideruar ndërkombëtarisht të korruptuara. Të vetmet institucione të mbetura demokratike janë presidenti dhe opozita e zgjedhur në mënyrë demokratike, kryesuar nga kryetari Lulzim Basha.

“Qeveria mafioze” e ka vënë nën hetim kreun e opozitës për lobim të dyshimtë dhe kryeministri Rama me sa duket po e kërcënon me burg. Është e çuditshme se në raste të tilla Prokuroria mund të ndërmarrë veprime, por kur bëhet fjalë për lidhjet të qeverisë dhe partinë qeverisëse me mafian, është joaktive.

Presidenti i Republikës tani ka nxjerrë një dekret sipas nenit 93 të Kushtetutës së Shqipërisë për anulimin e zgjedhjeve vendore.

Edhe ky vendim kushtetues nuk njihet nga, e ashtuquajtura “qeveria e mafias”. Kryetarët e bashkive reaguan dhe informuan “qeverinë e mafias” se sipas dekretit të Presidentit, zgjedhjet nuk mund të zhvillohen.

Një letër e jashtëzakonshme i është bashkëngjitur artikullit. Pra, koha ka ardhur që Europa të mbajë një qëndrim të qartë se, në këto kushte antidemokratike në Shqipëri dhe përfshirjes së qeverisë me  mafian, nuk do të hapen negociatat për anëtarësim e Shqipërisë në BE. Qytetarët evropianë nuk do ta pranojnë këtë, mafiozët nuk do të ndihmohen.  Negociatat në këto kushte me kryeministrin Rama, duhet të jenë tërësisht jashtë çdo diskutimi.

Para së gjithash, kriteret e Kopenhagenit duhet të respektohen qartë, sepse ministrat e Jashtëm të BE-së e informuan qartazi Kryeministrin Rama, në maj 2018, se asnjë nga kushtet nuk ishte përmbushur, përkundrazi, problemet ishin rritur.

Gjithashtu, është bërë shumë e qartë se shtetet europiane duhet të mbështesin opozitën demokratike në Shqipëri, që të parandalohet zhvillimi i mëtejshëm i këtij “Narko-shteti” dhe pasi të zhvillohen zgjedhjet demokratike, shteti mund të kthehet në komunitetin e botës së qytetëruar. Është koha për të vepruar….

*Martin Henze  – Këshilltari ekonomik i Grupit Parlamentar CDU të Kancelares Angela Merkel.

Wesley Clark: Baza e Rusisë në Nish mund të destabilizojë Ballkanin

Ish-Gjenerali Wesley Clark, i cili ka udhëhequr sulmet e NATO-s gjatë vitit 1999, ka akuzuar Rusinë se po përdor Ballkanin si një pikë strategjike për të krijuar kriza. Clark hedh dyshime mbi ndërtimin e një baze humanitare ruse në territor të rrethuar nga shtetet dhe bazat e NATO-s.

Clark ishte në Kosovë këtë javë për të shënuar 20-vjetorin e bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve serbe, të cilat parandaluan spastrimin etnik. Clark në një intervistë për televizionin publik, ka treguar për rëndësinë e prezencës së trupave të NATO’s në Kosovë, gjë që ka ndikuar në paqe dhe stabilitet në Ballkan.

Por ai ka paralajmëruar për rrezikun që vjen nga Rusia. “Putin gjithmonë lë hapur një mundësi.. Një krizë që pritet të ndodh. Në çdo moment që i duhet një krizë, ai mund të fillojë një të tillë, ndoshta këtu, ndoshta në Ukrainë apo në shtetet Baltike”, tha Clark.

Ai kë vënë gishtin tek baza humanitare ruse në qytetin serb të Nishit. “Ajo është një qendër humanitare që ka mundësinë të përdoret për gjithçka”. Qendra ruso-serbe ishte krijuar në vitin 2012 si një stacion i emergjencës dhe është nën kontrollin e ministrisë së mbrojtjes civile ruse.

Kush përfiton nga trazimi i Tiranës – Nga JANUSZ BUGAJSKI

Rusia do të jetë përfituesi kryesor ndërkombëtar nëse Shqipëria do të përfshihej nga konfliktet e brendshme dhe paqëndrueshmëria. Krizat politike të cilitdo shtet evropian e bëjnë Moskën të ‘lulëzojë’. Sepse kur institucionet dobësohen, ligji dhe rendi prishen, fraksionet politike në konflikt bëhen më të hapura ndaj ndihmës të të huajve, dhe fuqitë perëndimore janë të përfshira në menaxhimin e konfliktit, Rusisw ka mundësinë të rrisë ndikimin e saj.

Nga pikëpamja propagandistike dhe e dezinformimit, Rusia do ta përshkruajë dhunën politike ose rënien institucionale në Shqipëri, si një dështim tjetër të Perëndimit. Një skenar i tillë shkatërrues do të përdoret nga Kremlini për të përforcuar mesazhin se anëtarësimi në NATO nuk mund të garantojë siguri dhe se Bashkimi Evropian nuk mund të promovojë zhvillim.

Mediat në pronësi të Rusisë, vizitorët në shtetet perëndimore dhe influencuesit pro-Moskë në një numër të madh rrjetesh sociale do të hedhin dyshime duke nënvlerësuar nevojën e vetë vazhdimit të ekzistencës së NATO-s. Ata gjithashtu do të hedhin baltë mbi logjikën e mbajtjes së një marrëdhënieje të ngushtë me Shtetet e Bashkuara. Nëse një Shqipëri vendosmërisht pro-amerikane nuk mund të garantojë sigurinë dhe stabilitetin e saj me ndihmën amerikane, atëherë mund të thuhet se asnjë vend nuk mund të mbështetet te Uashington si te një mik dhe aleat i ngushtë.

Në nivel rajonal, një Shqipëri e paqëndrueshme do të ndihmojë Moskën në fushatën e saj për të destabilizuar dhe delegjitimizuar Kosovën si një shtet të pavarur. Zyrtarët e Kremlinit do të inkurajojnë nacionalizmin serb dhe pretendimet e Beogradit për territorin kosovar me pretekstin e parandalimit të përsëritjes të një skenari si ai i Shqipërisë në Kosovë. Për më tepër, bisedimet midis Beogradit dhe Prishtinës për normalizimin bilateral mund të qëndrojnë pafundësisht ‘të ngrira’.

Kriza në Shqipëri do të përdorej nga Moska edhe për të destabilizuar Maqedoninë e Veriut dhe për të parandaluar hyrjen e saj në NATO. Si mediat ashtu edhe zyrtarët e shtetit rus do të inkurajojnë nacionalizmin maqedonas si një vetëmbrojtje ndaj radikalizimit të supozuar shqiptar dhe do të përpiqen të përkeqësojnë marrëdhëniet ndëretnike si dhe të prishin qeverinë e koalicionit në Shkup. Ata do ta quajnë hyrjen në NATO një recetë për konflikt edhe më të madh, i cili nuk mund të parandalojë një sulm potencial mbi kufijtë shtetërorë.

Destabiliteti i Shqipërisë mund të ‘eksportohet’ edhe në Mal të Zi, pasi Putini mund të kërkojë të hakmerret për grushtin e dështuar të shtetit të orkestruar nga ai kundër qeverisë pro-perëndimore në tetor 2016. Militantizmi mund të nxitet brenda të gjithë grupeve etnike si një mënyrë për të dobësuar shtetin malazez dhe suporti ndaj nacionalistëve serbë pro-rusë mund intensifikohet.

Që nga rënia e komunizmit në fillim të viteve 1990, Rusia e ka rritur në mënyrë domethënë sesi praninë e saj diplomatike edhe atë të spiunëve në Shqipëri. Ashtu si në shtetet e tjera evropiane, Moska ndjek rrugën e depërtimit në shërbimet lokale të inteligjencës, shoqatave të biznesit, qarqeve politike, organizatave mediatike, rrjeteve akademike dhe grupeve të shoqërisë civile.

