VOAL

VOAL

Mejreme Azemi: Të kërkojmë drejtësi sa më shpejtë për Ukë Bytyçin dhe Tahir Zemajn

Vallja e pavarësisë me Gani Azemin, Tahir Zemajn, Ukë Bytyçin,

Është vallja e shpresës

Ata nuk janë më në mesin tonë, por trimërija, heroizmi dhe optimizmi i tyre gjithmonë do të jenë një dritë në rrugën tonë për të vepruar në të mirën e kombit dhe demokracisë

Heronjtë janë të lindur për të na shpëtuar, por edhe për të na dhenë shpresë dhe forcë për të luftuar për idealet e tyre: që janë liria dhe demokracia.

Kjo valle na fton të kujtojmë ato me gëzim, sepse është vallja e fitores e një luftë shumë të gjatë të brezave të tërë të shqiptarëve.

Por na ka mbetur një detyrë ndaj Ukë Bytyçit dhe Tahir Zemajt: të kërkojmë drejtësi sa më shpejt.

Vetëm zbardhja e vrasjes së tyre dhe shumë të tjerë do të na lejoje të i përkujtomë me krenari dhe gezim qe i patem.

Pak ditë pas se është shkrepur kjo foto u vra Kryetari Ukë Bytyçi.

Dy muaj pas, u vra Kolonel Tahir Zemaj.

Në foto: Perpos kryetarit, Ukë Bytyqit, kolonel Tahir Zemaj në valle është edhe deputeti i ndjerë Nimon Alimusaj, veprimtari Gani Azemi, Hysen Gervalla etj.

Koment ”Nuk mund të kemi shtëpi të mirë më mashkuj të keqij” – Nga Skënder MULLIQI

1.Shumë kënd sot në Kosovë po e mbysin  monotonia dhe mërzia. Monotonia  dhe mërzia janë  bërë mbytëse sepse shumica e të rinjeve   kan mbetur të  pa punë  .Janë bërë mbytëse  sepse njeriut tonë shumë iu  kanë  mbyllur rrugët për një jetë më të mirë. Shumica po e kalojnë kohën në rrugët e qyteteve tona  .Ata  të cilët e kan pak  më të mirë gjendjen materjale   po i frekuentojnë kefiteritë …Nese largohet njeriu  pak nga qendra e qyteteve, kemi shumë  pak gjallëri… Shumë kush së ka as një metelikë  të vetëm në xhep , dhe po detyrohen të ngujohen  në shtepitë e veta . Edhe nga ky kënd mund të shohim së gjendja ekonomike   po shkonë  duke u thelluar  edhe  më shumë . Zejtarët po  ankohen së gjithnjë e më pak po kanë punë. Shumë artizanate të vjetra janë mbyllur. Edhe ato të rejat mezi po mbijetojnë . Ata  dikur  kishin  shumë pasuri. E tash thonë  ” janë bërë  pasanikë të ri  më bollëk duke vjedhur popullin”, kurse ne mezi po mbijetojmë shprehen ata. Pushteti ka krijuar një panoramë të zymtë të jetës .Pushtetarët janë ata të cilët popullin e gjuajtën si topin e futbollit, për ta kujtuar ate vëtem në kohë fushatash elektorale.Fushatës veq ia kan filluar në një formë apo tjetër , por prapë sigurisht  më rrena  , së prapë janë të njejtat garnitura politike. Kjo kastë e “vjetër’ politike nuk ka mundësi ndryshimi për të mirë  .Kan filluar disa parti ti mbajnë zgjedhjet nepër nen degë më shumë   të formës kozmetike  . Po i zgjedhin njerëzit e ndëgjueshëm , po i zgjedhin njerëzit e ‘vet”, për ti fituar serish  pozitat e larta në pushtet. Më duhet ta përdori shprehjën  fatkëqësisht sepse prap në garë do ti kemi strukturat e deritashme shumë të kompremituara   politike .Partitë të cilat erdhën në pushtetet e deritashme  e shfrytëzuan mundin dhe djersën e popullit për tu financuar .Kështu zatën do të ndodhë edhe në të ardhmen …

2.Kemi pritur shumë kohë qe ta kemi shtetin tonë të pavarur nga Serbia.  Kemi menduar së do të ndërtojmë shtet ashtu si na ka hije , e jo të kemi një shtet aq të dobët politikisht dhe ekonomikisht. Kemi menduar  më të drejtë së do ta përkrahim dhe do ta duam  njeri -tjetrin si kurrë më parë. U ngjitën në pushtetet e aps luftës  do turma bazhibuzukësh ,do hajna por edhe  kriminelë të cilët na kan gërditur  çdo gjë . Thotë një fjalë e popullit ”Nuk ka mundesi të kemi  shtëpi të mirë më mashkuj të keqij”. Ky është një krahasim  vërtetë adekuat për shtetin të cilin aktualisht e kemi .Duket ashiqare së veq frika nga regjimi kriminalë i Millosheviqit na kishte ba bashkë.Po të ishte ndryshe nuk do të na kishin ndodhur gjithë ato  fenomene të keqija dhe të huaja  . Na ndodhën edhe vrasjët politike dhe shumë vrasje të tjera . Këto vrasje e zymtësuan të ardhmën tonë dhe  e zymtësuan  shtetin e ri të Kosovës. Këto vrasje kan mbetur gurë në qafë të Kosovës dhe të ardhmës së saj .Pushtetet po funksionojnë më logjikë dhe  metoda ende  staliniste  .Stalinistët e rinjë  nuk janë duke u treguar hiqë më pak   mizor karshi shtetit dhe popullit sikur ishin  stalinistët e vjetër …

Deputeti i NISMA-s: Do të flasim me emra se nga kush po përndiqet Fatmir Limaj

Njëri nga njerëzit më të afërt gjatë dhe pas luftës të Limajt, Haxhi Shala, thotë se situatën më së miri të Limajt e përshkruan komenti i gazetarit Adriatik Kelmendi, i cili ka thënë se edhe nëse dikënd gjatë luftës e ka vrarë këpuca, atëherë për këtë Limajt do t’i ngritët aktakuza.

“Mund të themi se është një aktakuzë në përndjekje të Limajt dhe jo në kërkim të drejtësisë. Pikërisht në kohën kur Limaj dhe Nisma filluan të shtrijnë aktivitetin e tij politik dhe të forcohet si subjekt politikë dhe vetmja rrugë për t’ia ndaluar hovin Limajt ka qenë kjo aktakuzë e ngritur”, ka thënë Shala për Indeksonline.

Shala, i cili është edhe deputet i Nismës për Kosovën, thotë se një ditë do të vije momenti kur ata do të flasin hapur me emra dhe mbiemra se nga kush po përndiqet, Fatmir Limaj.

“Dikujt i ka penguar fuqizimi i Limajt në politikë dhe krahas fuqizimit të Limajt dikush ka filluar të dobësohet dhe e kanë orkestruar një aktakuzë, e cila do të bie poshtë sepse është pabazë dhe e njëjta është hetuar tri herë. Dy herë nga UNMIK-u dhe një herë nga EULEX-i.”

“Edhe ne jemi të interesuar qe rasti të zbardhet. Njëri nga të vdekurit është nga fshati ynë dhe tjetri është afër fshatit tonë dhe jemi të interesuar qe të zbardhen këto dy raste dhe nuk duam qe në territorin e Malishevës të mendojnë familjet e tyre si ka raste ka mundur të ndodhë nga Limaj”, ka shtuar Shala.

Me zbardhjen e këtij rasti, sipas tij, do të dihet se kush janë hileqarët e UÇK-së dhe do të njoftohen të gjithë pjesëtarët e kësaj ushtrisë se kujt i kanë shkuar prapa. Shala ka shtuar se Brigada 121 ka qenë më e hetuara deri më sot nga të gjitha gjykatat vendore dhe ndërkombëtare.

Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, po akuzohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës për mos parandalimin dhe mos hetimin vrasjes se dy personave gjatë luftës në territorin e Malishevës. Ndërsa, mbrojtja e Limajt ka thënë se ekziston një komunikatë ku përgjegjësinë për këto vrasje e kishte marë asokohe Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së.

Drecun: Me dialog, Serbia po kthehet ‘hap pas hapi’ në Kosovë

Milovan Drecun, kryetar i Komisionit Parlamentar “për Kosovë dhe Metohi” në Serbi, ka thënë se interesi i shtetit dhe popullit serb është që të vazhdojë dialogu në Bruksel, pasi që alternativa do të ishte jo-stabiliteti.

Në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve FoNet, Drecun ka precizuar se mos-stabiliteti, si alternativë e dialogut të Brukselit, do të thoshte përkeqësim, jo vetëm mes marrëdhënieve Prishtinë – Beograd, mes shqiptarëve dhe serbëve, por edhe në rajon.

“Procesi i normalizimit do të duhej të vazhdonte”, ka thënë Drecun, i cili, sipas tij, do të ishte edhe në interes të BE-së dhe të disa vendeve tjera që ndikojnë në proceset në Kosovë dhe në rajon, transmeton Koha.net.

Ai vlerëson se kjo është mënyra që shteti i Serbisë, “hap pas hapi”, gradualisht të kthehej në Kosovë dhe të forcojë praninë dhe ndikimin e saj në procese.

Kjo, sipas tij, do të duhej të ishte në interes edhe të shteteve fqinje, Shqipërisë, Maqedonisë dhe të tjerave, të cilat tash e disa vite po përballen me “planet separatiste të shqiptarëve”.

Drecun thotë se procesi i normalizimit të marrëdhënieve duhet të vazhdojë, por thotë se në këtë proces është Prishtina ajo që nuk është e sinqertë.

“Edhe Prishtina ka ambicie evropiane. Ne nuk e pranojmë Kosovën e Metohinë si shtet, por ata i kanë ato ambicie evropiane”, ka theksuar Drecun, transmeton Koha.net.

Kryetari i Komisionit Parlamentar “për Kosovë dhe Metohi” në Serbi, Milovan Drecun, ka thënë se Prishtina dhe lidershipi politik shqiptar “kanë edhe disa qëllime tjera të cilat tentojnë të shkojnë vazhdimisht e më shumë drejt atij projektit të cilin tash e shumë kohë e quajmë “Shqipëria e Madhe””.

“Dëshirojnë që tërë këtë proces të normalizimit të marrëdhënieve ta nxjerrin jashtë kontekstit të neutralitetit ndaj statusit dhe të na çojnë në një situatë për të diskutuar për “njëfarë shteti të Kosovës””, ka shtuar ai.

Duke folur për mënyrën e zgjidhjes së çështjes së pronave, Drecun ka konstatuar se “në këtë fazë, Prishtina është duke u përpjekur që të imponojë atë pikëpamjen se çdo gjë që ndodhet në territorin e Kosovës dhe Metohisë në momentin e shpalljes së njëanshme të pavarësisë, i përket Kosovës”.

“Pra, deklarojnë se të gjitha pronat shtetërore të Serbisë, prona të ndërmarrjeve publike i përkasin atij shtetit të rrejshëm të vetëshpallur të Kosovës. Ne këtë nuk e pranojmë, dhe këtu kemi të bëjmë edhe me pronat private”, ka thënë Drecun.

“Kemi një rrezik të madh që, përmes Ligjit për themelimin e Agjencisë për investime strategjike, të legjitimojnë marrjen e pronave serbe”, ka paralajmëruar Drecun ndërsa ka vlerësuar se çështja e Trepçës mund të jetë precedan i rrezikshëm.

“Nëse do ta pranonim këtë, do të vinim në atë pozitë që do të pranonim marrjen e Trepçës përmes farsës së legjislacionit që zbatohet në Prishtinë, që pastaj gjithçka që është pronë shtetërore e Serbisë, nga ai moment, të shndërrohet në pronë të ligjshme të shtetit të vetëshpallur të Kosovës”, theksoi Drecun, transmeton Koha.net.

Drecun thotë se nuk mund të përjashtohet ideja se Kosova, me veprimin e saj për Trepçën, ka një plan “për destabilizimin e veriut të Kosovës”.

Kryetari i Komisionit Parlamentar “për Kosovë e Metohi” në Serbi, ka thënë gjithashtu se disa shtete në BE po kërkojnë nga Serbia t’i plotësojë disa kushte të cilat, siç thotë ai, “janë vetëm në interes të Kosovës dhe janë kërkesa kryekëput që vijnë nga Prishtina”.

Hiqet edhe barrikada e fundit në veri të Mitrovicës

Mitrovicë e Veriut

 

Në Mitrovicën e veriut, të shtunën pas orës 19, është hequr edhe barrikada e fundit e vendosur në vitin 2011. Me ndihmën e mjeteve të rënda është hequr barrikada te shkolla Teknike e cila con drejt urës lindore, drejt pjesës jugore të qytetit, kanë bërë të ditur zyrtarë komunal në veri.

Këshilltari komunal i Mitrovicës së Veriut, Nexhat Uglanin e ka konfirmuar këtë njoftim, duke thëksuar se “kjo është pjesë e marrëveshjes së kryetarëve të komunave të Mitrovicës së jugut dhe veriut, Agim Bahtirit dhe Goran Rakiqit, të arritur një muaj më parë”.

Shefi i operativës së Policisë së Kosovës. Zhelko Bojiq, tha se “pjesëtarët e policisë nuk kanë marrë pjesë, dhe as që kanë qenë të njoftuar me heqjen e barrikadës në Mitrovicën e veriut.

Barrikadat në veri u vendosën nga serbët lokal, para më shumë se pesë vjetësh, në kundërshtim të operacionit të forcave speciale të Policisë së Kosovës, në korrik të vitit 2011, për futjen nën kontroll të pikavekufitare në Bërnjak dhe Jarinjë, në veri të vendit. (REL)

Apologji…. -“Populli kosovar” si “popull i ri” artificial dhe johistorik, apo si derivat dhe pezhorativ i çështjes se pazgjidhur shtetërore dhe nacionale….?! – Nga Agron Shabani

1. Thonë se e ashtuquajtura Japonia imperiale, ekspansioniste dhe militariste e vitëve të tridhjeta dhe dyzeta të shekullit të kaluar, nën parullat dhe sloganet e njohura reaksionare dhe anakronike të një “mbrojtësje dhe shpëtimtareje të vetme dhe të vërtetë të vendëve dhe popujve të ndryshëm lindorë ose aziatikë nga imperialistët ose kolonialistët e njohur amerikan dhe evropian”: Atëbotë i kishte filluar luftërat dhe fushatat e përgjakshme dhe shkatërrimtare në Kinë,  Kore,  Filipine,  Indonezi, Hong Kong, Singapur si dhe në shumë vende dhe rajone tjera të kontinentit të madh aziatik. Duke i shndërruar në ruina ose në gërmadha lufte qytetët e njohura të Pekinit, Shanhait, Hong Kongut, Manilës, Xhakartës, Kuala Lumpurit, Singapurit dhe kështu me radhë! Si dhe duke i vrarë, përndjekur, internuar, dhunuar dhe masakruar asokohe me qindra mijëra ose miliona njerëz ose qytetar të pafajshëm dhe duarthatë në Kinë , Filipine, Hong Kong ( koloni e dikurshme angleze ose britanike), Malajzi, Singapur, Indonezi ( Javë) dhe gjithandej nën pretekste ose lajtmotive të ndryshme raciste, imperialiste, ksenofobe, egonarciste, ultranacionaliste dhe të tjera të dominimit ose ” sperioritetit të popullit diellor ose qiellor” të Japonisë mbi vendët ( shtetet) dhe popujt tjerë të Azisë dhe më largë deri ne SHBA-se etj. ( Kujto bombardimet japoneze ne Perll Harbur te SHBA-se gjate luftes se dyte boterore dhe revanshin e njohur atomik te SHBA-se ne Hiroshima dhe Nagasaki te Japonise me 1945!)

2. Nën motot, parullat ose sloganet e njohura imperiale, kolonialiste ose gjysëmkolonialiste të “sigurimit të një vendi ose hapësire jetësore ose gjeografike nën diell”, shtetët ose fuqitë e ndryshme imperiale ose kolonialiste, i kishin sulmuar dhe pushtuar dikur popujt (kombët) dhe vendët e ndryshme gjithandej globit.

3. Ndërkaq, “shtetit dhe populli qiellor serb”, me parullat ose sloganet e njohura satanike dhe demagogjike te “mbrojtësve ose shpëtimtarëve të vendëve dhe popujve të tjerë joserb nën ish Jugosllavi nga ish Reichu i Tretë Gjerman si dhe nga ish Perandoria e njohur Austro-Hungareze etj.”, atëbotë i kishin vrarë, zhdukur, burgosur, masakruar, përndjekur dhe internuar shqiptarët, kroatët dhe të tjerët me tepër se një shekull me radhë. Gjegjësisht që nga 1918  dhe gjer me 1999!
Përndryshe, sipas shënimëve, deftesave ose kronikave të ndryshme të kohës, nepër gjykatat ( gjyqet) e ndryshme ushtarako-policore të Serbisë ose ish Jugosllavisë, shqipiptarët e Kosovës dhe viseve tjera etnike të shqiptarëve nën ish Jugosllavi, asokohe në total ishin dënuar me mijëra ose qindra-mijëra vite burg të rëndë nepër kazamatët e tmerrshme serbo-jugosllave. Ndërkohë që me mijëra të tjerë ishin pushkatuar ose zhdukur pa gjurmë nga regjimi çetnik ose jugo-komunist i Beogradit.

4. Para fillimit të luftës çlirimtare dhe patriotike në Kosovë, e përditshmja prestigjioze dhe autortitative gjermane, “Die Welt” e Berlinit, do shkruante asokohe se nga regjimet e ndryshme ushtarako-policore të ish Jugosllavisë, që nga viti 1918 dhe gjer në vitin 199O, e kishin gjetur vdekjën afro 1OO mijë shqiptarë të Kosovës dhe hapësirave tjera shqiptare nën ish Jugosllavi. Ndërkaq, me qindra-mijëra të tjerë ishin përndjekur dhe shpërngulur (dëbuar) me dhunë dhe terror të egër ushtarako-policor në Turqi si dhe në vende ose kontente të ndryshme të globit.
Ndonëse, pa i harruar këtu edhe martesat ose kurorëzimet e imponuara të shqiptarëve me serbe, malaziase si dhe me femra ose gra të tjera në kuader të “narodit jugosllav”! Të cilave Kosova dhe shqiptarët, edhe sot e kësaj dite, vazhdojnë t´ua shohin sherrin në forma dhe profile të ndryshme multikuluturore, multinacionale, multietnike, artificiale, johistorike etj.

5. Aktët morbide, makabre dhe teper sadiste të soldateskës dhe falangave serbe-kundër popullatës civile shqiptare ( kryesisht gra, pleq dhe femijë) gjatë luftës së fundit në Kosovë, t´i rikujtonin në sfond sadizmin, morbiditetin dhe makabritetin e egër të Kortesit ose Pizaros nga Spanja dikur në Amerikën Latine, Neronit ose Kaligulles ne Romen Antike, Ivan Groznit ( Ivanit të Tmerrëshëm) -kundër popujve të ndryshëm jorus ose musliman në Rajonin e njohur të Kaukazisë dhe kështu me radhë….! Për të mos thënë këtu muzgujt ose hijet e lugatëruara të mesjetës.

6. Ndryshe nga kjo, çmenduria dhe sadizmi individual dhe kolektivë i shtetit dhe popullit serb-kundër shqiptarëve, kroatëve, boshnjakëve (muslimanëve) dhe të tjerëve, si të thuash nuk u denuan ose gjykuan kurrë në kuptimin e plotë të fjalës nga ana e bashkësisë së gjërë ndërkombëtare. Me përjashtim të rastëve të rralla të gjykimëve ose denimëve të ndryshme të ndonjë oficiri ose krimineli serb nga Tribunali Hagës.

7. Se këndejmi, serbët edhe përkundër luftërave të përgjakshme dhe shkatërrimtare në Kosovë, Kroaci, Bosnje Hercegovinë dhe Slloveni, dolën si fituesit dhe të përkëdhelurit kryesor të bashkësise së gjërë botërore ose ndërkombëtare! Dhe, kjo në formë ” republika serbskash”në Bosnje Hercegovinë, enklavash, apendiksesh, eldoradosh ose ” asociacionësh të pavarura të komunave serbe” në Veriun e Kosovë ose Mitrovicës dhe kështu me radhë….!!!

8. Ndërkohë që për qëllime të ndryshme djallëzore ose satanike të Moskës dhe Beogradit si dhe të miqve ose aleatëve  të tyre në kontinentin plak dhe gjithandej, nga ana e Tribunalit të Hagës jo rrallë u paditën, akuzuan dhe dënuan me të njejtat ligje, norma, kushte,kritere, paragrafe ose aline të ndryshme gjyqësore ose juridike edhe luftëtarët ( clirimtarët) ose patriotët shqiptarë dhe të tjerë, edhe xhelatët, sadistët dhe kriminelët serb! Duke i barazuar kështu viktimat me xhelatët!!!

Dikujt i kujtohen ndofta vendimet e dikurshme “spektakulare” ose “bombastike” te “Aleancës së Shënjtë” ose “Pentarkisë së Madhe”me 1815…? Apo, ato “Urbi et Orbi” ose “Ultima Ratio” t´ “Antantës së Madhe” me 1919..dhe kështu me radhë….?!

9. Të duket shumë i padrejtë, gjegjësisht, cinik, reaksionar dhe anakronikë, krahasimi i çlirimtarëve shqiptarë me çetnikët, xhelatët dhe sadistët serbian! Mbase, me ata që edhe femijët ( kalamajtë) e palindur shqiptarë i kanë prerë dhe masakruar me thika ose bajoneta në barkun ose embrionin e nënave shqiptare në Kosovë!!!

1O. Thonë se atdhedashuria ose patriotizmi, pos tjerash e ruajnë ose e mbrojnë individin dhe kolektivitetin për të mos prekur ose gjurmuar në dhembjet ose plagët e vjetra (mocme) shtetërore, nacionale, historike, gjeografike, skeletore ose gjenetike deri në shërimin e tyre përfundimtar.

Kokën lartë! Sot është nesër për të gjitha ato gjëra që ishim të brengosur dje. ( Ch.Dickens)

Jo midis Bregoviqit dhe Andriqit, por mes Sami Frashërit dhe Vaso Pashë Shkodranit – Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Barometri diplomatik
 
 

 
*** Prof.Dr.Sonja Biserko : “ The entire Serbian history is a big lie!”
 
*** Kësaj aksiome vlerësuese të Sonja Biserkos, veprimtare për të drejtat dhe liritë e njeriut në Këshillin e Helsinkit në Beograd,  duhet t’i përmbahet katërcipërisht si politika, diplomacia, ashtu edhe shkenca shqiptare në Ballkan. Ndryshe  ,do të vetëviktimizohen sikur këtu e 100 vjet më parë,  nëse edhe më tej, pa mbulesë  (vetëm mbi bazën ekonomiko-tregtare) “puthen” me Serbinë,   e cila prerazi ka deklaruar, se “kurrë nuk do ta njohë shtetin e pavarur dhe Sovran” të Kosovës. Në këtë kontekst të marrëdhënieve ndërshtetërore të Tiranës dhe Beogradit, duhet dalluar VLERA nga interesi.
 
Prandaj, politikat shqiptare, nuk duhet të ushqehen  me iluzione të shkreta sipas simpatisë dhe interesave partike dhe të luftës për pushtet (por mbi të gjitha me interesin e përgjithshëm të  Shqipërisë së ribashkuar etnike të Sami Frashërit dhe të Vaso Pashë Shkodranit),  se gjoja  Edi Rama me homologun e tij serb Aleksandar Vuçiq, do të jenë “shpëtimtarë”  të paqes në Ballkan.
 
Kjo fatbardhësi për Ballkanin dhe për Shqipërinë Etnike, fatkeqësisht nuk do të ndodhë dot, DERISA  kryeministri Vuçiq dhe presidenti i tij  Tomislav Nikoliq (kumara, bashkëveprimtari, bashkiedologu, bashkëluftëtari dhe kryetari  i tij partiak, Vojislav Sheshel) kërkojnë kthimnin e Kosovës nën sovranitetin territorial dhe shtetëror colonial të Serbisë (1912-1999).
 
Prandaj, duhet të jemi realistë ( jo të hipnotizuar dhe të shastisur pas “tagjisë” së drekave dhe të darkave të kryeministrit të  “moderuar” serb, Aleksandar Vuçiq, se gjoja ky në takimet private me Ramën, iI ka premtuar për ta “njohur Kosovën”.Kjo është një rrenë e stilit të Dobrica Qosiqit), të pajtohemi me të vërtetën dhe përvojën e hidhur të derisotme historike, politike, kombëtare dhe shtetërore, se as  kryeministri Edi  Rama sikure shumë kryeministra dhe presientë të derisotëm të Shqipërisë, nuk do të arrijë, që t’I pajtojë shqiptarët me Serbët, sepse  serbët racion ditor e kanë gënjeshtrën disashekullore  të Kishës Ortodokse Serbe, se “Kosova dhe Anamorava shqiptare janë territore serbe”, të cilat shkenca, kisha dhe shteti serb  i quajnë “stara juzhna Srbija”, e që në të vërtetë, historikisht është territor indigjen i Shqipërisë Lindore, por që nga viti 1878 është kolonizuar dhe aneksuar në saje të kryerjes së gjenocidit të Serbisë.
 
Ata që nuk kanë njohuri të mjaftueshme  për historinë dhe për politikën e marrëdhënieve shqiptaro-serbe ( sidomos gjatë shekujve XIX-XX), s’kanë  zgjidhje tjetër, përpos të citojnë armiqtë më të egër serbomëdhenj siç janë: Vuk Karaxhiq, Jovan Cvijiq, Stojan Protiq (Balkanikus), Vladan Gjorgjeviq,  Radoje Domanoviq, Branislav Nushiq, Nikola Pashiq, Ivo Andriq, Dobrica Qosiq…, e shumë të tjerë, që së bashku me Kishën Ortodokse Serbe e kanë falsifikuar, jo vetëm historinë e kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, por edhe historinë e gjithë  Ballkanit.
 
Këtë  të vërtetë e ka konfirmuar edhe Prof.Dr.Sonja Biserko (kryetare e Këshillit të Helsinkit për Serbinë dhe njëra nga oponentët më vehementë të nacionalizmit shovinist serbomadh dhe të regjimit çetniko-fashist policor, paramilitar dhe militar vrastar dhe gjenocidal të Slobodan Milosheviqit, duke vlerësuar  me plot të drejtë se  “ E TËRË HISTORIA E SERBISË ËSHTË NJË GËNJESHTÊR E MADHE’ (http://www.matica.hr/vijenac/558%20-%20560/Bez%20istine%20nema%20pomirenja/
 
Absolutisht ka të drejtë Sonja Biserko, se “  e tërë historia serbe është një rrenë e madhe”, që ka ndryshuar hartën etnike dhe gjeopolitike të Ballkanit (1878-2016)
 
Pikërisht, duke u shërbyer me shekuj me këtë gënjeshtër skandaloze  nacionalsitët serbomëdhenj dhe institutcionet e tyre shtetërore dhe shoqërore ( qeveritë e ndryshme, Akademia e Shkencave dhe e Arteve Serbe, Kisha Ortodokse Serbe, qarqet ushtarake e policore, shkenca, politika, propaganda, publicistika dhe mjetet e ndryshme të informacionit), në themel e kanë falsifikuar jo vetëm historinë e tyre, por edhe historinë e kombit kroat, historinë e kombit shqiptar  dhe historinë e popullit boshnjak mysliman.
 
 Si  rrjedhim i  “një gënjeshtre të madhe  të historisë serbe”, siç ka vlerësuar me të drejtë  Zonja e nderuar Sonja Biserko,  demokrate dhe luftëtare konsekuente për liritë dhe të drejtat e njeriut në krye të  Këshillit të Helsinikit  të Serbisë, regjimet e ndryshme të Serbisë (  fashiste, mbretërore, monarkiste, socialiste dhe komuniste), të prira dhe të ndihmuara nga politika edhe nga propaganda e Kishës Ortodokse Srebe (si  industria më e fuqishme e falsifikmit të historisë së Ballkanit), ia kanë  arritur që me shekuj, ta indoktrinojnë, ta mashtrojnë dhe ta gënjejnë popullin serb se  “armiq të tij të përbetuar janë kroatët, boshnjakët myslimanë dhe shqiptarët “ardhacakë”, të ngulitur në tokat serbe”!?
 
Kjo është teza e ndërruar fatale  me të cilën KOS-i, politika, diplomacia, publicisitika, propaganda dhe shkenca serbomadhe  ka infektuar të gjitha gjeneratat e djeshme dhe të sotme, se gjoja serbët “janë element autkton”, kurse shqiptarët, kroatët dhe muslimanët boshnjakë “janë ardhacakë” dhe “pushtues” të territoreve të Serbisë!?
 
Vërtet, kjo është gënjeshtra më e madhe dhe më fatale e gjithë historisë serbe, sepse historia e vërtetë dhe objektive flet ndryshe: Ardhacakët barbarë janë serbët, të cilët në shekullin VII, për herë të parë vërshuan në Gadishullin Ilirik, duke ua grabitur tokat shqiptarëve  dhe kroatëve autoktonë ilirë.
 
Mirëpo, këtë  të vërtetë historike, Kisha Ortodokse Serbe së bashku me shtetin dhe me shkencën serbomadhe e kanë fshehur dhe falsifikuar me shekuj vetëm për vetëm për t’i jusitifikuar barbaritë, luftërat, agresionet dhe gjenocidet e tyre, të zhvilluara   për grabitjen dhe për pushtimin e territoreve indigjene të kroatëve dhe  të shqiptarëve. Mbi këtë “bazë” serbomëdhnjtë kanë falsifikuar historinë e tyre, si dhe historinë e popullit kroat dhe të popullit shqiptar në Ballkan.
 
Ky  recidiv i së kaluarës serbomadhe, është një nga helmet më  shkatërrimtare, edhe për marrëdhëniet e sotme mes Serbisë, Kroacisë dhe Kosovës. Fatkeqësisht këtë e provuan, edhe tri gjenocidet serbe kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1991-1999) për kryejen e të cilave Serbia ende nuk ka dhënë llogari juridike ndërkobëtare, ashtu sikurse dikur Gjermania naziste e Hitlerit, e cila  me të drejtë dhe në afat  tejet të shkurtër u ndëshkua nga bashkësia ndërkombëtare.
 
Tirana sa më afër Kosovës dhe Anamoravës shqiptare, jo Beogradit, JO!
 
Prandaj, të gjithë ata që merren me çështje historike dhe politike të Ballkanit, duhet ta mbajnë parasysh këtë  të vërtetë aksiomatike të Prof. Dr. Sonja Biserko, ndryshe, do të digjen në zjarrin dhe në flakën e falsifikimeve dhe të mitomanisë nacionalromantike të Serbisë së Madhe të Ilija Garashaninit (1844), të nobelistit Ivo Andriq, të akademikut Vasa Qubriloviq, të Akademikut Dobrica Qosiq, të Slobodan Milosheviqit, të Vojislav Sheshelit dhe të  “bishtave” të tyre, që sot me ndihmën e Europës, janë instaluar në pushtet(Tomislav Nikoliq, Aleksandar Vuçiq dhe Ivica Daçiqi).
 
Të gjithë këta serbomëdhenj së bashku me Kishën Ortodokse Serbe dhe me Akademinës e Shkencave dhe të Arteve të Serbisë  mbajnë përgjegjësi  historike, politike, ligjore dhe morale për kryerjen e tri gjenocideve ndaj  Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1989-1999).
 
Prandaj,  si Europa, ashtu edhe Kombet e Bashkuara, moralisht dhe ligjërisht (duke u mbështetur në të drejtën humanitare, publike dhe penale ndërkombëtare, janë të obliguara, që Serbinë ta sanksionojnë për tri luftërajte saj pushtuese gjenocidale , të zhvilluara  gjatë viteve 1989-1999 kundër popullit kroat, mysliman boshnjak dhe kundër popullit shqiptar në Kosovë.
 
Për një “Kurban” të përkthyer serbisht nga Beogradi, të mos sakrifikohen interest vitale të Kosovës dhe  të shqiptarëve
 
Politika  e pareformuar sebomadhe e Beogradit  e di, pse aq shumë llogarit dhe aq tepër është “dashuruar”  në  “Kurbanin” e  përkthyer edhe në gjuhën serbe të kryeministrit Edi Rama.  Këtë , më së miri e dëshmoi edhe Protokolli i Brunilda Paskalit  për shfrytëzimn e territorit të Kosovës (pa e pyetur dhe pa e konsultuar Kosovën) për ndërtimin e autostradave dhe  të hekurudhave për lidhjen e Serbisë me Shqipërinë (13 tetor 2016).
 
Mirëpo, politika dhe diplomacia e Tiranës zyrtare nuk duhet të “dashurohet” aq shumë , duke ushqyer iluzione se do të gjejë gjuhë të përbashkët me Beogradin, sepse , ende në Serbi nuk janë spastruar elementet recidivistë të regjimit çetniko-fashist të ish-presidentit të saj Slobodan Milosheviq, si dhe të  “ushtarëve”  dhe  të bashkëpunëtorëve të tij, siç janë sot në krye të shtetit të Serbisë: Tomislav Nikoliq (president), Aleksandar Vuçiq (kryeministër) dhe Ivica Daçiq (nënministër dhe minister i Jashtëm).
 
Nuk ka asnjë dyshim se, me këtë garniturë  udhëheqëse të Serbisë( me përmbajtje të politikës strategjike të Serbisë së Madhe),  e cila nuk njeh Kosovën e pavarur e as të drejtën e vetëvendosjes së shqiptarëve të Preshevës, të Bujanocit dhe të Medvegjës, nuk do të zgjidhet asnjë nga problemet ekzistuese, që rëndojnë marrëdhëniet ndërshtetërore të saj me shtetet fqinje siç janë Kosova, Kroacia dhe Bosnia e Hercegovina.
 
-Natyrisht, është e drejtë sovrane dhe e ligjshme e Tiranës bashkëpunimi ndërshtetëror me cilindo nga shtetet fqinje, evropiane dhe  botërore,  por pa u përzier në çështje të brendshme të Kosovës.
 
Mirëpo, derisa Serbia nuk e njeh Kosovën, si dhe të drejtën e vetëvendosjes  shqiptarëve në Preshevë, në Bujanoc dhe në Medvegjë (gjëqë njohja e kësaj së drejteje, do të ishte në favorin e së drejtës historike të shqiptarëve mbi territorin e tyre etnik, si dhe ribashkimin me Kosovën), nuk ka kurrfarë kuptimi  intensifikimi i bashkëpunimit politik, diplomatik, ekonomiko-tregtar dhe kulturor i Tiranës me Beogradin.

Vështrim Kuvendi i Kosovës , arenë gladioatorësh dhe sehirxhinjve politikë?! – Nga Skënder MULLIQI

Edhe një shfaqje teatrore e pamë këtë të enjte në sallën e Kuvendit të Kosovës, lidhur me mbrojtjën e vlerave të luftës. Unë për vete , por mendoj së edhe shumica e qytetarëve të Kosovës ndajnë mendimin së këta kuvendarë të këtij legjislacioni, në vend që ti kryejnë punët për çka edhe janë aty,  po merren më tema të cilat nuk e kan shumë vendin   në kuvend.  Këta  deputet rregullisht  po merren më zënka të ndërsjella , më akuza dhe kundër akuza të cilat nuk kan të bëjnë  më punën e legjislativit?!Me këta deputet analfabet potencial dhe shumë nga ta edhe më biografi kriminale, pa pikë ves veseje që  do të bëjm  shtet ligjor dhe funksional. Dojnë ti mbrojnë vlerat e luftës ata të cilët nuk lanë gjë pa vjedhur, pa plaqkitë , pa abuzuar më shtetin e ri të Kosovës. Këta kurrën e kurrës nuk mund ti mbrojnë vlerat e luftës dhe është turp i madh që tna flasin për patriotizëm. Mund të shesin sa të duan dushkë për gogla , por sigurisht së  këtyre marrezinave  politike sidomos dy viteve të fundit nuk u bëson më askush  .Po të njejtën ditë kur mbahej kuvendi  ambasadori amerikan, Delawie dhe ai britanik, Okonell edhe një herë tjetër në tryezën e organzuar nga KDI-ja kërkuan që të luftohet krimi i organizuar dhe korrupcioni të cilat kan marr tashmë përmasa shumë të mëdha .Edhe kësaj radhe si shumë herë deri me sot miqët tanë ndërkombëtar, kërkuan që njerëzit e politikës mos të përzihen në punet e organeve të drejtësisë , dhe   këta nuk po marrin vesh  !!! Pushtetarët nuk po ia dinë fundin pasurisë së pa ligjshme , e po na shesin patriotizma të rreme të cilave moti iu ka dalë boja. Patriotizmit të mirëfilltë  kurrë zatën nuk i del boja , sepse patriotet e krijojnë dhe e mbajnë shtetin.  Këtyre të mirat materjale moti ua kan ërrësuar sytë dhe mendjën. Kur punohet mirë dhe ndërshmërisht për shtetin dhe kombin vetvetiu mbrohen vlerat e luftës çlirimtare. Vetvetiu mbrohet gjaku i shumë martirëve  dhe dëshmorëe të kombit. Sikur mos të ishte plaçkitur shteti deri në themel sigurisht së nuk do ta kishim këtë gjendje të rënd politike , as këtë gjendje shumë të rënd ekonomike dhe sociale .Pse u formua Gjykata Speciale nuk është aspak pyetje e vështirë për tu përgjigjur . U formua pse vet e prum të dera. E prunë të dera e shtëpisë ata që  uzurpuan , ata që plaqkitën pronën shoqërore, e prunë të dera ata që vranë bashkëkombasit e vet para dhe  pas luftës dhe kurrë nuk  lejuan që organet e drejtësisë të punojnë të pa varura nga politika.  E elimunuan sovranin popull sikur mos të ekzitonte fare. Dhe, vet e thirrën ujkun në torisht . E sigurisht së nuk kan të drejtë që duke e mbrojtur vetën  e tyre për gabimet e bëra ta fusin në telashe vendin , dhe të binë në pikëpyetje edhe shtetësinë e Kosovës.Nuk kan  të drejtë që në emer të luftës çlirimtare të inskenojnë marifete të ndryshme të cilat e mbajnë situatën politike të tensionuar.  Ju e dini dhe  keni kënd  ta pyetni pse  disa nga shokët i keni në burg e jo në liri ?!  Mos i maltretoni dhe mos i fajësoni të tjerët  pa asnjë faj…Shfaqjët e turpit që po luhën në kuvend  që një kohë të gjatë  ish dashur për të mirën e Kosovës  të marrin  fund…Deshta ta përfundojë shkrimin por nuk mujta pa i thënë edhe disa fjalë për deklaratën e Anton Çunit në këtë  kuvend. Me erdhi mirë që Çuni ish në gjendje të shkon në burg për disa kohë  për Sylejman Selimin para shokëve të tij ngusht!!! Por, më erdhi keq për Antonin, së  si nuk i zuri  në gojë  shokët e vet të vrarë  barbarisht dhe  pas shpine … Ulësja e deputetit nuk mbahet më dy karrige z. Anton?!…Shumë ke humbur kësaj radhe më duket mua  më këtë deklaratë të pa matur  politike edhe pse deri tash ishe  në nivel … Gjithëkush e bartë fajin ose pa fajësinë  e vet mbi supe në këtë botë dhe në botën e amshueshme …

Kritika ndaj debatit dhe rezolutës së Kuvendit të Kosovës kundër dënimit të ish-komandantëve të UÇK-së

Bashkimi Evropian dhe njohësit e çështjeve të drejtësisë, thonë se debati dhe rezoluta e parlamentit për vendimet e gjykatave, shënon ndërhyrje të politikës në sistemin e drejtësisë.

Kuvendi i Kosovës me një seancë të jashtëzakonshme në mbrojtje të siç thuhet, “vlerave të luftës së UÇK-së”,  zotohet që brenda gjashtë muajve do ta miratojë ligjin për mbrojtjen e vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftës së saj për çlirim. Seanca e jashtëzakonshme që zgjati për dy ditë radhazi dhe rezoluta e nxjerrë nga kjo seancë, u inicua nga Partia Demokratike e Kosovës, pas konfirmimit nga Gjykata e Apelit të  dënimit ndaj disa ish-komandantëve të UÇK-së, të njohur në rastin  “Drenica 1 dhe 2”. Në këtë rast u dënuan për krime lufte,  një ish-ambasador, një deputet, një kryetar komune dhe disa ish pjesëtarë të UÇK-së. Ky proces gjyqësor dhe një tjetër që tashmë është në proces ”Drenica 1”,  me po të njëjtit emra, udhëhiqen nga gjykatës të misionit EULEX.

Kritika ndaj debatit dhe rezolutës

Në rezolutën e kuvendit të Kosovës, e cila  jo pak u kritikua nga analistët dhe debate që u zhvillua për këtë çështje, thuhet se pjesëtarët e UÇK-së ishin faktorë vendimtarë për sjelljen e lirisë dhe në këtë drejtim duhet të gëzojnë mbështetjen dhe vlerësimin e tyre të merituar institucional, në pajtim me Kushtetutën e Kosovës.

uckk2

“Edhe në rastin e dënimit të grupit Drenica, u bëjmë thirrje të gjitha institucioneve e pushtetit publik dhe sidomos gjykatave që t’i kushtojnë kujdes esencës së të drejtës që kufizohet, rëndësisë së qëllimit të kufizimit, natyrës dhe vëllimit të kufizimit, raportit midis kufizimit dhe qëllimit që synohet të arrihet, si dhe ta shqyrtojë mundësinë e arritjes së atij qëllimi me kufizim më të vogël”, thuhet në rezolutë.

Ndarja e pushteteve mes gjyqësorit, ekzekutivit dhe legjislativit

Përfaqësues të zyrës së BE-së në Kosovë, thanë  për mediet lokale se deputetët duhet ta dinë ndarjen e pushteteve dhe nuk duhet të përzihen në vendimet e gjykatave.

“Në një demokraci, parlamenti është vendi për debat politik rreth çështjeve kryesore në interes të njerëzve. Ky debat megjithatë duhet të bëhet gjithmonë në respekt të plotë të ndarjes së pushtetit të gjyqësorit, ekzekutivit dhe legjislativit, si themele të demokracisë. Zyrtarët e zgjedhur dhe autoritetet publike, përfshirë edhe deputetët, duhet që megjithatë të përmbahen nga thirrjet që vënë në pikëpyetje vendimet e gjykatës pasi që zbatimi i sundimit të ligjit kërkon respektim të pakusht të vendimeve të gjykatës dhe ndarjes së pushteteve”, citojnë mediet lokale deklaratën e Zyrës së BE-së në Kosovë.

Edhe analistët politikë dhe njohësit e çështjeve të drejtësisë, thonë se është gabim që kuvendi i Kosovës diskuton vendimet e gjykatave, për më shumë vendime këto  që merren nga gjykatës të misionit EULEX, mision ky që është ftuar nga vetë parlamenti i Kosovës.

uckk3

Debati në parlament bie ndesh me kushtetutën e Kosovës

Njohësi i çështjeve të drejtësisë, Blerim Burjani,  i tha DW-së, se debati në parlament për vendimet e gjykatave bie ndesh me kushtetutën e Kosovës, e cila e përcakton qartë ndarjen e pushtetit.

“Në aspektin e brendshëm i bëhet dëm drejtësisë dhe zgjidhjes së rasteve në mënyrë të pavarur dhe profesionale pa marrë parasysh se cili është epilogu i gjykimit, kjo seancë është ne kundërshtim me vlerat dhe parimet që ka kushtetuta e shtetit, kjo i bjen që shteti beson në demokracinë kushtetuese që buron nga populli dhe ekzekutivi i shtetit qeveria po u dashka me u marr me këtë temë. Padrejtësia dhe drejtësia zbardhet përmes fakteve jo përmes politikës”, thotë Blerim Burjani.

Sipas tij, Kosova nuk është pjesë e Këshillit të Evropës  dhe për këtë fakt nëse politika pretendon që ka shkelje të drejtave të njeriut  si pretendon “në rastin e ish-komandantëve të UÇK-së”, atëherë, mund ta bëjë kërkesën për monitorim të gjykimeve nga organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Gjykata speciale e cila do të gjykojë për krimet e mundshme të bëra nga ish pjesëtarët e UÇK-së, tashmë është në përfundim të konsolidimit të saj me staf. Selia e gjykatës speciale tashmë është vendosur në Holandë dhe të dënuarit e saj të mundshëm, dënimin do ta  vuajnë po ashtu jashtë Kosovës, në vende të ndryshme të BE-së.

Hashim Thaçi fyen kosovarët – Nga Halil Matoshi

Pos shumë të pavërtetave kulmore, presidenti i quajti të gërditshëm shqiptarët etnikë që i japin besnikëri e lojalitet Republikës së Kosovës, të cilën e kanë krijuar pas një shekulli luftërash, rezistence e tragjedish. Ai tek pështynte kosovarizmin si identitet subetnik dhe emërkuptim i shtetit që aksidentalisht e drejton, po fliste me një gjuhë sureale, prej supernjeriu për luftën e tij për çlirimin dhe bashkimin e trojeve shqiptare në një shtet unik. Ai sapo kallëzonte përralla me mbret, që rëndom zënë vend tek të varfrit, netëve të gjata dimrit…

Presidenti i shtetit, si kontrovers i dëshmuar dhe me disa copëza mendimesh të palidhura mes vete, shpërndante fjalë e fjali konfuze pa asnjë kuptim etimologjik, botëkuptime pa themel politik e etik dhe së këndejmi fyese për inteligjencën e qytetarit mesatar.
Vetëm dy javë para se të jepte intervistën shumë kontroverse në “Opinion”, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e kishte pranuar se Kosova kishte një kombëtare në futboll.

“Kombëtarja e Kosovës dhe sportistët tanë të talentuar janë duke e përshpejtuar ecjen tonë si shtet i ri drejt skenës ndërkombëtare” – kishte shkruar në llogarinë e tij në “Facebook”.
Porse i përhumbur në mësymjet e tij pa fill dhe nën njëfarë presioni të habitshëm, ai po e mohonte këtë duke e quajtur “kombëtare” ekipin e futbollit të Shqipërisë, kurse atë të Kosovës e cilësonte “përfaqësuese”.

Sepse hise në linguistikën kombëtare del të ketë vetëm Shqipëria, por jo edhe shoqëria të cilën Thaçi e drejton…
Ai në dërdëllitjet e tij herë e sheh veten të varur në kornizë si një nga rilindësit kombkrijues (sipas doktrinës nacionalromantike shqiptare), herë e sheh veten pa fuqi, një vdekatar i rëndomtë, e herë një njeri i lidhur me ndërkombëtarët.
Sapo i largohet narkoza e hiperhistorisë kombëtariste dhe kthjellet, ai e sheh veten psikologjikisht një të persekutuar, të ndjekur…

President kot, të një shteti pa komb dhe që i nënshtrohet fabulës së turbonacionalistëve:
“Prish shtëpi e ndërto hajat”, sepse kosovarët vazhdojnë ta shohin shtetin si projekt të përkohshëm, përkatësisht derisa të realizohet ai projekti epik e legjendar i “Shqipërisë etnike” ose natyrale… e terma të tjerë të shpikur nga folkloristët shqiptarë.
Kosova e pavarur si një projekt perëndimor (ShBA me aleatët e NATO-s) më i madhi pas luftës së ftohtë, nuk shihet e përhershme porse nga disa grupe integristësh shqiptarë, të cilët po e pengojnë kombkrijimin, së këndejmi paqen me të tjerët dhe mirëqenien e qytetarëve shqiptarë si titullar të kombit kosovar, modernizimin dhe perëndimorizimin e shtetit.

Ndër ta, i përhumbur së fundi shfaqet Hashim Thaçi.
Ai kishte harruar se televizionit NTV para do kohësh i deklaronte se ai ishte një politikan i moderuar dhe jo një luftëtar dhe tashti po u thoshte shqiptarëve se ai ka luftuar fort për bashkim kombëtar…!?

Mirëpo, nëse qytetarët kosovarë e ulin kokën dhe i dëgjojnë retorikat e pakuptimta të Thaçit, se si ata që thërrasin për kosovarizëm na qenkan të gërditshëm dhe si dikush paskësh recituar poezi për Titon mbi kontejnerë bërlloku, ai duhet të japë shpjegime përse një mori institucionesh shtetërore, politike e kulturore me bazë në Kushtetutë emërtohen me sufiksin “kombëtare”.
Pra, Thaçi duhet me urgjencë ose të ngrihet në nivelin e një presidenti real të një shteti të pavarur dhe drejtues i një kombi sovran – që e ka këtë të drejtë një herë të arrirë, shtetin kombëtar – ose të nisë procedurat e shpërbërjes jo vetëm të semantikës kombëtariste në institucionet e shtetit, por edhe vetë shtetin e kosovarëve, së këndejmi t’i shndërrojë ato në institucione përfaqësuese.

Sikur që e “shndërroi” kombëtaren e futbollit në një ekip të një mëhalle shqiptare.
E nëse e mohon procesin e shtetkrijimit dhe kombndërtimit kosovar (shtet dhe komb i ndërtuar nga amerikanët dhe aleatët evropianë), atëherë është dashur që kësaj punës së bashkimit kombëtar (edhe pse është vetëm një deklaratë boshe politike) me i hy vetë!?
Po kujt i shërbejnë këto retorika boshe?
Qeveritarëve aktualë për ta mbajtur më lehtë pushtetin.
Oponentëve të tyre për të siguruar më shumë vota përmes parullave populiste dhe natyrisht Beogradit zyrtar për ta përmbushur pikën 6 të Memorandumit të Dytë të Akademisë serbe të shkencave: Destabilizimit të qeverive të vendeve fqinje, duke provokuar pakënaqësi të brendshme dhe trazira dhe për ta topitur tehun e akuzave ndaj Serbisë.

A nuk po turren liderë shqiptarë që ta faktorizojnë Vuçiqin dhe Qeverinë serbe kur ajo pos Rusisë i ka dyert e mbyllura në tërë botën demokratike dhe a nuk po shkojnë këto mësymje në favor të realizimit të Memorandumit 2?
Të shohim se cila është kjo linguistikë që shpreh dhe u jep emër institucioneve të shtetit pa komb Republikës së Kosovës, si entitet juridik-politik në të drejtën ndërkombëtare (sepse kombi shqiptar pandehet unik.)

1. Kushtetuta e Kosovës është derivat i Pakos Ahtisaari, pra dukja dhe rregullimi i simboleve nacionale/kombëtare buron nga Pakoja që thotë: 1.7 Kosova do të ketë simbolet e veta të veçanta nacionale, duke përfshirë flamurin, stemën dhe himnin, të cilët pasqyrojnë karakterin e saj shumetnik. Lexo edhe versionin në anglisht të këtij dokumenti që e ka derivuar Kushtetutën e Kosovës.

2. Kushtetuta e Republikës së Kosovës në nenin 126 (Forca e Sigurisë e Kosovës) e njeh për kategori kushtetuese një forcë kombëtare.
“ Forca e Sigurisë e Kosovës është forcë kombëtare e sigurisë për Republikën e Kosovës dhe mund të dërgojë pjesëtarët e saj jashtë vendit në përputhje të plotë me përgjegjësitë e saj ndërkombëtare.”

E tash, forcë kombëtare e cilit komb është FSK-ja? Kombit unik shqiptar që e zotëron Republikën e Shqipërisë me kryeqytet Tiranën apo një kombi tjetër që Thaçi po ia shtrembëron emërtimin e vërtetë, pra po e cenon Kushtetutën? Një kombi fantom që po ndërtohet në terren, me gjithë refuzimin e integristëve shqiptarë dhe kreut të Beogradit zyrtar, që përditë po u thonë kosovarëve se ata janë të paqenë, inekzistentë e rrjedhimisht e paqenë është edhe Republika e tyre sovrane, e njohur nga 112 kombe të botës!?

3. Po Teatri Kombëtar i Kosovës a është kombëtar zoti President apo Teatër përfaqësues i Kosovës?

4. Po Biblioteka Kombëtare e Kosovës a është bibliotekë përfaqësuese apo…?

5. Po çka na qenka kjo “Strategjia kombëtare e Republikës së Kosovës për menaxhimin e integruar të kufirit”, dokument ky që ka dalë nga zyra Juaj kur ishe kryeministër?
Mos vet për ty, je kapur në Corpus delicti!

6. E ciceroni i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor se “Ku mund të sigurohen informatat për parqet kombëtare të Kosovës, a është me gabime shtypi a po u bëjnë sytë?

7. Po kjo Agjencia e Kosovës për mbrojtje nga rrezatimi dhe siguria bërthamore – AMRK, çfarë na qenka?

8. Po ky Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike a do të duhej të ishte institut përfaqësues i shëndetësisë publike?

9. Ose kjo Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut? Për cilin gjak flitet këtu a mos për ndonjë gjak të prishur, jokombëtar, por përfaqësues, po ku mbeti gjaku “i pastër” i shqiptarit që e luaje keq në studion televizive në Tiranë?

10. Dhe në fund, a e ke lexuar se cili është identiteti yt kombëtar në pasaportën biometrike!?
Shqiptar apo kosovar?
Shqiptarësia është ETNIA dhe ajo është një konstantë (ne jemi shqiptarë), kurse identiteti kombëtar është subetnik pra një variabël president, një bashkësi imagjinare njerëzish, politikisht e konstruktuar, e ky është ENTITETI kosovar: Shteti Sovran, President!
President, duhet t’i drejtoheni Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar një verdikt nëse këto institucione emërtohen drejt dhe në bazë të Kushtetutës ose jo?

Nëse nuk e bëni këtë, ju po e shkelni përditë Kushtetutën duke përdorur emërtime jokushtetuese për agjencitë qeveritare dhe institucionet politike dhe kulturore!
Zoti President, i thuaj publikut nëse di ndonjë homolog, kudo në botë, që nuk identifikohet me kombin dhe shtetin që i drejton, ama vetëm një!?

Pra, a do të ishte absurde që presidenti Ivanov të thoshte se nuk ka komb maqedonas, vetëm pse ai është etnikisht një bullgar?
A do të ishte marrëzi sikur Gjukanoviq do të deklaronte se nuk ka komb malazias, vetëm pse rrënjët e largëta etnike të tij janë ngjitas me ato të serbëve?
Ose a nuk do të ishte skandal po qe se presidenti austriak do të thoshte në Bruksel se nuk ka komb austriak, ngase ai flet gjuhën e Goetës?

A nuk do të shokohej globi nëse Barack Obama do të dilte e të thoshte se nuk ka komb amerikan, ngase të parët e tij nga vija e babës ishin etnikisht Kenyan myslimanë?
Dhe, a nuk do të shkaktonte tronditje presidenti i Zvicrës të deklaronte se nuk ka komb helevet, sepse ai është një gjerman etnik, Johann Schneider-Ammann!

Dhe krejt në fund të intervistës suaj, plot ankth e frikë se mos po gabon e po thua najsen të vërtetë dhe po del nga rutina e retorikave populiste, megjithatë e ke bërë një “gabim fatal”, sepse e ke përmendur togfjalëshin “interes nacional” i Kosovës!
Kur po flisje për dialogun me Serbinë.
Pra, e pranon në ndërdije kombin kosovar – sepse ta ka ëndja me qenë i pari i tij – por s’ke guxim qytetar dhe nuk je asnjë patriot kushtetues, për ta thënë këtë zëshëm!

Dhe nga mungesa e guximit, fyen ata që guxojnë!
Bluan fjalë pa kuptim, pa asnjë përmbajtje…
Ashiqare, kurrë nuk e ke thënë asnjë fjalë në burimin e vet etimologjik.
Për këtë je shndërruar në kërcënues të vetë shtetit që e drejton dhe lirisë kombëtare dhe në një njeri që fyen shtetasit, vetëm e vetëm pse ata i japin dashuri atdheut të tyre, Kosovës!?
E tmerrshme!

Paskali nuk njeh Kosovën, por Serbinë! – Nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Barometri diplomatik

 

 
 
      Paskali  nuk  njeh Kosovën, por Serbinë!
 
  *** “When the fox  preaches , take care of your geese”!
 
 
*** Skilja toptaniste Brunilda  Paskali  me Protokollin e saj  gjeoekonomik strategjik anti-Kosovë, gëzoi Serbinë,  “bombardoi“ diskursin politik dhe diplomatik    kryeministrit Edi  Rama, por nuk ia arriti, që ta mashtrojë  edhe Kosovën,  sepse kjo  ia arriti  t’ia çjerrë  maskën e tradhtisë  zëvendësministres B.  Paskali.
 
 
Gjithashtu, Protokolli anti-Kosovë i Brunilda Paskalit demantoi konstatimin  tim, se Edi Rama “është faktor pozitiv i diskursit të politikës së vjetër të dështuar 100-vjeçare (1913-2016)”. Mirëpo, kjo dëshirë  parashikuese  në kuptimin pozitiv të politikës së reciprocitetit të ndërsjellë Kosovë-Shqipëri nuk duhet keqkuptuar dhe keqinterprenuar “blanko”, sepse siç thonë “nga e thëna në të bërë është një det i tërë”.
 
                                             “From words  to deeds is a  great space”
 
 Kjo do të thotë, se  politika dhe diplomacia e qeverisë së kryeministrit Edi Rama ende nuk janë dëshmuar në praktikë  me vepra konkrete, se janë  antitezë dhe diskurs i politikave të vjetra të  regjimeve të derisotme të Shqipërisë  ndaj Kosovës dhe trevave të tjera të kolonizuara të Shqipërisë Etnike nën Serbi (Presheva Bujanoci dhe Medvegja), nën Maqedoni (Ilirida), nën Greqi (Epiri shqiptar me Çamërinë) dhe nën Mal të Zi (Malësia e Madhe e Mbishkodrës).
 
Ndryshe,  kjo  së bashku me qeverinë dhe me kryeministrin e saj Edi Rama, do ta përfshinin edhe Kosovën si palë të tretë të Protokollit Shqipëri-Serbi, kur është fjala për hartat e tyre gjeoekonomike strategjike për  ndërtimin e autostradave dhe vijave hekurudhore, që kalojnë përmes territorit të Kosovës për t’u lidhur Beogradi me Tiranën.
 
-Kështu, qeveria-Brunilda, në “stilin” e politikës dhe të diplomacisë antikombëtare të Ahmet Zogut dhe të Esat Pashë Toptanit, e tradhtoi Kosovën, duke lidhur marrëveshje me Beogradin në kurrizin e  territorit të Kosovës. Një marrëveshje e tillë  shqiptaro-serbe, e përfunduar në Beograd(13 tetor 2016), do të thotë se  as Serbia e as Shqipëria nuk e njohin Republikën e Kosovës (edhe  pse Tirana zyrtare de fakto dhe de jure e ka njohur shtetin e pavarur të Kosovës, sikurse 112 vende të tjera të OKB-së).
 
 
Paskali e demantoi  “diskursin” Edi Rama
 
 
Edhe pse  ditë më parë pata shkruar  se kryeministri Edi Rama është “diskurs pozitiv” i një politike të vjetër 100-vjeçare anti-Kosovë  (1939-2016), kjo nuk do të thotë, që të mos kritikohet për gabimet e bëra politike dhe diplomatike me rastin e vizitës së tij zyrtare, që i bëri Beogradit më 13 dhe 14 tetor 2016, si dhe për gabimet eventuale të tij në të ardhmen.
 
 
Si ndodhi që kryeministri Edi Rama, të miratonte Protokollin  ekonomik serbo-shqiptar (që parashikon ndërtimin e vijave hekurudhore dhe të autostradave, që kalojnë nëpër territorin e Kosovës) të zëvendesministres Brunilda Paskali?
 
Ku ishte Edi Rama, që për këtë Projekt afatgjatë serbo-shqiptar (me qëllim të fundit për t’ia bërë të mundur Serbisë realizimin e  aspiratës dhe kërkesës shekullore për të dalë në Detin Adriatik shqiptar, si dhe për të vjelur ndonjë fond të madh financiar nga Bashkimi Evropian, ku Shqipëria dhe Serbia së bashku, do i bënin “rrush e kumbulla”, duke i keqpërdorur  dhe përvetësuar për nevoja të tyre, duke e lënë Kosovën “me gishta në gojë”) nuk ka reaguar, duke qenë se në këtë rast qeveria e Serbisë dhe ajo e Shqipërisë kanë  anashkaluar përfshirjen e qeverisë së Kosovës në këtë projekt të Brunilda Paskalit dhe Stevan Nikçeviq (minister i Tregtisë së Serbisë)?
 
-Lidhja e  marrëveshjes së theksuar të Brunilda Paskalit, përkatësisht të qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së Serbisë është ndërhyrje dhe përzierje e drejtpërdrejtë në punë të brendshme dhe të jashtme të Kosovës në kundërshtim me rregullat, me normat dhe me parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe të  rezolutave dhe deklaratave të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashksuara, si dhe të Dokumentit Përfundimtar të Helsinkit (1975).(Më hollësisht  shih në : https://opozita.com/2016/10/serbia-dhe-shqiperia-duhet-sanksionuar-per-shkak-te-perzierjes-ne-ceshtje-te-brendshme-te-kosoves/ ).
 
 
Kosova nuk duhet pranuar asnjë traktat serbo-shqiptar në kurrizin e territorit të saj!
 
-Sepse Protokolli i Brunilda Paskalit, i lidhur në Beograd me homologun e saj serb Stevan Nikçeviq, në mënyrë flagrante antiligjore shkel  dhe mohon sovranitetin territorial të Republikës së Kosovës,  i cili de fakto dhe jure përbën  pushtetin sipran dhe të pandar të sovranitetit dhe të pavarësisë  së Kosovës.
 
-Habit fakti se si Edi Rama dhe Brunilda paskali janë “dashuruar” aq shumë në politikën dhe në diplomacinë antishqiptare të qeverisë së Serbisë së Aleksandar Vuçiqit, kur Beogradi nuk e njeh Republikën e Kosovës e as të drejtat njerëzore dhe kombëtar të shqiptarëve të Preshevës, të Bujanocit dhe të Medvegjës!
 
 
Shkurt e shqip, një marrëveshje e tillë gjeoekonomike me Beogradin, do të mund të lidhej vetëm atëherë, kur Serbia e Tomislav Nikoliqit (president) dhe e Aleksandar Vuçiqit (kryeministër), ta njihte Re;publikën e Kosovës dhe të Drejtën e Vetëvendosjes së brendshme dhe të jashtme të Preshevës, të Bujanocit dhe të Medvegjës shqipare për t’u bashkuar me Kosovën. Ndryshe, as Kosova e as Shqipëria nuk kanë kurrfarë të drejte ligjore, që të liidhin marrëveshje, tractate dhe protokolle gjeoekonomike  për ndërtimin e hekurudhave dhe të autostradave nëpër territorin e Kosovës. Kjo nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë, pavarësisht nga interesi dhe leverdia ekonomike dhe gjeopolitike e Serbisë dhe e Shqipërisë.
 
 
Tirana zyrtare, të kërkojë falje për skandalin Brunilda Paskali, duke suspenduar Protokollin e saj me Serbinë në dëm të interesit të përgjithshëm të Kosovës dhe të Shqipërisë, ndryshe, me arsye, do të vije në shprehje humbja  e besimit  dhe e bashkëpunimit reciprok të Prishtinës dhe të Tiranës, gjë që kjo do të ishte në favorin e interesave kolonialiste dhe neokolonialiste të Serbisë dhe të aleatëve të saj. –Do të fitonte vetëm Serbia e jo Kosova e as Shqipëria.
 
 
Pra, nëse qeveria dhe parlamenti  i Shqipërisë nuk e pezullojnë  Protokollin e Brunilda Paskalit, të lidhur me Beogradin në dëm të  Kosovës, atëherë, do të ishte nonsens vazhdimi dhe thellimi i  bashkëpunimit të gjithmbarshëm ekonomiko-politik, tregtar dhe diplomatik i Kosovës me Shqipërinë, sepse pa besim, pa mirëkuptim, pa përfillje  të plotë dhe pa interes të ndërsjellë, nuk mund të ketë as bashkëpunim konstruktiv, të frytshëm dhe të qëndrueshëm ndërmjet dy vendeve.
 
-Të jemi të qartë, se  më Kosova  nuk është koloni e dikurshme e Serbisë (1912-1999), por shtet i pavarur dhe sovran, i njohur nga 113 shtete të bashkësisë ndërkombëtare, si dhe nën mbrojtjen e çeliktë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të aleatëve të saj europerëndimorë. Prandaj, as  Shqipëria e as Serbia nuk mund  të flasin, të thirren dhe të veprojnë në emër të Kosovës, sepse  kjo, tanimë ka zot. – Shqipëria e ka humbur të drejtën dhe shansin historik, që të flasë në emër të Kosovës (1913-1999).
 
-Shqipëria, një shans të tillë (të ndërhyrjes në çështje të brendshme të Kosovës),  përfundimisht e ka humbur më 1999, kur nuk ndërhyri ushtarakisht për mbrojtjen e Kosovës dhe të 2 milionë e gjysmë shqiptarëve nga masakrat, nga  terrori dhe  nga gjenocidi i Serbisë barbarike më 1989-1999.
 
 Sintagma politike, “ secili në shtëpinë e vet”-humbje e mdhe  për Shqipërinë dhe për Kosovën
 
-Tanimë, shansi i fundit historik dhe politik i Shqipërisë, që të flasë në emër të mbrojtjes së interesave kombëtare dhe shtetërore të Kosovës, është shtruarja e kërkesës së saj Amerikës dhe Brukselit, që të ribashkohet me Kosovën.
 
Ndryshe, secili zot në “shtëpinë e vet”, sepse me Brunilda paskalësh dhe toptanësh, duke u “përqafuar” me çetnikët fashistë serbë të Beogradit, nuk mund të ketë kurrfarë bashkëpunimi dhe ribashkimi me Tiranën zyrtare. Kjo do të ishte humbja më e madhe e Shqipërisë.
 
Mirëpo, që të mos përsëritet diç e tillë dhe fatale, kryeministri Edi Rama sipas Kushtetutës së Shqipërisë në fujqi(1998), si dhe sipas përgjegjësisë dhe obligime     Shqipërisë si subjekt juridik ndërkombëtar, menjëherë, duhet të anulojë Protokollin e Brunilda Paskalit (13 tetor 2016), të cilit i vijë erë e keqe sikurse “Protokollit të Firencës 1913”, i cili  disa vite më pas, pikërisht në korrik të vitit  1925 u bë “reallitet i ligjshëm” për Serbinë, sepse  qeveria  kuislinge e Shqipërisë së Ahmet Zogut dhe ajo e Serbisë së Nikolla Pashiqit lidhën traktatin dypalësh, që Shën Naumi t’i cedohej Serbisë. Ky ishte shpërblimi më i mirë për Serbinë,   e cila e ndihmoi puçistin Ahmet Zogu të vinte në pushtet, duke përmbysur qeverinë demokratike të Fan S. Nolit (1924) në saje të invdaimit agresiv ushtarak ruso-serb.
 
-Qeveria e Edi Ramës, duhet ta mbajë parasysh faktin , që të mos përzihet në punë të brendshme të Kosovës, sepse Kosova nuk është  me status të kufizuar dhe të diskutueshëm, ashtu siç po gënjen politika propagandistike dhe diplomacia zyrtare e Beogradit dhe Rusia e presidentit Vladimir Putin, duke u bazuar në Rezolutën 1244 të KS të Kombeve të Bashkuara, si dhe në VETO-n e Rusisë, e cila ka “ngrirë” njohjen e Kosovës nga ana e OKB-së, sepse  shplla e pavarësisë së Kosovë më 17 shkurt 2008, është bërë plotësisht në frymën e normave dhe të parimeve  të së drejtës ndërkombëtare. Këtë e konfirmoi edhe Mendimi këshillëdhëns juridik i Gjyaktaës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, më 22 korrik 2010. (http://www.evropaelire.org/a/2107064.html ).

Rriten shqetësimet në prag të nisjes së punës së Gjykatës Speciale

Përfaqësuesit politik nga Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës nuk i fshehin rezervat që kanë në raport me fillimin e punës së Gjykatës Speciale për krimet e luftës.

Shqetësimi më i madh i tyre ka të bëjë me, siç thuhet, “rrezikun nga ndikimi politik i vendimeve që mund të merren në këtë Gjykatë” e cila kryesisht pritet t’i trajtojë rastet e krimeve të dyshuara të luftës, ku protagonistë kryesor do të jenë ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndonëse Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës ishin pajtuar për themelimin e kësaj Gjykate, shqetësimet janë në rritje, sidomos tani, kur disa ish-komandantëve dhe figurave të larta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës iu konfirmua dënimi nga organet vendore të drejtësisë, çka e shtyu Kuvendin e Kosovës të thërras një seancë të jashtëzakonshme për të enjten, në mbrojtje të vlerave të luftës së UÇK-së.

Infrastruktura juridike e Gjykatës Speciale për krime lufte në Kosovë tashmë është ndërtuar, përfshirë këtu aprovimin nga Kuvendi i Kosovës të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, si dhe nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Holandës për rivendosjen e kësaj gjykate në Holandë.

Mirëpo ende nuk dihet saktë se kur do të nisin punën dhomat e specializuara në Kosovë. Disa nga Deputetët e Kuvendit të Kosovës konsiderojnë se fillimi i punës së kësaj gjykate mund të paraqes problem për sistemin e drejtësisë.

Deputetja Albulena Haxhiu, Kryetare e Komisionit për legjislacion në Kuvendin e Kosovës vlerëson se roli i kësaj gjykate do të jetë më tepër politik, andaj si i tillë, sipas saj, mund të sjell probleme të ndryshme.

“Do të jetë goxha problematike roli i Gjykatës Speciale duke marrë parasysh tendencën për të njollosur luftën e UÇK-së. Do të ketë probleme edhe për sistemin e drejtësisë edhe për faktin që parasheh një sistem paralel të sistemit të drejtësisë dhe kjo ka qenë e pa drejtë qysh atëherë kur është bërë. Ne kemi nevojë për forcimin e sistemit të drejtësisë dhe dënim të gjenocidit që e ka bërë Serbia në Kosovë”, thotë Haxhiu.

Ndërkaq, deputetja Selvije Halimi, nënkryetare e komisionit për legjislacion nga Partia Demokratike e Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se në rast se puna dhe vendimet e gjykatës do të jenë politike, problemet do të jenë evidente.

Halimi mendon se gjykata duhet të punojë në bazë të fakteve reale të cilat mund të dëshmohen dhe vërtetohen.

“Vendimet, qofshin në gjykatat vendore sot qofshin nesër ato në speciale, duhet të jenë mbi bazën e fakteve dhe provave të dëshmuara dhe të vërtetuara [kështu] nuk do të ketë kurrfarë shqetësimi”.

“Por, nëse vendimet janë pa prova, pa dëshmi relevante, dhe vendime që të lënë të kuptosh se janë kryekëput politike, atëherë normalisht se do të ketë shqetësime”, tha Halimi.

Kurse, Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka deklaruar se ministria pas miratimit të ligjeve nuk ka asnjë detyrim apo obligim në raport me Gjykatën Speciale.

Por, ajo tha se do të kërkoj transparencë për proceset që do t;i zhvillojë ky mekanizëm.

“Do të kërkojmë, do të jemi insistues, që të kemi transparencë në lidhje me hapat, procesin i cili po na vjen. Por, nuk mund të ndikojmë. Ajo është gjykatë, ka pavarësinë e vet dhe vetëm në kuadër të një bashkëpunimit juridiko-ndërkombëtar ne mund t’i ndihmojmë”, tha Hoxha.

Dhomat e specializuara do të trajtojnë çështjet që dalin nga raporti i Dick Martit, që u shndërrua në raport të Këshillit të Evropës, e që “fajëson ish-pjesëtarë të UÇK-së, për krime lufte përfshirë edhe trafikim të organeve njerëzore”.

Zbardhja e krimeve gjatë periudhës së luftës pritet të jetë një nga qëllimet kryesore edhe të Gjykatës Speciale apo Dhomës së Veçantë, që është krijuar për hetimin e krimeve të supozuara të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndaj civilëve serb.

Kryeprokurori i Zyrës së Prokurorisë Speciale, David Schwendiman, kohë më parë në një konferencë me gazetarë në Hagë ka thënë se do të zhvillojë hetimet e tij “pa frikë dhe pa asnjë favor”.

Schwendiman ka theksuar se “është i vetëdijshëm për ndjeshmërinë politike të asaj çfarë po bën, por në punën e tij do të udhëhiqet vetëm nga faktet dhe nga ligji.

Gjykata Speciale do të merret me akuzat për krime gjatë viteve 1999-2000. Ajo do të financohet nga Bashkimi Evropian dhe vepron në përputhje me ligjet e Kosovës, ndonëse prokurorët dhe gjykatësit do të jenë ndërkombëtar. (REL)

Stojanoviq: Nuk bisedojmë për Ushtrinë dhe nuk e votojmë Demarkacionin

Lista Serbe nuk do të kthehet në Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës në rrethanat e krijuara politike, ka thënë zëvendëskryeministri, Branimir Stojanoviq.

Si një zyrtar i lartë shtetëror i Kosovës, Branimir Stojanoviq, në një intervistë për seksionin në gjuhën serbe të Radios Evropa e Lirë, e bën të qartë se Lista Serbe mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e interesave të komunitetit serb.

Vendimin për bojkotimin e punës së institucioneve qendrore, ky subjekt politik që përfaqësohet me 11 deputetë në Kuvend, e mori nga momenti kur ligjvënësit votuan Ligjin për Trepçën dhe më pas atë për Investimet Strategjike.

Stojanoviq thotë se këto dy ligje nuk janë në interesin e serbëve, andaj edhe është marrë vendimi për braktisjen e institucioneve qendrore.

“Vendimi për miratimin e Ligjit për Trepçën nuk është në interesin e bashkësisë serbe dhe dikush është dashur ta mendonte këtë para se ta merrej vendimi. Po ashtu edhe Ligji për Investime Strategjike nuk është në interesin e serbëve dhe edhe për këtë dikush është dashur të mendonte para se të vendosej”, thotë Stojanoviq.

Përfaqësuesit e kësaj Liste, vijon ai, u përgjigjen vetëm votuesve që i kanë zgjedhur, andaj edhe angazhohen për mbrojtjen e interesave të tyre.

Një hap tjetër që do të ndërmarr Lista Serbe, sipas tij, është që t’i informoj institucionet në Bashkimin Evropian dhe qeveritë perëndimore me qëndrimet e këtij subjekti politik.

Në funksion të politikave të pavarura të Listës Serbe nga agjenda politike e Qeverisë së Kosovës është vlerësuar edhe vizita e fundit e Stojanoviqit në Bruksel.

Por, ai mendon se problemi qëndron te fakti që agjenda e Qeverisë së Kosovës nuk i përfshinë interesat e serbëve të Kosovës.

“Ajo agjendë që nuk i përmban interesat e popullit serb dhe bashkësisë serbe, për ne nuk është agjendë relevante”, thekson Stojanoviq.

Tutje, Stojanoviq thotë se nëse institucionet e Kosovës nuk kanë dashur t’i konsultojnë 3 mijë punëtorë të Trepçës dhe menaxhmentin që ka punuar atje për 17 vjet, duke aluduar në pjesën e Trepçës që menaxhohet nga strukturat serbe, atëherë, sipas tij, si mund të pritej që Lista Serbe ta hesht këtë fakt.

Ndërkaq, duke iu referuar ratifikimit të marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, si një proces që po zgjat më tepër se një vit për shkak të mospajtimeve politike, Stojanoviq konfirmon se Lista Serbe nuk do të kthehet në Kuvend nëse eventualisht do të shtrohet çështja e votimit.

“Është më se e qartë se ka pak gjasa që të votohet në Kuvend kjo marrëveshje”, thotë Stojanoviq, duke rikujtuar se për Demarkacionin nuk ka pajtim as te partitë shqiptare.

Në rrethanat e krijuara politike, Lista Serbe, sipas Stojanoviqit, nuk dëshiron të diskutoj fare me Qeverinë e Kosovës as në lidhje me themelimin e Forcave të Armatosura.

Themelimi i këtyre forcave është i varur nga vota e deputetëve serb, pasi që Kushtetuta e Kosovës e njeh votimin e dyfishtë i cili kërkon mbështetjen e dy të tretave të komuniteteve pakicë në Kuvend.

“Mendoj se nuk është racionale dhe reale që dikush të paramendoj se do të mund të diskutojë me neve në lidhje me këtë temë kur është krijuar një atmosferë e tillë në të cilën serbët jetojnë”, ka thënë Stojanoviq.

Që çështja e Ushtrisë së Kosovës të mund të diskutohet me Listën Serbe, Stojanoviq thotë se duhet të ndryshohet gjendja aktuale, duke hequr dorë nga Ligji për Trepçën, nga ai për investimet strategjike si dhe të krijohen kushtet për kthimin e serbëve të zhvendosur nëpër shtëpitë e tyre.

Krejt në fund, Stojanoviq shpreh shqetësimin e tij edhe në lidhje me vonesat në procesin e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Në rrethanat aktuale politike mendoj se nuk është reale të pritet që kjo do të ndodhë shpejt. Ka shumë deklarata se Asociacioni do të themelohet, por vendim nuk ka dhe kjo për ne është shqetësuese”, thekson Stojanoviq.

Zvarritjet që po i bëhen themelimit të Asociacionit, sipas Stojanoviqit, duhet të adresohen te faktori ndërkombëtar për të sqaruar pse institucionet e Kosovën nuk po e zbatojnë një marrëveshje që e kanë nënshkruar vet.

Lista Serbe në Prishtinë shihet edhe si një lloj produkti i dalë nga dialogu politik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Ky subjekt politik ishte mbështetur nga Beogradi zyrtar në zgjedhjet e fundit në Kosovë të mbajtura në të dyja nivelet. (REL)

Përgatiti: Zijadin Gashi

Vështrim Zgjedhjet nacionale ta shpallin të “vdekur” këtë kastë politike?! Nga Skënder MULLIQI

Se do të ‘torturohet” kaq shumë një shtet i vogël si Kosova pak kush e ka paramenduar.E torturuan gjithë farë grupacione politike të cilët u ngjiten në pushtet, dhe ende nuk po del bir nane që i largon nga këto poste. Ndodhi që të vijnë në pushtet do matrapazë, do njerëz hajna dhe plaqkitës të pamëshirshem të mundit dhe të ndjersës së popullit. Çfarë patriotësh i thonë vetit , kur kaq pa ndërshemerisht po e udhëheqin Kosovën?! Këto struktura tw kriminalizuara dhe tw korruptuara na janë akomoduar në pushtet sikur ate tua kishin lënë babë e babagjysh. Ata që e lidhën koalicionin PDK-e dhe LDK-e nuk janë gjë tjetër veq do grupacione të cilët bashkë i kan lidhë bizneset e pista që i kan më bollëk . Këto dy grupe por edhe grupe të tjera aty rreth e rrotull të ndonjë subjekti tjetër politik, nuk po i lën ti qelin sytë këtë popull. E kan zhytur në skam dhe mjerim social vendin sikur të ishim në mesjetë e jo në shekullin 21. Mos ti përmendim sërish të gjitha ato argumente të cilat e shkaktuan krizën e madhe ekonomike , politike dhe shumëllojshemërinë e krizave të tjera , të cilat janë dëshmi së në çfarë deregje e kan sjellur shtetin . Fatkeqësisht duket së edhe në zgjedhjet e ardhshme të cilët po flitet së do të mbahen do ta kalerojnë pushtetin të njejtat garnitura, të njejtit njerëz të cilët nuk e meritojnë as tu dëgjohet më emri në politikë .Shumë ka nevojë ky popull dhe ky shtet për një gjeneratë të re politikanësh , të cilët do ta nxjerrin vendin nga lloqi i madh në të cilin e kan futur kjo elitë politike. A ka gjë më tragjike për këtë popull së tia ‘presin teshat” prapë ata të cilët ja prenë keq teshat këtij vendi për 17 vite?! Të gjitha krizat i prodhuan më qëllime të mjera politike. Radha iu ka ardhur zgjedhjeve të para kohshme parlamentare, se iu ka ardhur fundi duket sherreve të tjera politike e skenave të dhunës që i pamë për shumë kohë në parlament e në rrugët e Prishtinës . Të gjitha këto lojëra politike i prodhuan që ta zhvendosin vemendjën e popullit nga problemet e mëdha ekonomike dhe sociale . U inskenuan kriza pas krizave më qëllim që ti ikin Gjykatës Speciale. Edhe zgjedhjet e reja nacionale po kërkohen të mbahën më shumë që ta prolongojnë punën e Gjykatës në fjalë . Vendit dhe popullit i nevoiten njerëz profesional të politikës . Rifreskimi i partive politike më njerëz të ri zor se do të ndodhë, së nuk i lënë”të vjetrit’ të cilët i kan marrë më tapi postet në parti dhe postet në pushtet. Ata të cilët punuan keq për shtetndërtim dhe mirëqenje , nuk janë në gjendje ti mbrojnë as vlerat kombëtare .Faji që Kosova ka një ngecje kaq të madhe në secilin plan të jetës i faturohet kryesisht PDK-së, dhe Hashim Thaçit i cili e udhëhoqi qeverinë për shtatë vite , e nga përgjegjësia politike nuk mund të lirohet as kryeministri, Isa Mustafa për këto dy vitet e fundit.Mustafa vet e kërkoi dhe vet e gjeti .Unë kur është lidhur koalicioni kam shkruar së PDK, pasi që të arrin postin e presidentit të vendit, do të kërkon zgjedhje të reja nacionale , duke ia faturuar dështimet shumë vjeqare të vetat LDK-së, për ta marr edhe postin e kryeministrit të Kosovës. Kjo kastë politike në pushtet edhe kur të flasish edhe kur të shkruash, edhe kur të protestosh kunder punës se keqe të tyre, do të shpallin armik të shtetit. Votuesit do të duhej të vetë dijesoheshin dhe të kërkojnë llogari nga ata që e prunë shtetin në këtë gjendje të mjerë. Ndëshkimi politik , por edhe ndëshkimi para organeve te drejtësisë ishte dashur të ndodhë . Populli ka nevojë për njerëz të cilët nuk do tua lënë lukthin e zbrazët, siq ndodhi për gjithë këto vite. Po jetojnë mbi 20 përqind ende në asistencë sociale. Kosova dhe qytetarët e saj e kan rastin ndoshta të fundit që ti zgjedhin njerëzit në pushet më kredibilitet , njerëz autoritativ dhe njerëz të dijshem. Nese në vet nuk i zgjedhim problemet që lidhën më jetën më të mirë, dështimi dhe zhgenjimi do të bëhën të pa fundshme . Markentingut politik i ka dalë tashmë krejt boja.Të largohen ata të cilët e humben qdo komunikim më popullin. Të largohen ata të cilët nuk e përfillën votën e sovranit. Të laragohen për të mos u kthyer kurrë në politikë ata të cilët nuk u interesuan për fatin e të rinjeve tanë. Ata të cilët nuk bënë gjë në sferën e punësimt të shpallën politikisht njerëz të vdekur.Të largohet kjo kastë politike në pushtet më logjikë neokumuniste të te menduarit dhe të vepruarit…

Dënohen kërcënimet ndaj gazetarit Leonard Kërquki

Leonard Kerquki

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, Misioni i Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë dhe shoqata e gazetarëve të Kosovës, dënuan kërcënimet kundër Leonard Kërqukit, kryeredaktor i Gazetës Express dhe autori i emisionit javor Zona Express, prodhim i kësaj gazete.

Në një edicion të këtij emisioni me titull “Gjahu në UÇK-në”, që është transmetuar më 23 tetor, janë trajtuar krimet kundër popullatës lokale serbe. Që nga kjo kohë, gazetari Kërquki është kërcënuar dhe ofenduar në rrjetet sociale.

Ambasadori amerikan në një postim në rrjetin social twitter shkruan se “kërcënimet kundër gazetarëve të Kosovës janë të papranueshme. Mediet e lira janë shtyllë kryesore e çdo demokracie”.

Kryesuesi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, nëpërmjet një komunikate dënoi ” kërcënimet dhe thirrjet për dhunë kundër Kërqukit. Liria e shprehjes duhet të mbështetet dhe të respektohet në të gjitha rrethanat,” tha ai, duke u bërë thirrje autoriteteve të sundimit të ligjit t’i hetojnë kërcënimet menjëherë dhe t’i vënë kryerësit para drejtësisë.

Kërcënimet dhe dhuna kundër gazetarëve përbën sulm ndaj demokracisë dhe shoqërisë si tërësi. Punonjësit e mediave duhet të jenë në gjendje të kryejnë punën e tyre të rëndësishme në mënyrë të lirë dhe të sigurt,” citohet të ketë thënë Dunja Mijatoviç, përfaqësuse e OSBE-së për lirinë e medies.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është shprehur i shqetësuar me kërcënimet ndaj zotit Kërkquki.

Me shqetësim e kemi pranuar njoftimin se kolegu Kërquki ka pranuar qindra kërcënime me jetë pas transmetimit të emisionit autor i së cilit është pikërisht ai. Është i patolerueshëm fakti kur në qindra komente kërkohet vrasja e Kërqukit si dhe të pjesës tjetër të stafit realizues të emisionit. Po ashtu dënojmë nisjen e një fushate neper rrjetet sociale në të cilat përdoret fotografia e kolegut Leonard Kërquki e që i janë vendosur tre plumba në ballë“, thuhet në reagimin e Asociacionit, i cili u bënë thirrje autorëve të emisionit “që t’i denoncojnë të gjitha këto kërcënime në polici duke e siguruar stafin e këtij mediumi se do t’i përcjell në mënyrë të vazhdueshme veprimet e institucioneve të sigurisë“.

Nexhat Demaku jep dorëheqje nga posti i kryetarit të Drenasit

Kryetari i Drenasit, Nexhat Demaku, ka dhënë dorëheqje nga pozita e udhëheqësit të komunës dhe njëkohësisht edhe kryetarit të degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas, një ditë pasi Gjykata e Apelit e ka konfirmuar dënimin e shqiptuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, prej 3 vjetësh burg, për veprat penale të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Demaku, në një konferencë me gazetarë në Drenas, tha se “ata që duhet ta thonë të vërtetën, e kanë thënë të pavërtetën”.

Gjykata Themelore e Mitrovicës, më 15 maj të vitit 2015, dënoi Nexhat Demakun me 3 vjet burg, së bashku edhe me vëllanë Fadil Demakun, në rastin “Drenica II”.

Trupi gjykues në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, në aktgjykim për rastet e njohura si Drenica I dhe II, shpalli fajtorë edhe ish-pjesëtarët e UÇK-së, Sami Lushtakun, Sylejman Selimin, Jahir Demakun, Zeqir Demakun dhe Isni Thaçin për, siç thuhet në vendim, veprat penale të trajtimit mizor, torturë dhe trajtim poshtërues dhe degradues ndaj qytetarëve shqiptarë të Kosovës, në periudhën e luftës.

Për veprën e keqtrajtimit të personave të ndaluar Agim Demaj, Bashkim Demaj, Driton Demaj, Selman Demaj, Fadil Demaku dhe Nexhat Demaku janë dënuar të gjithë me nga tri vjet burgim.

Më në fund u ngrit aktakuza kundër Azem Sylës dhe grupit të tij nga Prokuroria Speciale

Sot Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur eshe zyrtarisht aktakuzën kundër ish deputetit Azem Syla së bashku me 39 persona tjerë, të cilët akuzohen për vepra penale duke përfshirë Krim të organizuar; Pastrim i parave; Marrje të mitos; Mashtrim i rëndë; Mashtrim në detyrë; Nxjerrje të vendimeve gjyqësore të kundërligjshme; Keqpërdorim i pozitës zyrtare; Legalizimi i përmbajtjes së falsifikuar dhe Evazion fiskal.

Në njoftimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës thuhet se një prokuror ndërkombëtar i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i parashtroi dy aktakuza në Gjykatën Themelore të Prishtinës për një rast të PSRK-së me numër PPS 54/2014.

Në aktakuzën e parë akuzohen 22 të pandehur, ndërsa në aktakuzë janë renditur 46 pika të akuzës për vepra penale duke përfshirë Krim të organizuar; Pastrim i parave; Marrje të mitos; Mashtrim i rëndë; Mashtrim në detyrë; Nxjerrje të vendimeve gjyqësore të kundërligjshme; Keqpërdorim i pozitës zyrtare; Legalizimi i përmbajtjes së falsifikuar dhe Evazion fiskal.

Në aktakuzën e dytë akuzohen 17 të pandehur për Pastrim të parave.

Ky rast ka të bëjë me një grup të organizuar kriminal të strukturuar, me hierarki të organizuar dhe afatgjatë, i cili i ka privuar Kosovës pronat shoqërore. Ky grup i organizuar kriminal, aktiv prej vitit 2006, ishte i përbërë nga shqiptarë të Kosovës dhe anëtarë serbë.

Ky grup udhëhiqej nga A.S.

Anëtarët e këtij grupi të organizuar kriminal kanë bashkëpunuar mes vete, secili me rol të caktuar, për t’i privuar Kosovës pronat shoqërore përmes veprimtarive kriminale duke përfshirë falsifikimin e vendimeve dhe dokumenteve tjera zyrtare, mashtrimin dhe veprimeve korruptive. Palët e dëmtuara janë buxheti shtetëror i Kosovës dhe familjet serbe të Kosovës të drejtat e të cilëve mbi parcelat e tokës ishin keqpërdorë nga ky grup i organizuar kriminal.

Gjatë këtyre hetimeve, në fund të muajit prill 2016 është realizuar një operacion në kuadër të së cilit u bënë arrestime, bastisje dhe konfiskime të pasurisë. Udhëheqësi i pretenduar i këtij grupi, A.S., ish-deputet, ishte arrestuar më 29 prill 2016 dhe vazhdon të mbahet në paraburgim, njësoj si edhe dy të pandehur të tjerë. Tre të pandehur të tjerë aktualisht janë duke i vuajtur dënimet me burgim për shkak të veprimtarive kriminale të mëparshme.

Një pjesë e konsiderueshme e parcelave të tokës në fjalë janë konfiskuar përkohësisht në bazë të urdhrit të gjyqtarit të procedurës paraprake dhe tani janë duke u menaxhuar nga Agjencia për Menaxhimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AMPSK). Ky proces ka për qëllim pikë së pari kthimin e tokës në pronësinë publike legjitime të saj.

Këto hetime kanë përfshirë edhe një bashkëpunim efektiv me Prokurorinë e Lartë për Krim të Organizuar në Beograd.

Pas këtyre veprave penale kanë pasuar veprimtaritë për pastrimin e parave nëpërmjet bartjes së pronësisë së parcelave të tokës, për ta fshehur origjinën kriminale të këtyre parcelave, si dhe me anë të transaksioneve financiare.

Akuzohet SHIK-u se po i bllokon dosjet e udbashëve Institucionet, të mbushura me spiunë

Voal – Distancimi nga regjimi i kaluar komunist dhe shërbimet e tij të aparatit të dhunës, sikur që kanë qenë UDB-ja dhe mekanizmat tjerë të shtetit, që kanë ushtruar torturë mbi shqiptarët, vazhdon të mbetet një temë e paprekur e politikës dhe institucioneve kosovare. Organi më i lartë përfaqësues politik në vend, Kuvendi i Kosovës, i zgjedhur me votat e qytetarëve, akoma nuk po e merr guximin që të iniciohet dhe përfundohet procesi i zbardhjes së dosjeve të ish-shërbëtorëve të UDB-së dhe rehabilitimi i tyre sikur që kërkohet edhe me konventat ndërkombëtare. Ajo që kërkohet tani nga institucionet e reja të shtetit, si proces i distancimit dhe shkëputjes nga e kaluara e regjimit totalitar, është që përmes hapjes së dosjeve të dihet se kush kanë qenë ata që kanë raportuar për shërbimin sekret serb dhe në favor të kujt, sa ka njerëz spiunë të UDB-së dhe familjarë të tyre qëllimshëm të instaluar në të tria shtyllat e pushtetit dhe në të dy nivelet e pushtetit dhe jo vetëm kaq, por sidomos kush janë ata të instaluar jashtëligjshëm e të mbështetur nga pushteti edhe në media. Opinioni duhet të dijë se sa ka bashkëpunuar SHIK-u si shërbim me të tillët udbashë dhe cili ishte roli me mbështetje kruciale nga SHIK-u, se cilët spiunë dhe familjarë të tyre u sistemuan me lehtësi dhe pa merita në pozitat kyçe, bile edhe të larta, në të gjitha fushat dhe segmentet më vitale të pushtetit të shtetit kudo, në Qeveri e administratë publike, në Legjislativ dhe rreth tij, dhe në drejtësinë kosovare – në Gjyqësor, Prokurori e në Polici, dhe cili ishte roli i SHIK-ut në mbështetje të spiunëve të UDB-së të vendosur nëpër media, në televizione, në gazeta e në portale,shkruan gazeta Kosova Sot.

Të gjitha këto pyetje mbeten pa përgjigje, ngase politika nuk është e gatshme të arrijë konsensus për hapjen e plotë të dosjeve.

Pengesa të forta

Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, për pamundësinë e hapjes së dosjeve të UDB-së ia hedh komplet fajin strukturës së SHIK-ut, të instaluar tanimë në politikë. “Dihet publikisht që vetë kreu i SHIK-ut ka deklaruar se ka pasur bashkëpunim me udbashë dhe me strukturat e UDB-së. SHIK-u i ka vlerësuar si thesare spiunët e UDB-së. Megjithatë, i ka likuiduar këta thesare. Arsyeja mund të jetë e thjeshtë, sepse “thesaret” kanë ditur shumë për eksponentët e SHIK-ut dhe për bashkëpunimin e tyre me “thesaret” UDB-së. Tani nuk kemi të dhëna se ku janë dosjet e UDB-së, a kanë mbetur në Kosovë apo janë në Serbi”, ka thënë ai. “Nëse kanë mbetur në Kosovë, unë mendoj se ato fshihen diku apo janë zhdukur, që të zhduket lista e bashkëpunëtorëve të shumtë që ka pasur shërbimi fatkeq serb në Kosovë. Nëse janë në Serbi, atëherë jo vetëm që nuk kërkohen, por eksponentët e politikës dhe segmenteve të tjera që kanë mundur të jenë bashkëpunëtorë të UDB-së do të bëjnë çmos që të mos kthehen këto dosje në Kosovë. Në anën tjetër, vetë Serbia nuk do të lejojë që të zbulohen bashkëpunëtorët e saj në Kosovë, përmes të cilëve ajo po realizon me sukses interesat e saj në shtetin tonë, duke futur duart gjithnjë e më shumë në çështjet e brendshme të saj”, tha Adem Salihaj për “Kosova Sot”. Konstatim të ngjashëm ka edhe analisti Islam Krasniqi, sipas të cilit është vetë Kuvendi i Kosovës që është shndërruar në një muri të pakalueshëm për inicimin dhe hapjen e dosjeve të UDB-së. Ai ka pohuar se jorastësisht këto lista nuk janë iniciuar të hapen as nga ish-shërbimi sekret i Kosovës, SHIK-u, pasi që një kohë të gjatë ka pasur bashkëpunim ndërveprues me strukturat e UDB-së. “Shërbimi i SHIK-ut e ka lanë të errët këtë pjesë më listat UDB-së, ku nëse i shikojmë politikat ditore dhe njerëzit që i qëndrojnë krah kuptojmë se edhe në mesin e saj ka pas pjesëtarë të këtyre listave, sepse i sistemuan me lehtësi dhe pa merita në pozitat kyçe, bile edhe të larta, në të gjitha fushat dhe segmentet më vitale të pushtetit të shtetit, kudo, në Qeveri e administratë publike, në Legjislativ dhe rreth tij dhe në drejtësinë kosovare – në Gjyqësor, Prokurori e në polici, në televizione, në gazeta, në portale, gjë e cila mbetet anë e errët nga SHIK-u, sepse gjithçka ka mbetur e bllokuar lidhur me të vërtetën dhe zbardhjen e këtyre listave me emra të njohur të skenës politike”, tha Islam Krasniqi.

Vazhdimi i sundimit të Kosovës

Profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi, konsideron se tema e ishbashkëpunëtorëve të UDB-së, të cilësuar si spiunë e udbashë, është një ndër temat më të rënda që e ka Kosova, të trashëguar nga shekulli i kaluar, dhe nuk e ka të zgjidhur akoma, as nuk është gati të shkë- putet nga një virus i tillë. “Që të dalim me emra e mbiemra të udbashëve duhet domosdo të hapen dosjet e bashkëpunëtorëve të regjimit serbo-jugosllav. Unë dhe shumë të tjerë mundemi t’i përmendim ca veta që kanë qenë në shërbim të regjimit. Por, nuk ka mundësi të tregojmë me emra udbashët, sepse janë dosje sekrete dhe ato ende po iu shërbejnë faktorëve të ndryshëm në realizimin e pikësynimeve në Kosovë”, ka thënë ai. Sipas tij, dosjet e ish-agjentëve të UDB-së nuk zbulohen, sepse ka tri qëllime: “1. Vazhdimin e mëtejshëm të tyre për të sunduar në shtetin e Kosovës; 2. Moszbulimin e tyre në mënyrë që pushtetarët e tashëm më lehtë të sundojnë, sepse kemi një segment njerëzish të aftë dhe të dëgjueshëm për veprimtari antishtetërore dhe 3. Është në pyetje vetë realizimi i pikësynimeve tejet antishtetërore ndaj shtetit të Kosovës. Këtu mendoj në marrëveshjet e Demarkacionit, Asociacionit, në kriminalitet ekonomik dhe në korrupsion, sikundër edhe në mosshtrirjen e pushtetit në vendet me minoritet serb”, tha Muhamet Kelmendi.

Mungon vullneti politik për zbardhjen e së vërtetës

Sipas Muhamet Kelmendit, subjektet politike në opozitë kryesisht janë të liruara nga elementët e tillë, por ata kanë zënë vend kyç në dy subjektet politike që po qeverisin vendin, PDK-ja dhe LDK-ja, prandaj edhe nuk ka inicim të hapjes së dosjeve. Tash për tash, mision të pamundur e sheh hapjen e dosjeve edhe njohësi i fushës së legjislacionit, eksperti Blerim Burjani, pasi që sipas tij pasojat politike do të ishin tepër të mëdha për njerëzit e pushtetit, që akoma mbajnë peshën e së kaluarës së padekriminalizuar.

Shpend Ahmeti: E dua përfaqësuesen e Kosovës, por zemra më rreh për kuqezinjtë

 

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, që vjen nga Lëvizja Vetëvendosje, kryetari i së cilës vazhdon të mos e njohë përfaqësuesen e Kosovës në futboll, është deklaruar rreth kësaj çështjeje.

Në insistimin e udhëheqësit të emisionit “Puls” se a e do kombëtaren e Kosovës, Ahmeti ka deklaruar se e do.

“Sa për të sqaruar: unë e dua përfaqësuesen e Kosovës, po ashtu e dua edhe shtetin e Kosovës. Kur i shoh ata djem të luajnë, më jep ndjenjë të mirë”, ka thënë Ahmeti.

Por, ai ka thënë se ndjenja që ka pasur gjatë Kampionatit Europian në Francë, atje ku Shqipëria arriti të kualifikohej, nuk mund të zëvendësohet.

“Dëshira ime është që t’i shoh të gjithë ata futbollistë në një kombëtare”, deklaroi kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, në ditën kur përfaqësuesja e Kosovës zhvilloi ndeshjen e parë historike pas pranimit të FFK-së në FIFA dhe UEFA, në Facebook përgëzoi kombëtaren e Shqipërisë për fitoren kundër Maqedonisë, por jo edhe paraqitjen dinjitoze të Kosovës, që barazoi 1:1 kundër Finlandës.

Kufiri me Malin e Zi dhe një vasalitet i panevojshëm – Nga Prof.dr.Mujë Rugova

 

Së pari Ne, populli shqiptar i Kosovës detyrimisht duhet t’i drejtohemi Bashkimit Europian çka është tërë kjo hasmëri ndaj nesh. Pse nuk u kërkuat sllovenëve, kroatëve, serbëve, boshnjakëve, malazezëve dhe “maqedonëve” që të kenë të përfunduara mosmarrëveshtjet ndërkufitare edhe pse secila nga këto shtete kanë minimimum nga dy e më tepër mosmarrëveshje kufitare me njëra tjetrën, po e gjetët Kosovën e cila mbijetoi rreth 700 vite robëri osmane dhe sllave dhe Europa në vend se ta mbështesë, sillet ndaj saj si ndaj një fëmije të braktisur nga prindërit dhe shoqëria?

Populli shqiptar i Kosovës u soll me shumë respekt dhe dashamirësi ndaj trupave të NATO-s, KFOR-it, ndaj përfaqësueve të UNMIK-ut, EULEX-it dhe besoj se këso sjellje dhe mikpritje nuk kanë hasur deri më tani dhe vështirë që do të hasin në të ardhmen në tërë rruzullin tokësor.

Me siguri faj kemi edhe Ne meqenëse Qeveritë eunuke të Kosovës që nga paslufta e deri tani me veprimet e tyre të mbrapshta, nënshtruese apo naive karshi faktorit ndërkombëtar dhe atij ballkanik, e sollen Kosovën në pozitë të vështirë “të jetë” apo “të mos jetë”. Që nga fillimi u përkulën dhe shprehen vasalitet të skajshëm ndaj Faktorit Ndërkombëtar e në veçanti para shteteve të dala nga ish-Jugosllavia dhe u sollën si të ishin agresorë e jo viktima, kjo kushtoi dhe do të kushtojë edhe më shumë. U sollën dhe vazhdojnë të sillen sikur Kosova të kishte territorin tokësor të Federatës Ruse duke iu dhurua “Maqedonisë” dhe Malit të Zi me mijëra hektarë tokë.

“Maqedonia” mori sa deshi nga komuna e Vitisë, për ta kënaqur Serbinë me Prohorpinskin. Por me këtë “Maqedonia” nuk u ngop por plaçkiti edhe një territor në Restelicë që askush nuk e din cila është sipërfaqja e tij.

Ky “shtet” pa identitet kombëtar dhe pa identitet territorial, e ashtuquajtura “Maqedoni” e themeluar nga Josip Tito, “shtet” me mbi 50% të popullsisë shqiptare (myslimane dhe orthodokse), rreth 35% bullgare, kombësi të tjera si turq, rom, egjiptas,…etj dhe qytetarë të tjerë që kanë dalë nga martesat ndëretnike dhe janë konvertuar si “maqedonë”. Ky “shtet” pra, derisa ta ndryshojë emrin, as në ëndërr mos të shohë BE-në dhe as NATO-n, pasi këtë nuk do ta lejojë me asnjë kusht Greqia. Këtij “shteti” BE ja njohu liberalizimin e vizave pa marrë parasysh këto që u thanë më lart si dhe korrupsionin gjigand, terrorin shtetëror ndaj jo sllavëve etj etj…. Europë he… si thonte dikur At GJergj Fishta.

Qeveria e Kosovës e quan Malin e Zi si shtet mik se na paska “njohur shtet” (një proverb malazias – za ovo hvalla a za ove drge idu gllave. – për këtë faleminderit por për të tjetrat ikin kokat). Ky shtet së pari është dashur të kërkojë falje për krimet, masakrat dhe dëmet që kanë bërë banorët e zonave kufitare në Rugovë dhe kolonistët malazezë në Rrafsh të Dukagjinit (Pejë, Podgur, Rekë e Gjakovë) për këto krime dhe ato me radhë nga viti 1912, nuk po kërkojmë hakmarrje por kurrën e kurrës nuk guxojmë si popull t’i harrojmë. Qeveria vasale shkallën e parë të vendosjes zyrtare të kufirit e fsheh para opinionit shqiptar në përgjithësi e atij të Kosovës në veçanti dhe lajthit komplet botën demokratike, BE-në dhe SHBA-në, që Parlamenti dhe populli i Kosovës të jenë të detyruar të miratojnë vijën e Demarkacionit pa bërë fare delimitim. Këtë e bën kjo Qeveri ose një grup i vogël njerëzish apo vetëm një njeri, sikur Kosova të ishte “Kalifat” i tyre apo i tij? Ky problem i rëndë i krijuar nga qeveritarët e Kosovës medoemos duhet të dalë në Referendum edhe pse Qeveria ka pasur mundësi të vërë në lëvizje Peticionin e nënshkruar nga më shumë se dyqind mijë qytetarë të Kosovës dhe të dorëzuar për shqyrtim në Parlamentin e Kosovës. Megjithatë këto ditë shihet një dritë në fund të tunelit për së mbari duke filluar nga kryetari i Parlamentit dhe deputetët e pozitës së Parlamentit të Kosovës.

Në vijim po paraqes faktet bazike se kufiri i Kosovës (KSKA – 1974) – Mal i Zi është faktik dhe bazohet në mes të tjerave edhe në këto fakte zyrtare të ish-Jugosllavisë dhe vendimeve të institucioneve relevante ndërkombëtare:

-Komisioni shtetëror këto të dhëna dhe dokumentacionet tjera ekzistuese si dhe parametrat gjeografikë, historikë, etnikë, nuk i ka marrë në konsiderim por padyshim ka nënshkruar marrëveshjen e shtruar (paraqitur) nga komisioni i Malit të Zi, nga kjo rrjedh se ky komision jo serioz e ka futur Qeverinë e Kosovës dhe popullin e saj në një problem jo të vogël me shtetin fqinj Malin e Zi.

Prandaj si i tillë ky komision ka përgjegjësi ligjore dhe prokuroria e Kosovës duhet të nisë procedurën për hetim të këtij komisioni.

-Kufiri Serbi (KSKA-1974) – Mali i Zi i delimituar nga komisioni shtetëror i YU (1945) deri më sot është i njohur si kufi administrativ – politik i sistemuar në kushtetutat e Serbisë (KSKA 1974) – dhe Malit të Zi.

-Kufiri Serbi (KSKA -1974) – Mali i Zi është sanksionuar edhe me Vendimin e Arbitrazhit Europian (Komisioni i Badinterit 1991-1993).

-Kufiri Mali i Zi – Kosovë  (KSKA-1974) është sanksionuar me propozimin e Ahtisarit për zgjidhjen politike të statusit të Kosovës.

-Kufirin ekzistues Serbi (KSKA-74) – Mal i Zi është sanksionuar me rezolutën 1244/1999 të Këshillit të Sigurimit të OKBS-së për Kosovën.

Rama sot drekë me Thaçin në Prizren

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar ditë më parë se të martën do të drekojë në Prizren me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Ai ka deklaruar se askush nuk ka ndonjë aspiratë për ndryshimin e kufijve me Shqipërinë, përkundrazi synojnë hapjen e kufijve sipas standardeve evropiane.

Thaçi, në punimet e Seminarit të 93-të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Prishtinë, ka thënë se bashkëpunimi me Shqipërinë duhet t’i gëzojë të gjithë.

“Me Shqipërinë kemi raporte të shkëlqyera të bashkëpunimit institucional. Para dy ditësh jam takuar me kryeministrin Rama, pasnesër do të kemi drekë me kryeministrin Rama në Prizren. Po ky bashkëpunim yni duhet t’i gëzojë, sepse është bashkëpunim i standardeve dhe vlerave euroatlantike dhe në asnjë mënyrë nuk duhet shikuar me dyshim. Ne nuk e kemi asnjë aspiratë as si Kosovë, as si Shqipëri ndryshimin e kufijve, përkundrazi hapjen e kufijve sipas standardeve evropiane”, tha ai.

Thaçi, po ashtu, ka lavdëruar deklarimin e kryeministrit të Shqipërisë, në vizitën e fundit në Beograd, duke thënë se ishin fjalë të qëlluara dhe të sakta.

Kërcënon Gjuriçi, po përgatitemi për më të keqen në Trepçë

Kombinati xehetar-metalurgjik Trerpça është e gatshme të vazhdojë prodhimin edhe në kushtet e bllokadës së plotë. Kështu është shprehur drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriçi. Sipas tij Serbia do të vazhdojë ta mbështesë Trepçën, raportojnë mediet serbe, transmeton Koha.net.

Pas promovimit të librit “Shtetndërtimi në Kosovë – demokracia, korrupsioni dhe BE në Ballkan” me autor Andrea Kapusela, në Panairin e Librit të Beogradit, ai u tha gazetarëve se Trepça po prodhon e po eksporton dhe kështu do të duhej të ndodhë edhe në muajt e ardhshëm.

“Punëtorët po punojnë, vijnë në punë. Tash për tash çdo gjë është normale, porse po përgatitemi për më të keqen, nuk po rrimë duarkryq. Detyrimi ynë është që me mjete politike, juridike dhe me të gjitha masat e tjera të bëjmë të mundur që Trepça të vazhdojë së funksionuari”, ka thënë Gjuriq dhe ka shtuar se për Serbinë është me rëndësi thelbësore që asnjë punëtor i Trepçës të mos mbesë pa punë.

Sipas fjalëve të tij mbështetja për Trepçën nuk do të thotë mbështetje financiare, meqë kombinati është në gjendje që vetë të përmbushë detyrimet e veta.

Dje kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i pyetur se si e komenton atë që tha Mustafa se për Trepçën do të bisedohet vetëm në Prishtinë, Vuçiq u përgjigj: “E po mirë, unë iu besoj, por do ta pyesja Mustafën se kur do ta vizitojë ai pjesën veriore të Trepçës?”, që lë të kuptohet se nuk do të guxojë as të lejohet ta bëjë këtë.

Serbia dhe Shqipëria duhet sanksionuar për shkak të përzierjes në çështje të brendshme të Kosovës – Nga Prof.Dr.Mehdi Hyseni

Barometri diplomatik

 

 
*** Sespe ministrja shqipfolëse e Tiranës, Brunilda Paskali tradhtoi Kosovën për ta sjellë Serbinë në Durrësin e Adriatikut  të ngrohtë shqiptar; ëndërr dhe aspiratë shekullore kjo e  serbomëdhenjve Nikola Pashiq dhe Jovan Cvijiq, të cilët konsideronin se dalja  e Serbisë në Detin Adriatik  shqiptar,  “është frymëmarrja e mushkërive” të Serbisë.
 
*** Ku ishte kryeministri Edi Rama, pse ka lejuar dhe miratuar  një  traktat të tillë ekonomik me përmbajtje krejt tradhtuese, minuese dhe mohuese të  pavarësisë dhe të sovranitetit territorial  të Republikës së Kosovës (17 shkurt 2008)?!
 
*** Beogradi dhe Tirana mund të nënshkruajnë 100 traktate dhe protokolle ekonomiko-tregtare dypalëshe vetëm në kuadrin e kufijve të tyre territorialë dhe shtetërorë, POR pa  prekur dhe pa dhunuar  sovranitetin  territorial të Kosovës.
 
Mos u lidhni me shtetin gjenocidal serb, sepse një ditë, do t’iu dalë “dardhë me bisht shumë të gjatë”!
 
Serbia imperialiste dhe kolonialiste, të gjitha luftërat, gjenocidet dhe aneksimin e territoreve të Kroacisë dhe të Shqipërisë Etnike dhe për shfarosjen e shqiptarëve dhe  të kroatëve i ka bërë për të pasur dalje në Detin Adriatik (1912-1999).
 
Këtë  “lopët e shehrit” duhet ta mbajnë parasysh, që  të mos e sjellin “ujkun  e moçëm” në “torishtën” e tyre (sepse “ujku qimen e ndërron, por  jo edhe zanatin e vjetër të tij”).
 
Pra, pavarësisht nga kushtet dhe nga rrethanat e stome të  mbretërfimit të paqes në Ballkan, duke falënderuar Amerikës dhe NATO-s (nesër, mund të jetë krejt ndryshe, mund të luftëra në Ballkan për shkak të Serbisë kolonialiste, sikruse në shekujt e kaluar) mbase politika nuk është kategori absolute, ajo ndërron sikurse stinët dhe klima e motit sipas interesave imperialiste dhe hegjemoniste të Serbisë dhe të aleatëve të saj slave siç është Rusia, Grewqia etj.
 
Prandaj, kujdes, se me lidhjen e vijave hekurudhore dhe me transportin rrugor me Serbinë, duke ndërtuar ura, viadukte, tunele e autostrada, qorrazi  ( me vepër) jeni duke realizuar ëndërrën shekullore të ish-kryeministrit të mbretërisë serbe, Nikola Pashiq,  cili për këtë qëllim ka pushtuar Shqipërinë (Durrësin, Elbasanin, Tiranën dhe Shkodrën) me ç’rat ekspeditat e  soldateskës serbo-malazeze kanë kryer gjenocid ndaj qindra e mijëra shqiptarëve ( Prizren, Gjakovë, Lumë, Dibër, Shkodër, Durrës, Tropojë, Kukës etj.).
 
“Protokolli”  i Brunilda Paskalit , i lidhur me homologun e saj serb Stevan Nikçeviq në Beogradi për  projektin afatgjatë rajonal të “vizatimeve gjeometrike”  të tarnsporteve dhe të vijave hekurudhore dhe të autosradave serbo-shqiptare,  që përmes territorit të Kosovës ta lidhin  Beogradin me Durrësin dhe me Shkodrën, janë të papranueshme për Republikën e Kosovës,  sepse parashikojnë cenimin dhe shkeljen e sovranitetit territorial dhe shtetëror të saj.
 
Këtë “projektkt historik” serbomadh antishqiptar (të vampirizuar dhe të nënshkruar nga ministrja e qeverisë së kryeministrit  Edi Rama dhe të qeverisë  sebe të  kryeministrit Aleksandar Vuçiq në Beograd, më 13-14 tetor 2016), të sjellë ndërmend qëllimin dhe prapavijën e largët historike politike imperaliste të qeverisë së Mbretërisë SKS  për ndërtimin e vijës hekurudhore Beograd-Shkodër, të idejuar nga ish-kryeministri i qeverisë së Serbisë,  Nikola Pashiq (gjatë dekadës së dytë të shekullit XX).
 
Kush  është ajo Brunilda Paskali (zëvendësministre  e Zhvillimit Ekonomik të qeverisë së Shqipërisë), kush ia ka dhënë atë ferman të Sulltan Hamit-Mizorit, të Ahmet Zogut dhe të Esat Pashë Toptanit që pa e pyetur dhe konsultuar fare Qeverinë e Republikës së Kosovës, në mënyrë pirateske, t’i negocionte, t’i përfundonte dhe t’i nënshkruante ato marrëveshje dhe protokolle të  qeverisë së Shqipërisë me homologun e saj serb të Serbisë, Stevan Nikçeviq( sekretar i Ministrisë së Serbisë) në emër të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve?!
 
Brunila paskali si Ahmet Zogu edhe Esat Pashë Toptani
 
Siç bën të ditur  gazeta digjitale “Opozita” e Nju-Jorkut, Dokumentin original për këtë aranzhman të bashkëpunimit ekonomik bilateral mes Beogradit dhe Tiranës e ka zbuluar gazeta “Zëri” e Prishtinës, ja çfarë thotë përmbnajtja e tij: Në Nenin 3.3 të Protokollit, ku flitet për transportin dhe infrastrukturën, dy palët ishin pajtuar për të rritur bashkëpunimin në fushën e krijimit të projekteve rajonale të transportit rrugor dhe hekurudhor, siç janë: “Rruga 7” Nish-Prishtinë-Durrës-Beograd dhe Beograd-Bar-Tiranë dhe në linjat e transportit hekurudhor Nish-Doljevac, Rudarë-Prishtinë-Prizren-Morinë-Milot dhe Beograd-Lapovo, Kraljevë, Rudnicë-Prishtinë-Prizren-Morinë-Milot. Por ky protokoll, sipas burimeve të mirinformuara të “Zërit”, karakterizohet me shkelje të rënda të të dyja palëve, pasi bie ndesh me frymën e Procesit të Berlinit për Bashkëpunimin dhe Integrimin e Rajonit, dhe po ashtu për projektet e dakorduara që kalojnë nëpër territorin e shtetit të Kosovës nuk është përfshirë edhe pala e fundit.”  (https://opozita.com/2016/10/zbulohet-skandali-per-linjat-hekurudhore-media-e-kosoves-shqiperia-dhe-serbia-injorojne-kosoven/).
 
Fatkeqësisht, lidhja e protokolleve të tilla, të nënshkruara nga zëvendësministrja Brunilda Paskali dhe të aminuara kryeministri i  qeverisë së Shqipërisë, Edi  Rama na rikujtojnë historinë e hidhur të tradhtisë së Ahmet Zogut dhe Esat Pashë Toptani, të cilët për pushtet dhe për interesa  kolonialiste dhe hegjemoniste të Serbisë pushtuese lidhën dhe nënshkruan traktate, deklarata dhe protokolle për shitjen e territoreve të Shqipërisë (Shën Naumi dhe Vermoshi), të cilat, edhe sot e asaj dite kanë ngelur plaçkë koloniale e Serbisë dhe e sllavo-Maqedonisë.
 
Qeveria e Kosovës urgjentisht ta alarmojë Amerikën dhe NATO-n për veprën penale ndërkombëtare të Brunilda Paskali, e cila pa njohtimin dhe pa dakordimin e Qeverisë së Kosovës ka lidhur marrëveshje me Serbinë për ndërtimin e  vijave hekurudhore dhe të autostradave  , që lidhin Serbinë me Shqipërinë përmes territorit të Republikës së Kosovës.
 
Tirana dhe Beogradi kanë shkelur të drejtën ndërkombëtare
 
Nuk ka asnjë dyshim se  lidhja e protokolleve dhe marrëveshjeve të tilla  të bashkëpunimit dypalësh të qeverisë së Shqipërisë me atë të Serbisë në dëm të interesave vitale të Kosovës, janë përzierje direkte në çështje të brendshme të Republikës së Kosovës. Një veprim i këtillë është i dënueshëm edhe sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara (duke qenë se Shqipëria  dhe Serbia janë anëtare e OKB-së dhe të OSBE-së) dhe sipas rregullave, normave dhe parimeve të së drejtës ndërkombëtare.
 
(I)Shqipëria dhe Serbia mbajnë përgjegjësi jurdike ndërkombëtare, sepse   me të “dy këmbët”  në mënyrë flagrante kanë shkelur Rezolutën 2131/XX/-(Deklaratën për moslejimin e ndërhyrjes në punët e brendshme të shteteve dhe për mbrojtjen e pavarësisë  dhe sovranitetit të tyre/) të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, të miratuar më 21 dhjetor 1965, ku  në Pikën 1, thuhet : “ Asnjë shtet nuk ka të drejtë të ndërhyjë direkt ose indirect për çfarëdo arsyeje qoftë në çështjet brendshme ose të jashtme të ndonjë shteti tjetër. Prandaj, si ndërhyrja  e armatosur, ashtu edhe të gjitha format e tjera të ndërhyrjes dhe të përpjekjes kërcënuese kundër personalitetit të shtetit ose kundër atributeve të tij politike, ekonomike dhe kulturore, janë të dënueshme.” (http://www.un-documents.net/a20r2131.htm).
 
(II) Shqipëria dhe Serbia kanë sheklur Rezolutën 36/103/-(Deklaratën për moslejimin e ndërhyrjes  dhe përzierjes në çështje të  brendshme të shteteve), të  AP-së së OKB-së, të miratuar më  9 dhjetor 1981, ku thuhet: “1. Asnjë shtet dhe asnjë grup  i shteteve nuk kanë të drejtë të ndërhyjnë ose të përzihen në asnjë formë në çështjet e brendshme dhe të shteteve të tjera.” (http://www.un.org/documents/ga/res/36/a36r103.htm).
 
(III)  Gjishtashtu, Shqipëria dhe Serbia   (si anëtare të OSBE-së) kanë shkelur brutalisht edhe Aktin Përfundimtar të Helsinkit (1975), pikërisht Dekalratën mbi parimet që rregullojnë marrëdhëniet midis shteteve – PARIMIN VI. Mosndërhyrja në punë të brendsdhme të shteteve, ku thuhet: “ Shtetet anëtare  nuk mund të bëjnë asnjë ndërhyrje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë qoftë indiciduale oise kolektive në punët e brendshme apo të jashtme, që janë objekt i kompetencës kombëtare të një shteti tjetër cillatdo qofshin marrëdhëniet e tyre të ndërsjella. “ (Shih në: Të drejtat e njeriut në të drejtën ndërkombëtare – Akte themelore të Këshillit Europian dhe të OSBEsë), “Albinform”, Tiranë, f. 154).
 
Pezullim imediat të Protokollit Brunilda-Nikçeviq, ose prerje e marrdhënieve diplomatike, sepse ai përbën akt tradhtie kombëtare dhe përzierje direkte në punët e brendshme dhe të jashtme të Republikës së Kosovës
 
Sa më sipër, Qeveria  dhe Kuvendit i Shqipërisë, urgjentisht, duhet t’i anulojnë të gjitha marrëveshjet dhe protokollet e fshehta të lidhura me Serbinë në kurrizin e Republikës së Kosovës (sepse marrëveshjet e tilla sekrete janë të ndaluara dhe të dënueshme sipas konventave  ndërkombëtare), në të kundërtën, qeveria e Kosovës, do të jetë e detyruar, që t’i ndërprejë marrëdhëniet diplomatike me Tiranën zyrtare, sepse një veprim i tillë tinzar  dhe tradhtar, është në interesin komplementar të politikës dhe të diplomacisë ekonomiko-tregtare strategjike dhe gjeopolitike  të Anshlusit  serbo-shqiptar me bazament shumë të vjetër (1912-2016).
 
Së fundi, duhet pranuar se, një akt i këtillë tradhtie ndaj Kosovës jusitifkon  vetëm deklaratën çmendurake të Boiken Abazit: “ se  ata kosovarë, që Kosovën e quajnë Nënë Kosova, babë e kanë Serbinë”. (http://www.gazetaexpress.com/lajme/boikeni-sharron-edhe-me-thelle-kush-thote-une-biri-yt-kosove-e-ka-baba-serbine-foto-267000/).
 
Mirëpo, me këtë rast tradhtie të Brunilda Paskalit, sheshit po kuptohet se kush e konsideron “nënë e babë Serbinë”, duke  lidhur traktate të fshehta antishqiptare pas shpine të NËNË KOSOVËS, si këtu  e njëqind vjet më pare (1913-2016).
 
Kush ka interesa kompelementare me Serbinë, le t’i ruajë dhe le t’i  kultivojë ato për vete, POR jo asesi duke u thirrur në emrin dhe llogarinë  e Republikës së Pavarur të Kosovës.

Kosovë, raste të reja të rekrutëve për ISIS

Në Kosovë, autoritetet thanë se kanë regjistruar gjashtë raste të reja të përpjekjes së qytetarëve të Kosovës për t’iu bashkuara luftërave në Lindjen e Mesme. Këto raste pasojnë një periudhë të gjatë të rënies së këtyre përpjekejeve. Në përmbyllje të punimeve të Seminarit Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që u mbjat në Prishtinë, u tha se luftimi i ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit nuk mund të bëhet pa bashkëpunim ndërkombëtar, ndërsa u ngrit shqetësimi edhe për mundësinë e përhapjës së ideve ekstremiste nëpër burgje, ku ndodhen një numër i të kthyerve nga zonat e konfliktit.

Ministri turk i Ekonomisë Zeybekci takon ministren kosovare të Tregtisë dhe Industrisë

Ministri i Ekonomisë së Turqisë, Nihat Zeybekci zhvilloi një takim me ministren e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Hykmete Bajrami

STAMBOLL – Ministri i Ekonomisë së Turqisë, Nihat Zeybekci zhvilloi një takim me ministren e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Hykmete Bajrami. Para ”Forumit për biznes dhe investim mes Turqisë dhe Kosovës”, Zeybekci u takua me ministren kosovare, Bajrami. Takimi bilateral është mbajtur i mbyllur për mediat. aa

Mbahet Forumi i Biznesit dhe Investimeve Turqi-Kosovë

Ministri turk i Ekonomisë, Nihat Zeybekci, ka deklaruar se me miratimin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë, interesimi i kompanive turke për Kosovën do të rritet

STAMBOLL – Ministri turk i Ekonomisë, Nihat Zeybekci, në një fjalim të mbajtur gjatë Forumit të Biznesit dhe Investimeve Turqi-Kosovë, i organizuar në kujdesin e Këshillit Turk të Marrëdhënieve Ekonomike me Jashtë (DEIK), ku të pranishëm ishin edhe ministrja e Industrisë dhe Tregtisë së Kosovës, Hykmete Bajrami dhe kryetari i Bordit Drejtues të DEIK, Ömer Cihad Vardan, ka deklaruar se Kosova ka kuptim të madh për Turqinë. Zeybekci ka theksuar se me miratimin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë, interesimi i kompanive turke për Kosovën do të rritet.

Zeybekci bëri të ditur se mes Kosovës dhe Turqisë është formuar komisioni dypalësh i quajtur “Komisioni i përzier ekonomik” dhe sipas tij duhet të bëhen mbledhjet e para, e cila për herë të parë siç njoftoi ai, mund të zhvillohet në Kosovë. Duke njoftuar se janë të gatshëm për të dhënë çdo lloj mbështetje që Kosova të marrë pjesë në aktivitete, Zeybekci shtoi se nuk dëshirojnë që miqësia të mbetet pasive.

Zeybekci tregoi se eksporti i Turqisë në Kosovë është rreth 250 milionë dollarë, ndërsa eksporti i Kosovës në Turqi është 9 milionë dollarë. Ai theksoi se këtë e konsiderojnë si zero.

Pas fjalimeve në mbledhje u nënshkruan dy memorandume mirëkuptimi mes DEIK dhe Agjencisë për Mbështetjen e Ndërmarrjeve dhe Investimeve në Kosovë (KIESA) dhe Dhomës Ekonomike Kosovë Turqi.

Zeybekci në vijim të fjalës u shpreh se më 15 korrik është sulmuar udhëtimi i mrekullueshëm i Turqisë, dhe duke thënë se me përpjekjet e popullit i kanë tejkaluar këto, shtoi se: “Dhe u arrit fitorja e mrekullueshme. Pas kësaj nuk do të ketë më një tradhti e këtillë para Turqisë. Prandaj, pas kësaj do të vazhdojmë udhëtimin tonë në lidhje me ekonominë”.

Ai duke theksuar se Turqia është një shtet i cili investon jashtë vendit dhe duke e kujtuar se javën e kaluar ka qenë në një vizitë në Rusi, theksoi se shuma investimeve turke në Rusi kanë tejkaluar shifrën e 10 miliardë dollarëve.

Zeybekci duke informuar se shuma e përgjithshme e kontratave të firmave ndërtuese të kompanive turke në Rusi ka arritur në 70 miliardë dollarë, tha gjithashtu se edhe në Egjipt ka investime turke me vlerë afër 6 miliardë dollarë.

Ministri më tej duke theksuar se shuma e investimeve të kompanive turke në Etiopi është rritur në nivelin 3 miliardë dollarëve, tha se “Organizata më e madhe e cila ofron punësim në Etiopi, është një kompani turke. Vetëm nën një çati punojnë 10 mijë etiopian.”

Ministrja Bajrami, në një fjalim të mbajtur gjatë Forumit të Biznesit dhe Investimeve Turqi-Kosovë, ka thënë se falënderon Turqinë për ndihmën e dhënë për Kosovën.

Duke theksuar se Kosova kërkon të thellojë marrëdhëniet me Turqinë, Bajrami tha: “Organizime të tilla shërbejnë për zhvillimin e rrjeteve të punës si dhe zhvillimin e bashkëpunimeve në fusha të ndryshme. Turqia është një nga partnerët më të rëndësishëm të Kosovës në tregti. Në vitin 2015 Turqia ka eksportuar drejt Kosovës produkte me vlerë 250 milionë dollarë.”

Duke theksuar se ekonomia është një nga gjërat më të vështira të qeverisë kosovare, Bajrami në vijim të fjalës së saj u shpreh: “Synimi kryesor i qeverisë sonë është të krijohet një klimë e përshtatshme për investime. Kosova nuk ka mundur të arrijë në një stabilitet përsa i përket makro ekonomisë. Në të njëjtën kohë është duke u përpjekur për të krijuar një klimë të mirë të të bërit biznes. Rreth 70 për qind e popullsisë është nën moshën 35 vjeçare. Kosova ka mundësi të ofrojë punë të lirë dhe me profesionistë.”

Bajrami ka theksuar gjithashtu se Kosova ka firmosur tashmë Marrëveshjen për Tregtinë e Lirë me BE-në. “Marrëveshjet tona me SHBA-në, Kanadanë dhe Norvegjinë vazhdojnë. Puna jonë me Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD) dhe me Organizatën Botërore të Tregtisë vazhdon. Në këtë kontekst, kemi nevojë për vende si Turqia. Është e rëndësishme për ne të kemi akses në tregje të mëdha si Turqia. Duam të sjellim në Kosovë shumë vende si Turqia. Kemi akses edhe në tregjet e vendeve të tjera të rajonit.”

“Kompanitë e ardhura nga vendet e tjera, përmes Kosovës investojnë edhe në vende të treta”

Duke nënvizuar se kanë nxitur blegtorinë dhe bujqësinë, Bajrami në vijim të fjalës së saj është shprehur: “I kushtojmë shumë rëndësi sektorit të blegtorisë dhe bujqësisë. E dimë që Turqia në këtë fushë është me shumë me përvojë. Do të mirëpresim çdo kërkesë apo sugjerim nga ana e Turqisë në lidhje me këto fusha. Në këtë mënyrë mund të keni akses në tregjet evropiane.”

Bajrami gjatë fjalës së saj ka folur gjithashtu edhe për infrastrukturën. Duke thënë se Kosova ka nevojë për zhvillim të infrastrukturës, ajo ka vënë në dukje edhe lehtësirat që mund të kenë bizneset e huaja duke përmendur rrjetin e hekurudhës drejt Shkupit. Ajo ka vënë në dukje edhe potencialin që ka në Kosovë në fushën e privatizimit, ku theksoi se kompanitë e huaja vihen në të njëjtin pozicion me ato vendase. “Kompanitë e ardhura nga vendet e tjera, përmes Kosovës investojnë në vende të treta” tha ajo.

Bajrami ka vënë theksin edhe tek lehtësirat burokratike të Kosovës. Ajo ka theksuar se biznesi mund të komunikojë drejtpërdrejt me qeverinë për probleme të ndryshme. “Kur ka ndonjë problem, dyert tona janë deri në fund të hapura. Marrëveshja për Tregti të Lirë me Turqinë do të firmoset shumë shpejt. Kjo do të zgjidhë shumë gjera”, tha ajo.

“Ka disa probleme që na pengojnë për të bërë më shumë punë”

Ndërsa kryetari i Bordit Drejtues të DEIK, Ömer Cihad Vardan, tha se gjatë forumit kanë folur për mundësitë e bashkëpunimit dhe investimeve.

Vardan në fjalën e tij thotë se kjo është njëlloj sikur dy vende të zbulojnë përsëri njëra-tjetrën. “Ne kërkojmë dhe shpresojmë që marrëdhëniet tona me Kosovën të jenë të mira dhe të thella”, u shpreh ai.

Duke theksuar se për këtë janë hedhur shumë hapa nga qeveritë e dy vendeve, Vardan në vijim të fjalës së tij ka theksuar se është firmosur një marrëveshje që do të çojë në parandalimin e pagimit të taksës së dyfishtë.

Hapjen e përfaqësisë së Ziraat Bank në Kosovë, Vardan e quan si shumë të rëndësishme për zhvillimin e biznesit mes dy vendeve.

“Në Kosovë ka shumë firma turke, duke filluar nga administrimi i aeroportit të Prishtinës. Në saje të këtyre firmave mijëra vëllezër tanë kosovarë janë punësuar në to. Por për të bërë më shumë punë, kemi disa pengesa. Për shembull marrëveshja për Tregtinë e Lirë ende nuk është miratuar. Kemi disa probleme teknike në dogana të cilat janë shkas që firmat turke të paguajnë më shumë taksa. Shpresojmë që forumi i sotëm të ndikojë në zgjidhjen e këtyre problemeve”, tha ai. aa

Qeveria do t’i drejtohet Kushtetueses për pezullimin e likuidimit të Trepçës

Qeveria e Kosovës, të martën do t’ja parashtrojë kërkesën Gjykatës Kushtetuese të Kosovës që të ndaloj të gjitha procedurat për likuidimin e ndërmarrjes “Trepça”.

Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Besnik Berisha, këshilltari i jashtëm për çështje të drejtësisë i kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.

“Qeveria e Kosovës, sot, brenda orarit zyrtar, do të parashtrojë kërkesën për përgjigje ndaj kërkesës së parashtruar nga deputeti Slavko Simiq dhe të tjerët nga Lista Serbe, për të kundërshtuar pretendimet e tyre”, ka thënë Berisha.

“Po ashtu për të kërkuar nga gjykata, që sipas detyrës zyrtare të caktojë masë të përkohshme për të suspenduar dhe ndaluar të gjitha procedurat lidhur me likuidimin e ndërmarrjes Trepça, deri në vendosjen meritore të kësaj çështje”, theksoi Berisha.

Afati i fundit për dorëzimin e kërkesës në Gjykatën Kushtetuese nga ana e ekzekutivit për caktimin e masës së përkohshme lidhur me likuidimin e Trepçës përfundon të martën.

Javën e kaluar, përfaqësuesit e Listës Serbe, të prirë nga kryetari i sa, Slavko Simiq, kanë deponuar te Gjykata Kushtetuese kërkesën për shqyrtimin e ligjshmërisë së miratimit të Ligjit për Trepçën nga ana e legjislativit.

Deputetët e kësaj liste në Kuvendin e Kosovës, siç ka thënë Simiq, nuk janë pajtuar me miratimin e këtij ligji.

Tani mbetet që Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës në mënyrë të përshpejtuar të trajtojë lëndën që do të procedojë Qeveria e Kosovës si dhe atë të Listë Serbe për Ligjin mbi Trepçën dhe të jap një interpretim e parë ligjor (masën suspenduese) para datës 2 nëntor, pasi kjo datë është afati i fundit kohor kur Trepça mund të shkojë në likuidim, thonë ekspertë të çështjeve juridike dhe ekonomisë. (REL)

Mbi 26 mijë serbë nga veriu janë pajisur me dokumente të Kosovës

Me gjithë hezitimet, pjesëtarët e komunitetit serb që jetojnë në komunat veriore të Kosovës kohëve të fundit kanë rritur interesimin për t’u pajisur me dokumente të Republikës së Kosovës.

Sipas autoriteteve lokale në veri, pajisja me dokumente të Kosovës nuk po paraqet më problem dhe temë tabu siç ka qenë para disa viteve.

Adriana Hoxhiq, zyrtare ekzekutive në administratën e Komunës së Mitrovicës Veriore, tha për Radion Evropa e Lirë se qytetarët serbë në veri të Kosovës çdo ditë e më shumë po pajisen me dokumente personale të Republikës së Kosovës.

“Aplikimi për dokumente të Kosovës nuk është më temë tabu për qytetarët e Mitrovicës veriore. Në komunën tonë e kemi qendrën civile, e cila punon në këtë drejtim dhe çdo ditë kemi numër të madh të qytetarëve të cilët lirshëm vijnë dhe aplikojnë për dokumente të cilat u nevojiten”, tha Hoxhiq.

Në anën tjetër, nga Ministria e Punëve të Brendshme është bërë e ditur për Radion Evropa e Lirë se deri më tani në komunat veriore të Kosovës, në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicën e Veriut, me letërnjoftime janë pajisur mbi 26,100 qytetarë, kurse me dokumente të udhëtimit – po në këto komuna – janë pajisur 2,183 persona.

Zonja Hoxhiq deklaroi se në Komunën e Mitrovicës Veriore – jo vetëm qytetarët nga komunat veriore të Kosovës, por edhe ata të komunave të tjera në jug – mund të pajisen me dokumente, si letërnjoftime apo dokumente tjera.

Ajo thekson se qytetarët marrin vendime të pavarura për t’u pajisur me dokumente të Kosovës, duke potencuar se në asnjë rast nuk ka pasur ndonjë shtytje apo ndikim nga dikush që ata të ndërmarrin një vendim të tillë.

“Integrimi veç po ndodh. E kemi pasur procesin e integrimit të policisë, pastaj të mbrojtjes civile dhe besoj që njerëzit e kanë kuptuar që është mirë me i posedu edhe dokumentet e Kosovës. Në përgjithësi nuk janë të imponuara , por njerëzit kanë nevojë thjesht t’i kenë dokumentet. Një pjesë e qytetarëve që aplikojnë për dokumente të Kosovës i kanë pronat e tyre të cilat ndodhen në pjesën jugoret të Kosovës”, tha Hoxhiq.

Qytetarët serbë, ndërkaq, flasin për marrjen e këtyre dokumenteve. Disa thonë se i kanë marrë dokumentet e Kosovës, por ka edhe të atillë që deklarojnë se nuk u nevojiten.

Jelena Markoviq, një qytetare nga veriu i Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë së nuk ka nevojë për dokumentet e Kosovës, pasi që i posedon ato të Serbisë.

“Nuk kam dokumente të Kosovës. Nuk kam nevojë për to, ngase i kam si dokumentet e Serbisë, ashtu edhe ato kroate. Unë i përdori dokumentet serbe. Kur kemi nevojë të udhëtojmë jashtë, pasaporta serbe është e mjaftueshme, sepse nuk ka nevojë për vizë. Kështu që nuk e shoh të nevojshme t’i kem dokumentet e Kosovës”, thekson Jelena Mirkoviq.

Por, një qytetare tjetër nga Mitrovica veriore, Jelena Ilijevska thotë se është pajisur me dokumentet e Kosovës që moti.

“I kam nxjerrë këto dokumente, sepse jetoj në atë territor ku kjo është e domosdoshme. Këto dokumente janë të nevojshme për kërkimin e vendit të punës, për pranimin e të ardhurave personale, si dhe letërnjoftimi i Kosovës ka qenë i domosdoshëm për hapjen e llogarisë bankare, bashkë me kontratën e punës. Kështu që dokumentet e Kosovës janë të nevojshme”, ka thënë kjo qytetare.

Aktualisht, ajo thotë se nuk ka pasaportë, por nëse do t’i nevojitej nuk e sheh si problem që ta marrë pasaportën e Kosovës.

Zyrtarët e institucioneve kanë deklaruar se numri i banorëve serbë që kanë shprehur interesim të pajisen me dokumente të Kosovës është rritur edhe për faktin se ata kanë përfituar nga fondi pensional dhe ndihmat e tjera të skemave sociale.

Autoritetet në Prishtinë kanë deklaruar se numri i qytetarëve serbë që janë pajisur me pasaporta biometrike me simbolet e Republikës së Kosovës ka shënuar rritje që prej rekomandimit të Komisionit Evropian për liberalizim vizash.

Por, liberalizimi i vizave për Kosovën, megjithëkëtë, është ende i paqartë. Kushtet e vëna nga Komisioni Evropian për ratifikimin e marrëveshjes për Demarkacion me Malin e Zi dhe dëshmitë e plota të fuqizimit të luftës kundër korrupsionit nuk janë kryer ende. (REL)

AKI ka informacione për serbët e arrestuar në Mal të Zi

Inteligjenca e Kosovës ka informacione për serbët e përfshirë në planifikimin për sulmet në Malin e Zi. Sipas përfaqësuesit të AKI-së, pavarësisht se Kosova është e rrezikuar nga këto veprime, Policia dhe Agjencia e Inteligjencës kanë informacione të duhura për të ndaluar çdo formë të provokimeve, shkruan sot, gazeta “Zeri”.

Sulmi i planifikuar të ndodhte në Mal të Zi para dy ditësh, në të cilin qenë përfshirë 20 serbë (6 nga veriu i Kosovës), ka alarmuar jo vetëm Malin e Zi, por edhe Kosovën. Planifikimi i sulmit të tillë në shtetin fqinj me persona të dyshuar edhe nga Kosova kanë shqetësuar njohësit e çështjeve të sigurisë. Vetë fakti që brenda territorit të Kosovës ka persona të tillë, sipas njohësve të kësaj fushe, Kosova duhet t’i rrisë masat e sigurisë. Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës nuk ka pranuar të japë detaje rreth kësaj situate. Ndërkaq, zyrtarë të Policisë për Rajonin e Mitrovicës kanë thënë për “Zërin” se sulmi i planifikuar në Mal të Zi nuk ka reflektuar aspak në këtë pjesë të Kosovës.

Mirëpo, përfaqësues të AKI-së thonë se pavarësisht se Kosova është e rrezikuar nga këto veprime, Policia dhe Agjencia e Inteligjencës kanë informacione të duhura për të ndaluar çdo formë të provokimeve. Haxhi Shala, kryetar i Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare dhe njëherësh deputet i “Nismës për Kosovën”, e ka cilësuar si shqetësues rastin në fjalë.

“Është shqetësim i madh sepse ka filluar që ndikimi rus të shtrihet në disa vende të rajonit dhe atë Rusia po tenton që të futet përmes dikastereve të veta. Për këtë arsye është shqetësuese jo vetëm për Kosovën, po për gjithë rajonin”, ka thënë ai.

Këto janë komunat e Kosovës që udhëhiqen nga burgu

Proceset e hapura gjyqësore, aktakuzat e ngritura, apo edhe vuajtja e dënimit me burg, nuk po i pengojnë disa nga kryetarët aktualë të komunave të Kosovës që të ushtrojnë funksionin e tyre.

Aktakuzat që rëndojnë mbi këta udhëheqës lokalë kryesisht kanë të bëjnë me dyshime për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe korrupsion.

Përfaqësues të shoqërisë civile në Kosovë theksojnë se ky fenomen pengon zhvillimin dhe funksionimin e qeverisjes lokale.

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Betim Musliu, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, e quan të pashpjegueshme se si një numër i kryetarëve të komunave vazhdojnë të jenë në procedura hetimore apo të burgosur dhe njëkohësisht të qeverisin komunat përkatëse. Qeverisja me këta kryetarë, thotë ai, që shumicën e kohës e kalojnë nëpër procese gjyqësore, nuk mund të jetë efikase dhe model i qeverisjes së mirë.

“Por, në Kosovë tashmë është shndërruar në standard që një kryetar i suksesshëm mund të konsiderohet vetëm ai që mund të ketë ndonjë aktakuzë dhe tani gara në mes tyre është çfarë aktakuze kanë, dhe mos eventualisht kanë akuza edhe për krim të organizuar”, thekson Musliu.

Organizata joqeveritare Iniciativa për Progres, që njihet me akronimin INPO, kryesisht përcjellë nga afër funksionimin dhe punën në nivelet lokale të qeverisjes.

Albulena Ndrecaj, drejtore ekzekutive në këtë Iniciativë, për Radion Evropa e Lirë shprehet se këto veprime ndikojnë në qeverisjen lokale, duke zvarritur përparimet për zhvillimin e komunave përkatëse.

Ajo vlerëson se mbajtja e posteve, pavarësisht proceseve apo edhe vendimeve gjyqësore, ka si efekt edhe humbjen e besimit të qytetarëve karshi komunave përkatëse.

“Ata (kryetarët e komunave) kohën e tyre e harxhojë duke u marrë me procese gjyqësore dhe duke u munduar që të organizojnë dhe strukturojnë mbrojtjen e tyre. Në këtë mënyrë nuk mund të themi se angazhimi i tyre është serioz apo qind për qind, ashtu siç e përcakton ligji dhe ashtu siç e kanë marrë besimin e qytetarëve për të qeverisur me komunën”, ka thënë Ndrecaj.

Ndërkohë, zëvendësministri i pushtetit lokal në Qeverinë e Kosovës, Bajram Gecaj, thotë për Radion Evropa e Lirë se kjo çështje ndikon në funksionimin e komunave, por, sipas tij, ligji ekzistues në Kosovë e mundëson që të ushtrohet funksioni deri sa vendimi është i plotfuqishëm.

“Vendimi për këta individë duhet të jetë i plotfuqishëm. Pra, është ligji në shprehje dhe ne duhet t’i respektojmë ato vendime”.

“Nëse kryetarët e komunave janë të involvuar në procese gjyqësore, natyrisht se kjo pengon punën e tyre. Por, megjithatë, shumica e tyre e ushtrojnë atë funksion deri sa vendimi të jetë definitiv”, thekson Gecaj.

Në anën tjetër, Betim Musliu thotë se në vendet demokratike kjo çështje nuk do të lejohej të ndodhte nga vet partitë politike, të cilat, sipas tij, përmes kodeve, nuk i lejojnë kandidatët e tyre që kanë probleme me ligjin të jenë pjesë e listave zgjedhore.

“Në këtë rast, burimi i të këqijave janë partitë politike, të cilat për shkak të interesave të ndryshme vazhdojnë të mbajnë individë edhe me aktakuza, edhe me dënime të shkallëve të para”, shprehet Musliu .

Përfaqësues të shoqërisë civile kërkojnë që kryetarët e komunave të Kosovës – që përballen me akuza nga organet e drejtësisë – të japin dorëheqje dhe ky vendim, sipas tyre, të kërkohet nga vetë partitë politike.

Disa nga kryetarët që kishin apo kanë probleme me organet e drejtësisë janë Xhabir Zharku, ish-kryetar i Komunës së Kaçanikut, i cili vazhdon të qëndrojë në arrati, pasi ishte shpallur fajtor për një vepër penale, duke iu shqiptuar dënimi me tri vite burgim.

Sami Lushtaku, kryetar i komunës se Skenderajt, ndërkaq, po e mban dënimin prej 12 vitesh burg për krime lufte.

Kurse, edhe Nexhat Demaku, kryetar i Komunës se Drenasit, është dënuar me tri vite burgim.

Pozitën e kryetarit të Komunës së Prizrenit vazhdon ta mbajë Ramadan Muja, edhe pse gjykata e kishte shpallur fajtor për keqpërdorim dhe korrupsion në këtë komunë.

Së fundmi, aktakuza janë ngritur edhe ndaj kryetarit të Klinës, Gjilanit, si dhe atij të Mitrovicës. (REL)

Mbi 22 për qind e qytetarëve të Kosovës jetojnë me më pak se 2 euro në ditë

Dita ndërkombëtare për zhdukjen e varfërisë e gjen sërish Kosovën në krye të listës së vendeve më të varfra në Ballkanin Perëndimor.

Sipas të dhënave preliminare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2015, thuhet se 17.6 për qind e popullsisë jetojnë në varfëri të plotë, derisa në varfëri ekstreme jetojnë 5.2 për qind e qytetarëve të Kosovës.

Rreth 17.6 për qind e popullatës, sipas statistikave jeton në varfëri të plotë me vetëm 1.82 euro në ditë për një person të rritur, ndërsa 5.2 për qind e popullatës jeton në varfëri ekstreme me 1.30 euro në ditë.

Nëse bëhet një mbledhje e thjeshtë del se në Kosovë mbi 22 për qind e popullatës jeton në varfëri.

Këto të dhëna preliminare për varfërinë në Kosovë i ka kumtuar për Radion Evropa e Lirë drejtori i Departamentit të Politikave Sociale në Agjencinë e Statistikave të Kosovës, Bashkim Bellaqa.

Ai flet për trendet e varfërisë gjatë dy viteve të fundit, ku sipas tij, ka pasur përmirësim të mirëqenies apo standardit jetësor në Kosovë.

“Nëse krahasojmë të dhënat e varfërisë me vitin 2014 ku varfëria e përgjithshme ishte 21.1 për qind, varfëria e plotë në vitin 2015 ka pasur rënie -3.5 për qind. Derisa nëse krahasojmë rezultatet e varfërisë ekstreme të vitit 2015 me rezultatet e të dhënave të varfërisë të vitit 2014 kur varfëria ekstreme ishte 6.9 për qind, në vitin 2015 kemi zvogëlim të varfërisë ekstreme për 1.7 për qind”, sqaron Bellaqa.

Tutje, Bellaqa tregon se krahasuar me të dhënat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, Kosova ka nivelin më të lartë të varfërisë.

“Konsumi i varfërisë është i lidhur ngushtë me aktivitete ekonomike të ekonomisë familjare në veçanti statusi i punësimit dhe lloji i punësimit. Po ashtu, statusi i punësimit dhe të ardhurat janë ndikuar fuqishëm nga niveli i arsimimit”.

“Qytetarët me nivel sa më të lartë të arsimit kanë qenë më pak të prekur nga varfëria dhe janë më shumë të punësuar”, thotë Bellaqa, duke i referuar të dhënave preliminare, të cilat siç thotë ai, do të publikohen në javën e parë të muajit të ardhshëm.

Ndërkohë, autoritetet thonë se po bëjnë përpjeke maksimale për zbutjen e nivelit të varfërisë në vend.

Zëvendësministrja e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Rita Hajzeraj, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, nivelin e varfërisë e konsideron të lartë, por që kjo ministri siguron qytetarët se përmes projekteve të ndryshme do të ulë këtë nivel.

“Jemi duke bërë hapa pozitiv drejt zhdukjes së varfërisë në Kosovë edhe pse është pak e pamundur duke pasur parasysh që jemi një shtet i ri dhe jemi në tranzicion, por mendoj se ne si Ministri e Punës kemi bërë projekte të ndryshme që kemi paraparë që të zbusim varfërisë”, tregon Hajzeraj.

Në listën e asistencës sociale figurojnë mbi 25 mijë familje, të cilat marrin nga 40 deri 120 euro në muaj, varësisht nga numri i anëtarëve. Kjo shumë konsiderohet se nuk i përmbush nevojat e familjes.

Zëvendësministrja Hajzeraj tregon se një pjesë e madhe e këtyre personave që kanë qenë në skemat sociale janë punësuar tani më përmes projekteve që kanë të bëjnë me subvencionim në pagë dhe për zhvillim të një biznesi të ri.

“Numri i personave që kanë përfituar nga skema sociale është zvogëluar në dy vitet e fundit dhe kjo është një rezultat që kjo pjesë e shoqërisë që konsiderohet si varfri e skajshme apo varfri ekstreme tani më po zhvillohet po merr pjesë në programet që i ka bërë Ministria”, thotë Hajzeraj.

Në vitin 2008, Qeveria dhe Presidenca e Kosovës ishin zotuar se në vitin 2015 do të përmbushnin Objektivat për Zhvillim të Mijëvjeçarit, që kanë për qëllim ta ulin dukshëm varfërinë, e ta rrisin nivelin e edukimit, barazinë gjinore dhe shëndetësinë.

Zotimet e dhëna nga autoritetet e Kosovës, megjithatë nuk ishin përmbushur.

Ekspertë të fushës së ekonomisë në vazhdimësi kanë sugjeruara autoritetet e Kosovës që për të zbutur nivelin e varfërisë në Kosovë, zhvillimi ekonomik i vendit duhet të orientohen në drejtim të fuqizimit të sektorit të prodhimtarisë dhe sektorët që rrisin punësimin. (REL)

Shkëlqimi i trishtë i Edi Ramës – Nga Arbana Xharra

Edi Rama politikën e jashtme e bën për shou personal, për t’u treguar liberal, njëlloj paranteze për t’u dalluar nga liderët nacionalistë ballkanikë. Ai nuk po arrin të lirohet nga ndjesia e inferioritetit, ndaj haptazi po e manifeston kompleksin karshi liderëve të Ballkanit Perëndimor. Në takime të nivelit të lartë ai zakonisht provon të ekspozohet me metafora e batuta. Bën gjeste për të rënë në sy, si “një lider që premton”, sikur provon ta bindte Merkelin se ky është ai që Evropa po e kërkon. Një politikan modern që pajton. Një diskrepancë kjo e ambicieve të Ramës dhe realitetit të të bërit politikë me BE-në. Me të njëjtin ritëm vazhdoi me vizitën në Beograd. Para gazetarëve serbë përmendi dronin, si me humor përqeshi aktet “patriotike” në ndeshjen Shqipëri – Serbi dy vjet më parë. Sërish një përpjekje dëshpëruese për t’u dukur pa komplekse në kryeqendrën e Serbisë. Në fakt paraqitja e tij shpërfaq dy probleme esenciale të Ramës: – inferioritetin e pashëruar karshi serbëve, duke menduar se serbët janë qendra e Evropë; injorancën ndaj relacioneve armiqësore shekullore Kosovë – Serbi. Duket se pos për luftën e fundit, Rama s’ka haber për zhvillimet në Kosovë. E më e keqja, po shpresoj nga mosdija, Rama unifikohet në diskurs me Vuçiqin në raport me Kosovën.

Në këtë kontekst, janë së paku shtatë arsye për të cilat Rama kësaj here ka gabuar:

1. Serbia çdoherë e ka trajtuar Kosovën jo si çështje të Kosovës, por si çështje të brendshme të shtetit serb me pakicën shqiptare në provincën e Kosovës! Serbia ka synuar gjithnjë të mos flasë direkt me Kosovën ndërkombëtarisht, por me të tjerët për Kosovën! Platforma e qeverisë serbe flet për dialog në mes shtetit serb me shqiptarët! Çdo takim mes Ramës dhe Vuçiqit ku Rama flet edhe për “Trepçën” në mes të Beogradit është konfirmim i kësaj.

 2. Serbia çdoherë ka promovuar idenë e negociatave me Shqipërinë që në vitet 1990 me pretendimin se nuk ka një çështje të Kosovës dhe Kosovë! Këtu edhe plani i ndarjes territoriale nuk është përjashtuar në mes të dy shteteve.

3. Ideja e pajtimit në mes të Shqipërisë dhe Serbisë është mohim dhe injorim i krimeve dhe i gjenocidit në Kosovë, ngase Shqipëria zyrtarisht nuk ka qenë në konflikt më Serbinë! Ndaj, rrjedhimisht çfarë kuptimi ka pajtimi në mes të të dyja vendeve?

4. Kosova nuk është shtet/anëtare e OKB-së dhe ka njohje të pjesërishme ndërkombëtare! Sa herë Rama që flet në emër të Kosovës këtë gjë e konfirmon se ne nuk jemi shtet i plotë! Kundërshtarët e Kosovës thonë se është pjesë e Serbisë, teksa etno-nacionalistët pretendojnë se Kosova nuk mund të ekzistojë si entitet i pavarur, ndaj i vetmi opsion mbetet bashkimi me Shqipërinë! Sa herë Rama flet në emër të Kosovës e krijon perceptimin se kjo do të ndodhë!

5. Disa shtete Kosovën e shohin si konflikt të ngrirë në mes të Shqipërisë dhe Serbisë, si vend pa status ndërkombëtar, të prezantuar të tillë edhe në takimet në mes të Ramës e Vuçiqit! Pra, një entitet që nuk është shtet, respektivisht jo i barabartë me të tjerët!

6. Rama sërish e ka bërë Serbinë qendër të Ballkanit, një veprim kundër interesave të shqiptarëve dhe çdokujt tjetër në rajon! Deklarimi i Ramës se Serbia është më evropiane se disa shtete anëtare të BE-së është pa takt dhe fantastike për të qenë e vërtetë.

7. Kosova dhe Shqipëria kanë një partneritet strategjik të nënshkruar dhe ky partneritet parasheh që të dyja vendet të koordinohen në politikën rajonale. Vizita e Ramës pa e informuar askënd rreth qëllimeve dhe pritjeve është kundër frymës së bashkëpunimit dhe partneritetit të nënshkruar! Serbia nuk dëshiron që në planin dypalësh dhe ndërshtetëror ta trajtojë Kosovën. Kësisoj, Rama me këtë veprim e mbështet më shumë agjendën e Serbisë!

KOMF: Mbi 61 për qind e fëmijëve në Kosovë pësojnë dhunë psikike apo fizike

Ilustrim

Koalicionin për Mbrojtjen e Fëmijëve, KOMF ka prezantuar të dhënat tregojnë për shkallë të lartë të dhunës të ushtruar ndaj fëmijëve në Kosovë. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, thuhet në komunikatën e KOMF, rreth 61.4 për qind e fëmijëve të anketuar deri në moshën 14 vjeç, kanë deklaruar se kishin pësuar nga dhuna psikike apo ndëshkimi fizik nga anëtarët e ekonomisë familjare gjatë muajit të fundit nga data e intervistimit.

“Rreth 59 për qind e fëmijëve kishin pësuar nga dhuna psikike, përderisa 24 për qind kishin pësuar nga ndëshkimi fizik. Kjo për arsye se modelet e disiplinimit në Kosovë shpeshherë orientohen drejt dhunës fizike dhe emocionale”, thuhet në komunikatën e KOMF.

KOMF rekomandon rritjen e investimeve nga Qeveria dhe Komunat në krijimin e shërbimeve për parandalim, përfshirë krijimin e programeve për prindërit dhe profesionistët që janë në kontakt me fëmijët për metodat e disiplinimit pozitiv të fëmijëve.

Rekomandohet investimi për fuqizimin e mekanizmave për identifikim dhe raportim të rasteve të dhunës si dhe rritjen e efikasitetit të organeve të rendit dhe drejtësisë për trajtimin e rasteve të dhunës dhe abuzimit.

Ja si shprehet Ibrahim Rugova në shtypin gjerman për të ardhmen e Kosovës

Voal – Voal shkruan se ka plasur sherr gati ndërshtetëror Shqipëri-Kosovë e inicuar nga opinionistët kosovarë që po degradon duke u përhapur në opinion si virus i keq.

Rëndësi për shqiptarët mbarë dhe po ashtu edhe për fqinjët është shteti ligjor, shteti i së drejtës dhe integrimet Euro-Atlantike, ndërsa interesat e opinionistëve janë vetjake pra nuk lidhen me interesin kombëtar.

Ndërsa filozofi i lirisë të Kosovës Ibrahim Rugova është shprehur shqip e shkoqur për të ardhmen e Kosovës.

Voal po e sjell tekstualisht:

Ja si shprehet Rugova për shtypin gjerman të kohës:

Më më 8 qershor 1992 Ibrahim Rugova do të thoshte për «Der Spiegel» se “Ne do të ishim të gatshëm të jemi shtet neutral dhe tani për tani të mos pranojmë bashkimin me Shqipërinë. Por bashkimi me Shqipërinë, këtë më duhet ta pranoj, është caku ynë i natyrshëm».

Më 22 qershor 1991, për gazetën gjermane «Tageszeitung», Ibrahim Rugova do të deklaronte: «Nëse Jugosllavia ndahet, ne nuk dëshirojmë të mbetemi relikt. Kjo për ne do të ishte e papranueshme. Unë nuk besoj, vazhdonte Rugova për «Tageszeitung»,  se Jugosllavia ka një shans të mbijetojë, sepse duket se nuk ekziston më gatishmëria për të gjetur kompromis midis kombeve që e përbëjnë. Nëse shpërbëhet Jugosllavia, ne nuk na mbetet gjë tjetër, veç të bashkohemi me Shqipërinë».

Ndërsa në 17 prill të vitit 2000 po për der Spiegel thoshte:„Wir sind ein geteiltes Volk“ “Ne jemi një populli ndarë”.

Nga Tirana, me përçmim – Nga Lumir Abdixhiku

Duhet thënë, gjithsesi, se sinqeriteti i Shqipërisë, së paku i elitës, që kanalizon zërat nga atje, për bashkim, është i mjerë. Në gjithë këto vite ekzistence si shtet, nuk ka mbajtur e as shpërfaqur një qëndrim të vetëm politik për bashkim. As kërkesë për referendum, as kërkesë në ecjet ndërkombëtare, e as pozicion politik. Asnjëherë. Shqipëria, dhe politika zyrtare e saj, bashkimin e kanë parë si temë për flirtim. Ndërsa elita intelektuale si çështje trendi

-1-

Çmenduria e elitës së Tiranës ndaj Kosovës vazhdon. E filluan, kohë më parë, me thirrjet mbi tradhti e kërkesën poshtëruese për lënien e Kosovës anash në futboll; thanë forcojeni veç shtetin tonë, turpëroni këtë tuajin. Po s’bëtë këtë s’jeni patriotë, jeni tradhtarë. Ishte hera e parë që forcimi i pavarësisë po projektohej si antishqiptare tek ne. Inferiorët këndej i duartrokitën – shumica u dha përgjigje në stadium dhe jashtë tij.

Por s’u mjaftuan. Këtë javë, të njëjtët nga diskutimi sportiv kaluan në thirrje për aneksim. Jo për bashkim, por për aneksim. Na thanë jeni veçse krahinë jona, hiç më shumë. Ata që duan njëmend bashkimin do të na shihnin si të barabartë – dy shtete plotësisht të barabarta pra, të cilat nën kushtet e afrimit eventual do të ndërtonin një trup që mbron interesat e të dyja palëve barbarisht. Në këtë trajtim të barabartë, po të ndodhte ndonjëherë, nëse duhet të ndodhë ndonjëherë, përfundimi mbi ombrellën nuk do të anonte mbi njërën palë veç pse emri i shtetit u fillon me “Shqip”, sepse shqiptarë, po qenë të barabartë, janë të dyja palët pra. Por hobigjinjtë e nacionalizmit veç të barabartë s’mund të na shohin. Krahina e tyre, e projektuar dhe e publikuar pa marre së fundmi, s’është bashkim, është nënshtrim.

Aventura përfundon, po këtë javë, në Beograd, në normalizimin e relacioneve shqiptaro-serbe. E vërteta është se problemet me Serbinë s’kanë qenë kurrë në mes të Tiranës e Beogradit, prandaj Tirana s’ka çka të normalizojë atje. Beteja e shqiptarëve me serbët është bërë në Kosovë. Politika e Tiranës, për protagonizëm individual, po bie me vetëdije në kurthin e Beogradit, që s’do Kosovën ta trajtojë si subjekt – dhe problemin e shqiptarëve ta kalojë në përballje mes Serbisë dhe Shqipërisë. Kosova shtet, është tmerr në Beograd. Tirana po u asiston serbëve për mrekulli.

-2-

Shqiptarët e Kosovës – dhe të Shqipërisë natyrisht – duhet të kuptojnë se çështja shqiptare s’ka një qendër rreth së cilës shqiptarët duhet të gravitojnë. S’mund të ketë një të tillë, sepse shqiptarizmi nuk është ndërtuar veç në Tiranë, përkundrazi, më së shumti është ndërtuar – dhe dorën në zemër është mbrojtur – në Kosovë. Dhe Kosova është shqiptare sa gjithçka tjetër shqiptare. Madje, Kosova sot është produkti kryesor i shqiptarizmit, në një model modern shtetndërtues. Si e tillë ajo ka të drejtë të thirret në çështjen shqiptare po aq, në mos dhe më shumë, sa Shqipëria. Simbolika shqiptare, që rastis për shkak të rrethanave gjeopolitike të jetë zyrtare në Shqipëri, s’e bën atë më shqiptare sesa Kosovën. Prandaj s’i kemi borxh askujt, as ekip futbolli, as eksluzivitetin e shqiptarizmit, as fatin me Beogradin – e edhe më pak pavarësinë e shtetin që megjithatë do ta bëjmë.

-3-

Duhet thënë, gjithsesi, se sinqeriteti i Shqipërisë, së paku elitës që kanalizon zërat nga atje, për bashkim është i mjerë. Në gjithë këto vite ekzistencë si shtet, nuk ka mbajtur e as shpërfaqur një qëndrim të vetëm politik për bashkim. As kërkesë për referendum, as kërkesë në ecjet ndërkombëtare, e as pozicion politik. Asnjëherë. Shqipëria, dhe politika zyrtare e saj, bashkimin e kanë parë si temë për flirtim. Elita intelektuale, ndërsa, si çështje trendi. Të njëjtët që sot na llafazojnë për patriotizëm, janë shitur e shpëlarë publikisht e shumë herë si ultrainternacionalë. Tash, kur filluam sukseset tona si shtet, na u bënë brenda natës patriotë. Unë i them kësaj inat, mospërbirje e suksesit të atyre që i kanë parë si të pabarabartë.

Nëse njëmend ka një kërkesë e vullnet për bashkim, nëse qytetarët e atjeshëm shqiptarë duan të bashkohen me Kosovën, atëherë le ta shtrojnë publikisht. T’ua thonë partnerëve në BE, t’ua thonë anëtarëve në NATO. Të shohim, për pak, çfarë përgjigjeje kanë për të marrë njëherë. Të kuptojmë se a janë të gatshëm, qytetarët e Shqipërisë, t’i ndërmarrin sakrificat – eventuale – nga ndjekja e një rruge tjetër jashtë BE-së e NATOs. Do t’i ndjekim hap pas hapi.

Flirtimi i tanishëm, ku shqiptarët e Kosovës shihen si obligatorë e marrës të barrës e bashkimit, është punë hobi për elitën e Shqipërisë. Punë argëtimi televiziv, të çartjes artificiale për diçka që kanë bërë minimalisht angazhim. Zero. Hiç. Asgjë.

-4-

Shqiptarët e Kosovës, ndërsa, duhet të lirohen e çlirohen nga ndjenja e inferioritetit sa më parë. Duhet të kuptojnë, njëtrajtësisht, se shteti i tyre që kanë, pavarësisht ngjyrave me të cilat del jashtë, është shtet shqiptar. I definuar me Kushtetutë si shtet i shqiptarëve. Ata duhet të kuptojnë se aventurat argëtuese të elitave tallëse në Tiranë (konsideratë shumë për përjashtimet) mund të jenë të kushtueshme. Arritja jonë si shtet i pavarur, në rrethanat e tanishme, është e rrallë, e shtrenjtë, e pahumbshme – mëkat prej idioti po e humbëm këtë.

Gjithashtu, shqiptarët e Kosovës duhet të kuptojnë se s’ka asgjë të keqe në konsolidimin e shtetit tonë. Dhe konsolidimi i shtetit tonë nënkupton pasjen e gjërave tona, siç i ka Tirana të sajat pra. Sepse, është e pakuptimtë që progresin e shtetit tonë ta trajtojmë nën fajin e antishqiptarizmit. Ta refuzojmë këtë mendësi që e ushqejnë ata. Kjo logjikë s’ka pse të instalohet. Edhe s’kemi për ta instaluar gjithësi. Siç dhe kam thënë më parë, Kosova ka djem e vajza mjaftueshëm që i dalin zot – për ta bërë shtet, të pavarur e sovran, të hapur ndaj secilit; të nënshtruar ndaj asnjërit. Republika do të jetojë.

[email protected]

Bratisllav Dikiçi i arrestuar në Mal të Zi dyshohet për krime në Kosovë

Ish-shefi i xhandarmërisë së Serbisë, Bratisllav Dikiç, ka agjendë të qartë ndaj shqiptarëve, me theks të veçantë, ndaj kosovarëve.

“Gjeneralët serbë kurrë nuk do ta lëshojnë Kosovën”, citohet të ketë thënë ai gjatë një vizite në veriun e Kosovës duke u fotografuar para kishës së Shën Dimitrijes në veri të Mitrovicës.

“Gjeneralët serbë kurrë nuk do ta lëshojnë Kosovën, ndërsa ju serbë kurrë nuk do ta lëshoni tokën e shenjtë serbe, Kosovën dhe Metohinë”, kishte shkruar Dikiq në llogarinë e tij në Facebook.

Ky reagimi i tij kishte ardhur pas nënshkrimit të marrëveshjes për kontrollin e zonës 25 km të hapësirës ajrore të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën mes ushtrisë së Serbisë dhe forcave të KFOR-it në Kosovë.

Këtë marrëveshje e patën nënshkruar gjenerali i ushtrisë së Serbisë, Ljubisha Dikoviq dhe komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor, Guglielmo Luigi Miglietta, në Prishtinë.

Bratisllav Dikiq njihet për qëndrimet e tij radikale ndaj Kosovës dhe popullatës shqiptare si dhe për implikimin e tij dhe pjesëtarëve të policisë serbe në disa konflikte me ushtarët e KFOR-it, për çka me kërkesë të ndërkombëtareve, Dikiq është shkarkuar nga pozita e komandantit të xhandarmërisë nga ana e ish-presidentit serb, Boris Tadiq.

Gjenerali Dikiq i cili dyshohet edhe për krime në Kosovë gjatë vitit 1999 dhe për disa vepra tjera kriminale dhe skandale në Serbi.

Ai e pat vizituar Kosovën në maj të viti 2013 ku pati qëndruar në veri të Mitrovicës, së bashku  me Aleksandër Vulinin.

Ndër tjerash, ai ishte akuzuar edhe për pengim në procesin e votimit gjatë zgjedhje në nëntor të viti 2013./Insajderi.com

dikiq-730x487

Është tragjik ai popull kur rregullisht e sundojnë njerëzit pameritorë?! – Nga Skënder MULLIQI

Ju poliktikan në pushtete lokale dhe në pushtetin qendror .Ju politikan, që nuk po dinë kush më së a jeni njerëz të politikës… Ju atje në krye të shtetit, që nuk po e dëgjoni zërin e popullit nuk e meritoni kurrë më votën e tyre. Aq shumë keni punuar keq , sa as që meritoni të shkruan kush dhe as të flasë kush për ju publikisht. Më deshirë nuk do të shkruajmë asnjë shkronjë të vetme për Ju, por nuk po kemi zgjedhje tjetër, së i keni uzurpuar pozitat e larta pushtetare. I keni uzurpuar sepse nuk e përfillët votën e sovranit. Kur nuk e përfillni votën , për kënd dreqin jeni ju aty , veq për vetën , së Kosovën e keni bërë plaqkë .Do të ishte mirë që komplet kjo kastë e shëmtuar politike të transferohet në ndonjë shtet shumë larg Kosovës, po jo edhe më pasurinë që e kanë grabitur. E di që ndoshta gjithmonë unë më shkrime po vajtojë së në këtë vend të bekuar nga Zoti , erdhën në pushtet do matrapazë dhe kriminelë që popullit ia morën nga dora të ardhmën , ia morën pasurinë . Do të shkruaj unë dhe do të shkruajnë edhe të tjerët deri atëherë kur këtë vend do ta udhëheqin njerëzit e mirë të kësaj toke, të cilët nuk na mungojnë. Është tragjik ai popull kur rregullisht e sundojnë njerëzit pa meritor, kur e sundojnë njerëzit edhe shpirt shitur. Çdo ditë kemi shkrime publike të gazetarëve dhe analistëve politikë , të cilat të klasa sunduese nuk po përfillën .Po ia japim vetës të drejtën dhe kemi të drejtë të kërkojmë që në këtë nenqiell të jetohët mirë , sepse i kemi të gjitha begatitë që na i ka dhuruar Zoti. Të drejtën e jetës së mirë po na marrin lakmitarët për pushtet apsolut.Lirinë tonë po na ngulfatin njerëzit të cilët e kan krijuar liri për vete dhe familjët e tyre .Nuk kemi nevojë për premtime dhe fjalë të mira . Nuk kemi nevojë për premtime të zbrazëta elektorale.Populli është ngopur më pollavra së duhet pritur mandate pas mandateve së do të bëhet mirë. Nga njerëzit të cilët rregullisht punuan keq për shtet dhe për popull, shpresa së do të bëhët mirë nuk eziston. Ju në pushtet ia keni mbyllur rrugët prosperitetit dhe zhvillimit të gjithmbarshem, Ju jeni bërë pengesa kryesore që populli ka mbetur i izoluar nga bota demokratike .Ju në pushtet nuk po e mbroni shtetin të cilin e fituam më sakrifica të mëdha pas shumë vitësh të okupimit nga Serbia. Po shkelni mbi gjakun e shumë martirëve dhe dëshmorve të kombit të cilët na sollën lirinë , të cilën liri shumë e keni zvetnuar .E mësuat popullin që të jeton në skam dhe mjerim social!!! Kurrë nuk e pranuat publikisht së jeni duke punuar keq .Po punësoni të preferuarit gjysem analfabet por që janë të dëgjueshmit Tuaj. Nuk po i duroni ekspertet të cilët po i ktheni mbrapa së nuk e deshironi konkurrencën. Ekspertët nuk janë turma analfabetesh potencial , siq jeni ju në krye të shtetit .Ende nuk po ka kush e hulumton prejardhjën e pasurisë së paligjshme që e keni bërë më bollëk .Të gjithë kemi shpresuar së Kosova do të bëhët një vend human , së do të kemi njerëz human , të cilët do të punojnë ndershem për shtetin dhe për popullin e vet.Vrasjet politike ishin dhe kan mbetur tragjedia jonë e re kombëtare. Nuk është i lirë ai vend kur kriminelët shetisin lirshem të pa ndëshkuar nga ligji. Nuk ka përspekstivë ai vend ku lëshon rrënjë korrupcioni. Të gjithë kemi shpresuar më të drejtë së do të bëhemi një shoqëri e prosperuar dhe demokratike , më një ekonomi të fortë . Këto paskan qenë veq do iluzione të mira. Shpresën tonë për një shtet cilësor po e shëndrroni në tragjedi. Ju që jeni ngjitur në pushtet jeni bërë edhe tregtarë të mirë të territoreve shqiptare !!! Po i shitni ngadalë vendet më të bukura dhe më të bereqetshme të vendit.I keni shkaktuar dëme të pa riparueshme kësaj gjenerate dhe gjeneratave të ardhshme . Jeni bërë të dëgjueshmit e ndërkombëtarve pa asnjë mbulesë, së mbulesë u janë bërë kulltuqet .Jeni bërë fortë të dëgjueshem karshi ndërkombëtarve sepse po frikësoheni edhe nga Gjykata Speciale. Ky është vetëm një përshkrim i shkurtër i ndodhive dhe rrugëtimit tonë jo të mirë. Sistemi pluralist nuk është i njejtë më sistemin autokratik të cilin më ngulm po e instaloni .Kosovës i duhet një Opozitë më kualitative .Opozitë ku do të vinin në shprehje interesat e përgjithme ,opozitë më një vizion për një shoqëri humane , për një shoqëri më ekonomi të zhvilluar dhe më shumë vende të reja të punës , të cilat shumë po na mungojnë. Zgjedhjet e radhës janë një rast i mirë që të përmirësohen gabimet e mëdha të deritashme …

Per inat te Fevziut & Co kombi kosovar po etablohet dhe po maturohet Nga Halil Matoshi

Ka reaguar Hali matoshi ndaj një opinioni të Fevziut me temën kush i fryn përçarjes Shqiptaro-kosovare nisur nga deklaratat skandalote të ministrit të jashtëm të Kosovës:

“Blendi Fevziu i entuziamuem nga serbet – si nji mullah u mban ders kosovareve…

Turbopatriotet me bateria t’Kines si qifti i Blendi Fevziut po perpiqen qe ta perdorin keqqeversiejn dhe perfshimjen ne krim te organizuem te disa liderve politik kosovar per me u thane kosovareve: Hiqni dore nga shteti Juej!

Shteti asht ne duer te elitave prandej versuluni mbi te se nuk u dueht gja!?.

Pra ta shperbeni Kosoven se jeni “Krahine e Shqipnise” dhe Tirana u qeveris ma mire!

Thue se Qeveria shqiptare ka sjellje nordike ndaj pasunive te vendit, korrupsuionit dhe mirqenies qytetare!???

Blendi si nji perfitues situatash dhe pa kurrnji lloj informacioni per Kosoven (tash shfaqet edhe si pjesetar i njifar imperializmi te vonuem dhe etnonacionalizmi pa shije), ashiqare qe nuk ka haber per Mmorandumin 2 te

Akadaemise serbe te shkenecave me autore Dobrica Qosic & Ljubomir Tadic, qe kerkon nje pergkufizim paqesor me Shqipnine tuj e anashkalue Kosoven e pavarun, dhe kombin kosovar (qe asht komb i shumices etnike shqipatre me pakicat etnike) si entitet juridik-politik – subjekt i te drejtes nderkombetare.

Pra opinionistet mendjeshkrete te Tiranes njajte si Tadic e Daqic po menojne se nuk ka kosovare, porse vetem shqiptar te Kosoves (si pakice etnike nen Serbi qe do t’i bashkohen Shqipnise) kurse serbet me veriun e Kosoves do t’i bashkohen Serbise!?

Dhe si per inat te Fevziut & Co kombi kosovar po etablohet dhe po maturohet.

Madje po rritet besnikria ndaj atdheut te kosovareve: Republikes se Kosoves!

Bujar Bukoshi bëhet këshilltar i nënkryetarit të PDK-së

Pasi dështuan ta emërojnë në diplomaci, PDK-ja është kujdesur t’i bëjë vend Bujar Bukoshit në Qeveri. Kanë vendosur ta dërgojnë në pozitën e këshilltarit të lartë të zëvendëskryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj.

Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka deklaruar për “Lajmi.net” se Bukoshin e ka emëruar këshilltar të lartë.

“Po, këshilltar i lartë është Bujar Bukoshi tek unë”, ka thënë Hoxhaj.

Ndërkohë, edhe Hashim Thaçi sa ishte ministër i Jashtëm kishte nisur procedurat për ta rehatuar Bukoshin në diplomaci. E pati propozuar për Ambsador të Rangut të Lartë “Ambasador at large”.

Bujar Bukoshi ka qenë kryeministër i Kosovës në Ekzil, derisa ka qenë udhëheqës i Fondit të 3-Përqindëshit. Pas luftës i kishte prishur raportet me Ibrahim Rugovën dhe pati themeluar Partinë e Re të Kosovës, me të cilën pati dështuar.

Pastaj, në vitin 2009 bashkë me djalin e Rugovës pati themeluar Listën “Dr. Ibrahim Rugova”, me të cilën patën arritur koalicion me PDK-në. Në këtë koalicion Bukoshi ka shërbyer si zëvendëskryeministër i Hashim Thaçit.


Send this to a friend