VOAL

VOAL

PRESIDENTI OBAMA KRITIKON ‘SJELLJEN AGRESIVE’ TË RUSISË

May 27, 2015

Komentet

Francë, diskriminimi për shkak të flokëve është i ndaluar

Asambleja Kombëtare ka miratuar një projekt-ligj të ri – Teksti tani kalon në Senat

VOAL- Në Francë do të ndalohet diskriminimi i njerëzve në vendin e tyre punës për shkak të flokëve. Asambleja Kombëtare sapo ka miratuar një projektligj që do të bëjë të mundur penalizimin e çdo diskriminimi në vendin e punës bazuar në prerjen, ngjyrën, gjatësinë ose llojin e flokëve. Projektligji tani shkon në Senat për shqyrtim.

Prandaj do të jetë e ndaluar t’i kërkohet kujtdo që mban gërsheta ose dreadlock t’i heqë ato. Dhe gjithashtu do të ndalohet diskriminimi i njerëzve me flokë të kuq ose tullac, për shembull. Një masë që synon të mbrojë veçanërisht gratë me origjinë afrikane, të cilat shpesh detyrohen të përshtaten me normat eurocentrike.

Sipas Olivier Serva, deputeti që qëndron pas masës, grave me origjinë afrikane, në fakt, shpesh u kërkohet të ndryshojnë flokët e tyre natyralë për të mbajtur flokë të drejtë ose të mbledhur, të konsideruar më të përshtatshëm për botën e punës. Megjithatë, problemi do të shqetësonte edhe kaukazianët, megjithëse në një mënyrë shumë më të kufizuar: një në tri bionde zgjedh të lyejë flokët për të qenë më e suksesshme në punë.

Në fakt është e vështirë të matet fenomeni, por në Francë ka shumë personazhe publike që kanë pësuar kritika të dhunshme dhe madje ngacmime online për flokët e tyre afro. Mes tyre janë ish-ministrja e Drejtësisë Christiane Taubira dhe ish-zëdhënësja e qeverisë Sibeth Ndiaye. Diskriminimi në bazë të flokëve në vendin e punës është tashmë i ndaluar me ligj në vende të ndryshme të SHBA-së, si Kalifornia dhe New York City.rsi-eb

“Nuk ka ‘imunitet’ as SHBA”, Zelensky: Nëse Rusia përmbush qëllimin e saj në Ukrainë

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka deklaruar se në qoftë se Rusia do të arrijë synimin e saj në Ukrainë, do të shënjestrojë Kazakistanin, shtetet baltike, Poloninë dhe më pas Gjermaninë.

“Për të, ne jemi një satelit i Federatës Ruse. Për momentin, jemi ne, pastaj Kazakistani, pastaj shtetet baltike, pastaj Polonia, pastaj Gjermania. Të paktën gjysma e Gjermanisë”, tha Zelensky.

Kazakistani, ashtu si shtetet baltike, ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik përpara rënies së tij në 1991.

Polonia ishte nën kontrollin efektiv të sovjetikëve si një shtet satelit, siç ishte gjysma lindore e Gjermanisë – e njohur atëherë si Republika Demokratike Gjermane – deri në ribashkimin e Gjermanisë në 1991.

Zelensky paralajmëroi gjithashtu se SHBA, si një anëtare e NATO-s, nuk ishte imune nga konflikti.bw

Laboratori i drogës në Xibrakë, Bardhi dorëzon në SPAK provat për përfshirjen e Olsi Ramës: Na provoni që nuk ka persona të paprekshëm!

Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi ka dorëzuar sot në SPAK provat e bëra dje publike që lidhin vëllanë e kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama me laboratorin e drogës në Xibrakë.

Në një reagim, ai tha se nuk ka më vend për vonesa, zvarritje apo fshehje për të hetuar rolin e Olsi Ramës në organizatën e trafikut të drogës së Xibrakës.

“Prandaj thirrja ime sot shkon edhe njëherë për drejtuesin e SPAK z. Altin Dumani: Na provoni që në Shqipëri nuk ka persona të paprekshëm, që hetohet dhe vihet përpara përgjegjësisë cilido, qoftë ky edhe vëllai i Kryeministrit”, shkruan Bardhi.

NJOFTIMI:

Në vijim të të dhënave të bëra publike dje, ku provohet dyshimi i arsyeshëm për përfshirjen e vllait të Kryeministrit Olsi Rama, në organizatën kriminale të Laboratorit të Xibrakës, sot kam përcjell zyrtarisht pranë SPAK kërkesën për nisjen e hetimeve penale ndaj tij.

