VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Populistët po rikthejnë tiraninë – Nga Joshua Kurlantzick, Washington Post

By | November 27, 2018
blank

Komentet

blank

Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe e Arteve e Nju-Jorkut, SHBA: APEL PËR KRYEMINISTRIN E SHQIPËRISË, EDI RAMA

Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe e Arteve e Nju-Jorkut, SHBA, lëshoi këtë

 APEL PËR KRYEMINISTRIN E SHQIPËRISË, EDI RAMA

Duke marrë parasyshë rrethanat dhe zhvillimet më të reja  politike dhe diplomatike rreth Dialogut të Brukselit (2011-2021) nëpërmjet të cilit Serbia me presidentin e saj Aleksandër Vuçiq po këmbëngulë se “Kosova është e Serbisë”, e që në të vërtetë kurrë nuk ka qenë pronë legale, por vetëm një plaçkë e aneksuar me agresion, me luftë, me terror, me masakra dhe me gjenocid). Këtë të vërtetë, Albin Kurti (kryeministri aktual i Kosovës) ia tha homologut Vuçiq në takimin e tij të parë më të në Bruksel, më 15 qershor 2021.

Mirëpo, Aleksandër Vuçiqi (aleati dhe miku i ngushtë kryeministrit të qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama)  kërkesën e Albin Kurtit  për reflektimin e Beogradit zyrtar për kryerjen e ”3 gjenocideve serbe ndaj shqipatarëve dhe ndaj Shqipërisë, gjatë viteve 1878-1999”, e hodhi poshtë, duke e bojkotuar takimin.  Këtë sabotim  Vuçiqi e bëri me qëllim që fajin dhe përgjegjësinë  para monitoruesve të BE-së (Lajçakut dhe Borelit), t’ia hidhte kryeministrit Albin Kurti, gjoja se ky “kishte devijuar” nga “axhenda negociuese” e Dialogut të Brukselit.

E vërteta ishte ndryshe, mbase minues i bisedimeve të takimit të parë me Albin Kurtin, ishte vetë presidenti Vuçiq, sepse nuk pranoi që të hapej tema për “kolonializmin gjenocidal” të Serbisë, gjatë shekujve XIX dhe XX. Këtë sabotim e vërtetoi edhe në takimin e dytë me kryeministrin Albin Kurti, më 19 korrik 2021, kur demonstrativisht dhe publikisht  refuzoi t’I pranonte “3 librat” e dhuruara nga Albin Kurti, me subjekt dhe me përmbajtje të “3 gjenocideve kolonialiste serbe ndaj shqiptarëve, gjatë viteve 1878-1999”.

Në vend që presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq t’i pranonte “3 librat për 3 gjenocidet serbe ndaj shqiptarëve”, ai përsëriti parullën ultranacionaliste antishqiptare : “Serbia nikada, nikada …nece priznati Kosovo”. Kjo kur të përkthehet në “gjuhën politike”, do të thotë “ me një këmbë jemi në luftë”! Kështu që, çdo kuptim dhe interpretim tjetër  politik, është plotësisht i gabueshëm dhe i pajustifikueshëm, mbase me këtë kërcënim nga pozita e politikës së forcës, Serbia  nuk heq dorë në mënyrë paqësore nga ish-kolonia e saj 100-vjeçare (1912-1999), edhe pse më 1999 e ka humbur nga lufa e drejtë çlirimtare dhe kombëtare të UÇK-së dhe të NATO-s. Tanimë, Kosova (de fakto dhe de jure) ka ndryshuar statusin e saj të dikurshëm kolonial në një shtet të ri, të shkëputur me luftë nga Serbia, i cili është plotësisht i pavarur dhe sovran, që u përket shqiptarëve mbi 90%, jo Serbisë ish-kolonialiste dhe gjenocidale.

                Ne si Akademi apelojmë arsyen e shëndoshë për marrëveshje paqësore, ashtu si diktojnë obektivat dhe parimet e Kartës së OKB-së !

Mirëpo, e drejta e vetëvendosjes, e pavarësisë dhe e sovranitetit të Republikës së Kosovës, ligjërisht de fakto dhe de jure (sipas dispozitave dhe neneve të Kartës së OKB-së, si dhe të normave, të parimeve dhe të rregullave të së drejtës ndërkombëtare), nuk duhet lejuar që të vihet në pikëpyetje nga ana e politikës kolonialiste dhe neokolonialiste të Serbisë.

Përkundrazi, kjo në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, nolens volens, duhet të jetë objekt shqyrtimi për shkak të kolonializmit gjenocidal më se 20-vjeçar ndaj shqiptarëve dhe ndaj Shqipërisë në Ballkan.

Duke qenë se presidenti i Serbisë , Aleksandër Vuçiq, as Qeveria e as Kuvendi i Serbisë absolutisht nuk po e njohin Kosovën e pavarur dhe sovrane, të cilën tanimë e kanë njohur mbi 100 shtete anëtare të OKB-së(2008-2021), me qëllim që t’i shmangemi konfliktit të armatosur   dhe të luftës eventuale, njëzërit APELOJMË  Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama që urgjentisht t’i drejtohet Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, duke i parashtruar  Padinë e Qeverisë së Kosovës për sanksionimin dhe penalizimin e gjenoicdeve koloniaiste të Serbisë, të kryera ndaj shqiptarëve dhe ndaj  Shqipërisë (1878-1999).

Vetëm në këtë mënyrë, Qeveria e Shqipërisë së Edi ramës, de fakto dhe de jure do të rreshtohej në anën e  mbështetjes së të vërtetës historike, politike, diplomatike, kombëtare dhe ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, jo në anën e rreshtimit të Serbisë kolonialiste gjneocidale të presidentit Aleksandër Vuçiqit, duke  bërë “ekskursione politike” në trekëndshin Beograd-Tiranë-Shkup gjoja në kuadrin e njëfarë “minishengeni ballkanik”!?

Ipso facto ky nuk është kurrfarë “shengeni ballkanik”, por një “aleancë treshe”, ku fjalën kryesore  e ka Serbia e Aleksandër Vuçiqit, me synim të fundit që të dale në Detin Adriatik, jo as Kosova, as Shqipëria e as Maqedonia Veriore. Kjo farë “trojke” hibride serbosllave-shqiptare e panatyrshme, në asnjë kuptim nuk është Ballkani, e për më tepër nuk është në interesin e shqiptarëve e as të bashkimit të tyre brenda Shqipërisë Etnike. Nocioni “Ballkan” është shumë më i gjerë si gjeopolitikisht, ashtu edhe gjeografikisht sesa tri shtete të “trojkës” e theksuar.

