VOAL

VOAL

Kocijançiq: Nesër diskutohet për Asociacionin

Maja Kocijançiq, zëdhënëse e shefes së BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, ka njoftuar se sot në Bruksel, delegacionet e Prishtinës dhe Beogradit, kanë zhvilluar bisedime për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli.

Kocijançiq ka thënë se dy palët, në dialogun teknik, kanë biseduar për marrëveshjen për lëvizjen të lirë, atë për drejtësi dhe marrëveshjen për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (IBM).

“Në dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli, sot është diskutuar për zbatimin e marrëveshjes për lëvizje të lirë, drejtësi dhe Menaxhimit të Integruar të Kufirit (IBM). Bisedimet do të vazhdojnë nesër për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, energjinë, urën në Mitrovicë. Bisedime në atmosferë konstruktive”, ka shkruar ajo në Twitter.

🇪🇺 facilitated #dialogue: @markodjuric & Avni #Arifi discussed today in Brussels implementation of agreements on Freedom of Movement, Justice, IBM. Discussions continue tmrw w Association/Community, Energy, Mitrovica Bridge. Cordial, result oriented, constructive atmosphere.

— Maja Kocijančič (@MajaEUspox) February 26, 2018

Dialogu, në nivelin teknik, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ishte ndërprerë më 16 janar, nga delegacioni i Serbisë, pas vrasjes, në rrethana ende të pasqaruara, të njërit prej përfaqësuesve politik të serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviq.

Dekorimi i komandant Drinit nga Presidenti Thaçi dhe akuzat për vrasjen e tij

Presidenti Hashim Thaçi u akuzua se ka gisht në vrasjen e komandant “Drinit”. Madje u tha se kërkesa për dekorimin e tij i kishte mbushur katër vjet që po qëndronte në sirtarët e Presidencës. Megjithatë, më në fund dekoratën ia dorëzoi familjes. Por, familja nuk iu bashkuar atyre që i refuzuan dekoratat.

Ishte seanca e 6 dhjetorit të vitit të kaluar kur një deputete e Kuvendit hodhi akuza të rënda në drejtim të presidentit të vendit, Hashim Thaçi, duke thënë se komandant “Drini” ishte vrarë me urdhër të tij dhe të Kadri Veselit, asokohe shef i ShIK-ut.

Në një seancë të shoqëruar me shumë polemika personale, më së paku u fol për atë që ishte në rend dite.

Mes këtij dialogu të ashpër, e mori fjalën edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku. Nuk hezitoi të drejtonte akuza direkte ndaj presidentit të vendit, Hashim Thaçi dhe kreut të Kuvendit, Kadri Veseli.

Ajo tha se me urdhër të Thaçit e të Veselit është vrarë ish-komandanti i UÇK-së, Ekrem Rexha, i njohur si komandant “Drini”.

Madje deputetja Millaku përmendi edhe kërkesën për dekorimin e komandanti “Drinit”, për të cilën tha se tash e katër vjet po qëndron në sirtarët e Zyrës së Presidencës dhe askush nuk është marrë me të.

“Kërkesa për dekorimin e Drinit është në sirtar që katër vjet dhe asnjëherë nuk u mor parasysh”, kishte deklaruar ajo gjatë seancës

Megjithatë, presidenti Thaçi nuk iu përgjigj akuzave të deputetes.

Por, përtej kësaj, pavarësisht akuzave ndaj tij se ka gisht në vrasjen e “Drinit”, presidenti Thaçi sot e dekoroi atë me Medaljen Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë dhe urdhrin “Heroi i Kosovës”.

Mbase krejt ajo që u tha për lidhjet e Thaçit me vrasjen e “Drinit”, nuk e pengoi familjen e tij. Gruaja e tij, Hajrija dhe djemtë Ekremi e Drini, e pranuar dekoratën nga presidenti që i dedikohet bashkëshortit, gjegjësisht babait të tyre. Ata nuk iu bashkuan atyre që ndoshta për pak gjë e refuzuan dekoratën.

“Familjes së Ekrem Rexhës, bashkëshortes Hajrijes dhe djemve të dashur Ekremit dhe Drinit, ua dorëzova Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë dhe urdhrin “Hero i Kosovës”, shkroi Thaçi në Facebook.

Presidenti Thaçi, i cili tha se e kishte bashkëluftëtar “Drinin”, nxori fjalë të mëdha për të – tha se ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.

Komandant  Drini u vra para shtëpisë së tij në lagjen “Bazhdarhane” në rrethana misterioze,  në mëngjesin e 8 majit të vitit 2000, në kohën kur po punonte si drejtor komunal për Emergjencë. Në momentin kritik ai kishte dalë të ndezte veturën për të shkuar në punë, ndërsa ishte qëlluar me armë automatike, derisa po shikonte gomën e parë të veturës, nga ana e shoferit që ishte shpuar qëllimisht.

Për zbardhjen e vrasjes, nën drejtimin e ndërkombëtarëve në Prizren janë mbajtur dy procese gjyqësore, por në mungesë provash, të akuzuarit, ish-pjesëtarë të UÇK-së, por edhe ish-shokë të “Drinit”, janë liruar.

Procesi për të zbardhur vrasjen më vonë u zhvendos në Prishtinë, ku në një proces tjetër me drejtësinë u përball ish-komandanti i Zonës së Dytë të TMK-së, gjeneral Sali Veseli, që ishte akuzuar për bashkëpunim në vrasje.

Shkalla e dytë e Gjykatës e pat prishur aktgjykimin e Gjykatës në Prizren, ndërsa, siç është thënë, në mungesë provash liroi të akuzuarit.

Në anën tjetër, familja asnjëherë nuk ka qenë e kënaqur me drejtësinë në zbardhjen e këtij rasti. /Insajderi.com

Nait Hasani ngjitet në Çakorr, Veselit i rrjedh një votë për demarkacionin

PDK nuk i ka të gjithë deputetët që do t’ia votojnë demarkacionin, ani pse kreu i partisë, Kadri Veseli, ka filluar të flasë për votat e subjekteve tjera. Nuk dihet nëse Grupi Parlamentar i PDK’së kanë biseduar mes vete, por publikisht ka kundërthënie në deklaratat e tyre. Shefi i GP Memli Krasniqi thotë se partia ka qëndrim unik për këtë çështje, ndërsa deputeti Nait Hasani vazhdon me avazin e vjetër kundër Demarkacionit. Madje këtë e ka demonstruar duke shkuar në mot të ligë në Çakorr.

Partia Demokratike është deklaruar që nga fillimi pro demarkacionit. Edhe pse deputeti Nait Hasani ishte kundërshtues i marrëveshjes së demarkacionit, Veseli ka thënë se të gjithë deputetët e partisë së tij e votojnë.

Dje Nait Hasani i ka bërë një vizitë Çakorrit, e prej atje ka treguar se nuk i ka ndërruar qëndrimet dhe se vazhdon të mendojë se “Demarkacioni nuk duhet të kalojë”.

Në unitet të deputetëve për Demarkacion thirret edhe Memli Krasniqi, shef i Grupit Parlamentar të PDK’së. Ai për Gazetën Express ka thënë se brenda partisë së tij ka qëndrim të unifikuuar për çështjen në fjalë.

“Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës do ta votojë ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi me një qëndrim të unifikuar, dhe kjo pa përjashtime”, ka thënë Krasniqi.

Gazeta Express ka provuar të marrë një qëndrim nga deputeti Hasani, nëse do të votojë kundër ose pro demarkacionit, të mërkurën kur pritet të hedhet në votim, por ai ka qenë i paqasshëm.

Ndryshe, kryetari i PDK’së, pasi ka përshendetur të gjitha marrëveshjet mes partive që u bënë për të arritur konsensus rreth votimit të demarkacionit, po angazhohet edhe për dy-tri votat që po i duhen koalicionit qeverisës dhe LDK’së për të arritur shumicën e kualifikuar (votat e 2/3 së deputetëve)  për t’u ratifikuar Demarkacioni.

Duke mos marrë parasysh shëtitjet e deputetit Hasani nëpër Çakorr, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është i bindur se në seancën e së mërkurës do të sigurohen votat për ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit.

Duke llogaritur si të qena të gjitha votat e deputetëve të LDK’së, PDK’së, AAK’së, Nismës, pakicave joserbe dhe deputetëve pa grup paralamentar, gjithsej janë 78 vota, përfshirë këtu edhe votën e Nait Hasanit, që akoma s’dihet saktë nëse do të jetë pro ose kundër.

Për ratifikim të marrëveshjes po u nevojitën edhe dy vota nga Vetëvendosje apo Lista Srpska.

Veseli ka thënë mbrëmjen e së dielës se ka deputetë të Vetëvendosjes që janë të gatshëm për votim të Demarkacionit, edhe pse partia e Albin Kurtit kundërshton ashpër, duke besuar se demarkimi i kufirit me Malin e Zi i humb Kosovës 8.200 hektarë.

“Dihet një fakt se Lëvizja Vetëvendosje, përveç segment të caktuar që ka një gatishmëri ndoshta individuale të votohet demarkacioni, të shohim ditën e mërkurë, është edhe Lista Serbe e cila ende nuk e ka shprehur qëndrimin e vet”, ka thënë ndër tjera Veseli në një intervistë për Ekonomia Online.

Apeli ua ndërpret masën e paraburgimit aktivistëve të Vetëvendosjes

Gjykata e Apelit e Kosovës, ka ndërprerë masën e paraburgimit ndaj të akuzuarve Atdhe Arifi, Frashër Krasniqi dhe Egzon Haliti, të cilët do mbrohen në liri.

Këta të tre, se bashku më të akuzuarën Adea Batusha, po akuzohen nga ana e Prokurorisë Speciale për veprën penale “Kryerja e veprës penale terroriste” nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.

Në një komunikatë për media të Gjykatës së Apelit thuhet se “Kolegji Penal i kësaj gjykate, duke vendosur lidhur më ankesën e Prokurorisë Speciale dhe ankesat e mbrojtësve të akuzuarve, të paraqitura kundër aktgjykimit të shkallës së parë, sot vendosi edhe për çështjen e paraburgimit, ndaj të akuzuarve, dhe vlerësoj se tanimë kanë pushuar arsyet ligjore që ata të qëndrojnë në paraburgim” .

“Ky aktvendim ka të bëjë vetëm me ndërprerjen e masës së paraburgimit. Gjykata brenda afatit ligjor, do bëjë publike edhe vendimin e saj lidhur më ankesat e palëve kundër aktgjykimit, thuhet në komunikatë.

Gjykata Themelore në Prishtinë në nëntor të vitit 2017 dënoi me 21 vjet burg aktivistët Atdhe Arifi, Frashër Krasniqi, Adea Batusha dhe Egzon Haliti.

Fillimisht korigjimi i gabimeve, pastaj ratifikimi i marrëveshjes! – Nga Florim Zeqa

 

Arsyet pse vazhdimisht kam kërkuar mosvotimin e marrëveshjes famëkeqe të Demarkacionit me Malin e Zi nuk janë të lidhura me aspekte personale, që i bie se nuk jam pro apo kundër ndonjë lideri, partie apo grupimi partiak. Por pse jam kundër humbjes së territorit të vendit tim.
Pavarësisht faktit, se a kalon apo jo Demarkacioni me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës, i paraparë për diten e merkurë, 28.02.2018, megjithatë liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës do të mungojë edhe për një kohë të gjatë!
Ngutja në marrjen e këtij vendimi nga liderët shtetërorë nuk konsiston në angazhimet e tyre për mirëqënjen e qytetarëve, por përmes kësaj ngutje po tentohet të amnistohen marrëveshjet e dëmshme, antiligjore dhe antikushtetuese të liderëve shtetërorë në raport me Demarkacionin dhe Asociacionin e komunave serbe në veri, përkatësisht të marrëveshjes së ish dy kryemninstrave, gjegjësisht marrëveshjes fatkeqe të 19 prillit 2013 e nënshkruar nga Hashim Thaçi në Bruksel dhe ajo e 25 gushtit 2015 po ashtu në Bruksel e nënshkruar nga Isa Mustafa, i cili me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje ka shkelur hiq më pak se 23 nene të Kushtetutes së vendit.

Të vërtetat e ngutjes për ratifikim

Mbase këtu qendron e gjithë e vërteta e ngutjes për ratifikimin e marrëveshjes famëkeqe të 19 prillit 2013, respektivisht të 25 gushtit 2015 të nenshkruara nga Thaçi e Mustafa. E gjithë kjo dramë në Kuvendin e Kosovës po bëhet për të shpëtuar lëkurën e këtyre dy figurave sa tragjike po aq fatale të katandisjes së shtetit të Kosovës përgjatë këtyre viteve të fundit.
Kështu, deputetët puthadorë të binomit Thaçi-Mustafa po mundohen që përmes ratifikimit të marrëveshjes në Kuvend, t’i amnistojnë të sipërpermendurit nga akuzat për tradhti kombëtare.
Përtej kësaj tendence, janë edhe ambiciet për pushtet të partive politike, që sikurse herave të tjera, edhe kësaj radhe po e shfrytëzojnë demarkacionin si alibi për rrëzimin e qeverisë, duke e shndërruar kështu demarkacionin nga interes kombëtar në interes partiak dhe klanor për mbajtjen, gjegjësisht marrjen e pushtetit.

Padi edhe ndaj kryeministrave

Kështu padia e VV-së e deponuar me 22.02.2018 në Prokurorinë Speciale të shtetit, për kallëzim penal ndaj presidentit Hashim Thaçi për shkak të dyshimit për “tradhtinë ndaj vendit”, pas nënshkrimit të marrëveshjes për kufirin shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, e nënshkruar në Vjenë më datë 26 gusht 2015,…doemos duhet të pasohet edhe me ngritjen e padisë ndaj ish kryeministrit tjetër të vendit, Isa Mustafa, për marrëveshjen e turpit me ish kryeministrin serb Aleksandër Vuçiq për krijimin e Asociacionit të komuanve serbe, në të cilin rast kryeministri ynë, edhe pse i ka shkelur 23 nene të Kushtetutës së vendit, ka mbetur i pa prekur nga drejtësia!
Nuk është që po e them unë kështu, këtë e ka vërtetuar Gjykata Kushtetuese e Kosovës, e cila ka konstatuar shkeljen e shtyllave bazike të saj, përkatësisht të 23 neneve të Kushtetutës.
E nëse kalon marrëveshja e 26 gushtit 2015 sipas versionit të qeverisë së kaluar, atëherë i njëjti kallëzim penal duhet të pasojë edhe ndaj kryeministrit Haradinaj!

