VOAL

VOAL

Lista Serbe do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Trepçën

Deputetët e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, të enjten, me 13 tetor, pritet ta dorëzojnë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, kërkesën për shqyrtimin e ligjshmërisë së miratimit të Ligjit për Trepçën nga ana e legjislativit. Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Slavko Simiq, kryetar i Listës Serbe dhe deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e këtij subjekti parlamentar.

“Të enjten do ta dorëzojmë në Gjykatë Kushtetuese kërkesën tonë për shqyrtimin e ligjshmërisë së miratimit të Ligjit për Trepçën”, ka thënë Simiq.

Ai ka shtuar se deputetët e Listës Serbe janë duke e përgatitur edhe kërkesën tjetër për ta dërguar për shqyrtim në Gjykatë Kushtetuese, lidhur me ligjshmërinë e miratimit të Ligjit për investimet strategjike, i cili po ashtu është miratuar nga Kuvendi i Kosovës.

“Deputetët tanë janë duke e përgatitur edhe kërkesën tjetër për Ligjin për investime strategjike dhe ajo do të jetë gati të dërgohet për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, javën tjetër”, ka thënë Simiq.

Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën me të cilën kërkon lirimin e Nehat Thaçit

Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi rezolutën për arrestimin e nënkolonel Nehat Thaçit, e përgatitur nga koalicioni qeveritar PDK, LDK dhe 6+, ku sipas rezolutës kërkohet lirimi i tij

PRISHTINË – Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi rezolutën për arrestimin e nënkolonel Nehat Thaçit, e përgatitur nga koalicioni qeveritar PDK, LDK dhe 6+, ku sipas rezolutës kërkohet lirimi i menjëhershëm i Thaçit, e cila do të bëhet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, si garantues i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndërkaq, propozim rezoluta e deputetit Gëzim Kelmendi e formuluar në bashkëpunim me partitë opozitare Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca Për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA për Kosovën, ku kërkohej ndërprerja e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, nuk u miratua.

Seanca e sotme e Kuvendit përsëri filloi me debate, ku deputeti i pavarur, Gëzim Kelmendi, i cili është edhe propozues i debatit të djeshëm rreth arrestimit të nënkolonel Nehat Thaçit nga autoritetet serbe, tha se Kuvendi nuk arriti që ta harmonizojë draft rezolutën, për shkak se partitë e koalicionit qeverisës refuzuan kërkesën e deputetëve për ndërprerjen e dialogut me Serbinë.

“Mbrëmë kemi pasur tjetër çka sot kemi tjetër çka, si institucioni më i lartë i shtetit nuk jemi akoma të gatshëm pas 17 viteve në Kosovë, pas tërë këtyre arrestimeve të UÇK-së pas tërë kësaj padrejtësia që bën Beogradi ndaj neve së paku si viktimë që jemi ta themi hapin parimor, e t’i themi Serbisë se nuk ka bisedime deri sa nuk i plotëson këto kushte, si ata që na vendosin neve kushte. Përderisa ka Serbia të drejtën e ndaljes së bisedimeve, për Trepçën që nuk është pronë e saj pse ne nuk kemi të drejtë të kërkojmë ndërprerjen e dialogut për arrestimin e djemve tanë”, tha Kelmendi.

Ndërkaq, deputetit nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj theksoi se kanë formuluar një draft rezolutë të harmonizuar sipas debateve të seancës së djeshme, e cila përbëhet nga 5 pika dhe ku kërkohet që komunikimet me Serbinë për lirimin e nënkolonel Thaçi të bëhen me ndërmjetësimin e zyres së BE-së. Në anën tjetër deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj tha se kërkesa kryesore e draft-rezolutës duhet të jetë ndërprerja e dialogut me Serbinë. Ndërkaq deputeti Sabri Hamiti vuri në dukje se pika e parë e kësaj rezolute duhet të jetë lirimi i menjëhershëm i nënkolonelit Thaçi.

Kurse Visar Ymeri, në emër të grupit parlamentar Lëvizja Vetëvendosje u shpreh se në rezolutën e paraqitur nga partitë në pushtet pasqyrohet krejt ndryshe nga ajo që u folë dje, dhe kërkoi që të bëhet ndërprerja e menjëhershme e dialogut mes Kosovs dhe Serbisë. “Rezoluta nuk jep obligim as Qeverisë dhe as Kuvendit , kjo synon ta obligojë Brukselin e jo Kosovën, tha ai.

Pas shumë debatesh, u vendos që në Kuvend të votohen dy projekt-rezoluta, ku e para ishte ajo nga partitë opozitare Lëvizja Vetëvendosje, Nisma për Kosovën dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në bashkëpunim me deputetitn e pavarur Gëzim Kelmendi. Sipas kësaj resolute në pikë të parë kërkohej që Kuvendi i Kosovës ta kërkojë lirimin e menjëhershëm të drejtorit të Policisë për rajonin Mitrovicës, Nehat Thaçin.

Ndërkaq 4 pikat e tjera të kësaj rezolute janë si në vijim “Kuvendi i Republikës së Kosovës kërkon nga Qeveria pezullimin e bisedimeve me Serbinë dhe pezullimin e fletëarresteve për zyrtarët e Kosovës. Bashkimi Evropian si ndërmjetësues dhe garantues i dialogut të ndërhyjë te Qeveria e Serbisë që të lirohet Thaçi. EULEX-i të deklarohet për rastin e Thaçit dhe në fund Qeveria të ndërmarrë te gjitha veprimet në raport me BE dhe Interpol, që Kosova të bëhet pjesë e Interpolit”.

Kjo projekt-rezolutë e përpiluar nga tri grupet parlamentare opozitare dhe deputeti i pavarur Kelmendi, u votua vetëm nga 19 deputetë, kurse 38 ishin kundër dhe 8 të tjerë kanë abstenuar.

Kurse, projekt-rezoluta e koalicionit qeveritar e propozuar nga deputeti Armend Zemaj, u miratua me votimin e 51 votave pro, 13 kundër dhe 8 abstenime.

Kjo rezolutë përfshin këto 6 pika, duke përfshirë edhe kërkesën e deputetit Sabri Hamiti: Kuvendi i Kosovës kërkon lirimin e menjëhershëm të nënkolonelit Nehat Thaçi. Bashkimi Evropian si ndërmjetësues dhe garantues i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë përmes mekanizmave të saj të ndërhyjë në Qeverinë e Serbisë që të lirohet Nehat Thaçi.

Çdo komunikim me rastin e arrestimit të Thaçit deri në lirimin e tij të bëhet vetëm nëpërmjet zyres së Mogherinit si përfaqësuese e lartë e BE-së. Qeveria e Republikës së Kosovës t’ia bëj me dije BE-së që veprimet e tilla e Serbisë në raport me institucionet dhe qytetarët e Kosovës po e rrezikojnë thellë marrëdhëniet Kosovë-Serbi dhe dialogun në mes tyre, duke na detyruar për reciprocitet.

Misioni i EULEX-it të deklarohet për rastin e arrestimit të Thaçit, dhe të kërkojmë anazhim të drejtpërdrejtë si mission me kompetenca të veçanta. Kërkojmë nga Interpoli që policia e Kosovës të jetë pjesë e kësaj organizate, insistojmë që këto fletarreste të largohen nga sistemi i tyre ligjor.

Ndryshe, Nehat Thaçi i cili u arrestua në hyrje të Serbisë në Konçul, gjendet në paraburgim në burgun e Nishit, të cilit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Ai para dy ditësh doli para prokurorisë për krim të organizuar në Beograd dhe nuk i pranoi aktakuzat ndaj tij. Thaçi është ndaluar mbi bazën e akuzës se ka kryer veprën penale të terrorizmit në korrik të vitit 1999 si dhe në dhjetor 1999 dhe janar 2000 në Lipjan. aa

Vështrim – Kosova, eldorado e Hashim Thaçit?! Nga Skënder MULLIQI

Gadi çdo herë njeriu kur shkruan harron shumë çka të përmend, ose i ik momentalisht nga mendja ate të cilën ka dashur më e thënë. Në paraqitjën e Thaçit para gazetarëve të hënën lidhur më temën e krimit të organizuar dhe disa tema të tjera, ka sigurisht shumë çka për tu thënë.Presidenti i zgjedhur më votat e PDK-së dhe LDK-së, në gjendje të shteterrethimit, ngadalë po e shendrron Kosovën në vend presidencial.Ai po i bartë të gjitha kompetencat e vendmimarrjës pa e pyetur ama bash askënd sikur të ishte mbret. Për dy mandate ishte kryeminister e vendit , duke lënë mbrapa pak gjë të hajrit. Për këto vite Kosovën klani “Pronto” e ropi deri në asht. E shndrruan Kosovën në nje Eldorado të tyre . Hashim Thaçi si ish shef i qeverisë është përgjegjësi kryesor, duke ia shtuar edhe këto dy vitet e fundit të qeverisë, Mustafa ,pse sot e kemi gjendjën e dobët ekonomike dhe kemi gjendje përmanete të krizës institucionale , krizës politike , deri të kriza e moralit dhe çdo krizë të tjetër të mundshme.Kryesinë e LDK-së , e kam kritikuar pse ajo në kohën më të keqe për Kosovën hyri në koalicion me PDK-së , e cila kishte mbetur e vetmuar për gjashtë muaj radhazi . Natyrisht së të gjitha zgjedhjet kjo parti i ka fituar në saje të keqperdorimeve të mëdha dhe vjedhjës industriale të votave. Sa ish gjallë presidenti Rugova , nuk e kishin këtë mundësi sepse LDK- e, i fitonte zgjedhjet pa ndonjë problem të madh. Sa e sa afera korruptive dhe afera të keqpërdorimeve të tjera Qeverisë Thaçi 1 dhe Qeverisë Thaçi 2 i ndodhën. Disa nga qeveritarët edhe ishin para organeve te drejtësisë , por të cilët pa fije turpi u shpallën të pa fajshem nga këto organe të kontrolluara nga PDK-ja , dhe pa fije turpi edhe u kthyen në pozitat e më parshme të larta pushtetare. Kjo mund të ndodhë vetëm në Kosovën e uzurpuar nga kasta politike në pushtet. Pas hyrjës në koalicion nga përgjegjësia për gjendjën e keqe nuk mund të lirohet as kryeministri actual, Isa Mustafa.Vet e lypi dhe vet e gjeti. Hyri në koalicion më ata që deri dje i kishte akuzuar së qeveriswn keq mw Kosovwn e akuza tw tjera . Këtë pa turpësi LDK-ja, tw kreut tw saj, do ta mbajë si barrë për të gjithë jetën. Mustafa i ka kaluar dy vite që po qeverisë me vendin natyrisht më PDK-në, e nuk kërkoi deri më tash zbardhjen e vrasjeve politike , edhe pse ministrin e Punëve e ,Brendshme e drejton, Skënder Hyseni.E gjithë kjo flet së në kolacion më PDK-në kan hy për ti mbrojtur interesat e ndërsjella dhe për pazare të tjera politike të pista , duke e thelluar gjithnjë e më shumë krizën në vend. Nuk do të ishte qudi e madhe nese edhe dikush nga LDK-ja do të përgjigjet për krim të organizuar bashkë më ata të PDK-së. Së Hashim Thaçi kontrollon çdo në Kosovë, këtë e dëshmojnë shumë afera të deritashme , si dhe deklarimet dhe akuzat e fundit të ish-guvernatorit të Bankës Qendrore , Hashim Rexhepit, i cili deklaroi për media , së i është kërkuar që ti investoj paratë e buxhetit të shtetit në bankat të cilat ia propozonte këshilltari i ish-kryeministrit , Thaçit, Ariel Raubvogel. Ata kërkonin që 1 miliradë euro , më të cilat menaxhonte BQK-ja ti investonte në disa banka në Angli. Në këto pazare të liga të Thaçit , ishin të implikuar edhe Sami Lushtaku e Azem Syla, Besim Beqaj , Ahmet Shala, të cilët edhe kan vendosur për shumë çka tjetër në vend. Këta i kan vu nën kontroll të gjitha instuticionet dhe kështu edhe organet e drejtësisë .Deri sa në krye të organeve të drejtësisë dhe në shtyllat tjera kryesore të shtetit kemi njerëz të klanit “Pronto”, nuk do kemi mundësi të bëhemi kurrë shtet funksional dhe shtet ligjor. Hashim Thaçi po e merr kështu edhe rolin e prokurorit të vendit më konferenca për media .Një manover të tillë Thaçi e ka marrë sigurisht për ti qitur në harresë Demarkacionin i cili pritet që shpejt të qitet për ratifikim në kuvend i formës qeveritare , dhe i cili zor së kalon si i tillë, pastaj për ta harruar Asociacionin e Kumunave më Shumicë Serbe, për të qitur në plan të dytë gjendjën e keqe sociale dhe ekonomike, dhe gjithësesi që opinioni ta zhvendosë vemendjën nga afera më e re dhe deklarimet e Hashim Rexhepit, ku na shfaqet i implikuar Hashim Thaçi. Por edhe nese ka ndonjë seriozitet në paraqitjen e tij lidhur më temat e nxehta politike siq janë vrasjët dhe tentim atentatet karshi Rugovës, prap e kan prapavinë e caktuar politike .Ai gjithësesi dëshiron të paraqitet para opinionit të gjëre publik dhe para bëshkësisë ndërkombëtare si lojtari kryesor i skënës tonë politike më të cilin për çdo gjë domosdo duhet të bisedohet, si garantues stabiliteti. Nuk e ka shumë dert Thaçi punën e vrasjeve politike të pas luftës , së sa e ka dert së si të shpëton disi nga Gjykata Speciale. Mu për atë edhe më dinakërin e tij edhe iu iku pyetjeve të gazetarëve në konferencën e mbajtur , që është presedan i llojit të vet. Kur ka para lajmëruar këtë konferencë , edhe logjikisht dihet së do të këtë pyetje nga gazetarët lidhur më temat e paraqitura . Deri kur Hashim Thaçit, do ti dhezin manovrimet politike mbetet të shohim…

Shpëtim apo shpronësim i Trepçës?! – Nga Florim Zeqa

Padyshim të gjithë qytetarët e vendit ju kanë gëzuar lajmit për miratimin e ligjit në kuvend, për shpëtimin e gjigantit metalurgjik nga falimentimi! Mirëpo mënyra e përshpejtuar e leximit të ligjit dhe e votimit në kuvend, përveq mangësive të shumta të shfaqura në shumicën e amandamenteve, përmes të cilave Trepça shndrrohet në “Shoqëri Aksionare” e jo në Pronë Publike,  lenë hapsirë për të dyshuar për fatin dhe të ardhmen e saj, si në aspektin pronësor ashtu edhe zhvillimor të saj.
Sipas asaj që u miratua në kuvend, 80 % të aseteve të Trepçës kalojnë në pronësi të Qeverisë, ndërsa 20 %-shi famoz për punëtorët të rikujton fillimin e procesit të privatizimit të Trepçës, i cili do të realizohet hap pas hapi dhe pjesë pas pjese deri në likuidimin e plotë të saj.
Ligji me shumë të panjohura, përveqse nuk e përcakton qartë menaxhimin e shumë aseteve të Trepçës si brenda ashtu edhe jashta Kosove, nuk dihet as kush do të jenë investitorët (pronarët faktik) të saj!
Me ligjin e përshpejtuar, jo vetëm që nuk është shpëtuar Trepça nga falimentimi siq trumbetojnë pushtetarët dhe një pjesë e opozitës,…përveqse është bërë vetëm një zgjidhje e përkohshme, është bërë një lloj i veqantë i kontrabandimit të kësaj ndërmarrje fitimprurëse për vendin.
Këtë që e themë e verteton mundësia e hapur e shitjes së aseteve të saj nga qeveria pa e pyetyr fare kuvendin.
Përjashtimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga pronësia dhe mospërcaktimi i statusit të Trepçës si Pronë Publike, pushtetarëve aktual dhe atyre pas tyre ua krijon mundësinë e përdorimit të Trepës si “plaçkë shteti” për përfitime personale.
Statusi “Pronë Publike” i Trepçës dhe kalimi i saj në pronësi të Kuvendit të Republikës së Kosovës, do t’ua pamundësonte si pushtetarëve ashtu edhe të tjerëve të luajnë me fatin e pasurive të çmuara të saj.
Vet fakti, pse Trepça nuk u shndrru në Pronë Publike dhe fakti tjetër se asetët kryesore të saj ndodhën në pjesën veriore të kontrolluar nga serbët lokal dhe qeveria e Beogradit, e komplikon akoma më tepër fatin e gjigantit metalurgjik “TREPÇA”.
Ajo çfarë ndodhi në seancën e së premtes së kaluar është vetëm një (vet)mashtrim. Këtë fakt e dijnë mirë pushtetarët dhe një pjesë e deputetëve që e kanë votuar, përderisa gjysma tjetër janë manipuluar për qëllime të interesave të ngushta të liderëve partiak.
Trepça nuk ka si shpëtohet dot përmes një ligji formal në parlament, pa e pasur fuqinë ekzekutive dhe as të implementimit të vendimeve që kanë të bëjnë me veriun e vendit në njërën anë, si dhe as fuqinë financiare të shpëtimit të saj nga falimentimi!
Puna e ligjit për Trepçën, i miratuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, është sikurse “Recepti” i mjekut,…po munguan paratë për blerjen e ilaqëve, recepti i mjekut nuk e shpëton dot pacientin nga vdekja.
Përkundër të “arriturave” të pushtetarëve për të mbajtur Trepçën nën kontroll përmes një ligji formal,…ekziston rreziku (mundësia reale) që serbët ta fusin Trepçën në dialogun e Brukselit, gjë e cila do të përmbyste të gjitha “përpjekjet” e pushtetarëve të korruptuar dhe jo vetëm kaq, pakica serbe (2-3 % e popullatës) do të tentoj të bëhet hisedare në pasuritë e Kosovës, ashtu sikurse u bënë hisedarë në sovranitetin e shtetit duke vënë nën menaxhim të plotë rreth 25 % të territorit të vendit tonë.
Duke e njohur morbiditetin (plogështinë) e kësaj qeverie dhe të grupit negociator në Bruksel, të cilët me një të “ngrehur veshi” nga Brukseli apo Washingtoni,….lehtësisht e bëjnë Trepçën pjesë të pazareve politike në dialogun e Brukselit, me çka agonia e Trepçës mund të zgjasë edhe për shumë vite të tjera, derisa serbët të arrijnë cakun e dëshiruar në raport me Kosovën dhe sovranitetin e saj.

