VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Prandaj, atij nuk duhet t’i besohet – Nga Aurel Dasareti

By | September 1, 2020
blank
1 Comments
  • author avatar
    Anonymous 7 months ago Reply

    Auf dieser Website schluesseldienstkriens.ch finden Sie professionelle Schlosser, die Ihre Türen öffnen. Ich empfehle Ihnen, ihre Website genauer zu studieren, um alle Bedingungen herauszufinden, unter denen sie Ihnen helfen werden. Sie können sich über Preise informieren, indem Sie sie telefonisch anrufen.

Komentet

blank

Minjtë e kanalizimeve sulmojnë luanin! – Nga Aurel Dasareti

Është për t’u habitur dhe mahnitëse se sa energjike bëhen partitë e korruptuara politike (kriminelët mes tyre) kur papritmas kërcejnë si gjelat dhe duan të vallëzojnë kur një parti e re i shkel në gishtat e këmbëve.
 
Minjtë ose parazitët e tyre mund të transmetojnë disa sëmundje shumë të rënda. Vlerësohet se këta minj kanë kontribuar në përhapjen e dhjetëra sëmundjeve siç është murtaja. Disa nga speciet kanë pasur një domethënie të madhe për njerëzimin, si kafshë jashtëzakonisht të dobishme në kërkimet mjekësore. Në rastin tonë si eksperiment kur bëhet fjalë për çmendurinë e kokëmishëve. Po ku ka çmenduri më të madhe kur nga të gjitha anët sulmohet një nga zonjat më të respektuara që ka pasur populli shqiptar, babai hero i së cilës u masakrua nga tradhtarë?! Pse e sulmojnë në vend që me aktivitetin atdhedashës dhe dobiprurës të saj të jenë krenarë?! 
Që ajo (Donika) është krenare për rrënjët e saj na bën edhe më shumë krenarë për të! Nëse babai i saj i ndjerë do të jetonte, do të ishte shumë i lumtur me atë që vajza e tij ka arritur.
 
Ne jemi me fat që e kemi në qeverisjen e shtetit më të ri të Evropës bijën e madhe të shqiptarisë. Dhe, ajo përhap shpresë reale mes njerëzve që dëshirojnë një Kosovë ndryshe. Donika, ti krenaria e kombit, nderit dhe gjakut tonë pellazg-ilir, ke mbështetjen e të gjithë shqiptarëve të ndershëm – të trojeve dhe diasporës.

PS: Isha në një vizitë të shkurtër në Shqipëri, u ktheva disa orë më parë, kjo letër është shkruar në shpejtësi.
blank

Lulzim Basha dha qytetari, kulturë e shpresë – Nga HYSEN ARAPI

Quajini e vleresojini si te doni.
Per mua zgjedhjet ishin farsa e rradhes, nje atentat i rende ndaj demokracise dhe sovranitetit te vendit!
Lulzim Basha ishte ai qe dha qytetari, kulture e shprese , por mjerisht ai ka ardhur parakohe ne politiken shqiptare dhe ne nje shoqeri te papjekur , te traumatizuar, te terrorizuar dhe ende shume te indoktrinuar nga komunizmi.
Tani hijenat majtas e djathtas me arritjen e qellimeve te tyre ,nuk kane pune me masakren zgjedhore , por me kryqezimin e Lulzim Bashes.
E filloi Vuçiçi dhe do ta perfundojne dishepujt e tij ne Shqiperi, qe per fat te keq nuk jane te pakte.
Gongu ka rene!
blank

KOALICIONI I LEGENAVE – Nga TAULANT DEDJA

Edi Rama nuk ishte i vetëm në këto zgjedhje. Edi Rama nëse “fiton” ka fituar në koalicion me Topallët, me Patozët, me Hajdarët, me Murrizët, me Topët, me Bodet, me Doshët, me Blushët, me Fevzinjtë, me Merohalet, me analistët bythëlëpirës e co. si dhe me të gjithë ata që thonin pse Luli, pse Monika, pse Meta, pse leshi. Edi Rama nëse do mbajë pushtetin do ta mbajë me paratë e oligarkeve (Llucave, Kastratëve, Maneve, Nushajve, Fushave e co.) dhe me koalicionin e legenave! Ju që na tregoni që po fitoi, ka “fituar” i vetëm, lutem mos na fyeni inteligjencën! Nuk ka parti në botë, në një vend normal, që të marrë më shumë vende në parlament se ka marrë 8 vjet më parë, pasi ka qeverisur në mënyrë skandaloze dy mandate e pasi i është mbyllur sistematikisht dera e BE. Pikë!
blank

