VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

PRESIDENTI TRUMP DO TA NJOHË MITROVICËN KRYEQYTET TË KOSOVËS, SIKURSE JERUSALEMIN KRYEQYTET TË IZRAELIT – Nga Hysen Ibrahimi*

By | September 7, 2020
blank

Komentet

blank

“Eleganca e një gruaje arbëreshe”, fotografi i famshëm mahnitet nga bukuria shqiptare

Fotografi i njohur nga Peruja, ikonë e modës, Mario Testino ka përjetësuar përmes aparatit të tij bukuritë shqiptare të arbëreshëve të Italisë. Pak kohë më parë fotografi i njohur me origjinë peruane, imazhet e të cilit janë publikuar në kopertinat e revistës Vogue, Elle, Vanity Fair etj, vizitoi Horen e Arbëreshëve për të parë nga afër kulturën e shqiptarëve të larguar nga atdheu i tyre shekuj më parë.

Në profilin e tij në Instagram, që ndiqet nga miliona njerëz nga mbarë bota, Mario Testono ka ndarë foton e një vajze të veshur me kostum tradicional arbëresh. Kjo është fotografia e parë që Testino ka shkrepur gjatë vizitës në zonat e arbëreshe.

blank

Në përshkrimin e fotos, fotografi shkruan se arbëreshët nuk i kanë harruar kurrë traditat shqiptare dhe i kanë ruajtur gjithmonë lidhjet me vendin e të parëve. Ndër të tjera ai thotë se takimi me ta i kujtoi se ai si në djalë nga Peruja se nuk duhet ta harrosh kurrë se nga vjen.

“Elegance, gruaja Arbëreshe. Vitin e kaluar pata mundësinë që të fotografoj popullin Arbëresh me prejardhje shqiptare që mbërriti në Sicili disa shekuj më parë duke u bërë pjesë e Italisë, por duke mos i harruar kurrë traditat dhe lidhjet e tyre me vendin e të parëve.Takimi me ata ishte një eksperiencë e mahnitshme dhe më kujtoi mua si një Peruan se të largohesh nga vendlindja nuk do të thotë të humbasësh atë që ti je”, shkruan Testino në foton e shkrpeur nga dora e tij.

blank

75 vjet nga rënia heroike e komandantit legjendar Kapidan Mark Gjon Markut – Nga Nue Oroshi

Shtëpia është e mikut dhe e Zotit kurse armiku që vjen për ta pushtuar tokën don plumb ballit.Këtë thënie e kishte ndegjuar sa e sa herë Kapidan Dr.Mark Gjon Marku në kullën e Kapidanëve të Mirditës në Orosh në qendrën e shqiptarizmit,në vendin ku shekuj me radhë ipej kushtrimi për kryengritjet shqiptare.Ishte rritur dhe burrëruar me tiparët e nderit,besës dhe burrërisë.Kishte vazhduar dhe kryer studimet në Itali por si një shqiponjë dykrenare iu kthye trojeve arbërore.Ai ishte djali i madh i Kapidan Gjon Marka Gjonit.Atij i takonte më Kanun ta vazhdoj trashegiminë qe ti prij Mirdites si në paqë ashtu edhe në luftë. E kreu detyrën me përgjegjësinë më të madhe kombëtare.Iu priu Mirditorve në luftë kundër ideologjisë ruso-serbe dhe luftoi ballë përballë me oficerët rus e serb, si dhe klyshtë e miskovit me emra shqiptar.Kapidani e zbatoj atë moton e rilindasve shqiptar se Dielli lind në perëndim.Ai dhe shokët e luftës që e ndjekën me përkushtim ishin rrezja me e madhe e ndriçimit të diellit shqiptar në botën perëndimore.Kapidan Marku  ishte komandanti legjendar i mbarë nacionalizmës shqiptare,kot kërkohet te gjindet e të fabrikohet një i dytë sepse nuk egziston.Ai kishte bërë plan për një Shqipëri etnike dhe demokratike.Thoshte shpesh se Shqiperia pa Kosovën gjithmonë ka me qenë e sakatume.Princi i Mirditës e mori me përkushtim dhe me një krenari që edhe në momentet e luftës ta udhëheq Mirditën deri sa ra heroikisht në natën në mes të 13 – 14 Qershorit.Kapidani ra heroikisht për Shqiperinë Etnike dhe Demokratike.Sot që është 75 vjetori i rënjes së ti dhe nëse kthehemi në retrospektivë athua se si do të dukej sot Shqipëria sikurse të ishte realizuar ideja e Kapidan Mark Gjon Markut për bashkimin e trojeve Shqiptare.Shqipëria do ishte një shtet supërfuqi në Evropën juglindore.Por Kapidan na falë se klyshtë e Miskovit na kanë lanë ideologjin e tyre dhe ende një pjesë e mirë e shqiptarëve nuk janë liru nga kjo ideologji.E Kapidan edhe Mirdita jonë ende nuk janë liruar nga kjo ideologji e Miskovit.Mirdita i bëri ballë 500 vjet robërisë Otomane por pas vitit 1952 nuk mundi ti bëj ballë ideologjisë komuniste.U shkri u zvetnu dhe është e trishtushme dhe tepër tragjike kapidan Mark se sot me rastin e 75 vjetorit të rënies tënde heroike asnjë institucion as në Mirditë,Lezhë e as në Shkodër nuk e bënë qoftë edhe një akademi përkujtimore për ta kujtuar veprimtarinë tënde atdhetare.Është e trishtushme dhe tepër jo burrnore që edhe pas 30 viteve të ardhjes së Demokracisë në Shqipëri emri yt dhe emri i kapidan Llesh Gjon Markut nuk është i shënuar në asnjë rrugë,në asnjë shesh dhe në asnjë shkollë të Mirditës,Lezhës dhe Shkodrës.Edhe veprimtarisë se Kapidan Prenkë Bibë Dodës i cili udhëhiqte 60 % të ushtrisë shqiptare të Lidhjes se Prizrenit ju deshtë institucioneve shqiptare 100 vjet pas vrasjes ta shpallin nderi i kombit,e ai ishte nderi i kombit që nga rënia heroike, edhe ti dhe kapidan Llesh Gjon Marku jeni nderi i kombit mu nga momenti që ratë heroikisht për mbrojtjen e Shqipërisë nga klysht e miskovit.Kapidan ende nuk është liruar Shqipëria nga ideologjia komunsite.Ende në Shqipëri udhëheqin bijtë dhe bijat e atyre që dhanë urdhër që të vritet atdhetarizma shqiptare.E sot Shqipëria është duke vuajtur nga sëmundja e harreses së qëllimt.Ende nuk e kanë kuptuar mirditorët tanë se pa historinë e Derës se Gjomarkajve nuk mund të shkruhet historia e Mirditës dhe as ajo e Shqipërisë.

Kot bëjnë plane historianët ta shkruajnë historinë e Shqipërisë, nëse nuk është e përfshirë historia e Derës së Gjomarkut, sepse ajo histori prap do të mbetët e cungume dhe e sakatume.Nuk e di se edhe sa vite do t´iu duhen shqiptarëve të vetdijësohen dhe të fillojnë që ti njohin heronjtë e vërtetë të kombit shqiptar.Kapidan edhe në Dardaninë tonë janë përzier shumë rryma politike dhe ideologjike,por një gjë është kryer me sukses.Është bërë njohja e luftës së Nacionalizmes shqiptare dhe shumë sheshe e rrugë dhe monumente janë ndërtuar me emrat e nacionalistëve shqiptar, e shumë shkolla mbajnë emrat e tyre.Kapidan edhe pse kanë kaluar 75 vite që ti ke bërë rënien me heroike që mund ta këtë bërë një komandant legjendar emri yt ende sot e asaj dite ju sjellë tmerr atyre që nuk e deshtën dhe nuk e donë Shqipërinë me Perëndimin.Kur djemtë e Oroshit dhe të Mirditës të vetëdijësohen një ditë ata jo vetëm që do ta ngrisin ty dhe kapidan Lleshit një monument të madh ,por do ta ndërtojnë edhe kullën heroike që duhet të shënderrohet në një muze kombëtar për tërë Shqipërinë.Për këtë jemi duke punuar në vazhdimësi.Historia e derës së Kapidan Gjon Marka Gjonit nuk është histori prej akullit që kur të bien rrezët e diellit shkrihet e tëra siç  është shkrier historia e fallsifikuar e komunistëve, por është një histori e cila është  e arkivuar nëpër arkivat me prestigjioze të botës, është histori e cila ka mbetur në mendjën shpirtin dhe mbamendjen e nacionalizmës shqiptare.Dhe kur një fllad i verës e ka kapluar Oroshin edhe sot e asaj dite shqiponjat dhe bilbilat në Orosh i përserisin si në kor fjalët e poezisë së Kapidan Markut të shkruar në malët e Mirditës: ” Shqiptar,shqiptar mos harro fenë,nderin ta mbash ta ruash atdhenë,sot komunizmi don me të koritë të sllavi tokën ty ta ka shit. “Kapidan edhe sot kemi punë me serbët se ata që i luftove ti me shokët e tu e falën Kosovën dhe viset e tjera shqiptare miqve të tyre serbëve.E u dashtë që Kosova ti jap edhe 14.000 dëshmor dhe viktima që të vjen liria.Kur gurgullimat e ujit të Oroshit ndëgjojnë jehun e tingllimave të maleve të bardha të grykës së Oroshit, një zë jehon se bashku më krismën e pushkës.Unë thotë jam zëri i Kapidan Mark Gjon Markut: ” More të ligë pse mi gjuajtët eshtrat “.Nuk ka qenë asnjëherë në traditën e shqiptarit që të hudhën dhe humbën eshtrat e kundërshtarit, me Kanun të Lekë Dukagjinit kur vret kundërshtarin, i kthehet mbarë trupi dhe i qohet fjalë familjes se të vrarit.Kurse ju morët familjet e pambrojtura dhe i burgoset dhe i internuat në Tepelenë,Spaq e kampe tjera të përqendrimit, ku vdiqën me mijëra e mijëra gra e fëmijë të pafajshem.E ju nuk i humbët vetëm eshtrat e mi por edhe At Gjergj Fishtën e latë pa varr.Edhe 47.300 shqiptar atdhetar që u vranë nga ju komunistët pansllavist i latë pa varre.Ju ne na latë pa varre por ne kemi hyrë sot si fitimtar në çdo shtëpi atdhetare shqiptare ku i thuhet bukës-bukë e ujit-ujë.Ndërsa ju tradhëtar të Shqipërisë keni mbetur të groposur thellë në tokën e Shqipërisë Etnike edhe pse nuk e meritoni ti keni varrët në tokën Arbërore, ju jeni të harruar.

Kur jehu i këngës për derën e Gjomarkajve i lëshon zërin aty i thuhet: ” Na prij pra o Mark Gjon Marku se pushkës tande si prishet qarku “.Paq lavdi o Kapidan Mark Gjon Marku se pushka jote dhe e mirditorve që ju keni pri për më shumë se pesë shekuj në luftë kundër osmaneve dhe me pas në luftën kundër  ideologjisë ruso-serbe do të mbetët pushkë kushtrimi për lirinë e Shqipërisë.

blank

Jetullah Islami njëri nder kushtrimtarët e parë të lirisë se Kosovës – Nga Nue Oroshi

  

Në majat e thepisura të jetës ku ndegjohëj zëri i trimave kushtrimtar në fushat dhe kodrat e Shalës së Bajgorës si dhe në rrafshinat e Llapit dhe Gollakut ku shqipët e malit i qojnë fjalë besës së zotit për qëndresën e trimave të Kastriotit që në vitet e hershme shquhet një luftëtar.Ai luftëtar në dritë hijet dhe shtegtimet e jetës kishte bërë një gjakim të gjatë për jetën duke i dalë zot atdheut.Luftëtari që sot po shkruaj jo për të parën herë quhet Jetullah Islami.

Ai gjatë gjithë jetës së tij kishte një shtegtim jetësor në mbrojtje të truallit të arbër dheut.Luftëtari ishte shumë i qetë dhe shumë i afërt me popullin shqiptar.Mundohej të edukonte dhe të këshillonte edhe ata që nuk ishin në rrugën e drejt kombëtare.Prej shteg jetës ku prehen rrezët e diellit e deri në ditët e rënies heroike e kishte një jetë shumë të pasur me atdhedashuri por shumë të vështirë me jetësinë.E them të vështirë se ndiqej këmba këmbës ky luftëtar i orëve të para të luftës së UÇK-së.E kur policia serbe sulmoj Llapin Jetullah Islami e dha kushtrimin mblodhi trimat në Llap që i dolën  zot tokës arbnore ku ikën policia kriminale serbe pa e pritur i pari të mbramin.Pas dhënies së kushtrimit Jetullahu detyrohet ta vazhdoj qendresën në ilegalitët dhe një kohë edhe jashtë Kosovës, por asnjëherë nuk e ndaloj punën për atdheun.

Tash e 22 vjet me parë shtegtari i lirisë ra heroikisht vetëm dhjetë ditë pa ardhë liria e Kosovës.Sikurse në balada të lashta ku heshtja flet me fjalën dhe e jep lajmin se heroi ra heroikisht në beteja dhe nuk është në mesin e të gjallëve.Ra së bashku me kujtimet e luftës që kishte shkruar.Sot e asaj dite nuk u gjend as ditari i cili do të zbardhte një pjesë të mirë të luftës së UÇK-së në Shalë të Bajgorës e në Llap e Gollak.Sikur shqiponjat në lartësinë qiellore e dhanë lajmin se Jetullahu ja kreu obligimin atdheut sikur burrat e dheut, në një skaj të hije jetës ku lidhën detyrimët që kemi për ata që ranë në altarin e lirisë për besën e shqiptarit dhe mbrojtjen e trojeve të parëve tanë, e kemi një obligim moral ti kujtojmë dhe mos ti harrojmë kurrë.