Aneks-marrëveshja Thaçi-Vujanoviq, mashtrim i radhës

Aneks-marrëveshja e 16 shkurtit 2018 mes presidentit Hashim Thaçi dhe presidentit të Malit të Zi, Filip Vujanoviq, s’është gjë tjetër vetëm se rikonfirmim i marrëveshjes së 26 gushtit 2015 të nënshkruar në Vjenë, e cila ngërthen në vete mashtrimin e radhës, gjoja për “rishikim të pikave kontestuese” pas ratifikimit në Kuvendin e Kosovës të marrëveshjes së 26 gushtit 2015 në Vjenë.
Se vërtetë aneks-marrëveshja mes presidentëve Thaçi-Vujanoviq është vetëm një mashtrim i radhës për deputetët dhe opinionin vendorë, e dëshmon edhe ky fakt; sikur të ishte kaq e lehtë lëvizja e kufijve, siq po e paragjykojnë disa, atëherë nuk do të kishte pasur fare nevojë për ratifikimin e marrëveshjes në Kuvend.
Pranda, rishikimi dhe korigjimi i gabimeve duhet bërë paraprakisht e jo pas votimit në Kuvend, ngase me votimin e marrëveshjes varroset përfundimisht Çakorri, Belluha e Kulla.
Po kërkohet me ngulm të ndodhë pikërisht kështu, për faktin se marrëveshjet e ratifikuara nuk ka gjasa të rishikohen. Deklaratat folklorike të liderëve shtetërorë (Thaçi-Haradinaj) se nuk ka për të humbur asnjë pëllëmb tokë e Kosovës, pashmangshëm të kthen kujtesën në deklaratat pompoze të ish shtetit unitar të RSFJ-së së Josip Broz Titos, lidhur me kontekstin territorial me shtetin italian pas luftës së dytë botërore, kur lansosnin slloganin e njohur; “Život damo-Trst ne damo” (Jetën e jepim-Triesten se jepim), por sot e asaj dite, edhe pas 71 vjetësh të marrëveshjes së paqës Jugosllavo-Italiane në Paris me 1947,… edhe pas shpërbërjes së krijesës artificiale të quajtur Jugosllavi, Trieste ka mbetur nën integritetin territorial dhe sovranitetin e shtetit italian.
Të ngjashme do të jenë edhe deklaratat e liderve tonë shtetëror pas ratifikimit në Kuvend të kësaj marrëveshje sa të kobshme po aq fatkeqe për vendin tonë, ngase aty do të mbyllet përfundimisht kapitulli i rreth 12 mijë hektarëve tokë të Kosovës të larë me gjakë përgjatë shekujve, të cilat do të kalojnë nën juridiksionin politik të Malit të Zi.

Më e lehtë është mbrojtja, se rikthimi i territoreve

Që kjo të mos ndodh, më mirë është të pritet edhe tre vite të tjera apo edhe një dekadë derisa të korigjohen gabimet të cilat tashmë janë identifikuar nga komisioni i fundit qeveritar, se sa t’i humbim përgjithmonë Çakorrin, Belluhën e Kullën…pastaj të kërkohet një marrëveshje e re me Malin e Zi nën arbitrazhin ndërkombëtarë.
Tashmë edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës janë bindur se marrëveshja e 26 gushtit 2015 në Vjenë për Demarkacionin e ishte gabim. Por nuk e kam të qartë si mund të heqin dorë kaq lehtësisht nga territori i vendit të tyre në këmbim të kinse liberalizimit vizave,…kur dihet mirëfilli se rreth gjysma e popullatës së varfër, edhe nëse ndodh nesër liberalizimi i vizave nuk do mund të shijojnë levizjen e lirë, ngase me xhepa bosh nuk shkohet drejt vendeve të BE-së, pasi ajo do t’i vëjë kushtet shtesë për ata që aspirojnë t’i vizitojnë vendet e BE-së!
Për të gjithë ata që ende besojnë në mashtrimet e politikanëve të dështuar politik, të korruptuar dhe kriminalizuar deri në fytë, këtë shkrim dëshiroj ta përfundoj me një dëshprim të ditëve të fundit të luftëtarit të lirisë, Naim Lushi, po citoj; “Lamtumirë Çakorr, Belluhë e Kullë, gozhdat e fundit po vihen në arkivolin tuaj, u prehshi në paqe në Mal të Zi, aty ku vetëm paqe e prehje për ju sdo të ketë, i bëni të fala në botën tjetër, Malësisë e Debëlldesë, Toplicës e Çamërisë, Luginës e Iliridës. Vajtoni gramzat e fundit të veriut! Kur para zotit në gjykim të dilni edhe pse mëkatarët janë të tjerë, e nëse Konicën takoni, mos e lini pa e mallkuar për profecinë e tij në formë lutjëje: “O Zot, ruaje Shqipërinë prej shqipëtarëve”!

Daçiçi: E rrëzojmë qeverinë e Kosovës, nëse nuk miratohet Asosacioni

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiçi ka kërcënuar me rrëzimin e Qeverisë nëse Prishtina nuk e themelon Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe sipas Marrëveshjes së Brukselit. Daçiq ka thënë se, nëse Prishtina dëshiron stabilitet, duhet të respektojë dakordimin e nënshkruar nga ai, Hashim Thaçi e Catherin Ashton për Asociacionin. Shefi i diplomacisë serbe ka vazhduar të kontestojë edhe numrin e njohjeve, duke thënë se është gënjeshtër se 116 shtete e kanë njohur Kosovën.

Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq ka deklaruar se Beogradi nuk do të lejojë ndryshime në marrëveshjen të cilat Prishtina planifikon t’i propozojë lidhur me Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë, transmeton Gazeta Express.

Daçiq në një intervistë për Radio Beogradin ka thënë se kurrfarë korrigjimesh në këtë marrëveshje nuk vijnë parasysh.

“Prishtina harron se Marrëveshjen e Brukselit e kemi nënshkruar kryeministri i atëhershëm kosovar Hashim Thaçi, përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian Catherine Ashton dhe unë. Në të është definuar qartë se çfarë duhet bërë dhe kush çfarë autorizimesh ka. Prishtina duhet ta thotë qartë se a e do apo nuk e do këtë. Kurrfarë korrigjimesh s’vijnë parasysh. Nëse kjo ndryshon, tërë Marrëveshja e Brukselit bie poshtë”, ka deklaruar Daçiq.

Sipas tij, Prishtina “po luan me zjarr”, sepse s’e kupton se faktori serb në këtë moment është faktor stabilizimi në Kosovë.

“Përkundër të gjitha problemeve që ekzistojnë, ne marrim pjesë në Qeverinë e Kosovës”, ka thënë Daçiq, duke shtuar se “pyetja e vërtetë është se a dëshiron Prishtina stabilitet apo jo”, përcjell Expressi.

Sipas shefit të diplomacisë serbe, në Prishtinë nuk duan dialog për zgjidhje të përhershme, sepse mendojnë se kanë shpallur shtetin e vet “dhe Beogradi vetëm duhet ta pranojë atë shtet”.

Daçiq, në stilin e tij të përhapjes së propagandës kundër pavarësisë së shtetit të Kosovës, ka përsëritur se “po zvogëlohet numri i shteteve në botë që e kanë njohur Kosovën”.

Sipas tij, “e dhëna e autoriteteve të Prishtinës se 116 shtete e kanë njohur Kosovën është rrenë, sepse në atë listë gjenden Nigeria, Uganda dhe Mali, gjë që këto shtete s’e kanë bërë. Në listë janë edhe vende që s’janë anëtare të Kombeve të Bashkuara, siç janë Cook Islands dhe Niue”, duke shtuar se Surinami, Burundi dhe Guine-Bissau e kanë tërhequr njohjen.

“Përderisa ka vende që e tërheqin njohjen, kjo është tregues se problemi është edhe më tej aktual, se s’është zgjidhur dhe se ne duam zgjidhje. Por, deri te zgjidhja e problemit mund të arrihet vetëm me kompromis dhe jo me imponim se Serbia duhet ta pranojë pavarësinë e Kosovës e Metohisë”, ka thënë Daçiqi.

Vetëvendosje: Marrëveshja e re për Demarkacionin, krim e tradhti për vendin

Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje thotë se edhe marrëveshja e re për Demarkacionin, që të mërkurën hidhet për votim në Kuvend, ia humb Kosovës 8.200 hektarë, prandaj ajo si e tillë është krim e tradhti për vendin.

Me anë të një komunikate për media, ky subjekt politik opozitar thotë se “pas fjalëve të forta në seancën e së premtes në Kuvend, kryeministri Haradinaj qenka marrë vesh me Lidhjen Demokratike të Kosovës për votimin e demarkacionit me Malin e Zi. E kanë shtuar fjalën ‘si orientim’ për raportin e Komisionit ‘Bulliqi’, duke dashur ta krijojnë përshtypjen që edhe po e përfshijmë raportin që akuzon e rrënon Komisionin ‘Meha’, edhe të mos e marrim seriozisht atë”, thuhet në komunikatë.

Aty theksohet se ky pazar fjalësh ia humb Kosovës 8,200 hektarë tokë.
“Ky projektligj ishte i padrejtë dhe i dëmshëm, e tani bëhet edhe më i keq pas këtyre akrobacioneve; ai është krim dhe tradhti që duhet kundërshtuar e nuk duhet legjitimuar”, thuhet ndër të tjera.

Vetëvendosje thotë se brenda vitit Aleanca për Aardhmërinë e Kosovës ndryshoi qëndrim për demarkacionin.

“Brenda ditës ndryshoi qëndrim për Komisionin e drejtuar nga Shpejtim Bulliqi. Siç duket, PDK-ja e LDK-ja janë në pajtim për ta shfrytëzuar ambicien vetjake të Ramush Haradinajn vetëm sa për t’i kaluar këto projekte të dëmshme. Më pas, kjo qeveri pa numra, edhe ashtu mund të bjerë”, thuhet pos tjerash në komunikate e Lëvizjes Vetëvendosje dërguar medieve.

Kroatët dhe malazezët presin statusin e pakicës në Kosovë

Komuniteti malazez dhe ai kroat janë në pritje të reformave kushtetuese në Kosovë, që të fitojnë statusin e pakicës kombëtare. Autoritetet e Kosovës, ndër vite u kanë premtuar Zagrebit dhe Podgoricës, se kroatët, përkatësisht malazezët që jetojnë në Kosovë, shumë shpejt do të marrin këtë status.

Por, përtej vullnetit politik, ishin problemet me sigurimin e ndryshimeve kushtetuese ato që e pamundësuan një avancim të tillë për këto komunitete.

Aktualisht, pakicat e njohura me Kushtetutë në Kosovë janë komuniteti serb, boshnjak, turk, rom, ashkali, egjiptian dhe ai goran.

Të gjitha këto komunitete, kanë të garantuar përfaqësimin e tyre në Kuvendin e Kosovës dhe institucionet tjera në të dyja nivelet.

Në rast të përfshirjes edhe të kroatëve dhe malazezëve në Kushtetutë, mozaiku i komuniteteve të Republikës së Kosovës do të shtohej, dhe rrjedhimisht do të nevojitej garantimi i përfaqësimit të tyre në institucione, gjithashtu.

Gjatë vizitës në Kosovës, kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, ka kërkuar që komuniteti malazias në Kosovë, të njihet me Kushtetutë, me çka do të njihej si pakicë kombëtare.

Për këtë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i kishte premtuar kryeministrit malazez rregullimin e statusit të komunitetit malazias në Kosovë.

Një gjë e tillë nga institucionet e Kosovës në vitin 2012 i ishte premtuar edhe komunitetit kroat.

Ish-presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, në vitin 2012 gjatë një vizite që u kishte bërë qytetarëve kroatë, në qytezën e Janjevës pati thënë se janë pajtuar me kryeministrin e Kosovës që komuniteti kroat të jetë komunitet kushtetues, i përcaktuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe që do të ketë një vend të rezervuar në Kuvend.

Por, cilat janë kushtet juridike që duhet të plotësohen për të fituar statusin e pakicës?

Në rubrikën “Fokus” të Radios Evropa e Lirë flasin ekspertë të kësaj fushe si dhe juristë.

Kujtim Kërveshi, jurist, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë thotë se infrastruktura juridike e Kosovës në kuptimin e respektimit të të drejtave dhe lirive të pakicave kombëtare ose komuniteteve, është bukur e gjerë, por njohja e statusit të komuniteteve të reja në Kosovë kërkon amendamentim, edhe kushtetues, edhe ligjor në Kosovë.

“Tani, krijimi i më shumë komuniteteve në Kosovë kërkon edhe krijimin e infrastrukturave ligjore, të cilat duhet t’i përkrahin këto të drejta – sepse përfaqësimi i tyre, i komuniteteve aktuale në Kosovë bëhet si pasojë e infrastrukturës ligjore që ekziston në Kosovë – duhet të bëhet me ndryshimin e ligjeve të tjera, të cilat duhet të garantojnë pjesëmarrjen e tyre, sidomos kur bëhet fjalë për pjesëmarrje në trupa, të cilët janë të themeluar për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre në Kosovë dhe të cilat janë të garantuar me legjislacionin në fuqi”, sqaron Kërveshi.

Ai shton se çdo ndryshim kërkon edhe pjesëmarrjen e pakicave të tjera, ashtu siç janë të përcaktuara në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, në kuptim të votimit.

Njohja e komunitetit malazias si pakicë kombëtare në Kosovë, thekson Kërveshi, ka qenë e vendosur kryesisht në vullnet politik dhe sipas tij, nëse ekziston ky vullnet politik, atëherë duhet të përkthehet edhe në kuptim ligjor, që do të krijonte pastaj edhe detyrime për Republikën e Kosovës në raport me njohjen e statusit të tyre.