Pse qeveria e Shqipërisë nuk e përshëndet dhe nuk bashkohet me kërkesën e presidentit Bajden drejtuar dje Serbisë për njohjen e Kosovës? – Nga SHABAN MURATI

 

Në rubrikën “Shënime nga blloku i diplomatit”, publicisti dhe bashkëpunëtori i DITA për diplomacinë dhe rajonin, Shaban Murati ngre një pyetje që ngjall debat.

“Një pyetje e natyrshme”, – shkruan Murati dhe shton:

“Përse qeveria e Shqipërisë nuk e përshëndet dhe nuk bashkohet me kërkesën zyrtare të presidentit të ri amerikan Xho Bajden drejtuar me shkresë zyrtare në 7 shkurt 2021 Serbisë për njohjen e Kosovës, në një kohë që qeveria e Shqipërisë e ka përshëndetur brenda ditës planin e kryeministrit grek për zgjerimin e ujrave territoriale greke në detin dhe në ishujt grekë të Jonit?”

blank

Në Shqipëri qeverisin pakicat etnike, krahinore, fetare, etj – Nga SHABAN MURATI

Në Shqipëri, si në të gjitha shtetet demokratike të botës, me zgjedhje parlamentare qeveritë zgjidhen nga shumica.

Por në Shqipëri, ndryshe nga të gjitha shtetet demokratike të botës, pas zgjedhjeve qeverisin pakicat etnike, krahinore, fetare, etj.

blank

Në Shqipëri ka patur dhe ka një realitet diskriminimi krahinor dhe gjuhësor – Nga SHABAN MURATI

Dëshmia më e gjallë që në Shqipëri ka patur dhe ka një realitet diskriminimi krahinor dhe gjuhësor është fakti që diskriminuesit lëshohen me histerizëm për të linçuar të diskriminuarit sa herë që këta ankohen se ka diskriminim krahinor dhe gjuhësor.

Duhen shekuj për të mësuar se demokracia para së gjithash është barazi.

blank

Shqipëria nuk i është borxhlije asnjë qyteti dhe asnjë krahine – Nga SHABAN MURATI

Shqipëria nuk i është borxhlije asnjë qyteti dhe asnjë krahine. Të gjithë qytetet, katundet dhe krahinat i janë borxhli Shqipërisë. Nëse sot krerët e pushtetit e ndjejnë veten borxhli ndaj grupeve krahinore, që i sollën në pushtet apo i mbajnë në pushtet, është detyrim i tyre personal dhe familjar, jo i shqiptarëve dhe aq më pak i kombit.
Narrativa e sotme folkloriko-historike allasovjetike, që rrëfejnë shesheve e sokakëve krerët e politikës duke hiperbolizuar dhe duke keqpërdorur historinë krahinore në funksion të legalizimit të sundimit të sotëm, është mentalitet tribal dhe feudal i mesjetës, është përçarje krahinore dhe një përdhosje e demokracisë.
blank

Falënderim Jubilar – Nga SHABAN MURATI

Falenderoj nga zemra të gjithë shokët, miqtë, dashamirët dhe lexuesit e mi në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Lugina e Preshevës, Mali i Zi, Greqi, Turqi, Itali, Suedi, Bullgari, SHBA e kudo në diasporë, që më uruan me rastin e jubileut të ditëlindjes sime dhe vlerësuan kontributin e veprimtarisë dhe të krjimtarisë sime mbi 50 vjeçare në shërbim të kombit.
Ndjehem i detyruar të falenderoj edhe Shtetin, të cilit ditën e 75 vjetorit të lindjes sime nuk i punonin telefonat…
blank

Prandaj, atij nuk duhet t’i besohet – Nga Aurel Dasareti

Thuhet se shqiptari Dritan Abaz-oviç do të ndikoj në ndryshimin e politikës diskriminuese ndaj shqiptarëve të Malit të Zi. Edhe unë do t`u pajtohesha me këtë nëse Abazoviçi të ishte shqiptar, por nuk është.

Ndërsa gjithë bota e civilizuar e njeh dhe e kujton Gjergj Kastriotin – Skënderbe me respekt pa u përpjekur të mohojnë origjinën e tij shqiptare, Dritan Abazo-viçi e bëni të kundërtën. E përgënjeshtron prejardhjen e tij të vërtet duke e “bërë” serb. Me përgënjeshtrimin e tij, Abazoviçi “jonë” është shumë më i ngjashëm me atë harbutin tjetër Milo Paskal sesa me Milo Gjukanoviq,  që për ndryshim nga këta antikombëtarë shqipfolës, e mbron popullin e vet malazez.

Normalisht se partitë pro-serbe të Malit të Zi e “duan” Abazoviçin i cili me agjendën për “liritë fetare”, synon forcimin e pushtetit politik të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi.

Dritan Abazoviq: Skenderbeu me prejardhje serbe.

blank

 

Duaji armiqtë tuaj në rast se miqtë (bashkëkombësit) tuaj rezultojnë të jenë një bandë bastardësh.

Kalofshi mirë dhe kini kujdes nga virusi (i radhës) kinez.

Aurel Dasareti

 

blank

Të bojkotohet ABC News me pakon DigitAlb, ku shfrynë tërbimin Mustafa Nano – Nga Gani Mehmetaj

Të dëgjosh fjalët e Mustafa Nanos në  “Provokacija” të “ABC news” është si të dëgjosh të lehurat e qenit endacak, rrugëve të përbaltura. Por të paguash kanalin televiziv, apo komplet DigitAlbin, ku ai shfrynë një mllef kafshëror kundër shqiptarëve të Dardanisë është e pafalshme nga ne që e paguajmë këtë kanal, është edhe më e turpshme nga ata që i shkojnë në program. Ne e paguajmë që ai të leh kundër nesh.
Prandaj duhet ta bojkotojmë IPKO-n dhe Kujtesën, nëse nuk e heqin kanalin e Mustafa Nanos nga pakoja e DigitAlbit. Unë propozojë që ti jepet një afat dhjetëditor dy apo tri platformave tona që e kanë këtë mercenarë të Serbisë në transmetimin e tyre.
blank

Reformat duhet të bëhen shpejt, por ato duhet të jenë të plota dhe të përkufizuara saktësisht – Nga ROMEO GURAKUQI

Reformat duhet te behen shpejt, por ato duhet te jene te plota dhe te perkufizuara saktesisht:

1.institucionet e drejtesise se re nuk mund te plotesohen nga prokuroret e diktatures, militantet e PS, te ndervarurit dhe pengjet e baroneve te Tiranes. Mungesa e kuadrove te rinj te sistemit mund te kompensohet me te diplomuarit me cikel te plote ne universitetet perendimore, duke shfuqizuar pengesen ligjore per ata;

2. Reforma Elektorale duhet te paraprihet nga korigjimi i ndarjes administrative, rishperndarja e kolegjeve zgjedhore, duke respektuar te drejten e krahinave historikisht te formuara dhe komuniteteve, per perfaqesim te percaktuar ne Parlament.

3. Rivendosja ne sistemin e larte qeverises dhe udheheqes te shtetit, administrates se nalte e Konventave Themelvenese Kushtetuese mbi strukturimin e burimeve njerezore.

4. Korigjimi i sistemit zgjedhor ne perputhje me parimin e perfaqesimit te drejtperdrejte te sovranit, perfshire emigrantet, sipas regjistrimit te origjines ne Shqiperi.

blank

PD-së më 2005 pushtetin në tavolinë ia dhuroi Fatos Nano – Nga SHABAN MURATI

Të vazhdosh të thuash sot se PD-në në pushtet në 2005 e solli shoqata joqeveritare “KOP” don të thotë të tallesh me KOP-in dhe me historinë, sepse PD-së në vitin 2005 pushtetin në tavolinë ia dhuroi kryetari i PS, Fatos Nano, në bazë të marrëveshjes së fshehtë të Triestes të shkurtit 1992 midis tij dhe kryetarit të PD Sali Berisha për rotacionin, marrëveshje e pazbardhur edhe sot e kësaj dite.


Send this to a friend