Janë kaq shumë fakte, rrethana dhe indicie në dosjen e hetuar keq nga prokuroria e kohës, saqë drejtësia ka për detyrë të rihapë menjëherë dosjen e procedimit penal nr. 335/1 të vitit 2016, lidhur me bashkëpunëtorin e paidentifikuar, 45 vjeç, që përdorte automjetin me targa AA 653 DM. Të dhënat e TIMS-it dhe ato që gjendjen në dosjen penale, janë të mjaftueshme për të rihapur hetimin e kokainës së Xibrakës, lidhjet e Olsi Ramës me grupin kriminal dhe përfshirjen ose jo të tij në organizatën e trafikut të kokainës.

Nuk ka më vend për vonesa, zvarritje apo fshehje për të hetuar rolin e Olsi Ramës në organizatën e trafikut të drogës së Xibrakës. Prandaj thirrja ime sot shkon edhe njëherë për drejtuesin e SPAK z. Altin Dumani: Na provoni që në Shqipëri nuk ka persona të paprekshëm, që hetohet dhe vihet përpara përgjegjesisë cilido, qoftë ky edhe vëllai i Kryeministrit.

Nga ana tjetër, SPAK ka për detyrë të hetojë edhe rolin e dy prokurorëve të asaj çështje z. Olsian Çela (promovuar me votë të mazhorancës socialiste si Prokuror i Përgjithshëm i Republikës) dhe z. Edvin Kondili (mbështetur nga Edi Rama si kandidat për drejtimin e SPAK një vit më parë dhe për të cilin zhvillojë një konflikt të hapur kundër Ambasadores së SHBA-ve në Tiranë), si dhe të Policisë së Shtetit, në fshehjen apo prishjen e provave, mospërmbushjen e rregullt të detyrës, dhe moskryerjen e asnjë veprimi për të hetuar deri në fund procedimin e veçuar 335/1 – viti 2016. SPAK ka përgjegjësinë përpara publikut të jap një informacion të plotë se kush e ka penguar hetimin e këtij procedimi, pse është lënë në heshtje apo harresë kjo dosje, dhe cili është fati i këtij procedimi deri dje?

Derisa SPAK të bëjë detyrën e vet kushtetuese, pa ndikim dhe me profesionalizëm, për Edi Ramën vijon të mbetet e njëjta pyetje, edhe pse ai kishte zgjedhur dje të fshihet pas shkrimit të hartimeve në emrin e vëllait Olsi Rama. Qytetarët shqiptarë prej 24 orëve presin një përgjigje: “Çfarë e lidhte Olsi Ramën me kreun e narko-organizatës dhe pse krerët e organizatës, bashkë me vëllain tuaj Olsi Ramën përdorin të njëjtin automjet në të njëjtën periudhë të planifikimit dhe ngritjes së laboratorit të kokainës në Xibrakë? Çfarë bën i vëllai me të njëjtën makinë, të cilën e përdor në të njëjtën kohë një organizatë kriminale e trafikut të drogës? Kush është personi i paidentifikuar, i moshën 45 vjeç, që përdor makinën me targa AA 653 DM”.bw

VIDEO- Banorët largojnë Vangjel Tavon nga mbledhja në Bashkinë Himarë, e pështyjnë në fytyrë

Tensionet kanë përfshirë mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, nga ku do të zgjidhet kryetari i komanduar, pas arrestimit të kryetarit në detyrë Jorgo Goro.

Qytetarë të shumtë kanë hyrë në ambientet e brendshme të bashkisë, duke kërkuar të largohen nga mbledhja Prefekti i Vlorës, Vangjel Tavo dhe Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi.

Nga pamjet e siguruara nga SYRI, dallohen qytetarët të cilët kanë përzënë Tavon nga mbledhja duke e përshtyrë në fytyrë.

Vangjel Tavo, u prit me ofendime nga qytetarët e pranishëm në sallë.

Këshilli i Bashkisë së Himarës përbëhet nga 21 anëtarë, 9 nga PS, 7 nga PD, ndërsa 5 anetarë të tjerë nga parti të vogla.

Polonia aktivizon avionët luftarakë pas sulmeve ruse në Ukrainë

Avionët F-16 të ushtrisë polake gjatë një parade ushtarake më 15 gusht 2023.

 

Avionët luftarakë të Polonisë dhe të aleatëve u aktivizuan mëngjesin e 29 marsit, pasi Rusia kreu sulme me raketa në Ukrainë.

Kështu njoftoi Komanda Operacionale e Forcave të Armatosura të Polonisë.

“Avionët polakë dhe të aleatëve po operojnë në hapësirën polake, gjë që mund të rezultojë në rritjen e nivele të zhurmës, veçmas në pjesën jugperëndimore të shtetit”, tha Komanda përmes një postimi në X, që më herët njihej si Twitter.

Pjesa juglindore e Polonisë është në kufi me Ukrainën. Kievi, ndërkaq, të premten njoftoi se është përballur gjatë natës me sulmet ruse me raketa dhe dronë që kanë shënjestruar infrastrukturën energjetike të shtetit.

