VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Pozicionimi i aeroplanmbajtëseve të Kinës

By | May 16, 2019

Komentet

Vdes arkitekti i famshëm I.M. Pei

Piramida e krijuar nga xhami jashtë Muzeut të Louvre-it në Paris.

Ieoh Ming Pei, një nga arkitektët më të njohur të shekullit 20, ka vdekur në moshën 102-vjeçare, ka raportuar e përditshmja The New York Times.

Gazeta ka cituar djalin e tij, Chien Chung Pei, të ketë thënë se Pei ka vdekur gjatë natës.

Dizajnet moderniste të tij dhe projektet e profilit të lartë, e kanë bërë I.M Pei-n, një nga arkitektët më të mirë të shekullit të 20-të.

Në mesin e punëve të tij përfshihet edhe renovimi i Muzeut të Louvre-it në Paris, i cili përfshin një nga projektet që ai preferonte më shumë: piramidat e xhamit.

Ai po ashtu ka dizajnuar edhe Ndërtesën Lindore të Galerisë Kombëtare të Artit në Uashington.

Puna e tij nëpër muze, ndërtesa komunale, hotele, shkolla dhe objekte tjera në gjithë botën është përbërë nga një gjeometri precize dhe kualitet abstrakt.

Ieoh Ming Pei ka qenë djali i një bankieri me nam në Kinë. Ai është larguar nga shtëpia e tij më 1935, duke u bartur në Shtetet e Bashkuara, për të studiuar më vonë arkitekturën.

Presidenti kinez kërkon përafrim mes shteteve në botë

Presidenti kinez, Xi Jinping ka bërë thirrje për përafrim të shteteve dhe ka cilësuar “budallallëk” supremacinë raciste, në kohën kur janë rritur tensionet tregtare me Shtetet e Bashkuara.

Këto janë deklaratat e para publike të presidentit kinez, prej kur është përshkallëzuar konflikti tregtar mes SHBA-së dhe Kinës, me rritjen e tarifave nga të dyja palët.

Xi nuk ka përmendur SHBA-në, apo luftën tregtare në mënyrë të drejtpërdrejtë, mirëpo është fokusuar në prezantimin e Kinës si shtet “i hapur”.

Ai ka thënë se qytetërimet e ndryshme nuk janë krijuar për t’u përplasur.

“Të menduarit se një racë apo kulturë e dikujt janë superiore dhe insistimi në transformimin apo zëvendësimin e qytetërimeve tjera është budallallëk dhe praktikë shkatërruese”, ka thënë ai në një konferencë në Pekin, të organizuar nga ministria kineze e Propagandës.

“Nuk ka përplasje në mes të qytetërimeve të ndryshme, vetëm na duhet që të kemi sy për të vlerësuar bukurinë e të gjithë qytetërimeve”, ka thënë ai.

Presidenti kinez ka shtuar se Kina vetëm do të jetë më e hapur ndaj botës në të ardhmen.

“Sot Kina nuk është vetëm Kina e Kinës. Është Kina e Azisë, dhe Kina e gjithë botës. Kina në të ardhmen do të jetë më e hapur ndaj botës”, ka thënë ai në forum.

Në konferencën e të mërkurës, me pjesëmarrës nga Greqia, Shri Lanka dhe Singapori, është vlerësuar se Kina ka bërë përpjekje për të zbutur imazhin e saj në botë.

Ky shtet komunist është përballur me kritika të ashpra për kontrolle kibernetike, si dhe për trajtimin e myslimanëve në rajonin Xinjiang.

Përndryshe javën e kaluar, Shtetet e Bashkuara kanë rritur tarifat në mallrat kineze në vlerë të 200 miliardë dollarëve, derisa zyrtarët amerikanë kanë akuzuar Kinën për mospërmbushje të zotimeve.

Kina në anën tjetër ka thënë se do të prezantojë tarifa më të larta në mallrat amerikane në vlerë të 60 miliardë dollarëve nga muaji qershor.

Presidenti kinez, pritet të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump në samitin e 20 vendeve më të industrializuara në Japoni muajin e ardhshëm.

Trump ka thënë se SHBA-ja do të arrijë marrëveshje me Kinën “kur është koha e duhur”.

Putini mund të takohet me Trumpin muajin e ardhshëm

“Ne jemi të hapur për të përmirësuar marrëdhëniet mirëpo nuk ka të bëjë me ne, ka të bëjë me bashkëpunëtorët amerikanë”.