“Në kuptim të kritereve për të krijuar një komunitet, ky është krejtësisht një vullnet politik i politikëbërjes në Kosovë. Nëse të njëjtit kanë vullnetin politik që ta njohin me status një entitet të ri, i cili do të njihet si komunitet në Kosovë, e që, për shkak të gjuhës, origjinës, ose dallimeve tjera, dallon me komunitetet e tjera, që janë pjesëtarë të Republikës së Kosovës”.

“Kushtetuta e Republikës së Kosovës ka një formulim interesant, që njeh shqiptarët dhe komunitetet e tjera, dhe tani, në suaza të kësaj, pra të pjesëtarëve shumicë, pastaj të tjerët që vijnë me radhë, duhet të njihen edhe komunitetet e tjera, të cilat me vullnetin politik, ne duhet t’i njohim si pjesëtarë të Republikës së Kosovës, me një pako të veçantë, që njihet si komunitete”, thotë Kërveshi.

Për të njohur me Kushtetutë statusin e një komuniteti, profesori i së Drejtës Kushtetuese, Mazllum Baraliu, thotë për Radion Evropa e Lirë se duhet të plotësohen kushtet etnike, kushtet historike të qëndrueshmërisë shekullore, kriteret kulturore e standarde të tjera.

Megjithatë, ai shton se në Kosovë komuniteti malazias dhe ai kroat nuk plotësojnë standardet që kërkohen për t’iu statusi me Kushtetutë.

“Komuniteti malazias dhe as ai kroat nuk i plotësojnë kushtet nga aspekti i përqindjes së dalluar që të jenë në Kushtetutë. Ajo që është bërë me Kushtetutën e Kosovës, me gjithë respektin ndaj çdo komuniteti dhe përcaktimeve të tyre edhe etnike edhe historike dhe të drejtave të tyre, në Kosovë minoritet pakicë janë njohur pranuar si të tilla, të cilat rrallë kund i gjeni, për të mos thënë askund”, thotë Baraliu.

Baraliu thekson se në kuadër të standardeve dhe kritereve që duhet të plotësohen, mund të njihet një komuniteti si pakicë kombëtare, por jo siç thotë ai, ‘sipas dëshirës se kujtdo qoftë’.

Me Kushtetutën e Kosovës në Kuvend janë të rezervuara 20 vende për pakicat, nga të cilat 10 janë për komunitetin serb e 10 për komunitetet e tjera.

Përfshirja e këtyre komuniteteve në Kushtetutë, a do të nënkuptonte riaranzhimin e ulëseve në Kuvend dhe ndryshimin e simboleve të Kosovës?

Kujtim Kërveshi sqaron se ndryshimet e tilla do të kërkonin një ndryshim të jashtëzakonshëm të infrastrukturës ligjore në Kosovë në raport me çdo të drejtë që një komunitet ka edhe në kuptim të shfrytëzimit të gjuhës edhe në kuptim të shfrytëzimit të simboleve dhe të gjitha të drejtave të tjera që iu takojnë me ligjet në Kosovë.

“Kjo nënkupton edhe të drejtat që ata duhet t’i gëzojnë në raport me përfaqësimin e tyre në Kuvendin e Kosovës dhe mekanizmat tjerë”, thotë Kërveshi.

Ndërkohë, Sllobodan Vujiçiq, kryetar i Shoqatës së Malazezve të Kosovës, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë thotë se para 10 vjetësh kanë dorëzuar kërkesat e para zyrtare që Kosova ta zgjidhë pozitën kushtetuese-ligjore të bashkësisë malaziase, si dhe përfaqësimin adekuat të tyre në Kuvendin e Kosovës.

Megjithatë, ai shton se për këto 10 vjet në përgjithësi, pozita e malaziasve është përmirësuar, por ende nuk jemi as për së afërmi të barazuar me bashkësitë tjera në Kosovë.

Ai thotë se komuniteti malazias në Kosovë do të duhej të njihej me status si pakicë kombëtare.

“Bashkësia malaziase është autoktone dhe është e pranishme në hapësirat e Kosovës qe 7 shekuj. Përveç një numri të monumenteve përkujtimore, faktet tona i vërteton edhe Muzeu etnologjik në Prishtinë. Nëpër shekuj, malaziasit ka lënë vulë të fuqishme në zhvillimin e shoqërisë së Kosovës, në përparimin e qytetërimit, edukimin e qytetarëve, në çlirimin e Kosovës dhe ndërtimin e institucioneve”, thotë Vujiçiq.

Në bazë të regjistrimit të popullsisë në vitin 1981, ka pasur 28 mijë e 27 malazias etnik në Kosovë. Por, sipas Vujiçiqit, pak kohë para luftës, gjatë dhe pas luftës, numri më i madh i malaziasve ka ikur në Malin e Zi, në Serbi dhe në ndonjë vend të tretë.

“Mbi malaziasit e mbetur, pas luftës dhe për shkak se nuk jemi bërë kategori kushtetuese, po bëhet asimilim i vazhdueshëm. Në qoftë se nuk fillohet sa më parë me zbatimin e Marrëveshjes për integrim dhe afirmim të bashkësisë malaziase, ne kërcënohemi nga zhdukja e tërësishme ose nga një lloj etnocidi”, thotë Vujiçiq.

Personat që iu përkasin komuniteteve në Republikën e Kosovës kanë të drejtë t’i gëzojnë individualisht apo së bashku me të tjerët, të drejtat dhe liritë themelore të njeriut që janë përcaktuar në obligimet ligjore ndërkombëtare të detyrueshme për Republikën e Kosovës. Këto të drejta dhe liri garantohen me Kushtetutë, me ligje, rregullore dhe politika tjera shtetërore.

  • 16x9 Image

    Luljeta Krasniqi – Veseli

    Luljeta Krasniqi, e lindur më 02.05.1981. Me gazetari ka filluar të merret që nga viti 2005. Për një kohë të gjatë ka punuar si gazetare në Agjencinë e lajmeve Kosovalive. Ekipit të Radios Evropa e Lirë i është bashkuar në vitin 2008.

Veseli: Arritëm konsensus me LDK-në për votimin e demarkacionit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kryetar i Kuvendit, Kadri Veseli, në një postim në Facebook, ka konfirmuar një pajtim për ta votuar demarkacionin në seancën e së mërkurës.

Ai ka falënderuar partitë e koalicionit, si dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës për bashkëpunimin, që sipas tij, duhet t’i përcjellë edhe në proces tjera.

“Sapo kemi arritur konsensusin për të ratifikuar Marrëveshjen për shënimin e kufirit me Malin e Zi. Dëshiroj të falënderoj kryeministrin Haradinaj, Lidhjen Demokratike të Kosovës, Nismën Socialdemokrate dhe zëvendëskryeministrin Pacolli, për gatishmërinë për konsensus dhe për dialogun shumë konstruktiv. Ky bashkëpunim duhet të na përcjellë edhe në procese të tjera të rëndësishme për vendin”, ka shkruar Veseli në Facebook.

 

Arritjen e kësaj marrëveshjeje e kanë konfirmuar edhe zyrtarë nga Qeveria e Kosovës.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës ka caktuar për të mërkurën seancën e jashtëzakonshme për votimin e Marrëveshjes së Demarkacionit.

Partitë merren vesh që ta shtyjnë seancën e demarkacionit për të mërkurën në orën 10:00

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se partia e tij pajtohet që të shtyhet seanca për Demarkacionin në një ditë tjetër. Qëndrim të njëjtë ka edhe Memli Krasniqi, i cili thotë që seanca të mbahet të hënën në orën 10:00

Pamundësia për të arritur që sot të mblidhen votat dhe të arrihet konsensusi nacional, shefat e grupeve parlamentare, me përjashtim të atij të Vetëvendosjes, janë pajtuar që seanca për Demarkacion, fillimisht, të mbahet të hënën në orën 10.

Por, për shkak të një vizite të kryeministrit Ramush Haradinaj në Londër dhe pasi Kujtim Shala i LDK-së tha se prezenca e kryeministrit është e domosdoshme, seanca është shtyrë për të mërkurën në orën 10.

Seanca e jashtëzakonshme për Demarkacionin ka nisur mes paqartësive. LDK-ja deklarohet pro ratifikimit, por duan që raporti i Shpejtim Bulliqit të mos përfshihet në votim. Pikërisht këtë nuk po e pranon AAK-ja dhe kryeministri Haradinaj, i cili tha se nuk do t’i hiqet asgjë projektligjit.

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon ta kundërshtojë fuqishëm Demarkacionin, ndërsa edhe Lista Srpska ka refuzuar t’i japë votë Demarkacionit, duke ia vështirësuar pozitës arritjen e numrave.

Demarkacioni u dërgua në Kuvend, pasi Presidenti i Kosovës dhe ai i Malit të Zi u morën vesh që me anë të një aneks-marrëveshjeje të jetë i mundshëm korrigjimi i vijave kufitare edhe pas ratifikimit.

Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi u nënshkrua më 26 gusht të vitit 2015 dhe ratifikimi i tij është kushti kryesor nga Bashkimi Evropian për liberalizim të vizave.

Për shkak të refuzimeve të ashpra të opozitës së atëhershme që përbëhej nga VV-ja, AAK-ja dhe Nisma, si dhe në mungesë të votave të disa prej deputetëve të LDK-së, Demarkacioni tash e tri vjet nuk ka kaluar në Kuvend.

Edhe një përpjekje për ratifikimin e Demarkacionit

Kuvendi i Kosovës pritet të fillojë seancën e jashtëzakonshme, të thirrur qysh ditën e enjte, me të vetmen pikë në rendin e ditës, ratifikimin e Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Aktualisht, Kuvendi po ballafaqohet me problematikën e vendimmarrjes, pasi që nuk janë siguruar 80 votat e nevojshme për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje.

Të enjten, gjatë orëve të pasdites, partitë e koalicionit qeverisës, Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën kanë zhvilluar takim edhe me Lidhjen Demokratike të Kosovës, parti kjo në opozitë. Për lehtësimin e arritjes së një marrëveshjeje, në bisedime janë përfshi edhe përfaqësuesit ndërkombëtar, për në fund nuk kishte dakordim të plotë.

Mospajtimet ndërlidhen me faktin se Qeveria e Kosovës ia ka bashkangjitur Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit edhe një raport të Komisionit shtetëror për shënjimin e vijës kufitare dhe Deklaratën e nënshkruar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, përmes së cilës shprehet gatishmëria dypalëshe për korrigjimin e gabimeve eventuale gjatë procesit të Demarkacionit të kufirit.

LDK nuk e mbështetë ratifikimin bashkë me raportin e Komisionit shtetëror për kufirin, pasi që atë e konsideron si jo final dhe në kundërshtim me marrëveshjen me Malin e Zi.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti tha se të gjithë deputetët e kësaj partie politike do ta mbështesin ratifikimin e marrëveshjes, por pa raportin e Komisionit shtetëror, pasi që ai është kundërthënës.

Hoti tha se 27 deputetët e LDK-së do të votojnë për ratifikim, por qeverisë i mbetet t’i sigurojë votat nga partitë në koalicion, pasi që problemi është te koalicioni qeverisës.

Në anën tjetër, AAK ka deklaruar se do ta ratifikojë demarkacionin vetëm nëse Projektligjit i bashkëngjitet edhe raporti i Komisionit shtetëror.

Sidoqoftë, edhe nëse arrihet një marrëveshje mes PDK-së, AAK-së, Nismës dhe LDK-së me pakicat jo serbe, Kuvendi nuk do të arrijë të sigurojë 80 votat e nevojshme, pasi që subjekti më i madh opozitar, Lëvizja Vetëvendosje është pozicionuar kundër ratifikimit të kësaj marrëveshjeje, sikurse edhe Lista Serbe.

Ndërkohë, përfaqësuesit ndërkombëtar, ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie dhe ata të Bashkimit Evropian u kanë bërë thirrje të panumërta deputetëve që ta ratifikojnë demarkacionin dhe t’i hapin rrugë liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Komisioni Evropian e ka bërë të qartë se pa ratifikimin e demarkacionit, Kosova nuk do të mund të përfshihet në zonën e lëvizjes së lirë, brenda BE-së, pa viza.

Marrëveshja për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi është nënshkruar në gusht të vitit 2015 në Vjenë. Si e tillë, kjo marrëveshje ishte ratifikuar nga Kuvendi i Malit të Zi, por jo edhe nga ai i Kosovës.

Zgjidhja për Demarkacionin: Po punohet për një draft të ri, të përfshirë edhe zyrtarë të VV-së

Seanca e jashtëzakonshme për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi ka alarmuar partitë politike që janë mbledhur në orët e mëngjesit të sotëm për të punuar në një draft që do të sillte një marrëveshje konsensuale para seancës. Express mëson nga burimet e saj se ka edhe nga Lëvizja Vetëvendosje me të cilët po diskutohet, ndërsa deputetët po përballen edhe me presion nga ndërkombëtarët

Para seancës së jashtëzakonshme që pritet të fillojë nga ora 10:00, pas disa mospajtimeve që kishin pasur një ditë më herët, partitë politike shqiptare, janë mbledhur për të punuar në një draft të ri që do të sillte në arritjen e një marrëveshjeje konsensuale para seancës për Demarkacion, që i njëjti sot të marrë votat e mjaftueshme në Kuvend.

Nga burime brenda takimit, Express mëson se ka persona të angazhuar për të biseduar edhe me pjesëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, që deklarojnë se deputetët nga kjo parti janë të ndarë në dy koncepte dhe te të cilët ka shpresë që mund të ndërrojnë qëndrimet karshi kësaj çështjeje.

Në këto negociata janë të përfshirë edhe krerët e shtetit, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Express mëson se deputetët po përballen me presion të shtuar ndërkombëtar për ratifikim të Demarkacionit, duke deklaruar se kjo është arsyeja që janë mbledhur për t’i dhënë rrugë kësaj teme.

Qëllimi i partive politike është arritja e konsensusit që draft-ligji për Demarkacionin me Malin e Zi të ketë konsensus të gjerë të partive politike shqiptare.