Aktivizimi i forcave ajrore polake vjen disa ditë pasi presidenti rus, Vladimir Putin, tha se nuk do të sulmojë asnjë shtet të NATO-s, as Poloninë, shtetet e Baltikut apo Republikën Çeke.

Megjithatë, udhëheqësi rus paralajmëroi se nëse avionët luftarakë F-16 – të prodhimit amerikan – përdoren në Ukrainë, atëherë ato do të rrëzohen nga ushtria ruse.

“Sigurisht, nëse këta avionë do të përdoren nga bazat ajrore nga një shtet i tretë, për ne do të bëhen caqe legjitime”, tha Putin.

Ukraina, që po përballet me luftën e nisur nga Rusia më 2022, po kërkon nga aleatët e saj perëndimorë që t’i dërgojnë avionët F-16, në mënyrë që të përballet me forcat pushtuese ruse.

Belgjika, Danimarka, Norvegjia dhe Holanda janë në mesin e shteteve që janë zotuar se do t’i japin Kievit fluturake të tilla. Ndërkaq, një grup shtetesh kanë premtuar se do të ndihmojnë në trajnimin e pilotëve ukrainas.REL

Aktiviteti elektoral i presidentit Biden me ish-presidentët Obama dhe Clinton, mbledh fonde rekord

Presidenti Biden dhe ish presidenti Obama në aeroportin e Nju Jorkut

 

VOA/Marrë nga Associated Press

NJU JORK – Një aktivitet për mbledhje fondesh i presidentit Joe Biden të enjten në qytetin e Nju Jorkut, po grumbullon rreth 25 milionë dollarë fonde, duke arritur kështu një rekord të ri në historikun e aktiviteteve politike, njoftoi ekipi i fushatës së tij.

Shuma e dhurimeve është një demonstrim i mbështetjes së demokratëve për presidentin Biden në një periudhë kur anketimet vazhdojnë të tregojnë nivele të ulëta mbështetjeje për të në opinionin publik. Shuma masive e fondeve për Presidentin do të vërë në provë efektivitetin e tyre ndërsa përballet me kandidatin e pritshëm të Partisë Republikane, Donald Trump, i cili ka dëshmuar më parë me fitoren në vitin 2016 ndaj Hillary Clinton se nuk i nevojiten fondet më të shumta për të fituar presidencën.

Aktiviteti në Sallën e Muzikës Radiofonike të qytetit do të spikasë ndër aktivitetet e fushatës elektorale. Presidenti Biden ka vizituar disa shtete vendimtare për rezultatin e zgjedhjeve gjatë tre javëve pas fjalimit për Gjendjen e Vendit, që u pa si një apel për t’u bashkuar në mbështetje të rikandidimit të tij. Aktiviteti i së enjtes do të mbledhë së bashku figura të njohura të demokratëve që kanë qenë në udhëheqjen e vendit për rreth tre dekada.

Ish presidenti Obama iu bashkua presidentit Biden në avionin presidencial Air Force One që udhëtoi nga Uashingtoni drejt Nju Jorkut. Ata përshëndetën së bashku ndërsa zbrisnin shkallët e avionit në aeroportin ndërkombëtar “John F. Kennedy” dhe udhëtuan me autokolonën presidenciale drejt Manhatanit. Ish presidenti Clinton pritej t’u bashkohej në vendin ku do të mbahej aktiviteti.

Aktiviteti disaorësh ofron për kontribuesit nivele të ndryshme qasjeje, sipas nivelit të fondeve të dhëna. Pjesa qendrore është biseda në skenë me tre presidentët, e drejtuar nga drejtuesi i emisioneve të mbrëmjes Stephen Colbert. Do të ketë gjithashtu një pjesëmarrje të artistëve si Queen Latifah, Lizzo, Ben Platt, Cynthia Erivo dhe Lea Michelle, me moderatore aktoren Mindy Kaling. Spektatorët pritet të jenë me mijëra dhe biletat fillojnë që nga çmimi 25 dollarë.

Sa më e lartë të jetë shuma e dhuruar aq më e gjatë mund të jetë koha që mund të bisedohet me presidentët. Një fotografi me tre presidentët kushton 100 mijë dollarë. Një donacion prej 250 mijë dollarësh u jep donatorëve qasje tek një pritje, ndërsa 500 mijë dollarë u siguron ftesa për takime edhe më të veçanta.

“Por festa nuk përfundon këtu”, thuhet në njoftimin e fushatës. Zonja e Parë Jill Biden dhe DJ D-Nice do të organizojnë një festë më pas në sallën e Radio City me 500 të ftuar.

Ish presidentët Obama dhe Clinton po e ndihmojnë Presidentin Biden të rrisë avantazhin e tij me donacione ndaj zotit Trump. Në fund të muajit shkurt, Presidenti Biden kishte një fond prej 155 milionë dollarësh, krahasuar me fondin e zotit Trump prej 37 milionë dollarësh.