“Sapo ata të jenë gati për këtë, dhe sapo të ndryshojë situata e tyre e brendshme politike, ne jemi të gatshëm”, ka thënë Putin.

“Shpresoj që këto kushte do të krijohen gradualisht në mes të Moskës dhe Uashingtonit, sidomos pasi raporti i këshilltarit special, Robert Mueller ka konfirmuar se nuk ka pasur bashkëpunim dhe Rusia nuk ka ndërhyrë kurrë në zgjedhjet amerikane”.

Një ditë më parë Putin i ka thënë Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo se ai shpreson të “rikthejë” lidhjet mes Moskës dhe Uashingtonit dhe beson se Trump dëshiron të njëjtën gjë.

Ndihmësi i Kremlinit, Yury Ushakov, ka thënë më vonë se Putini do të ishte i hapur për një takim të ri me Putinin nëse do të bëhej ndonjë propozim zyrtar, mirëpo Moska ende nuk ka pranuar një ftesë të tillë.

Pozicionimi i aeroplanmbajtëseve të Kinës

Ekspertë të politikës detare besojnë se dislokimi këtë vit i një aeroplanmbajtëseje të dytë dhe ndërtimi i një të trete nga ana e Kinës do ta lejojë Pekinin të pozicionojë njërën prej tyre në Detin e kontestuar të Kinës së Jugut.

Aeroplan-mbajtësja e njohur si Tipi 001 është testuar në Kinë dhe do të përdoret zyrtarisht në shtator. Projekti i Fuqisë Kineze me Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare tha më 7 maj se Kina po ndërton një tjetër aeroplanmbajtëse e cila do të jetë gati në vitin 2022.

Kina ka të ngjarë ta vendosë njërën nga aeroplanmbajtëset në Detin e Kinës Jugore, një tjetër në Detin e Kinës Lindore dhe të tretën, ta lerë të lirë të lundrojë nëpër botë, thotë Oh Ei Sun, bashkëpunëtor në Institutin e Çështjeve Ndërkombëtare të Singaporit.

“Nuk mendoj se do të shkojnë në sulm, por vetëm shfaqja e forcës, sigurisht është mjaft mbresëlënëse”, tha ai.

Efekti parandalues

Kina ka forcën e tretë më të armatosur në botë. Ajo ka më shumë fuqi zjarri se pesë vendet e tjera që konkurrojnë për sovranitetin në Detin e Kinës Jugore prej 3.5 milionë kilometrash katrorë. Të tjerët janë Brunei, Malajzia, Filipinet, Tajvani dhe Vietnami.

Anijet e marinës amerikane kanë lundruar përmes këtij deti 10 herë nën administratën e Presidentit Donald Trump, si një paralajmërim për Kinën për të ndarë rrugën detare. Pekini i quan kalimet, amerikane shkelje të sovranitetit kinez.

Kina, përmes programit të saj të aeroplanmbajtëseve, dëshiron të përmirësojë aftësitë ajër-ajër, në mënyrë që të “ndalë” çdo palë të tretë që afrohet, thotë Andrew Yang, sekretar i përgjithshëm i Këshillit kinez për Studime të Avancuara të Politikave në Tajvan.

“Mendoj se në thelb do të jetë Deti i Kinës Lindore dhe Deti i Kinës së Jugut, sepse ata po rrisin shfaqjen e forcës dhe të ashtuquajturat strategji aktive të mbrojtjes përgjatë zinxhirit të parë të ishullit”, tha ai.

Zinxhiri i parë i ishullit zakonisht i referohet Japonisë, Tajvanit dhe arkipelagut të madh të Azisë Juglindore.

Kina dhe Japonia kanë pretendime të disa pjesëve në Detin e Kinës Lindore. Pekini gjithashtu ka pretendime për sovranitetin mbi Tajvanin, i cili shtrihet rreth 160 kilometra larg territorit kinez dhe gjithashtu ka pretendime në Detin e Kinës Lindore. Ishulli i vetëshpallur sovran po shton forcat e veta ushtarake për t’i rezistuar Kinës. Javën e kaluar Tajvani filloi ndërtimin e një kantieri detar për të prodhuar nëndetësen e saj të parë gjysëm elektrike.