Kuvendi i Kosovës seancë të jashtëzakonshme, në rend dite Demarkacioni

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë sërish seancë të jashtëzakonshme dhe në rend dite është ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.

Seanca do të fillojë në ora 10:00. Ndryshe, një ditë më parë seanca dështoi të mbahet në mungesë të votave të mjaftueshme për ta miratuar marrëveshjen e Demarkacionit në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Për miratimin e këtij Projektligji nevojiten 2/3 e votave të deputetëve, saktësisht nevojiten së paku 80 vota.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli të enjten në një konferencë për media tha se ajo çfarë duan është që deri të mërkurën të përfundojë çështja e demarkacionit me Malin e Zi.

“Jemi në rrugë të mirë që të jemi unik të jemi në seancën për ratifikimin e marrëveshjes”, tha Veseli, duke shtuar se sot kanë pasur një takim të mirë, ku të pranishëm kanë qenë edhe spektri opozitarë.

“S’ka patriotizëm më të madh se me konsensus të plotë me votu marrëveshjen për Demarkacionin… T’i japim perspektivë vendit, të ecim drejt zhvillimit ekonomik ma tepër sesa deklaratave shterpe mes veti për patriotizëm formal… Tërë jemi patriotë, e duam Kosovën”, u shpreh ai.

Amatorët e politikës janë duke e sjellur Kosovën para kolapsit?! – Nga Skënder MULLIQI

 Nese politikanët , Academia e Shkencave Serbe , Kisha Ortodokse etj, e kan preferuar rrenën , duke e shmangur të vertetën për ti arritur objektivat politike e nacionale për qka edhe paten sukses, këta njerëzit tanë të politikës po e preferojnë rrenën , por më shumë në dëm të shtetit .Serbët preferuan rrenën si armë të fuqishme propagandistike .Kjo në të kaluarën atyre ju solli rezultate në zgjerimin e shumëfisht të territorit .Duket së rrugën e trasuar nga babai I kombit, Dobrica Qosiqi , është duke e vazhduar edhe serbi Aleksandar Vuqiq më garniturën e vet pushtetare.E vura këtu një paralelizëm së qka janë në gjendje të bëjnë serbët për interesat e tyre shtetërore e nacionale .Shtrohet pyetja :ku jemi ne në mbrojtën e interesave tona? Politikanet por edhe intelektualet e akademikët , nuk po e mbrojnë të vertëtën shqiptare . E fituam luftën kunder Serbisë më miqët tanë ndërkombëtar, e jemi duke e nëpërkëmbur lirinë dhe pavarësinë e Kosovës në kushte të paqës.As nuk po ndërtojmë shtet demokratik dhe ligjor, as nuk po I mbrojmë interesat nacionale!Veqmas në këtë rrafsh kan rënë në provim njerëzit e politikëbërjës, po nuk mund të shfajësohen në këtë drejtim as intelektualet të cilët kan preferuar heshtjën e madhe.Kaluan 18 vite e nuk po i shihet fundi fazës së tranzicionit.Kjo klasë politike po numëron vetëm humbje si në planin politik ashtu edhe në planin zhvillimor të përgjithshem.Jemi në defanzivë përball planeve hegjemoniste të serbosllaveve të cilët nuk kan hequr dorë nga gllabërimi i tokave shqiptare.Humbëm tokë në kufi më Maqedoni, dhe duket së do të humbim tokë edhe më rastin e shënjimit e vijës kufitare më Mal të Zi.Edhe më Asociacionin e Komunave më Shumicë Serbe në Veri të vendit , po rrezikohet seriozisht të humbet terrrior .Kompetencat vendimarrese të minoritet serbë , janë kërcenim së në ta ardhmën jo të largët do të formohet një tjetër Republika Serpska edhe në Kosovë ,pos asaj në Bosnje.Neser do të vjen në radhë edhe Demarkimi I vijes kufitare më Serbinë.Kështu siq janë duke rrjedhur ngjarjet politike , duket së do të përjetojmë gjera që nuk flasin aspak mirë për interesat vitale shtetërore të shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor. Demokracia është mënyrë që të ndrrohen ata që janë në pushtet.Shfaqja e paknaqësive qytetare do të duhej të ndikonte në sjelljen dhe në punë n e pushtetit, e kjo në Kosovë pak po vjen në shprehje. Nese deri më sot alternatrivë ka qenë ‘zgjedhja e të keqës më të vogël”, kjo formulë politike nuk do të ishte dashur të jetë më alternativë.Për të ndërtuar shtet demokratik dhe ligjor , na nevoitet që të bëjmë zgjedhje pa asnjë të keqe.Motivacion që të votojmë krejt ndryshe ekziston.Sigurisht së ka kuptim që të zgjedhim të mirët , e jo të zgjedhim të keqën më të vogël. Duhet ti përceptojmë drejtë si cilat janë vlerat karshi antivlerave.Jemi larguar nga proceset demokratike në vend që këto procese të forcohen.Pa knaqësitë tona të deritashme do të duhej të reflektojnë në te ardhmen krejt më ndryshe.Nuk po shikohen programet e partive politike , por po shikohen njerëzit së cilët janë vu në krye të këtyre partive .Kjo ka gjeneruar keq të elektorati I cili është mashtruar shumë më fajin e vet.Ka ardhur koha e fundit që të respektohet vullneti i shumicës.Kjo nuk përkon më demokracinë dhe më sistemin shumpartiak pluralist të ciln e kemi zgjedhur pas sundimit afër 50 vjeqar të sisitemit një partiak komunist.Që të stabilizohen proceset demokratike nevoitet të vjen në shprehje ana profesioniste e atyre të cilët udhëheqin me shtetin.Amatorët janë duke e sjellur shtetin para kolapsit politik dhe kolapsit ekonomiko-social.Njerëzit të cilët politikën e kan profesion do të duhej që ta vlerësojnë secilën votë .Politika profesionale e bënë të mundur që të votohen më të mirët, dhe bënë të mundur kështu edhe avansimin e proceseve demokratike. Mundëson gjithashtu që të kemi udhëheqje stabile shtetërore.

Lista Serbe: Nuk e votojmë Demarkacionin me Malin e Zi

PRISHTINË – Lista Serbe ka njoftuar se nuk do ta votojë marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi. Në një komunikatë dërguar mediave serbe, Lista Serbe ka thënë se mediat po japin deklarata të pavërteta sikur lista serbe do votojë pro demarkacionit.

“Nuk është në marrëveshjen e koalicionit me PAN që të përkrahim demarkacionin me Malin e Zi dhe nuk biem pre. Do të vazhdojmë luftën për të mirën e serbëve në Kosovë. I bëjmë vërejtje popullit serb në Kosovë që herë pas here do të ketë tentime që Lista të paraqitet e tillë para të tjerëve. Kjo ka sjellë pasiguri te serbët që jetojnë këtu”- thuhet në njoftim.

Daçiçi: SHBA dhe Britania e Madhe ta tërheqin njohjen e Kosovës

BEOGRAD – ShefI i diplomacisë serbe thotë se ka zbuluar “recetën” kundër asaj që ai e ka quajtur “histeri shqiptaro-madhe”, e cila sipas tij “është kërcënimi më i madh i stabilitetit në rajon”.

Por ky zbulim i tij duket vërtet “histerik” pasi që “mendon, kërkon, ose dëshiron, as më pak e as më shumë, që Washingtoni dhe Londra të dalin me vendimin për tërheqje të njohjes së pavarësisë së Kosovës”, shkruan “FoNet”.

Daçiç ka thënë kështu pak ditë pasi kryeministri shqiptar Edi Rama propozoi një president të përbashkët të Kosovës e të Shqipërisë.

Pas bisedave me shefin e diplomacisë ruse Sergei Lavrov, Daçiç e ka falënderuar Moskën për përkrahjen e sovranitetit territorial.

Lavrov i përgjigjet me fjalë të rënda Thaçit që kërkoi njohjen e Rusisë: Je i akuzuar për krime lufte

Ministri i Jashtëm i Federatës Ruse, Sergej Lavrov, ka sqaruar në Beograd se Kremlini nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës. Lavrov ka thënë se Presidenti Thaci të merret me faktin se ‘është i akuzuar për krime lufte’

Rusia nuk do ta ndryshojë qëndrimin për Kosovën dhe nuk do ta njohë pavarësinë e saj. Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, i është përgjigjur kërkesës së presidentit kosovar, Hashim Thaçi, në idenë e njohjes së pavarësisë nga Rusia. Ai ka thënë se është për zgjidhje të të gjitha problemeve në Europë me marrëveshje.

“Ai, si shumica e politikanëve në Prishtinë, duhet të merren me punët e tyre dhe sidomos me faktin që janë të akuzuar për kryerjen e krimeve të luftës. Ne e respektojmë rezolutën 1244 dhe retoritkat e tilla nuk ndryshojnë mendimin tonë”, ka thënë Lavrov në një konferencë për media.

Homologu i tij serb, Ivica Daçiç, ka kritikuar gjithashtu qëndrimet e Prishtinës duke falendëruar Rusinë për mbështetje.

“Thaçi ka deklaruar se njohja nga Rusia do ta ndihmonte procesin, e unë them që është e logjikshme tërheqja e njohjes nga SHBA dhe Britania e Madhe do ta ndihmonte ndalimin e histerisë së madhe shqiptare në rajon”, është shprehur Daciq.

Kryediplomati rus akuzoi vendet anëtare të NATO-s për presion në Ballkan. Për të në Serbi janë përgatitur aktivitete të ndryshme dhe dhurata nga zemra. /abcnews

Shtyhet për të premten seanca për Demarkacionin

Kuvendi i Kosovës ka shtyrë për të premten seancën e jashtëzakonshme, ku në rend dite është votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Deri te shtyrja e seancës erdhi pasi që nuk u sigurua numri prej 80 votave të nevojshme për ratifikimin e marrëveshjes. Andaj, liderët politikë dhe deputetët fituan edhe një ditë shtesë për negociata mes vete.

Pas një pritjeje prej më gjatë se 2 orë e gjysmë, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli doli në foltoren e Kuvendit dhe ftoi deputetët të shpërndahen. Ai tha se seanca pritet të fillojë të premten, nga ora 10:00.

Pas shtyrjes së seancës, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha para medieve se Kuvendi duhet të marrë vendim, të ratifikojë demarkacionin, për t’iu mundësuar qytetarëve të Kosovës të lëvizin lirshëm, pa viza, brenda këtij viti.

Ai tha se ka zhvilluar një takim të suksesshëm me partitë politike, ambasadorin amerikan Greg Delawie dhe Shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian, Nataliya Apostolova, ku sipas tij, kishte frymë pozitive që deri të mërkurën, të përmbyllet ratifikimi i Marrëveshjes me Malin e Zi për shënjimin e vijës kufitare.

“E gjithë përpjekja ime është arritja e një konsensusi nacional. Të jemi unik në seancë dhe të mos i maltretojmë më qytetarët”, tha Veseli.

“Nuk ka patriotizëm më të madh sot në Kosovë sesa hapja e perspektivës euro-atlantike dhe liberalizmi i vizave për qytetarët”, theksoi Veseli.

Qeveria e Kosovës ia ka bashkangjitur këtij Projektligji edhe një raport të Komisionit shtetëror për shënjimin e vijës kufitare, i cili nuk e mbështetë Marrëveshjen e arritur me Malin e Zi më 2015, si dhe Deklaratën e nënshkruar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, përmes së cilës shprehet gatishmëria dypalëshe për korrigjimin e gabimeve eventuale gjatë procesit të Demarkacionit të kufirit.

Për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje, nevojiten 80 vota të deputetëve apo dy të tretat e numrit të tërësishëm të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Aktualisht, votën kundër e ka paralajmëruar vetëm Lëvizja Vetëvendosje, përderisa subjekti tjetër opozitar, Lidhja Demokratike e Kosovës, pritet që të kërkojë shmangien e votimit për raportin e Komisionit shtetëror, të cilin e konsideron vetëm si një draft të papërfunduar.

Para fillimit të seancës, deputetja Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje tha se kanë dorëzuar në Prokurorinë Speciale të Kosovës padi ndaj presidentit, Hashim Thaçi.

Vetëvendosje e ka akuzuar Thaçin për “shkelje të rëndë” dhe “tradhti ndaj vendit” në çështjen e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Ajo iu referua nenit 124 të Kodit Penal të Kosovës i cili e vë Presidentin në përgjegjësi në rast të shkeljes së sovranitetit të shtetit.

“Kemi deponuar në Prokurorinë Speciale kallëzimin penal kundër Hashim Thaçit për shkak të veprës penale ‘tradhti ndaj vendit’”, tha Haxhiu.

Vetëvendosje i kishte marrë në seancë dosjet me emrat e atyre që kanë nënshkruar peticionin kundër demarkacionit.

Deputetët e Vetëvendosjes me peticionin kundër demarkacionit
Deputetët e Vetëvendosjes me peticionin kundër demarkacionit

Edhe ​Lista Serbe ka kumtuar se nuk do ta përkrahë ratifikimin e demarkacionit.

“Një gjë e tillë nuk është dakorduar me ne dhe nuk do ta mbështesim demarkacionin”, thuhet në deklaratën e Listës Serbe, duke iu referuar disa shkrimeve nëpër media të ndryshme.

“Ne do të vazhdojmë të luftojmë për të drejtat e bashkësisë serbe që jeton në Kosovë”, thuhet në deklaratë.

Presidenti i Koosvës, Hashim Thaçi ka ftuar të gjithë deputetët ta ratifikojnë demarkacionin, duke i adresuar një thirrje të veçantë edhe Listës Serbe.

“Sot, kur krejt bota është duke na shikuar, besoj thellë në vullnetin e të gjitha partive politike për të ratifikuar këtë marrëveshje, e cila krijon një dinamikë të re edhe në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.Vota për ratifikimin e demarkacionit është votë për lirinë e lëvizjes së qytetarëve në zonën Shengen, është votë për Kosovën në Evropë”, ka shkruar Thaçi në facebook.

​Ratifikimi i Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, mbetet kushti i fundit, që i ka vënë Komisioni Evropian Kosovës, në procesin e liberalizimit të vizave.

