VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Presidenti i PE, Davide Sasoli: Të reagojmë sa herë antisemitizmi e racizmi ngrenë kokë! (video)

By | October 28, 2020
blank

Komentet

blank

(Video) Aktori Edmond Budina kujton 24 korrikun e 2019 kur populli e çliroi Teatrin Kombëtar

Aktori i mirënjohur Edmond Budina, në emër të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, kujton 24 korrikun e dy viteve më parë kur artistët dhe qytetarët e Tiranës, hynë në Teatrin Kombëtar. “Pasi policia kishte prerë dritat dhe ujin”, më në fund “Artistët bashkë me qytetarët hynë në Teatrin Kombëtar”, thotë Edmon Budina, “e çliruan Teatrin Kombëtar”.

Më poshtë po sjellim videon e regjistruar pak më parë kur Edmon Budina iu drejtua publikut për të kujtuar 24 korrikun e 2019.

blank

Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi videokonferencë me nxënës në Prishtinë

Te nderuar miq dhe perkrahes,

Me 29 qershor 2021, ish-kongresisti Joe DioGuardi, President i Liges Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe Shirley Cloyes DioGuardi, Keshilltare per Ceshtje te Ballkanit, mbajten nje vdieo konference me nxenesit e shkolles Faik Konica ne Prishtine. Ata folen per rolin e Liges Qytetare ne sensibilizimin e kerkeses se drejte te shqiptareve etnik te Kosoves tek politikbersit amerikane per liri e pavaresi.

Shikojeni videon per te degjuar pjesen me interesante te konferences me pyetje e pergjigje

Pertej lobimit aktiv te Kongresit te SHBA-ve per interesat e gjithe shqiptareve ne Ballkan, Liga Qytetare punon qe ne vazhdimesi te arsimoje te rinjte shqiptare mbi te kaluaren, te tashmen, dhe te ardhmen e punes se Liges Qytetare Shqiptaro-Amerikane ne Washington dhe ate te Fondacionit Shqiptaro-Amerikan anekend botes!

Gjithe te mirat,

blank                        blank
Joe DioGuardi                   Shirley Cloyes DioGuardi
Presidenti                          Këshilltare për Çështjet e Ballkanit

blank

VIdeo – Gëzim Alpion: Tokësorja dhe hyjnorja Nënë Tereza në këndvështrimin sociologjik

Pëllumb Sulo

I ftuar nga Universiteti i Shkodrës profesori i Universitetit të Birminghamit, në Mbretërinë e Bashkuar, Gëzim Alpion, foli mbi tokësoren dhe hyjnoren Nënë Tereza në kënveshtrimin sociologjik. Profesor Alpion është autor i dy librave për Nënë Terezën dhe i më shumë se 50 kumtesave të mbajtur në 15 vende të botës mbi jetën dhe veprën e bamirëses së njohur me origjinë shqiptare.

Nënë Tereza thotë ai, është ndër ato përsonalitete të shekullit të 20-të për të cilën janë shkruar shumë libra, ndoshta edhe më shumë se për çdo përsonalitet tjetër. Por, ai shton se në librin e tij “Nënë Tereza, shenjtorja dhe kombi i saj” është përqendruar në rëndësinë e studimit të rrënjëve të Nënë Terezes dhe ndikimit të tyre në jetën e saj prej bamirëseje.

“Nënë Tereza është studiuar prej vitesh dhe, mund të them se, letërsia për Nënë Terezën filloi në mënyrë serioze në vitin 1969, megjithëse për Nënë Terezën janë shkruajtur që në vitin 1949. Ajo që unë, në mënyrë modeste, jam përpjekur me Nënë Terezën është të nxjerr në pah rendësinë e studimit të rrënjëve të saj, e cila mungon thuajse krejtësisht në literaturën për Nënë Terezën”.

Si shqiptar, thotë profesor Alpion, më është dukur e çuditshme që vëmendja përqedrohet vetëm tek Nënë Tereza si murgeshë. Ai thotë se, në studimin e tij është përqendruar edhe në ndikimin që patën 18 vitet e para të jetës së saj në misionin e ardhëshëm si bamirëse.