Vuçiç: Serbia e pafuqishme për Trepçën, jemi të vegjël! Dikush po e ndihmon Kosovën

Voal – Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka folur për Trepçën, duke u shprehur se në këtë rast bëhet fjalë për standard të dyfishtë. Ai mendon se shqiptarët nuk e kanë bërë të vetëm të gjithë, por janë ndihmuar.

Sipas tij, Serbia njëkohësisht shtron pyetje se, pse askush nga BE-ja nuk ka reaguar për gjuhën e ashpër të Kroacisë, e as për vendimin e Kosovës lidhur me Trepçën.

“Nuk reagojnë pasi që ne jemi partner i vogël. Nuk besoj se do të reagojnë, e as që e kam pritur se do reagojnë. Ata do të reagonin për ndonjë gazetar të ndonjë shtëpie mediatike që financon BE-ja, Rokfeller, Rotshild… Për këtë do të reagonin, por për Trepçën jo. A janë këto standarde të dyfishta? Po, e kam parë këtë, e kam thënë, por çfarë të bëj, a ta shkatërroj të ardhmen e Serbisë? Jo, nuk do ta bëj”, ka thënë Vuçiç.

“Sikur të isha idiot do të mendoja se këtë e kanë bërë vetëm shqiptarët. Por jo, dikush i ka lejuar ta bëjnë këtë. Dëgjoni, ai që mendon se jam budalla, gabon. Kështu e shoh”, ka shtuan më tej.

Vuçiç shtoi se Serbia nuk do të kërkojë mbledhje të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në të cilën do të diskutohej për Ligjin për Trepçën, që është miratuar në Kuvendin e Kosovës.

“Nuk e kam pranuar këshillën e Zyrës për Kosovën që të shkojmë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, tha Vuçiç, dhe ka shtuar se ai “nuk është kryeministër i cirkut dhe se nuk ka dëshirë që të gjithëve tu shpjegojë se është serb i madh”, raporton agjencia Beta.

Kuvendi i kërkon Serbisë lirimin e Nehat Thaçit

Kuvendi i Kosovës po mbanë seancë të jashtëzakonshme në lidhje me arrestimin e Drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi nga ana e autoriteteve të Serbisë. Si rezultat, pritet që të nxirret dhe nje Rezolutë me të cilën, mes tjerash, do të kërkohet lirimi i Thaçit.

Thaçi është arrestuar më 29 shtator në vendkalimin kufitar në Konçul dhe me vendimin e një gjykate të lartë në Nish, i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Ai akuzohet nga autoritet serbe, për siç thuhet, veprën penale për largimin e një familje serbe nga Kosova, në Komunën e Lipjanit.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha se arrestimi i drejtorit Thaçi nga autoritet serbe është akt politike dhe siç u shpreh ai, veprimet e tilla nuk i kontribuojnë normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Janë të papranueshme sjelljet e Serbisë në arrestimin e mbajtjen e qytetarëve tanë dhe në akuzat që atyre u vihen për vepra të cilat nuk i kanë bërë. Ne, kemi kërkuar nga Serbia përmes minstrive tona dhe autoritetit ndërkombëtar që zoti Thaçi të kthehet në Kosovë. Ndërkaq, për të gjitha dyshimet që i vihen atij, organet e Republikës së Kosovës do të ndërmarrin masa sipas ligjeve të Kosovës”, tha Mustafa.

Iniciuesi i thirrjes së seancës, deputeti Gëzim Kelmendi, ka kërkuar që shtetit të Serbisë t’i bëhet e qartë se Kosova duhet t’i thotë Serbisë mjaft me arrestimin dhe maltretimin e shqiptarëve.

Ai pos tjerash ka kërkuar që bisedimet me Serbinë të ndërpriten menjëherë.

Por, kryeministri tha se Kosova nuk duhet të kërkojë ndërprerjen e bisedimeve me Serbinë për shkak të arrestimit të zotit Thaçi.

“Kushtëzimi i lirimit të zotit Nehat Thaçi, me procesin e dialogut, nuk është në interes të Republikës së Kosovës”, tha Mustafa.

Kurse, Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, tha se institucionet e Kosovës që nga momenti i arrestimit të Thaçit janë angazhuar intensivisht për lirimin e tij.

“Ne nuk mbrojmë vetëm interesin shtetëror, por edhe interesin e qytetarëve. Kur është arrestuar Thaçi ne kemi pas informatë që ai do të lirohet të nesërmen. Por, pretendimet e Serbisë janë politike dhe nuk kanë të bëjnë me Thaçin. Kur e kemi parë që është vendosur masa e paraburgimit e kemi parë që arrestimi ka qenë i montuar, i planifikuar dhe që rasti ka kaluar në një situatë tjetër”, tha pos tjerash ministri Hoxhaj.

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, tha se akuza për Thaçin ekziston që nga viti 2010, por ajo nuk është komunikuar asnjëherë tek organet kompetente në Kosovë.

Ajo ka njoftuar deputetë se institucionet e Kosovës, madje i kanë dërguar notë verbale Ministrisë së Drejtësisë së Serbisë, por siç ka thënë ajo “deri sot nuk kemi marrë përgjigje”.

Shefat e Grupeve Parlamentare të partive në pushtet kanë kërkuar nga të gjitha institucionet që të bëjnë gjithçka që është e mundur që zoti Thaçi të lirohet sa më shpejtë.

Kurse, Glauk Konjufca, shef i Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, tha se institucionet e Kosovës po paraqiten si viktimë karshi arrestimit të zotit Thaçi. Ai tha se institucionet e Kosovës kanë reaguar shumë vonë për arrestimin e zotit Thaçi.

“Forma e reagimit për Nehat Thaçin ishte një vajtim përgjërues për bashkësinë ndërkombëtare më shumë duke kërkuar ndihmë, ashtu që bashkësisë ndërkombëtare në një formë t’i vije gjynah për ne edhe të reagojë. Kjo politika e gjynahit që po e aplikon qeveria jonë është me të vërtetë jo produktive dhe e pa papranueshme, e portretizon shtetin e Kosovës si një entitet i cili nuk mund të përfundojë asnjë nga punët e veta”, u shpreh Konjufca.

Pal Lekaj, shef i Grupit parlamentar të AAK-së, ka kritikuar institucionet e Kosovës dhe vet Kuvendin për vonesën e mbajtjes së një seance të tillë.

Ai tha se një seance e jashtëzakonshme është dashur të mbahej po në atë ditë kur është arrestuar zoti Thaçi nga autoritetet e Serbisë. Ai kritikoi Qeverinë e Kosovës dhe kërkoi ndërprerjen e menjëhershme të bisedimeve.

“Viktimë e këtyre marrëveshjeve të [bisedimeve] dhe deklaratave të ministres [ Edita Tahiri] ndoshta ka rënë edhe drejtori i policisë rajonale Nehat Thaçi”, tha Lekaj.

I pranishëm në seancë ka qenë edhe babai i Nehat Thaçit.

Në bazë të flet-arresteve serbe, disa herë kanë rënë “viktima” ish-drejtuesit e luftës në Kosovë.

Ramush Haradinaj, ish komandant i Zonës Operative të Dukagjinit në periudhën e UÇK-së, kryetar i partisë politike AAK ,në vitin 2015 ishte ndaluar nga autoritetet sllovene, në bazë të një flet-arresti të lëshuar nga Serbia, në vitin 2004.

Para Haradinajt, edhe komandanti i përgjithshëm i UÇK-së dhe ish kryeministri Agim Çeku ishte ndaluar. Ai një herë është ndaluar në Slloveni, një herë në Bullgari dhe një herë në Kolumbi. Edhe Çeku ka flet-arrest nga Serbia për pjesëmarrje në luftën e Kosovës dhe në Kroaci. (REL)

A po bie perdja e vrasjeve politike në Kosovë? – Nga Skënder MULLIQI

Pas luftës  u vranë  shumë veprimtarë të LDK-së, dhe u vranë dhe  u kërcënuan edhe shumë gazetarë të vijës institucionale  luftës, të presidentit , dr. Ibrahim Rugova. U vranë natën , u vranë për pikë të ditës ,u vranë edhe pas shpine . Dështen ta vrasin edhe presidentin Rugova nga prita e organizuar mu para derës së shtëpisë, siq e vranë ushtarakun dhe veprimtarin e devotshëm të LDK-së, Smajl Hajdaraj… E vranë Smajl Hajdarajn në mënyrë barbare dhe qyqare . Gjithashtu e vranë kolonel Tahir Zemajn vet i treti po  në pritë të organizuar do  njerëz të liqë të cilët një ditë do ti mallkojë Zoti. Vargu i atyre që u vranë  është i gjatë dhe opinioni  tashmë i dinë  për kënd bëhët fjalë… por ende  opinioni dhe as familjarët si ngushëllim i vetëm  për ta, nuk i kan mësuar  emrat e vrastarëve  dhe emrat  e urdhërdhënësve të tyre. Qytetarët nuk guxuan një kohë të gjatë  të flasin për temën e vrasjëve politike në Kosovë. Për 17vite  bën  vetëvrasje  shumë  veteranë të luftës çlirimtare nga varfëria dhe skami. U vranë edhe po vritën për ditë nga gjendja e rëndë sociale dhe ekonomike edhe njerëz të kategorive të tjera shoqërore  .Këta në pushtet  nuk e dinë as vet sa të mira materjale dhe pasuri tjetër kanë.   Tash  të vetmën brengë e kan punën e  Gjykatës Speciale të cilën më veprimet e veta e prun të dera.  Presidenti, Hashim Thaçi  këtë të hënë  mbajti një konferencë për media lidhur më  temën e krimit te organizuar dhe disa tema të tjera  .Ai kërkoi nga Zyra e Kryeprokurorisë të Shtetit , që të angazhohen për zbardhjën e krimeve gjatë kohës së  luftës dhe atyre pas luftës .Në këtë konferencë Thaçi preku edhe temën e dhunimeve të grave shqiptare gjatë luftës nga serbët,si dhe tëmën e dëmtimeve të objekteve  të kultit etj, Të gjitha këto  më vonesë  . Presidenti, Thaçi kërkoi edhe zbardhjën e tentim atentatit ndaj presidentit ,Ibrahim Rugova afër shtëpisë së tij në Velani të Prishtinës në vitin 2005.  Po mos të ishte në pyetje ndonjë trysni politike zor që  Thaçi  do të merrte  një hap të tillë .Së sa është kjo paraqitje  serioze  dhe çka ishte në pyetje që pikërisht tash, Thaçi kërkoi nga Prokuroria e Shtetit hetime lidhur më temat në fjalë , mbetet të shihet .Diçka është e sigurt , së koha e maskaradave të tilla shumë të dëmshme politike dhe gjendjës gjithnjë të rënduar ekonomike ngadalë po iu vjen  fundi. Paknaqësit dhe frustrimet qytetare janë rritur shumë nga gjendja e pa shpresë e krijuar .Kasta politike në pushtet më punën   jo pozitive  , nuk e meriton më besimin e popullit. Krimi dhe korrupcioni janë bërë të pa durueshme , dhe shkatrrimtare për shtetin e ri të Kosovës. Ekzodi po merre përmasa shqetësuese .Pa punësia është e  nivelit të lartë…. Kjo kërkesë e Thaçit organeve më të larta të drejtësisë duhet të vlenë për të gjitha nivelet pa përjashtim duke filluar nga kreu shtetëror .Të largohen nga postet shoqërore njerëzit më biografi kriminale dhe më biografi të dyshimt edhe në planin kombëtare. Të spastrohen të gjitha sistemet nga njerëzit   të cilët nuk po e kryejnë punën mirë. Organët e drejtësisë si hallka kyqe e shtetit , do të  duhej të reformohen në tërsi, së janë duke u ndikuar nga politika ditore.Të gjitha këto të meta të mëdha të sistemit dhe politikëbërjës mund  të eliminohen duke iu lëshuar rrugë forcave të reja kreative politike …

Kosova pjesë e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës

Kosova do të përfaqësohet nga një delegacion i Parlamentit të saj në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës

PRISHTINË – Kosova do të përfaqësohet nga një delegacion i Parlamentit të saj në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Këtë e uroi kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, i cili në një postim në rrjetet sociale theksoi se ky është rezultat i diplomacisë parlamentare.

“Si rezultat i diplomacisë parlamentare, Kosova ka arritur të sigurojë përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Kosova po ecë përpara me hapa të sigurt drejt integrimit në organizatat më të rëndësishme ndërkombëtare, duke forcuar gjithnjë subjektivitetin ndërkombëtar”, ka shkruar Veseli.

Duke filluar nga janari i vitit 2017, Kosova do të marrë pjesë në seancat e Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës me një delegacion të përbërë nga pozita, opozita dhe minoritetet. aa

Kosova nuk ka qasje në pronat e saj në Serbi

Mbi 180 prona të ndërmarrjeve shoqërore, të cilat administrohen nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, gjenden në territorin e ish – Jugosllavisë. Qasja në këto prona është e vështirë, meqë disa shtete ku gjenden ato nuk e pranojnë autoritetin e AKP-së.

Këtë, për Radion Evropa e Lirë, e pranon Petrit Gashi, drejtori Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Ai thotë se ligji në bazë të te cilit vepron agjencia, obligon që të identifikohen dhe menaxhohen pronat që gjenden jashtë territorit të Kosovës.

“Ne i kemi identifikuar mbi 180 prona që janë asete të ndërmarrjeve shoqërore,shumica e tyre gjenden në territorin e ish-Jugosllavisë. Ne, legjislacioni na obligon që t’i menaxhojmë, t’i administrojmë, sikurse pronat e tjera që gjenden brenda territorit të Kosovës. Mirëpo, se sa ne arrijmë t’i administrojmë këto, varen se sa pranon autoritetin e agjencisë sonë shteti përkatës”, tha Gashi.

Sipas një dokumenti të publikuar në muajin mars nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, vetëm në territorin e Serbisë gjenden 110 prona të ndërmarrjeve shoqërore, në Mal të Zi 36, në Bosnjë dhe Hercegovinë 18, kurse prona të tjera gjenden në Kroaci, në Maqedoni dhe në Slloveni.

Prej tyre, 17 prona i takojnë kombinatit metalurgjik “Trepça”. 11 asete të këtij gjiganti gjenden në Serbi, 3 në Bosnjë Hercegovinë dhe 3 në Kroaci.

Por, menaxhimi i tyre deri më tash ka qenë i pamundur, thotë Gashi, për arsye se Beogradi zyrtar nuk njeh autoritetin e AKP-së.

Në Malin e Zi, ndërkaq, qasja në pronat e Kosovës është më e lehtë, thotë Gashi, duke theksuar se një numër nga to kanë kaluar në procesin e transformimit.

Në anën tjetër, ekspertë për çështje ekonomike theksojnë se kjo çështje duhet të zgjidhet në mënyrë reciproke.

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Ismail Kastrati, për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se në Kosovë ekzistojnë disa prona të shteteve të rajonit dhe sipas tij autoritetet e vendit çështjen e pronave duhet ta zgjidhin në mënyrë reciproke.

“Çfarë do që ka ndodh më pronat e të tjerëve në Kosovë duhet në mënyrë reciproke që të interesohemi për pronat tona që gjenden në Republikat tjera. Duke filluar nga pronat e “Trepçës”,” Eximkos” “Ballkanit” të Suharekës, pronat e “Agro Kosovës“, thotë Kastrati.

Ndryshe, sipas disa të dhënave zyrtare, thuhet se janë rreth 40 ndërmarrje shoqërore të rajonit që kanë asete në territorin e Kosovës.

Por, disa nga to tashmë janë privatizuar apo shitur nga ndërmarrjet e shteteve përkatëse.

Kurse autoritetet serbe në Beograd, disa herë kanë kërkuar zgjidhjen e çështjeve të pronave, madje ato kanë kërkuar që “kjo çështje të negociohet në bisedimet që po zhvillohen në Bruksel në mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtarë”.

Në anën tjetër, autoritetet kompetente në Kosovë, thotë Ismail Kastrati, nuk kanë punuar shumë në zgjidhjen e këtij problemi.

“Unë nuk di që autoritetet përgjegjëse janë marrë me këtë çështje. Me siguri ato kanë mundur të punojnë në ndonjë kanal zyrtar, por unë nuk kam informata që deri më tash është punuar në këtë drejtim”, shprehet Kastrati.

Drejtori i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Petrit Gashi, ndërkaq thotë se gjatë muajve në vijim do të merren më seriozisht me këtë çështje dhe janë duke shikuar alternativat se si të rritet mundësia e qasjes në pronat e Kosovës që gjenden jashtë territorit të saj.

“Jemi duke menduar të krijojmë mekanizma të veçantë brenda AKP-së, që të trajtojmë këto asete, sepse janë prona të Kosovës. Dhe më pas të bashkëpunojmë edhe me instancat e tjera, konkretisht më Ministrinë e Punëve të Jashtme”, ka thënë Gashi.

Çështja e pronave të Kosovës jashtë vendit dhe e vendeve të tjera brenda Kosovës, për ekspertët e çështjeve ekonomike, është thellësisht e komplikuar.