Ashtu siç edhe shumë atdhetar te tjerë që tërë jetën ja kushtuan mbrojtjës së atdheut edhe Jetullah Islami të vështirë e kishte jetën por ai heroikisht e priti vdekjën.Kjo ishte një vdekje që e bëjnë vetëm atdhetarët shqiptar që janë të përgatitur për ta flijuar atë për lirinë e Kosovës.Kur zogjtë e lirisë sot e këndojnë këngën skaj një këndi ku përputhën jetëvdekja me jetëgjatësinë Jetullahu e kishte zgjedhur jetëvdekjen për lirinë e Kosovës.

E sikur zogjtë shtegtar do ta ndalin cicerimën kujtimi për luftëtarin nuk do të shuhet asnjëherë.Sa kalon koha ai vjen e rritët.Kur shqiponjat fluturojnë në qiellin e lirë të Kosovës aty në një pllakë përkujtomore shkruan këtu ra heroikisht heroi i kombit profesor Jetullah Islami.E sot në këtë 22 vjetor të rënies heroike nuk do ti harrojmë asnjëherë trimat e Shqipërisë Etnike.Një zë kumbues edhe sot me jehon dhe më tingëllon si shenjë e një porosie që ma dha heroi.

Nëse shpëtoj do të punoj që Kosova të lulëzojë, por në luftë edhe mundë të vritësh.Nëse vritëm dijani vlerën lirisë së Kosovës.Tash që kanë kaluar 22 vjet kjo porosi më del gjithnjë përpara e cila mi trazon ndjenjat se a i kryem porosinë luftëtarve tanë apo na kaploj lakmia.Edhe njëra edhe tjetra gërshetohen se bashku.Një pjesë të shqiptarëve pas vitit 1999 i kaploj lakmia por është një pjesë bukur e mirë që nuk e keqpërdoren lirinë e Kosovës por i kujtuan dhe po i kujtojnë me sa mundësi që kanë heronjët e kombit.Kur ditën e kapi terri një diell hijerënd i ka përfunduar rrezët e ti në shenjë proteste për të mos shëndritë,për faktin se  në diten e 2 qershorit 1999  heroikishte ra trimi i urtë Jetullah Islami.

blank

blank

Kujtesë për Adem Jasharin  luftëtarin që i mësoi komandantët se si të luftohet – Nga Nue Oroshi

Kur retë e qiellit e fillojnë gjëmën duke mos pranuar rrezët e diellit për të dhënë shenjën e fillimit të një përshpejtësimi të gurëzuar ku shqiponjat që fluturojnë në qiellin e vranët dhe i bëjnë roje ruajtjes së atdheut, por si një engjëll roje shihet në largësinë qiellore varri i luftëtarit.E them luftëtarit se luftëtar është epiteti më i madh nder të gjithë epitetët.Luftëtari e bën luftën ai ju prinë betejave. Pra, luftëtari edhe vritet në beteja.

E Adem Jashari ishte luftëtari që e bëri dhe e udhëhoqi luftën.Ai ju tregoj edhe komandantëve se në luftë duhet edhe të luftohet dhe jo vetëm të komandohet.Më një fjalë Adem Jashari si një shqiponjë që fluturonte ne qiellin e vranët i mësoj edhe komandantët se në luftë mund edhe të vritesh.I mësoj komandantët se ai ishte luftëtar ishte mbi të gjithë komandantë për faktin se ishte luftëtar legjendar.Vizitat tek varret e luftëtareve shpeshherë me ngjallin emocione të thella shpirtërore.Këto emocione përzihen me ndenjat e të menduarit se çfarë kishte thënë luftëtari para se të bie heroikisht në betejë.

Kurë sytë e shqiponjës përzihen me pikat e gjakut që skuq dheun luftëtari para se të ndërroi jetë ka lënë vetëm një porosi:Ta ruani atdheun me të gjitha pjesët e Shqiperisë Etnike!Ruajtja e atdheut për çka u sakrifikuan luftëtarët e kombit shqiptar është një sakrificë e dytë sublime për ne të gjallët.Është sakrificë se sa herë të shkojmë dhe ti vizitojmë varret e luftëtarëve te lirisë nuk duhet të na kaploj sindromi i harresës por të na ringjallët kujtesa për çdo minutë per çdo orë e për çdo ditë për luftëtarët e lirisë që janë simbol i Shqiperisë Etnike.

Adem Jashari ti ishe luftëtar që në mesin e qiellit të turbulluar dhe reve të hijezuara e të errëta solle murmurimën dhe vetëtimen dhe e ndriçove qiellin shqiptar.Sakrifica jote dhe e familjës tënde është një sakrificë e cila bëri që të lotoj qielli,kurse renia juaj heroike sikur edhe e çoj peshë shqiptarin.Shpeshherë kemi edhe sot dilema se ku dhe kur u formue Ushtria Çlirimtare e Kosovës.E unë ju them pa hezitim ajo u formua në Prekazin legjendar pikërisht atëherë kur u dëgjuan krismat e para nga pushka e Adem Jasharit.Ajo ditë duhët të shënohet si ditë e themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Çdo perpjekje për të gjetur një datë  tjetër është vetëm harxhim i kohes kot.Kur rrezët e diellit ndriçuanë Kosovën dhe gjaku i të rënëve për lirinë e Kosovës i bëri dritë trojeve arbnore buzë një rrezatimi dhe një shkëlqimi stoik për të mbuluar qiellin që gjemonte dhe nuk derdhte lot kur erdhi liria e Kosovës, luftëtari i cili i mësoj komandantët se si duhet të luftojnë dhe jo vetëm të komandojnë mbeti legjendë e trimërisë,besnikërisë dhe shqiptaris.Edhe ecjakët e kohës nuk e zbehin asnjëherë kushtrimin e lirisë.Kushtrimin e vërtetë të lirisë i cili është shkruar dhe mbetët në histori.

Plisi i luftëtarit Adem Jashari do të mbetët në histori se pikërisht ky plis e tregoj vazhdimësinë e luftës së Adem Jasharit me luftën e Mehmet Gradicës,Ndue Përlleshit,Shaban Palluzhës,Marie Shllakut,profesor Ymer Berishës dhe shumë luftëtarve të tjerë që u sakrifikuan për shqiptari.Kur jehona e zërit përcillej nga Prekazi historik, rënia e luftëtarit Adem Jashari që i mësoj komandantët se si duhet të luftojnë dhe ta mbrojnë atdheun ishte një rënie jo vetëm heroike por ishte rënie që mbeti e shënuar në histori.

Ishte rënie historike për faktin se në momentin e flijimit të Adem Jasharit me familje u fillua një fazë e dytë e historisë faza e organizimit të luftës në mënyrë frontale dhe masovike.

Kur u përkula para varrit të Adem Jasharit në mendje më shkuan dy gjera:e para sa janë në krye të detyrës historianët tanë që ta thonë të vërtetën për luftën e Kosovës dhe e dyta ishte pse politika nuk u tregua e aftë që ta dërgoj Kosovën përpara.

Nuk e di por derisa e lash katundin e Prekajve,që sot quhet Prekaz, një rreze dielli kaploj qiellin dhe nuk e la të lotoj diellin.Dielli nuk lotonte për faktin se burrat që kanë mbetur në histori ata kanë pasur vetëm një qëllim:Lirinë e atdheut.E Adem Jashari luftëtari që i mësoj komandantët se në luftë edhe duhet të luftohet jo vetëm te komandohet. Ka mbetur legjendë e trimërisë heroike duke ju treguar shqiptarëve në të gjitha trojet shqiptare se lidhja me tokën arbërore dhe sakrifikimi per liriminë e kësaj toke është porosi e luftëtarit.

E Adem Jashari ishte luftëtar që e filloj luftën.Adem Jashari ishte luftëtari që ra në luftë dhe kjo rënie heroike e masivizoj dhe e rriti qëndresën kombëtare.Rënja e Adem Jasharit ja hapi edhe sytë dhe mendjen politikës ndërkombëtare se Kosova duhet të përkrahet, në të gjitha aspektet.Luftëtari që i mësoj komandantët se si duhet të luftojnë dhe jo vetëm te komandojnë, mbeti edhe themeluesi kryesor i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës së bashku me Zahir Pajazitin dhe Sali Qekajn.Lavdi të gjithëve  herojve dhe luftëtarëve tjerë të lirisë së Kosovës.Por themelet e UÇK-së janë në katundin e Prekajve që sot quhet Prekaz.Me pas këto themele u zgjeruan në mbarë Kosovën duke krijuar murana qëndrese dhe duke u dhënë kushtrimi nga luftëtarët e shumtë që u sakrifikuan për lirinë e atdheut.Kur rrezet  e diellit e mbuluan Prekazin dhe drita filloj t´ia lëshoj vendin errësires toka Arbërore që në mbrendesinë e saj mban trupat e luftëtarve të rënë për lirinë e trojeve Arbërore ka vëtëm një porosi: Amanet Brezave Shqipërin Etnike!

blank

Ndërrimi i ambasadorëve i qëlluar- por a do të kemi serish familjarë të politikanëve dhe militantë partiakë në diplomaci? – Nga Nue Oroshi

Ka vite që diplomacia e Kosovës ka qenë e përgjumur dhe me një nivel shumë të ultë të përfaqësimit.Kjo ka ndodhur për faktin se 90 përqind e ambasadorave të Kosovës në botë kanë qenë përsona që nuk kanë pasur personalitet.Këtë e kam theksuar edhe në dy-tre shkrimet e mehershme kur jam marrur me analizën e emrimit të ambasadorve të Kosovës.Kjo ka ndodhur për faktin se deri më tani kemi pasur ambasador që nuk i ka njohur as qyteti i tyre ku janë lindur e rritur e lëre më ti njoh Kosova, e mos te flasim ti njeh politika ndërkombëtare.Të tillët përveç fatit që kanë qenë familjar të ish politikanëve apo militant të partive të ndryshme politike në Kosovë nuk kanë pasur krediciale tjera intelektuale,shkencore e diplomatike.

Shtetet e zhvilluara në diplomaci dërgojnë personalitete të afta të cilët janë në gjendje me u përballu me sfidat politike në atë shtet që e përfaqësojnë, të cilët janë në gjendje të përballohen edhe me kundershtarët e atij shteti.Kurse në Kosovë tash e shumë vite diplomatët tanë nuk kanë qenë në gjendje që ta mbrojnë Kosovën në aspektin diplomatik përveç ndonjë rasti të rrallë.Shumica e ambasadorve të Kosovës takimet e para me politikan dhe diplomat i kanë pasur në momentin që janë dekretuar.Dhe një pjesë e mirë përveç ndonjë cermonie qe ka organizuar shteti ku kanë punuar me mision diplomatik ju ka shkuar mandati pa takuar politikan të atij shteti ose kanë takuar politikan të niveleve të ulta politike.

Këtë e kanë bërë edhe nga mosaftësia e tyre për të përgatitur elaborime diplomatike e politike se si duhet mbrojtur çështja e Kosovës.Gjysma e kohës iu ka shkuar duke dhënë njoftime tek shefat e tyre për kundershtarët politik në mërgatë që po e kundërshtojnë qeverinë dhe institucionet e kaluara se sa të jenë koncentruar të punojnë punën që kanë qenë te emruar.Këtu po e jap vetëm një rast të një  ambasadori të Kosovës në Gjermani i cili ishte takuar me një mik timin deputet në Bundestagun Gjerman duke përdorur emrin tim pa me njoftuar fare.

Ishte deputeti i Bundestagut qe ishte mik i mirë i imi dhe qe ishte përkrahes i çështjes se Kosovës  e kishte pranuar ambasadorin në takim por paralelisht me kishte njoftuar për takimin e kryer.Me një fjalë diplomacia e Kosovës në botë me ndonjë përjashtim të vogël ka deshtuar.Kështu që deri me tani vendimi i Ministres se Punëve të Jashtme dhe Diaspores i Republikës se Kosovës Donika Gërvalla si dhe aprovimi i Presidentes së Kosovës dr.Vjosa Osmani është krejt në rregull,për zëvendësimin e ambasadorve politik.

Por tash shtrohet pyetja se si do të veprohet me tutje?A do të shkohet prap me sistemin e njëjt të dekretimit të ambasadorve të rinj të Kosovës që patjetër do të jenë militant të partive në pushtet apo shokët, miqtë e familjarët e politikanëve në pushtet kjo do te shihet porsa të kemi emërimet e njohura.Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës kësaj radhe duhet menduar mirë se çfarë përsonash do të dërgoj në Diplomacinë e Kosovës.A do të dërgoj përsona me integritet politik,intelektual,akademik dhe shkencor që e njohin politikën,diplomacin, argumentimin historik për Kosovën me fakte shkencore, apo sërish do të dërgojnë persona pa personalitet që do ti raportojnë shefave të rinj gjatë tërë ditës se kush po i kundërshton dhe nga kush nuk perkrahën.

Nëse ndodhë e para diplomacia e Kosovës do te fillonë që ti merrë kembet dhe dalngadalë te ngritet megjithse duhet një punë dhe nje sakrificë shumë e madhe pasë gjithë kësaj propagande që ka bër dhe po banë serbia me rusin, dhe miqte e tyre, kundër Kosovës.Ta perfaqësosh Kosovën në diplomaci sotë nukë ësht e leht për faktin se perveqë dituris, dhe njohjes se diplomacisë duhet pasurë edhe pervojën se si duhet derguar gjerat perpara.

Dhe krejt në fundë uroji që kësaji radhe te kemi ne diplomaci diplomat e jo militant partiakë, te kemi intelektual e jo familjarë, shok miqë e dashamir te politikanëve.Demtimi i Kosovës në prezentimin e jashtem behet i madhë kurë aji perfaqësohet nga persona pa personalitet që nukë i njeh mirë asë qyteti i vetë.

