VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

(video) Pompeo: Shtetet e Bashkuara dhe Zvicra janë partnerë të natyrshëm

By | June 2, 2019

Komentet

“The Guardian” për 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës: Largimi i KFOR-it çmenduri – NATO ende është e nevojshme!

Foto: Kur NATO hynte në Kosovë si sot 20 vjet më parë

 

Kosova sot po shënon 20-vjetorin e çlirimit. Për këtë ngjarje, po raportojnë edhe mediat ndërkombëtare.

Kështu britanikja “The Guardian”, në një shkrim të titulluar: “Ende është i nevojshëm”: NATO shënon 20 vjet në Kosovë”, përshkruan se si u çlirua Kosova me ndihmën e NATO-s nga forcat serbe.

“20 vjet pasi trupat e NATO-së hynë në Kosovë ku bombardimet e ajrore zgjaten 78 ditë, 3.500 trupa nga aleanca ushtarake mbeten në terrenet e këtij vendi të ri, ku konflikti ende nuk është zgjidhur përfundimisht”, shkruan gazeta britanike.

Sot, trupat e 28 vendeve të KFOR-it veprojnë kryesisht si një “rezervë e tretë” pas policisë dhe BE, edhe pse ekziston një përjashtim kur trupat e NATO-s ruajnë manastirin ortodoks serb në Deçan.

“SHBA, e cila kontribuon me kontigjentin më të madh të trupave – rreth 600 – kuptohet se ka konsideruar seriozisht zvogëlimin e pranisë së saj”, shkruan më tej The Guardian.

“Tërheqja e trupave do të ishte e çmenduri. Ky është një vend prej 1.8 milion myslimanëve të moderuar. Pas Afganistanit dhe Irakut, na duhet një rezultat. Kjo mund të jetë një fitore e vërtetë strategjike për ne. Duke u përballur me argumente të tilla, SHBA ka vendosur të lërë numrat e trupave të pandryshuar – tani për tani”, ka thënë një zyrtar i lartë perëndimor.

Britania e Madhe kontribuon me 30 trupa – pavarësisht angazhimit historik në një vend ku disa fëmijë quhen Tonibler pasi kryeministri britanik, Tony Blair, i cili me presidentin e atëhershëm amerikan, Bill Clinton, udhëhoqi atë që u pa në atë kohë si një ndërhyrje popullore ushtarake. Franca nuk dërgon asnjë.

Ndërhyrja e NATO-s në vitin 1999 filloi me një fushatë ajrore kundër Serbisë, vetëm herën e dytë që aleanca ishte angazhuar në veprime ushtarake që nga fillimi i saj në vitin 1949 – e para ishte në Bosnje, gjithashtu kundër forcave serbe.

Ajo ndoqi një periudhë rritjeje dhune midis Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), që përfaqësonte shumicën e popullsisë lokale dhe forcave serbe.

Fuqia e bombardimeve perëndimore detyroi tërheqjen e forcave serbe në qershor të vitit 1999. Pesëdhjetëmijë trupa, të udhëhequr nga Sir Mike Jackson, ngazëllyen shqiptarët e Kosovës.

Image

Sir Mike Jackson në Prishtinë në vitin 2000. Fotografia: Hazir Reka / Reuters

 

Pothuajse 10 vjet më vonë, u shpall pavarësia, megjithëse Serbia dhe Rusia ende nuk e njohin vendin dhe kohët e fundit ndihmuan në parandalimin e anëtarësimit të Kosovës në Interpol.

Gjithsej 13,517 njerëz u vranë ose u zhdukën gjatë luftës kosovare, në mes të janarit të vitit 1998 dhe fundit të vitit 2000. Prej tyre, 10,415 ishin shqiptarë etnikë; 2,197 ishin serbë.

Bekim Blakaj, drejtor ekzekutiv i OJQ-së, argumenton se një rekord i duhur historik është i nevojshëm për të kundërshtuar “narrativat kombëtare” që po dalin. “Ne po përpiqemi të krijojmë një kujtesë kolektive për luftën”, ka thënë ai.

 

“Pala serbe po përpiqet të mohojë krimet e kryera prej tyre, dhe e njëjta gjë po ndodh këtu. Në Kosovë, ju mund të dëgjoni vetëm për viktimat shqiptare, jo për jo shqiptarët “.

Asnjë marrëveshje përfundimtare e paqes nuk është arritur midis Serbisë dhe Kosovës, presidenti i së cilës, Hashim Thaçi, është një ish-komandant në UÇK. Tentimet për bisedime të paqes që përfshijnë një shkëmbim të mundshëm të tokës – ku Kosova do të kishte hequr dorë nga territori në veri me shumicë serbe në kthim për tokat gjetkë – nuk çuan askund vitin e kaluar, sepse ideja ishte jopopullore në të dy vendet.

Ndarja mes dy komuniteteve sot është në pjesën më të madhe të Mitrovicës, në veri të Kosovës, ku ato ndahen nga një urë që përfshin lumin Ibër, me shqiptarët kryesisht në jug dhe serbët në veri. Megjithë rinovimin e financuar nga BE, ajo mbetet e mbyllur për trafikun, e bllokuar nga administrata e pakicës serbe në veri, edhe pse e hapur për këmbësorët.

Image

Ura në Mitrovicë. Fotografia: Pierre From / Getty Images

Fotogaleri: Kosova feston sot 20 vjetorin e çlirimit!

Kosova feston 20 vjetorin e çlirimit. Këto foto janë vetë historia.

1999-2019

1999

2019

1999

2019

Rama duhet të ikë! Nga David L. Phillips

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama kërcënoi me shkarkimin e Presidentit Ilir Meta pas vendimit të tij për shtyrjen e zgjedhjeve lokale. Meta është i justifikuar në shqetësimin se votimet në klimën aktuale të paqëndrueshme mund të shkaktojnë dhunë dhe të cënojë kandidimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Për më tepër, Meta ka ushtruar autoritetin e tij ligjor i sanksionuar në artikullin 92 të Kushtetutës, që i jep fuqinë Presidentit të ushtrojë autoritetin e tij për të përcaktuar datën e zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale. Më tepër se politika e lojës me zjarrin, Shqipëria ka nevojë për dialog dhe një plan tranzicioni për fuqizuar demokracinë.

Por çfarë e motivon Edi Ramën?

Sulmet e Ramës ndaj Metës, shumë pak kanë të bëjmë me procesin zgjedhor. Sjellja e tij konfrontuese është një sjellje e turpshme për të konsoliduar pushtetin duke margjinalizuar kundështarët të cilët kërkojnë një qeverisje të mirë dhe llogaridhënie për korrupsionin.

Qindra e mijëra shqiptarë janë në protesta prej disa javësh. Ata besojnë se Rama ka vjedhur zgjedhjet e Qershorit 2017, dhe për këtë ata kërkojnë dorëheqjen e tij.

Protestuestit gjithashtu kërkojnë llogari për korruspsionin. Zëri i Amerikës sëfundmi ka publikuar përpjekjet e Ramës për të manipuluar punësimet në sistemin e burgjeve. Përgjimet treguan sesi ish drejtori i burgjeve hynte në marrëveshje të fshehta për punësimet me deputetë të Partisë Socialiste të Ramës.

Nëse Uashingtoni mbështet Reformën në Drejtësi, atëhere duhet të ketë një distancim nga politikanë si Rama i cili vepron më shumë si një gangster sesa një shtetar. Rama është shëndrruar në një turp kombëtar.

ËSHTË KOHA PËR TË QË TË LARGOHET.

Largimi i Ramës nga politika duhet të jetë si pjesë planit të mëposhtëm për të stabilizuar Shqipërinë.

1. Rama duhet menjëherë të japër dorëheqjen si kryeministër. Në këtë mënyrë ai do të përfitonte imuntitet nga prokuroria e krimeve për të mos u hetuar në këmbim të një premtimi se ai do të heqë dorë nga politika tani e në vazhdim.

2. Një qeveri shumë-partiake teknokratike do të zgjidhej që të kujdesej për çështjet politike dhe ekonomike të Shqipërisë. Individë me integritet do të ngarkoheshin me përgjegjësinë për të siguruar llogaridhënien dhe drejtimin e vendit

3. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të duhej të riformatohej me pjesëmarrjen e ekspertëve nga Zyra e OKB-s për Asistencën Zgjedhore dhe Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut.

4. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i rinovuar do të duhej të zhvillonte zgjedhjet lokale dhe ato kombëtare në 30 Qershor 2020. Vëzhguesit vendore dhe ata ndërkombëtarë do të duhej të angazhoheshin në për të garantuar se zgjedhjet do të ishin të lira dhe të ndershme.

Ky plan mund të funksionojë vetëm me suportin e Shteteve të Bashkuara. Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Europiane Matthew A. Palmer thotë se SHBA është e angazhuar “për të përdorur të gjitha mekanizmat që ne kemi për të mbështetur luftën ndaj krimit të organizuar, për të mbështetur luftën kundër korrupsionit, për të mbështetur llogaridhënien, transparencën dhe qeverisjen e mirë”. Tingëllon bukur, por vetëm të flashës nuk vlen.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat gjithmonë kanë mbështetur demokracinë dhe sundimin e ligjit në Shqipëri, është në krahun e gabuar të debatit të brendshëm. Departamenti i Shtetit fajëson opozitën sepse ushtron lirinë e vetë parlamentare dhe lirinë e vet për tu shprehur. Por do të ishte më mirë, që zyrtarët amerikanë të cilësonin Ramën si përgjegjës që urdhëron forcat e sigurisë tw përdorin e gaz lotsjellës dhe shkopinjtë e gomës në protestat paqësore pro-demkratike ndaj demontruesve siç u pa në protestën e fundit.

Pse SHBA e mbështet Ramën kur duket qartazi se ai është pjesë e problemit? Sjellja e Ramës i vesh turp shqiptarëve të ndershëm. E folura e tij harbute e zhbën atë si xhentëllmen, dhe nuk e shfaq aspak një drejtues shteti.

Në mënrë të pakujdesshme Edi Rama e ka denigruar Zërin e Amerikës kur tha se raportimet e tyre ishin pjesë e “kazanit”. Rama mbështet ligjin që rrit presionin mbi lirinë e medias, i cili u dënua edhe nga Federata Europiane e Gazetarëve, Qendra Europiane për Shtyp dhe Lirinë e Medias si nga Organizata Reporterët pa Kufij. Ligji i mbështetur nga Partia Socialiste për median është një Kalë Troje për çensurën, që dhunon kushtetutën dhe kërcënon lirinë e shprehjes.

Institucionet e Shqipërisë janë në rrëmujë. Aty nuk ka një Gjykatë Kushtetuese funksionale për më shumë se një vit. Problemet me sundimin e ligjit janë rënduar akoma edhe më shumë për shkak të mosfunksionimit të Gjykatës së Lartë.

BILD, media prestigjoze gjermane, sëfundmi publikoi një dokument investigativ që tregonte sesi mafia manipulonte zgjedhjet në Shqipëri. Të ardhurat nga trafiku i narkotikëve përfilet gjërësisht se shkon në mbështetje të Partisë Socialiste.

Largimi i Ramës do të shërbente në rritjen dhe përmirësimin e demokracisë, do të krijonte hapësirën për një drejtim të ri në Partinë Socialiste dhe në partitë e tjera që mund të krijohen. Unë nuk kam asgjë personale kundër Edi Ramës. Thjeshtë kam punuar për çështjet e Shqipërisë për 30 vjet dhe unë e dua Shqipërinë. Rama është një dinosaur që i ka mbijetuar dobishmërisë së tij.

Rama duhet të shkojë në ekzil. Pasi të largohet nga Shqipëria, Rama mund të shkojë në Antalia dhe atje të kalojë pleqërinë sëbashku me mikun dhe aleatin e tij autokratik, Tayyip Erdogan.

——————————————

Zoti Phillips është Drejtor i Programit për ndërtimin e Paqes dhe të drejtave në Institutin e Universitetit të Columbias për Studimet e të Drejtave të Njeriut. Ai ka shërbyer më herët si këshilltar dhe ekspert i punëve të jashtme në Departamentin e Shtetit gjatë administratës Clinton, Bush dhe Obama. Ai ëshë autor i ‘Kosova e Çliruar: Diplomacia shtrënguese dhe ndërhyrja e SHBA-së (Harvard Kennedy School)

Edmond Caja hidhet në gjyq për “krime kundër njerëzimit”

 

Në përvjetorin e pushkatimit të heronjve të revoltës së Qafë-Barit, ISKK dhe kryetari i këtij institucioni, Agron Tufa, kanë ngritur për herë të parë një padi penale ndaj vendimeve të shtetit komunist

Krimet e komunizmit në Shqipëri nuk janë dënuar as moralisht dhe as ligjërisht dhe pse ky sistem ka rënë prej 28 vitesh. Për herë të parë është marrë një nismë ligjore ndaj vendimeve të marra nga shteti komunist dhe bëhet fjalë për një padi penale për “krime kundër njerëzimit” në emër të komandantit të kamp-burgut të Qafë Barit, Edmond Caja, i cili sot jeton si një njeri i lirë në Gjermani.

Padia është bërë në emër të një institucioni shtetëror të pavarur, Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit.

Kryetari i këtij institucioni Agron Tufa bëri të ditur se “në emër të ISKK sot, në oren 9.30′, me rastin e përvjetorit të pushkatimit të dy heronjve të Revoltës së Qafë Barit, Tom Ndoja dhe Sokol Sokoli, si dhe të vdekurit ndër tortura, Sandër Sokolit, me përfaqësimin juridik të Studios Ligjore “Cakrani”, në bazë të ligjit 281 të kodit penal, bëra Kallëzimin Penal në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për “krim kundër njerëzimit”, kundër Edmond Cajës, ish-shefit të Policisë së Kamp-burgut 311, e mandej Komandant po aty në vitet 1982-1989”.

Padia me dëshmitë e gjalla për terrorin dhe dhunën e Cajës

Dëshmitë e ish-të burgosurve politikë që kanë vuajtur dënimin në kampin-burg të Qafë Barit janë baza e kësaj padie, ku bëhet e qartë se Edmond Caja kishte rol kryesor në terrorin e ushtruar në burgun e Qafë Barit.

Sipas padisë “të gjithë dëshmitarët sot në cilësinë e viktimës të mbijetuar nga burgu famëkeq politik i Qafë Barit (1982-1990), e paraqesin Komandantin e Togës së Policisë së këtij burgu, Edmond Cajën, si një dhunues sadist, që rrihte, torturonte, gjymtonte e dënonte të burgosurit e pambrojtur. Ai s’i përmbahej aspak ligjit, sepse rrahja dhe torturat atë e argëtonin. Pas shtypjes së revoltës së të burgosurve të këtij burgu “Qafë Bar” me 22-23 maj 1984, karriera e këtij polici sadist erdhi duke u ngritur. Prandaj po paraqesim shkurtimisht këtu, një trajektore të karrierës së Edmond Cajës, siç gjendet në dosjen e dokumentave të tij.”

17 dëshmitarë të gjallë për torturat fizike dhe psikologjike të Cajës

Janë të shumtë, me dhjetëra, dëshmitarët okularë që tregojnë torturat e pashembullta mizore të Komandantit të Togës së Policisë, Edmond Caja, në “Repartit 311”, ose ndryshe, kamp-burgu i minierës së Qafë-Barit, Pukë. Të gjithë dëshmojnë realitetet e dhunës, rrahjet dhe gjymtimet.

Hysen Haxhia – ish-i burgosur i këtij kamp-burgu është i gatshëm të dëshmojë për terrorin policor gjatë revoltës dhe për episodin, se si gjatë shtypjes së revoltës, Komandanti i Togës së Policisë së Burgut të Qafë-Barit, Edmond Caja, torturoi për vdekje të burgosurin Sokol Sokoli, të cilit i thyen gjatë torturës shtyllën kurrizore, si dhe Tom Ndojën duke e lënë të gjymtuar, të dy në vdekje klinike.

Bedri Blloshmi – ish-i burgosur politik i Burgut të Qafë Barit, është i gatshëm të dëshmojë me hollësi ditën e revoltës së të burgosurve, terrorin e ushtruar mbi ta, ardhjen e forcave speciale nga Ministria e Punëve të Brendshme. Blloshmi tregon angazhimin direkt në tortura dhe gjymtime të Komandantit të Togës së Policisë së Burgut, Edmond Caja, si dhe torturat dhe gjymtimet që bëri ai vetë ndaj të burgosurve të rebeluar. Blloshmi në disa dëshmi, madje edhe Youtube, thotë se i gjithë skenari i tmerrit ishte vepër e Edmod Cajës. Ai vetë, hyri në kamp dhe mori 14 të burgosurit e parë, i torturoi me policët e tij, duke u thyer duar edhe këmbë, pastaj i hodhën në një kamion (marka-Zis) për t’i dërguar në DP Brendshme të Pukës. Gjithashtu Blloshmi pohon se është dëshmitar okular, se si të burgosurit Sandër Sokoli ia thyen shtyllën kurrizore në tortura dhe se në dokumentat që ai ka konsultuar, nuk del si i vdekur apo i masakruar.

Visar Zhiti – Shkrimtar e poet, ish-i burgosur politik i këtij kampi, një ndër dëshmitarët-kyç të jetës së rëndë të ish të burgosurve nën terrorin e policisë së Edmond Cajës në Burgun e Qafë Barit. Libri i tij memoristik “Ferri i çarë”, jep një panoramë të holësishme, ndër to edhe të ditës së Revoltës më 22. 5. 1984. Zhiti dëshmon: “Pasi kishte lexuar me gjithë gëzimin monstruoz listën e vdekjes dhe burgosjes, për ata fatkeqë që gjendshin aty pa bërë asnjë faj, xhelati Edmond Caja kishte lëshuar edhe ulërimën kërcëuese për të tjerët: A ka ndonjë trim tjetër që do matet me ne?

Pas pak ditësh, në qershor të vitit 1984, dy të rinjtë e dënuar me pushkatim, do të ekzekutoheshin, mes gjymtimeve të panjohura e të padëgjuara në gjithë përvojën monstruoze të xhelatëve e diktatorëve të regjimeve totalitare nëpër botë.

Ahmet Tufa – ish-i burgosur politik i burgut të Qafë-Barit. Tufa ka dëshmuar disa herë në shkrimet e tij për dhunën e ushtruar nga Edmond Caja me policët e tij ndaj të burgosurve. Një dhunë sistematike para dhe pas revoltës së 22-23 majit 1984. Në dëshminë e tij për ditën e revoltës Tufa shpjegon: “Policët të revoltuar hynë dhe filluan të kërkonin nëpër dhoma për të marrë forcërisht Ndue Pishën. Ata hasën në një rezistencë nga disa shokë bashkëvuajtës, të cilët u shprehën, se nuk ishte njerëzore një veprim i tillë dhe se ky djalë, nuk ka për të ardhur kurrë, as i gjallë, as i vdekur. Policët duke parë se nuk mund ta marrin me forcë Nduen, iu drejtuan oficerit roje për ndihmë. Njoftohet komanda dhe menjëherë vijnë bishat e egërsuara me në krye shefin e policisë, i cili quhet Edmond Caja. Në kamp hyri një hije e errët, çdo cep i burgut u rrethua me policë… Mbas pak minutash futen në derë një grup policësh dhe shefi i policisë, kryekrimineli Edmond Caja me atë kapelën e ulur ndër sy, siç e kishte zakon ta mbante. Ai tha: “Ndëgjoni këtu: ai që do të dëgjojë emrin do të dalë e të paraqitet te zyra teknike. Ata kishin përpiluar një listë me emra dhe filluan t’i lexonin me zë të lartë. Askush nuk pranoi… Të burgosurit filluan të kacafyteshin me policinë me çfarë të mundeshin dhe policia ishte e shumtë në numër… Më mirë të vdisnim, se sa të rronim ashtu.

Kostandin Gjordeni: – ish i burgosur politik i burgut të Qafë-Barit, një dëshmitar i rëndësishëm okular ky, i cili u qëllua me plumb gjatë breshërive në kohën e revoltës. Vetëm para katër viteve Kostandin Gjordeni ka nxjerrë nga shpatulla e tij plumbin e marrë në burgun e Qafë-Bari nga policët e Edmond Cajës. Ja një ekstrakt nga dëshmia e Gjordenit: ” Isha në grupin e të burgosurve që po protestonim për të mbrojtur shokun tonë që e kishin torturuar se nuk kishte plotësuar normën. Në atë kohë Shefi i policisë së burgut Edmond Caja dha urdhër që policët të qëllonin. “Zjarr mbi armiqtë” ishte parulla e tij dhe kaq mjaftoi që policët të lëshojnë breshërinë mbi ne. Mua më drejtoi pistoletën njëri prej policëve, që e kishte emrin Asllan Kurti. Ma drejtoi armën për të më vrarë në lule të ballit por Zoti desh që të më kapë në shpatull dhe u plagosa. Isha i ri në atë kohë 24 vjeç. Ishte në burg dhe një doktor, ne i thoshim Drago por s’ia mbaj mend mirë emrin. Më mjekoi me ato mjete rrethanore që kishte sepse as që bëhej fjalë që të vinte një mjek që të më shpëtonte, pasi ky polic më qëlloi për të më vrarë dhe jo për të më plagosur. Në atë kohë kur policët morën kontrollin mbi ne të burgosurit, mbaj mend që një të burgosur Sandër Sokolin, e morën e torturuan e këputën në mes, e palosën dhe i këputën shtyllën kurrizore. Në krye të torturave ishin shefi i policisë së burgut Edmond Caja dhe drejtori i burgut Ludovik Cali. Ata gjuanin me majat e hekurta të çizmeve mbi ne të burgosurit e plagosur.

Ky plumb që kam në dorë, është plumbi që mora në Qafë-Bari në revoltën e majit të vitit 1984. Plumbin e kam hequr me operacion disa vite pasi u lirova nga burgu. E ruaj si relike”.

Pra nga sa vërtetohet i akuzuari Edmond Ali Caja, ka ushtruar si dhunë fizike, psikologjike dhe skllavërim ku në mënyrën më kriminale i ushtronte këto duke detyruar të dënuarit e ndërgjegjes të punonin si skllevër në galeritë e minierës për 12 deri në 16 orë në ditë.

Argumentet e padisë

“Në Anën objektive të veprës penale të “Krimeve kundër njerëzimit”, parashikohen krimet kundër njerëzimit të parashikuara nga neni 74 i Kodit Penal, të cilat kryhen me veprime aktive me sulme shoqërisht të rrezikshme e të kundërligjshme, me forma e mënyra të ndryshme si:

– Me vrasjen e njerëzve në masë – pushkatim e një grupi të popullsisë civile shfarosjen e qëllimshme të njerëzve me anë të përdorimit të lëndëve helmuese, mbytëse, me kthimin në skllevër të njerëzve të lirë, me anë të internimeve dhe dëbimeve me dhunë në masë të popullësisë si edhe me çdo lloj torturë apo dhunë tjetër çnjerëzore.

– Me kthimin në skllevër të njerëzve në kundërshtim kjo me Konventën mbi Skllavërinë, nënshkruar në Gjenevë më 25 shtator 1926.

– Me çdo lloj torture apo dhune tjetër çnjerëzore, në kundërshtim me Konventën për Torturën, datë 9 dhjetor 1975, si me rrahjen, plagosjen, mbylljen në kampe, burgje, lënien pa bukë, pa ujë, përdhunime të ndryshme, me lidhjen e duarve e të këmbëve, futjen në ujë të nxehtë apo të ftohtë duke i zhveshur lakuriq etj..

Të gjitha këto forma dhune që përfshihen në krime kundër njërëzimit, janë përdorur në mënyrën sistematike nga i akuzuari Edmond Caja dhe toga e policëve që drejtohej prej tij. Nga ana subjektive krimet kundër njerëzimit kryhen me dashje dhe me qëllim shkatërrimi të popullsisë civile sipas një plani konkret të paramenduar më parë.

Mbështetur në konventë, Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë parashikon shprehimisht se: “Nuk i nënshtrohen parashkrimit të ndjekjes penale krimet e luftës dhe ato kundër njërëzimit”. (neni 67).

Pra me këtë dispozitë të kodit penal krijohet mundësia e ndjekjes penale të krimeve të luftës e krimeve kundër njerëzimit pa u kushtëzuar nga afate procedurale, si dhe sigurohet dënimi i kriminelëve të luftës dhe atyre kundër njerëzimit në çdo kohë”, thuhet në padi.

Në padinë e ISKK-së kërkohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda Tiranë, të regjistrojë procedimin penal për shtetasin Edmond Caja dhe gjithë togës së policëve të drejtuar prej tij, si përgjegjës për torturat çnjërëzore ndaj të ndjerit Tom Ndoja, por dhe të tjerëve, siç u përshkrua më sipër, ku ka kryer veprën penale “Krime kundër njerëzimit” parashikuar nga neni 74 i kodit penal.  Për të provuar krimet e të akuzuarit Edmond Caja, 17 ish-të burgosurit që kanë emrin në këtë padi mund të thirren në cilësinë e dëshmitarëve.

17 ish-të burgosur politikë gati të dëshmojnë kundër Edmond Cajës

Personat e burgosur të torturuar, skllavëruar dhe poshtëruar në të gjitha format kriminale nga shtetasi Edmond Caja, janë të shumtë, dhe me ngritjen e Institutit të Studimeve Krimeve të Komunizmit, këta ish-të burgosur të ndërgjegjes i janë drejtuar këtij institucioni dhe kanë denoncuar krimet e ish-komandantit të togës Edmond Caja dhe policët e komanduar prej tij. Pra, viktimat e terrorrit ushtruar fizikisht, detyrohen të kthehen në skllevër nga dhuna fizike dhe psikologjike e ushtruar nga vetë komandanti i togës së burgut të “Qafë Barit” Edmond Caja. Dëshmitarët janë të shumtë, por 17 prej tyre kanë vendosur emrin në këtë padi.

  1. Bedri Blloshmi
  2. Hajredin Fratari
  3. Visar Zhiti
  4. Lekë Frroku
  5. Kostandin Gjerdeni
  6. Haki Hoxha
  7. Foti Stefanidhi
  8. Hysen Haxhiu
  9. Hasan Bajo
  10. Vllasi Koçi (Llazi Koçi)
  11. Gjergji Hani
  12. Ahmet Tufa
  13. Asllan Togu
  14. Bajram Dervishaj
  15. Panajot Bastuni
  16. Bajram Vuthi
  17. Sejfulla Teta

 

Haradinaj pas takimit me Clinton-in: Falë guximit të presidentit e jetësuam të drejtën për liri

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar ish presidentin e SHBA-ve, Bill Clinton, për të cilin ka thënë se falë  humanizmit dhe guximit të tij, u jetësua e drejta për liri dhe demokraci.

Gjithashtu, në një postimi në Facebook, ka shkruar se “falë kësaj kthese historike, fëmijët tanë sot jetojnë të lirë. Të lirë për të pasur jetë, për të pasur ëndrra, për të pasur shtetin e tyre, Kosovën!”

Postimi i plotë:

Ju na ndihmuat ta fitojmë luftën dhe bashkë e ndërtuam paqen!

Mirë se erdhe në shtëpin tënde dhe tek populli në zemrat e të cilit ju keni hyrë si njeriu më i dashur, President Bill Clinton. Falë vendosshmërisë, humanizmit dhe guximit tuaj, ne jetësuam të drejtën tonë për liri dhe demokraci dhe ndërtuam shtetin e Kosovës!

Falë kësaj kthese historike, fëmijët tanë sot jetojnë të lirë. Të lirë për të pasur jetë, për të pasur ëndrra, për të pasur shtetin e tyre, Kosovën!

President Clinton, faleminderit dhe përjetë mirënjohës për ju dhe popullin Tuaj.

Zoti e bekoft Amerikën!

Zoti e bekoft Kosovën!

RH

Rrëzohet helikopteri në lumin Hudson të New Yorkut, policia shpëton pilotin – kalimtari i rastit filmon gjithçka (Video)

Piloti është nxjerrë nga lumi Hudson, pasi helikopteri në të cilin ishte u rrëzua në ujë në afërsi të tunelit Lincoln në Manhattan.

Ai ishte personi i vetëm brenda helikopterit dhe është shpëtuar nga departamenti i policisë së New York-ut, transmeton Telegrafi.

Siç raporton CNN, gjendja shëndetësore e pilotit është e mirë pasi edhe ka refuzuar të shtrihet në spital për tretman.

Kurse Ashton Byrd që po shëtiste me një mik ishte dëshmitar i asaj, kur piloti humbi kontrollin mbi helikopterin që sillej dhe në një moment ra në ujë.

Ai këtë moment e filmoi me telefon të mençur dhe më pas pamjet u bën virale, duke u transmetuar pothuajse në të gjitha mediat amerikane.

“Ishte gjëja më e çmendur që kam parë ndonjëherë”, ka deklaruar autori i videos.

Piloti ishte paraparë të aterroj në pistë për ta marrë një pasagjer VIP, ka njoftuar një zyrtar i policisë së New Yorkut.

Helikopter është rrëzuar mbi çatinë e një ndërtese 54 katëshe në Manhattan të New York-ut.

Autoritetet amerikane kanë bërë të ditur se incidenti ndodhi rreth orës 14:00 në “AXA Equitable Center” që ndodhet në mes të Manhattan-it, shkruan Nbcnewyork.

Menjëherë pas marrjes së informatës, policia ka bllokuar rrugët dhe i ka paralajmëruar qytetarët që t’u shmangen rrugëve ku u përplas helikopteri në fjalë.

Departamenti i zjarrfikëses në Nju Jork ka konfirmuar se një helikopter u rrëzua nga një gradaçelë në Manhattan.

Përplasja ka ndodhur në zonë 51st Street dhe në 7 Avenue, pranë sheshit të njohur Times Square.

Departamenti i Zjarrëfikësve të New Yorkut e quan alarm të nivelit të dytë aksidentin e helikopterit me gradaçelën.

(Video) Bill Clinton dhe Madeleine Albright vizitojnë Kosovën në 20 vjetorin e çlirimit të saj

Institucionet e Kosovës janë duke bërë përgatitjet e fundit për veprimtaritë me të cilat pritet të shënohet 20 vjetori i hyrjes së trupave të NATO-s, që i dhanë fund luftës gati dyvjeçare dhe administrimit serb të Kosovës. Në manifestimin qendror pritet të marrin pjesë edhe ish presidenti amerikan Bill Clinton dhe ish sekretarja amerikane e shtetit Madeleine Albright, roli i të cilëve vlerësohet vendimtar për ndërhyrjen e NATO-s dhe hapjen e rrugës për pavarësinë e Kosovës. Nga Prishtina njofton korrespondentja jonë, Edlira Bllaca

 

 

Gazetari i BILD, Peter Tiede: Shqipëria shtet mafioz, asnjë dallim mes mafias dhe politikës

Gazetari i Bild, Peter Tiede, në një intervistë për emisionin “Të Paekspozuarit”, ka deklaruar se Shqipëria është një shtet mafioz, ku nuk ka asnjë dallim mes mafias dhe politikës.

“Gjykimi im, por edhe vlerësimi i hetuesve shqiptarë dhe të huaj, përfshirë shërbimeve informative të huaja, Shqipëria është një shtet mafioz, pa dallim mes mafias dhe politikës. Ka një rritje të dukshme, nën drejtimin e Ramës. Më parë, ka patur rritje të narkotikëvë në Lazarat por me qeverisjen e Ramës kemi një përhapje në gjithë territorin e Shqipërisë.

Lidhur me pretendimin e Vangjush Dakos, se biseda mes tij dhe Avdylajt, ëshët një gjë normale, një bisedë mes tij dhe një zgjdhësi, Tiede tha se kjo është një ofendim për të gjithë zgjedhësit shqiptarë. “Nëse ky është një zgjedhës normal, besoj se ofendon të gjithë zgjedhësit shqiptar. Nuk është vendi im, as roli im të gjykojë nëse një veprimtari e tillë është kriminale.

Por, në Shqipëri mungojnë gjykatat funksionale, GJykata Kushtetuese apo GJykata e Lartë. Qeveria Rama dhe të tjerë, flasin për mua, por unë jam gjëja më e parëndësishëm.

Gjëja më e parëndësishme në një lajm, është gazetari. Nëse sulmohen gazetarët, dua të them se nuk bëhet fjalë për mua, apo hetues që më japin material, pyetja është kush e qeveris Shqipërinë dhe nga vijnë paratë? Në Europë mund të themi se 70% e marijuanës vjen nga Shqipëria.

Si ka mundësi që kokaina vjen pa asnjë problem në Europë? Si mund të ndodhë kjo nëse politika dhe gjykatat nuk mbyllin sytë? Si mund të ndërtohen ndërtesa të mëdha? Përse parat nuk tatohen? Këto janë pyetjet që duhet të marrin përgjigjen. Une thjesht përcjell lajmin, jetoj në Gjermani dhe këtu liria e shtypit respektohet”.

/TPZ.al/

Media kanadeze: Shqipëria është Narko-Shtet, inteligjenca britanike ka zbarkuar në Tiranë për të monitoruar trafikantët

Media kanadeze “Vice”, ka publikuar një reportazh tronditës, ku e përcakon Shqipërinë si “Narko shtetin e parë të Europës”. Në reportazh thuhet se baronët e drogës në Shqipëri kanë lidhje të forta me pushtetin dhe policinë, për këtë arsye disa njësi të inteligjencës britanike, janë detyruar të zbarkojnë në Tiranë, për të monitoruar situatën. Sipas “Vice”, të njëjtën gjë kanë bërë edhe grupime të tjera nga Hollanda dhe Italia.

Shqipëria është unike në Europë, sepse baronët e drogës nuk janë thjesht kriminelë të rëndomtë. Përkundrazi, ata kanë lidhje të forta me personat që drejtojnë shtetin dhe shpesh bashkëpunojnë me personat që janë përgjegjës për të kapur kriminelët.

Paratë e drogës janë esenciale, për sistemin demokratik të Shqipërisë, sepse mënyra më e mirë për të marrë votat e njerëzve, është t’i paguash ata në cash dhe trafiku i drogës është burimi kryesor i parave cash.

Një studim i financuar nga BE, për vitet 2016-2019, zbuloi se 20.7% e shqiptarëve, u ishin ofruar para, në këmbim të votës.

Për shkak se trafiku i drogës, është kaq i lidhur me pushtetin, disa grupime nga inteligjenca britanike, kanë ardhur në Tiranë, për të monitoruar trafikantët. Një ekip britanik, i tha Vice, se kishin prova të qarta, se informacioni që ata ndanin me policinë shqiptarë, u transmetohej nga policia trafikantëve të drogës. Britanikëve u janë bashkuar ekipe nga SHBA, Hollanda dhe Italia, të cilët vendosën të përfshiheshin, pasi kuptuan se informacioni të cilin ndanin me autoritetet shqiptare, po përfundonte në duart e gabuara”, thuhet në reportazhin e Vice.

Në reportazh shpjegohet me detaje aktiviteti kriminal i Klemend Balilit, me trafikun e kanabisit dhe kokainës, një perandori e cila sipas kësaj media, arrin vlerën marramendëse prej një miliardë dollarë.

Askush nuk mund ta ilustrojë më mirë, afërsinë e elitës shqiptare me aktorët e mëdhenj të drogës, apo historinë se si ky shtet është kthyer në narko-shtetin e Europës, se sa Klement Balili, pronari i një hoteli luksoz, ish nënpunës civil dhe baron droge, i përshkruar në urdhërarrestin në Greqi, si “Eskobari i Ballkanit”. Një dosje prej 10 mijë faqesh, e ndërtuar nga qeveria greke, të cilën “Vice” e ka analizuar, përshkruan organizimin e detajuar të perandorisë një miliardë dollarëshe, të ndërtuar prej kanabisit dhe kokainës, të cilat dërgoheshin në vende si Italia, Greqia, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar”.

Në reportazhin e “Vice”, gjithashtu flitet edhe për dy ish ministrat e brendshëm të qeverisë Rama, Saimir Tahiri dhe Fatmir Xhafaj dhe akuzat ndaj tyre, për lidhjet me krimin e organizuar.

Ky artikull, është një përmbledhje e situatës së kriminalitetit dhe bandave të drogës, në Shqipëri. Ai përkon, me një tjetër artikull që ka tronditur Shqipërinë ditët e fundit, nga gazeta gjermane “Bild”, e cila ka publikuar përgjime që dëshmojnë se si trafikantët e drogës kanë blerë vota për Partinë Socialiste dhe kanë udhëhequr fushatën e kësaj partie në qytetin e Durrësit.

/TPZ.al/ 

FOTO/ Çfarë po ndodh te parlamenti? Gaz lotsjellës dhe ujë mbi protestuesit

Mbetet e tensionuar situata përpara parlamentit. Protestuesit e opozitës kanë hedhur mbi forcat e rendit kapsolla, tymuese dhe fishekzjarre.Uniformat e rendit janë përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ujë me presion. Nga kjo situatë janë lënduar të paktën 7 policicë (sipas ministrit të Brendshëm) dhe disa qytetarë.

Nuk kanë shpëtuar edhe përfaqësuesit e medias nga kjo situatë.

(video) Pompeo: Shtetet e Bashkuara dhe Zvicra janë partnerë të natyrshëm

VOAL – Mike Pompeo dhe Ignazio Cassis, pas takimit të zhvilluar të dielën, në Bellinzona, ilustruan rezultatet e bisedimeve të tyre në një konferencë shtypi. Është vizita e parë e një Sekretari Shtetit të SHBA pas njëzet vjetesh.

“Është një nder i madh të jesh në Ticino,” deklaroi menjëherë Sekretari Amerikan i Shtetit, duke shtuar se vendi i tij vlerëson rolin e Konfederatës në dinamikën e marrëdhënieve ndërkombëtare. “Shtetet e Bashkuara dhe Zvicra janë partnerë të natyrshëm”, theksoi ai me referencë të veçantë për bashkësinë e vlerave midis dy shteteve.


Dosjet ndërkombëtare në dëshmi

Sanksionet kundër Iranit, multilateralizmi, kriza në Venezuelë, pasojat ndërkombëtare të politikës së Rusisë dhe perspektivat për një marrëveshje të tregtisë së lirë midis Zvicrës dhe Shteteve të Bashkuara ishin ndër çështjet kryesore të adresuara nga dy ministrat e jashtëm.

Mike Pompeo në Ticino: regjistrimi i plotë i konferencës për shtyp në Bellinzona me Ignazio Cassis

Përsa i përket krizës me Iranin pas heqjes së Uashingtonit nga marrëveshja për programet bërthamore të Republikës Islamike, kreu i diplomacisë zvicerane ka theksuar pasojat për popullsinë iraniane që rrjedh nga rifillimi i sanksioneve. Sipas Cassis, Zvicra prandaj shpreson që të gjendet një zgjidhje për të lejuar dërgimin e mallrave humanitare në Iran.

Nga ana e tij, kreu i diplomacisë amerikane tha se Uashingtoni, duke mos dashur të lehtësojë presionin e saj mbi Teheranin, është i gatshëm të diskutojë me Republikën Islamike “pa kushte”.

Lidhur me situatën në Venezuelë, këshilltari federal rikujtoi nënshkrimin nga Konfederata të një marrëveshjeje që synonte mbrojtjen e interesave diplomatike dhe konsullore të SHBA në kombin e Amerikës së Jugut në rrethanat aktuale.

U fol edhe për tensionet tregtare me Kinën, një vend me të cilin Berna ka prej disa vitesh një marrëveshje të tregtisë së lirë. Shtetet e Bashkuara përshëndesin praninë kineze në tregtinë ndërkombëtare, por “në përputhje me rregullat”, tha sekretari amerikan i Shtetit.


Optimizmi dhe angazhimi për një marrëveshje të tregtisë së lirë

Për marrëveshjen e tregtisë së lirë midis Zvicrës dhe Shteteve të Bashkuara, si Cassis dhe Pompeo thanë se të dy shtetet po vazhdojnë bisedimet eksploruese me qëllim të negociatave. “Jam optimist. Kjo është një marrëveshje që mund të çojë në përfitime reciproke,” tha Sekretari i Shtetit, duke theksuar se ai nuk mund të tregonte kohën, por po ashtu theksoi vendosmërinë e të dy shteteve për të vazhduar me shpejtësi.

Ndërkohë, midis SHBA-së dhe Zvicrës “shkëmbimet ekonomike kurrë nuk kanë qenë aq të mira sa janë në këtë moment. Ne jemi në dhjetë vendet partnere tregtare të Shteteve të Bashkuara” dhe në Shtetet e Bashkuara “krijojmë vende pune për gjysmë milioni njerëz, mesatarja e pagave është shumë më lart se “ajo amerikane”, vuri në dukje këshilltari federal Cassis.

Në përfundim, homazhe për Tiçinon. Duke sjellë homologun e tij amerikan në Bellinzona, tha Cassis: “Isha shumë i kënaqur të bëja diçka për kantonin tim si ministër i Jashtëm”. Pompeo më pas, duke kujtuar origjinën e tij italiane, tha se ishte i kënaqur që kishte mundësi, me këtë vizitë, që të kontaktojë me realitetin italian të Zvicrës. rsi

 

https://www.rsi.ch/play/tv/rsi-news/video/mike-pompeo-in-ticino-la-registrazione-integrale-della-conferenza-stampa-a-bellinzona-con-ignazio-cassis?id=11833865&startTime=7.559229

https://www.rsi.ch/play/tv/popupvideoplayer?id=11833865&startTime=266.568

Sekretari i Shtetit i SHBA, Z.Michael R.Pompeo vjen për vizitë zyrtare në Zvicër

Sipas njoftimeve nga Departamenti i Puneve të Jashtëme të Konfereratës Helvetike që ka marrë voal.ch, vjen në Zvicër për një vizitë zyrtare Shkëlqesia e Tij, Z.Michael R.Pompeo, Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Z.Pompeo vjen në Zvicër më 2 qershor dhe mikpritet nga Këshilltari Federal Z.Ignazio Cassis, Kreu i Departamentit të Punëve të Jashtëme dhe delegacioni i tij.

Të dy shefat e politikës të jashtëme në start do të kenë një bisedë tête-à- tête, pastaj do të ketë bisedime bilaterale midis dy delegacioneve që ata kryesojnë.

Në fund do të ketë një konferencë për shtyp me gazetarët.