VOAL

VOAL

Deputetët kërkojnë përgjegjësi rreth dëbimit të shtetasve turq

Deportimi i gjashtë shtetasve turq për në Turqi, pa dijeninë e tre udhëheqësve më të lartë të shtetit ka dominuar pjesën e parë të punimeve të seancës së Kuvendit të Kosovës.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli konfirmoi edhe njëherë se nuk kishte asnjë informacion për aksionin e arrestimit dhe depërtimit të shtetasve turq, të angazhuar në sistemin arsimor në Kosovë.

Partitë opozitare kërkuan përgjegjësi nga presidenti dhe kryeministri për këtë depërtim. Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes shefit të Grupit Parlamentar, Avdullah Hoti tha se spektri politik duhet të ulet dhe të caktoj menjëherë afatet dhe zgjedhjet e lira, ngase sipas tij, të enjten u pa se shteti i Kosovës nuk ka hierarki të vendimmarrjes.

I përballur me kritika të ashpra në Kuvendin e Kosovës, kryeministri Ramush Haradinaj, konfirmoi para deputetëve se nuk kishte asnjë informacion rreth depërtimit të shtetasve turq nga Kosova.

“Diku nga mesi i ditës kishte kuptuar se ka ndodhur depërtimi”, tha Haradinaj. Sipas tij, shtetasit turq janë depërtuar në mesditë dhe jo gjatë pasdites, siç ishte raportuar.

Ai tha se problemi qëndron te fakti se Shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe ministri i Brendshëm nuk i kanë informuar njerëzit vendimmarrës, në këtë rast kryeministrin për vendimin e marrë për deportim.

Ai tha se pas lajmeve për deportim është konsultuar me presidentin Hashim Thaçi dhe aktorët tjerë dhe në fund ka ardhur në përfundim që të kërkojë lirimin nga detyra të ministrit të Brendshëm dhe shefit të AKI-së.

Haradinaj tha se lirimi i tyre nga përgjegjësia është vendim i prerë dhe i pakthyeshëm.

Taksa për “Rrugën e Kombit”, Thaçi: Të rishikohet shuma e pagesës

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi  ka kërkuar respektimin e standardeve ndërkombëtare dhe rishikim të shumës për sa i përket taksës së “Rrugës së Kombit”

Thaçi tha se taksat duhet të paguhen për mirëmbajtjen e rrugëve, por shtoi se është me interes që të rishikohet çmimi.

“Nuk jam këtu që t’i komentoj vendimet e qeverisë së Shqipërisë, por e di se ka standarde ndërkombëtare të cilat duhet të respektohen edhe nga qeveria e Shqipërisë. E para duhet të kryhet rruga që të jetë autostradë moderne, në anën tjetër duhet të ketë edhe alternativa për njerëzit që nuk kanë mundësi që të paguajnë. Duhet të kuptojmë edhe diçka tjetër, taksa duhet të paguhet. Tash a janë të larta apo të ulëta, duhet të marrim vendime si institucione të vendit, sepse duhet t’i mirëmbajmë disi autostradat që janë ndërtu. Sikur të ishte përmbyllur rruga, është çështje e diskutueshme. Unë të them të drejtën nuk kam udhëtuar shumë në autostrada, që t’i di sa paguhet për kilometër. I kam dëgjuar me vëmendje vërejtjet, sugjerimet e qytetarëve dhe njerëzve profesionistë, mendoj se do ishte me interes të rishikohet”, tha Presidenti i Kosovës, duke komentuar për herë të parë vendosjen e pagesës në Rrugën e Kombit që lidh Shqipërinë me Kosovën.

AKR nuk e pranon shkarkimin e Sefajt, kërkon sqarime nga Haradinaj

Pas shkarkimit të Ministrit të Brendshëm, Flamur Sefaj, i urdhëruar nga Kryeministri Haradinaj, partia e Pacollit nuk e pranon këtë vendim.

Aleanca e Kosova e Re, nuk e pranon shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Flamur Sefaj. Vendimin për shkarkimin e tij e ka marrë sot kryeministri Ramush Haradinaj.

Lirimin nga pozita e ministrit të Brendshëm, e kanë kërkuar edhe Lista Srpska si kusht për mos shpalljen e Asociacionit të njëanshëm. Ky kusht erdhi pas arrestimit të Marko Gjuriqit, që ndodhi të hënën e kësaj jave.

Burime të Expressit brenda AKR’së thonë se Haradinaj e shkarkoi ministrin Sefaj pas kërkesës së Listës Srpska, të udhëhequr nga Millan Radojçiq.

Edhe pse vendimi i nënshkruar nga Haradinaj thotë se shkarkimi u bë për arsye të ndërprerjes së leje qëndrimeve të shtetasve turq dhe deportimit të tyre në Turqi, AKR nuk e beson këtë.

Shkarkohet edhe shefi i AKI-së

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka kërkuar zyrtarisht kreut të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Driton Gashi, lirimin e menjëhershëm nga përgjegjësia e drejtorit të AKI-së

Indeksonline ka siguruar vendimin e kryeministrit Haradinaj.

Kërkesa e Haradinajt ka efekt të menjëhershëm.

Haradinaj në letrën drejtuar Gashit thotë se “dje nga të gjithë mekanizmat e sigurisë kam pranuar raportime zyrtare lidhur me çështjen e ndërprerjes së lejeqëndrimit, ndalimit dhe depërtimit urgjent dhe të fshehtë të gjashtë qytetarëve turq nga territori i Republikës së Kosovës në Republikën e Turqisë”, shkruan në vendimin e Haradinajt.

Më poshtë gjeni vendimin:

Deportimi i 6 turqve gylenistë, Haradinaj shkarkon nga detyra ministrin e Brendshëm

Një ditë pas arrestimit dhe deportimit të 6 turqve në Kosovë, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një shkrese zyrtare dërguar ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ka kërkuar dorëheqjen e tij.

Indeksonline ka siguruar dokumentin ku kryeministri ka kërkuar nga ministri Sefaj lirimin e menjëhershëm nga përgjegjësia.

“Dua edhe një herë të potencoj se veprimet e djeshme në këtë rast ishin tërësisht të papranueshme dhe në kundërshtim me vlerat dhe parimet tona si popull dhe si shtet”, thuhet në dokument.

Më poshtë gjeni dokumentin të plotë:

shkarkimi i Sefaj

MPJ thotë se dëbimi i gylenistëve s’do të duhej të ndodhte në asnjë rrethanë

Ministria e Punëve të Jashtme përmes një komunikate për media, ka dënuar fuqishëm deportimin e qytetarëve turq nga Republika e Kosovës.

“Kjo thjeshtë nuk do të duhej të ndodhte në asnjë rrethanë. Republika e Kosovës ka dëshmuar se respekton standardet bashkëkohore demokratike, dhe në këtë kontekst arrestimi dhe deportimi i qytetarëve turq me qëndrim të rregullt në Republikën e Kosovës, është në kundërshtim me frymën e ligjeve të vendit dhe në përplasje të drejtpërdrejtë me normat ndërkombëtare”, thuhet në reagimin e tyre.

Tutje, thuhet se respektimi i të drejtave të njeriut është parakusht i funksionimit demokratik të një vendi, dhe askush me mirë se qytetarët e Republikës së Kosovës, nuk njeh më mirë rëndësinë e tyre universale, e cila tejkalon konceptin shtet-centrik.

“Çfarëdo trajtimi i cilido qytetar të huaj në Republikën e Kosovës, duhet të mbështetet në proces transparent, në përputhje të plotë me Ligjet e vendit, në harmoni me standardet evropiane dhe ndërkombëtare, si dhe në linjë me qasjen perëndimore të respektimit të të drejtave të njeriut”, thuhet ndër të tjera.

Gjithashtu në reagim thuhet se në ditët në vijim, do të kërkojnë përgjegjësi nga të gjithë të përfshirët në këtë veprim, të ofrojnë gjithë informacionin, i cili do të hidhte dritë mbi mënyrën e organizimit, arrestimin dhe deportimin e qytetarëve turq.

“Ministria e Punëve të Jashtme kundërshton këtë veprim, si dhe shpreh keqardhje të thellë për familjarët e të deportuarve”, përfundon reagimi.

Kujtojmë se MPJ udhëhiqet nga Behgjet Pacolli, parti kjo e cila në koalicioni qeverisës udhëheq edhe me Ministrinë e Punëve të Brendshme. Policia e Kosovës në bashkëpunim me AKI-në kanë kryer arrestimin e gjashtë gylenistëve.

Edhe Thaçi shprehet i zhgënjyer me deportimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në Facebook ka reaguar pas arrestimit dhe deportimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova.

Ai ka shprehur zhgënjimin e tij lidhur me siç ka thënë dështimin e mbrojtjes së parimeve thememore të të drejtave njerëzore për shtetasit e huaj, që jetojnë dhe punojnë në vendin tonë.

“Unë jam i informuar nga organet kompetente pas ngjarjes se gjashtë shtetas janë deportuar sot në Turqi me arsyetimin se nuk kanë pasur leje qëndrimi në Kosovë. Ne tani duhet të sqarojmë arsyet që kanë çuar deri në deportimin e këtyre shtetasve turq për në Turqi. Dua të siguroj qytetarët e Republikës së Kosovës dhe të gjithë shtetasit e huaj që jetojnë dhe punojnë në Kosovë, se Kosova do të mbrojë me çdo kusht vlerat e saj kushtetuese, të cilat mbi gjithçka tjetër, i sigurojnë çdo individi që të shpreh pa frikë identitetin, besimin, kulturën, ideologjinë, mendimin dhe fjalën e lirë.

Thaçi po ashtu ka thënë se askush nuk guxon të persekutohet, censurohet apo edhe deportohet për shkak se ka një besim apo ideologji ndryshe nga dikush tjetër.

Avni Arifi: Duhet të implementohen të gjtha marrëveshjet Kosovë-Serbi

Lidhur me Asocioacionin e Komunave me Shumicë Serbe, Arifi tha se duhet të fillojë procesi i koordinimit për formimin e tij, sepse është një vendim i marrë nga qeveria e kaluar dhe gëzon përkrahjen e komunitetit ndërkombëtar

PRISHTINË – Shefi i delegacionit negociator për dialogun me Serbinë në Qeverinë e Kosovës, Avni Arifi, ka raportuar para Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike lidhur me bisedimet Kosovë-Serbi.

Arifi tha se dialogu me Serbinë nuk po ndodhë në mënyrë jotransparente, duke kërkuar që secila parti të ketë nga një përfaqësues në takimet e ekipit në Bruksel.

Arifi po ashtu theksoi se Qeveria e Serbisë ka një fushatë në të gjitha kryeqytetet e Evropës ku pretendojnë se kanë zbatuar të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel. Sipas Arifit, Serbia është tërhequr nga dialogu në momentin që nuk ka pasur diçka konkrete sa i përket Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe (ASK) dhe dialogu ka kaluar në monolog.

Ai u shpreh se në Bruksel kanë shkuar që të demostrojmë gatishmërinë e palës kosovare për implementimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në mes Kosovës dhe Sërbisë.

Duke theksuar se pala kosovare është e koncentruar të përfundojë dialogu me një epilog të prerë, Arifi tha se marrëveshja për energji ende nuk është bërë dhe duhet të implementohet kjo marrëveshje.

Ndërkaq, kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, tha se në botë po krijohet një bindje e gabueshme që Kosova ka ngecje në implementimin e marrëveshjeve, ndërsa Serbia po ecë përpara. Ajo kërkoj nga qeveria të jetë shumë më e zëshme për ta treguar të vërtetën e procesit të dialogut.

Duke thënë se është duke ndodhur një dialog paralel në nivel presidentësh, Osmani tha se Arifi ka deklaruar në raportimin e kaluar se përkundër faktit që bisedimet zhvillohen edhe nga ana e presidentit Thaçi, nuk ka dakordim brenda Qeverisë së Kosovës që presidenti ta udhëheq pjesën politike të dialogut.

“Përderisa ju keni pasur bisedime edhe për çështjen e asociacionit në Bruksel, ne kemi një proces tërësisht paralel po ashtu për asosiacionin në nivel presidentësh. Ku është koordinimi, a i keni ju të gjitha detajet e takimeve të presidentit Thaçi me presidentin e Serbisë, Vuciç”, tha Osmani.

Ndërkaq, i pyetur për dialogun në nivel të presidentëve, Arifi tha se këshilltari i presidentit Thaçi, Ardian Arifaj, i cili është pjesë e ekipit negociues, e informon presidentin, ndërsa presidenti është në dialog të vazhdueshëm me kryeministrin Haradinaj. Ai tha se vendimmarja e presidentit në çështjen e dialogut buron nga kushtetuta.

