VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Presidenti i PPE Tusk thirrje shqiptarëve: Nëse doni ndryshimin, votoni ndryshimin. Votoni 9! Shqipëria fiton

By | April 21, 2021
blank

Komentet

blank

Sekuestrohen rreth 2 tonë kokainë në Kosovë, kaluan me kamion nga Porti i Durrësit

KOSOVË

Sekuestrohet sasi rekord kokaine në Kosovë. Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se është kapur një sasi prej rreth 2 tonë kokainë, pas një super-aksioni të kryer në bashkëpunim mes forcave policore italiane, shqiptare e kosovare.

Siç raporton gazetarja Lala për “BalkanWeb”, kamioni ka kaluar nga porti i Durrësit dhe kishte një ngarkesë bananesh. SPAK ishte sinjalizuar për ngarkesën e dyshimtë, që do të vinte nga Italia, dhe kishte mbajtur në vëzhgim kamionin prej 10 ditësh.

Autoritetet shqiptare do të ndërhynin vetëm nëse do të kishte tentativa për të marrë ngarkesën brenda territorit të Shqipërisë, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur, pasi mjeti ka vijuar rrugën drejt Kosovë, ku dhe mësohet të ketë pas destinacionin.

blank

Tiranë: Mbërrijnë trupa të tjera amerikane për stërvitjen “Defender 21”

Ilirian Agolli

Një avion me 267 trupa amerikane mbërriti të dielën në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” si pjesëtarë të stërvitjes “Defender Europë 21”.

Kjo është stërvitja më e madhe ushtarake në rajonin Ballkanit që nga Lufta e Dytë Botërore, më e rëndësishmja në kuadër të NATO-s, që po zhvillohet në 7 baza të ndryshme ushtarake në Shqipëri.

Në këtë stërvitje marrin pjesë më shumë se 28 mijë trupa nga 26 shtete.

Shqipëria ka rol kryesor në këtë stërvitje si vend mikpritës dhe stërvitor, duke vënë në dispozicion disa baza ushtarake ajrore, detare dhe tokësore.

Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim, dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura gjeneralmajor, Bajram Begaj, pritën në aeroportin e Rinasit ushtarët nga Skuadra e 53-të Luftarake e Brigadës së Këmbësorisë.

Ambasadorja Yuri Kim e vlerësoi atë një ngjarje historike. “Shtetet e Bashkuara kanë shpenzuar 35 milionë dollarë në Shqipëri, duke punësuar qytetarë shqiptarë si shoferë, punëtorë ndërtimi, kuzhinierë dhe në çdo profesion tjetër. Kjo është shumë e rëndësishme dhe shpresojmë vazhdimin e saj në javët e ardhshme. Ne do të kemi më shumë se 6 mijë trupa këtu. Kjo nuk do të ndodhë njëherësh, por janë 6 mijë trupa të ndryshme, që do të kalojnë nëpër Shqipëri dhe besoj se në fund të kësaj, të gjithë do të kenë provuar mikpritjen shumë të rrallë dhe të mrekullueshme të Shqipërisë, kurse udhëheqësit ushtarakë do të mund të shikojnë vlerën strategjike të bashkëpunimit dhe aleancës sonë shumë të fortë me Shqipërinë”, – tha ambasadorja Kim.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura gjeneral-major Bajram Begaj u shpreh se kjo stërvitje ndodh për herë të parë në Shqipëri.

“Është një stërvitje komplekse që përfshin pjesë ajrore, detare dhe tokësore. Sot pjesa pjesë e ekipit të stërvitjes të forcës tokësore që do të bëhet në Bizë është dhe pjesa e ushtarakëve të mbërritur sot prej 276 personash. Kështu është një ngjarje historike jo vetëm për ushtrinë, por dhe për vendin tonë”, – tha gjeneral-major Begaj.

Kolonel Blake Glass, komandant i Skuadrës së 53-të Luftarake e Brigadës së Këmbësorisë e vlerësoi stërvitjen “Defender 21” si një rast shumë të mirë për bashkëpunimin me Forcat e Armatosura shqiptare.