 Fundja,   hyrja  e Ramës në “minishengen”  me Zaevin dhe me Vuçiqin, jo vetëm se është gabim politik dhe antikombëtar, sepse nuk është në interesin nacional të shqiptarëve dhe të Shqipërisë, por edhe në kolizion flagrant me NATO-n, ngaqë Shqipëria de fakto dhe de jure nuk ka kurrfarë të drejteje të hyjë në pakte dhe në aleanca të tjera sllave apo josllave ballkanike apo ndërkombëtare.

Që tradhtia ndaj Kosovës, të mos përsëritet tri herë, Qeveria e Edi Ramës, sa më parë të jetë e mundur, duhet  të kërkojë  nga Qeveria e Albin Kurtit, që padinë e gjenocidit serb ndaj shqiptarëve, t’ia dërgojë Qeverisë së Shqipërisë, në mënyrë që kjo si anëtare e OKB-së, t’ia dorëzojë Asamblesë së Përgjithshme në Nju-Jork. Ndryshe,  ‘dashuria idilike” dhe “ngjizja” politike dhe diplomatike anacionale e Ramës me Vuçiqin, në çastin historik, kur kryeministri i Shqipërisë, do të duhej të ishte krahpërkah me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka vetëm një emër-tradhti, sepse pa pajtim dhe pa bashkim gjithëshqiptar nuk do të ketë as liri, as  dritë, as paqe, as perspektivë e as ardhmëri të sigurt për kombin shqiptar e as për Shqipërinë Etnike në Ballkan.

Sa më sipër, për t’u distancuar nga historia, nga politika dhe nga diplomacia e esat pashë toptanëve serbofile  në favroin e politikës kolonialiste dhe gjenocidale të Serbisë së Nikola Pashiqit (ish-kryeministër, ish-ministër i Jashtëm etj. 1912 -19126), kryeministri Edi Rama, duhet ta braktisë miqësinë dhe aleancën me presidentin Aleksandër Vuçiq dhe Zoran Zaev, e t’i kthehet me urgjencë përqafimit vëllazëror  të Albin Kurtit (kryeministër i Kosovës), sepse vetëm bashkëmendimi, bashkëveprimi, bashkëqendresa dhe besa e vëllait me vëlla dhe e motrës me motrën, mund t’i shpëtojë shqiptarët dhe Shqipërinë Etnike në Ballkan, jo aleanca dhe miqësia tradicionale historike e tradhtisë dhe e pabesisë së larove me serbo-slslavët ballkanikë.

Pra, vetëm pajtimi, mirëkuptimi, haromonia dhe bashkimi, duhet të jenë një nga objektivat dhe nga detyrat prioritare strategjike kombëtare dhe shtetërore të Shqipërisë së sotme, jo përqafimi dhe “bizensi” tregtar politik me Vuçiqin dhe me Serbinë. Ne nuk jemi kundër serbëve, por vetëm kundër politikës pushtuese dhe gjenocidale e hegjemoniste të serbëve dhe të Serbisë. Kuptohet, ne duam paqe me Serbinë, por jo të jemi koloni e dikurshme nën Serbi (1912-1999).

Akademia  Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe e Arteve në Nju-Jork, SHBA,

Prof.Dr. Skënder Kodra ( kryetar),

Prof.Dr. Mehdi Hyseni (nënkryetar)

Nju-Jork, më 26 korrik 2021

blank

Gjenevë – Në moshën 87 vjeçare ndahet nga jeta poeti i njohur Agim Shehu

VOAL – Ndahet nga jeta poeti i njohur Agim Sheu. Lindi në Progonat të Kurveleshit më 1934. Studioi Gjuhë dhe Letërsi në Universitetin e Tiranës. Më 1984, në 80 vjetorin e lindjes, bashkia e Tepelenës ia dha titullin “Qytetar nderi i Tepelenës”. Tituj të veprave janë: Horizonti i kaltërt (1959), Vite pa thinja (1970), Fjalë nga zemra (1977),
Gurra e fjalës (1980), Zëri i gjakut (1984), Poezi (1986), Ujvarat e diellit (1988).

Në motivacionin për dhënien e titullit  Qytetar Nderi, theksohej se Agim Shehu është njëri prej bijve më të shquar të Tepelenës, poeti me përmasa kombëtare, me kontribut të jashtëzakonshëm për kulturën tonë kombëtare. Një nga emrat e mëdhenj të letërsisë shqipe, Agim Shehu i ka bërë një nder të madh njohjes së vlerave më të mira patriotike, historike dhe kulturore të Tepelenës dhe krejt kulturës shqiptare. Ai përbën padyshim kreun e listës së bijve më të shquar që ka nxjerrë Tepelena në fushën e letrave shqipe.

Me rastin e dhënies së titullit “Qytetar Nderi i Tepelenës”, poeti Agim Shehu, nga Gjeneva ka drejtuar këtë letër të cilën e ka lexuar poeti Petrit Ruka:

