Profesori amerikan, Edward Joseph e sheh të zymtë situatën në Ballkan pas pushtimit të Rusisë në Ukrainë. SHBA-ja dhe BE-ja, sipas tij, duhet t’i kuptojnë më mirë implikimet e asaj lufte në rajon dhe të marrin qëndrimin e duhur ndaj Kosovës, të cilën, ai thotë se duhet ta avancojnë drejt njohjes ndërkombëtare dhe ta sjellin Serbinë në pranimin e rendit perëndimor. Kjo, sipas tij, do ta izolonte Putinin dhe do t’i jepte më shumë siguri Ukrainës.
Asnjë rajon në glob nuk ka parë ndikim më befasues dhe tronditës nga agresioni i Rusisë në Ukrainë sesa Ballkani. Kështu shkruan Edward P. Joseph, profesor në Universitetin Johns Hopkins në Washington, në një artikull me titullin “Përçarja pas pushtimit në Ballkan”, botuar të martën nga Qendra për Studime të Balltikut dhe Europës Lindore në Universitetin Sodertorn në Suedi.
Joseph shkruan aty për zhvillime shqetësuese në Ballkanin Perëndimor që prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë.
“Në thelb, SHBA-ja dhe BE-ja nuk kanë arritur ta kapin atë mundësi – dhe nevojën – e krijuar nga pushtimi i Putinit për t’i mbyllur mosmarrëveshjet e trashëguara etno-kombëtare nga kolapsi i Jugosllavisë tri dekada më parë. Më kryesorja ndër këto çështje të pazgjidhura është refuzimi i Serbisë për ta njohur pavarësinë e vitit 2008 të ish-krahinës së saj, Kosovës”, shkruan Joseph.
Profesori amerikan thekson se mungesa e zgjidhjes së këtij problemi është pengesa kryesore që e ka vonuar prej kohësh integrimin euroatlantik të të dy vendeve.
Ai shkruan se “leva e Serbisë mbi Kosovën” po e lejon presidentin serb, Aleksandar Vuçiq që “ta izolojë ish-krahinën”, gjë që ai thotë se e ka prioritet, dhe “ta vazhdojë falsitetin e tij” të “ekuilibrit” midis BE-së dhe Hungarisë, Kinës e Rusisë.
“Deri tani, vendi më i madh – me ekonominë më të madhe – të BB6, Serbia ka një ndikim të jashtëzakonshëm në fqinjtë e saj WB6, veçanërisht në të tri vendet me popullsi të konsiderueshme serbe (Bosnje-Hercegovinë, Kosovë dhe Malin e Zi). Kjo e bën Beogradin të jetë kanali kryesor për ndikimin rus dhe destabilizimin rajonal në Ballkan, siç pasqyrohet qartë në sondazhet e opinionit publik”, thuhet në artikull.
Ai kujton se “shfaqja më tronditëse e paqëndrueshmërisë rajonale ka ndodhur në Kosovë më 24 shtator 2023”, kur një grup serbësh sulmuan Policinë e Kosovës dhe u vra rreshteri Afrim Bunjaku.
“Pesë vende të BE-së – katër prej të cilave janë anëtarë të NATO-s – nuk e njohin Kosovën”, shkruan Joseph, i cili më tej thekson se as SHBA dhe asnjë vend i BE-së nuk ka nxjerrë gjetjet nga analizat e inteligjencës për episodin e 24 shtatorit, “e lëre më të dënojë Beogradin”.
“Zyrtarët amerikanë duket se janë të kënaqur me dorëheqjen e Aleksandar Vulinit, ish-shefin famëkeq të inteligjencës serbe”, shkruan ai. Megjithatë, Joseph shton se pro-rusi i hapur Vulin vazhdon të shfaqet nëpër mediat serbe duke reklamuar “Serbinë e Madhe”.