Aeroplan-mbajtësja e dytë dhe e tretë kineze

Aeroplanmbajtësja e parë kineze, një ish-anije sovjetike, filloi të lundronte pranë bregut lindor të Kinës në vitin 2012 nën emrin e saj të ri, Liaoning. E ndërtuar në vitin 2017, aeroplan-mbajtësja Tip 001 filloi provat vitin e kaluar.

Agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua njoftoi në nëntor se ndërtuesit e anijeve kishin filluar punën për aeroplan-mbajtësen e tretë të një “gjenerate të re”. Mediat e tjera kineze thonë se aeroplan-mbajtësja e tretë mund të jetë më e madhe dhe më e fuqishme se dy të mëparshmet.

美国“战略与国际研究中心”(CSIS)提供给路透社2019年4月17日的卫星照片显示上海江南造船厂内一处建造平台上的船只建造项目

Projekti i Fuqisë Kineze i Qendrës për Studime Strategjike Ndërkombëtare ka mbledhur imazhe satelitore mbi një kantier detar në Shangait, të cilat tregojnë një hark dhe pjesën kryesore të një “anijeje të madhe”. Ajo e quan aeroplan-mbajtësen Tipi 002.

“Entuziastët e armëve kineze dhe vëzhgues të huaj kanë pohuar për një kohë të gjatë se Kina ka filluar të ndërtojë aeroplan-mbajtësen e saj të tretë në Kantierin Jiangnan të Shangait, duke spekuluar se ajo do të jetë më e madhe dhe më e fuqishme se Liaoning dhe aeroplan-mbajtësja e dytë”, shkruante në nëntor gazeta shtetërore e lajmeve China Daily.

Teknologjia kineze e aeroplan-mbajtëseve ende ka nevojë për “shumë përmirësime” në drejtim të teknologjisë dhe trajtimit të avionëve luftarakë me bazë, tha Andrew Yang.

Por një flotë aeroplan-mbajtësesh e çdo lloji, veçanërisht me avionë në bordin e saj, do të alarmonte vendet e tjera, thonë ekspertët.

Kina do ta shihte aeroplan-mbajtësen e saj në Detin e Kinës Jugore si një “kundërpeshë” ndaj anijeve të marinës amerikane që kalojnë pranë bregut perëndimor të Tajvanit në të njëjtit det, thotë Eduardo Araral, profesor i asociuar në shkollën e politikës publike të Universitetit Kombëtar të Singaporit. Normalisht, kinezët “tregojnë muskujt” e tyre pasi Shtetet e Bashkuara bëjnë një veprim, thotë ai.

Nga ana tjetër, nëse një aeroplan-mbajtëse amerikane, dërgohet në Detin e Kinës Jugore, mund të përfundojë të përballet me aeroplan-mbajtësen kineze, thotë Oh Ei Sun, bashkëpunëtor në Institutin e Çështjeve Ndërkombëtare të Singaporit

Vende të tjera aziatike që kanë pretendime për rreth 90% të të gjithë detit – ndoshta nuk do të kenë shumë opsione nëse një aeroplan-mbajtëse kineze nuk vepron, thotë zoti Araral.

“Reagimi do të vijë kur aeroplan-mbajtësja do të patrullonte rregullisht dhe së bashku me një flotë anijesh të tjera,” thotë ai. “Atëherë kjo do të nervozonte vendet fqinje.”

Dërgimi i një aeroplan-mbajtëseje në Detin e Kinës Jugore do të “detyronte” pretendentët e tjerë terrotorialë aziatikë të kërkonin ndihmën e qeverisë amerikane, duke forcuar një aleancë anti-kineze të vendeve me vendet aleate perendimore, thotë Fabrizio Bozzato, një ekspert me Shoqatën e Hulumtime të Strategjisë në Tajvan.

Këta aleatë mund të dërgojnë në përgjigje “forca masive detare” duke përfshirë aeroplan-mbajtëset e tyre në det, tha ai.

SHBA, Rusia angazhohen për përmirësimin e marrëdhënieve

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara konfirmuan të martën angazhimin për të punuar për përmirësimin e marrëdhënieve, ndërsa Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ndodhet në Soçi. Zoti Pompeo po takohet me Presidentin rus Vladimir Putin, pas një takimi me Ministrin e Jashtëm, Sergey Lavrov.

