VOAL

VOAL

Thaçi në Koshare: Kërcënimeve të Serbisë iu përgjigjemi me pushkë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke folur në manifestimin “Ditët e Shqipes” që mbahet çdo vit në Koshare, tha se Kosova ka fituar pavarësinë dhe shtetësinë e saj falë rënies së dëshmorëve të kombit, Agim Ramadani, Sali Çekaj dhe dëshmorët e tjerë të rënë në Koshare.

Sipas tij, falë këtyre dëshmorëve Kosova sot po ecë sigurt drejt integrimit evropian.

Thaçi përmendi edhe kërcënimet që, sipas tij, po vijnë nga Serbia por tha se “këtyre kërcënimeve do t’iu përgjigjemi siç u jemi përgjigjur para 19 vitesh, me pushkë”, tha presidenti.

Manifestimi “Ditët e Shqipes” po mbahet për nder të 19-vjetorit të Betejës së Koshares, e cila përfundimisht theu kufirin në mes tokave shqiptare që me shekuj ishte vënë nga pushtuesit.

Nuk kemi shtet , kemi imitacion të shtetit?! – Nga Skënder MULLIQI

Kosova jo që nuk po bëhët shtet serioz, por po bëhët shtet e qudirave.Këta udhëheqës partiakë dhe shtetëror që u ndërruan në pushtetet e pas luftës, nuk u treguan të zotët për shtetndërtim dhe mirëqenje.Edhe pse u përbetuan në Kosovë, dua tu thëm së janë treguar humbës të medhenjë.Edhe pse po tingëllon quditshem , çmimi që do ta paguajnë për gjithë këto marifete do të jetë shumë i lartë.Nga fitorët që mendoni së i keni bërë, do të përjetoni dëbakël nga vetvetja!

Dhe, a e dini pse? Së ky vend dhe shqiptaret shumë kan vuajtur dhe shumë herë ka rënë përtoke , por janë ngritur edhe më fuqishem.Dhe, sigurisht së prap e kan këtë mundësi.Epilogun e kësaj politike e dini edhe vet.Kosovën e këni shëndrruar në një shoqëri pa busullë. I thoni vetit Elita , e pak keni lidhje më këtë nocion politikë.Keni ndërtuar një sistem më shumë grabitqarë e kriminalë.Është lehtë njeriu të shërbehët më metoda të ulëta duke mos zgjedhur metoda dhe mjete për të ardhur deri të përfitimet përsonale.Krijuat një sistem më shumë piramidal.Intelektualet I keni bërë objekt talljeje, kurse dileret, matrapazët dhe keqpërdoruesit janë bërë përsona të cilët po respektohen! Kjo është më shumë së turpëruese për Kosovën.

Mafiozët po mbrohen kurse qytetaret po brengosën për fatin e vet.Të gjitha këto i keni bërë sipas formulës linquese karshi atyre të cilët janë treguar të padisciplinuar karshi formulës tuaj.Po thuaj së kan marr fund normat dhe rregullat e shkruara e të pa shkruara.Nuk ka drejtësi të mirfilltë, veq ka drejtësi më të fortit.Nuk kemi shtet , kemi imitacion të shtetit.Njerëzit e mirë po skajohen ,e po instalohen njerëzit më pak vlera. A mund vijmë të konstatimi së po e duam dhe respektojmë shtetin e sapo lindur? Si gurisht së jo.Shteti nuk duhet dhe nuk respektohet duke abuzuar përditë më te.Në stacionet e autobusve më së shumti keni mundësi ta shikoni ardhmerinë e këtij vendi i cili po zbrazët.Këtë largim po e bëjnë edhe familje të tëra.Ata që po mbesin kan vendosur sigurisht të nënshtrohen urdhërave dhe bindjeve Tuaja poshtëruese.Po na largohen të rinjet të cilët janë shtylla e secilit shtet.Po largohen edhe njerëzit më kualifikime të larta.Edhe ato kuadro qe I kemi po i shëndrroni në punëtor krahu, në hamallë dhe argatë të juaj?!Deri kur do tu zgjatë kjo punë veq një Zot i madh e dinë.Ky popull ka rënë në gjumë dimëror të thellë, dhe ju e keni marr vesh mirë këtë punë, dhe nuk po keni të ndaluar në grabitje të atyre pak të mirave materjale të cilat kan mbetur.Keni pasur të gjitha mundësit që të punoni mirë dhe ndërshmerisht për Kosovën dhe qytetarët e saj.Ne vend të tiparëve zgjodhet vesët.

Zgjodhët mentalitetin e vjetër autokratik të sundimit mbi masën.Keni pasur mundësin të kultivoni pastërtinë shpirtërore , solidaritetin dhe guximin qytetarë, që të hapërojmë më kohën ndërsherisht…Ju zgjodhet për popullin e shumë vuajtur rrugën e varferimit dhe nënshtrimit …Po ta donit Kosovën ashtu siq po na mbani përditë nasihat , sigurisht së do ti kishim shumë më mirë punët .Kosova i patë shumë palë zgjedhje , e shumë pak rezultate.Të gjithë e kemi ëndrruar një Kosovë më të arritura të mëdha, e fatkëqesisht nuk e kemi edhe pas 18 vitësh…Por, megjithate nuk duhet pranuar kapitulimin para asnjë të keqe ngado që vjen dhe nga kushdo që vjen ajo…

Agim Bahtiri tek Lulzim Basha: Taksa e Rrugës së Kombit nuk i bën nder Shqipërisë

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, është shprehur kundër taksës në “Rrugën e Kombit” duke thënë se kjo taksë rrugore nuk i bën nder Shqipërisë, sidomos kur merret parasysh gjendja e vështirë ekonomike e Kosovës dhe e qytetarëve të veriut të Shqipërisë.

“Përderisa Kosova dhe Shqipëria po aspirojnë integrimin në BE, ku do t’iu bashkohemi shteteve më të zhvilluara, është e pakuptueshme dhe e patolerueshme vënia e pagesave për lëvizjen e lirë në mes popullit shqiptar të Kosovës dhe Shqipërisë”, ka shkruar Bahtiri në Facebook.

Kryetari i Mitrovicës e ka thënë këtë pas një takimi me kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha.

“Bashkëbiseduam për rritjen e bashkëpunimit me Kosovës dhe Shqipërisë, pasi që më shumë se kurrë kemi nevojë për përafrim”, ka shkruar Bahtiri.

Ai më tej ka theksuar se ishte dakordim i përbashkët që nuk duhet të ketë barriera mes të vendeve, aq më pak taksë rrugore, e cila e dëmton jashtëzakonisht shumë lëvizjen Kosovë – Shqipëri.

Pas vendosjes së taksës në “Rrugën e Kombit”, u dogjën pikat ku bëhej pagesa te tuneli i Kalimashit në një protestë që nisi e qetë, por u shndërrua në të dhunshme.

Gjallë e kam Rugovën prapë! – Nga Florim Zeqa

 

Ditë më parë, pas një shkrimi autorial, një lexues i rregullt m’u drejtua me fjalët; “Shkrimet i keni të qëlluara, por vetëm zbuti pak kritikat ndaj LDK-së”! Përgjigja ime ishte kjo; “Ndaj atyre që thirren në filozofinë rugoviane dhe e shkelin atë me të dyja këmbët do t’i ashpërsojë akoma më tepër kritikat”.

Afërsisht tre vite më parë, atëherë kur filloi ndarja pa kritere e statusit të veteranit të luftës çlirimtare, përmes një shkrimi autorial me titull: “Veteranomania e patriotizmit folklorik”, reagova rreth parregullësive me rastin e caktimit të listave të veteranëve.
Caktimi i listave të veteranëve të luftës çlirimtare sipas përkatësisë partiake, ideologjike dhe lidhjeve familjare e ka shndërru këtë porces në një “Veteranomani” dhe “Mercenaromani” të vërtetë!
Lënja jashtë listave e veteranëve, komandantët dhe ushtarëve më të spikatur, pjesmarrës në betejat më të lavdishme të luftës çlirimtare në njërën anë dhe përfshirja në lista e atyre që Kosovën e lëshuan të veshur me rroba grash dhe me buzëkuq të nuseve në fytyrë apo edhe të atyre që skishin qenë asnjëherë gjatë luftës në Kosovë , por që u kthyen më pas si “çlirimtarë”, paraqet abuzimin më të keq me vlerat e luftës çlirimtare!
Barazimi me të njëjtin statut, i luftëtarit të lirisë me tradhtarin apo bashkëpuntorin e regjimit pushtues të Serbisë është poshtërimi më i madh për luftëtarët e vërtetë, është shkelja më e rëndë e gjakut të dëshmorëve dhe martirëve të lirisë sonë!

Manipulimi me vlerat e luftës

Po të mos ishte lufta e fundit, akoma njerëzit do të besonin në “fitoret” e mëdha gjatë historisë, për betejat e “lavdishme”, heroizmin e “paparë” të Boro e Ramizit, për bashkim vllazërimin, realizmin socialist,etj.
Historianët atdhetar, pendat e ndritura të kombit që provuan të shkruajnë historinë e vërtetë të popullit të tyre, u anatemuan, u ndjekën dhe përndjekën nga regjimet pushtuese dhe ato antipopullore shqiptare, duke i zavëndësuar ata më vlera sllavo-turke dhe arabo-aziatike.
Tendenca e vazhdueshme e shqiptarëve për marrjen e bajrakut dhe kënaqjen e egos për pushtet ka bërë që shqiptarët shpesh të rrëshqasin nga interesi kombëtar në interesin personal.
Lufta e fundit për çlirimin e Kosovës edhe njëherë na i nxori në pahë dobësitë tona kombëtare! Vrapimi pas marrjes së bajrakut të çlirimtarit, grabitja apo përfitimi nga vlerat e të tjerëve dhe injorimin deri ne eliminim të figurave më markante të luftës dhe paqës, paraqet rrënimin në themel të vlerave kombëtare.
E gjithë kjo u bë përmes lojës së shtrigave, duke inskenuar “tradhtarin” imagjinar dhe “heroin” inekzistent!
Injorimi i betejave të lavdishme të drejtuara nga oficierët e karrierës dhe zavendësimi i tyre më figura të improvizuara të betejave të humbura, ka çuar në tjetërsimin e vlerave të luftës çlirimtare!
Shpirtëligët e pushtuar nga egoja për pushtet e pasurim të paligjshëm rrënuan çdo gjë para vetës, çdo vlerë e pasuri kombëtare!
Pasurimi i paligjshëm i një kaste politike filloj përmes “patriotizmit” folklorik, që nga rënja heroike e komandantit legjendar Adem Jashari me familjën e tij në fillim marsin e ’98-s.
Ishin këngët patriotike, përmes të cilave “patriotët” ngacmuan ndjenjat e qindramijëra bashkatdhetarëve, të cilët dhanë gjithçka patën për lirinë e Kosovës, sa të tjerë shkuan për të luftuar, lanë gjymtyrët e trupit, derdhën gjakun, dhanë më të shtrenjëtën-jetën e tyre.
Nga kjo gadishmëri e bashkatdhetarëve, përfituan disa nga “patriotët” e mbështjellur nën petkun e çlirimtarëve, të cilët jo vetëm që nuk dhanë asgjë nga vetja e tyre për lirinë e vendit, përfituan nga tragjedia e popullit për t’u pasuruar mbi djersën e mërgimtarëve dhe gjakun e dëshmorëve.
Lufta ishte shkaku, ndërsa këngët patriotike motivi për zbrazjën e xhepave të mërgimtarëve, që rezultoi me mbushjën e xhepave të komandantëve dhe emisarëve politik të luftës.