Autori esht aktiv ne politiken gjermane ku esht pjes e CDU per dy dekada dhe Asambleist i CDU ne qytetin Kiel te Gjermanis qe ka 250.000 banor, per dy mandate.

blank

DONIKA GËRVALLA DHE KËRKESAT E PDK-SË – ​Nga Bardh M. Nengurra

Qeveria aktuale e Kosovës asht qeveria ma e çrregullueme dhe pa program qeverisës që ka pas Kosova deri sot .
Qeveria Kurti 2. asht Qeveri me ministra inkompetent, me ministra të pa arsimuem dhe të pa aftë për ti krye punët të cilat ua ka nda lideri i tyne Hugo Çavezi i Kosovës , Kryeministri me shrregullime mentale të dukshme Albin Kurti.
Ne nji shtet me popullsi me shendet mental normal Albin Kurti dhe sekta e ti Vetvendosja kurr nuk do merrshnin as 1000 vota nga votuesit , por meqense Kosova asht shtet i apsurdeve në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, VV-ja , apo ma drejtë ta them Albin Kurti Mesia i injorancës shqipfolëse dhe  i minoritarve në Kosovë fitojë 58 vende në Kuvendin e Kosovës. Kështu njeriun që injoranca shqipfolëse e konsideron si ZOT formojë Qeverinë tue emnue ministra njerëz të pa pergaditun jo vetem në aspektin profesional, por edhe në atë moral dhe intelektual.
Pasi ma parë nji pjesë e disa elementve shkatrrues dhe perçarës permbrenda LDK-së të priem nga Vjosa Osmani ju bashkuen listës zgjedhore të VV-së edhe qeveria u formue me urdhnin e Albin Kurtit ku dy ministri ju dhanë listës GUXO të Vjosa Osmanit. Zavends ministre e dytë dhe Ministre e Punve të Jashtme dhe Mergatës u emnue zonja Donika Gërvalla Shwartz ndersa Ministër i Bujqësisë z. Faton Peci.
Pak ditë pas emnimit të sajë Ministre e Punve të Jashtme dhe Mergatës zonja Donika Gervalla Shwartz udhtojë në nji seancë të Këshillit të Sigurimit në OKB në Nju Jork të SHBA-ve.
Paraqitja e sajë në atë Seancë ishte skandalloze, ishte e turpshme dhe e papranueshme.
Nuk besojë se ka edhe nji shembull tjetër në histori të Diplomacisë Botnore ku nji Ministër apo Ministreshë të flet në KS të OKB-së per historinë e fitorës së subjektit të vetë politik apo koalicionit qeverisës. Zonja Donika Gërvalla Shwartz e bani këtë. Ajo shfrye mllef dhe urrejtje tue perdor akuza dhe sulme kunder të gjitha qeverive që per 20 vjet të pas çlirimit kan pas pushtetin në Kosovë. Nuk denjoj zonja Ministre Donika Gervalla Shwartz ti quen Qeveritë paraprake si banda të krimit, të korrupsionit dhe mafioze. Harrojë e shkreta kryediplomate se po fletë para organizatës ma të fortë botnore dhe se nuk po flet në studio të TV DUKAGJINI para  ” gazetarve ” Ermal Panduri dhe Fidan Ramaj. Ajo aty foli marë e mbrapsht sikur thotë fjala e popullit.  Foli mbrapsht dhe turpnojë vetveten, turpnojë Mbiemnin e vetë familjar Gërvalla dhe turpnojë shtetin i cili i ka besue voten dhe postin e Kryediplomatës. Dhe kësaj idhnakje shpirt sertë sikur nuk i mjaftuan ato që i foli per Qeveritë e kalueme në Kosovë ajo akuzojë tmerrshem edhe shtetin që dikur ja pat strehue babën dhe axhen e sajë e i cili shtet e strehojë edhe ate ku ajo edhe u martue dhe krijojë familje . Kryediplomatja e Kosovës akuzojë Gjermaninë per gjenocid mbi popullin serb në Luftën e Dytë botnore. Pra kjo e shkretë tha diçka që deri sot askush se ka thanë. Nuk e kan thanë as politikajt dhe akademikët ma ekstrem me nacionalizem shovinist fashist serb . Ndoshta kësaj të shkrete ju kan perzie kabllot e trunit dhe ka ngatrrue historinë e dhimbshme të tmerrshme dhe të dhunshme në shkallë gjenocidi por që e kan ba pushteti komunist i ish Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë me çrast dhunshem janë zhvendos nga krahina e Vojvodinës mbi 300.000 gjerman.
Kjo paraqitje e Kryediplomatës së Kosovës u ba shkak që opozita parlamentare në veqanti PDK-ja dhe AAK-ja ta sulmojnë ate , por jo aq shumë per fjalimin skandaloz në KS të OKB-së, ma shumë per disa paraqitje të sajë vite ma parë kur ajo së paku deklarativisht thoshte se asht antare e LDK-së. Deklaratat e sajë per disa individ ish Komandant dhe ish antar të të ashtuqujtunit Shtab i Pergjithshem i UÇK-së jan temë e sulmeve dhe akuzave kunder zonjës Kryediplomate Donika Gërvalla Shwartz. Dje në Kuvendin e Kosovës pati perplasje verbale , ofendime e edhe kerrcnime mes deputetve të Pozitës dhe Opozitës.
Unë si nji perkrahës i flaktë i zonjës Donika dikur kur ajo ishte pjesë e LDK-së ( nese fare ka qenë e tillë ) dhe si kundershtar i madhë i sajë tash pas 14 shkrutit 2021 kur ajo bashk me Vjosa Osmanin dhe disa mikrrob të tjerë të mjerë kaluen në VV të Albin Kurtit per ta shkatrrue tmerrshem LDK-në. Pra si ish perkrahes i sajë dikur dhe si urrejtës i sajë tash  po e ceku se zonja Donika e ka mbështetjen time të plotë per ato që i ka deklarue dikur per ish Komandantat e edhe per ish krerët e Shtabit të Pergjithshëm të UÇK-së. Unë dje derisa percolla seancën e Kuvendit dhe pash perplasjet mes deputetve pozitë-opozitë shkaku i Kryediplomatës u irritova me te kur ajo si mbrojtje perdori faktin se Gjykata Specilae asht formue në Kuvendin e Kosovës dhe se per ta formue ate ishin pikrishtë deputetet e PDK-së dhe dy ish lideret e sajë Hashim Thaçi e Kadri Veseli ata që ban çmos që të formohet GJS-ja. Donika Gervalla Shwartz sikur ta kishte vetem pak dinjitet ajo do fliste ashtu si flet z. Ramiz Lladrovci. Ai kur flet diçka në publik dhe asht i bindun se ka të drejtë , po e konfrontojë dikush me deklaratat e ti ai thotë; çka po don, po pra kam thanë dhe thamë apet.
Edhe Donika do duhej me qendrue pas fjalve të veta dhe aspak nuk ka pas as nuk ka arsye me u pendue as me u frigue.  Asaj per çka ka thanë e edhe mue që ndaj mendimin  me te ndoshta na mungojnë faktet, por e verteta asht e dhimbshme dhe ajo vetvetiu verteton fjalët tona që dikush mund ti merr si akuza pa fakte. Megjithate unë ja perkujtojë zonjes Donika dhe e tham se faktet janë vrasjet makabre dhe të tmerrshme të veprimtarve të LDK-së, të ish Komandantve të UÇK-së perkrahes të LDK-së dhe të gazetarve të gazetës BOTA SOT që llogaritej si gazetë e LDK-së.
Kur u vran mizorishtë Enver Maloku, Komandant Drini -Ekrem Rexha, Haki Imeri, Shefki Popova, Shaban Manaj, Ismet Rraci, Xhemajl Mustafa, Smajl Hajdaraj, Bardhyl Ajeti, kur u plagosen Sabri Hamiti, Fetah Rudi, Gani Geci etj, etj  në Kosovë nuk kishte serb. Ata dikush i ka vra. I ka vra mizorishtë per të vetmin fajë pse ishin personalitete dhe veprimtar të LDK-së. Ka 20 vjet që neper popull per këto vrasje jan perflitë të njejtit individ. Dhe krejt kjo dëshmonë se edhe Gjykata Speciale jo rastësishtë i ka arrestue po të njejtit individ që janë perfolë per krime e vrasje të njerzve të LDK-së qe 20-25 vjet rreshtë. Andaj zonja Donika Gërvalla Shwartz me të drejtë ka deklarue dikur tu potencue emna të individve direkt dhe per këtë e ka mbeshtetjen time dhe besojë se edhe të secilit shqiptar të ndershem, të secilit shqiptar që ndjen dhimbje per të gjitha ato viktima të pafajshme të vramë në korridore e para dyerve të shtepijave e banesave të veta. Zonja Donika ka mbështetjen e secilit shqiptar që ndjen dhimbjen per ata jetima që jan denue pa fajë me jetue jetën pa baba , me u rritë jetim, për të gjithë ata që ndjen dhimbje per ato nana që kan mbet pa djemt e tyne, per ato motra që kan mbetë pa vëllazen dhe per ato nuse që në moshen ma të mirë kan mbet pa burrat e tyne.
Pra kerkesat e opozitës per shkarkim apo dorëheqeje të Kryediplomatës janë apsurde persa u perketë këtyne  “MEKATEVE ” që ata ja numrojnë asaj tue e konfrontue me videoinqizimet e paraqitjeve të sajë neper TV-të e Kosovës derisa ajo ishte antare e LDK-së.
Opozita apo ma mirë ta them Deputetët e PDK-së e edhe ata të AAK-së nuk kan pse kundershtojnë as pse sulmojnë e kërrcnojnë askend. Sikur mos të kishin ndodhë të gjitha ato vrasje të njerzve të LDK-së gjatë luftës dhe pas luftës asnjihere nuk do kerkonte askush me formue Gjykatë per krime lufte.
Dhe sikur ta kishin hetue dhe trajtue secilen vrasje organet dhe Prokurorija e Kosovës poashtu askush nuk do kerkonte me u formue nji Gjykatë Speciale per këto raste. Këta te burgosun sot ne Hagë neper vite ishin në pushtet dhe silleshin si të kishin qenë pronar jo vetem të të gjitha pronave të Kosovës , por edhe të jetës së qytetarve të sajë po këta koqabash që i arrestojë GJS dhe i mban tash në Hagë dhe padyshim se i mban me të drejtë. Po mos të kishte pas GJS prova të mjaftueshme asnji nga ata nuk do arrestohej. Janë po këta që po flejn gjumin në qelijat e Hagës që ishin në pushtet kur u vjedhen dosje e dokumente bashk me prova dhe edhe sasi të medhaja ari në Dhomat e Deshmive të Policisë në Prishtinë. Pas pak e njejta gja ndodhi edhe në policinë e Pejës. Krejt kjo nuk asht ba pa arsye. Dhe nese vetë ish pushtetarët nuk qendrojnë prapa kësaj pse askush per këto veprime nuk u arrestue as nuk hetohen rastet?!
Per këtë unë i them zonjës Donika Gervalla Shwartz se mirë ka folë dhe se e ka perkrahjen time.
Mirpo unë jam nga ata individ që mendojë se zonja Donika Gervalla Shwartz duhet të shkarkohet pasi ajo nuk paska as per së afërmi aftësinë per ta krye detyren si Kryediplomate e shtetit. Ajo paturpsishtë shpiku, trillojë akuzen per gjenocid te Gjermanisë kunder serbve ne LDB. Duhet te shkarkohet sepse po deshmonë se ajo mund ta damtojë rand politiken e jashtme te shtetit te Kosoves.
Unë jam vetë mergimtar dhe jam kategorik kunder dukunive që u paraqiten viteve të fundit në Kosovë. Pra jam kunder që kushdo qoftë ai apo ajo nese ka shtetsi të ndonji shteti tjeter asesi nuk duhet me pas të drejtë as te votojë e as të zgjidhet apo emnohet në organet e pushtetiti qoftë ai lokal apo shtenor në Kosovë. Sot Qeveria e Kosovës ka Kryediplomate nji shtetase gjermane. Në foltoren e Kuvendit te Kosovës ka shtetas të shtetvet tjera e disa nga ta edhe të Republikës së Shqipnisë. Sot Presidentja e vendit asht person me shtetsi Australiane. Ministri i Mbrojtjes asht me shtetsi Norvegjeze, pse kështu? A nuk ka kuadro në Kosovë të aftë e kredibel per me pas këto poste apo pse?!   Unë mendojë se Kosova ka kuadro që per aftësi dhe profesionalizem jan të zotët me u matë me secilin homolog të secilit shtet europrendimor. Mirpo ata nuk i respekton kush, nuk i lejojnë te vijnë në shprehje sepse ata jan profesionista dhe kan dinjitet e nuk i servilosen askujt qoftë ai edhe Mesia Albin Kurti.
Sarpsborg: 07.05.2021
blank

TË AKUZUEMIT NGA GJYKATA SPECIALE NË HAGË , AVOKATËT MBROJTËS DHE SHTETI I KOSOVËS – Nga Bardh M. Nengurra

       Jam kategorik kundër qe Qeveria  tu paguej avokatët njerzve te akuzuem per krime dhe vrasje
 