Në Kuvendin e Kosovës, në hapësirën e rezervuar për mysafirë, ishte i pranishëm edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie.

“Jam këtu që t’i inkurajojë të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës për të ratifikuar Marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi”, tha Delawie.

Ai tha se kjo është një “marrëveshje e denjë dhe saktë” dhe se secili deputetë duhet ta dijë qëllimin e fundit të saj, që është marrja e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

“Abstenimi është votë kundër, kështu që i ftojmë të gjithë deputet të votojnë për marrëveshjen”, tha Delawie.

Përmes disa shkrimeve në rrjetin social Twitter, Delawie kishte shprehur edhe habinë e tij me veprimet e disa deputetëve që janë pozicionuar kundër Demarkacionit.

“E çuditshme se sa shumë po punojnë disa njerëz për t’i mbajtur qytetarët e Kosovës larg udhëtimit në Evropë!”, ka shkruar ambasadori amerikan, në rrjetin social, në internet.

Edhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, përmes rrjeteve sociale, ka thënë se po i ndjek me interesim të madh zhvillimet në Kosovë për çështjen e demarkacionit.

“Po e ndjek me interesim të madh debatin dhe votimin për demarkacionin në Kuvendin e Kosovës. Gjithë të mirat për miqtë, partnerët e qytetarët që treguan përkushtim të vërtetë për liberalizimin e vizave. Mirënjohëse edhe për Malin e Zi”, ka shkruar Fajon.

Marrëveshja për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi është nënshkruar në gusht të vitit 2015 në Vjenë. Si e tillë, kjo marrëveshje ishte ratifikuar nga Kuvendi i Malit të Zi, por jo edhe nga ai i Kosovës.

Pa ratifikimin e kësaj marrëveshjeje, Komisioni Evropian e ka bërë të qartë se Kosova nuk mund të përfshihet në agjendën për liberalizimin e vizave.

  • 16x9 Image

    Zijadin Gashi

    Zijadin Gashi, i lindur më 1973 në Prishtinë. Me gazetari ka filluar të merret që nga viti 1997, duke u angazhuar fillimisht nëpër mediat lokale. Si korrespondent i Radios Evropa e Lirë punon që nga maji i vitit 2001. Kryesisht ka mbuluar aktualitetin politik në Kosovë.

    Nga 1 shkurti 2016, është emëruar shef i Byrosë së Radios Evropa e Lirë, në Prishtinë. Ai është i martuar dhe ka 3 fëmijë.

Ky është kallëzimi penal i VV-së ndaj Thaçit për “tradhti ndaj vendit” (video)

Lëvizja Vetëvendosje sot ka dorëzuar kallëzim penal për Presidentin Hashim Thaçi për shkak të dyshimit për “tradhtinë ndaj vendit”, pas nënshkrimit të marrëveshjes për demarkacionin.

“Vepra penale e konsumuar lidhet me cenimin e territorit të Republikës. Cenimi i territorit vërtetohet nga Raporti zyrtar i Komisionit shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit”, thuhet në njoftim të VV-së.

“Presim nga Prokuroria Speciale e Kosovës që sa më parë të ndërmarrë veprimet e duhura për të adresuar këtë vepër kaq të rëndë dhe të paprecedentë në Republikën tonë”, thuhet në njoftim të VV-së.

Mos e votoni Demarkacionin! – Nga Florim Zeqa

 

Vënja e kushteve të padrejta pushtetarëve kosovar në këmbim të liberalizimit të vizave, siq është Demarkacioni me Malin e Zi, është akt i paprecedent nga zyrtarët e BE-së! Pasi një gjë të tillë nuk e kanë aplikuar edhe për vendet tjera të rajonit, gjegjësisht me republikat tjera të ish federatës jugosllave, disa prej të cilave janë bërë edhe pjesë e BE-së dhe NATO-s pa ju vënë kushtin e demarkimit të kufirit siq është rasti pikërisht me Malin e Zi, me të cilin vend Kosova ndodhet në kontekst territorial, por që qytetarët e këtij vendi nuk e bartin asnjë konseguencë sa i përket levizjes së lirë të njerëzve dhe mallërave drejt vendeve të BE-së.
Kështu, të vetmit që padrejtësisht po penalizohen në Ballkanin jugëpërëndimorë janë shqiptarët. A thua pse!?
Sepse e gjithë kjo është pasojë e një lidershipi të papërgjegjshëm kosovar në këtë dekadën e fundit, gjegjësisht në dekadën e pavarësimit dhe njohjes ndërkombëtare të shtetit tonë.

Personaliteti i dyfisht i kryeministrit Haradinaj

Mbetët krejtësisht i pajustifikueshëm fakti, se për çfarë motivesh kryeministri aktualë Ramush Haradinaj mohon të gjeturat e komisionit nën udhëheqjen e Prof. Shpejtim Bulliqit të cilin vetë e caktoj që në ditën e parë të ngritjes në fronin qeveritar, dhe për ironi të faktit tani pranon ratifikimin e një marrëveshje të cilën si opozitarë e kishte kundërshtuar me të gjitha mjetet ligjore dhe antiligjore si në kuvend ashtu edhe në komisionin për demarkimin e kufirit,…me ç’rast përveq hedhjes në fytyrë të hartave, e kishte ofenduar rënd në baza seksiste ish kryetarin e komisionit qeveritar Murat Meha.
Tani me të drejtë shtrohet pyetja hipotetike; “A meriton mirënjohje Murat Meha nga liderët shtetërorë apo ndëshkim Prof. Shpejtim Bulliqi” që bëri publike të gjitha shkeljet e komisionit paraprak!?
Një gjë është e sigurtë, presidentit Hashim Thaçi i kanë mbetur shumë dekorata në zyrën e tij, e ndoshta kryeministri do të përkujdeset për mirënjohjet!

Demarkacioni nuk e sjell liberalizimin e vizave

Demarkacioni nuk është kushti themeltarë për liberalizim të vizave siq po trumbetojnë liderët tonë shtetërorë, kjo është farsë, është truk politik për gllabërimin e tokave nga trungu ynë kombëtarë!
Farsë dhe hipokrizi politike është kushti i demarkacionit në këmbim të liberalizimit të vizave. Ngase pengesa kryesore e mosliberalizimit të vizave është klasa e korruptuar dhe servile politike e Kosovës, e cila djallëzisht është duke u përdorur nga Beogradi, Podgorica, Shkupi dhe Brukseli për gllabërimin e sërishëm të tokave tona stërgjyshore.
Nëse votohet Demarkacioni me Malin e Zi sipas variantit të qeverisë së kaluar, atëherë do të ndryshoj edhe pamja e flamurit shtetëror për shkak të ndryshimit të kufijëve, gjegjesisht për shkak të humbjes së rreth 12 mijë hektarëve tokë të Kosovës e cila e cenon në mënyrë drastike territorin e vendit tonë, gjë e cila e ndryshon edhe në aspektin gjeografik hartën e Kosovës, si dhe do i vënë në lajthitje shtetet që e kanë e njohur pavarësinë e e vendit tonë në kufijt ekzistues të saj.

Thirrje deputetëve shqiptarë

Deputetët e kanë obligim kushtetues të dalin fuqishëm në mbrojtje të kushtetutshmërisë dhe sovranitetit të shtetit. Të mos e votojnë ratifikimin e marrëveshjeve fatkeqe të liderëve të shantazhuar politik.
Ju deputet shqiptar të Kuvendit të Republikës së Kosovës, pa dallime partiake, pozitë dhe opozitë vihuni në shërbim të mbrojtjes së interesave të shtetit, atdheut tuaj dhe qytetarëve të vendit. Mos u bëni pjesë e politikave shkatërrimtare të shtetit për të cilin u derdh shumë gjak, u bënë sakrifica të panumërta të brezave të tërë.
Deputet shqiptar të Kuvendit të Republikës së Kosovës, që në damart e juaj rrjedhë gjak shqiptari mos lejoni të shkelet mbi amanetin e shumë brezave, mbi gjakun e dhjetramijëra dëshmorëve dhe martirëve të lirisë tonë.

Deputet shqiptar të Kuvendit të Republikës së Kosovës, me votimin kundër Demarkacionit, jo vetëm që mbroni amanetin e dëshmorëve, mbroni coptimin e trojeve etnike shqiptare, mbroni Republikën e Kosovës, mbroni ardhmërinë e bashkatdhetarëve tuaj në shtetin e Kosovës.

Andaj bëheni mbrojtës të sovranitetit të shtetit, bëhuni ndërtues të paqës dhe sigurisë afatëgjate në këtë pjesë të gadishullit ballkanik.

Në të kundërtën, ju deputet shqiptar të Kuvendit të Republikës së Kosovës, me votën “pro” marrëveshjeve fatkeqe për vendin, me (pa) dashjen tuaj do të shndërroheni në shkaktar të trazirave dhe gjakderdhjeve të shpejta në trojet dardane, ngase populli nuk do të pranojë për asnjë çmim humbjen e tokave të veta, kthimin prapa të trashëgimisë stërgjyshore nën kthetrat e pushtuesve sllav.
Deputet, mos lejoni të bie mbi ju mallkimi i një popullate të tërë!
Andaj, që kjo të mos ndodhë, mos e votoni Demarkacionin!
Të gjithë në mbrojtje të integritetit territorial të vendit!
Edhe ju veteranë të vërtetë të lirisë së atdheut, nëse sot heshtni, pendimi dhe reagimi i juaj nesër mbetët i pa vlerë!

Këtë shkrim dëshiroj ta përfundoj me një thënje të Paulo Coelho: “Të presesh është e dhimbshme, edhe të harrosh është e dhimbshme, por të mos dish se çfarë vëndimesh të marrësh kjo është një nga vuajtjet më të mëdha”.

Nesër mbahet seanca e jashtëzakonshme për demarkacionin

PRISHTINË – Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës në mbledhjen e paralajmëruar për sot me krerët e grupeve parlamentare vendosi që seanca e jashtëzakonshme për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Kosovës dhe Malit të Zi të mbahet nesër.

Në këtë mbledhje, ku në rend dite ishte shqyrtimi i kërkesës për mbajtje të seancës së jashtëzaknshme për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, përveç përfaqësuesve të subjektit politik Lista Serbe të pranishëm ishin të gjithë përfaqësuesit e subjekteve politike tjera në vend.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas mbledhjes duke folur për media njoftoi se seanca e jashtëzakonshme për votimin e demarkacionit do të mbahet nesër në ora 11:00.

Sipas tij, ditën e nesërme politika e Kosovës e ka rastin të bashkohet pa asnjë dallim për “një çështje shumë të rëndësishme për qytetarët e vendit që ndërlidhet drejtpërdrejtë me lëvizjën e lirë”.

Veseli shprehu besimin se marrëveshja për demarkacionin do të kalojë dhe theksoi se secili deputet duhet ta ketë parasysh rëndësinë e kësaj çështjej mbi inatin, debatet e të kaluarës dhe kalkulimet e dëmshme për të ardhmen e vendit.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur dje ka miratuar plotësimin dhe ndryshimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për kufirin shtetëror midis Kosovës dhe Malit të Zi.

Pjesë e projektligjit janë Marrëveshja për kufirin shtetëror Kosovë-Mal të zi e datës 26 gusht 2015, dokumentacioni zyrtar i Komisionit shtetëror për shënimin e kufirit shtetëror, si dhe deklarata e presidentit të Kosovës dhe të Malit të zi, Hashim Thaci dhe Filip Vujanovic e datës 16 shkurt 2018.

Nga ana tjetër, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, dje ka dërguar kërkesë deri te Kryesia e Kuvendit për thirrje të seancës së jashtëzakonshme për miratimin e Projektligjit për datën 22 shkurt 2018. aa

Delawie dhe Apostolova marrin premtimet e LDK-së për votën pro-Demarkacionit

Nga takimi i LDK-së me ambasadorin Greg Delawie

Lidhja Demokratike e Kosovës i ka siguruar përfaqësuesit ndërkombëtarë në Prishtinë, se do të mbështesë me votë unanime ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës të prirë nga Kryetari i Grupit Parlamentar, Avdullah Hoti, kanë zhvilluar të mërkurën takime të ndara me ambasadorin amerikan Greg Delawie dhe shefen e Zyrës së BE-së Nataliya Apostolova.

“Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, z. Hoti, e ritheksoj edhe një herë qëndrimin e LDK –së sa i përket procesit të ratifikimit të kësaj marrëveshje dhe konfirmoj votën unanime pro të Grupit Parlamentar”, thuhet në një komunikatë për media.

Ratifikimi i Marrëveshjes së demarkacionit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, pritet të vendoset si pikë e veçantë e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës të enjten.

Për ratifikimin e saj, nevojiten 80 vota të deputetëve.

Ymeri: Deklarata Thaçi-Vujanoviç e njeh marrëveshjen e 25 gushtit për Demarkacionin

Deklarata e përbashkët e Malit të Zi dhe Kosovës që thuhet se e zgjidhi bllokadën me Demarkacionin, u diskutua shumë e për këtë nuk u sqarua gjithçka

Aty u tha se jepet mundësia për ta rishikuar kufirin, ndërkohë që nuk u qartësua çfarë mund të ndryshohet.

E për këtë ka folur sot anëtari i Komisionit Visar Ymeri, që thotë se ky është një mashtrim me të cilin po mjegullohet situata.

“Me këtë marrëveshje vuloset se Kosova nuk humb territor”, thuhet në deklaratën e re të dy presidentëve.

Kjo, sipas Visar Ymerit, tregon se edhe deklarata e njeh marrëveshjen, e cila, sipas tij, është e dëmshme. Më pas për këto arsye ai ka kërkuar që të mos dërgohet nga komisioni për në seancë.

Kushner: Specialja e ka dëmtuar imazhin e Kosovës në botë

Ish kryeadministratori i parë i UNMIK-ut në Kosovë, Bernard Kushner ka folur rreth Gjykatës Speciale, duke thënë se një gjykatë e tillë nuk e bën Kosovën të duket mirë në sferën ndërkombëtare.