Nuk u dorëzuan në kohë lufte, u nështruan në liri

Edhe pse i kaluam afro dy dekada nga përfundimi i lufës çlirimtare, përfituesit në emrin e saj janë akoma aktiv. Profiterët e luftës si gjithnjë mobilizohen në prag të fushatave zgjedhore apo sa herë që ju rrezikohet pushteti, duke i shantazhuar shtresat më të varfëra dhe më të nëpërkëmbura të shoqërisë me ofrimin e librezës së veteranit në këmbim të votës.
Një dukuri e tillë e shëmtuar ishte më e theksuar në dy palë zgjedhjet e fundit (nacionale dhe lokale), me ç’rast numri i veteranëve të luftës u rrit në mënyrë enorme, saqë askush në Kosovë më nuk e di numrin e sakt të veteranëve!
Cak i gjahut për votë nga ish komandantët në zgjedhjet e fundit ishte elektorati i zhgënjyer i LDK-së, të cilëve ju shpërndanë libreza të veteranëve në këmbim të votes nga partitë e ashtuquajtura të krahut të luftës.
Mirëpo, një këmbim i tiilë i votës nuk ishte aq i thjeshtë dhe i lehtë, madje në disa raste ishte i dhimbshëm dhe tepër sfidues për elektoratin e LDK-së. Mbetët tepër i dhimbshëm fakti i nënshtrimit në paqe i atyre që nuk u dorëzuan në kohë lufte para “çlirimtarëve”!
Ajo që u është thënë disave prej “veteranëve” në prag të zgjedhjeve të fundit me rastin e marrjes së statusit të veteranit është pak më tepër se shantazh, është kërcënim për bukën e gojës.
“Ja ku e ke çerifikatën e veteranit, pranoje me kushtin që nga ky moment për ty ska më Ibrahim Rugovë dhe as LDK”!
Jo të gjithë e kanë pasur guximin dhe mundësinë të refuzojnë dhe të sfidojnë ekzistencën e familjeve të tyre. I pranuan çertifikatat e turpit, me shpirtë të thyer dhe ndërgjegje të vrarë.
Deri në këtë nivel e solli elektoratin e saj udhëheqja e LDK-së post-Rugoviane, duke e tradhtuar elektoratin për pak pushtet dhe interesa biznesore me rivalët politik dhe kundërshtarët e përbetuar të Ibrahim Rugovës!
Jo për të arsyetuar nënshtrimin e një pjese të elektoratit rugovian të cilët qendruan të pamposhtur në luftë, që u dorëzuan në paqe, por për të treguar se, sikur lidershipi i LDK-së post-Rugoviane, duke përfshirë të gjitha strukturat e larta të saj të mos ishin thyer para egos për pushtet, ky elektorat i harruar nga ana e tyre nuk do të ishte dorëzuar kaq lehtë para shantazhuesve, por pa asnjë hezitim ofertave të tyre do t’u përgjigjeshin në këtë mënyrë; “Jo, gjallë e kam Rugovën prapë në çdo shtëpi e çdo konak”,…ose siq ka pasur raste që u janë përgjigjur edhe në këtë mënyrë; “Kam qenë dhe do të mbetëm deri në vdekje ushtarë i Ibrahim Rugovës”.
Ashtu siq e nisa, edhe po e përfundoj shkrimin me kritikat më të ashpra për përgjegjësinë e pafalshme të lidershipit post-Rugovian të LDK-së, që e lejuan të ndodh ky poshtërim kaq i ulët i elektoratit të saj besnik nga uzurpatorët e shtetit.
Përgjegjësia për katandisjen e shtetit bie mbi ata që bashkqeverisen me uzurpatorët e shtetit, lavdia e përjetshme u takon atyre që nuk u dorëzuan në luftë dhe në paqe.
Zoti i bekoftë luftëtarët e lirisë dhe gjakun e derdhur për lirinë e atdheut!
Zoti e bekoftë arkitektin e shtetit tonë, presidentin historik Ibrahim Rugova!
Turpi i mbuloftë “çlirimtarët”, shkelës të gjakut të dëshmorëve dhe lakmitarët e pushtetit, shkelës të vizionit rugovian!

Kosovë, i jepet statusi i refugjatit shtetasit turk të kërkuar nga Ankaraja

Autoritetet në Kosovë i kanë dhënë statusin e refugjatit, shtetasit turk, Ugur Toksoy, i cili kërkohej nga Turqia nën akuzat për përfshirje në grusht shtetin e korrikut të vitit 2016.

Avokati i tij, Leutrim Syla i tha Zëri të Amerikës se tashmë zoti Toksoy nuk do të mund të dëbohet nga Kosova meqë ligjet e sigurojne atë se nuk mund të ekstradohet pa ju hequr statusi i refugjatit.

Në dhjetor të vitit të kaluar, prokuroria e Kosovës refuzoi kërkesën për ekstradimin e zotit Toksoy, punonjës i fondacionit arsimor, “Atmosfera”, i cili qe arrestuar në tetor, pak pas vizitës në Kosovë të kryeprokurorit të Ankarasë, Yüksel Kocaman, i cili sipas medieve turke, u ka dorëzuar autoriteteve në Kosovë emrat e 25 shtetasve të Turqisë që kërkohen nga autoritetet turke.

Burime të Zërit të Amerikës thonë se Ugur Toksoy fitoi statusin e refugjatit nga departamenti për Shtetësi, Azil dhe Emigracion, i njëjti institucion që u kishte hequr lejet e qëndrimit gjashtë shtetasve turq të tjerë që u deportuan nga Kosova me kërkesë të Ankarasë e cila i akuzon ata për lidhje me klerikun Fethullah Gulen të cilin Turqia e akuzon për përpjekjen për grusht shteti.

Operacioni i arrestimit dhe deportimit të shtetasve turq, la pas vetes shumë paqartësi dhe nxiti reagime të organizatave për të drejtat e njeriut që tërhoqën vërejtjen në pasojat për të deportuarit por edhe për Kosovën në proceset integruese.

Udhëheqësit më të lartë të Kosovës urdhëruan hetime gjithëpërfshirëse në të gjitha institucionet e përfshira në operacion, ndërsa kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj vendosi shkarimin e ministrit të Brendshëm Flamur Sefaj dhe shefit të Agjencisë së Zbulimit, Driton Gashi dhe ritheksoi në disa raste se nuk kishte qenë fare i informuar për veprimet e institucioneve.

Hetimi i kësaj çështje ndërkaq pritet të bëhet edhe nga një Komision Hetues i formuar nga Parlamenti i Kosovës.

Palmeri takoi Thaçin e Haradinajn

Matthew Palmer, Drejtor për Evropën Qendrore dhe Jugore i SHBA-së në takim me presidentin Hashim Thaçi

Drejtori për Evropën Qendrore dhe Jugore nga Departamenti i Shtetit, Matthew Palmer po qëndron në Prishtinë, me ç’rast ka zhvilluar takime të ndara me presidentin dhe kryeministrin e Kosovës.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sipas një komunikate për media, e ka njoftuar zyrtarin amerikan se Kosova është e përkushtuar për paqe të qëndrueshme në rajon.

“Kosova është e gatshme për fazën përfundimtare të dialogut me Serbinë dhe është e përkushtuar për gjetjen e një zgjidhje të përhershme që forcon paqen në rajon dhe në tërë kontinentin e Evropës”, u shpreh presidenti Thaçi.

Ndërsa, Matthew Palmer, sipas të njëjtës komunikatë, rikonfirmoi përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rrugëtimin evropian të Kosovës.

Presidenti Thaçi dhe drejtori Palmer vlerësuan se vetëm dialogu çon drejt stabilitetit rajonal dhe paqes afatgjate, si dhe mbetet mekanizmi i vetëm dhe i pazëvendësueshëm për zgjidhjen e problemeve në rajon.

Më pas, ai është pritur edhe nga kryeministri, Ramush Haradinaj.

Në këtë takim, sipas një komunikate nga kabineti i kryeministrit, u bisedua për situatën aktuale në Kosovë dhe rajon, procesin e transformimit të FSK-së në Ushtrinë e Kosovës, dialogun Kosovë – Serbi, si dhe aspekte që lidhen me sundimin e rendit dhe ligjit dhe proceseve të tjera të rëndësishme të integrimit euro-atlantik.

“Qytetarët dhe institucionet e Kosovës përherë janë falënderues për ndihmën e gjithanshme që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin SHBA-të, për Kosovën. Kosova është e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit me SHBA-të, njëkohësisht duke rritë konsolidimin e shtetit dhe duke forcuar agjendën e saj të integrimit euro-atlantik”, citohet të ketë deklaruar kryeministri Haradinaj.

Paraprakisht, Palmer ka vizituar edhe Beogradin.

Prokuroria ngre aktakuzë për rastin ‘Pronto’

Adem Grabovci, foto nga arkivi

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë për rastin e njohur si “Pronto”, ku protagonist kryesor është ish-shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci.

Bashkë me Grabovcin, aktakuza përfshin edhe 11 persona me funksione të larta zyrtare ku bëjnë pjesë edhe ministri aktual Besim Beqaj dhe deputeti Zenun Pajaziti. Po ashtu, në akuzë përmenden edhe dy ish-sekretarë të përgjithshëm, një ish-zëvendësministër, këshilltarë politikë si dhe drejtorë të ndërmarrjeve publike dhe zyrtarë nga pushteti lokal.

Sipas Prokurorisë Speciale, të pandehurit akuzohen për kryerjen e veprës penale, Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës në bashkëkryerje.

Të pandehurit, sipas aktakuzës, kanë keqpërdorur pozitat e tyre zyrtare duke bashkëpunuar në mes vete, për dhënie të privilegjeve dhe përparësive të kundërligjshme për personat të cilët kanë konkuruar në funksione të rëndësishme.

Në aktakuzë është trajtuar çështja penale e punësimeve dhe ndarjes së posteve të bazuara në përkatësinë partiake dhe raporte personale, problem për të cilin një kohë të gjatë alarmojnë qytetarët e Kosovës, Agjencitë për zbatimin e ligjit, mediat dhe shoqëria civile.

Ky rast ishte njoftuar nga mediat publike, duke zbuluar veprimet dhe metodat e punësimit brenda grupeve të ngushta të interesit, në bazë të së cilës është nisur hetimi i prokurorisë, i cili rezultoi me ngritjen e aktakuzës, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Speciale.

LDK paralajmëron mocion për rrëzimin e Qeverisë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar inicimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës, duke konstatuar se koalicioni aktual ka humbur shumicën në Kuvend pas daljes së Listës Serbe në opozitë.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, deputeti Avdullah Hoti tha në një konferencë për media se do të ishte e rrugës që Qeveria Haradinaj të ofrojë vet dorëheqje.

“Më çudisin disa deklarata kur po thonë se qeveria është stabile. Duhet të dalin dhe të japin dorëheqje”, tha Hoti, duke iu referuar kryeministrit të Kosovës dhe kabinetit qeveritar.

“Me daljen e Listës Serbe ka mbetur qeveri e pakicës. Është mese e qartë se kjo s’mund të vazhdojë më tutje”, tha Hoti.

Në rast se Haradinaj dhe qeveria e tij nuk japin vet dorëheqje, Hoti tha se LDK do të marrë nismën e ngritjes së mocionit të mosbesimit.

“Ne kemi ofruar propozimin tonë për një tryezë të përbashkët për të caktuar datën e zgjedhjeve. Nëse kjo nuk ndodh jemi të obliguar që ta çojmë përpara mocionin e mosbesimit. LDK është e gatshme”, deklaroi Hoti.

Një ditë më herët, LDK ka mbledhur edhe kryetarët e degëve të saj, ku po ashtu kishte një qëndrim të përbashkët për inicimin e procesit të rrëzimit të qeverisë dhe dërgimin e vendit në zgjedhje të parakohshme.

Marko Gjuriq kismet Zotit nesër në Kosovë për Pashkë

Marko Gjuriq nesër vjen në Kosovë, legalisht. Ministria e Punëve të Jashtme i ka dhënë leje për të hyrë në Kosovë e këtë për Gazetën Express e ka konfirmuar Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli

Më pak se dy javë kanë kaluar që nga dita kur u arrestua nga Policia e Kosovës në veri të Mitrovicës, drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq, pasi Ministria e Punëve të Jashtme, nuk i kishte dhënë leje për ta vizituar Veriun.

“Po kërkesa i është aprovuar në frymën e paqes dhe mirëkuptimit me rastin e festës së pashkëve ortodokse”, ka thënë Zyberaj për Express.

“Pa marrë parasysh që është zyrtar, ai sikurse secili pelegrin tjetër e gëzon të drejtën që të lutet në cilëndo kishë që ai dëshiron.