Me ose pa një konflikt të mirëfilltë në Shqipëri, Moska po kërkon të intensifikojë lidhjet e saj me aktorë të ndryshëm politik, ekonomik dhe social, në mënyrë që të ulë mbështetjen për NATO-n dhe BE-në. Në rast krize institucionale apo të kërcënimit të demokracisë në shtetet më pak të mbrojtura të Evropës, Rusia shfrytëzon ato figura politike që kanë më shumë për zemër metodat autoritare të qeverisjes ose sponsorizon grupe të armatosura të vetë-mbrojtjes në pjesë të ndryshme të vendit, me qëllim minimin e qeverisë. Nëse autoriteti shtetëror (i vendit në fjalë) dëmtohet, Moska, madje, mund të interferojë si forcë ndërmjetëse ose paqeruajtëse.

Shqipëria sigurisht që nuk ka imunitet  ndaj parave të korrupsionit apo depërtimit të organizatave kriminale të lidhura me shërbimet e inteligjencës ruse. Ata do të përdorin shansin e pasigurisë politike, trazirave sociale dhe të një sistemi të dobët ligjor për të zgjeruar shtrirjen e tyre, dhe për t’i dhënë ryshfet ose për t’i shantazhuar shënjestrat e tyre politike.

Një objektiv i rëndësishëm i ndërhyrjes ruse në Ballkan janë të rinjtë që kanë pak ose aspak kujtime të komunizmit apo sovjetizmit. Ata janë më të prirur sesa gjeneratat më të vjetra ndaj dezinformimit të Moskës nëpërmjet stimujve financiarë dhe turizmit politik. Kjo është një metodë si e predikuesve selefistë që i futin muslimanët e rinj fetarë në rrjetet e tyre të propagandës anti-perëndimore dhe aktivizmit të dhunshëm.

Për shembull, ambasada ruse në Tiranë kultivon lidhje sociale dhe kulturore me të rinjtë e talentuar shqiptarë dhe po i ushqen ata si mbështetës të ardhshëm të politikave të Kremlinit. Kjo është e dukshme në programin e “Forumit Ndërkombëtar të Rinisë” të sponsorizuar nga shteti rus. Ky program dërgon të rinj të mirë-arsimuar shqiptarë dhe nga vendet e tjera të Ballkani në Soçi të Rusisë, ku ata marrin një dozë të fortë indoktrinimi, të ngjashme me atë të kohëve sovjetike.

Moska, gjithashtu, do të vazhdojë të kërkoje rrugë ndërhyrjeje në mediat shqiptare, duke llogaritur se ajo mund të ulë pro-amerikanizmin e popullit dhe angazhimet politike dhe ushtarake në NATO (të vendit). Pak arritje të Moskës në Ballkan mund të ishin më të mëdha sesa kthimi i Shqipërisë nga një aleat i besueshëm i Amerikës në një komb të paqëndrueshëm me konflikte të brendshme, në të cilin NATO nuk mund të ketë më besim dhe të cilin BE nuk e do.

****

Dita, Albania

MOSCOW PROFITSFROM ALBANIA UNREST

Janusz Bugajski

Russia will be the main international beneficiary if Albania slides toward domestic conflict and instability. Moscow thrives on political crises in any European state. It can increase its various influences wheninstitutions weaken, law and order breaks down, conflicting political factionsbecome more receptive to outside assistance, and Western powers are embroiled in conflict management.

At the level of propaganda and disinformation, Russia will depict political violence or institutional breakdown in Albania as another failure of the West.  Such a destructive scenario will be used by the Kremlin to amplify the message that NATO membership cannot ensure security and that the European Union cannot promote prosperity.

Russian-owned media outlets, fellow travelers in Western states, and pro-Moscow influencers in extensive social networks will question and undermine the continuing existence of NATO. They will also dismiss the rationale of maintaining a close relationship with the United States. If a staunchly pro-American Albania cannot ensure its security and stability with US assistancethen allegedly no country can rely on Washington as its close friend and ally.

At the regional level, an unstable Albania will assist Moscow in its campaign to destabilize and delegitimize Kosova as an independent state. Kremlin officials will encourage Serbian nationalism and Belgrade’s claims to Kosovar territory on the pretext of preventing another Albania scenario in Kosova. Moreover, talks between Belgrade and Prishtina on bilateral normalization could be frozen indefinitely.

Moscow would also use the Albania crisis to destabilize North Macedonia and prevent its entry into NATO. Russian media and state officials will encourage Macedonian nationalism as self-defense against alleged Albanian radicalization and seek to undermine inter-ethnic relations and the coalition government in Skopje. They will depict NATO entry as a recipe for even greater conflict that cannot preclude a potential attack on state borders.

Instability can also be exported to Montenegro, as Putin may seek revenge for his failed coup against the pro-Western government in October 2016. Militancy can be encouraged among all ethnic groups to weaken the Montenegrin state and assistance to pro-Russian Serbian nationalists could be intensified.

Since the collapse of communism in the early 1990s, Russia has greatly expanded its diplomatic and espionage presence in Albania. As in other European states, Moscow pursues the penetration of local intelligence services, business associations, political circles, media organizations, academic networks, and civil society groups.

With or without a full-blown conflict in Albania, Moscow is seeking tointensify its links with various political, economic, and social actorsin order to undermine support for NATO and the EU. In the event of institutional crisis and threats to democracy in vulnerable European states it will exploit those political figures who favor more authoritarian methods of rule or sponsor armed self-defense groups in various parts of the country to undermine the central government. At some point, Moscow can even interject itself as a mediator or peacekeeper ifstate authority breaks down.

Albania is certainly not immune to corrupt money or to penetration by criminal organizations linked with Russian intelligence services. They will use the opportunity of political uncertainty, social unrest, and a weak legal system to expand their reach and bribe or blackmail their political targets.

A major target of Russian subversion in the Balkans are young people who may have little or no memory of communism or Sovietism. They can prove more vulnerable than older generations to Moscow’s disinformation through financial incentives and political tourism.This is reminiscent of how Salafist preachers entrap young religious Muslims in their webs of anti-Western propaganda and violent activism.

For instance, the Russian embassy in Tirana cultivates social and cultural ties with talented young Albanians andis grooming them as future supporters of Kremlin policies. This is evident in the state-sponsored “International Youth Forum” program that brings young well-educated Albanians and other youths from the Balkans to Sochi in Russia where they receive a strong dose of indoctrination reminiscent of Soviet days.

Moscow will also continue to pursue inroads into the Albanian media, calculating that it can undermine popular pro-Americanism and political and military commitments to NATO. There would be few greater prizes for Moscow in the Balkans than to turn Albania from a dependable American ally to an unstable internally conflicted nation on which NATO can no longer rely and which the EU does not want.

Produktet amerikane përmes Kosovës në Evropë

Luljeta Krasniqi – Veseli

Zona ekonomike amerikane në Kosovë, sipas pritjeve të institucioneve dhe përfaqësuesve të bizneseve, do të mund të tërheqë investitorë të shumtë amerikanë të cilët më pas produktet e tyre do t’i eksportojnë në tregun e gjerë të Bashkimit Evropian, i cili ka diku rreth 500 milionë konsumatorë.

Krijimi i zonës ekonomike amerikane është bërë me një vendim të Qeverisë së Kosovës një vit më parë, por ende nuk është funksionalizuar. Lokacioni i kësaj zone është në Gjakovë dhe ka një sipërfaqe prej mbi 500 hektarë tokë.