“Besoj që e ka dëmtuar imazhin e Kosovës në botë. Kam qenë dëshmitar, për sa i përket Bosnjes, po e them me shumë kujdes dhe me shumë respekt për të Drejtën Ndërkombëtare, kam uruar që është një progres shumë i madh në botë, por të gjykosh prej larg, ndoshta për të gjykuar, ka qenë ligji i Millosheviqit apo paraprak është shumë e vështirë”.

“Unë di një gjë, kam lexuar në vendin tim, në Francë, mediat amerikane, italiane, spanjolle, gjykime për Kosovën të cilat nuk janë të drejta”, tha Kushner në Zona B të Klan Kosovës, duke thënë se një gjykatë e tillë nuk është e nevojshme.

“Është një ambient në Lindjen e Mesme që është katastrofike, atëherë ka qenë në Ballkan, Ballkani gjendet në Evropë dhe është histori e gjatë mes myslimanëve, ortodoksëve, krishterëve, janë shekuj me radhë. Çfarë duhet dhe që mund të krahasohet është një komision i përzier për pajtimin dhe drejtësinë dhe kjo sigurisht që nevojitet por Gjykatë në të dy anët jo, nuk është e nevojshme”.

“Që të bëhet gjykim historik, për të kuptuar se çfarë ka ndodhur, të studiohet dhimbja në të dy anët, janë dy pesha që duhet të maten. Nuk mundemi ta shikojmë dhunën që është bërë ndaj kosovarëve dhe të krahasohet me bombardimet në Serbi”, tha ai.

“Njerëzit duan të flasin mes vete, nuk duhet të numërohen, të maten të vdekurit, nuk duhet të harrohen gjithsesi, por nuk është e dobishme. Drejtësia Ndërkombëtare ka qenë progres shumë i rëndësishëm edhepse nuk është e përkryer. Kur nuk do të ketë më luftë ndoshta do të ketë drejtësi”.

Kushner ka deklaruar se Kosova është i vetmi sukses i Kombeve të Bashkuara ndonëse sipas tij, ka pasur progres por ende ka shumë punë për tu bërë.

“Të vendosësh që nuk ka pasur progres është diçka e pavërtetë, ka pasur shumë përparim dhe do të ketë ende se asgjë nuk është kryer ende”.

“Sigurisht se drejtësia nuk është e përkryer, ka papunësi në Kosovë, asgjë nuk ka përfunduar ende por çfarë përparimi është bërë nisur nga asgjë. Çfarë shprese për të rinjtë, ata nuk e kanë njohur atë periudhë, sigurisht se duan punë dhe unë i kupto. Do tu gjejmë punë por duhet gjithashtu të ketë investime këtu që të ketë para për të zhvilluar industrinë”.

“Unë mendoj se kemi qenë të rreptë me Kosovën. Klaus Reinhardt, gjeneral gjerman ka thënë me një francez, Franca dhe Gjermania edhe neve na është dashur kohë e gjatë për tu pajtuar por jemi pajtuar”.

“Ai tha se kemi bërë gjërat në Kosovë dhe ka qenë i vetmi sukses i Kombeve të Bashkuara, nuk mund të themi se është sukses i përkryer por megjithatë është i kënaqshëm”, tha Kushner.

President i përbashkët, ide vrastare për Kosovën! – Nga Florim Zeqa

Ideja e kryeministrit shqiptar Edi Rama e shpalosur në 10 vjetorin e pavarësisë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, po citoj: “Kosova dhe Shqipëria do të kenë një politikë të jashtme e jo veç ambasada dhe përfaqësi diplomatike të njëjta, po pse jo një president të unitetit kombëtarë dhe një politikë kombëtare të sigurisë”, përveçse mungesë respekti, është atak i drejtëpërdrejtë ndaj pavarësisë së shtetit tonë, është kundër integrimit të Kosovës në BE, OKB dhe NATO.

Hipokrizia e kryeministrit shqiptar Edi Rama është aq e thellë dhe e rrezikshme për Kosovën, sa vetë idetë e presidentit Vuçiq për Kosovën. Ajo që deklaroi kryeministri shqiptar në përvjetorin jubilarë të shtetit tonë, përveçse marrëzi politike, është një aventurë e çmendur e tij e elaboruar paraprakisht në kuzhinat e Beogradit dhe Moskës.

Propozimet e Edi Ramës nuk përkojnë fare me realitetin kohor

propozosh një president të përbashkët për Kosovën e Shqipërinë, në një periudhë kohore kur platforma e bashkimit kombëtar është tepër larg realitetit, kur në procesin e integrimeve evropiane bashkimi po shihet si koncept i realizueshëm vetëm përmes hyrjes së përbashkët të shqiptarëve në Bashkimin Evropian. Pas deklaratës së Edi Ramës fshihen plane të errëta dhe destruktive të armiqve të Republikës së Kosovës. Bashkimi kombëtarë është një proces i gjatë evolutiv. Për ata që i kuptojnë proceset e bashkimit të dy shteteve, gjegjësisht një kombi të ndarë siq jemi ne shqiptarët asgjë nuk mund të kryhet brenda një afati të shkurtër kohor.

Hapi i parë dhe më i madh drejt bashkimit kombëtarë është krijimi i shtetit të Kosovës dhe njohja e pavarësisë së saj nga bashkësia ndërkombëtare. Të gjithë jemi pro bashkimit të trojeve tona, por janë disa kritere, apo më mirë të themi disa parakushte që ne si dy shtete (Shqipëri e Kosovë) akoma jemi largë plotësimit të tyre, si: forcën ekonomike, forcën ushtarake dhe forcën politike që të vendosim për fatin tonë.

Shëmbulli më i mirë dhe më praktik i bashkimit të shqiptarëve në Ballkan është ai i bashkimit të dy shteve gjermane. Çdo formulë tjetër në rrethanat aktuale politike do të ishte vrastare për shtetin e Kosovës.

Hipokrizitë e një demagogu

Hapi i parë i bashkimit kombëtarë është mbrojtja e integritetit territoarial të dy shteteve tona (shqiptare). Përderisa qeveria shqiptare nën udhëheqjen e Edi Ramës ushtrojnë presion të paparë ndaj qeveritarëve në Prishtinë për kompromise të dhimbshme, në këtë rast faljen e territoreve fqinjëve tonë në njërën anë, dhe pa bërjen e asnjë përpjekje për futjen e pjesës së Mitrovicës së ndarë (e legalizuar si Mitrovicë Veriore) në planin e integruar të sistemit shtetëror dhe administrativ të Kosovës, për më tepër se hipokrizi, është demagogji e sojit të tradhtarëve të kombit. Bashkimi kombëtar është proces, realizimi i të cilit varet nga hapërimi dhe rrugëtimi ynë si komb dhe shoqëri njerëzore konform rrethanave kohore, sferave të interesit të qendrave të vendosjes, rendit të ri politik botëror dhe aftësisë sonë për të përfituar nga interesat e SHBA-së në Ballkan.

Rruga drejt bashkimit kombëtar nuk kalon përmes bisedimeve me Beogradin në Bruksel, por përmes lidhjeve të fuqishme të bashkëpunimit mes Prishtinës dhe Tiranës, me zhvillimin ekonomik të të dyja shteteve shqiptare, pa anashkaluar lidhjet e bashkëpunimit me shqiptarët në trojet e pushtuara etnike. Bashkimin kombëtar jo vetëm se nuk mund ta realizojnë, nuk kanë të drejtë as ta promovojnë si ide mbeturinat e mortajës komuniste, që për një gjysmë shekulli e tjetërsuan qënien kombëtare të shqiptarëve në trojet etnike. Bashkimi kombëtar nuk arrihet brenda natës, nuk arrihet as me “shkop magjik” siç e trumbetojnë ideologët e dështuar politikë.

Bashkimin kombëtar jo vetëm se nuk mund ta realizojnë, nuk kanë të drejtë as ta promovojnë si ide mbeturinat e mortajës komuniste, që për një gjysmë shekulli e tjetërsuan qënien kombëtare të shqiptarëve në trojet etnike. Bashkimi kombëtar nuk arrihet brenda natës, nuk arrihet as me “shkop magjik” siç e trumbetojnë ideologët e dështuar politikë.

Klasa aktuale politike në Tiranë dhe në Prishtinë që për çdo ditë i vjedhin dhe keqtrajtonë shqiptarët në njërën anë, ndërsa në tjetrën vazhdojnë të bëjnë pazare të fshehta me fqinjët për shitjen e territoreve shqiptare, nuk e kanë të drejtën të zënë në gojë idenë e bashkimit kombëtarë.

Pseudopatriotët e maskuar nën petkun e “bashkimit kombëtar”

Pseudopatriotët e sojit të Edi Ramës, të maskuar nën petkun e “bashkimit kombëtar”, të lidhur me Moskën e Beogradin, me qëllim e harrojnë faktin e pamohueshëm se Pavarësia e Republikës Kosovës është hapi më i madh drejt bashkimit kombëtar në këto njëqind vitet e fundit. Miqësia që lidhi presidenti historik me faktorin kyç të lirisë tonë-SHBA-të, është garancia më e fuqishme e ekzistencës së shtetit tonë kundrejt synimeve grabitqare të vargonjve serbosllavë.

Fillimisht, shqiptarët në të dy anët e kufirit duhet të këndellen nga agonia e pritjeve të gjata, për largimin sa më parë të këtyre elitave të korruptuara politike për sjelljen në pushtet të atdhetarëve të mirëfilltë, që e duan me shpirtë atdheun e tye, që për asnjë lloj çmimi nuk e negociojnë integritetin territorial të vendit të tyre me armiqt shekullorë.

Edhe Agim Vinca refuzon dekoratën nga Presidenti Thaçi

Refuzimi i Vinces i shtohet listës prej dhjetëra personaliteteve që nuk pranuan të dekoroheshin nga Presidenti Thaci.

Ky është shkrimi i plotë i Vincës në Facebook:

KOSOVA PO VDES MORALISHT

(Dekoratat e 10-vjetorit të Pavarësisë)

Në disa portale në Kosovë këto ditë ka qarkulluar një listë me emrat e individëve dhe të institucioneve, të cilat Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, kishte marrë vendim t’i nderonte me rastin e 10-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Nga miq dhe të afërm të mi mësova se në këtë listë, në mesin e shumë personaliteteve të tjera, gjendet edhe emri im.

Prita që lidhur me këtë vendim të njoftohesha zyrtarisht, siç e do rendi, nga kabineti i Presidentit të Republikës, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Nuk e di si është vepruar me të tjerët, por unë deri në këtë çast nuk kam marrë as njoftim me shkrim, as telefonatë, as ftesë për ceremoninë e dorëzimit të dekoratës, asgjë.

Besoj se kjo është arsye e mjaftueshme për të mos e marrë shumë seriozisht këtë punë.

Nga ana tjetër, sjellja e këtillë tregon seriozitetin, në të vërtetë joseriozitetin e institucioneve tona shtetërore dhe të njerëzve që janë në krye të tyre, të cilët duket asnjë pune nuk i qasen me përgjegjësinë dhe seriozitetin e duhur.

Kështu, në mënyrë joserioze e të papërgjegjshme, ata e kanë drejtuar edhe vendin gjatë këtyre dhjetë viteve që lamë pas, duke degraduar gjithçka: ekonominë, arsimin, shëndetësinë, kulturën, artin, shkencën dhe duke e zhytur vendin në korrupsion, nepotizëm e varfëri.

Me udhëheqës të tillë, që nuk janë shtetarë, por pushtetarë, Kosova jo vetëm që stagnon në ndërtimin e shtetësisë së saj, por, për më keq, po vdes moralisht.

Dalzotësit e Kosovës sot janë bërë zotër të saj dhe sillen me të si të ishte pronë e tyre private.

Me keqardhje, Agim Vinca

Flamuri kuqezi apo flamuri zyrtar, kosovarët habisin me përgjigjet e tyre (Video)

Kosova ka flamurin e saj zyrtar, por shumë kosovarë identifikohen me flamurin kuq e zi. Media turke TRT ka publikuar një VOX Pop në 10-vjetorin e Pavarësisë me qytetarët kosovarë të cilët pyeten se cili është flamuri që i përfaqëson më shumë. Asnjë prej tyre nuk zgjedh veç njërin.

Ata thonë se shumë njerëz u vranë për flamurin kuq e zi kombëtar për të pasur flamurin zyrtar të Kosovës. Sipas tyre, flamuri blu me yje të verdha është flamuri i shtetit, i pavarësisë ndërsa flamuri shqiptar është flamuri i kombit. Me sa duket flamuri kuqezi është në zemrat e kosovarëve. “Ata e respektojnë flamurin zyrtar sepse përfaqëson vendin e tyre dhe pavarësinë por historia është tek flamuri shqiptar”, thotë gazetari. Ndiqni videon e realizuar nga TRT.

 

Edhe Fatmir Limaj e refuzon dekoratën e Thaçit

Nuk ndalet lista e atyre që refuzojnë të pranojnë dekoratat që Presidenti Hashim Thaçi i ndau për nder të përvjetorit të 10 të pavarësisë së Kosovës.

Këtë nderim nuk do ta pranojë as njëri prej ish-bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Thaçit, Fatmir Limaj, ka mësuar KTV’ja nga burime pranë tij.

Limaj pritet që së shpejti vetë të bëjë të ditura arsyet e refuzimit.

Më parë, dekoratat i refuzuan edhe Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Veton Surroi, Hydajet Hyseni, Rexhep Qosja, familja e Agim Zatriqit, ‘Koha Ditore’ dhe Radio ‘Kosova e Lirë’.

Iu kthyen bumerang – Kush i refuzoi deri tash dekoratat e Thaçit

Qindra personalitete ishin përzgjedhur nga Presidenti Hashim Thaçi për t’u dekoruar me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë. Ishte pikërisht Thaçi dhe raportet e tyre me të, arsyeja pse ata refuzuan këto dekorime. Jakup Krasniqi, Veton Surroi me Kohën Ditore, Radio Kosova e Lirë, Rexhep Selimi, Hydajet Hyseni, e bashkëshortja e Agim Zatriqit, ishin disa prej atyre që i kthyen mbrapsht dekoratat, pasi nuk e konsideruan Thaçin të denjë as edhe për t’i nderuar.