Lidhur me ASK-në, Arifi tha se duhet të fillojë procesi i koordinimit për formimin e tij, sepse është një vendim i marrë nga qeveria e kaluar dhe gëzon përkrahjen e komunitetit ndërkombëtar. Ai potencoi se duhet të ketë një pajtuehmëri në tërë shoqërinë lidhur me ASK-në dhe ajo që ka marrë qeveria përsipër duhet të jetë në përputhje me kushtetutën e Kosovës.

Nga ana tjetër, anëtari i komisionit, deputeti nga Grupi i Deputetëve të Pavarur (GDP), Visar Ymeri, lidhur me marrëveshjën për energjinë pyeti nëse do të themelohet kompania për prodhimin e energjisë elektrike në veri dhe a do të ketë miratimin e Qeverisë së Kosovës.

Arifi u përgjigj duke thënë se kanë mundësuar regjistrimin e të gjitha bizneseve edhe në veri të Kosovës, ku Agjencioni për Regjistrim të Bizneseve është duke vepruar edhe në veri.

Ndryshe, Avni Arifi muajin e kaluar ka raportuar para komisionit lidhur me Platformën e Qeverisë së Kosovës për procesin e dialogut, ku ka njoftuar se në këtë takim do të bisedohet për implemtimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani në të cilat ka ngecje në implementim.

Muajin janar, Arifi dhe ekipi negociator nga Kosova qëndruan në Bruksel për takimin e radhës të procesit të dialogut mes ekipit nga Prishtina dhe atij nga Beogradi, por takimi ishte anuluar për shkak të vrasjes së politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviç.

Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiç, lidhur me takimin e fundit në mes të ekipit të Prishtinës dhe Beogradit në dialogun teknik që u mbajt më 26 shkurt në Bruksel, ka thënë se është zhvilluar në një frymë konstruktive por pa ndonjë rezultat konkret.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për çështje teknike ka nisur në mars të vitit 2011.  aa

Pesë shtetasit turq u dëbuan me urdhër të Thaçit

Pesë shtetasit turq, banorë të Kosovës, të identifikuar si përkrahës të Gylenit, janë deportuar për në Turqi, me urdhër të Thaçit, të enjten, pak orë pas arrestimit të tyre nga Policia e Kosovës.

Mustafa Erdem, Yusuf Karabina, Kahraman Demirez, Cihen Ozkan dhe Hasan Gunakan, drejtues të institucioneve shkollore turke në Kosovë, pavarësisht se kanë qenë të pajisur me leje qëndrimi në Kosovë, u janë pezulluar ato.

Madje, të enjten në mëngjes Policia e Kosovës i ka arrestuar dhe më pas janë deportuar për në Turqi. Gazeta Express mëson se tashmë pesë shtetasit turq, autoritetet kosovare veçse i kanë nisur për në vendlindjen e tyre në Turqi.

Express mëson edhe se Policia është vënë në ndjekje të të tjerë shtetasve turq që janë në Kosovë, e që janë të identifikuar si përkrahës të Gylenit dhe drejtojnë institucione shkollore të kundërshtarit të Presidentit të Turqisë, Erdogan.

Nga ana tjetër, Ministria e Brendshme ka njoftuar zyrtarisht se shtetasve turq në fjalë ua ka revokuar lejeqëndrimin në Kosovë.

Arsyetimi i MPB-së për pesë shtetasit turq që drejtojnë një rrjet shkollash, të njohura në Kosovë, “Mehmet Akif”, ka qenë gjoja për arsye të sigurisë, por pa dhënë më shumë informacione.

Në lejeqëndrimet e këtyre të deportuarve, të siguruara nga Gazeta Express, shihet se dokumentet janë valide dhe koha e skadimit të tyre shënon deri më së largu në vitin 2023, për njërin prej tyre.

Dëbimi i këtyre shtetasve turq po ndodh vetëm pak muaj pasi autoritetet kosovare dështuan që përmes ekstradimit t’i binden kërkesës së Presidentit turk Erdogan, që t’ia dorëzojë në Turqi mbështetësit e Fetullah Gylenit, që ndodhen në Kosovë.

Haradinaj: Nuk isha i informuar rreth deportimit të shtetasve turq

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj thotë se nuk ka qenë i informuar nga asnjë institucion vendor për ndalimin dhe deportimin e gjashtë shtetasve turq, nga Kosova.

Përmes një komunikate për media Haradinaj, citohet të këtë thënë, se do të veproj në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore lidhur me këtë veprim dhe paqartësitë rreth këtij veprimi.

“Sot, përmes një operacioni të ndërmarrë nga AKI në bashkëpunim me Policinë e Kosovës janë ndaluar dhe deportuar 6 qytetarë turq. Ka disa elemente që e bëjnë të paqartë këtë operacion deri te urgjenca e deportimit. Si kryeministër i Kosovës duke mos qenë i informuar nga asnjë institucion vendor për ndalimin dhe deportimin e tyre, do të veproj në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore lidhur me këtë veprim dhe paqartësitë rreth këtij veprimi”, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Kosovës dërguar medieve.

Veseli ngre dyshime rreth deportimit të shtetasve turq nga Kosova

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka shprehur shqetësimin e tij me veprimin e autoriteteve përgjegjëse të Kosovës, pas arrestimit dhe deportimit të gjashtë shtetasve turq, nga Kosova.

“Arrestimi i sotshëm i gjashtë shtetasve turk, banorë me leje të vlefshme qëndrimi në Kosovë dhe punonjës në Kolegjin “Mehmet Akif” të akredituar sipas standardeve përkatëse të Kosovës, nuk përfaqëson as formën e duhur të zhvillimit të sundimit të ligjit as konsolidimit të nevojshëm të demokracisë”, ka shkruar Veseli në Facebook.

“Ndërmarrja e veprimeve të tilla pa respektim të procedurave përkatëse dhe mungesë transparence, lë hapësirë të theksuar për mëdyshje për veprimet arbitrare të autoriteteve në fjalë”, vijon reagimi i Veselit.

“Si shtet demokratik, Kosova në mënyrë institucionale duhet të adreson (adresojë, shënimi i VOAL) përgjegjësinë ligjore të akterëve të involvuar në këtë rast. Po ashtu, arrestimi i shtetasve të huaj në flagrancë për dyshime të pabazuara, nuk korrespondon me vlerat evropiane që duhet t’i përfaqëson (përfaqësojë, shënimi i VOAL) Kosova”, ka shkruar kreu i Kuvendit të Kosovës, njëherësh edhe i Partisë Demokratike të Kosovës.

“Kosova s’ka alternative tjetër veç rrugëtimit evropian. Kjo, natyrisht, kërkon sundim të ligjit dhe llogaridhënie prej abuzuesëve arbitrar të tij”, shkruan Veseli.

Kosova u revokon lejet e qëndrimit shtetasve të arrestuar nga Turqia

Shkolla “Mehmet Akif”

Policia e Kosovës arrestoi mëngjesin e sotëm drejtorin e përgjithshëm të Shkollës “Mehmet Akif” në Kosovë, zëvendësin e tij Yusuf Karabina, drejtorin e shkollës në Gjakovë, Kahraman Demirez dhe dy arsimtarë Djihen Ozkan dhe Hasan Gunakana, bëri të ditur për Radion Evropa e Lirë, Nazmi Uluz, drejtor i Shkollës “Mehmet Akif” në Lipjan.

Të gjithë të arrestuarit janë qytetarë turq.

Sipas përfaqësuesve të shkollës, arsyet për arrestimet nuk janë të qarta.

Por, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj i pyetur nga gazetarët lidhur me këtë rast theksoi se arsyeja e ndalimit të udhëheqësve të shkollës “Mehemet Akif” ka të bëjë me mos respektim të procedurave të qëndrimit në Kosovë.

“Këto janë ndalime. Kam kërkuar informacion nga Policia dhe nga institucionet tjera. Arsyeja e ndalimit është se mënyra e qëndrimit, është e padefinuar. Për të huajt që vijnë në Kosovë janë disa procedura për qëndrim dhe jemi të detyruar t’i zbatojmë ndaj të gjithëve”, tha Haradinaj.

“Sa di unë arsyeja e ndalim është vetëm kjo, pra është mungesë e respektimit të procedurave në Kosovë. Nuk besoj që ka të bëjë me aspekte të tjera dhe do të interesohem më tutje për këtë temë”, tha Haradinaj.

Ndërkohë, Ministria e Punëve të Brendshme, përkatësisht Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion, përmes një komunikate për media, ka bërë të ditur se në bazë të mandatit të saj për zbatimin e ligjit për të huajt, ka revokuar lejet e qëndrimit për shtetasit e Turqisë të arrestuar gjatë ditës së sotme.

“Duke iu referuar rasteve konkrete Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion ka vepruar në bazë të Ligjit për të Huaj dhe mandatit që ka për shqyrtimin dhe vendosjen e të gjitha kërkesave që kanë të bëjnë me leje qëndrim. Kjo është një procedure ligjore e cila është aplikuar edhe në rastet e mëhershme, si për të huajt me leje qëndrim, gjithashtu edhe për të huajt që kanë fituar shtetësinë e Kosovës dhe u është revokuar për arsye të sigurisë, apo procedurave tjera të parapara me ligjin përkatës”, thuhet në komunikatën për media.

Ministria e Punëve të Brendshme bënë të ditur se gjatë administrimit të provave kanë konstatuar se për personat në fjalë, ka bazë të mjaftueshme ligjore që të merren masat për revokimin e leje qëndrimit të tyre në territorin e Republikës së Kosovës siç thuhet “për arsye të përcaktuara me ligjin për të huaj, konkretisht nenit 6 të ligjit ku flet për refuzimin apo revokimin e lejes së qëndrimit për rrethanat e sigurisë shtetërore”.

Pas revokimit të leje qëndrimit, sipas kësaj ministrie, qëndrimi i mëtejmë i këtyre qytetarëve konsiderohet i jashtëligjshëm.

Në anën tjetër, Adem Vokshi, avokat i rastit, tha për Radion Evropa e Lirë se policia, deri më tash, ka ofruar pak informacione, pasi që aksioni është duke vazhduar.

“Si duket i ka arrestuar policia kufitare dhe kjo neve na shqetësoj shumë mos po i depërtojnë pa u zhvilluar procedurë e rregullt gjyqësore. Ata janë arrestuar duke shkuar në punë. Ne ishim në polici dhe nuk na jepen asnjë informatë. Ata më dërguan në zyrën për mbajtjen dhe atje kontrolluan dhe thanë se aty nuk janë. Më vonë më informuan se policia kufitare i ka në qëndrim dhe nuk mund të kontaktojmë për të marr ndonjë informatë, deri sa të përfundon aksioni”, tha Vokshi.

Avokati Vokshi tha se e vetmja arsye për arrestimin e tyre mund të jetë mbyllja e shkollës dhe ekstradimi i tyre, kinse, siç thotë ai, “këta janë armiqtë e shtetit turk, por që për këtë nuk kanë asnjë provë”.

Aksionin e arrestimit të drejtorëve dhe arsimtarë të Shkollës “Mehmet Akif” në Kosovë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësi Bajram Krasniqi tha për Radion Evropa e Lirë se aksioni është në zhvillim e sipër” dhe se “detajet do të publikohen pas përfundimit të tij”.

Ndërkohë, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) përmes një njoftimi për media ka kundërshtuar arrestimin e shtetasve turq në Kosovë.

“Autoritetet kosovare që synojnë të integrohen në demokracinë e përparuar, me këtë arrestim po e vënë në dyshim të skajshëm qëllimin dhe orientimin demokratik duke iu nënshtruar një kërkese autokratike dhe duke u rreshtuar në anën e përndjekësve politikë. Në këtë qërim hesapesh midis Erdoganit dhe Gylenit, Kosova duhet të mbajë qëndrim neutral duke respektuar standardet ndërkombëtare të drejtave të njeriut”, thuhet në një komunikatë të KMLDNJ-së.

Shkollat “Mehmet Akif” në Kosovë i përkasin Institucionit Arsimor Gylistan.

Ky i fundit ka kopshte, institucione parashkollore, shkolla fillore dhe të mesme në gjithë Kosovën.

Besohet se ato janë të frymëzuara nga Lëvizja Hizmet e Fethullah Gulenit, klerikut fetar turk, të cilin presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e fajëson për orkestrimin e përpjekjes për grushtshtet në Turqi, në vitin 2016.

Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit në Kosovë kanë deklaruar më herët për Radion Evropa e Lirë se këto shkolla veprojnë në përputhje me ligjet e Kosovës.

Ambasada e SHBA në Prishtinë paralajmëron rrezik nga sulmet terroriste

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka paralajmëruar qytetarët amerikanë për rrezik të shtuar të sulmeve terroriste në Kosovë gjatë festave katolike dhe ortodokse

Në njoftim thuhet se qytetarët amerikanë duhet të tregojnë kujdes për shkak se ekstremistët përqendrohen në vendet turistike.