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, tha për Radion Evropa e Lirë se zona ekonomike amerikane ka tërhequr vëmendjen e disa kompanive amerikane që të shtrijnë kapitalin e tyre në Kosovë.

“Si Odë Ekonomike Amerikane në Kosovë tash e disa vjet promovojmë para investitorëve potencialë amerikanë këtë idenë e shfrytëzimit të Kosovës si një zonë ku ata do të mund të prodhonin produktet e tyre dhe pastaj të njëjta t’i eksportonin në tregun Evropës, në tregun e 500 milionë konsumatorëve të Bashkimit Evropian. Kjo do të vinte edhe në një moment të përshtatshëm kur tregtia e lirë ndërmjet BE-së dhe SHBA-së nuk është në nivelin e duhur”, tha Zeka.

“Zona ekonomike amerikane do të ishte mundësi e mirë për të tërhequr këta investitorë potencialë amerikanë. Në bazë të informatave që kemi kjo (zona ekonomike amerikane) ka ngritur entuziazmin e kompanive, sidomos nga shteti amerikan i Iowa-s për të ardhur dhe për t’u vendosur në zonën ekonomike amerikane, kurdo që ajo të funksionalizohet dhe shpresoj që kjo të ndodhë sa më shpejtë”, theksoi Zeka.

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovës tanimë ka dhënë rekomandimet rreth kësaj zone ekonomike dhe si të tilla ato u janë dorëzuar autoriteteve kompetente.

Zeka shton se Kosova si një treg i vogël nuk mund të jetë shumë atraktiv për investitorët, prandaj sipas tij, duhet krijuar lehtësira ekonomike. Andaj, edhe rekomandimet e dhëna nga Oda Ekonomike, sipas tij, duhet të jetësohen.

Ai thotë të kanë pasur komunikim me Qeverinë e Kosovës sa u përket disa detaje të zonës amerikane dhe se janë të vetëdijshëm që disa rekomandime kërkojnë ndryshime ligjore, por që ato mund të bëhen në një periudhë për aq sa edhe mund të funksionalizohet kjo zonë ekonomike.

“Oda Ekonomike Amerikane në Kosovëi ka dorëzuar Qeverisë së Kosovës një dokument që përmbanë rekomandimet tona për funksionalizimin e asaj që njihet si qyteti ekonomik kosovar – amerikan. Disa nga rekomandimet që ia kemi kërkuar qeverisë që do t’iu ofroheshin investitorëve brenda kësaj zone do të ishin pushimet tatimore në të ardhura të korporatës diku prej 10 viteve, përjashtim nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar për mallrat që do të furnizohen nga furnitorët vendor e të cilat do të përpunoheshin brenda zonës amerikane”.

“Po ashtu kemi rekomanduar procedura më të përshpejtuara doganore, pra vendosjen e pikave doganore brenda zonës veçantëekonomike amerikane, mekanizma për trajtimin e shpejtë të kontesteve të mundshme tëbizneseve dhe Administratës Tatimore dhe të gjitha këto të ofrohen brenda zonës”, thekson Zeka.

Lidhur me funksionalizimin e kësaj zone ekonomike Haki Shatri, këshilltar për ekonomi i kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, tha për Radion Evropa e Lirë se janë duke vazhduar përgatitjet për vënien në funksion të kësaj zone.

“Qeveria e ka lejuar një sipërfaqe toke të konsiderueshme diku mbi 500 hektarë në afërsi të qytetit të Gjakovës për zonën amerikane për këtë janë duke u krijuar kushte që të aktivizohet ajo sipërfaqe, janë marrë edhe vendime tjera siç është kyçja në autostradën e re që do të ndërtohet, kyçja në infrastrukturëujore, pra të gjitha aspektet e infrastrukturës që i ndihmojnëzonës për tu funksionalizuar janë marrë”.

‘Sa i përket institucioneve të Kosovës ne kemi larguartë gjitha pengesat dhe kemi marrë të gjitha vendimet që lidhen me këtë zonë. Por presim të funksionalizohet në tërësi dhe bizneset nga Amerika të vijnë dhe të nisin biznesin e tyre aty”, thotë Shatri.

Themelimi i zonës së veçantë ekonomike amerikane ishte konsideruar nga përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës si një dëshmi e partneritetit afatgjatë Kosovë – SHBA.

Këtë zonë ekonomike e kishin konsideruar të një rëndësie të madhe për ofrimin e kushteve të nevojshme për investimin e kompanive të ndryshme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjithashtu ishte parë si mundësi e mirë për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe rritjen e punësimit.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj pati thënë se investitorët amerikan në këtë zonë do t’i gëzojnë të gjitha privilegjet, për ta bërë atraktive ekzistencën e kësaj zone për investime në Kosovë.

Ndërkohë, Ish-komandanti i NATO-s, gjenerali Wesley Clark i cili pranishëm në konferencën për sigurinë që u mbajt në Prishtinë për 20-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, përveç tjerash theksoi se do të dëshironte ta shihte Kosovën si një vend evropian ku investitorët amerikanë do të ndiheshin të sigurt të investonin.

“Ju keni nevojë për ligje të forta dhe të keni një sistem të fortë të drejtësisë dhe se ju keni nevojë për investime dhe unë do të doja të shihja që Kosova përmbush qëllimet e saja, që të bëhet vendi më miqësor për investime, vendi më mundësitë më të mira në Evropë për investimet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ju jeni vendi më miqësorë në Evropë dhe ne do të dëshironim të vinim këtu dhe presim nga ju që ta bëni një gjë të tillë”, ka thënë

Zonë e lirë ekonomike është një territor që ka një status të veçantë ekonomik. Ligji për zonat ekonomike në Kosovë parasheh katër lloje të zonave të lira ekonomike: zonat ekonomike apo parqet industriale, parqet teknologjike si dhe qendrat inovative.

Investitorët amerikanë dhe investitorët tjerë ndërkombëtarë në vazhdimësi ishte theksuar se përballen me shumë burokraci në komunat e Kosovës.

Investimet e huaja direkte në Kosovë nga viti në vit kanë shënuar rënie. Derisa në vitin 2007, shuma e investimeve të huaja ishte në 440 milionë euro, në vitet e fundit vlera e investimeve të huaja mesatarisht arrin vlerën e rreth 250 milionë euro.

Zbulohet vendimi i fshehtë i 4 anëtarëve të PS në KQZ, si u shkel ligji për Gjinushin

Gjinushi gjate votimit ne Akademi/ Faksimile e fletës së votimit, ku Gjinushi rezulton kreu i PSD

JUXHIN MUSTAFARAJ/ Fleta e votimit për këshilltarët bashkiakë, që kishte të renditur në numrin 28 të saj kryetarin e Partisë Social Demokrate, Skënder Gjinushin, është ‘zhdukur’.

Në shkelje të hapur të ligjit dhe në fshehtësi të plotë, katër anëtarët e majtë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë vendosur ta çregjistrojnë Gjinushin si kryetar të PSD-së dhe t’i hapin rrugë dekretimit të tij si kryetar i Akademisë së Shkencave. Gazeta “Panorama” publikoi në 30 maj fletën e votimit të miratuar nga KQZja për zgjedhjet e 30 qershorit, ku në listën shumemërore të partive ekzistonte edhe emri i kryetarit të zgjedhur të Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, në pozitat e kreut të subjektit politik PSD.

Pavarësisht deklarimeve publike të z.Gjinushi, se përpara se të merrte drejtimin e Akademisë së Shkencave kishte hequr dorë nga angazhimet politike, në zyrat e KQZ-së nuk ka pasur asnjë shkresë që vërtetonte këtë gjë. I gjendur në këto pozita, ku sipas ligjit kryetari i një partie politike nuk mund të jetë as anëtar i Akademisë së Shkencave dhe jo më kryetar i saj, Skënder Gjinushi i është drejtuar Gjykatës së Tiranës.

VENDIMI

Në datën 06.06.2019, Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë ka vendosur të pranojë kërkesën e Këshillit Drejtues Kombëtar të PSD-së për çregjistrimin e Skënder Gjinushit si kryetar të partisë, pas dorëheqjes së tij të parevokueshme. Një kopje e këtij vendimi i është dhënë edhe drejtuesit të zgjedhur të Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, por ajo që e bën më interesant dokumentin e lëshuar është fakti se aty qartësohet që vendimi i Gjykatës nuk ka marrë formë të prerë. “Shënim:Ky vendim nuk ka marrë formë të prerë. E lëshojmë këtë vërtetim me kërkesën e palës kërkuese”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Tiranës. Në një njoftim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të datës 06.06.2019 njoftohej për 29 pika në rendin e ditës, por në asnjë prej tyre nuk flitej për çregjistrimin e kreut të PSD-së.

SHKELJET E KQZ

Pasi kishte një dokument gjykate, por i cili ende nuk kishte marrë formë të prerë, kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, i është drejtuar në të njëjtën ditë me kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të ndryshuar emrin e kryetarit të PSD-së në fletën e votimit. Në urgjencë të plotë për të dalë me një vendimmarrje për këtë vendim, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thërret një mbledhje urgjente dhe miraton kërkesën e Gjinushit për të zëvendësuar emrin e kreut të PSD-së në fletën e votimit. Kundër kësaj vendimmarrjeje ka qenë kryetari i KQZ-së, Klement Zguri, i cili ka kujtuar se vendimi i Gjykatës do të kërkojë 15 ditë kohë që të marrë formë të prerë.

Por pavarësisht kësaj, katër anëtarët e PS-së në KQZ, Denar Biba, Bledar Skënderi, Edlira Jorgaqi dhe Rezarta Bitri vendosën të pranojnë në shkelje të ligjit kërkesën e Gjinushit për t’u çregjistruar si kryetar i PSD-së. KQZ-ja pranoi që pak orë pasi Gjykata kishte marrë një vendim për të ndryshuar emrin e drejtuesit të një subjekti politik, ta fusë atë çështje menjëherë në rendin e ditës dhe të dalë me një vendimmarrje. Duke pranuar një vendim gjykate, i cili s’ka marrë ende formë të prerë, KQZ-ja i ka hequr mundësinë çdo ankimuesi që të apelojë vendimin në Gjykatë. Në pikën 5 të vendimit të Gjykatës thuhet “Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit Tiranë brenda 15 ditëve, afat i cili për palën kërkuese fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit të arsyetuar”.

SHKELJET E GJINUSHIT

Vendimi gjyqësor i marrë në 06.06.2019 për të çregjistruar Skënder Gjinushin si kryetar të PSD-së tregon se zgjedhja e tij si kryetar i Akademisë së Shkencave në 24.05.2019 është bërë në shkelje flagrante të ligjit. Si drejtues i një subjekti politik, Skënder Gjinushi do të cilësohej i paligjshëm dhe si anëtar i Asamblesë në Akademinë e Shkencave dhe jo më të pretendonte të zgjidhej në krye të saj. Së dyti, pavarësisht deklarimit të tij publik, ligjërisht duke iu referuar vendimit të Gjykatës, Skënder Gjinushi ka bërë fushatë dhe është zgjedhur në krye të Akademisë së Shkencave, duke qenë ligjërisht kryetar i PSD-së.

SHKELJET ME VENDIMIN

1. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar vendimin e Gjykatës së Tiranës përpara maturimit të tij, duke mohuar të drejtën e kundërshtimit të ankimuesve të mundshëm.

2. Skënder Gjinushi ka bërë fushatë dhe është zgjedhur në krye të Akademisë së Shkencave, duke qenë ligjërisht si kryetar i PSD-së.

3. Skënder Gjinushi si kryetar i PSD-së ka qenë anëtar i paligjshëm në Asamblenë e Akademisë së Shkencave.

Ballkani dhe krimet e luftës, rrëfimet rrënqethëse në Radion Kombëtare të Gjermanisë

Radioja kombëtare e Gjermanisë „Deutschlandfunk“ (DLF) me rastin e 20 vjetorit të fundit të luftës në Kosovë transmetoi disa reportazhe lidhur me zbardhjen e së shkuarës dhe krimet e luftës.

Nën titullin „Kujtim selektiv në Serbi”, Deutschlandfunk portretizon aktivistin, Marko Miloslavjevic, i cili është aktiv në shoqatën e të rinjve për të drejtat e njeriut. Pas sulmit që iu bë bukëpjekësit shqiptar në Beograd pak kohë më parë, ai organizoi një manifestim solidariteti ndaj bukëpjekësit Mon Duraj në Beograd. Faktin përse ai u sulmua, Miloslavjevic e shpjegon: “Sulmi ndaj këtij bukëpjekësi ka të bëjë me atë, që ne as sot nuk jemi në gjendje të flasim për viktimat shqiptare të luftës në Kosovë. Ne në Serbi nuk e shohim të gjithë konfliktin në tërësi nga viti 1998 deri më 1999, por marrim në konsideratë vetëm fundin e tij, bombardimet e NATO-s. E ky është një problem i përgjithshëm. Përmenden vetëm viktimat serbe të sulmeve të NATO-s, por jo viktimat që i paraprinë kësaj lufte.”

Marko Miloslavjevic ka lindur në vitin 1991, kur sapo kishte nisur lufta ndaj Kroacisë. Ndonëse ai nuk kuptonte ende asgjë me kalimin e viteve u rrit në frymën e nacionalizmit, derisa më 2008 Kosova shpalli pavarësinë. Ai vet thotë, se ka qenë pjesë e folklorit nacionalist, derisa e kuptoi, që diçka nuk shkon, thotë Marko Miloslavjevic dhe kujton: „Kur unë isha nxënës në shkollë na u bë thirrje të protestojmë në rrugë kundër kësaj. Për mua kjo ishte mëse normale, deri në çastin që dëgjova thirrje të tilla nga një grup protestuesish: ‚Thika, tela me gjemba, Srebrenica”.

Kosovo Humanitarian Law Centre Kosovo in Pristina | Ausstellung Kinder im Kosovo-Krieg (DW/V. Çerkini)Ekspozita për fëmijët – viktima të luftës në Kosovë

Ishte kjo thirrje beteje e grupit të huliganëve, që glorifikonin masakrën e Srebrenicës, çasti që bëri të reflektojë të riun Marko Miloslavjevic:”Teksa dëgjova këtë, mu bë e qartë që diçka nuk shkon dhe se kjo është thirrje për dhunë. Unë duhet të largohem.” Një moment kthese për Markon, ndonëse nuk e dinte se çfarë kishte ndodhur në Srebrenicë. Por më pas ai u informua për këtë. Sot ai organizon aktivitete për të rinjtë shqiptarë e serbë në Kosovë. Gjatë aktiviteteve të tilla kulturore ai konstaton se sa boshllëqe kanë të rinjtë: „20 vjet pas luftës ne ende nuk kemi mësuar asgjë për të. Kur të rinjtë vijnë në këto veprimtari e ne u shpjegojmë se çfarë ka ndodhur ata mbeten të shokuar! Askush deri më sot nuk u ka treguar atyre, që këto gjëra kanë ndodhur. Kësisoj rritet një gjeneratë me paragjykime ndaj nacionalitetit tjetër, sidomos kundrejt shqiptarëve – e kjo bëhet shkas edhe për sulme të tilla, si ai ndaj bukëpjekësit.”