“Nënë Tereza nuk ka nevojë për askënd që të shpallë se është apo s’është shqiptare, sepse e kishte më të qartë këtë edhe kur morri çmimin “Nobël” për Paqen ku u shpreh se unë me gjak jam shqiptare. Nënë Tereza është një nga ato përsonalitete kaq të komplikuara, e cila ishte tërësisht e përkushtuar nga ana shpirtërore, gjë që nuk do të thotë se Nënë Tereza nuk besonte në kombin dhe etnicitet. Por ajo kishte diçka më sublime, shikonte përtej kontureve të kombit, përtej kontureve te etnicitetit”.

Sipas tij, Nënë Tereza në veprimtarinë e saj si bamirëse, gjatë periudhës së luftës së ftohtë, u pranua edhe nga vendet e ish kampit socialist, me përjashtim të Shqipërisë komuniste. Nënë Tereza, thotë profesor Gëzim Alpion, nuk bënte dallim mes varfërisë materiale dhe asaj shpirtërore dhe kjo ishte arsyeja që asaj j’u hapën dyer si në përëndim, ashtu edhe në lindje.

“Nënë Tereza nuk pati një mision apo një mesazh politik fetar. Nënë Tereza gjithëmonë fliste për bamirësi. Kjo është arsyeja që, gjatë vizitave që unë kam bërë në Indi, kam parë se është e mirëpritur si nga njerëz që janë shumë të pasur, si nga autoritetet indiane, si nga të varfërit”.

Libri i fundit i profesor Gëzim Alpion “Nënë Tereza, shenjtorja dhe kombi i saj” u botua vitin e kaluar në Mbretërinë e Bashkuar dhe është shpërndarë në disa vende të botës, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

blank

“Nuk kemi humbur arbitrazhe as edhe një”, PD publikon videon: 447 milionë euro gjoba e Edi Ramës për familjet shqiptare

“447 milionë euro, kjo është fatura e Edi Ramës për familjet shqiptare”. Kështu deklaron Partia Demokratike e cila ka publikuar një video me deklaratat e kryeministrit Edi Rama për gjyqet në Arbitrazhin Ndërkombëtar.

Sipas PD, 447 milionë euro nuk do të shkojnë për spitale, shkolla, kopshte, investime në infrastrukturë, ndihmë ekonomike për njerëzit në nevojë, por për të paguar dëmet e shkaktuara nga një pakicë që ka shkatërruar ekonominë dhe po varfëron shqiptarët.

“Imagjinoni sa probleme të vogla dhe të mëdha për shqiptarët do të zgjidhte kjo shumë marramendëse, që fatkeqësisht do të kthehet në një peshë për buxhetin e çdo familje, që do të detyrohet të paguajë papërgjegjshmërinë e Edi Ramës. 447 milionë euro nuk do të shkojnë për spitale, shkolla, kopshte, investime në infrastrukturë, ndihmë ekonomike për njerëzit në nevojë, por për të paguar dëmet e shkaktuara nga një pakicë që ka shkatërruar ekonominë dhe po varfëron shqiptarët. Në 8 prill 2021 Partia Demokratike ka depozituar në SPAK kallëzimin për çështjen ‘Becchetti’. Ne presim që ajo të hetohet me përparësi, sepse çdo orë vonesë tashmë përkthehet në një dëm ekonomik të pakthyeshëm për qytetarët”, deklaron PD.

“Ka disa kohë që është ngulur në opinion ideja që ne kemi humbur arbitrazhe, por nuk kemi humbur arbitrazhe as edhe një”, thotë Rama në video.

blank

Krijoi çetat e para në Shqipëri, përurohet në Kolonjë shtatorja e Sali Butkës, nipi: Mbrojti qeverinë e Ismail Qemalit, luftoi për një vend të lirë dhe demokratik

Shtatorja e patriotit Sali Butka, një prej personaliteteve më të mëdha të Kolonjës do të qëndrojë në qendër të qytetit. Sali Butka vlerësohet si një nga luftëtarët dhe udhëheqësit kryesorë të lëvizjes për çlirim, pavarësi, mbrojtjen e integritetit kombëtar e territorial, themelimin e shtetit të pavarur shqiptar dhe vendosjen e rendit demokratik në Shqipëri. Për nipin e tij Uran Butka figura e tij përfaqëson sakrifikimin për Shqipërinë.