Tre presidentët së bashku gjatë një aktiviteti në vitin 2010

Tre presidentët së bashku gjatë një aktiviteti në vitin 2010

“Kjo rritje historike tregon entuziazmin e fuqishëm për Presidentin Biden dhe Nën-presidenten Harris dhe është dëshmi e sistemit të pashembullt për mbledhjen e fondeve që kemi ndërtuar”, tha njëri nga drejtuesit e fushatës Jeffrey Katzenverg. “Në dallim nga kundërshtari ynë, secili dollar që kemi mbledhur do të shpenzohet për të arritur tek votuesit që do të përcaktojnë fituesin e këtyre zgjedhjeve – për të treguar për rekordin historik të presidentit, vizionin e tij për të ardhmen dhe për të theksuar rëndësinë e këtyre zgjedhjeve”.

Gjatë javëve të fundit, zoti Trump ka qëndruar në hije, pjesërisht për shkak të paraqitjeve në gjykata për çështjet e ndryshme penale ndaj tij, shpenzimet e të cilave po i paguan me fondet e donatorëve.

Disa zyrtarë republikanë janë të shqetësuar nëse fushata e zotit Trump ka infrastrukturën e mjaftueshme për një betejë elektorale kundër Presidentit Biden.

Zëdhënësi i ekipit të zotit Trump, Steven Cheung hodhi poshtë rëndësinë e aktivitetit të së enjtes të Presidentit Biden.

Njëri nga bashkëpunëtorët e dy ish presidentëve, Leon Panetta e përshkroi këtë takim donatorësh si një moment të rëndësishëm të fushatës.

“Ky takim, para së gjithash, zgjeron dhe përforcon përkrahjen e të gjithë demokratëve”, deklaroi ai.

Zoti Panetta tha se dy ish presidentët, që njihen si politikanë me përvojë, mund ta ndihmojnë zotin Biden të formulojë më mirë mesazhin e tij.

Themeluesi i platformës së kriptomonedhave FTX, Sam Bankman-Fried dënohet me 25 vjet burg

VOA/Marrë nga Associated Press

Sipërmarrësi i kriptomonedhave, Sam Bankman-Fried u dënua të enjten me 25 vjet burg për një skemë të madhe mashtrimi të investitorëve, që u zbulua pas rënies së firmës FTX, dikur një nga platformat më të njohura në botë për shkëmbimin e kriptomonedhave.

32 vjeçari Bankman-Fried u dënua në nëntor për mashtrim dhe komplot për të mashtruar, një rënie dramatike nga suksesi, që përfshinte një reklamë të tij, të transmetuar në finalen e futbollit amerikan “Super Bowl” dhe mbështetjen nga sportistë të famshëm si ylli i futbollit amerikan Tom Brady, ai i basketbollit Stephen Curry dhe komediani Larry David.

Gjykatësi federal Lewis A. Kaplan njoftoi dënimin në të njëjtën sallë gjyqi në Manhattan, ku katër muaj më parë, Bankman-Fried dëshmoi se qëllimi i tij kishte qenë të revolucionarizonte tregun e kriptomonedhave me idetë e tij novatore dhe altruiste, jo për të vjedhur.

Gjykatësi Lewis Kaplan tha se dënimi pasqyronte “rrezikun se ky njeri ishte në gjendje të bënte diçka shumë më të rëndë në të ardhmen. Dhe nuk është aspak një rrezik i parëndësishëm.”

Gjykatësi Kaplan po ashtu urdhëroi sekuestrimin e 11 miliardë dollarë nga pasuritë e tij për t’ua kthyer investitorëve.

Prokurorët kishin rekomanduar një dënim me burg nga 40 deri në 50 vjet. Ata thanë se Sam Bankman-Fried u kishte shkaktuar klientëve, investitorëve dhe huadhënësve mbi 10 miliardë dollarë humbje, duke shpërdoruar miliarda dollarë për rritjen e ndikimit të tij dhe për përpjekjet për të mbizotëruar në industrinë e re. Prokurorët thanë se ai kishte përdorur ilegalisht para nga depozituesit në platformën FTX për të mbuluar shpenzimet e tij, të cilat përfshinin blerjen pronave luksoze në Karaibe, ryshfete për zyrtarët kinezë dhe avionë privatë.

Platforma FTX u ofronte investitorëve të blinin dhjetëra monedha virtuale, nga “Bitcoin” deri në ato më të panjohura si “Shiba Inu Coin”. Rënia e çmimeve të kriptomonedhave në vitin 2022 i dha një goditje të rëndë platformës FTX dhe përfundimisht çoi në rënien e saj. Filiali i fondit mbrojtës të platformës FTX, i njohur si “Alameda Research”, kishte investuar miliarda dollarë për blerje të ndryshme kriptomonedhash, që pësuan një humbje të konsiderueshme të vlerës në vitin 2022. Sam Bankman-Fried u përpoq t’i mbulonte humbjet në bilancin e “Alameda Research” me fondet e klientëve të platformës FTX.