Por për Markon, problemi në Serbi është, jo vetëm heshtja, por edhe fakti që edhe të dënuarit për krime lufte pas vuajtjes së dënimit kanë marrë sot pozicione drejtuese me influencë.

Zhdëmtim për viktimat e dhunës seksuale në Kosovë

Gjatë luftës në Kosovë kanë ndodhur edhe përdhunime, sipas përllogaritjeve ndaj rreth 20.000 fëmijëve, grave e burrave. Të mbijetuarit heshtin – dhuna seksuale stigmatizohet në Kosovë. Por kjo mund të ndryshojë, sepse tani viktimat e kësaj dhune mund të kërkojnë dëmshpërblim.

Viktimat e dhunës seksuale heshtin, aq sa as familjet e tyre nuk dinë gjë për traumën e tyre. Kjo sepse përdhunimi konsiderohet si turp. Gjatë 20 vjetëve  kjo temë është tabuizuar, por këtej e tutje mund të ndryshojë diçka me programin për zhdëmtimin. Një nga të prekurat, Blerta thotë, se „për ne gratë është e rëndësishme, që të të vazhdojë zbardhja. Që të gjitha gratë në Kosovë të zhdëmtohen. Ato nuk duhet të ndjejnë më „ankthin”, se po përfliten. Ato duhet të fitojnë të drejtat e tyre dhe të trajtohen si duhet.” Në komisionin përkatës në Prishtinë janë parashtruar deri tani 1000 kërkesa për zhdëmtim.

Ky është një sukses edhe në raport me Bosnje-Hercegovinën. Shumë viktima megjithatë nuk do të paraqesin kërkesë për zhdëmtim, sepse frika e tyre është shumë e madhe, që bota përreth do të mësojë për traumën që kanë kaluar ato. Sidoqoftë çështja trajtohet në diskrecion të plotë. Në këtë drejtim ndihmojnë organizata si Medica Gjakova, ku të mbijetuarit e dhunës mund të paraqesin dokumentacionin. Viktima të mbijetuara të dhunës seksuale si Blerta apo Besniku (emrat e ndryshuar) shpresojnë që në të ardhmen të mos u duhet më të fshihen. Komisioni përkatës dhe pensionet e zhdëmtimit janë një hap i rëndësishëm, që bën të qartë, se zbardhja e së kaluarës dhe zhdëmtimi duhet të nisin sa më shpejt pasi përfundon një luftë.

Kosovo Humanitarian Law Centre Kosovo in Pristina | Ausstellung Kinder im Kosovo-Krieg (DW/V. Çerkini)Ekspozira për fëmijët viktima të luftës në Kosovë

„Duhet të çlirohemi nga rrjeti i kriminelëve”

Kështu titullohet reportazhi tjetër kushtuar rivaliteteve për pushtet dhe influencë në Kosovë. UÇK-ja në Kosovë luftoi për shkëputjen nga Serbia. Por krimet që supozohet të ketë kryer ky formacion nuk janë zbardhur plotësiht: dëshmitarët janë kërcënuar, e madje edhe janë vrarë. Shpresë ka tani tek Gjykata e re Speciale në Hagë. Në këtë reportazh autori i referohet rivaliteteve dhe sulmeve për pushtet pas luftës mes ish-anëtarëve të UÇK-së dhe aktivistëve të LDK-së.

„Kur vendet e kujtimit kthehen në provokim”, DLF i referohet luftës së Bosnjes. Në kampin afër Prijedorit janë kryer tortura, përdhunime dhe vrasje. Përkujtimi i viktimave nuk është i thjeshtë në këtë pjesë të Bosnjes që kontrollohet nga serbët, thotë aktivisti Ervin Blazeviç. Ai bën fjalë për pengesa në zbardhjen e së shkuarës dhe amnezi kolektive.

Sulmi i Ramës ndaj opozitës tregon rreziqet e shtetit njëpartiak – Nga Vincent W.J. van Gerven Oei

Megjithëse ka kaluar vetëm një javë nga publikimi i përgjimeve Dako-Avdylaj, duket sikur ka kaluar një shekull. Kryeministri Rama, ditët e fundit, ka nisur një fushatë frontale sulmi ndaj kundërshtarëve politikë duke përdorur të gjitha mënyrat dhe mjetet e nevojshme për të diskredituar ose dobësuar besueshmërinë e tyre.

Një përmbledhje e shkurtër e ngjarjeve: Gazeta gjermane Bild publikoi një seri përgjimesh, në të cilat ishin të implikuar një sërë drejtuesish të lartë të Partisë Socialiste në qarkun e Durrësit, përfshi kryebashkiakun e Durrësit dhe aleatin e ngushtë të Ramës, Vangjush Dako, që bashkëpunonin me bandat kriminale për të marrë vota në prag në zgjedhjeve parlamentare 2017.

Përgjimet janë pjesë e ‘dosjes Nr. 339‘, hetimi i së cilës është zvarritur nga urdhërat e prokurores së ngarkuar me detyrat e Prokurores së Përkohshme Arta Marku dhe drejtueses së komanduar të Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela.Përgjimet e para nga dosja Nr. 339 u publikuan në media, fillimisht në janar 2019.

Dekreti i Presidentit Meta, i cili hyri në fuqi të hënën e shkuar, për anulimin e 30 qershorit si datë e zgjedhjeve lokale, i ka dhënë Kryeministrit Rama justifikimin e nevojshëm për të nisur një kundërsulm, duke përdorur të gjitha mjetet që aktualisht ka në dispozicion: qeverinë, administratën zgjedhore, parlamentin, dhe prokurorinë, dhe duke përfituar plotësisht nga mungesa e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë.

Pas shpalljes nga Presidenti Meta të shtunën të vendimit të tij, qeveria filloi të qarkullojë menjëherë mes trupit diplomatik në Tiranë një interpretim ligjor në përpjekje për ta minuar Presidentin, ku argumentonte se dekreti ishte “absolutisht i pavlefshëm”.

Ky argumentim u përqafua menjëherë nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ): zëvendëskryetari Denar Biba e përsëriti fjalë për fjalë argumentin e Partisë Socialiste gjatë mbledhje së KQZ-së. Si rezultat, administrata zgjedhore po vazhdon të përgatitet për zhvillimin e zgjedhjeve më 30 qershor, sikur Presidenti të mos kishte nënshkruar asnjëherë asnjë dekret.

Në të njëjtën kohë, shumica parlamentare socialiste i propozoi Kuvendit një rezolutë, që përsëriti argumentin rreth “pavlefshmërisë absolute” të dekretit dhe mbështeti veprimet e KQZ-së për të mos e zbatuar dekretin, duke hapur rrugën për nisjen e mundshme të procedurave për shkarkimin e Presidentit Meta.

Duke ditur se për të shkarkuar Presidentin nevojitet 93 vota, miratimi i djeshëm i rezolutës në parlament kishte për qëllim të jepte një shfaqje force: 100 deputetë votuan pro rezolutës. Mes tyre ishin më shumë se 20 anëtarë të së ashtuquajturës “opozitë e re”, deputetë nga vendet e fundit të listave të kandidatëve të PD-së dhe LSI-së, që pranuan mandatet të joshur nga privilegji tërheqës i të pasurit imunitet nga procedimet penale.

Së fundmi, për ta mbyllur të gjithë fushatën e Ramës, prokuroria—e udhëhequr nga prokurorja e përkohshme e përgjithshme “e pavarur”, Arta Marku, e cili u zgjodh në mënyrë jokushtetuese vetëm me votat e shumicës socialiste—filloi hetimet kundër kreut të opozitës Lulzim Basha për dyshime për financime “ruse”.

Jo vetëm që e gjithë çështja është ndërtuar mbi informacione të pabaza, por një rast shumë më i qartë përfshinte Kryeministrin Edi Rama nuk është hetuar fare në Shqipëri, megjithëse bashkëpunëtorët e Ramës janë dënuar tashmë në Shtetet e Bashkuara.