“Operacioni Banjska sugjeroi që Beogradi zyrtar – me miratimin e mundshëm nga lideri autokratik, Vuçiq – kishte hartuar një plan për ta ndryshuar status quo-në në Kosovë me forcë. Se një përpjekje e tillë e pacipë do të ndodhte në një territor të mbrojtura nga NATO, duke përfshirë edhe trupat e afërta amerikane, sugjeron një humbje dramatike të respektit për autoritetin perëndimor”, shkruan profesori amerikan.
Joseph kujton se në shkurt të vitit 2023, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, siç shkruan ai, “i befasoi mbështetësit e tij, dhe veçanërisht Vuçiqin duke pranuar propozimin e ri të BE-së, duke përfshirë autonominë e diskutueshme për serbët e Kosovës (Asociacionin)”.
Tutje ai tregoi edhe tërheqjen në njëfarë mënyre të Serbisë nga marrëveshja për normalizimin e raporteve.
“Edhe nëse pranohet plani i “normalizimit”, ende nuk është e qartë (dhe me gjasë e pamundur) nëse Kosova madje do të ketë një rrugë drejt anëtarësimit në NATO dhe BE”, shkruan ai.
Siç shpjegon Joseph, “ngërçi në Kosovë është zgjatur nga përçarjet europiane për pavarësinë e Kosovës”.
“Me mbështetjen aktive të Rusisë, Beogradi mund të vazhdojë status quo-në, duke e izoluar Kosovën deri sa BE dhe SHBA ta pranojnë përfundimisht një ndarje – strategji jo ndryshe nga ajo e Putinit në Ukrainë. Në të vërtetë, 24 sulmi i 24 shtatorit në Banjskë mund të ketë qenë përpjekja për të shpejtuar këtë rezultat”, thekson ai.
“Përshpejtimi i paqëndrueshmërisë në Ballkan vërteton pohimin e Putinit se rendi perëndimor është iluzion dhe arbitrar. Pozicioni i mosnjohësve ia lejon Putinit gjithashtu ta përdorë Kosovën si “precedent” për ta copëtuar Ukrainën, ndërsa ai dhe zyrtarë të tjerë rusë akuzojnë Perëndimin për copëtimin e Serbisë”, shkruan tutje Joseph.
Ai shkruan se Perëndimi humbi mundësinë për ta nxjerrë një vendim strategjik nga Serbia në fillim të luftës në Ukrainë, për t’i vënë sanksione Rusisë, dhe shton se “SHBA dhe zyrtarët e BE-së duket se janë vendosur për një situatë shumë të paqëndrueshme ‘modus vivendi’ me Beogradin”.
Ka dy mënyra për SHBA-në dhe partnerët kryesorë të BE-së për “ta rikuperuar besueshmërinë e tyre të dëmtuar dhe për ta rivendosur ekuilibrin”, sipas Joseph. Së pari, duhet, siç shkruan ai që “Beogradi t’i respektojë sanksionet e BE-së dhe ta mbyllë RT dhe Sputnik Serbia”, dhe së dyti “SHBA dhe partnerët kryesorë të BE-së mund ta inkurajojnë Ukrainën që ta njohë Kosovën”.
“Njohja e Prishtinës nga Kievit do të siguronte katalizatorin për njohjen uniforme të Kosovës në NATO”, sipas Joseph, si vendin që janë – citon presidentin amerikan Joe Biden – “në vijën e parë të frontit duke luftuar për të shpëtuar parimet demokratike që bashkojnë të gjithë njerëzit e lirë”.
Joseph shkruan se “njohja e Ukrainës do t’ia jepte Athinës kontekstin që zyrtarët grekë thonë se duhet ta njohin Kosovën”. Ai kujton se “Athina tashmë ka marrëdhënie të mira me Prishtinën dhe ka shprehur gatishmërinë për ta njohur Kosovën për t’i çuar përpara interesat e rëndësishme greke”. Ai shton se “Athina ka nevojë për stabilitetin në Ballkan dhe ka interes ta parandalojë një ndarje të Kosovës, e cila do t’ia hapte derën ‘Serbisë së Madhe’, ‘Shqipërisë së Madhe’ dhe ndikimit turk në Ballkan”.