“Departamenti i Shtetit dëshiron të paralajmërojë qytetarët amerikanë për rrezikun e shtuar të sulmeve terroriste në Kosovë, veçanërisht gjatë stinëve të festave. Qytetarët amerikanë duhet të tregojnë kujdes në festimet e festës dhe në ngjarjet rreth festimeve katolike dhe ortodokse të Pashkëve”.

“Ekstremistët vazhdojnë të përqendrohen në vendet turistike, qendrat tregtare, bare [kafene], shtëpitë e adhurimit dhe objektivat e tjera. Ju lutemi të ushtroni vigjilencë shtesë në këto vende dhe vende të ngjashme”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

Më tej kjo Ambasadë ka dhënë disa udhëzime lidhur me kujdesin që duhet të kenë qytetarët në këto ngjarje.

Këshillat e plota nga SHBA:

Shmanguni profilit tuaj në publik dhe mos e tërheq vëmendjen si amerikan.

Shqyrtoni planet tuaja personale të sigurisë: Kriminelët dhe terroristët mund të monitorojnë lëvizjet tuaja. Ndryshoni rrugën dhe kohën e lëvizjeve tuaja për t’u bërë një objektiv më i paparashikueshëm.

Jini të vetëdijshëm për mjedisin tuaj: Identifikoni vendndodhjen e daljeve emergjente dhe të shërbimeve të sigurisë kur ndodheni në vende publike.

Shmangni nga turmat / demonstrimet: Nëse jeni në një zonë ku grumbullohet një turmë (festim, demonstrim, etj.), përpiquni të largoheni nga zona ose të paktën, të shkoni në buzë të turmës ku mund të largoheni nëse është e nevojshme.

Qëndroni të vëmendshëm në vende të frekuentuara nga turistët.

Monitoroni mediat lokale për përditësime. Monitoroni mediat sociale, njoftime televizive dhe radio, ose udhëzime nga Ambasada ose Konsullata e SHBA-ve.

Thaçi-Haradinaj: Tonet kërcënuese nga Serbia nuk do të kenë efekt në Kosovë

“Institucionet e Kosovës vlerësojnë se dialogu, e jo ultimatumet, është rruga për të ecur përpara për ndërtimin e Kosovës evropiane dhe shumë-etnike”, është konstatuar në takimin e mbajtur në Presidencë

PRISHTINË – Në takimin e mbajtur në Presidencën e Kosovës midis presidentit dhe kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj, është konstatuar se “tonet kërcënuese nga Serbia nuk do të kenë asnjë efekt në Kosovë”.

Presidenca kosovare përmes një njoftimi me shkrim ka theksuar se gjatë këtij takimi është biseduar për shumë çështje politike, si dhe për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.

Duke njoftuar se është biseduar edhe për funksionalizimin e Ekipit Menaxhues mbi themelimin e Asociacionit në një të ardhme të afërt, në njoftim thuhet se kjo bëhet gjithmonë sipas parimeve të Brukselit, Kushtetutës së Kosovës dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Tonet kërcënuese nga Serbia nuk do të kenë asnjë efekt në Kosovë. Institucionet e Kosovës vlerësojnë se dialogu, e jo ultimatumet, është rruga për të ecur përpara për ndërtimin e Kosovës evropiane dhe shumë-etnike”, është konstatuar në takimin e mbajtur në Presidencë.

Gjatë takimit, njofton presidenca kosovare, poashtu është diskutuar për përshpejtimin e procesit për liberalizmin e vizave për qytetarët e Kosovës.

“Ishte konstatim i përbashkët se Kosova do t’i respektojë obligimet që ka marrë në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se gjendja midis Kosovës dhe Serbisë u tensionua këtë javë kur Marko Gjuriç përkundër asaj që Ministria e Jashtme e Kosovës nuk kishte dhënë leje për hyrje në territorin e Kosovës, ai kishte hyrë për të marrë pjesë në një debat për dialogun në Kosovë. Pas kësaj, Policia e Kosovës arrestoi Gjuriçin në veri të Mitrovicës dhe e dërgoi në një stacion policor në Prishtinë. Më pas, policia të njëjtin e largoi nga territori i Kosovës.

Si rezultat të këtij rasti, edhe Lista Serbe e cila është pjesë e koalicionit qeverisës në Kosovë, njoftoi se do të braktis Qeverinë e Kosovës dhe se për këtë vendim ka mbështetjen edhe të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiç. Kjo parti poashtu paralajmëroi se “nëse Prishtina nuk formon Bashkësinë e Komunave me shumicë serbe, Lista Serbe do ta bëjë më 20 prill”.

Mbledhja në Mitrovicë: Serbët prezantojnë logon e Asociacionit

Në takimin e serbëve në Veri të Mitrovicës po marrin pjesë 120 delegat dhe përfaqësues të 10 komunave me shumicë serbe.

Mbledhja po mbahet në objektin ku ishte arrestuar Marko Gjuriq të hënën e kaluar. Në binë, serbët kanë vendosur logon e Asociacionit.

Por, ende nuk dihet se cili do të jetë veprimi i tyre.

Lista Srpska dje kishte shpallur edhe datën për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe derisa kishin njoftuar vendimin për largim nga Qeveria e Kosovës. Por, pas takimit të Vuçiqit me Mogherinin dje në Beograd, Presidenti serb nuk foli për këtë çështje.

Përfaqësues të serbëve përfshirë ata të Listës Srpska, dhe ndihmësi i Gjuriq janë mbledhur pikërisht në vendin ku është arrestuar Marko Gjuriq në “Pallatin e Mitrovicës”.
Ata takimin e kanë filluar në orën 12:44 duke riafirmuar qëndrimin pro rezolutës 1244. ndërsa kanë theksuar se do ta themelojnë Asociacionin nëse këtë nuk e bën Prishtina.

Igor Simiq nga Lista Srpska ka thënë se kanë marrë përkrahje nga Presidenti i Serbisë që nëse përsëriten ngjarjet e dy ditëve më parë ata nuk do të rrinë duke shikuar.

Simiq ka thënë se Lista Srpska do të jetë opozitë e fortë në Parlamentin e Kosovës ndaj vendimeve të Qeverisë së Kosovës.

Ndërsa Ivan Todosijeviq, i cili është ende ministër në Qeverinë e Kosovës nga Lista Srpska dhe përfaqësues nga “organet e përkohshme të Komunës së Zveçanit” ka thënë se serbët do ta formojnë Asociacionin nëse këtë nuk e bëjnë Prishtina dhe Perëndimi.

Kush janë grupi i motoçiklistëve të Putinit që do të vijnë në Kosovë?

Klubi është formuar si një përzierje mes dashamirësve të muzikës rok dhe entuziastëve të çiklistëve, të cilët mbanin koncerte rok paligjshëm në Moskë gjatë viteve 1983.

Në vitin 1989 klubi është konsoliduar duke u quajtur “Ujqit e Natës”. Në fillim të vitit 2018, “Ujqit e Natës” kanë shtrirë ndikimin e tyre përveç Rusisë, në Ukrainë, Letoni, Gjermani, Bulgari, Rumani, Serbi, Australi, Sllovaki, Bjellorusi, Filipine, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Maqedoni.

Alexander Zaldostanov (i njohur edhe si kirurgu) është lider që prej themelimit të grupit në vitin 1989.

Një anëtar i këtij grupi, Valery Bely, u qëllua për vdekje në një mosmarrëveshje me një klub rival në nëntor të vitit 2016, shkruan Periskopi.

Klubi si interes ka jetën politike dhe shoqërore të Rusisë, duke u angazhuar në çështjet sociale të të rinjve, krijimin e lidhjeve të ngushta me Kremlinin dhe krijimi i një miqësie me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Ata, gjithashtu, kanë kontribuar në ndarjen e Krimesë, duke kontrolluar rrugët e gadishullit. Po ashtu, ata kanë qenë të përfshirë në luftën pro-ruse në Donbass të Ukrainës.

Klubi ka marrëdhënie të mira me Vladimir Putinin dhe konsiderohen si nacionalistë rusë.

Në vitin 2015, “Ujqit e Natës” kishin siguruar nga Kremlini një donacion prej 12,000,000 rubla ruse për ndërtimin e një qendër për të rinjtë i njohur si “Patriot” në Sevastopol të Krimesë.

Ata shpesh ndeshen në konflikte të përgjakshme me klubet e tjera motoçikliste.

A po bëhen skenare të rrezikshme për Kosovën? – Nga Skënder MULLIQI

A po thuren skenare për dhe rreth Kosovës, të cilat janë bërë të rrezikshme për shtetin më të ri në Evropë, dhe janë bërë të rrezikshme në përgjithësi për çështjën nacionale ? Kosova duket tashmë ashiqare së pas vdekjës së presidentit , Ibrahim Rugova ka mbetur pa lidership, ka mbetur në duar të një klase politike e cila haptazi i ka qitë interesat e veta para interesit të përgjthshem.Disa figura politike janë ngritur mbi shtetin dhe mbi ligjet e Kosovës.Këtu vlen për ta vequar presidentin e vendit ,Hashim Thaçin një figurë kontraverse politike, i cili i ka marrë të gjitha kompetencat që nga viti 2007 kur PDK-ja mori primatin e partisë së parë në Kosovë, dhe partisë e cila e drejtoi shtetin për dy mandate më koalicione .Gjatë kësaj kohe Thaçi u bë alfa dhe omega e politikës kosovare.

Ai diktoi politikën sipas kutit dhe interesit të tij në mënyre mjeshtërore, duke e margjinizuar shumë kuvendin si institucionin më të lartë të shtetit.Udhëhoqi bisedimet më palën serbe dhe mori vendime jo sa duhet transparente të cilat rezultuan më shumë në dëm të Kosovës së sa në dobi të saj .Nënshkroi marrveshje të cilët ishte dashur të bëhën më koncensenzus nacional e nuk i bëri , si marrveshja e Demarkacionit më Mal të Zi dhe” Zajednica”.Këto marrveshje e afruan ndjeshem Serbinë kah BE-ja , kurse Kosova mbeti po thuaj duar thatë.Lojëra e fundit politike e Thaçit ishte për mua skenari i tij më Vuqiqin për ta bërë punë të kryer Asociacionin e Komunave më Shumicë serbe në veri, më kompetenca vendimarrëse, dhe për ta qitur në plan të dytë ratifikimin e Demarkacionit ku Kosova humbi 8200 hektarë tokë me Mal te Zi.Fill pas takimit të presidentit Thaçi më Vuqiqin në Bruksel dhe takimet e tij tinzare ne Amerikë siq flitët në koluare për ndarje të Kosovës, erdhi arrestimi i Marko Gjuriqit në veri të Mitrovicës, i cili hyri ilegalisht në Kosovë.Sikur ky arrestim të ishte bërë në një kohë dhe rrethanë tjetër politike , ka qenë gjithqka në rregull, apo do të ishte në rregull që Gjuriq më të arrestuar në veri ,të kthehet për Serbi, e jo të bëhën spektakle duke e sjelluar atë në Prishtinë, e pastaj të ekstradohet për Serbi shumë shpejt. Thaçi duket ashiqare së është bërë më shumë agresiv pas raportit të Dick Martit, i cili raport ngre akuza karshi tij për krime lufte.

Nga ky raport edhe u formua Gjykata Speciale për krime të luftës në Kosovë më seli në Hagë .Përsonat të cilët u përfolën në opinion së janë kandidatë për tu paraqitur si të dyshuar para kësaj gjykate gjatë këtij viti, tentuan që ta shfuqizojnë Gjykatën Speciale më një vendim të ri të kuvendit , pasi që vet e kishin pranuar punën e gjykatës në vitin 2015. Kjo solli një gjendje të tendosur më miqët tanë ndërkombëtar të cilët dërguan mesazhe të qarta së nuk do të luhet lehtë më Marrveshje Ndërkombëtare .Presidenti i zgjedhur më vota të LDK-se, Hashim Thaçi ishte promotori i nismës për shfuqizimin e gjykatës për ta shpëtuar lekurën e vet. Ai është ngritë mbi institucionet duke i marre kompetancat sikur të ishim shtet presidencial e jo që jemi përcaktuar për shtet parlamentar. Nuk është hera e parë që zyrtarët më të lartë të Serbisë të futën në Kosovë pa lejën e organeve tona .Disa herë kan hy pas luftës presidentet e shtetit serb, kryepopet dhe zyrtarë tjerë të cilët edhe kan marrë guximin të përdorin fjalor luftënxites e destabilizues karshi Kosovës.