Ata thonë se zgjidhja e çështjeve pronësore mund të nxjerr telashe të mëtejme dhe të varet nga niveli i bashkëpunimit politik ndërmjet vendeve në rajon dhe posaçërisht i marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. (REL)

Simiq: Ta zgjidhim çështjen e Trepçës, ta shmangim destabilizimin

“Ngrirja” e pjesëmarrjes së deputetëve të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës është vendim i kësaj liste dhe do të jetë në fuqi deri në ndonjë vendim të ardhshëm, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Sllavko Simiq, kryetar i Listës Serbe dhe deputet i Kuvendit të Kosovës.

Përfaqësuesit e Listës Serbe, të hënën, nuk kanë marrë pjesë në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, dhe siç ka thënë Simiq, kjo është bërë në shenjë kundërshtimi ndaj miratimit të Ligjit për Trepçën nga ana e legjislativit të vendit.

“E kemi ‘ngrirë’ pjesëmarrjen tonë në Kuvendin e Kosovës dhe në organet e Kuvendit deri në një vendim të ardhshëm. Pra, presim që për çështjen e Trepçës të gjendet një konsensus më i fuqishëm dhe që çështja e Trepçës të zgjidhet përmes bisedimeve.”

“Thjeshtë, as përfaqësuesit politik të serbëve, as menaxhmenti i Trepçës e as qeverisjet lokale në territoret e të cilave gjendet pjesa më e madhe e Trepçës, nuk janë konsultuar dhe nuk kanë marrë pjesë në punimin e projektligjit. Kështu që, për neve, ligji, në formën e tanishme është i papranueshëm”, ka thënë Simiq.

Ai ka theksuar se është duke pritur reagimin e partnerëve të koalicionit, por edhe të Bashkimit Evropian, i cili sipas tij, ka qenë një nga faktorët kryesorë që ka insistuar për integrimin e serbëve në institucionet e Kosovës.

Branimir Stojanoviq, zëvendëskryeministër i Qeverisë së Kosovës nga radhët e Listës Serbe, përmes transmetuesit publik të Serbisë ka porositur përfaqësuesit e kësaj liste në Qeverinë e Kosovës që ta braktisin ekzekutivin. Kjo, për shkakun se, kërkesa e kësaj liste për ta shtyrë shqyrtimin e projektligjit për Trepçën ishte refuzuar nga legjislativi, i cili më pas ka miratuar ligjin.

“Thjeshtë, duhet të gjithë ta kuptojnë se sa është e rëndësishme kjo për të gjithë ne dhe nëse mbeten të shurdhër dhe memec ndaj kësaj, atëherë rekomandimi im personal do të jetë që ta braktisim qeverinë. Ndërkaq, do të shohim se cili do të jetë vendimi i Listës Serbe në tërësi”, ka theksuar Stojanoviq.

Në anën tjetër, ‘ngrirja” e pjesëmarrjes në Kuvendin e Kosovës i përfaqësuesve të Listës Serbe, por edhe rekomandimet nga zëvendësministri Stojanoviq që ata ta braktisin qeverinë e vendit, nuk e rrezikon koalicion qeverisës, kanë vlerësuar përfaqësuesit e dy subjekteve politike, Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, njëkohësisht edhe lider i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se bojkoti ndaj institucioneve nga ana e përfaqësuesve të Listës Serbe nuk e rrezikon koalicionin qeverisës.

“Nuk e rrezikon aspak koalicionin e as punën e Kuvendit. Por, ajo që nuk është e mirë, bojkoti nuk është zgjidhje. Nuk ka kompromis me çështjet që janë nacionale, me interes të vendit, të shtetit të pavarur të Republikës së Kosovës. Por, nuk është as në interesin e vet serbëve që ta zgjedhin rrugën e bojkotit, kur duhet të marrin përgjegjësi. Është në interesin e vet komuniteteve që të jenë pjesë e institucioneve”, ka thënë Veseli.

Ismet Beqiri, shef i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka theksuar se Lista Serbe apo cilido subjekt politik nuk mund të imponojë zgjidhje me shantazh dhe kërcënim.

“Lista Serbe ose kushdo qoftë – qoftë edhe ndonjë parti politike shqiptare, por në këtë rast veçmas Lista Serbe – nuk mund të shantazhojë dhe nuk mund të kërcënojë dhe të na imponojë zgjidhjet që janë ligjore dhe që është e drejtë e jona.”

“Fundja, ne e kemi pasur këtë obligim dhe e kemi kryer atë. Nuk kemi ndonjë paralajmërim se ata do ta bojkotojnë, po flas për paralajmërim zyrtar, por është e vërtetë se ata sot s’kanë qenë. Sa mund ta rrezikojë kjo koalicionin? Unë nuk mendoj se mund ta rrezikojë”, ka thënë Beqiri.

Sidoqoftë, Simiq ka theksuar se Lista Serbe është duke pritur një zgjidhje lidhur me Trepçën. Sipas tij, “çfarëdo hyrje në ndonjë fazë, e cila mund të sillte deri te destabilizimi – jo vetëm i Kosovës, por edhe i rajonit” – Lista Serbe nuk e dëshiron”. (REL)

Presidenti Thaçi kërkon hetimin e vrasjeve gjatë dhe pas luftës në Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha sot se i ka dërguar katër letra Prokurorisë së Shtetit për të hetuar të gjitha krimet e rënda të ndodhura gjatë dhe pas luftës në Kosovë. Në një konferencë me gazetarë të hënën ai tha se pas kalimit të përgjegjësive nga institucionet ndërkombëtare te ato vendore, ka ardhur koha që të zbardhen të gjitha krimet e ndodhura.

Presidenti Thaçi tha se ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit që të hetojë dhe të zbardhë të gjitha masakrat dhe vrasjet gjatë dhe pas përfundimit të luftës në Kosovë, hetimin e përdhunimeve gjatë luftës dhe shkatërrimin e objekteve kulturore dhe fetare. Ai tha se disa nga këto krime janë trajtuar nga organet ndërkombëtare të drejtësisë por sipas tij asnjëherë nuk e kanë marr përgjigjen e merituar dhe se qytetarët dhe shoqëria në Kosovë kanë nevojë për drejtësi.

Presidenti Thaçi tha se zbardhja e këtyre krimeve do të forconte besimin e të gjithë qytetarëve dhe partnerëve ndërkombëtare në sistemin e drejtësisë në Kosovë.Kosova doli nga lufta me mbi 10 mijë të vrarë dhe mbi 5 mijë të zhdukur. Edhe më shumë se 17 vjet nga përfundimi i luftës shumë qytetarë kërkojnë zbardhjen e krimeve të ndodhura gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

Ipeshkvi i Kosovës Mons. Dodë Gjergji: Ta jetojmë të lirë – lirinë, duke e begatuar atë me dashuri!

Predikimi i Ipeshkvit të Kosovës, Mons. Dodë Gjergji

Shgurimi i Kishës së Shën Abrahamit në Lapushnik – më 9 tetor 2016

I dashuri  don Marjan, Prifiti i Lapushnikut,
Shumë i nderuar  z. Demaku, Kryetar i Komunës së Drenasit
I nderuar kryetar i Parlamentit, z. Kadri Veseli,
Autoritete tjera, Komunale, shtetërore, diplomatike dhe ndërkombëtare
Bamirës të nderuar ,
Zonja dhe Zotëri,
Vëllezër e Motra,

Ju përshëndesë dhe ju marrë ngryk të gjithëve, në këtë vend të mrekullueshëm, mbi Llapushnik, në këtë kishë kaq të bukur dhe në këtë atmosferë plotë gëzim të kësaj feste.

Papa Françesku e pati shpallë këtë vit “Vitin e Mëshirës Hyjnore” ,  dhe i ka ftua të gjithë njerëzit që të reflektojnë në mendjet dhe zemrat e tyre, që të gjejnë guximin, për të bërë kthesën e duhur  drejt së vërtetës dhe  mëshirës së Zotit, i cili na do e na fal. Papa Benedikti na ftonte që duke lartësuar sytë nga  kah Zoti, mos të harrojmë që këmbët  i kemi në tokë dhe mund ta shkelim njëri-tjetrin. Te dytë, pra, na ftojnë që të përqafojmë  Zotin, i cili na falë mëkatet dhe i bënë të dukshëm virtytet, na e përterin shpirtin dhe na rimbushë të gjithëve me gëzim, shpresë e dashuri.

Kohët e fundit, Zoti e ka shpërblye popullin tonë me shumë të mira dhe begati! Në këtë vit të Mëshirës së Zotit, Kisha universale,  duke ia njoh meritat popullit tonë të nëpërkëmbur dhe të vuajtur,  ka vlerësua dashurinë, sakrificën dhe shembullin e mirë, që bijtë dhe bijat e këtij populli i kanë dhënë botës.

Me shenjtërimin e Nënë Terezës, në shtator të këtij viti, dhe me Lumturimin e 38-të Martirëve në Shqipëri, më 5 nëntor, Kisha universale e ka ngritë popullin Shqiptar në piedestalin e popujve të nderuar, sidomos duke u propozuar shembullin e një Bije të këtij populli, Nënë Terezën, si shembullin më të mirë të bujarisë dhe dashurisë për njeri – tjetrin.

Mu në këtë vit të Mëshirës Hyjnore, ne po e shugurojmë këtë Kishë, që do t’i a kushtojmë Shën Abrahamit, me shugurimin e  altarit të saj, ku do të kushtohet Mesha e Shenjtë, që është vazhdimësi e sakrificës së Krishtit Shpëtimtar, vepër e mëshirës së Zotit, për faljen e mëkateve tona,  gjesti më i përkryer i dashurisë së Tij ndaj nesh.

Dua të falënderoj të  pagëzuarit e Lapushnikut dhe Meshtarin e kësaj Kishe, Don Marjan Uka,  për punën e madhe që ka bërë bashkë me Dan Limën dhe me gjithë ndërmarrjet e ndërtimit. Mbi të gjitha dua të falënderoj Kryetarin e Komunës së Drenasit, stafin e tij dhe të gjitha institucionet e Kosovës, për bashkëpunim e mbështetje.

Ata, të pagëzuarit, na propozuan këtë vend për të ndërtuar Kishën e tyre.  Ne e pranuam këtë propozim me dëshirë, pasi  kodra ose bregu kanë domethënie të veçantë në historinë e fesë e të kombit:

Mbi një kodër  ngjitej Abrahami për të sakrifikuar  Izakun;

në një kodër ngjitej altari i sakrificës së profetit Elia;

në hijen e një kaçube në malin Sinai, ndizej flakë  dashuria e Zotit për popullin e vet;

në  Malin e Lumturive shpallej Kushtetuta e Krishtit;

në malin Tabor takohej Krishti me Moisiun dhe Elinë;

në malin e Kalvarit lartësohej Krishti në Kryq;

pas Ringjalljes në një kodër të Galilesë Krishte ngjitej në qiell;

mbi kodrat e maleve tona ngriheshin dikur Kalatë e vjetra;

Nga shkrepat e maleve  hidhej Mbretëresha ilire Teuta, dhe shumë vajza, të cilat vetëm në atë mënyrë mund ta ruanin nderin e tyre; po edhe  Kanuni i Lekës, që e merr në mbrojtje Kishën e priftin,  është ruajtur në male tona.
Sigurisht që ka edhe shumë arsye tjera, por është e vërtetë edhe se nga kjo kodër,  kjo kishë, mund të shihen më së miri:  rrënojat e shumë kishave të lashta nëpër Drenicë; nga këtu shihet mirë ara e kishës, livadhi i priftit, kroi fratit  e shumë trashëgimi tjera të së kaluarës tonë të përbashkët shpirtërore. Kjo është kishë e të pagëzuarve, por edhe  kushdo që e gritë kokën  drejtë kësaj kodre, duhet të ndihet mirë, sepse do të sheh dhe do ta njoh: shtëpinë shpirtërore të  parëve të vet.

Motra dhe vëllezër, të dashur miq!

Festa e sotme e shugurimit të kësaj kishe ku, ne shqiptarët,  të krishterë dhe myslimanë, festojnë së bashku,  është dëshmi e gjallë e prekshme dhe shpresëdhënëse për të gjithë, sepse ne jemi të lirë dhe dimë të jetojmë në lirinë e shpirtit nën studimin e dashurisë. Kjo pasuri e dashurisë ndër-vëllazërore, nuk është një gjë e re,  por një trashëgimi shumë shekullore që na i lanë amanet të parët tanë.  Ata kishin kuptua, që moti, se fe ka shumë, por Zot është një, që na do, na falë, na ruan e na mbron. Këndej, kur në të kaluarën, shumica e shqiptarëve u konvertuan në islam, nuk e prishën dashurinë për njëri tjetrin, por vazhdonin të jetonin së bashku në dashuri në harmoni. Shumë kohë, bile disa e mbajnë mend edhe sot, kur njëri vëlla që mbetej katolik e tjetri i konvertuam në islam, jetonin në një shtëpi dhe kujdesoheshin bashkë për t’i përballë vështirësitë e jetës.

Të huajve iu duket ndoshta  kjo gjë absurde, por për ne është krejt normale,  që një familje katolike të quhet Hasani, kurse një familje myslimane të quhet Kelmendi,  që të kemi një prift  që quhet  Shabani, e një hoxhë që quhet Krasniqi.

Bashkimi ynë në vëllazëri dhe mos-përçarja në fe ka qenë barka e shpëtimit tonë në dallgët e së kaluarës. Këndej mund të themi se përballimi i së kaluarës në vëllazëri, si dhe  përpjekjet e përbashkëta për të ardhmen me dashuri, kanë mundësuar që bashkë të fitojmë e ta gëzojmë paqen dhe lirinë.

Mirëpo është shumë e rëndësishme  që ta jetojmë të lirë – lirinë, duke e begatuar atë me dashuri!

Paqja dhe liria, pa dashuri  janë shterpe! Këndej, për t’i shijua frytet e lirisë dhe paqes me dashuri, lypet  që paqja dhe dashuria të zënë vend në çdo pore të jetës sonë, në mendje dhe në zemër të secilit, në familje dhe në shoqëri,në qytete dhe fshatra, në kisha e në xhamia.  Kjo duhet të jetë deri në atë masë, sa që të respektohet liria shpirtërore e individit, që të jetë i lirë të besojë atë që dëshiron. Jo vetëm kaq, por edhe t’i mundësohet secilit, të kumtojë atë besim që e frymëzon,e bën të lumtur, e ngushëllon, e ndihmon për t’i përballuar vështirësitë e tokës dhe i jep shpresë për amshim.

Me pak fjalë, Zoti na ka krijuar të lirë në shpirt, duke na krijuar të lirë nuk do të na nënshtrojë  e sundojë, por si babë i mirë dhe i dhembshëm na bekon, na ruan, na prinë dhe na udhëheqë, na falë e na shpëton.  Feja është liria e shpirtit,  këndej askush s’ka të drejtë t’ia okupojë shpirtin ose t’ia cungojë këtë liri tjetrit.

E,  çka do të thotë kjo formë e ushtrimit të lirisë dhe kjo mënyrë  e të jetuarit në paqe me dashuri?

Kjo do të thotë që kur, në Ferizaj bëhet mysliman ditën e Bajramit Kolë Kasapi, të mos zemërohet prifti,  po edhe kur Ismeti i kthehet fesë së të parëve e pagëzohet ditën e Pashkëve në këtë kishë ose në Katedrale, s’ka pse të hidhërohet hoxha.

Si njëri si tjetri, duhet ta respektojnë lirinë e personit. Jo veç kaq, por kjo mënyrë e të jetuarit të lirë dhe të pajtuar,  duhet të zbres edhe në familjet tona, që burri mos të pengojë gruan e as gruaja burrin, as prindi fëmijën,  as fëmija prindin,  në mënyrë që çdo individ të jetë i lirë të shpalosë bukurinë e shpirtit vet dhe të jetë i lirë të për ta  jetuar fenë që ka zgjedhur, pa e cenuar harmoninë brenda familjes,  dhe pa e prishë dashurinë nder-vëllazërore.

Nuk duhet lejuar që familja të bëhet “mejdan i përplasjeve”, por tryezë që bashkon të gjithë anëtarët. Aty ku secili i shtron virtytet dhe pasuritë e shpirtit të vet, dhe të gjithë shijojnë begatinë e sofrës së përbashkët.

Vëllezër e motra!  Nëse, të parët tanë kanë pas guximin të jetojnë këtë liri deri në atë masë që, një vëlla katolik e një tjetër mysliman të jetojnë në një shtëpi, gjatë okupimit,  pse të kem frikë në liri,  për të respektuar dhe tolerua të njëjtën gjë. Pse duhet të përpiqemi t’ia  okupojmë shpirtin njëri – tjetrit dhe të mos e lejojmë që të besojë ose të jetojë, sipas ndërgjegjes dhe lirisë së shpirtit vet.

Sot, ne jemi dëshmitarë se një gjë e tillë është e mundur, sepse në Llapushnik, një mysliman e një i krishterë jetojnë bashkë në paqe.  Brenda të njëjtës familje, brenda një gjaku e brenda një fisi, disa i janë kthye fesë së të parëve, që do të thotë se janë katolikë, e disa  janë myslimanë,  sepse duan të vazhdojnë të mbajnë përcaktimin e baballarëve.

Kjo mënyrë e të jetuarit në paqe dhe dashuri mes vete në familje dhe me njëri-tjetrin në shoqëri,  na mundëson që, t’i japim kuptim lirisë, gëzim shpresës dhe kuptim të ardhmes
ku, identiteti familjar, kombëtar dhe kulturor na bashkon, NDËRSA  ai shpirtëror e fetar NUK NA përçan.

Ne, Kisha e gjallë e Krishtit të Ringjallur, e kemi ndërtuar këtë kishë guri, këtu në Llapushnik, për t’iu mundësuar të pagëzuarve ta jetojnë fenë, të forcohen me sakramente dhe të ushtrojnë dashurinë ndaj njëri – tjetrit dhe ndaj kombit. Dua që të gjithë të kuptojnë  që Kisha nuk dëshiron të konverton askënd,  dhe nuk është në kërkim të djalit plan-prishës. Por ajo do të gëzojë të drejtën e kumtimit të Lajmit të Mirë të gjithë njerëzve, të hapë thesarin historik që ka ruajtur gjatë dymijë viteve dhe, si nënë e dëbuar, të guxojë t’iu afrohet të bijve të vet, për t’i parë dhe për t’u çmallur me ta, t’iu flasë atyre për të kaluarën dhe t’ua dëftojë atë që zemra e saj ndien për ta.