“Luftoi jo vetëm për lirinë dhe pavarësinë e kësaj treve, por edhe të gjithë Shqipërisë. Krijoi çetat e para në histori dhe bashkë me Petro Ninin Luarasin punoi për përhapjen e diturisë. U caktua për të mbrojtur qeverinë e Ismail Qemalit dhe të Vlorë nga një sulm që i bëhej nga forcat turke që ishin në Fier. Ai u përball me ushtritë greke që vinin të pushtonin në Korçë. Kulmi i veprimtarisë historike të Sali Butkës është shpallja e republikës shqiptare të Korçës në dhjetor të vitit 1916. Ai deri në momentet e fundit të jetës luftoi për Shqipërinë e lirë, të pavarur e demokratike”, tha Uran Butka.

Jo pa qëllim shtatorja u vendos përballë shkollës “Petro Nini Luarasi” pasi Sali Butka ka qenë mbrojtës dhe bashkëpunëtor i ngushtë i tij për hapjen e shkollës se pare shqipe në Kolonjë dhe lobimin për arsimimin e brezave dhe patriotëve në Kolonjë. Shtatorja e Sali Butkës u punua nga duart e mjeshtrit skulptorit Agim Rada.

blank

Tiranë: Botohet dosja sekrete e Sigurimit të Shtetit kundër poetit të pushkatuar Vilson Blloshmi

Ilirian Agolli

Në Tiranë, sapo ka dalë nga shtypi një libër me dosjen sekrete të Sigurimit famëkeq të Shtetit kundër poetit të pushkatuar Vilson Blloshmi.

Një seri dokumentash provojnë manipulimin e qëllimshëm dhe akuzat e rreme të motivuara politikisht ndaj dy poetëve Genc Leka dhe Vilson Blloshmi, që u pushkatuan 44 vjet më parë, më 17 korrik 1977.

Autori i librit, Bedri Blloshmi, thotë se shoqëria shqiptare ka nevojë urgjente të ndahet nga regjimi komunist, por njerëzit e Sigurimit gjenden kudo dhe pengojnë zbardhjen e krimeve të diktaturës.

Pas 44 vjetëve nga pushkatimi prej diktaturës i dy poetëve Genc Leka dhe Vilson Blloshmi vëllai i këtij të fundit Bedi Blloshmi arriti të gjejë në arkiva procesverbalin e vdekjes dhe një seri dokumentash sekrete dhe i publikoi në një libër.

Titulli i librit është vet titulli i dosjes sekrete: mbi përndjekjen, arrestimin, hetuesinë, gjyqin dhe ekzekutimin e Vilson Bbloshmit: Dosja Formulare, Kategoria 2°, nr.840.

“Pas shumë vite kërkimesh, më në fund kam gjetur procesverbalin e pushkatimit të vëllait, ku ka firmosur Spiro Koleka, Haxhi Lleshi e disa të tjerë. Ata kanë diskutuar 5 orë për një dekoratë dhe në fund ishte pika e tretë, kur njëri prej tyre thotë se “kemi edhe disa të dënuar me vdekje, dhe si do të bëjmë me ta”. Aty është vetëm një shprehje e Haxhi Lleshit, që “këta janë familje armiqsh dhe nuk e duan socializmin”. Kaq ishte” – thotë zoti Blloshmi.

Dy poetët u pushkatuan më 17 korrik 1977 për motive politike si kundërshtarë të regjimit. Vilsoni ishte 28 vjec në kohën e arrestimit dhe pushkatimit dhe la pas jetime një vajzë të mitur vetëm 1 vjeç.

Në dosjen formulare të Vilsonit gjenden dokumente të rralla e sekrete nga Sigurimi famëkeq i Shtetit, pseudonimet e spiunëve të tij, vendimi i arrestit, marrja në pyetje nga hetuesit, akt-ekspertimet e poezive të tij nga 3 studiues të letërsisë, akuza për agjitacion e propagandë, vendimet e komitetit të partisë së punës dhe të trupit gjykues për dënimin e tyre me vdekje.