Provokimet e fundit të kreut shovenist serb ishin treni më ikonografi fashiste i cili u ndalua të hyn në Kosovë më shumë nga Amerika ,së në pyetje ishte reputacioni i saj në arenën ndërkombetare .Provokimet Serbia nuk i ndali kurrë në veri.Më këto provokime të inicuara nga Beogradi zyrtar edhe arriti që Kosova mos ta këtë kontrollin mbi këtë pjesë të vendit.Serbët vunë barrikada mbi lumin Iber sa herë që deshtën dhe ju hyri në funksion ajo punë .Këta kriminelë janë duke bërë që shumë kohë rendin dhe ligjin në veri të Mitrovicës, më qëllim të ndarjës mbi baza etnike ,më bekimin deri diku edhe të Evropës. Atë që nuk arriti Millosheviqi më luftë , po i arrijnë gradualisht këto objektiva serbët grabitqare ti realizojnë në kushte të paqës , që është dëmi më i madh që po i bëhët Kosovës. Duhet të jemi të vetëdijshem së miqët tanë të cilët na ndihmuan ta kemi shtetin tonë pas 90 vitesh të okupimit, i kan interesat e veta strategjike edhe më shtetet tjera në rajon .Kjo gjë nuk po kuptohet apo nuk po dëshirohet të kuptohet nga kjo elitë politike.

Ka zëra që kjo qeveri duhet të rrezohet pas largimit nga kuvendi të Listës Serbe e dirigjuar nga Beogradi. Në këtë situatë politike duket së nuk do të ishte dashur të ndodhë të shkojmë prap në zgjedhje shumë të kushtueshme ,dhe të cilat nuk po sjellin ndonjë efekt pozitiv veq prodhimit të krizave politike, ekonomike e institucionale . Ka shumë gjasa që grupin e rezervuar të Listës Serbe prej 10 deputeteve nese nuk kthehen, e ka gjasa qe po, më kushte shtesë,ta zëvëndësojnë të ikurit nga LVV , ose ka paralajmërime së edhe LDK-e sipas deklaratave të disa zyrtarëve të lartë të saj , të bëhët pjesë e koalicionit qeverisës.Në zgjedhje të reja nuk duhet të shkohet pa u bërë edhe reforma zgjedhore shumë e nevojshme për vendin , e të cilën reformë po e pengojnë strukturat në krye të partive politike, së kjo gjë po ju leverdisë për të mbetur sa më gjatë në pushtet.

Ndoshta rënjën e qeverisë nga faktori politik shqiptarë e dëshiron vet partneri i koalicionit PDK-ja , e cila ka pësuar rënje të madhe në zgjedhjet fundit nacionale e lokale , e po kërkon mbijetesën politike të saj përmes zgjedhjeve të jashtëzakonshme të cilat po ndodhë dy herë radhazi të mbahen …

Reagime pas daljes së Listës Serbe nga institucionet e Kosovës

Edlira Bllaca

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha të martën se zhvillimet e së hënës ishin një provokim nga shteti i Serbisë dhe këtë sipas tij e konfirmoi edhe vendimi i Listës serbe për daljen nga institucionet e Kosovës.

Në një komunikatë të zyrës së tij thuhet se “këto zhvillime janë në kundërshtim me angazhimet për dialog dhe për ndërtim të paqes së qëndrueshme në Kosovë, si dhe cenim i përpjekjeve për normalizim të raporteve në mes Kosovës dhe Serbisë”.

Presidenti i Kosovës i bëri thirrje palës serbe që të respektojë dhe ruaj frymën e dialogut, ndërsa bëri të ditur se ka biseduar me shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, për nevojën e uljes së tensioneve, dhe vazhdimin e dialogut.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili mblodhi të martën Këshillin e Sigurisë e cilësoi të ngutshëm vendimin e Listës serbe për largim nga qeveria e tij.

“Mendoj që është një paralajmërim i ngutshëm i tyre, i ngutshëm dhe i dëmshëm, nuk bën ashtu. Ne e pamë dje kur nuk ka komunikim të mirëfilltë deri ku mund të shkojnë zhvillimet. Nuk është mirë të testohet durimi i askujt deri në fund, më mirë është t’i kthehemi tavolinës dhe t’i shtyjmë temat së bashku, por njëanshëm nuk mendoj se është në dobi të askujt dhe jam thellë i bindur se do ta gjejmë një gjuhë të komunikimit që punët t’i kryejmë si i ka hije në tavolinë, por jo ashtu, jo njëanshëm jo me mohim”, tha kryeministri i Kosovës.

Kryeministri Haradinaj, tha se veprimet e djeshme nuk kanë qenë të drejtuara ndaj komunitetit serb në Kosovë, por ishin të pashmangshme dhe në pajtim me ligjin.

“Arrestimi i djeshëm i zyrtarit të Serbisë, në këtë rast Marko Gjuric, nuk ishte një veprim i këndshëm ose i pëlqyeshëm prej nesh, por ishte zbatim i ligjit pra i pa alternativë meqenëse hyrja ishte ilegale dhe në këtë rast vlejnë procedurat standard të cilat i kanë zbatuar organet e rendit, policia dhe institucionet tjera me profesionalizëm”, tha zoti Haradinaj.

Lista Serbe, është pjesë e koalicionit qeverisës në Kosovë dhe largimi i saj e lë qeverinë pa shumicën në parlament duke krijuar rrethana të reja në vend, që mund të çojnë në zgjedhje të parakohshme apo rikonfigurim të qeverisë.

Kryeministri Harandinaj, mohoi mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të parakohshme, por tha se mbetet i hapur për mundësi të tjera.

“Dorëheqje s’e kam në plan të jap, punën e kam në plan ta vazhdoj seriozisht, ata që e pëlqejnë punën e qeverisë ju shprehi partneritet, ata që shkojnë e hyjnë e dalin nuk kam ndonjë vendim tjetër për ta”, tha zoti Haradinaj.

Zoti Haradinaj e cilësoi të qetë gjendjen në Kosovë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, me gjithë tensionet që pasuan zhvillimet e një dite më parë në marrëdhëniet edhe ashtu të tensionuara ndëmrjet Kosovës dhe Serbisë.

Beogradi vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës, por është përfshitë në një proces bisedimesh në shkëmbim të afrimit më Bashkimin Evropian, i cili e kushtëzon anëtarësimin e saj më një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve.

Lista serbe largohet nga qeveria e Kosovës

Lista serbe, subjekti kryesor politik i serbëve të Kosovës, vendosi të largohet nga qeveria e kryeministrit Ramush Haradinaj.

Shefi i kësaj liste, Goran Rakiç, tha të martën në Beograd pas një takimi me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, se muajin e ardhshëm kur mbushen pesë vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes së Brukselit në kuadër të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të fillojnë vet ngritjen e asociacionit të komunave më shumicë serbe. Ai tha se lista ka mbështetjen e presidentit serb për veprimet e saj.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci tha të martën se zhvillimet e djeshme ishin një provokim nga shteti i Serbisë dhe këtë e konfirmoi edhe vendimi i Listës serbe për daljen nga institucionet e Kosovës.

“Zhvillimet e së hënës, janë në kundërshtim me angazhimet për dialog dhe për ndërtim të paqes së qëndrueshme në Kosovë, si dhe cenim i përpjekjeve për normalizim të raporteve në mes Kosovës dhe Serbisë. Bëj ftesë që të respektohet dhe të ruhet fryma e dialogut në mes Kosovës e Serbisë dhe të mbesim të fokusuar në normalizimin e marrëdhënieve, në ndërtimin e fqinjësisë së mirë dhe pajtim”, thuhet në një komunikatë të presidentit Thaçi.

Me tej ai thekson se ka biseduar me shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, për nevojën e uljes së tensioneve, “sepse dialogu nuk ka alternativë dhe të gjithë duhet të fokusohemi në rrugën përpara”.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili mblodhi të martën Këshillin e Sigurisë e cilësoi të ngutshëm këtë veprim duke u bërë thirrje përfaqësuesve të listës serbe që të reflektojnë mbi vendimet e tyre.

“Mendoj që është një paralajmërim i ngutshëm i tyre, i ngutshëm dhe i dëmshëm, nuk bën ashtu. Ne e pamë dje kur nuk ka komunikim të mirëfilltë deri ku mund të shkojnë zhvillimet. Nuk është mirë të testohet durimi i askujt deri në fund, më mirë është t’i kthehemi tavolinës dhe t’i shtyjmë temat së bashku, por njëanshëm nuk mendoj se është në dobi të askujt dhe jam thellë i bindur se do ta gjejmë një gjuhë të komunikimit që punët t’i kryejmë si i ka hije në tavolinë, por jo ashtu, jo njëanshëm jo me mohim”, tha kryeministri i Kosovës.

Njësitë e policisë së Kosovës ndërhynë të hënën në veri për të shpërndarë një tubim në të cilin po merrnin pjesë zyrtarë serbë që kishin hyrë në Mitrovicë me gjithë ndalesën nga autoritetet e Prishtinës. Policia arrestoi dhe e dërgoi në Prishtinë shefin e zyrës serbe për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i cili bashkë me sekretarin e përgjithshëm i presidentit të Serbisë, Nikola Selakoviç, hynë në Mitrovicë jashtë rrugëve të ligjshme.

Policia përdori gazin lotsjellës për të shpërndarë të tubuarit. Marko Gjuriç, më pas u dëbua në Serbi. Veprimi nxiti reagime të ashpra të Beogradit i cili akuzoi edhe fuqitë perëndimore për mbështetje të ndërhyrjes së policisë së Kosovës.

Kryeministri Haradinaj, tha se veprimet e djeshme nuk kanë qenë të drejtuara ndaj komunitetit serb në Kosovë, por ishin të pashmangshme dhe në pajtim me ligjin.

“Arrestimi i djeshëm i zyrtarit të Serbisë, në këtë rast Marko Gjuric, nuk ishte një veprim i këndshëm ose i pëlqyeshëm prej nesh, por ishte zbatim i ligjit pra i pa alternativë meqenëse hyrja ishte ilegale dhe në këtë rast vlejnë procedurat standard të cilat i kanë zbatuar organet e rendit, policia dhe institucionet tjera me profesionalizëm”, tha zoti Haradinaj.

Lista Serbe, është pjesë e koalicionit qeverisës në Kosovë dhe largimi i saj e lë qeverinë pa shumicën në parlament duke krijuar rrethana të reja në vend, që mund të çojnë në zgjedhje të parakohshme apo rikonfigurim të qeverisë.

Kryeministri Harandinaj, mohoi mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të parakohshme, por tha se mbetet i hapur për mundësi të tjera.

“Dorëheqje s’e kam në plan të jap, punën e kam në plan ta vazhdoj seriozisht, ata që e pëlqejnë punën e qeverisë ju shprehi partneritet, ata që shkojnë e hyjnë e dalin nuk kam ndonjë vendim tjetër për ta”, tha zoti Haradinaj.

Grupe qytetarësh serbë bllokuan për pak kohë të martën një nga rrugët kryesore në veri që çon drejt vendkalimit kufitar Jarinje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Këshilli i Sigurisë e vlerësoi megjithatë të qetë situatën në Kosovë pas zhvillimeve të një dite më parë.

Bashkimi Evropian dhe diplomatët amerikanë në Prishtinë e Beograd, kanë bërë thirrje për vazhdimin e dialogut si rrugë pa alternativë për zgjidhjen e problemeve dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. za

Lista Serbe paralajmëron largimin nga Qeveria e Kosovës

Marko Gjuriq dhe kryetari i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq

Lista Serbe ka miratuar nismën për largimin nga Qeveria e Kosovës. Lidhur me këtë nismë, Lista Serbe ka kumtuar se do ta njoftojë edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Kështu thuhet në deklaratën e Listës Serbe të lëshuar për gazetarë pas zhvillimeve që pasuan arrestimin e shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq nga ana e Policisë së Kosovës.

“Kjo është një ditë e rëndë për serbët në Kosovë në të cilën është parë më së miri fytyra e institucioneve të Kosovës. Në mënyrë brutale, me plumba në tytë, me shok-bomba dhe me goditje brutale mbi gratë dhe burrat janë sulmuar dhe rrahur përfaqësuesit legal të popullit serb, ministra, drejtorë të zyrave, deputetë dhe kryetarë komunash”, thuhet në deklaratën e Listës Serbe.

Dialogu në këso rrethana, thuhet në deklaratë, nuk ka kurrfarë kuptimi.

Thaçi i kërkon Qeverisë nisjen e punës për Asociacionin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në koordinim me drejtuesit e institucioneve të lata të Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për funksionalizimin e Ekipit menaxhues për hartimin e draft statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, konfirmojnë zyrtarët kabinetit të presidentit Thaçi.

Bekim Çollaku, shef i kabinetit të presidentit Thaçi, thotë për Radion Evropa e Lirë se lidhur me krijimin e mundësive për fillimin e punës që ndërlidhet me themelimin e Asociacionit, presidenti tashmë është duke u konsultuar me drejtuesit institucionalë.