Por këshilltari i Pacollit thotë se Gjuriqit i është treguar vendi herën e kaluar dhe tani ai do të sillet në pajtim me ligjin në Kosovë.

“Rregullat do t’i respektojë ngase është përballur dhe është njohur me realitetin e ri në Kosovë dhe nëpërmjet tij, me këtë realitet është njohur secili zyrtar i shtetit serb”, ka thënë ai.

Lista Serbe nuk e pranon nismën e Qeverisë për Asociacionin

Përfaqësuesit e Listës Serbe

 

 

Për themelimin e Asociacionit apo Bashkësisë së komunave me shumicë serbe janë të vlefshme vetëm marrëveshjet e arritura në Bruksel, ka deklaruar Lista Serbe.

Në një komunikatë për medie të këtij subjekti politik që përfaqëson serbët në institucionet e Kosovës, është thënë se për Listën Serbe janë të papranueshme “disa akte që shërbejnë për përdorim të brendshëm”.

Sipas Listës Serbe, për draftimin e statutit të Asociacionit “i vetmi që ka kompetencë është ekipi menaxhues i përbërë nga katër përfaqësues të serbëve, në përputhje me marrëveshjen e arritur në Bruksel”.

Gjithashtu, në këtë komunikatë thuhet se Lista Serbe dhe Qeveria e Serbisë janë skeptike dhe pesimiste, sepse “në Prishtinë nuk ka vullnet të vërtetë për zbatimin e plotë të marrëveshjes dhe për formimin e Bashkësisë së komunave serbe”.

“Aktivitetet që po paralajmërohen kanë efektin e kinse përpjekjes së përfaqësuesve të shqiptarëve, në mënyrë që të zvogëlojnë presionin ndërkombëtar, pa ndonjë dëshirë që marrëveshja e Brukselit të realizohet konkretisht”, thuhet në komunikatën e Listës Serbe.

Vuçiç-Palmer: Normalizimi i raporteve Beograd- Prishtinë i rëndësishëm

Dy bashkëbiseduesit kanë rënë dakord se tani është momenti kyç për zhvillimin e ardhshëm të Serbisë, sidomos për aspiratat e saj për anëtarësim në BE

BEOGRAD – Normalizimi i marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës është i rëndësishëm, jo vetëm për anëtarësimin në Bashkimin Evropian (BE) por edhe për stabilitetin dhe përparimin e popujve të rajonit, u pajtuan sot, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe zëvendës/ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Mattew Palmer.

Siç bën të ditur presidenca serbe, dy bashkëbiseduesit, në një bisedë të hapur edhe krahas dallimeve mbi Kosovën, kanë rënë dakord mbi rëndësinë që ka normalizimi i raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës.

Vuçiç dhe Palmer, thuhet më tej, janë pajtuar se tani është momenti kyç për zhvillimin e ardhshëm të Serbisë, sidomos për aspiratat e saj për anëtarësim në BE.

Zyrtari amerikan ka theksuar se vendi i tij do të vazhdojë përkrahjen për Serbinë, në përpjekjet e kësaj të fundit për aderim në BE.

Presidenti serb dhe zyrtari amerikan theksuan edhe rëndësinë e marrëdhënieve të mira fqinjësore në rajon, dhe ranë dakord se ato kontribuojnë drejt një stabiliteti.

Zv/ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, premtoi ndihmën e vazhdueshme amerikane për dialogun Prishtinë-Beograd me ndërmjetësim të BE-së, ndërsa me Vuçiçin u pajtuan se bisedimet dashamirëse dhe zbatimi i plotë i marëveshjeve të arritura janë çelësi i zgjidhjes. aa

Prishtina kërkon epilogun e dialogut me Beogradin këtë vit

Prishtinë: Konferenca “Skenarët e ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”

Vazhdimi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i domosdoshëm për arritjen e normalizimit të marrëdhënieve, kanë vlerësuar udhëheqësit më të lartë të shtetit të Kosovës. Por njëkohësisht është theksuar se nuk ka shumë vullnet te pala serbe për një marrëveshje ndërshtetërore, kurse janë ngritur edhe dyshime tek lehtësuesi i procesit të dialogut, përkatësisht tek Bashkimi Evropian, i cili është kritikuar për zvarritje të skajshme të procesit.

Presidenti Hashim Thaçi tha se Kosova mbetet e vendosur për vazhdimin e dialogut, i cili sipas tij, duhet të përmbyllet me një marrëveshje dhe njohje reciproke.

Këto komente, Thaçi i bëri në konferencën “Skenarët e ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, të organizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit.

“Në të gjitha proceset ndërkombëtarë udhëheqja e Kosovës ka qenë e gatshme për marrëveshje politike me Serbinë. Edhe në vitet e rënda të luftës dhe paqe ne kemi qenë të gatshëm për marrëveshjen historike, kjo gatishmëri ka munguar në Serbi”, theksoi Thaçi.

Sipas presidentit të Kosovës, kohët e fundit është dëshmuar se ka gjithnjë e më pak durim për të vazhduar dialogun në Bruksel pa një vizion të qartë për finalen e tij.

“Ka ardhur koha për marrëveshjen historike mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk ka dhe nuk mund të ketë ‘status quo’ apo çështje të ngrirë. Ky vit duhet të jetë korniza kohore për nënshkrimin e marrëveshjes. Kjo marrëveshje në Kosovë ka peshën e njohjes reciproke”, nënvizoi Thaçi.

“Korrektimi i kufijve bart rreziqe që të gjithë i dimë, prandaj nuk do të futem të detaje”, tha presidenti Thaçi.

Kurse kryeministri Ramush Haradinaj tha se BE-ja si lehtësuese e bisedimeve po e udhëheqë këtë proces shumë ngadalë. Ai kërkoi nga Brukseli që të kërkojë ndihmë, duke aluduar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nëse nuk ka kapacitet për ta përmbyllur çështjen e dialogut Kosovë-Serbi.

“Sa u përket marrëveshjeve, disa janë zbatuar, disa jo. Këtu shihet dobësia e Brukselit. Lejon të ndodhin plot veprime të jashtëligjshme. Mosgatishmëria e dikujt që ta marrë rolin nuk do të thotë se e ndalë Kosovën. Finalja është marrëdhëniet njohja reciproke ndër shtetërore”, tha Haradinaj.

Ndërkohë, njëri nga liderët opozitar, Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje tha se Beogradi synon ndarjen e Kosovës. Sipas tij, Kosova nuk duhe të lëshoj pe në marrëveshjet me Serbinë, për të siguruar që në të ardhmen të ketë një ulëse në OKB apo në ndonjë organizatë tjetër.

“Prioritet për Kosovën duhet te jetë bashkimi i Mitrovicës. Nuk po them që ulësja në OKB është e parëndësishme, por më e rëndësishmja është bashkimi i Mitrovicës. Nuk duhet që në kurriz të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, ta braktisim normalizimin e Kosovës”, theksoi Kurti.

Në konferencë po marrin pjesë edhe përfaqësues ndërkombëtar, ndër ta edhe ambasadori amerikan në Prishtinë Greg Delawie.

Ky i fundit tha se falë dialogut ka ndodhur integrimi i sistemit të drejtësisë në veri të Kosovës siç ka ndodhur edhe integrimi i policisë. Por, ka nënvizuar ai, kohët e fundit vërehet një lloj lodhje nga dialogu.

“Dialogu nuk ka alternativë. SHBA mbështet aspiratat e Kosovës dhe Serbisë për t’iu bashkuar BE-së. Këtë vit duhet të bëhet përparim në dialog”, theksoi Delawie.

Në konferencë po debatojnë edhe përfaqësues të subjekteve politike, publicistë dhe njohës të zhvillimeve politike në Kosovë.

  • 16x9 Image

    Zijadin Gashi

    Zijadin Gashi, i lindur më 1973 në Prishtinë. Me gazetari ka filluar të merret që nga viti 1997, duke u angazhuar fillimisht nëpër mediat lokale. Si korrespondent i Radios Evropa e Lirë punon që nga maji i vitit 2001. Kryesisht ka mbuluar aktualitetin politik në Kosovë.

    Nga 1 shkurti 2016, është emëruar shef i Byrosë së Radios Evropa e Lirë, në Prishtinë. Ai është i martuar dhe ka 3 fëmijë.

Haradinaj – Brukselit: Jeni të ngadalshëm dhe të dobët për negociatat Kosovë – Serbi

Kryeministri Ramush Haradinaj është treguar i ashpër me Brukselin për veprimet e tyre karshi Kosovës. Ai thotë se Bashkimi Evropian duhet të tregojë që nëse nuk ka kapacitet për t’i ardhur në ndihmë Kosovës, atëherë duhet ta kërkojë ndihmën. Ose, tha Haradinaj, Kosova do t’iu grahë punëve ashtu siç di vetë.

“Nese s’keni kapacitet lypni, ndihmë ose, nëse prapë s’doni me lyp ndihmë, le të na tregon ne dhe ne shkojmë ne drejtimin tone si në të kalumën i kemi grahë punëve tona.

Këtu shihet përfshirja e Brukselit, pra ata lejojnë që më ndodh plot veprime jo ligjore në veri dhe rreth Kosovës dhe s’e ka një fuqi me i than Beogradit që s’ki të drejtë me bo një veprim të tillë”, është shprehur Haradinaj në konferencën “Skenarët e ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, të organizuar nga RIDEA dhe mbështetur nga Ambasada e Norvegjisë.

Shefi i Qeverisë tha se mosgatishmëria e dikujt për të marrë rolin nuk do të thotë që e ndal Kosovën. /Express

Kurti: Prioritet i Kosovës është bashkimi i Mitrovicës, jo ulësja në OKB

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, po merr pjesë në konferencën “Skenarët e finales së madhe ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ku tha se prioritet i Kosovës është bashkimi i Mitrovicës, që nuk duhet ndërruar me ulësen në Organizatën e Kombeve të Bashkuara

Kurti ka numëruar përparësitë që ka Kosova dhe që duhet shfrytëzuar në raport me Serbinë, ani pse, sipas tij, Kosova ka marrë shumë më pak se sa Serbia përgjatë 6 viteve të dialogut.

“Treg gjysmë miliardë i Serbisë. Varësia e Serbisë për anëtarësimin e saj në BE. Dikur Kosova varej nga Serbia, sot Serbia. Reciprociteti i të drejtave midis serbëve në Kosovë dhe shqiptarëve në Serbi”, ka thënë lideri i VV-së.

Ai thotë se Kosova në asnjë mënyrë nuk duhet të bëjë kompromise për të siguruar ulësen në OKB. Siç shprehet Kurti, nuk mund të jepet territor për të fituar vendin në OKB.

“Prioritet duhet të jetë bashkimi i Mitrovicës, më falni por jo ulësja e OKB-së. Nuk jam kundër ulëses në OKB, por bashkimin e Mitrovicës nuk mund ta krahasojmë me ulësen në OKB”.

Shkëmbimi i territoreve, sipas Kurtit, është vetëm eufemizëm për ndarjen e Kosovës.  “Dhe ndarja është mjet për bosnjëzimin e Kosovës”, është shprehur Kurti. /Express/

Taksa në Rrugën e Kombit është e lartë, s’kemi biseduar me Shqipërinë

Kryeministri i Kosoves, Ramush Haradinaj, ka folur për taksën që Shqipëria ka vendosur në Rrugën e Kombit.

Ai në emisionin “Debat D Plus”, të RTV Dukagjini, ka thënë se është i befasuar me çmimet që janë vendosur nga Qeveria e Shqipërisë.

“Është e lartë për besë. Nuk kemi biseduar me Qeverinë e Shqipërisë, por është taksë e lartë”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka theksuar se kalkulimet e tilla dëmtojnë qytetarët.

“Nuk mundesh me i vendosë një kamioni një taksë prej 50 euro vajtje- ardhje, dhe 25 euro për skaner. Pra po thuajse 100 euro taksë,.. atëherë çka na duhet Unioni Doganor. Është shumë e pakuptueshme, nuk po kuptoj çka po ndodhë. Është një kalkulim shumë i çuditshëm”, theksoi Haradinaj.

Haradinaj ka folur edhe për formimin e ushtrisë.