Sekretari i shtetit, Pompeo u tha udhëheqësve rusë se Presidenti Donald Trump është “i angazhuar t’i përmirësojë marrëdhëniet” mes dy superfuqive.

“Secili nga vendet tona do të mbrojë interesat e veta, do të mbrojë interesat e popullit të vet. Por ne nuk jemi të destinuar të jemi armiq për çdo çështje dhe shpresoj që të mund të gjejmë fusha me interes reciprok dhe të fillojmë vërtet të ndërtojmë marrëdhënie të forta, të paktën për ato çështje”, tha Sekretari Pompeo para takimit me Ministrin Lavrov.

Vetë zoti Lavrov përdori një ton të ngjashëm.

“E kuptojmë që ka pasur një numër dyshimesh dhe keqkuptimesh nga të dyja palët. Por as ju, as ne nuk po fitojmë asgjë prej tyre. Përkundrazi, kjo armiqësi reciproke po rrit rreziqet e sigurisë për ju dhe për ne dhe ka shkaktuar alarm në gjithë komunitetin ndërkombëtar”, tha ai.

Zoti Pompeo tha se për çështjet e kontrollit të armëve dhe përhapjes bërthamore, si edhe për konflikte të tjera rajonale dhe terrorizmin, ka hapësira ku të dyja palët të fillojnë të ndërtojnë mirëkuptim.

Pritej që Irani të ishte pikë e rendit të ditës në takimet e së martës në Soçi.

Para se të nisej për në Soçi, sekretari Pompeo shkruante se në takimet e tij në Rusi do të shtrojë një numër çështjesh të rëndësishme. “Në disa çështje mund të pajtohemi, në të tjerat mund të mos pajtohemi, por kur bëhet fjalë për interesin tonë kombëtar, është përgjegjësi e jona të gjejmë rrugën përpara”.

Forcat ruse kanë ndihmuar ushtrinë siriane që nga viti 2015, ndërsa Irani ka qenë mbështetës i madh i presidentit Bashar al-Assad, duke u ofruar mbështetje dhe trajnim milicive shiite.

Takimet në Soçi pasojnë takimet e sekretarit Pompeo me aleatët evropianë me të cilët ai ndau të dhënat e zbulimit mbi atë që Shtetet e Bashkuara e cilësuan “kërcënim të përshkallëzuar” të Iranit duke akuzuar Teheranin se ka dështuar të zgjedhë bisedimet mbi kërcënimet.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini tha se ministrat e bllokut i thanë zotit Pompeo se shqetësimet e tyre kryesore ishin të ruanin paqen dhe zbatimi i marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 me Iranin.

“Mike Pompeo e dëgjoi këtë shumë qartë këtë mesazh nga ne, jo vetëm nga unë por edhe nga ministra të tjerë të Bashkimit Evropian, që ne po jetojmë në momente jetike, delikate ku qëndrimi më i përgjegjshëm do të ishte një vetëpërmbajtje maksimale dhe shmangia e çdo shkallëzimi ushtarak. Nga ana tjetër, siç kam pasur shansin të them ditët e fundit, ne vazhdojmë ta ftojmë Iranin që të përmbushë të gjitha angazhimet bërthamore dhe do të bëjmë tonën për zbatuar marrëveshjen bërthamore”, tha zonja Mogherini.

Paralajmërimet e Bashkimit Evropian lidhur me rritjen e tensioneve vijnë ndërsa Shtetet e Bashkuara që u tërhoqën nga marrëveshja ndërkombëtare për të tkurrur ambiciet bërthamore të Iranit, zhvendosën aeroplanmbajtësen USS Abraham Lincoln dhe katër avionë bombardues B-52 në Lindjen e Mesme në përgjigje të shqetësimeve se Irani mund të jetë duke planifikuar një sulm kundër objektivave amerikane.

Udhëtimi i zotit Pompeo vjen disa javë para takimit të nivelit të lartë G-20 në Osaka të Japonisë, ku pritet të marrin pjesë si Presidenti amerikan Donald Trump ashtu edhe homologu i tij rur, Vladimir Putin. za

Eksploruesi zhtytet në pikën më të thellë të oqeanit, gjen hedhurina plastike

Një eksplorues amerikan ka gjetur hedhurina plastike në Kanalin Mariana, që paraqet pikën më të thellë të tokës.