“Defender Europe 21” është një stërvitje e përvitshme, që udhëhiqet SHBA për të rritur gatishmërinë dhe ndërveprimin midis ushtrive të Shteteve të Bashkuara, NATO-s dhe atyre të vendeve partnere.

blank

Presidentja e Kosovës feston sot ditëlindjen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, feston sot ditëlindjen.

Osmani u lind me datë 17 maj të vitit 1982 dhe sot i ka mbushur 39 vjet.

 

Ajo është presidentja e dytë grua e Kosovës, pas Atifete Jahjagës.

Vjosa Osmani shkollën fillore dhe atë të mesme, e përfundoi me sukses të shkëlqyeshëm në qytetin e saj të lindjes në Mitrovicë.

Studimet themelore i përfundoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ndërsa studimet master dhe doktoraturën e përfundoi në Universitetin e Pitsburgut, në SHBA, ku u dallua në mesin e qindra studentëve ndërkombëtarë.

Përgjatë të gjitha fazave të studimit, ajo ishte bursiste. Si profesoreshë universiteti, në Kosovë ajo ligjëron lëndë nga fusha e së Drejtës Ndërkombëtare, ndërkaq në Amerikë ligjëron lëndën “Shtet-ndërtimi dhe e Drejta: Përvoja e Kosovës”.

Më 27 gusht të vitit 2009, Vjosa Osmani – Sadriu u zgjodh shefe e stafit të Presidentit të atëherëshëm të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Osmani më herët ka shërbyer si Kryetare e Komisionit për Integrime Evropiane dhe nënkryetare e Komisionit për Reforma Kushtetuese në Kosovë.

Vjosa Osmani është e martuar dhe është nënë e dy vajzave binjake.

blank

Basha në Këshillin Kombëtar: Zgjidhni dhe dua t’ju shoh në sy. Ose zgjedhjet janë të vjedhura dhe vazhdojmë në betejë, ose nëse për ju janë në rregull, jap dorëheqjen tani

Kreu i PD, Lulzim Basha ka vënë Këshillin Kombëtar para dy alternativave. Basha thekson se nëse zgjedhjet e 25 prillit janë të vjedhura atëhere duhet të vijohet beteja, raporton gazetari Osman Stafa.

Nga ana tjetër ai thotë se nëse për anëtarët e Këshillit zgjedhjet e 25 prillit janë në rregull, atëhere ai jep dorëheqjen që tani.

‘’Zgjidhni dhe dua tju shoh të gjithëve në sy. Ose zgjedhjet janë të vjedhura dhe vazhdojmë në betejë, ose nëse për ju janë në rregull, atëherë unë jap dorëheqjen tani.’’- tha Basha.

blank

Artan Fuga: Kërkesa për dorëheqje të parevokueshme të Bashës do të ishte një gafë politike e PD

Akademiku Artan Fuga deklaron se është gafë e madhe që Këshilli Kombëtar ti kërkojë sot dorëheqjen e parevokueshme, kryetarit të PD, Lulzim Bashës.

Fuga kërkon që sot të japë dorëheqjen kolektivisht Kryesia, pasi përjashtimi i Bashës nga kandidimi nuk i shërben demokratizimit të partisë.

Ai thekson se përderisa më 13 qershor do të mbahen zgjedhjet në PD, secili kandidat për kryetar mund të konkurojë lirshëm.

Për Fugën, Basha ka shansin të demokratizojë partinë dhe kandidatët të dalin me platforma politike se çfarë propozojnë më mirë.