Ai ka thënë se varianti që Lista Serbe ta votojë ushtrinë, është shumë i vështirë…

“Nëse mbarohet statusi, atëherë nuk ka ndalesa në votë. Varianti tjetër është me ligj, dhe ndoshta më vonë edhe me kushtetutë…” ka thënë Haradinaj .

Haradinaj e Thaçi riaktivizojnë Ekipin menaxhues për draft-statutin e Asociacionit

Mitrovicë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, bashkë me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, kanë riaktivizuar Ekipin menaxherial, i cili do të bëjë draftimin e statutit për Asociacionin e Komunave Serbe, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit të Kosovës.

Në një komunikatë për media të kësaj zyre thuhet se riaktivizimi i Ekipit menaxherial është bërë “në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet në fuqi”.

“Draftimi i statutit do të jetë një proces transparent dhe gjithëpërfshirës, i cili do të përbëhet nga 3 mekanizma punues: Ekipi menaxhues, Komiteti zbatues si dhe Grupi nacional konsultativ, të cilët do të garantojnë përfshirje të të gjithë spektrit politik, shoqërisë civile dhe mekanizmave të tjerë relevantë të shoqërisë”, thuhet në komunikatën nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës.

Gjithashtu është thënë se në këtë proces do të jenë të përfshirë edhe mekanizma ndërkombëtarë, të cilët e kanë ndihmuar Kosovën në të gjitha fazat dhe “ky do të jetë një hap i rëndësishëm i Kosovës në rrugën e saj të integrimeve euro-atlantike”.

“Drafti final i statutit, në fund të procesit bashkë me direktivën, do të dërgohen në Gjykatën Kushtetuese për t’u siguruar se është në përputhje të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Taksa e “Rrugës së Kombit”, ministri kosovar thërret ambasadorin e Shqipërisë: Nuk pajtohemi

Ministri i Infrastrukturës së Kosovës Pal Lekaj gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, me të cilin kanë diskutuar për taksën në “Rrugën e Kombit”.

Lekaj e ka ritheksuar se taksa është e lartë dhe se institucionet kosovare nuk pajtohen me këtë çmim, shkruan Indeksonline.

“Në takim me Ambasadorin Qemal Minxhozi diskutuam zhvillimet e fundit në dy vendet tona, me theks të veçantë për çështjen e taksës rrugore për të cilën e ritheksova papajtueshmërinë tonë me çmimin dhe mënyrën se si është marrë ky vendim për njërën nga arteriet kryesore të lidhjes ndërshqiptare, që është ‘Rruga e Kombit’. Po ashtu e diskutuam edhe letrën zyrtare me të cilën i jemi drejtuar Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjetikës, z. Damian Gjiknuri dhe për mungesën e përgjigjes në këtë letër.
Ishte dakordim i dyanshëm që hapat e mëtutjeshëm të bëhen me dakordancë të plotë.
Shqipërisë dhe Kosovës si dy vende vëllazërore ju duhen marrëdhënie me influencë pozitive për zhvillimin e gjithëmbarshëm.

Haradinaj pret nga Thaçi të marrë vendim për drejtorin e AKI-së

Vendimi i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj për lirim nga detyra të Shefit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Driton Gashi, nuk bëhet i plotfuqishëm pa një miratim e presidenti Hashim Thaçi.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përsëritur se pas vendimit të tij, tani shkarkimi i Gashit nga posti i shefit të AKI-së do të ndodhë pasi që vendimin ta marrë edhe presidenti i shtetit, Hashim Thaçi.

Këto komente, kryeministri Haradinaj i ka i ka bërë pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.

Ndërkaq, në lidhje me largimin nga detyra të ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, kryeministri Haradinaj tha se kjo ka ndodhur për shkak se arrestimi dhe më pas deportimi i gjashtë shtetasve turq nga Kosova për në Turqi, kishte prishur marrëdhëniet institucionale në mes kryeministrit me ministrin e Punëve të Brendshme dhe drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

“Qeveria e Kosovës do të mbijetojë deri në themelimin e Asociacionit”

Qeveria e Republikës së Kosovës do t’i mbijetojë kërcënimeve nga Aleanca Kosova e Re dhe Lista Serbe, pasi që nuk është në interesin e tyre të dalin nga qeveria Haradinaj. Kështu kanë vlerësuar njohësit e rrethanave politike në vend në një prononcim për Telegrafin. Analisti Belul Beqaj, ka thënë se do të ishte mirë që aventura e kësaj qeverie të përfundoj pas deportimit të kundërligjshëm të turqve për në Turqi. Sipas tij, interesi i qeveritarëve për të mbetur në pushtet është shumë më i fuqishëm se sa argumentet për largimin e tyre.

“Duke u nisur nga fakti se si është krijuar kjo qeveri, kush dhe si po e udhëheq këtë qeveri, kam vlerësuar se kjo qeveri është aventuriste me kryeministër aventurier. Prandaj, do të ishte mirë që aventura e kësaj qeverie të përfundoj pas deportimit të kundërligjshëm të turqve për në Turqi…Por, interesi i paepur i tyre për të mbetur në pushtet, pavarësisht nga ndryshimet, është shumë më i fuqishëm se argumentet e largimit të kësaj qeverie”, potencoi Beqaj. Ai shtoi se Kosova nuk rrezikohet nëse bie qeveria, por nëse mbetet kjo qeveri, edhe pse kjo qeveri do të mbijetoj deri në themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe (AKS).

“Kosova nuk rrezikohet aq shumë nëse bie qeveria, Kosova rrezikohet më shumë nëse mbetet qeveria. Megjithatë, prognozoj se kjo qeveri, mjerisht, do të mbijetojë edhe për kalimin e Asociacionit të Komunave Serbe (AKS), pastaj , shpresoj se do të filloj fundi i kësaj klase politike, oligarkëve dhe armatës së poltronëve që janë bashkangjitur”, u shpreh Beqaj. Ai tha se të gjitha betejat që i ka fituar kjo klasë politike përmes krizave të shkaktuara, do të përfundojnë me luftën e humbur.
“Mjerisht, ne si qytetarë do të turpërohemi me lidershipin politik me të cilin kemi menduar se do të duhej të ishim krenar”, ka thënë Beqaj. Edhe njohësi i rrethanave politike në vend Imer Mushkolaj, bëri të ditur për Telegrafin se AKR-së nuk i konvenon të dal nga qeveria e Republikës së Kosovës nëse shkarkohet ministri i MPB-së, Flamur Sefaj. Ai u shpreh i bindur se AKR-ja do të pajtohet me kërkesën e kryeministrit Haradinaj për lirimin nga detyra të ministrit Sefaj.

Kjo qeveri, shtoi ai, do të vazhdojë pavarësisht edhe qëndrimeve të Listës Serbe, sidomos në këtë fazë kur kërkohet themelimi i Asociacionit. “Besoj se qeveria do të vazhdojë pavarësisht numrave që i ka AKR-ja, sepse nuk e ka fuqinë që ta rrëzojë këtë qeveri. AKR-ja do të pajtohet me verdiktin e kryeministrit Haradinaj për ta shkarkuar ministrin Sefaj. Ky kërcënim nuk e rrezikon Qeverinë e Kosovës, jo pse s’mund ta bënte AKR-ja një veprim të tillë, por për shkak se nuk është as në favor të vetë AKR-së . Ne e dimë sa fuqi qeverisëse ka me aq pak vota, kështu që më së paku do t’i shkonte AKR-së kjo gjë”, theksoi Mushkolaj. Sa i përket Listës Serbë, Mushkolaj tha se ata janë pozicionuar si opozitë në parlament, mirëpo nuk ju shkon në favor të dalin nga koalicioni qeverisës, sidomos jo tash kur duan ta themelojnë Asociacionin./tg

Kosovë: Largohet ministri i Brendshëm – për shefin e zbulimit pritet veprimi i presidentit

Ministri i deritashëm i Punëve të Brendshme në Kosovë, Flamur Sefaj, ka pranuar vendimin e kryeministrit Ramush Haradinaj për lirimin e tij nga detyra dhe ka dhënë dorëheqje.

Aleanca Kosova e Re, nga radhët e së cilës është zoti Sefaj njoftoi se ai përmes letrës së dorëheqjes e ka informuar kryeministrin në hollësi lidhur me procesin e deportimit të shtetasve turq dhe përfshirjen e tij në zbatim të ligjit në atë proces.

Në një njoftim të Aleancës Kosova e Re thuhet se “ministri Sefaj nuk ka qenë faktor vendimmarrës dhe vetëm ka zbatuar ligjin përkitazi me kërkesën së Agjencisë së Zbulimit të Kosovës, , institucion ky i cili sipas Kushtetutës ka vlerësuar se personat e lartcekur përbëjnë rrezik për sigurinë nacionale të Kosovës. Sa i përket informimit të Kryeministrit për këtë proces, AKI obligohet me ligj që t’i raportojë në të njëjtën kohë Kryeministrit, prandaj duhet të sqarohet nëse kjo ka ndodhur apo jo”.

Në njoftim thuhet se ministri Sefaj “nuk ka qenë fare në dijeni se çka përfaqësojnë ata persona, por vetëm ka zbatuar ligjin i cili aktivizohet në rastet kur AKI vlerëson se po cenohet siguria shtetërore e Kosovës.”.

Gjashtë shtetas turq, pesë nga të cilët punonjës të Institucionit Arsimor Gylistan, pronë e klerikut turk Fethullah Gulen, të cilin presidenti turk Recep Tayyip Erdogan e fajëson për një përpjekje grusht shteti në Turqi, dy vjet më parë, dhe një mjek, u deportuan të enjten në një operacion ende të pasqaruar të kryer nga shërbimet e zbulimit të të dyja vendeve.

Të premten kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, shkarkoi ministrin e Brendshëm Flamur Sefaj dhe shefin e Agjencisë së Zbulimit, Driton Gashi, meqë siç tha nuk ka qenë fare i informuar për veprimet e institucioneve.

Pajtimi i zotit Sefaj me largimin nga detyra i jep fund edhe debateve rreth qasjes së Aleancës Kosova e Re, që është pjesë e koalicionit qeverisës ndaj kësaj çështjeje.

Edhe më tej nuk është e qartës e cili do të jetë fati i drejtorit të Agjencisë së Zbulimit, të cilin zoti Haradinaj e ka liruar nga detyra. Të martën kryeministri i tha Zërit të Amerikës se “ndalimi i gjashtë shtetasve turq në Kosovë dhe deportimi i tyre ka paqartësi, pra te mënyra e revokimit të lejes së qëndrimit, ishte procedurë shumë e shpejt dhe deportim i fshehtë dhe bazuar në këtë dhe për faktin që nuk kam qenë i informuar, kam marrë vendim dhe i kam shkarkuar parevokueshëm ministrin e Brendshëm dhe drejtorin e agjencisë së inteligjencës së Kosovës”. Por më pas ai shtoi se “…. Kuptohet për AKI-në lirimi (nga detyra) duhet të vijë edhe nga presidenti, por sa i përket pjesës time është i liruar”.

Por, presidenti ende nuk e ka thënë fjalën e tij, ndërsa të shtunën ai kërkoi që fillimisht të pritet përfundimi i hetimeve gjithëpërfshirëse për tërë operacionin para se të bëhen çfarëdo vlerësimesh për të.

Të dielën presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, e falënderoi presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ndërsa sulmoi për tri ditë rresht kryeministrin Ramush Haradinaj për qëndrimin e tij ndaj operacionit të deportimit të shtetasve turq, që Ankaraja i akuzon për mbështetje të komplotit për grusht shteti.

Duke folur në kongresin e partisë së tij në Hatay në juglindje të Turqisë, presidenti turk tha se “Prej këtu e falënderoj presidentin e Kosovës. Por kryeministrit i them ‘turp’, sepse largimi nga detyra i kreut të zbulimit dhe ministrit të Brendshëm, të cilët na i dorëzuan anëtarët e organizatës terroriste FETO, është një gabim historik. sepse ata e bënë detyrën e tyre”.

Tërë operacioni vazhdon të jetë i “mjegulluar”, ndërsa ka nxitur reagimet e organizatave dhe veprimtarëve për të drejtat e njeriut që tërheqin vërejtjen tek pasojat që mund të ketë ai në proceset integruese të Kosovës.