Tre persona të tjerë nga rrethi i ngushtë i zotit Bankman-Fried pranuan fajësinë për krimet dhe dëshmuan në gjyqin e tij.

Emri më i njohur në mesin e të tyre është Caroline Ellison, ish e dashura e zotit Bankman-Fried. Ajo tha se Bankman-Fried ishte një njeri i matur, i cili e dinte se po kryente krime kur përdori fondet e klientëve. Dy miq të tjerë të zotit Bankman-Fried, Gary Wang dhe Nishad Singh, dëshmuan gjithashtu se vepruan me urdhër të ish drejtuesit të platformës FTX.

Korrupsion, arrestohen dy ish drejtorë të Bashkisë së Tiranës

VOA/Armand Mero

Në Shqipëri dy ish drejtuesë në Bashkinë e Tiranës, Redi Molla, i cili ka qenë në krye të shoqërisë “ujësjellës Kanalizime”, dhe Maringlen Qato, deri para disa kohësh në krye të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, u arrestuan sot me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Ata dyshohen për “korrupsion pasiv” dhe “fshehje e mosdeklarim të pasurisë”.

Një urdhër i dytë arresti, është lëshuar dhe për Taulant Tushen, ish Drejtor i Përgjithshëm, i arrestuar më herët, për përfshirjen në rastin e inceneratorit të Tiranës. Ai dyshohet për “shkelje të barazisë në tendera”.

Masa më të lehta, “Detyrim për paraqitje”, janë dhënë ndaj katër drejtuesve dhe ish drejtuesve në Bashki, Enton Punavija, Drejtor i Drejtorisë së Transportit, Julian Zanaj Drejtor i Prokurimeve, Eglantina Zere e shoqërisë “Tirana Parking” dhe Deborah Keçi, titullare e Klubit Sportiv “Tirana”, ndaj një përgjegjësi sektori si dhe ndaj administratorit të kompanisë “5D Konstruksion”, Nestor Muhametllari.

Eshtë pikërisht kjo kompani, që ka ngritur dyshime e rreth së cilës janë zhvilluar hetimet e Prokurorisë së posaçme. Sipas njoftimit zyrtar “janë krijuar dyshime të arsyeshme se shtetasit Redi Molla dhe Maringlen Qato, janë ortakët e vërtetë dhe pronarët “de facto” të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k. Ata. e kanë zotëruar këtë shoqëri tregtare në mënyrë indirekte, duke përdorur persona të tjerë, si ortakë fiktiv në aktet e rregjistrimit dhe funksionimit të shoqërisë”.

Kompania, e cila ka ndryshuar disa herë dhe emër, rezulton të ketë përfituar “në kundërshtim me rregullat” një seri tenderash nga agjencitë në varësi të Bashkisë së Tiranë, përfshirë 7 raste nga “Ujësjellës Kanalizime Tiranë”, kur ajo drejtohej pikërisht nga Redi Molla, ndërsa Maringlen Qato ishte anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

Disa procedura të tjera prokurimi, janë fituar direkt nga Bashkia e Tiranës. Në këtë rast, sipas Prokurorisë së Posaçme, është zbuluar përfshirja e Drejtorit të Përgjithshëm Tusha, i cili dyshohet se së bashku me disa anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave “e kanë favorizuar dhe i kanë krijuar këtij subjekti tregtar avantazhe dhe privilegje të padrejta në raport me operatorët e tjerë ekonomikë që kanë marrë pjesë në procedurat e prokurimit, duke e shpallur fituese të procedurës së prokurimit në mënyrë të parregullt dhe në shkelje të rregullave të prokurimit publik. Ekzistojnë dyshme të bazuara se Tusha, ka pasur dijeni në lidhje me ortakët e vërtetë të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k dhe ka favorizuar këtë shoqëri tregtare duke ditur se cilët persona kanë qënë zotëruesit indirekt të aksioneve të shoqërisë”.

Dy raste me flagrante, janë procedurat e prokurimit nga shoqëria “Tirana Parking” dhe Klubi sportiv Tirana. Sipas Prokurorisë së Posaçme, titullaret e tyre ia kanë besuar vlerësimin e ofertave të pjesëmarrësve në tender, vetë punonjësve të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k.”

Rrëzohet një avion luftarak rus afër Krimesë, thotë një zyrtar rus

Një avion luftarak rus, Su-35, është rrëzuar të enjten në afërsi të qytetit e uzurpuar Sevastopol, tha guvernatori i emëruar nga Rusia në gadishullin ukrainas, Mikhail Razvozhayev.

“Një avion ushtarak ra në det… objektet civile nuk janë dëmtuar”, tha Razvozhayev në Telegram.