STATUSI NGA ARTAN FUGA
Kërkesa për dorëheqje të parevokueshme të z. Basha do të ishte një gafë politike e PD
—————————
Do të ishte një gafë e madhe që Keshilli Kombëtar i PD të kërkonte sonte dorëheqjen e parevokueshme të z. Lulzim Basha. E para, sepse përjashtimi nga kandidimi nuk i shëben fare demokratizimit të partisë demokratike, sepse është një akt përjashtimi. E dyta sepse nëse ka përgjegjësira në atë parti, dhe unë vazhdoj të mendoj se ka, pavarësisht zgjedhjeve antidemokratike të 25 prillit, ato janë kolektive. Po deshët i numurojmë. E treta sepse përderisa në 13 qershor bëhen zgjedhjet për kryetarin, të gjithë kandidatët mund dhe duhet të konkurojnë lirshëm para partisë. Por vota të numurohet si duhet, jo si në 25 prill. Komisioni duhet të ketë antarë nga të gjithë kandidatët. Demokratizimi nuk është përçarje. Askush nuk mund të thotë se meqë kishim përballë shtetin nuk ka të tjerë që mund ta bëjnë më mirë punën. Por besimin e jep vota e partisë, madje edhe elektorati, jo me akte përjashtimi si biroja. Ne duhet të shkëputemi nga ajo kulturë staliniste ngado që të vijë. Zoti Lulzim Basha ka shansin ta demokratizojë partinë, ta shohi realitetin në sy, sikurse kandidatët të dalin me platforma politike t’i shohë e gjithë shoqëria se çfarë propozojnë më mirë!
Dorëheqjen sot kolektivisht duhet ta japi kryesia! Këshilli e pranon ose jo!

blank

Basha në Këshillin Kombëtar: Aspiratën për ndryshim e mishëron sot vetëm Partia Demokratike e Shqipërisë, do të vazhdojmë luftën të bashkuar

Kreu i PD, Lulzim Basha ka mbajtur fjalën e tij në Këshillin Kombëtar ku ka kërkuar bashkim nga demokratët, sipas gazetarit Osman Stafa për BalkanWeb.

Ai thotë se nuk mund të drejtohet gishti ndaj askujt në sallën e PD për atë që ndodhi në 25 prill. Basha thekson se në të kundërt kundërshtari i PD do të ketë një armë më shumë.

Për Bashën, në PD ka vend për të gjithë, por ripërsërit se s’duhet të ketë vizione të ndryshme për zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas tij, PD-në e pret një sfidë e madhe përpara, por nuk duhet harruar ajo çfarë u ndërtua si dhe mbështetja nga shqiptarët e demokratët.

‘’E gjithë struktura e PD funksionoi. Ajo që pamë është se u përballëm me një strukturë kriminale të blerjes së votës. Ka vend për të gjithë në PD, por kam bindjen se s’duhet të kemi vizione të ndryshme për zgjedhjet e 25 Prillit.

Nëse pajtohemi me atë që ka ndodhur në 25 Prill, nuk mund të drejtojmë gishtin në këtë sallë. Nëse e bëjmë, i japim kundështarit tonë një armë më shumë. Shqiptarët e duan ndryshimin ndaj duhet të jemi të bashkuar dhe ti prijmë ndryshimit. Nuk do përballemi me ta me të njëjtin monedhë. Larg krimit, bandave dhe korrupsionit. Ka qenë është dhe do mbetet vizioni im çdo kohë.

Ajo që na pret përpara është një sfidë e madhe, por të mos harrojmë atë që kemi ndërtuar dhe arritur së bashku, të mos harrojmë kë dhe cfarë kishim përballë, të mos harrojmë mbështetjen e jashtëzakonshme që morëm nga demokratët dhe gjithë shqiptarët.Aspiratën për ndryshim e mishëron sot vetëm Partia Demokratike e Shqipërisë. Nuk ka sot vend tjetër në Shqipëri, nuk ka sot një bashkim të këtyre përmasave dhe cilësive, mendjesh dhe zemrash, që mund ta bëjë realitet aspiratën tonë dhe të gjithë shqiptarëve për ndryshim dhe demokraci. Përvecse këtu ne mesin tone. Ky vend është Partia Demokratike. Prandaj ne do të vazhdojmë të luftojmë të bashkuar derisa demokracia të fitojë.‘’- tha Basha.

blank

Një gabim pa arsye i gazetarit Blendi Fevziu Nga Sergio Bitici

Prej vitit 1991, që kur u hap Shqipëria, të gjithë ata që do të shkonin në New York, patjetër do të ndalnin në restaurantin e vëllezërve Bitici, me prejardhje nga Tropoja, të njohur si nacionalistë dhe patriotë të shquar në të mirë të çështjes shqiptare!