Letër e shkurtër klasës politike – Po ju pret mallkimi i Zotit dhe i popullit!!! – Nga Skënder MULLIQI

*Kjo klasë politike e pas luftës kan pru aq keq gjendjen ne Kosovë ,sa nuk mund të gjenë njeriu as shpjegim.

*Pak kush nga ta që erdhën për këto 18 vite në krye të shtetit punuan mirë e ndërshmerisht për shtet.

*Nuk punuam mirë edhe për faktin që tashmë u dëshmua së shqiptarët nuk e kan nivelin e nevojshem të vetëdijës për shtet dhe për komb.Kjo që po e themë është e dhëmbshme , është për qdo keqardhje dhe është për qdo kritikë.

*Ky popull sikur ka vdekur klinikisht , nuk po i dëgjohet zëri edhe pas gjithë këtyre hajnive, plaqkitjeve , zhvatjeve e dhunimit në tru të shëndosh që po ushtrohet mbi ta.

*Pa marrë parasysh së cilët e kaleruan pushtetin, pa dallim partie e ideologjie u shfaqën si profiterë , si shfrytëzues të mandtit qeverisës për tu pasuruar ,duke filluar nga pushteti local deri të niveli qendror.

*Po grindën gjoja nder veti në kuvend, neper televizione dhe rrjete sociale si të pa fytyrë që janë , e prapa kulisave janë shokë të bizneseve të dyshimta , janë shokë edhe të shumë allishveresheve tjera përfituese …

*Kjo është më shumë së amorale .Si ndërtohet shteti more qyqarë duke plaqkitur dhe rrënuar qdo vlerë materjale, e duke rrënuar qdo vlerë morale ?

*Si nuk po mendoni pakë edhe për fëmijët dhe familjët të cilat nga plaqikitja që po ua beni po jetojnë buzë greminës? A keni ujë në sy siq thotë një fjalë e popullit?

*A po mendoni për fëmijët jetima të luftës, për martirët dhe dëshmoret e kombit, të cilët po prehen në çdo cep të Kosovës? Shkelët mbi gjakun e tyre ?!

*Hiqne more logjikën e pasurimit të pa ligjshem , së heret a vonë do tia shihini sherrin më mullak.

*Jeni berë milionera apo edhe ndoshta miliardera pa fije turpi.E keni topitur këtë popull , e keni pru në gjendje të lypsarit .

*Po bëni veprime foshnjore, e jo që i thoni vetit se jeni koxha burra?! Gjermanët e rindërtuan vendin e shkatërruar rrafsh më tokë në Luftën e Dytë Botërore , duke dhënë gjithëqka për shtetin e tyre , dhe arriten që të bëhën prap superfuqi botërore ekonomike .

*A jeni more në tulë të bukës ?A po ju ka marrë era nga koka ato tru që i keni ?! Na ndihmojë e gjithë bota demokratike që ta kemi shtetin e dytë në Ballkan, e ju hajgariseni më atë trohë shtetësie që na ka mbetur?!

*Po luani më fatin e njerëzve sikur Kosovën tua kishte lënë baba. Edhe beli e keni bërë pronë private duke i bërë shumicën argatë të juve ?! Kjo qka po bëni është e pa falshme . Një ditë do tu presë Mallkimi i Zotit dhe mallkimi i popullit!!!

Cili do të jetë skandali i radhës i presidentit Thaçi!? – Nga Florim Zeqa

Pas aksionit spektakular në veri të vendit, rasti i kidnapimit dhe deportimit urgjent të 6 shtetasve turq, shumica prej tyre mësimdhënës në një kolegj në Kosovë, është tregues i kjartë i uzurpimit të shtetit tonë nga antivlerat dhe rrëshqitjes nga sistemi demokratik në atë dikatorial të kohës moderne.
Pra, sikurse aksioni në veri të vendit me 26 mars 2018, që ishte në koordinim të plotë mes presidentëve Thaçi-Vuçiq, edhe kidnapimi i fundit i shtetasve turq me 29 mars ka qenë kordinim i presidentit turk Erdogan me presidentin kosovar Hashim Thaçi.
Rasti i fundit, përveq shkeljes më flagrante e të drejtave të njeriut, paraqet veprim kriminal dhe antinjerëzorë të udheheqjes politike kosovare. Njëherit deportimi i qytetarëve turq me leje qendrimi të rregullt në Republikën e Kosovës, nxjerr në sipërfaqe dy gjëra; e para) dëshmon servilizmin e skajshëm të liderëve shtetërorë të Kosovës, dhe e dyta) argumenton faktin se ky pushtet i tejinkriminuar nuk njeh parime demokratike, dhe nuk respekton të drejta njerëzore dhe vlerat e civilizimit botërorë.
Kosova e vogël, me një sistem të drejtësisë të kalbur dhe të degraduar dha shëmbullin më të keq, jo vetëm në rajon por edhe më gjërë. Pasi Kosova është vendi i vetëm në Evropë që deporton shtetasit e huaj me leje të rregullt qendrimi pa asnjë precedent ligjor. Veprime të tilla të shëmtuara dhe antinjerëzore marrin vetëm servilët e rrjeteve kriminale dhe diktatorët.

Deportimi bie ndesh me traditat dhe zakonet shqiptare

Mbase në cilin do shtet tjetër të ndodhte deportimi i kundërligjshëm i shtetasve të huaj, nuk do të paraqiste ndonjë befasi aq të madhe sa për Kosovën. Vallë kush më shumë se ne shqiptarët kemi përjetuar dhunën, burgjet, dëbimet dhe barbarinë e pushtuesve shekullorë, e që në fakt, kjo do duhej të kishte shërbyer mjaftueshëm në ndërgjegjësimin e klasës politike e jo t’i marrim veprimet antinjerëzore si model për t’i zbatuar ndaj shtetasve turq që kishin kërkuar strehim në vendin tonë, e aq më keq kur kjo ka ndodhur ndaj intelektualëve të fushave të ndryshme arsimore dhe shkencore, fakt ky që e përjashton çdo mundësi të përfshirjes së tyre në organizime të dyshimta, të supozuara si “terroriste” për çka janë deportuar egërsisht nga vendi ynë.
Veprimi i shëmtuar i pushtetarëve kosovar bie ndesh me traditat dhe kodet zakonore të shqiptarëve, si; besa, bujaria, mikëpritja, vlera këto që e bëjnë popullin shqiptar të dalluar në botë.
Ky veprim skandaloz, e ka ulur akoma më tepër imazhin e shtetit tonë karrshi botës demokratike dhe vlerave të civilizimit perëndimorë.
Pavarësisht faktit se, pushtetarët e inkriminuar kanë filluar ta pranojnë gabimin për një veprim të ngutshëm dhe skandaloz, 6 qytetarët turq tashmë janë nën prangat e diktatorit turk Erdogan, dhe jo vetëm kaq janë 6 familje të traumatizuara të mbetura pa kryefamiljarët në Kosovë, që duhet të peshojnë rënd mbi ndërgjegjën e pushtetarëve kosovar.
Mbase kjo e dëshmonë ndërgjegjën e vrarë të pushtetarëve kosovar dhe mungesën e funksionimit të aparatit shtetërorë, në veqanti të sistemit të drejtësisë, ku në vend të ligjeve mbisundon anarkia.
Një situatë e tillë është shqetësuese jo vetëm për të huajt në Kosovë, por edhe për të gjithë qytetarët kosovarë në përgjithësi.

Kemi apo s’kemi shtet!?

Si mund të themi që kemi shtet, kur pas këtij skandali, presidenti i shtetit, kryeministri e kryeparlamentari i ngrenë duart lartë duke thënë “Nuk di gjë”! Prandaj, është krejtësisht e logjikshme, kur të parët e shtetit nuk dinë gjë, atëherë nënkuptohet se ka të tjerë në këtë vend që veprojnë në emrin e tyre!
Kjo i bie se, në shtetin tonë ladrojnë lirshëm turq e shkije, veprojnë lloj-lloj organizatash terroriste të paprekura dhe të pavrejtura nga AKI-ja dhe shërbimet tjera kompetente në Kosovë!
Dëshmia më e mirë janë skenarët serb në veri dhe ata turq në jug të Kosovës.
Turpi i pushtetarëve kosovar nuk mbulohet me shkarkimin e Ministrit të Punëve të Brendshme dhe as drejtorit të AKI-së.
Vetëm dy veprimet e sipërpermendura e vërtetojnë mjaftueshëm kapjen e shtetit, shkeljen, nënshtrimin dhe poshtërimin e të gjitha institucioneve të shtetit, filluar nga qeveria, policia AKi-ja e kështu më radhë deri në hallkën e fundit të sistemit të drejtësisë nga i pari i shtetit.
Kjo nuk është hipotezë, por realitet, pasi dihet se përgjegjësi kryesor i dy skandaleve të fundit dhe shkelësi serik i Kushtetutës së vendit është presidenti Hashim Thaçi. Kjo situatë nuk guxon të anashkalohet dhe as të mbetët e heshtur nga organet e drejtësisë, e në veqanti nga institucioni më i lartë në vend, në këtë rast Parlamenti i Kosovës, organi i cili e ka të drejtën kushtetuese për kërkimin e përgjejgësisë politike ndaj të parit të shtetit, organ i cili ka zgjedhur presidentin në fjalë.
Aksioni i koordinuar spektakular (me Vuçiqin) në veri të vendit, epilogun e të cilit e dinë të gjithë qytetarët e Kosovës (përshpejtimi i themelimit të “Zajendnicës”), vendimi për deportimin e shtetasve turq, përveqse i kundërligjshëm paraqet trajtën e puçit politik mbi institucionet e pavarura të shtetit.
Tendenca e Hashim Thaçit për t’u treguar i gjithëpushtetshëm dhe sundimtar i
gjithanshëm është bërë rrezik permanent për të ardhmen e vendit dhe jo vetëm kaq. Veprimet antikushtetuese dhe të pamatura të presidentit Thaçi legjitimuan agresionin politik të pushtuesve shekullorë (serb e turq) mbi shtetin e Kosovës.
Për aq kohë sa t’i lejohet Thaçit të jetë president, ai do të bëjë aventura të rrezikshme për vendin, skandale e spektakle të dëmshme përtej ligjit dhe kushtetutës.
Andaj, secili qytetarë i vendit e ka të drejtën të parashtrojë pyetjen; “Cili do të jetë skandali i radhës i presidentit Hashim Thaçi!?

Bashkëpunëtorja e Albin Kurtit sulmon Ramën: Për interes të oligarkëve i more rrugën popullit

PRISHTINE- Bashkëpunëtorja më e afërt e Albin Kurtit, Tinka Kurti, e cila po ashtu është edhe zëdhënëse e Vetëvendosjes ka sulmuar kryeministrin Edi Rama lidhur me vendimin për taksën e re për Rrugën e Kombit.

Përmes një statusi në faqen e saj të ‘Facebook’-ut Kurti thekson se Rama po merr rrugë në funksion të oligarkëve. Po ashtu ajo pohoi se solidarizohet me qytetarët e Kukësit.
29597338_1553197401472440_696068232672202628_n
“Mirëpo, populli ka nisur të shikojë qartë edhe përmes mjegullës së terrorit qeveritar. Ai nuk rri më duarkryq kur policia i merr shtëpinë në interes të bankave, kur kryebashkiaku u merr qytetin në dobi të biznesit të betonit dhe kur kryeministri u merr rrugët në funksion të oligarkëve. Solidaritet #meKukësin dhe qytetarët e tij!”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Kosova do t’i sqarojë arsyet e deklaratave të Erdoganit

Flamuri i Kosovës, foto ilustrim

 

Shefi i kabinetit të Ministrisë së Jashtme të Kosovës, Jetlir Zyberaj ka thënë se në ditët në vazhdim, përmes kanaleve diplomatike, do të sqarohen deklaratat e bëra nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan kundrejt kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Presidenti Erdogan ka kërcënuar kryeministrin Haradinaj, pas qëndrimeve të këtij të fundit, i cili është deklaruar kundër deportimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova për në Turqi.

“Nëpërmjet kanaleve diplomatike në ditët në vijim do të sqarojmë arsyet e deklaratave të bëra nga presidenti Erdogan, në pajtim me marrëdheniet e mira që kemi si dy shtete dhe të parimeve të barazisë së shteteve sovrane dhe mospërzierjes në punët e brendshme”, ka shkruar Zyberaj në Facebook.

Zyberaj ka shtuar se Kosova ka institucionet e veta, që udhëhiqen nga të zgjedhurit e popullit.

Të enjten në Kosovë janë arrestuar dhe më pas deportuar për në Turqi gjashtë shtetas turq. Pesë prej të dëbuarve ishin punonjës në shkollat “Mehmet Akif” në Kosovë, ndërkaq i dëbuari tjetër ishte mjek turk.

Krerët institucionalë në Kosovë kanë thënë se nuk kanë qenë në dijeni të këtij operacioni. Për këtë fakt, kryeministri Haradinaj, të premten ka shkarkuar nga detyra ministrin e Brendshëm, Flamur Sefaj dhe shefin e Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës, Driton Gashi.

Erdogan ka thënë se Haradinaj “do të paguajë” për këto qëndrime, duke thënë se që kur kryeministri i Kosovës “mbron ata që punojnë për të bërë grusht shtet ndaj Republikës Turke”. aa

Në Kosovë të krishterët festojnë Pashkët

Katedralja Shën Nëna Terezë në Prishtinë

Besimtarët e krishterë në Kosovë po festojnë Pashkët. Shumë besimtarë u mblodhën në katedralen “Nënë Tereza” për të qenë pjesë e meshës për festën e Pashkëve.

Don Fatmir Koliqi, e cili e udhëhoqi meshën e ditës së Pashkëve u përcolli besimtarëve urim paqeje dhe shprese.

Urime për festën e Pashkëve kanë dërguar edhe liderët e institucioneve të Kosovës.

Deputeti i VV-së: Presidentin e ka kapur paniku i prangave të Gjykatës Speciale

Xhelal Sveçla, deputet i VV’së, ka thënë se Hashim Thaçi është në panik dhe po bën gjithçka që të shpëtojë nga prangat e Gjykatës Speciale.

Në këtë formë, Sveçla i është përgjigjur akuzave të Presidentit se Vetëvendosje financohet nga burime të dyshimta të Iranit derisa Kurti takohet me njerëz të afërt të Putinit.

“Gjarpëri bëri edhe një lëvizje. Prej mënyrës së organizimit e asaj çka tha në atë konferencë, po duket që po e din që mund të jetë e fundit. Si gjithmonë, foli e s’tha kurgjo, bash hiq kurgjo, përveq që la të nënkuptohet që paniku prej shembjes së kështjellës së tij të krimit, ia ka humb busullën krejt. Të shkretin keq e paska kap paniku i prangave prej Gjykatës që bojke presion me votu, e vet mendoi me i ik duke u bërë me zor President”, ka shkruar Sveçla, në një reagim në FB.

Ai ka thënë se shteti duhet të veprojë nëse presidenti ka fakte dhe nuk bëhen arrestime për financimet e dyshimta të ndonjë partie politike.

“Po karakteristikat e Hashës, këtij Gjarpëri klasik, tashmë janë të ditura, të dukshme e të mbështetura me realitetin që po e jetojmë, tash e 19 vite. Eee, sa premtojke që për 6 muaj ka me u bashku Mitrovica. Sa ‘lule e dritë’ e bëri këtë Kosovë prej pas luftës, e dijmë secili që po jetojmë këtu për ditë. Ai si subjekt veqohet prej garës së brendshme mes delirit e hajnisë që në fund po ia humbin minimumin e arsyes nga paniku prej arrestimit. Hash, lamshi që e krijojshe si mbrotje, duke tradhëtu i veshur me teshat e luftëtarit të lirisë, është kah çpshjellet. Kot e ki. Thojnë që i mbyturi kapet për kashte. Ty nuk të ka mbet as kashtë”, ka shtuar ai.

Presidenti Hashim Thaçi ka lëshuar akuza në drejtim të VV’së pas pyetjeve që kanë bërë disa gazetarë të mediave të afërta me Presidentin. Megjithëse, sot, ai kishte dalë për të folur për kidnapimin dhe deportimin e turqve, në të njëjtën kohë, Presidenti ka folur pak edhe për kundërshtarët politikë.

Familjet e të dëbuarve kërkojnë garanci nga Kosova

Familjarët duke pritur të premten në orët e vona të mbrëmjes para Aeroportit Ndërkombëtar në Prishtinë.

Udhëheqësit e institucioneve qendrore në Kosovë kanë pranuar se deportimi i gjashtë shtetasve turq nga Kosova – pesë nga ta punonjës të Institucionit Arsimor Gulistan, pronë e klerikut turk Fethullah Gulen, si dhe një mjek turk në Kosovë – ka qenë gabim.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, e fajëson klerikun Gulen për një përpjekje grusht-shteti në Turqi, dy vjet më parë.

Duke mos qenë, siç kanë thënë, fare të informuar për këtë operacion dëbimi, presidenti, kryeministri dhe kryetari i Kuvendit, kanë kërkuar sqarime shtesë për defektet në funksionimin e institucioneve në ndërlidhje me këtë rast.

Gjashtë shtetasve turq u kanë mbetur familjet në Kosovë, që numërojnë rreth 20 pjesëtarë, në një shtet të huaj për ta.

Olcay Demirez, bashkëshortja e drejtorit të shkollës “Mehmet Akif” në Gjakovë, Kahraman Demirez, ka mbetur me një fëmijë mbi 3 vjeç në Kosovë. Ajo punon si mësimdhënëse në këtë shkollë dhe ka frikë nga dëbimi.

“Tash për tash as ne nuk kemi siguri që nesër në mëngjes kur shkoj në punë, nuk vijnë dhe të na dëbojnë. Për këtë kemi kërkuar nga udhëheqësit shtetërorë që të na bindin se nuk do të veprojnë njëjtë sikurse me gjashtë shtetasit tjetër turq”, ka thënë ajo.

Familjarët e shtetasve të dëbuar ishin mbledhur të shtunën para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës në Prishtinë, në kërkim të informacioneve për fatin e të dëbuarve.

Familjet e të dëbuarve kërkojnë garanci nga Kosova
Familjet e të dëbuarve kërkojnë garanci nga Kosova

Zonja Demirez ka leje qëndrimi në Kosovë për pesë vjet dhe kërkon nga organet shtetërore që t’i ofrojnë siguri:

“Nëse në mënyrë zyrtare na jepet një deklaratë që do të jemi të sigurt, ne do vazhdojmë të jetojmë dhe të punojmë në Kosovë”..

Radio Evropa e Lirë ka bërë përpjekje të kontaktojë përfaqësues të institucioneve në Kosovë, por ata nuk kanë pranuar të flasin.

Urim Vokshi, avokat i njërës nga familjet e gjashtë shtetasve të deportuar, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se familjarët po ndihen të kërcënuar për fatin e tyre.

“Familjarët janë të bindur se janë duke qëndruar në mënyrë të ligjshme dhe të njëjtit janë të bindur se do të vazhdojnë të qëndrojnë në Kosovë, nuk kanë humbur shpresën në institucionet e Kosovës. Ata nuk dëshirojnë t’i mbyllin shkollat, ata dëshirojnë të vazhdojnë”, ka thënë Vokshi.

Të gjashtë shtetasit turq jetonin tash e 12 vjet në Kosovë dhe kanë pasur leje qëndrimi. Disa nga ta, madje, deri në vitin 2021 dhe 2023.

Statusi i familjeve të tyre rregullohet në bazë të Ligjit për të huajt, ligj ky që rregullon kushtet e hyrjes, lëvizjes, qëndrimit dhe punësimit të të huajve në territorin e Republikës së Kosovës.

Sipas këtij Ligji, leje qëndrimi i përhershëm u revokohet të huajit, në rastet kur, “i huaji qëndron jashtë Republikës së Kosovës pandërprerë më shumë se një vit; nëse konstatohet se me vetëdije ka dhënë informacion të rremë ose i ka fshehur me vetëdije qëllimet dhe rrethanat që ishin me rëndësi për qëndrim të përhershëm; nëse paraqet rrezik për rendin publik, sigurinë shtetërore apo shëndetin publik”.

Në anën tjetër, Avokati i Popullit i Kosovës, Hilmi Jashari, thotë se leja e qëndrimit të familjarëve të personave të dëbuar, nuk duhet të revokohet. Madje, sipas tij, shteti i Kosovës do të duhej të kompensonte dëmin e shkaktuar te këto familje.

“Duhet një kompensim, sepse është bërë një dëm në këtë situatë dhe do të duhej një konfirmim nga ana e Gjykatës Kushtetuese. Kjo është procedura e rregullt që duhet ndjekur në këtë situatë. Çdo procedurë tjetër është e paarsyeshme. Është policia e shtetit, sepse shteti ka pasur kontrollin e plotë në këtë situatë dhe ata mbahen përgjegjës për çdo shkelje që ka ndodhur”.

Aksioni i së enjtes ka nxitur reagime nga më të ndryshmet, posaçërisht nga organizatat për të drejtat e njeriut, të cilat kanë dënuar veprimin e institucioneve të Kosovës. Në këtë kuadër, Todor Gardos, hulumtues për Evropën Lindore dhe Ballkanin në Human Rihgts Watch ka thënë se kjo organizatë kërkon nga krerët institucionalë të Kosovës që të nisin hetime dhe të shpjegojnë se si shtetasit turq u dëbuan për në Turqi, vend ku mund të përballen me “torturë”.

“Vendimi i Kosovës për të arrestuar gjashtë shtetas turq dhe për t’i dorëzuar ata tek autoritetet turke, tregon mospërfillje për të drejtat e njeriut dhe sundim të ligjit”.

  • 16x9 Image

    Nadie Ahmeti

    Me profesionin e gazetarisë ka filluar të merret që prej vitit 2000, kurse Radios Evropa e Lirë i është bashkuar në vitin 2001. Kryesisht mbulon çështjet ekonomike dhe sociale, për çka edhe i janë ndarë disa mirënjohje.

Shoqata “Trojet e Arbrit”-Prishtinë: Urime gezuar dhe për shumë mote Festa e Pashkëve

Shoqata e Intelektualeve shqiptarë “Trojet e Arbrit” me rastin e Festës së Pashkëve uron të gjithë shqiptarët katolikë anë e kënd trojeve etnike shqiptare dhe diaspora e madhe atdhetare.

Urojmë që festa e Pashkëve të kaloj në qetsi, festim të mbarë dhe çdo gjë të shkojë mirë e mbarë. Një urim i veçantë për të gjithë intelektualët e Shoqatës “Trojet e Arbrit” të cilët tash e 14 vjet me radhë janë duke e dhënë kontributin e çmuar në zbardhjen e shumë ngjarjeve historike, që sa kalon koha historiografia jonë shqiptare po vendoset në vendin e vet.

Festa e Pashkëve le të na shërbej për vazhdimin e jetës së përbashkët të shqiptarëve pa dallime feje apo krahine, në këto rrethana të ndërlikuara politike në botë urojmë që shqiptarët si një popull i lashtë iliro-pellazgjikë ta vazhdojnë orjentimin perendimorë duke i treguar botës se pavarsishtë rrethanave historike që ka përjetuar populli shqiptarë anë e kënd trojeve arbërore ai në përqindje shumë të lartë e ka ruajtur të gjallë ndjenjën e të qenit shqiptarë, si dhe ndjenjën e të qenit shqiptarë i orjentimit perëndimorë.

Urime ,gezuar dhe për shumë mote pashkët!

Nue Oroshi Kryetar

Besim Morina Nënkryetar

Thaçi: Në raportin e AKI-së, turqit e deportuar paraqesin rrezik për sigurinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është i zhgënjyer dhe ka shprehur keqardhje, siç ka thënë, për shkak se institucionet relevante, kanë dështuar të mbrojnë parimet që ndërlidhen me të drejtat njerëzore për shtetasit e huaj që jetojnë dhe punojnë në vendin tonë.

Në një konferencë për media, presidenti Thaçi ka thënë se posedon një raport të detajuar nga Agjencia e Inteligjencës së Kosovës, (AKI) dhe që sipas këtij raporti, arsye e deportimit të gjashtë shtetasve turq ka të bëjë me veprime të paligjshme në Kosovë.

“Pra, arsye e vetme gjithmonë, sipas AKI-së, është rrezikimi i sigurisë kombëtare. Raste të tilla ka pasur edhe në të kaluarën. Por, detajet dhe procedurat duhet të sqarohen nga AKI- ja dhe Ministria e Punëve të Brendshme deri në fund, dhe në rast se ka pasur shkelje, atëherë përgjegjësit duhet të japin llogari kushdo që të jetë”, ka thënë presidenti Thaçi.

Autoritetet në Kosovë të enjten kanë arrestuar dhe më pas kanë dëbuar për në Turqi gjashtë shtetas turq, punonjës në shkollën “Mehmet Akif” në Kosovë.

Zhvillimet dramatike në Kosovë – Nga Skënder MULLIQI

Zhvillimet e fundit dramatike ne Kosovë, flasin këtërcipërisht së kemi të bëjmë më kapje të shtetit.E patem tentim shfuqizimin e Gjykatës Speciale , ratifikimin e dëmshem të demarkacionit më Mal të Zi , arrestimin e Marko Gjurit në mënyre spektakolore me gjasë për të bërë faktike ‘Zajednicën” me kompetenca ekzekutive , dhe së fundi në një harkë kohor të shkurtër ndëgjuam per dëbimin e turpshem nga Kosova të 6 shtetasëve turq , të cilët kishin dokumente të rregullta dhe leje qendrimi në Kosovë, të cilët pa asnjë procedurë të rregullt u dëbuan për në Turqi.Të gjithë këto ngjarje të dëmshme për Kosovën më të drejtë dyshohet së janë veper e presidentit të zgjedhur në gjendje të shtetrrethimit e më vota të LDK-së, Hashim Thaçit.Ky njeri krejtësisht ështe duke i anashkaluar institucionet e Kosovës .Thaçi është një kopje e diktatorit turk, Taip Erdoganit, më të cilën ka berë jarani të madhe.Dhe, ky ekstradim i profesorëve është skandali i radhës dhe nuk mund të emrohet ndryshe veq si – PUQ .Deklarata e Thaçit së nuk ishte ne dijeni për rastin , është shumë pak për tu besuar .

Asnjë shtet demokratik në botë nuk i ekstradon qytetaret e huaj për bindje politike, veq në ndonjë rast kur bëhët fjalë për vrasje , por gjithnjë konformë marrveshjeve ndërkombetare për ekstardim.Apsurditetet dhe paftyresitë në Kosovë sikur nuk po kan fund.

Si është e mundur që të ekstradohen këta përsona pa e njoftuar kryeministrin e vendit, duke besuar gjithnjë në deklaratën e Haradinajt ,së nuk ka pasur dijeni për ekstradimin e 6 profesoreve gylenist ?Një deklaratë të tillë e dha edhe Kadri Veseli , i cili deklaroi së nuk ka pasur njohuri për rastin , por tha së të gjithë duhet të bartin përgjegjësinë e vet , duke mos e përjashtuar as vetën.Haradinaj e Veseli le tu besojmë daklaratave te tyre së nuk kan qenë të njoftuar , por si të shpjegohet e dhëna së ata nuk deshtën apo nuk morën guximin ta emrojnë atë që ka dhënë një urdhër të tillë , antikushtetues e antiligjor , pa ju nënshtruar procedurave te rregullta të cilat përcaktohen më ligje dhe konventa ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë njerëzore. Sa shqiptarë nga dhuna serbe në ish-Jugosllavi kanë gjetur strehim si azilant politik në shtetet perëndimore dhe nuk janë ekstraduar regjimit ?Asnjë shtet në botën demokratike nuk i ekstradon njerëzit që kan bindje tjera politke nga regjimi në pushtet , ose që e kundershtojnë atë.

Shkarkimi i i ministrit të Punëve të Brendshme , Flamur Sefajt dhe drejtorit të Agjensisë së Kosovës për Intelegjentë ,Driton Gashit, është vetëm kamuflim i këtij rasti të pa shëmbullt. Sigurisht së këto shkarkime do të kishin kuptimin dhe përgjegjesinë , sikurse të ishte emeruar urdhënësi i vertëtë .Mos dijenia per rastin e krerëve të lartë të shtetit është mos funksionim i shtetit të Kosovës. Çfarë shteti është Kosova kur nuk dinë as nuk pranon kush fajin , dhe as që zbatohet zingjiri komandues? Si tu shpjegohet kjo gjendje qytetarëve të cilët po ndihen gjithnjë e më shumë të manipuluar , të mashtruar , të lën pas dore nga të zgjedhurit e vetë?

Organet e shtetit ekzitojnë për ti kryer detyrat e marra karshi interesave te qytetarëve , e jo të bëhën këso talljesh me Kosovën . Kjo situatë e krijuar më këtë popull të heshtur nuk ka se si shpjegohet. Si është e mundur që në emer të tyre të bëhën lojëra të tilla politike , të cilat po e rrënojnë Kosovën dhe të ardhmën e saj? Këto janë shkelje të rënda të ligjeve të Kosovës dhe shkelje e Kushtetutës . Reperkusionet e gjithë kësaj janë të rënda , të pariparueshme .Çka i duhet Kosovës një zëvendëkryeminister dhe minister i punëve te jashtme si Behxhet Pacolli i cili ka qëllime përfituese për biznesin e tij? Përgjegjesia politike dhe shkarkimet nga postet më të larta ishte dashur më në fund të funksionojnë, në të kundertën edhe shumë me keq do ti kemi punët si shtet dhe si komb në Ballkan. Edhe pse hiq nuk jam adhurues i zgjedhjeve të parakohshme pa u bërë reforma e nevojshme zgjedhore , me duket së nuk ka mbetur solucion tjeter për dalje nga kriza e rëndë politike, institucionale dhe kriza ekonomike –sociale veq formimit të një Qeverie Kalimtare të Eksperteve apo Qeverie të Shpëtimit Kombëtar.

Me fitore të rrejshme drejt humbjeve përfundimtare! – Nga Florim Zeqa

Skenari i përgatitur i maskaradës mashtruese për qytetarët, e nxori në sipërfaqe “heroizmin”, injorancën shqiptare dhe lojën e dyfisht të lidershipit kosovar, me ç’rast qytetarët e shikuan vetëm njërën anë e medaljes!
Skenari i Dramës së 26 marsit 2018 u përgatit në Amerikë, shfaqja u prezentua në dy akte; akti i parë në Mitrovicë dhe akti i dytë në Prishtinë, ku rolet kryesore i luajtën Marko Gjuriq dhe Policia e Kosovës.

Për dallim nga aksioni policor i pakoordinuar Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës ROSU i 25 korrikut të vitit 2011 në veri të Kosovës, me ç’rast Hashim Thaçi e Shpend Maxhuni u kthyen nga veriu me “bisht nën shalë”, me një polic të vrarë dhe disa të plagosur, aksioni i datës 26 mars 2018, i koordinuar për mrekulli me palen serbe, respektivisht mes Thaçit e Vuçiqit rezultoi me “fitoren” e ROSU në veri dhe “nënshtrimin” e serbëve në plotni!
Pas përfundimit të dramës së 26 marsit 2018, aktori i përzgjedhur Marko Gjuriq mund të kandidoj për çmimin OSCAR, përderisa skenaristët mund të kërkojnë NOBEL-in (Hashim Thaçi është në pritje të këtij çmimi prej vitesh).

Inskenimi i mjerimit politik, dështim në rrafshin praktik

Sovraniteti i shtetit nuk mbrohet me arrestimin spektakular të gjuriqëve, por me kthimin e shqiptarëve në veri, të cilët janë zhvendosur dhe që 19 vite dhe jetojnë si refugjatë në jug të Mitrovicës dhe gjithandej Kosovës.
Arrestimi i Gjuriqit ishte mashtrimi më klasik për zhvendosje të vëmendjes nga Demarkacioni me Malin e Zi, i cili Kosovës i kushtojë me humbjen e 8230
hektarëve tokë shqiptare të larë me gjak ndër shekuj.
Vetëm kthimi i shqiptarëve në shtëpitë dhe pronat e tyre në pjesën veriore nënkupton shtrirjen e sovranitetit në veri, e jo maskaradat mashtruese të Vuçiqit dhe Thaçit nën bekimin e ndërkombëtarëve.
Sikurse herave të tjera, edhe kësaj radhe pas “komedisë” së fundit me Gjuriqin, kishte edhe të atillë që tentuan të përfitojnë për qëllime politike për marrjen e pushtetit, duke shpresuar në rënjën e shpejtë të kësaj qeverie, apo kushtëzimit të qeverisë aktuale pas paralajmërimit për largim nga qeveria të Listës “Srpska”!
Në këtë rast, nuk mungoi as gatishmëria e LDK-së për ta “ndihmuar” Haradinajn për mbajtjen e pushtetit, duke harruar se kartat e pushtetit nuk janë në dorën e Haradinajt por të dikujt tjetër!

LDK-ja, patericë e partive të vogla nuk e ndihmon shtetin

Një LDK çfarë është aktualisht, e kapur nga klani “RIINVEST” dhe grupet e tjera të interesit, pa u reformuar dhe konsoliduar mirë nuk duhet të kthehet tutje në qeverisjen e vendit.
Hipokritët e lakmitarët e pushtetit në LDK, një herë kërkojnë largimin e qeverisë, ndërsa herën tjetër bashkangjitjen së njëjtës qeveri!
Nga shkuarja në amshim e liderit historik Ibrahim Rugova, LDK-së i ka humbur busulla orientuese, e cila herë “kapet” e herë “ç’kapet” me SHIK-un e PDK-në!
Është pikërisht kjo LDK-ja që ka miratuar të gjitha marrëveshjet e dëmshme dhe fatkeqe për vendin të Hashim Thaçit, duke e humbur në plotni besimin tek elektorati kosovar, duke mbetur “as mish dhe as peshk” për qytetarët!
Me largimin nga vizioni rugovian, besa dhe traditat vlerëmëdha të këtij subjekti politik, ka bërë që të irritohen shumë nga veprimtarët më besnik të saj si në Kosovë ashtu edhe në Diasporë.
Nëse ndodh që LDK-ja t’i bashkohet edhe AAK-së në qeverisje me PDK-në, jo në patericë, por do të shndërrohet në prostitutë të politikës kosovare, gjë e cila do të paraqiste poshtërimin më të madh për votuesit e saj.
Konstatim ky sa i rënd, po aq i dhimbshëm, ngase politikanët që shiten për para dhe privilegje pushteti nuk meritojnë kualifikim ndryshe prej prostitutave.
Prandaj, qytetarët si asnjëherë më parë, e kanë të vështirë t’i besojnë tutje kësaj LDK-je të kapur e katandisur keq nga lakmitarët e pushtetit!
Kur jemi në këtë segment, m’u kujtua pyetja e një miku gjatë këtyre ditëve; “A ka Kosova intelektualë për t’ua ndal hovin matrapazëve politikë!?”
Intelektual ka me bollekë, por nuk po duan të identifikohen me këtë klasë politike të shantazhuar, korruptuar dhe kriminalizuar deri në fyt, ishte përgjigja ime.

Shoqëria kosovare, ende e pafuqishme për të reaguar

Popullata kosovare nga pritjet e gjata sikur ka kaluar në agoni të thellë. Ka mbyllur sy e vesh përballë korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kusarët politikë në të dyja nivelet e qeverisjes (qendrore dhe lokale) për interesa shumë të ngushta grupore e klanore, edhe pse po e shkatërrojnë shtetin në embrion, shoqëria kosovare vazhdon të heshtë!
Degradimi dhe qeverisja e inkriminuar që po i ndodh vendit për gjithë këto vite të pasluftës është një shtresim i madh dhe i rrezikshëm për vendin nga politika kosovare, pozitë e opozitë, që është bërë si opium për shoqërinë e nëpërkëmbur kosovare, e të cilën e ka duruar dhe po e duron tepër shumë ky popull i pashpresë dhe i nënshtruar, të cilit i ka hipur në qafë, duke e shkatërruar vendin me korrupsion e krim të organizuar.
Kasta politike kosovare, pozitë dhe opozitë së bashku, përveçse një opium për shoqërinë e varfër e të nëpërkëmbur kosovare, janë shndërruar në sindromë kancerogjene të shtetit të Kosovës.
Deri më sot, nuk më ka rënë të dëgjoj për ndonjë vend tjetër, të ketë ndodhur një hipnotizim i skajshëm i shoqërisë nga politika siq ka ndodhur në këtë 10 vjetëshin e fundit në Kosovë!

Çdo vend e ka qeverinë që e meriton

Një fjalë e urtë italiane thotë: “Kush nuk di me qeverisë është uzurpator”, por një thënie tjetër italiane thotë: “Çdo vend e ka qeverinë që e meriton”. “Kur jemi në këtë segment, tek gjendja e krijuar në Kosovë, na del përpara thënia e të madhit dhe të pavdekshmit, profesorit Fehmi Agani; “Koha sjell çka investojmë ne dhe sa arrijmë ne në kohë”. Thënë edhe më qartë për lexuesit, gjendja kaotike dhe e pashpresë në vendin tonë është rezultat i heshtjes së gjatë të shoqërisë kosovare.
Mbase është momenti i fundit që të këndellet popullata, për t’i dhënë goditjen e fundit kësaj klase të shëmtuar politike, e cila, përveç vjedhjes së pasurisë shtetërore, e ka vënë në pikëpyetje të ardhmen e shtetit.
Vetëm zgjimi i ndërgjegjes së pastër kombëtare dhe i angazhimit të intelektualëve të mirëfillt në politikbërjen kosovare mund ta nxjerrë vendin nga kthetrat e kusarëve politikë të të gjitha llojeve e ngjyrave.
Ndryshe, e kemi të rrezikuar të ardhmen dhe ekzistencen e vet shtetit me fitore të rrejshme të pushtetarëve, të cilat pashmangshëm po e dërgojnë shtetin drejt humbjes përfundimtare!

Nis “lufta” e klaneve në Kosovë, kush e kërkon ‘kokën’ e Hashim Thaçit

I ashpër në fjalimin e tij ka qenë kreu i PDK-së, njëherësh edhe kryeparlamentar, Kadri Veseli, kur ka folur për arrestimin e shtetasve turq dhe deportimin e tyre.

Veseli nuk hezitoi që përgjegjësinë për këtë ndodhi t’ia atribuojë Presidentit Hashim Thaçi e edhe kryeministrit Ramush Haradinaj.

“Përgjegjësinë e ka kryeministri e Presidenti Thaçi”, u shpreh ai.

Veseli ka thënë në hapje të seancës, se asnjë informatë nuk e ka pasur rreth arrestimit të 6 shtetasve turq. Madje, ai ka thënë se është njoftuar nga familjarët e të arrestuarve.

Veseli ka thënë se ka kërkuar përgjigje nga secili institucion dhe ka shprehur gatishmërinë e tij që të intervenonte edhe në aeroport, nëse do të kishte informacionin më herët.

Ai tha se kemi bërë gabim të madh, duke depërtuar njerëz që nuk dimë se si do të trajtohen.

“Imagjinoni nëse ata dalin të pafajshëm, ku do të mbetet shteti i Kosovës”, ka thënë ai.

Ai i ka kërkuar falje familjarëve për mënyrën se si janë trajtuar të arrestuarit turq. Ka thënë se përgjegjësi ka edhe ai, kryeministri dhe presidenti. Por ka shtuar se nuk do të përfundojë me dy shkarkime përgjegjësia.

Veseli ka thënë se Kosova dhe Turqia janë shtete mike, por veprime të tilla ka thënë se nuk i ndihmojnë partneritetit mes dy vendeve. /Express

KMDLNJ e cilëson rrëmbim personash deportimin e shtetasve turq, përgjegjësit të dënohen

Protestat e nxënësve të shkollës “Mehmet Akif”

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive me seli në Prishtinë ka kërkuar përgjegjësi nga të gjithë akterët e përfshirë gjatë deportimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova. Ky Këshill, përmes një komunikate për media, vlerëson se shkarkimi i ministrit të Brendshëm dhe Shefit të AKI-së nuk mjafton.

“Disa individë të papërgjegjshëm, duke kidnapuar gjashtë shtetas të Turqisë, me leje pune dhe leje për qëndrim të përkohshëm në Kosovë, të gjithë intelektualë të nivelit të lartë, pa të kaluar kriminale e vulosën Kosovën si vendin më antidemokratik në botë, si shkelësin më të madh të të drejtave të njeriut, si zbatuesin besnik të urdhrave të një autokrati dhe shkelësi të madh të drejtave të njeriut në Turqi”, thuhet në komunikatën e KMDLNJ-së.

“Se ky ka qenë kidnapim e jo arrestim tregon fakti se ata janë arrestuar pa një vendim të gjykatës apo se ky vendim, edhe nëse ka ekzistuar nuk u është treguar, as të arrestuarëve e as familjarëve sikur që nuk është treguar vendndodhja e tyre duke ua mohuar të drejtën elementare të personave të privuar nga liria, të drejtën e komunikimit me mbrojtës që i zgjedhin vet apo që janë caktuar sipas detyrës zyrtare”, theksohet në këtë komunikatë.

Delawie komenton dëbimin e shtetasve turq: Sundimi i ligjit është jetik

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Greg Delawie, tha se transparenca dhe përkushtimi ndaj proceseve të duhura, si dhe sundimi i ligjit janë jetike.

Delawie i bëri këto komente në Twitter, pas ngjarjeve të së enjtes në Kosovë, ku autoritetet e rendit atje kanë arrestuar dhe dëbuar gjashtë shtetas turq.

Këta të fundit kanë qenë drejtorë dhe arsimtarë të shkollave “Mehmet Akif” në Kosovë.

Këto shkolla thuhet se i përkasin lëvizjes së Fethullah Gulenit, klerikut fetar turk, të cilin Ankaraja e fajëson për organizimin e përpjekjes për grushtshtet kundër Qeverisë turke, në korrik të vitit 2016.

Deputetët kërkojnë përgjegjësi rreth dëbimit të shtetasve turq

Deportimi i gjashtë shtetasve turq për në Turqi, pa dijeninë e tre udhëheqësve më të lartë të shtetit ka dominuar pjesën e parë të punimeve të seancës së Kuvendit të Kosovës.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli konfirmoi edhe njëherë se nuk kishte asnjë informacion për aksionin e arrestimit dhe depërtimit të shtetasve turq, të angazhuar në sistemin arsimor në Kosovë.

Partitë opozitare kërkuan përgjegjësi nga presidenti dhe kryeministri për këtë depërtim. Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes shefit të Grupit Parlamentar, Avdullah Hoti tha se spektri politik duhet të ulet dhe të caktoj menjëherë afatet dhe zgjedhjet e lira, ngase sipas tij, të enjten u pa se shteti i Kosovës nuk ka hierarki të vendimmarrjes.

I përballur me kritika të ashpra në Kuvendin e Kosovës, kryeministri Ramush Haradinaj, konfirmoi para deputetëve se nuk kishte asnjë informacion rreth depërtimit të shtetasve turq nga Kosova.

“Diku nga mesi i ditës kishte kuptuar se ka ndodhur depërtimi”, tha Haradinaj. Sipas tij, shtetasit turq janë depërtuar në mesditë dhe jo gjatë pasdites, siç ishte raportuar.

Ai tha se problemi qëndron te fakti se Shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe ministri i Brendshëm nuk i kanë informuar njerëzit vendimmarrës, në këtë rast kryeministrin për vendimin e marrë për deportim.

Ai tha se pas lajmeve për deportim është konsultuar me presidentin Hashim Thaçi dhe aktorët tjerë dhe në fund ka ardhur në përfundim që të kërkojë lirimin nga detyra të ministrit të Brendshëm dhe shefit të AKI-së.

Haradinaj tha se lirimi i tyre nga përgjegjësia është vendim i prerë dhe i pakthyeshëm.

Taksa për “Rrugën e Kombit”, Thaçi: Të rishikohet shuma e pagesës

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi  ka kërkuar respektimin e standardeve ndërkombëtare dhe rishikim të shumës për sa i përket taksës së “Rrugës së Kombit”

Thaçi tha se taksat duhet të paguhen për mirëmbajtjen e rrugëve, por shtoi se është me interes që të rishikohet çmimi.

“Nuk jam këtu që t’i komentoj vendimet e qeverisë së Shqipërisë, por e di se ka standarde ndërkombëtare të cilat duhet të respektohen edhe nga qeveria e Shqipërisë. E para duhet të kryhet rruga që të jetë autostradë moderne, në anën tjetër duhet të ketë edhe alternativa për njerëzit që nuk kanë mundësi që të paguajnë. Duhet të kuptojmë edhe diçka tjetër, taksa duhet të paguhet. Tash a janë të larta apo të ulëta, duhet të marrim vendime si institucione të vendit, sepse duhet t’i mirëmbajmë disi autostradat që janë ndërtu. Sikur të ishte përmbyllur rruga, është çështje e diskutueshme. Unë të them të drejtën nuk kam udhëtuar shumë në autostrada, që t’i di sa paguhet për kilometër. I kam dëgjuar me vëmendje vërejtjet, sugjerimet e qytetarëve dhe njerëzve profesionistë, mendoj se do ishte me interes të rishikohet”, tha Presidenti i Kosovës, duke komentuar për herë të parë vendosjen e pagesës në Rrugën e Kombit që lidh Shqipërinë me Kosovën.

AKR nuk e pranon shkarkimin e Sefajt, kërkon sqarime nga Haradinaj

Pas shkarkimit të Ministrit të Brendshëm, Flamur Sefaj, i urdhëruar nga Kryeministri Haradinaj, partia e Pacollit nuk e pranon këtë vendim.

Aleanca e Kosova e Re, nuk e pranon shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Flamur Sefaj. Vendimin për shkarkimin e tij e ka marrë sot kryeministri Ramush Haradinaj.

Lirimin nga pozita e ministrit të Brendshëm, e kanë kërkuar edhe Lista Srpska si kusht për mos shpalljen e Asociacionit të njëanshëm. Ky kusht erdhi pas arrestimit të Marko Gjuriqit, që ndodhi të hënën e kësaj jave.

Burime të Expressit brenda AKR’së thonë se Haradinaj e shkarkoi ministrin Sefaj pas kërkesës së Listës Srpska, të udhëhequr nga Millan Radojçiq.

Edhe pse vendimi i nënshkruar nga Haradinaj thotë se shkarkimi u bë për arsye të ndërprerjes së leje qëndrimeve të shtetasve turq dhe deportimit të tyre në Turqi, AKR nuk e beson këtë.

Shkarkohet edhe shefi i AKI-së

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka kërkuar zyrtarisht kreut të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Driton Gashi, lirimin e menjëhershëm nga përgjegjësia e drejtorit të AKI-së

Indeksonline ka siguruar vendimin e kryeministrit Haradinaj.

Kërkesa e Haradinajt ka efekt të menjëhershëm.

Haradinaj në letrën drejtuar Gashit thotë se “dje nga të gjithë mekanizmat e sigurisë kam pranuar raportime zyrtare lidhur me çështjen e ndërprerjes së lejeqëndrimit, ndalimit dhe depërtimit urgjent dhe të fshehtë të gjashtë qytetarëve turq nga territori i Republikës së Kosovës në Republikën e Turqisë”, shkruan në vendimin e Haradinajt.

Më poshtë gjeni vendimin:

Deportimi i 6 turqve gylenistë, Haradinaj shkarkon nga detyra ministrin e Brendshëm

Një ditë pas arrestimit dhe deportimit të 6 turqve në Kosovë, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një shkrese zyrtare dërguar ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ka kërkuar dorëheqjen e tij.

Indeksonline ka siguruar dokumentin ku kryeministri ka kërkuar nga ministri Sefaj lirimin e menjëhershëm nga përgjegjësia.

“Dua edhe një herë të potencoj se veprimet e djeshme në këtë rast ishin tërësisht të papranueshme dhe në kundërshtim me vlerat dhe parimet tona si popull dhe si shtet”, thuhet në dokument.

Më poshtë gjeni dokumentin të plotë:

shkarkimi i Sefaj


Send this to a friend