Personalitete që nuk e nderojnë Hashim Thaçin si President të Kosovës, nuk pranojnë madje as të nderohen nga ai.

Për nder të 10 vjetorit të shtetësisë, Presidenti Thaçi kishte zgjedhur qindra personalitete që i konsideron si kontribuues në lirinë e vendit përmes veprimtarive të tyre në periudha të caktuara, të rëndësishme për Kosovën ndër vite. Por, jo të gjithë mirëpritën dekorimin nga Presidenti.

I pari që refuzoi një dekoratë të tillë ishte ish-zëdhënësi i UÇK’së, Jakup Krasniqi, bashkëpunëtor i ngushtë i Thaçit gjatë luftës dhe pas saj.

“Hashimi nuk e ka asnjë kriter të vetëm në dhënien e Mirënjohjeve dhe të Dekoratave. Thjesht, ai po bënë pazare politike me mirënjohje e dekorata”, ka shkruar Krasniqi në Facebook, ku tregoi arsyet pse e refuzon dekoratën.

Ai po ashtu tha se nuk mund të pranonte të nderohej nga dikush që e kishte fyer, ndërsa potencon që i vjen keq që po e refuzon një institucion shtetëror.

“Refuzoj te dekorohem nga Hashimi, i cili personalisht me ka fyer, dhe jo vetëm në aferën Pronto”, shkroi Krasniqi.

Publicisti Veton Surroi po ashtu ka refuzuar të dekorohet nga Hashim Thaçi, i cili, sipas tij, është një person i pandershëm që i ka bërë dëm vendit.

“I pandershmi nuk mund të me nderojë. As mua, e aq me pak këtë vend”, tha Surroi në arsyetimin e tij për refuzimin e dekoratës.

“Konsideroj se Hashim Thaçi është përgjegjësi kryesor për kapjen e shtetit, izolimin e tij, vjedhjen e tij, varfërimin e tij material, mendor e shpirtëror, zbrazjen e tij prej një të dhjetës së popullatës për dhjetë vjet pavarësie, humbjen e konsensusit politik e perspektivës së të rinjve brenda tij… Me përjashtim të okupatorëve, nuk ka pasur njeri që i ka bërë kaq dëm vendi”, ishte përgjigjja e publicistit ndaj dy dekoratave që Thaçi kishte përgatitur për të.

Bashkë me Surroin, s’kishte se si të mos e refuzonte dekoratën edhe  gazeta “Koha Ditore”, që hynte në listën e mediave që Thaçi kishte zgjedhur për të dekoruar.

Për pjesëmarrje në Konferencën e Rambujesë, ishte përzgjedhur për t’i dhënë Dekoratë presidenciale edhe Rexhep Qosja, i cili dikur ka pasur raporte të shkëlqyera me Thaçin, qeveria e të cilët në vitin 2010 kishte ndarë 200 mijë euro për botimin e veprës së akademikut.

Qosja kishte radhitur disa prej arsyeve pse refuzon të marrë ‘dekoratën e parë dhe të fundit që i jepet prej këtij regjimi’.

“E refuzoj sepse është çmimi i dhënë prej një regjimi, i cili me politikën e brendshme dhe me politikën e jashtme i ka sjellë dhe po i sjell shumë dëme dhe komprometime shtetit të Kosovës sot”, ka shkruar Qosja në Facebook.

Njëri nga pjesëtarët e Shtabit të Përgjithshëm, deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi, po ashtu ka kthyer mbrapsht dekoratën për të cilën është njoftuar prej mediave. Thotë se Hashim Thaçi është aryseja e refuzimit.

“Unë REFUZOJ të pranojë dekoratë nga një person si Thaçi. Dekorata e dhënë prej tij nuk më bën nder as mua e as ndonjë luftëtari të UÇK-së. Refuzoj të pranojë dekoratë nga ai i cili shet tokë të Kosovës sot ashtu sic deri më tani i shiti idealet e luftës se UÇK-së”, ka shkruar Selimi në FB.

Dekoratën e ka refuzuar edhe Hydajet Hyseni, që dikur ishte bashkëpunëtor i Presidentit Thaçi, ndërsa tani është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.

Burbuqe Namani–Zatriqi, gruaja e ish-drejtorit të RTK-së, Agim Zatriqi, ka thënë se është njoftuar në media se bashkëshorti i saj i ndjerë është në listën e të përzgjedhurve nga presidenti për ta dekoruar me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë.

“Nga mediet kam mësuar se me rastin e dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës, Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës ka ndarë një dekoratë për bashkëshortin tim të ndjerë”, ka shkruar në Facebook zonja Namani-Zatriqi, duket theksuar se, për arsye parimore, megjithatë, nuk do ta pranojë këtë dekoratë.

Pos Kohës Ditore, edhe Radio Kosova e Lirë bën pjesë në grupin e medieve që refuzuan të dekoroheshin nga Presidenti Thaçi për veprimtarinë e tyre. /Express/

Edi Rama: Pas 10 vjetësh Shqipëria dhe Kosova ta kenë një President

Edi Rama s’ka pasur guxim të thotë asnjë fjalë për bashkim kombëtar. Por ka folur për të ardhmen. Ka thënë se Kosova dhe Shqipëria pas dhjetë vitesh mund ta kenë një President.

Shefi i Qeverisë shqiptare, Edi Rama, ka propozuar një President gjithëkombëtar dhe një politikë kombëtare të sigurisë.

Këto dy propozime, Rama i ka bërë gjatë fjalimit në Kuvendin e Kosovës, për nder të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

“Kosova dhe Shqipëria do të kenë një politikë të jashtme e jo veç ambasada dhe përfaqësi diplomatike të njëjta po pse jo një president simbol të unitetit kombëtar dhe një politikë kombëtare të sigurisë”, ka thënë Rama, në fjalimin e tij, shkruan Gazeta Express.

E ka pranuar se një ide e tillë nuk është e realizueshme tash po ka thënë se edhe dicka që ëndërrohet mund të realizohet.

“Mbase ky parafytyrim sot mund të mos jetë i qëllueshëm në rrafshin e racionales, por historia na këshillon se çka është e drejtë të ëndërrohet nuk është e pamundur të realizohet”, ka shtuar ai.

Ai ka këshilluar Kosovën dhe Serbinë të vazhdojnë dialogun për fqinjësi të mirë dhe të bëhen pjesë e BE’së si dy Shtete të pavarura.

Qeveria Haradinaj miraton marrëveshjen Thaçi-Vujanoviç për demarkacionin

“Bazuar në këtë poashtu janë krijuar rrethanat që Parlamenti i Kosovës të jetë unik dhe të votojë marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi”, tha Haradinaj

PRISHTINË – Qeveria e Kosovës në mbledhjen solemne me rastin e 10-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës miratoi aneks-marrëveshjen e nënshkruar mes Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Presidentit të Malit të Zi, Filip Vujanoviç, për rishikimin dhe korrektimin e drejtimit të sektorëve të Çakorrit dhe Kullës.

Mbledhja solemne e Qeverisë së Kosovës filloi me një minutë heshtje për dëshmorët e luftës së Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj kërkoi shqyrtimin e pikës së parë të rendit të ditës që ishte aneks-marrëveshja e nënshkruar e cila është pjesë e deklaratës së nënshkruar dje ndërmjet Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Presidentit të Malit të Zi, Filip Vujanoviç për rishikimin dhe korrektimin e vijës kufitare në drejtim të Çakorrit dhe Kullës.

Haradinaj tha se kjo marrëveshje si e tillë ka një element shumë të rëndësishëm që është vullneti politik i institucioneve të Kosovës por edhe i institucioneve të Malit të Zi. Ai tha se rishikimi dhe korrektimi duhet të jetë substancial duke respektuar marrëveshjën dhe të gjeturat e trupave punues të Kosovës dhe Malit të Zi.

“Me këtë deklaratë të përbashkët të presidentëve si aneks i marrëveshjes së mëhershme janë krijuar rrethanat dhe mundësitë që e drejta e Kosovës në territor të respektohet në tërrësi. Bazuar në këtë poashtu janë krijuar rrethanat që Parlamenti i Kosovës të jetë unik dhe të votojë marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi”, tha Haradinaj.

Pas mbledhjes solemne në një konferencë për media Haradinaj tha se koalicioni qeverisës i ka 61 vota por theksoi se që të ratifikohen marrëveshjet ndërkombëtare duhet të arrihen 2/3 e shumicës së Kuvendit pra që nënkupton 80 vota nga gjithsej 120 deputetë sa i ka Kuvendi.

Ai paralajmëroi se këtë të dielë mund të dështojë seanca e Kuvendit për shqyrtimin e demarkacionit duke theksuar se gjatë javës që vjen mund të arrihen edhe votat për ratifikim. Ai në fund tha se e drejta e Kosovës është respektuar në këtë marrëveshje dhe deputetet e Kuvendit me krenari duhet ta votojnë atë.

Ndërsa në pikën e dytë të rendit të ditës ishte shënimi i 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës ku Haradinaj duke uruar festën e pavarësisë të gjithë qytetarëve, gjithë shqiptarëve, miqve dhe aleatëve të Kosovës ftoi të gjithë qytetarët e vendit që të bashkohen në koncertin e yllit botëror të muzikës, këngëtares me prejardhje nga Kosova, Rita Ora që do të mbahet sonte në ora 22:00 në Prishtinë. aa

Në 10-vjetorin e pavarësisë, në Lipjan 160 persona dhurojnë gjak

Dhurimi i gjakut në xhaminë e fshatit Kraishtë, Lipjan, për nder të pavarësisë së Kosovës.

Është viti i pestë me radhë që xhamia e fshatit Kraishtë në Lipjan, organizon dhurimin e gjakut për nder të pavarësisë së Kosovës.

Këtë vit, në këtë xhami kanë dhuruar gjak 160 persona, të cilët janë kryesisht banorë të kësaj komune.

Zaim Baftiu, imam në këtë xhami, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se dhurimi i gjakut tashmë është bërë traditë. Sipas tij, numri i dhuruesve të gjakut që vijnë në këtë xhami, është duke u rritur çdo vit.

Mjekët nga Qendra e Transfuzionit të Gjakut, që ishin të pranishëm në xhami, kanë thënë se aksione të tilla për dhurimin dhe grumbullimin e gjakut, duhet të organizohen edhe në qytete të tjera./Taulant Qenaj

Thaçi iu jep “krah” vrasësve, nuk e njeh kontributin e gazetarëve të vrarë!

Me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Presidenti Hashim Thaçi ka zgjedhur të dekorojë 200 personalitete vendore e ndërkombëtare me medaljen presidenciale.

Në listën e listën e gjatë të personaliteteve të dekoruara nga Thaçi, bëjnë pjesë edhe të akuzuar e të dënuar. Ndër të dekoruarit janë edhe shumë gazetarë, publicistë e përfaqësues mediash. Por, Presidenti Thaçi, duket se ka harruar gazetarët dhe veprimtarët e vrarë pas lufte, e që nuk janë të paktë.

Emrat e gazetarëve dhe publicistëve, Enver Maloku, Xhemajl Mustafa, Bekim Kastrati, Bardhyl Ajeti nuk bëjnë pjesë  në listën e të dekoruarëve të Presidentit. Dikujt i pengonte e vërteta që këta gazetarë e shkruanin në gazetën “Bota sot”. Ata u vranë në vitet e para të pasluftës, derisa vrasjet e tyre nuk janë zbardhur ende.

Sikurse edhe herë të tjera Presidenti Thaçi, për fat të keq zgjodhi ta injorojë  një pjesë të turpshme të historisë së Kosovës së pasluftës, e që janë vrasjet e gazetarëve.

Me këtë dëshmohet edhe njëherë se ky President nuk përfaqëson unitetin e popullit. Kësaj  ia shtojmë edhe faktin se shumë nga të dekoruarit e tij, nuk pranuan të marrin medaljen.

Një dolli për Presidentin selektiv!/Bota Sot

 

 

Rita Ora bën shqiponjën në Prishtinë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora po qëndron në Kosovë.

Gjatë konferencës për media ajo ka bërë shqiponjën me duar, derisa është shprehur e lumtur që po qëndron në Prishtinë dhe se do të jetë një nga koncertet më të mira, ai që do të mbajë sonte në Prishtinë.

Njerëzit nga vende të vogla si Kosova, mund t’i japin botës emra dhe vlera të mëdha, ka deklaruar në Prishtinë, këngëtarja me famë botërore, Rita Ora.

Gjatë një konference për gazetarë, pop ylli botëror, Rita Ora, ka thënë se ka një emocion të veçantë që do të këndojë në Prishtinë, në manifestimin qendror për 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

“Mund të ishim kudo në botë këtë ditë, por unë vendosa që të sjell gjithë ekipin tim këtu në Prishtinë që të ofrojmë shfaqjen më të mirë përgjithmonë”, ka theksuar Ora, e cila mesazhet e saj i ndërlidhte në dy gjuhë, atë shqipe dhe angleze.

Ajo ka thënë se ndihet krenare që i takon gjakut shqiptar dhe Kosovës, pavarësisht se jeton në njërin prej vendeve më të zhvilluara të botës, në Britaninë e Madhe.

“Në çdo intervistë e konferencë, nuk e fsheh, jam nga Kosova”, ka thënë Ora, duke premtuar se të gjithë adhuruesit e saj do t’i bëjë të ndihen të kënaqur me paraqitjen e saj në manifestimin qendror për 10-vjetorin e pavarësisë. Paraqitja e Rita Orës para publikut, pritet të bëhet rreth orës 22:00.

Rita Ora, tash 27 vjeçe, ka treguar se si ka nisur të merret me muzikën në moshën 21 vjeçe, me dëshirën që të bëj një ndikim të madh, marrë parasysh që prejardhjen e kishte nga një vend i vogël.

Mbi këtë bazë ajo edhe e dha porosinë për njerëzit e Kosovës.

“Ju e keni një mundësi për ta përfaqësuar veten tuaj në mënyrën se si dëshironi të mbaheni mend. Gjëja më e rëndësishme për mua është që të qëndrojmë të bashkuar dhe të jemi në gjendje që t’i ftojmë njerëzit në rrethin tonë, sepse sa më shumë që jemi, aq më të mëdhenj bëhemi. Kur për herë të parë kam dalë në një skenë, kam qenë një nga këngëtaret e hershme shqiptare”.

“Tani kemi shumë talente të jashtëzakonshme që i kam parë në këto dy vitet e fundit dhe jam shumë mirënjohëse që kemi këngëtare shqiptare si Dua Lipa, Bebe Rexha, të cilat po e gjejnë dritën e tyre, vendin e tyre në muzikë. Sa më shumë prej nesh që na përfaqësojnë në këtë zhanër muzikor, aq më mirë është për vendin tonë, për shtetin tonë. Të kënaqemi, të qëndrojmë së bashku dhe ta përfaqësojmë shtetin e Kosovës”, ka thënë Ora.

Ajo nuk e ka përjashtuar as mundësinë, që pavarësisht agjendave të ngjeshura, një ditë para publikut në Kosovë mund të këndojnë së bashku tri këngëtaret më të famshme shqiptare sot në botë, Rita Ora, Dua Lipa dhe Bebe Rexha.

“S’i dihet, ndoshta, kurrë mos thuaj kurrë s’bëhet”, ka thënë Ora./BS

Veton Surroi e fyen Hashim Thaçin, ia refuzon edhe dekoratën

Ish-Kryetari i Parisë ORA, Veton Surroi ka lëshuar akuza në drejtim të Hashim Thaçit për rrënimin e Shtetit të Kosovës. Ka thënë se për këtë arsye refuzon dekoratën nga Presidenti.

Veton Surroi e ka refuzuar dekoratën e ndarë për te nga Hashim Thaçi.

Ka thënë se Presidenti i Kosovës është i pandershëm prandaj nuk e pranon të nderohet prej tij. E ka bërë përgjegjës Thaçin për dështimin e Shtetit.

“Pash emrin tim, dy herë, në listën e të dekoruarve nga Hashim Thaçi për dhjetëvjetorin e pavarësisë. Që të dyja herët emri im është vënë në proceset vendimtare për arritjen e lirisë dhe pavarësisë, Konferencës së Rambouillet dhe Procesit të Vjenës. Ka qenë nder imi që t’i shërbej vendit”, ka shkruar Surroi.

“Konsideroj se Hashim Thaçi është përgjegjësi kryesor për kapjen e shtetit, izolimin e tij, vjedhjen e tij, varfërimin e tij material, mendor e shpirtëror, zbrazjen e tij prej një të dhjetës së popullatës për dhjetë vjet pavarësie, humbjen e konsensusit politik e perspektivës së të rinjve brenda tij… Me përjashtim të okupatorëve, nuk ka pasur njeri që i ka bërë kaq dëm vendit”, ka thënë më tej.“Me bindjet e mia për këtë njeri refuzoj të marrë çfarëdo dekorate. I pandershmi nuk mund të më nderoj. As mua e aq me pak këtë vend. Qytetareve: gëzuar dhe u prifshit ndryshimeve!”, ka shkruar Surroi.

Veton Surroi e Hashim Thaçi pasluftës kishin pasur raporte të mira. Por, prej kohës kur Surroi mbeti jashtë Parlamentit kanë nisur hasmëritë ndërmjet tyre.

Surroi ka shkruar edhe libra për Presidentin e Republikës duke lëshuar akuza se e ka rrënuar Shtetin.

Ish-Zëdhënësi i UÇKsë Jakup Krasniqi refuzon dekorimin nga Hashim Thaçi

Jakup Krasniqi, ish-zëdhënësi i UÇK-së ka thënë se luftoi për liri e jo për dekorime. Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën Jakup Krasniqi ka treguar se e refuzon dekorimin nga Thaçi në dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Krasniqi u dekorua dje nga Thaçi me medaljen për dhjetëvjetorin e pavarësisë, si pjesë e ish-Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Ai në një postim në facebook ka treguar pse refuzon dekoratën.

“Veprimtarinë time politike nuk e kam nisur as për pozita, as për pasuri dhe as për dekorime”, ka shkruar Krasniqi.

Ai ka deklaruar se e ka nisur karrierën e tij politike vetëm pse e ka dashur lirinë.
“Kam filluar të merrem me politikë para 45 viteve, thjesht pse e kam dashur lirinë e kombit tim dhe pse Atdheut tim ia kam pasur borxh që t’ia bëj shërbimin pa hile”, ka shkruar më tutje Krasniqi.

Krasniqi ka thënë për Thaçin se ai “po bën pazare politike me mirënjohje e dekorata”, ndërsa veprimet e tash Presidentit të Kosovës i ka konsideruar “që nga viti 2010 e këndej, kanë qenë rrënuese për shtetin e kombin”.

Krasniqi më tutje ka thënë se është fyer nga Thaçi.

“Refuzoj te dekorohem nga Hashimi, i cili personalisht me ka fyer dhe jo vetëm në aferën ‘Pronto’”, ka shkruar Krasniqi, duke treguar se pas Rambujesë “duke ju thënë anëtarëve tjerë të SHP të UÇK-së se gjoja unë e ndonjë tjetër në atë Konferencë jemi bërë me “armiqtë e tij politikë”- LDK-në”.

Krasniqi ka thënë se i vjen keq që refuzimin e dekoratës po e bën publike në dhjetëvjetorin e pavarësisë.

Fotoreportazh i The Guardian: Kosova shteti i 51 i SHBA!

4 Korriku, Dita e Pavarësisë të SHBA festohet edhe në Kosovë, si festë e përbashkët

 

Voal po i sjell lexuesave një fotoreportazh nga The Guardian me titullin Kosova shteti i 51 i SHBA!

“Kosova, shkruan The Guardian, vazhdon të ketë lidhje emocionale, politike dhe ekonomike me vendin që 20 vjet më parë bëri një ndërhyrje perëndimore në luftë me ish-Republikën Federale të Jugosllavisë, duke çuar përfundimisht në shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Disa sondazhe sugjerojnë se Kosova është vendi më amerikandashës në botë dhe më mbështetësi i qeverive Amerikane.

Klinton Bajgora, 13 veç, sipas presidentit Bill Clinton, i ulur midis prindërve të tji në shtëpi në Podujevë.

KFORI Amerikan i vendosur pranë Ferizajt prej 1999 shihen prej shqiptarëve të Kosovës si çlirues.

Fëmijëve shqiptarë sa lindin prindërit u mësojnë të duan Amerikën dhe t’i jenë mirënjohës

Kosova, shteti i 51 i SHBA sepse shumë kompani Amerikane kanë lidhje ekonomike dhe pune me Kosovën.

NJë përshëndetje lamtumire në një restaurant të Prishtinës për atë që do të niset me punë në SHBA.

4 Korriku, Dita e Pavarësisë të SHBA festohet edhe në Kosovë, si festë e përbashkët

 

 

‘Duar të prangosura’ – Provokojnë rëndë serbët, ja si u zgjua sot Mitrovica (fotot)

Në ditën kur Kosova po feston 10-vjetorin e Pavarësisë së saj, veriu i Mitrovicës është zgjuar me pankarta nëpër mure. Kudo nëpër qytet shfaqen postera të tilla, ku shihen duar të prangosura, në të cilat shkruhet ’10 vjet pushtimi të Kosovës e Metohisë’.

 

Mbishkrimi përveç në gjuhën serbe dhe alfabetin cirilik, është shkruar edhe në shqip dhe anglisht.

Mësohet se përmes këtyre pankartave, qytetarët serbë të veriut dërgojnë mesazh se Kosova është pjesë e Serbisë dhe se ajo është e ‘pushtuar’ nga Bashkësia Ndërkombëtare.

KosovaPress ka tentuar të kontaktojë me përgjegjësit e policisë në veri të Mitrovicës, por ende nuk ka marrë asnjë përgjigje.
unnamed-5-4-780x439

unnamed-6-3

unnamed-7-2

unnamed-8-2

Një përvjetor e zvetnuar për qytetarët e Kosovës – Nga Skënder MULLIQI

Po bëhen 19 vite nga largimi i forcave te huaja serbe nga Kosova.U bënë 10 vite kur zyrtarisht e shpallëm pavarësinë e vendit.Shtrohen shumë pyetje ;cilat ishin të arriturat dhe cilat dështimet në shtetndërtim dhe mirëqenje?Dhe, shumë pyetje hipotetike të cilat kërkojnë përgjigje adekuate.Sigurisht së në këtë përvjetor të pavarësisë nuk mund të jemi të kenaqur më të arriturat tona.I kemi pasur mundësit dhe të gjitha kapacitet që gjendja politike e veqmas e rrjedhave ekonomike dhe sociale të jetë shumë më e mirë.Nuk ndodhi kështu së në pushtet erdhën forcat më logjikën e vjeter .Demokracia përjetoje dhe po përjeton stagnim dhe rënje, ndodhi krejt e kunderta e asaj që kan pritur shimica .Kemi menduar më të drejtë së Kosova do të zhvillohet mbi të drejtat e shumicës , së do të zhillohet mbi bazat demokratike e të barazisë , të drejtave të barabarta sociale dhe do të zhvillohet sipas standardeve demokratike .Sot, kur po festojmë këtë përvjetorë , sigurisht së nuk do të gjejmë shumë njerëz të cilët janë të kënaqur më shtetin për të cilin edhe kan luftuar .Kjo ndodhi më shumë për faktin së shteti ra në duar të disa familjeve të cilat po kontrolljnë qdo gjë .Përfituan në mënyrë jo civilizuese dhe ne menyre dehumanizuese .U pasuran mbi kurrizin e popullit duke e varfëruar skajshmerisht ate.Këto pak institucione të cilat po I ndërtojmë, dita ditës gjithnjë e më shumë po I rrënojmë , apo po I shfrytëzojmë për ti qeruar hesapet më të gjithë kundershtaret politike.Organet e drejtësisë dhe gjykatat në vend që të vihen më shumë në funksion të qytetarëve dhe të shtetit , ato shpesh po instrumentalizohen karshi atyre të cilët e kan fuqin vendimarrëse politike dhe ekonomike .Kur po është në pyetje ashtu të them “krimi I madh”, organet e drejtësisë nuk po kan forcën e duhur të veprimit ! Mos mundësia apo edhe mos deshira e veprimit karshi krimit politike dhe krimit ekonomik , ka bër që të kemi gjithë këtë jo stabilitet politik , ka bërë që të kemi shumë varfëri dhe ka bërë që shumë të rinjë të mbeteni të pa punë.Deri sa përfundimisht nuk ndahet drejtësia nga politika , nuk mund të flasim për shtet ligjor , funksional dhe demokratik.Edhe deri sa n ë krye të institucioneve të shtetit në të gjitha nivelet kemi njerëz më mendësi autokratike , proceset zhvillimore nuk ka mundësi të avansohen .Parlamenti si organi më I lartë ka mbetur më shumë formal karshi vendimeve të cilat po merren ne qeveri.Kjo nuk përkon më logjikën parlamentare të funksionimit të shtetit.Kuvendi më shumë është shëndrruar në arenë gladiatorësh, së sa në vend ku merren vendimet e rendësishme për një shtet.Pamë për këto 10 vite shumë cirkusiada dhe cirkuzantë .Pamë skena të turpit , pamë skena jo civilizuese , pamë akuza dhe kundër akuza të kuvendarëve ,të cilat veprime bien ndesh më interesat e qytetarëve të Kosovës.Të gjitha qeveritë e deritashme punuan pa program afatgjatë zhvillimor, që është jashtë qdo logjike afatgjate të shtetndërtimit.Kjo klasë politike nuk po ka mundësi të ballafaqohet më temat e mëdha politike si Demarkacioni, “Zajednica”, dhe forimimi I ushtrisë së Kosovës.Kjo po ndodhë edhe për faktin së kjo elitë politike janë të pa zotët për ta përfundur fazën e tranzicionit, së nuk I takojnë kohës bashkohore .Nuk kemi arsim të avansuar, nuk arritem që shëndetësinë ta shkëputim nga keqpërdorimet e mëdha e të vogla, nuk kemi administratë stabile të shtetit…Është mbushur aparati shtetëror më militantë partiak dhe familjarë pa kriter profesional .Dhe, natyrisht së më këso struktura shtetërore nuk kemi mundësi të ecjës tonë përpara, dhe as inkuadrim në Evropën e Bashkuar.Qytetarët kan mbetur të izoluar si në geto, kurse pushtetarët po I gëzojnë të gjithë privilegjet .Qytetarët e Kosovës sikur nuk janë mësuar të jetojnë jetë të mirë dhe luksoze. Pushtetet e deritashme ofruan më shumë premitime boshe.As nuk kemi punësime , as nuk kemi biznese korrekte …Grupët e caktuara politike dhe grupët e caktuara të biznesit kan përvetësuar qdo vlerë shoqërore.Dalja nga kjo situatë natyrisht së nuk bëhët më shkop magjik.Kërkohet futja në funksion të te gjithë mekanizmave shoqërorë dhe i potencialeve njerëzore, resurseve natyrore, si dhe investimeve dhe investitorëve të jashtem, pa të cilët siq e kam potencuar shpesh ,nuk ka mundësi të kapërcimit të krizës ekonomike. Duhet dhënë fund opstrukcioneve të deritashme politike dhe negativiteteve tjera shoqërore .Është shumë më rëndësi që të vijmë deri të ndryshimet pozitive të cilat do ta kishin rritur edhe kualitetin e jetës .Ta bëjmë Kosovën shtëpinë e të gjithëve, jo vetëm të një kategorie shoqërore.Vendi ka mundësi dhe kapacitete për të arritur nivelin mesatar të shteteve te Evropës .Vetëm më duar të pastërta, vetëm pa krim dhe korrupcion mund të llogarisim në prosperitet dhe zhvillim të gjithëmbarshem. Na duhet në këtë pervjetorë të pavarësisë ta kishim një shtet me të përparuar dhe të fortë, një shtet ku funksionin shumë më shumë rendi dhe ligji, dhe një shtet ku do të kishim një vend të punës, dhe një jetë normale…


Send this to a friend