Sipas BBC, Victor Vescovo theu rekordin pasi u zhyt në thellësi prej rreth 11 kilometrash në Kanalin Mariana në Oqeanin Paqësor.

Vescovo, i cili u zhyt dhe qëndroi për katër orë në thellësinë 10.927 kilometra në saje të mjetit zhytës të prodhuar për t’i bërë ballë presionit të lartë në fund të detit, gjatë vëzhgimeve të tij, krahas gjallesave ujore dhe strukturave të larme shkëmbore, gjeti edhe një qese plastike dhe ambalazhe sheqerkash.

Pas zhytjes rekorde të Vescovo-s, zhytje realizuan edhe anëtarët e tjerë të ekipit.

Gjatë zhytjes u përdorën edhe pajisje robotike për eksplorimin në thellësi.

Ekipi mendon të ketë zbuluar katër lloje të reja të quajtura “amfipodë” të ngjashme me karkalecat në tre pika të ndryshme të oqeanit, duke thënë se ata kanë parë gjallesën e quajtur “krimbi lugë” në thellësi shtatë mijë metra dhe kërmillin rozë në thellësi prej 8.000 metrash.

Gjatë pesë zhytjeve, ekipi ka gjetur edhe struktura të larme shkëmbore që besohet të jenë krijuar nga mikrobet në fund të oqeanit dhe ka mbledhur mostra nga fundi.

Shkencëtarët pritet të analizojnë gjallesat e mbledhura nga ekipi eksplorues për të parë nëse ato përmbajnë mikroplastikë, pasi një studim i fundit ka treguar se prania e plastikës në det paraqet problem madje edhe për gjallesat që jetojnë në fund të detit.

Kanali Mariana

Kanali Mariana gjendet në perëndim të Oqeanit Paqësor. Thellësia e tij është mes 10.911 dhe 11.030 kilometra. Kanioni nëndetar është i gjatë 2.550 kilometra dhe i gjerë 69 kilometra.

Donald Walsh nga Marina e SHBA-së dhe shkencëtari zviceran Jacques Piccard ishin njerëzit e parë që u zhytën në Kanalin Mariana më 23 janar të vitit 1960.

Ndërkaq, më 26 mars 2012, regjisori i famshëm amerikan James Cameron u bë i pari që zbriti në kanal pas 50 vitesh në thellësi prej 10.908 metrash me nëndetësen njëpersonëshe të quajtur “Deepsea Challenger”.

Hulumtimet në Kanalin Mariana kanë filluar në vitin 2010, kur studiuesit dërguan nëndetëse robotike për të analizuar jetesën në thellësi.

Në vitin 2013, shkencëtarët njoftuan se kanë hasur prani të jetës mikrobike në kanal.

Më herët është supozuar se errësira totale dhe temperaturat e ulëta janë të papërshtatshme për çfarëdo lloj jetese në Mariana, ku shtypja është një mijë herë më e lartë se ajo në sipërfaqen e detit.

Irani – temë diskutimesh në takimet e sekretarit Pompeo me presidentin rus, Putin

Irani është pikë e rendit të ditës në takimet e sekretarit amerikan të shtetit, Mike Pompeo me presidentin rus, Vladimir Putin dhe ministrin rus të Punëve të Jashtme, Sergey Lavrov të martën në Sochi.

Ministri Lavrov tha se pret “bisedime të sinqerta” me sekretarin Pompeo, përfshirë është mënyrën se si administrata e presidentit Donald Trump planifikon të zgjidhë tensionet me Iranin, të cilat sipas ministrit rus, Shtetet e Bashkuara i kanë krijuar vet.

Para se të nisej për në Sochi, sekretari Pompeo shkroi se në takimet e tij në Rusi do të shtrojë një numër çështjesh të rëndësishme. “Në disa çështje mund të pajtohemi, në të tjerat mund të mos pajtohemi, por kur bëhet fjalë për interesin tonë kombëtar, është përgjegjësi e jona të gjejmë rrugën përpara”.

Para takimit, përfaqësuesi i posaçëm i Departamentit amerikan të shtetit për Iranin, Brian Hook, u tha gazetarëve se Irani “luan rol destabilizues në Siri” dhe se Irani po e shfrytëzon Sirinë si “bazë për të cuar përpara synimet e tij të politikës së jashtme” gjqë që bie ndesh me synimet ruse për të vendosur qëndrueshmëri në Siri.