Piloti e braktisi me kohë avionin dhe u gjet nga ekipet e shpëtimit rreth 200 metra larg bregdetit, tha Razvozhayev, duke shtuar se jeta e tij nuk është në rrezik.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë nuk ka komentuar rreth raportimeve për rrëzimin e avionit ushtarak.

Kanalet ruse në Telegram raportuan më herët se një avion luftarak ruse, Su-35, u rrëzua në afërsi të Sevastopolit.

Shkaktari i rrëzimit të avionit nuk dihet.REL

“Kryeministri bashkëpunëtor”, Bardhi denoncon: Olsi Rama lidhje me laboratorin e drogës në Xibrakë. Ja 10 faktet

Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi ka dalë sot në një deklaratë të jashtëzakonshme për shtyp.

Teksa e nisi fjalën e tij me një ndjesë për vonesën e kësaj konference, Bardhi denoncoi vëllanë e kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama, duke e përfshirë si pjesë e trafikut në laboratorin e drogës në Xibrakë.

“Pak kohë më parë bëmë publik faktin se kemi prova që lidhin Olsi Ramën me organizatën kriminale të trafikut të drogës në Xibrakë. Provat faktojnë se vendi ynë nuk udhëhiqet nga qeveri demokratike, por një kryeministër i marrë peng nga trafiku ndërkombëtar i kokainës. Faktet sot mund ta bëjmë bashkëpunëtor, por të organizatave.

Çështja Xibraka është modeli i rënies së shtetit dhe ngritjes së krimit. Ishte laboratori parë i kokainës i zbuluar në Shqipëri vetëm një vit pas ardhjes në pushtet të Ramës. Zbulimi i tij nuk ishte një vepër e policisë shqiptare megjithëse ishte në një vend të hapur, as policia jonë e as shërbimet sekrete nën drejtimin e Ramës nuk kishin asnjë informacion. Sinjalizimi erdhi nga policia gjermane në Hanover.”, tha ai.

10 FAKTET DHE “RASTËSITË DOMETHËNËSE” QË PROVOJNË PËRFSHIRJEN E OLSI RAMËS NË DOSJEN “XIBRAKA” JANË:

1. Prokuroria dhe gjykata shqiptare kanë pranuar se personat e dënuar (9 shtetasë, prej të cilëve 7 shqiptarë dhe 2 kolumbian) nuk janë të vetmit persona që kanë qenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Në datën 08.03.2016 Prokuroria për Krime të Rënda ka ndarë procedimin për “bashkëpunëtorët e paidentifikuar” duke e emërtuar me nr. 335/1 të procedimit, për të cilin ka vlerësuar se kishte nevojë për hetime të tjera lidhur me identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë në këtë aktivitet kriminale për të cilët hetimet duhet të vazhdonin.

2. Në shumicën e raporteve të shërbimit të grupeve policore të vëzhgimit, ku rezulton të jenë identifikuar të gjithë personat e përfshirë, evidentohet githmonë një person i paidentifikuar që përshkruhet si “personi i moshës 45 vjeç me flokë të shkurta”. Olsi Rama, vëllai i Kryeministrit Edi Rama, ka lindur më 09.09.1969 dhe në periudhën Dhjetor 2014-Janar 2015 ka qenë 45 vjeç. Nga pamja e fotografisë së tij rezulton gjithashtu se ai është një person “me flokë të shkurtra”.

3. Në takimin e datës 13.01.2015 me pothuajse të gjithë anëtarët e grupit kriminal, “personi i moshës 45 vjeç me flokë të shkurta”, që ka mbetur i paidentifikuar, ka qenë përdorues i automjetit me targa AA653DM.

4. Nga të dhënat e sistemit TIMS rezulton se Olsi Rama është përdorues i automjetit me targa AA653DM.

5. Automjeti me targa AA653DM, në drejtimin e të cilit ishte anëtari i paidentifikuar dhe që cilësohet si “personi i moshës 45 vjeç me flokë të shkurtra”, rezulton të jetë përdorur edhe nga pjesa tjetër e drejtuesve të grupit kriminal, ku përfshihen Genci Xhixha, Ermal Hoxhën dhe Gentian Gjonaj.

6. Pra, automjeti me targa AA653DM, që në datën 13.01.2015 në takimin e organizuar mes anëtarëve të organizatës kriminale, drejtohej nga personi i paidentifikuar dhe i cilësuar si “personi i moshës 45 vjeç me flokë të shkurtra”, gjatë periudhës Prill – Dhjetor 2014, është përdorur për hyrje-dalje nga Shqipëria, sipas sistemit TIMS, nga Olsi Rama, Genci Xhixha (bosi i grupit kriminal), Ermal Hoxha (anëtar i grupit kriminal) dhe Gentian Gjonaj (anëtar i grupit kriminal).