Ai shkruan edhe për mundësinë që Kosova ta marrë njohjen nga Spanja.
“Vendimi themelor i Spanjës në janar për ta njohur pasaportën e Kosovës (pas liberalizimit të vizave të BE-së për qytetarët e Kosovës) sugjeron se Madridi mund të lëvizë drejt njohjes së plotë, nëse Kyivi së bashku me Athinën dhe vendet tjera mosnjohëse ta ndryshojnë pozicionin e tyre”, shkruan profesori amerikan.
“Si përmbledhje, situata e zymtë pas pushtimit (të Ukrainës) në Ballkan mund të kthehet mbrapsht nëse SHBA-ja dhe BE-ja i kuptojnë implikimet për luftën e përgjithshme kundër Rusisë dhe e pranojnë se stabiliteti i vërtetë kërkon qëndrim të duhur ndaj Kosovës. Lutja e Beogradit – iluzioni se Vuçiq do të bashkëpunojë – është një dështim i dëshmuar”, thekson ai. “Avancimi i njohjes uniforme të Kosovës në NATO (në radhë të parë) do ta mbështesë diplomacinë SHBA-BE, dhe më në fund ta sjellë Serbinë në pranimin e rendit perëndimor – duke e lënë Putinin më të izoluar dhe Ukrainën më të sigurt”, shkruan Edward Joseph në fund të shkrimit.bw
Pershendesim te nderuarin president Mr .Ilir Meta!
Pershendesim redaksin e gazettes VOAL
Urime popullit te krahinve krshinike te Nikon- Merturit
I nderuari Z.president Ilir Meta.ne Curraj eper asnje president,kryeministere
shqiptar nuke ka shkelur
me nga qeveria 1912 deri
me 14.10..2018.ase te vjete pase v.1944*por
Ate paas v.1990 nuk doli askush
Eshte fshat shume I buker me nje pamje mrekullushme Ku gjarperon lumi curraje
Jan shume krenare,bujare e mikprites
“buk e kryp e zemr”,”me cla ne ka qellure”,mire se keni ardh”.
Deputeti I pare cur ka shkure Si depute se kishte qene edhe me pare
Ne nje dasem e nje here I arrestuar nga
qafa kolcite per qafemagrite e ne shkoder
kishin nje drake parsimi nikaj-meturit per komandantin e pergjithshem
xhandarmaris (nuke dinen pse vjen).kur Ulen me ngeren buke shofin nje njeri afrr nje
Prozhmi(pyll meshkure fauj te shkurter) shofin nje person me kapuc bardh Pak I krrusur
Qe nuke Levites.
Bajraktar I thote Z.muharrem a e keno shoqnus ate Burrin atj afer pyllit???,
Jo, I thote muharremi eshte kundershtare i iii, I mbretit e pro fanolistt e b.currit.
bajraktari – kah je ka e cone ???
Muharremi thote per shkoder.Bajraktari ju tha dy barrave ”thrreie per Derek”..
Muharremi Ai eshte I lidhure e I demure??
Po kush eshte Ai pet banraktari ???? -Ali Nimani I t’planite.
Bajraktari cohet a ne kemb e bane me dore”pasha besen” kurrnja nuke kemi me hanger drek pa e sjell Ali nimanin me
ne.”:kur kan mbaruare dreken,bajraktari nikaje I ka thene muhamit.”muharrem! “nuk e kalon qafen e agrit, mercury shale kundershtone kundershton ”nepermes fiseve tona nuk e kelon pa pushk me kalue ali nimanin”.
murremi po , ata jo,ateher muharremi s pate cfere me be esht dorzue.
I kane dhen kalin e pushken e kane pefcjell deri tek Bek Ahmeti Gjonaje(patriote)
ne Geghysen.
Ne vitin 1951 pas nje perplasje qe kishte marre ali nimani nga ,kapiten I pare,
komandant vendi e pushojn nga puna,e perjashtuan nga partia e rehabilituane e zgjodhen deputet per
nikaj-merturin,.