Forcat ruse kanë ndihmuar ushtrinë siriane që nga viti 2015, ndërsa Irani ka qenë mbështetës i madh i presidentit Bashar al-Assad, duke u ofruar mbështetje dhe trajnim milicive shiite.

Takimet në Sochi pasojnë takimet e sekretarit Pompeo me aleatët evropianë me të cilët ai ndau të dhënat e zbulimit mbi atë që Shtetet e Bashkuara e cilësuan “kërcënim të përshkallëzuar” të Iranit duke akuzuar Teheranin se ka dështuar të zgjedhë bisedimet mbi kërcënimet.

Udhëtimi i sekretarit Pompeo në Rusi ndodhë disa javë para takimit të G-20-ës në Osaka të Japonisë ku pritet të marrin pjesë presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin. Presidenti Trump tha të hënën se do të takohet me presidentin Putin ne margjinat e takimit në Osaka.

Konflikti midis SHBA dhe Iranit “mund të shpërthejë rastësisht”

Sekretari i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt, paralajmëroi se konflikti midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit mund të shpërthejë “rastësisht”.

Hunt i bëri komentet në Bruksel, përpara bisedimeve me ministrat e Jashtëm të Francës dhe Gjermanisë, si dhe me shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, për mënyrat se si të mbahet gjallë marrëveshja bërthamore midis Iranit dhe fuqive botërore.

Paralajmërimi i tij vjen pasi Shtetet e Bashkuara kanë vendosur një aeroplanmbajtëse në Gjirin Persik, për t’iu kundërvënë një kërcënimi të paspecifikuar që Uashingtoni thotë se vjen nga Irani.

Bisedimet e ministrave me Mogherinin zhvillohen pas një njoftimi të Teheranit, javën e kaluar, se do të tërhiqet nga disa angazhime që i parasheh marrëveshja bërthamore e vitit 2015, nëse fuqitë botërore nuk i mbrojnë interesat e tij kundër sanksioneve të SHBA-së.

Tensionet midis Iranit dhe SHBA-së janë rritur prejse Uashingtoni është tërhequr nga marrëveshja bërthamore një vit më parë dhe ka rikthyer sanksionet kundër Iranit.

Me marrëveshjen bërthamore, Irani është pajtuar të kufizojë programin e tij bërthamor, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ekonomike.

Mbështetësit evropianë të paktit kanë tentuar ta shpëtojnë marrëveshjen, por Teherani është ankuar se procesi është shumë i ngadalshëm.

“Ne vazhdojmë ta mbështesim atë aq sa mundemi, me të gjitha instrumentet tona dhe me gjithë vullnetin tonë politik”, tha Mogherini para takimit me ministrat e Jashtëm të Britanisë, Francës dhe Gjermanisë. rel

Agjensia Amerikane AP: Konflikt direkt me NATO-n nëse Serbia sulmon Kosovën!

“Shfaqja e forcës dhe aleancës me Rusinë për shkak të Kosovës”

Agjencia amerikane AP raportoi të premten se Serbia po mbante një paradë ushtarake që shënonte Ditën e Fitores kundër Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

AP shkruan se 4,000 forca të Ushtrisë serbe morën pjesë, së bashku me 300 automjete dhe 40 avionë, duke përfshirë dy helikopterë rusë të sulmeve me ekipet ruse, të cilat, sipas AP, tregojnë aleancën gjithnjë në rritje politike dhe ushtarake të Serbisë me Moskën.

Raporti më tej thekson se tensionet janë rritur në rajon, pasi “Serbia dhe Kosova” akuzojnë njëra-tjetrën për minimin e “përpjekjeve të pajtimit” pas luftës së viteve 1998-99 që përfundoi me “ndërhyrjen” e NATO-s.

Agjencia më tej kujton se Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Raporti vlerëson se çdo “ndërhyrje ushtarake e Serbisë në Kosovë” do të shkaktonte “konflikt të drejtpërdrejtë me paqeruajtësit e udhëhequr nga NATO të vendosur atje”.

Ministrat evropianë shqyrtojnë mundësi për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore me Iranin

Ministrat e Jashtëm të Britanisë, Francës dhe Gjermanisë pritet të takohen në Bruksel për të diskutuar rrugët për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore, që ka nënshkruar Irani me fuqitë botërore.