Ky standard i dyfishtë, së bashku me bllokimin e hetimeve të dosjes Nr. 339, tregojnë qartë se sa shumë kontroll ushtron qeveria mbi prokurorinë, pavarësisht “sukseseve” të reformës në drejtësi që eurokratët po shpallin me të madhe në çdo cep të vendit. Natyra e koordinuar e këtij kundërsulmi ndaj Presidentit, opozitës dhe demokracisë shqiptare provon pikërisht se Presidenti Meta mori vendimin e duhur për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit.

Sepse për më tepër, përqendrimi i gjithë pushtetit vendor në duart e një partie të vetme, të udhëhequr nga një njeri i vetëm, do të ishte vërtet rrezik i madh për demokracinë. Tani po shohim se çfarë është i aftë dhe i gatshëm të bëjë Kryeministri Rama në zemërimin e tij irracional për të mbrojtur veten dhe partinë e tij. Madje nuk kam asnjë dyshim për asnjë çast se ai do t’i mbyllte me kënaqësi në burg të gjithë kundërshtarët e tij politikë/Exit.al/

Serbia të pajtohet për anëtarësimin e Kosovës në OKB pa e njohur pavarësinë e saj

Pyotr Iskenderov, hulumtues i Institutit të Akademisë Ruse të Shkencave për Studime Sllave në Moskë ka deklaruar se nëse ushtria serbe provon ta kalojë kufirin e Kosovës, ata do të ballafaqohen me intervenimin e menjëhershëm nga NATO’ja dhe SHBA’të.

Ai ka përmendur se në Ferizaj ndodhet një nga bazat më të mëdha të SHBA’së në Europë.

“Askush nga palët e involvuara në zgjidhjen e e cështjes së Kosovës nuk duan që konflikti të eskalojë. Në mënyrë që të ndalet rritja e tensioneve, Rusia, SHBA dhe BE duhet të gjejnë një formulë specifike që do t’I mundësojë Beogradit që të ketë raporte me Prishtinën pa e njohur pavarësinë e Kosovës. Për shembull Serbia mund të përmbahet nga njohja e plotë, duke e dhënë lejen që Kosova të anëtarësohet në Kombet e Bashkuara dhe në organizatat tjera ndërkombëtare” ka thënë ai.

Qëndrimet e analistit rus në gazetën “Izvestia” vijnë pas qëndrimeve të palës serbe rreth aksionit në Veri, të cilët thanë se nëse bashkësia ndërkombëtare dështon të krijojë siguri, atëherë Serbia është e gatshme të dërgojë trupa në Kosovë.”

Ekspertët për DW: Nga Shqipëria po ikin njerëzit me standard jetese

Statistikat për fenomenin e emigracionit nga Shqipëria janë shqetësuese. Sipas ekspertëve emigrimi i viteve të fundit dallon nga ai viteve 90-të.

Gjatë vitit 2018, 38.703 shqiptarë lanë vendin për të emigruar jashtë kufijve. Më herët, në vitet 2011-2017 u numëruan 330 mijë persona që ikën si emigrantë. Shifrat bëhen publike zyrtarisht nga Instituti i Statistikave. Situata është serioze, thonë ekspertët. Ata kërkojnë nga klasa politike që të ndërhyhet sa më parë për të ndaluar këtë fenomen, i cili së fundmi po i merr vendit të rinjtë e kualifikuar.

Emigracion elitar

Sociologu Gëzim Tushi thotë për Deutsche Welle-n, se emigracioni i viteve të fundit është krejt i ndryshëm nga ai i viteve ’90, i cili sipas tij kishte karakter politik dhe preku të gjithë shtresat shoqërore. “Tani po përballemi me një emigracion që unë e quaj të vonuar, i cili ndryshon nga ai i viteve ’90. Ndryshon nga përmasat, nga motivimet, nga arsyet, nga shkaqet, nga struktura sociale e atyre që largohen.”

Arsyet e emigrimit të ri

Sipas ekspertit, Gëzim Tushi ata që po braktisin sot vendin janë të lodhur nga pritja e vazhdueshme për zbatimin e reformave në ekonomi, politikë, arsim dhe shëndetësi. Faktorët e shumtë, arsyeton Tushi, çojnë edhe në një sërë pasojash të rënda për shoqërinë shqiptare. “Emigracioni i fundit po jep pasoja të fuqishme demografike dhe social-ekonomike, siç është boshatisja e vendit, plakja e popullsisë, ulja e numrit të lindjeve, në të cilat emigracioni ka “peshën e luanit”, sepse ata që largohen nga vendi janë përgjithësisht moshë e re, me aftësi të mëdha prodhuese. Një pjesë e mirë e tyre janë elitarë nga pikëpamja profesionale dhe kjo është shqetësuese. Po ikën elita e vendit, “truri”, largimi i profesionistëve siç janë inxhinierët, mjekët, punonjës të IT-së, infermierë, mësues, të cilët kur largohen nga vendi, krijojnë vakuume që nuk mund të plotësohen kollaj. Për ta është investuar dhe largimi i tyre krijon boshllëqe të mëdha”, i thotë Gëzim Tushi DW-së.

Gezim Tushi, Eksperte, Migration,Albanien, (DW/R. Elezi)Gezim Tushi

“Deformim i statusit”

Në mesin e atyre që e braktisin Shqipërinë ka edhe një kategori shqetësuese për ekspertët. Kategoria e të painformuarve. Ata ikin në emigracion pa një objektiv, thotë Gëzim Rushi. “Ekziston edhe një emigracion që bëhet pa kusht, pra është një ikje pa objektiv, pa një busull të qartë, pa një orientim të qartë se çfarë do të bëjnë. Domethënë ikin për të ikur. Mua kjo më shqetëson. Më shqetëson gjithashtu statusi i emigrantëve që ikin nga Shqipëria dhe shkojnë në vendet e Perëndimit. Është e papranueshme që inxhinieri bëhet murator, mësuesja bëhet babysitter, mban të moshuarin etj. Pra ky deformim i statusit, të ikësh nga vendi yt duke qenë këtu dikushi dhe shkon në emigracion për t’u bërë askushi mua më duket e palogjikshme”.

Kriza politike dhe papunësia

Referuar Institutit të Statistikave, në fund të vitit 2018 shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri arriti në 12.3% dhe krijimi i vendeve të reja të punës u ngadalësua ndjeshëm. Eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa argumenton se situata ekonomike lidhet drejpërsëdrejti me situatën politike në vend. “Ajo që spikat është se sa herë ka acarime të situatës politike, fenomeni i emigracionit rishfaqet sërish. Kur ka pasur normalitet, kur ekonomia ka qenë në zhvillim dhe politika brenda normalitetit dhe standardeve demokratike, qytetarët janë kthyer dhe janë përpjekur të ndryshojnë jetën e tyre në Shqipëri.”

Eksperti, Selami Xhepa vëren se nuk ka pasur vetëm largim nga Shqipëria. Sipas tij, fenomeni i riatdhesimit të emigrantëve për shembull, mund të vërehet shumë mirë në vitet 2006-2007 dhe 2008. “Por tashmë fatkeqësisht, ndoshta edhe për shkak të konfliktualitetit politik, për shkak të përkeqësimit të standardeve demokratike, përkeqësimit të fenomenit të korrupsionit, rritjes së barrës së taksave apo ndryshimit të standardit të jetesës së qytetarëve dhe një gjendjeje ekonomike në stanjacion, është rigjallëruar sërish interesi i qytetarëve për t’u larguar nga vendi dhe kjo dëshmohet jo veç me braktisje. Me të gjithë testimet që u bëhen të rinjve në veçanti, por ndoshta edhe brezit të mesëm, ata kanë filluar që të mendojnë për të ndërtuar një të ardhme jashtë Shqipërisë”, thotë Xhepa për Deutsche Welle-n.