7. Përdorimi i të njëjtit automjet më së paku provon një miqësi të konsoliduar mes Olsi Ramës dhe personave drejtues të organizatës si Genci Xhixha apo Gentian Gjonaj.
8. Dyshimi i hetuesve shqiptar ka qenë se Genci Xhixha është njoftuar paraprakisht për mundësinë e arrestimit dhe është larguar nga territori shqiptar në mënyrë ilegale më datë 14 Janar 2015. Vëllai i Kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama, rezulton nga sistemi TIMS të ketë datë nga Shqipëria më datë 14 Janar 2015, në orën 15.38 min, nga pika e kalimit të kufirit “Morinë” në Kosovë, me një automjet që rezulton çuditërisht si asnjëherë tjetër i paregjistruar në sistem.

9. Nga verifikimi i sistemit TIMS, Olsi Rama, ashtu si Genci Xhixha, konstatohet se ka hyrje-daljet më të shpeshta dhe me kohë të shkurtër qëndrimi nga muaji Tetor 2014-në muajin Janar 2015, kohë në të cilën shtrihet periudha e përgatitjes deri në finalizimin e veprës penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

10. Nga verifikimi i sisitemit TIMS rezulton se vëllai i Kryeministrit të Shqipërisë, Olsi Rama, ka dalë jashtë territorit shqiptar, me date 07/11/2014, një ditë përpara mbërritjes në Shqipëri, të dy shtetasve kolumbian Cesar Adolfo Avila Gutierrez dhe Walther Moren Morena, të cilët me njohuritë e tyre kimike bënë të mundur fillimin e procesit të përpunimit të kokainës. Sipas gjykatës shqiptare rezulton se një person i paidentifikuar, ka bërë të mundur ardhjen në Shqipëri të tyre në datën 08/11/2014.

(BalkanWeb)

Bardhi thirrje kreut të SPAK: Të rihapet dosja e Xibrakës, të hetohet roli i Olsi Ramës. Nesër dorëzojmë faktet

Gazment Bardhi ka mbajtur sot një konferencë urgjente për mediat.

Ai ka treguar fakte që sipas tij lidhin vëllain e kryeministrit Edi Rama, Olsi Ramën me laboratorin e drogës në Xibrakë.

Ai tha se Olsi Rama ka përdorur të njëjtin automjet të paktën në 7 raste, që përdornin dhe anëtarë të tjerë të grupit kriminal. Asokohe sipas Bardhit, Olsi Rama ishte 45 vjeç.

“Pra, sipas dosjes penale policia ka identifikuar çdo person të përfshirë, përveç një personi që shoqërohej me drejtuesit kryesorë të grupit. Ajo i di pamjen personit, i di fiks moshën, por nuk i ka gjetur dot emrin!

Ky person i paidentifikuar nga policia, një ditë përpara operacionit për arrestimin e grupit, pra më 13 janar 2015, ka qenë prezent në bazën e grupit kriminal, në një nga zonat e Tiranës, sëbashku me drejtuesit kryesorë të grupit kriminal. Nga raportet e shërbimit të grupeve policore të vëzhgimit personi pa emër përshkruhet, po citoj: “personi i moshës 45 vjeç me flokë të shkurtra”, përdorues automjetit me targa AA653DM.

Vëllai i kryeministrit Edi Rama është i datëlindjes 09.09.1969 dhe në vitin 2014-2015 ka qenë ekzaktësisht 45 vjeç. Por do të ishte qesharake të akuzosh dikë vetëm për shkak të moshës dhe të pamjes.

Nuk do ta bëja nëse nuk do të disponoja të dhëna se Olsi Rama, sipas provave të sistemit TIMS, është ekzaktësisht përdorues i automjetit me targa AA653DM.

Nga të dhënat e sistemit TIMS rezulton gjithashtu se Olsi Rama, vëllai i kryeministrit dhe anëtarët kryesorë të grupit kriminal të Xibrakës, Genci Xhixha, Ermal Hoxha dhe Gentjan Gjonaj kanë përdorur disa herë, së bashku dhe veç e veç, automjetin me targa AA653DM.

Gjatë periudhës Prill – Dhjetor 2014, kur u planifikua dhe u zbatua plani për ngritjen e laboratorit të kokainës, automjeti me targa AA653DM është përdorur për hyrje-dalje nga Shqipëria nga Olsi Rama, Genci Xhixha (bosi i grupit kriminal), Ermal Hoxha (anëtar i grupit kriminal) dhe Gentian Gjonaj (anëtar i grupit kriminal). E ndërsa tre të tjerët janë identifikuar nga Policia, duke përshkruar edhe automjetet me të cilët kanë lëvizur gjatë takimit me grupin kriminal në bazën e tyre në Tiranë, 45 vjecari, përdorues i automjetit me targa AA653DM nuk është identifikuar me emër. Pra, policia dhe prokuroria, i vendosin në dosje moshën fikse të personit, por jo emrin!