Patriotizëm do të thotë jo ta konsumosh me deklarata patriotizmin por me vepra, pra të japësh mbështetje pa e ndalur kurrë.

Tek Bitiçët ndalej Ibrahim Rugova me bashkëpunëtorët e tij dhe e gjithä klasa politike me profil antikomunist.

Restaurantet e vëllezërve Bitici, në zemër të New Yorkut, janë pjesë e historisë të shkëlqyer të komunitetit shqiptaro-amerikan, pronarët e të cilave janë emra të shquar që identifikohen me sa e sa aktivitete të organizuara si kontribute në favor të çështjeve kombëtare në SHBA.

Pra vëllezërit Bitiçi janë një pikë referimi e komunitetit shqiptaro-amerikan në SHBA. Që shqip thuhet “i njeh i madh dhe i vogël”.

Sergio Bitici ka qenë i pranishëm edhe në momentin historik kur u firmos rivendosja e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe SHBA, por në emisionin e organizuar me këtë rast nga Opinion, Blendi Fevziu bën një ngatërresë.

Dhe me këtë rast për të sqaruar opinionin publik reagon Z.Sergio Bitici, sikur më poshtë:

“Në emisonin kushtuar pervjetorit te firmosjes se marredhanjeve ShBA-Shqipni, ne Washington DC ndërsa unë une paraqitem ne photo ne mes Sali Berishes dhe Gramoz Pashkos, Z. Fevziu gabon dhe më merr për Bruno Selimaj.

Nuk mendoj se kish arsye për këtë ngatërrim.

Me Brunon dhe rrethin e tij familjar njihemi nga afer.

Une e kam dashamir, por na ndajnë jo patriotizmi, por ideologjia dhe aktiviteti kombetar.

Une, i lindun ne Shqipni jam 100% i djathte.

Sali Berisha dhe Gramoz Pashko, sa here kane ardhe ne NY, kane qene mysafire tek ne Bytyçet.

Bile, në rastin konkret, patem shkue ne Washington se bashku me nacionaliste tjere Shqiptaro-Amerikane, qe ishim te ftuem prej State Department.

Ishte kryekeput një aktivitet i te djathteve, ku i vetmi person i majte, me sa me kujtohet, ishte Ambasadori Muhamet Kapllani, qe zyrtarisht nenshkroi Paktin e Famshem, mbas 52 vjetesh.

Kete ngjarje unë e kam pershkrue ne librin tim autobiografik ATDHEU dhe Toka e Bekueme, qe se shpejti do te botohet edhe ne gjuhen shqipe.

Jam autor i librit voluminoz KOSOVO Path to Freedom- The Role of the Kosovar Albanian Youth in the Free World on Liberation of Kosovo, qe shitet ne Amazon dhe ka disa kopje ne Librarit Kombetare ne Tirane e Prishtine, qysh me 2012, botim i Vatres, recensionin ia ka shkrue Frank Shkreli.

Bruno me kater klase shkolle te kryeme ne Mal te Zi asht njeri inteligjent, bujar, patriot dhe i dashtun.

Lokali i tij ka qene dhe asht çerdhe e komunisteve, socialisteve dhe Ramisteve.

Ne Bytyçet mburremi qe jemi konaku i Nacionalisteve.”

Këtu mbyllet reagimi i Z.Sergio Biticit.

blank

 

blank

Kurti për Ukshin Hotin: Fati i tij nuk është zbardhur kurse drejtësia për të nuk ka nisur

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përkujtuar Ukshin Hotin në 22 vjetorin e zhdukjes, raporton Gazeta Express.

Me këtë rast, përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook ai ka thënë se fati i Ukshin Hotit ende nuk është zbardhur, ndërsa drejtësia për të s’ka nisur.

 

Ai ka shkruar se të mungosh do të thotë të jesh diku tjetër larg prej njerëzve që të duan.