Emigracioni elitar

E reja e këtij emigracioni, dhe shqetësuese për ekspertët është ai që ata e quajnë emigracioni elitar. “Një pjesë e mirë e qytetarëve që po largohen janë përgjithësisht qytetarë që kanë një standard të mirë jetese në Shqipëri. Pra, kanë pasuri, kanë prona dhe kanë ndërtuar një standard të caktuar jetese. Por ata gjejnë nivelin e shërbimeve shumë problematik, sistemin e shëndetësisë dhe të edukimit problematik. Qytetari ndjehet i pa përfaqësuar, qytetari ndjehet pa zë dhe ndjehet i pafuqishëm për të ndryshuar gjendjen politike të vendit”.

Edhe Gëzim Tusha vëren dallime në fenomenin e emigracionit, krahasuar me atë të viteve të para pas diktaturës. “Nëqoftëse emigrantët e viteve ’90 ishin një masë gri nga pikëpamja demografike dhe nga pikëpamja sociale, ky emigracioni i vonuar i këtyre viteve të fundit është pak i zgjedhur. Është elitar”.

Por sipas ekspertit Selami Xhepa, rol në këtë situatë luan edhe tregu i punësimit. “Nga ata 1 milion njerëz që janë larguar, gati 40% e tyre janë me aftësi të dallueshme për punë, janë “skilled labor” dhe largimi i “skilled labor” krijon probleme serioze për tregun e brendshëm për të gjetur profesionistë të aftë për profesione të caktuara. Për më tepër kjo ka krijuar edhe një efekt psikologjik të demoralizimit edhe të atyre që janë këtu, të cilët nuk shikojnë alternativë krijimin e aftësive për punë për t’iu përgjigjur kërkesave të tregut të punës por sërish shikojnë si alternativë ikjen jashtë vendit. Kështu që edhe sfida për të ardhmen mbetet më serioze në kuptimin e produktivitetit, sepse fakti që largohet “skilled labor” do të thotë që çështja e produktivitetit të fuqisë punëtore do të jetë një problem serioz dhe që do të manifestohet në vitet në vazhdim”.

Selami-Xhepa-e1341388848987

Zgjidhjet

Selami Xhepa zgjidhjen e shikon pikë së pari tek politika. “Klasa politike e vendit duhet të kuptojë që shoqëria po e braktis pak e nga pak dhe meqënëse njerëzit ndjehen pa zë për të ndryshuar këtë gjendje, atëherë kanë parë si alternativë largimin. Ata duhet t’u japin zë qytetarëve, ta pyesin qytetarin, të konsultohen me qytetarin, jo një herë në 4 vjet duke i vjedhur votën”.

Së dyti, Xhepa sheh si zgjidhje që punëdhënësit të ndryshojnë strategji. “Nuk mund të thuhet që ne kemi vende pune, kur vendet e punës paguajnë paga, të cilat nuk i japin mundësi të punësuarit edhe të kalojë pragun e varfërisë. Njerëzit sot presin që të kenë një punë, me të cilën të marrin mbrapsht një pagë e cila t’u mundësojë atyre një standard normal të jetesës. Jo luks, por një standard normal jetese. Sigurisht që nuk mund të presin të njëjtën pagë si në Gjermani por ama standardin, respektin dhe dinjitetin njerëzor në vendin e punës e meritojnë që të gjithë”.

Për sociologun Gëzim Tushi duhet ndërhyrë në të gjithë fushat. “Politika është përgjegjësja kryesore për këtë situatë. Ky vend nuk do të ndryshojë nga kjo status quo, nëqoftëse ata që e drejtojnë këtë vend, pra klasa politike por edhe elita intelektuale padyshim, nuk do të bëjnë lëvizje cilësore në të gjitha fushat. Që do të thotë: në jetën urbane, në jetën private, në arsim, në shëndetësi, në politikë, në ekonomi, në financa, në akademi, në universitete. Vetëm kështu ne mund t’i rrisim kreditet e këtij vendi, vetëm kështu ne mund t’u themi njerëzve që: Po, ky është një vend që po bëhet i jetueshëm dhe jo domosdoshmërisht të gjithë duhet të ikim nga ky vend dhe ta braktisim atë. Sepse jo vetëm që do të ndodhë plakja e popullsisë, por ka parashikime ogurzeza që në vitin 2050 do të mbetemi një milion e gjysmë banorë në Shqipëri. Kjo është një gjë shumë e frikshme”. DW

Zëri i Amerikës: Lobimi në SHBA, Basha i pandehur

Në Shqipëri, Prokuroria ka vendosur të marrë të pandehur kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, ish sekretarin e Përgjithshëm Arben Ristani dhe Drejtorin e Financës në Partinë Demokoratike Ilir Dervishi, lidhur me fondet e lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas hetimit, mësohet se ka rezultuar se “paratë janë paguar nga një kompani kompani offshore dhe se Partia demokratike nuk ka raportuar në mënyrë të rregullt, pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, paratë e shpenzuara, duke ju shmangur kështu legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave”. Zoti Basha është thirrur më datë 17 në Prokurori ku atij do t’i komunikohet akuza dhe do merret në pyetje.

Nuk ka vonuar reagimi i kryetarit demokrat Basha, i cili bën përgjëgjës direkt kryeministrin Rama që sipas tij “me metoda putiniane, ka vendosur të hapë hetime kundër meje, me akuza qesharake, të sajuara keq nga prokuroria e tij politike. Edi Rama ka një vit e gjysëm që mban si shpatë në dorë një hetim absurd, pa prova dhe pa asnjë fakt kundër Partisë Demokratike. Tani që është në dëshpërim për të larguar vëmendjen nga kriza politike dhe skandalet për bashkëpunimin me krimin për të vjedhur zgjedhjet, Edi Rama ka vendosur që të sajojë akuza absurde për të shpërqendruar publikun”. Sipas zotit Basha “Edi Rama ka menduar se do të më trembë mua apo do të stepë opozitën, por do ta kuptojë shpejt se unë as nuk trembem dhe as nuk tërhiqem!”.

Çështja e pagesave për lobim të kryera nga ana e PD-së u hap në nëntorin e vitit 2017, kur firma lobuese amerikane ‘Muzin Capitol Partners’ plotësoi me informacione shtesë deklarimet e saj të detyruara me ligj për Departamentin e Drejtësisë. Sipas deklarimeve të kompanisë ‘Muzin’ ajo ka marrë tre pagesa, në një shumë prej 675 mijë dollarësh, për punën e saj në favor të Partisë Demokratike në vitin 2017: pagesa e parë mban datën 24 mars 2017 dhe është bërë nga firma ‘Biniatta Trade LP”, me një vlerë prej 150 mijë dollarësh, dy pagesat e tjera janë bërë nga Partia Demokratike, njëra më 27 mars, për 25 mijë dollarë, dhe tjetra më 9 qershor për 500 mijë dollarë. Nga këto deklarime të firmës Muzin, vetëm ajo prej 25 mijë dollarësh, është pranuar nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha që është paguar nga PD-ja. Dy të tjerat mbetën të paqarta.