Përdorimi i një automjeti nga i njëjti grup personash, tregon ndër të tjera besimin dhe miqësinë e ngushtë që kanë katër personat e sipërcituar me njëri-tjetrin”, tha Bardhi.

Kreu i Grupit Parlamentar i PD-së së Rithemelimit, Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat, i ka bërë thirrje kreut të SPAK Altin Dumanit, që të rihapë dosjen e Xibrakës.

Gazment Bardhi ka zbuluar emrin e një individi, që thotë se ka qenë mik i Olsi Ramës dhe policia nuk e ka përmendur, edhe pse kishte lidhje me laboratorin e kokainës në Xibrakë.

Bardhi deklaroi se Genci Xhixha nuk është identifikuar, sepse ka qenë mik i Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.

“Nuk u arrestua për dosjen e Xibrakës Genci Xhixha, që u kthye nga rruga ditën kur u kryen arrestimet. Të gjithë të arrestuarit morën dënime minimale. Genci Xhixha nuk u gjend asnjëherë nga policia dhe është në kërkim. Ka një arsye. Kreu i organizatës të trafikut të kokainës ishte mik i Olsi Ramës, vëllai i Edi Ramës. Këto janë fakte që ndodhen në dosjen e Xibrakës.

Në dosje provohet marrëdhënia e besimit mes Olsi Ramës dhe kreut të organizatës kriminale që merrej me trafik droge. Policia ka identifikuar çdo person, përpos një personi. Policia di pamjet e personit, di moshën, por nuk e ka identifikuar. Policia e identifikoi të dyshuarin si person që ka një makinë që i është identifikuar targa”, deklaroi Bardhi.

Kreu i grupit parlamentar të PD, ka deklaruar se dyshohet se ka qenë vetë Olsi Rama ai që ka nxjerrë jashtë territorit shqiptar, Genci Xhixhën.

“45 minuta pas arrestimeve, makina me të cilin udhëtonte nuk është regjistruar në të dhënat e TIMS duke lënë dyshimin se mund të ketë nxjerrë Genci Xhixhën jashtë kufirit. Asgjë nga këto nuk është rastësi. Nuk ka rastësi kur me detaje e planifikuan transportin nga Kolumbia të drogës dhe laboratorin në Xibrakë.

Makina me targa AA653 DBM nuk është e vetmja makinë që Olsi Rama përdori bashkë me të dhënat e grupit kriminal. Ata përdorën edhe dy automjete të tjera”, tha ai.

Bardhi shprehet se pjesëtari i organizatës kriminale në Xibrakë, që është i paidentifikuar, është Olsi Rama. Kjo, sepse në dosje është një 45-vjeçar, që ngjan me Olsi Ramën dhe ai ka përdorur të njëjtën makinë me trafikantët e që nuk është identifikuar nga policia.

“Të hapet sërish dosja Xibraka, të hetohet roli i Olsi Ramës për laboratorin e drogës. I drejtohem kreut të SPAK Altin Dumani, prova është dosja. Ndërsa për Edi Ramën kam një pyetje se përse krerët e organizatës kriminale përdorën me Olsi Ramën të njëjtën makinë.

Thelbi i çështjes është se çfarë bën Olsi Rama në të njëjtën makinë, ku kanë udhëtuar edhe kriminelët. Është koha që kryeministri të provojë mjerimin e së vërtetës dhe të çlirohet nga banditët dhe trafikantët”, deklaroi Bardhi.

(Balkanweb)

Ukraina shkatërron dhjetëra dronë rusë

Forcat ukrainase kanë rrëzuar 26 nga 28 dronët e lëshuar gjatë natës nga Rusia, tha ushtria e Kievit të enjten, më 28 mars.

Dronët Shahed, të prodhimit iranian, u shkatërruan në zonat në lindje, jug dhe juglindje të Ukrainës, shtuan Forcat Ajrore ukrainase.

Guvernatori i rajonit të Zaporizhjës tha përmes një postimi në Telegram se dy gra u plagosën pasi copëzat e një droni të shkatërruar ranë në një zonë të banuar në kryeqytetin rajonal.
Dëmtimet në ndërtesat e banimit në qytetin e Harkivit pas sulmeve ruse më 27 mars 2024.

Prokurorët në rajonin lindor të Harkivit raportuan se një restorant, një dyqan dhe disa zyre pësuan dëme nga fragmentet e tre dronëve.

Forcat Ajrore ukrainase thanë po ashtu se Rusia gjatë natës ka kryer sulme me disa lloje raketash, duke mos dhënë më shumë detaje.

Rusia vazhdimisht kryen sulme ajrore ndaj qendrave të populluara, që gjenden larg vijave të frontit, teksa Moska po vazhdon pushtimin e paprovokuar të Ukrainës që nisi në shkurt të vitit 2022.REL


Send this to a friend