Ju faleminderit e ju jam mirënjohës për vlerësimin e lartë që më bëni! Të parët tanë thoshin ‘I nderuari të nderon’. Në pamundësi për t’u ndodhur vetë atje, aq më tepër kur ndodhem larg vendlindjes, hartimin e kësaj përshëndetjeje e ndjej si një ndër vështirësitë më të mëdha nga çdo krijim që kam bërë. Fjala posa ulet mbi letër ndjehet e pakënaqur dhe kërkon që ta shuaj, pasi s’e kam gjetur mirë atë që duhet thënë për një krahinë si jona! Aq sa ndjehem i gëzuar e krenar, po aq ndjehem ngushtë të jem i nderuar zyrtarisht i një krahine me aq figura të mëdha e të rënda në histori e në jetën e saj. Figura aq shumë, sa as gurët pa fund të krahinës s’do mjaftonin për t’i ngritur secilit përmendoren që meriton. I përfytyroj shpesh me radhë e më bëhet se, sado tani 80- vjeçar, përballë tyre kam hutimin e fëmijës e si bir i vogël i tyre më ngrihen supet nga madhështia e tyre. Në krijimtarinë time kam thënë aq sa kam mundur, por për një gjë ndjehem gjithashtu krenar e i gëzuar: Tepelena dhe në tërësi Labëria ime janë aty zëri i parë; aq më tepër janë, mendoj unë, dhe kulmet e krijimtarisë sime modeste. Ky fenomen te krijuesi është i pavetëdijshëm. Fëmijëria me kujtimet e vendlindjes janë tingulli i parë i çiltër i çdo krijimi. Ngjarjet që vinë më pas janë ngjyrimet që kësaj skice i bëhen nga përvoja e viteve. Të moshuar, herë -herë vemi të takojmë fëmijërinë, sidomos pas ndonjë lodhjeje shpirti, t’i përulemi asaj duke vënë faqen të malluar mbi të, t’i kërkojmë falje që iu larguam. Por ajo s’mban mëri. Ajo ka mbetur fëmijë tek e kemi lënë, te shtegu i mëhallës e te rendja pas zogjve në Lumaqe, te ledhatimet e qengjit apo te ‘a’-ja e parë e abetares. Gëtja thoshte se “në do që të njohësh saktë një shkrimtar, vizitoi vendlindjen!”. Shpesh te tavolina e lulishtes sonë në Gjenevë vijnë zogj e na ulen afër, te karrigia bosh pranë. Të ngulin sytë e vegjël me dritë qielli, na pyesin për botën e njeriut…Vihem t’u përkthej cicërimën zvicerane, e më bëhet se më bëjnë gjyq: pse në fshatin tim dikur pata vrarë një shokun e tyre të largët e të pafaj tek këndonte mbi qershinë e posaçelur të fqinjit? Të vjen mirë që ty të vranë sa erdhe këtu tek ne me Azil Politik!?…Pastaj fluturojnë tutje, duke më lënë në meditimet e mia me shoqen time, ku malli për vendlindjen trazohet me dhimbjen e natyrshme njerëzore. Te Tepelena stralli, në relievin e vendit është dhe strall në karakterin e njeriut, një harmoni e gjeografisë me psikologjinë e banorëve. Shtrirë e përzier në hapësira të tjera të vendit, këtij stërralli të veçantë tepelenasi mund t’i paguajë dhe borxh, por ai e përballon dhe këtë me gjykimin Sovran të tij se në lumturi shihet virtyti dhe në dhimbje provohet karakteri. Se Tepelena, si tërë Kurveleshi më gjerë, te jeta e njeriut të vet di të harmonizojë vetëtimën me ylberin. Krijuesi Universal, malet e tij i dha si struktura të gjeografisë…Vendasi i ktheu në shtëpi të lirisë. Për këtë krahinë me shtrirjen e gjerë si Labëri të emërtuar dikur ‘Himarë’, kronisti osman gjykoi habitshëm se këtu banorët krenarë zihen dhe me retë që u kalojnë mbi krye. E haraçin për venome të lira, zyrtarëve osmanë ua zgjatnin vënë te maja e shpatës! Nuk është e rastit që Tepelena ‘e vogël’ me densitet aq të madh trimërish e atdhedashurie nxori një vigan të tillë si Ali Pashë Tepelena. Burri që si askush tjetër nga fqinjët guxoi e brenda Perandorisë së madhe e të frikshme Osmane krijoi shtetin e vet me qendër kryeqytetin shqiptar të kohës, Janinën. Me veprën e tij të madhe rilindësve u dha në duar idenë e fjetur se, ‘ne jemi Shqipëri’ më vete e u vlerësua aq lart në botë sa Hygo e quajti “Bonaparti Muhamedan”. Me ardhjen e çdo pushtuesi krahina ime prodhonte trimëri ashtu siç prodhon deti dallgë zemërimi nga erërat që e sulmojnë. S’më harrohet kur të parët në fshat dikur thoshin se, “do kemi luftë pasi gratë po lindin në radhë djem”. Mitologjia dhe historia brenda njeriut ushqenin njëra- tjetrën. Dëgjoj nga larg një fjalë të mirë për vendin tim e më mbulon gëzimi. Dëgjoj një fatkeqësi mbi të, e ma pushton ditën pikëllimi. Është thënë bukur se njeriun mund ta largosh nga Atdheu, por Atdheun s’ia largon dot nga zëmra. Janë këto sadopak arsye, që i përulemi vendlindjes sonë siç i përulemi dhe të thinjur gjirit të nënës. Njeriu në jetë mund të ketë shumë kënaqësi e nderime, ndoshta në hapësira më të gjera. Por vlerësimi që të bën vendlindja jote, cilado qoftë ajo në madhësinë e saj, është nderimi më i çmuar e i pakrahasuar me asgjë tjetër. Edhe njëherë mirënjohje të përzemërt, vendlindja ime e dashur e drejtues të nderuar të saj. Agim Shehu, Gjenevë

blank

Zef Deda feston ditëlindjen, Juli i bën dedikimin emocionues: Je më i miri babush

TIRANE

Aktori i njohur i humorit, Zef Deda feston sot 71-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të rëndësishme për të nuk mund të mungonte një urim nga djali i tij, Juli. Ky i fundit i ka dedikuar të atit disa fjalë prekëse ku shkruan se mbetet njeriu më i mirë për të.

“Kujdes, mos u genjeni nga kjo fytyre, ne pamje te pare e qete. Brenda saj fshihet nje uragan me energji, me pozitivitet dhe me deshire per ta jetuar jeten ne maksimumin e saj.

Keshtu ka qene gjithmone dhe vazhdon te jete dhe sot, tamam si nje 71 vjeçar qe i ka nderruar vendin numrave. Je i mire shume Babush, per mua je me i miri. Edhe 100 vite te tjera te uroj, shendet te plote dhe shijoje jeten, sepse e meriton! Te du fort artist!”

blank

“Kishte një debat shumë të fortë”, Klodiana Lala rrëfen gjithë incidentin me policët

Gazetarja Klodiana Lala zbardh detaje të reja nga aksioni i policisë pranë “Shkollës së Bashkuar” dhe incidenti që ndodhi me gazetarin e “News24″, Ergys Gjençaj, i cili u mbajt për një orë i shoqëruar nga uniformat blu, pasi po filmonte operacionin.

Gazetarja Lala tregoi në rubrikën “Opinion”, në News24, gjithë ngjarjen, ku tha se është takuar me gazetarin Gjençaj në makinën me logon e televizionit, për të ardhur në zyrë, por rrugës ka parë forca të shumta policie. Gazetarja Lala tha se i ka kërkuar vetë Gjeçajt të filmojë aksionin e policisë, pasi vetë ishte ulur para në makinë dhe e pengonte shoferi.

Më tej, gazetarja u shpreh se ata dolën nga makina për të parë më mirë se çfarë po ndodhte, duke shtuar se kishte kontaktuar edhe zyrtarë të lartë policie, raporton “BalkanWeb”.