Partia Demokratike nuk ka pranuar asnjë lidhje me firmën ‘Biniatta Trade LP”, e cila rezulton e regjistruar në Edinburg të Skocisë dhe është në pronësi të një zinxhiri kompanish të regjistruara në Belizë – një shtet i Amerikës Qendrore, i njohur si parajsë fiskale. Sipas një investigimi të revistës “Mother Jones”, “Biniatta Trade LP” është një partneritet i krijuar nga dy kompani: Asverro Corp dhe Liminez Commerce, për të cilat “nuk ka të dhëna publike për ndonjë aktivitet tregtar”. Pas këtyre dy kompanive, sipas “Mother Jones”, qëndrojnë dy shoqëri të tjera të regjistruara në Mbretërinë e Bashkuar, “Babyonica” dhe “KF Global Management”, aksionet e të cilave zotërohen në masën 75 për qind nga dy shtetas rus, Evgeny Sheremetyev dhe Kostantin Ferulev.

Një tjetër material investigues, i publikuar nga Top Channel, lidhur me hetimet në Skoci, bën të ditur se pronarët e vërtetë që qëndrojnë pas “Biniatta Trade LP”, janë dy shtetase ruse, Victoria Valkovskaya dhe Natasha Radysheva, e para jeton në ishujt Seychelles, një vend i njohur si “parajsë fiskale” për kompanitë “offshore”, ndërsa Radysheva në shtetin Belize. Edhe këto, sipas artikulit të Top Channel, të lidhura përmes fijesh të shumta me emra të tjerë që të çojnë sërish në Rusi.

Kur vitin e kaluar shpërtheu debate mbi fondet e lobimit, pas artikullit të “Mother Jones” PD deklaroi publikisht se “nuk ka thyer asnjë ligj, as shqiptar, as amerikan dhe të asnjë vendi tjetër. Partia Demokratike nuk ka patur e nuk ka asnjë lidhje direkte apo indirekte me individë apo kompani ruse”.

Megjithatë angazhimi i “Biniatta Trade LP” në favor të Partisë Demokratike, duke paguar 150 mijë dollarë, përbën një moment të paqartë. “Muzin Capitol Partners” ka deklaruar se është “kompensuar nga “Biniatta Trade LP” për aktivitetet e organizuara në emër të Partisë Demokratike për të promovuar lidershipin konservator shqiptar pranë biznesve dhe udhëheqësve politikë​ në Shtetet e Bashkuara”.

“Çfarë ka bërë lobuesi dhe si e ka bërë lobuesi e di ai. Janë marrëdhënie të firmës Muzin me palë të treta”, deklaroi marsin e viti të shkuar zoti Basha, duke dhënë të njejtin arsyetim dhe për shumën prej 500 mijë dollarësh e cila në dokumentat e Muzin rezulton e paguar nga PD. Nuk është bërë asnjë pagesë e tillë nga Partia Demokratike”, theksoi zoti Basha, ndërsa në nëntor të 2017 e kishte shpjeguar këtë shumë me pagesën e kryer falë një mbledhje fondesh nga një numër i madh shqiptaro amerikanësh, por që nuk kishte kaluar përmes partisë.

Por ndërsa PD ka pranuar që ka paguar vetëm 25 mijë dollarë, nga ana e saj Muzin ka deklaruar se vetëm shpenzimet e saj për nënkontraktorët e angazhuar për aktivitetetet në favor të partisë shqiptare, shkojnë mbi 100 mijë dollarë.

Zoti Basha u thirr dhe në muajin mars në Prokurori për t’u njohur me aktet e nisura nga SHBA-të dhe Skocia. Dhe në atë kohë, ai deklaroi se “ka një vit e gjysmë që ka nisur ky hetim, ka 6 muaj që kanë ardhur përgjigjet nga SHBA e Britania e Madhe. Ato vërtetojnë se PD dhe drejtuesit e saj nuk kanë shkelur asnjë ligj në Shqipëri, Amerikë e Britani. I kërkoj prokurorisë të bëjë publike përgjigjet e SHBA dhe Britanisë”. Pas këtyre deklaratave Prokuroria reagoi duke u shprehur se “Ka një diferencë thelbësore mes deklarimeve të bëra zyrtare për shpenzimet e bëra nga PD dhe shpenzimeve reale të saj: PD ka deklaruar vetëm 25 mijë dollarë, por nuk ka bërë deklarime për shumën prej 650 mijë dollarësh. Në dokumentat e mbërritura nga SHBA-ja dhe Skocia dalin qartë pagesat e bëra dhe të padeklaruara, pra PD nuk ka bërë asnjë deklarim për këto pagesa në kundërshtim me ligjin” – theksohet në deklaratën e prokurorisë. Sipas saj, nga provat e administruara në dosje rezultojnë të jenë kryer dy pagesa në shumën prej 650 mijë dollarësh për efekt lobimi në SHBA, të cilat PD nuk i ka deklaruar ligjërisht. “Njëra nga këto pagesa rezulton të jetë bërë nga një shoqëri e huaj dhe konkretisht Biniatta Trade” – deklaroi prokuroria e Tiranës në mars, ndërkohë që zoti Basha tha se “çështja po hetohet me kërkesë të PD-së dhe thelbi është nëse formularët e KQZ-së janë mbushur apo jo si duhet. Ky është hetimi dhe jo gënjeshtrat dhe shpifjet për të cilat është investuar fuqimisht qeveria, e cila e aktivizon këtë hetim, sa herë i duhet për nevoja politike” – shpjegoi zoti Basha, ndërsa theksoi se në prokurori ishte thirrur si person, që mund të kishte dijeni për rrethanat e hetimit.

Gazetari britanik: Vuçiq pret shkatërrmin e BE-së, ëndërron “Serbinë e Madhe” bashkë me Rusinë

Gazetari britanik, Tim Marshall, i cili ka shkruar edhe një libër për luftën e Kosovës të titulluar “ Loja e hijeve: Tregimi i brendshëm i luftës së fundit në Evropë”, ka folur për përpjekjet e Serbisë dhe Kosovës për të vendosur paqe ndërmjet vete.

Megjithatë ai konstaton se një gjë të tillë nuk e dëshiron presidenti i Serbisë, Aleksnader Vuçiq, i cili ushqen ende shpresa se Bashkimi Evropian do të bie, do të shpërbëhet NATO-ja, dhe ai me ndihmën e Rusisë do të krijojë ‘Serbinë e Madhe’.

Këto konstatime Marshall i nxjerr në një shkrim autorial të publikuar City AM, ku ka folur edhe për idenë e korrigjimit të kufijve.

“ Sot një ish-ultra nacionalist, Aleksadner Vuçiq, është president, i cili po u jep shpresë atyre që dëshirojnë të ‘ngrijnë’ edhe më tej problemin me Kosovës, se Evropa përfundimisht do të bie, NATO do të shpërbëhet dhe Rusia do të shkojë drejt tyre dhe do t’i ndihmojë për rindërtimin e ëndrrës së shkatërruar për “Serbinë e Madhe” “, shkruan Marshall,transmeton Gazeta Express.

Sipas tij në këtë lojë është i përfshirë edhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i cili në janar të këtij viti qëndroi për vizitë në Serbi.

Teksa ka folur për idenë e korrigjimit të kufijve, Marshall thotë se ajo duket një ide tërheqëse por e rrezikshme, pasi mund të nxitë lëvizje të kufijve në të gjithë rajonin.

Ai thotë se në rast të krijimit të një precedenti mes Kosovës dhe Serbisë, lëvizje të kufijve do të nxiten edhe nga shqiptarët në Maqedoni, e serbët që jetojnë në Bosnje e që synojnë bashkimin me Serbinë.

Siç shkruan Marshall, në pamje të parë ide të tilla duken ‘mistere’, por thotë se bazuar në historinë 120 vjeçare të Ballkanit, nuk duken të parealizueshme.

Në fund gazetari britanik thotë se një situatë e tillë ka nevojë për zgjidhje, duke ngritur shqetësime se gjërat nuk shkojnë mirë, sa herë që Evropa largon vëmendjen nga Ballkani./GazetaExpress/