 Kudo në botë njerzit që bien ndesh me drejtësinë, që i ndjek prokuroria dhe arrestohen si të dyshuem per diçka që bjen n`desh me ligjin kan të drejtë në avokat mbrojtës. Në shtetet europrendimore shteti ju garanton avokat mbrojtës personave që kan ekonomi të dobët, që nuk kan mundësi me pague shpenzimet që ju kerkon nji avokat. Mirpo pothuej në të gjitha shtetet europrendimore ka nji limit per sa orë punë të avokatit mbrojtës shpenzimet i mbulon shteti. Në Norvegji ku jetojë unë, mvarsishtë nga vepra per të cilen ndiqet i akuzuemi, shteti paguen nga 7-10 orë punë të avokatit. Besojë se ngjajshem duhet të jetë edhe në shtetet tjera europrendimore. Mirpo në raste të tilla asht vetë Gjykata dhe Prokuroria që caktojnë avokatin mbrojtës. Nese i akuzuemi e refuzon atëhere ai ose duhet me gjetë dhe me e pague vetë avokatin ose mbetet të mbrohet vetë pa avokat.
Si taksapagues i Kosovës ( edhepse jam mergimtar, unë paguej taksë çdo vit per pronë që kam në vendlindje ) jam i indinjuem pasi percolla shkrimet dhe debatët që këto ditë po qarkullojnë neper portale e studio të TV-vë për ndamjen e miliona eurove që shteti Republika e Kosovës i ka nda per avokatët mbrojtës të arrestuemve me akuza per vrasje dhe krime në Kosovës.
Shteti me nji buxhet të varfën çfar asht Kosova ta merr mbi vete barrën e shpenzimeve kolosale per njerzit e akuzuem , per njerzit e dyshimtë per krime dhe vrasje, per njerzit që kan prona e pasuni secili veq e veq pothuej aq sa asht krejt Buxheti i Kosovës asht jo vetem padrejtësi, por asht edhe poshtërsi dhe ofendim per familjaret e gjallë të viktimave për vrasjen e të cilve dyshohen, akuzohen dhe hetohen të burgosunit e Gjykatës Speciale ne Hagë.
Te akuzuemit, ata qe janë në paraburgim në Hagë kan prona me vlerë të miliona eurove në Kosovë dhe sipas disave kan prona edhe në Shqipni, në Mal të Zi dhe disa qak edhe në Monako e diku tjeter. Aspak nuk asht sekret se ato prona ata i kan fitue pa djersë, pa merita, kryesishtë jan prona të uzurpueme. Të burgosunit në Hagë pasuninë e kan arrijtë me vepra krimi, me mito, me shantazhe , me haraqe  e forma të tjera të kunderligjshme andaj ata duhet vetë me pague avokatët mbrojtës dhe shteti asesi nuk duhet të mirret me këto punë.
Kam shumë arsye pse mendojë kështu. Arsyeja ma e madhe asht sepse perderisa Gjykata Speciale të burgosunit që i ka arrestue dhe i mban në paraburgim i ka quejt ndermarrje kriminele dhe per ta ka dosje në bazë të të cilave edhe i ka ndjeke dhe i ka arrestue dhe pse tash të tillët ti merr në mbrojtje shteti i Kosovës?!!
Çdo tentim per ti ndihmue , apo per tu sigurue para per mbrojtje të burgosunit në Hagë automatikisht e zbeh imazhin e shtetit Republika e Kosovës ne raport me faktorin nderkombëtar. Kosova me ju pague shpenzimet per mbrojtje të akuzuemve në Hagë asht njejt sikur të jetë vetë shteti sponzor apo bashkpjesëmarrës në veprimtarinë kriminele per çka janë akuzue dhe tash do gjykohen ish lideret e vetë emnuem në të ashtuqujtunin Shtab i Pergjithshem i UÇK-së, andaj me këtë veprim Kosova del si shtet joserioz, si shtet që ndan para nga buxheti i varfën i sajë per tu pague avokatët mbrojtës njerzve të akuzuem per krime , per vrasje dhe vepra tjera të denueshme me ligjin.
Tani për tani në Hagë janë 8 ( tetë ) të akuzuem, por sipas burimeve Gjykata Speciale ka në listë si të akuzuem diku afër 100 persona, dhe çka do baj Kosova nese nji ditë të gjithë ata do gjinden prapa grilave të burgut në Hagë. Nese deri tash per mbrojtjen e tetë  vetave duhet me pague disa miliona euro , per ti marr në mbrojtje edhe 100 tjerë duhet Kosova me marr borq në Banken Nderkombëtare dhe pastaj per disa dekada me pague borqin ndersa popullin e sajë me e lanë në mjerim e varfni.
Qeveria e Republikës së Kosovës asnjihere nuk duhet me i shkue mendja me nda nji cent per tu pague avokatët e të arrestuemve në Hagë. Nuk duhet sepse kështu do shpëton miliona euro të taksapaguesve të Kosovës dhe shpeton ftyren e vetë si Qeveri dhe si shtet sespe ta voton dhe ta formon Gjykatën Speciale në Kuvendin e Kosovës dhe tash Qeveria dhe pushtetarët tu dalin sponzor per mbrojtje atyne që Gjykata i ka akuzue dhe i ka arrestue asht dyftyrësi, asht poshtërsi e tmerrshme.
Si ka mundësi që në Kosovë të ketë qeveritar dhe ish qeveritar, deputet dhe ish deputet, ministra dhe ish ministra, kryeministra dhe ish kryeministra që sa munden flasin , sa munden shkruejn dhe apelojnë që të ndahen fonde per ti ndihmue të burgosunit në Hagë. Pa aspak rezervë dhe me plotë ndergjegje ju them se të tillët duhet me u turpnue per këto perpjekje të tyne.
Tashma dihet sheshit se akuzat ma të randa per të burgosunit në Hagë me të cilat do mirret Gjykata Speciale jan vrasjet e oponentve politik , kryesishtë të veprimtarve të LDK-së. Dhe si ka mundësi që Qeveria dhe shteti i jonë ti ndajë parat e taksave të familjarve të vramë që ato para tua bartë në llogari avokatve mbrojtës të atyne që dyshohen , që akuzohen dhe që gjykohen per vrasjet e baballarve, burrave , djemve dhe vëllaznive e edhe motrave ( Sabahate Tolaj ) të tyne?!!! A ka apsurd ma të madh se të veprohet kështu?!!!
Pash diku nji shkrim se si edhe ish Kryeministri Isa Mustafa perkrah idenë per ti ndihmue të burgosunit e Hagës. Me gjithë respektin per juve i nderuem Profesor Isa Mustafa po ju them se Ju kishit ba mirë që tani vertetë të pushoni dhe të mirresh me veten tande. Pro fondeve per ti ndihmue të akuzuemit mund të jenë vetem ata që kan perfitue qoftë shumë apo pak nga veprimtaritë e të akuzuemve dhe të burgosunve në Hagë. Pro ndihmes per te akuzuemit mund të jenë vetem ish kampanjonët e tyne në veprimtarinë kriminele , ish bashkpartiakët dhe servil të tjerë njerez të dobtë .
Besojë se asnji qytetar i ndershem, asnji qytetar me pak mend në rradake nuk perkrah idenë per ti pague avokatët per të burgosunit ne Hagë.
Unë i pyes ata që qaraveshen me komente neper portale dhe neper Tv per tu ndihmue të burgosunit në Hagë, çka do thoni ju nese gjykata ka fakte, ka materiale dhe prova dhe ma në fund i zbardhë vrasjet në mos të të gjithve , së paku të disa vrasjeve të figurave politike veprimtar të LDK-së, p.sh. të Shaban Manaj, Ismet Rraci, Ukë Bytyqi, Haki Ymeri, Xhemajl Mustafa, Enver Maloku etj, etj. Per plagosjet e Fetah Rudit , Agim Veliut , Gani Gecit,  Sabri Hamitit etj, etj. Per vrasjet e gazetarve Bardhyl Ajeti, Sherif Popova, Besim Kastrati etj, etj.Vrasjen e disa ish Komandantve të UÇK-së p.sh. të Ekrem Rexhes -Komandant Drini, të Smajl Hajdaraj , të Isuf Haklaj dhe Sabahate Tolaj etj, etj dhe nese fajtor per vrasjet e tyne Gjykata Speciale shpall këta të akuzuem dhe që tani jan në paraburgim në Hagë, pra çka do thoni juve? A do harroni pastaj apo do turperoheni se keni keqperdorë parat e familjarve të viktimave të pafajshme, pra paratë e taksave të tyne për tu ndihmue kriminelve ( po e them hypotetikishtë këtë ) , të vrasësve të familjarve të këtyne taksapaguesve? Padyshim se ju do harroni budallakinë që po mundoheni me e ba tash dhe a do keni pastaj ftyrë me ju dalë para katër djemve dhe vajzës së Shaban Manaj, me i dalë para Deputetes Doruntina Maloku, me i dalë para Deputetit Besian Mustafës, a do keni ftyrë me takue secilin qytetar të ndershem të Kosovës pastaj?!!!
Pse ju asnjihere nuk keni ngritë zanin me kerkue që shteti të ndan bursa per ti ndihmue me u shkollue e me jetue jeten me dinjitet fëmijet jetima pa babë , baballaret e të cilve dikush i vrau per të vetmin shkak se ishin veprimtar dhe shtylla të LDK-së, partisë shtetformuese , ishin shtylla ne perkrahjen e Dr. Ibrahim Rugovës të themeluesit të shtetit Republika e Kosovës?!!! Nese nuk keni mendue se si do rriten , si do shkollohen dhe si do jetojne jetimat e viktimave të pafajshme të LDK-së ta dini se do baheni turpi i botës nese tash ndani qoftë edhe nji cent per avokatët mbrojtës të të akuzuemve per vrasjen e shqiptarve e edhe të tjerve kushdo qofshin ata , cilitdo minoritet qofshin ata .
Nese shteti paguen avokatët per të burgosunit në Hagë me këte veprim pos tjerash shteti do pranojë indirekt se perkrah veprimet kriminele të atyne që jan akuzue dhe po gjykohen.
Neper Kosovë pothuej per çdo ditë po ndodhin vrasje mes qytetarve. Por ata duhet vetë ti mbulojne shpenzimet per pagesat e avokatve. Shumica e tyne ne mungese te mundesive per ta pague avokatin shpesh marrin denime drastike te padrejta dhe askush nuk qanë kokën per ta. Pse tash shteti duhet tua mbaj dertin njerzve milionera te cilet kan angazhue si mbrojtesa avokatët ma te shtrenjtë nga Amerika, Anglia dhe shtete tjera?!!!
Pse te burgosunit ne Hagë nuk angazhuen avokat nga Kosova qe do kishin kushtue shumëhere ma lirë?
Ata kan mjaftë para te pista e shumë pak nga djersa e tyne, kan prona milionshe dhe mbrojtesit duhet me i pague vetë. Nese shpallen te pafajshem ata duhet te marrin damshpërblim.
Ata po gjykohen si individ, pa dallim se çfar pozitash apo postesh shtetnore e paraushtarake ( ushtarak une i pranojë vetem ushtarët e UÇK-së nen komanden e Ministrit Ahmet Krasniqi ) kishin dikur. Gjykata Speciale nuk po gjykon UÇK-në , nuk po gjykon Luften heroike te UÇK-së. UÇK-ja ka me qindra luftëtar dhe komandanta qe kan luftue ne Loxhë, në Koshare dhe fushëbeteja tjera dhe asnjenin nga ata perpos Serbisë asnjihere si ka akuzue askush dhe as Gjykata Speciale. Gjykata Speciale i ka ne shenjestër vetem disa persona dhe qebesa nuk i ka shenjestrue kot.
Sarpsborg: 04.05.2021
blank

NJË MONOGRAFI FAMILJARE ME TEMATIKË ORIGJINALE  – Nga Muhamet SHATRI  

Mujë S. Berisha & Fahri B. Hoxha, Familja emblematike Myftiu – begati e traditës atdhetare, arsimore dhe fetare (monografi historike dhe gjenealogjike  

 

– Vepër për historinë e gjenealogjinë, për pasurinë e bamirësinë, për veprimtarinë kombëtare e fetare të familjes MYFTIU    

Këto ditë SHB ”Faik Konica”,  me editor shkrimtarin e mirënjohur Nazmi Rrahmani,  botoi librin e lartëpërmendur për të cilin edhe unë dua të them disa fjalë.  

                                                                                                                                                                              

Në këtë monografi autorët Mujë S. Berisha dhe Fahri B. Hoxha  (tani i ndjerë) kanë ndri­çuar me mjeshtri historikun e njërës prej familjeve më në zë shqiptare nga gjysma e shek. XIX deri në vitet e 50-të të shek. XX.  Kjo është arritur falë punës ngulmuese dhe mbështetjes në materialet arkivore, sidomos të fondeve dhe koleksioneve të kësaj familjeje, pastaj në dokumente të botuara, në kujtime të protagonistëve të këtyre zhvillimeve si dhe në publikimet histo­riografike e publicistike.    

Meritë e veçantë e autorëve është përcaktimi  për trajtimin e historikut të një familjeje nga shtresa e kamur e shoqërisë shqiptare që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë në mjedisin tonë. Është shumë interesante dhe udhërrëfyese për studiuesit tjerë  trajektorja e shteg­timit të kësaj familjeje nga Mirdita ku kishin gjetur strehë nga rrebeshi barbar i Serbisë mesjetare për në trojet e ori­gji­nës, si dhe bashkë­­pu­nimi e kultivimi i marrëdhënieve tradicionale ndërfetare me mirdi­torë të tjerë të vendosur në Prishtinë dhe në trevat e tjera të Kosovës.

Monografia “Familja emblematike Myftiu …është një burim i pasur njohurish për famil­jen Myftiu, gjenealogjinë dhe veprimtarinë e shumë përfaqësuesve të saj në periudha të ndry­sh­me, madje në një shkallë të gjerë deri në përmasa kombëtare. Për nga fusha e studimeve që për­f­shin, është një arritje e mirëpritur jo vetëm për historianë, por edhe për etnologë, ekono­mistë, soci­o­logë, gjuhë­tarë etj., të cilëve u ofrohet mundësia për t’u njohur më shumë dhe më mirë me këtë familje të gjerë, e cila, me gjithë rolin e madh dhe kontributet e jashtë­zakon­shme që ka dhë­në në zhvillimet tona kombëtare në disa drejtime: politikë, ekonomi, arsim, fe, sport, huma­ni­zëm etj., deri në fund të shek. XX ka qenë e anatemuar dhe, të thuash, plotësisht e eklipsuar.   