“Në këto momente kur po flasim, unë mund të konfirmoj me përgjegjësi se presidenti është në konsulta të ngushta me kryeministrin dhe me kryetarin e Kuvendit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, që të harmonizohet gjithçka, në mënyrë që Ekipi menaxhues të fillojë punën sa më shpejtë që të jetë e mundur, në hartimin e draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, tha Çollaku.

Në anën tjetër, Ministri i Punëve të Jashtme i Qeverisë së Serbisë, Ivica Daçiq, ditë më parë ka thënë se marrë parasysh që marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe nuk po themelohet edhe pesë vjet pas arritjes së Marrëveshjes në Bruksel, do t’i sugjerojë presidentit serb Aleksandar Vuçiq që ta tërheqë nënshkrimin nga Marrëveshja e Brukselit.

“Është tepër tolerant karshi kësaj çështje. Unë e kam nënshkruar Marrëveshjen e Brukselit. Unë do ta kisha tërhequr nënshkrimin tim dhe do tu thosha ‘nuk e doni bashkësinë e komunave serbe? Në rregull, edhe ne nuk e duam pjesën tjetër të Marrëveshjes së Brukselit. E kthejmë në gjendjen e mëparshme. Çfarë është gjendja e mëparshme? Institucionet serbe dhe kthimi i këtyre institucioneve në Kosovë”, ka thënë Daçiq.

Por, Çollaku i ka vlerësuar deklaratat e Daçiqit si taktika që lidershipi i Serbisë i përdorë për qëllime të brendshme karshi opinionit serb. Mirëpo, sipas tij, deklaratat e tilla nuk janë fare parimore, për shkak se vonesa për zbatimin e marrëveshjeve ka nga të dy palët dhe në aspektin e zbatimit të marrëveshjeve Serbia është shumë më e vonuar se sa Kosova. Megjithatë, sipas tij, Kosova do t’i zbatojë në mënyrë të përpiktë zotimet që ka marrë mbi vete.

“Ekipi menaxhues, i cili është përgjegjës për hartimin, përpilimin e draft-statutit, është themeluar qysh në vitin 2016. Mirëpo, i njëjti ekip nuk e ka bërë punën e tij dhe për këtë nuk është fajtore Qeveria dhe institucionet e Republikës së Kosovës. Ju e dini që në vitin 2016 dhe 2017, me muaj të tërë ka pasur bojkotim të institucioneve të Republikës së Kosovës nga Lista Serbe dhe kjo ka qenë një nga arsyet kryesore pse ky Grup menaxhues nuk e ka kryer punën e vet”, theksoi Çollaku.

Çollaku ka shtuar se shpresohet që nga Qeveria e Serbisë të ketë instruksione pozitive për përfaqësuesit e komunitetit serb që janë anëtarë të Ekipit menaxhues, që të punojnë me përkushtim për draftin e statutit për Asociacionin.

Por, Lista Serbe, e cila përfaqëson komunitetin serb në institucionet qendrore në Kosovë, në vazhdimësi ka përsëritur qëndrimin dhe kërkesën e saj që Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të formohet sipas marrëveshjes fillestare të vitit 2013 dhe jo sipas marrëveshjes së vitit 2015.

Ndërkaq, Çollaku ka theksuar se të gjitha dokumentet zyrtare të nënshkruara nga të dy palët, me prezencë të ndërmjetësuesit, pra të Bashkimit Evropian, lidhur me Asociacionin, do të zbatohen në mënyrë të përpiktë. Kjo sipas tij nënkupton që draft-statuti për Asociacionin do të shkojë në Gjykatën Kushtetuese për t’u vlerësuar nëse është në përputhje me kushtetutën e vendit.

“Nuk do të ketë asnjë lloj devijimi, sa i përket themelimit të këtij Asociacioni. Ai do të bëhet në përputhje me të gjitha dokumentet e nënshkruara deri më tani dhe natyrisht, ai nuk mund të formohet me asnjë mënyrë tjetër, përveçse i njëjti duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës”, u shpreh Çollaku.

Ndryshe, zyrtarët e Bashkimit Evropian i kanë dhënë rëndësi zbatimit të të gjitha marrëveshjeve ekzistuese dhe në veçanti, siç është thënë,nevojës urgjente për të filluar me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kosova dhe Serbia, në kuadër të dialogut në Bruksel, kishin arritur marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve në prill të vitit 2013, e cila, ndër tjera, parasheh edhe formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Në gusht të vitit 2015, është arritur marrëveshja e cila specifikon formimin e Asociacionit, në të cilën marrëveshje, në mënyrë të qartë thuhet se Asociacioni i formohet sipas ligjeve të Kosovës dhe që Gjykata Kushtetuese është e obliguar të shpallë kushtetutshmërinë.

Por, përmes një verdikti, Gjykata Kushtetuese, në dhjetor të vitit 2015, pati vlerësuar se disa nga parimet e përgjithshme të marrëveshjes për Asociacionin, të datës 25 gusht 2015, nuk ishin në harmoni me Kushtetutën e Kosovës dhe se këto parime duhet të jenë në pajtueshmëri me standardet kushtetuese të Republikës së Kosovës.

  • 16x9 Image

    Bekim Bislimi

    Bekim Bislimi ka lindur më 20. 03. 1968 në Vërban të Vitisë. Prej muajit dhjetor të vitit 2001 e deri më tash punon si korrespondent i Radios Evropa e Lirë, për shërbimin në gjuhën shqipe.

Qeveria e Kosovës nuk aprovon vizitën e zyrtarëve serbë

Shefi i kabinetit të Ministrisë së Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Jetlir Zyberaj ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, se kjo ministri e ia refuzuar kërkesën për vizitë në Kosovë drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq dhe sekretarit të përgjithshëm të presidentit të Serbisë, Nikola Selakoviç.

Sipas Zyberaj, ndalesa është aplikuar për shkak të deklaratave të cilat nxisin tensionim të situatës.

Zëvendësdrejtori i Policisë se Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti i tha Radios Evropa e Lirë se policia është e obliguar të veprojë sipas urdhrit, gjegjësisht që të mos lejojë hyrjen e Marko Gjurqit në Kosovë.

Policia e Kosovës, tha Hoti, sot vepron sipas planit të veçantë operativ.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq dhe sekretari i përgjithshëm i presidentit të Serbisë, Nikola Selakoviç gjatë vizitës në Kosovë planifikonin të merrni pjesë në një debat me qytetarët në veri të Kosovës, rreth dialogut të brendshëm të cilin e ka nisur presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Më 26 mars 2007 Ahtisari dorëzoi raportin për pavarësinë e Kosovës

Më 26 mars 2007 ish-presidenti finlandez, Martti Ahtisaari dërgoi raportin përfundimtar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, në të cilin thoshte se Kosova duhej të bëhet e pavarur.

Derisa SHBA-të përkrahnin planin e Ahtisaarit dhe mendonin se Kosova duhet të bëhet e pavarur, serbët vazhduan ta kundërshtojnë planin.

Rusia bëri deklarata që mund të interpretohen si kundër pavarësisë, por nuk përmendi përdorimin e vetos, transmeton KosovaPress.

Tri ditë më vonë, më 29 mars 2007, Parlamenti Evropian miraton një rezolutë me 490 vota pro, 80 kundër dhe 87 abstenime, ku shprehej përkrahja për pavarësinë e mbikëqyrur për Kosovën.

Krasniqi: Deputetët që votojnë Asociacionin tradhtojnë vendin e kombin

  • Kryetari i Këshillit të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi ka shkruar në profilin e tij për Asociacionin e komunave serbe. Ai ka theksuar se ata që e votojnë asociacionin e shkelin betimin e dhënë dhe bëjnë tradhti ndaj vendit e kombit.
    “Kuvendi i Kosovës, si institucioni më i lartë i vendit, nëse dëshiron të jetë e të mbetet në rolin e institucionit përfaqësues, duhet që t’i thotë me Jo të madhe çdo varianti tjetër të asociacionit veç atij që e ka dhe për të cilin e ka Statutin e tij. Përndryshe deputetët shkelin betimin e dhënë dhe bëjnë tradhti ndaj vendit e kombit. Nëse tanimë miu nuk e ka bërë udhën e tij”, ka shkruar ndër të tjera Krasniqi.

Postimi i plotë i Krasniqit:
A ËSHTË E VËRTETË SE BRUKSELI PO E KËRKON ASOCIACIONIN?
Athua është e vërtetë se Brukseli po e kërkon Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë? Epo, mirë, vetëm duhet saktësuar cilin asociacion? 1. Atë që thuhet në Kartën Evropiane për decentralizim; 2. Atë që është nënvizuar në Dokumentin e Ahtisarit e Kushtetutën e Kosovës, apo 3. Atë që është arritur në Bruksel në Marrëveshjet e Thaçit e të Mustafës?
Asociacioni i këtyre të fundit është antikushtetues. Varianti i tri dokumenteve të theksuara në fillim është në përdorim në Kosovë dhe ai variant pse të mos ju shërbejë edhe komunave me shumicë serbe në Kosovë?
Nëse duhet të jetë diçka ndryshe nga asociacioni i Kartës Evropiane, i Dokumentit të Ahtisarit dhe i Kushtetutës sonë, ai nuk mund të jetë asociacion, prandaj thuajeni emrin e vërtetë të tij. Lërini përrallat, si ju në Bruksel si ju “krerët” e Kosovës!

Për këtë çështje kam shkruar e reaguar gjerë e gjatë, tani nuk do të zgjatem, pasi këtë çështje e trajtoj edhe në librin “Arti i bisedimeve”, që pritet të promovohet më 29 mars 2018, por, ajo që dua të them tani është kjo:
Kuvendi i Kosovës, si institucioni më i lartë i vendit, nëse dëshiron të jetë e të mbetet në rolin e institucionit përfaqësues, duhet që t’i thotë me Jo të madhe çdo varianti tjetër të asociacionit veç atij që e ka dhe për të cilin e ka Statutin e tij. Përndryshe deputetët shkelin betimin e dhënë dhe bëjnë tradhti ndaj vendit e kombit. Nëse tanimë miu nuk e ka bërë udhën e tij!
Shkurt, asociacioni i Marrëveshjeve të Brukselit as nuk ishte e as nuk është asociacion, meqenëse secili njeri normal do të duhej ta dinte se po të ishte fjala për asociacion, për të cilin flasin të gjitha dokumentet e apostrofuara më lart, pse duhej të ishte pjesë e bisedimeve në mes të Kosovës e të Serbisë në Bruksel, duke krijuar njëkohësisht konfuzion por edhe derivuar detyrime që do t’i kushtojnë Kosovës. Kujdes!!!

Haradinaj: Do të fitohet e drejta për ta ruajtur tokën e Kosovës në Çakorr e Kullë

Kryeministri Ramush Haradinaj në foltoren e Kuvendit.

Përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës thonë se Marrëveshja e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, e ratifikuar këtë javë në Kuvendin e Kosovës, është në të mirën e qytetarëve dhe nuk e dëmton vendin.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha të shtunën në Gllogjan me rastin e 20- vjetorit të “Epopesë së Dukagjinit” se votimi i Marrëveshjes së demarkacionit në Kuvend, nuk është bërë për mashtrime, por ajo është bërë për lëvizje të lirë të qytetarëve dhe, siç u shpreh ai, do të fitohet e drejta për ta ruajtur tokën e Kosovës në Çakorr e Kullë.

“Nuk është bërë kjo duke e mashtruar askënd as [persona] të vendit as të jashtëm. Edhe Mali i Zi edhe ne i kemi ndarë drejtimet euro-atlantike. Duam të hyjmë në Evropë, duam të hyjmë në NATO. Mali i Zi ka hyrë në NATO dhe ne do të hyjmë në NATO”, tha Haradinaj.

Ai theksoi se Kosova është në rrugë e duhur dhe pavarësisht sfidave që mund të ketë, nuk do të ndalet.

“Ka filluar mijëvjeçari ynë, i shqiptarëve, jemi në shekullin e parë, jemi në nisje, jemi në liri dhe jemi duke u takuar e bashkuar me familjen tonë të popujve të lirë. Në këtë rrugë do të ketë ulje e ngritje, por ne nuk do të ndalemi se e dimë se ku jemi nisur”, theksoi Haradinaj.

Nga ana tjetër, zyrtarët e subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje i thanë Radios Evropa e Lirë, se Marrëveshjen e ratifikuar për demarkacionin me Malin e Zi, do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

Ata thanë se një veprim i tillë erdhi për shkak se me votën e deputetëve është cenuar rëndë integriteti territorial i Kosovës.