Bisedimet e këtyre ministrave me shefen për Politikë të Jashtme në Bashkimin Evropian, Federica Mogherini vijnë pas Teherani ka bërë të ditur javën e kaluar se do të heqë dorë nga disa pika të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, nëse nuk mbrohen interesat e Iranit kundër sanksioneve amerikane.

Tensionet në mes të Iranit dhe Shteteve të Bashkuara janë përshkallëzuar prej kur Uashingtoni është larguar një vit më parë nga kjo marrëveshje dhe ka rikthyer disa sanksione kundër këtij shteti.

Sipas marrëveshjes, Irani duhet të frenojë aktivitetin bërthamor në mënyrë që të lirohet nga sanksionet ndërkombëtare.

Mbështetësit evropianë të marrëveshjes kanë tentuar të ruajnë këtë dokument, mirëpo Teherani e ka cilësuar këtë proces shumë të ngadalshëm.

Para se të takohej me ministrat e Britanisë, Francës dhe Gjermanisë, Mogherini u ka thënë gazetarëve: “Ne do të vazhdojmë të mbështesim marrëveshjen aq sa mundemi me gjithë instrumentet dhe përkushtimin tonë politik”.

Bisedimet do të fokusohen në atë se si “të mbështetet zbatimi i plotë i marrëveshjes bërthamore”, ka thënë Mogherini.

Shtetet evropiane kanë thënë javën e kaluar se dëshirojnë ta ruajnë marrëveshjen bërthamore me Iranin mirëpo kanë kundërshtuar “ultimatumet” e Teheranit.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo po ashtu pritet të takohet me zyrtarët evropianë në Brukel për të diskutuar rreth Iranit.

Pjesë e kësaj marrëveshjeje janë edhe Rusia dhe Kina. rel

Papa Françesku, mesazh në Ditën e Nënës

Sot në Shtetet e Bashkuara shënohet Dita e Nënës, një ditë e caktuar për të kujtuar dhe nderuar sakrificat që bën nëna për fëmijët, por edhe rolin e saj të pazëvendësueshëm në familje dhe shoqëri.

Dita e ka zanafillën në Shtetet e Bashkuara, por tani festohet në disa vende të botës. Për ato nëna që fëmijët nuk u kujtuan t’i gëzonin me dhurata e falenderime, kishte sot një mesazh special Ati i Shenjtë, i cili gjatë meshës së të dielës u ndal dhe i përgëzoi nënat për punën që bëjnë për rritjen e mbrojtjen e fëmijës.

Mesazhi i Papës dallon dukshëm nga tiparet komercialiste që ka marrë kjo festë, kur shpenzohen miliona dollarë për lule, dhurata, vizita në sallone bukurie e masazhi, apo dreka e darka. Papa vlerësoi atë dhuratë të paçmueshme shpirtërore e morale që përfaqëson nëna.

Vritet me atentat gazetarja afgane Mena Mangal

Mena Mangal

Zyrtarët afganë thonë se një gazetare e njohur televizive është vrarë në Kabul të Afganistanit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Nasrat Raimi thotë se gazetarja Mena Mangal u qëllua për vdekje në orën 7:20 dje në Kabul.

Kalimtarët që e panë aktin pranë tregut Karte Naw i thanë agjencisë Radio Evropa e Lirë/Radio Liria se dy burra u afruan me motoçikletë ndërsa gazetarja po priste që të vinte dikush me makinë.

Sipas blerësve në qendrën tregtare, një nga personat me motoçikletë qëlloi me armë zjarri katër herë në ajër për të shkaktuar panik që të largoheshin njerëzit, pastaj e goditi zonjën Mangal dy herë në kraharor.

Ajo punonte si këshilltare për kulturën në parlamentin afgan. Më parë ajo kishte punuar për më shumë se 10 vjet si prezantuese televizive për televizionin Ariana si dhe për kanalin Shamshad TV.

Ajo kishte edhe llogari të suksesshme në median sociale ku diskutonte të drejtat e grave afgane dhe promovonte nevojën e vajzave afgane për shkollim.

Ajo kishte ndarë me pasuesit e saj edhe detaje personale si faktin që e kishin detyruar të martohej me shkusi dhe peripecitë e shumta që kishte kaluar për t’u divorcuar. Gazetarja kishte përmendur se burime anonime e kishin kërcënuar me vdekje.