“Kjo dosje ka tmerre, çudira e mashtrime kriminale. Këtu ka bashkëpunëtorë të Sigurimit me gjithë pseudonimet e dekoduara. Këtu ka shënime nga Hysni Kapo, nga Ramiz Alia, nga Miti Nito, nga Sako Rama, sigurmsa dhe komunista në Tirana dhe nga Librazhdi. Sekretari i parë i Librazhdit Sotir Koçollari ka mbledhur 18 sekretarë partie dhe kanë vendosur të dënohen maksimalisht dy poetët. Madje shprehja e fundit është e Sotir Koçollarit se “Vilsoni është më i zgjuar se të tjerët, e di që e pret pushkatimi, prandaj nuk e pranon aktin” – thotë zoti Blloshmi.

Bedri Blloshmi është një ndër shumë të paktët autorë librash me dokumenta mbi dikaturën komuniste.

Pas pushkatimit të vëllait, dënimi i tij me vdekje u shndërrua në vite të gjata burgimi në burgje, kampe pune torturuese.

Ai thotë se ende strukturat e Sigurimit të Shtetit janë në këmbë, pengojnë zbardhjen e krimeve të tyre, fshehin e zhdukin dokumente, me shpresën se gjithcka do të harrohet, duke i futur viktimat e tyre në një rreth vicioz, ku humbin shpresat.

“Vetëm unë kam 33 informacione për vend-pushkatime. Të tjerët dinë shumë vende të tjera për mijëra të pushkatuar të pagjetur ende. Këta që janë sot nuk duan të veprojnë, se nuk duan të zbulohen krimet e baballarëve të tyre. Nuk i bën asnjeri këto gjëra. Dalin disa persona që nuk kanë lidhje fare me persekutimin, dhe thonë “na vjen keq për këta se kanë vuajtur”. Por këtë duhet ta them unë dhe të burgosurit e tjerë, ndërsa zyrtarët të zbardhin krimet e komunizmit” – tha zoti Blloshmi.

Sipas statistikave të pjesshme nga organizatat e të përndjekurve politikë, diktatura komuniste vrau si kundërshtarë politikë 5500 persona, burgosi rreth 30 mijë vetë për motive politike, internoi rreth 60 mijë persona.

Diktatura vrau dhe burgosi 310 klerikë dhe besimtarë dhe shkatërroi 220 institucione fetare.

Përveç vendasve, diktatura komuniste pushkatoi 95 shqiptarë të Kosovës, dhe 64 shtetas të huaj, si dhe burgosi 1 mijë e 250 persona me kombësi joshqiptare, mes të cilave 38 zonja nga shtete të tjerë.

blank

“Mezi po pres”, Berisha konfirmon hyrjen në parlament: Kemi armatë të fuqishme kundër regjimit më të ashpër të Ballkanit pas Enver Hoxhës

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka konfirmuar futjen e tij në Kuvendin e Shqipërisë në mandatin e ri që e merr zyrtarisht në muajin shtator. Pasi mori pjesë në Kuvendin Kombëtar të PD-së, Berisha u ndal në një prononcim për mediat, theksoi se mezi po priste të kthehej në parlament.

“Detyra e çdo demokrati sot nga ky Kuvend është një betim solemn, për të mos e lënë gurë pa kthyer, përpjekje pa bërë për të përmbysur narkoshtetin e vetëm në Europë.

Ky narkoshtet duhet ta ketë orën e numëruar, opozita ka një armatë prej 730 mijë shqiptarësh, të cilëve kreu i Meduzës nuk ia grabiti dot votën, ndaj edhe duhet t’i shihni gjëra në kompleksin e tyre. Çdo demokrat, çdo opozitar do ta thojë fjalën e tij fuqishëm, dhe ai duhet dhe do t’i ketë kohët e numëruara. Ajo çka them unë është kjo, jo dëshpërim, sepse jemi një armatë e fuqishme, që mjafton të vendosim të përballemi me regjimin më të ashpër që ka njohur Ballkani pas Enver Hoxhës.
Mezi po pres, mezi po pres, unë jam themelues i parlamentit pluralist në Shqipëri, mezi po pres. Procedurat gjyqësore nuk janë procedura emergjente, unë kam shumë besim te avokati im, mund tiu them ju se jemi në hapat final para dorëzimit të padisë te gjykësi, unë qëndroj besimplotë te drejtësia.”, tha Berisha.

blank

Rrjeti Safe Journalists: Gazetarët në Shqipëri ndihen të pambrojtur nga kërcënimet fizike, gazetarët investigativë kanë frikë nga proceset gjyqësor

Ilirian Agolli

Rrjeti i Gazetarëve të Sigurtë në Ballkanin Perëndimor publikoi sot në Tiranë raportin me Treguesit mbi nivelin e lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve në Shqipëri për vitin 2020. Në raport thuhet se liria e shprehjes, medias dhe informimit, që përmendet në Kushtetutë, nuk zbatohet plotësisht në praktikë, por ka shenja të përkeqësimit të lirisë së shtypit.

“Qeveria shqiptare u përpoq të sjellë ndryshime ligjore, që konsiderohen si shkelje të lirisë së shprehjes dhe të medias”, – thotë Blerjana Bino, autore e studimit dhe përfaqësuese e Rrjetit Safe Journalists në Shqipëri.

Në raport theksohet po ashtu se Pandemia Covid19 u përdor nga autoritetet si një justifikim për mungesën e transparencës, dhe vonesat në informim, duke kufizuar hapësirën e punës së gazetarëve investigativë e kritikë, dhe duke vështirësuar mbulimin e ngjarjeve.

Drejtuesi i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa thotë se, krahas shumë vështirësive, “pengesa më e madhe që ndeshin sot gazetarët në Shqipëri është mungesa e transparencës së institucioneve dhe mosgjetja e dokumentacionit”.

Raporti shton që gazetarët në terren pohojnë se ndihen të pambrojtur nga kërcënimet fizike, ndërsa gazetarët investigativë pohojnë se kanë frikë nga proceset gjyqësore, që nisen prej aktorëve të prekur nga puna e tyre.

Shqetësimet për sigurinë e gazetarëve u rritën në vitin 2020, me kërcënime kundër jetës dhe sigurisë fizike e jofizike të tyre, sulme faktike, kërcënime për vrasje dhe sulme ndaj institucioneve të medias, organizatave, mediave dhe shoqatave të gazetarëve.

Në raport theksohet se zyrtarët i dënojnë sulmet ndaj gazetarëve si shkelje e lirisë së shprehjes, por agjencitë e zbatimit të ligjit duhet t’i hetojnë deri në fund këto sulme.

Sipas raportit, në proceset gjyqësore gazetarëve shpesh nuk u sigurohet avokat nga media ku punojnë, gjyqet janë shumë të shtrenjta dhe të stërgjatura, gjë që i pengon në punë, dhe së treti janë proceset e ashpra të tipit slap, një strategji e kompanive nën hetim për të bllokuar gazetarët investigativë.

Safe Journalists thekson se, në kundërshtim me praktikat më të mira ndërkombëtare, në Shqipëri shpifja konsiderohet kundërvajtje penale. Në vitin 2020 janë regjistruar 12 procese gjyqësore kundër gazetarëve, kryesisht për shpifje.

Në disa raste është kërcënuar pavarësia e punës së gazetarëve përmes rritjes së numrit të proceseve gjyqësore kundër tyre, veçanërisht kundër gazetarëve investigativë.

Në raport thuhet se pavarësia editoriale ndikohet nga lidhjet e ngushta mes mediave, politikës dhe bizneseve, ndërsa vetëcensurimi është i pranishëm.

Rrjeti Safe Journalists në Ballkanin perëndimor nxit autoritetet të rritin transparencën dhe sigurinë e gazetarëve ne punë, e nga ana tjetër ftoi mediat shqiptare të forcojnë mekanizmat vetërregullues në komunitetin e tyre, si ngritja e Aleancës Shqiptare për Media Etike.

Rrjeti Safe Journalists e harton sivjet për herë të parë këtë raport për Shqipërinë dhe Kroacinë, ndërsa për disa shtete të tjera në rajon ka 6 vjet që raporton.

Raporti studion mbrojtjen ligjore për gazetarët, pozicionin e tyre në redaksinë e lajmeve dhe sigurinë e gazetarëve.

Liria e medias në Shqipëri pësoi rënie gjatë vitit 2020, kur ajo humbi dy vende dhe u rendit e 84-ta në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit.

blank

Makineritë e ndërtimit nxjerrin skelete njerëzish, zbulohet varr masiv i viktimave të diktaturës në Përmet

Zbulohet varr masiv i viktimave të diktaturës komuniste në Përmet. Një sipërfaqe gati 100 metra katrorë është zbuluar nga firma ndërtuese e cila merret me shtrimin e rrugës në lagjen e re të Përmetit.

Firma ndërtuese ka informuar autoritetet policore dhe këto të fundit kanë rrethuar zonën në fjalë. Për kreun e shoqatës antikomuniste të të përndjekurve politikë Nebil Çika, ky vend ka shërbyer për ekzekutimin e disidentëve dhe kundërshtarëve të regjimit dhe ka qenë hapësire e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Janë katër varre që ne dyshojmë se janë të të zhdukurve nga diktatura komuniste, të të pushkatuarve. Kemi gjetur vetëm katër, në fakt dyshohet nga dëshmitarët dhe nga indiciet që të jetë një varrezë shumë e madhe. Pra, edhe ndërtesat që janë ndërtuar këtu, një pjesë e tyre dyshohet që të jenë bërë mbi varre. Në diktaturën komuniste këtu ka qenë një repart ushtarak, nga ato repartet famëkeqe të ndjekjes që ndiqnin armiqtë e komunizmit, diversantët, ata që arratiseshin dhe deri në vitin 1991 ka qenë qendra më e madhe e stërvitjes së ushtarëve të kufirit për të gjithë jugun e Shqipërisë. Në bazë të të dhënave që kemi dhe nga arkivi i ministrisë së Brendshme, por edhe nga dëshmitarët, këto lloj repartesh të izoluara, në varësi të ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të sigurimit të shtetit përdoreshin dhe si vende ekzekutimi për kundërshtarët e regjimit, ata që dënoheshin me vdekje, ata që vriteshin ose kapeshin në kufi, varroseshin në këto vende. Jemi këtu për të denoncuar jo vetëm gjetjen e eshtrave. Dua të falënderoj firmën e ndërtimit të rrugës, e cila është treguar e përgjegjshme dhe e ka rrethuar vendin, ka lajmëruar policinë dhe prokurorinë, ndërkohë që shteti nuk ka marrë asnjë masë. Këtu në bazë të ligjit kemi një skenë krimi. Kemi katër skelete, katër trupa të vdekurish. Normalisht duhet të ishte skenë krimi, e rrethuar me shenjat e policisë dhe duhet të kishte roje të armatosur 24 orë. Mund të vijë dikush në darkë, t’i marrë, t’i heqë sepse nuk ka njeri. Ka dy javë, nuk ka ardhur askush, nuk ka as urdhër prokurorie për të filluar hetimet, nuk ka ardhur as mjek ligjor, as antropolog. Kjo dëshmon indiferencën e shtetit kur bëhet fjalë për të zhdukurit gjatë diktaturës komuniste”, deklaroi Çika.

blank

Komiteti i Helsinkit: Spastrim etnik mbi shqiptarët në Serbi, të ndalet pasivizimi i adresave

Komitetit i Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi ka publikuar një raport me titullin “Minoriteti shqiptar në pritje, Presheva, Bujanoci dhe Medvegja si pengje të marrëdhënieve Serbi Kosove”.

Në të rendit të gjitha problematikat me të cilat përballen shqiptarët e Serbisë Jugore, nga mosnjohja e diplomave te pasivizimi i adresave, duke mos ngurruar ta quajë spastrim etnik.

“Në mënyrë që të zvogëlohet numri i shqiptarëve që jetojnë në jug sa më shumë të jetë e mundur, shteti po kryen procesin e ashtuquajtur “Pasivizimi i vendbanimit të shqiptarëve” që punojnë jashtë vendit, qoftë në Evropën Perëndimore ose në Kosovë. Kjo masë është, në thelb, një formë e spastrimit etnik përmes mjeteve administrative”.

Duke u rikthyer te pasivizimi që rrudh në mënyrë artificiale numrin e shqiptarëve në Medvegjë, Bujonac dhe Presheve, raporti thekson:
“Pasivizimi” (pasivizimi masiv dhe selektiv i vendbanimit) i bën individët të humbin statusin e tyre si shtetas i Serbisë dhe, në përputhje me rrethanat, të gjitha të drejtat civile – të drejtat për të votuar, të drejtat për pronë, sigurim shëndetësor, pension, punësim, etj. Duke qenë se qytetarët nuk janë informuar për “pasivizimin”, ata zakonisht humbin të drejtën e tyre për ankesë, afati për të cilin është tetë ditë.

Gjithashtu, kur bëhet fjalë për përballjen me të kaluarën, është humbur mundësia për të ndjekur penalisht rastet e vrasjes, abuzimit, dhunës dhe rrëmbimit të civilëve në periudhën midis 1996 dhe 2002.

Sipas Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi, është e nevojshme të ndalet menjëherë ky proces dhe të rivendosen të drejtat civile të shqiptarëve. Ajo që është tregues, është se kjo masë zbatohet ekskluzivisht për shqiptarët, dhe jo për serbët që punojnë përkohësisht jashtë vendit, ndërsa thekson se Serbia duhet të mbajë parasysh tu japë shqiptarëve në Serbi të njëjtin status që kërkon për serbët në Kosovë.

blank

(Video) Veprimtari i njohur Gani Hoxha, kryetari i Fondit Të Republikës të Kosovës pyet se ku ka përfunduar një pjesë e madhe e fondit të luftës

Veprimtari Gani Hoxha, ish i burgosur politik, ardhur në Zvicër më 1989, i angazhuar menjëherë pranë LDK-së, në nga themluesit dhe kryetar i Fondit për grumbullimin e mjeteve për nevojat e organizimit në Kosovë. Zotëri Gani Hoxha tregon se si gjithë faktorin përfshirës ka krijuar Fondi Humanitar Gjithëkombëtar ose të 3% ku mërgimtarët me sakrifica të shumta i kanë kontribuar situatave dramatike në Kosovë. Sot veprimtari Gani Hoxha në këtë intervistë pasi hedh dritë të fakteve ngre pyetjen se ku ka përfunduar një pjesë e madhe e këtij fondi. Ju ftojmë da dëgjoni.

Z.Gani Hoxha hedh dritë dhe kërkon zbardhjen e të vërtetës, se ku kanë përfunduar fondet e luftës  (Fondi i 3% dhe Fondi Vendlindja Thërret). Ai tregon se më 2005 nisi shitja e Bankës Dardania nga Bujar Bukoshi e Isa Mustafa, pra kur Kosova i kishte institucionet shtetërore.  Z.Hoxha tregon se milionat e fondeve që nuk dihet se ku kanë përfunduar kanë krijuar edhe aleancat politike.

Le ta dëgjojmë intervistën shumë interesante të veprimtarit të njohur Gani Hoxha.

 

 

 

 

blank

VIDEO – Hajnat e Fondeve 3% dhe Vendlindja thërret – Gani Hoxha flet me shifra dhe fakte

Rrëfimi i z. Gani Hoxha, i burgosur politik dhe kryetar shumëvjeçar i Fondit të Republikës së Kosovës në Zvicër, i njohur si Fondi i 3%.
Zoti Hoxha flet me shifra dhe fakte për aktivitetin e këtij institucioni të rëndësishëm shtetformues, për keqpërdorimet, për mosdhënien llogari për qindra miliona marka gjermane qe ishin mbledhur në Mërgim dhe në Kosovë me një mandat të qartë kushtetues.
Ndëgjojeni me vëmendje dhe bashkangjitjuni atyre pak idealistëve që, me vite kërkojnë zbardhjen e fondeve të luftës (Fondi i 3% dhe Fondi Vendlindja Thërret) dhe sidomos për shitjen nga Bujar Bukoshi e Isa Mustafa të Bankës Dardania, në kohën kur Kosova ishte e lirë, kishte Parlamentin dhe Qeverinë saj.


Send this to a friend