Ali Lajçi, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, tha se kjo çështje është në proces dhe se brenda afateve kohore, ajo do të dërgohet në gjykatë.

“Po për këtë çështje është përgatitur lënda për në Gjykatën Kushtetuese dhe ta shohin se çka do të ndodhë. Ky demarkim nuk është asgjë, vetëm ngatërresa janë bërë me të”, u shpreh Lajçi.

Analisti Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se Marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi, mund të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas tij, ka edhe mundësi juridike për t’u kontestuar ajo me mjetet demokratike nga partitë politike që janë të përfaqësuar në Kuvend.

“Pas ratifikimit të kësaj marrëveshjeje mundësitë janë të mëdha që të kontestohet në Gjykatën Kushtetues. Dhjetë deputetë mundën që brenda tetë ditësh ta kontestojnë çdo veprim të Kuvendit, si për nga përmbajtja apo edhe nga procedurat, të cilat janë ndjekur”.

“Futja e raportit të Komisionit Bulliqi, i cili konstaton se janë bërë një sërë shkeljesh paraprakisht, mund të shërbejë si një bazë për ta argumentuar se kjo marrëveshje është e dëmshme ashtu siç ka pretenduar Lëvizja Vetëvendosje dhe kjo të çojë në një ngrirje të këtij raporti derisa të dalë me një vendim Gjykata Kushtetuese”, tha Krasniqi.

Me 80 vota për, 11 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës të mërkurën ka ratifikuar Marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për ratifikimin e demarkacionit ishte zhvilluar nën tensione e masa të shtuara të sigurisë.

Lëvizja Vetëvendosje tentoi që ta pengojë ratifikimin e demarkacionit përmes hedhjes së gazit lotsjellës. Hedhja e gazit lotsjellës dhe ndërprerja e seancës në katër rastet kur është provuar të votohet për ratifikimin e demarkacionit, solli si rezultat largimin e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje nga salla e Kuvendit nga Policia e Kosovës.

Marrëveshja e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi është nënshkruar në gusht të vitit 2015 në Vjenë.

Pas ratifikimit të demarkacionit, Kosova pret që Komisioni Evropian, qysh në muajin qershor, të konfirmojnë gatishmërinë e BE-së për lëvizjen e lirë, pa viza.

  • 16x9 Image

    Arton Konushevci

    Arton Konushevci merret me gazetari që nga viti 2001. Në vitin 2007 ka filluar të punojë si korrespondent i Radios Evropa e Lirë. Jeton në Prishtinë, është i martuar dhe ka dy fëmijë.

BE-ja penalizon qytetarët për mëkatet e klasës politike! – Nga Florim Zeqa

Mbrëmja e 21 marsit 2018 do të mbahet gjatë në mendjen e popullit të Kosovës dhe kombit shqiptar në përgjithësi. Do të mbahen gjatë në mendjen e çdo shqiptari deputetët shqiptar që votuan pro-copëtimit të trojeve etnike, dhënë dhuratë Malit të Zi!
Ata deputet shqiptar që votuan për faljen e territorit të shtetit të tyre në këmbim të asgjëje, përveqse tradhtarë, janë qyqarë, janë zuzar, pa ndjenja kombëtare, shpirtrobër dhe të marrë. Me votimin në Kuvend për copëtimin e trojeve etnike në dekadën e fundit të shekullit 21, deputetët u bënë njolla më e zezë e historisë së re të Kosovës dhe kombit shqiptar në përgjithësi.

Nga mallkimi nuk do të shpëtoni sot, neser dhe përgjithmonë

Deputetët që votuan tradhtinë kombëtare të 26 gusht 2015 në Vjenë, gjegjësisht të marrëveshjes së nënshkruar nga Hashim Thaçi për Demarkimin e Kufirit me Malin e Zi, në kundërshtim me Rezolutën e Kuvendit të Kosovës, përveq mallkimit të gjakut të dëshmorëve të luftës së fundit çlirimtare, do t’i mallkojë brez pas brezi edhe gjaku i paraardhësve tonë të rëne ndër shekuj në mbrojtje të tokave shqiptare të aneksuara nga Mali i Zi, para dhe pas vrasjes së Isa Boletinit e deri në ditët e sotme.
Me ratifikimin e Marrëveshjes së Kufirit, mes Kosovës dhe Malit të Zi, Qafa e Çakorrit, Belluha dhe Kulla nuk janë as nuk do të jenë më pjesë e Kosovës, as e trojeve tona etnike. Ato do t’i kalojnë Malit të Zi, i cili, historikisht, e ka rritur territorin e tij, në dëm të shqiptarëve.
Se, ratifikimi i kufirit me Malin e Zi është tradhti kombëtare duhet ta dinë të gjithë: pushtetarë, parlamentarë dhe populli mbarë! Të mos bëhemi të verbër, injorantë dhe të marrë, territori u fal jo për lëvizje të lirë siq po trumbetojnë tradhtarët, por për kënaqjen e orekseve grabitçare të fqinjëve tanë në njërën anë dhe për shpëtimin e lëkurës së nënshkruesve të aktit të tradhtisë me 26 gusht 2015 në Vjenë dhe jo vetëm kaq, për të shpëtuar edhe ndërgjegjën e vrarë të disa liderëve partiakë të zënë peng nga bashkësia ndërkombëtare shkaku i veprimeve korruptive dhe kriminale.

Trullosja pas pushtetit e komandantëve

U pa qartë, se etja për pushtet të pakufizuar ua ka vërbuar sytë dhe mjegulluar mendjen ish- komandantëve të luftës! Për të kapur pushtetin dhe realizuar interesat klanore jo vetëm që u larguan nga vlerat e luftës për liri, çdo ditë po shkelin idealin e bashkëluftëtarëve, mbi amanetin e dëshmorëve të luftës për liri që u sakrifikuan për mbrojtjen e këtyre trojeve që na i lanë trashëgim të parët tonë.
Tjetërsimi antikushtetues i territorit të Kosovës në favor të Malit të Zi, është largimi më i skajshëm nga vlerat e lirisë dhe denigrimi më i tmerrshëm i transformimit nga luftëtarë të lirisë në shkelës të gjakut të dëshmorëve.
I rënd dhe i pariparueshëm është dëmi edhe i atyre që deri dje thirreshin në vlerat e vizionit rugovian, në shtetndërtim dhe demokratizim të shoqërisë kosovare, të cilët për interesa meskine të përfitimit material iu bashkuan rrënuesve të integritetit territorial të vendit të tyre.

Hipokrizia e deputetëve të LDK-së

Lakmia për para të pista dhe privilegje tjera ua vërboi sytë edhe “institucionalistëve” jasht institucioneve, të cilët harruan amanetin e liderit dhe presidentit historik Ibrahim Rugova për mbrojtjen e Çakorrit e Kullës, për të cilat dhanë jetën qindra e mijëra shqiptarë vetëm gjatë shekullit të fundit!
Tashmë, kur u bënë një me kapësit e shtetit dhe shkelësit e gjakut të dëshmorëve, deputetët e LDK-së nuk kanë më gjë të përbashkët me vizionin rugovian.
Klani i “RIINVEST-it” kot iu rrëfehen gazetarëve të premteve pas dite pa asnjë plak në “xhuma”! Mëkatet e tyre nuk i lanë Drini i Bardhë e as Bistrica e Pejës, nuk do t’i lanë as deti malazias gjatë muajve të nxehtë të verës!
Nuk ka hipokrizi më të madhe se ajo e disa deputetëve të LDK-së, që thirreshin në filozofinë politike rugoviane, ndërsa më pas e votuan tradhtinë për vendin dhe rugovasit e tyre në veqanti!
Tani e tutje, sejmenët e Isa Mustafës, të premteve pas dite mund të flasin çdo gjë tjetër pos politikës, e fare për largimin e kësaj qeverie që i zgjatën jetën në mënyrën më të kobshme për shtetin dhe qytetarët e këtij vendi.

Kontrabandimi i territorit në emër të liberalizimit, mashtrim i radhës

Demarkimi i kufirit me Malin e Zi gjoja në këmbim të liberalizimit nga liderët shtetërorë dhe partiak u përdor vetëm si pretekst për mashtrimin e qytetarëve të lodhur nga varfëria dhe denigrimi social që ju bëri shteti në këto 10 vjetët e fundit.
Edhe përkundër kontrabandimit të demarkacionit me Malin e Zi, liberalizimi i vizave për qytetarët kosovar nuk do të ndodh edhe për një kohë relativisht të gjatë.
Pasi kushti themelor për liberalizim të vizave është luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë në vendin tonë. Këtë fakt, një ditë pas ratifikimit të marrëveshjes së turpit në Kuvend e përseritën pothuajse të gjithë zyrtarët evro-perendimorë.
Prandaj në ndërgjegjën e deputetëve që votuan faljen e territorit të vendit të tyre, më shumë se mos liberalizimi i vizave do të peshojnë 8230 hektarë tokë e humbur e Kosoves, e larë me gjakun e shqiptarëve ndër shekuj.
Ndërkombetaret po deshën, e kanë mundësinë e liberalizimit të vizave për qytetarët kosovare edhe pa kushtin e Demarkacionit dhe kushteve tjera të siperpërmendura.

BE-ja me kritere të dyfshta për Kosovën

Bashkesia ndërkombëtare në vend të penalizimit të padrejt të qytetarëve, duhet të ndëshkoj politikanët e korruptuar dhe tejinkriminuar në Kosovë.
Do të ishte në nderin e bashkësisë ndërkombëtare, në veqanti BE-së që t’ua heqë barrierat qytetarëve të Kosovës për levizje të lirë e jo t’i mbajë të getoizuar 2 milion qytetarë të pafajshëm për shkakun e një klase sa të papërgjegjshme po aq të korruptuar politike.
Bashkësia ndërkombëtare getoizimin dhe mbylljen brenda rrethit të “hekurt”,duhet t’ua bëjë politikanëve të korruptuar dhe tejinkriminuar, t’u vëjë kushte për antarësim në BE dhe OKB, por në asnjë rrethanë të mos e pësojnë qytetarët e pafajshëm dhe të ndershëm të këtij vendi.
Sikur BE-ja dhe SHBA-të, të ishin të interesuara që Kosova të bëhej një shtet në kuptimin e plotë të fjalës, me qeverisje të mirë dhe zhvillim ekonomik do duhej t’i izolonin politikanët e jo qytetarët.
Kërkesa e drejt e BE-së për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit nëse nuk pasohet me masa konkrete për largimin e të korruptuarve nga pushteti në Kosovë, ashtu siq kaluan afro 20 vjet, do të kalojnë edhe po aq të tjera dhe Kosova prapë do të mbetët në margjinat e saj sa i përkët plotësimit të kritereve për antarësim në BE dhe OKB.
Ndryshe, levizja e lirë e njerëzve është e drejtë universale, mbajtja tutje nën “GETO” e qytetarëve të pafajshëm kosovar (më pro-evropianëve të Ballkanit) për mëkatet e klasës së tyre politike është e pakuptimtë dhe papranueshme!

Fshati i Kosovës me vetëm 1 banor

Bëhet fjalë për 70-vjeçarin Sabit Maliqi, që jeton në fshatin Graxhanik të Kosovës, shtëpia e të cilit gjendet buzë një përroi.

Nëse ne jemi mësuar të kemi miq, fqinj, të shkëmbehemi me njerëz në rrugë apo të jetojmë pranë familjarëve tanë, dikush ka preferuar të jetojë për çdo ditë i vetëm.

Në një reportazh për RTV21 i moshuari tha se është i kënaqur dhe nuk pranon kurrsesi ta lërë jetën e fshatit.

“Dy ditë në Prishtinë më duken si dy javë”.

Maliqi është mësuar me vetminë dhe me t’i bërit gjërat vetë. Ai gatuan dhe kujdeset për gjithçka tjetër që i siguron ushqim.

Për shkak të rrugës së keqe, e cila mund të kalohet veçse me traktor 70-vjeçari rrallëherë lëviz nga fshati i tij.

“Sabiti është interesant. Edhe ne befasohemi se si e organizon jetën.

Me përjashtim të 3 muajve verë nuk ka mundësi asnjëherë tjetër të lidhet me rrugën kryesore.

E para për shkak të baltës dhe e dyta sepse bie borë shumë”, tha njëri prej banorëve të një fshati fqinj.

LDK nuk e mbështet rolin udhëheqës të presidentit Thaçi në dialogun me Serbinë

Avdullah Hoti

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk e mbështetë përfaqësimin e Kosovës në dialogun politik me Serbinë në nivelin e presidentit.

Kështu ka thënë shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, gjatë një konference për gazetarë, ku ai tha se takimet e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi me atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel, nuk janë autorizuar nga Kuvendi i Kosovës.