“Unë ndodhesha te SPAK, sapo kisha raportuar vendimin e GJKKO për Fatmir Mediun. Në moment që kemi përfunduar jam telefonuar nga Egysi dhe duhet të vija me të njëjtin automjet për në punë. Unë isha ulur në vendin e parë të makinës, ku pashë forca policie. Ishte një numër shumë i konsiderueshëm policësh. E kisha të pamundur të filmoja, pasi kisha shoferin në krahun e majtë dhe i them Gysit të filmojë. Kur u afruam, pamë disa civilë, që thërrisnin me zë dhe i kërkonin drejtuesit të mjetit të hapte derën, ata po insistonin. Këtu ka filmuar Ergysi. Ai nuk e hapte derën, kishte ulur siguresën, kishte një debat shumë të fortë. Dolëm të shqetësuar, pasi pamë se jeta e qytetarëve po rrezikohej. Sapo dolëm, policët u sulën drejt nesh. Ergysi ishte duke filmuar, ndërsa unë telefonova një zyrtar policie dhe e pyeta se çfarë po ndodhte. Më tha që po bënin një operacion antidrogë, por nuk mund të jepte detaje. Në atë moment, policia mori gazetarin. Iu drejtova policit, që ishte i maskuar, dhe i thashë që jemi gazetarë dhe nuk po cënojmë punën e tyre, pasi po bëjmë punën edhe ne. Kam komunikuar në këto momente me zyrtarë të lartë të policisë, që më konfirmuan se po merreshin me procedurat për gazetarin. Ajo që më shqetësoi ishte se po e mbanin shumë Ergysin”, tha gazetarja Lala.

blank

Gazetari Gjençaj: Policët më tërhoqën dhe shtynë se po filmoja.

Grupi i xhirimit të News24 kaloi një situatë të paprecedentë ditën e sotme teksa gazetari Ergys Gjençaj u shtri përtokë nga policët teksa po zhvillohej një operacion antidrogë tek ‘’Varri i Bamit’’ në Tiranë.

Gjençaj thotë se u tërhoq dhe shty nga policët vetëm se po filmonte, teksa ata kanë dyshuar për një moment edhe se ai mund të ishte bashkëpuntor.

Ndërkohë gazetarja Klodiana Lala zbulon detaje nga operacioni antidrogë duke thënë se një prej të kërkuarve is the kreu i rrjetit të shpërndarjes së drogës nëpërmjet picave.

Lala  thotë se një prej policëve kërkoi falje për rastin e gazetarit Gjençaj, madje është i gatshëm dhe ta takojë atë.

ERGYS GJENÇAJ: Në momentin kur u afruan policët drejt meje ndërkohëq që unë po xhiroja, më tërhoqën, më shtynë dhe isha jashtë makinës. Xhirimet e para u bënë brenda makinës. Dola jashtë të vazhdoja misionin tonë.

Dhe në atë moment pasi makina që kishin ndaluar iku, policët, unë vijoja të xhiroja, u drejtuan nga mua, kush je, çfarë bën, bashkëpuntor. Ishte dhe moment shumë delikat.

Ishte hera e parë që përballesha, 20 vjet profesion, por situatë të tilël asnjëherë. Më shtrinë përtokë, barkazi, nuk bëra rezistencë. I thashë që jam gazetar. Më mbajtën për disa minuta barkazi, më vendosën në shkallët.

KLODIANA LALA: Duhet sqaruar, Polica ishte në intension të jashtëzakonshëm. Personi ishte kreu i shpërndarjes së drogës nëpërmjet picave. Kishte automjete luksoze. Konstatuam se kishte dhjetëra forca special rrotull. Ajo që më shqetësoi është që Policia ishte në dijeni të faktit që Gjençaj ishte gazetar. U informova. I thashë që ishte gazetar. Ishte gazetar në detyrë. Po ta shohësh është e verifikueshme. Kemi ardhur nga SPAK dhe trajektorja që kemi ndjekru është e qartë. Janë dhjetëra pamje filmike. Ndërkohë që Ergysi po filmonte, unë po merrja informacion. Kam komunikuar me drejtuesit e lartë të Policisë. Është dhe momenti kur po shkëmbehej droga me kuti pice. E futën brenda makinës që të zhduknin provat. E morën kutinë, kam informacion që janë arrestuar 3 persona. Kam parë shumë komente që gazetarët duhet të kenë kufijtë e tyre dhe ti dijnë. Është përgjigje publike për çdo qytetar, ne jemi njerëz që jemi gazetarë. Nëse e mbani mend që një njeri me ngjyrë në SHBA u vra nga një polic, video ishte bërë nga një adoleshente. Unë jam mësuar me situata të tilla, Ergysi që nuk lëvizi, edhe kur e ngriti, po qëndronte pa lëvizur dhe mbante duart lart. Aq sa polici u ndërgjegjësua dhe tha po uli duart. Nuk shkelëm asnjë ligj. Ne po përpiqeshim të tregonim se policët janë të rrezikuar, dhe janë disa të tjerë që bëjnë veprime të tilla karshi gazetarit. Njëri më mori në telefon dhe më kërkoi falje, por bënte pjesë në grupin e shëndoshë të Policisë. Ai tha se ësthë i gatshëm ta takojë. Policia nuk ka shpjegim. Edhe sikur Gjençaj mos ishte gazetar, ishte qytetar i thjeshtë.

blank

Video- “Barkas aty”! Momenti kur policia shtrin në tokë gazetarin Gjençaj, debat me Klodiana Lalën: Është kolegu im! Efektivi: Zhduku mos u afro!

TIRANË

“BalkanWeb” sjell të tjera pamje nga aksioni i policisë pranë “Shkollës së Bashkuar”, në Tiranë, ku Forcat Speciale shtrinë në tokë gazetarin e “News24”, Ergys Gjençaj, pasi filmoi operacionin.

Në pamjet e reja që sjell “BalkanWeb”, shihet momenti kur gazetarët po filmojnë policët e maskuar dhe me armë, që i kërkojnë një mjeti luksoz të hapë derën, por shoferi shtyp gazin dhe largohet, duke rrezikuar jetën e tyre. Menjëherë pas largimit të mjetit luksoz, policia i sulet gazetarëve të “News24” dhe “BalkanWeb”, Ergys Gjençaj dhe Klodiana Lala.

Efektivët i marrin celularin dhe shtrijnë në tokë gazetarin Gjençaj, ndërsa ndërhyn gazetarja Klodiana Lala. Në video dëgjohet kjo e fundit, teksa iu thotë policëve se Gjençaj është gazetar dhe duhet ta lënë të lirë.

Pjesë nga debati i gazetares Lala me efektivin:

Klodiana Lala: O zotëri, jemi gazetarë.
Efektivi: Jo, jo s’je gazetare fare para operacionit të policisë.
Klodiana Lala: Është kolegu im ai zotëri.
Efektivi: Mos u afro, hera e parë dhe e fundit që afrohesh, se do quhesh bashkëpunëtore, lëre tani. Zhduku!
Klodiana Lala: Është kolegu im o vëlla, si e shtrini në tokë. Lëre kolegun tim, ç’punë ke ti.
Efektivi: Keni ardhur në momentin e ndërhyrjes. Vini na pengoni.

(BalkanWeb)

blank

Incidenti me gazetarin e “News24” Ergys Gjençaj, reagon Unioni: Dënojmë aktin e efektivëve, autorët të vendosen para përgjegjësisë

Unioni i Gazetarëve ka reaguar pas incidentit të ndodhur mesditën e sotme në zonën e “Varrit të Bamit” në Tiranë, ku grupi i xhirimit të “News 24”, është sulmuar nga policia.

Përmes deklaratës, Unioni i Gazetarëve ka dënuar ashpër aktin dhunues dhe brutalitetin policor të demonstruar ndaj gazetarit dhe trupës së “News 24” në tërësi.

Ata kërkojnë vënien përpara përgjegjësisë së punonjësve të policisë së përfshirë në këtë ngjarje.

Deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë

Imazhi i sjelljes policore i fiksuar nga kamera e televizionit “Neës 24” me reporterin Ergys Gjençaj, në mesditen e dates 27 Korrik 2021, ndërsa po raportonte live nje operacion policie ne vendin e quajtur Varri i Bamit, në Tiranë, perben nje incident të rende. Eshte akt i paster i nje dhunimi fizik mbi reporterin dhe arrogance policore. Ketij episodi i eshte shtuar edhe shoqerimi per gati nje ore i reporterit Gjençaj.

Unioni i Gazetareve Shqiptare denoncon ashper kete akt dhunues dhe brutalitetin policor te demonstruar ndaj reporterit dhe kerkon venien para pergjegjesise se punonjesve me uniforme policie, te cilet jane aktore te kesaj dhune dhe arrogance mbi gazetarin ne detyre.

Me heret UGSH ka reaguar ndaj rasteve te perseritura te cenimit fizik te reportereve ne detyre si dhe per nje sjellje agresive dhe arrogante te punonjesve te policise se shtetit ndaj tyre. Aksioni policor te cilin reporteri dhe koleget e tij e raportonin, pamvaresisht nga risqet qe mbartte, nuk e justifikon sjelljen agresive dhe dhunen fizike mbi reporterin.

UGSH u ben thirrje autoriteteve policore në vend të reflektojne me urgjence ndaj incidenteve të tilla, të ushtrojne autoritetin e tyre per respektimin e integritetit dhe prezences profesionale te gazetareve ne terren dhe ne mjedisin e tyre raportues. Episode te tilla te njohura si ne Lezhe, ne Fier, Tirane,. etj., jane raste deshmuese pse ne raportet e fundit nderkombetare per lirine e medias dhe te gazetarit, vendi yne njeh renie ne nivelet e indeksimit dhe shenjohet per probleme serioze .

Zyra e Informimit

Unioni i Gazetareve Shqiptare

blank

Intervista – Profesori Alon Ben-Meir: Kosova të ketë kujdes nga agjenda islamike e Erdoganit

Profesori Alon Ben-Meir.

Profesori amerikan, njëherësh ekspert i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Alon Ben-Meir në një intervistë për Radion Evropa e Lirë thotë se institucionet e Kosovës duhet të tregohen të kujdesshme me iniciativën e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili ditë më parë tha se së bashku me presidentin amerikan, Joe Biden, do të angazhohet që të sigurojë njohje të reja për Kosovën.

Ben-Meir, që është profesor pranë Qendrës për Çështje Globale në Universitetin e Nju Jorkut, thotë se është në rregull që Kosova të ketë raporte të mira me Turqinë, por sipas tij Qeveria e Kosovës nuk duhet t’i nënshtrohet agjendës së këtij shteti si dhe agjendës islamike të Erdoganit.

Profesori Ben-Meir në këtë intervistë flet edhe për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, për të cilin proces nuk është shumë optimist se shpejt mund të përfundojë me një marrëveshje finale.

Pos tjerash, Ben-Meir është një ekspert në çështjet e Lindjes së Mesme, negociatat ndërkombëtare dhe zgjidhjen e konflikteve. Një pjesë të konsiderueshme të karrierës së tij e ka kaluar duke u marrë me konfliktin izraelito-palestinez.

Radio Evropa e Lirë: Janë bërë 13 vjet prej se Kosova shpalli pavarësinë. Po ashtu më 22 korrik janë bërë 11 vjet prej se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) vendosi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk binte ndesh me të drejtën ndërkombëtare. Por, përkundër kësaj Kosova vazhdon të jetë e pafuqishme në forcimin e subjektivitetit të saj ndërkombëtar. Mungojnë njohje si nuk është e anëtarësuar në organizatat kryesor e ndërkombëtare. Pse e kemi këtë situatë?

“Erdogan të kërkojë nga Putini që Serbia ta njohë Kosovën”

Alon Ben-Meir: Problemi kryesor është se ne nuk kemi pasur një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për ta njohur pavarësinë e Kosovës. Kështu që ne kemi stagnuar në OKB dhe ky është problemi kryesor. Problemi i dytë është fakti që Serbia dhe Kosova ende nuk i kanë normalizuar raportet, pra Kosovës i duhet njohja e Serbisë, si dhe anasjelltas. Pa njohjen e Serbisë është duke u bërë më e vështirë edhe për Bashkimin Evropian që të provojë që ta integrojë Kosovën.

Derisa OKB-ja nuk e njeh Kosovën dhe përderisa Serbia vazhdon të mohojë pavarësinë e Kosovës do të marrë kohë që shtete të reja të njohin Kosovën. Por një gjë dua them, se pjesa më e madhe e vendeve të BE-së, po ashtu SHBA-ja si dhe shtete të tjera të rëndësishme, e kanë njohur Kosovën. Pra duhet ta kujtojmë faktin se janë mbi 100 shtete dhe janë disa nga shtetet më të rëndësishme në botë.

Radio Evropa e Lirë: Pesë shtete të Bashkimit Evropian vazhdojnë të mos e njohin Kosovën, por mungojnë njohje edhe nga shtete të tjera të rëndësishme. Çka duhet të bëjë Kosova që të sigurojë njohje të reja dhe që të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare?

Alon Ben-Meir: Të jesh pjesë e organizatave ndërkombëtare sigurisht se është e rëndësishme, por ne gjithashtu duhet të dimë se Kosova ka një qeveri e cila duhet të fokusohet në zhvillimin e shtetit, zhvillimin ekonomik, reforma politike, luftimin e korrupsionit, pra të gjitha këto. Kjo mund të ndihmojë Kosovën duke dërguar një mesazh te komuniteti ndërkombëtar se ne nuk jemi të pavarur vetëm nga definicioni, por shikoni se çfarë kemi arritur brenda vendit. Kosova duhet të forcojë pozicionin e saj nga brenda, në çdo mënyrë. Kështu do të marrë më shumë vëmendje dhe më shumë njohje nga komuniteti ndërkombëtar.

Radio Evropa e Lirë: Para pak ditësh presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se do të fillojë një iniciativë që së bashku me presidentin amerikan, Joe Biden, të sigurojnë njohje të reja për Kosovën. Pse beson se erdhi deri te kjo iniciativë dhe pse pikërisht tani?

Alon Ben-Meir: Çdokush që e mbështet apo që bën fushatë për t’i shtyrë shtetet e tjera që të njohin Kosovën, është i mirëseardhur. Por, sido që të jetë, unë kam dyshime serioze sa i takon synimeve të (Recep Tayyip) Erdogan dhe Turqisë. Presidenti Erdogan është një narcizist, egocentrik, nacionalist islamik dhe ndoshta çfarë dëshiron të bëjë është që të promovojë agjendën e tij dhe krejt çfarë mund t’i them popullit të Kosovës është se është shumë në rregull të kesh raporte të mira me Turqinë, por Qeveria e Kosovës nuk duhet t’i nënshtrohet agjendës së Erdoganit si dhe agjendës së tij islamike. Ky do të ishte gabim. Kjo është ajo që Turqia po bën sot, duke u përpjekur të tregojë që e mbështetë Kosovën, por në të njëjtën kohë Erdogani dëshiron të marrë diçka nga Kosova. Këtu i këshillojë njerëzit që të jenë të kujdesshëm sesa mund t’i besohet Erdoganit.

Erdogan të lobojë te Rusia për njohjen e Kosovës

Radio Evropa e Lirë: A është kjo një çështje me prioritet për SHBA-në dhe në të vërtetë, a mund të punojë SHBA-ja me Turqinë në sigurimin e njohjeve për Kosovën?

Alon Ben-Meir: Nëse Recep Tayyip Erdogan do të dëshironte që më shumë shtete ta njohin Kosovën, ai do të duhej që të përdorte raportet e tij të tërthorta dhe të bisedonte me Rusinë sepse Rusia është kundër faktit që Serbia ta njohë Kosovën. Pra, ai do të mund të përdorte këtë anë të tij, si një mik i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, që të kërkojë nga Serbia që ta njohë Kosovën. Ky do të duhej të ishte angazhimi i tij përpara se të mundohet që t’i bindë disa shtete që të njohin Kosovën. Këtu esenciale është njohja nga OKB-ja dhe njohja nga Serbia, dhe ky duhet të jetë fokusi. Çdo ndihmë që vjen nga kushdo është e mirëseardhur, edhe pse unë kam dyshime dhe jam dyshues sa i takon qëllimeve personale të Erdoganit dhe se çfarë në të vërtetë dëshiron të promovojë.

Radio Evropa e Lirë: Në të kaluarën kemi parë raporte të tensionuara në mes të SHBA-së dhe Turqisë, por kanë qenë lidhjet personale mes ish-presidentit Donald Trump dhe presidentit, Recep Tayyip Erdogan që kanë mbajtur larg tensionet. Tani me presidentin Biden në detyrë dhe problemet globale që kërkojnë zgjidhje më të shpejt, a mund të shihet iniciativa e presidentit turk si një përpjekje për t’u afruar me administratën Biden apo mund të qëndrojë diçka tjetër pas kësaj?

Alon Ben-Meir: Deri në një masë mund të themi se është kështu. Administrata Biden është shumë, shumë mbështetëse e Kosovës, e dimë këtë, dhe kjo është shumë e rëndësishme. Sikur Erdogan do të dëshironte të tregojë se edhe ai e mbështetë Kosovën dhe se në këtë apo në një mënyrë tjetër dëshiron të punojë së bashku me presidentin amerikan, Joe Biden, nuk do të kishte gjë të keqe këtu. Por, ajo që dua të ju them është se Erdogani gjithmonë ka agjendat e tij politike dhe ai nuk bën asgjë që t’i ndihmojë Kosovës apo ndonjë shteti tjetër, përderisa kjo nuk i ndihmon vetes së tij apo Turqisë. Kështu që çdo qeveri e Kosovës duhet të jetë shumë e kujdesshme me Turqinë pasi atij (Erdoganit) nuk mund t’i besohet.

Radio Evropa e Lirë: Kosova prej vitesh po përballet me një fushatë të Serbisë që kërkon tërheqjen e njohjeve të shtetit të Kosovës. Në anën tjetër e dimë se presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka krijuar raporte shumë të mira me Serbinë dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Mund të ketë tensionim raportesh?

Alon Ben-Meir: Nëse Erdogan dëshiron të ndihmojë Kosovën ai duhet të ndërmjetësojë, ai definitivisht është në një pozitë që të ndërmjetësojë sinqerisht ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nëse dëshiron, kuptohet. Por, ai dëshiron të përfitojë gjithmonë diçka. Unë nuk po them se ai mund të bindë Serbinë që të njohë Kosovën, por ai mund të luajë një rol mbështetës. Kjo do të duhej të ishte çështja në të cilën ai do të duhej të fokusohej në vend që të përpiqet të takohet me presidentin Biden dhe ta bëjë të duket si gjë e madhe fushatën për njohje të Kosovës.

Radio Evropa e Lirë: Siç e dini, në shtator të vitit të kaluar, Kosova dhe Serbia nënshkruan një marrëveshje në Uashington për normalizim ekonomik. Kjo marrëveshje po komentohet ndryshe në Kosovë e ndryshe në Serbi. Duket se asnjëra palë nuk dëshiron ta zbatojë. Çfarë duhet të ndodhë me zotimet që palët i kanë dhënë duke nënshkruar dokumentin në Shtëpinë e Bardhë?

Alon Ben-Meir: E gjithë ajo shfaqje që ish-presidenti, Donld Trump dëshironte ta kishte nuk ishte për Kosovën apo për Serbinë, ishte vetëm për vetveten e tij. Ai bëri atë vetëm se dëshironte të tregonte se është një lider dhe se mund të arrijë paqe në mes armiqsh dhe gjëra të tilla. Por, nëse e shihni me kujdes dokumentin, e shihni se nuk ka asgjë të vlefshme.

Normalizimi “jo në llogari të pavarësisë së Kosovës”

Radio Evropa e Lirë: Serbia dhe Kosova vazhdojnë të mos pajtohen për një marrëveshje përfundimtare për paqe. Dialogu në Bruksel po vazhdon, por pa rezultat. A mendoni se është koha për të nënshkruar një marrëveshje përfundimtare?

Alon Ben-Meir: Nuk mund të them se do të ndodhë shumë shpejt, për një, dy apo tre vjet me shumë gjasë nuk do të ndodhë. Por, është më rëndësi që për të shtyrë përpara këtë proces të bëhet një lloj presioni mbi Serbinë. Për shembull komuniteti ndërkombëtar do të mund të punonte më shumë me Kosovën, më shumë sesa që janë duke punuar tani, që të ndihmojnë Kosovën që ta pastrojë shtëpinë e saj, që të ndihmojnë në zhvillim ekonomik, zhvillim institucional dhe zhvillim të demokracisë. Këtë do të duhej bërë në mënyrë që ta ofrojnë më shumë me kulturën dhe vlerat evropiane, në mënyrë që të jetë e gatshme për integrim në një pikë të caktuar.

“SHBA-ja do të emërojë një të dërguar për dialogun Kosovë-Serbi”

Kjo qasje e BE-së me Kosovën mund të vendosë presion indirekt mbi Serbinë dhe Serbia do të shohë se Kosova është duke u ofruar çdo ditë e më shumë me BE-në. BE-ja po ashtu nuk duhet të ndalet kurrë duke adresuar një pikë: çdo çështje është e rëndësishme në negociatat në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe është i mirëpritur çfarëdolloj normalizimi, por nuk mund të jetë në llogari të pavarësisë së Kosovës.

Radio Evropa e Lirë: A besoni se presidenti amerikan, Joe Biden do të përfshihet më shumë në gjetjen e një kompromisi në mes të Kosovës dhe Serbisë, kur e dimë faktin se ai ka një raport pak më personal me shtetin e Kosovës?

Alon Ben-Meir: Sinqerisht më duhet të ju them se unë kam qenë i përfshirë në konfliktin izraelito-palestinez për tri dekada dhe tani njerëzit me pyesin se cila është perspektiva dhe unë them se duhet një proces i pajtimit.

Kjo i nevojitet Kosovës dhe Serbisë, proces pajtimi. Serbia duhet t’i pranojë para botës krimet që i ka kryer ndaj kosovarëve. Kjo është fundamentale. Nuk mund të ketë normalizim marrëdhëniesh kur ke këtë të kaluar historike e cila nuk është adresuar plotësisht. Mendoj se është shumë kritike për SHBA-në dhe BE-në që të vendosin këtë lloj presioni mbi Serbinë që të ballafaqohet me realitetin, të ballafaqohet me të kaluarën e saj. Kjo është tepër me rëndësi në procesin e pajtimit sepse ndryshe pavarësisht sesa ke shkëmbime tregtare e kulturore e të tjera, përderisa ajo tragjedi historike nuk është adresuar, do të ketë gjithmonë njerëz që do të rezistojnë normalizimin e plotë të raporteve në mes të të dyja vendeve.

Radio Evropa e Lirë: Kemi dëgjuar zëra këtu në Prishtinë që thonë se për të arritur një marrëveshje finale është i nevojshëm një i dërguar special i presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi. A mendoni se kështu mund t’i jepet një shtytje dialogut?

Alon Ben-Meir: Mendoj se për aq gjatë se SHBA-ja është një fuqi dhe partner i rëndësishëm në hemisferën perëndimore, SHBA-ja, sidomos tani e përfaqësuar nga presidenti, Joe Biden që krahasuar me ish-presidentin, Donald Trump, çfarë mund të them?! Presidenti Biden është një njeri fisnik që mund dhe do të bëjë shumë gjëra të mira. Pra të kemi një përfaqësues të tij në këtë dialog, gjithmonë është një ndihmë. Është mirë të kemi një përfaqësues të tillë dhe me sa kam informacione, do të emërohet një i tillë.

blank

Akademiku shqiptaro-britanik Gëzim Alpion nderohet me ‘Medaljen Nënë Tereza’

 

 

Tiranë, 27 Korrik 2021

Studiuesit shqiptaro-britanik Gëzim Alpion, sociolog në Universitetin e Birminghamit në Angli, i është akorduar ‘Medalja Nënë Tereza’ nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta.

Sipas dekretit No. 13163 të datës 14 Korrik 2021, dekorimi është në shenjë vlerësimi dhe mirënjohje për kontributin e çmuar akademik të Alpion në studimin thelbësor të jetës dhe aktivitetit, si dhe promovimin e Shën Nënë Terezës duke e lartësuar nivelin unik të vlerës së saj kombëtare shqiptare në mbarë botën. Alpion, thuhet më tej në dekret, është vlerësuar nga kritika botërore si studiuesi më autoritar në gjuhën angleze i Shën Nënë Terezës dhe si një ndër njohësit më inteligjentë dhe më të mprehtë të kulturës shqiptare.

Medalja Nënë Tereza’ është një nga çmimet më të larta që akordohet nga Presidenti i Shqipërisë. Disa nga personalitetet e huaja që janë nderuar me këtë çmim ndër vite përfshijnë Kryeministrin e Italisë Massimo D’Alema, Presidentin e Kroacisë Stjepan Mesić, Presidentin e Lituanisë Valdas Adamkus, Presidentin e Kosovës Behgjet Pacolli, Mary Jean Eisenhower, Kryetare e Programit ‘People to People International’ (PTPI), i krijuar në vitin 1956 nga gjyshi i saj Presidenti Dwight D. Eisenhower, dhe Sam Brownback, Ambasadori i SHBA-së për Lirinë Ndërkombëtare Fetare.

Kjo është rradha e dytë që Alpion nderohet në Shqipëri. Në vitin 2019, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i akordoi Alpion çmimin ‘Ambasador i Kombit’.

blank

blank

blank

blank

blank

Ministri i Jashtëm gjerman reagon për aksidentin tragjik në Kroaci

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas ka reaguar për aksidentin tragjik në Kroaci të autobusit të linjës Frankfurt – Prishtinë që mori jetën e 10 personave të dielën, raporton Gazeta Express.

Maas ka thënë se ekipet e ministrisë që drejton janë në kontakt me Kosovën dhe Kroacinë për të ndihmuar të mbijetuarit dhe se në mesin e të vdekurve është edhe një gjerman.

“Së bashku me miqt tanë në Kosovë dhe Kroaci ne mbajmë zi për viktimat e aksidentit të tmerrshëm të autobusit. Ekipet tona janë në kontakt të ngushtë për të ndihmuar të mbijetuarit. Ne tani kemi edhe një gjë të sigurt të trishtë se në mesin e të vdekurve është edhe një shtetas gjerman”, ka shkruar Maas.

Policia kroate tha të dielën se në orën 6:19 të mëngjesit pranoi raportin e aksidentit në autostradën A3 Bregana-Lipovac, në korsinë jugore, afër qytetit Slavonski Brod. Në deklaratën e Policisë është përshkruar se si autobusi me 67 pasagjerë dhe dy shoferë, doli nga autostrada.

“Gjatë hetimit, në prani të avokatit të shtetit, policia përcaktoi se aksidenti i trafikut ndodhi në atë mënyrë që një shtetas 52-vjeçar i Kosovës po voziste një autobus me dokumente dhe targa regjistrimi të Kosovës në korsinë jugore e A3 Bregana-Arruga nga perëndimi në lindje. Duke arritur në kilometrin e 211 të autostradës, shoferi nuk lëvizi në mes të korsisë së shënuar, por drejtoi automjetin në zonën me bar, dhe më pas autobusi u përmbys në anën e tij. Anëtarët e brigadave të zjarrfikësve dhe ekipet tjera emergjente ndërhynë në vendin e ngjarjes për t’i marrë trupat e të aksidentuarve”, thuhet në deklaratë.

Në këtë aksident trafiku, 10 persona vdiqën, 15 persona u lënduan rëndë, ndërsa 30 më lehtë. Të lënduarit u transportuan në spitalin rajonal në Slavonski Brod, ku po mbahen për trajtim të mëtejshëm mjekësor.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka shpallur të hënën ditë zie, për shkak të këtij aksidenti i cili ua mori jetën 10 personave, kryesisht mërmitarë që po vinin nga Gjermania për pushime në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me disa prej ministrave ishte të dielën në Kroaci, ndërsa ambasadori i Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapolli kishte qenë paraprakisht në spitalin rajonal në Slavonski Brod, ku po marrin trajtim mbi 40 persona.

Sipas mediumit kroat, 24sata.hr, shoferët e autobusit nga Kosova që po bartte mërgimtarë nga Frankfurti për në Prishtinë para aksidentit kishin pushuar në Bregana për gjysmë ore. Aty ata ishin ndërruar dhe drejtimin e autobusit e kishte marrë shoferi tjetër. Supozohet se aksidenti është shkaktuar nga lodhja e shoferit.

Njëri nga shoferët i cili nuk po voziste në momentin tragjik, ka vdekur./GazetaExpress/

blank

Gazetari Gjençaj flet pas shoqërimit nga policia: Po filmoja aksionin kur më shtrinë barkas, më morën celularin dhe…

Gazetari i “News24” dhe “BalkanWeb”, Ergys Gjençaj, flet pas shoqërimit për një orë nga policia, pasi filmoi një aksion policor.

Gazetarët Gjençaj dhe Klodiana Lala u ndodhën rastësisht në aksionin policor te “Varri i Bamit”, kur një makinë tentoi të marrë para efektivët, duke mos iu bindur urdhrit për të ndaluar. Duke filmuar këtë skenë, gazetari Gjençaj u shtri në tokë nga policia, të cilët e kanë kontrolluar dhe i kanë marrë celularin.

Duke folur nga vendngjarja, pasi është lënë i lirë, gazetari Gjençaj tha se kjo situatë nuk i ka ndodhur kurrë më parë, ndërsa shtoi se ashtu siç policia po bënte detyrën e saj për të goditur krimin, edhe ai si gazetar po bënte punën e tij.

“Ne po drejtoheshim drejt redaksisë për të vijuar punën tonë, kur policia na ndali. Misioni ynë është për të përcjellë lajmin, qoftë me mjetet tona celularë, për të kapur momentin aty ku ndodhet lajmi, dhe këtë bëra edhe unë. Ishte një operacion i policisë, makina ishte në lëvizje, unë nxora celularin tim për të bërë video, sepse jemi në rrugë, është ambient publik, nuk po cënoja privatësinë e askujt.

Unë dola nga makina për të vijuar regjistrimin me celularë, kur disa policë më morën, më shtrinë barkas aty për të më kontrolluar, më morën celularin dhe më lanë aty të shkallët. I thashë që jam gazetar. Më pyetën ku punoj, prej sa kohësh. Më morën celularin dhe më lanë të prisja aty deri tani.

Më dhanë shpjegime, sepse sipas tyre, unë ndërhyra në aksionin e policisë. Unë nuk e di ku është ndërhyrja ime, kur isha në makinën e loguar të News24. Isha në largësi kur po kryhej operacioni, nuk isha afër që të kisha kontakte me forcat e policisë. Unë bëra punën time dhe besoj se çdo koleg do ta bënte. Ky është një moment delikat, nuk më kishte ndodhur ndonjëherë. Unë do ta vlerësoj këtë moment, misioni ynë është të kapim lajmin. Kjo gjë nuk ndodh çdo ditë në rrugët e vendit, sigurisht që policia ka detyrimin të godasë krimin, por edhe ne kemi detyrën tonë”, tha gazetari Ergys Gjençaj, raporton “BalkanWeb”.

blank

Policia e shtriu në tokë gazetarin e News24, Klodiana Lala rrëfen ngjarjen: Dolëm nga makina për të filmuar aksionin, e mbajtën 1 orë të rrethuar dhe pa lëvizur

Gazetarja Klodiana Lala si dëshmitare ka komentuar rastin e kolegut të saj të News24, Ergys Gjençaj i cili sot gjatë një aksioni antidrogë në Tiranë është shtrirë përtokë nga Policia.

Lala thotë se ajo bashkë me gazetarin po kthehej me grupin e xhirimit në television, kur panë aksionin dhe dolën për të filmuar, por Policia pa llogari dhe pa shpjegim e shtriu përtokë dhe e mbajti të rrethuar dhe pa lëvizur për 1 orë.

Ajo thekson se insistoi tek efektivët se Gjençaj ishte në krye të detyrës, ata e morën dhe e shtrinë përtokë.

‘’Vetëm pak minuta më parë, grupi i xhirimit po udhëtonte nga Varri i Bamit drejt televizionit, konstatuam se efektivët e Policisë po ndalonin një automjet. Drejtuesi refuzoi të hapte derën, një moment shtypi gazin.

Në këto momente gazetari dhe kolegu jonë Gjençaj, janë bashkë me mua, kemi dalë jashtë makinës duke filmuar operacionin, dhe në mënyrë të paprecedentë dhe pa shpjegim morën dhe shtrinë gazetarin Gjençaj. Edhe pse kam insistuar se ishte në detyrë, sapo kishte dalë nga automjeti me logo i News24. Forcat Speciale që nuk identifikohen pasi ishin të maskuar nuk dhanë asnjë shpjegim, e mbajtën 1 orë pa lëvizur. Është filmuar në këto momente, është një video e shkurtër që kam filmuar, u shtri barkazi. Ndërhyu një efektiv për të larguar grupin e News24. News24 po filmonte nga afër operacionin. Gjençaj u la i lirë dhe është pranë meje. Pa llogari dhe shpjegim, e mbajtën për 1 orë të rrethuar. Ndodheshim bashkë në automjet por është i paqartë. ‘’- tha Lala.


Send this to a friend