Kur lexojë se çka shkruejn dhe çka flasin Nexhat Daci dhe Rexhep Qosja ngazëllehem se sa e sakt asht ajo thanja që thotë : ..gjithçka mund të jesh e edhe Profesor Akademik, por nese je shpirtzi njeri nuk bahesh kurr.
Nuk do flas per mendermethanë at gjakmalazezin e Vuthajve Rexhep Qosjen por vetem e permenda per faktin se ai psikopat do vdes me urrejtje ndaj seciles vlerë të kombit tonë sepse ato ai nuk i shef si vlera, por si konkurrencë dhe tmerrohet nga madhështia e tyne pasi ai e din mirë vogëlsinë e vetë mjerane. Këtu do flas per nji Akademik tjetër per nji mjeran e qyqan tjeter, per nji perfid e sharlatan me shpirt megalomani, tinzari e të pabesi. Do flas per Nexhat Dacin.
Besojë se simpatizantët dhe aktivistët e mirëfilltë të LDK-së nuk kan harrue se Nexhat Daci asnjihere nuk ka qenë antar i vertetë i LDK-së dhe se ate e afrojë në LDK vetë Lideri i sajë Dr. Ibrahim Rugova në kohën e zgjedhjeve të para të pasluftës në Kosovë.
Nexhat Daci ishte Kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës kur Dr. Ibrahim Rugova e ftojë dhe e kandidojë në garën per të parin e Prishtinës dhe Nexhat Daci pasi ngadhjeu në atë garë i hyni vetja në qef dhe mendojë se asht njeriu ma i zoti i Kosovës bile edhe ma i zoti se vetë Dr. Ibrahim Rugova. Ja fali postin e Kryetarit te Prishtinës mikut te ti z. Tahir Gashi ndersa per fitoren qe arriti ju vardisë Dr. Ibrahim Rugoves per post ma te madhë sepse nuk i mbushte synin posti i te parit te Metropoles se Kosovës. Nuk ishte në gjendje ta kuptojë ky far fodulli me titull Akademik se fitorja nuk i atribohej ati personalisht e as karizmes së ti si Profesor Akademik, por i atribohej LDK-së së Dr. Ibrahim Rugovës.
Që kam të drejtë në këtë konstatim e verteton fakti i fiaskos së ti si lider politik ma vonë kur formojë partinë LIDHJA DEMOKRATIKE e DARDANISË ( e DACIT ) apo LDD-në. Dhe edhe levizjet e ti në koalicione me AAK-në.
Në zgjedhjet e para nacionale Dr. Ibrahim Rugova emnojë Nexhat Dacin per Kryetar të Parlamentit dhe tash mendjemadhësia e keti sharllatani sa shkonte e rritej. Herë pas here banet disa veprime te cilat per mendesinë populliste dhe të patriotizmit folklorik katunaresk të shqiptarve ishin të pranueshme dhe shumica e aktivistëve dhe antarve të LDK-së ( edhe autori i këti shkrimi ) filluen ta shofin Dacin si krahun ma të fortë të Dr. Ibrahim Rugovës.
Koha tregojë se neve të gjithë ram në kurthen e lajthitjes së veprimeve të Nexhat Dacit.
Nexhat Daci me atë mendesinë e vetë shizofrene per nji jetë luksoze fillojë me veprimet e tia per nji luks edhe në institucionin e Parlamentit të Kosovës. Në at kohë shumica e kritikojshin e neve qe e adhurojshim e mbrojshim, por mes vete pajtoheshim se hapat per tana ato lukse qe ai po i merr si Kryetar i Parlamentit jan të teprueme per mundësitë buxhetore qe kishte Kosova qe kryesishtë në atë kohë mbijetonte me donacione nga jasht te miqve tane europrendimor.
Fillojë ndertimin e Shtëpisë Portokolare në malin e Germisë ku u investuen disa miliona euro dhe ajo mbet si ngrehinë rrenqethëse qe shkatrrohet nga koha dhe klima.
Vendosi meremetimin e Parlamentit dhe per ta zbukurue porositi piktura apo sikur i quejti ai MURALE me motive të kohës së historisë tonë kombëtare dhe ato murale asnjihere nuk i pau syni i Deputetve , i të punsuemve aty apo i musafirve e të tjerve. Ato u mbuluen me pelhura që mos ti trembin minoritaret në veçanti ata serb në Parlament.
Për shtëpinë Portokolare asht flit shumë nga oponentet e krahut kundershtar apo te ashtuqujtun krahut të Luftës që janë në Parlament, por per qudi vetem disa ditë dhe gjithçka u heshtë dhe askush se zanë në gojë atë investim disa milionesh qe rrenohet nga shiu dhe bora që bie nëper vite që prej se asht fillue ndertimi i sajë.
Unë tu e pa situaten , tue u mbush mend dhe tue kuptue se cili në realitet qenka Nexhat Daci dyshojë se atë ndertesë te Shtepisë Portokolare duhet ta ket marr si tender dikush që Nexhat Dacit ja ka nda far shperblimi të mirë. Nuk di shumë per këtë, por hypotetikisht e themë se ka mundesi të ket zhvat diçka të majme ky zhvatës tinzar.
Mirpo do flas ketu pak per rastin e muraleve në hollin e Parlamentit.
Pardje pata nji takim më nji ish zyrtar të lartë të Kryqit të Kuq të Kosovës e të cilin e kam mik të mirë. Në nji bisedë me te derisa pinim kafe në hotelin DUKAGJINI në Pejë miku im ( pasi biseden e kishim per situaten politike në vend ) më tregojë në detaje per historinë e muraleve të Parlamentit të Kosovës të clat i kishte porositë Kryetari i Parlamentit Nexhat Daci.
Ato murale i ka pikturue piktori Eshref Qahili që asht mik i Nexhat Dacit dhe se per ato murale piktori Eshref Qahili ka marr shperblim të majmë e edhe Nexhat Daci ka gjasë se ka zhvatë mirë më këtë rast. Ky ish zyrtari i Kryqit të Kuq me bindje të plotë tha: … Nexhat Daci e ka ditë se ato piktura nuk do i lejojnë organizmat nderkombëtar si UNMIK-u e OSBE por ka ngule se ka ngulë kambë qe ato të vendosen aty per ti mbulue me pelhura pastaj tek pasi miku i ti piktori Eshref Qahili ka marr shperblimin.
Po detyrohem të kufizohem të shkruej tjera poshtërsi e pabesi me mbudësi të zhvatjes së parasë se taksapaguesve të Kosovës që ka mund ta ban ky shpirtkeq sepse per shumë afera asht flitë dhe asht heshtë pastaj. Unë u irritova kur sot lexova nji shkrim më njifar interviste të Nexhat Dacit që dikush e publikojë në FACEBOOK.COM.
Në instervistë Nexhat Daci per të paren here flet shumë ma ndryshe per diçka që ai ka folë edhe ma parë. Flet per koalicionin qeverisës mes LDK-së dhe AAK-së apo sikur e perfolin mes Dr. Ibrahim Rugovës dhe Ramush Haradinaj në vitin 2004.
E lexova me vemendje maskarallakun qe e flet ky far idioti i cili me apo pa vetdashje pranon se sa ka qen afer Dr. Ibrahim Rugovës sa ka mujt e ka tradhëtue dhe i ka punue pas shpine.
Nexhat Daci thotë, citojë: ….” Ramush Haradinaj më dergon mua një letër të ejten dhe më thotë se ne qoftë se nesër, të premten, në konferencën per shtyp nuk e pranon Rugova nominimin tim për kryeminister unë do t`i bashkohëm krahut të luftës “….
Mirpo Nexhat Daci asnjihere nuk flet se ku asht ajo letër që i paska pas dergue Ramush Haradinaj. Nuk flet sepse padyshim ajo letër as që ka egzistue, ajo asht sajue në kokën e këti shpirtziu që bash si Rexhep Qosja e ka urrejtë dhe vazhdon ta urren Madhështinë kolosale dhe vleren e Dr. Ibrahim Rugovës. Bile bile Nexhat Daci po del edhe ma i poshtër se Rexhep Qosja, Adem Demaqi e Albin Kurti të cilet haptas kan folë e kan veprue dhe vazhdojnë te flasin e veprojnë kunder Dr. Ibrahim Rugovës dhe LDK-së.
Nexhat Daci rrah gjoksin si LDK-ist i madhë dhe si mik dhe bashkveprimtar i devotshem i DR. Ibrahim Rugovës por ja se si vetë pranon se asnjihere se ka respektue as LDK-në e as Dr. Ibrahim Rugovën. Perkundrazi ai sa ka mujt e ka shantazhue dhe i ka punue pas shpine Dr. Ibrahim Rugovës dhe ka ba çmos me shkatrrue LDK-në. E pergëzojë me nji të MARROFTË ZOTI Nexhat Daci sepse bukur rrast edhe ja ke arritë këti qellimi.
Tash edhe pak per këtë shkrimin në lidhje me daklaraten e Dacit per koalicionin LDK-AAK të vitit 2004.
Qe nga ajo kohë Ramush Haradinaj krekoset dhe e quen veten Kryeminister i Kosovës. Krekoset edhe si njeri i vetem i krahut të luftës ( si po e quejn këta veten pa meritë per mendjen time ) që asht adhurues i Dr. Ibrahim Rugovës dhe bile edhe fryhet se ai e shpetojë varrimin e Dr. Ibrahim Rugovës me formimin e Gardës ushtarake per varrim.
Kjo që tash e flet Nexhat Daci deshmonë të kunderten. Dëshmon se Ramush Haradinaj me kerrcnime dhe shantazhe paska marr postin e Kryeministrit në vitin 2004.
Personalisht mu më shkon mendja se Nuredin Lushtaku e Ramush Haradinaj si miq të ” luftës ” si enverostalinista kan mujt të bajn pazare me rastin e vdejkes së Ibrahim Rugovës. Hypotetikisht po them se pazari ka mujt të jetë i tillë qe te fitojnë respektin e masave të regjioneve të veta edhe Nuredin Lushtaku edhe Ramush Haradinaj. Nuredin ka mujt ti thotë Ramushit per ta shpetue ftyrën para dernicakve të mi unë do refuzojë pjesëmarrjen e Gardës në varrim, ndersa ti Ramush per ta fitue simpatinë e Dukagjinit dhe Rugovës formoje ate dhe varrose.
Dhe keto mendime te mia hypotetike që i kam pasë me vite që nga dita e varrimit të Presidentit Rugova per mundësinë e pazareve Nuredin Lushtaku- Ramush Haradinaj i vertetonë tash kjo deklarata e Nexhat Dacit per kërrcnimin e Ramushit qe ti jipet posti i kryeministrit perndryshe ai do bashkohet me PDK-në qe nenkupton se do vazhdon luftën kunder LDK-së bashk me SHIK-un dhe kriminelet e PDK-së .
Po duket se Nexhat Daci me ose pa qellim po luftonë tash në prag të zgjedhjeve z. Ramush Haradinaj ashtu sikur ka luftue tinza dhe pabesishtë gjithmonë Dr. Ibrahim Rugovën.
Istog: 21.05.2017
Per kohen e shkuar per leket e hargjuar mos humbasni koh se kan vdek shiqoje sod ata patriotat e ldk pdk qe per karrik edhe ftyren e japin mekto shkrime ja kajtet nonen edhe ati te gjorit ne vorr