“Jemi duke parë një dialog pa platformë, të papërgatitur më një ekip negociator jo kompetentë për të çuar përpara agjendën. Kemi parë përfshirje të paautorizuar të presidentit”, tha Hoti.

Ai rikujtoi se Kuvendi i Kosovës ka nxjerrë tashmë edhe dy rezoluta për dialogun me Serbinë të cilat nuk e autorizojnë presidentin të udhëheqë dialogun.

“Kuvendi e ka autorizuar atëherë Qeverinë që të zhvillojë dialog me Serbinë në përputhje me parimet e ruajtjes së integritetit të Kosovës. Dhe çdo marrëveshje që arrihet duhet të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës”, tha Hoti.

Kosovë, lirohet nga të gjitha akuzat imami Shefqet Krasniqi

Një gjykatë në Prishtinë e liroi të premten nga të gjitha akuzat imamin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Shefqet Krasniqi.

Në shkurt të vitit 2017, prokuroria e posaçme e Kosovës kishte ngritur akuzë kundër ish imamit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë Shefqet Krasniqi, për veprat penale që lidhen me “shtytje për kryerjen e veprave terroriste, nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik, dhe shmangie nga tatimi”.

Sipas aktakuzës “i pandehuri në cilësinë e imamit të xhamisë se madhe “Mehmet Fatih” në Prishtinë, në vazhdimësi dhe me dashje ka shpërndarë mesazhe për publikun, përmes paraqitjeve të tij të drejtpërdrejta para publikut përmes ligjëratave të ndryshme, si dhe duke shfrytëzuar rrjetet sociale dhe mjetet tjera të informimit, përmes gjuhës së vrazhdë dhe interpretimit të ajeteve kuranore jashtë kontekstit kohor dhe frymës parimore islame, ka shtyrë të tjerët ta marrin rrugën drejt zonës së konfliktit në Siri dhe Irak e më pas të kryejnë akte terroriste, si dhe ka cilësuar disa grupe fetare si armiq të myslimanëve-sunit, duke nxitur dhe përhapur urrejtje, përçarje dhe mosdurim ndaj grupeve tjera fetare, të cilat jetojnë edhe në Republikën e Kosovës”,thuhej në akuzë.

Të premten gjykata tha se nuk kishte asnjë provë për akuzat dhe e la të lirë zotin Krasniqi.

Ish imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, që është xhamia më e madhe nën juridiksionin e Bashkësisë Islame të Kosovës, ishte shoqëruar nga policia e Kosovës në shtator të vitit 2014, gjatë një operacioni për arrestimin e të dyshuarve për përfshirje në luftërat në Siri e Irak dhe nxitje për t’ju bashkuar atyre luftërave.

Imami, Shefqet Krasniqi, është përfolur shpeshherë për fjalime e qëndrime nxitëse, madje emri i tij qe përmendur edhe në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit mbi liritë fetare në botë.

Çun Lajçi: Vlla Ramush M’thuej Ku mbet gjithë ajo Madhështi?

Vlla Ramush

M’thuej

Ku mbet gjithë ajo Madhështi?

Tri herë t’erdha n’zyrë e tri herë s’me lë me folë:

– nuk do të RATIFIKOHET, sepse nuk i kan votat dhe nuk do ti kenë kurrë sa t’jetë AAK

– Çakorr e Kullë kurrë s’do t’lëvizin!

– flij rehat o artist m’the!

Por artisti ( i pavlerë për Pushtetin ) sot e dëgjoi nga Ju edhe kët deklaratë:

– Po,

– sigurisht se do ta Ratifikojmë

– jemi tue e lut listën serbe për vota,

– LDK asht komplet PRO

Lum vllau

Ne nuk t’kemi çua aty me i lut Serbët as me i bind.

Leri ata ta hajnë kokën e vet, po ruaje mos ta hanë Zveçanin deri n’Rashkë, se hatri s’me mbetet në Ty aq sa nê Naser Rugovën ( fisin e rrajën e Ibrës) që zemër e Çakorr e LDK ia fali Malit Zi.

Dhe merre këshillën që mua ma la Azem Shkreli, buzeqeshju shqiptarit kur të shanë se vetëm ashtu e vret, e mos u merr me Avdullahun, se atij i intereson rrushi e jo Çakorri!

Po m’thuej

Ku mbet gjithë ajo MADHËSHTI që e pate për ushtarin, e popullin e okupuem e mua artistin “pa vlerë!”

Dhe më vjen keq që me duhet ta them:

-Kosova gjithmonë asht krenua me Rininë, por me keqardhje e them se deshpërimi po me vjen edhe nga kjo Rini që kërkon m’e coptua Kosovën e copa copa me falë për nji pasaportë pa VIZA.

Mos iu qoftë hallall kurrë atyne që e binden kaq gabimisht pjesën ma vitale të kombit tim!

Lëshimet territoriale, klasa politike dhe faktori ndërkombëtar – Nga Skënder MULLIQI

Krimi dhe korrupcioni janë dy temat kryesore që duhet përmbushur Kosova për të pasur liberalizim të vizave , veq temës se demarkacionit siq po trumpetohet më të madhe në opinion nga ata që dojnë me ia lanë vetit namin tek rinia ,së gjoja ata janë shpetimtaret pse do të kemi levizje të liëe, e në fakt kan luftuar për ratifikim të demarkacionit, së ndoshta nuk do të përgjigjën si të dyshuar për krime të luftës para Gjykatës Speciale.Këta liderë partiak dhe shtetëror kan dëshmuar moti së nuk janë të zotët që ti avansojnë proceset përpara.Disa prej tyre mbartin hipoteka të rënda mbi supe të krimit , të korrupcionit , të pasurimit të jashtligjshem, dhe janë të implikuar në kontrabanda dhe trafikime të ndryshme .Këta e kan bishtin e zënë më derë dhe bashkësia ndërkombëtare vepron më ta bash si të dëshiron . Kosova seriozisht po rrezikohet të rrudhet tepër shumë duke humbur tokë serish siq humbëm në të kaluarën nga fuqitë e mëdha të kohës. Serbosllavët pa luftë po arrijnë prap ti zgjerojnë territoret e tyre më tokat shqiptare, jo krejt pa fajin edhe të faktorit ndërkombëtar .

I morën 2500 hektarë tokë në kufi më Maqedoni pa e pyetur fare palën shqiptare. I mori 8200 hektarë tokë pala malazeze më izën e shqiptarëve në pushtet.U formua Asociacioni i veqant i komunave serbe , me kompetenca të veqanta në veri të Kosovës.Këto kompetenca vendimarrëse të minorotetit serb janë synim që gradualisht të kemi ndarje të Kosovës mbi bazat etnike. Dhe, së fundi kur do të bëhët demarkimi më Serbinë serish më gjasë do të humbim territore , që do të ishte fatale për Kosovën dhe shqiptarët. Sikurse që janë duke punuar keq kjo klasë politike edhe keq këto punë do të bitisën .Nuk ishte dashur te lejohen gjitha këto lëshime të cilat kan filluar për asnjë qmim.Dhe, dikush ishte dashur për shkelje të kushtetutës së vendit të përgjigjet edhe penalisht. Nuk u luftua historikisht që bëhemi humbësit më të mëdhenje në Ballkan .Te gjithë fqinjët tanë bashkë më grekët i shtuan territoret e shteteve të tyre ,duke ua marr territoret shqiptarëve ! Kur është fjala të territoret dhe të vendosja e rendit dhe ligjit, të avansimit të demokracisë dhe kalimit më të lehtë të fazës së tranzicionit, pa faj nuk është as faktori ndërkombëtar ne Kosove , pa e shfajësuar këtu klasën e dobët politike . Pas luftës i patem shumë struktura ushtarake dhe civile si, KFOR-in, UNMIKU, EULEX-I e shumë organizata jo qeveriatre të Evropës , dhe për qudi qytetarët e Kosovës nuk kan viza edhe gadi pas 19 vitesh të përfundimit të luftës. Evropën në një fare mënyre e patem mbrenda Kosovës, e ata nuk na lejuan deri me sot që edhe në te jemi në Evropë , pos gjeografikisht ,pa e mohuar ndihmen e dhënë për mvetësi nga Serbia.

Sigurisht sikur të kishim pasur levizje të lirë , nuk do të përballeshim më të gjitha këto probleme të natyrës ekzistenciale , por as më nivel kaq të lartë të korrupcionit .Bashkësia ndërkombëtare nuk mund të lirohet nga përgjegjesia edhe për faktin së deri në vitin 2008 deri sa u zyrtarizua pavarësia e kishte kontrollin dhe ingerencat e plota mbi Kosovën . Kurrë nuk e luftuan krimin dhe korrupcionin UNMIK-u dhe EULEX-i.Me këtë indolencë shumë i kontribuan pasurimit të pa ligjshem të njerëzve të caktuar të politikës dhe të biznesit.I kontribuan gjithashtu edhe varfërimit të madh , sikurse nuk bën asgjë as në hapjen e vendeve të reja të punës , privatizimit katastrofal… Një qasje krejt tjetër shumë më serioze duhet ta kemi karshi problemeve të grumbulluara të natyrës ekonomike por edhe politike , në menyrë që proceset demokratike dhe zhvillimore të vendit të marrin të mbarën .

Duhet të jemi shumë më autonom në vendime e jo gjithmonë të mvaremi nga faktori ndërkombëtar. Duhet të spatrohet më Ligjin e Vetingut kjo klasë politike nga elementet criminale dhe korruptive.Të gjithë abuzuesit dhe profiterët , dhe ata që u pasuruan në mënyre jo ligjore tu konfiskohet pasuria dhe të përgjegjën para organëve të drejtesisë. Kur jemi të këto organe të cilat e bëjnë ligjin , sigurisht së ka kritika karshi tyre. Ato janë në masë të ndikuara nga politika ditore , janë instaluar edhe struktura të njerëzve të fuqishem të politikës dhe të biznesit, dhe kjo pastaje bën që mos të kemi drejtësi të mirëfilltë .Pa organe të mirëfillta të drejtësisë nuk do të kemi shtet ligjor dhe as shtet demokratik. Nese ndikimi i politikës nuk largohet nga organet e drejtësisë dhe gjyqësori, Kosova do të jetë shumë largë të bërit shtet normal…

A I DUARTROKITËT KËTO VENDIME?! – Nga Reshat Nurboja PhD(c) në Shkenca Politike

– Me 8-10 korrikë 1945, përfaqësuesit shqiptarë në “Kuvendin” e ashtuquajtur të Prizrenit i duartrokasin bashkangjitjes së Kosovës, Serbisë…!

– Me 23 mars 1989, deputetët e Kuvendit të KSA Kosovës i miratuan ndërrimet kushtetuese, ku Kosova me “deshirë” e me votim ligjërisht u bë pjesë e Serbisë

– Me 21 mars të vitit 2018, Parlamenti i Kosovës i duartrokret humbjes, e cila vlerësohet se është më shumë se 82 kilometra katror…!

Dhe, le të jetë edhe vetëm një kilometer tokë, pse t’i falet territor Malit të Zi…! Dhe çka është edhe më tragjike dhe poshtëruese, është injoranca, mjerimi i deklarimit se këtë kinse e kanë bërë në interes të Kosovës…!
Këtyre vendimeve bile së paku të mos u duartrokisnin…!?

Takimet në Bruksel pa asnjë progres, pala kosovare kthehet në shtëpi

Nga e hëna, ekipi negociator i Kosovës ka qëndruar në Bruksel, ku ka zhvilluar takime me palën serbe në kuadër të dialogut për normalizim të marrëdhënieve.

Përgjatë tri ditëve, dy palët kanë diskutuar për Asociacionin e komunave serbe, energjinë, urën në Mitrovicë, pikat e përbashkëta kufitare dhe lirinë e lëvizjes.

Për mbarëvajtjen e bisedimeve, në një prononcim për Indeksonline ka dhënë detaje shefi i Negociatave me Serbinë, Avni Arifi.

Ai ka theksuar se nuk ka pasur asnjë progres në raundin e fundit të bisedimeve.

“Dje kanë përfunduar takimet dhe ne po kthehemi. Tash mundem vetëm të konstatoj se asnjë progres nuk është arritur”, ka thënë Arifi.

Kujtojmë se para këtij raundi, për herë të fundit dy palët kishin caktuar takim më 16 janar, por që u anulua për shkak të vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanovic në veri të Mitrovicës.

Feride Rushitit do t’i jepet çmim nga Departamenti amerikan i Shtetit

Feride Rushiti

Të premten, Departamenti amerikan i Shtetit do të ndajë Çmimet Ndërkombëtare për Gratë e Guximshme.

Zëvendësi i sekretarit të Shtetit, John Sullivan, do të nderojë dhjetë gra nga e gjithë bota.

Në mesin e tyre është edhe Feride Rushiti, drejtore e Qendrës për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës në Kosovë.