 

– Një qasje objektive dhe origjinale  

Autorët Mujë S Berisha dhe Fahri B. Hoxha iu kanë qasur në mënyrë origjinale dhe objektive trajtimit të veprimtarisë së përfaqësuesve të familjes Myftiu, qoftë në aspektin ekonomik, kulturor, arsimor, fetar, humanitar etj., qoftë në fushën e veprimtarisë atdhetare, madje, në këtë drejtim në mënyrë të veçantë. Kështu, libri  monografik “Familja emblematike Myftiu – begati e traditës atdhetare, arsimore dhe fetare (monografi historike dhe gjenealogjike)” i këtyre autorëve tashmë të dëshmuar në letrat shqipe, ngërthen në vetvete tri fusha kryesore: histori, etnografi dhe ekonomi. Është meritë e veçantë e auto­rëve, të cilët kanë arritur me mjeshtri që t’i shmangen klisheve të historiografisë “marksiste”, që, siç theksuam më lart, i ka anatemuar pa përjashtim dhe ka injoruar rolin dhe kontributin e shtresave më të pasura të shoqërisë shqiptare, duke i paraqitur si ushejza që kanë jetuar me djersen dhe gjakun  të varfërve.  Përkundër kualifikimeve të deri vonshme, dihet, vetëm zi, në këtë vepër ata na dalin njerëz të suksesshëm që sigurojnë mirëqenien dhe statusin e tyre, por edhe ndihmesën për nevojtarët, dihet, me pasurinë e fituar me punë, inovacion, angazhim vetëmohues dhe sakrifica të mëdha. Për të qenë më bindës dhe më autentikë, autorët janë nisur nga fshati Sllatinë e Epërme e Anamoravës, duke e zgjeruar pastaj gamën e interesimeve të tyre për historinë dhe mënyrën e shtri­rjes së degëve të kësaj familjeje në mjedise të tjera, si: në Shkup, në Prishtinë, në Viti, në Shti­me, në Turqi (Izmir, Ankara, Stamboll etj). Autorët, krahas eksplorimeve disavjeçare dhe hu­lu­m­­timeve këmbëngulëse, kanë arritur që të mbledhin shumë të dhëna të rëndësishme histo­rike e demografike, sidomos ato të kujtesës që shtrihen në një terren mjaft të shtrirë hapësinor dhe kohor. Kështu, mbi bazën e eksplorimeve të vazhdueshme kanë arritur të përgatisin këtë bo­tim, për mendimin tim, mjaft dinjitoz për familjen Myftiu (Tanëk) Sipas autorëve, pinjollët e familjes Myftiu vazhdimisht ndanë fatin e bashkatdhetarëve të tjerë dhe u angazhuan me përkushtim për emancipim dhe pavarësi kombëtare që nga periudha e Rilindjes Kombëtare, në qëndresën kundër pushtuesve serbë në fund të vitit 1912 dhe në përba­lljen me makinerinë gllabëruese të Serbisë, përkatësisht Jugosllavisë deri në prill të vitit 1941. Ata u angazhuan edhe për rikuperimin e statusit dhe të institucioneve shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore në Kosovë dhe më gjerë, sidomos nëpërmjet të Lidhjes II Shqiptare të Prizrenit dhe të mekanizmave të saj. Në fund të Luftës së Dytë Botërore Myftilerët u ballafaquan me valën shkatërruese të forma­cione­ve serbo-jugosllave; më dhunën dhe likuidimet barbare, me vrasjet në kufi dhe me  dënimet shumëvjeçare e torturat më të rënda e më mizore nëpër burgjet jugosllave për çka u detyruan të lëshonin trojet e të parëve dhe të shpërnguleshin në Turqi, në vende të ndryshme të Evropës, madje edhe në SHBA, Kanada etj.

– Vepër me interes për historiografinë dhe etnografinë shqiptare  

Bazuar në vlerësimin tim, kjo monografi i përmbush plotësisht kriteret shkencore për botim dhe është me interes për historiografinë shqiptare, etnografinë dhe më gjerë. Botimi i kësaj vepre sa shken­co­re po aq edhe aktuale, edhe pse me vonesë, mund të them se po vjen në një kohë të duhur. Autorët kanë arritur që në këtë vepër-monografi të gërshetojnë natyrshëm historinë e gjeografinë, urbanistikën e etnografinë, ekonominë e tregtinë, bujqësinë e artizanatet, letërsinë e arsimin, kulturën kombëtare e fetare, humanizmin e familjeve më në zë, sakrificën e tyre etj., në tërë përbërësit e në shtrirjen e nevojshme. Ata, në veprën e tyre, jo vetëm që i bëjnë jehonë traditave atdhetare, traditave më të mira të familjeve fisnike për shumë kohë të anatemuara e të injoruara nga pushtuesi, por edhe të  përcillen porosi (mesazhe) të fuqishme atdhetarizmi e pune, mesazhe paqeje e krenarie kombëtare, mesazhe përparimtare e demokratike, mesazhe qytetarie e dashurie, mesazhe humanizmi e mirë­kup­timi, mesazhe të mbrojtjes së dinjitetit e të nderit, mesazhe të mirëkuptimit tradicional ndërfetar midis shqiptarëve, mesazhe të ripërtëritjes  e të ngadhënjimit të së drejtës dhe të së mirës, pra të gjithçkaje që është e drejtë, e lartë, e zdritshme e njerëzore. Vepra i krijon kujtdo një përfytyrim të qartë rreth përmasave të kësaj pune të kryer me përkushtim, me dashuri dhe me përpikëri e mjeshtri (skru­pu­lo­zitet). Kjo vepër do t’u shërbejë kohëve që po kalojmë, detyrave që shtron çështja kombëtare mbarë­shqip­tare në trojet etnike e gjetiu në diasporë, do t’i kontribuojë stabilizimit dhe përparimit demokratik të vendit tonë. Autorët, në përgjithësi, kanë pasur një qasje problemore shumë origjinale dhe më një gjuhë dhe stil të rrjedhshëm e të kuptueshëm për të gjithë. Ata i kanë dhënë lexuesit një doracak (manual) udhëtimi në të kaluarën e familjes fisnike Myftiu, një udhëtim mes ngjarjesh, njerëzish, historishë intresante, burrash të fortë e bujarë. Duhet shtuar se autorët gjatë shkrimit të tekstit kanë dhënë shënime sqaruese për disa nga protagonistët të këtyre rrjedhave dhe për ngjarjet që lidhen me këtë problematikë, duke e bërë kështu këtë mo­nografi të qartë për lexuesin dhe ndihmesë për studiuesit e kësaj prob­lema­tike. Monografia, në vija të përgjithshme, korrespondon me publikimet e tjera të derisotme në histori­ogra­finë shqiptare, por tematika e saj është e veçantë dhe origjinale. Ky është një studim që mund të shërbejë si udhërrëfyes për vazhdimin e trajtimet kontri­bu­tit dhe rolit të familjeve aristokratike në rrjedhat e historisë sonë.   Pra monografia nuk u adresohet vetëm një rrethi të ngushtë lexuesish. Ajo iu drejtohet të gjithëve, të moshuarve e të rinjve, intelektualëve e studiuesve të fushave të ndryshme të dijes, të kulturës e të krijimtarisë, qytetarëve e fshatarëve të thjeshtë, burrave e grave, sepse të gjithë kanë obligim të njihen me historinë e gjenealogjinë (origjinën) e familjeve të tyre e më gjerë, sidomos të atyre që kanë reflektuar e kanë dhënë më shumë për atdheun e kombin. Pra, ky libër mund të shërbejë si një model i mirë se si mund të ndërtohen monografi të kësaj natyre për familje të tjera të njohura për të arritur një ditë në një botim akademik sintezë. Duke hedhur dritë në familjen e njohur Myftiu, në organizimin e brendshëm të saj, shtrirjen, objektet e banimit, kopshtet, veprimtarinë ekonomike e shoqërore, arsimore, patriotike e fetare, autorët kanë arritur që sadopak të na njohin edhe me historinë, traditën shekullore, përparimin, qytetërimin, jetën shpirtërore etj. të mjediseve ku kanë jetuar pjesëtarët e saj të shpërndarë gjithandej, duke filluar nga Sllatina e Epërme, Shkupi, Prishtina, Shtimja, Izmiri, Ankaraja, Stambolli etj.

– Hedhje dritë në veprimtarinë shumëdimensionale të familjes Myftiu  

Një vend të veçantë në këtë monografi zënë portretet e dokumentuara, profilet biografike rreth disa figurave historike të familjes Myftiu, të cilat janë shquar si veprimtarë të çështjes kombëtare, punëtorë shumë të përkushtuar, ekonomistë të mëdhenj, intelektualë të shquar, humanistë të pashembullt. Vlen të nënvizohet gjithashtu përpjekja e autorëve për të hedhur dritë në psikologjinë e anëtarëve më të njohur të familjes Myftiu (Tanëk), duke përmendur shkëlqimin e tyre në , aspektin et­no­grafik, paraqitjen e mënyrës së jetesës së kësaj familje të madhe, strukturën e kulturën e saj ma­te­riale, shoqërore e artistike, normën e sjelljes, veshjen, virtytet dalluese, si: mikpritjen, besën, bu­rrë­rinë, humanizmin, altruizmin etj.Autorët, duke qenë vetë punëtorë të devotshëm të arsimit, nuk e anashkalojnë çështjen e shkollimit dhe veprimtarinë e gjithanshme të shkollave: fetare, private e shtetërore, sidomos kontributin e familjes Myftiu në hapjen e tyre, në mbështetjen morale e materiale të kuadrit arsimor si dhe të fë­mi­jëve e të rinjve. Autorët kanë vepruar me korrektësi intelektuale dhe me ndershmëri qytetare, duke përmendur referenca të ndryshme, emrat e informuesve që e bëjnë këtë libër-monografi me të vërtetë doku­men­tare.  Shfrytëzimi dhe emërtimi i këtyre burimeve të zgjedhura me dobi, në kuptimin më të mirë të fjalës, veprat e dijetarëve: ato historike, shkencore, letrare, kulturore, fetare, monografi tematike, mbishkrime objektesh e varresh (epitafe, epigrafe, epigrame), pllaka përkujtimore, artikuj në revista e gazeta, kujtime (një varg informatorësh, burra e gra të moshuara, që i kanë furnizuar autorët me të dhëna të sakta), informacione gojore (gojëdhëna të verifikuara, deklarata, fotografi etj.), është me interes mjaft të madh.   

– Përfundim  

 Mund të përfundohet se autorët i kanë dhënë vetës një detyrë sa të vështirë, aq edhe fisnike, të nxjerrin në dritë një familje që është një vargan malesh me shumë maja. Vargu i njerëzve të ditur dhe i burrave të shquar të familjes Myftiu, për të cilët flitet në këtë monografi, është shumë i madh. Kështu, autorët ia kanë dale në për­mbu­shjen e qëllimit të tyre, duke na dhënë kështu një monografi me përmbajtje interesante të bazuar në fakte të pamohueshme. Autorët, falë përkushtimit disavjeçar, me kompetencë dhe objektivitet i kanë bërë një shërbim të mirë jo vetëm familjes Myftiu, por edhe historisë, etnografisë e kulturës sonë në përgjithësi. Libri, besoj, do lexohet, jo vetëm nga rrethet profesionale shkencore por edhe të një rrethi të gjerë lexuesish, jo vetëm në Kosovë dhe trevat e tjera shqiptare por edhe tek shqip­tarët në Turqi dhe gjithandej në Mërgatën tonë. Ai i jep mundësi lexuesit që të ndalet e të analizojë me gjakftohtësi, duke nxjerrë jo vetëm vlera të përgjithshme, por edhe të veçanta për disa fusha të dijes.

Malmo, Suedi, 22. III. 2021

blank

Ditari i Alba Kepit për rrafshimin e Maternitetit: Ky eshte shkaterrim, krim, perçundim, genocid qe i behet qytetit tim!

Gjuha banale e urrejtja e fjales eshte ne nivelin mafioz!
E ardhmja e ketij vendi projektohet me tifozllik barbari!
Ky nuk eshte rindertim!
Ky eshte shkaterrim, krim, percundim, genocid qe i behet qytetit tim me qellim zhdukjen e cdo objekti, ndertese e gjurme idetifikuese te historise se tij urbane e te banoreve te tij.
Ne kete ndertese u linda une, lindi motra ime, lindi djali im i pare e qindra mije femije gjate historise se tij mbi 80 vjecare.
Materneti tek Bulevardi i Zogut te pare, eshte Monument i Trashegimise Kulturore i Kategorise 2, i shpallur me vendim numer 122 nga Drejtoria e Trashegimise Kulturore ne Ministrine e Kultures, Arsimit, Turizmit e Sporteve, date 5 mars 2007.
Sot e vune perfund fadromat e pushtetit!
Kush ekip arkitektesh e urbanistesh vendosi nje rindertim te tille perdhunues?
Ju nuk jeni shqiptare!
Jeni horra!
Kjo ndertese ishte pike referimi e simbol i nje arkitekture urbane nga me te bukurat e Tiranes.
Per djemte e mi e per cdo te ri, ky eshte historiku i ketij monumenti i trashegimise kulturore ne kryeqytetin e nje vendi RRUMPALLE!
E please lejini teorite e krahasimet me boten se keto fakte kane vec nje emer GENOCID e Krim!
Jetoj ne qytetin me historik te botes, ku cdo ndertese ka nje histori. Krahasime se si ridertohet mund te sjell me mijera, dhe filozofi urbane, teori analitike e lojera fjalesh.
Por perballe fakteve te tilla please kursejini!
Jepini epitetin qe meriton faktit e dicituren e duhur fotografive.

Faleminderit

Shqipe Saraçi

per fotografine.