Mbi të gjitha, të shtrijë bekimin e vet mbi gjithë Drenicën, të lutet për të gjallët dhe të vdekurit, sidomos për dëshmorët e dikurshëm dhe të tashëm. Kisha e di se sakrifica, martirizimi dhe qëndresa, burrëria dhe besa, janë virtyte.  Këndej, përkulet përpara sakrificës,  burrërisë e besës së shumë gjeneratave të kësaj ane. Sidomos atyre që kanë sakrifikuar për këtë liri që po e jetojmë sot. Ka disa që mendojmë se duke u ngritur mbi varret e dëshmorëve mund të shihen më larg, por ne mendojmë se para varreve të dëshmorëve duhet të bimë në gjunjë dhe të lutemi për shpirtin e tyre, me ndjenjën e falënderimit dhe respektin për sakrificën e tyre. Ne duam të bimë në gjunjë para tyre dhe të lutemi.  Simboli i sakrificës së Jasharëve, kur në vend të shtëpive të reja rreth Kullesë së vjetër, ka varre, nuk duhet harruar kurrë.

Askush, më mirë se burra dhe gra të Drenicës, s’ kanë arrit të kuptojnë artin e të jetuarit i pa nënshtruar nën okupim. Shumë gjenerata kanë ecur nëpër zjarr e hi, mirëpo,  gjithnjë  kanë shkëlqyer në histori. Është e vërtetë që këtu nuk është shkruar asnjëherë  historia, por është e sigurt që këtu gjithmonë është bërë histori.

Motra dhe vëllezër,

Hyji, Ati i mëshirshëm me ndërmjetësinë e Shën Abrahamit,  Atit tonë të përbashkët në fe, i katolikëve dhe i myslimanëve, e bekoftë popullin tonë, familjet tona, fqinjët tanë dhe gjithë njerëzit që jetojnë në këtë vend dhe ju dhashtë paqen të gjithëve!

Kuvendi i Kosovës të martën mban seancë për Nehat Thaçin

Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë të martën seancë të jashtëzakonshme në lidhje me arrestimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi, nga ana e autoriteteve të Serbisë.

Caktimi i seancës për të martën, është bërë në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit dhe shefave të grupeve parlamentare.

Thaçi është arrestuar më 29 shtator në vendkalimin kufitar në Konçul, gjatë lëshimit të vërtetimit për hyrje në territorin e Serbisë. Sipas dyshimeve të para, të publikuara nga autoritetet serbe, ai është arrestuar në bazë të fletarrestit të lëshuar nga gjykata e lartë e Nishit në vitin 2009 për, siç thuhet, “vepër penale të terrorizmit”.

Seanca e kërkuar për debat në Kuvendin e Kosovës u tha se ka si qëllim t’i kërkoj Qeverisë së Kosovës të ndërmarr hapa konkret për lirimin e Thaçit.

Deputetja nga partia Nisma, Valdete Bajrami tha se Qeveria e Kosovës nuk ka bërë asnjë reagim për rastin e Nehat Thaçit, andaj sipas saj, të martën pret që Kuvendi të miratoj rekomandime të mirëfillta për rastin Thaçi.

Po të martën, Kuvendi pritet të zhvillojë edhe me një seancë të rregullt me procedimin e pikave të parapara për seancën e të premtes, por të cilat nuk u shqyrtuan për shkak se atë ditë ishte vendosur që seanca t’i kushtohej vetëm Ligjit për Trepçën.

Në Llapushnik shugurohet Kisha e Shën Abrahamit

Voal – Në Llapushnik të Drenicës u ba shugurimi i Kishës së Shën Abrahamit.

Mbas meshës së shugurimit të cilën e udhëheqi ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, u mbajt një program kulturo-artistik i ansambleve dhe grupeve folklorike nga të gjitha trevat shqiptare.

Në këtë manifestim morën pjesë personalitete të politikës si dhe nga diaspora e Gjermanisë dhe Zvicrës, si dhe përfaqësues të ambasadave dhe te KFOR’it.

Po ashtu doli në shitje libri “Thirrja e Këmbanave” e autorit Ismet Sopi.

aabac

ad afahag

Lista Serbe shqyrton daljen nga Qeveria

Ministrat serbë në Qeverinë e Isa Mustafës, Lubomir Mariq (Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal), Dalibor Jevtiq (Ministria për Kthim dhe Komunitete), Branimir Stojanoviq (zëvendëskryeministër i Kosovës) mund të dalin nga Qeveria për shkak të miratimit të Ligjit për “Trepçën”.

Dy ministrat serbë dhe zëvendëskryeministri Stojanoviq, si dhe deputetë serbë në Kuvendin e Kosovës kanë marrë pjesë në konferencën në Beograd, të cilën e ka organizuar Marko Gjuriq, drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, të shtunën, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Derisa Gjuriq tha se Serbia të hënën do të kërkojë mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, siç tha ai “për rrëmbimin e pasurisë serbe dhe për shkeljen e Rezolutës 1244 të OKB-së, mbi të cilën ndërtohet paqja dhe stabiliteti në rajon”, ministri i Administrimit të Pushteti Lokal në Qeverinë e Kosovës, Mariq, ka bërë të ditur se janë duke u bërë konsultime përbrenda Listës “Srpska” lidhur me vazhdimin apo jo të veprimit të përfaqësuesve serbë në Qeverinë e Kosovës.

“Është fakt se nga marrëveshja e koalicionit asgjë nuk është plotësuar, përveç të disa zgjidhjeve të kuadrove. Ky është problem i madh”, ka thënë Mariq në konferencën e organizuar në Beograd nga Gjuriq, i cili ka ripërsëritur se Ligji për “Trepçën” nuk ka asnjë vlerë për Beogradin.

“Rugovasit” e kërcënojnë kryeministrin Mustafa e deputetët

Një grup i ashtuquajtur “Rugovasit”, që edhe në muajt e fundit ka bërë kërcënime publike, ka kërkuar nga deputetët e Kosovës që të “mos gabojnë” e ta rikthejnë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës.

“Isa Putini po tenton me kthy demarkacionin. I bojm thirrje mos me gabu me kthy. jo rasisht te vorret ne Prishtine e kem lon ni predhe, te prroni ne jug te vorreve. I bojm thirrje edhe gjithe deputetve mos me gabu mifal tokat tona”, shkruhet në emailin e dërguar nga ky grup.

“Rugovasit” kishin marrë përgjegjësinë për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës të ndodhur javë më parë, ndërsa Policia e Kosovës ka arrestuar disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje si përgjegjës për këtë akt./Insajderi.com

Gjuriq sfidon Mustafën: Nuk guxo kurrë ta vizitosh Trepçën

Emisari serb këto komente i ka bërë në konferencën e jashtëzakonshme për media, ku ka akuzuar kryeministrin kosovar se ka gabuar kur nuk i ka përfshirë punëtorët serbë në ligjin për Trepçën

“Mendoj se ai është mashtruar, sepse mijëra punëtorë të Trepçës nuk do të pushojnë së ekzistuari, e as mbështetja jonë për ta”, pohoi Gjuriq.

“Lufta jonë është që të jetojmë dhe ta mbrojmë atë që është e jona. Trepça do të jetë aty, por  ai (Isa Mustafa) është i vetmi që nuk do të jetë në të e as që do të mund të vijë ta vizitojë, apo ta marrë atë. Populli do të dijë si ta mbrojë pasurinë e vet”.

Vështrim Pushtetet në Prishtinë dhe në Tiranë, me kauzë politike autokratike?! Nga Skënder MULLIQI

 

   Njeriu është qenia më e përkryer, që  di  të mendojë , të veprojë, të rezonojë në kohë dhe hapësirë , është qenie kreative …Të arriturat e njerëzimitt sot janë shumë të mëdha .Shpesh njeriu  vepron në mënyrë shumë destruktive dhe sadiste. Ecajaket e njeriut nëpër etapa dhe kohë  kanë qenë transformuese.Duke përjetuar transformim pozitiv , njeriu ka arritur të bëjë  zbulime epokale shkencore dhe shumë zbulime duke u bazuar në shkallën e intelektit dhe të punës së tij.Transformimi i njeriut ka bërë që të eliminohen edhe shumë metoda sadiste të dënimit karshi atyre të cilët kanë bërë ndonjë delikt apo vepër tjetër të rëndë.Ende në shumë shtete jo shumë të zhvilluara të botës ekzitojnë dënime drakonike për gabimet edhe më të vogla.Në kohët e hershme kur civilizimi ka shënuar shkallë të ulët, kemi pasur dënime  shumë të rënda  karshi njeriu të thjesht, I cili po thuaj  ka qenë i privuar nga liritë elementare , duke iu nënshtruar ushtrimit sistematik të dhunës deri në vdekje . Duke kaluar koha, kan ndryshuar edhe sistemet të cilat njeriut i kan sjellur më pak tortura , më pak  dhëmbje fizike, dhe  më pak dhëmbje  shpirtërore. Demokracia dhe sistemi kapitalist kan shënuar fundin e epokës së sundimtarëve të tipit klasik të sundimit  mbi masën. Në demokraci ekzistojnë ligjet të cilave i nënshtrohet secili pa dallim .Ne këtë sistem ekzistojnë dënime të formave më të buta të shprehemi ashtu duke filluar nga deliktet e vogla  deri të veprat penale. Natyrisht së edhe në demokraci ekzistojnë dënime  të rënda  për veprat  e ndryshme  kriminale  ,por gjithmonë këto dënime pasojnë karshi vërtetimit të veprës së kryer  , e jo të dënohet dikush në bazë të supozimeve .Kjo është një temë që u takon më shumë  juristëve . Unë  e përmenda pak  kronologjinë e avansimit të  sisitemeve dhe karshi kësaj  edhe avansimit të  drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Shpesh preceset edhe pse jemi në shekullion 21 po kanë   tendenca të kthimit  mbrapa. I fundit që e kemi  lënë mbrapa është sistemi komunist  ,  i cili  ka qenë sistem ku i  janë mohuar njeriut  liritë dhe të drejtat elementare.

  Për çudi shqiptarët në trojet etnike kurrsesi të lirohen në tërsi nga  logjika e këtij   sistemi të urryer , i cili veq vuajtje na  solli më dekada të tëra. Sikur nuk  mësuam nga pësimet  e epokës së  komunizmit . Ende kemi tendenca që fshehurazi apo edhe  haptazi të kthimit të sistemit të eger komunist më gjithë ikonografinë e tij. Të gjitha shtetet e ish bllokut  komunist në Evropë , po qendrojnë shumë më  mirë   karshi  kohës moderne . Sistemi kapitalist nuk don të thotë që kush të qohet i pari në mengjes të grabisë më shumë së tjetri  të mirat e shtetit . Unë kur flasë për tendencat e kthimit në  sistemin komunist  e kam fjalën  për një kategori njerëzish , që fatkeqësisht  nuk janë  të pakët .Pushteti aktual në Prishtinë dhe pushteti aktual në Tiranë janë më shumë  pushtete autokratike  . Edi Rama haptazi është vu në shërbim  të kësaj kauze politike , e cila do të ishte një tjetër  theqafje e madhe kombëtare. E ka shëndrruar Shipërinë në një vend ku po mbillet haptazi  kanibisi, ku po kontragandohen drogat e ndryshme në menyrë institucionale . Krimi i organizuar dhe kronikat e zeza  e kan mbuluar vendin e shqiponjave dhe Kosovën  .Zor së ka pasur ndonjë herë Shqipëria një regjim të tillë kaq delirant  dhe  dehumanzues . Nuk thëm së Shqipërinë nuk e kan përcjellur gabimet nga e kaluara, por ato nuk kan qenë kurrë në këtë përmasë. Rama në planin e jashtem e ka qitë dyzenin mirë me serbin , Vuqiq ,më qëllim  që Serbia të faktorizohet  në rajon . Janë farsa të gjithë ato së Rama është duke iu kundërvu politikës shoviniste të Beogradit . Analisti , Millovan Drecun e tha një të vërtetë të madhe , kur tha së ’Me largimin e Berishës nga pushteti  është  larguar rreziku për Shqipëri të Madhe”. Ish kryeministri , Sali Berisha ua bëri të çartë Evropës së shqiptarët synim e kan bashkimin kombëtar. Berisha këtë e tha seriozisht në Vlorë, Tiranë , Shkup dhe në Bruksel më rastin 110 vjetorit të shtetit shqiptarë .Më Edi Ramën dhe Hashim Thaçin në krye të dy shteteve shqiptare larg është dita e bashkimit kombëtar. PDK-ja bashkë më strukurën e lartë të LDK-së  po e ,keqëpërdorin pushtetin  më të madhe ,duke e prurë në pikëpyetje  edhe shtetësinë e Kosovës. Avanturat politike të Thaçit dhe të Mustafës më Demarkacionin dhe Asociacionin e komunave më shumicë  serbe,janë bërë  të rrezikshme për të ardhmën  e Kosovës.  Daullet hileqare  të këtyre kastave politike në pushtetet e Prishtinës dhe Tiranës , po bien zëshem për të gjithë ata që kanë sy për të shikuar, dhe  për të gjithë ata të cilët kan vesh për të dëgjuar …  

“Veriorët” takohen urgjentisht për Trepçën, shqiptarët bojkotojnë

Ka filluar sot në Zveçan një takim urgjent i përfaqësuesve të katër komunave veriore, me të vetmen pikë të rendit të ditës “situata e përgjithshme politike dhe e sigurisë në veri”, ndërsa, shkas i këtij takimi është projektligji për Trepçën që do të diskutohet sot në Kuvendin e Kosovës.

Takimi po mbahet pa prezencën e medieve, ndërsa, pritet të kundërshtohen vendimet e Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës rreth projektligjii për Trepçën.

Asamblistët shqiptarë të Kuvendit Komunal të veriut të Mitrovicës nuk janë duke marrë pjesë në këtë takim.

Florent Azemi, ka bërë të ditur për kp se anëtarët e Kuvendit Komunal të veriut të Mitrovicës nga PDK-ja, kanë refuzuar kërkesën e këtij Kuvendi për pjesëmarrjen në këtë takim.

Sipas tij, një takim i tillë është joligjor i panevojshëm, dhe një provokim ndaj shtetit të Kosovës dhe vetë përfaqësuesve shqiptarë të veriut.

‘Nuk marrim pjesë në një takim ku pritet të kundërshtohen vendimet e Kuvendit dhe të Qeverise së Republikës së Kosovës. Ne konsiderojmë këtë takim si jo ligjor dhe të panevojshem. Njëkohësisht edhe si një provokim politik dhe juridik ndaj Republikës dhe neve si përfaqësues të shqiptarëve të veriut”, ka thënë Azemi.

Si t’u kthehemi vlerave tona? – Nga Florim Zeqa

Në kohën në të cilën po jetojmë, sikur jemi shkëputur skajshmërisht nga gjërat më të rendësihme dhe më të vlefshme të kësaj bote, siq janë; dashuaria, respekti mirësjellja, morali dhe vlerat e përgjithsshme njerëzore.
Njerëzit aq shumë janë dhënë pas parasë dhe pasurisë, duke u mashtruar se janë të përkohshëm në këtë botë, si dhe duke harruar se ka gjëra në jetën e njeriut nuk mund të blihen me para,…me para nuk blihet kënaqësia shpirtërore, dashuria dhe as respekti njerëzor.
Në të kaluarën jo shumë të largët, edhe pse nuk kishim shumë para, ndjeheshim më të lumtur dhe me të relaksuar shpirtërisht. Nuk e mbanim shumë mendjen tek pasuria, mjaftoheshim me ato që kishim,…dhe i luteshim Zotit të kemi shëndetin dhe rehatinë shpirtërore.
Sikurse virusi që depërton më lehtë tek njerëzit me imunitet më të dobët, ashtu edhe zhvillimi i hovshëm teknologjik depërton me shpejtësi marramendëse tek shoqëritë njerëzore më nivel më të ulët emancipues dhe ekonomik.
Kështu po ndodhë edhe në shoqërinë shqiptare, në veqanti po flas për shqiptarët e Kosovës, të cilëve edhe pse u mungojnë shumë nga gjërat më elementare për jetë, nuk u mungojnë teknologjitë e fundit të telefonisë mobile, laptopat, makinat luksoze dhe gjërat e tjera, për të cilat ne gjeneratat tona, jo vetëm që nuk i kishim, nuk kinim mundësi as të ëndërronim posedimin e tyre në të ardhmen!
Edhe pse, sot jetojmë në epokën e zhvillimit të hovshëm tenologjik, është e papranueshme largimi nga tiparet sa të vlefshme po aq të dobishme për jetë siq janë; mbrojtja e identitetit njerëzor, ruajtja dhe kultivimi i traditave të bukura kombëtare, ruajtja e nderit familjar, respektimi i fjalëve të prindërve dhe të moshuarve,…duke mos i harruar as traditat e bukura të vizitave tek fqinjët dhe farefisi i gjërë.
Hiq më larg se në vitet e ’90-ta, i gëzonim dhe respektonim gjitha këto veti të mira, si një thesar i çmuar kombëtar, i trashëguar që nga lashtësia.
Çfarë po ndodh me ne kështu?
Përgjatë okupimit të egër dhe brabar serb, ishim me të bashkuar me njëri-tjetrin, më solidar dhe me të gatshëm për të ndihmuar të varfërit dhe skamnorët,…siq e thotë në këngën e saj “Ma t’mirë me u ba”, bilbili i këngës popullore Shyhrete Behluli; “Njerëz ma t’mirë jemi kanë,…krejt çka kemi pas bashk i kemi nda,…kemi jetue në kohë më të vështirë , e kemi pas shpirtin ma të mirë,…nuk kemi pas por nuk kem lakmu, me shumë pak jemi gëzue,…e sot çka u ba”!!!
Çuditërisht, në ditët e sotme, aq thellë ka hyrë paraja në shpirtërat e njerëzve, sa që njerëzit mendojnë se çdo gjë blihet me para, duke harruar aspektin human,…duke harruar se nga kjo botë, ashtu siq kemi ardhur lakuriq edhe do të ikim të tillë pa pasur mundësi të marrim asgjë me vete.
Përderisa njerëzit e bizneseve dhe kastës politike, paranë e kanë Zot, e kanë Fe, e kanë Atdhe,…për para e shesin nderin dhe moralin familjar,…kjo nuk është veti e njerëzve të thjeshtë, të ndershëm dhe të dinjitetshëm të kësaj bote.
Bizarët e kastës politike me para po e blejnë çdo gjë, madje edhe njerëzit,…kanë shkuar aq larg me marrëzitë e tyre, duke përfituar nga gjendja e rënduar socio-ekonomike e shumicës së familjeve,…gjatë fushatave zgjedhore i blejnë votat e tyre me paratë e pista, duke i dhunuar materialisht shpirtërat e thyer e të pashpresë të popullatës së varfër në Kosovë.
Shitja e votës me para, është psikologji e robit
Nëse vërtetë, popullata shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë e dëshiron ndryshimin substancial të kastës qeverisëse, nuk guxon t’i përseritë gabimet e së kaluarës; të mos e shet votën me para, të mos u besoj premtimeve plot gënjeshtra të kusarëve politik, të mos bien pre e mashtrimeve, e aq më tepër të mos bien pre e parave të pista që ju ofrojnë pushtetarët dhe të tjerët gjatë fushatave zgjedhore,…por të gjykojnë me logjikën e shëndoshë për një ardhmëri të sigurtë të së ardhmës së fëmijëve, nipave dhe mbesave të tyre në trojet stërgjyshore.
Shitja e votës me para, është psikologji e robit e jo e njerëzve të lirë, andaj vllëzër e motra shqiptare, mos lejoni robërimin edhe më tutje të shpirtërave tauj për para të pista të politikanëve të kriminalizuar dhe korruptuar deri në fytë.
Ju bëjë thirrje nga thellësia e shpirtit, mos i acaroni raportet vëllazërore dhe fqinjësore mes vete për interesa të kusarëve politik,…politikanët shkojnë e vijnë, raportet e forcave politike në vend ndryshojnë sipas raporteve të fuqive të mëdha  dhe interesave personale të liderëve partiak.
Ta vëmë interesin shtetëror dhe kombëtar para cilit do interes tjetër partiak.
Vllëzër të një gjaku, të një gjuhe dhe një ashti që jemi, t’i bashkojmë mendjet dhe zemrat për shporrjen e së keqës nga trojet tona. T’u kthehemi vlerave tona sublime, thesarit të traditës dhe kulturës tonë shekullore,…të mos vrapojmë pas kulturave të huaja, të cilat nuk çojnë asgjëkundi, përveq degradimit kulturor dërgojnë drejt asimilimit të gjuhës dhe traditave të bukura shqipe.
Pas bashkimit shpirtëror, do të jetë i pashmangshëm bashkimi fizik i shqiptarëve në trojet etnike. Zoti i bekoftë shpirtërat e mirë të kësaj bote!

Në 40-vjetorin e vdekjes, përkujtohet në Kosovë orientalisti Hasan Kaleshi

Në kuadër të konferencës ku po marrin pjesë studiues të shumtë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Turqia, Austria dhe Gjermania

PRISHTINË – Fakulteti i Filologjisë i Universitetit të Prishtinës, në bashkëpunim me Institutin “Yunus Emre” dhe Qendrën Kulturore Atatürk në Ankara, me rastin e 40-vjetorit të vdekjes së tij, organizuan konferencën “Veprimtaria shkencore e prof. Dr. Hasan Kaleshit”.

Në ceremoninë e hapjes së kësaj konference drejtori i institutit “Yunus Emre” në Prishtinë, Mehmet Ülker, u shpreh se nëpërmjet kësaj dite akademikët e ardhur nga vende të ndryshme të botës do të shqyrtojnë temat e veprimtarisë së Hasan Kaleshit, një shkencëtar i rëndësishëm për gjithë rajonin.

“Unë dua të theksoj se ne si instituti ‘Yunus Emre’ dëshirojmë që nëpërmjet aktiviteteve të tilla të njoftojmë, flasim dhe të prezantojmë vlerat tona të përbashkëta kulturore e shoqërore, duke ofruar tema të ndryshme në bashkëpunim”, tha Ülker.

Ai gjithashtu shprehu gatishmërinë e institutit të tij, për bashkëpunime në fusha dhe tema të ndryshme, jo vetëm në Kosovë dhe në Turqi, por edhe në të gjitha vendet e botës. Ülker fjalimin e tij përfundoi me thënien e profetit Muhammed a.s. “Nëse shkenca gjendet edhe në Kinë, shkoni për ta gjetur atë.”

Në anën tjetër, Isa Memishi, kryetari i këshillit organizativ, gjatë fjalimit të tij, theksoi bashkëpunimin në mes të Fakultetit të Filologjisë, përkatësisht të drejtimit të orientalistikës me institutin kulturor “Yunus Emre”. Duke e vlerësuar veprimtarinë e vlefshme të Kaleshit, Memishi u shpreh se “Kontributi shkencor i Profesorit Kaleshi ka qenë multidisiplinar. Që nga historia, filologjia, filozofia, letërsia e shumë të tjera. Duke marrë parasysh gjithë këto fusha të studimeve të tij, të cilat arrijnë në 500 njësi bibliografike të disiplinave të ndryshme shkencore, ndoshta duhet që një numër i madh studiuesish me njohuri të ndryshme të marrin pjesë në këtë konferencë.”

Ndërkaq vëllai i të ndjerit Hasan Kaleshi, Omer Kaleshi shprehu mirënjohjen për organizimin e kësaj konference dhe në shenjë falënderimi tha se do të dhurojë piktura të Dervishëve tek instituti “Yunus Emre”.

Dekane e Fakultetit të Filologjisë, Lindita Rugova foli për diapazonin e gjerë të profesorit Hasan Kaleshi, që shtrihej në fushat si histori, gjuhësi, etnografi dhe rreth të arriturave të tij në fushën e filologjisë klasike dhe orientale. Duke folur për përpjekjen e Kaleshit në këtë drejtim, Rugova u shpreh se “Departamenti i orientalistikës i profilit të specializuar shkencor për studime gjuhësore, letrare dhe kulturore të botës turke, arabe, perse dhe jo vetëm, është një nga katedrat më të vjetra të themeluara në Universitetin e Prishtinës.”

Myrvete Badihuku-Pantina, pro-rektore e Universitetit të Prishtinës, duke falënderuar organizatorët e kësaj konference ndërkombëtare, theksoi rolin e Kaleshit në fusha të ndryshme shkencore e kulturore, duke veçuar kontributin e tij në fushën e historiografisë shqiptare. “Me emrin dhe veprimtarinë e Profesorit Kaleshi mburremi të gjithë shqiptarët”, u shpreh ajo.

Hasan Kaleshi është orientalist dhe themelues i degës së orientalistikës në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës. Ai njihet si orientalisti më i madh shqiptar. Kaleshi është i njohur edhe në vende të shumta si Gjermania, Austria dhe nga vendet e Ballkanit në rajon. Veprat e tij kanë shfaqur në mënyrë të drejtpërdrejtë historinë e periudhës osmane, dhe ai ka qenë një shkencëtar i cili ka bashkuar popullin turk me atë shqiptar me një pikëpamje pozitive.

Në kuadër të konferencës për 40-vjetorin e vdekjes së Hasan Kaleshit ku po marrin pjesë studiues të shumtë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Turqia, Austria dhe Gjermania, gjatë ditës së sotme do të organizohen diskutime me tema të ndryshme, të ndara ne 3 sesione. aa

Dokumente – Gjykata e Apelit i bëhet avokate Adem Grabovcit kundër Gazetës “Insajderi”

Gjykata e Apelit i ka dhënë një shans Adem Grabovcit dhe mbrojtjes së tij që të sjellë fakte të reja mbi pretendimet se ish-shefit të GP të PDK-së i është shkelur privatësia dhe të drejtat kushtetuese në rastin e publikimit të skandalit të përgjimeve “Dosja e Shefave”, nga portali “Insajderi”.

Rrjedhimisht, Apeli ka rrëzuar vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, e cila në këtë rast kishte hedhur poshtë kërkesën e deputetit të PDK-së që të ndalohet publikimi i përgjimeve të tij në media.

Atë që nuk kanë arritur ta bëjnë avokatët e Adem Grabovcit, e ka bërë Gjykata e Apelit. Kjo gjykatë e ka prishur aktvendimin e Gjykatës Themelore që hedh poshtë kërkesën e Grabovcit për ndalim të publikimit të përgjimeve. Ka urdhëruar shkallën e parë që të kërkojë nga paditësi që të sjellë prova të reja lidhur me pretendimet, se i është shkelur privatësia dhe të drejtat kushtetuese.

Gjykata e Apelit ka marrë rolin e avokatit të Adem Grabovcit. I ka dhënë udhëzime të qarta avokatit të Grabovcit, se çfarë veprimesh dhe provash duhet të prezantojë kundër “Insajderit” në rastin e publikimit të përgjimeve, shkruan “Insajderi”.

Një kolegj gjyqtarësh të Gjykatës së Apelit, i përbërë nga Fejzullah Rexhepi – kryetar dhe Ramë Hyseni e Qerim Ademaj – anëtarë, e ka prishur aktvendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës dhe e ka kthyer lëndën në rigjykim.

Pos kësaj, i ka dhënë udhëzime shkallës së parë që të kërkojë prova shtesë nga mbrojtja e Adem Grabovcit, lidhur me pretendimet se me publikimin e përgjimeve telefonike, paditësit i është shkelur privatësia dhe të drejtat kushtetuese.

Aktvendimi është marrë më 16 shtator. Kësisoj, Gjykata e Themelore e Prishtinës duhet të vendosë edhe një herë rreth padisë së Grabovcit kundër “Insajderit” dhe kërkesës për masë sigurie – ndalimin e publikimit të përgjimeve.

“APROVOHET si e themeltë ankesa e të autorizuarit të paditurit Adem Grabovci nga Prishtina, ANULOHET aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, C.nr.1730/16 i datës 12.08.2016 dhe çështja i kthehet të njëjtës gjykatë në rigjykim”, thuhet në diapozitivin e aktvendimit të Gjykatës së Apelit.

“Gjykata e Apelit pasi ka shqyrtuar shkresat e lëndës, padinë dhe propozimin për masë të sigurisë të ushtruar nga paditësi-propozuesi ka ardhur në përfundim se gjykata e shkallës së parë paraprakisht është dashur që padinë dhe propozimin për caktimin e masës së sigurisë t’ia kthej në plotësim dhe përmirësim paditësit konform dispozitave të nenit 99 dhe 102 të LPK-së, pasi në mënyrën siç është formuluar kërkesëpadia, si dhe propozimi për caktimin e masës së sigurisë të njëjtat nuk i plotësojnë kushtet që gjykata të veproj sipas të njëjtave, për shkak se nuk janë të qartësuara kërkesa sipas padisë dhe propozimit për masë të sigurisë”, thuhet më tej në arsyetim të Aktvendimit të Gjykatës së Apelit.

auto_aktvendimi-i-apelit-1-703x1024_1475743301-7187261475748890auto_aktvendimi-i-apelit-2-703x1024_1475743306-34525201475748893auto_aktvendimi-i-apelit-3-724x1024_1475743310-96735651475748898

Dom Lush Gjergji i ftuar nga Biblioteka e Kongresit Amerikan Nga Merita McCormack

Voal- Voal.ch përcjell një mesazh të Frank Shkrelit rreth ftesës të Dom Lush Gjergjit nga Biblioteka e Kongresit Amerikan.

Frank Shkreli shkruan si më poshtë:

“Dom Lush Gjergji është i njohur nga të gjithë, anë e mbanë trojeve tona në Ballkan si edhe në diasporë – jo vetëm si biografi kryesor i Nënë Terezes por edhe si udhëheqës i dalluar në fushën fetare dhe kombëtare.

I përndershmi Dom Lush Gjergji është ftuar nga Biblioteka e Kongresit Amerikan që të flasë për jetën dhe veprimtarinë e Nënë Terezës pas ditën e 14 tetorit, në atë institucion prestigjoz të dijes e të kulturës, të njohur jo vetëm anë e mbanë Amerikës por edhe anë e mbanë botës — mjaft i pasur edhe me libra dhe informacion për Shqipërinë, Kosovën dhe mbarë trojet shqiptare, informacion shumica e të cilit nuk gjëndet askund tjetër.

Konsiderohet që Biblioteka e Kongresit Amerikan dhe Biblioteka e Vatikanit të jenë dy institucione botërore më të pasurat me informacion mbi kulturën gjuhën dhe historinë shekullore të kombit shqiptar.

Faleminderit Merita, që e ndave me ne këtë informacion.

Përshëndetje të gjithëve,
Frank
Subject: Library of Congress Event on Mother Teresa , Holy Mass and Luncheon with Don Lush Gjergji of Kosova

 

lushi

mtht

Dear Friends,

As you may or may not know Don Lush Gjergji, a national icon among Albanians and well respected in other countries, is going to visit Washington DC and lecture at the Library of Congress on October 14, 2016 at 2pm (please see flyer attached). The lecture will be on the beloved Daughter of Albania, Don Lushi’s friend, and the newly canonized Saint of the World, St. Mother Teresa of Calcutta. He will also celebrate the Holy Sacrifice of the Mass in thanksgiving for Mother Teresa’s canonization the following day on October 15, 2016 at 11am at St. John the Beloved Catholic Church located at 6420 Linway Terrace, Mclean VA, 22101.

The Mass will be celebrated in the Albanian Language for the Albanian Saint, the first ever for this area and we encourage all to attend this historic Mass.

A luncheon will be served after the Mass celebration at St. John’s Parish Hall. RSVP is needed for the luncheon, due to limited capacity and accommodations. Please see the link for the Luncheon RSVP below

Father Lush Gjergji is a Roman Catholic priest in Kosova, where he was born. He was ordained in 1973, and his 1975 doctorate in psychology is from the Sapienza University of Rome. He has authored over 60 works on psychology and religion, as well as 16 books dedicated to the life, works and spirituality of Saint Teresa of Calcutta. He will discuss her life and works, as well as her Albanian origins. Don Lushi writes in Albanian, Italian and Croatian, and his works have been translated into English and several other languages.

The details of the lecture at Library of Congress:

“Mother Teresa and her Ascent to Sainthood”

European Reading Room,
Jefferson Building, Room LJ-250
Friday, October 14, 2016
2:00pm – 3:00pm

The link to Luncheon (after the Holy Mass). Please RSVP to this so we have a head count for the Luncheon

https://www.eventbrite.com/e/mass-and-luncheon-with-fr-lush-gjergji-celebrating-canonization-of-mother-teresa-tickets-28010987618?aff=ehomecard
Sincerely
Merita McCormack

Analizë – Pa një stad zhvillimor efikas, Kosova e ka vështirë të mbijetojë si shtet ?! Nga Skënder MULLIQI

 