Ata burrat e nika merturi e kane priture shume mire,me gjith se te varfer dhe strehim te keqe,ishin
,komunikishem me gjth gjendjen e veshtire nuk ankoheshine??
Aliu ne mbledhje e pare I ka kerkuar takim e.h.Ja ka spjegure gjendjen e rendevekonomike,dhe mungesen e shkollave
Enveri I ka then ti shpergulim??.Aiu I ka then ata kurtqysh nuk e leshojn vendin e vete.
Por I ka then enverit me Na dhen bursa me shkue tinia ne shkolla,ata e ndrushojn gjendjen fshatrave.
Enveri I ka premtuare qe do porositi ministry e arsimin me dhene bursa.
“Faleminferes I ka thene deputeti”.
Pra me qene se rregullohet rruga makines se (50 vjet qe e pa mundure ,fshati Curran eper dhe bradoshnica nuk u lidhen me rrug
automobilistike, u bene dhe 28 demokraci tranzicion I sterzgjature..(afersisht nje shekull)
Ju z. President po rregulloni nje Anderr ka hershmen Jo vetm te populist nikaj-merturite por dhe malaise gjakove te shqiptarve gjth krahinave e te shteteve te ndrysheme. sidomobte austrise qe prinjesin e tyre Perl Tuline.in e ka dekoruare me medaljen late te auustrise.
Tani urbanizimi I zones Nikaj-merture mund ripertrihet jetesa,gjallrohet vendi qe eshte boshatisut ne ato 24 fshatra.
Ndofta ata qe Kane pregatitur materilin
Kene harruar mjeshtrat e mdhej te provinces qe ne ate kohe
Zgjoninn artin ne nje tunel me dy candila:
1. Njeri Sokol Arifi ,”bilbili” alpeve shqiptar autore tekstesh rapsodic kreshnike qe me zerin e tij I kendoj malsis,shqiperise.kosoves kreshnike ,camries ….martire .
poetic rapsod author,te vetemit ne ato koh,, ANTAR i
I lidhjes shkrimtarve dhe Artiste te shqiperise,autore librashe me poezi ,valltare,humoriste,bahcevane dhe
2.dr.Dentiste Ali Mula artiste,interpretus,istrumentistit,aktoorit ,humoristit .dirigjentin.
qe mbante gjall jeten kulturore ne ate qyytet te Vogel ne vitete50- 60 cur
akma punohej me candiel e llome -llampa vaj guri..
Nuke po zgjate tek brezi II I regjisorve aktorve skulptorve,’piktorve,dirigjetve,muzikologve,
shrimtarve,poetve me univversitet ,academic te arteve,qe meritojn lavdrime
Vecanta.
Por ne tropoje punojn ne kushte te veshtira po me thoshte nje koreogref,(d.m.
Balet m). qe s’kemi costume por me huszime
Dikur vallet Tropojane trondite Mosken e festivalit boterore te
rinis botes e prej cikave- vajza te vogla shin(vitin 57) ,xhevahire gashi,kad a. mulosmani,
nafie uka,Zade Motina,KORTOCI,VJOLLCA BARDHECI.,,,,,,
pa ndonje pregatitke special.Me vone proofesoret: haklajt,mataliaj kan avancure,
Por duhet mbeshteten me financim-investime nga shteti.
Fo’klori,arti,kuture Jane trashgimni e vjeter,vetm nje gje duhet diture qe vote, kenget
“‘ma je krahu”-
te Veriut dhe”iso more”polifonike.
Te jugute Jane perla e kangve vjetra Europjan (prof.P.Mani)
Mendoj qe muzikologet,dirigjente,flolkloristet,llinguistet
Duhet te punojne,per nje studimbe sinkronizim ne jug e ne very
Per kete kenge,Camet Kane beret perpunime,,Kanga ma je krahu duhet sille ne ate
Platform qe muzika e ,o, hej,o,po,mor Jo,done nje muzikolog,polinstrument
Urojm fillimin e Punimeve.
Fatbardh Doci
Scientific Collaborator
New York
October 14,2018
USA.