Postimi i plotë i Albin Kurtit:

22 vjet më vonë, fati i tij nuk është zbardhur kurse drejtësia për të nuk ka nisur. Të mungosh do të thotë të jesh. Diku tjetër, larg prej njerëzve që të duan. Ukshin Hoti është, edhe në veprën që ka lënë. “Filozofia Politike e Çështjes Shqiptare”, “Bisedë përmes hekurash” dhe “Lufta e Ftohtë dhe Detanti” – tre libra, tri ditë lexim, pas të cilave nuk do të mendoni, studioni e veproni njësoj. Është më i madh se jeta.

*Këtë foto që nuk e kisha parë ndonjëherë më përpara, ma solli profesori i historisë Durim Abdullahu.

blank

blank

Refuzimi i kërkesës për provat e reja, juristi i PD: Ja 10 pyetjet për të cilat KAS nuk ka përgjigje

Pasi KAS refuzoi që të pranonte kërkesën e PD-së për të marrë prova shtesë sa i takon zgjedhjeve për qarkun e Berati, vjen një reagim nga juristi i demokratëve, Marash Logu.

Ky i fundit përmes një postimi në ‘Facebook’ ka renditur 10 pyetje publike drejtuar KAS.

REAGIMI I LOGUT
10 PYETJE PUBLIKE PËR KOMISIONIN E ANKIMEVE DHE SANKSIONEVE (KAS)

1. Pse KAS refuzon t’i kërkojë prova SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme për 180 kallëzimet penale të PD-së?
2. Pse KAS refuzon t’i kërkojë prova Agjencisë Shtetërore të Kadastrës mbi numrin e legalizimeve të dhëna gjatë periudhës zgjedhore?
3. Pse KAS refuzon t’i kërkojë prova administratës publike, bashkive dhe kompanive shtetërore mbi numrin e të punësuarve gjatë periudhës zgjedhore?
4. Pse KAS refuzon t’i kërkojë prova Ministrisë së Financave për 63 milionë euro paga më shumë gjatë periudhës zgjedhore se një vit më parë?
5. Pse KAS refuzon t’i kërkojë prova Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe 61 bashkive për 2.6 milionë euro më shumë ndihmë ekonomike gjatë periudhës zgjedhore se një vit më parë?
6. Pse KAS refuzon t’i kërkojë prova bashkive socialiste për 125 milionë euro të dhëna gjatë periudhës zgjedhore ose 89 herë më shumë se 15 muajt e fundit?
7. Pse KAS refuzon t’i kërkojë prova Agjencisë së Prokurimeve Publike për numrin e tenderave, koncensioneve dhe PPP-ve të dhëna gjatë fushatës zgjedhore?
8. Pse KAS refuzon t’i kërkojë prova SHISH për numrin e rasteve të referuara agjencive ligjzbatuese, lidhur me krimet zgjedhore?
9. Pse KAS refuzon t’i kërkojë prova Drejtorisë së përgjithshme të Gjendjes Civile për numrin e qytetarëve që transferuan adresat e tyre në vitin parazgjedhor?
10. Lista mund të vazhdojë, por #kryepyetja mbetet: PSE KAS REFUZON TË BËJË TRANSPARENCË TË PLOTË PËR SHQIPTARËT MBI MASAKRËN ZGJEDHORE TË 25 PRILLIT?!

blank

Me 28 Maj 2021 mbahet Mitingu i 57 i Poezisë në Gjakovë

VOAL – Kryetari i Klubit Letrar “Gjon Nikollë Kazazi” zotëri Muharrem Kurti bën të ditur se me 28 Maj 2021, ora 19.00-21.15, mbahet Mitingu i 57 i Poezisë në qytetin e Gjakovës.

Ky është programi i veprimtarisë, natyrisht, edhe sivjet i kushtëzuar nga pandemia e Covid-19.

Mitingu i Poezisë në Gjakovë, me një traditë që daton nga viti 1964 e deri sot, është veprimtaria më e rëndësishme në hapësirën shqiptare dhe ndër më të rëndësishmet në rajon kushtuar poezisë.

I urojmë mbarësi dhe sukses të plotë!

Zotëri Muharrem Kurti ka publikuar edhe programin si më poshtë. Për hollësi të mëtejshme do ta njohim lexuesin gjatë ditëve në vijim:

blank

 

blank

Popullsia shqiptare në tkurrje të shpejtë, shtesa natyrore negative për të dytin 3-mujor radhazi

Pandemia Covid-19 ka përkeqësuar më tej treguesit demografikë në vend, pasi numri i lindjeve ka qenë më i ulët se i vdekjeve në dy tremujorët e fundit.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se në tremujorin e parë 2021 shtesa natyrore e popullsisë shënoi nivele negative, pasi numri i jetëve të humbura ishte 3651 më i lartë se i lindjeve. Shtesa natyre e popullsisë shënoi rënie për të dytin tre mujor radhazi.

Numri i lindjeve për tremujorin e parë 2021 është 6.006, duke shënuar një rënie me 5,4 %, krahasuar me tremujorin e parë 2020.

Numri i vdekjeve për tremujorin e parë 2021 rezulton 9.657, duke shënuar një rritje prej 55,8 %, krahasuar me tremujorin e parë 2020.

Shtesa natyrore e popullsisë, diferenca midis lindjeve dhe vdekjeve në tremujorin e parë 2021, pësoi një rënie krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020, nga 153 në -3.651 në 2021.

Në tremujorin e parë 2021, vlera më e lartë e shtesës natyrore regjistrohet në qarkun e Kukësit, ku numri i lindjeve tejkalon me 10 numrin e vdekjeve, ndërsa ai më i vogël regjistrohet në qarkun e Tiranës, ku vdekjet tejkalojnë me 681 numrin e lindjeve.

Lindjet rënie në tetë qarqe

Në tremujorin e parë 2021, katër qarqe të vendit kanë shënuar rritje të numrit të lindjeve, ndërsa në tetë të tjerat numri i lindjeve është ulur, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Në tremujorin e parë 2021, numri më i madh i lindjeve regjistrohet në qarkun e Tiranës, me 2.020 lindje, ndërsa ai më i vogël në qarkun e Gjirokastrës, me 113 lindje.

Rritjen më të madhe në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të parë 2021, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020, e zë qarku i Gjirokastrës, me 18,9 %.

Uljen më të madhe në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të parë 2021, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020, e zë qarku i Vlorës, me – 16,7 %.

Vdekjet rritje në të gjitha qarqet

Në tremujorin e parë 2021, të gjitha qarqet e vendit kanë shënuar rritje të numrit të vdekjeve, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Në tremujorin e parë 2021, numri më i vogël i vdekjeve regjistrohet në qarkun e Kukësit, me 168 vdekje, ndërsa ai më i madh në qarkun e Tiranës, me 2.701 vdekje. Rritjen më të vogël në përqindje të vdekjeve, gjatë tremujorit të parë 2021 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020, e zë qarku i Korçës, me 11,5 %. Rritjen më të madhe në përqindje të vdekjeve, gjatë tremujorit të parë 2021, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020, e zë qarku i Tiranës, me 77,5 %.

blank

Nga zemra VOAL i uron të gjithë: Me fat Bajrami i Madh! Gëzuar Bajramin e Madh!

VOAL: Edhe sivjet Bajrami i Madh po festohet në kushtet e veçanta të pandemisë së koronavirusit.

Nga zemra VOAL iu uron të gjithë vëllezërve shqiptarë, të gjitha motrave shqiptare të besimit mysliman dhe të besimeve e të bindjeve të tjera që kjo festë e Bajramit të Madh dhe të gjitha festat tona të na gjejnë përherë e më të bashkuar për hir të ardhmërisë e përparimit tonë kombëtar, për hir të misionit që kombi ynë ka në të mirë të paqes dhe të harmonisë njerëzore!

Me fat Bajrami i Madh! Gëzuar Bajramin e Madh!

Paçim gjithmonë bekimin e Zotit brez pas brezi dhe qofshim përherë e më të lartësuar si individë, si shoqëri, si komb dhe si pjesë e së tërës krijuar nga i Mëshirshmi!

Gjuha e shqiptarit qoftë përherë toleranca, solidariteti, mëshira dhe humanizmi!

Zoti i bekoftë shqiptarët!


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend