VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Politikës Shqiptare nuk i duhen gjelat që rrinë mbi vezë, por burrat që janë të zot në mbrojtjen e Kombit dhe Vendit – Nga Aurel Dasareti*

By | June 25, 2020
blank

Komentet

blank

Ramush Haradinaj, syri dhe veshi atdheut! – Nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI      

Në theks !

*** Ata popuj që i çmojnë dhe i nderojnë heronjtë e tyre të rënë dhe të gjallë kanë ardhmëri dhe janë të çmuar dhe nderuar nga popujt e tjerë liridashës dhe atdhedashës.

Sot, më 9 maj 2021, në varrezat e dëshmorëve në Velani të Prishtinës, Ramush Haradinaj ( kryetar i AAK-së)  së bashku me bashkëpunëtorët e  tij, si dhe me familjarët e Ilir Konushefcit nga Prishtina dhe të mjekut Hazir Malaj nga Tropoja e Shqipërisë, bëri homazhe dhe vendosi kurora lulesh  në varrezat e tyre,  në shenjë nderimi  dhe vlerësimi të lartë të sakriicës, të flijimit dhe të heroizmit të tyre për lirinë diellninë e Kosovës, të cilët, para 23 vitesh u vranë nga plumbat e tradhtisë dhe të pabesisë së terroristëve shqipfolës-bandës së Bislim Demirit nga Tropoja, më 9 maj 1998 në vendin e quajtur “Përroi i Poravit”, rrethi i Pukës, Qarku i Shkodrës.

Faleminderit Z.Gjeneral i madh në luftë e në paqe !

Faleminderit, Z.Komandant Ramush Haradinaj, që  si  në ditët më të vështira të luftës nën breshrinë e plumbave të armikut shfarosës serbian dhe të hyzmeqarëve të tij kuislingë shqipfolës, asnjëherë nuk u trembe dhe nuk u ligështove përpara tyre, por ua dhe hakun e merituar.

Po ashtu, edhe sot në paqe, asnjëherë nuk u ndave  dhe nuk i harrove VLERAT-bashëluftëtarët dhe bashkëheronjtë  tuaj të gjallë dhe të  rënë, të cilët nuk kursyen  jetët e tyre për mbrojtjen  dhe për lirinë e popullit dhe të Kosovës, siç ishin edhe vëllezërit tuaj heronj: Luani dhe Shkëlzeni, si dhe Iliri,  Adriani, Haziri, Zahiri, Ademi, Ramadani,  Zejnullahu, Edomondi, Lladrofci… e qindra  të tjerë, që sot u bënë SIMBOL i PAVDEKSHËM në FLAMURIN E LIRISË dhe të Pavarësisë së Kosovës shqiptare.

 

Plot 23 vjet, lotë, dhembje, pritje, ankth dhe padrejtësi !

 

Edhe sot (më 9 maj 2021), kur jeni duke bërë homazhe pranë varreve të Ilirit dhe të Hazirit në Varrezaat e Dëshmorëve në Velani të Prishtinës, në shenjë nderimi dhe përkujtimi të rënies së Ilirit dhe të Hazirit te Përroi i Poravit, rrethi i Pukës në Shqipëri, më 9 maj 1998, babai i Ilirit, Baca Halit, e falënderoi nga zemra Ramush Haradinajn, i cili (ashtu si vëllezërit,  Luanin e Shkëlzenin), kurrë nuk i harroi as për së gjalli e as për së vdekuri as Ilir Konushefcin e as Dr. Hazirin dhe shumë dëshmorë të tjerë të UÇK-së

BACA HALIT:

“Z. Gjeneral, Ramush Haradinaj, të lumtë pushka e lirisë!

-Ti je zemra, zëri dhe veshi i shqiptarisë!

 

“ZËRI, ZEMRA DHE VESHI I ATDHEUT”

Faleminderit Z. Gjeneral dhe komandant i UÇK-së, Kryeministër i Kosovës,  Ramush Haradinaj !

“Për mua  si prind, i vetmi ngushëllim është që djalin  tim, Ilirin  e solla në Prishtinë në Varrezat e  Dëshmorëve në Velani. Për këtë akt të rivarrimit të Ilirit dhe të Hazirit nga Tirana në Prishtinë, meritat kryesore i ka  komndanti i UÇK-së, përkatësisht ish-kryeministri i qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj,  i cili më 27 Nëntor 2018, organizoi homazhe në Kuvendin e Kosovës dhe, në Akademinë Përkujtimore në Teatrin Kombëtar të Kosovës,  mbajti fjalën kryesore me rastin e përkujtimit të 20-vjetorit të rënies së heronjve, Ilir Konushefci dhe Dr.Hazir Malaj.

 

Për gjithë këtë vepër të madhe patriotike, përkujdes dhe nderim të madh birit tim Ilir Konushefci dhe të Dr. Hazir Malës, të cilët ishin të pandarë gjatë luftës së UÇK-së, i shpreh mirënjohje dhe  e falënderoj nga zemra  ish-kryeministrin e qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj.

–Faleminderit , z. Gjeneral, komandant dhe hero i gjallë dhe i lavdishëm i UÇK-së, bashkëluftëtar i birit tim, Ilirit, të cilin e deshe, e respektove, e ndihmove dhe e nderove aq shumë si vëllezërit tu heronj të Kosovës, Shkelzenin dhe Luanin. “ (Fragment nga libri për Ilir Konushefcin).

-Faleminderit Z. Gjeneral,

Faqja e bardhë e lirisë dhe e shqiptarisë!

blank

Portali Diaspora Shqiptare e Ministrisë së Diasporës të Edi Ramës po e hibridizon diasporën Për dijeni DEZA Nga Elida Buçpapaj

Për dijeni DEZA –  Direktion für Entwicklung und Zusammenarbeit

 

Ka disa kohë që është vënë në qarkullim portali Diaspora Shqiptare – nën drejtimin e Ministrisë së Diasporës – si mjeti më flagrant kundër lirisë të fjalës.

Me paratë e Perëndimit, diktatori i Shqipërisë, me shërbyesin e tij Pandeli Majkon promovon në diasporë gazetarinë sipas modelit të një shteti monist.

Edi Rama ka vite që ka hedhur në Perëndim celulat e veta, të cilat i promovon dhe i mban financiarisht për të kapur kësisoj edhe diasporën.

Janë krijuar me dhjetra shoqata si vezët e qyqes, që nuk bëjnë asgjë veç promovojnë të pabërat.

Në ndihmë u vijnë kanale televizive të RTSH, video që i hedhin në Youtube, që, sipas një informacioni, kushtojnë disa mijra Euro, të cilat iu dedikohen “yjeve të partisë” këtu në diasporë.

Në këtë valë është edhe portali Diaspora Shqiptare që e nxjerr vetë Ministria e Diasporës me paratë nga DEZA zvicerane të destinuara për forcimin e demokracisë në Shqipëri,

që Edi Rama i përdor për forcimin e pushtetit të tij omnipotent përmes klientëve të tij jashtë Shqipërie.

Fakti që një portal si Diaspora Shqiptare kanalizohet nga një ent qeveritar bie ndesh me çdo parim që ka të bëjë me lirinë e shtypit.

Shtyp i lirë në demokraci do të thotë raportim i gazetarëve për çështje me interes publik. Një shtyp i lirë mund të informojë qytetarët për sukseset ose dështimet e udhëheqësve të tyre, të përcjellë nevojat dhe dëshirat e njerëzve tek organet qeveritare dhe të sigurojë një platformë për shkëmbimin e hapur të informacionit dhe ideve.

Liria e shtypit mbrohet në Perëndim me Kushtetutë, është themelore në një demokraci të përgjegjëshme përpara Sovranit, që do të thotë se mediat janë rojtare për ta mbrojtur qeverisjen nga shkelësit e ligjit.

Ndërsa në rastin konkret është vetë qeveria e Tiranës që e shkel Kushtetutën dhe, me mjete financiare të marra nga Perëndimi, e klientelizon lirinë e shtypit.

Asnjë gazetar profesionist nuk do të pranonte të ishte palë e këtij projekti minues ndaj fjalës së lirë.

Gazetari është një profesionist në sektorin e informimit, ai merret me zbulimin, analizimin, përshkrimin dhe zgjedhjen e lajmeve dhe më pas shpërndarjen e tyre.

Kusht themelor përveç profesionalizmit është edhe pavarësia nga entet qeveritare.

Gazetari profesionist është i regjistruar në regjistrin e gazetarëve në vendin ku ushtron aktivitetin. Ai jeton me këtë profesion dhe ka një karrierë në këtë fushë.

Normalisht, në një portal serioz që presupozohej se do të mbulonte diasporën, do të duhej të kontribuonin gazetarë profesionistë me një karrierë të suksesëshme, jo ish zyrtarë të Ministrisë së Diasporës apo kontigjent i zgjedhur kokërr për kokërr në diasporë me kutin e Pandeli Majkos.

Nëse i hedh një sy portalit Gazeta Shqiptare, do të shohësh se janë të paktën rreth 2600 lajme me autorësinë “Gazetari” – pra lajme pa autorësi, të huazuara lart e poshtë – pa emra, shpesh të mbushura me gabime dhe të palektoruara.

Për këto shërbime skarco klientelat paguhen, ndërsa fillojnë ta shesin veten si gazetarë!

Jo, nuk janë gazetarë!

Jo, kjo nuk është gazetaria!

Gazetaria nuk është një furçë me bojë për të mbuluar fasadën e krimit e për t’i kthyer atë një realitet me lajle lule.

Një person që gjithë jetën ka qenë mësues nuk mund t’i teket një ditë të pretendojë e të bëhet gazetar dhe të përfshihet pastaj në projektet e Pandeli Majkos, sepse aty bie erë!

Me parat e veta mund të provojë çdo lloj aventurë, por me paratë publike jo!

Gazetaria e vërtetë e këtij 30 vjet tranzicioni nuk është lluks, qejf, pare e pistë, por është sakrificë!

Opinioni shqiptar duhet të mësojë të dallojë, të mbrojë veten nga shpërdorimi  i emrit të tyre nga ata që shkelin ligjin në emrin e shtetit.

Opinioni shqiptar në diasporë duhet ta dijë se liria e shtypit nuk ka lidhje me Ministrinë e Diasporës të një vendi që i gjurmon qytetarët me database,

se në çdo vend demokratik mediat janë pushtet i katërt, i pavarur nga pushtetet e tjera, ekzekutivi, legjislativi dhe drejtësia.

Edi Rama e ka kthyer Shqipërinë në një regjim monist hibrid,

ka kapur për gryke edhe lirinë e fjalës, jo vetëm në Shqipëri

tani është duke përdorur instrumentat e veta, ambasadat, projektet, mediat e Shqipërisë,

përfshi edhe portalin Diaspora Shqiptare duke e bërë lëmsh e li edhe komunitetin shqiptar në diasporë, me njerëzit e vet!

Portali Gazeta Shqiptare, kanali Urat i RTSH3, etj janë shembulli i degradimit të profesionit të gazetarit dhe mediumeve të fjalës së lirë.

Shqipëria është në rrezik.

Në rrezik është edhe diaspora.

Regjimin hibrid që ka instaluar në Shqipëri Edi Rama po e shpërndan edhe në diasporë!

Nuk do ta lejojmë!

 

PS

Ju lutem të vini re – në screenshot e bërë prej meje në datën 10 maj 2021 rezultonin 2548 postime me emrin e autorit “Gazetar” dmth pa autorësi.

Sot më datën 12 maj 2021 – pas publikimit të shkrimit tim, në orën 10:00 rezultuan 2345 postime me emrin e autorit “gazetar”, dmth pa autorësi.

Ndërsa po sot më datën 12 maj 2021 – në orën 12:53 rezultojnë vetëm 91 shkrime me emrin e autorit “gazetar”, dmth pa autorësi.

Ja pra shiheni efektin e shkrimit tim. Por shihni barbarinë që operon ky portal!

Sepse një sistem hibrid që ka në duart e tij, shtetin, pushtetin, mediat, nëpunësit, financat  së pari vë në objektiv si të padëshiruar gazetarët e pavarur dhe shtypin e lirë, brënda kufijve shtetërorë të Republikës të Shqipërisë, tani edhe jashtë kufijve!

Prandaj diaspora shqiptare është në rrezik !

 

10 Maj 2021 ora 17:56

blank

 

Data 12 Maj 2021 ora 10:00

blank

 

 

Data 12 Maj 2021 ora 12:53

blank

blank

Jusuf Gërvalla në fulqinjtë e matrapazëve – Apo kur qeni i keq, prej frikës nga arusha e leh Hanën – Nga XHAFER SHATRI

Kosova e mbërthyer në kthetrat e pandemisë, e harroi fatkeqësinë që i ka rënë mbi kokë duke parë e duke dëgjuar, opozitën dhe mediat e saj kah vjellin helm e çkulnajë në Parlament, në internet, në ekrane e kudo që mbërrin gjuha e tyre e pistë.
Objekt sulmi ishte dhe vazhdon të jetë Donika Gërvalla, një grua që prej dekadash ka dalluar me dijen, guximin e atdhetarinë e saj.
Babai im i ndjerë e thoshte shpesh: Qeni i keq, prej frikës nga arusha e leh Hanën dhe nuk e lë të zotin me fjetë gjithë natën.
Nuk mbroj Donikën, se ajo nuk ka nevojë për avokat, por ne respekt te publikut duhen përseritur disa të vërteta.
Hienat e Prontomafisë, me gjoja mbrojtjen e banorëve aktual në Burgun ndërkombëtar të Hagës, në fakt duan t’i mbrojnë privilegjet e veta, postet që kanë marrë pa asnjë meritë dhe pasurinë që kanë vënë pa e derdhur as një kokërr djerse.
Meqë kjo lukuni çakejsh, të organizuar ushtarakisht, në vend se t’i vënë gishtin kokës, në vend që të kërkojnë falje për të gjitha të këqijat që ia kanë bërë Kosovës, janë çu peshë dhe po i kërcënojnë seriozisht të gjithë ata e ato që mendojmë ndryshe.
Ndonëse të pamerituara, sulmet ndaj Donikës janë sulme ndaj një personi publik, por ajo çka i bën sulmet ndaj saj anti-shqiptare janë përpjekjet për të goditur edhe babain e saj, JusuF Gervallën. Duhet të jeshë argat i dreqit të sulmosh Dëshmorin e Atdheut. Shumica e banorëve të Kosovës nuk kishin lindur ende kur Serbia vrau Kadri Zeken dhe Jusuf e Bardhosh Gërvallën. Për këtë pjesë të publikut po përkujtojë disa e vërteta, që në Kosovë do të duhej t’i dinin edhe zogjtë e malit:
1.
Jusuf Gërvalla ishte një personalitet shumplanësh: poet, shkrimtar, përkthyes, gazetar dhe këngëtar i njohur gjithandej ku kishte shqiptarë.
Ai i kishte të gjitha mundësitë “të jetonte si Beg“, por në një moment historik ai i la të gjitha anash dhe me një truç fëmijë nëpër këmbë e mori botën në sy.
Për Liri, për Shqiptarë dhe për Kosovën. Jo për Enver Hoxhën! Nese do ta kishte marrë për Enver Hoxhën mund të kishte shkuar në Tiranë.
Prandaj, Kryesia e Jugosllavisë, pra udhëheqja e njërit prej shteteve më të fuqishme në Evropën e asaj kohe, pati marrë vendimin e prerë që Jusuf Gërvallën dhe dy shokët e tij të luftës, Kadriun e Bardhoshin t’i eliminonte me çdo kusht.
Dhe i ka vrarë në zemër të Evropës vetëm e vetëm pse ishin në krye të Lëvizjes Kombëtare të Kosovës.
Dhe i ka vrarë në një kohë kthese historike, kur komunizmi po shkërmoqej nën peshën e krimeve të veta të papërshkruëshme.
Dhe i ka vrarë për ta ngrirë në gjak Lëvizjen Çlirimtare të Kosovës.
Ndërsa ju, “profesora“ të paedukuar, paskëshit menduar që Jusuf Gërvalla me shokë duhej ta hapte frontin edhe me Shqipërinë, se nuk i mjaftonte fronti me UDB-në e me Jugosllavinë!
A e shihni sa pak dini të analizoni apo të mendoni në mënyrë kritike? Po si mund të etiketoni Jusuf Gërvallën si enverist? Kur ai me asgjë nuk ishte i tillë, as me veshje, as me pamje, as me flokët, as me shkrimet, as me këngët. Me asgjë.
Kot e keni t’ia veshni pelerinën tuaj, sepse ai ishte VETEVETJA!
Ju këto teza mjerane i mbeshtesni ne dy-tri letra, që të vetmin qëllim e kishin ta vetëdijsojnë udhëheqjen shqiptare për gjendjen e rëndë në Kosovë dhe të kërkonte mbështetjen e Shqipërisë, si i vetmi shtet që asokohe ishte vënë ne mbrojtje të Kosovës. Mjerisht shumë më tepër me fjalë e me propagandë se sa me ndonjë punë të mençur.
Ju nuk dini as të lexoni, sepse as një fjali e thjeshtë, madje as Librat e Shenjtë, nuk mund të lexohen jashtë kontekstit Kohë dhe Hapësirë!
2. Ju e akuzoni Donikën dhe familjen e saj, pse nuk kanë lejuar TMK-në të marrë pjesë në rivarrimin e eshtërave të Heronjëve të Kombit, Jusuf e Bardhosh Gërvalla?!
Po ju tregoj unë: Sepse shefi juaj, Padrino i Prontomafisë dëshironte ta përdorë edhe një ceremoni të tillë për qëllime të pista politike, ndërkohë që ekzekutonte shqiptarë të pafajshëm e me emër si në kohën e OZN-ës!
Në këto ekzekutime kanë marrë pjesë edhe vrasës që ishin të veshur me uniformën e TMK-së.
Në vitin 2000, njëri prej shefave të SHIK-ut, Muhamet Mavraj, prishet diçka me një kryeredaktor reviste dhe menjëherë atë natë, këtë fundit e kidnapojnë pjesëtarët e TMK-së dhe, pasi e çojnë nga Prishtina në do ara afër Lypjanit, e çallamitin dajak, duke e lënë për të vdekur. Ka plot këso rastesh edhe me fatalitet, por shpejtë do të dalin në shesh të gjitha! Do t’ia nxirrni njëri-tjetrit të palarat për fushë në përpjekje për të shpëtuar vetën. Lëmshi po mblidhet. Paniku është dëshmi.
A propos, TMK, ka marrë pjesë, me njësinë e nderit, edhe në varrimin e Fadil Hoxhës, i cili në kohën kur është marrë vendimi për vrasjen e Jusufit, Kadriut e Bardhoshit, ishte anëtar i Kryesisë së Jugosllavisë!
Lexojeni Komunikatën e Shtabit të Përgjithshëm të TMK-së për ngjarjet e turpshme të vitit 2004 dhe aty shihet se kush udhëhiqte me këtë institucion. Ajo komunikatë përgjithmonë do të mbetet manifest i turpit tonë kolektiv, kur djegia diabolike e kulteve dhe vrasja mizore e pleqve në shtëpitë e tyre lartësohen si akte heroizmi!
Ajo komunikatë, në çdo rresht të sajin e ka vulën e turpit e të tradhtisë maksimale; e ka logjikën shtetrrënuese e antishqiptare të Padrinos dhe të Koçi Xoxës së Kishnarekës. Përmes saj Hashim Thaçi me shokë marrin përgjegjësinë historike si organizatorë të atyre ngjarjeve të turpshme, në të cilat i ka ndihmuar me zemër Koshtunica dhe shërbimet sekrete serbe.
Qëllimi ishte i qartë; ndarja e Kosovës, futja e kulteve ortodokse në listën e trashëgimisë botërore të UNESKO-s dhe bosnjëzimi përmes tyre i asaj pjese të Kosovës që do t’u mbetej shqiptarëve të shkretë.
3.
Altoparlantët e Prontomafisë, kudo që mbërrin pena e tyre e fëlliqtë, përpiqen ta fajësojnë Donikën edhe për shumëçka tjetër: çka ka kërkuar ajo në LDK, meqë babai i saj, po të mos e vriste Serbia, do të ishte anëtar i Shtabit të Përgjithshëm i UÇK-së?!
Cilido person që e ka njohur Jusuf Gërvallën apo që e njeh sadopak biografinë dhe krijimtarinë e tij e di mirë se ai kurrën e kurrës nuk do të pranonte të jetë qoftë edhe në shoqatën e gjuetarëve me persona, thënë më së buti, të ligj, të pagëdhendur e amoral që veç të tjerash janë përgjegjës:
a. Kanë shkruar komunikata antishqiptare, si ajo me numrin 59, dhe në orën më të ligë të Kosovës, përmes shpifjesh monstruoze janë përpjekur me krejt qenien e tyre diabolike të nxisin luftë vëllavrasëse në Drenicë dhe gjithandej në Kosovë.
b. Ndërkaq, të njëjtit, nuk kanë lëshuar fare komunikatë kur Adem Jashari me krejt Familjen e Tij ranë theror për Kosovën e për shqiptarët. E të cilin, jo vetëm që nuk e kishin ndihmuar, por edhe ia kishin vjedhur paratë që i kishte dërguar i vëllai për t’ia blerë dhe për t’ia përcjellur armët;
Çka është edhe më keq, pas Vetësakrifikimit Epik të Familjes Jashari, këta cuba që fshiheshin pas një gjoja shtabi të përgjithshëm, e emëruan, post mortum, Adem Jasharin Komandant të UÇK-së dhe volën e vodhën afër 100 milionë DM. Ndërkohë që për së gjalli nuk e njihnin as si pjesë të UÇK-së!
c. Në Hagë janë 4 anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm, prej tyre dy janë përgjegjës për vrasjen e Behadin Hallaçit, njëri prej burrave më të fortë e më të ditur të Lëvizjes Kombëtare të Kosovës. E kanë vrarë vetëm pse i janë frikësuar autoritetit të tij. E kanë vrarë në një luftë që ata, nga një Luftë e Shenjtë për Liri e kishin kthye në luftë të Shëmtuar për Pushtet.
4.
Ju mendoni se bërllogun tuaj 20 vjeçar, deri edhe në përmasa të tradhtisë, sepse pazaret me kufijtë dhe sovranitetin nuk kanë emër tjetër, mund t’i pastrojnë Albini e Donika me shokë e shoqe për 2 muaj? Jo, as për 5 vjet, sepse dëmet që ia keni shkaktuar Kosovës, janë kolosale. Janë politike, janë ekonomike, janë juridike, janë financiare, janë morale. Disa prej tyre janë të pariparueshme. Përgjithmonë. Ato janë bërë edhe me vullnetin tuaj renegat e të pështirë.
Kësajde jam unë dhe plot të tjerë që do t’ua t’ua mbajnë gjithë jetën gishtin akuzues…
Ju nuk keni të drejtë morale me e çelë gojën tuaj mercenare, sepse ju flisni me gjuhë të pagueme nga parët e vjedhura.
Turpi ju mbuloftë!
PS
Një mesazh krejt miqësor për shefin e opozitës, Lumir Abdixhiku: mos lejo që debati i shëndoshë e aq i nevojshëm në Kuvend e gjithandej në Kosovë, të përkthehet në sulme të ulëta personale dhe nga njerëz me të cilët ndani të njëjtën parti, se me tipa të tillë gjithë jetën do të mbetesh në opozitë.
blank

Arkiv – VRASJA E KOMANDANTËVE TË UÇK-SË NË KUMANOVË ËSHTË KRIM KUNDËR NJERËZIMIT QË I ÇON IDEATORËT NË HAGË – Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Tash Gruevski e ka kuptuar se çfarë i ka bërë vetes. Se nuk do të jetë si herët e tjera. Inskeno vrasje e akuzo shqiptarët. Edhe dorëheqja e treshes – e tre njerëzve më të afërt të Kryeministrit të Maqedonisë, e ministres të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe shefit të Shërbimeve Sekrete të Maqedonisë, Sasho Mijallkov, – nuk ka për ta shpëtuar Gruevskin nga Gjykata e Hagës nën akuzën për krime kundër njerëzimit. E kur Gruevski do të shkojë në Hagë, ai nuk do të pyesë më për të tjerët, sipas asaj të njohurës maksimë që e kanë si moto politikanët e Ballkanit, „après moi, le déluge“ se pas Gruevskit „u bëftë qameti“.

Së pari, dua të nënvizoj se shteti i Maqedonisë kreu një masakër, një krim shtetëror, sepse nuk bëri asnjë përpjekje për ta parandaluar konfrontimin dhe nuk njoftoi asnjë institucion ndërkombëtar me të cilët Republika e Maqedonisë mban kontakte permanente, që kur lindi si shtet më 1992, që janë NATO, BE, SHBA, OSBE, zyrat dhe zyrtarët e të cilëve janë në Shkup.

Tani kam përpara syve letrën informuese që Gruevski ua ka dërguar shteteve të Bashkimit Evropian, ku Qeveria e Republikës së Maqedonisë i ka njoftuar ato për rrjedhën e aksionit të armatosur të së shtunës në Kumanovë, ku thuhet se „Maqedonia nuk ishte në përleshje ndëretnike, por në një operacion kundër grupit terrorist“. „Grup terrorist“, kështu e etiketon qeveria e Gruevskit dhe e Ali Ahmetit, për të larë duart për ato gërmadhe dhe jetë të humbura.

Por tash duart e shtetit të Maqedonisë janë të përgjakura me jetë njerëzish dhe për këtë krim përgjegjësit duhet të paguajnë, edhe për policët, edhe për shqiptarët.

Etiketimi i Gruevskit me “grup terrorist” bëhet për të fshehur një krim shtetëror terrorist, siç është vrasja e njerëzve të pafajshëm, deri sa kundër tyre nuk vërtetohet asnjë akuzë.

Sepse deri sa u krye i ashtuquajturi konfrontim, qeveria e Maqedonisë nuk ka patur në evidence asnjë krim terrorist të atyre djemve e burrave. Tash rezultojnë të vrarë Komandantët UÇK-së dhe policët, që sipas Gruevskit u vranë nga Komandantëve të UÇK-së! Logjikë të tillë kriminale ka vetëm Koreja e Veriut që udhëhiqet nga një xhuxh-barbar si Kim Jong-uni.

Aktorët kryesorë politikë shqiptarë në Maqedoni kanë konfirmuar se ata prej një viti kanë patur informacione dhe kontakte me personat që sot rezultojnë të përfshirë në përplasjen, po përse Ali Ahmeti dhe njerëzit e tij nuk kanë njoftuar SHBA dhe BE.

Po shteti i Maqedonisë vetë përse nuk mori masa parandaluese dhe përse e toleroi zbarkimin e një arsenali të vërtetë armatimi lufte në Lagjen e Trimave, përse nuk e ndali sjelljen e këtij arsenali nga burimi ose rrugës për të evituar një luftë me pasoja tragjike.

Ata njerëz të vrarë barbarisht të shtunën në mesnatë, siç pohon vetë Ali Ahmeti, kanë luftuar bashkë me të në konfliktin e 2001, që solli Marrëveshjen e Ohrit, e cila ka mbetur e paimplementuar dhe për këtë gjë ka përgjegjësi direkte vetë Ali Ahmeti, i cili prej 2001, pra për gati 15 vjet është në bashkëqeverisje me qeveritë e Maqedonisë. Duket sikur Marrëveshja e Ohrit u bë vetëm që Ali Ahmeti dhe klani apo partia e tij të përfitojnë privilegje, ndërsa shqiptarët e tjerë të vijojnë kalvarin e segregacionit dhe aparteidid antishqiptar.

Në letrën informuese dërguar shumë vonë shteteve të BE, të publikuar tek KD në Prishtinë thuhet se „Liderët kryesorë të këtij grupi, sipas Qeverisë maqedonase, janë: Muhamed Krasniqi, shtetas i Kosovës, i njohur si “Komandant Malisheva”; Mirsad Ndrecaj, shtetas i Kosovës, i njohur si “Komandant NATO”; Sami Ukshini, shtetas i Kosovës, i njohur si “Komandant Sokoli”; Beg Rizaj, shtetas i Kosovës, i njohur si “Komandant Begu” dhe

Demë Shehu, shtetas i Kosovës, i njohur si “Juniku”. Liderët, sipas letrës, figurojnë si themelues të strukturave paramilitare dhe kanë pasur tentativa të pasuksesshme për të siguruar mbështetje politike.“
Them shumë vonë, sepse kur qeveria e Maqedonisë ka dalë me konkluzione të tilla, se ka të bëjë me organizatorë strukturash paramilitare, e përse nuk i ka paraqitur me kohë këto prova tek partnerët strategjikë të Maqedonisë, që duhet të jenë BE, NATO, SHBA dhe OSBE?

Përse priti makineria ushtarake e shtetit të Maqedonisë të dërgojë blinda e tanke tek Lagjia e Trimave për të djegur e kthyer shtëpitë e civilëve në gërmadhë dhe nuk i neutralizoi ata njerëz duke i çuar në kohen e duhur përpara drejtësisë. Ose më mirë, kur ka patur prova kundër Komandantëve të UÇK-së si të përfshirë në grupe paramilitare përse nuk i paraqiti këto prova në NATO dhe përse nuk ua paraqiti qeverive përgjegjëse të Hashim Thaçit e Isa Mustafës?

Tani thuhet se Mirsad Ndrecaj, i njohur si “Komandant NATO” apo Beg Rizaj, i njohur “Komandant Begu” kanë patur lidhje me Ramush Haradinajn. Por ky fakt nuk përbën as krim dhe as terror, veç shpreh frikën e politikanëve shqiptarë të Kosovës dhe Maqedonisë, që duan të përjetësojnë mbajtjen e pushtetit, duke eleminuar çdo kundërshtar që për ta përbën rrezik. Dhe këtu është tejkaluar çdo limit. Këtu ka arritur kulmi. Sepse sapo është ngritur sipari i riciklimit të krimeve politike, duke u kthyer në vitin 1998 e përtej kur krimet politike kanë mbetur ende të pazbardhura.

Si konkluzion, deri tani nuk ka asnjë provë që Mirsad Ndrecaj,“Komandant NATO” apo Beg Rizaj, “Komandant Bega” apo Komandantët e tjerë të vrarë, të jenë përfshirë në aktivitete terroriste, veç faktit se këta djem kanë luftuar në konfliktin e Maqedonisë më 2001 në krah të Ali Ahmetit për të çliruar Maqedoninë nga një regjim kriminal që i konsideronte shqiptarët si skllevër. Regjimi i Gruevskit bën të njëjtën gjë, edhe ai i konsideron shqiptarët të tepërt, „mish për top” dhe i djeg e i vret kur t’i shkrepet. Duke patur në krah për absurd kësaj here Ali Ahmetin.

Sepse, nëse shteti i Maqedonisë do të kishte prova kundër Komandantëve të UÇK-së, siç pretendon, këto prova do të duhej të ishin formuluar në akuza për hetim dhe asessi të përdoreshin që këta njerëz të eleminoheshin barbarisht pa gjyq me një skenar të përkryer permes terrorit shtetoror.

Unë do të hipotezoja se skenari ka qenë i tillë që të vriteshin nga shteti i Maqedonisë ata që janë vrarë, duke krijuar pastaj një tymnajë të madhe. Vrasja e policëve, që edhe ata janë viktimë, është pjesë e inskenimit por nuk është assesi kurrë akuzë për t’i shpallur terroristë ata që i vrau terrori i shtetit të Gruevskit dhe atyre që janë aleatë me të.

Komandantët e vrarë të UÇK-së, që Gruevski i akuzon të vdekurit si terroristë, janë ata që do ta çojnë Gruevskin në Hagë si terrorist!/Ky shkrim është botuar më 17 Maj 2015

blank

Arkiv – Kumanovën nuk ka se kush ta mbrojë, pasi Ali Ahmeti është mercenar i Gruevskit Nga Elida Buçpapaj

Nga Kumanova kanë mbërritur foto të terrorit shtetëror, shtëpi të djegura e të boshatisura e për rrjedhojë familje të zhvendosura. Prona dhe pasuria e banorëve të Lagjes së Trimave është kthyer në hi e pluhur, mundi, puna, djersa dhe jeta e tyre është kthyer në gërmadhë. Në Lagjen e Trimave ka patur luftë të vërtetë dhe këto rrënoja që po bëjnë xhiron e botës i ka shkaktuar shteti.
Në këto shtëpi, tashmë skeletë të nxirë prej tymit, kanë jetuar deri një javë më parë familje civile, nëna, gjyshe, gjyshër, burra e gra e fëmijë. Çfarë ka patur shteti maqedon me këta civilë? Nga burimet shtetërore të Maqedonisë thuhet se makineria ushtarake e këtij shteti ka luftuar me terroristë, ndërsa pasojat i kanë patur civilët e pafajshëm, ndërkohë që shteti maqedon ka vepruar në mënyrë unilaterale, etnikisht dhe po ashtu në kontekstin e bashkëredimit të veprimeve me Aleatët, duke i përjashtuar kësisoj edhe shqiptarët edhe NATO-n edhe BE-në, kur dihet se forcat e KFOR-it janë aty afër.
Veprimet e papërgjegjëshme të Gruevskit sot, të kujtojnë ato të qeverisë ish-kryeministrit Georgievski në krizën e 2001, kur ministri i tij i brendshëm Ljube Boshkoski, i akuzuar më vonë nga Haga për krime kundër njerëzimit, dërgoi tanket dhe blindat kundër popullsisë civile në fshatin Lubotin, me pretekstin se po luftonte me grupet terroriste, si tani.
Atëhere aleate e Georgievski ishte partia e Arbër Xhaferit, ndërsa sot partia e Ali Ahmetit, e dalë prej konfliktit të 2001, kur Shqiptarët nuk luftonin kundër Maqedonisë, sepse ata janë shkaku që ekziston Maqedonia, por luftonin kundër segregacionit, aparteidit dhe shqiptarofobisë së sllavëve të Maqedonisë që vijojnë të uzurpojnë gjithë pushtetin politik dhe i trajtojnë shqiptarët si qytetarë të dorës së fundit. Si qytetetarë të dorës të fundit kanë mbetur shqiptarët edhe pas Marrëveshjes së Ohrit, e cila ka mbetur në letër, sepse aleatët politikë shqiptarë të VMRO–DPMNE, që ishte në pushtet edhe në krizën e 2001, janë mercenarë dhe kuislingë, pasi, sa marrin privilegje individuale, i harrojnë premtimet, detyrat dhe detyrimet që kanë ndaj shqiptarëve të Maqedonisë, që në fakt janë një komb shtetformues, dhe duhet të kenë të njëjtat të drejta me sllavët e Maqedonisë. Dhe modelet i kanë. Shikoni se çfarë të drejtash ka pakica serbe dhe pakicat e tjera në Kosovë, ndërsa shqiptarët e Maqedonisë nuk gëzojnë as të drejtat e pakicave. Standardet Perëndimore janë të njëjta, si për serbët, si për sllavët e Maqedonisë, ashtu edhe për shqiptarët. Nëse shteti i Maqedonisë do të vijojë e të mos i respektojë këto standarde, e do të vijojë t’i trajtojë shqiptarët si „terroristë“, duke e djegur bashkë me pronat e shqiptarëve të Kumanovës përfundimisht edhe Marrëveshjen e Ohrit, atëhere në Maqedoni nuk do të ketë qetësi dhe shkaktar për këtë është Gruevski dhe jo shqiptarët.
Sepse në Maqedoni ka pabarazi etnike, që ka në themel diskriminimin etnik dhe racor të sllavëve të Maqedonisë ndaj shqiptarëve të Maqedonisë. Dhe shqiptarët natyrisht që nuk do të lejojnë të jetojnë në aparteid në zemër të Europës. As BE, SHBA dhe NATO nuk mund të tolerojnë më nëpërkëmbjen e shqiptarëve dhe kalljen në flakë të Marrëveshjes së Ohrit nga Gruevski, sepse atëherë nuk do të ketë stabilitet dhe paqe afatgjatë në Ballkan e rajon. Sepse sllavo-maqedonët nuk mund të vijojnë e të mbajnë geto me shqiptarët e Maqedonisë, të cilëve nuk u krijojnë asnjë kusht minimal për të jetuar, nuk u japin as punë dhe asnjë mundësi, por vetëm u tregojnë dhëmbët, duke u djegur shtëpitë dhe duke i lënë në mjerim e nën kërcënimin e shtetit policor i cili është ai që sillet si një makineri terroriste.
Prandaj duhet ndërhyrja e menjëhershme e SHBA, BE, NATO-s. Duhet po ashtu edhe reagimi i politikës shqiptare, jo për të larë gojën. Nga shteti amë dhe Kosova, politika i ka rrahur krahët si Gruevskit, ashtu edhe Ali Ahmetit, ndërsa shqiptarët e Maqedonisë jetojnë në shtëpitë e tyre duke e patur shtetin kundër, e bashkë me të edhe politikanët shqiptarë për të cilët ata votojnë.
Nuk mund të tolerohet më tutje mercenarizmi i politikës shqiptare në Maqedoni, sot i partisë të Ali Ahmetit, që hesht përpara asaj që ka ndodhur në Kumanovë. Të paktën nëse kthehemi në kohë, Arbër Xhaferi protestoi menjëherë ndaj terrorit shtetëror të shtetit maqedon kundër civilëve në fshatin Luboten, ndërsa sot Ali Ahmeti, divizën e luftëtarit në kërkim të të drejtave legjitime të shqiptarëve, që mbante në vitin 2001 e ka ndërruar me atë të mercenarit.
Shqiptarët e Maqedonisë nuk duan luftë, duan, punë dhe barazi sociale me palën tjetër shetformuese, e cila i ka uzurpuar të gjitha privilegjet dhe shqiptarëve të Maqedonisë në vend të punës dhe jetës me dinjitet u djeg shtëpitë dhe i shpall terroristë. /Maj 2015
blank

A ËSHTË E DREJTË TË PËRKUJTOHET NAPOLEONI? – Nga STEFANO MONTEFIORI – E përktheu Eugjen Merlika

 

Një president I Republikës franceze nuk mund të mos përkujtojë Napoleon Bonapartin. Nuk do të kishte mundur t’i shmangej Nicolas Sarkozy,  i hipur mbi kalë dhe me kapellen dycepëshe në fotomontazhin e famshëm të Economist-it para zgjedhjeve fitimtare të vitit 2007, as mund të tërhiqet mbrapsht tani Emmanuel Macron-i, i cili është paditur apo vlerësuar shpesh, simbas pikëpamjeve, për kahun bonapartist, atë prirje për të përqëndruar pushtetet, për t’u folur francezëve pa ndërmjetës, për të marrë pozën e njeriut të fatit n’Evropë. Në fakt Macron-i ka lajmëruar se në pesë majin e ardhshëm Franca do t’a përkujtojë dyqind vjetorin e vdekjes së Perandorit.

Por nuk janë kohë të lehta për personazhet historikë e për atë që do të përballojë kujtimin e tyre. Zëdhënësi i Qeverisë Gabriel Attal i ka vënë duart përpara. Napoleoni do të shihet “me sy të zgurdulluar”, pra duke mbajtur parasysh “edhe çastet më të vështira” e “për zgjedhje që sot duken të kundërshtueshme”. Asnjë shenjtërim të verbër.

Por nëse protestat kundër racizmit e kolonializmit në muajt e shkuar kanë çuar në thyerjen e përmendores së Victor Schoelcher, autorit të shfuqizimit përfundimtar të skllavërisë në 1848, por i bardhë e pra paternalist, merret me mënd se çfarë do t’i takojë Napoleonit që më 1802 rivendosi skllavërinë mbas heqjes së bërë nga Konventa, tetë vite më parë. Në fakt Franca ka gjetur në vitin napoleonian një tjetër rast për t’u ndarë.

”Të përkujtohet por jo të festohet” porosit Hubert Vedrine, këshilltari diplomatik i Francois Mitterrand-it e më pas ministri i Jashtëm socialist gjatë kryesisë Chirac. “Është e drejtë të kujtohet Napoleoni sepse bëmat e tij kanë ekzistuar, por nuk duhet të festohet, sepse festohet gjithshka për të cilin mund të jemi krenarë simbas mendësisë sonë të sotme”. Por janë shumë që ndihen krenarë për Napoleonin edhe sot, si për shembull deputeti i Republicains (e djathta) Julien Aubert: “Më 15 gusht 1969 presidenti Georges Pompidou shkoi në Ajaço për të festuar dyqindvjetorin e lindjes së Napoleonit, e para e një sëre përkujtimoresh në të gjithë Vendin. Franca e vitit 1969 nuk kishte asnjë problem për të mëtuar trashëgiminë napoleoniane sepse njihej në lakminë e një France të fuqishme n’Evropë, me një mesazh drejtuar botës.”

Por Napoleoni nuk qe vetëm kampioni i universalizmit francez, qe edhe themeluesi i kodit civil e i sistemit edukativ bashkëkohor. Ndjeshmëritë nga 1969 deri sot kanë ndryshuar, aq sa përvjetori shkakton mëdyshje edhe në brendësi të qeverisë: Elisabeth Moreno, ministre për Barazinë burrë – grua kujton se “Napoleoni ka qënë një nga mizogjinët më të mëdhenj të historisë”, por ajo do t’i bashkangjitet me pahir vendimeve të qeverisë.

Kujtimi i Napoleonit zgjon interes edhe në Shtetet e Bashkuara, ku muajt e fundit mediat liberale kanë qënë shumë t’ashpër me qeverinë franceze, të dyshuar për lëshime të tepërta islamofobisë, racizmit e mizogjinisë. Me një kryeartikull shumë t’ashpër në New York Times, historiania Marlene L. Daut e universitetit të Virgjinisë fton institucionet franceze që të “shohin më me kujdes historinë skllaviste të Vëndit të tyre se sa të nderojnë një ikonë të epërsisë të bardhë”.

Ndoshta ka arsye Teresa Cremisi, një botuese e madhe italiane  në Paris, kur në Journal du dimanche  kujton një mungesë  hapësire, një paaftësi të përgjithëshme për të shmangur anakronizma qesharake. Është një problem që ka të bëjë jo vetëm me Napoleonin por me të gjithë personazhet historikë. “Kundërshtitë mbi përkujtimoret i shëmbëllejnë zënkave të pallatit. Është njësoj sikur Historia të zbresë me shapka n’oborrin e pallatit, t’i drejtohet njerëzve të mëdhenj sikurse fqinjëve të katit, të emërtuar për mangësitë e tyre. Është çasti të festojmë Voltaire-in? Merre me mënd, një islamofob dhe antisemit. Rousseau? E pamundur, braktisi fëmijtë. Richelieu? Një tradhëtar i lindur.  Baudelaire? Një i droguar mizogjin e zëmërlëshuar. Është për të pyetur nëse së paku Shën Tereza e Lisieux  mund t’i shpëtojë humorit të keq të bashkëkohësve tanë.

 

“Corriere della Sera” 19 mars 2021    E përktheu Eugjen Merlika

blank

Basha ka shansin historik të zhdukë skemën e Ramizit të Dhjetorit 90 – Nga Taulant Dedja

Pas ftesës djallëzore të Kryepatronazhistit të zgjedhjeve të vjedhura të 25 Prillit, bashkëqeverisja PS-PD është një tezë që po përflitet gjithnjë e më shumë. Parimisht nuk jam kundër një ideje të tillë. Gjithsesi, pa penguar aspak hetimin e krimit zgjedhor apo përsëritjen e zgjedhjeve në zona të caktuara nëse do jetë e nevojshme, bashkëqeverisja do kishte kuptim vetëm me skenarin e zgjedhjeve të parakohshme në një afat 1-2 vjeçar, bazuar në një marrëveshje transparente, për hir të paqes sociale dhe përparimit të procesit të integrimit në BE. Ajo çka është më e rëndësishmja është që Rama, përgjegjësi kryesor për krimin zgjedhor nuk duhet të mandatohet dhe pranohet si kryeministër. Bashkeqeverisja me Ramën kryeministër do ishte vetvrasje për PD dhe dëm i pallogaritshëm për vendin.

Një marrëveshje transparente dhe parimore, domosdoshmërisht do duhet të përfshinte reformimin e sistemi zgjedhor, zvogëlimin drastik deri në përgjysmim të numrit të deputetëve (mundësisht të mos jenë rrogëtare por të ndiqet modeli zviceran) rishikimin e ndarjes territoriale (ndarja mekanike në 65 bashki jo vetëm është gerrymandering por është dhe idiotizëm me brirë kundër çdo logjike zhvillimore social-ekonomike) garantimin e votës së Diasporës si dhe zgjedhjen e Presidentit të Republikës jo me pazare por me votim të drejtpërdrejtë nga populli në rastin më të mire.

Gjithashtu në kabinetin qeveritar (me jo më shumë se 10 ministri mundësisht) që do drejtojë vendin deri në zgjedhjet e parakohshme (që mund të zhvilloheshin në një ditë edhe me zgjedhjet lokale) nuk duhet të ketë persona politikë por ekspertë, të cilet të marrin mbeshtetjen si nga PS edhe nga PD (5 të propozohen nga secila palë).

Kryeministri të mos jetë partiak, por një profesionist, mundësisht ekonomist ose jurist, figurë e pranuar nga të gjithë. Kjo ide ngjan pak a shumë me stilin që ka qeverisur Italia në shumë raste.

Gjyqësori dhe SPAK të mbështeten nga të gjithë, përfshi faktorin ndërkombëtar, që të veprojnë të pavarur dhe të çojnë pas hekurave cilindo që ka abuzuar me pushtetin, pa perjashtim.

Sipas meje, Rama e di që nuk e ka të gjatë mbijetesën me stil autokratik. Këtë mund ta tolerojnë amerikanët duke mbyllur një sy për njëfarë kohe, por kurrsesi nuk do ta tolerojnë pafundësisht europianët e në radhë të parë Gjermania.

Rama mendoj se me lëvizjet që po tenton të bëjë, kërkon të blejë imunitetin dhe të garantojë paprekshmërinë e pasurive të tij të paligjshme.

Personalisht nuk më vjen keq për askënd që do shkonte pas hekurave, nëse ka abuzuar me pushtetin, cilido qofte, nga i pari tek i fundit me funksione kushtetuese!

Kjo skemë që përmenda më lart sipas meje e shpëton të ardhmen e Shqipërisë dhe jo marrëveshjet e tipit “Restorant Krokodili”.

Nëse Basha e nxit dhe e realizon një zgjidhje të tillë, do hyjë në histori si politikani që solli kthesën për mbarë të Shqiperisë dhe që zhduku përfundimisht nga skena politike skemat e Ramiz Alisë të Dhjetorit 1990.

©Flasshqip.ca

blank

DONIKA ISHTE ZË I VEÇANTË, ISHTE MISIONARE, SI RUGOVA, FRYMËZIM PËR KS TË OKB – Nga IDRIZ ZEQIRAJ 

         
     III. Por, një gjë duhet kuptuar: Donika kishte vendosur të ishte, – vetja e saj -, edhe jashtë Kosovës, para botës. E sinqertë, madje, deri në qoshët e shpirtit të saj të dlirë, krejt në kundërshti me hipokrizitë, që, zakonisht, janë pronë, “asete” të diplomacisë. Dhe, këtu qëndron vlera intelektuale e njerëzore, të një bije të Kosovës, Donikë Gërvallës, e cila ka traditë politike familjare, që daton, të paktën, prej më shumë se tre shekuj dhe arrin të dëshmohet faktueshëm.
     Fjala e Donikë Gërvallës, para Këshillit të Sigurimit të OKB-së, u vlerësua shumë, sepse përmasa e ideve, mendimeve dhe fakteve domëthënëse e mbresëlënëse, që i servoi kësaj  mbledhje, tejkalonin Atdheun e saj – Kosovë. Jehona e fjalës të saj, ishte ftesë për zgjidhjen e problemeve politike ballkanike dhe më gjerë në botë.
     Ajo denoncoi dhe emërtoi fajtorët. Dhe, sugjëroi zgjidhjet e mundshme të problemeve aktuale. Mjafton vetëm vullneti i mirë dhe, në veçanti, angazhimi serioz i Qendrave të Vendosjes, për t`i detyruar vendet shkaktare të krizave dhe të krimeve, të zbatojnë ligjet ndërkombëtare, në raportet me shtetet bilaterale dhe mëtej në marrëdhëniet ndërkombëtare.
     Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, David McAllister, është mrekulluar nga fjala e ministrës së Jashtme dhe të Diasporës, Donikë Gërvalla.  Ai i ka dërguar një letër shumë të ngrohtë e miqësore  Donikës. E fillon me “E dashura Ministre”, duke e ftuar ate t`i drejtohet Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian. Kryetari McAllister premton se do ta këtë në vëmendje me prioritet, përfaqësimin e Kosovës në Institucionet e BE-së, për avancimin e agjendës evropiane të vendit tonë. Ministrja Gërvalla mori ftesa, për vizita edhe nga homologë të shteteve tjera.
 
           Deputetet Gania, Eliza, Blerta-bijat ideologjike, 
                    seksiste e buliste të hoxhë Shefqetit
       Me të drejtë shtrohet pyetja: Si mund të thuhet se Donikë Gërvalla përqafoi narracionin serb e rus, kur paraqitja e saj u vlerësua si më dinjitozja, deri tani dhe kur ajo e kundërshtoi Rusinë, për heqjen e flamurit të Kosovës dhe kjo e fundit u detyrua të mbajë takimin me flamurin e Kosovës? Ndoshta, kjo pyetje duhej bërë deputeteve tona, të lart-cekura, të cilat janë mësuar me një ish-president, i cili kurrë nuk ia tha një të vërtetë popullit të vet, veçse – fjalë e rrenë -.
 
     Donikë Gërvalla dhe Vjosë Osmani, janë “një lindje e vështirë”, por, shumë të sigurta, në rrugëtimin e tyre partiak e politik. Për dy dekada radhazi, pushtetarët batakçinj e horrakë, e sakatosën, e vodhën, e përtokën, e baltosën këtë popull, duke abuzuar dhe tjetërsuar pasuritë e brezave shqiptarë. Janë shtrëngata Vjosë dhe Donikë, që trandën butakët mjeranë, “i zbritën nga kali”, për ta zgjuar popullin, nga përgjumja e gjatë dhe për t`ia kthyer dinjitetin e nëpërkëmbur. 
 
     Deputetet provinciale dhe primitive, Gania, Eliza, Blerta, dhe ndoca simotra të tyre, në vend që të mburreshin me gjininë e tyre, Vjosën dhe Donikën, përkatësisht, presidente dhe ministre e Jashtme, përkundrazi, në sinkronizim dhe orkestrim, me hoxhë Shefqetin, “gratë janë vetëm për kuzhinë e burrat për oda”, u dorëzuan! “Qaty n`maxhe”, duke e shoqëruar me një fotografi të saj (Aidës), me uniformën e UÇK-së, në frontin e luftës, – ironizon hoxhë Shefqetin, ish-Nënkryetarja e Kuvendit, Aida Derguti.
 
      Sikur të ishin bija biologjike të tij, deputetet në fjalë, u sulën, me një urrejtje patologjike, me improvizime seksiste e buliste, kundër botës femërore, përkatësisht, Presidentës dhe ministrës të Jashtme! “Vjosa është e sëmurë, e pa vlerë”, tha, njëra nga deputetet, pa çka se është profesoreshë Universiteti; më e votuara në Kosovë, me tej 300 mijë vota; presidente meritore e Kosovës! “Gërvalla shënoi një ditë turpi për Kosovën dhe përqafoi narracionin serb e rus”, tha, një deputete tjetër, edhe pse Donika njihet si veprimtarja më e shquar në botë, për çështjen e Kosovës.
 
     Përtej dy dekadave, UÇK-ja vazhdon të jetë strehë e horrakëve. Tashmë, UÇK-ja është përvehtësuar dhe privatizuar, nuk është e popullit, por, e individëve, e grupeve të interesit, e profiterëve. Falsifikueshëm akuzohen Vjosa dhe Donika, nga deputetet e ideologjisë së mykur hoxhiste, veç tjerash, pse nuk “vajtojnë” për Hashimin, me shokë, në Hagë, edhe pse nga 100 akuza, 99 viktima janë shqiptarë të pafajshëm! Dhe, kjo e dhënë, është konfirmim i organeve kompetente të Hagës.
blank

Cili Arben Imami e ngre gishtin kërcënues, ai i ish Aleancës Demokratike, ish ministri i PS, ish ministri i PD apo… ! Nga Elida Buçpapaj

Ish presidenti i Shqipërisë nga PD, por jo i zgjedhur me votë popullore, bashkë me 6 ish-funksionarë të tjerë të PD-së, prezantuan dje lëvizjen “Për PD”.

Pothuaj të gjithë një plus gjashtët  janë të emëruar të Sali Berishës.  Asnjëri prej tyre nuk e ka provuar votimin.

Dmth sa i vlen lëkura, thotë populli.

Pra, e kanë marrë postin të dhuruar në tabaka.

Edhe kjo mund të quhet normale, sepse fituesi e zgjedh vetë skuadrën me cilën do të qeverisë.

Në kohën kur Edi Rama kërkon tym për të mbuluar vjedhjen!

Grupi pronto një plus gjashtë kërkon dorëheqjen e Bashës,

ata nuk denoncojnë vjedhjen e votës së lirë nga halldupi uzurpator, që e ka tjetërsuar vullnetin e sovranit,

përkundrazi ndihen të lumtur !

Nuk kanë asnjë mllef me Edi Ramën, sulltanin diktator,

përkundrazi mllefin e kanë me Lulzim Bashën, që nuk i përfshiu në lista deputetësh!

Ka tridhjetë vjet që PD është një fushë betejë klanesh,

kur kanë parë që Berishën nuk kanë mundur dot ta nxjerrin nga loja,

i janë ngjitur si zamk apo sikur thotë ajo tjetra fjalë e urtë popullore, që për respekt të lexuesit nuk po e sjell këtu.

De facto, grupi i një plus gjashtë të mllefosurve nuk e krijuan dot partiçkën e tyre, se nuk janë aq budallenj, që ta pësonin sikur ata që i formuan!

Grupi i një plus gjashtë nuk u revoltuan kur ishte puna për sistemin zgjedhor të deformuar nga parlamenti monist,

kur Edi Rama ia mohoi të drejtën opozitës për koalicion para zgjedhor

që e zhvalorizoi votën, edhe votën e partizave.

S’ka asgjë të keqe nga pluralizmi!

Përkundrazi ka veç të mira!

Po të numërohen të gjitha votat e opozitës, me të partizave plus 83 mijë votat e klasifikuara të pavlefshme,

mos llogarisim vjedhjen, database ku PS numëronte në kohë reale votimin –

fitorja do të ishte e opozitës!

Prandaj grupi një plus gjashtë, nëse u digjet zemra vërtetë për shtetin e së drejtës dhe PD-në nga e cila volën pushtet e lluks sa deshën,

do të duhej që të gjithë të ishin bashkë me opozitën!

Një herë në jetën e tyre vullnetarë pa pagesë për të mirën e Atdheut!

Dhe kur PD me aleatët të fitonte më 25 prill 2021, atëhere t’i kërkonin llogari Lulzim Bashës dhe në korrikun që vjen pas dy muajsh,

PD të bënte zgjedhje me garë free and fair për një lider kush ta meritonte.

Të gjithëve dje na bëri përshtypje shfaqja e Arben Imamit, agresiv dhe i egër, sikur po luante rolin e një ish Sigurimsi të Shtetit.

Nga video dëgjojmë se dikush nga tavolina i rekomandon të “qetësohet” – por Arben Imami ngre gishtin tregues dhe kërcënon jo Edi Ramën,

ku ta gjenim, por kryetarin e PD-së, dmth opozitën!

Dhe opinionit publik i lind pyetja:

Me cilin Arben Imami ka të bëjë gishti tregues?

Me atë të ish-Aleancës Demokratike, që i doli PD në opozitë menjëherë prej 1992?

Me ish Ministrin e Drejtësisë dhe ish Ministrin e Pushtetit Vendor të PS, ardhur në pushtet me luftë dhe dhunën e bandave të Zani Çaushit më 1997?

Me ish këshilltarin e kryeministrit Berisha dhe ish ministrin e Mbrojtjes të PD-së prej 2005 deri më 2013?

Arben Imami me grupin e një plus gjashtë të mllefosurve apo qytetari i thjeshtë të cilit i intereson demokracia si e mirë e gjithë shqiptarëve,

pavarësisht klaneve, militantëve dhe bindjeve politike?!

Cilido qoftë profili që ka zgjedhur kësaj here, puna e tij!

Por tonet kërcënuese t’i ulë, edhe gishtin tregues ta ulë!

Ose më mirë atë gisht t’ja tregojë vetes !

blank

NGARKESAT KRIMINALE NË PAN, NGUTI PËR SPASTRIME BRENDA-PARTIAKE – Nga IDRIZ ZEQIRAJ

      “Kemi me jau nxi jetën”, – ishte ky betimi i një deputeti të opozitës, kur fitoi koalicioni LVV-Lista “GUXO” e Vjosë Osmanit. Atë që nuk e arriti me votën popullore, opozita don ta kompensojë me shpifje, madje,  deri “në nxirje jete!” E turpshme për një opozitë, që thirret në djathtizmin demokratik!
     Edhe pse një opozitë e çakorduar, fort e lodhur, e rënë në një dëshpërim të thellë, pa shpresë të rimëkëmbje të afërt, në vend të një opozitarizmi të motivuar dhe të faktuar, ka zgjedhur shpifjen e vrazhdët. I tillë është edhe komentimi i deklaratës të ministrës së Jashtme dhe të Diasporës, Donikë Gërvalla, të bërë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
     Deputetja e PDK-së, Blertë Deliu-Kodra, e ngarkuar me sëmirë e xhelozi shfrenuese, por, edhe duke pasur “mizën pas veshit”, shpërthen: “Gërvalla shënoi një ditë turpi për Kosovën dhe përqafoi narracionin serb e rus”. Dhe, pse? LVV dhe Lista “GUXO” e kanë filluar e mbaruar fushatën zgjedhore, me premtimin e madh: “Luftë të pakompromis krimit të organizuar dhe korrupsionit, për çkapjen e shtetit, nga bandat në pushtet”. Dhe, përgjigja korale, nga populli, që marshonte prapa Kurtit dhe Vjosës, aprovonin me thirrjet: “kriminelët në burg, hajnat në burg, kapsit e shtetit në burg!”
        Pse duhet fshehur, një “e fshehtë publike?!
    I. Ministrja Donikë Gërvalla, në ekspozenë e saj brilante, për Kosovën, para Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e vlerësuar nga më të mirat, përgjatë këtyre dy dekadave, konfirmoi se koalicioni qeverisës, qëndron prapa premtimeve të fushatës zgjedhore. Pra, “qeverisja e re do të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin”, që nënkupton edhe çkapjen e shtetit. Atëherë, pse u dashka fshehur, një “e fshehtë publike”, kur Kosova, në të gjitha matjet e përformancës qeverisëse, qëndron në krye të listës kriminale e korruptive!
     Janë 720 mijë lëndë penale, të stivuara ndër vite, 320 mijë syrësh të vëna në tavolina, kinse, për zgjidhje parësore. Megjithatë, zvarritja e shqyrtimit gjyqësor vazhdon, duke pritur skadencën, parashkrimin e lëndëve penalizuese dhe mbylljen e tyre përjetësisht! Nga 7 (shtatë) akuza, që kishte një eksponent i SHIK-ut, eksponent i krimit, 5 (pesë) syrësh janë parashkruar, e 6-a në prag të skadencës të afatit shqyrtues.
     Ashtu si ky, edhe shumica e të penalizuarëve, i përkasin partisë-bandë PDK-së të Blerta Deliu-Kodra. Pjesa më e madhe e këtyre dosjeve, kanë të bëjnë, pikërisht, me krimin e organizuar dhe korrupsionin. Dhe, reagimi i saj i vrazhdët, i marrëzishëm, në shprehje e përmbajtje, ndaj ministrës Gërvalla, ka të bëjë me mbrojtjen fanatike të krimit dhe të korrupsionit.
     Duke reaguar, në cilësinë e deputetës, Blerta prfaqëson partinë e saj bandë, mëkatare e dëshmuar, në vijimësi, që nga sabotimi i luftës, e deri te krimi i organizuar – vrasje të listuara, të kundërshtarëve politikë, me qëllim të marrjes të pushtetit me dhunë; grabitjen e pasurive të brezave shqiptarë, përmes uzurpimeve, privatizimeve kriminale.
     Dhe, deri në vënien në ankand të territorit tokësor, përmes faljes ose, nën arsyetimin për shkëmbim territoresh, me qëllimin final – bërjen hisedare të Serbisë, në administrimin e Kosovës, deri në ndarjen e saj! Dhe, e gjithë kjo, për t`i shpëtuar shantazhimit dhe ndëshkimit të vet Hashimt, nga Gjykata Speciale, tashmë, për krimet e bëra, kundër shqiptarëve të pafajshëm.
              Vrasja e babait, intelektual i zëshëm, 
       nga Beogradi zyrtar, rrënqethës për dëgjuesit
     II. Fjala e ministrës së Jashtme dhe të Diasporës, njëherësh, edhe nënkryetare e qeverisë të Kosovës, Donikë Gërvalla, ishte e sinqertë, e faktuar, e drejtëpërdrejtë, duke denoncuar, madje, bindshëm, Serbinë dhe Rusinë mujëshare, me disa mbështetës të tyre, si burim i së keqes njerëzore. Ajo i bëri thirrje botës, sidomos, asaj demokratike, të jetë vigjilente, syçelë karshi veprimeve destruktive e luftënxitëse të bllokut agresiv, të prirë nga Rusia agresive.
     Fjala e Donikës ishte përmbajtësore, me dëshmi rrënqethëse:
     “Babai im, një disident, një intelektual, një shkrimtar, një muzikant dhe një gazetar, është vrarë nga regjimi i Beogradit, madje, edhe në tokë të huaj, në Gjermani, ku ne kishim ikur nga brutaliteti i atij regjimi të Beogradit”.
     Megjithëse, Donika ishte vetëm 10 vjeçare, me dy vëllezërit e saj, Premtonin dhe Ergonin, të rritur nën përkujdesjen e nënës së tyre të përkushtuar dhe ideale, Suzanë Gërvalla, është e përmbajtur dhe dinjitoze, duke e bërë dallimin në mes popullit serb dhe qeverisë kriminale, gjatë dhe pas luftës të Kosovës.
     “Serbët duhet t`i identifikojnë kriminelët e luftës, t`i sjellë para drejtësisë, të bashkëpunojë me Kombet e Bashkuara dhe me ne, për të gjetur varrezat masive të atyre që janë të pagjetur, të luftojë fashizmin në Serbi…. Vetëm atëherë do të mund të gjejmë një zgjidhje historike, jo vetëm për problemet tona bilaterale, por, me qëllim të një pajtimi të përgjithshëm në Ballkan”, – deklaroi Donikë Gërvalla.
     Tejkalimi i ndjesisë personale, “bërja e zemrës gur”, me gadishmërinë edhe për pajtim, nëse , paraprakisht, përmbushën normat etike elementare, pranimi i fajit nga ana e Serbisë dhe plotësimi i detyrimeve, që parashehë ligji ndërkombëtar, reparacioni i dëmeve.

Në këtë kontekst Donika përmend edhe Gjermaninë e diktaturës të kohës hitleriane, kërkim-falja e Gjermanisë, karshi popujve të dëmtuar, përfshi edhe Serbinë, që disa intelektualë e njerëz të mirë, nuk arritën ta kuptojnë, në kohën e duhur, të cilët, maturisht, reaguan se “Donika  gaboi se e përmendi Gjermaninë e asaj kohe, në raport me Serbinë!”

blank

Me shkas: PSE TË DISTANCOHEM UNË, NGA KUSH, NGA ÇKA?! Nga Demë Jashari

Të distancohem pse e mbrojë bijën e heroit Jusuf Gërvalla, Donikën, e zgjedhur me votën e popullit?!

Donikë Gërvalla, në vitet ’90-ta, veçmas gjatë luftës vetëmbrojtëse nga shfarosja dhe çlirimtare në Kosovë, ishte zëdhënësja, përfaqësuesja, mbrojtësja dhe arsyetuesja më e denjë e përpjekjeve për shtet e liri.

Ajo e kishte derën hapur në Qeverinë dhe Parlamentin e Gjermanisë dhe në përfaqësitë diplomatike të shteteve perëndimore atje dhe gjithandej, duke na përfaqësuar dinjitetshëm.

Tash këto dyer për Donikën janë të hapura krah e krah për përfaqësim në dimensionin e synuar ndër breza – DIPLOMACI SHTERËRORE.

Tani, në funkcionin shtetëror diplomatik, shumë dinjitetshëm, profesionalisht dhe denjësisht, Donikës i bëhen kurthe, i kurdisen prapaskena, i mvishen fjalë e veprime të pabaza e hipotetike…

Ajo tha, siç po thoni edhe ju e ne, se, sikur të ishte në dijeni për krimet e ndonjërit dhe të kishte fakte për to, ajo do ti denonconte, madje edhe publikisht.

Krimi është krim dhe kryesi i krimit, gjithkund në botë, është kriminel.

Donika e ka mbrojtur dhe e mbronë luftën çlirimtare dhe UÇK-në!

Ajo ka gjak edhe personal dhe përpjekje e angazhime të vazhdueshme familjare, madje ndër breza, në themelet e lirisë dhe shtetit të Kosovës!

Prandaj, vazhdoj që edhe më tutje t’a konsideroj moment historik dhe privilegj të jashtzakonshëm VOTËN për Donika Gërvallën!

Këtu, si person i pa parti, është edhe vota ime!

Kam qenë, madje edhe publikisht, ndonjëherë kritikues i veprimeve të Albin Kurtit në etapa të caktuara kohore.

Albin Kurti nuk është tradhtar, nuk është i zënë pick nga e kaluara dhe nuk është i zhytur në krim !

Do vazhdoj, madje edhe më ashpër , ta kritikoj Albin Kurtin për çdo lëshim e devijim eventual, apo për mosrealizim të angazhimeve që ka marrë.

Tani, Albin Kurti është kryeministër i Republikës së Kosovës – me votën e popullit.

Dhe unë, në këtë fillim të mbarë, do t’a përkrah me sa mundem !

Presidentja e Kosovës, Shkëlqesia e saj, Zonja Vjosa Osmani, pas Presidentit Historik Ibrahim Rugova, është më e votuara. Dhe kjo na bënë shumë nder si komb dhe si shtet.

Është krenari dhe knaqësi të shohësh nivelin intelektual dhe politik përfaqësues të Presidentes !

Madje, pos tjerash, është besim dhe shpresë dhe si të këtillë nuk duhet bërë përpjekje për ta mbytur në embrion!

E kam shprehur, edhe publikisht, qëndrimin tim kundër formimit të Gjykatës Speciale nga ana e Parlamentit të Kosovës, nën presionin kërcnues të shefave të PDK-së dhe LDK-së.

Jam kundërshtuar dhe më kërkuar kërkuar të distancohem.

Nuk e bëra.

Paraqitjen e Jakup Krasniqit në gjykatë (« unë nuk jam as musliman e as i krishter, unë jam shqiptar ! ») e kam quajtur qëndrim epik e heroik.

Edhe për këtë disa më kiritkuan.

Edhe nga LDK-ja e Isa Mustafës kam qenë i diferencuar. Për këtë nuk jam mërzitur kurrë sepse Isa Mustafa këtë zanat dhe punë ka pasur: diferencimin, spiunimin, përndjekjen dhe verpimin kundërshqiptar që para vitit 1981

Tani më kërkohet, nga parapolitika e humbësve të zgjedhjeve, që të distancohem nga qëndrimet përkrahëse për Donikën(sic.).

JO!

Unë e kam mendimin dhe qëndrimin e pavarur dhe nuk i nënshtrohem politikave kalkuluese e dezorientuese.

Përpiqem t’i qëndroj, me aq sa mundem, i paluhatshëm vetëm interesit kombëtar. Përjetësisht!

E kam përjetuar burgun, persekutimin, distancimin dhe linçimin që nga viti 1979

Ekzistencën e sigurova me punë krahu gjithandej.

Nuk ka arë a livadh në fshatrat përreth Strofcit në të cilën nuk kam prashitur e kositur.

Edhe sot, edhe në gjumë, i mbajë mend kufinjt e tyre.

Nuk ka shtresë toke dhe qymyri, që nga Sibofci, Zhilivoda, Bivolaku e deri te Livadhet e Frashnit në Strofc, që nuk e kam përdorur me krahtë e mi e që nuk e kam në kujtesë.

Nuk ka fshirje lëme me « dresh » në miqësi, shoqëri e vllaznillak ku nuk kam ndihmuar e thithur mjegulla të dendura e të pamatura pluhur.

Nuk ka shtëpi miku, shoku a vllaznillaku të ndërtuar e në të cilën nuk ka pikuar djersa ime, që nga prerja e tullave e tutje.

Prandaj, gjithmonë dhe gjithnjë kam qenë dhe do të jem në anën e ndërtimtarëve e jo të shkatrrimtarëve !
* * *

Që nga 11 qershori 1989 gjindem në Zvicër.

Ika nga përndjekjet e pushtuesit dhe veglat e bashkpunëtorët, shumë prej tyre vullnetar të cilët sikur bënin garë mes vete se cili më shumë dhe më shpejt do të më spiunonte.

Vendet perëndimore, veçmas Zvicra e Gjermania, nuk i kanë akorduar strehim politik secilit kërkues, pa verifikim të hollësishëm, të hetuar e verifikuar mirë.

Unë i jam shumë mirënjohës Zvicrës për strehimin e shumë të tjerëve të rrezikuar dhe për strehimin tim.

Mirënjohës edhe për mbajtjen dhe strehimin e përkohshëm të rinisë së rrezikuar në fillim të viteve ’90-ta dhe të strehimit të përkohshëm të kategorive tjera sociale para dhe gjatë luftës së fundit.

Këtu nuk e kemi synuar e as gjetur parajsën e as luksin. Këtu kemi gjetur sigurinë, lirinë e shprehjes dhe mundësinë e punës. Dhe nuk kemi zgjedhur punë.

Enëlarës, ndihmës në kuzhinë – më vonë kuzhinier apo kamarier, ndihmës murator (baltaxhi), murator, armirues, punëtor ndërtimi, punëtor shërbimesh komunale, pastrues rrugësh e nevojtoresh publike, pastrues(e) në spitale, shtëpi të moshuarish – banesash e shtëpishë private, punëtore në qendrat për pastrim e hekurosje rrobash – shtrojë mbulojë spitalesh e tekstilesh tjera spitalore, mirëmbajtje kopshtijesh, në bujqësi e agrikulturë, në blegtori, etj. ,…

Nuk ka rrugë, autostradë, urë, hekurudhë, digë apo tunel në Zvicër, ndërtuar që nga vitet ’60-ta ku nuk kanë derdhur djersën shqiptarët. Disa kanë lënë edhe jetën.

Kemi qenë të mbrojturit e Zotit sepse, krahasuar kushtet dhe rrethanat, shumë pak kemi pësuar në fatkeqësi pune.

Të punosh me vite të tëra në këta sektorë me rrezikshmëri të lartë e mendjen në Kosovë, vetëm i madhi Zot që na ka ruejtë!

Paratë këtu nuk i kemi mbledhur me rrametë gjatë fshirjes së rrugëve e parqeve, por i kemi fituar me mund, djersë e gjak.

Nuk kemi jetuar dhe shumica absolute as sot nuk jetojmë në luks.

Në Zvicër, Gjermani e gjetiu, shumë gjatë jemi ushqyer me standarde Kosove: krelana me duqa, pasul, pite, laknor, long, turshi e rasoj.

Paratë e kursyera, madje edhe kreditë, nuk kanë pasur destinacion tjetër pos familjes në Kosovë dhe kontribute për përpjekjet dhe luftën vetmbrojtëse e çlirimtare.

Ky standard na ka përcjellur edhe pas lufte sepse është dashur të vazhdohet me ndihmë Kosovës dhe familjarëve të mbetur atje.

Kemi ndarë kafshatën me ju dhe ishim të lumtur që po mundemi ta bëjmë këtë.

Secili sipas kaçikut të vet!

E them publikisht, pa mburrje, se më shumë se njëqindmijë franga zvicerane është kontributi financiar, logjistik e teknik, imi – fëmijëve dhe gruas, dhënë luftës vetmbrojtëse e çlirimtare. Pa i llogaritur të tjerat.

Flas vetëm për ato që mund t’i dëshmoj.
* *

Nuk kam qenë anëtar LKJ-së, të LKK-së e as i ndonjë organizimi politik të Jugoslavisë e Serbisë.

Që nga nisma e deri në vitin 2016 isha veprimtar themeltar, i zgjedhur në funkcione udhëheqëse dhe kontribues në kuadër të Degës së LDK-së në Zvicër. nuk kam qenë i heshtak e komformist. Kam mbajtur qëndrim afrues dhe bashkues me subjektet tjera shqiptare në perëndim. Si kritikues parimor dhe në vazhdimësi i veprimeve të Isa Mustafës dhe klientelës së tij, në vitin 2016 u diferencuam nga ky klan.

Po këtë vit, duke mos pare ndonjë perspective positive për reforma dhe ndryshime në partinë të cilën prej vitesh e kontrollonte dhe kishte ngulfatur i katapultuari Isa Mustafa me klikën shkatërrimtare, kam dhënë dorëheqje nga LDK.
***

Nuk kemi mundur si duhet ta përcjellim rritën e fëmijëve tanë, i kemi lënë në gjumë kur shkonim në punë dhe i gjenim në gjumë kur ktheheshim natën vonë pas pune dhe takimeve për organizim veprues për Kosovën.
Vikende dhe pushime tjera për ne s’ka pasur.

Ka pasur vetëm punë, aktivitet, angazhim dhe kontribut.

Veshmbatheshim dhe ende veshmbathemi nëpër shitore të dorës së dytë apo me veshmbathje të ricikluara e të dhuruara.

Ka edhe edhe nga ata që kanë shikuar vetëm punët e veta dhe fmiljes, por nuk janë shumë.

Tash kohërat dhe gjërat kanë ndryshuar, veçmas me krijimin e brezit të dytë dhe këtij të tretit që po zhvillohet.

Shqiptari në Zvicër, në Gjermani e shtete tjera perëndimore, është pjesë integrale e shoqërisë vendore tradicionale deri në vendimmarrje madhore të interest shtetëror.

Pos të përfshirë në të gjitha proceset dhe në jetën shoqërore, politike, institucionale deri në nivelet më të larta, jemi sipërmarrës shumë të sukseshëm dhe të shumtë në Zvicër.

Dhe, jemi edhe sportistë të shkëlqyeshëm dhe krenari e secilit.

Nuk indentifikohemi më si shtresë e as kategori inferiore.

Pyes:

Pse gjithë ky mllef, gjithë kjo urrejtje, gjithë kjo armiqësi e gjithë ky inat për mërgimtarët???!!!

Fundja, ne rrënjë i kemi atje.

Ato nuk do të mund të na i këpusni.

Kurrë!

Ne ju duam edhe kur ju na urreni dhe përbuzni.

Se ne e dojmë pafundësisht Kosovën.

Ne jetojmë dhe frymojmë me ju, me Kosovën dhe për Kosovën !

Falë me shnet nga unë Gërrnaqi mërgimtarë.

 

 

blank

PËRSËRI PËR TRARËT NË SHTËPINË E SKËNDERBEUT Nga Visar Zhiti

Përsëri për trarët në shtëpinë e Skënderbeut…

Janë vërtet në shtëpinë e tij, por larg, në Romë…

Sot, në ditën e lindjes së Gjergj Kastriotit, dua të flas prapë për atë që njihet tashmë si “Palazzo Scanderbeg” – shtëpia autentike e Gjergjit tonë.

Është midis Quirinale-s, Presidencës se Italisë dhe “Fontana di Trevi”, të famshmes, ku mblidhen turistë nga e gjithë bota.

Dhe rruga aty mban emrin e Tij “Vicolo Giorgio Castriota – Scanderbeg”.

Mbi portë është afresku me portretin e Skenderbeut dhe mbishkrimin: Princ i Epirit, jo vetëm sugjestionues për ne, por dhe me vlera për historinë.

Dëshmohet se kur vinte Skenderbeu në Romë, në Selinë e Shenjtë, për punët shtetërore në mbrojtje të Atdheut dhe Europës Perëndimore, rrinte te kjo shtëpi, vërtet e Tij, nderkohë sot pasuri e trashëgimisë kulturore italiane, e mbrojtur me ligj, që dhe nëse ndërron pronar apo dhe funksion, duhet të mbetet siç është, strukturë e kujtesës, si para 5 shekujve, kështu e përgjithmonë, sa të jetë Roma.

Sa herë kemi shkuar atje familjarisht, donte dhe djali, kur ishte i vogël na tërhiqte nga duart për atje, edhe kur na vinin miq, e vizitonim bashkarisht.

A nuk ruan diçka të fortë, prindërore, të hershme? – thoshim.

Nuk po zgjatem me rrëfime, por po flas prapë për trarët e saj, që kur më shpjeguan se janë po ata të para 5 shekujve, shtanga.

Po ata trarë qē rrinin mbi kryet e Skënderbeut, kur shkruante këtu mbi skrivani, ato ka parë me sytë e tij, kur i ngrinte lart, dhe e dinte Ai se për çfarë i lutej Qiellit.

Një si xixëllimë, si ndeshje sysh a mendim të pashqitshëm, e kam ende: ja, Italia e mrekullueshme, që e vetme ka 60 % deri 70 % të të gjithë thesarit të kulturês botërore, ruan trarët e Skënderbeut tonë.

Të atij që na bëri çatinë e Kombit.

Ç’mrekulli! Por dhe mbrojti Perëndimin, kulturën e tij.

Kishte Skenderbe, pa pati dhe Leonardo Da Vinç e Mikelanxhelo e Makiavel…

Kur punoja në ambasadën tonë në Romë, kam bërë propozime e kërkesa me shkrim që kjo ngrehinë hijerëndë, tashmë hotel, të blihej nga shteti shqiptar apo të shkëmbehej, dhe aty të mund të vendoseshin ambasadat tona, e Shqipërisë dhe e Kosovës në Itali, edhe në Vatikan, madje ka vend dhe për një Qender Kulturore Shqiptare, nga që është pallat i madh…

Me mallengjim kujtoj perpjekjet e italianit, mikut tonë, që s’është më, Costanzo D’Agostino, që Shtëpia e Skenderbeut të kthehej në identitet.

Mjafton t’i shohesh ata trarë dhe merr fuqi…

Shihja Qiellin dhe unë.

Falna, o Zot, se ne veç po prishim, lutesha në heshtje, nuk dimë çfarë bëjmë… dhe shtoja: apo ca dhe e dinë…

blank blank blank

blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend