VOAL

VOAL

Babai i Triumf Rizës komenton lirimin e Enver Sekiraqës

Shefqet Riza babai i policit të vrarë Triumf Riza në një koment për KALLXO.com është lutur tek zoti pak qaste pasi ka kuptuar lajmin për lirimin nga paraburgimi të Enver Sekiraqës.

“Nuk e di unë, tepër e çuditshme me 37 vjet është shpallë (i dënuar), nuk muj me marrë me mend këtë, Zoti na rujtë”, ka komentuar Rizaj. Ai ka konfirmuar për KALLXO.com se nuk ka qenë në dijeni se i akuzuari për vrasjen e djalit të tij është liruar nga paraburgimi.

Pasditen e sotme avokatja e Enver Sekiraqës ka konfirmuar se Gjykata e Apelit ka marrë vendim që klientit të saj ti stopoj masën e paraburgimit.

Sekiraqa ishte dënuar nga shkalla e parë me 37 vite burgim nënë akuzën për planifikimin e vrasjes së policit të njësive special Triumf Riza.

Lënda e tij është duke u trajtuar në shkallën e dytë na Gjykata e Apelit.

Sekiraqa ishte vetë dorëzuar në polici pas disa muajsh arratisje nga momenti kur polici Triumf Riza ishte vrarë në njërën nga lagjet e Prishtinës.

Kosova importon naftë ruse nëpërmjet Serbisë, Greqisë dhe Bullgarisë

Kosova importon naftë ruse nëpërmjet Serbisë, Greqisë dhe Bullgarisë.

Nafta apo ari i zi, është ndër produktet më të kërkuara dhe më fitimprurëse edhe në Kosovë.

Pasi që Kosova nuk ka rafineri të vetën, operatorët ekonomikë brenda një viti importojnë rreth 650 milionë litra të këtyre derivateve. Mbi 60 milionë litra importohen nga Serbia, mbi 133 milionë nga Greqia dhe mbi 25 milionë litra në Bullgaria.

Këtë e pohojnë përfaqësuesit e Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës. Ramadan Maloku nga kjo shoqatë tha për Radion Evropa e Lirë se një përqindje e madhe e naftës importohet nga Serbia dhe Bullgaria, por faktikisht, sipas tij, origjina e mallit është nga Rusia.

Importohet përmes shtetit të Bullgarisë dhe shtetit të Serbisë. Do të thotë për çdo ditë ka importe që hyjnë në pjesën veriore, pastaj përmes pikës në Medarë dhe tek Dheu i Bardhë. Dihet që disa nga vendet e Ballkanit kanë raporte me shtetin e Rusisë, pra është me origjinë ruse. Ndonëse e ndërrojnë origjinën se është nga Rusia dhe Bullgaria, por realisht është nga Rusia”, thotë Maloku.

Por, disa nga pronarët që importojnë derivate të naftës nga Serbia, thonë se nuk u intereson se nga vjen lënda e parë. Sipas tyre, çmimi i leverdishëm dhe cilësia e produktit, janë arsyet pse ata e importojnë naftën përmes këtyre vendeve.

Kujtim Bucaliu, pronar i kompanisë “Hib Petrol”, thotë se afërsia territoriale ndikon që të importohet naftë nga shtete fqinje dhe ato të rajonit.

Ne importojmë naftë nga shumë vende të rajonit, nga rafineria e Greqisë, rafineria e Pançevës në Serbi dhe Bullgaria, për arsye se nuk na mundësohet që të kemi qasje në vende më të largëta, andaj importojmë nga vendet më të afërta. Neve nuk na intereson rafineria, por na intereson kualiteti dhe çmimi”, thotë Bucaliu.

Kurse kompania tjetër EXFIS, derivatet e naftës i importon nga Greqia. Pronari i kësaj kompanie, Remzi Muharremi thekson se në tregun e Kosovës ka sasi të mëdha të naftës nga Serbia, por që operatori “Exfis” për shkak të cilësisë, siç thotë ai, importon naftë vetëm nga Greqia, ndërkaq mazutin e siguron nga rafineria e Pançevës, në Serbi.

Ne jemi importues ekskluziv i benzinës nga Greqia, pasi konsiderojmë se është më e mirë, më kualitative, por është shumë më e shtrenjtë se ky produkt që vjen nga Serbia”, thotë Muharremi.

Në anën tjetër Lulzim Syla, kryeinspektor i tregut në kuadër të Ministrisë se Tregtisë dhe Industrisë, thotë se kompetent për kontroll të cilësisë së naftës në kufi është Dogana e Kosovës, kurse inspektorati i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë është kompetent për monitorimin e cilësisë së naftës brenda tregut të Kosovës.

Ai thotë se ky trup inspektues, vazhdimisht kontrollon tregun për parregullsi eventuale.

Marrim mostrat në tregun e brendshëm të Kosovës. Asnjëherë nuk kemi hasur origjinë të produktit nga Rusia, por nga Serbia. Pasi sipas një vendimi, Qeveria e Kosovës i ka vendosur embargo Federatës së Rusisë”, thotë Syla.

Megjithatë, Syla thotë se për pjesën veriore të Kosovës, ku operojnë tri kompani që merren më derivate të naftës, nuk ka informacione se nga furnizohen ato.

Unë kam bërë edhe një raport dhe e kemi dërguar në Bruksel. Ekzistojnë ato tri pika dhe nuk kemi qasje në to. I kam kontaktuar pasi kam qenë edhe vet në pjesën veriore të Kosovës, i kam pa, por nuk kemi mundur të bëjmë asgjë”, thotë Syla.

Qasja e institucioneve të Kosovës në pjesën veriore, të banuar me shumicë serbe, është e kufizuar për shkak të funksionimit gjysmë-paralel karshi Qeverisë në Prishtinë të këtyre komunave, dhe afërsisë që kanë me Serbinë e cila ushtron ndikimin dhe kontroll politik në atë pjesë.

Operimi i kompanisë ‘Nish Petrol’, në veri të Kosovës, vlerësohet se përbën shkelje të embargos së Kosovës ndaj Federatës Ruse. ‘Nish Petrol’, është në pronësi të kompanisë Ruse ‘Gazprom Neft’, e cila është në listën e kompanive të ndaluara në Kosovë.

Qeveria e Kosovës në vitin 2014, kishte vendosur sanksione ndaj Federatës Ruse. Në vendimin e Qeverisë së Kosovës ishin listuar një numër i kompanive dhe personave të cilëve në mënyrë specifike u është ndaluar biznesi në Kosovë.

“Ari i kuq” me vlerë prej 250 euro për gram kultivohet edhe në Kosovë

“Çmimi i shafranit varion, ku prodhuesit francez e shesin rreth 56-60 euro gramin. Ne kemi gjetur çmim deri në 250 euro për gram”

PODUJEVË – Lule shafrani, e cila vlerësohet si një prej erëzave më të shtrenjta në botë, kultivohet edhe në Kosovë. Kjo lule, përpunimi i së cilës kërkon mund dhe durim, vlerësohet se është “më e vlefshme se ari”.

Shafrani është një lule ngjyrë vjollce që vjen nga familja Iridaceae, në brendësi të së cilës gjenden tre fije të verdha të quajtura mashkullor dhe tri stigmat të kuqe, të cilat e përbëjnë edhe pjesën kryesore të kësaj luleje. Ndryshe nga cikli i zhvillimit të bimëve tjera të cilat aktivizohen në pranverë, lule shafrani aktivizohet gjatë vjeshtës.

Për kultivim nevojitet klimë dhe tokë e përshtatshme, si dhe mbi 400 metra lartësi mbidetare në vendin ku ajo mbjellet.

Kosova ka eksportuar shafran edhe gjatë periudhës së Perandorisë Osmane

Shafrani kultivohet edhe në qytetin verilindor të Kosovës, në Podujevë. Drejtori i kompanisë së përpunimit të shafranit, Favzi Sokoli në një deklaratë për Anadolu Agency (AA) tregon se lulja e shafranit ka një histori dhe traditë shumëshekullore dhe se ajo është kultivuar dhe eksportuar nga Kosova që në shekullin e 15-të, kur Kosova ndodhej nën Perandorinë Osmane.

“Qëllimi i kompanisë është që dëshirojmë ta ripërtërijmë këtë produkt, sepse kemi referenca të shkrimtarëve anglezë dhe amerikanë se qysh prej shekullit 15, pra gjatë periudhës së Perandorisë Osmane, Kosova ka eksportuar shafran edhe mëndafsh në Evropë. Në bazë të shkrimeve historike të cilat i kemi gjetur, Kosova gjatë kohës Osmane është mbajtur vetëm me shafran dhe mëndafsh”, thotë Sokoli.

Ai njofton se tani në Kosovë ka 10 hektarë tokë ku mbjellet shafrani dhe se 2 hektarë prej tyre i përkasin kompanisë së tij. Sokoli thotë se ara në Podujevë, ku lartësia mbidetare është 630 metra, përgatitet paraprakisht dhe se mbjellja bëhet në muajin qershor. Ai tregon se fara vendoset 20 centimetra në thellësi të tokës dhe se preferohet që në një hektarë tokë të vendosen 500 mijë bubëza apo fara.

Ai thotë se ndryshe nga bimët tjera, bulbat apo farat e shafranit mbjellen gjatë verës dhe se lulja del në tetor.

Mbledhja e luleve bëhet në orët e mëngjesit, kur këto lule janë të mbjellura, sepse sipas Sokolit fletat e saj e ruajnë kualitetin e shafranit, pra fijeve të kuqe (stigmës) të cilat do të përfitohen.

“Lulja është ngjyrë vjollce dhe përbëhet prej 6 fletave, prej dy mashkullorëve ngjyrë verdhë dhe tri stigmave. Pjesa më e rëndësishme e lules është stigma që njihet edhe si shafran. Por nuk do të thotë se nuk është e rëndësishme edhe pjesa tjetër sepse përdoret për parfumeri dhe për higjienë”, deklaron ai.

Pas këputjes së tyre lulet e mbyllura të shafranit dërgohen në fazën e përpunimit, ku bëhet këputja e stigmave dhe tharja e tyre, të cilat përdoren në fazën finale.

“Lulja e shafranit vjen prej arës me arka, vendoset këtu nëpër shporta dhe punëtoret këtu i këpusin me gërshërë. Ne e marrim pjesën e sipërme të lules dhe i përdorim vetëm stigmat që janë vetëm tri fije”, tregon bashkëpronari i kompanisë Arbër Gërlica.

Gërlica tregon se pas tharjes produkti i pastër i shafranit vendoset në paketim inox me mekanizëm hermetik, e cila është një metodë e konservimit optimal të produktit. Ai thotë se këtu nuk përpunohen të gjitha lulet, por vetëm ato të zgjedhura, pra të kualitetit të parë dhe se 70 për qind e të gjithë përpunimeve deri në fazën e fundit bëhen me dorë.

“Tërë produkti është 100 për qind i pastër dhe 100 për qind shafran”, thotë ai, duke bërë të ditur se pjesa tjetër e luleve që mbesin kthehet në fushë, për ushqimin e saj.

Parandalon rreth 600 sëmundje dhe ka 175 efekte pozitive në trup

Gërlica thotë se ka arsye të shumta pse shafrani është i rëndësishëm dhe tregon se për përfitimin e një gram shafrani nevojiten rreth 150 deri në 180 lule.

“Shafrani është objekt i rreth 5.600 studimeve shkencore, studimet prej universitete në Evropë dhe më gjerë. I parandalon rreth 600 sëmundje dhe ka 175 efekte pozitive në trup prej momentit që konsumohet. Ka edhe lëmi tjera ku përdoret, për shembull në kozmetikë, e kuzhinë sidomos është një erëz që përdoret prej restoranteve me renome ose kuzhinierëve që janë të famshëm dhe janë të njohur në nivelin botëror. Ka shumë efekte dhe është një bimë që nuk e ka treguar tërë potencialin e vet”.

Çmimi deri në 250 euro për gram

Gërlica thekson se shafrani, të cilin e quan si “ari i kuq”, ka një vlerë shumë të madhe dhe një kostos së lartë për shkak të punës dhe përkushtimit për të mbërritur deri te produkti final.

Duke bërë të ditur se çmimi dallon në bazë të kualitetit, ai thotë se “Çmimi i shafranit varion, prodhuesit francez e shesin rreth 56-60 euro gramin. Ne kemi gjetur çmim deri në 250 euro për gram. Çmimi mesatarisht për një kualitet të lartë, nëse e marrim sasinë më të konsiderueshme varion prej 35 deri në 65 euro për gram”, deklaron Gërlica.

Ai thotë se tregu i shitjes së shafranit është fokusuar më shumë në Evropë dhe në shtetet aziatike dhe se për shkak të kostos së lartë nuk ka aq interesim për të në Kosovë.

“Irani është prodhuesi numër një në nivel botëror, prodhues tjetër është edhe Greqia, prodhon një sasi më të vogël, Italia një sasi të konsiderueshme, disa kilogramë në vit, pastaj Franca që prodhon diku 20 kilogramë në vit”, thotë Gërlica, duke vënë në dukje se në botë ka shumë më shumë kërkesa për blerjen e shafranit, se sa që prodhohet.

Pas blerjes së tij, Gërlica thotë se shafrani duhet të ruhet në ambient të thatë dhe të errët dhe se në kushte të përshtatshme dhe ambalazhe të mbyllur, ku jetëgjatësia e tij zgjatë deri në 4-5 vite.

Ndërkaq, bashkëpronari tjetër i kompanisë nga Belgjika, Herbert Jegers, thotë se aktorët e ndryshëm të kësaj fushe, sidomos në Evropë shprehin interesim për shafranin, posaçërisht për aspektin se ai është organik e jo konvencional.
Duke u shprehur se janë në kërkim të tregut për shitjen e shafranit në shtetet si Belgjikë, Holandë e Gjermani, Jegers thotë se duhet kohë deri sa shafrani të gjejë vendin e duhur në treg.

“Në Evropë po rritet ndërgjegjja dhe vetëdija për produktet e shëndetshme. Kështu që edhe tregu për produktet organike po rritet. Njerëzit kërkojnë produkte të sigurta dhe ky është një treg që po rritet. Unë mendoj se për pak vite organiku do të jetë një standard për të gjithë Evropën”, thotë ai.

Clark: Po presim Qeverinë e Kosovës të na lejojë investimet

Wesley Clark

Gjenerali në pension, Wesley Clark, i cili përfaqëson Kompaninë “Envidity”, ka deklaruar se është në pritje të vendimit të institucioneve të Kosovës për lejimin e investimeve në fushën e në fushën e mineraleve energjetike .

Komentet e tij, Clark i ka bërë për Radion Evropa e Lirë gjatë qëndrimit në Mal të Zi, ku ka marrë pjesë në një takim të organizuar nga Forumi Global i Qytetarëve.

Ai ka thënë se në Kosovë janë kryer disa punë fillestare sa u përket investimeve në fushën e burimeve të qymyrit, por nuk ka ende vendim të institucioneve.

”Në çdo rast, Qeveria është ajo që duhet të ketë një qëndrim të përbashkët. Ajo duhet të krijoj një konsensus, duhet të ofrojë mundësitë”, ka deklaruar Clark.

“E nëse nuk e bën këtë, pra nuk arrin konsensus dhe ofron mundësi, investimet private nuk mund të vijnë. Pra, këto investime nuk ndodhën në Kosovë për shkak të reagimeve në Kuvend për lejimin e shfrytëzimit të burimeve të thëngjillit”, ka thënë gjenerali në pension, i cili kishte udhëhequr fushatën ajrore të NATO-s, mbi objektivat serbe në vitin 1999.

“Kemi bërë disa investime në Rumani, kam qenë në Bullgari kemi biseduar me njerëzit atje për disa punë e po kërkojmë një mundësi për investime edhe ne Mal të Zi, po ashtu”, ka deklaruar ai.

Në fund të shtatorit të vitit 2016, Kuvendi i Kosovës pati shtyrë miratimin e kërkesës së Qeverisë së Kosovës për ta pajisur me licencë Kompaninë “Envidity Energy Kosova”, për hulumtimin e mineraleve energjetike në Kosovë.

“Envidity Energy Kosova”, drejtohet nga gjenerali Wesley Clark. Kjo Kompani ka shprehur interesim për gazifikimin nëntokësor të qymyreve të Kosovës dhe prodhimit të gazit sintetik (syngas), dizelit dhe kerozinës, dhe ajo fillimisht ka aplikuar për licencë që në vitin 2013.

Kompania “Envidity” ka aplikuar në këtë Komision për tri licenca; sipërfaqja totale e të tri kërkesave ka mbi 3 mijë e 400 kilometra.

Projekti ka të bëjë me gazifikimin e thëngjillit nëntokësor përmes metodës teknologjike e cila mundëson prodhimin e naftës sintetike (dizel) nga procesi kimik i gazifikimit të thëngjillit, përmes përdorimit të teknologjive të përparuara.

“Envidity” parasheh se do të rris prodhimin fillestar prej 1200 fuçi të derivate në ditë në 20 mijë fuçi duke investuar në fillim 15 milionë dollarë për të arritur në pesë miliardë dollarë, investime.

Projekti i kompanisë “Envidity” parasheh që fillimisht të krijohen 100 vende pune, kurse më pas numri i të punësuarve do të arrijë në 300.

Politika jonë ka mbetur pa njerëzit tanë më të mirë?! Nga Skënder MULLIQI

Të gjithë kemi nje jetë. Nuk është njejtë të jetohet keq dhe të jetohet mirë. Jeta është begatia, të cilën na ka dhuruar Zoti. Është dhuratë të cilën duhet çmuar dhe të cilën duhet shfrytëzuar. Jeta është rasti më i mirë që njeriu të lënë gjurmë në këtë botë për të mirë. Jeta është një sfidë e madhe që më kreativitetin tonë dhe energjinë ta ndryshojmë ambientin për të mirë, të bëhëmi të lumtur dhe të përjetojmë gjera të mira dhe jo të mira të cilat i ofron jeta. Sikur këto gjera dhe shumë të tjera të cilat nuk i përmenda në këtë rast i kanë harruar elitat politike si të verteta fundamentale.
Dhe, aq më keq që elitat kan bërë që këto të harrohen. Pse njerëzit janë bërë aq shumë depresiv dhe apatikë? Pse në shkallë gadi apokaliptike po largohen nga vendi? Nuk është në pyetje vetëm paraja. Jo, po largohen edhe ata të cilët nuk qendrojnë keq materjalisht. Njerëzit po largohen së jeta jetohet vetëm nje herë, së ate duhet shfrytëzuar dhe duhet bërë atje ku jeta ka vlerë, ku i gëzohemi ardhmerisë, ku i detyrohemi dhe mbrohemi nga shteti, ku kemi lumturi për të punuar, për të dashuruar, për të lindur… Elitat politike më shumë po ngjajnë në banda, na kan ndarë jetën në cikluse zgjedhore të cilat po vijnë dhe po shkojnë më përparime të vogla, për të mos thën hiq fare.
Njerëzit gjithnjë e më shumë po i përjetojnë keq këto zgjedhje të cilat veq premtimeve nuk po iu sjellin asgjë. Qytetarët janë duke u mllefosur gjithnjë e më shumë në këta politikan të cilët janë bërë tragjedia dhe mëkati ynë. Gadi të gjithë janë bërë të njejtë në qendrime, ne sjellje në premtime boshe, në manipulime, në krime, në korrupcion dhe në shumë negativitete të tjera. Unë e di lexues të nderuar së shumë jam duke shkruar për temën e njejtë. Kur shumica të kishin nje vend të punës, një jetë modeste, tema e politikës do të kishte rënë në planin e fundit. Jeta bëhët qdo minutë, orë dhe ditë, ajo nuk ndahet në cikluse bajate vetëm në kohë zgjedhjesh.
Republika, qytetet, katundet, regjionet, Evropa janë kategori të cilat marrin kuptim nese qmohet dinjiteti, nese nuk cenohen liritë dhe të drejtat elementare njerëzore.Jeta ka kuptim vetëm kur zhvillohemi si shoqeri, kur emancipohemi, kur jemi kreativ dhe produktiv, kur dominon dhe respektohet njerëzilleku.Njeriu e qmon jetën politike kur ajo bëhët për të mirën e tij, kur bëhët për ti përmirësuar kushtet e jetës dhe kur hapën vende të punës. Jo të gjitha këtyre tu mbyllen dyert siq po e bëjnë këtë marifet të ndytë kastat politke në pushtetet e pas luftës. Këta janë bërë pengesa jonë e ecjës përpara, janë bërë pengesë e jetës së lumtur në këtë nënqiell të zymtësuar … Politika jonë ka mbetur pa njerëzit tanë më të mirë.
Ata janë gerditur. Primatin e ka marrë e keqja, nuk kemi kreativitet, novacione për të bërë diqka të re për njeriun tonë të lodhur. Politika jonë është bërë dehumanizuese, e errët e pa perspektivë. Jeta është vetëm një, e pa përseritshme, e pa zëvëndësueshme. Pse të presim vetëm kohën e zgjedhjeve që ndoshta punët mos po kthehen për së mbari? Pse më menduar së dikush tjetër në vend nesh, mund të na ndihmon dhe t’i kryej punët tona. Edhe një ditë e vetme është rast i madh. Shumë qka e mirë mund të përejtohet. Secili prej nesh mund të bëjë zgjedhjen e vet. Republikës së Kosovës sot i duhen njerëzit të cilët janë kreativ dhe produktiv, të zotët në politikëbërje, jo hajna dhe hoshtaplerë. Në diskursin tonë publik po dominojnë tema të errëta, tema apatike dhe tema depresive.
Njerëzit të cilët punuan dhe po punojnë keq i kemi në vende te ndryshme, në partitë politike dhe jashtë partive politike.Këta nuk e kan dhe as që dëshiriojnë ta ken ndijesinë që Republika të bëhet vend i prosperitetit dhe mirëqenjës. Na kan mundur banalitetet e qdo ditëshme, ndasitë e mëdha, akuzat e bazuara për krim dhe korrupcion. Kemi njerëz të mirë, të zot, të dinjitetshem që proceset mund t’i dergojnë përpara. Shumë më largpamës janë qytetarët tanë nga këto elita politike. Na nevoiten ide te reja, na duhet njerëz më platforma të reja politike të cilët do të ndertojnë një ambient shumë më të mirë…

Habilajt kanë veprimtari edhe në Kosovë – Policia e Kosovës thotë se nuk di gjë

Të paktën kjo kuptohet nga një bisedë e përgjuar e dy anëtarëve të këtij grupi, derisa flasin për organizim se si t’i marrin paratë e shitjes dhe shpërndarjes së mallit në Kosovë.

Por për përhapjen e rrjetit të bandës Habilaj edhe në Kosovë, Policia e Kosovës thonë se ende nuk kanë informacione zyrtare.

“Policia e Kosovës bazuar në procedurat e parapara ligjore trajton çdo informacion apo rast i cili ndërlidhet me punën dhe përgjegjësin policore në territorin e Republikës se Kosovës, mirëpo në rastin konkret nuk ka ndonjë informacion zyrtar”, thuhet në përgjigjen e Policisë në interesimin e Gazetës Express nëse kanë nisur hetimet rreth pjesëtarëve të këtij rrjeti që operojnë edhe në Kosovë.

“Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe në të gjitha rastet ku ka informacione apo veprime të dyshuara do të ndërmerr veprimet e saja konform autorizimeve ligjore që ka”, thuhet tutje në një përgjigje të Policisë për Gazetën Express.

Ndryshe, grupi Habilaj është raportuar në media se fundi si organizate kriminale që funksionon me lidhje gjaku tash e 10 vite. Një javë më parë, njeri nga anëtarët e dyshuar të kësaj familje, Moisi Habilaj, eshte arrestuar ne Itali.

Pas arrestimit, media italiane publikuan një seri përgjimesh të Antimafias ndaj këtij grupi. Në to përmendej emri i Saimir Tahirit. Vete i dyshuari Habilaj shprehej se duhej t’i jepte Tahirit 30 mijë euro. Ndaj ish-ministrit Tahiri, së fundi prokuroria shqiptare ka kërkuar heqjen e imunitetit te deputetit dhe arrestimin e tij.

Sipas raportimeve Habilajt edhe Saimir Tahiri kanë lidhje familjare mes vete, porse asnjëherë nuk është bërë e qartë se cila është.

Pjesa e përgjimit ku përmendet Kosova:

Seiti: Dreqi ta hajë, duhet të shkoj edhe në Prishtinë sapo të zbres në Vlorë…

Sulaj: ..hee.. për atë..

(Flasin duke ulur zërin..)

Seiti:…nuk e arrij dot në kohë..sepse ai mbyllet në orën 14:00..nga ora 08:00 deri në 14:00…për shembull..nëse ti shkon se ke për të marrë 200 mijë euro..ai të thotë për sot kam bërë vetëm 100 mijë.

Sulaj: Janë preciz vlla

Seiti: Ai atje..në Prishtinë..ai i ka dorëzuar 200 mijë, por ky që bën transaksionin..ka fituar 14 mijë euro, 100%.

Sulaj: I merr ai?

Seiti: Por normal, ajo është puna e tij.

Sulaj: Po për këtë transaksion, merr vetëm nga ty apo edhe nga ai tjetri?

Seiti: Jo…jo..unë s’kam të bëj..unë marr lekët cash..kam bërë marrëveshjen që në Milano..për të marrë lekët unë shkoj në Prishtinë..sepse këtu nuk mund të marrësh lekë cash.

Sulaj: Po..

Seiti: Çfarë bën? Unë mund të shkoj direkt ..dhe të marr në një orë 140 mijë euro..

Sulaj: Janë shumë të organizuar ata..

Seiti: Nuk ka kështu..jo prit nesër..jo sa ke..merr lekët dhe kaq.

Seiti: Ti mos shih se si i marrim ne paratë kështu..se paratë t’i marrin e t’i sekuestorojnë kështu sic i marrim ne… /M.Gj.

Dënohet ish-rektori Enver Hasani

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur publikisht Aktgjykimin kundër të akuzuarve E.H, (Enver Hasani), H.V. (Hakif Veliu) dhe A.R. (Albert Rakipi) të cilët në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Mashtrimi në detyrë.

Në një komunikatë për media të lëshuara nga Gjykata Themelore thuhet se i akuzuari E.H. (Enver Hasani) është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim burgimi në kohëzgjatje prej një viti, i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari nuk kryen vepër penale në periudhën prej dy viteve.

I akuzuari H.V., është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim burgimi në kohëzgjatje prej gjashtë muaj. Po ashtu, edhe i akuzuari A.R., është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim burgimi në kohëzgjatje prej gjashtë muaj.

“Të akuzuarve H.V dhe A.R, dënimi me burgim i zëvendësohet me dënim me gjobë në lartësi prej 10.000 euro, të cilin dënim të akuzuarit janë të obliguar që ta paguajnë në afatin prej 60 ditëve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi. Në rast se të pandehurit nuk e paguajnë dënimin në afatin e caktuar nga gjykata do të mbetet në fuqi dënimi me burgim”, thuhet në komunikatë.

Tre të akuzuarit obligohen që palës së dëmtuar, përkatësisht Universitetit të Prishtinës, t’ia kompensojnë dëmin në mënyrë solidare në shumën prej 70.131 euro, në afatin prej 90 ditëve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, thuhet në fund të komunikatës.

Enver Hasani, ka qenë edhe Kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Qeveria e Serbisë formon grup punues për dialogun për Kosovën

Marko Gjuriç, drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Qeveria e Serbisë ka formuar një grup punues për, siç është thënë, mbështetjen e dialogut të brendshëm për Kosovën, ndërsa kryetar të tij ka zgjedhur drejtorin e Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq.

Në këtë grup do të jenë të përfshira të gjitha ministritë, ka bërë të ditur ekzekutivi serb, transmeton Shërbimi për Ballkanin i Radios Evropa e Lirë.

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, qysh në fund të muajit maj, ka thënë se është koha për dialog të brendshëm për Kosovën dhe “të hiqet dorë nga qasja mitike ndaj Kosovës”.

Qëllimi përfundimtar i këtij dialogu nuk dihet, ndërkohë që pjesa më e madhe e opozitës në Serbi refuzon të përfshihet në të.

Arrestohet Milaim Zeka, deputet i Nismës për Kosovën

Prokuroria e Posaçme i ka shqiptuar masën e ndalimit prej 48 orëve deputetit në Parlamentin e Kosovës, Milaim Zeka. Deputeti Zeka dyshohet për vepër penale pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal dhe shmangie nga tatimi.

Lajmin për Zërin e Amerikës e konfirmoi zëdhënësi i Prokurorisë së Shtetit, Ekrem Lutfiu.

“M.Z është ndaluar për 48 orë për veprën penale pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar dhe shmangia nga tatimi. M.Z dyshohet se me këto veprime është i përfshirë në grupin e organizuar kriminal në mashtrimin e qytetarëve që kanë aplikuar për viza pune në Gjermani”, tha zëdhënësi Lutfiu.

Më herët gjatë ditës, policia e Kosovës tha se ka intervistuar deputetin e Parlamentit të Kosovës nga radhët e Nismës, Milaim Zeka.

Në një deklaratë të policisë thuhet se “Policia ka intervistuar personin me inicialet M.Z. lidhur me veprën penale që ndërlidhet me mashtrim dhe shmangie nga tatimi”, duke nënvizuar se të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkërendim me prokurorinë përgjegjëse.

Ndalimi dhe marrja në pyetje e deputetit të Nismës për Kosovën, Milaim Zeka pasoi publikimin e disa raporteve hulumtuese në gazetën në internet “Insajderi”, e cila shkroi për siç thuhet, përfshirjen e deputetit Zeka në një skemë mashtrimi të mbi 900 qytetarëve të Kosovës me viza pune në Gjermani. Sipas hulumtimit të gazetës, qytetarët kanë paguar nga 50 euro deri në 3500 euro për një vizë pune.

Dorëzohet në Polici sulmuesi i Vehbi Kajtazit – pranon se e ka kryer sulmin

Fitim Thaçi, i dyshuari për sulmin e së premtes ndaj kryeredaktorit të Gazetës Online Insajderi, Vehbi Kajtazi, është dorëzuar në Polici.

Ai, në praninë e avokatit të tij, Gazmend Halilaj, është dorëzuar në Polici, gjegjësisht në Stacionin Nr. 2 të Policisë së Kosovës në Prishtinë.

Halilaj ka thënë se klienti i tij, është paraqitur vullnetarisht në Polici.

“Klienti im Fitim Thaqi, sapo ka kuptuar që rasti i ndodhur është duke u trajtuar nga organet e ndjekjes, në orën 23:00 ka vendosur t’i drejtohet organeve”, ka thënë për Koha.net, Gazmend Halilaj, avokati i tij.

Ai ka shtuar se janë në pritje nga Gjykata që të japë vendimin.

“Klienti im dhe Kajtazi nuk janë njohur më herët. Ai është dorëzuar në Polici, nuk është kapur. Unë po pres edhe nga Prokuroria që do ta lirojë. Ky vetë është dorëzuar ndërsa viktima ka marrë lëndime të lehta, për këtë arsye”, ka shtuar avokati i Thaqit.

Ndërkaq Thaqi, në deklaratën e tij të shkurtë në praninë e avokatit, e ka pranuar ta ketë sulmuar gazetarin Kajtazi, mirëpo thotë të mos ketë qenë në dijeni se kush është personi të cilin e ka sulmuar.

Thaqi në këto momente gjendet brenda Stacionit Policor.

Milaim Zeka hesht për lidhjet e tij me Fitim Thaçin

Deputeti i NISMA-s, Milaim Zeka ka lidhje miqësore dhe familjare me sulmuesin e Vehbi Kajtazit, Fitim Thaqin. Personi që sulmoi fizikisht kryeredaktorin e Gazetës Online Insajderi të premten, është shfaqur i afërt me Milaim Zekën në një fotografi të publikuar nga Thaqi në rrjetin social Facebook.

Madje, Halla e Milaim Zekës është e martuar për axhën e Fitim Thaqi – personit nga fshati Llapushnik që është shpallur sot në kërkim nga Policia e Kosovës për ekzekutimin e sulmit ndaj gazetarit Kajtazi.

Por, Milaim Zeka ka heshtur për lidhjet e tij me Fitim Thaqin. Deputeti i Kuvendit të Kosovës nuk e ka hapur telefonin për të komentuar afërsinë me sulmuesin e Kajtazit. Zeka, po ashtu ka refuzuar të përgjigjet në pyetjet që Insajderi ia ka dërguar sot, pas identifikimit të Fitim Thaqit nga Policia.

Ndërkaq, Fitim Thaqi gjithashtu është nip i familjes së Azem Sylës, raporton Insajderi.

Insajderi raportoi sot se një informator i ka treguar Policisë së Kosovës se më 4 tetor, nga ora 13 deri në 14 pasdite, Milaim Zeka, Faton Ramadani, Fitim Thaqi kanë diskutuar në restorantin Central për sulmin.

Prej korrikut të vitit të kaluar Milaim Zeka ka nisur një fushatë linçuese me gjuhë të urrejtjes kundër Insajderit dhe drejtuesve të këtij mediumi, Vehbi Kajtazi e Parim Olluri.

Zeka ka linçuar Kajtazin e Ollurin si bashkëpunëtor të Serbisë dhe shërbimit sekret serb, duke përhapur kështu pohime të pavërteta që motivojnë sulme deri në likuidim fizik.

Më 3 tetor, Insajderi raportoi për mashtrimet me viza të deputetit të NISMA-s Milaim Zeka dhe biznesmenit Ilir Krasniqi.

Në një hulumtim të publikuar nga gazeta, raportohet se 920 kosovarë kishin provuar të emigrojnë në Gjermani me viza pune nëpërmjet një agjencie punësimi e cila në fakt ishte një skemë mashtrimi e Zekës dhe partnerit të tij, Ilir Krasniqi.

Këto janë lidhjet familjare të Fitim Thaçit me Milaim Zekën e Azem Sylën

Fitim Thaçi me Milaim Zekën dhe Azem Sylën

Sulmuesi i Vehbi Kajtazit është nip i familjes së Azem Sylës. I shpalluri në kërkim ndërkombëtar nga Policia e Kosovës, Fitim Thaqi, ka lidhje dhe miqësi me Milaim Zekën dhe Faton Ramadanin, për të cilët Insajderi raportoi për skemën e mashtrimit të 920 kosovarëve me viza pune në Gjermani. Fitim Thaqi është shoqëruar me figura politike përfshirë Kadri Veselin. Ai është aktivist i Nismës për Kosovën që drejtohet nga Fatmir Limaj.

Sulmi kundër gazetarit Vehbi Kajtazi është kryer nga një familjar i deputetit Milaim Zeka dhe ish-deputetit Azem Syla.

Fitim Thaqi nga fshati Llapushnik është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet kosovare pasi të premten ka sulmuar fizkisht gazetarin Vehbi Kajtazi në qendër të Prishtinës.

Thaqi ka lidhje dhe miqësi me Milaim Zekën dhe Faton Ramadanin për të cilët Insajderi raportoi për skemën e mashtrimit të 920 kosovarëve me viza pune në Gjermani. Halla e Milaim Zekës është e martuar për axhën e sulmuesit Fitim Thaqi.

Ndërkaq, Thaqi është nip i familjes së Azem Sylës, raporton Insajderi.

Ditën e sulmit, Fitim Thaqi ka qenë duke pirë kafe me Faton Ramadanin, Bekim Shytin dhe dy persona tjerë. Sulmi besohet se është organizuar nga Faton Ramadani dhe Milaim Zeka.

Një informator i ka treguar Policisë se më 4 tetor, nga ora 13 deri në 14 pasdite, Milaim Zeka, Faton Ramadani, Fitim Thaqi kanë diskutuar në restorantin Central për sulmin.

Prej korrikut të vitit të kaluar Milaim Zeka ka nisur një fushatë linçuese me gjuhë të urrejtjes kundër Insajderit dhe drejtuesve të këtij mediumi, Vehbi Kajtazi e Parim Olluri.

Fitim Thaqi, në një ndejë ku të pranishëm ishin (siç shihet në foto) edhe Adem Grabovci, Azem Syla dhe Kadri Veseli

Zeka ka linçuar Kajtazin e Ollurin si bashkëpunëtor të Serbisë dhe shërbimit sekret serb, duke përhapur kështu pohime të pavërteta që motivojnë sulme deri në likuidim fizik.

Sulmuesi Fitim Thaqi është shoqëruar me figura politike përfshirë Kadri Veselin.

Ai është aktivist i Nismës për Kosovën që drejtohet nga Fatmir Limaj. Deputet i kësaj partie është edhe Milaim Zeka.

Haradinaj kërkon rritjen e shkëmbimit tregtar Kosovë-Turqi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vlerësuar punën dhe të arriturat e kompanive turke në Kosovë, duke shprehur mirëpritjet edhe për investitorë të tjerë që do ndikonin në rritjen ekonomike

PRISHTINË – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim përfaqësuesit e kompanive turke në Kosovë, Ahmet Çalik, drejtor ekzekutiv dhe themelues i grupit Çalik Holding, Nihat Ozdemir, themelues dhe drejtor ekzekutiv i kompanisë Limak, Haldun Kokturk, anëtar i Bordit të Drejtorëve dhe Kryeshef Ekzekutiv i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” si dhe përfaqësuesit e KEDS-it (Shërbimeve të Shpërndarjës së Energjisë Elektrike në Kosovë).

Në një njoftim nga zyra e Kryeministrit bëhet e ditur se gjatë këtij takimi kryeministri Haradinaj ka njoftuar përfaqësuesit e këtyre kompanive për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, për hapjen e mundësive për investitorë potencialë, përmes lehtësimeve tatimore dhe krijimit të klimës për investimet e huaja direkte.

Haradinaj po ashtu ka vlerësuar punën dhe të arriturat e këtyre kompanive turke, duke shprehur mirëpritjet edhe për investitorë të tjerë që do ndikonin në rritjen ekonomike si dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare në mes të Kosovës dhe Turqisë.

Pasi e përgëzuan kryeministrin Haradinaj për marrjen e detyrës së të parit të Qeverisë dhe për ndërtimin e institucioneve të reja të vendit, përfaqësuesit e këtyre kompanive e njoftuan kryeministrin për projektet e tyre në të ardhmen.

Nihat Ozdemir dhe Ahmet Calik, duke e vlerësuar rolin dhe gatishmërinë e kryeministrit Haradinaj në fuqizimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm, i premtuan kryeministrin se do të zgjerojnë edhe më tutje zhvillimin e biznesit, duke sjellë investitorë tjerë turq dhe ndërkombëtar.

Haldun Kokturk, anëtar i Bordit të Drejtorëve dhe Kryeshef Ekzekutiv i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, gjatë takimit ka njoftuar kryeministrin Haradinaj për planet për zgjatjen e pistës së aeroportit dhe për zgjerimin e infrastrukturës. Ai tha se “duan të jenë më të mirët në rajon”.

Në anën tjetër edhe përfaqësuesit e KEDS-it i premtuan kryeministrin Haradinaj për angazhim maksimal në përmbushjen e misionit të tyre, furnizim më të mirë të Kosovës me energji elektrike. aa

Sulmohet gazetari Vehbi Kajtazi

Vehbi Kajtazi

Kryeredaktori i Gazetës online “Insajderi”, Vehbi Kajtazi është sulmuar fizikisht të premten nga persona ende të panjohur.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar sulmin fizik ndaj gazetarit Kajtazi dhe iu bënë thirrje institucioneve përkatëse që të hetojnë këtë rast.

“Gazetari Kajtazi ka qenë cak i sulmeve dhe kërcënimeve të vazhdueshme edhe ne të kaluarën. Fatkeqësisht disa nga këto raste ende nuk janë zbuluar, ndërkohë që ne presim hetime të pavarura dhe epilog të shpejt. Hetimet për këtë rast duhet të dërgojnë në hetim të mirëfilltë të të gjitha dyshimeve”, thuhet në njoftimin e AGK-së dërguar medieve.

Sulme të tilla, sipas AGK-së paraqesin shqetësim serioz për sigurinë e gazetarëve dhe lirinë e mediave në vendin tonë.

A kemi në Kosovë diktaturë poltroniste? – Nga Skënder MULLIQI

Sigurisht së të gjithë ne njohim njerëz të rrethit tanë , apo më gjerë në shoqëri të cilët i takojnë grupit të njerëzve të mirë, të vyeshem , pa të cilët nuk ka shoqëri stabile. Por, fatëkeqësisht kemi dhe njohim edhe njerëz të cilët janë poltron të pushetit .Shikuar në planin afatgjatë të gjithë këto mikroorganizma veprojnë në mënyre permanente dhe mirë e nuhasin pushtetin. Kjo situatë kontradiktore rrjedhë nga ajo ku poltrionët deshirojnë të katapultohen në krye të pushtetit.Këta nuk janë aty për ta zgjuar vetëdijën e pushtetit , por janë afër pushtetit që ta zgjojne vetëdijën narcisoide karshi pushtetit.Nuk është më rëndësi së a bëhët fjalë për mikro pushtete apo makro pushtete.Poltronet funksionojnë pa ndërprerë në të gjitha nivelet e shtetit .Poltronet në të gjitha rrethanat ushqehen më karrierizëm, me avanse , stimulime , fotelje… Elita në anën tjetër mirë bashkëpunon dhe i deshironë poltronet dhe narcisoidet aty afër . Poltronët nuk kan ndjenja.E kan trurin e shlyer , ku sipas tyre qëllimi e arsyeton mjetin.Ne Kosovë aktualisht shumë po dominon diktatura poltroniste.Me fjalë tjera udhëheqësi edhe nese ka ndonjë aftësi bëhët i mvarur nga poltronet.Këta nuk kan ndjenjën për punë të ndjeshme , janë shpirt ngusht dhe njerëz të liq.Ata që i takojnë kësaj këtegorie të njerëzve nuk angazhohen për shoqërinë , por si ta bëjnë jetën e tyre sa më luksoze, të vozitin vetura të shtrejta , të pushojnë në vendet më të bukura , interesohen që të kan sa më shumë para dhe vila , ti shkollojnë fëmijët e tyre jashtë vendit …Këto apetite janë të gershetuara më interesa, dhe kur vjen deri të ndonjë kontraditë , atëherë të gjithë tagrin e saj e paguajnë qytetarët, dhe vetëm në pyetje është koha kur diktatura poltroniste të shigjetohet kunder qytetarëve , me qëllim që mos ta lëshojnë gjahun nga dora .Kjo ndodhi krejt pas luftën në Kosovë. Elitat në pushtet dhe poltronet u pasuruan pafundësisht më djersën dhe mundin e popullit. Ne meset të cilat janë demokratike qytetarët i ngulfasin poltronet, ata mund të jenë të suksesshem vetëm në meset autokratike.Shtohet pyetja si të eliminohen sundimtarët dhe poltronët si fenomene të shoqërive të pazhvilluara ?Duhet së pari , tu heqen të gjitha privilegjet të cilat i gëzojnë në shoqëri. Qe të elimohen nga skena gjithashtu nevoitet një organizim shoqëror e politik shumë efikas .E rëndësisë së madhe është funksionimi i sindikatave që në Kosovë më shumë po ekzistojnë në letër…Dhe, me kusht qe askush nuk guxon përjetësisht të mbetet në pushtet …

Hahn: Serbia shumë shpejt do të bëhet pjesë e familjes evropiane

Komisioneri europian për zgjerimin, Johannes Hahn ka deklaruar se Serbia është në rrugën e duhur në procesin e anëtarësimit në BE dhe se shumë shpejt do të bëhet pjesë e familjes evropiane.
Hahn, gjatë bisedave me kryeministren serbe Ana Bërnabiç, siç shkruan media serbe “Novosti”, ka falënderuar Serbinë për rolin kyç në stabilitetin e rajonin.
“Dyert e BE-së janë të hapura për hyrje të atyre vendeve që plotësojnë kriteret. Serbia në këtë rrugë është pozicionuar mirë”, ka thënë Hahn.

Profesori italian: Në Kosovë ka pasur njerëz para 12 mijë vjetësh

Hulumtimet e fundit të kryera nga shkencëtari eminent botëror i artefakteve parahistorike, profesori italian Emmanuel Anati, dëshmojnë qartë praninë e njeriut në Kosovë në më shumë se 12 mijë vjet më parë.

Gjatë eksplorimit të artefakteve parahistorike në Kosovë, projekt i iniciuar nga RTK, me ekspertin botëror të kësaj fushe, Anati, nga Italia, në rrethinën e Suharekës u identifikuan artefakte që dokumentojnë për herë të parë prezencën e njeriut paleolitik në Kosovë.

“Këto janë objekte shumë, shumë të rëndësishme, sepse nëse nuk e keni ditur deri më tani, se këtu ka pasur paleolit, kjo është prova se këtu është paleoliti”, ka thënë profesor Anati, teksa ka treguar një pjesë të bririt të drerit, i cili është përpunuar nga njeriu.

“Bëhet fjalë për një pjesë të fosilizuar, më të vjetër se 12 mijë vjet, nga epoka e akullit”, ka treguar Anati.

Thaçi kërkon nga Shqipëria t’u lëshojë pasaporta qytetarëve të Kosovës

Presidenti Ilir Meta pranon çmimin “Urdhri i Pavarësisë”, nga presidenti Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kërkuar nga homologu i tij nga Shqipëria, Ilir Meta që shteti shqiptar t’u lëshojë nënshtetësi qytetarëve të Kosovës në mënyrë që të shmanget nga izolimi, që sipas tij, i ka vënë Bashkimi Evropian Kosovës.

Bashkimi Evropian e ka sjellë në një pozicion të izolimit klasik Kosovën, në veçanti me çështjen e liberalizimit të vizave”, ka thënë Thaçi.

Këto komente, Thaçi i ka bërë gjatë një konference të përbashkët me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, i cili po qëndron në Prishtinë.

Presidenti Meta është pritur në Prishtinë nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me ceremoni shtetërore.

Presidenti Thaçi i ka ndarë homologut të tij nga Shqipëria çmimin, “Urdhri i Pavarësisë”, për meritat dhe angazhimet e Presidentit Meta për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Por, një shqetësim që ka ngritur me këtë rast, Thaçi kishte të bënte me izolimin e qytetarëve të Kosovës, për shkak të lënien anash të Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave.

Ai tha se ka shumë studentë, punëtorë e qytetarë të Kosovës që për shkak të izolimit, nuk mund të shkojnë në vendet evropiane. Andaj, i bëri thirrje Tiranës, që në harmoni me ligjet dhe Kushtetutën t’u mundësojë kosovarëve që të marrin nënshtetësi të shtetit shqiptar, në mënyrë që të fitojnë të drejtën për pasaporta dhe liri të lëvizjes.

Shqetësimi im është se jemi tërësisht të izoluar dhe pa perspektivë në familjen euro-atlantike”, ka thënë Thaçi.

Ndërkohë, presidenti Ilir Meta tha se ndodhet në një pozitë mjaft të vështirë, ngase ka shumë kërkesa nga qytetarët e Kosovës që të marrin nënshtetësinë e Republikës së Shqipërisë për t’i shpëtuar bllokadës në të cilën ai tha se padrejtësisht janë vënë.

Theksojmë domosdoshmërinë e dhënies fund të këtij izolimi, për të mos thënë këtij diskriminimi që u është vënë qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Meta. Ai tha se e konsideron të padrejtë kushtëzimin që i është vënë Kosovës me ratifikimin e Demarkacionit dhe liberalizimit të vizave.

Në agjendën e presidentit Meta janë edhe takimet me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, pastaj me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli dhe zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Behgjet Pacolli.

Vizita e parë shtetërore e Presidentit të Shqipërisë në Kosovë përmban edhe takimin me krerët e partive parlamentare si dhe homazhe te Varri i Presidentit Ibrahim Rugova dhe në Kompleksin e Memorialit “Adem Jashari”, në Prekaz-Skënderaj.

Prokuroria: Ja lista e personave që Sadri Ramabaja dhe ‘Syri i Popullit’ planifikonin t’i vrisnin

Dy ditë para datës zyrtare për paraqitjen e tij në gjykatë, Ramabaja tentoi të largohet me dokumentet e bashkëpartiakut, Xhevat Bislimit, përmes pikës kufitare në Durrës. Megjithatë, u kap nga policia shqiptare dhe më pas u dorëzua te autoritetet e Policisë së Kosovës.

Ndërkaq, avokati i tij Ramiz Krasniqi, ka bërë të ditur se Sadri Ramabaja ka dashur të largohej nga Kosova meqë kishte informacione se jeta e tij gjendet në rrezik.

Ramabaja dyshohet se është përfshirë në grupin që plagosi Azem Vllasin, dikur zyrtar i lartë, që tash ushtron profesionin e avokatit. Plagosja e tij ndodhi më 13 mars të këtij viti. I dyshuari kryesor për tentimvrasjen e Vllasit është Murat Jashari, një shqiptar që jetonte në Zvicër.

Organizata “Syri i Popullit”, e cila e kishte marrë përsipër plagosjen e avokatit Vllasi, kishe paraparë edhe vrasjen e njerëzve kryesorë të shtetit. Në listën e saj përfshiheshin politikanë ndër dekada, si dhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ish-kryeministri Isa Mustafa, kryeparlamentari Kadri Veseli, kreu i AKR-së Behgjet Pacolli etj.

Anëtari tjetër i Vetëvendosjes, Xhevat Bislimi, në një bisedë telefonike për Gazetën Express tha se është intervistuar nga Prokuroria Speciale për dyshimet se është përfshirë me organizatën terroriste “Syri i Popullit”, por, sipas tij, kjo organizatë është sajuar nga pushtetarët për të implikuar kundërshtarët e tyre politikë. Tutje tha se organizata nuk ka të bëjë as me të e as me Sadri Ramabajën.

“Ajo organizata s’ka të bëjë as me mu as me Sadri Ramabajën, ajo është një sajesë e këtyre pushtetarëve me impliku kundërshtarët e tyre politikë, me ba fushata me na terrorizu kapak sa të mujn qeshtu”, ka thënë Bislimi të dielën për Express.

Po ashtu, Bislimi ka thënë se nuk është në dijeni nëse Ramabaja i ka përdorur dokumentet e tij gjatë tentimit për t’u arratisur në Itali.

Sadri Ramabaja dyshohet për kryerjen e dy veprave penale: Tentim vrasjeje të përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës dhe Përgatitje të veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës. /Gazeta Expres/

Thaçi i zhgënjyer me ndërkombëtarët rreth Gjykatës Speciale

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ngritur dyshime rreth drejtësisë që mund të vendosë Gjykata Speciale për krime lufte në Kosovë.

Këto qëndrime, Thaçi i ka shprehur gjatë prezantimit të raportit për perceptimin publik rreth Gjykatës Speciale, të organizuar nga disa organizata joqeveritare në Prishtinë.

“Gjykata Speciale do të jetë vetëm një pikë drejtësi në detin e padrejtësive që kanë ndodhur në Kosovë”, ka thënë ai, duke shtuar se “shqiptarëve po u rritet pakënaqësia, ndërsa serbëve dhe Serbisë po u rritet entuziazmi”.

Thaçi ka potencuar faktin se kjo Gjykatë po shihet me shumë rezerva nga shqiptarët, pasi që do të merret vetëm me hetimin dhe gjykimin e rasteve të supozuara të krimeve të kryera nga ish-pjesëtarët e UÇK-së ndaj popullatës civile serbe.

“Të gjithë flasin dhe punojnë që askush të mos jetë mbi ligjin”, theksoi Thaçi. Por, tani, sipas tij, me krijimin e kësaj Gjykate e cila do të merret vetëm me hetimin dhe gjykimin e krimeve të supozuara vetëm të njërës palë, kjo ka nënvizuar ai, nga shqiptarët shihet me mosbesim.

Kjo Gjykatë, sipas presidentit të Kosovës, “mund të sjellë privim të disave nga liria, por jo drejtësi dhe pajtim ndëretnik”.

Sidoqoftë, Thaçi i ka vlerësuar edhe anët, sipas tij, pozitive të instalimit të kësaj Gjykate ndërkombëtare.

“Gjykata Speciale nuk është disavantazh, por është avantazh për Kosovën. Shpesh thuhet se për Kosovën qëndron një re e zezë që duhet ta largojmë. Por, të jem i qartë, atë re të zezë e ka krijuar Serbia”, tha presidenti Thaçi.

E njohur me emrin Gjykata Speciale për krime lufte, mandati i saj përkufizohet kryesisht në hetimet dhe gjykimet e rasteve të pretenduara të krimeve të luftës nga ana e disa ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndaj pjesëtarëve të komuniteteve pakicë dhe kundërshtarëve, që përfshinë periudhën kohore nga viti 1998 e deri në fund të vitit 2000.

Këto pretendime fillimisht ishin ngritur në raportin e senatorit zviceran, Dick Marty të prezantuar para Këshillit Evropian.

“Publikimi i raportit të Dick Martyt nuk ka qenë aksidental, por i motivuar politikisht sepse u publikua një ditë pas publikimit të rezultateve 2010”, ka thënë Thaçi.

Ai ka sqaruar se institucionet e Kosovës e kanë votuar Ligjin për themelimin e kësaj gjykate, ngase atë kohë, kishte presione ndërkombëtare.

“Pranova që ta udhëheq një proces të padrejtë historik ndaj Kosovës”, tha Thaçi, ndërkohë që tha se ka mbetur i zhgënjyer me bashkësinë ndërkombëtare në periudhën pas miratimit. Sipas tij, Kosova i kryejti obligimet e veta, por zotimet nuk i çoi në vend faktori ndërkombëtar.

Dyshohet se donte të vriste liderët e Kosovës – Sadri Ramabaja dërgohet në Gjykatë

Sadri Ramabaja, i dyshuar për përgatitje të vrasjeve të përfaqësuesve të lartë të Kosovës, sot është sjellë para organeve të Drejtësisë në Prishtinë ku dhe ka filluar seanca kundër tij.

Ai dje është depërtuar nga policia shqiptare në Kosovë.

Ramabaja ishte arrestuar në portin e Durrësit me një pasaportë me leje qëndrimi franceze, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

Ramabaja, ish-kandidat për deputet nga Vetëvendosje, dyshohet të jetë anëtar i organizatës “Syri i Popullit”, e cila vjet doli me një listë emrash që, sipas saj, duhej të likuidoheshin në Kosovë, raporton “Koha Ditore”.

Njëri nga anëtarët e kësaj organizate, Murat Jashari, tashmë është në paraburgim me akuzën për tentim vrasje ndaj Azem Vllasit.

Dyshohet se Ramabaja ka pasur bashkëpunim me Jasharin.

Ramabaja ka jetuar një kohë të gjatë në Zvicër, e në Kosovë pas luftës ka zhvilluar aktivitete politike edhe në AKR-në e Behgjet Pacollit.

NJË DREQ KA HYRË NË TRUPIN E PDK-së – Prof. dr. Binak Maxharraj

A din kush me m’kallxue se çka po ndodh keshtu me PDK-ne, i kane hy te dridhurat ne bark. Nuk don me ndejte kush ma ne PDK. Disa veç po largohen, bile edhe disa figura te fuqishme te PDK-së. Vetem sot lexova se nga kjo Parti iken:

1.Prof.dr JUSTINË PULA, dikur kolegia e ime nga Fakulteti. Dha doreheqeje te parevokueshme nga te gjitha funksionet ne PDK. S’e di veq po thame dicka pa lidhje, se ç’iu desh valle nje profesoreshe te shkelqyer,te respektueshme nga te gjithe,por edhe e nje familje te mrekullueshme gjakovare te futet ne PDK, atje ku me se paku e ka pasë vendin, te shkoje ne ate Parti qe askush nuk di se çka ka qene dhe çka eshte. Perziemje e madhe po ndodhe aty, po i hup votat, po e hup elektoratin. Mileti e ka pa me sy se kush krejt eshte aty.

2.XEVDET SMAKIQI, fluturoi,fluturoi jo per hava por nga PDK-ja dhe u rras ne NISMA dhe,

3.Ismet Halimi,i cili ,gjithashtu,i revoltuar nga Klanet Pronto shkoj drejte e ne LDK.

Pra,nese PDK nuk ndalet per me e pa vehten se ku eshte,dhe cka eshte lumi i te ikurve s’ka mbarim e sodomos tashti kur Partine e rrembeu me Qyke te zorit Kadri Veseli.

Tre zëvendësministrat nga Kosova të emëruar në Qeverinë Rama, njihuni me profilin e tyre

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka publikuar sot listën e zëvendësministrave në Qeverinë e Republikës së Shqipërisë. Bazuar në këtë listë, në Qeverinë e Shqipërisë, risia e emrave të zv/ministrave ishin edhe tre emrat nga Kosova. Valbona Shujaku emërohet zv/ministre e Kulturës, Hajrulla Çeku – zv/ministër i Turizmit dhe Mjedisit, ndërsa Besa Shahini në Ministrinë e Arsimit, shkruan KultPlus.

Valbona Shujaku vjen nga Prishtina – aktualisht e angazhuar në drejtorinë e Kulturës në Komunën e Prishtinës, ndërsa tani e emëruar zëvendësministre në Ministrinë e Kulturës në Shqipëri në Qeverinë e re të Edi Ramës.

Hajrulla Çeku vjen nga Prizreni – ai është aktivist i shoqërisë civile dhe mbrojtës i trashëgimisë kulturore dhe gjithashtu drejton organizatën EC Ma Ndryshe, organizatë me bazë në komunitet që angazhohet për mbrojtjen e qyteteve të Kosovës. Ka përfunduar studimet master në qeverisje dhe zhvillim lokal. Ai njihet edhe si autor i shumë shkrimeve që lidhen kryesisht me problemet sociale. Çeku tashmë zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit, dhe i njëjti e ka konfirmuar se i është besuar kjo detyrë.

Ndërsa Besa Shahini e cila vjen nga Prishtina – tashmë e emëruar zëvendësministre e Ministrisë së Arsimit në Shqipëri, është analiste dhe hulumtuese e çështjeve të integrimit evropian dhe politikave arsimore. Deri në verën e vitit 2015, Besa ka punuar si analiste me oganizatën me bazë në Berlin, Inciativa Europiane për Stabilitet (ESI). Ajo herë pasë herë ligjëron dhe shkruan për gazetat ditore në Kosovë. Besa ka master nga HertieSchoolof Governance në Berlin.

Shahini pas marrjes së detyrës nga Edi Rama ka konfirmuar marrjen e detyrës dhe ka folur rreth punës që do ta bëjë në fushën e arsimit në Shqipëri.

“Kryeministri Rama sot më emëroi zëvendësministre të Arsimit në qeverinë shqiptare. Ndihem e nderuar që puna ime e deritanishme në fushën e arsimit vlerësohet si aset në qeverinë e Republikës së Shqipërisë. Shpresoj që kontributi im të çojë tek përmirësimi i mëtutjeshëm i shkollave dhe arsimit në Shqipëri. Marrë parasysh që standardet e arsimit shqip vendosen në Tiranë, arritjet atje domosdoshmërisht do të ndikojnë në përmirësimin e arsimit në Kosovë dhe vendet e tjera shqipfolëse në rajon. Punën time në Shqipëri e shoh si thellim të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe tejkalim të kufijve në interes të përfitimit të përbashkët të shqiptarëve”, ka shkruar Shahini.

Bie bora e parë në Kosovë, si do të jetë moti sot

Gjatë fundjavës do të mbajë mot i vranët dhe i ndryshueshëm, bënë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sonte parashihet të ketë riga shiu derisa nesër pritet të ketë reshje shiu të intensitetit mesatar. Në viset malore reshjet e shiut kanë mundësi të jenë të përziera me borë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin nga  8-14 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike mbetet e ulët nën vlerat e normales. Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja,  shpejtësia e së cilës mund të arrijë deri 11m/s.

Sot që nga orët e hershme të mëngjesi ka filluar të bie bora e parë në gjithë vendin. Bora mund të vërehet më shumë në vende rurale, ndërsa në kryeqytet, po bie me një intensitet më të ultë.

Kosova është lodhur?! – Nga Skënder MULLIQI

Shumica janë lodhur në këtë vend të lodhur në secilin plan të jetës dhe të punës.Thellë në mbrendi të trupit dhe të qenjës jemi mbushur më derte të jetës të cilat na kan lodhur fizikisht, shpirtërisht , emocionalisht…Kolumnet si zakonisht publikut i sjellin një llojë të shikimit dhe të sqarimit të aktualitetit politike, ekonomik dhe socialë …Shumë deri më sot kam bërë komente të ndryshme më qëllimin më të mirë.Parësore për mua kan qenë dhe janë fenomenet e jo njerëzit.Shkruesi I këtyre shkrimeve është lodhur edhe me shumë kolegë të tjerë.Dhe, kjo lodhja jonë nuk don të thotë ama bash asgjë sikur gjithë këto negativitete të cilat e kan vërshuar Kosovën të kthehen ne pozitivitete. Duket së pak gjë do të këtë nga kjo punë ! Sikur ky popull është mësuar të vuaj, sikur kurrë nuk po mëson nga pësimet .Shumica janë mërzitur, mllefosur, demoralizuar dhe të gjitha këto nuk po vlejnë ama bash asgjë në këtë shoqëri .Jemi lodhur të gjithë më zgjedhje pas zgjedhjeve nacionale dhe komunale , të cilat nuk sollën deri me sot ndonjë të mirë për këta njerëz të këtij nënqielli.Pamë kandidatura , pamë logo , pamë spote dhe koncepte bajate politike .Pamë jo seriozitet , pamë dhe shijuam në lëkurën tonë shumë të keqija gjatë këtyre viteve që as shtaza nuk i ban.Elitat politike në pushtete futën në funksion të gjitha makinerinë propagandistike karshi të gjitha vlerave shoqërore .E gjithë kjo bëri që në vend të stabilitetit politik dhe stabilitetit ekonomik të kemi jo stabilizim te duhur të shoqërisë , dhe të kemi edhe tradhëti karshi qytetareve dhe shtetit.Po iu bëjmë ende aplaudime njerëzve të njejtë në pushtet , të cilët grabitën qdo të mirë materjale ..Fjala mafi për qudi ka marre konotacion pozitiv , ne vend të ndeshkimit .Jemi bërë inert karshi kësaj klase politike reakcionare të cilat nuk I kan dy lidhje së qka është politika dhe qka është shteti .Kan vërshuar fytyrat karikaturale të cilat janë bërë për transport mbeturinash. Jemi lodhur nga partitë politike të pa ndonjë concepti të duhur politik dhe zhvillimor.Kosova është lodhur nga këta liderë.Kjo qka po I servohet Kosovës nga kjo kastë politike është mjerimi ynë , është fati ynë I keq.Ky popull i lënë pas dore po gjindet ashtu si po dinë dhe po mundet.Populli është lodhur nga historia të cilën sikur nuk po e kupton dhe të cilës po i quditët…Kosova është lodhur nga fabrikat të cilat nuk po punojnë dhe as që do të punojnë , së nuk ka kush ti vën në funkcion dhe as ti ndërton te rejat.Kosova është lodhur nga zbrazja e qyteteve dhe e fshatrave duke mbetur gjithnjë e më shumë në pleqë e plaka.Shkollat gjithnjë e më shumë po mbesin më me pake shkollarë. Kosova ka mbetur në margjinat e civilizimit të cilin kurrë deri më sot nuk arriti ta prek si duhet…Kosova është lodhur nga përqarjet politike, përqarjët krahinore e regjionale .Kosova ka mbetur shumë largë Evropës , sepse në pushtet janë ngjitur ata të cilët e dojnë një Kosovë vetëm për vete. Unë do tu lutesha të gjithë njerëzve të vullnetit të mirë, që bashkarisht pa dallim partishë politike pa dallime krahinore të bëhemi pjesë active e shoqërisë, së vetëm kështu edhe mund ta ndryshojmë gjendjën për të mirë, së jeta shpejt po kalon.Ti lirohemi nga iluzionet dhe nga mashtrimet të cilat po na servohen që shumë kohë. Jeta , shoqëria dhe politika bëhën vëtem më njerëz të ditur . Jemi lodhur më zgjedhje sterile , më politikëbërje si lopa që ban baglën .Mos ta fundosim jetën dhe të ardhmen e brezave që po vijnë .Vlenë që të luftojmë deri në fund për një jetë më të mirë dhe më të begatshme .Kosova mundet dhe ka kapacitete që shumë më mirë të organizohet .Ti lutemi të gjithë Zotit që të bëhët mirë, së edhe lodhja si barrë e rëndë mbi supe sado pakë na kalon !

Në mediat e huaja si e tallin përleshjen mes Milaim Zekës e Frashër Krasniqit

Ngjarja që ka bërë bujë në gjithë Kosovën, u ka rënë në sy edhe ndërkombëtarëve. Fjala është për përleshjen mes dy deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Milaim Zekës dhe Frashër Krasniqit

DailyMail e ka komentuar ngjarjen si ngjarje shumë zbavitëse, të cilën një televizion në Kosovë e ka publikuar.

Ata duket se ia kanë huqur keq me shkrimin e lajmit e sidomos me partinë e Zekës. Ata kanë shkruar se Milaim Zeka është anëtar i partisë kryesore në Kosovë, Partisë Demokratike, e që në fakt ai është pjesë e Nismës për Kosovën, por që si parti kanë garuar së bashku në zgjedhjet parlamentare në Kosovë (PDK-AAK-NISMA). Nuk kanë munguar as komentet e lexuesve të këtij portali. Këto janë komentet e përzgjedhura. Njëri prej lexuesve është tallur duke e quajtur këmishën e Frashër Krasniqit si ‘krim në vete’.

Ben nga Holanda ka shkruar: Një popull i tërë ka votuar për këta fëmijë të rritur?

Realfacts, nga Tailanda ka shkruar: Nëse Trump mund ta kishte goditur kështu Hillarin. Kjo do të ishte epike.

Klb, nga Mbretëria e Bashkuar ka shkruar: Çift patetik i idiotëve. Duhet ta kenë bërë vendin e tyre shumë krenar që i kanë këta.

Dallas100, nga Mbretëria e Bashkuar ka shkruar: Persekutojeni këtë politikanin me këmishë ngjyrë rozë. Ai e nisi i pari gjithë këtë. Po ashtu, shqyrtojeni mundësinë për ta çuar në burg sepse ky është një shembull jashtëzakonisht i keq për elektoratin e Kosovës dhe vetë këta si politikanë. Si mundet një politikan të kontribuojë në vendosjen e ligjeve brenda një vendi kur ai vetë nuk u përmbahet. Prandaj, ai meriton dënim më të ashpër sesa një njeri i zakonshëm.

JamesN55, Mbretëria e Bashkuar: Ai me këmishën ngjyrë rozë duhet të futet në burg për sulm. Ai e filloi atë. E David Snderson ia kthen me replikë: Kjo këmisha e tij është krim në vete.

Bill_m, nga Shtetet e Bashkuara ka shkruar: Kam menduar se kjo është e zakonshme vetëm në Japoni, Kore dhe Tajvan!

Passajuba, nga Jemeni ka shkruar: Kjo është gjëja më e mirë që ata kanë mundur të bëjnë për të treguar paaftësinë e tyre. /gazetablic/

Temat:

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/ne-mediat-e-huaja-talle-me-kete-detaj-ne-perleshjen-mes-milaim-zekes-e-frasher-krasniqit-443937/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Haradinaj përballet me kërkesën e opozitës për shkarkimin e Rikalos

Nenad Rikalo dhe Ramush Haradinaj

Me kërkesë të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kryeministri Ramush Haradinaj është paraqitur në interpelancë në Kuvend për të informuar deputetët rreth akuzave publike të shfaqura nga disa banorë të lagjes Dardania në Prishtinë ndaj ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo. Ai vjen nga Lista Serbe, si pjesë përbërëse e koalicionit aktual qeverisës.

Ministri Rikalo, sipas deklaratave të këtyre qytetarëve të publikuara në mediat lokale, akuzohet për sjelljet e tij abuzuese ndaj fqinjëve gjatë periudhës së vitit 1999. Ai, sipas këtyre banorëve, ishte përfshirë në disa raste të keqtrajtimeve ndaj qytetarëve të Prishtinës.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka sqaruar para deputetëve në Kuvend se kam kërkuar informata nga Prokuroria e Shtetit, Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe Policia e Kosovës lidhur me pretendimet e qytetarëve për përfshirjen e tij në aktivitetet e përmendura më sipër, por sipas tij, nuk ka asnjë informatë se i njëjti ka qenë i përfshirë në rate të tilla.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti kërkoi nga kryeministri Haradinaj shkarkimin e ministrit Rikalo. Ai tha se seanca është thirrur si mundësi që Haradinaj të japë sqarime rreth këtyre akuzave publike. Dyshimet e qytetarëve, nënvizoi ai, duhet të trajtohen drejt.

Andaj, LDK, theksoi Hoti, kërkon shkarkimin e Rikalos dhe vazhdimin e hetimeve ligjore ndaj tij.

Ndërkaq, kryeministri Ramush Haradinaj tha se nga momenti kur i ka dëgjuar akuzat e qytetarëve ai ka kërkuar sqarime nga institucionet kompetente.

Drejtoria për Inteligjencë dhe Analizë e Ministrisë se Punëve të Brendshme është përgjigjur; nuk ka raste të raportuara në sistemin informativ të Policisë së Kosovës. Nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) kam marrë ketë përgjigje; në lidhje me kërkesën e parashtruar, ju informojmë se në databazën e PSRK nuk evidentohet asnjë shënim apo rast që ka të bëjë me informacione që po qarkullojnë për personin Nenad Rikalo. Edhe Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI) nuk ka dorëzuar ndonjë informatë në Prokurorin e Shtetit për veprën e dyshuar krime lufte të raportuar në media për personin Nenad Rikalo“, tha Haradinaj.

Po ashtu, kryeministri Haradinaj tha se edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut nuk ka asnjë dëshmi që Nenad Rikalo ka kryer krime gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Më herët edhe vet ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rikalo, anëtar i Listës Serbe i ka cilësuar fushata të rrejshme raportimet për të dhe konstatimet se ai ka keqtrajtuar fqinjët shqiptarë në lagjen Dardania të Prishtinës, gjatë kohës së luftës, në vitin 1999. Përmes një deklarate me shkrim, ai ka theksuar se të gjitha këto, janë informata të pasakta.

Milaim Zeka dyshohet se mashtroi 920 kosovarë me viza punësimi në Gjermani

920 kosovarë kanë provuar të emigrojnë në Gjermani me viza pune nëpërmjet një agjencie punësimi e cila në fakt ishte një skemë mashtrimi e deputetit Milaim Zeka dhe partnerit të tij, Ilir Krasniqi. Aplikantët kanë paguar nga 50 euro deri në 3500 euro për një vizë pune. Por, në vend të punësimit janë gjendur brenda një skeme mashtrimi. Insajderi ka hulumtuar për më shumë se dy muaj këtë rast. Prokuroria ndërkohë ka nisur hetime. Zeka po hetohet për krim të organizuar, mashtrim dhe shmangie nga tatimi. Partneri i tij ndodhet në paraburgim.

[Milaim Zeka dyshohet se mashtroi 920 kosovarë me viza punësimi në Gjermani]

Më 9 mars të vitit të kaluar, Milaim Zeka kishte prezantuar në emisionin e tij “Pa Rrotlla” një biznesmen shqiptar të suksesshëm dhe të pa korruptuar.

Ilir Krasniqi, tregonte në emisionin e Zekës që transmetohej në RTK, se si një ministër kosovar i kishte kërkuar 3 milion euro ryshfet atij dhe partnerëve gjermanë, për një investim në KEK.

 

Por, asnjëri nuk ia përmendin emrin për “çështje etike”.

Me diksion krejtësisht të njëjtë, ata bisedonin për këtë investim të mbetur në tentativë si pasojë e një ministri të korruptuar.

Kurrë nuk kanë treguar se kush ishte ky ministër. As nuk kishin shkuar në Polici për ta denoncuar.

Kjo intervistë në fakt kishte një qëllim tjetër: prezantimin e Krasniqit si biznesmen kredibil për t’i hapur rrugë një skeme mashtrimi që po përgatisnin ata dy. Po promovohej një mashtrues me të cilin Zeka kishte hyrë në ortakëri.

Rreth një muaj para kësaj interviste, Zeka e Krasniqi kishin hapur një agjenci për punësimin e kosovarëve në Gjermani. Kompania ka funksionuar më shumë se një vit.

Gjatë kësaj periudhe Milaim Zeka dhe Ilir Krasniqi me anë të kompanisë së tyre kanë mashtruar 920 kosovarë. Atyre u janë marrë nga shuma të ndryshme parash prej 50, deri në 3500 euro.

Certifikata e biznesit

U ishin premtuar viza pune në shtetin më të zhvilluar në Evropë.

Por, në vend të punësimit, këta 920 kosovarë kanë humbur ato pak kursime që kishin. Paratë kanë përfunduar në xhepat e Milaim Zekës dhe partnerit të tij.

Deputeti Milaim Zeka, së bashku me partnerin e tij, Ilir Krasniqin kishin hapur një agjenci punësimi të quajtur “Ilir Krasniqi e Milaim Zeka OP”, me numër biznesi 1284891.

Firma ishte regjistruar më 2 shkurt 2016 në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë. “Zyra e punësimit” ishte hapur në të njëjtin ambient me zyrat e portalit “Pa rrotlla” në lagjen “Pejton” në Prishtinë.

Stafi i zyrës kishte mbajtur në krah karta identifikimi me mbishkrimin “Pa Rrotlla”.

Ndërkohë, Zeka ishte tërhequr me letra nga firma me arsyetimin se është person publik. Këtë e ka pohuar partneri i tij, që tashmë ndodhet në paraburgim.

Firma tashmë quhej “Ilir Krasniqi O.P”.

Mashtrimet e Zekës dhe Krasniqit me këtë agjenci tashmë kanë përfunduar. Një hetim penal që kishte nisur kundër Krasniqit është zgjeruar edhe kundër Zekës.

Bazuar në dëshmitë e shumë prej viktimave, deputeti i Nismës për Kosovën, po hetohet si mashtrues i kosovarëve nevojli.

Nga vepra e mashtrimit dhe shmangie nga tatimi, rrjedh vepra e krimit të organizuar. Për krim të organizuar Zeka po hetohet nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Për këto vepra po hetohen edhe Ilir Krasniqi dhe bashkëshortja e tij, Fixherije Krasniqi.

Insajderi për më shumë se dy muaj ka hulumtuar aferën e mashtrimeve nga Zeka dhe partneri i tij, Ilir Krasniqi. Ka zbuluar mashtrimet si dhe përpjekjet e Zekës për të fshirë gjurmët.

Zeka fshiu gjurmët në portalin e tij

Zeka është kujdesur që të gjitha njoftimet e kompanisë të botuara në portalin e tij, “Pa Rrotlla” të fshihen. Por, këto njoftime kanë mbetur në faqen e portalit “Bota Press”, në të cilat citohet portali i Zekës.

Viktimat e mashtrimit i kanë treguar Insajderit përvojat e tyre prej ditës së aplikimit, deri në momentin që kishin vendosur të deklaroheshin publikisht për këto mashtrime.

A. B., nga Gjakova kishte aplikuar për vizë një vit më herët. Ai ka faturën e një pagese prej 1050 euro në zyrat e portalit “Pa Rrotlla” që gjendet në Pejton, në rrugën “Pashko Vasa” në katin e dytë të një ndërtese në të cilën gjendet kompania e sigurimeve “Sigal”.

Zyrat janë në pronësi të deputetit, Milaim Zeka.

Ai ka treguar për Insajderin detajet e aplikimit, kontratën që nuk i ishte dhënë kopje, dëftesën e pagesës dhe talljet e pronarëve me paratë e tij.

Ka thënë se posa kishte paguar për vizën, gjithmonë ishin gjetur arsyetime për “vonesat e daljes së vizës së punës”.

Viktima të mashtrimit janë deklaruar edhe Baki Thaçi, Drita Zeneli, Fahrije Huskovski, e Veprim Bojaj.

Në kohën kur Insajderi po hulumtonte rastin e mashtrimit, është aktivizuar edhe Prokuroria. Fillimisht është arrestuar dhe paraburgosur Ilir Krasniqi. Ndërkohë, javën e kaluar rasti ka kaluar në Prokurorinë Speciale e cila ka zgjeruar hetimet edhe kundër Milaim Zekën dhe Fixherije Krasniqin.

Hetimi i Prokurorisë

Insajderi ka siguruar këtë aktvendim të prokurorit, Afrim Shefkiu. Në të jepen detaje fillestare të dyshimeve për mashtrimet e Milaim Zekës, Ilir Krasniqit dhe bashkëshortes së tij, Fixherije Krasniqi.

Në aktvendim thuhet se ekziston dyshimi i arsyeshëm se që nga viti 2016 e deri në mars të vitit 2017, Milaim Zeka, Ilir Krasniqi dhe Fixherije Krasniqi si grup i organizuar kriminal, i udhëhequr nga Ilir Krasniqi, kanë ndarë detyrat, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror.

“Fillimisht të pandehurit Ilir Krasniqi e Milaim Zeka me datë 02.02.2016, kanë regjistruar biznesin ‘Ilir Krasniqi e Milaim Zeka OP’, me numër biznesi 1284891, si agjenci punësimi…, kanë paraqitur fakte të rreme kinse për punësimin e qytetarëve të Kosovës në Gjermani”, thuhet në aktvendim.

“Përmes reklamave kanë joshur qytetarët që të aplikojnë në zyrat e tyre në lagjen ‘Pejton’ në Prishtinë, e që me këtë aktivitet kriminal është përfshirë edhe e pandehura Fexhrije Krasniq, për përgatitjen e dokumentacionit për punë në Gjermani, në biznesin e saj.., për rregullimin e kopshteve”, pretendon Prokuroria.

Prokurori saktëson se Milaim Zeka e Ilir Krasniqi, kanë mashtruar rreth 920 aplikues, duke u marrë shuma të caktuara parash.

Prokuroria ka arritur deri tash të vërtetojë se Zeka e Krasniqi kanë përfituar me anë të mashtrimit 249 mijë e 700 euro.

Me përfitimin e kundërligjshëm të kësaj shume parash, deputeti Milaim Zeka dyshohet se ka dëmtuar Republikën e Kosovës duke mos i paguar tatimin.

Ata kanë deklaruar në ATK zero qarkullim, ndërkohë që në zyrat e tyre merrnin para në dorë nga aplikuesit.

Si pasojë, i janë shmangur detyrimeve tatimore.

“Pas shqiptimit të gjithëmbarshëm të shkresave të lëndës…, si dhe listës së të dëmtuarve.., dëshmitarëve, ekziston dyshim i arsyeshëm se të pandehurit kanë vepruar si grup i organizuar kriminal me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror dhe mashtrim të personave të interesuar për punësim në Gjermani”, shkruan në vendimin e prokurorit për zgjerim hetimesh.

“Po ashtu duke mos i kryer obligimet tatimore ndaj shtetit të Kosovës, për transaksionet financiare të bëra në mënyrë fiktive, i janë shmangur dhe tatimit ndaj shtetit të Kosovës”.

 

Njoftimet në media për punësim

Fillimisht kompania e Zekës dhe Krasniqit ka dërguar disa persona në gjermani. Madje ka publikuar listën e tyre në portalin “Pa Rrotlla” dhe në portalin “Bota Press”.

Me anë të pagesave për avokatë, janë punësuar disa persona në firmën e Fixherije Krasniqit në Gjermani.

Ky fakt është përdorur si karrem për të interesuarit tjerë.

“A. B. i ka treguar Insajderit se së bashku me gjashtë shokë të tij nga Gjakova kanë paguar nga një mijë e 50 euro në firmën e Milaim Zekës.

“Kur kemi shkuar në zyrë në Pejton, diku 60 persona kemi qenë duke pritur në rend për të aplikuar dhe kryer pagesat”, i ka thënë ai Insajderit.

Ai ka thënë se fillimisht për aplikim kanë paguar nga 50 euro dhe më vonë nga 1. 000 euro tjera.

Kontratat e nënshkruara me Fixherije Krasniqin, A. B. thotë se nuk u janë dhënë aplikuesve me arsyetimin se nuk po punonte printeri. Por, ata kanë arritur t’i fotografojnë me telefon dhe t’i ruajnë si dëshmi.

U ishte premtuar se do të ftoheshin për marrje të vizave dhe do të paguhej shuma tjetër. Totali ishte 3500 euro. Por, A. B. kurrë nuk ka marrë telefonatë për t’u pajisur me vizë.

 

Refuzimi për t’i kthyer paratë

Përkundrazi, pronarët kanë refuzuar shumë herë t’u përgjigjen telefonatave të tij.

Ndërkohë disa prej viktimave të Zekës dhe Krasniqit kanë shkuar në Polici dhe e kanë denoncuar rastin. Por, Zeka fillimisht nuk është prekur fare. Bile, së bashku me një hetues kanë drejtuar hetimet kundër partnerit të tij.

Ilir Krasniqi, kishte biseduar shumë herë me Zekën me telefon duke i kërkuar që mos ta ngarkonte vetëm atë me lidhjet që ka me Polici. Insajderi posedon biseda të tyre.

Krasniqi është arrestuar dhe paraburgosur një muaj më herët. Ai u ka thënë hetuesve se gjithçka ka bërë me Milaim Zekën.

Krasniqi ka thënë se gjysmën e parave i ka marrë Milaim Zeka. Ka treguar edhe për marrëveshjen me Zekën që emri i tij të hiqet nga “agjencia e punësimit”.

“Unë se bashku me Milaim Zekën më datën 2 qershor 2016 e kemi hapur këtë agjenci. Jemi marrë vesh me të që të mos figurojë emri i tij për shkak se është figurë publike dhe se kjo firmë të shkruhet vetëm në emrin tim”, ka thënë Krasniqi para gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Ai ka thënë se nuk e ka ditur se veprimet e tij janë të ndaluara me ligj derisa e kishte thirrur Policia. Aso kohe ndodhej në Gjermani. Kishte ardhur dhe ishte paraqitur në Polici. Më vonë i ishin vënë prangat.

Ai ka mohuar se ka mashtruar ndonjë person. Ka thënë se 27 aplikantë janë pajisur me viza.

“Nuk e kam mashtruar askënd. Mbi 27 aplikantë kanë marrë viza pune në Gjermani. Përmbi 70 veta kanë aplikuar në Ambasadë dhe betohem para gjykate se deri më 30 shtator 2017 të gjithë atyre që dëshirojnë me i tërheq paratë do tua jap”, është zotuar ai.

Tashmë është vonë për një gjë të tillë, pasi hetimi është shtrirë pos kundër Milaim Zekës edhe kundër bashkëshortes së tij, Fixherijes.

Familja e Ilir Krasniqit dhe avokati i tij, nuk kanë pranuar të flasin për rastin me arsyetimin se është nën hetime.

Milaim Zeka i ka thënë Insajderit se ai e ka iniciuar rastin në Polici. Ka thënë se nuk ka lidhje me këtë punë dhe është shprehur siç ka thënë ai i lumtur që ka nisur hetimi.

“Kurrë me Ilir Krasniqin nuk kam punua përpos që Ilir Krasniqi ka qenë me qira tek zyrat e mija dhe fillimisht e kemi pas hapur një biznes së bashku për kthim të dokumenteve por biznesi ka qenë inekzistent d.m.th. asnjë veprim nuk është bërë në emër të biznesit”, ka thënë Zeka.

Zeka ka thënë se dy muaj pas themelimit të biznesit e ka dërguar kërkesën për shuarjen e tij, por se sipas tij, Ilir Krasniqi nuk ka pranuar ta nënshkruaj pjesën e partneritetit.

“Veprimet Iliri nuk i ka bë në emër të biznesit. Veprimet iliri i ka bë në emër të vetin dhe të bashkëshortes së tij Fixhërije Krasniqi”, ka thënë ai.

“Unë jam tërhjek nga ky biznes por nuk kemi pasur kurrfarë aksioni, kurrfarë veprimtarie kurrfarë konto dhe kurrfarë numri fiskal. Puna për të cilën akuzohet është punë absolut që nuk ka lidhje me mu përveç që Iliri kur ka mashtruar njerëzit ju ka thanë unë e kam biznesin bashkë me Milaim Zekën për shkak të abuzimit dhe shfrytëzimit tim”, ka deklaruar Zeka.

Zeka e ka quajtur Krasniqin mashtrues dhe njeri tepër të ndyrë, ani se vetë e kishte prezantuar vetë në emisionin e tij si biznesmen të suksesshëm.

“Nuk dua me rëndu njeriun. Flitet diku që në total që iu ka kthyer pjesës dërmuese. Në total kanë qenë 400 persona. E diku sa më thanë vëllezërit e Ilirit, janë mbet diku me ja u kthyer edhe 100 personave paret”, ka shtuar ai, duke insistuar se kjo është historia e vërtetë.

Frashër Krasniqi qëndron 5 metra larg Milaim Zekës në Kuvend (Foto)

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës tashmë ka filluar.

Në Kuvend tashmë përveç deputetëve tjerë, kanë arritur edhe Milaim Zeka e Frashër Krasniqi, të cilët para pak ditësh patën një përleshje mes vete në një emision televiziv, shkruan Indeksonline.

Ndryshe, Policia e Kosovës ia ka ndaluar Krasniqit që t’i afrohet Zekës 5 metra brenda Kuvendit të Kosovës dhe 100 metra jashtë Kuvendit.

Faza finale e dialogut me kompromise të mëdha

Serbia do të nisë këtë muaj dialogun e brendshëm për çështjen e Kosovës, ku Qeveria dhe Presidenca serbe kanë paralajmëruar formimin e grupeve të përbashkëta për këtë qëllim, shkruan Koha Ditore.

Ndërkaq, Qeveria e re dhe Presidenca e Kosovës, përveç synimeve për ta çuar dialogun në një fazë tjetër, ende nuk kanë prezantuar një platformë se si synojnë ta bëjnë këtë.

Zyrtarë qeveritarë kanë paralajmëruar arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare duke kërkuar që ndërmjetësues të bëhen edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, krahas Bashkimit Evropian.

Në Zyrën e Presidencës së Kosovës kanë thënë se të hënën do të mundë të flasin përkitazi me platformën e tyre për dialogun.

Dialogu me Serbinë është pjesë e programit qeverisës 2017-2021 të kryeministrit Ramush Haradinaj për të cilin sot (e hënë) do të zhvillohet debat parlamentar në Kuvendin e Kosovës.

Prokuroria: Sadri Ramabaja dhe të tjerët përgatitën listën e vrasjes së këtyre liderëve të Kosovës

Sadri Ramabaja, një anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, dikur pjesë e LPK’së, sot, e bëri publike një Ftesë të Prokurorisë Speciale, ku ishte i dyshuar për dy vepra terroriste. E para kishte të bënte me vrasjen e liderëve të Shtetit dhe e dyta me përgatitjen e veprave terroriste.

Krejt këto dyshime, Ramabaja i lidhi me aktivitetin e tij politik dhe anëtarësimin në Partinë e Albin Kurtit, ku ishte asamblist i Prishtinës. Më herët kishte qenë pjesë e Partisë së Behgjet Pacollit, AKR’së.

Ramabaja tha se krejt veprimet e Prokurorisë i ngjajnë me kohën kur ishte marrë nga UBD’a e Jugosllavisë dhe ishte dënuar pse po punonte për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

Edhe emrin e Prokurorit Sylë Hoxha, Ramabaja e lidhi me PDK’në dhe Klanin Pronte.

“Thirrja që më dërgon Prokuroria Speciale e Republikës sime më 25 shtator 2017 nuk është e nënshkruar nga Mehmet Maliqi, por nga një maliq tjetër i të njejtës sortë, të cilin klani PRONTO e ka instaluar në krye të organit më të ndjeshëm të sistemit tone të drejtësisë, e të cilin e quajnë Sylë Hoxha, tashmë i njohur mirë edhe nga rasti Astrit Dehari”, shkroi Ramabaja, në një reagim në FB.

Rasti për të cilin dyshohet Ramabaja ka të bëjë me plagosjen e ish-anëtarit të Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë, Azem Vllasi, i cili tash është avokat. Plagosja e tij kishte ndodhur më 13 mars të këtij viti. I dyshuari kryesor për tentim vrasjen e Vllasit është Murat Jashari, një shqiptar, që jetonte në Zvicër. ]

Prokuroria e ka vendosur në listën e të dyshuarve Ramabajën pasi Murat Jashari kishte pasur takim me Ramabajën pak kohë para se ta plagoste Vllasin.

Madje, i dyshuari Jashari, i cili kishte themeluar një organizatë me emrin “Syri i Popullit” kishte thënë se ekziston një listë me emrat e atyre që do të likuidoheshin. Në atë listë ishin liderët aktualë e deri te ish-udhëheqësit komunistë. Ishte emri i Hashim Thaçit, Isa Mustafës, Kadri Veselit e zyrtarëve të tjerë të Shtetit. Në një intervistë, Presidenti Thaçi kishte thënë se ishte shokuar kur kishte lexuar emrat e atyre që do të vriteshin.

Mirëpo, nuk është vetëm emri i Ramabajës, si i dyshuar për dy vepra terroriste.

Ramabaja zbuloi se në mesin e të dyshuarve janë edhe pesë të tjerë. Në mesin e tyre edhe një deputete e vetëvendosjes.

“Deri tani, nga ljo Prokurori, për këtë motiv, janë marrë në pyetje sit ë dyshuar: 1. Xhevat Bislimi (kryetar i Shoqërisë LËVIZJA); 2. Gafurr Elshani (avokat); 3. Emrush Xhemaili (është thirrë perms telefonit, e natyrisht nuk I është përgjegjur thirrjes dhe pritet arrestimi I tij); Në këtë lisët, si të dyshuar janë potencuar emrat e: 4. Muhamet Kelmendit (professor univerasitar, ish nënkryetari i LPK) dhe  5. Ibrahim Kelmendi (njri nga tre themeluesit e LPK-së, I vetmi I mbetur gjallë e në jetë)”, ka shkruar Ramabaja.

Në një letër të organizatës “Syri i Popullit”, thuhej se do të hakmerret ndaj të gjithë atyre që kanë marrë votën e popullit dhe asgjë nuk kanë bërë për popull, por janë korruptuar e pasuruar.

“Do të hakmerret mbi gjithë ata që në emër të luftërave çlirimtare janë pasuruar dhe për popull nuk kanë bërë asgjë”, shkruan ndër të letrwn e organizatës “Syri i Popullit”.

I pari që kishte drejtuar gishtin kah Ramabaja pwr pwrpilim listash pwr vrasje është nipi i Azem Vllasit, Naseri. Ai kishte thënë se Ramabaja ka hartuar lista të tilla në Zvicër.

“Ti Sadri petokollonashi pse nuk ia bën me dije opinionit të gjer që pas vuajtjes së burgut gjoja se politik gjë çë je konpenzuar nga buxheti i Kosovës si ndodhi që me dokumentacion të rregullt të Serbisë dole në Zvicer gjegjësisht në Bazell me të vetmin qëllim dhe detyrë të përcaktuar nga Stanimiri që të përpilosh lista për likuidim dhe në mesin e tyre ke fut edhe familjar të mi”, ka shkruar nipi i Azem Vllasit, Naseri, i cili kishte qenë pjesë e UÇK’së.

Gazeta Express ka provuar të kontaktojë me Prokurorin e Speciales, Sylë Hoxha, por i njëjti nuk është përgjigjur.

Arkiv – Milaim Zeka me sjellje rrugaçërore ndaj gazetareve!

E sollëm këtë video të disa kohëve më parë ku Milaim Zeka sillet në mënyrë të padenjë ndaj gazetareve,

duke i fyer dhe poshtruar,

një qasje prej misogjinisti të tërbuar,

me fjalë të ulta që mund t’i shqiptojnë vetëm horrat por kurrë figurat publike.

Gazetaret e pyesin për Fatmir Limën, ai nuk lë fjalë poshtruese po ju adresuar.

Pasi kjo video u bë virale asnjë politikan, as prokurori dhe askush nuk e denoi Milazim Zekën goja e të cilit nxjerr vetëm pisllëk.

 

Frashër Krasniqi nuk lirohet, mbahet nën arrest nga Policia: Zeka ka marrë disa lëndime në fytyrë

Deputeti Frashër Krasniqi, i cili u përfshi në një rrahje dje me deputetin e Nismës, Milaim Zeka nuk është liruar siç u raportua nga mediat.

Sipas portalit Periskopi, Krasniqit i janë caktuar 24 orë mbajtje nga Policia.

Gjithçka ndodhi gjatë një emisioni të drejtpërdrejt në Klan Kosova, kur Frashër Krasniqi grushtoi dy herë Zekën, i cili e ofendoi vazhdimisht deputetin e VV-së.

Nga përplasja fizike, Zeka ka marrë disa lëndime në fytyrë.

Pafuqia e institucioneve të Kosovës përballë Demarkacionit

Kryeministri Ramush Haradinaj dhe anëtarët e kabinetit të tij qeverisës, duke bërë betimin, 9 shtator 2017

Kërkesa e Qeverisë së Kosovës drejtuar Bashkimit Evropian që kushti i Demarkacionit të anashkalohet në këtë fazë, në mënyrë që qytetarëve të Kosovës t’u hiqen vizat, sipas analistëve politikë e ka vënë procesin në një paqartësi të plotë.

Studiuesit e çështjeve evropiane thonë se nga veprime dhe kërkesa të tilla, vihet re një konfuzion total se si duhet ecur tutje me çështjen e ratifikimit të Marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, si kusht që i është vënë Kosovës nga Brukseli për heqjen e vizave.

Shenoll Muharremi, njohës i integrimeve evropiane, tha për Radion Evropa e Lirë se tashmë është e qartë se Qeveria nuk ka një plan gjithëpërfshirës sesi të dilet nga kjo gjendje.

Duke folur për veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovë në Bruksel, Muharremi tha se përfaqësuesit politikë të vendit duhet të shpjegojnë planin gjithëpërfshirës, nëse e kanë, dhe të tregojnë pse po i ndërmarrin veprimet kokë më vete.

Duket qartë që ata nuk kuptojnë si funksionon BE-ja dhe politikat e saj“, thotë Muharremi.

Ai thekson se diplomacia e Kosovës po shkon në zyrat e BE-së dhe po kërkon mëshirë, duarthatë, pa asnjë propozim konkret apo ndonjë zgjidhje serioze.

Spektri politik është i ndarë dhe i thyer sa i përket Demarkacionit. Përderisa krerët e disa institucioneve deklarojnë në Bruksel e Uashington që versioni momental është në rregull, Kryeministri dërgon sinjale që ky version është i papranueshëm. Sigurisht BE-ja për momentin po thotë ‘bëjeni mendjen kosovarë se çfarë dëshironi”.

Pra kjo çështje duhet të adresohet e zgjidhjet përbrenda apo në rajon. Nuk duket që Qeveria dhe diplomacia e Kosovës është e akorduar dhe flet njëzëri për këtë punë që ta bindë BE-në ta ndryshojë mendjen, përderisa Mali Zi mbetet një partner kredibil për BE-në dhe SHBA-në“, tha Muharremi.

Ndërkaq, Labinot Greiçevci studiuesit i çështjeve evropiane, thotë se nëse lexojmë me kujdes deklaratën e ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli vihet re një konfuzion total për çështjen e Demarkacionit. E tëra që ai kërkon, sipas Graiçevcit, është prolongimi i çështjes, apo njëfarë lloj moratoriumi.

Por, institucionet e BE-së e kanë bërë të qartë tashmë me dhjetëra herë se pa u zgjidhur çështja e Demarkacionit nuk ka lëvizje të lirë për qytetarët e Kosovës brenda zonës Schengen”.

Prandaj, është e pakuptimtë një kërkesë e tillë. Politikanët, respektivisht qeveritarët janë aty për t’i zgjidhur problemet e qytetarëve, e çështja e Demarkacionit është vërtetë një problem i cili kërkon zgjidhje pa vonesa, sepse është kthyer në një pengesë për lëvizje të lirë të qytetarëve të Kosovës brenda zonës Schengen“, tha Greiçevci.

Se cila do të jetë zgjidhja e këtij problemi, nënvizon Greiçevci, kjo është detyrë e atyre që kanë përgjegjësi publike qeveritare që të gjejnë zgjidhje.

Sipas tij, dy elemente të tjera janë të qarta në këtë drejtim. E para pala tjetër, Mali i Zi e konsideron këtë çështje të zgjidhur dhe nuk lejon rinegocimin e marrëveshjes dhe as riratifikim të ri të kësaj marrëveshje brenda Parlamentit malazias.

E dyta, sipas Greiçevcit, është opsioni i rrëzimit të kësaj marrëveshje në Kuvendin e Kosovës. Por, një vendim i tillë, tërheq vërejtjen ai, do ta vinte Kosovën në një pozitë delikate në raport me aleatët e saj strategjikë (SHBA-në dhe BE-në), kur dihet pozicioni i tyre në raport me marrëveshjen aktuale. Po ashtu, thekson ai, do t’i rrezikonte raportet e mira fqinjësore të Kosovës me Malin e Zi.

Marrë parasysh qëndrimin e Podgoricës, ai thotë se opsioni i rinegocimit duket se nuk është alternativë.

Prandaj, duket se zgjidhjen duhet kërkuar brenda vetvetes. Institucionet e Kosovës duhet që brenda një procesi të brendshëm konsultativ, duke përfshirë edhe punën apo procesin e ‘screening’ që do të bëjë Komisioni i ri qeveritar të gjejnë sa më parë zgjidhjen e këtij problemi“, theksoi ai.

Greiçevci pohon mes tjerash se nëse Qeveria e re e Kosovës nuk do të jetë në gjendje të gjejë zgjidhjen e këtij problemi e pret fati i Qeverisë së kaluar, por me dallimin e vetëm që jetëgjatësia e saj do të jetë edhe më e shkurtër, sesa e asaj të kaluarës.

Marrëveshja për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi është nënshkruar në gusht të vitit 2015 në Vjenë.

Kuvendi i Malit të Zi e ka ratifikuar këtë marrëveshje, ndërsa atë e ka kundërshtuar opozita e mëparshme në Kosovë, përfshirë edhe Ramush Haradinajn, i cili tash është kryeministër i Kosovës.

Komisioni Evropian i ka vënë kusht Kosovës për liberalizimin e vizave, pikërisht ratifikimin Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

KOSOVA DHE FSHIRJA E KUJTESËS HISTORIKE! Nga Jusuf BUXHOVI

“Hapi i parë në likuidimin e një populli është të fshini kujtesën e tij. Shkatërroni librat e tij, kulturën e tij, historinë e tij. Atëherë veni dike të shkruajë libra të rinj, të krijojë kulturë të re, të shpikë një histori të re. Para se të kalojë shumë kohë kombi do të harrojë se çfarë ishte dhe çfarë është…”

Këto fjalë të publicistit të njohur Eduard R. Morrov, të cilat qëndrojnë si moto e “Kosovës” në pesë vëllime (2015), edhe si të shkëputura flasin për vrasjen e kujtesës historike, por edhe të historisë konkrete, me të cilën lidhet qenia e një populli të gjykuar për t’u zhdukur, përvojë kjo e njohur që ka të bëjë me gjenocidet e ushtruara ndaj disa popujve, ku bëjnë pjesë edhe shqiptarët.

Sigurisht se metafora e Morrovit për fshirjen e kujtesës historike si dhe rishkrimin e saj, ka një mesazh tepër dramatik për viktimat e historisë, në mënyrë që ajo të mos u përsëritet.
Për shqiptarët e Kosovës, që brenda një shekulli e gjysmë na politika hegjemoniste e Beogradit, përjetuan tre gjenocide, ndërsa këtij të katërtit (në fundvitet e nëntëdhjeta) i shpëtuan në saje të ndërhyrjes ushtarake të NATO-s të drejtuar nga SHBA-të, kujtesa historike ka rëndësi të veçantë, ngaqë me të lidhet edhe çlirimi, lidhet liria, lidhet edhe demokracia, e mbi të gjitha lidhet krijimi i shtetit të Kosovës, që paraqet të arriturën më të madhe historike të shqiptarizmit.

Dhe, kujtesa historike e shtetit të Kosovës, që si pjesë e Shqipërisë së natyrshme lidhet me mbretërinë dardane si dhe strukturat e saj të shkapërderdhura nën kurorën e Bizantit (principatat dhe zhupanitë e shumta),të cilat i rrënoi pushtimi pesëshekullor osman, krahas kohës së pushtimit nga Beogradi (1912-1999), ka edhe përpjekjet e vazhdueshme për çlirim dhe liri, që si proces i pandalshëm, në binarët historik u vu me krijimin e Lëvizjes Kombëtare te fundviteve të tetëdhjeta dhe atyre të nëntëdhjeta e drejtuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, në të cilën morën pjesë të gjithë shqiptarët pa përjashtim ideologjie dhe përkatësi sociale.

Kjo lëvizje kombëtare ndër më të fuqishmet dhe njëherësh ndër më të suksesshmet e historisë sonë, ka kalendarin dhe arkitekturën e vet politike, që kaloi nëpërmes legjitimitetit të infrastrukturës demokratike të domosdoshme për një shtet të pavarur: Deklaratën për Pavarësi të 2 korrikut 1990, Kuvendin e Kaçanikut të mbajtur më 7 shtator 1990 dhe, sidomos, Referendumin për Pavarësi të 26 shtatorit 1991, ku qytetarët e Kosovës në rrethanat e një kërcënimi policor dhe ushtarak nga soldateska e Beogradit, votuan për pavarësi, me ç’rast iu dha drita jeshile themelimit të shtetit të Kosovës, i cili filloi të jetësohet me zgjedhjet e para pluraliste dhe presidenciale më 24 prill 1992, që për pasojë patën krijimin e Qeverisë së Kosovës dhe atë që u shfaq si shtet paralel, i cili mori përsipër organizimin e jetës institucionale, ku bënte pjesë edhe rezistenca e armatosur, e cila, edhe përkundër vështirësive të njohura të shkaktuara nga përçarjet e brendshme po edhe limitet nga jashtë për “politikën pa luftë dhe luftën pa politikë”, në çastet e domosdoshme, u kthye në mjet të dobishëm të politikës me të cilën u legjitimua edhe ndërhyrja e armatosur ndërkombëtare.
Pra, 26 shtatori i vitit 1991 është themel i shtetit të Kosovës, që u konfirmua me shpalljen e pavarësisë më 17 shkurt 2008.

Por, kujtesa historike e shtetit të Kosovës si dhe datat e saj që u përmendën më lart, jo vetëm që kanë filluar të anashkalohen, por edhe “të harrohen” fare dhe qëllimisht madje nga mohuesit e historisë së njëmendtë nga brenda të lidhur me jashtë, qëllimi i të cilëve është të “dëshmohet” se shteti i Kosovës është një projekt i dështuar politik që nuk e duan as shqiptarët! Kjo u pa më së miri me rastin e 26 shtatorit, ditës së Referendumit për Pavarësi, të aktit historik dhe legjitim të vetëvendosje, kur jo vetëm nuk u shënua kund, por thuajse u injorua fare nga mediet publike dhe të tjerat të mbikëqyrura nga politika mafioze.

Kjo datë e rëndësishme historike madje “u harrua” edhe nga “historianët” si dhe institutet ku ata mrizojnë (ai i Historisë dhe Albanologjisë), ndonëse kanë për detyrë t’i shënojnë këto data me tribuna, botime shkencore dhe libra, në mënyrë që historia e shtetndëritmit të Kosovës të shpjegohet në përputhje me zhvillimet politike e shoqërore si dhe proceset historike shumëshekullore nëpër të cilat ka kaluar, dhe jo sipas përrallave dhe thashethemet e politikanëve zullumqarë që kanë uzurpuar shtetin e Kosovës duke e kthyer në plaçkë të veten dhe mendojnë se ai mund të mbahet dhe të mbijetojë me kiç patriotik, çallme odash, mentalitet feudal, patetikë folklorike si dhe me kultin e përmendoreve të paqëndrueshme shumë prej tyre të shpifura dhe jashtë konsensusit kombëtar, të nxjerra nga depot sot-realiste të Tiranës.

Me këtë qëndrim antihistorik dhe antikombëtar, me logjikën e “Fermës së kafshëve” të Orvellit dhe dokrrat e “qytetarisë amorfe” të diktatit ahtisarian, me të cilën Beogradit në përputhje me Memorandumin e Çubrilloviqit iu dhanë tapitë e drejtës historike mbi trashëgiminë mesjetare, me çka Kosova, pa krishterimin mesjetar që ishte i shqiptarëve nga shfaqja e tij në Ilirik dhe Dardani nga sekulli IV, kthehet në një shtëpi pa themel, me pamjen e një feudi kaçakësh pa kujtesë historike, pa trashëgimi shpirtërore, pa identitet etnik dhe kulturor të një qytetërimi të lashtë antik (dardan-ilir), në një si çorbë e mbetjes otomane dhe hiç tjetër, ku madje zhvlerësohen edhe konceptet intelektuale, shoqërore, që lidhen me ato të Rilindjes kombëtare dhe shtyllave kryesore mbi të cilat qëndronte shqiptarizmi si program politik, që nuk është përmbyllur ende, paçka që ajo që po ngjet tani te me sjelljen tonë përkon me akuzat që Beogradi ka ngritur kundër nesh në memorandumet e akademikëve serbë, atë të vitit 1937, 1944 dhe të vitit 1986!

Dhe, kur Mudrov fliste për shkatërrues të kujtesës historike dhe të historisë, te ne, çuditërisht po ndodh vetë-harresa historike,pa ndodhë vetë-shkatërrimi i historisë, po ndodhë vetë-shkatërrimi i identitetit kulturor dhe shpirtëror (duke u zëvendësuar kombëtarja me fetaren dhe arabizimin brutal të modelit të umës).

Pra, po ndodh vetë-shkatërrimi i shtetit të Kosovës dhe karakterit të tij sekular dhe arsimit laik në përputhje me planet e armiqve të tij shekullor, e me këtë edhe vetë-shkatërrimi ynë!

Dhe, nga mallkim i vetë-shkatërrimit, nuk ka shpëtim, e as fajtor madje!…

Delawie: FSK-ja ushtri jo me ligj, po me Kushtetutë

Qëndrimet zyrtare amerikane në lidhje me çështjet fundamentale politike – prej çështjes së Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi e deri tek procesi i transformimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës në ushtri, nuk kanë ndryshuar me ardhjen e Qeverisë së re të Kosovës, shkruan Koha Ditore.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie, shprehet i vetëdijshëm për kufizimet që ka një qeveri me shumicë të ngushtë parlamentare, por ai po ashtu pret që opozita të ndihmojë në kalimin e çështjeve që nuk janë politikisht kundërthënëse, meqë “Kosova duhet të ecë përpara”.

Në një intervistë për “Kohën Ditore”, Delawie ka sqaruar edhe qëndrimet rreth dialogut me Serbinë, krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, akuzave të ngritura kundër ministrit Nenad Rikalo, keqardhjes së shprehur me përmbysjen e vendimit për decertifikim të kandidatëve me dënime gjyqësore, si dhe efekteve të asistencës amerikane për Kosovën.

Në intervistë, ambasadori Delawie ka dalë në mbrojtje të lirisë së mediave, duke ia tërhequr vëmendjen “secilit zyrtar në Qeveri që të mos bëjë asgjë që do ta kërcënonte pavarësinë e mediave të lira në Kosovë”, për të cilat ka thënë se “janë një element i fortë në këtë vend”.

KD: Z. Ambasador, tani kemi Qeverinë e re. Cilat janë pritjet tuaja nga Qeveria e re dhe sa është realisht e mundshme që Qeveria e re të përmbushë pritjet – si tuajat ashtu edhe të shoqërisë kosovare – duke e pasur parasysh shumicën tejet të ngushtë që e kanë?

Delawie: Jam takuar me shumë ministra të rinj të Qeverisë së re dhe pritja e shpresa ime është se të gjithë ata do të punojnë për avancimin e interesave të Kosovës dhe të qytetarëve të Kosovës, si brenda ashtu edhe në botë. Prioritetet për të cilat e kam fjalën janë sundimi i ligjit, zhvillimi ekonomik dhe siguria; natyrisht janë edhe prioritetet e tjera të brendshme, që Qeveria duhet t’i ketë parasysh.

Për sa i përket çështjes së numrave që ngritët, 61 nga 120 vende është shumica më e ngushtë që mund të jetë dhe prapë të kesh shumicë. Por, duhet ta kesh në mendje qeverinë e kaluar. Kuvendi i fundit kishte shumicë të gjerë, prapë Kuvendi nuk është se ka mundur të arrijë shumëçka. Kështu që shpresoj që Kuvendi i ri, edhe nëse janë vetëm 61, mund të arrijë të bëjë diçka…

Komandanti i FSK-së Rrahman Rama në Ankara

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Turqisë gjenerali, Hulusi Akar priti në takim komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjeneral lejtnant Rrahman Rama

ANKARA – Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Turqisë gjenerali Hulusi Akar priti në takim komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjeneral lejtnant Rrahman Rama.

Rama gjatë vizitës së tij në selinë e Shtabit të Përgjithshëm u prit me ceremoni ushtarake. Pas ekzekutimit të himnit kombëtar të të dy vendeve, Rama përshëndeti gardën ceremoniale.

Pas ceremonisë Akar dhe Rama zhvilluan një takim të mbyllur për media.

Vritet një qytetar i Kosovës në Siri

Foto nga arkivi

Edhe një qytetar i Kosovës është vrarë në Siri. Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë Policia e Kosovës.

“Policia e Kosovës nga burime të ndryshme ka informacione për vrasjen e një shtetasi kosovar. Mirëpo, referuar situatës në Siri nuk posedon dokumentacion apo informacion zyrtar për vrasjen”, thuhet në një përgjigje nga policia .

Kosova që nga viti 2012 është përballur me përfshirjen e qytetarëve të saj në zonat e luftës në Lindje të Mesme.

Deri tani, sipas autoriteteve të sigurisë, janë regjistruar rreth 316 persona që kanë marrë pjesë në konfliktet në Lindjen e Mesme, ndërsa në zonat e luftës vlerësohet se ndodhen edhe 140 të tjerë.

Thuhet se 117 veta janë kthyer në Kosovë dhe deri më tani mbi 40 veta janë dënuar për përfshirje në luftërat në Lindjen e Mesme, nxitje dhe rekrutim të luftëtarëve.

Kërcënimi i ekstremizmit të dhunshëm islamik është në rritje në Kosovë dhe pjesërisht financohet nga organizata të huaja që predikojnë ideologji ekstremiste, është thënë në raportin vjetor të Departamentit amerikan të Shtetit për terrorizmin.


Send this to a friend