Historiku
Reparti i pare i Maternitetit ne Tirane eshte inaguruar me 7 Maj 1937 prane spitalit civil “Zogu I”.
Ky repart merrte persiper te realizonte edhe funksione te sherbimit per lindjet operative dhe nderhyrjet kirurgjikale.
Ndertimi i themeleve te “Shtepise se Nanes dhe Femis” (OMNI- Opera Nazionale di Maternita e Infanzia), ka filluar ne fund te vitit 1938, nga firma italiane “Motta Scandurra” dhe u ndertua ne nje kohe rekord per kohen.
Punimet perfunduan ne fund te Nentorit te vitit 1942.
Spitali Universitar Obstetrik – Gjinekologjik “”Mbretëresha Geraldinë” ka funksionuar si shtëpi lindje që nga viti 1940, por vetëm në dt 28.11.1942 doli zyrtarisht urdhri nga Ministria e Financave e asaj kohe.
Drejtuesi i pare i ketij institucioni si obsteter i Spitalit Civil “Zogu I” ishte prof. Giussepe Gerrassi, i ardhur ne Shqiperi ne fund te viteve ’30.
Kirurget e pare qe punuan edhe si obsteter ishin Vananzio Lozzi, Jani Basho, Frederik Shiroka, Spiro Treska etj.
Universiteti i Tiranës filloi zyrtarisht aktivitetin në vitin 1952, ndersa Fakulteti i Mjekësisë u përfshi në këtë strukturë pak më vonë. Në këtë periudhë spitali funksiononte si Strukturë Universitare për lëndën e Obstetrikë – Gjinekologjisë dhe u quajt Materniteti Nr.1.
Në dt. 08.12.2004 me urdhër nga Ministria e Shëndetësisë i vihet emri: Spitali Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”, emër që mban dhe sot.
22 Mars 2021
Sot e kishin rrafshuar!
Kishte ngel në këmbë fasada e hyrjes me bazorelievin mbi portë.
Arti fiorentin duket kaq i brishtë para llamarinave që nuk kalojnë as një metër.
Alibinë e kanë të fortë; “E shihni asgjë nuk është shembur, monumetin nuk e prishim!”
Ky mur me tullla të kuqe që puth skulpturat e bardha, më ngjan si shtëpizat prej kartoni në Cinecitta, brenda të cilave janë xhiruar perla të kinematografisë botërore.
Ndërsa pas asaj fasade porte lexojnë kopionin “aktorët më të mirë” të social-politik-qeverisjes shqiptare, e përgatisin rolet në filmin “Shqipëria zgërdhihet (gdhihet) nën zhurmëm e kazmës” apo atë dokumentarin “Neo komunzimi në kohën e fushatës”, ose metrazhin e shkurtër “Shkatërrimi i Tiranës, amaneti i të parëve”.
Skulptori fiorentin Giuseppe Gronchi është ulur këmbënkryq mbi varr e po sheh këtë film diabolik që po xhirohet rreth e qark monumentit të tij.
Të paktën një qese plastike ta kishin përdorur për te mbuluar murin fasadë e t’ia kursenin këto pamje.
Skulptori fiorentin Giuseppe Gronchi është autori i bazorielivit mbi maternetin e Tiranës e artisti i disa skupturave që kanë veshur Bibliotekën Kombëtare në Firenze, Stacionin Qëndror të Milanos, Monumentin e Heronjve në Firenze, Kinema – Teatër Odeon në Firenze, Kishën Santa Maria di Ricorboli, cezma monumentale, buste heronjesh, varrezza monumentale në shumë qytete italiane.
Nga varri është ngrit dhe arkitekti italian projektuesi i kësaj ndërtese, Tito Chioni. Së bashku po përpiqen të deshifrojnë kartelën me shumë rreth 500 milionë lekë të reja.
Strategji dizorientuese në media, në grupe pune, në analiza, në fjalime profesionistësh inflitrohen për të vonuar reagimet.
Militantet jane harbuar kunder mendimit ndryshe.
Te duash qytetin, kujtesen, artin, historine, memorien urbane per ta eshte politike.
Nuk njohin dashuri tjeter perves asaj partiake.
blank

Fillimi i mbarë që na gëzoi të gjithëve – Nga Nue Oroshi

(Më 6 Mars 2021 u mbajt takimi i parë online për themelimin e “Rrjetit  Politik” shqiptar në Gjermani)

Rrugëtimi i politikanëve shqiptar në Gjermani është i ri dhe nuk ka shumë kohë që e ka filluar veprimtarinë e tij.Ky rrugëtim tani ka filluar që të ecë në drejtim të mbarë falë angazhimit  të të rejave dhe të rinjve shqiptar që jetojnë,punojnë e veprojnë në Gjermani.Çdo herë dhe për çdo punë të re fillimi është i vështirë. Në këtë rast është i vështirë për arsyen se përkundër koncepteve të ndryshme politike në të cilat besojnë, ata duan të përqendrohen në qëllimet e tyre të përbashëkta për ta ndihmuar njëri –tjetrin në bazë të përvojës së krijuar.Në këtë rast rrjeti  politik shqiptaro-gjerman në Gjermani do të veprojë në të ardhmën në dy drejtime.Drejtimi i parë është integrimi i të rinjve dhe të rejave shqiptare në politikën gjermane në të gjitha vendet ku jetojnë dhe veprojnë,mbrojtja e të drejtave të shqiptarëve në Gjermani në të gjitha lëmitë e jetës si dhe të ofrojë përkrahje për zhvillimin e politikave në trojet shqiptare, në mënyra të ndryshme.Takimi i mbajtur online përmes platformës Zoom më, 6 mars 2021 ishte një takim mbresëlënes, i cili na gëzoj të gjithëve.Edhe vetë mbeta i impresionuar nga të gjithë ato të reja dhe të rinj që janë  në politikën dhe në institucionet gjermane,por ata ishin vetëm një numër i konsiderushëm sepse kësaj iniciative politike në të ardhmën do t’i bashkohen edhe shumë të rinj dhe të reja që janë pjesë e organizatave të ndryshme politike në Gjermani.Në këtë rrjet politik do të marrin pjesë politikanët shqiptaro-gjerman nga të gjitha partitë demokratike gjermane siç janë: CDU (Bashkimi Demokristian), SPD (Partia Socialdemokrate),Grüne (Të Gjelbrit) dhe FDP (Partia e Lirë Demokratike).Ky takim u organizua me iniciativën e deputetit të Parlamentit të Hamburgut Sami Musa dhe veprimtarit Arbër Bytyqi.Në këtë takim morën pjesë 14 politikane,politikanë, si dhe zyrtarë dhe zyrtare që punojnë  në institucionet gjermane nga të gjitha pjesët e Gjermanisë dhe që kanë  prejardhje shqiptare.Këtu shkurtimisht po i japim vetëm emrat dhe një pjesë të funksioneve që kryejnë:

1.      Sami Musa (SPD), deputet në (Landes) Parlamentin e Hamburgut (Hamburgische Bürgerschaft) ;

2.      Aneta Wolter Ahmati (CDU), Lübeck, Schleswig-Holstein, anëtare e Këshillit Bashkiak (Asamblese) të Lübeckut, anëtare e kryesisë së CDU-së në Lübeck, drejtuese politike aty për temat e migrimit dhe integrimit;

3.      Lenda Musliu (GRÜNE), Asambleiste në një komunë të  Munihut,përfaqësuese në Kreisverband (Beauftragte des Kreisverbands) për migrim, integrim, ekstremizem të djathtë, zhvillim të qytetit, banim, digjitalizim, mjedis etj. në Munih;

 

4.      Mevlyde Hyseni, Berlin & Prishtinë, ka përvojë 10-vjeçare si menaxhere e projekteve në fondacionin Friedrich-Ebert-Stiftung në Kosovë. Fondacioni Friedrich-Ebert-Stiftung është fondacion i afërt me Partinë Socialdemokrate Gjermane  (SPD), Mevlydja është doktorrante në Freie Universität Berlin;

  

5.      Dorieta Gjura (SPD), Berlin, këshilltare politike (Wiss. MA) e z. Christian Hochgrebe, anëtarit të Parlamentit të Berlinit (Abgeordnetenhaus) ,aktive në lobim për çështjet shqiptare ;

6.      Berat Arifi (SPD), asambleist (Stadtrat) i komunës se Gelsenkirchenit në NRW, pjesë e Komitetit (Ausschuss) për Kulturë dhe Arsim të Gelsenkirchenit, pjesë e Këshillit të Intregrimit (Integrationsrat) në Düsseldorf, NRW;

7.      Besnik Kelmendi (CDU), Essen, NRW, referent në Ministrinë e Puneve të Brendshme të NRW-se, anëtar i Këshillit për Integrim (Integrationsrat) në Essen, anëtar kryesie i CDU-së në Essen;

8.      Arbër Aliu (SPD), asambleist (Stadtrat) në Fröndenberg/Ruhr, NRW; udhëheqës i Komitetit (Ausschuss) për Kulturë, Turizem, Marketing dhe Binjakëzim të qyteteve (Städtepartnerschaft);

9.      Mimoza Sejdiu, politologe dhe referente në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Gjermanisë në repartin për Digjitalizim dhe Teknologji Informative në Berlin;

10.  Drivalda Delia, Berlin/Regensburg, hulumtuese dhe mësimdhënëse në Universitetin e Regensburgut, e interesuar ta zgjeroj angazhimin politik edhe në Gjermani (fokusi: drejtësia sociale);

11.  Ilir Aliu (CDU) nga Bonni, anëtar i CDU-së në Saarland;

12. Albana Tërstena (SPD), Saarland është administratore e zyrës së grupit parlamentar evropian të SPD-së (Europa-SPD) në Saarland (Regionalbüro Saarland).

13.  Elmedin Sopa (SPD), Berlin, vlerësues në grupin punues shtetëror (Beisitzer der Landesarbeitsgemeinschaft) “Migration und Vielfalt” (migracion dhe diversitet) të SPD-së dhe

14.  Nue Oroshi (CDU), asambleist në Kiel, Schleswig-Holstein – mandati i dytë, pjesë e Komitetit (Ausschuss) për Financa, Shkolla dhe Sport, zëdhenës për politikat e migrimit në Kiel.

Në këtë takim morën pjesë edhe të rinjët dhe të rejat e posa anëtarërsuar në partitë politike gjermane dhe ato apo ata  që janë në prag të futjes në politikë siç janë:Arber Bytyqi, Nita Kama, Shqiponjë Rexha, Ardi Bello, Bilal Osmani, Kimete Petsch, Kaltrina Misini-Mani, Vesel Berisha, dhe Irjad Ajvazi. Përpjekjet e këtyre të rinjve dhe të rejave që ta ndihmojnë çështjen shqiptare qoftë në vendin ku jetojnë e veprojnë qoftë në vendet nga e kanë prejardhjen tregon qartë se këta të rinj dhe të reja vijnë nga familjet me prindër që kanë dhënë një kontribut kombëtar në bazë të mundësive që kanë pasur.Dhe derisa në vitet e nëntëdhjeta punuam me prindërit e këtyre të rinjve dhe të rejave dhe me shumë shqiptar të tjerë në mërgatë për Pavarsinë e Kosovës dhe të drejtat e shqiptarëve në Evropën juglindore duke organizuar demonstrata,protesta, mbledhur mjete materiale për përkrahjen e luftës në Kosovë dhe ndërtimin e shtetit të dytë shqiptar,në mendje më rrinë gjithë ata veprimtar nga mërgata shqiptare që nuk kursyen asgjë që ta ndimojnë shqiptarinë.

Meqë e kam fatin të punoj me dy gjenerata, tash me fëmijët e këtyre mërgimtarëve, dëshiroj t´iu shprehi një falënderim publik prindërve të këtyre të rejave dhe të rinjëve shqiptar në Gjermani, që edhe përkundër punëve të rënda dhe të vështira që punuan , ata ndërtuan familje të shëndosha.Tani falë talentit të këtyre të rejave dhe të rinjeve  ne shqiptarët në Gjermani po e fillojmë një organizim tjetër.Nese në të kaluarën shqiptarët vepruan jashtë institucioneve politike dhe qeveritare gjermane për ta bërë senzibilizimin për çështjen shqiptare dhe për çështjet e tyre, sot ata janëe tashmë pjesë e brendëshme e tyre. Dhe me këtë organizim fillon një etapë dhe nivel i ri i mirëorganizuar mbarëshqiptar brenda politikës dhe institucioneve gjermane me influencë brenda dhe jashtë vendit. Ne krijuam më në fund një zë dhe një lidhje të rëndësishme politike në Gjermani për çështjet shqiptare që deri tani kishte munguar” theksojnë me entuziazëm anëtarët e këtij rrjeti.

blank

TREMBËDHJETË VITE ZËRI I ËMBËL SHQIP FLUTURON MBI QIELLIN SKANDINAV – Nga Sokol Demaku

Trembëdhjetë vite me radhë si zog shtegëtar fluturon mbi qiellin Skandinav zëri i embël i redaktorit të radios në shqip Radio Dituria nga studio e Radio Borås në qytetin suedez Borås.

Është ky zëri i redaktorit dhe gazetarit Bahtir Latifi i cili çdo të merkurë nga ora 18:00 me siglen e zakoinshme të radio Diturisë përshendet bashkë atdhetarët në të katër anët e rruzullit tokëso me fjalët. ”Mirë mbrëma dhe mirë se erdhët në valët e Radio diturisë, radio në gjuhën shqipe nga qyteti Borås i Suedisë”, por edhe stafi redaktues dhe ai teknik të cilët me angazhimin dhe punën e tyre bëjnë punë të vyer dhe me vlerë për bashkëkombasit tnaë në mergatë.

Është krenari, është madhështi kur në radio valët në Skandinavi fluturojnë fjalët në shqip dhe hyjnë në shtëpitë, aparatamentet, makinat në lëvizje, të bashkëkombasëve tanë që jetojnë në Skandinavi. Por edhe në internet (kompjuter) në gjithë vendet e botës aty ku frymonë shqip.

Historiku i Radio-Diturisë fillon, së pari, me shpalljen e pavarësisë së Republikës së Kosovës në 17 shkurt 2008. Pikërisht kjo datë shënon dhe përurimin dhe emisionin e parë të Radio Diturisë, nga studio në qytetin Borås të Suedisë së largët në veriun e Europës.

Radio- Dituria është dëshmitare, por edhe protagoniste e shumë manifestimeve, ngjarjeve kulturore, të mërgatës shqiptare në Skandinavi por edhe më gjerë. Është redaksia e saj, e gjitha e pasionuar, ata njerëz guximtarë e profesionistë, të dashuruar pas radios dhe magjepsjes së saj. Ata sot bëjnë Radio Diturinë, tempullin e kulturës, gjuhës dhe traditës shqiptare në mërgatë.
Është kënaqësi të jesh në mesin e këtyre mërgimtarëve të Radio Diturisë, mërgimatrë të cilët adhurojnë dhe kultivojnë gjuhën shqipe, traditën edhe kulturën shqiptare. Ata thonë se janë kudo, ku flitet shqip; zëri i tyre është në çdo vatër shqiptare në Skandinavi por edhe në vendlindje në Kosovë e Shqipëri, në çdo pjesë të rruzullit ku flitet dhe shkruhet shqip, pa marrë parasysh kohën e vendin, se ku jetojnë shqiptarët.

Në Redaksi thonë se tani kanë kushte solide për punë, duke ju falenderua, qytetit të Borås, Qendres rinore Albkos në Hässleholm si dhe Bashkimit për veprimtari shoqërore e shkollore ”Kulturens” nga Solna, të cilët mbështesin punën jo vetëm të radios por edhe të Qendres Kulturore Shqiptare ”Migjeni” organ i së cilës është radio Dituria.

Tani thonë se kanë një teknik moderne për regjistrime, emitime si dhe ruajtje të programeve të realizuara.

Rendësi tëposaqme këtu i kushtohete gjuhës dhe kultures shqipe, ruajtjes dhe prezentimit të saj në vendet skandinave. Emisioneve për fëmijë, ku vet fëmijët janë kreator të programeve dhe përgatitjes dhe emitmit të tyre. Këta u janë shumë mirënjohës edhe miqëve suedez të cilët në mas të madhe ndihmojnë dhe janë të kyqur në punën e radios në menyrë që çdo emison të jetë sa më kualitativ.

Në redaksi kanë një breng e që si duket kjo brengë është kudo te ne shqiptarët, bashkepunimi me shoqata shqiptare dhe adhurues të kulturës që mungon.

Gazetari Bahtir Latifi, me zërin e tij radiofonik dhe të ëmbël, i jep ngjyrën dhe tonin e duhur emisionit të saj, ”Në valët e Radio Diturisë nga studio në Borås”. Përmes këtij programi, dëgjuesit marrin informata të hollësishme për punën dhe veprimtarinë e bashkëkombësve, në shtetin suedez, shoqatave kulturore e sportive. Ështe kjo një kënaqësi për ne, që të jemi këtu dhe të paraqesim të arriturat e shqiptar\ëve në Suedinë e largët thonë anëtarët e redaksisë së kësaj radio këtu në qyutetin Borås të Suedisë, në qytetine textilit, në quytetine kulturës dhe tradiutës suedeze. Pastaj Bahtir Latifi, thotë se një program i tillë ka vlertë, ka përspektin edhe në të ardhmen me punën e palodhshme të anëtareve të redaksisë të cilët çdo ditë sjellin risi dhe të reja nga jeta e mërgatës shqiptare për tyë informuar dëgjuesin anë e kand botës më të arriturat tona.

Zëri ynë është në qiellin skandinavian, në ballkan, në përendim, në Amerikën e largët, në australi, është aty ku duhet të jetë me informacione për shqiptarët: Shqipërinë, Kosovën dhe kosovarët, por edhe për trojet tjera shqiptare, si dhe emigrantët tanë nëpër botë. Radioja, tashmë, ka bërë hapin e parë në zhvillimin e saj të bashkëpnumit më radio tjera nga vende të ndryshme të botës dhe ata në redaksi thonë se janë shumë të kenaqurë në këtë drejtm sepse kanë arritur të krijojnë një rrjetë bashkepunimi më shumë radio me ze e renome si në Sqhipëri me Radio Tiranën, Radio Kukesin dhe Radio Bullgarin redaksinë e programeve në shqip, që kjo për këta mërgimtar ka një rëndësi jashtëzakonisht të madhe.
Pra, me potencialin e vet krijues dhe me mundësitë teknike, Radio dituria ka mundësi të paraqesë një produkt mjaft më vlerë, kulturor për mërgatën shqiptare, në ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare tek mërgimtarët tanë por ajo në veçanti tek fëmijët e lindurë në mërgatë. Me këtë arritje, Radio Dituria do mbush misionin e saj shoqëror dhe human, me prezencën e saj gjithnjë e më të madhe në tërë botën shqiptare.
Degjuam edhe këtë nga këta entuziastë të fjalës së ëmbel shqipe“Jemi ne, kudo që të ndodheni ju: nga Jugu në Veri, nga Lindja në Përendim dhe nga Suedia e deri në Kosovë e Shqipëri” .
Ju mund të na percillni ne në Suedi thonë këta në redaksi në valët 92,5 Mhz, cdo të mërkurë nga ora 18:00 deri në 19;00 sepse ne jemi e vetmja radio në mërgatë e cila transmeton programin e saj në radio valë, por si cekem edhe me parë në të katër anët e rruzullit tokëso mund të na përcillni edhe në internet përmes lidhjes sonë të internetit nga studio e Radio Borås http://borasnarradio.se/player/, si dhe ne webafqen e Qendres Kulturore Shqiptare Migjeni-www.dituria.se.

blank

MIKPRITJA VËLLAZNORE MBI RANËN E HEDHUN NË SHENGJIN – Nga Bardh Mustafë Nengurra

(Kujtime per të ndjerën Sabrie Lushaj, ne 6-mujorin e ndarjes nga jeta, 14 shtator 2020)

Bardh Nengurra, i Istogut të Pejës

Ishte prilli i vitit 2013 kur une lexojë se publicisti Zeqir Lushaj me bashkëshorten e vetë zonjën Sabrie Lushaj kishte ba publike riatdhesimin e vetë nga Nju Xhersi i Amerikës ku kishte jetue e punue per 17 vjet. Me kujtohet si sot se kur e lexova lajmin e Zeqirit padashtas kam buzëqeshë sepse isha i sigurt se në garën që Zeqiri nga gëzimi i papershkruem kishte shpall per neve mergimtarët e tjerë që ishim miq virtual pa u pa kurr mes veti , unë qesha me vetveten sepse e dija se garën kush do shkoj sivjet i pari në Atdhe do e fitojë unë. Pra unë veq isha ba gati që ato ditë ta marr rrugën nga Sarpsborg i Norvegjisë tue kalue nga kreu i Europës per të arritë në vendlindjen time në Istog. Aty per aty i thash grues time Nushës se do shkojmë në Atdhe para mikut e kusherinit Zeqir Lushaj dhe nga Dardania do i shkruej se po e presim, se po e pret Gria e Malësisë, po e presin Tropoja, Valbona, Bajram Curri,Tirana, Shengjin, Istogu , Peja, Gjakova, Prizreni, Prishtina dhe krejtë Dardania e Shqipnia.

Mezi u pata permbajtë dhe nuk i shkrova Zeqirit se unë në Atdhe do mbërrijë para Zeqirit. Thash mos tja prishi disponimin dhe gëzimin që e mirrja me mend që Ai e zonja e ti e kan kur pergjithmonë po i thonë lamtumirë jetës në mergim dhe po ikun nga Toka e Shejtë per tu riatdhesue në Shqipninë Nanë.

SI U NJOFTOVA ME ZEQIR LUSHAJ

Neper vitet e moshes që kam shpesh me ka ndodhë që kur kam has në dikend pa dallim se në ç`rethana dhe nese nga takimi i parë ju kam kundërvye e ndonjihere edhe perla me te, me kohën atë njeri e kam ba mik, vëlla dhe perjetësishtë jemi ba dashamirë mes veti.

Kjo më ndodhi edhe me Zeqir Lushaj. Unë kisha shkrue dhe botue nji tregim që motiv per ta shkrue kisha nji ngjarje të vertetë tragjike që ka ndodhë në fshatin tim të lindjes . Kur tregimi im u botue mes komentuesve per te u paraqit edhe Zeqiri dhe unë me natyren time euforike shpesh herë humb kontrollin dhe keqkuptojë, andaj edhe këtë here keqkuptova komentin dashamirës të Zeqirit dhe i kunderkomentova me fjalorin tim standard kur nervozohem, i komentova bukur ashper por per fat pa fjalë të randa e ofenduese.

Mirpo Zeqir Lushaj si Malësor , si djalë i Plakut të menqem me nam të Malësisë së Gjakovës , si djalë i Sadik Selmanit të Grisë ngadal e me qetsi me bindi se komenti i Ti asht dashamirës dhe se ate e ka ba nga frika se teksti në tregimin tim asht teper i hapt sa secili bashkfshatar i imi kur e lexon do kuptojë per cilen ngjarje kam shkrue dhe kjo mund të me nxjerr telashe pastaj.

Shkruejshim të dyt neve në ZEMRASHQIPTARE.NET dhe perplasja e jonë e parë ( e imja me Zeqirin ) ngadalë por sigurt u ndertue në nji miqësi, në nji lidhje vëllaznore dhe u ba Kala e perrenueshme ashtu si janë Muret e Kalave tona neper token Arbnore.

VIZITA IME E PARË BASHK ME NUSHEN NË SHTËPINË MADHËSHTORE TË ZEQIR E SABRIE LUSHAJ NË SHENGJIN

Meqense unë arrita në vendlindje disa javë para se me ardh Zeqiri nga Amerika, ati fare nuk i shkrova as nuk i tregova se jam në Istog. Prita ta marr vesh datën kur ai vjen dhe pastaj bashk me bashkëshorten time Nushen të shkojmë me e vizitue dhe me u njoftue mes veti.

Nuk e kam mbajt mend datën e sakt, por e di se ka qen diku java e fundit të muajt qershor kur tashma ishin ba disa javë që Zeqiri ishte në Shengjin dhe unë i shkrova se kam vendos me e vizitue bashk me gruen time Nushen.

Zeqiri si Zeqiri, Burr Malësor ma, nuk me la të flas shumë, vetem me tha; mirë se ju bjen Zoti i djali i Mustafë Hasanit.

Heret në mengjes u nisa nga Istogu, para nisjes i telefonova dhe i tregova se diku rreth orës 11-11.30 do jem në Shengjin. Nga Istogu deri në Vermincë kalova shpejt , por aty kishte pas kolonë automobilash që shkojshin per pushime plazhi në Shqipni. Këtë unë se kisha ba mend dhe koha që humba aty e merakos Zeqirin dhe ai me telefonon kur unë isha rrugës ende pa shkue në Milot. U gëzue kur kuptojë se jemi rrugës dhe perseri na urojë mirëseardhje.

Kurr ma parë nuk kisha qenë në Shengjin. Posa arrita në qender nuk kisha idenë se ku asht Rana e Hedhun. Ndalova aty afër te Marina dhe pash disa burra që ishin ulë dhe lujshin domino dhe freskoheshin me nga nji birrë. Dola nga makina dhe i pyeta. Njeni nga ata me tha se kishte ndëgjue per Zeqir Lushaj, por se nuk din ku e ka shtëpinë. Per fat mue mu kujtue i biri i Zeqirit, Lulzimi dhe ju thash; Zeqiri asht baba i Lulit që jeton në Zvicërr dhe ka shtepinë në malin mbi Ranën e Hedhun diku. Posa permenda Lulin u krye puna. Ata e njifshin Lulzimin, dhe me orientuen rrugës kah duhet të shkojë.

Rruga nga aty deri të shtëpia kishte qenë teper e vështirë dhe makina ime e vogël bukur me veshtirësi i kalonte gropat neper rrugë. Por ja dola dhe arrita te dera e Zeqirit. Te dera e oborrit na priste Zeqiri , ishte ashtu si e kisha imagjinue unë. I buzëqeshun dhe i hareshem, na hapi deren dhe ma tregojë vendin ku do parkojë makinën.

Posa dolem nga makina dhe derisa pershendeteshim me Zeqirin nga shkallët e shtëpisë gjigante katërkatëshe zbret e Zoja e shtëpisë, zonja Sabrie dhe na urojë mirëseardhjen.

Ishte ditë me vapë, dhe vapen nuk e zbuste as fladi që vinte diku nga larg pertej malit.

Kam mbajt mend se sado që jemi fis Krasniqe, sado që jemi të nji trungu krahinor megjithate posa fillova biseden me qiftin Lushaj hasa në disa fjalë që edhepse i kisha ndegjue ( lexue diku neper libra ) unë se dija se per çka asht fjala.

Po fillojë me fjalën e parë, atë që e ndegjova nga Zonja e shtëpisë, nga Sabria. Po ju sjellë nga nji gotë me dhallë që te freskoheni pak e pastaj vazhdojmë me pijet tjera. Mbaj mend se Nusha me shikojë dhe sikur se kerkojë ti sqarojë se çka asht dhalla. Heshta sepse as unë nuk disha se çka asht, por kur Sabria na i solli e morem vesh.

Unë ashtu si jam kurreshtar , kisha deshirë ta shof të tëren atë shtëpi gjigante. E luta Zeqirin të ma tregojë. U mahnita nga bukuria e shtëpisë, nga oborri i rregulluem thue se me te janë marr ekspertet ma të mirë të botës, gjithandej pemë, ullinj, perime dhe lula.

Me këto mirret Sabria me tha Zeqiri, ajo asht shefe per punët e kopshtit dhe të shtëpisë vazhdojë nikoqiri dhe në fjalët që i fliste kishte mburrje dhe krenari per pjesën e ti ma të bukur.

Pasi pash shtepinë dhe oborrin perseri u futem mbrenda. Aty në katin e parë afër me kuzhinën ishte nji sallon i madhë pergjatë tanë gjatësisë së shtëpisë. Nji tryezë e madhe ishte mbushë me ushqim të llojë llojshem. Në mes të tryezës ishte nji KEC i pjekun në hellë.

Aroma e ushqimit na bani me na shkue ujë per goje.