Në vitin 2015, këtë çmim e ka fituar Arbana Xharra, kryeredaktore e atëhershme e gazetës “Zëri” në Prishtinë.

Më 2008, këtë çmim e pati fituar edhe Valdete Idrizi, aktiviste nga Kosova, për projektet që drejtonte në Mitrovicë, me synimin për të ripajtuar dhe për të sjellë paqen ndërmjet komuniteteve të ndryshme etnike.

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump, do t’iu drejtohet të pranishmëve në ceremoninë e së premtes. (v.tela)

Shala: Asociacioni do të formohet

Asociacioni i komunave me shumicë serbe është përgjegjësi e Prishtinës dhe ne nuk guxojmë dhe nuk mund të ikim nga ky obligim, tha Blerim Shala, këshilltar i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Ai i bëri këto komente në një debat në Beograd me temën: “Dialogu diplomatik – gjendja dhe perspektiva e dialogut të Brukselit”.

“Shpresoj se shumë shpejt do të formojmë grupin punues dhe ky grup me ekipin menaxhues, që e përbëjnë katër serbë, dhe me OSBE-në do të nisë të punojë në Statutin e Bashkësisë apo Asociacionit, ndërsa fjala e fundit do të jepet në nivelin më të lartë në Bruksel, sepse kjo është një çështje politike. Ky Asociacion, kjo Bashkësi do të formohet”, tha Shala, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Shala po ashtu tha se është herët të flitet për një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme midis Prishtinës dhe Beogradit për normalizimin e marrëdhënieve, por shtoi se vetë koncepti i një marrëveshjeje të detyrueshme ligjore sugjeron se ajo do t’i detyrojë ligjërisht Serbinë dhe Kosovën.

“Llogarisim se normalizimi duhet të jetë vetëm faza e parë e marrëdhënieve, e cila duhet të rrumbullaksohet me pajtimin midis popujve, pajtimin në mes të Kosovës dhe Serbisë”, tha Shala.

Haradinaj: Ju garantoj se nuk rrezikohet territori i Kosovës

Ramush Haradinaj, me të nisur seanca, ishte i pari që mori fjalën e tij. Ai tha se vota pro kësaj Marrëveshjeje është vota për të ardhmen e qytetarëve. Tha se duke votuar pro nuk rrezikohet territori i Kosovës

Ai e ka paraqitur para deputetëve Projektligjin për Marrëveshjen.

“Jam i bindur se marrëveshja mes dy presidentëve është që të korrektojnë gabimet e bëra.

Vota pro këtij ligji është votë për perspektivën dhe për liri të lëvizjes. Ju garantoj se ratifikimi i këtij ligji nuk e rrezikon territorin e Kosovës, vendimi është në dorën tuaj, sot vota juaj është e ardhmja e qytetarëve.

Sot është tentimi i katërt i Kuvendit të Kosovës, që brenda këtij viti të kalojë Marrëveshja për Demarkimin e kufirit me Malin e Zi. Ndërsa të pranishëm në sallë janë 85 deputetë.

Kuvendi i Kosovës mblidhet sot për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi

Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në seancë të jashtëzakonshme për shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Për miratimin e demarkacionit, nevojiten 80 vota nga 120 deputetë që ka parlamenti i Kosovës. Ende nuk dihet nëse Kuvendi i Kosovës i ka siguruar votat e domosdoshme. Koalicioni qeverisës, me mbështetjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës nga opozita, pretendon se i ka 78 – 79 vota, ndërkaq shpresohet se deri sot, do të arrihet të sigurohet edhe mbështetja e një apo dy deputetëve tjerë në mënyrë që të plotësohet numri i nevojshëm i votave për ratifikimin e demarkacionit.

 

Gjatë këtij viti, në tri raste Kuvendi i Kosovës është mbledhur në seanca plenare për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi, por nuk ka arritur të kalojë në procedurën e votimit, për mungesë të votave.

Marrëveshja e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi është nënshkruar në gusht të vitit 2015 në Vjenë. Ndërkohë, Kuvendi i Malit të Zi e ka ratifikuar këtë marrëveshje, por jo edhe ai i Kosovës, për shkak të mungesës së konsensusit të brendshëm.

Ratifikimi i kësaj marrëveshje, mbetet kusht i parafundit i vendosur nga Komisioni Evropian për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Kontestohet roli prijës i Thaçit në dialogun me Serbinë

Përfaqësimi i Kosovës në dialogun e nivelit të lartë politik me Serbinë nga presidenti Hashim Thaçi, po kontestohet nga tabori i partive opozitare. Kuvendi i Kosovës, sipas deputetëve nga komisionet e ndryshme parlamentare, ka autorizuar Qeverinë dhe jo presidentin që ta përfaqësojë vendin në këtë dialog. Debatin rreth dialogut me Serbinë e ka organizuar Instituti Demokratik i Kosovës, i cili zakonisht, në fund mbledh konkluzione dhe ua përcjellë deputetëve për shqyrtim.

Aty, kryetarja e Komisionit për politikë të jashtme, Vjosa Osmani, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, tha se koordinatori i Qeverisë së Kosovës për dialogun me Serbinë, Avni Arifi e ka konfirmuar para Komisionit parlamentar se Qeveria nuk është koordinuar dhe as dakorduar zyrtarisht me presidentin Hashim Thaçi në lidhje me rolin prijës të presidentit në dialogun me Serbinë.

“Ne kemi dy rezoluta të miratuara në Kuvend të cilat e autorizojnë Qeverinë për udhëheqjen e dialogut dhe jo presidentin”, tha Osmani.

Osmani kërkoi që Kuvendi të miratojë një rezolutë të re e cila e qartëson rolin e Qeverisë, përkatësisht të konfirmonte rolin e Qeverisë në udhëheqjen e dialogut me Serbinë.

Kurse deputetja Albulena Haxhiu nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje tha se shumë nga marrëveshjet tashmë të arritura në dialogun me Serbinë, nuk janë në favor të Kosovës dhe qytetarëve të saj, andaj sipas Haxhiut, nuk mund të bëhet thirrje që ato të zbatohen.

Haxhiu tha se në dialog po përmendet hapja e temave të rrezikshme dhe të dëmshme, që nga themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe e deri te shkëmbimi i territoreve me Serbinë.

“Është komplet e papranueshme që presidenti Thaçi në mënyrë autoritare ka marrë udhëheqjen e këtij procesi, kur e dimë se përgjegjësi kryesor për gjithë procesin e bisedimeve, duke e shkelë edhe rolin dhe kompetencën e Kuvendit të Kosovës, është pikërisht Hashim Thaçi”, tha deputetja Haxhiu.

Haxhiu tha se bisedimet janë përcjellë me një mungesë transparence dhe kërkoi që procesi të kthehet për debat në Kuvendin e Kosovës. Ajo tha se për bisedimet me Serbinë, deputetët shpesh informohen përmes statuseve në facebook të përfaqësuesve të Kosovës në dialog.

Mirëpo, jo vetëm roli i presidentit, por deputetët kanë ngritur dyshime edhe te aftësia e delegacionit të ri qeveritar për përfaqësimin e Kosovës në nivelin teknik të bisedimeve me Serbinë.

Deputeti tjetër nga radhët e LDK-së në këtë komision, Driton Selmanaj tha se caktimi i koordinatorit të ri për bisedimet, Avni Arifi dhe delegacionit të ri për bisedimet, paraqet një zhvillim të ri.

“Për mua, qoftë Arifi apo delegacioni i ri është jokompetent për ta përfaqësuar Kosovën. Ky ekip më shumë i përngjanë një ekspedite turistësh sesa një delegacioni shtetëror për përfaqësimin e vendit. Aq më tepër kur tani procesi i bisedimeve po hyn në fazën finale”, tha Selmanaj.

Një paraqitje më të balancuar në raport me bisedimet kishte deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Safete Hadërgjonaj e cila kërkoi nga deputetët që të mos nxitohen me vlerësime, por të kërkojnë dokumentet e nevojshme nga Qeveria për procesin e bisedimeve dhe më pas të njëjtat të paraqiten në Kuvend për shqyrtim.

Në ditën kur deputetët nga komisionet e ndryshme parlamentare po diskutonin çështjen e dialogut, në Bruksel, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, kanë vazhduar bisedimet në nivelin teknik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Çështja e energjisë, ajo e lëvizjes së lirë dhe Asociacionit të komunave me shumicë serbe, vazhdojnë të dominojnë temat e këtyre takimeve.

Kurse të premten, më 23 mars, pritet që bisedimet të zhvillohen edhe në nivelin e lartë politik ndërmjet presidentëve të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Aleksandër Vuçiq.

  • 16x9 Image

    Zijadin Gashi

    Zijadin Gashi, i lindur më 1973 në Prishtinë. Me gazetari ka filluar të merret që nga viti 1997, duke u angazhuar fillimisht nëpër mediat lokale. Si korrespondent i Radios Evropa e Lirë punon që nga maji i vitit 2001. Kryesisht ka mbuluar aktualitetin politik në Kosovë.

    Nga 1 shkurti 2016, është emëruar shef i Byrosë së Radios Evropa e Lirë, në Prishtinë. Ai është i martuar dhe ka 3 fëmijë.

BE-ja sikur është e kënaqur me rrymat politike të prodhimit të krizave në Ballkan?! Nga Skënder MULLIQI

Shtetet e Ballkanit jo që kan stagnim të proceseve , por kan tendenca të kthimit mbrapa në vitet e 90-ta .Ngjashmeria më atë kohë po shihet dhe po përjetohet si më kriza politike , kriza ekonomike, më kercnime për luftë nga sistemet e instaluara më shumë autokratike së sa demokratike. I ka goditur kriza e migrimeve duke mbajtur gjendje të tensionuar si më rastin e shpërbërjës së ish-Jugosllavisë.Bashkësia ndërkombëtare sikur po është e kënaqur më rrymat e tilla politike të prodhimit të krizave , sepse më këto struktura politike edhe më lehtë e kan të veprojnë .Edhe në Kosovë kemi një gjendje ku strukurat politike në pushtet janë struktura të cilat për shumë vite janë kompremetuar duke abuzuar më të madhe më të mirat materjale shoqërore , duke u implikuar në krim të organizuar e veqmas në korrupcion galopant.Brukseli sikur po shprehë gadishmëri që ti përqafojnë këta politikan kontravers të rajonit në emer të gjoja të mbajtjes së stabilitetit në këtë pjesë të Evropës.

BE-ja më shumë verbalisht së sa praktikisht po interesohet për sistemet autokratike të kurdisuara në Ballkanin Perëndimor.Njerëzit që janë instaluar në krye këtyre shteteve po shkelin rendin kushtetues dhe ligjet e shteteve të tyre . Mbajtja e dy arshineve të strukturës së BE-së karshi këtyre udhëheqjeve shtetërore , është duke i dëmtuar rëndë proceset demokratike zhvillimore dhe janë duke i varfëruar popullatën në mënyrën më brutale të mundshme. Në Ballkan janë krijuar rrjete të përbëshkëta kriminale, të cilat po bashkëpunojnë mirë më njera –tjetrën.Po shfrytëzohen pikat kufitare për shferce të ndryshme , për trafikim dhe kontrabanda duke i dëmtuar kështu rënd interesat shtetërore dhe interesat e qytetarëve .Ne shtetet e rajonit edhe në Kosovë , elitat po ngjasojnë shumë në diktatura, të cilat kanë instaluar “Stabilokracinë” duke lënduar kështu rëndë Demokracinë.

Partnerët politikë të cilët premtojnë stabilitet e sjellin autokracinë janë shumë të rrezikshem.Kështu që partnerë të BE-së në Ballkan ishte dashur të jenë demokratet e jo stabilokratet. Këta stabilokrat janë duke I trajtuar qytetarët si rob.Këto shtete të rajonit janë shëndrruar në shtete autokratike , ku elitat politike të tyre nuk po hezitojnë fare të sillën dhe të veprojnë brutalisht .Edhe Kosova bashkë më disa shtete të rajonit gjithnjë e më shumë është duke e humbur kuptimin e vendit të lirë .Politika pushtetare në vendin tonë është duke diktuar gjithqka dhe është infiltruar në qdo pore të jetës, e që nuk ndodhë në shtetet më demokracië të zhvilluar.Ne emer të pushteteve liberale e kan shëndrruar qytetarin në të dëgjueshem të slloganeve politike të tyre të rrejshme .

Shteti kur është i pavarur nga elitat gjoja demokratike, e kontrollon më mirë interesin e përgjthshem. Demokracia si sistem thirret në të drejtat e përgjithshme të qytetarëve .Zgjedhjet e ndershme dhe të lira janë elementet fundamentale te demokracisë , ku shteti funksionon për popull…


Send this to a friend