Temat e politikës nuk janë të lehta, por në Kosovë  janë bërë tëpër të vështira. Kolumnistet dhe analistët politike , që unë mendoj së janë edhe  njerëz  të politikës , e kan zor të bëhën të saktë në elaborimet politike. Debatimet  politike ,  janë tepër të vështira sepse  në jetën politike  janë etabluar njerëzit pa  njohuri  elementare . Këta njerëz të skenës  aktuale të politikës në Kosovë, i kan koklavitur  shumë  punët  në të gjitha planët e jetës. Jo që është humbur fija por ka humbur edhe lëmshi siq thuhet në gjuhën e popullit.  Është turp së çfarë  kategorie e njerëzeve  të pa ditur po e kalerojnë Kosovën .Nese është honger pitja , tepsija është në mejdan thotë një fjalë e popullit. Këta pas secilës palë të zgjedhjeve manipuluan më  masën e gjerë  , manipuluan më votuesit  pa turpësisht duke i mashtruar ata së do ti realizojnë kërkesat e tyre reale. Në vend të realizimit të  kërkesave të qytetarëve, ata i plotësuan më të madhe  kërkesat e veta .Shtohet pyetja logjike për ke të votohet në zgjedhjet e ardhshme nacionale dhe lokale ? Votuesit vërtetë janë në dert të madh, së për cilët njerëz  të përcaktohen, kur skena jonë ka mbetuar gadi më figura të njejta shumë të dobëta  politike. Lexues të ndëruar kërkoj falje nga ju, së  po më vjen shumë zor, jo ti përmend por edhe ti imagjinoj  këta njerëz në krye të politikës tonë .Intelektualët e mirëfilltë tash për tash e kan preferuar si duket heshtjën e madhe , në vend të inkuadrimit në rrjedhat shoqërore dhe në rrjedhat politike të Kosovës. Kemi  ekonomi të shkallmuar, kemi  vetëm dy kategori shoqërore,  ata që janë pasuruar në mënyrë  marramendëse , dhe kategorinë shumicë e cila po jetojnë  . Partitë kryesore politike janë duke u rrezikuar seriozisht nga mbrenda , kan mbetur të  pa profilizuara edhe pa kuadro të mirëfillta .Korrupcioni është duke na grryer  nga mbrenda, resurset pa mëshirshem po hargjohen për interesa private, institucionet e shtetit  nuk janë të lira, mafija është bërë pjesë e pushtetit. Ekzisiton edhe pushteti dytë  paralel i mafiozve  të cilët po e kontrollojë pushtetin e vijës së parë politike …Ndryshimet  gjoja të zgjedhjeve të kaluara locale , jo që nuk sollën ndryshime  për të mirë , por  shënuan ngecje  në të gjitha sferat e jetës dhe të punës . Edhën struktura  jo kredibile dhe krejt të pa afta . Së si është gjendja nëper  komuna e dobët , ashtu është edhe pushteti qendror katastrofal. Mu për ata edhe zgjedhjet e radhës nacionale dhe ato lokale të cilat pritet të mbahen në vitin 2017 janë shans i madh që të ndodhin vërtetë ndryshime përmbajtësore , të cilat kishin më sjellë  formë tjetër shumë më të mirë të qeverisjës më komuna dhe më Kosovën. Pa një stad zhvillimor efikas ,  Kosova nuk ka gjasa të mbijeton si shtet.Kur mbetet vëtem opcioni për shtetndertim dhe mirëqenje , edhe mund të llogarisim në avansimin e proceseve demokratike dhe në avansimin e të gjitha proceseve tjera  zhvilimore .  Kriza e përgjithshme sigurisht së nuk përfundon kurrë më këtë estabilishment të dobët  politikw . Do të duhej të elminohet ndijësia politike që të votohen njerëzit tepër të konsumuar dhe materjalista .Eliminimi i logjikës të mos votimit të këtij lidershipi, do të ishte logjikë e progresit.  Nuk ishte dashur të pranohen zgjedhjet vetëm më një zonë zgjedhore , e cila do të mundësonte manipulimet më vota tw serishme  mbrenda subjektit të njejtë politike.Prap njerëzit e fuqishem në krye tw subjekteve politike do të bënin të thëm ashtu si  të donin, duke pozicionuar njerëz më vota të vjedhura . Pa reformë të procesit zgjedhor , edhe zgjedhjet pak  do të kishin vlerë. Përsonifikimi i presecit zgjedhor do të ishte në të mirën e njerëzve të caktuar , jo në të mirën e përgjthshme .Kosovës i duhen kualitete të reja të ekspertëve  të cilët do të sjellnin freski në jetën politike- institucionale .Dinamika e shoqërisë na kushtëzon institucione kredibile të cilët edhe vendimet që i sjellin do të ishin për të mirën e përgjithshme  .Pushteti aktual po dëshiron më çdo kusht  të mbes  në skenën politike në mënyrë jo ligjore .Mjaftë më kasta të pa përgjegjshme politike , të cilët vetëm dëm pas dëmeve janë duke na sjellur. Mjaftë u ushqyem më iluzione së më këta njerëz në krye të shtetit do të bëhët mirë…     

Qeveria e Republikës së Kosovës miratoi Projekt-ligjin për Trepçën

Pas procedimit nga ana e Qeverisë, Projektligji për Trepçën do të shqyrtohet në seancën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës, e cila do të mbahet të premtën

PRISHTINË (AA) – Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës u bë votimi për “Projektligjin për Trepçën”, e cila u aprovua dhe u procedua për në Kuvend. Ndërkaq ministrat e Listës serbe nuk e votuan atë, duke theksuar se bashkësia serbe po përjashtohet nga ky proces.

Gjatë mbledhjes i pranishëm ishte edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i cili tha se Qeveria ka gjetur zgjidhjen optimale për Trepçën, duke theksuar se resurset minerale janë pronë e Kosovës. Ai shtoi se ky ligj nuk është hartuar për të mbrojtur interesat politike, por për ta konstatuar të ardhmen e saj e cila do të punojë mbi bazat e ekonomisë së tregut.

Gjatë prezantimit të Projektligjit për Trepçën, ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, Blerand Stavileci, u shpreh se ky projekt-ligj ka për qëllim krijimin e infrastrukturës ligjore i cili synon një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Ai theksoi se hapja e rrugës për investime, rritja e vlerës së aseteve dhe avancimi i kapitalit tekniko-teknologjik, si parakusht për rivitalizimin e Trepçës, janë çështje jetike për mirëqenien sociale të punëtorëve dhe interesin e përgjithshëm publik.

Stavileci shtoi se Trepça po transformohet në shoqëri aksionare ku Qeveria e Republikës së Kosovës do të jetë pronar i saj 80 përqind, kurse punëtorët pronarë të 20 përqind të këtyre aksioneve.

“Ky projekt-ligj trajton edhe çështjet si resurset minerale, bartja e pasurisë të të drejtave dhe burimeve njerëzore, statutin, regjistrimin dhe qeverisjen e shoqërisë aksionare, mundësinë e formimit të njësive të tjera biznesore, mundësinë e pjesëmarrjesë së sektorit privat, çështjet sociale dhe raportin me komunitetin si dhe dispozitat kalimtare dhe përfundimtare”, u shpreh Stavileci.

Kurse zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi shprehu se hartimi i këtij projekt-ligji ka qenë i vështirë, duke theksuar se kjo është zgjidhja më e mirë e mundshme. Ai shprehu se me këtë projekt-ligj do të ketë një ekonomi të lirë të tregut si dhe një mundësi për menaxhim adekuat, sipas Kushtetutës së Kosovës.

Ndërkaq, ministrat e Listës Serbe, nuk u pajtuan me votimin e Projekt-ligjit për Trepçën, ku zëvendëskryeministri Branimir Stojanoviç u shpreh se ky projekt-ligj ka të bëjë më shumë me çështje politike se sa me ato ekonomike.

Ai theksoi se gjatë këtij procesi pjesëmarrja e tyre ishte shumë e vogël dhe shtoi që për pranimin e saj edhe nga Lista Serbe, ky projekt-ligj duhet të ndryshohet.

“Nëse kjo nuk ndodh ne nuk do ta votojmë as në Kuvend”, u shpreh Stojanoviç.

Këtë e pohoi edhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Lubomir Mariq, duke theksuar se janë detyruar të votojnë kundër, meqë komuniteti serb është plotësisht i përjashtuar nga ky proces.

Pas procedimit nga ana e Qeverisë, Projekt-ligji për Trepçën do të shqyrtohet në seancën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës, e cila do të mbahet të premtën.

Arif Vladi, një emër që mungonte në listën e dekorimeve të Thaçit – Nga Dukagjin Hata

 “Po të mos kishte dëgjuar këngën tënde “O prite Azem Galicën”, o Arif Vladi, djali im sot do të ishte gjallë!”…

 

Presidenti Hashim Thaçi erdhi për herë të parë si president i Kosovës në Tiranë me një tufë titujsh e dekoratash, të shpërndara me ngut ndër disa shkrimtarë e artistë, njerëz të kulturës e të artit kombëtar në Shqipërinë administrative, që paskan kontribuar për shtetin më të ri në Evropë.

Këto sajdi e “qoka”, ndonëse me vonesë, tentonin të justifikonin kryeshtetarin e zënë me punë të mëdha, që, më në fund, u kujtua se në Tiranë si President, pasi ka ardhur si “ilegal” me banim tek hotel “Dajti”, si komandat i UÇK-së dhe kryeministër i Kosovës, nuk mund të vinte më me duar në xhepa.

Nuk dua të paragjykoj përzgjedhjen e Presidentit të Kosovës për personat që iu dha titujt, “gradat” e ofiqet. Kjo ka të bëjë me njohjen e tij dhe të këshilltarëve, por një gjë dihet e sigurtë, se “rrethi” duhej ose më i gjërë ose më i ngushtë dhe në të dy rastet, një person që duhet të ishte i pranishëm në krye të emrave, është “harruar” me ngut.

Ky është këngëtari brilant, një nga zërat më unikë të këngës mbarëshqiptare, me të cilën janë rritur breza dhe janë pagëzuar epoka të shqiptarisë, Arif Vladi. Mungesa e emrit të tij në listën prej pesëmbëdhjetë vetash, të atyre që u sajdisën nga Presidenti Thaçi, nuk është një rastësi. As Thaçi dhe as ata që e rrethojnë, në një rast të tillë nuk mund të bëjnë gjestin e Pons Pilatit dhe aq më pak të Zhvjekut.

Ishte fillimi i viteve 1980, kur këngëtari Arif Vladi, duke promovuar skenave e shesheve të Shqipërisë këngën epokale “O prite Azem Galicën”, po ndizte një zjarr të pashuar në zemrat e qindra mijëra shqiptarëve të Kosovës, që do të ishin pjesë e gjeneratës së qëndresës titanike kundër mizorisë pansllaviste.  Kjo këngë do të ishte hit krenie e rezistence për liri gjatë demonstratave të vitit 1981 në Kosovë, që shkundën ngrehinën e zymtë të krim ndëshkimit serb dhe projektuan kulmin qëndrestar, që do të vinte si një uragan shprese mbarëshqiptare në fund të viteve ’90.

Nuk di se ku ndodhej Hashim Thaçi në vitin 1981, por nëse mosha e njomë nuk e lejonte të ishte në ato sheshe shqiptarie, me siguri ka dëgjuar nga familjarët dhe të afërmit e tij për magjinë e asaj kënge, që do të ndizte në gjirin e protestuesve tingujt e shpresës së madhe, Iliadën e pashuar të atdhedashurisë.

Nuk harrohen këngët hite të këngëtarit tribun, ato këngë që Vladi i këndoi me pathos e krenari në sheshet e Tiranës, Shkupit e Prishtinës, në Dibër, Gjirokastër, Gjakovë, Tetovë, Vlorë, në çdo cep të Shqiptarisë. Kwngw si “Jam Kosova e shqiptarisw” etj u bwnw zjarre tw ndezura nw oxhakun e shpresws mbarwshqiptare, projeksione ardhmwrie, qw sillnin me vete zemwrim e qwndresw, atdhedashuri e shpirt sakrifice, akte deri nw sublime, qw kwrkonin njw realitet tw ri pwr Kosovwn shqiptare.

Këto këngë ishin prologu i lirisë dhe epilogu i dhimbjes së atyre që binin me emrin e Kosovës në gojë, duke lënë si amanet pastërtinë e lirisë së nesërme.

Në një kafene mërgimtarësh shqiptarë, ku ndodhej dhe autori i këtyre radhëve, para disa viteve, një plak rreth të tetëdhjetave nga Drenica, iu drejtua Arif Vladit: “Po të mos kishte dëgjuar këngën tënde “O prite Azem Galicën, djali im sot do të ishte gjallë!”.

Arif Vladin gjithmonë e kanë quajtur këngëtar të Kosovës, pasi zëri i tij, shpirti i tij, përkushtimi si qytetar i përgjegjshëm dhe artist dinjitoz, lidhen me këtë trevë të shqiptarisë, e cila ka qenë hisja e mohuar e tokës dhe qiellit, gjersa falë luftës së UÇK-së dhe faktorit euro-amerikan, në prag të mijëvjeçarit të tretë, në trojet e saj do të niste një erë e re ndryshimi madhor dhe shprese epokale.

Kur këngëtari shkon në Gjirokastër, Vlorë, Berat e gjetkë ndër viset shqiptare, brenda e jashtë kufijve të diktuar nga kohët e këqija të shqiptarisë, njerëzit i drejtohen njëri-tjetrit: “Erdhi këngëtari nga Kosova”, ndërsa atij i drejtohen me zemra të hapura: “MIrë se erdhe, o këngëtari i Kosovës, o këngëtari i lirisë!”…

Të gjitha këto nuk mund të mos i dinte, qoftë dhe shkarazi, Presidenti Thaçi, i cili nuk e pa “të arsyeshme”, që në listën me pesëmbëdhjetë emra të vlerësuar prej tij në Tiranë, të ishte ai i Arif Vladit. Kjo, sigurisht, nuk e zhbën kontributin madhor të këngëtarit, talentin dhe përkushtimin e tij të vënë në shërbim të njërës nga kauzat më madhore të shqiptarëve në shekullin XX.

Këngëtari që është dënuar nga Beogradi në mungesë me dhjetë vjet pa të drejtë hyrje në Serbi, për gjoja “nxitje të terrorizmit shqiptar në Kosovë”, “refuzohet” në Tiranë nga presidenti i porsazgjedhur i Kosovës.

Por  e ndodhura është ajo që është dhe historia nuk mund të shkruhet sipas qejfit të njërit apo tjetrit, qofshin këto dhe kryeministra a presidentë repeublike: do apo nuk do Thaçi dhe këshilltarët e tij, këngët hite të Arif Vladit janë dhe do të mbetën në jetë të jetëve kolona zanore të luftës së Kosovës, magjija që na e solli aq afër lirinë në kohën e mizorisë, kur ato troje dardane kishin aq shumë nevojë për një ëndërr dhe një shpresë!…

Visar Ymeri: Qeveria e Mustafës po dorëzohet përballë Serbisë!

PRISHTINE- Kryetari i Lëvizjes “Vetëvendosjes”, Visar Ymeri, ka reaguar ndaj arrestimit të drejtorit rajonal të Policisë së Kosovës, Nehat Thaçit, nga autoritet serbe, pasi u akuza lidhur me një fletarresti për terrorizëm.

Duke folur për mediat kosovare, ai thotë se me arrestimin e Drejtorit të policisë për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçit, Qeveria e Kosovës është nënshtruar dhe dorëzuar përballë Serbisë.

“Serbia përveçse nuk po kushtëzohet për atë që bëri në luftë, ajo po na dëmton edhe në paqe, teksa qeveritarët tanë heshtin dhe besojnë në mëshirën e Serbisë”, ka thënë ai.

Sipas tij, Serbia po vazhdon të mos e njohë pavarësinë, sovranitetin e integritetin territorial të Republikës së Kosovës, “kurse qeveritarët tanë flasin për marrëdhënie të mira me këtë shtet”.

“Vetëm kushtëzimi i Serbisë e bën atë të ndryshojë, e këtë duhet ta bējmë sa më parë, duke filluar me marrëdhëniet ekonomike e tregtare, ku edhe dëmtohemi më së shumti aktualisht nga ky shtet. Çdo veprim ndryshe çon në arrestime të reja dhe veprime të tjera si këto nga pala serbe”, ka thënë Ymeri.

Kosova i kërkon SHBA-së dhe BE-së të ndalin ‘tensionet’ e krijuara nga Serbia

Mos zbatimi i marrëveshjeve të arritura në Bruksel dhe arrestimi i një zyrtari të lartë të Policisë së Kosovës kanë krijuar tensione dhe vështirësi në raportet ndërmjet ekipeve dialoguese të Kosovës dhe Serbisë.

Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, i tha Radios Evropa e Lirë se bisedimet me palën serbe gjithmonë kanë qenë të vështira, por kohët e fundit ato janë vështirësuar edhe më shumë, pas zhvillimeve të fundit.

“Në veçanti javën e kaluar ishim dëshmitarë se edhe pas 5 viteve të bisedimeve, pala serbe doli nga ajo që ishim marrë vesh, duke bërë kërkesa shtesë dhe që e pamundësoi arritjen e marrëveshjes për zbatim. Për mendimin tim kërkesat shtesë ishin vetëm sa për të bllokuar zbatimin e marrëveshjes për kodin telefonik. E dyta është pikërisht arrestimi i një zyrtari të lartë të policisë zotit Thaçi”, deklaroi Tahiri.

Ministrja Tahiri theksoi se Serbia, duke u munduar të ketë juridiksion përtej kufijve të vet, po rritë tensione dhe brenda ekipeve dialoguese mes Kosovës dhe Serbisë.

“Për mendimi tim, kjo ishte si provokim edhe për bisedime që të dekurajojë delegacionin tonë, ndoshta që të bllokojmë bisedimet dhe për të arsyetuar Serbia veten që ajo është e gatshme, pra për të marrë poena para faktorit ndërkombëtar”, deklaroi Tahiri.

Tensionet u rritën në veçanti pas arrestimit të drejtorit rajonal të Policisë së Kosovës, Nehat Thaçi, në vendkalimin kufitar në Konçul dhe vënies së masës së paraburgimit prej 30 ditësh nga një Gjykatë e Lartë në Nish të Serbisë.

Në Bruksel, ndërkaq, negociatorët serbë ‘bllokuan zbatimin e marrëveshjes për kodin telefonik për Kosovën’, thanë zyrtarë të Qeverisë së Kosovës.

Autoritetet në Prishtinë, ndërkaq, i ndaluan hyrjen në Kosovë drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, me arsyetimin, siç thanë zyrtarë të MPJ-së, “shpërdorim të lejes së qëndrimit”.

Ministrja Tahiri, ndërkohë, kërkoi nga garantuesit e bisedimeve që të ndërmarrin masa për, siç tha ajo, “sjelljet e Serbisë”.

“[Dialogu] si historik ka dhënë rezultate. Ato që po flasim, si tensionime, lidhen me këto ditët e fundit dhe zgjidhje për këtë është ndërhyrja e faktorit ndërkombëtar. Në këtë rast, edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të angazhohen më shumë, por edhe Bashkimi Evropian të angazhohet më shumë, sepse të dy partnerët janë garantues të këtij dialogu, kurse BE është edhe ndërmjetësuese”, tha Tahiri.

Autoritetet në Beograd, ndërkaq, kanë fajësuar Prishtinën zyrtare për, siç thonë, “mosgatishmëri në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialog”.

Mediat serbe kanë cituar drejtorin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, të ketë akuzuar, siç thuhet, “përfaqësuesit në Prishtinë për pengim të lëvizjes së lirë”.

Ndërkohë, analistët në Kosovë thonë se dialogu “jo vetëm që mund të tensionohet, por ai nuk mund të ketë kurrfarë rezultati’ nëse, siç thonë ata, vazhdojnë arrestimet e qytetarëve të Kosovës”.

“Ngjarjet e javës së fundit dhe deklaratat tendencioze të përfaqësuesve serbë, kanë treguar se Serbia ngadalë po i kthehet gjuhës se vjetër, stilit të vjetër të politikës dhe kjo është shenjë e qartë drejt dështimit të dialogut”, tha për Radion Evropa e Lirë, Artan Muhaxhiri.

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë janë takuar së fundi javën e kaluar në Bruksel për të diskutuar çështjen e kodit telefonik të Kosovës, megjithëse, thonë analistët, përparimet në këtë fushë kanë qenë të vogla.

Takimet në nivelin e kryeministrave ende nuk kanë rinisur, sado që ishte paralajmëruar se mund të ndodhin së shpejti. (REL)

Kosova është robnuar në mbrendinë e konstruktit politik dhe ideologjik, si një botë pa alternativë ?! Nga Skënder MULLIQI

Me këtë strukturë pushtetare Kosova do të plaçkitet deri në themel.Po e plaçkitin grupe profiterësh të cilët i ka ba bashkë interesi , e jo partitë politike të cilat i takojnë. Po të ruhej koherenca partiake PDK-e dhe LDK-e , si dy subjekte më koncepte diametralisht të ndryshme politike nuk do të kishin lidhur kurrë koalicion. PDK-ja dhe pse e proklamuar si parti djathtiste në fakt i takon krahut të majtë politik. LDK-ja moti është proklamuar dhe ka qenë subject i krahut të djathtë politik , por nga vdekja e Rugovës edhe kjo parti nuk e din as vet së cilit taborr politik i takon. Në fakt partitë politike në Kosovë ende kan mbetur të pa profilizuara mirë.Kolacionin e bën grupet e fuqishme mbrenda partiake pa e pyetur shumë elektoratin .

PDK-së kështu iu zgjidh laku nga fyti pas periudhës gjashtë mujore të koalicionit VLAN, e cila kishte mbetur duke kërkuar partner qeverises . E gjetën LDK-në e cila përfundimisht u bë patericë e PDK-së pas gjithë atyre deklaratave së nuk do të hyn kurrë në kolacion më PDK-ne .Qysh u bë mbrapsht ky koalicion i madh, ashtu edhe mbrapsht shkuan punët që dy vite. Shkuan këto dy vite të mandatit qeverisës të Isa Mustafës pa realizuar gadi asgjë madhore për çka është edhe e thirrur çdo qeveri e një shteti. Krerëve të PDK-së u ra mish në biber siq thonë për ti vazhduar avazët e vjetra të keqpërdorimeve të mëdha dhe ruajtjës së pasurisë së pa ligjshme .Por edhe kreut të LDK-së ky koalicion i leverdisi për ti mbajtur postet e larta partiake dhe pushtetare, për të njejat qëllime të keqpërorimeve të posteve të larta shtetërore .

Gjatë këtyre vitëve pamë vëtem përplasje të ndërsjella politike Pozitë dhe Opozitë . Pamë krizë pas krize si ekonomike ashtu edhe kriza politike, deri të kriza institucionale e cila kursesi të përfundon. Dhe, as që do të përfundon më këtë klasë politike në pushtet, e cila më kriza edhe po ushqehet . Edhe Opozita bukur shumë po ia bën argati kësaj pune, së kurrë nuk ishin unik sa duhet në qendrimet politike dhe ne veprimet konkrete të tyre. Opozita shpesh ishte e përqarë në momentet ndoshta kur vëtem edhe pak është nevoitur që qeveria binomiale Thaçi –Mustafa të bien nga pushteti, Duke mbetur në pushtet ata që janë në listë të kësaj Gjykate , mendojnë që ti shpëtojnë disi duke prodhuar kriza permanente. Së a do tu lëverdisin manovrimet e tilla të dëmshme politike , mbetet të shihet deri në fillim të vitit të ardhshem, kur do të fillon edhe punën Gjykata në fjalë .Dëmet e këtye përplasjeve politike direkt po i paguajnë qytetarët. Më ata që janë mësuar të punojnë keq që 17 vite , e disa edhe më heret nuk do të këtë ky shtet kurrë bereqet. Këta janë do harama të popullit të cilët edhe më haram janë duke mbijetuar në skenën tonë politike.

Gjithçka kan qitur në ankand public bashkë më shtetin e ri të Kosovës. Këto dy grupe të caktuara politike të PDK-së dhe LDK-së bashkë më do servilë aty rreth e rrotull kan bërë privatizime sipas dëshirës së tyre. Po punësojnë njerëz sipas përkatësive partiake , por më parë po i punësojnë ilakat e tyre , militantët e ndryshem , duke i lënë anash krejt interesin e përgjitshem të shtetit. Këta i kan ndalë proceset zhvillimore dhe demokratike duke na kthyer mbrapa , apo shumë mbrapa si në kohën e fashizmit.Zatën edhe sjelljët e tyre janë hileqare dhe të tipit autokratik. Gadi 90 përqind të popullatës i kan bërë të varfër, më të varfërit në Evropë .Është e çartë tashmë së në Kosovë ndryshimet nuk mund të bëhën më këta matrapazë politikë , të cilët secilën ditë po e fundosin shtetin dhe të ardhmen e brezave që po vijnë . A ka gjë më tragjike për shqiptarët e Kosovës të cilët masovikisht po i braktisin vatrat e tyre shekullore. Vëtem mbrenda një harku kohor shumë të shkurtër vendin e kan lëshuar 130 mijë veta. Po të kishte ndodhur ky ekzod në Gjermani p.sh jam i bindur së do të kishte shkuar komplet qeveria në shtëpi .

Edhe po ti vihet flaka vendit në të katër anët , këta nuk do të largohen nga pozitat e uzurpuara. Nese në secilin vend demokratik tjetër në botë shtypi dhe shkrimet ndrrojnë pushtete , këta analfabetet potencialë politikë , as dert së kan së kush çka shkruan në mënyrë të argumentuar . Nese qytetarët po mendojnë së vetëvetiu do të vijnë ndryshimet pozitive , gabohën rëndë. Këta i kan lëshuar rrënjet thellë në të gjitha sistemet, dhe nese këto rrënjë nuk hiqën , nuk do të kemi ndryshime përmbajtësore.

Kosova është robnuar në mbrendinë e kontruktit politik dhe ideologjik si një botë pa alternativë .Gjuha propagandistike e politikës dhe gjuha e manipulimit ka arritur në stadin më ta lartë politik.Propagandën shumë ua zhveshi ambasadorja gjermane në Prishtinë , Angelica Viets, e cila tha së “Kosova ka çështje më urgjente sesa ratifikimi i Demarkacionit më Malin e Zi dhe krijimin e Asociacionit të Komunave më Shumicë Serbe”. Secilën ditë opinioni i gjërë po ndëshet më retorika, ose siq thuhet më retorika të shtuara të kastës në pushtet , të cilat po iu shërbejnë për ta mbajtur pushtetin sa më gjatë .Krejt politika e tyre bazohet në retorikë si formën e propagandës dhe të manipulimit , për ti qitur nga loja argumentet e shumta të cilat flasin për nivelin e lartë të krimit dhe korrupcionit, dhe nivelin shumë të ulët të mirëqenjës, pa punësisë të përmasave enorme, të cilat i potencoi edhe ambasadorja gjermane , Viets, etj . Këta e kan mbushur aq shumë kupën , e cila veq që nuk ka eksploduar …

Kryeparlamentari i shket goja serbisht teksa flet për patriotizëm

 Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli duke folur në konferencën e sotme për media ka rrëshqitur duke përdorur edhe fjalë në gjuhën serbe.

Teksa fliste për “garat se kush është më patriot e kush jo”, ai ka përdorur edhe fjalën “znaçka” apo distinktiv në shqip.

 

Pas arrestimit të Thaçit, kërkohet ndërprerja e dialogut me Serbinë

PRISHTINE- Në mbledhjen e Komisionit për Politikë të Jashtme, anëtarët e këtij komisioni kanë bërë të ditur se do të dalin me një deklaratë në lidhje me arrestimin e drejtorit rajonal të policisë në Mitrovicë, Nehat Thaçi.

Kryetari i këtij komisioni, Ilmi Reçica, ka thënë ata si komision e kundërshtojnë arrestimin e tij dhe se organet duhet ta shqyrtojnë në detaje këtë situatë.

Sipas Reçicës, arrestimi i Nehat Thaçit, është i papranueshëm dhe i dënueshëm, shkruajnë mediat kosovare.

Ndërsa, sipas anëtarit të këtij komisioni, shefit të grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, ky komision do të duhet të dalë me një deklaratë, sepse ajo çka ka ndodhur me drejtorin rajonal të policisë në Mitrovicë, nuk i kontribuon normalizimit të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka bërë thirrje te organet përgjegjëse që kësaj çështje t’i shkojnë deri në fund, dhe nëse është nevoja që të ndërpriten bisedimet në shenjë proteste për veprimin e shtetit serb.

Në anën tjetër, shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, ka thënë se ky rast është i papranueshëm dhe kjo tregon mentalitetin e vjetër të Serbisë.

Gjatë mbledhjes së këtij komisioni, është formuar edhe një Komision për mbikëqyrjen e zbatimi të Ligjit për Protokollin e Shtetit.

Avioni ulet detyrueshëm në Aeroportin e Prishtinës – shpendi ia dëmtoi motorin

Një aeroplan është detyruar që të aterojë në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, vetëm pak minuta pasi është nisur nga aty.

Ngjarja ka ndodhur në orën 14:55 dhe aryse është se një shpend ka djegur njërin nga motorët e avionit, pasi ka hyrë aty.

Rastin e ka konfirmuar për klankosova.tv zëdhënësja e aeroportit Valentina Gara, që ka thënë se ekipet teknike janë duke u marrë me kontrollimin e motorëve.

Ajo ka shtuar ky aeroplan që po nisej nga Kosova në drejtim të Zvicrës, do të fluturojë sonte për në  destinacionin e caktuar.

Deri kur do të vazhdojë poshtërimi dhe degradimi institucional i vendit tonë? – Nga Florim Zeqa

Arrestimi i Drejtorit të Polcisë së Kosovës në Mitrovicë, Nehat Thaçi nga policia kufitare e Serbisë të merkurën me 28 shtator 2016, të rikujton arrestimin e policëve Shukri Bunjaku dhe Sami Beqiri, më 25 shkurt 2012 në territorin Kosovës nga pjestarët e MUP-it serb,…pashmangshëm na kujtohen skenat e tmerrshme të trajtimit jonjërzor dhe tallja poshtëruese  e xhandarmërisë serbe me policët e Kosovës.
Për ironi të faktit i gjithë poshtërimi që ju bë policëve të Kosovës, përfundoj me konstatimet verbale të zyrtarëve të lartë shtetëror, po citoj; “Arrestimi i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, në detyrë, është sulm mbi integritetin institucional e territorial të Republikës së Kosovës,…kërkohet që Serbia të respektojë integritetin territorial dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës dhe të respektojë ligjet e normat ndërkombëtare për kufijtë ndërshtetëror dhe ndërkombëtar”.
Arrestimi i fundit i Drejtorit të Polcisë së Kosovës në Mitrovicë, Nehat Thaçi nga policia kufitare e Serbisë edhe një herë e nxjerrë në sipërfaqe pafuqinë institucionale dhe shtetërore .
Pos arrestimit të policëve kosovar nga autoritetet serbe, me kërkesën e këtyre të fundit, më parë kishin ndodhur edhe arrestime të liderëve shtetëror dhe partiak nga autoritetet ndërkombëtare si në Bullgari, Hungari, Austri e disa vende të tjera ku, me kërkesën e Serbisë drejtuar Interpolit u ndaluan edhe bartësit më të lartë institucional sikur ishin Hashim Thaçi, Agim Çeku dhe Ramush Haradinaj të cilët , pas ndërhyrjes ndërkombëtare u liruan.
Në vazhdën e këtyre arrestimeve, të merkurën me 28 shtator 2016, rreth orës 20.00 në bazë të një fletarresti të Gjykatës së Nishit, në vendkalimin kufitar me Serbinë , të “Dheu i Bardhë” , u arrestua drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës , Nehat Thaçi i cili dyshohet nga autoritetet serbe për veprën penale të terrorizmit e që ndërlidhet me zhvillimet e vitit 1999 në komunën e Lypjanit, i cili po mbahet në paraburgim nën “akuzën për “terrorizëm”!
Vlenë për t’u theksuar se Nehat Thaçi ishte ushtar i UÇK-së dhe veteran i luftës çlirimtare.
Edhe pse Nehat Thaçi u arrestua si person privat, shkaku se ishte nisur për vizitë drejt shteteve perëndimore dhe se nuk ishte në cilësinë e udhëtimit zyrtar, nuk e zvogëlon aspak poshtërimin që Serbia i bënë Kosovës duke ia arrestuar zyrtarët e lartë sikur të ishin hajna ordinerë apo kontrabandues narkotikësh.
Me arrestime të tilla kriminale Serbia është duke përfituar politikisht, kurse institucionet kosovare i ka vënë në defansivë të plotë politike, duke i shndërruar në nënshtrues dhe lypës që kërkojnë mëshirë nga BE-ja, SHBA-të, Eulex-i dhe Serbia për një çështje që është dashur të zgjidhet shumë më herët, siç janë heqja e listatave të fshehta për arrestim të zyrtarëve dhe qytetarëve të Kosovës.
Serbia në këtë mënyrë po synonë amnistimin e plotë të strukturave të saj kriminale që kanë kryer krime gjenocidale në Kosovë , duke arrestuar zyrtarë të Kosovës, si barazpeshim me krimet e supozuara individuale.
Këtë e vërteton edhe deklarata e autoriteteve shtetërore serbe; Nehat Thaçi nga Ferizaji është arrestuar mbi bazat e “fletarrestit të lëshuar me urdhër të Gjykatës së Lartë në Nish për veprën penale terrorizëm”.
Çdo shtet normal , në këtë rast do të përgjigjej me reciprocitet dhe kjo është vërejtja për institucionet e Kosovës, në veqanti për Ministrinë e Punëve të Brendshme, që po tregohet aq tolerantë ndaj një neoçetniku siç është Marko Gjuriq që në një mënyrë është kryeministër i serbëve të Kosovës dhe ministrave shovinistë të qeverisë Mustafa-Thaçi-Veseli.
Mbase arrestimi i Nehat Thaçit nuk do të jetë arrestimi i fundit, andaj pashmangshëm lind pyetja: deri kur do të durojmë poshtërimin shtetëror dhe kombëtar dhe do të lejojmë këtë poshtrim të arrestimeve të zyrtarëve dhe qytetarëve të Kosovës sikur edhe deri kur do t’i durojmë eskursionet çetnike dhe shoviniste të zyrtarëve të Serbisë në Kosovë dhe ministrave të Serbisë , në qeverinë e Kosovës ?!
Është momenti i fundit që Serbia të kushtëzohet me ndërprerje të dialogut në këmbim të lirimit të Drejtorit të Policisë së Kosovës në Mitrovicë, Nehat Thaçi,…në të kundërtën duhet zbatuar të njëjtën masë reciprociteti ndaj neoçetnikut Marko Gjuriq, i cili sa herë i teket hynë e delë nga Kosova i pa “vrejtur” nga autoritetet kufitare kosovare.
Në rrethanat, kur qytetarët e Kosovës arrestohen dhe nuk ndjehen të sigurtë gjatë udhëtimit nëpër territorin e Serbisë, ndërsa ata serb shetisin të lirë në gjithë territorin e Kosovës,…këtu jo vetëm që nuk bëhet fjalë për reciprocitet, por edhe dialogut serbo-shqiptar në Bruksel i humbet kuptimi.
Heshtja qyqare e liderëve shtetëror dhe ministrit të Punëve të Brendshme ndaj arrestimit të Drejtorit të Polcisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, shpërfaq dorëzimin e tyre para politikës hegjemoniste të Beogradit dhe degradimin e skajshëm të institucioneve shtetërore.
Ka apo s’ka Kosova përfaqësi diplomatike (“Ambasadë”) në Beograd, për të cilën ishte bërë zhurmë aq e madhe me rastin e emërimit dhe largimit të mënjëhershëm të Lulzim Pecit nga “zyra diplomatike” në Beograd!
Liderëve shtetëror që u mungon forca e veprimit dhe mbrojtjes së qytetarëve të vet edhe jasht territorit të vendit, nuk e meritojnë të jenë krye të qeverisjes,…do të ishte në nderin e tyre ngritja e “flamurit të bardhë” para qytetarëve të vendit dhe lëshimin rrugë, për ardhjen në krye të vendit e njerëzve të guximshëm dhe të përgjegjshëm, që janë të zotët të ngritin zërin pa hezitim ndaj rasteve të tilla si në Vjenë, Bruksel, Berlin, New York e pse jo edhe në Beograd.
Përfundimisht shtrohet pyetja për të gjithë qytetarët e vendit; Deri kur do të vazhdoj poshtërimi dhe degradimi institucional i vendit tonë?

Hetohet “Fondi i 3-përqindëshit”, por jo “Vendlindja thërret”

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njofton se ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve lidhur me rastin e “Fondit të 3%-shit”, por asnjë hetim për “Vendlindjen thërret”.

Sipas analistëve, është pak e besueshme që kjo llogaridhënie të përfundojë, derisa nuk ka ndryshime në klasën e tanishme politike, që e drejton pushtetin dhe e kontrollon drejtësinë.

Pas një presioni të vazhdueshëm mediatik, madje edhe dy-tri rasteve të ngritura si çështje në Kuvendin e Kosovës nga deputetët, Prokuroria e Shtetit ka filluar së fundi të merret me hetimin e njërit nga fondet e shumëpërfolura të luftës, atë të 3-përqindëshit, por duke lënë akoma në harresë fondin tjetër, atë “Vendlindja thërret”.

Sipas konfirmimit zyrtar nga Prokuroria e Shtetit, hetimi ka filluar dhe po përgatitet për ta nxjerrë eventualisht para drejtësisë grupin e manipuluesve të “Fondit 3%”, por sa i takon fondit tjetër, atij “Vendlindja thërret” akoma nuk ka ndonjë nismë hetimore, sado që dyshohet se bëhet fjalë për abuzimet miliardëshe me para të popullit, që është edhe baza e pasurimit të shumë politikanëve kosovarë.

Zëdhënësja e Prokurorisë së Shtetit, Liridonë Kozmaqi – Hajdaraj, u shpreh për “Kosova Sot” se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve lidhur me rastin e “Fondit 3%”. “Këtë e ka bërë për shkak të disa veprimeve të dyshuara nga tre persona, të cilët kanë tërhequr disa shuma të parave, brenda 6-7 viteve të fundit dhe tani ende janë duke vazhduar hetimet lidhur me këtë rast. Lidhur me rastin Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka bërë kërkesë për sigurimin e informatave përmes Ndihmës Juridike Ndërkombëtare nga Shqipëria dhe tani Prokuroria ende nuk ka pranuar ndonjë informatë relevante, përveç njoftimit se pas grumbullimit të informatave, të njëjtat do t’ia përcjellë PSRK-së”, u shpreh ajo.

Kozmaqi – Hajdaraj ka shtuar se nuk mund të paragjykohet asgjë në këtë proces të filluar lidhur me finalen e rezultatit. “Pas grumbullimit të të gjitha provave, gjegjësisht pas përfundimit të hetimeve, prokurori i çështjes vlerëson se a ka prova të mjaftueshme, të cilat paraqesin dyshim të bazuar mirë se të pandehurit kanë kryer vepër penale apo jo, dhe pastaj do të vendosë për ngritje ose jo të aktakuzës. Për shkak se rasti është në hetime, këto janë të gjitha informatat që mund të bëhen publike. Ndërkaq, në databazën e PSRK-së nuk figuron të ketë rast lidhur me fondin “Vendlindja thërret”, ka pohuar Liridonë Kozmaqi – Hajdaraj. Ajo ka thënë se duhet rrënuar lidhjet e nëntokës me politikën.

Një qasje serioze hetimore ndaj të dyja rasteve e kërkojnë edhe përfaqësues të subjekteve politike dhe ekspertë të drejtësisë. Sipas Ismail Kurteshit, nga Lëvizja “Vetëvendosje”, sado e vonuar, llogaridhënia duhet të ndodhë një ditë për njërin dhe fondin tjetër, por se është pak e besueshme që kjo llogaridhënie të përfundojë, derisa nuk ka ndryshime në klasën e tanishme politike që e drejton pushtetin dhe e kontrollon drejtësinë. “Nuk është normale që një Qeveri që vjel kontribute të qytetarëve, për gati një dekadë, ta përfundojë punën e saj pa iu nënshtruar një auditimi dhe pa dalë me raport të detajuar financiar para qytetarëve, si dhe pa ia dorëzuar mjetet që i kanë mbetur në arkë Qeverisë pasuese, e dalë nga zgjedhjet e lira.

Bujar Bukoshi, nga Qeveria në ekzil, e cila nuk raportoi si duhet e as nuk i ktheu mjetet e mbetura në arkë të shtetit të Kosovës, u zgjodh zëvendëskryeministër sa ishte Thaçi kryeministër, kurse ministri i Financave i Qeverisë në ekzil, Isa Mustafa, është aktualisht kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës. Fakti që Thaçi është president, Veseli kryeparlamentar dhe Isa Mustafa kryeministër, e të njëjtët kanë qenë faktorë, por edhe përgjegjës për “Fondin 3 %” dhe “Vendlindja thërret” është arsyeja pse Prokuroria nuk fillon hetimet”, u shpreh për gazetën deputeti i “Vetëvendosjes”.

Në ecje zvarrë e sheh procesin hetimor, për njërin dhe fondin tjetër nga Prokuroria e Shtetit, edhe analisti i politikave të sigurisë, Jeton Kelmendi. “Po, është e vërtetë se në Kosovë janë keqpërdorur shumë fonde, por dy fondet më të mëdha të njohura, si “Fondi i 3-përqindëshit” dhe ai “Vendlindjes thërret” janë dy fondet më të abuzuara nga drejtuesit e këtyre fondeve. Është shkruar shumë herë se shefat e këtyre fondeve kanë bërë keqpërdorime, por nuk janë marrë Prokuroria dhe gjykatat me këtë çështje. Madje, mendoj se as që do të merret seriozisht nga Prokuroria, as nga ndonjë gjykatë me trajtime të tilla, derisa prokurorët dhe gjyqtarët janë të zgjedhurit e parapolitikës që po udhëheq institucionet tona”, u shpreh Kelmendi për “Kosova Sot”. Ai thotë se paraprakisht duhet rrënuar lidhjet e nëntokës me politikën, pastaj të ndërpriten edhe lidhjet e nëntokës me drejtësinë, pastaj një staf i zgjedhur pa ndikimin e politikës do të mundë t’i hetojë këto fonde dhe keqpërdorimet e mundshme me to.

Media ndërkombëtare: Arrestimi i Thaçit ndez tensione në Ballkan

Arrestimi i Drejtorit të Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi, tregon një shenjë të tensioneve të vazhdueshme të përqendruara në Ballkan, dhe mund të provokojë tensione mes Beogradit dhe Prishtinës, kanë vlerësuar agjencitë e lajmeve “Associated Press” dhe “AFP”.

AP rikujton se Thaçi u arrestua të mërkurën dhe se autoritetet në Prishtinë kërkuan nga ana e Serbisë një shpjegim për arrestimin e tij, transmeton KP.

Agjencia franceze e lajmeve vlerëson se pas arrestimit të Nehat Thaçit u krijua një situatë që mund të provokojë tensione mes Beogradit dhe Prishtinës.

“Gjykata në Nish ka vendosur masën e paraburgimit prej 30 ditësh për Nehat Thaçin. Ky vendim është marrë për shkak të rrezikut të arratisjes, dhe për shkak të dënimit me kusht që ka shqiptuar gjykata në Nish prej 10 viteve burg”, tha një zëdhënëse e gjykatës serbe për AFP.

Zëdhënësi i gjykatës në Nish, Vladimir Stanojeviq, i tha AFP-së se janë duke kryer hetim ndaj Thaçit për veprën “kundër terrorizmit”, por nuk pranoi të japë më shumë hollësi në lidhje me veprat për të cilat akuzohet.

Vështrim Diktatori , Vladimir Putin dhe rrezikimi i interesave të shqiptarëve në Ballkan? Nga Skënder MULLIQI

Evropa në këtë fillim shekull është duke u përballur më krizën globale ekonomike ,  dhe më aktet e ndryshme terroriste .Qendra e këtyre  sulmeve të terroristëve u bë Franca e  disa shtete  tjera të Evropës .Pamjet e vrasjëve të njerëzve të pafajshem  e tronditën botën demokratike. Në anën tjetër  po  shpërfaqën diktatorë të vegjël dhe të mëdhenj të cilët  po e rrezikojnë   paqën botërore njejtw   si terroristët .Zjarrit të luftës është duke i fryerë diktatori rus, Vlladimir Putin. Avanturieri  Putin jo vëtem që pushtojë Krimen, por qytetin çeçen Grozni e rrafshoi më tokë, duke vrarë dhe masakruar njerëz të pafajshem. Putini  është duke shkuar rrugës së kriminelit të luftës Sllobodan Millosheviqit, e cili në aventurën pushtuese për Serbi të Madhe la të vdekur mijera viktima civilë më rastin e shpërberjës së dhunshme të ish-Jugosllavisë.Edhe Putini është duke tentuar ta kthej domonimin që kishte dikur mbi republikat  e ish Bashkimit Sovjetik e më gjerë. Në luftën kunder ISIS-it në Siri , Putin u lëshua në gjahun kunder  ‘shtrigave”, duke bombarduar caqet civile më çrast u vranë afër 10 mijë veta, në mesin e tyre  kishin gjetur vdekjën   edhe 1000 fëmijë.Regjimi barbarë i Putinit qytetin e Alepos  e  ka   shëndrruar në germadha . Shumë ekspertë ushtarakë amerikanë kishin adresuar kritika të rrepta kunder Putinit i cili luftën kunder organizatws terroriste  ISIS-it  dhe ndihmën ushtarake  karshi diktatorit Asad, e kishte shfrytëzuar për bombardimin e caqeve civile. Presidenti amerikan, Barak Obama shpesh ka marre kritika të rrepta për “lëshimet” karshi regjimit të Putinit, i cili duke shprehur  hegjemonin rusomadhe , kishte për qëllim që të faktorizohet si superfuqi botërore për ta qitur pikërisht  Amerikën në planin  e dytë.  Nese gjenocidin në Çeçeni ,Putin e kishte fshehur pjesërisht , tashmë nuk e ka një mundësi të tillë, së po thuaj të gjitha ngjarjet dhe luftërat në botë po gjirohen drejtëprdrejtë më mjetët më moderne të komunikimit ,  dhe po transometohen direkt në rrjete të ndryshme sociale.Duke bombarduar  caqet gjoja të ISIS-it , bombahedhësit rus kishin bombarduar pa mëshirshem edhe spitalët , duke krijuar pamje rreqethëse të vrasjëve dhe masakrimit  të shumë fëmijëve.Bota e civilizuar ishte dashur ta  ndalon këtë njeri të krisur  në synimet shfarosese pushtuese . Bisedimet dhe çfardo synimi I burrshtetasve botërore që të arrijnë paqën më diktatrorin ,  Vladimir Putin do të shkojnë huq. Diktatorët  e njohin vëtem gjuhën e forcës, siq u ndalë  më forcë diktatori i vogël , Slobodan  Millosheviqi . Putin do të mbetet krimineli i shekullit 21.Në kufi më Turqinë avionet ushtarak  rus  kishin bombarduar edhe  kamionet e ndihmave humanitare  të OKB-së, si hakmarrje kunder rrezimit të  një aeroplani ushtarak  rus  I cili  kishte shkelur kufirin ajror  më Turqinë. Putin disa herë deri më sot bëri kërcnime karshi Kosovës,duke e krahasuar ate më Krimenë e aneksuar. Influenca politike e Rusisë në Ballkan po rritet gjithnjë e më shumë. Aleati natyror i Rusisë , Serbia i ka shtuar apetitet pushtuese karshi Kosovës , por edhe karshi Shqipërisë si synim I kahmotshem i daljës së përbashkët  në det.Serbia po luan lojën më dy karta , të kartës gjoja Perëndimore sa për tu inkuadruar në BE, kuse në anën tjeter gjithmonë po koketon më Rusinë në planet e përbashkëta luftënxitëse pushtuse në rajon .Para disa  ditësh për vizitë në Kremlin kishte shkuar ultranacionalisti, Millorad Dodik, për të gjetur përkrahje që “Republika Serpska” ta mbajë referendumin për shkëputje nga BH-ja. I yshtur sigurisht  nga takimi që kishte më Putinin, Dodik edhe e mbajti referendumin , edhe pse gjykata më e lartë e BH-së  para prakisht e kishte shpallur ate si të pa ligjshem.Pasojat e mbajtjës së këtij referendumi mbetet të shihen më vonë .Politika e përbashkët ruso-serbomadhe është duke vazhduar më tempo të pandalshme . Fill pas referendumit të serbëve në BH-në, Millosheviqi i vogël, Ivica Daqiq përseriti  tezën shoviniste për ndarje të Kosovës ,të cilën e kishte proklamuar ish presidenti serb, Boris Tadiq. Ai kishte kërkuar 15 përqindëshin e territorit të Kosovës,duke u bërë kjo përmes bidedimeve të ndërsjella midis Tiranën dhe Beogradit zyrtar.Faktori shqiptarë duhet të jetë unifikues , duke mos  ra pre e politikave mashtruse të Serbisë karshi interesave të shqiptarëve në Ballkan. Mos të shfrytëzohet pavarësia e Kosovës për shtimin e apatiteve  të qarqeve shoviniste serbe për krijimin e Serbisë së Madhe .Pushtetet në Tiranë dhe në Kosovë nuk janë duke iu kundervu politikave të tilla  hegjemoniste serbosllave dhe ruse.Përqarja e faktorit politik shqiptarë , marrja më vetveten po i shkon për shtati shumë synimve serbe për zgjerimin e territoreve si gjithmonë në kurriz të shqiptarëve. Koketimet kaq të shpeshta të Edi Ramës më serbin, Vuqiq nga shumë kush më të drejtë po konsiderohet si takime të dëmshme , dhe si tendencë e Ramës për kthimin e ndikimit politik   të Serbisë në rajon.Edi Rama duket së më shumë është ka e para pelqën Lindjën së sa Perëndimin, dhe kjo tezë është shumë e rrezikshme për të ardhmen e shqiptarëve . Takimet e shpeshta  të këtyre dy liderëve shtetëror , po duken si në kohën  e vëllazërim -bashkimit të Boro e Ramizit. Këto klasa politike në pushtetet e Shqipërisë dhe të Kosovës, duhet tu lëshojnë vendin njerëzve të rinjë kreativ dhe pa paragjykime idelogjike nga e kaluara e hidhur .  Me këto struktura politike në pushtete ka mundësi që seriozisht të rrezikohen   interesat e dy shteteve  shqiptare  në Ballkanin ende të trazuar…

Analisti Skënder Zogaj: Kryekriminelët edhe në radhët e LDK-së

Voal- Skënder Zogaj analist i njohur në Kosovë në një prononcim të tij rreth vrasjeve të pasluftës mbetur ende të pazbardhura ka thënë se “Nuk ka asnjë dyshim se krye kriminelët janë në radhë e PDK-s, disa prej të cilëve tashme janë nën hetim, por rrjeti i kriminalitetit është edhe në të gjitha partitë politike, edhe në LDK, e nuk ka bërë asgjë për ta detyrua drejtësinë që të merret me zbardhjen e heronjve të saj therorizuar, siç janë: koloneli Ahmet Krasniqi, Xhemajl Mustafa, Enver Maloku, Ismet Raci, Uke Bytyci, Smajl Hajdaraj, Tahir Zemaj, Shaban Manaj, Sebahate Tolaj, Shefki Popova, Bardhyl Ajeti, Bekim Kastrati… Ata që kanë penguar zbardhjen e këtyre vrasjeve janë të mallkuarit e zi, të cilët e kanë nxi edhe drejtësinë kosovare sot”, ka thënë analisti Skënder Zogaj.
skdner-zogaj

“Drejtësia në Kosovën e pasluftës, deri më sot, është plotësisht e dështuar, jo vetëm sa i përket vrasjeve politike, por në të gjitha segmentet e përgjegjësisë së saj, duke qenë se, drejtësia është e kapur nga krimi i organizuar dhe është bërë instrument për mbrojtjen e rrjetit të krimit dhe korrupsionit, në llogari të grupit të bosëve – “çakejve të mëdhenj” që nga nëntoka kanë arritur të zënë postet më të rëndësishme politike dhe shtetërore të Kosovës. Drejtësia sot është një kope lakenjsh qyqarë dhe lëpiskagjinjsh, që nuk kanë guxim të hetojnë e vlerësojnë asgjë të vërtetë, por që u bien në qafë qytetarëve të ndershëm e te pambrojtur që i zhvatin pa kursim”, ka thënë Zogaj.

 

Analisti Skënder Zogaj: Kryekriminelët në radhët e PDK-së, por edhe në partitë tjera politike përfshirë edhe LDK-në

Voal- Skënder Zogaj analist i njohur në Kosovë në një prononcim të tij rreth vrasjeve të pasluftës mbetur ende të pazbardhura ka thënë se “Nuk ka asnjë dyshim se krye kriminelët janë në radhë e PDK-s, disa prej të cilëve tashme janë nën hetim, por rrjeti i kriminalitetit është edhe në të gjitha partitë politike, edhe në LDK, e nuk ka bërë asgjë për ta detyrua drejtësinë që të merret me zbardhjen e heronjve të saj therorizuar, siç janë: koloneli Ahmet Krasniqi, Xhemajl Mustafa, Enver Maloku, Ismet Raci, Uke Bytyci, Smajl Hajdaraj, Tahir Zemaj, Shaban Manaj, Sebahate Tolaj, Shefki Popova, Bardhyl Ajeti, Bekim Kastrati… Ata që kanë penguar zbardhjen e këtyre vrasjeve janë të mallkuarit e zi, të cilët e kanë nxi edhe drejtësinë kosovare sot”, ka thënë analisti Skënder Zogaj.

“Drejtësia në Kosovën e pasluftës, deri më sot, është plotësisht e dështuar, jo vetëm sa i përket vrasjeve politike, por në të gjitha segmentet e përgjegjësisë së saj, duke qenë se, drejtësia është e kapur nga krimi i organizuar dhe është bërë instrument për mbrojtjen e rrjetit të krimit dhe korrupsionit, në llogari të grupit të bosëve – “çakejve të mëdhenj” që nga nëntoka kanë arritur të zënë postet më të rëndësishme politike dhe shtetërore të Kosovës. Drejtësia sot është një kope lakenjsh qyqarë dhe lëpiskagjinjsh, që nuk kanë guxim të hetojnë e vlerësojnë asgjë të vërtetë, por që u bien në qafë qytetarëve të ndershëm e te pambrojtur që i zhvatin pa kursim”, ka thënë Zogaj.

 

vrasjet

Mustafa: “Veteranë janë bërë edhe persona që ishin 6-7 vjeç gjatë luftës”

PRISHTINE – Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, duke folur për pamundësinë e pagesës së pensioneve për veteranët e luftës, tha se në këto lista ka emra të cilët gjatë luftës në Kosovë kanë qenë 6-7 vjeç.

Kryeministri theksoi se ata që janë veteranë të vërtetë do të marrin pensionet dhe se nuk kanë pse shqetësohen.

“Mirëpo, nuk kemi mjete t’u paguajmë, sepse këto lista nuk janë lista të vërteta; janë lista mbi baza politike. Ka informata se aty ka të tillë që kanë marrë statusin e veteranit e që në kohë e luftës ishin 6-7 vjeç”,- ka thënë Mustafa në një intervistë për televizionin publik.


Send this to a friend