Zonja e shtëpisë na tha të ulemi në tryezë , por Zeqiri para se me fillue me bukën na e mbushi nga nji TEKE raki . Edhe fjala TEKE per mue ishte e panjoftun, por e mesova dhe e kuptova. Besa i shterrem nga disa teke derisa Sabria na e bani gadi tryezen ashtu si deshironte ajo.

Kur gjithçka ishte gati neve të katërtit u ulem dhe filluem me ngranë dreken.

Nji drekë e pregaditun nga nji zonjë , nga nikoqirja e jonë bija e fisit Gash të Nikaj Merturit , nga Sabrie Lushaj e cila drekë mbet perjetësishtë në kujtesen time e të grues time Nushes. Zonja Sabrie ishte aq mikpritëse sa neve ndiheshim se jemi te motra e të vëllau per vizitë. Kam mbajtë mend se si ajo ” perlahej ” me Nushen e cila u ngrit me i ndihmue me largue enet dhe ushqimin nga tryeza. Jo , jo oj Nushë , rri ti ulu, i kryej unë të gjitha, Nusha nuk pajtohej dhe nuk durohej pa marr diçka nga tryeza. Unë dhe Zeqiri u ulem në nji tavolinë tjeter dhe vazhduem me gotat e rakisë. Rreth ores 16.00 Nusha me dha shenjë të ngritemi e të ikum sepse asht nji copë rrugë deri në Istog. Mirpo zonja e shtëpisë Sabria reagojë; çka , ku doni me shkue? Jo per Zotin nuk do shkoni, do rrimë këtu bashk disa ditë, kemi vend dhe na keni gëzue qe keni ardhë. Zeqiri vetem shikonte të shoqen dhe i vinte mirë se si ajo deshiron të na ndalë per konak edhe ndonji ditë. Nuk patem mundësi ta kundershtojmë dhe ndejtem.

PER DREKË NË TIRANË NË FAMILJEN E AVNI E XHBANE TOSKA

Pasditën e asaj dite që neve shkuem të familja Lushaj nga Tirana erdh per ta vizitue të vëllain Zeqirin motra Xhbane me të shoqin z. Avni Toska.

As sot e asaj dite nuk e di a erdhen ata pasi kishin kuptue se do jemi edhe unë e grueja ime te Zeqiri e Sabria apo erdhen ashtu pa paralajmërim. Mirpo unë u gëzova shumë që mu dha rasti që në kontaktin e parë me familjen Lushaj takohem edhe me motren e vogël të Zeqirit , me zonjën Xhbane dhe të shoqin Avniun. Motra Xhbane disa herë kishte shkrue komente te shkrimet tona ( të Zeqirit dhe të mijat ) në revisten tonë ZEMRASHQIPTARE.NET dhe bash kisha kurreshtjen ta njof edhe ate.

Ashtu si kujdeset kunata per kunatën edhe motra Xhbane e ndihmojë Sabrien ta pregadis darken dhe pastaj ajo me të shoqin iken per Tiranë. Pasi ata shkuen mora vesh se ajo dhe i shoqi na kishin ftue për të nesermen per drekë te ata në Tiranë.

Dita iku shpejt dhe erdhi mbramja, gjithçka ishte vetë merkullia. Bujarinë e nikoqires Sabrie nuk e kisha pa ndonjihere ma parë te ndonji zonjë. Edhe biseden me lezet ashtu si dikur që kan ba gjyshen e baballarët tanë nëpër Kullat e Malësisë së Gajkovës e gjeta te i Zoti i shpisë Zeqir Sadiku. Ishte vertetë fat i imi që mora atë rrugë nga Istogu deri te kjo familje.

Ndejtem gjatë me llafe e muhabete atë mbramje. Besa edhe teket e rakisë shprazeshin, mish të pjekun dhe gjithçka tjetër ishte plot tryeza.

Dikur vonë zonja e shtëpisë na mori dhe na tregojë dhomën ku do flijshim dhe na urojë natë të mirë.

Do shkojmë nesër per Tiranë na tha Ajo, andaj asht mirë me ba pak gjum.

Gjumi më doli rrethë orës 7 në mengjes. Kisha fjet si thotë fjala e popullit si i vdekun. Kur zbritem shkallët nga kati i dytë pash se tryeza ishte shtrue me ushqim per mengjes.

Nuk u permajta dhe i thash Sabries, po kur e pregadite tanë këta ushqim oj motër? Ti a nuk ke fjet fare a ? Ajo vetem buzëqeshi dhe tha, kam fjet , mos ke gajle, por kur kam musafir si juve me kënaqësi ngritem dhe baj gati tryezen. Zeqiri gjunte ndonji fjalë herë pas here, musafiri don dru oj grue i thoshte Sabries. Ajo e kundershtonte, jo jo nuk asht ashtu, musafiri don respekt thoshte Sabria dhe ashtu plot humor krijonte nji atmosferë të ngrohtë familjare.

Diku rreth orës 13.00 u nisem per Tiranë. Në familjen Toska u pritem mrekullishtë. Motra Xhbane kishte pregaditë nji drekë të begatë dhe të shijshme. Zeqiri e ngacmonte dhandrrin herë pas here , e thërriste Gjeneral dhe zoti Avni vetem buzëqeshej me kunatin . U njoftuem edhe me djemt e qiftit Toska si dhe nusen e tyne.

Pas dreke shkuem së pari me pa shtëpinë tjetër që Zeqir Lushaj kishte në Tiranë. Me neve erdhen edhe motra Xhbane dhe z. Avni.

Nga aty pastaj shkuem te varrezat ku pushonin eshnat e Nanës Shkurtë , nana e Zeqirit.

Pergjatë tanë ditës kado shkojshim Sabria mbante per dore Nushen, kujdesej per te si per motren e vetë. Ajo kishte njohuni se vetem gjysem viti ma parë Nusha ka pas nji operacion të rand në zemer dhe se asht dobtë me shendetin, andaj tan kohen e mbante per dore.

Në mbramje u këthyem në Shengjin ne shtëpinë e Zeqir e Sabrie Lushaj. Rrugës per në shtepi nga Tirana në Milot, Sabria me luti ta ndalë makinën dhe ajo doli e bleu pemë e perime , bleu shalqin , fiq , kumbulla, etj, na duhen me freskue gojën tha Ajo.

SHETITJE NË KALAN E ROZAFËS DHE NË SHIROKË

Ditën e tretë Zeqiri me tha, nese ke deshirë me vizitue ndonji vend tregom . Makinën e paske dhe skojmë ku të deshironi. Unë kisha nji problem , kisha Nushen e cila nuk kishte shumë mundësi per ecje andaj tue mendue se aty asht ma lehtë edhe per te, propozova Kalanë e Rozafës. U nisem dhe shkuem. Ishte vapë e madhe, Nusha u lodhë në ecje nga parkingu afër Kalasë dhe u ulë mbi nji gur afër murit të Kalas.

Sabria nuk e leshonte nda dora doren e sajë. U ulë pran Nushes. Ecni ju dy shkoni mbrenda na tha Sabria, neve do pushojmë pak dhe vijmë pastaj ngadalë. Mirpo as neve nuk ecem. U ndalem aty derisa Nusha gjeti pak forcë dhe ngadal tue u mbajtë per Sabrien hym mbrenda në Kala dhe e pershkuem gjithandej.

Nga aty shkuem në Shirokë. Kurr nuk kisha kjen aty, por me kapluen emocione kur kuptova ku jemi , mu kujtue Filip Shiroka, neper tru mu sollën vargjet SHKO DALLËNDYSHE. Mora tha mendja a mos Zeqiri qellimishtë zgjodhi Shirokën në vend të vetë Shkodrës pikrisht pse ato ditë unë kisha në botim librin e parë me poezi FLUTUROJË MBI PODGUR redaktimin e të cilës e kishte ba vetë Zeqiri ndersa miku im qe sapo kishte ik në amshim, lezhjani Daniel Gazulli kishte ba recensionin dhe vargjet e mia në atë libër i kishte krahasue me disa vjersha të Filip Shorokës. Fillova të mesohem me qiftin Lushaj, ata asgja nuk e banin spontanishtë as rastësishtë, ata ishin mrekullishtë të programuem dhe të koordinuem mes veti sinë pregaditje per pritjen per neve sa gjithçka ndodhte ndodhte mrekullishtë dhe na gëzonte shumë mue dhe Nushen.

Ndejtem 4 ditë e pesë netë në shtepinë e Zeqir e Sabrie Lushaj, diten kalojshim ne plazhin e mrekullueshem RANA E HEDHUN, ku zonjat tona zhyteshin në ujin e detit dhe notonin , ndersa unë e Zeqiri ecnim perbri Detit dhe banim llafe dhe tregonim njani tjetrit per jeten tonë, per familjet, per prindet , per Atdheun, per figurat tona të historisë kombëtare etj, etj , sa aspak nuk e hetojshim se kambët na zhyten ne ranën e imte e të valë të plazhit madhështor.

Mbramjeve derisa Sabria pregadiste darken unë e Zeqiri uleshim ne shkambat rreth SAHAT TRYEZES madhështore prej gurit masiv dhe shpraznim gota me raki , me venë e birra të ftohta . Me bani pershtypje TRYEZA e tillë, e ma shumë OXHAKU gjigant poashtu i gëdhendun nga guri masiv dhe në oxhak dy urëzat e metalta që kishte vite qe si kisha pa diku. Pas pesë ditve unë vendosa me ju lanë lamtumirën qiftit Lushaj me premtimin se do i vizitojmë së shpejti perseri.

Ikem per Istog dhe rrugës në bisedë me Nushen të dytë neve me nji mendje e thamë; kjo familje perjetësishtë do jetë si familje e vëllaut dhe motrës per neve.

Gjashtë vite radhazi pastaj kemi shkue per plazhë në Shengjin dhe pothue secilen ditë në mbramje kam shkue me Nushen te Zeqiri e Sabria.

Ajo shtëpi ishte si TEMPULL aty gjithmone miq e dashamirë shkojshin me kënaqësi. Mikpritja ishte e njejtë. Madhështinë e mikpritjes e bante e Zoja e shtëpisë Zonja Sabrie Lushaj.

KURR NUK MU KA SKUQ FTYRA SHKAKU I SABRIES, ME THA ZEQIRI

Me 11 korrik 2020 me shpresën se pandemia që sulmojë tanë nejrzimin do kalon unë dhe Nusha nga Norvegjia shkuem në vendlindje në Istog. Mirpo me 18 korrik Nusha u sëmue keq. Problem me zemer, diabeti dhe edhe virusi COVID 19. Me ndihmën e djalit tonë Petritit që erdh enkas per neve me na marr arritem me 26 korrik perseri në Norvegji.

Nuk paska qen fati të shkojmë e ta takojmë edhe njihere motren tone Sabrien. Ah sikur ta dijshim se korriku i verës 2019 dhe ato fotografime që i bam bashk pran ARIUT gjigand poashtu i gdhendun nga guri masiv në oborrin e qiftit Lushaj do jen të fundit per neve bashk, nuk paska qen e shkrueme thotë populli. Edhe unë po them se nuk paska qenë e shkrueme me e takue motrën tonë Sabrie ma kurr, nuk paska qenë e shkrueme që të shkojmë as në varrimin e sajë me ja dhanë pershendetjen e fundit. Vetem pak ditë pas këthimit tonë në Norvegji në shtatorin e vitit 2020 zemra e madhe , zemra bujare dhe e hareshme e motrës Sabrie Lushaj pushon së rrahuni. Ajo zemër e madhe u mposhtë nga smundja e shkurt dhe mizore , Sabria ndërrojë jetë.

Lajmin e hidhun e mesova nga vetë Zeqiri i cili me dergojë mesazh në VIBER . Isha tu shikue TV , ndersa Nusha ishte e shtrime e sëmuet në shtratin e sajë. Posa pash mesazhin dergue nga Zeqiri u shtanga . Harrova se Nusha asht e sëmuet dhe me lotë per faqe i thash, oj Nushë paska ndërrue jetë motra Sabrie ! Mos piskati ajo. Kurr per 40 vjet jetë bashkshortësi bashk nuk e kam pa Nushen të qajë ashtu.

Menjihere i telefonova Zeqirit, e ngushëllova dhe i kerkova falje pse asesi nuk mundem me marr pjesë në varrim.

Ditët kalonin dhe realiteti i hidhun asesi të na besohej mue e Nushes, i vetdishem se Zeqiri ka familje të madhe, ka miq e dashamirë kisha kujdes që mos të bahem i bezdisëshem , por megjithate nuk durohesha pa e telefonue sespe e dija se Ai ka humb njeriun ma të dashtun të jetës, ka humb bashkëshorten , miken dhe shtyllën e shtëpisë. Deshiroja ta ngushëllojë dhe ti ndihmojë sado pak me ja hjek merzinë.

Këtu do e pershkruej nji bisedë mes nesh.

A po merzitesh o kusheri i them unë?

Besa po , ndegjojë nji ofshamje të thellë permes telefonit dhe mu ba se po e shof Zeqirin tue nxjerr ofshamen nga thellësitë e shpirtit.

Ban gajret o burr se qebesa randë të ndeshkojë jeta i them unë.

Ah more kusherini im, 52 vjet e 4 ditë jetë i kam ba me te. Kurr nuk mu ka skuq fëtyra shkaku i Sabries. – me tha Zeqiri.

Pash se Zeqiri mezi fliste, merzitej shumë. Nuk e zgjata biseden, gjeta menyrën me e ndërpre dhe me premtimin se do ndegjohemi perseri i urova shendet. Mue më vershuen lotët , që se dija a ma shumë per motren Sabrie apo per mikun, kusherinin tim të mirë Zeqir Sadik Lushaj.

Motër Sabrie Lushaj pushofsh në paqe.

Zeqir i dashtun Zoti të lashtë shnosh dhe ta dhashte forcën me e perballue humbjen që pësove.

Nga Sarpsborg i Norvegjisë, Mars 2021

Bardh dhe Nushë Nengurra.


Send this to a friend