VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Politika dhe diplomacia kosovare si një “art i lartë” që nuk përkthehet dhe s’kuptohet fare! – Nga AGRON SHABANI

By | July 8, 2019

Komentet

PSE U EKZEKUTUA DEPUTETI SMAJL HAJDARAJ? – Nga IDRIZ ZEQIRAJ

Deputeti Smajl Hajdaraj me Presidentin Rugova
     Një figurë e kompletuar e punës intelektuale dhe e luftës çlirimtare, si ajo e Smajl Hajdaraj, ishte e pritshme të ngritej në karrierën drejtuese, politike. Banda e “komandantëve”, kishte filluar listimin emëror, për likuidim të kuadrove të LDK-së dhe të forcës të saj ushtarake, FARK-ut. Kjo bandë e dalë nga LPK-ja, me flirtim të hershëm me shërbimet informative kriminale, UDB-ën jugosllave  dhe Sigurimin famëkeq të Shqipërisë, të cilët me të drejtë dhe saktësisht, Dr. Ibrahim Rugova do t`i cilësonte, ashtu siç ishin, “dorë e zgjatur e Serbisë”, kishte planifikuar marrjen e pushtetit, pas çlirimit, me dhunë e terror, ashtu siç bëri ideologu i tyre, filosllavi dhe stalinisti i egër Enver Hoxha, me bandën e komunistëve të tij.
     Krerët stalinistë të LPK-së, të akomoduar hoteleve e vilave të Bllokut të zi të Tiranës, hetonin dhe planifikonin shigjetimin e kuadrit perspektiv të kampit kundërshtar politik. Disa eliminime fizike i bënë gjatë luftës, duke pasur logjistikën dhe ndihmën direkte të social-komunistëve të Tiranës zyrtare. Pas luftës e filluan me Komandant “Drinin”, alias Ekrem Rexhën, për të cilin u fol se do të kandidonte për kryetar të komunës të Prizrenit, i pakonkurrueshëm nga dikush tjetër, për të vazhduar me kuadrot tjerë komunalë të LDK-së: Shaban Manaj, Imet Rraci, Ukë Bytgyçi…
 
        Arsyet pse u ekzekutua Smajl Hajdaraj
Komandanti Smajl Hajdaraj, në promovimin e Brigadës 136 në Rugovë
 
     1) I kësaj perspektive parashikohej të ishte edhe Smajl Hajdaraj në komunën e Pejës. Dhe, për gjallje të tij, Peja nuk kishte shanse të binte nën sundimin e egër, rrugaçëror e vrastar të bandës kriminale të Dukagjinit. Këtë e dinin edhe “komandantët” kriminelë. Andaj, njëri syrësh, ish-anëtarë i LPK-së, tani, eksponent i rrjeshtit të parë të PDK-së, duke qenë në shoqërim të bandës së tij, ndalon veturën e Smajlit, i drejton revolën ke koka dhe e kërcënon: “Ose hiç dorë nga LDK-ja, ose të pret plumbi kokës!”
     Smajl Hajdaraj ishte djali i dytë i Arif Rekës, i cili kishte luftuar kundër bandave komunisto-çetnike dhe, pas Luftës së Dytë Botërore, ishte përballur me akuza e gjyqe, për t`u dënuar dhe dërguar në vuajtje në ishullin-burg kroat, Golji Otok, së bashku me bashkëluftëtarët e tij: Cufë Sokol Nikçi, Ali Hysi Dreshaj, Sylë Mehmeti, Sali Rama, Haxhi Keri (i Ker Sadrisë), Bajram Ramën, Azem Jakupin, Brahim Jakupi, Bajram Haxhinë dhe rugovas të tjerë. Andaj, Smajli kishte trashëguar trimërinë e babait, plus guximin intelektual dhe shefit të bandës ia dha përgjigjen  e prerë, dinjitoze: “Pushka top ty me shokë. Të heq dorë nga LDK-ja e Rugova, është njësoj sikur të heq dorë nga Kosova”. Dhe, “komandanti” i kthyer pas luftës nga mërgimi, në Kosovë, kërcënoi sërishmi: “Vazhdo se do ta pësosh”, dhe u “u largua me bisht ndër shalë!”
     2) Smajl Hajdaraj ishte inxhinier elektrik i diplomuar. Ai kishte ndihmuar materialisht Familjen Rugova, në vitet ´90-a. Ishte shumë i afërt me Dr. Rugovën, ndonëse ishin edhe fis. Presidenti kishte shumë besim tek Smajli. Çmonte tek ai gadishmërinë, përkushtimin, sinqeritetin, fisnikërinë, burrërinë prej malësori, mençurinë dhe trimërinë.
     3) “Presidenti Rugova është në rrezik jete. Na duhet një makinë e blinduar “Mercedes”, i shkruante vëllait të tij Fazliut, atëherë, nënkryetar i Nëndegës të LDK-së, në Republikën e Rheinland Pfalz-it, Gjermani, më vonë, kryetar i saj shumëvjeçarë dhe, tani, anëtar i Kryesisë të Degës të LDK-së, në Gjermani. Aksioni filloi heshtazi, në një grup të kufizuar veprimtarësh të LDK-së. Dhe, makina u sigurua. Atentati me tritol ndodhi. Makina, me të cilën udhëtonte Presidenti Rugova, për një takim me sekretarin Havier Solana, u dëmtua rëndë. Por, Presidenti Rugova i mbijetoi atentatit, në saje të makinës blindazhë.
     I dënuari për rastin e këtij atentati, në Burgun e Dubravës, do të deklaronte se “po të ishte makinë e zakonshme, pra, jo e blinduar, do të hidhej në erë, me gjithë Presidentin Rugova!” Pra, Rugova i mbijetoi atentatit. Por, tërbimi i “komandantëve”, pse Rugova frymonte ende në këtë botë, edhe pas atentatit, ishte i madh. Shfrimi hakmarrës i “komandantëve” vrastarë, do të binte mbi atë që ideoi dhe realizoi veturën  blindazhë, tashmë, deputetin e Parlamentit të Republikës të Kosovës, Smajl Hajdaraj.
 
          Kush e ekzekutoi deputetin Smajl Hajdaraj?
     Janë shumë qindra vrasje politike, dhe jo vetëm 100 apo 200, siç duan t`i minimizojnë vrastarët me tellallët e tyre, të listuara, të urdhëruara për likuidim fizik, për t`i hapur rrugën pushtetit të përgjakur, hajnisë zyrtare, haraçit të egër, të cilin e vilnin bandat, për shefat e tyre “komandantë” pa ushtarë, por, me banda të gatshme, për shantazh e kërcënim, kidnapim, turturë, deri në vrasje.
    Dhe, duke qenë vrastarët në kupolë të shtetit dhe të pushtetit, me aleate e mbështetëse Serbinë, si dhe përgjumjen e neglizhencën e qëllimshme të ndërkombëtarëve, me gjithë faktet e bollshme të krimeve serike  të “komandantëve”, në mesin e tyre edhe të deputetit Smajl Hajdaraj, nuk janë hetuar, nuk janë zbuluar dhe as ndëshkuar listuesit emërorë, urdhërdhënësit dhe ekzekutorët e kuadrove të FARK-ut, të veprimtarëve të LDK-së dhe të tjerë konkurrentë politikë.
     Janë të paktën 4 (katër) pista, nga ku duhet të fillojë hetim-zbulimi i ekzekutimit zyrtar të ish-komandantit, deputetit Smajl Hajdaraj:
     1) Porosia e parë, deri me kërcënim me revole, për Smajl Hajdaraj, për ta braktisur LDK-në, nga eprori i PDK-së;
     2) Vetëdenoncimi i një komandanti të UÇK-së, katër muaj para ekzekutimit, tek Smajl Hajdaraj, të cilit Shtabi ia kishte dhënë edhe revolën, se “jam i ngarkuar, për me të vra, por unë nuk e bëj këtë”;
     3) Ekziston edhe një letër, e lënë nga Smajl Hajdaraj, ku fletë për luftën e UÇK-së, çlirimin e Kosovës dhe grupin që e pengonte organizimin ushtarak në Rugovë;
     4) Krisma e armës, në korridorin e banesës, në katin perdhes, alarmoi familjen. Vajza e Smajlit, duke parë babain të shtrirë për tokë dhe të përgjakur, shpërthënë në qarje të zëshme. Polici i uniformuar, që po e shoqëronte ekzekutorin, për ta lehtësuar aksionin vrastar, krejt gjakftohetë, i thotë vajzës, të rënë në dëshpërim të skajshëm: “Pse po bërtet? Nuk asht ba nami pse asht vra baba!” Dhe, polici, në detyrë, është identifikuar.
     Shantazhimet dhe kërcënimet  e “komandantëve”, për kundërshtarët politikë, kanë qenë të shumëta. Por, për mënyrën, peshën e kërcënimit dhe të lëndëzimit me ekzekutim, shquhen tri rastet: paralajmërimi serioz për vrasjen e ministri të luftës, Kolonel Ahmet Krasniqin, kryetarin e LDK-së të Istogut, Shaban Manaj, deputetin Smajl Hajdaraj.
     Anatema dhe shpifja më flagrante ka qenë dhe vazhdon edhe sot, se “Kolonel Tahir Zemaj dezertoi dhe ua dorëzoi armët pushtuesëve!?” Realisht, fitimtari i Betejës së Loxhës, Kolonel Zemaj, nuk ka dozërtuar kurrë, as nuk ka dorëzuar armët pushtuesit. Përkundrazi, në koordinim me Komandantin e UÇK-së për Rugovën, Smajl Hajdaraj, shpëtuan mijëra qytetarë nga Dukagjini, duke i spostuar nga zonat e luftës, gjë që, në këtë përmasë dhe kaq profesionalisht e mençurisht,  nuk ka arritur ta bëjë askush në Kosovë.
     Bazuar në veprimtarinë politike dhe ushtarake, të Smajl Hajdaraj, është logjike edhe kërkesa e shumicës dërmuese të shqiptarëve, që komandanti dhe deputeti i ekzekutuar Hajdaraj, nga argatët e Serbisë, të nderohet e përjetësohet me shtatore në qytetin e Pejës.
Shpresojmë dhe besojmë, se Kuvendi Komunal i Pejës, me kryetarin e suksesshëm, Gazmend Muhaxheri, do ta këtë në konsideratë, kërkesën, vullnetin e Rugovës, Pejës, Dukagjinit, Kosovës dhe të shqiptarëve të kudondodhur, me bindjen se Smajl Hajdaraj e meriton këtë  vlerësim dhe Peja do të begatohej me një stoli domëthënëse kombëtare.
     Lavdi jetës dhe veprës të intelektualit, veprimtarit kombëtar, komandantit dhe deputetit Smajl Hajdaraj!

LETËRSIA DHE RISHKRIMI I HISTORISË – Nga EUGJEN MERLIKA

(Mbresa nga leximi i librit “Vdekja e Enver Hoxhës” i P. Kullës)

 

Kohët e fundit në librat e botuara sërishmi u shtua një titull që pushton përfytyresën e vë në provë kujtesën për ngjarje të zhvilluara një të katërt shekulli më parë.”Vdekja e Enver Hoxhës” është titulli i librit, kurse autori i saj, z. Pëllumb Kulla është një firmë e njohur nga lexuesi shqiptar. I afirmuar që herët në botën e humorit, jashtë kafazit të “realizmit socialist”, vazhdoi krijimtarinë e tij që, në gjininë e saj, mbetet pa dyshim në nivelet më të larta të letrave të sotme shqipe. Vepra e re është një hap i madh para n’atë krijimtari, mbasi ka meritën që, nëpërmjet fjalës artistike, të japë ndihmesën e vet në zbulimin e një realiteti tepër të zymtë të së shkuarës sonë, për të cilin ende heshtet, madje ekziston edhe një farë malli.

Nëntitulli i veprës është “Shumë romane në një” dhe shënon drejtimin e parë që i jepet lexuesit në shtjellimin e një gjinije letrare disi të veçantë. Por në parathënien, tepër të shkurtër e po aq konçize, autori zbulon pjerrjen e qëllimin e shkrimit të veprës, që i largohet disi traditës së tij humoristike, duke e vënë në plan të dytë atë, për t’i dhënë më shumë hapësirë përmasave dramatike e tragjike të epokës. Vepra hedh dritë mbi Shqipërinë komuniste të dhjetëvjeçarit të fundit të qënies së saj, madje fokuson qëndrën e saj të gravitetit, majën e piramidës ku vendosej deri në imtësi fati i frymorëve nënshtetas, në një çast kulmor siç është ai i ndarjes së Enver Hoxhës nga kjo jetë.

Autori saktëson: “ Ky libër tregon për Shqipërinë, por nuk është histori. Është një sprovë mbi një nga temat e saj qëndrore, morale.” Është ky shqetësimi i shkrimtarit, ballafaqimi i popullit të tij me një epokë historike të gjatë e të vështirë siç qe ajo e jetuar në vitet 1944-1991, traumat kryesisht morale të kësaj dukurie. Lënda e trajtuar është shpërthyese, mund të japë shkas për diskutime pa fund mbi dobinë e paraqitjes, rrok një gamë të madhe problemesh,  personazhesh e mjedisesh, duke vënë në pikëpyetje karakterin e një populli të tërë. Vepra trajton ngjarje të njohura në planin shoqëror e historik dhe autori që në fillim e siguron lexuesin mbi vërtetësinë e tyre. “Për vërtetësinë e ngjarjeve unë ve dorën në zjarr dhe ndryshe nga të tjerët, unë e ve edhe sikur ai të jetë i ndezur!”.

Vërtetësia e ngjarjeve të përshkruara, burimet e sakta të riprodhimit të tyre ndihmojnë lexuesin e ri, por edhe atë më pak të ri, të krijojë idenë e plotë mbi Shqipërinë e Enver Hoxhës, larg demagogjisë, retorikave dhe fasadave të një regjimi që, si objektiv të parë, kishte mbulimin e të vërtetave nëpërmjet një organizimi të përsosur që mund të krahasohej vetëm me atë të Rusisë staliniane. Ky realitet tragjikomik, i përshkruar me mjeshtëri nga autori, merr shkas nga vdekja e Enver Hoxhës, njeriut që hyri në historinë e popullit të tij si sundimtari më jetëgjatë e, ndoshta, më mizori, plot katër dhjetëvjeçarë. Vepra pasqyron ditët e fundit të qëndrimit të trupit të tij pa jetë në “kullën e fildishtë” ku e kishte futur përfytyresa legjendarizuese e një populli të traumatizuar nga terrori deri n’atë pikë sa nuk ishte në gjëndje të pranonte për udhëheqësin e tij as idenë e dukurisë më të zakonshme të ekzistencës njerëzore, atë të vdekjes.

Vepra, gjithmonë duke patur si bosht qëndror figurën e diktatorit dhe prapaskenën e organizimit mastodontik të funeralit të tij, shtjellohet në tre plane kryesore, që do t’ishin secili një roman me vete, por që përbëjnë një radiografi të plotë të shoqërisë shqiptare t’asaj kohe. I pari është ai i rrethit të ngushtë të udhëheqësit, duke filluar nga bashkëshortja e deri tek kuadrot kryesore të partisë e të Shtetit, nga qëndra deri në skajet më të largëta të Vendit, të përshkruara në përmasat e tyre të vërteta të mungesës së vlerave, të dinjitetit, të meritave, një klasë drejtuese e aftë vetëm për t’u jargavitur në lajka e hipokrizi karshi të parit të vet. I dyti është ai i militantëve të partisë, ish partizanëve, komunistëve, heronjve të punës, sigurimsave, të gjithë asaj hordhije jo të vogël shqiptarësh që e patën për nder e krenari të ishin baza besnike dhe e sigurtë e një diktature, e cila kishte si strategji kryesore të saj “luftën e klasave”, atë dukuri të pafund në kohë e mizori, një nga treguesit kryesorë të së veçantës së “socializmit shqiptar”. I treti është ai i viktimave të dhunës “proletare”, i asaj pjese të popullsisë që pagoi me vuajtje të pashëmbullta përkatësinë e të parëve të tyre në pjesën kundër komuniste të shoqërisë.

Episode komike, dramatike e tragjike përbëjnë lëndën e tre mini romaneve. Mjediset e përshkruara me mjeshtëri e vërtetësi janë terreni ku lëvizin personazhet, secili me botën e vet shpirtërore, secili me të veçantën e tij. Ata i ngjajnë një tufe insektesh që vërtiten rreth një llambe që i mban pranë me dritën e saj, por që në takimin me të përzhiten e bien në tokë. Llamba është arkivoli me trupin e Enver Hoxhës, ndërsa insektet janë njerëzit që, për mirë apo për keq, e kanë lidhur fatin e tyre me emrin e tij.

Në këtë galeri të gjërë personazhesh bien në sy, veç grimiorit që është treguesi në vetë të parë i ngjarjeve, Teloja, i plotfuqishmi i sigurisë së “shtëpisë mbretërore” të kuqe, njeriu në hije para të cilit rrijnë gatitu të gjitha kukullat e udhëheqjes së Vendit, Moisi Dhëmblani, një farë poeti oborri i qytetit të lindjes së diktatorit, nënkryetari i presidiumit të Kuvendit popullor në një episod sa komik aq kuptimplotë për të kuptuar mekanizmin infernal të regjimit, sosia e Komandantit që përfundon në arkivol për të ruajtur paraqitjen e jashtëme të tij në sytë e turmave, çifti Rico me kompleksin e tij të besnikërisë e adhurimit për Enverin por dhe me dëshirën për të festuar në një dasëm familjare, Kujtim Gjyzari, i “burgosuri i përjetshëm” i regjimit. Këta e të tjerë lidhen me figurën e Enver Hoxhës si udhëheqës, qoftë për së gjalli, qoftë dhe kur ai gjendet pa frymë në arkivol.

Episodet, të cilat përshkruajnë këto lidhje, janë secili një hallkë e atij zinxhiri të gjatë që qe diktatura e personifikuar nga Enver Hoxha, një sistem në të cilin dhuna, pabesia e mashtrimi nuk njohën caqe, duke krijuar një shoqëri në të cilën frika ishte motivi zotërues i jetës. Kjo ndjenjë, që arrinte të kushtëzonte skajshmërisht çdo qelizë të shoqërisë, gjen shprehjen e saj më domethënëse në të gjitha veprimtaritë që përbëjnë skenën e shfaqjes së fundit të duetit Enver-Shqipëri, që përbën lëndën kryesore të veprës e shqetësimin më të madh të shkrimtarit. Depersonalizimi i bashkatdhetarëve, indoktrinimi skajor i tyre, tjetërsimi i karakterit që humbet vetitë tradicionale të racës, këto janë për autorin dëmet më të mëdha që komunizmi i solli Shqipërisë. Kriza morale në të cilën u zhyt shoqëria, simptomat e së cilës janë të gjalla ende, që i ktheu shumë qytetarë të këtij Vendi në automatë imoraliteti, duke patur për faltore ndërtesat e degëve të brëndëshme e për rrëfyes oficerët e Sigurimit, ishte ndoshta plaga më e thellë që infektoi trupin e Shqipërisë. Ai infeksion, për dobinë e zbulimit të të cilit vazhdojmë të diskutojmë ende sot, qe si një stuhi rrënuese që rrafshoi vlera e karaktere, pothuajse në të gjitha shtresat e shoqërisë. Asaj stuhije gjysëm shekullore i qëndruan individët më të shëndoshë, jo si prejardhje, as si shtresë shoqërore, por si karakter vetiak. Kam përshtypjen se autori është mjaft pesimist e i pezmatuar n’atë drejtim. Në mjediset që paraqet gjen pak motive shpresëdhënëse, ata i shëmbëllejnë një bataku pa kufi, ku notohet nën rrezikun e zhytjes në çdo çast.

Në gjithë këtë katrahurë, që është Shqipëria e ditëve të funeralit, shkrimtari shpëton vetëm një personazh, Kujtim Gjyzarin. Ai është kanakari i autorit, i zgjedhuri i tij, simboli i qëndresës ndaj së keqes, i luftës së pabarabartë me të. Historia e personazhit përbën lëndën e një romani më vete. Jeta e tij është një pasqyrë e mizorisë së një regjimi, që synoi të çthurë moralisht qytetarin, e që nuk nguroi të përdorë dhunën më skajore tek ata që i bënë qëndresë kësaj prirjeje. Kujtimi arrestohet në moshën 17 vjeçare, sepse do të paguajë haraçin e një familjeje në të cilën babai ishte në burg e tre vëllezërit u arratisën për t’i shpëtuar atij fundi. Ishte një i ri idealist i mëkuar me veprat e rilindësve dhe autorëve kombëtaristë të dhjetvjeçarëve të parë të shekullit të shkuar. Ishte një i ri i çiltër e i sinqertë i edukuar me bindjen se e vërteta duhet pohuar në çfarëdo rrethane. Të vërtetën për dënimin e padrejtë të tij nuk e mohon kurrë, madje as para Enver Hoxhës, që shkoi të “vizitojë” burgun. Ky pohim i kushtoi shumë mundime, vite burgu e tortura, por ai nuk u dha edhe kur pësoi zhgënjimin e madh, rrahjen nga bashkëvuajtësit pragmatikë në kërkim të një luge sheqer.

Lotët e tij në birucë, kur merr vesh nga altoparlanti vdekjen e diktatorit, janë një gjetje shumë e bukur e autorit që krijon një tabllo të pashlyeshme nga mëndja e lexuesit. Ato lotë shprehin gëzim e shpresë, por edhe dëshpërim sepse me emrin  që vajtonte atë ditë zyrtarisht Shqipëria, ishin lidhur shumë tragjedi e jetë të dhunuara si ajo e vetë Kujtimit, e prindërve të tij e sa e sa viktimave anekënd atdheut. Ata lotë nuk i bashkohen atyre të turmave servile e hipokrite anembanë Shqipërisë, ata lotë janë bilanci i hidhur që vetëdija e kësaj të fundit i bën vetes. Ata lotë shënojnë një fund e një fillim që duhet të burojë prej tyre. Aty duhet të marrë forcën e vet Shqipëria e ardhme për të filluar ngritjen e saj, në të cilën do të kenë një rol të rëndësishëm njerëzit si Kujtimi. Ky është mesazhi i shpresës që, tërthoraz përciell shkrimtari, ky është besimi i tij. Fatkeqësisht kjo nuk qe bindja e atyre që morën përsipër misionin e vështirë të ndërtimit të demokracisë shqiptare pas komuniste.

Për kushtet e veçanta të kombit tonë letërsia është binjakëzuar me historinë dhe ngjarjet e saj më të rëndësishme. Nëse për gjysëm shekulli kemi patur një letërsi që ka ndihmuar politikën për të krijuar realitetin “virtual” në mëndjet e shqiptarëve, duhet të kemi kurajon e forcën të krijojmë një tjetër letërsi që të vihet në shërbim të së vërtetës, mbasi ende “ kushtrimi i të parëve” vazhdon t’a mbulojë e tjetërsojë atë. Përgëzimet më të mira z. Pëllumb Kulla, që me veprën e tij  të arrirë jep një ndihmesë themelore n’atë drejtim, duke i bërë një shërbim të çmuar kulturës shqiptare dhe popullit të tij.

Shkurt 2009

Disa pyetje për Alketa Vejsiun! Nga Elida Buçpapaj

Edi Rama, kryeministri i vendit më të varfër të Europës, i ka blerë të gjitha mediat në Itali?

Pyetje është.

Më thoni kush mund të shfaqet dhe promovohet si yll, brenda ditës, në katër mediume kryesore në Itali, duke përfshirë kanalin publik, dy televizionet private më të fuqishme dhe një nga gazetat më të mëdha sikur La Repubblica, ndërsa Shqipëria është e kallur në mizerje dhe keqqeverisje?!

Ka mik të madhin Vittorio Sgarbi? Vittorio Sgarbi-n që i tha Rafeala Carra-së se doli nudo për një revistë Playboy të Italisë se u pagua 80 milionë lireta?! Sgarbi-n që i quan gratë “capra, capra, capra”! “dhi, dhi, dhi” dhe që ka shkuar me mijra femra e midis tyre edhe me një shqiptare me të cilën ka një vajzë studente të shkëlqyer, që i ka dhënë atësinë tash së voni?! Po moral ka Sgarbi? A është e mundur që liritë e njeriut të shpërdoren deri aty sa morali të quhet konvencion mesjetar, familja inkuizicion, ndërsa femra një lloj bagëtie?! Këto qenkan vlerat e civilizimit Perëndimor?

A ka ndikuar fuqia e Edi Ramës që Alketa Vejsiu, një showgirl shumë e njohur shqiptare, ndërsa po kalon një moment krize në botën e showbiz-it në Tiranë, të arrijë deri në Feastivalin e Këngës Italiane në Sanremo?

Ky vlerësim i lartë ka ardhur për prezantuesen dhe producenten e Televizionit Klan nga jashtë territorit të vendit të shqiponjave, ndërsa në Tiranë ka plasur një polemikë e madhe nga artistë shqiptarë të cilët iu kundërvunë Festivalit të 58-të që e drejtonte Alketa Vejsiu. Dhe vetë Alketa vazhdon të jetë në qendër të kritikave për performancë aspak artistike, duke u paraqitur si një doll toy e kurdisur, pa shpirt që arrin Guiness nëse llogariten fjalët që shqipton në një minutë.

Alketa Vejsiu në Festivalin e 58-të të RTSH, përveçse prezantuese, ishte edhe një nga sponsoret e tij. Dhe u tha se veshjet e panumërta që ajo ndërronte ishin të firmës Class ku ajo është pronare.

Prezantimi i festivalit të 58-të të Këngës në RTSH nga Alketa Vejsiu u prit me sulme kundër saj edhe në rrjetin social! Dhe këto sulme nuk janë ndalur edhe pas lajmit nga Italia.

A thua se të gjithë janë xhelozë ndaj Alketës, që krenohet se ka filluar të punojë që 12 vjeç, ndërsa Shqipëria po zbrazet, sepse aty s’ka as punë dhe as dinjitet dhe gjithë yjet e skenës botërore shqiptare kanë arritur majat jashtë Shqipërisë, ndërsa arti dhe artistët në Shqipërinë e Alketa Vejsiut janë të nëpërkëmbur dhe të poshtruar.

Kryeministri Edi Rama bashkë me kryetarin e bashkisë së Tiranës i janë sulur për ta shembur Teatrin Kombëtar, duke e etiketuar si «shtëpi me drita të kuqe» ndërtuar në kohën e pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste, ndërsa artistët në Shqipëri e konsiderojnë Edi Ramën vrasës të shpresës. Edmond Budina, aktor dhe regjisor i njohur, që jeton në Itali, është kthyer në Shqipëri të mbrojë Teatrin nga kthetrat e Edi Ramës dhe ai thotë se «Tiranës po i merret fryma nga interesat mafioze të pushtetarëve dhe mafies të ndërtimit». Për koinçidencë edhe bashkëshorti i Alketa Vejsiut është biznesmen firmash ndërtimi.

Të mos flasim pastaj për plagët e tërmetit, ku njerëzit jetojnë nëpër çadra, në kushte trishtimi pashërim.

Pikërisht në këtë moment fare të palumtur për shqiptarët, Alketa Vejsiu arrin qiellin e shtatë dhe shpërndan në rrjetin social lajmin e ANSA-s se ajo do të jetë pjesë e kastit femëror që ka zgjedhur Amadeus për Festivalin e 70-të të Sanremos, midis yjeve të ekranit të madh dhe të vogël të Italisë si Mara Venier, Monica Bellucci, Antonella Clerici, Diletta Leotta, Emma D’Aquino, Laura Chimenti deri tek gruaja e Christiano Ronaldos, Georgina Rodrigues!

Në konferencën për shtyp Amadeus tha se Alketa Vejsiu është prezentatorja “që drejton të gjitha programet televizive që jepen nga televizioni shqiptar.”  E megjithatë këtu duhet bërë një saktësim. Alketa Vejsiu është pjesë e programeve të televizionit Klan. Fakti që ajo paraqiti edhe Festivalin e 58-të të RTSH shkaktoi tërmet në botën e artit, të cilët akuzuan për monopolizim dhe bënë apel që të paktën në një event si Festivali i Këngës në RTSH, si televizioni publik shqiptar, duhet të dominojë përzgjedhja profesionale.

Sa i përket lajmit të ANSA-s për Alketa Vejsiun, të krijohet përshtypja se nuk është pritur mirë nga rrjeti social, sepse prezantuesja vendosi një monolog të saj mbi piano, Monologun e Alketës, një fytyrë e bukur që dërdëlliti si gramafon i prishur, duke pretenduar se qielli është plot me yje dhe secili po të dojë e ka rrugën e hapur që të ketë suksesin e saj. Kjo nuk është e vërtetë! Në qiellin e Shqipërisë edhe yjet janë nën patronazhin e mafies dhe duket se shkëlqejnë vetëm për kastën politike, ku përfshihen politikanët, oligarkët, media.

A mjafton bukuria e Alketa Vejsiut që të shkojë në San Remo? Kësaj pyetje mund t’i përgjigjen Zia Mara Venier apo Clerici. Televizioni italian ka zonja të mëdha të ekranit të vogël, siç ka edhe reality show të mbushur me vulgaritete por që shihen nga publiku.

Ndërsa pas lajmit të ANSA-s, Alketa Vejsiu shprehu në rrjetin social menjëherë mirënjohjen dhe falenderimet për Italinë, për Lucio Presta dhe për çiftin Amadeus dhe gruan e tij Giovanna Civitillo!

Po që kur çifi Amadeus-Civitillo qenkan bërë pronarët e RAI-t?

Po kush është Lucio Presta?

Lucio Presta është agjent i shumë yjeve të botës të artit në Itali.

A mos është edhe agjent i Alketa Vejsiut?

Nëpër televizionet private zgjedhjet varen nga pronarët, ndërsa tek RAI- si televizion publik verdikti profesional është prioritet.

Normalisht, po të ishte e zgjuar Alketa Vejsiu, duhej t’i shprehte mirënjohjen Mamma RAI-t. Po ajo është e sinqertë dhe i është mirënjohëse dhe ia di për nder që del në San Remo Lucio Presta-s, Amadeus-it dhe deri edhe Giovanna Civitillos- ish Valletta-s të RAI-it dhe gruas së drejtuesit të San Remos.

Lind pyetja, a është paguar Lucio Presta nga Alketa Vejsiu? Si e përmenda në krye, Alketa Vejsiu nuk është vetëm një showgirl e famshme në Shqipëri, por ajo ka edhe biznesin e saj, firmën që e quan Class, ku organizon cermoni martesash luksoze.

Në shtypin shqiptar u fol se Alketa Vejsiu kishte organizuar deri ceremoninë luksoze të martesës së kryetarit aktual të Bashkisë Erion Veliaj, krahun e djathtë të Edi Ramës. Erion Veliajn e ka gjithashtu edhe personazh të programeve të saj, po ashtu bashkia i mbështet programet e Alketa Vejsiut.

A ka konflikt interesi? Klientelizëm? Apo jo?

Alketa Vejsiu po ashtu në programet e saj fton edhe yje nga bota e artit, këngëtarë të famshëm dhe nga bota e televizionit. Shqiptarët flasin pothuaj të gjithë italisht, ndërsa nga italianët flet (një shqipe të çalë ) vetëm Carlo Bollino.

Midis të ftuarve nga Italia, Alketa Vejsiu ka ftuar edhe Paola Perego-n, moderatore e televizionit italian, por të mos harrojmë se Paola Perego është edhe bashkëshortja e Lucio Presta-s. Të jetë rastësi? Në Itali shtypi e ka marrë shumë nëpër gojë Paola Perego-n, sipas të cilit, kjo i ka fituar programet e saj me mik, dmth si gruaja e agjentit të spetakleve në Itali. Kjo krijon edhe hije në ftesën e Alketa Vejsiut në San Remo!

***

Të njëjtën ditë që ANSA dha lajmin se Alketa Vejsiu do të ishte pjesë e kastit në Festivalin e Sanremo-s, në Shqipëri u shua bashkëregjisori i njërit prej filmave më të shikuar nga shqiptarët, një kinokomedi brilante që u ka rezistuar kohërave, e titulluar Kapedani. Ai quhej Fehmi Hoshafi. Bashkëregjisor i këtij filmi është një tjetër regjisor i famshëm shqiptar Muharrem Fejzo, të cilit i urojmë jetë të gjatë. Sa ishte gjallë Fehmi Hoshafi askush nuk u kujtua për të, paçka se filmi i tij Kapedani jepet vazhdimisht, ndërsa lajmin e vdekjes e dhanë të gjitha mediat.

Kjo është tragjedia e artit shqiptar, artistët, shkrimtarët në atdhe jetojnë në kushte mjerimi. Ata krijojnë artin, i japin identitet kombit, janë yje, por në qiellin shqiptar se kush do të jetë yll e vendos dhe administron politika! Edhe televizionet kryesore private të Tiranës mbahen financiarisht nga oligarkët dhe nga politika. Përpara disa vitesh Klan kritikohej nga opozita se kishte të ardhura nga reklamat e paguara nga shteti sa buxheti i disa dhjetra bashkive të Shqipërisë!

Një dramë tjetër e artistëve shqiptarë është se ata nuk gëzojnë të drejtën e autorit. Shteti dhe televizionet private i vjedhin artistët dhe i lenë në mjerim.  Televizione si Klan, ku i ka programet e saj Alketa Vejsiu, por edhe televizioni publik RTSH kanë 30 vjet që shfaqin veprat e artistëve, përfshi veprat e kompozitorëve duke mos u paguar të drejtën e autorit.

Pra vjedhja është kthyer në institucion, artistët shqiptarë vidhen, jetojnë të varfër dhe vetëm kur vdesin u kujtohet se kush ishin.

Ky është realiteti i hidhur shqiptar brenda kufijve, prandaj shqiptarët ikin në Perëndim, ku e fitojnë jetën dhe famën me punë dhe sakrifica!

Presidenca shqiptare e OSBE dhe Kosova – Nga SHABAN MURATI

Është një praktikë dhe traditë e njohur diplomatike ndërkombëtare, që kur një shtet merr kryesimin rotativ të një organizate ndërkombëtare, qoftë të Bashkimit Europian, qoftë të OSBE, apo tjetër, në paraqitjen e programit të kryesimit jep edhe problematikën dhe identitetin gjeografik të rajonit nga vjen.

Ndaj lë një shije të hidhur kur lexon në faqen e Kryeministrisë fjalën e mbajtur në 9 janar 2020 mbi programin dhe prioritetet e kryesisë shqiptare të OSBE në Këshillin e Përhershëm të organizatës në Vienë nga kryetari i rradhës i OSBE dhe kryeministër e ministër i jashtëm i Shqipërisë, Edi Rama, dhe nuk përmendet asgjëkundi as Ballkani e as Kosova. Që nuk është e rastësishme dhe as harresë e tregon edhe fakti që as në konferencën e përbashkët të shtypit me sekretarin e përgjithshëm të OSBE në Vienë kryesuesi shqiptar i OSBE nuk përmendi as Ballkanin dhe as Kosovën.

Ndoshta ata, që i shkruajnë fjalimet do të justifikohen se këtë lloj fjalimi, që fluturon nëpër re dhe nuk përmend as Ballkanin dhe as Kosovën, e dikton neutraliteti, që e kërkon një post i tillë i kryetarit të rradhës të OSBE. Është një alibi që nuk qendron, mjafton të shohësh fjalimet e kryetarëve të mëparshëm të rradhës të OSBE, ku të gjithë kanë paraqitur identitetin e problematikës së vet rajonale.

Janë dy cikle problemesh, që përballon çdo shtet, që merr kryesimin. Cikli i parë është ai i problemeve të përgjithshme të organizatës, siç janë terrorizmi, çeshtja e Ukrainës Lindore apo e Transnistrias. Cikli i dytë është ai i problemeve të rajonit përkatës nga vjen shteti kryesues dhe që presupozon se ai do të përqendrohet të japë kontribut të veçantë për zgjidhjen e tyre.

Nuk besoj se ka diplomat të çdo niveli qoftë, që mendon se kryetarit të rradhës të OSBE, Shqipërisë, dikush ia ka ndaluar të flasë për Ballkanin. Ballkani është një nga rajonet më të pastabilizuar të kontinentit europian. Është rajoni, ku janë të pazgjidhura dy nga dosjet diplomatike më të mprehta në vlim, siç është çeshtja e shtetit të Bosnjë-Hercegovinës dhe çeshtja pezull e normalizimit përfundimtar të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës.

Ballkani është rajoni, që jo vetëm nuk ka përmbyllur ciklin e pajtimit, por po sjell valë të reja të nacionalizmit agresiv, siç shihet në marrëdhëniet e acaruara midis Serbisë dhe Malit të Zi, Serbisë dhe Kroacisë, Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës, Serbisë dhe Kosovës.

Ballkani është në të njejtën kohe rajoni, ku pas ndërhyrjes ushtarake ruse në Ukrainë dhe aneksimit të dhunshëm të Krimesë, strategjia ruse e tensioneve dhe e përplasjeve gjeopolitike u çvendos në rajonin ballkanik. Shqipëria është shtet anëtar i NATO-s, shtet kandidat i BE, shtet ballkanik, ndaj është e pakuptueshme që merr kryesinë e rradhës të OSBE dhe nuk e përmend as Ballkanin e as Kosovën.

Që nuk është normale kjo lloj sjellje diplomatike e Shqipërisë mjafton ta krahasojmë me qendrimin e mbajtur nga Serbia, një shtet ballkanik kryesues i OSBE në vitin 2015. Serbia është anëtare e re e OSBE dhe ka hyrë në këtë organizatë dhjetë vjet pas Shqipërisë, pavarësisht se mori kryesimin e OSBE pesë vjet përpara Shqipërisë, me ndihmën e Shqipërisë.

Në mbledhjen inagurale të kryesimit të OSBE nga Serbia, në fjalën e mbajtur nga ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç në Këshillin e Përhershëm të OSBE në Vienë në 15 janar 2015 për paraqitjen e prioriteteve të Serbisë gjatë kryesimit, kryetari serb i rradhës foli për Ballkanin Perëndimor dhe për proceset e bashkëpunimit rajonal dhe të pajtimit rajonal në Ballkan.

Edhe më parë në mbledhjen e Këshillit të Përhershëm të OSBE në Vienë në 15 korrik 2014, kur paraqiti prioritetet e kryesisë së Serbisë të OSBE për vitin 2015, ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç deklaroi se kryesia serbe e OSBE për vitin 2015 do t’i kushtojë vëmendje të veçantë Ballkanit Perëndimor me fokus në bashkëpunimin rajonal dhe ripajtimin rajonal. Ivica Daçiç shprehu angazhimin e plotë të Serbisë në dialogun e udhëhequr nga BE midis Beogradit dhe Prishtinës dhe njoftoi se planifikon të bëjë vizita në vendet, ku ka prezencë të OSBE, përfshirë edhe Kosovën.

Pra Serbinë si shtet ballkanik nuk e pengoi i ashtuquajturi neutralitet i postit të kryetarit të rradhës të OSBE që të paraqesë në prioritetet e saj edhe Ballkanin, edhe Kosovën. Mënjanimi, që kryetari i ri i rradhës i OSBE nga Shqipëria i bën në programin dhe në prioritetet e veta të presidencës njëvjeçare edhe Ballkanit, edhe Kosovës, vjen si një shenjë e një veprimtarie kryesuese të paplanifikuar mirë dhe e cila po i shmanget detyrimeve shtetërore e kombëtare si dhe rolit të saj diplomatik e rajonal.

Emfazat infantile për rolin e ri historik të Shqipërisë që “për herë të parë në gjithë historinë e saj ka një rol në skenën ndërkombëtare”, nuk mund të mbulojnë të vërtetën që marrja e kryesimit të OSBE është një post pozitiv njëvjeçar me rotacion, si e drejtë e 57 shteteve anëtare të kësaj organizate, që përfshin edhe gjithë shtetet ish-republika sovjetike të Azisë.

Diplomacia e shteteve të vegjël nuk mund të jetë kozmopolite pa qenë së pari kombëtare. Sepse nëse Shqipëria si kryetare e rradhës nuk do të dëshmojë efikasitet në drejtimin e OSBE për përballimin e sfidave të rajonit të vet, vështirë të krijojë bindje se mund të sjell ndonjë kontribut në sfidat e mëdha kontinentale.

Është lehtësisht e kuptueshme se askush nuk pret që Shqipëria e luajë nga vendi gurin e rëndë të krizës së Ukrainës Lindore si një krizë që nuk po e zgjidhin dot as shtetet e mëdha si SHBA, Gjermania, Franca, etj. Askush nuk mendon se Shqipëria si kryetare e rradhës e OSBE do të zgjidhë krizën e Transnistrias, që është shpallur e pavarur para 30 vitesh duke krijuar një konflikt të ngrirë, që ekziston jo vetëm në OSBE, por që artificialisht është edhe në organizatën e vetme rajonale ballkanike të SEECP, ku për faj edhe të votës së Shqipërisë u pranua Moldavia anëtare si shtet ballkanik.

Në raport me sfidat e krizat globale të kontinentit Shqipëria si kryesuese e OSBE pritet të bëjë thjesht rutinën e organizimit të veprimtarive, eksplorimeve dhe misioneve diplomatike të OSBE në Ukrainë apo Moldavi. Por kontributi i saj efektiv pritet në ciklin e dytë të problematikës dhe konkretisht në Ballkan, ku ndodhet vetë.

Shqipëria mund dhe duhet të angazhohet të verë në lëvizje OSBE në funksion të rigjallërimit të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë me qëllim normalizimin e marrëdhënieve midis dy shteteve fqinjë. Kjo nuk ka të bëjë me “neutralitetin“e funksionit të kryetarit të OSBE, sepse dialogu Kosovë-Serbi është i jetësuar në bazë të rezolutës së OKB dhe është zhvilluar me ndërmjetësimin e BE. Shqipëria mund t’i atashohet si kryetare e rradhës e OSBE përpjekjeve ndërkombëtare për vënien në lëvizje të dialogut në funksion të normalizimit të marrëdhënieve dhe stabilitetit në rajon.

Nuk janë të qarta shkaqet përse presidenca shqiptare e OSBE heziton dhe nuk guxon të përmendë as Ballkanin e as Kosovën. Çdo diplomat i rangut të ulët do të kishte qenë në gjendje t’i sugjeronte formula të përfshirjes në prioritetet e kryesimit shqiptar edhe Ballkanin, edhe Kosovën.

Ka një hipotezë se hezitimi i Tiranës për të paraqitur Kosovën në programin e saj të kryesimit mund të vijë nga presioni i Serbisë mbi qeverinë e Shqipërisë. Në datën 5 dhjetor 2018 kur Këshilli Ministerial i OSBE miratoi marrjen e presidencës së rradhës nga Shqipëria, Serbia ka paraqitur një deklaratë interpretative, ku i kërkon Shqipërisë që “vendimet e saj gjatë kryesimit të OSBE lidhur me çeshtjen e “Kosovës dhe Metohisë” të merren në mënyrë transparente. Ne presim nga kryesia shqiptare që të shmangë çdo veprim që nuk përputhet me statusin e neutralitetit të organizatës sonë. Ne presim që Shqipëria të shmangë axhendën e saj kombëtare gjatë 2020. Serbia është gati të ndajë me të përvojën e saj në kryesimin e OSBE në vitin 2015”.

Ka dhe një hipotezë tjetër që shmangien e Kosovës nga programi i presidencës shqiptare të OSBE ta kenë sugjeruar delfinët shqiptare të ish-ministrave të jashtëm serbë, që sot e kësaj dite i ngatërrohen nëpër këmbë diplomacisë së Shqipërisë.

Personalisht do ta këshilloja qeverinë që ta aplikonte përvojën e kryesimit të OSBE nga Serbia në lidhje me Kosovën dhe ta bënte Kosovën pjesë të prioriteteve të presidencës shqipare. Kryetari i rradhës i OSBE në 2015 Ivica Daçiç në të gjitha veprimtaritë dhe vizitat vazhdimisht ka deklaruar dhe ka luftuar kundër pavarësisë së Kosovës, lavdëronte shtetet që nuk e njihnin Kosovën dhe lobonte për çnjohjen e Kosovës në shtetet që e njihnin.

Shqipëria, anëtare e OSBE, nuk protestoi njëherë në atë kohë pse presidenca serbe nuk respektonte “neutralitetin” e organizatës. Ministri i jashtëm serb shkonte gjithandej me uniformën e kryetarit të OSBE, me paratë e OSBE, ku janë edhe kuotat e Shqipërisë, dhe vepronte për interesat e ngushta të Serbisë kundër Kosovës dhe Tirana nuk protestoi njëherë.

Funksioni i kryetarit të rradhës të OSBE nuk është këmisha e forcës për të mbyllur gojën për interesat jetike kombëtare, ku hyn edhe Kosova. Shqipëria duhet t’i mbyllë gojën në OSBE Serbisë, e cila ende flet në OSBE me emrat kolonizues “Kosova-Metohija”, në një kohë që gjithë dokumentat ndërkombëtare, që nga rezoluta 1244 dhe të gjitha dokumentat e OKB, të BE, të Këshillit të Europës, të OSBE,etj. e përcaktojnë emrin Kosovë.

Shqipëria duhet t’i mbyllë gojën në OSBE Serbisë që flet për “deklaratë të njëanëshme të pavarësisë” së Kosovës, në një kohë kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, tribunali më i lartë juridik i OKB, ka përcaktuar me vendim gjyqësor se pavarësa e Kosovës përputhet me ligjin ndërkombëtar.

Presidenca shqiptare e OSBE bën mirë që ka planifikuar të shkojë në disa shtete të OSBE, përfshirë edhe disa që nuk e njohin Kosovën. Por në vend që të djersitet për Donjeckun e Luganskun, do të bëjë mirë të përfitojë nga rasti t’u flasë për Kosovën dhe nevojën e njohjes së saj. Ai duhet ta bëjë këtë edhe në Rusi, ku planifikon të shkojë, dhe të mos ketë asnjë drojtje, përderisa presidenti Putin ka zhvilluar bisedime me presidentin e Kosovës në Paris në nëntor 2018.

Dhe të jetë i sigurt që në Moskë do ta marrin më seriozisht, nëse u flet për Kosovën dhe jo për Krimenë.

Është për të ardhur keq që kryetari i rradhës i OSBE e filloi misionin e tij me një autogol diplomatik. Në takimin në Vienë me disa gazetarë shqiptarë, me gjysëm zëri deklaroi se “e kemi kapacitetin për të bërë diçka per Kosovën, aq më tepër që unë në Prishtinën zyrtare jam tradhëtar”.

Është një mungesë korrektësie diplomatike dhe shtetërore, kur sapo ke veshur qyrkun e kryetarit të OSBE pret urat me Prishtinën zyrtare. Përveç habisë së sjelljes jonormale midis dy shteteve shqiptare, lind dyshimi i madh në qarqet diplomatike të Vienës dhe të Europës për shkallën e besueshmërisë ndaj presidencës shqiptare në OSBE, e cila nuk është në gjendje të zgjidhë konfliktin me shtetin e saj vëlla Kosovën, pa le më t’i besosh të ndërmjetësojë për Krimenë, Donjeckun, Luganskun, Transnistrian, etj.

Shqipëria sapo e mori funksionin e kryetarit njëvjeçar të OSBE. E nisi keq, por ka ende kohë ta koregjoje dhe të verë në programin e saj të veprimtarisë diplomatike si kryesuese e OSBE interesat e saj jetike.

Kozmopolitizmin le t’ua lerë shteteve të mëdha, që mund t’ia përballojnë kostot.

HEROIZMI KUNDËR KOMUNIST – Nga EUGJEN MERLIKA

(Kujtesë për demostratën e 14 janarit 1990 në Shkodër)

            “ Pjesa më e madhe e heronjve janë si disa piktura: për t’i vlerësuar nuk duhen parë shumë pranë”

Francois LAROCHEFOUCAULD (1613 – 1680), shkrimtar francez

Ka ditë në historinë e popujve që hyjnë pa zhurmë, që me ngjarje, në dukje të thjeshta e të parëndësishme, por që bartin në vetvete farën e ndodhive të jashtzakonshme, marrin rëndësinë e tyre me kalimin e kohës. Ato janë si fara e një druri të stërmadh që don kohën e tij për të mbirë e për t’u rritur, por kur të ketë kryer proçesin e tij biologjik, lartësohet me të gjithë madhështinë e tij e kthehet në një objekt kulti, ku brezat, njëri pas tjetrit, gjejnë frymëzimin për të shkuar përpara dhe kyçin për të shpjeguar ndryshimin e epokave.

Një ditë e tillë ka qënë 14 janari 1990, në Shqipërinë “trup e shpirt të sakatosur”, në kryeqendrën e lashtë të Labeatëve, në qytetin e Shkodrës, ledhi më I fuqishëm I qëndresës morale ndaj komunizmit, që pushtoi Shqipërinë n’atë fund nëndori 1944. Ishte kohë ndryshimesh rrënjësore në Evropën e Lindjes. Në nëndorin e sapo kaluar, gjermanët, populli i mundur I luftës së Dytë botërore, kishte shkallmuar Murin e famshëm të Berlinit, simbolin e ndarjes në dy pjesë t’Evropës, ndërsa rumunët kishin asgjësuar me një revoltw mbarë popullore çiftin tiran të Vendit të tyre. Në të gjithë Vendet e tjera komunizmi pranonte hapur dështimin e tij historik, sepse simbas drejtuesit të fundit të kampit socialist, Mihail Gorbaçovit, “nuk mund t’u mohoheshin popujve fqinjë të drejtat e lirisë e demokracisë, polakëve, çekëve, hungarezëve, gjermanëve të Lindjes.”. Epoka e re pas komuniste kishte fytyrat e Vaclav Havelit dhe Lech Walesës, kundërshtarë të regjimeve, si simbole të saj.

Në këtë furtunë të fuqishme që shkallmonte regjimet diktatoriale e sillte në qiejtë e Evropës ajrin e pastër të lirisë, Shqipëria përpëlitej në mjerimin e saj proverbial, e drejtuar nga Jagoja i diktaturës që vazhdonte të belbëzonte përçart refrenin dritëshkurtër e kobzi të “vazhdimësisë”. Në Shqipëri, Vendi i fundit i perandorisë së kuqe n’Evropë, vazhdonin të qëndronin në këmbë, si relike të marrëzisë gjysëm shekullore shtetërore, bustet e Stalinit, që në atdheun e tij kishin përfunduar në furrat e shkrirjes më shumë se tridhjetepesë vite të shkuara.

Dikush në botën e madhe hodhi idenë se ky Vend meritonte të ruhej në gjëndjen që ishte “si një muze”, në të cilin turistët nga gjithë bota do të shihnin me sytë e tyre se çfarë fuqie shkatërruese kishte pushteti i idhtarëve të Stalinit për të kthyer njëmijë vjet mbrapa një Vend t’Evropës. N’atë fillim viti të dhjetëvjeçarit të fundit të shekullit dukej se Shqipëria kllapitej në gjumin e vdekjes, e trallisur nga përrallat nanuritëse të demagogëve të kuq në veshjen e të gjithë lakejve të diktaturës, që nga piramida drejtuese deri tek armata e ushtarakëve apo sigurimsave, e intelektualëve që luhateshin mes bindjeve të verbëra dhe erës që frynte nga Vendet e tjera simotra.

Pikërisht n’ata çaste kllapitjeje disa shqiptarë të thjeshtë, bij të denjë të Shkodrës, puntorë në qendra të ndryshme pune, patën idenë të thirrnin popullin e qytetit të tyre në një tubim të pazakontë për gjysëm shekullin e shkuar, nëpërmjet të cilit t’i përcillnin kastës në pushtet vullnetin e tyre për të ndryshuar kursin, për t’u vënë në një rrjedhë me Vendet e tjera të Lindjes, duke e filluar këtë rrugëtim të domosdoshëm me heqjen forcërisht të bustit të Stalinit nga sheshi kryesor i qytetit të tyre. Emrat e Rin Monajkës, Dedë Kasnecit, Nikolin Margjinit, Gjergj Livadhit, Kolec Hublinës, flamur Elbasanit, Aldo Perrizit, Flamur begut, Klaudio Dakës, Nikolin Thanës, Tonin Demës e të tremijë shkodranëve që atë ditë të ftohtë të 14 janarit mbushën sheshin dhe rrugët e Shkodrës, duke i dhënë jetë së parës demostrate masive kundër komuniste meritojnë vende nderi në kujtesën historike të kombit. Ai tubim qe shprehja e vetëdijes kritike të kombit, qe dëshmia më bindëse se Shqipëria e trallisur nuk ishte e vdekur, se në gjirin e saj kishte bij besnikë të përparimit të saj që ishin gati, me çmimin e jetës së tyre, të thirrnin në beleg e të trondisnin nga themelet një ngrehinë të shëmtuar e kriminale që nuk përfaqësonte aspak traditën shqiptare.

Ai tubim shkonte në hullinë e luftëtarëve kundër komunistëve, që qëndruan për nëntë vite në malet e Shqipërisë të mbajtur nga populli i tyre, n’atë të burgosurve politikë të revoltave të Spaçit e Qafë Barit. Pjestarët më në dukje t’atij tubimi u ballafaquan menjëherë me terrorin e Sigurimit dhe të Gjykatave, u rrahën egërsisht, u sakatuan. Rini Monajka është shëmbulli më flagrant i dhunës policore, pasojat e së cilës i pagoi me jetën e tij pak vite më vonë. Ata u bënë pionierët e parë të Rilindjes shqiptare të vonë, i hapën rrugën një qëndrese të fuqishme që u pasua me të tjerë tubime, si ai i 28 janarit në Kryeqytet e të tjerë me rradhë në Kavajë në Universitet,  e qytete të tjera. Ata i vunë gurët e parë Shqipërisë demokratike me guximin e tyre, me vetmohimin, me besimin se “kalaja e socializmit” ishte pa themele e si e tillë, nuk do të mund t’i qëndronte erës së lirisë. Ata ishin të ndërgjegjshëm se liria kërkonte sakrifica të fitohej e të mbahej. Ata djem të Shkodrës i pranuan sakrificat, u bënë si yjet ndriçues në qiellin e zi të diktaturës së Vendit të tyre. Si të tillë ata meritojnë vendin e tyre në Panteonin e heronjve të historisë bashkëkohore të Atdheut të tyre.

Fatkeqësisht, deri tani ata emra heronjsh kanë mbetur në hije, të errësuar nga real-politika apo nga të tjerë heronj të luftës kundër pushtuesit gjatë luftë së Dytë botërore. Historiografia zyrtare e gjithë këtyre tridhjetë viteve bie në një kundërthënë të dukëshme: nëse vazhdon të vlerësojë me të drejtë ata djem e vajza që u vranë me të vërtetë nga pushtuesit italianë apo gjermanë, që ishin e keqja e asaj kohe, nuk ka asnjë vlerësim për të tjerë shqiptarë që luftuan, me dhe pa armë, komunizmin që qe me të vërtetë e keqja më e madhe e këtij Vendi. Sot shumë bien në ujdi me këtë pohim të fundit, por nuk kanë ndershmërinë intelektuale të pranojnë se ata shqiptare e shqiptarë, që kanë dhënë jetën si kundër komunistë, kanë të njëjtën të drejtë të quhen heronj, sepse atë jetë e kanë dhënë për të kundërshtuar e luftuar diktaturën më mizore të historisë së Vendit të tyre e të mbarë Evropës së mbas luftës. Nëse “zgjedhja e duhur“, simbas tyre  atëherë ishte lufta kundër pushtuesve, me të njëjtën logjikë mbas vitit 1944, arrihet në përfundimin se ajo zgjedhje duhej t’ishte lufta e kundërshtimi i diktaturës komuniste.  Nëse argumenti më “i fuqishëm” i asaj historiografie, në analizën e asaj periudhe historike është se “ajo luftë e vuri Shqipërinë në anën e fituesve”, më 1990 po të ishte ishte e njëjta njësi mendimi e veprimi në gjykim, do të duhej të pohonin ndershmërisht që gati gjysëm shekulli komunist ishte një dështim i plotë i gjithanshëm, mbasi Shqipëria bënte pjesë në gjysmë sferën e diktaturave më të zeza, pra “jo në zgjedhjen e duhur”.

Heronjtë e vërtetë janë të gjithë ata shqiptarë e shqiptare që nuk u pajtuan kurrë me regjimin lirivrasës të komunistëve, që e shprehën mospajtimin në mënyra të ndryshme, duke filluar që nga jeta në mal me armë në dorë deri në vdekjen pa varr në Atdheun e tyre, tek ata bij e bija të Shqipërisë e Kosovës që u masakruan nga ushtarët serbë, sepse deshën të mbronin Shqipërinë etnike, tek të gjithë ata intelektualë, klerikë e studentë, që diktatura i asgjësoi pa mëshirë si “armiq të popullit”, sepse deshën Shqipërinë evropiane, një Vend ku të respektohej e drejta e secilit për të lutur Zotin e për të shprehur lirisht mendimin e vet, tek ata që në mizorinë e kampeve të punës së detyruar të Spaçit apo Qafë Barit patë guximin të flijoheshin për të ngritur flamurin pa yllin e kuq, simbolin e Rusisë bolshevike, tek të gjithë njerëzit e ndershëm të këtij trualli, që pranuan të bënin vite burgu, për të mos u bërë spiunë të regjimit në dëm të shokëve të tyre, për…..

Gjithësia kundër komuniste në Shqipëri, ndoshta nuk ka shumicën si sasi, por idealet për të cilët është flijuar për gati gjysmë shekulli, janë stolia më e vyer në ballin e Atdheut. Si të tillë ata meritojnë vlerësimin e respektin e duhur nga Shqipëria demokratike dhe historia që, simbas Carlyle-it “është poezia e vërtetë”. Mbas tridhjetë vitesh të tjetërsimit të sistemit, mbas një brezi tjetër që ka lindur, është rritur e futur në jetë, mendoj se shoqëria shqiptare, jeta akademike, politika, e kanë për detyrë të braktisin dogmat e diktaturës, të trajtojnë problemin me objektivitet shkencor e paanshmëri ideologjike. Është ky guri i provës që vihet sot para tyre, dëshmia e vërtetë nëse ka një demokraci në Shqipëri, apo ajo është kthyer në një demokraturë që vazhdon të shohë më shumë në pjesën e dytë të termit të përngjitur, se sa në të parën.

Më mirë të jesh mes të përndjekurve se sa mes përndjekësve” thuhet  në një    shprehje të marrë nga Talmudi, libri i ligjeve të lashtë të Izraelitëve. Organizatorët dhe qytetarët e Shkodrës atë 14 janar të tridhjetë viteve të shkuara, përqafuan e zbatuan filozofinë e kësaj shprehjeje, duke dhënë një ndihmesë të vyer në shpërndarjen e errësirës së natës komuniste e në agimin e demokracisë. Të gjithë ne që po jetojmë në këtë demokraci, edhe se të diskutueshme, u shprehim atyre mirënjohjen tonë si popull, duke u premtuar se do të ruajmë përjetë në kujtesën tonë veprën e tyre.

 

Janar 2019                                                                Eugjen Merlika

FAJËSI E PËRBASHKËT LDK-VV – Nga IDRIZ ZEQIRAJ

     Koordinimi pozitiv opozitar, pas rrëzimit të qeverisë Mustafa, nga banda PAN, me pjesëmarrjen edhe të VV-së, ngjalli frikën e PAN-istëve. Ata vunë në lëvizje propagandën lehaqene, tipike komuniste, se “këto dy subjekte janë në armiqësi, veç ideologjike, edhe personale dhe dështimi i krijimit të qeverisë të përbashkët është i parathënë!”
     Në fakt, kundërshtitë e dhunshme të VV-së nuk ishin as ideologjike dhe aq më pak personale. Përkundrazi, ishin thellësisht kombëtare, që nga ndarja e Mitrovicës, 6 pikët e Baki Munit, Fusnota, Asociacioni, Demarkacioni, refuzimi i Hashimit president dhe të tjera batakçillëqe të PDK-së, të aprovuara  dhe të nënshkruara edhe nga LDK-ja.
     E konsiderojnë sakrificë uljen në dialog të ish-kryeministrit Mustafa, me shefin e VV-së Albin Kurtin. Mendoj se është e kundërta. Kryetari Isë, nga obligimet e marra ndaj Hashimit, me insistimin për aprovimin e Demarkacionit, ka provokuar shqiptarët e kudondodhur në botë. Për habinë e të gjithëve, fajësinë e tij e përsëriti edhe tani, kur thotë se “Kosova, me vijën aktuale kufitare me Malin e Zi, nuk humbë asnjë pëllambë tokë!?”
     Ndarja e pushtetit 5+5 ministri dhe kryeministri për VV-në e kryekuvendari për LDK-në, ishte objektive, racionale. Matematikat se kryeministri është më shumë se sa Presidenti e Kryekuvendari ose sa 4 ministri, të marra së bashku, ishin jo reale dhe komplikoi dialogun në mes të VV-së dhe LDK-së. Oreksi i shtuar i LDK-së, thartoi dialogun. Shpikja e postit të presidentit, ngjalli shumë dyshime, për mungesë serioziteti dhe jo e gatshme për koalicion.
     Dihet se Vetëvendosje ka dënuar pazaret e pista të zgjedhjes të Hashimit president. Dhe, kishte të drejtë. Këtë e dinte LDK-ja, qysh më parë. Atëherë, pse provokoi, jo vetëm VV-në, por edhe popullin, kur pasojat e asaj zgjedhjeje, vazhdojnë t`i vuajnë shqiptarët. Nga ai pazar, më se shumti e pësoi Kosova, populli i saj dhe LDK-ja, si subjekt politik. Andaj, futja e presidentit, si pykë, në dialog, kundërmon padurueshëm dhe stopoi rrjedhën normale të dialogut.
     Deri këtu fajësia ishte e LDK-së, më saktë, e klanit të njohur brenda Kryesisë të LDK-së. Arsyeja është e brendshme. Ethet e trashëgimisë të kryetarit të LDK-së, janë bombë e kurdisur. Themi trashëgimisë dhe jo të zgjedhjes, sepse klani pas Kryetarit Rugova, rrënoi sistemin zgjedhor demokratik partiak, duke e zëvendësuar me emërime nepotike e klanore aklamative. Një sondazh i bërë drejtëpërdrejtë, rezulton i saktë: 83 % LDK-ja ka devijuar rrugën rugoviane dhe vetëm 17 % ka ruajtur nga ajo trashëgimi.
     Ruajtja e monopolit në Kryesinë e LDK-së, në Kuvendin e 9-të dhe deklarimi i njërit nga nënkryetarit të saj se “këta janë të rinj, për ta udhëhequr partinë”, kur dihet se janë në pragun e 40-ve e disa syrësh kaluar këtë moshë, flet për statusquon, uzurpimin e partisë. Kenedy dhe Obama, veçsa kishin kaluar të 40-at, kur u bënë presidentë të Amerikës apo Sabastian Kurz vetëm 31 vjeç Kancelar i Austrisë, Sanna Marin, 34 vjeçe, kryeminstre e Finlandës. Andaj, shqetësimi i nënkryetarit, më parë se mosha, është ruajtja e klanit, tashmë, të konsoliduar.
     LDK-ja, si parti akademike, me shumësi intelektualësh të mirëfilltë, duhej të ishte shembull demokracie, për partitë e tjera, qofshin edhe ato parti-banda, siç janë koalicioni PAN, duke aplikuar debatin e shpenguar, konkurrencën e ndershme dhe votimin e fshehtë demokratik. Si delegat i tri Kuvendeve “Zgjedhore”, përkatësisht, 7-të, 8-të dhe 9-të, të LDK-së, konstatoj se kjo parti ka degjeneruar demokracinë, njësoj si partitë tjera, duke ngulfatur LDK-në, gjë që pamundëson çfarëdo ndikimi pozitiv tek partitë tjera.
            Cilat janë rrjedhojat e përqendrimit të pushtetit tek kreu i partisë?
     Mendësia ballkanike ende vazhdon të jetë anadollake! Prandaj kreu i partisë ka etje pushtetare të pakufishme. Nënkryetari, të cilin e ndajnë vetëm tri gërma nga kryetari, kompetenca, e drejta e tij është vetëm aprovuese e veprimeve të kryetarit, qorrazi! Kjo ka reflektuar edhe për zëvendës-kryeministrat, zëvendës-ministrat. Përndryshe, një zëvendës-kryeministre si Vjosë Osmani, do ta relativizonte gjithëpushtetshmërinë e Kurtit, si kryeministër, plus Haki Abazi, si zëvendës i dytë. Dibranët kanë një urtësi të artë: Një mendje – asnjë mendje; dy mendje – gjysmë mendje; tri mendje – një mendje.
     Edhe politizimi i Ministrisë të Punëve të Brendshme, madje , edhe nga anëtarët e LDK-së, kishte një arsye të provuar më parë. Kryetari Isë emëroi njeriun e kulturës, ministër të brendshëm! U kuptua se ai ishte preferencë e Hashimit. I njëjti ish-ministër, mbrojti hapur qeverinë e PAN-it, sa të dobët, aq edhe kriminale, duke thënë se “rrëzimi i qeverisë aktuale, është difekt i madh!!!” Megjithatë, ai edhe pas kësaj  marrëzie politike, është anëtar i Kryesisë! Klani ruan, dhunshëm, monopolin mbi partinë!
     Nëse Zëvendës-ministri i Brendshëm nga VV-ja, ta zëmë, Liburn Aliu apo Xhelal Sveçla, do të ishin, vërtet, të dytë, pas ministrit të LDK-së, VV-ja nuk kishte pse të merakosej, për pengesë të realizimit të premtimit të luftimit të korrupsionit. Themi të korrupsionit dhe jo të krimit të organizuar vrastar, sepse Kurti, me pozicionimin kundër Gjykatës Speciale, rrjedhimisht, del në mbrojtje të hapur të krimit!
          Vetëvendosja nismon provokimet ndaj LDK-së
     Nga 26 dhjetori negativiteti i përket VV-së. Vërtet, kërkesa e LDK-së, për t`i dhënë edhe një javë afat, ishte e padrejtë, sepse takimet e përsëritura mumllëke, të heshtura, kishin edhe elemente të kotësisë së dukshme, sepse për çështjen e presidentit ishte dhënë përgjigje e prerë nga VV-ja, duke nënkuptuar si zgjedhje e popullit, jashtë partiak dhe jo me pazare politike partiake. Por, propozimi i kandidatit të VV-së për kryekuvendar, pa paralajmërim, aq më keq kur dihet se ky post ishte rezervuar për LDK-në, është provokim i VV-së, që vënë në dyshim një qasje serioze për koalicion.
     Ndërsa pauza 12 ditore e LDK-së, 26 dhjetor – 6 janar, me “justifikimin” se ishin pushimet e Vitit të Ri, ndërkohë që Evropa ka vetëm një ditë pushimi – 1 janarin -, është bajat, tërësisht, i papërgjegjshëm, para besimit dhe zotimit të marrë nga dhe ndaj elektoratit, popullit.
     Shpallja e listës emërore të ministrave, nga shefi i Vetëvendosjes, Albin Kurti, me një përgaditje solide profesionale, antipod i qeverisë katastrofale të PAN-it, është pritur mirë nga opinioni. Veçse, njëanshmëria, emërimet pa konsultim, me partnerin në dialog për koalicion, është provokimi i dytë i radhës, që na kujton thënien e malësorës mirditore: “Me pas majtë fëmija shpi, Kola jem i kish majtë tri!” Paparashikueshmëria është veti e fëminore, papjekuri. Një sjellje e tillë e Kurtit, është jo vetëm provokuese për LDK-në, por edhe irrituese për shqiptarët, që vazhdojnë të presin krijimin e institucioneve të shtetit të Kosovës.
     Realisht, VV-ja dhe LDK-ja, përkatësisht, krerët e dy subjekteve, me bashkëpunëtorë, duhet të konsultoheshin për secilin ministër dhe të dakordoheshin. Sepse, vetëm kështu suksesi i një qeverie të përbashkët, do të ishte i garantuar. Përndryshe, shembulli negativ, deri në dështimin total të qeverisë PAN, duhet t`u shërbejë për reflektim palëve në dialog.
     Asnjë marrëveshje e suksesshme, nuk mund të arrihet pa kompromise dy palëshe. Vet fjala – Marrëveshje -, presupozon kompromisin. Dhe, kompromiset, gjithëherë, dhembin, për palët në bisedime. LDK-ja është përpjekur ta “arsyetojë” koalicionin me partinë-bandë, PDK-në, madje, edhe pas “Zanzibar-it, se mbetja në opozitë po e dëmton atë. Por, tani, që mundësia e koalicionit, të ngritjes në pozitë, është pa atë sakrificën e madhe, deri në shkeljen mbi gjakun e shumë qindra veprimtarëve të LDK-së dhe të ushtarakëve luftëbërës, FARK-istë të Ibrahim Rugovës, të listuar dhe të vrarë ngeshëm e mizorisht, përgjatë dhe pas luftës, pse heziton, më saktë, neglizhon, për të mos thënë, përjashton koalicionin me Vetëvendosjen?!?
     E përsërisim, rrjedhën normale të koalicionit e pengoi, madje, deri në stopim klani brenda LDK-së, me kërkesën absurde të zgjedhjes së parakohshme të presidentit. Edhe pse populli i ngopur, deri në gërdi, me presidentin aktual, si rrjedhojë e pazareve të pista partiake, kërkon ndryshim të ligjit zgjedhor dhe zgjedhje të presidentit me votim plebishitar, LDK-ja ngulmon, çuditshëm, statusquon, me pazaret e përsëritura. Anëtarësia e LDK-së mendon ndryshe. Por, zëri i saj është mbytur, si rrjedhojë e ngulfatjes, të mungesës të demokracisë së brendshme zgjedhore.

Kështu Rusia po e destabilizon NATO-n nga brenda – Nga JANUSZ BUGAJSKI

Në pamundësi për të parandaluar zgjerimin e NATO-s, Moska po intensifikon fushatën e saj për të shkatërruar nga brenda anëtarët e Aleancës. Presidenti Vladimir Putin e konsideron NATO-n si kërcënimin kryesor ndaj ekspansionizmit të Rusisë dhe përllogarit se sabotimi me“fuqinë e butë” (metoda imponimi jo me luftë) është një mënyrë më e lirë dhe më efektive për të prishur unitetin perëndimor sesa një konfrontim ushtarak që do të ekspozonte dobësitë e Rusisë.

Kremlini ka kërcënuar shumë shtete europiane që të mos anëtarësohen në NATO, me frikën se kjo rrit praninë e Amerikës në mbrojtjen e Evropës. Ai gjithashtu ka zhvilluar një strategji paralele për të neutralizuar qeveritë aleate. Anëtarësimi në NATO sigurisht që e rrit sigurinë e një shteti, por nuk garanton imunitet ndaj përçarjes nën-ushtarake, veçanërisht nëse disa liderë kombëtarë paramendojnë se ata mund të përfitojnë politikisht ose personalisht nga ndërhyrjet e Moskës.

Sipas Rusisë, në NATO ka tre kategori shtetesh: të cenueshmit, të shfrytëzueshmit dhe rezistentët. Shtetet e cenueshme janë vendet e vogla në kufi me Rusinë ose anëtarët e rinj që janë të ekspozuar ndaj presionit. Tre republikat baltike të Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë janë më të ekspozuara se çdo anëtar tjetër i NATO-s dhe zyrtarët rus kombinojnë dezinformacionin me kërcënimet e drejtpërdrejta për të qetësuar qeveritë e tyre dhe për të penguar angazhimin e tyre me Sh.B.A. dhe aleatët e tjerë.

Rrëfenjat mashtruese (të përhapura) përmes mediave zyrtare dhe rrjeteve sociale kanë për qëllim të delegjitimojnë pavarësinë e Balltikut, të nxisin konflikte ndëretnike dhe t’i shfaqin qeveritë e këtyre (shteteve) si neo-fashistë që janë duke shtypur pakicat fatkeqe ruse. Pjesa më e madhe e kësaj propagande ka për qëllim që të bindë qeveritë perëndimore se ata tre vende nuk ia vlejnë të mbrohen në rast të një konfrontimi me Rusinë.

Anëtarët e NATO-s në Ballkanin Perëndimor janë gjithashtu të ekspozuar ndaj presioneve ruse. Pasi dështoi të parandalonte anëtarësimin e Malit të Zi në NATO duke përdorur nacionalistët serbë për të rrëzuar qeverinë e tij, Moska vazhdon të mbështesë opozitën anti- NATO dhe të pengojë përparimin e vendit drejt anëtarësimit në BE. Kremlini gjithashtu dështoi të bllokonte anëtarësimin  e Maqedonisë së Veriut në NATO, por vazhdon të ndezë tensione ndëretnike dhe të nxisë ekstremistët nacionalistë.

Shtetet e shfrytëzueshme janë kryesisht vendet e Europës Perëndimore që mund të depërtohen përmes biznesit, mediave ose korrupsionit politik. Gjermania, Franca dhe Italia shërbejnë si shembuj tipikë, ku një ish-Kancelar (Gerhard Schroeder), kreu i një partie të madhe opozitare (Marine Le Pen), dhe një ish-Zëvendës Kryeministri (Matteo Salvini) raportohet se janë rekrutuar financiarisht për t’i shërbyer Interesave të Kremlinit. Depërtimi i Moskës arrin thellësitë e elitave politike.

Gjithashtu është dëshmuar se edhe disa anëtarë të rinj të NATO-s janë të hapur ndaj ndikimeve të Moskës. Në Hungari, Republikën Çeke, Sllovaki dhe Bullgarijanë përmirësuar lidhjet personale me presidentë ose kryeministrapër t’i bindur ata të heqin dorë nga vendosja e sanksionevendaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainëssi dhe të lobojnë për zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike me Moskën. Gjithashtu vihet në pikëpyetje edhe angazhimi i secilit shtet për të mbrojtur fqinjët e cënueshëm në rast të një sulmi rus.

Kroacia është kthyer në shënjestrën ekohëve të fundit të Kremlinit (me qëllim) kufizimin e zhvillimit të projekteve të energjisë që do të sfidonin ambiciet monopoliste të Rusisë në furnizimin me gaz të rajonit. Zagrebi, gjithashtu, është i dobishëm për Rusinë në mbajtjen e Bosnje -Hercegovinës të pastabilizuar me ngritjen e kërkesave për një tërësi kroate, e cila pasqyron presionet serbe ndaj vendit të brishtë.

Kategoria e tretë janë shtetet rezistentë, të cilët është provuar se janë më të pandikueshëm nga manipulimet e Rusisë. Dy shembujt kryesorë janë Polonia dhe Rumania, ku politikanët e të gjithë spektrit politik nuk kanë iluzione rreth neo-imperializmit të Moskës dhe ku shoqëritë janë kryesisht imune ndaj dezinformimit të shtetit rus.  Ata e vlerësojnë NATO-n si një strukturë thelbësore të sigurisë që garanton pavarësinë e tyre dhe integritetin territorial. Jo me shumë sukses, Moska është përpjekur të izolojë të dy vendet në arenën ndërkombëtare, duke i shfaqur ato si ngatërrestarë anti-rusë të përjetshëm.

Putin po e përshkallëzon fushatën e tij për të dobësuar NATO-n, në mënyrë që të vazhdojë sulmet e tij ndaj Ukrainës, të ndajë Gjeorgjinë dhe Moldavinë, si dhe të aneksojë Bjellorusinë.  Si kundërpërgjigje, Aleanca duhet të jetë e më e mirë-përgatitur në zbulimin dhe luftimin e ndërhyrjes së Moskës, sidomos duke ndjekur (penalisht) korrupsionin e sponsorizuar nga shteti dhe duke luftuar dezinformimin. Mbi të gjitha, situata duhet të përmbyset në Federatën Ruse, ku ndarjet etnike dhe rajonale, të ushqyera nga përkeqësimi i standardeve të jetesës po sfidojnë pushtetin autoritar të Moskës.

Uashingtonit i duhet të kthehet në parimet bazë që patën shoqëruar rënien e Bashkimit Sovjetik duke mbështetur demokratizimin, pluralizmin, të drejtat e pakicave, decentralizimin dhe federalizmin e vërtetë në Rusi. Ndërsa Moska kërkon të ndajë Perëndimin dhe copëtojë NATO-n, Uashingtoni duhet të promovojë vetëvendosjen rajonale dhe etnike brenda Federatës Ruse. Kjo do t’i jepte një paralajmërim të fortë një Kremlini sa armiqësor, po, në fund të fundit, edhe aq të frikësuar se Perëndimi është plotësisht i aftë të reagojë në mënyrë efektive ndaj dredhive, sabotimit dhe (përpjekjeve të tij) shkatërruese.

 

Dita51, Albania
RUSSIA IS SUBVERTING NATO FROM WITHIN
Janusz Bugajski, 3January 2020

Unable to prevent NATO enlargement, Moscow is intensifying its campaign to subvert Alliance members from within. President Vladimir Putin views NATO as the main threat to Russia’s expansionism and calculates that soft power sabotage is a cheaper and more effective means to undermine Western unity than a military confrontation that would expose Russia’s weaknesses.

The Kremlin has threatenednumerous European states not to join NATO,fearing that this enhances America’s presence in defending Europe. It has also developed a parallel strategy to neutralize Allied governments. Joining NATO certainlyenhances state security, but it does not guarantee immunity from sub-military disruption, especially if some national leaders calculate that they can profit politically or personally from Moscow’s interventions.

For Russia, there are three categories of NATO states: the vulnerable, the exploitable, and the resisters. The vulnerable states are small countries bordering Russia or new members that are susceptible to pressure. The three Baltic republics of Estonia, Latvia, and Lithuania are more exposed than any other NATO members and Russian officials combine disinformationand direct threats to pacify their governments and limit their engagement with the U.S. and other allies.

Fraudulent stories through official media and social networks are intended to delegitimize Baltic independence, stir inter-ethnic conflicts,and depict their governments as neo-fascists repressing hapless Russian minorities. Much of this propaganda is aimed at Western governments to convince them that the three countries are not worth defending in the event of confrontation with Russia.

NATO members in the Western Balkans are also vulnerable to Russian pressures. After failing to prevent Montenegro’s entry into NATO by using Serbian nationalists to overthrow its government, Moscow continues to support the anti-NATO opposition and disrupt the country’s progress toward EU accession. The Kremlin also failed to obstruct North Macedonia’s NATO entry but continues to inflame inter-ethnic tensions and incite nationalist extremists.

The exploitable states are mostly West European countries that can be penetrated through business, media, or political corruption.Germany, France, and Italyserve as classic examples, where a former Chancellor (Gerhard Schroeder), the leader of a major opposition party (Marine Le Pen),and a former Deputy Prime Minister (Matteo Salvini) have reportedly been financially recruited to serve Kremlin interests.Moscow’s penetration reaches deep into the political elites.

Some new NATO members have also proved vulnerable to Moscow’s influences. In Hungary, the Czech Republic, Slovakia, and Bulgaria personal connections have been developed with presidents or prime ministers to dissuade them from applying sanctions for Russia’s invasion of Ukraine and to lobby fordeveloping economic relations with Moscow. Questions are also raised about the commitment of each state to defend vulnerable neighbors in the event of a Russian attack.

Croatia has become a recent Kremlin target to curtail the development of energy projects that would challenge Russia’s monopolistic ambitions in regional gas supplies. Zagreb is also useful for Russia in keeping Bosnia-Herzegovina off balance by raising demands for a Croatian entity that mirrors Serb pressures on the fragile country.

The third category of states are the resisters, which have proved to be more impermeable to Russia’s manipulation. Poland and Romania are the two key examples, where politicians across the political spectrum have no illusions about Moscow’s neo-imperialism and where societies are largely immune to Russian state disinformation. They value NATO as an essential security structure that guarantees their independence and territorial integrity.With limited success, Moscow has tried to isolate both countries on the international arena by portraying them as perpetual anti-Russian troublemakers.

Putin is escalating his campaign to weaken NATO in order to pursue his attacks on Ukraine, to divide Georgia and Moldova, and to annex Belarus. In reaction, the Alliance must be better prepared to detect and combatMoscow’s infiltration especially by prosecuting state-sponsored corruption and countering disinformation.Above all, the tables must be turned on the Russian Federation where ethnic and regional cleavages driven by deteriorating living standards arechallenging Moscow’s authoritarian rule.

Washington needs to return to core principles that accompanied the collapse of the Soviet Union by supporting democratization, pluralism, minority rights, decentralization, and genuine federalism in Russia. While Moscow seeks to divide the West and fracture NATO, Washington should promote regional and ethnic self-determination inside the Russian Federation. This would send a strong signal to a belligerent but ultimately fearful Kremlin that the West is fully capable of reactingeffectivelyto its subterfuge, sabotage, and subversion.

Shtegtimet lirike në poezinë e Elida Buçpapajt Nga Prof.dr. Eshref Ymeri

 

Vitin e kaluar, Shtëpia Botuese “Onufri” nxori nga shtypi dhe hodhi në qarkullim vëllimin poetik me titull “Ujshëm” të poetes, publicistes dhe përkthyeses së talentuar Elida Buçpapaj. Libri përmban dymbëdhjetë cikle me 42 poezi dhe zë një vëllim prej 172 faqesh. Ai e pasuron më tej krijimtarinë letare të kësaj poeteje, e cila, përveç botimit të vëllimeve të mëparshme poetike, ka sjellë në gjuhën shqipe edhe përkthime të shumta nga krijimtaria e mjaft poetëve të huaj.

Ky vëllim më ra në dorë ca kohë më parë dhe kur e mbarova së lexuari para dy ditësh, më la mbresa të fuqishme për lirizmin e tij mahnitës. Madje lirizmi përbën boshtin kryesor të krejt poezive të këtij vëllimi. Problemi i lirizmit, si një fenomen estetik, dëshmon për aftësinë e autores për trajtimin e dukurive të jetës së përditshme. Përmbajtja psikologjike e përjetimeve të saj përbën themelin e lirizmit të këtij vëllimi, në të cilin ajo ka krijuar një unitet artistiko-psikologjik, duke filluar nga sistemi i figurave dhe i motiveve lirike, deri te përsosja ritmike dhe intonative. Lirizmi përbën njërën nga karakteristikat e të menduarit artistikisht të Elidës, që bazohet në përjetimet personale gjatë perceptimit të ngjarjeve në morinë e realiteteve shqiptare, çka gjen pasqyrim në gjendjen e saj shpirtërore.

Përmes lirikës poetike, Elida shpreh mallin për atdheun e dashur, prej të cilit është larguar rreth një çerek shekulli më parë dhe ëndrrat e kanë ndjekur pas orë e çast për t’u kthye në gjirin e tij. Shtegtimet e saj lirike, duke filluar që nga Amerika dhe deri te atdheu amë, janë me të vërtetë emocionuese. Në shtegtimet e saj ndihet dëshpërimi i ikanakëve, të cilët jeta i detyroi të braktisin vatrat amtare dhe të marrin arratinë drejt vendeve të huaja. Dhe fajin për këtë poetja ua vë politikanëve parazitë, në përshkrimin e të cilëve lirizmi i saj vjen e merr tiparet e një revolte patetike.

Shumë prekëse është poezia “Refugjatët”, të cilëve Evropa, siç shkruan poetja, “ua mbyt anijen e shpresave”. (Ah, Evropë, Evropë! Ndaj nesh ti ke ushyer smirë, për gjuhën tonë të shenjtë, të dëlirë, se prej saj ke marrë shumë dije, se është një gjuhë perëndie. Ndaj Plini Plaku vetë ka thënë: latini që kur është zënë, me alfabetin tonë ka nxënë. Leibnici yt dikur ka shkruar, këtu e dy shekuj të shkuar: kulturën tonë parakristiane, që ta mësojmë ne kësaj ane, na duhet shqipja kapedane. Për ne ke qenë përherë një dhelpër, ndaj kurrë nuk more pamje tjetër. T’i them këto, Evropë e mpitë, që ta kthjellosh trurin një ditë).

Në të njëjtën kohë, në poezitë “Heshtja”, “Indiferencë”, “Populli” etj. Elidën e kaplon një zjarr poetik për heshtjen e popullit para një grushti politikanësh, të zhveshur nga dinjiteti kombëtar dhe të zhytur në botën e aferave korruptive. Poeten e revolton heshtja e njerëzve në vendin tonë, i cili ndodhet në kushtet e një neodiktature. Kur i lexova këto poezi dhe disa të tjera për gjendjen ku është katandisur vendi ynë në atë neodiktaturë, m’u kujtuan fjalët e regjisorit rus të filmave dokumentarë Vitali Manski (1963):

“Putini po jeton në një realitet krejt tjetër, në një realitet “hyjnor”. Dhe, për pasojë, – vazhdon regjisori, – “pjesa dërrmuese e popullsisë ruse e përfshin atë në radhën e shenjtorëve”.

Shtrohet pyetja: mos vallë edhe populli ynë, në kushtet e neodiktaturës, është duke ecur në gjurmët e popullit rus?

Lexuesin e ngre peshë poezia kushtuar Nënë Terezës, humanistes emblematike në mbarë rruzullin tokësor. Kur lexuesi njihet me përmbajtjen e kësaj poezie, mund t’i shtrojë vetes pyetjen:

“Perëndimi evropian vallë a e ka vrarë mendjen ndonjëherë se si shpjegohet që pikërisht Skënderbeu dhe Nënë Tereza kanë dalë nga radhët e etnosit shqiptar?”.

Sigurisht që nuk e ka vrarë kurrë mendjen ndonjëherë, se ndryshe, edhe për fajin tonë, nuk do të na i kishte bërë çarçaf trojet tona etnike. Personaliteti i Skënderbeut dhe i Nënë Terezës janë dëshmia më kuptimplote e fisnikërisë së kombit shqiptar, të cilin gjithmonë e ka pasë karakterizuar shpirti i madhështisë, i mishëruar gjatë shekujve në humanizmin dhe në mikpritjen proverbiale.

Lexuesit i ngjallin mallëngjim të thellë poezitë “Kosova dashuria ime” (Kosova mon amour) dhe “Të du Kosovë”. Në vargjet poetike të Elidës, Kosova lartohet mjeshtërisht, si krenaria e mbarë kombit shqiptar, si “tanku” i kreut të “kolonës” mbarëshqiptare. Por Elidën zemërndezur e ha një merak përbrenda: mos vallë edhe Kosova ka filluar të ecë në gjurmët e atdheut amë në instalimin e neodiktaturës?

Plot aromë ngrohtësie tingëllon lirizmi poetik në poezitë kushtuar mjediseve zvicerane, si “Berna”, “lumi Aare”, “Urat e Bernës” etj.

Në vargjet poetike të Elidës gjejnë pasqyrimin e vet pylli i heshtur në dremitjen e vet të magjishme, qielli kryelartë, deti hijerëndë, shiu jetëdhënës dhe retë endacake në bredhërimat e tyre nëpër hapësirat e përjetësisë.

Ciklin e fundit të këtij vëllimi poetik, me titull “Nënës time”, Elida ia kushton kujtimit të nënës së saj të dashur, Lili Skënderit, e cila u nda nga jeta më 08 shkurt 2016. Në ato vargje Elida ka derdhur gulshet e shpirtit të saj të brengosur, mallin përvëlues për nënën e saj të shtrenjtë, bashkëshorten e poetit të shquar lirik Vehbi Skënderi, i cili, ashtu si Mitrush Kuteli dhe Lasgush Poradeci, kurrë nuk e pati ulur kokën para diktatorit dhe diktaturës.

Në lirizmin poetik të Elidës vjen e përftohet figura e personalitetit të saj, të ravijëzuar edhe psikologjikisht, edhe emocionalisht, me reagimet përkatëse karakteristike ndaj realitetit mjedisor dhe ngjarjeve të përjetuara. Poezia e kësaj poeteje me një personalitet të konsoliduar intelektual, dëshmon për shkallën e formimit të saj kulturor. Ajo është mjeshtre e gdhendjes së fjalës poetike. Puna profesionale me fjalën poetike nuk është një zeje e arrirë për të gjithë poetët, por sidoqoftë janë pikërisht ata që e mbajnë të ndezur zjarrin e përjetshëm të poezisë. Talenti i Elidës qëndron në pasqyrimin e realitetit me vërtetësi artistike.

Poeti mund të jetë edhe doktor i shpirtit njerëzor, edhe mësues i jetës, edhe piktor, instrumente të të cilit janë jo ngjyrat e tablosë, por aftësia për ndërtimin e rimave. Poezitë e Elidës dëshmojnë më së miri se ajo është një mjeshtre me shije të hollë në strukturimin e vargjeve të tyre. Poeti i shquar rus Aleksandër Bllok (1880-1921) ka thënë:

“Ç’është poeti? Një njeri që hedh në letër vargje? Natyrisht që jo. Ai quhet poet jo se hedh në letër vargje. Por sepse kur hedh në letër vargje, do të thotë se ai sjell në harmoni fjalët me tingujt, sepse ai është bir i harmonisë, është poet”.

Dhe me të vërtetë: në lirizmin poetik të Elidës, në këndvështrimin tim, nuk janë rimat ato që përbëjnë veçorinë kryesore të poezisë së saj, por është thellësia, saktësia dhe përmasa e riprodhimit të gjithçkaje që ajo percepton në jetën e ditëve tona.
Santa Barbara, Kaliforni
10 janar 2020

Historia e diplomacisë pa retush*- PËRSE SHQIPËRIA IA LA SERBISË KRYESIMIN E OSBE MË 2012? – Nga SHABAN MURATI

“Kryesimi serb i OSBE nuk mund të mos risjellë në skenë pyetjen e madhe një milion dollarëshe se si qeveria dhe diplomacia e Shqipërisë lejoi me pëlqimin e saj dhe mundësoi që Serbia të caktohej në 10 shkurt të vitit 2012 për të marrë kryesimin e OSBE për vitin 2015. Nuk mund të mos kërkosh përgjigjen dhe llogarinë se përse qeveria dhe diplomacia e Shqipërisë në vitin 2012 pranoi që kryesimin ta marrë shteti, që nuk e njihte Kosovën, kur Kosova është pjesë e pandarë e çështjes dhe e interesit jetik kombëtar mbarëshqiptar. Nuk mund të mos shtrosh pyetjen dhe llogarinë se si diplomacia e Shqipërisë nuk bëri asnjë tratativë dhe nuk vuri kushtin për t’i kërkuar Serbisë, në shkëmbim të votës së Shqipërisë, njohjen e Kosovës ose të paktën pranimin e Kosovës në OSBE. Zyrtarë të MPJ të Shqipërisë, që janë të njohur me dinamikën e çështjes dhe që folën në konditat e anonimitetit, tregojnë se Shqipëria nuk i ka vënë asnjë kusht Serbisë as për raportet Serbi-Kosovë dhe as për raportet Serbi-Shqipëri, kur ka dhënë në vitin 2012 pëlqimin e saj për kryesimin serb të OSBE.

Diplomacia e Shqipërisë e asaj kohe u përpoq të lante duart si Pons Pilati, duke bërë një deklaratë interpretative, e cila është një artific diplomatik i lejueshëm për të gjitha shtetet anëtare, për të shprehur disa sugjerime se si duhet të bëhet më mirë kryesia e ardhshme, për të cilin jepet pëlqimi. Diplomacia e Shqipërisë nuk ka vënë asnjë kusht, as në marrëdhëniet dypalëshe, dhe as ka bërë tratativa dypalëshe me palën serbe, por as ka kërkuar ndonjë gjë si shkëmbim në tratativat shumëpalëshe. Madje në deklaratën interpretative të MPJ të Shqipërisë, të bërë pas dhënies së votës shqiptare, mund të gjesh xhevahire apo idiotësira të tilla si “suksesi i Serbisë është suksesi ynë”.

Në fakt, bashkë me këto dyshime për përkrahjen shqiptare të kryesimit serb të OSBE, vjen edhe një dyshim dhe më i vjetër lidhur me arsyet përse qeveria e Tiranës hoqi dorë nga kandidimi për ta marrë Shqipëria kryesimin e radhës të OSBE. Sepse në ministerialin e 15-të të Këshillit të Ministrave të OSBE në nëntor të vitit 2007 në Madrid, ministri i Jashtëm i kohës, Lulzim Basha, paraqiti me pompozitet në fjalimin e tij plenar kërkesën zyrtare, që Shqipëria të kryesonte OSBE për vitin 2012. Dhe nuk u dha kurrë shpjegim për ç’arsye u bë kjo tërheqje dhe kujt i hapi rrugë tërheqja shqiptare.

Diplomacia e Shqipërisë e dha në vitin 2012 konsensusin e saj për kryesinë serbe të OSBE, pa marrë në konsideratë as marrëdhëniet e Serbisë me Kosovën dhe as marrëdhëniet e Serbisë me Shqipërinë. Shqipëria nuk fitoi asgjë, kur dha konsensusin e saj në vitin 2012, sepse nuk kërkoi asgjë. Shenjat janë se nuk pritet të fitojë gjë nga presidenca serbe e OSBE as gjatë vitit 2015. Ndaj, gjatë gjithë vitit 2015, kur diplomacia e Shqipërisë do të përplaset me pengesat apo me veprimtaritë negative apo rrethuese të Serbisë lidhur me çështjen e Kosovës apo me interesat e Shqipërisë, do të na duhet të bëjmë vazhdimisht pyetjen se kush dhe përse ia dha falas pëlqimin Serbisë për kryesimin e OSBE”.

*“Gazeta Shqiptare”, 29.12.2014

Destabilizuesi i Shqipërisë – Nga ROMEO GURAKUQI

 

Ambicia “reformative” e udhëheqjes aktuale qeverisëse, improvizimet dhe diletantizmi në drejtimin politik të kupolës së PS ka krijuar në Shqipëri një pasiguri permanente jetësore, një deformim të pangjashëm të funksionimit të institucioneve shtetërore, ndërsa shoqëria, posaçërisht komunitetet e diskriminuara nga politikat e “rilindësve”, të lodhura nga presioni armiqësor i administratës, po boshatisin vendbanimet e tyre historike. Perspektiva europiane dhe perëndimizuese e vendit është vendosur në pikëpyetje, kohezioni i brendshëm identitar e kulturor gjendet në një brishtësi të atillë, sa mund të shkërmoqet nga çdo “pasha i huaj kapadai, interferues në jetën tonë të paformësueme shoqnore, me albanizim të pakryem. Pas më shumë se gjashtë vitesh të pushtetit të Edi Ramës, “mbretëria e tallavasë” është mbisunduese në çdo qelizë të jetës së Shqipërisë. Nuk mjaftoi otomanizmi dhe enverizmi, por do të duhej të ndërhynte edhe aventurizmi i “Liderit Suprem” për të vendosur në destabilitet institucionet kushtetuese, rrugën e mundimshme të kombit për formësimin e elementit përbashkues nacional, sendërtuar me aq kujdes në një kohë, nga krerët e kombit dhe shtetit, në vitet e stabilitetit dhe prosperitetit të orientuem.

Ka ardhur koha që sot, lojnat e Edi Ramës jo vetëm të thuhen dhe të shkruhen, por të përmbyllen. Njeriu i dhënë pas fjalëve dhe veprave të papërgjegjshme duhet tanimë të nxirret mënjanë, me një betejë politike serioze, që vendos në plan të parë dijen, arsyen dhe pastërtinë e figurës. KM po i rëndon publikut, jo vetëm më fytyrën e tij të vrerosur, ironinë, arrogancën sistematike, kthyer në metodë komunikimi, por para së gjithash me imazhin e shformuar të respublica-s që ai ka ekspozuar në publik. Aventurizmi i tij, modeli i shtetit kushinetë dhe pa identitet që ai promovoi në arenën ndërkombëtare, mungesa e maturisë së plotë në vlerësimin e mundësive të brendshme të shoqërisë multikulturore për të plotësuar në masën sa mban angazhimet strategjike të vendit, e kanë vendosur tanimë në shënjestër të “aksit të së keqes” territorin tonë shtetnor. Edhe kjo na duhej për t’i thanë lamtumirë Ilirisë dhe Arbnisë.

Një vlerësim i thjeshtë i veprimeve politike dhe administrative na bën të kuptojmë se Edi Rama dhe pasuesit e tij nuk patën kurrë një program të mirëfilltë shtetkorrigjues, bazuar mbi parime dhe mbi një sistem të përcaktuar për shkak të një vlerësimi të specializuar. Për të gjithë tanimë është e qartë se Edi Rama ishte veçse një drejtues aventurier radikal, një improvizues i vegimeve të tij të përçarta në politikë, i cili synoi rrafshimin e gjithçkaje me themel dhe më pas u ysht me egërsi në ndërtimin e pushtetit të tij personal, të çliruar nga vjegat e së shkuemes, që ai e përbuzte pa bërë asnjë seleksionim.

Rama synoi të themelojë një pushtet të përjetshëm të njerëzve të një ane të shoqërisë, të mësuar me komandë, me përçmim dhe diskriminim ndaj “anmikut” që ideuan me fanatizmin e tyre ideologjik, etërit “partizanë” dhe “çlirimtarë”; ai është arkitekti i themelimit të rrjetit të ri të marrësve të përgjegjësive ligjore për “djemtë e zgjuar”, që komandojnë çdo gjë në prapaskenën e jetës financiare, ekonomike dhe publike të vendit; ai është përgjegjësi i vendosjes në krye të çdo institucioni shkencor dhe kërkimor, nomenklaturë governative dhe parlamentare, në krye të çdo ekipi “reformator” të promovuar nga qeveria, të njerëzve të përzgjedhun me kujdes nga ish-”rrethi i kuq”, nga regjistri i fshehtë i agjentëve specialë të ish-Sigurimit, nga familjet besnike që u shërbyen organeve të diktaturës; ai na u shfaq që ditën e parë me kostumin e “reformatorit të madh” dhe “shpëtimtarit të shoqërisë”, por shpirti dhe mendja e tij kishin hapësira të pamjaftueshme për të dashur njerëzit e vendit të vet dhe për të përthithur teorinë e mirëfilltë reformiste. Kështu, gradualisht, javë pas jave, rrahagjoksi reformator, mbrojtësi i famshëm i Reformës në Drejtësi, i Reformës Universitare, i Reformës Territoriale, u bë gradualisht edhe çekuilibruesi i sistemit kushtetues dhe administrativ, varrmihësi i të drejtave të komuniteteve në shtet, zbrazësi i vendit nga populli, shkatërruesi i shumë qendrave universitare, që duheshin subvencionuar nga shteti, konsoliduesi i kastave universitare shtetërore dhe përkëdhelësi i pastruesve të parave në sistemin shkollor privat, mosvepruesi më i madh në plotësimin e reformave të idiotësuara, nga të cilat vuan sot vendi. Ai ndërhyri jo për ta përmirësuar Policinë e Shtetit, duke rritur profesionalizmin dhe pavarësinë absolute të organeve ligjzbatuese, por për ta shndërruar atë në polici politike, që vepron në mënyrë selektive në komunitet dhe në territor, një polici që u hap rrugën me sinjal të koduar ‘djemve të zgjuar’ dhe mbyt pa mëshirë shkelësit e vobektë të ligjit. Në vend të largimit në total të gjobëvënësve nga rrugët e qyteteve, nga portet, nga infiltrimi në sistemin e kreditimit, nga pengmarrja e industrisë, ai bëri të kundërtën: mbeti peng i gangsterëve, që financojnë “tërmetet elektorale” të burrave të fortë me kollare të PS anembanë Shqipërisë. Vendi sot ndodhet i kapërthyer nga banditizmi i promovuar nën rrogoz dhe kjo nuk është shpifje, por përjetim i çdo shqiptari të thjeshtë. Në shoqërinë e këtij vendi mbisundon bindja, se gjithçka e kanë në dorë njerëzit e këqij, ata që të vrasin me sicario të huaj, po u dole para në udhën e tyre të pandalshme të krijimit të zotnive të rinj. Media i bie vazhdimisht legenit për gjithçka të kotë dhe të plotë në këtë vend, por për ndyrësira të tilla nuk guxon të flasë asnjëherë.

Në pamje të parë, KM Rama ngjan si një predikues, që ka humb ekuilibrin dhe masën e veprimeve, por në anën tjetër kushdo e ka të qartë tanimë, se ai asht i vendosun të ecë në kundërkohë me Normën Kushtetuese, Traditën Themelonjëse, Parimet e së Mirës Publike, të Hierarkisë Drejtuese, balancës ndërshqiptare të ndërtimit të pushtetit etj. Ai sot po punon për të konsolidimin e sistemit të çmendur antishtet, që ai themeloi me një veprimtari të qëndrueshme, gradualisht dhe me vendosmëni të paepun. Ai është modeli i aventurierit pa ndjenja, që mashtroi duke u shfaqur si luftëtar për rregull e ligj, por që solli kaos dhe padrejtësi në çdo qelizë të sistemit të brishtë demokratik. Deri kur të jetë larguar vetvetiu, ai e ka ba damin më të pakthyeshëm në këtë vend. Madje, që sot ne kemi nji shoqni shqiptare të vendosun me kokë poshtë, të dorëzueme para veprimit të pandalun të “babaxhanit” ironik, me mjekër të bardhë dhe ushtarëve të tij me grada, që zbatojnë verbërisht urdhnat antikombëtarë të zhveshjes shoqnore të njerëzve të Shqipnisë. Brenda 6 viteve e gjysmë, ai ka ndërtue një shtet të atillë, i cili sot ndërhyn në mënyrë të pabesueshme brenda shtëpive, jo vetëm të gjykatësve dhe prokurorëve, por të të gjithë qytetarëve. Goditjen ma të randë ia dha klasës së mesme, në agimin e ardhjes në pushtet. Sot, vendi nuk ka një shtresë shoqërore të mendimit dhe veprimit indipendent, që mban kombin të lidhun me traditën dhe progresin, pa pasë frikë nga pushteti; ka veç individë dhe pak grupe që guxojnë, por jo një shtresë të gjanë intelektuale të lidhun nga parimet demokratike, pluraliste, që pengon, zmbraps dhe bën me pas frikë pushtetet kur cenojnë lirinë dhe të drejtat.

Njerëzit e arsyeshëm nuk mund të ishin me revolucionin dhe shkatërrimin rilindës, sepse ai ishte një shkatërrim i tejzgjatur dhe i lajthitur, por ata nuk arritën të bashkohen për shkak të represionit të heshtur, diskriminues dhe të përzgjedhur të pushtetit nga paskuintave. Veprime të tilla të ngjashme aventureske, eksperimentuese në histori kanë shkatërruar dhe traumatizuar shoqëritë e vendeve, pa arritur të ripërtërijnë asgjë, veç duke përmbysur rendin e gjërave dhe kodet tradicionale, mbi të cilat është ndërtue jeta publike.

Ardhja e Edi Ramës në drejtimin me dorë të fortë dhe jo racionale të vendit ishte me të vërtetë një aksident në historinë e tranzicionit, por në fund fare shfaqja e tij ishte produkt i asaj çfarë një shoqëri e dobët dhe e paformësueme qytetarisht, nxjerr në krye si rregull përherë. Ai është një prej aventurierëve të përkohshëm të politikës, që zhveshja e Shqipërisë së mjerë në vitet 1990, e nxori në skenën e teatrit të saj dramatik të tranzicionit. Ai mund të qëndrojë akoma në pushtet për inerci, por Shqipëria, për hir të pushtetit të tij, do të jetë edhe më tutje në agoni. Problemet që qëndrojnë sot para nesh, janë paqartësia e modelit korrigjues të katrahurës, që ai krijoi në të gjitha aspektet shoqërore dhe shtetërore të vendit, radha e reformave stabilizuese, njëmendësia dhe thellësia e tyre, modeli i tranzicionit dhe bazat konsensuale të marrëveshjes stabilizuese, modeli i rikthimit të legjitimitetit të përkohshëm dhe afatgjatë të Parlamentit dhe pushtetit autonom vendor. Rreziku i një korrigjimi alla “xhonturk”, d.m.th., i një reformimi gjysmak të sistemit kushtetues, elektoral, administrativ dhe politik, i paralajmëruem dikur nga Arshi Pipa, qëndron sërish mbi fatet modernizuese dhe normalizuese të Shtetit në vitin 2020. Madje, në qoftë se në fillim të viteve 1990 ne kishim shanset e përmirësimit të sistemit me kalimin e kohës, sot çdo gabim dhe improvizim i propozuem me mendjelehtësi dhe me interes personal, çdo fjalë e hedhun kot në tregun e “mendimtarëve” dhe e kthyeme më pas në linjë politike amatore, mund të randojë shumë për të ardhmen në paqe të vendit. Unë sërish i përmbahem tezës së reformimit rrënjësor të Sistemit Kushtetues, duke kthyer bazamentin funksional të vitit 1998, ose duke marrë modelin gjysmëpresidencial me kontroll të dyfishtë nga dy organe sovrane, të pushteteve të pavaruna. Kjo nuk do të thotë ndalje e Reformës në Drejtësi, përkundrazi, vijim i saj përmes korrigjimit të klauzolave, që detyrimisht të çojnë sot padrejtësisht në përzgjedhjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga radhët e strukturave të vjetra të organeve të diktaturës së etërve socialistë (veprimi më sabotues ky për reformën). Metoda që kanë përdorur vendet me probleme të ngjashme të korrupsionit politik, që degradon shoqninë demokratike është Themelimi i Qeverisë Tranzitive, me pushtet të ngarkuem dhe të përshkruem nga Parlamenti (të cilit duhet t’i kthehet legjitimiteti i përkohshëm i 25 shkurtit 2019), për ristabilizim kushtetues dhe administrativ. Hapi i parë duhet të jetë korrigjimi i ndarjes antikombëtare administrative, vendosja e Shqipërisë në balancë, korrigjimi i sistemit elektoral, vendosja nën kontroll e financimit të partive politike, hapja e rrugës së mbi 2 milionë shqiptarëve anembanë botës për të votuar për fatet shtetërore qeverisëse dhe derilindizimi i administratës, diplomacisë dhe administratës së drejtësisë.

BETOVENI, POEZIA, SHIU… -Në kujtim të profesor Zekeria Canës nga JUSUF BUXHOVI

 

-Në kujtim të profesor Zekeria Canës, historianit dhe intelektualit të njohur nga plejada e gjeneratës së artë të viteve të tetëdhjeta dhe të nëntëdhjeta , që i dha impulse lëvizjes kombëtare për liri, barazi dhe demokraci, që solli shtetin e Kosovës.


Pranvera e vitit 1962 ishte me shira të pareshtura. Retë e mbushura me lagështi, sikur ia kishin ndaluar rrugën rrezeve të diellit. U desh korriku që përfundimisht ta kthejë verën e mbetur.
Në atë ndërkohën e lagështisë, u shfaq befas diçka që për pak daroviti zymtësinë e saj. Ishte muzika e Betovenit dhe tingujt e “Simfonisë së pestë” që ndryshoi gjendjen tonë shpirtërore.
Ky ndryshim ndodhi në saje të profesorit të historisë, Zekeria Cana. Ditën që erdhi në klasë, me vete kishte një gramafon dhe disa disqe.
Pa folur shumë, hapi kutinë dhe pasi vuri në të një disk, kërkoi që të dëgjojmë me vëmendje tingujt që me të shpejtë mbushën hapësirën e klasës.
“Ky është leksioni i parë i historisë së shpirtit”, tha.
Për ne që ende nuk e bënim dallimin midis historisë si ngjarje dhe historisë shpirtërore, ngaqë e para ishte e fshehur, ndërsa e dyta e pa përjetuar, kujtesës i dhanë kuptim paraqitja e gramafonit dhe tingujt e një muzike klasike, që vinin kumbueshëm nga të gjitha anët.
Ishte ky një përjetim sa i habitshëm po aq emocional.
Pasi pllaka u ndal dhe kutia e gramafonit dukej si një gjë magjike, profesor Cana na tha se ishte Betoveni dhe “Simfonia e Pestë”. Me këtë rast, profesori na shpjegoi se kush ishte kompozitori i madh gjerman, për të cilin ne thuajse nuk dinim gjë. Mbresëlënëse ishte e dhëna se kompozitori i madh ishte i shurdhër.
Gramafoni me pllakat e Betovenit, nuk mbeti vetëm në Shkollën e Mesme Ekonomike të Gjakovës, ku Zekeria Cana jepte lëndën e historisë. Tingujt e “Simfonisë së pestë” depërtuan edhe në ambientet tjera kulturore, sidomos në Bibliotekën e Qytetit, me rastin e takimeve letrare si dhe manifestimeve të tjera kulturore.
Kështu, gramafoni i profesor Canës si dhe muzika e Betovenit u bë pjesë e leximeve letrare, si prelud i poezive të Tekiut (Dervishit), Esadit (Cërmjanit), Aliut (Musajt), Nusretes (Vulës),Sefedinit (Fetiut), Nexhmedinit (Sobës) e krijuesve të tjerë të Gjakovës, shumë prej të cilëve do të bëhen emra të njohur të letërsisë sonë.
Por, si çdo mrekulli që vjen befas dhe befas largohet, edhe gramafonit me pllakat e Betovenit, i erdh fundi.
Ndodhi kështu ngaqë, pak pa mbaruar viti, profesorit sikur i humbën gjurmët. U zëvendësua nga një tjetër. Na u tha se “kishte udhëtuar dika”.
Por nga thashethemet u mor vesh se profesor Cana ishte shpallur “i rrezikshëm” dhe se duhej të largohej nga procesi arsimor.
Vite më vonë, në fillim të shtatëdhjetave, profesor Canën e takova në Prishtinë, në Institutin Albanologjik, si bashkëpunëtor shkencor.
Biseda jonë u ndërlidh me gramafonin dhe “Simfoninë e pestë” të Betovenit.
“Ç’e do që në ato kohë të vështira të përndjekjeve, një arsimtari të historisë, edhe muzika e Betovenit i merrej “mëkat”!
Kur e pyeta se ç’u bë me gramafonin dhe pllakat e Betovenit, profesor Cana, tha se mund të kenë përfunduar diku në ndonjë depo “të gjerave të ndaluara”. Por ajo ndalesë nuk ishte në gjendje që të ndërpresë lidhjen shpirtërore me tingujt e muzikës së Betovenit, që u vendos te ne dhe brezi ynë në atë stinë me shi të imë…

Çfarë (çka) po ndodh në Gjirin (Golfin) e njohur Persiko-Arabik…?! – Nga AGRON SHABANI

Në Gjirin (Golfin) e njohur Persiko-Arabik, thuhet se kanë lindur ose janë zbuluar shkrimi ose alfabeti i parë së bashku me ligjet e para njerëzore (qytetare), politike ose administrativo-juridike në Antikë. Në Babiloni, Mesopotami, Medi (Përsi), Asiri dhe kështu me radhë. Aty ku Hamurabi, Sargoni, Nabukadonozori, Aka (Akadiani), Baltazari dhe mbretër ose perandor të tjerë, shkruan, hartuan ose formuluan ligje ose kodekse të ndryshme ligjore, adminstrative ose juridike për t’i bindur, nënshtruar ose bërë bashkë grupet ose komunitetët e ndryshme etnike, fetare dhe kulturore të sumerëve, semitëve, urukëve, ugaritëve, akëve etj. Aty ku njerëzit, popujt, etnitetët ose komunitetët e ndryshme flisnin ose komunikonin dikur me njeri tjetrin ose me njëra tjetrën me gjuhë dhe dialekte të ndryshme, të pakuptimta, të përziera ose aglutinative para mëse 6000 vitësh. Aty ku bota arabe ose myslimane, nuk mund të gjejnë paqën dhe qetësinë mes veti dhe me të tjerët. Me SHBA-s ose botën e zhvilluar kristiane ose perëndimore sidomos.
Amerikanët e vranë në Irak gjeneralin e njohur iranian, Kasem (Qazim) Sylejmani . Aty ose atje pra ku Sadam Huseini i Irakut dhe Ajatollah Homeini i Iranit së bashku me mullah-ajatollahët tjerë, dikur i panë “profetët” ose “pejgamerët e tyre” në ëndërr dhe zhvilluan një luftë të përgjakshme dhe shkatërrimtare në mes veti e cila zgjati plot tetë (8) vite rrjesht, dhe ku pati me miliona viktima njerëzore dhe shkatërrime të shumëta materiale, ekonomike, industriale, kulturore, arkitektonike etj. Duke i futur kështu popujt, vendët ose botën islame (muslimane) në luftëra, konflikte ose hasmëri të pafundme fetare, sektare, konceptuale, ideologjike dhe të tjera. E tërë kjo në emër të “sunnës” ose ‘sunnitizmi’ të përfaqësuar asokohe nga Sadam Huseni dhe ‘shiitizmit” të përfaqësuar nga Imam Homeini dhe mullah-ajatollahët e sotëm në Teheran (Iran).
Shkaktarët, faktorët ose indikatorët e ndryshëm determinant dhe paradigmatik në këtë kontekst janë të shumtë dhe të shumëfishtë. Gjenerali i vrarè, Kasem Sylejmani, njihej si ‘hero’ ose ‘ikonè ushtarake’ e Iranit dhe bllokut shiit (shiia) nè rajon, gjegjèsisht si topterrorist ose armiku kryesor i SHBA-s atje.
Në këtë apologji të përgjithshme diskursive, ekskursive ose komparative në vazhdim ( ndoshta? ) sa për ilustrim ia vlen të rikujtohet në sfond e kaluara e bujshme e ‘katërkëndëshit të kulturave dhe civilizimëve të moçme’ të Mesopotamisë, Asirisë Babilonisë dhe Persisë (Medisë) së bashku me armiqsitë ose rivalitetët e kahershme politike, ushtarake, strategjike dhe të tjera në mes SHBA-s dhe Iranit, apo thënë më mirë, në mes Orijenit dhe Oksidentit.
Bëhët fjalë mbi Gjirin ose Golfin e njohur Përsiko-Arbabik ku thuhët se ndodhën rezervat ose pasuritë më të mèdha tè naftës dhe benzinës në globin tonë tokësor.
Tregu global së bashku me ligjin e vlerave, kulturave dhe kapitalit botërorë ose ndërkombtar, thonë se njëherë e përgjithëmonë i ka përmbysur ose shkatërruar tendencat dhe fenomenët e njohura skllavopronare, feudaliste, imperiale ose kolonialiste, duke e bashkuar botën në një njësi (bashkësi) tregtare dhe ekonomike. Por, aty pos tjerash janë edhe problemët, luftërat, konfliktët, antagonizmat, divergjencat dhe diskrepancat e njohura në mes taborrëve ose blloqëve të rivalizuara sektare dhe ideologjike të shiitëve (shiia) dhe sunnitëve (sunni) që datojnë që nga viti i largët 622, gjegjësisht, 651 dhe deri me sot. Si kjo?

Pak histori fetare ose ideologjike nga e kaluara:

Siç dihet, me rastin e Haxhillëkut ( Postit ose Pelegrinazhit) të Tij të njohur nga Meka në Medinë me 15 dhe 16 korrik të vitit 622 ( lëxo: “Anno Higrae” 15 -16 .O7. 622 )-Profeti Muhamet asokohe nepër vende dhe rajone të ndryshme të Lindjes së Afërt, Lindjes së Mesme dhe me largë ishte takuar dhe njoftuar edhe me parimet, premisat, elementët dhe simbolet e ndryshme gnostike, gneseologjike, ontologjike, epistemologjike, antropokulturore, spirtualiste, sociopsikologjike dhe të tjera të fesë kristiane (kristiane) dhe asaj ebreje ose izraelite në rajon. Për t´i ravijezuar, eksplorur, sistemuar, profilizuar dhe konvencionalizuar parimet dhe premisat e mesipërme të fesë kristiane dhe ebreje ose izraelite me fenë islame ose muslimane krahas librit të shënjtë të Kuranit në kuadrin e “Sunnës” (lëxo: mësimet nga përvoja dhe Interpretimet e njohura fetare, kulturore, humaniste dhe metafilozofike të Profetit Muhamet) të cilat asokohe e sot u konceptuan, akceptuan, përceptuan dhe anticipuan si një një reformë ose renesansë e madhe fetare, etikike, dialektike dhe metaestike në domenin e lartëpërmendur fetarë, sociokulturorë dhe sociopsikologjik të bashkëpunimit, tolerancës, bashkëjetesës, koekzistencës dhe harmonisë së preferuar fetare dhe sociokulturore në mes fesë muslimane, asaj të krishterë ose kristiane, fesë ebreje ose izraelite dhe kështu me radhë. Ndonëse, kishte edhe të atillë që mësimet dhe interpretimet e lartëpërmendura të Profetit Muhamet nuk i pranuan dhe nuk i anticipuan kurrë asokohe e sot. Sidomos ata të bllokut ose taborrit të rivalizuar të shiitëve (shiia) që nuk e njohën dhe nuk e pranuan si të thuash kurrë “Sunnën”, gjegjesisht, mësimet dhe predikimet e lartëpërmendura të Profetit Muhamet -krahas Librit të Shënjtë të Kur´anit. Për dallim të sunnitëve (sunni) që e njohen dhe pranuan Sunnën.
Ndërkohë që antagonizmat, divergjencat, averzionet, disonancat dhe konfliktët e mesipërme sektare, konceptuale dhe ideologjike në mes shiitëve dhe sunnitëve do të thellohën akoma më shumë me rastin e vdekjës ( thuhet me thikë prapa shpinde ?!) të Imam Aliut nga ana e klanit familjarë të harixhitëve që asokohe ndodhëshin në lidhje ose aleanca të ndryshme me Dinastinë e njohur mbretërore ose familjare “Omeja”( Omejada) te Mekës në Arabinë Saudite dikund në vitin e largët 651. Apo, të Osmanit në vitin 656 etj. Ndonëse, pa i harruar këtu edhe ndikimet ose reflektimet e ndryshme eksterne ose eksplikative të “Dinastive” ose “Kalifateve” te njohura te Bagdadit dhe Damaskut, gjegjësisht, Kalifatëve “Omejada”, Abbasida” dhe “Fatimida” dhe të ngjajshme.
Shih për këtë, bota e njohur arabe ose muslimane akoma vazhdon të jetë e ndarë dhe përçarë në grupe, shtete, organizata, parti ose levizje të ndryshme fetare, sektare, politike, konceptuale, ideologjike, shtetërore, nacionale, historike, militare ,paramilitare, ideologjike dhe të tjera të cilat jo rrallë vazhdojnë t´i eklipsojnë dhe katapultojnë të kaluarën dhe traditat e lashta dhe aq të shquara fetare, kulturore, artistike, shkencore, filozofike dhe të tjera të botës së njohur arabe ose muslimane. Në Siri si për shëmbull tani e një kohë të gjatë vazhdojnë të sundojnë Assadët që i takojnë klanit ose sektës së njohur të “alevitëve” (aleui) që janë pakicë në raport me shumicën e atjeshme të sunnitëve dhe të tjerëve në Sirinë e kontrstëve dhe paradoksëve të shumëta fetare, kulturore, politike, historike ose ideologjike. Në Bahrein ndërkaq, pakica e sunnitëve ( me ndihmën e oborrit mbretërore të Arabisë Saudite etj.) vazhdojnë të sundojnë ose qeverisin mbi shumicën shiite. Në Jemen me tepër mund të bëhët fjalë për elemente ose instrumente të ndryshme ushtarake, diktatoriale ose despotike, se sa për regjime ose pushtete të mirëfillëta fetare ose ideologjike. Në Mbretërinë Hashemite (Hashimite) të Jordanisë me tepër se 7O % të popullsisë së atjeshme janë me origjinë nga Palestina ku mbretërsha e bukur, intelegjente, ekskluzive dhe ekzotike- Rania dhe lobi i atjeshëm palestinez kanë ndikim të madh. Në Irak luftërat dhe konfliktët e përditshme ( të përgjakshme ) në mes shiitëve dhe sunnitëve nuk kanë të ndalur. Aty janë edhe kurdët, turkmenët dhe të tjerët që në Irakun e kontrastëve dhe paradoksëve të njohura janë faktorë. Në Liban ndërkaq, fraksionet, franxhitë dhe grupimet e njohura të Hammasëve, Hizbollahëve, Druzëve, Xhemailëve, Lahudëve, Harirëve dhe të tjerëve edhe sot e kësaj dite e bëjnë dhe diktojnë ligjin. Në Palestinë gjithashtu. Grupimet paramilitare dhe ekstremiste të “Hamasëve”,” Hizbollahëve” ,” Fidainjëve” ( Martirëve) dhe të tjerëve, thonë se rekrutohën dhe finansohën nga regjimi i mullahëve tè Iranit shiit. Ndërkaq, paqja, harmonia dhe stabiliteti i shumëpritur në botën e njohur arabe ose muslimane hëpërhë asgjëkundi nuk duken në horizont. Aty janë edhe “inxheksionet”, “terapitë”, projektët dhe planimetritë” e ndryshme demonike ose satanike të Rusisë dhe Turqisë së bashku me forcat tjera centripetale ose centrifugale në rajon që i bëjnë njerëzit ose popujt e atjeshëm t´i shohin ose shikojnë me dyshime të ndryshme dhe me plot pasiguri ditën e nesërme ose ardhmërinë e popujve dhe vendëve të ndryshme të Gjirit (Golfit) të njohur Persiko-Arabik.

Roli i SHBA-s si superfuqi e vetme globit:

Në këtë kontekst të suspektshëm dhe dubioz, të keshë forcën dhe guximin e njohur ushtarak, politik ose diplomatik për t´i vërejtur, qortuar, kritikuar ose ndëshkuar politikisht ose ushtarakisht radikalimzmin ose fundamentalizmin ekstrem së bashku me ikjen e botës arabe ose muslimane nga diskursi dhe ekskursi i njohur global ose universal në retorikën, oratorinë ose frazeologjinë dogmatike, demagogjike, hipokrite, reaksionare ose anakronike që kanë për qëllim ndarjen, pèrçarjen dhe armiqsimin akut dhe kronik në mes botës ose kulturës muslimane dhe botës kristiane ose perëndimore: Duhësh të keshë maturi, vigjilencë, guxim dhe frymëzim platonik për t´i njohur dhe identifikuar edhe problemet, sfidat dhe vështirësitë e hetueshme që ekzistojnë edhe në demokracitë më të përparuara të Perëndimit. Të kërkosh definicion ideal në demokracitë e ndryshme evroperëndimore pèrsa i pèrket krizès sè Iranit ose gjirit persiko-arabik etj., kjo nuk do të thotë automatikisht të braktisësh realitetin në llogari të botës së ideve ose teorive të njohura shkencore ose humaniste. Pa ide, teori, koncepte, definicione dhe vizione të njohura shkencore ose humaniste, çfarëdollojë gjykimi do ishte i pamundur dhe i gabuar.
Ndonëse, edhe idetë ose idealet e njohura të demokracisë amerikane ose evroperëndimore nuk paraqesin një model ose koncept të qartësuar dhe final i cili e ka arritur përsosjen ose perfeksionizmin e tij optimal ose maksimal. Jo, sepse idetë e SHBA-s, Natos dhe UE-s( BE-s) në raport me Iranin ose Lindjen e Mesme, akoma nuk përmbajnë ndonjë substrat ose substitut esencial ose substancial që do e imponin vetvetën e tyre si fakte ose realitete të pakontestueshme dhe afatgjata.
Ndryshe nga kjo, koncepti mbi demokracinë si një koncepcion shkencor ose metodologjikë, nuk do vlente aq shumë poqese nuk do të nxirrej nga ndërthurjet dhe interferimet e njohura të interaksionit social, ekonomik, strategjik dhe atij gjeopolitik.
Ndaj, a është e mundur dhe si është e mundur që një superfuqi ushtarake dhe politike e globit si SHBA-s, të mund të gjejnë një pajtim ose ujdi me aleatët e saj si dhe me rregullat ose interesat e tyre ushtatake, politike, strategjike, tregtare, ekonomke etj? A është e dënuar SHBA-s si superfuqi e vetme dhe kryesore e globit, cila për të jetësuar ose përjetësuar vetvetèn ose fuqinë e saj ekonomike, ushtarake dhe politike, është e detyruar t´i shkelë, suprimojë dhe asgjësojë njëkohësisht lirinë, pavarësinë, individualitetin, spontanitetin, ekskluzivitetin, dinjitetin dhe integritetin e të tjerëve? A është e mundshme ndonjëherë që të kënaqen dhe pajtohen njëkohësisht tre segmentët ose fundamentët e mëdha ose kryesore të shtetit dhe shoqërisë së lartë perëndimore ose kapitaliste: Liria individuale, liria globale ose kolektive dhe solidariteti botëror? Kjo mbase është njëra prej çështjeve më thelbësore ose esenciale që mund të shtrohet ose parashtrohet në shkencat politike si dhe në shkencat ose disiplinat tjera shoqërore ose qytetare.
Kjo donë të thotë se filozofia, socilogjia, psikologjia, antropologjia, epistemologjia, politologjia, etika, estetika, pedagogjia dhe kështu me radhë, mund të kenë kuptimin, funksionin dhe ndikimin e tyre optimal ose maksimal, varësisht nga përgjigjja që mund të ipet lidhur me pyetjet ose problematikën e mespërme. Ky do duhej të ishte edhe kuptimi ose përceptimi esencial ose substancial i përkufizimit dhe koncepcionit të njohur shkencor ose humanist mbi lirinë, drejtësinë dher barazinë e gjithëmbarëshme njerëzore (qytetae), shtetrore, nacionale, politile, diplomatike, ekonomike etj. Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe lirinë, të drejtën dhe barazinë e njohur (garantuar) nacionale dhe internacionale së bashku me lirinë, drejtësinë dhe barazinë për të të jetuar, konkuruar dhe koperuar në “tregun global” të vlerave, resursëve dhe kapitalit botëror.
Në këtë prizëm, a mund të pajtohen vallë egoja dhe dimensioni i veçantë i personit ose individit (si Presidenti Trump, Putin etj.) dhe fuqive tè caktuara ushtarake dhe politike (si SHBA-s, Rusia, Kina etj.) me dimensionin, globalitetin ose universalitetin e përgjithshëm botëror ose planetar? Kjo, vërtetë mund të ndodhë, vetëm duke i njohur dhe pranuar vlerat, nevojat, kërkesat, ëndërrat, deshirat, idealet dhe vizionet e tè tjerève së bashku me frymën e qytetërimit (emancipimit), identitetit, spontanitetit, ekskluzivitetit, integritetit dhe subjektivitetin të tyre shtetror, nacional ose politik etj.
Vetëm duke u qytetëruar, edukuar, arsimuar, kultuar, disiplinuat dhe emancipuar vazhdimisht, ne mund të arrijmë të ngritëmi (ngjhemi) dhe largohemi nga ‘niveli lokal ose rajonal” në rangun ose nivelin e përgjithshëm global ose universal të koperimit dhe bashkëpunimit kontinental dhe interkontinental.
T’i pranosh tjetrit vlerat, vetitë dhe cilësitë e preferuara të subjektit ose subjektivitetit të tij internacional ose ndërkombtar, kjo do të thotë të pranosh të drejtën e tij dhe tè drejtèn tènde për zhvillim, progres, edukatë, kulturë, liri, drejtësi dhe barazi. Sepse, njëra nga të drejtat themelore ose bazike të secilit popull ose komb veç e veç, përveç lirisë së gjithëmbarëshme objektive dhe subjektive, është edhe e drejta për të pasur mundësi intelektuale, profesionale dhe politike për ta fituar dhe mbrojtur atë liri dhe barazi individuale, kolektive ose shtetrore, nacionale, politike etj. Duke e vërë theksin në kompromisin, konsenzusin, dialogun dhe metodat e njohura shkencore ose filozofike në kuadrin e një logjike dhe filosofie të re (bashkohore) dhe analitike të raportëve ose marëdhëniëve të sotme botërore ose ndërkombëtare në të cilat shkenca dhe teknika se bashku me qarqet, strukturat , elitat ose superstrukturat e njohura qytetare, politike, diplomatike, shkencore (akademike), intelektuale, kulturore, sociale, industriale, ekonomike dhe të tjera, jo rrallë konceptohen, përceptohen dhe anticipohen si ideologji apo mbase si një kauzalitet i ri shtetëror, nacional ose politikë tek popujt ose vendët e zhvilluara industriale ose ekonomik gjithandej globit tonë tokësor.
Në të kundërten, përveç dialogut dhe formalizmit të njohur tradicional dhe ekskluzivist, filozofia politike dhe diplomatike e ka për qëllim vendosjen e piketave ose kornizave të njohura shkencore dhe metodologjike të filosofisë moderne ose bashkohore në njerën anë, gjegjësisht, etikës dhe estetikës së njohur profesionale dhe diplomatike në anën tjetër. Duke i veçuar këtu parimet, premisat dhe postulatët e njohura etike dhe metaestetike në kuadrin e sociofilozofisë së njohur reflektive, kognitive dhe pozitiviste. Respektivisht, të filozofisë së njohur diskursive dhe analitike të çështjëve dhe aspektëve të gjithëmbarshme të raportëve ose marëdheniëve të sotme botërore ose ndërkombëtare ku njeriu (lideri ose politikani) i mirëfillët dhe ekselent, gjithmonë iu përshtatët ose adaptohet kushtëve, rrethanave, zhvillimëve, procesëve ose fenomenëve të ndryshme në kohë dhe hapësirë. Duke e bërë ose veçuar në këtë kontekst dallimin e interesave dhe aspiratave të njohura ( globale ose universale) të popullit dhe vendit të tij përkatës ose respektivë nga ato të natyrës dhe karakterit tè tij personal ose monologjik. Në politikèn dhe diplomacinè botërore sidomos.
U mor vesh se politologjia ose shkencat politike e kanë strukturën ose substancën e njohur plurale, primare ose ambivalente të cilat mbështetën ose bazohën në ndërkohë në substratin ose substituin determinant dhe paradigmatik të antagonizmave, divergjencave, kontroversave ose diskrepancave të shumëta klasore, sociale, politike, ushtarake, ekonomike, strategjike, gjeopolitike etj.
Ndryshe nga kjo, duke i parafrazuar Maks Veberin (Max Weber), Artur Shopenhauerin ( Arthur Schoppenhauer) etj. Botën e sundojnë demonët ose “dishepujt” e ndryshëm të “mbretërisë së të keqës”. Ndaj, të gjithe ata që futën në lojërat ose ujërat e turbullta të sundimit, pushtimit, karierës, pasurisë së pandershme ose domimimit, bëjnë pakte ose traktate të ndryshme me demonët, blasfemistët ose forcat e ndryshme diabolike.
Dejvid Hjum (David Hume) dhe të tjerë e veçojnë edukatën, kulturën, moralin, arsyen, natyrën dhe karakterin e personit ose individit në zhvillimët ose procesët e ndryshme shoqërore ose politike. Pa i harruar këtu edhe metodat induktive, deduktive, empirike, reövoluciore, evolutie dhe të tjera në funksion të ndryshimit të një kursi
ose pushteti të keq me një kurs, pushtet ose sistem tjetër më të mirë . Kuptohet se dhe roli determinant dhe paradigmatik i shkencës dhe teknikës, kanë lozur një rol të rëndësishëm në këtë histori. Sidomos nepër fazat ose etapat e ndryshme bihevioriste ose postbihevioriste në SHBA-a etj.
Se këndejmi, fuqia e madhe ushtarake, politike dhe ekonomkke së bashku me arritjet dhe përparimet e fuqishme industriale dhe teknologjike, pos tjerash sollën edhe ngritjen ose formimin e levizjëve, qarqëve ose organizatave të njohra elitare të fabrikantëve, farmerëve ose sipërmarrësve të fuqishëm amerikan si Presidenti Trump ose “Dinastia Trump” dhe të tjerë së bashku me qarqët ose elitat e njohura shkencore, intelektuale, kulturore, akademike ose gazezareske në SHBA-s mbi bazën ose ideologjinè (kauzalitetin) njohur të suksesit, efikasitetit, ndërshmerisë, koperimit, ligjëve, rregullave dhe kontrollit. Ndërkaq, në kuader të kushtëve dhe rrethanave të reja shoqërore, qytetare, industriale, ekonomke, sociale dhe politike në SHBA-s: Profesorët ose politologët e njohur amerikan, në kuader të Univerzitetit të shquar të Çikagos, e ngritën ose themeluan Shkollën ose Katedrën e njohur të politologjisë ose shkencave politike, krahas Katedrës së njohur të psikologjisë klinike ose asaj politike dhe analitike.
Dhe, meqë termi ose nocioni politikë ose ‘politika’ në Antike, e kishin kuptimin e pushtetit qytetar dhe demokratik mbi shtetin, duke menduar në polisin (shtetin) dhe moralin ose etikën mbi shtetin (polis-etika) sipas Platonit dhe Aristotelit etj. Në mesjetë ndërkaq, politika u kthye ose shndërrua në “regnum”(sundim ose pushtet) ku roli i kishës ishte dominant ose ambivalent. Sipas Shèn Augustinit, që nga themelimi ose gjeneza e tyre dhe deri me sot, ka patur përplasje, kolizione, antagonizma, divergjenca, kontraverzaa ose diskrepanca te ndryshme në mes “civitas terrenit” ose “fushës ushtarake dhe politike” dhe “Civitas Deit”(Shtetit të Zotit).
Toma Akuinski i dallonte (veçonte) metodat politike dhe jopolitike të shtetit dhe pushtetit, duke u shprehur se se “Politika Ars Prutendta Est” (Politika èshtë Art i përvojes dhe zgjuarësisë),. Respektivisht, “Prudentia Administrativa”, “Prudentia Arcitektonica” etj. Pra, art i sundimit të atyre që janë me të zgjuar ose më të forttë mbi të paaftit ose despocistët. Makiaveli, në stilin dhe cilësinë e filozofit ose mendimtarit kryesor të periudhës sè Renesansës, ishte i mendimit mbi divorcin (ndarjen) ose dihotominë e domosdoshme në mes etikës (moralit) dhe politikës.
Përderisa në epokën e re (moderne ose bashkohore) politika me ndihmën e politologjisë, filozofisë, sociologjisë, psikologjisë, antropologjisë, ontologjisë, epistemologjisë dhe shkencave tjera shoqërore ose humaniste, si dhe në bashkëpunim me shkencat natyrore ose teknike: U bë “Virtus Politique” (Virtyt Politik) në raport me “Auctorititas non Veritas Facit Legem” ku autoriteti i shtetit dhe pushtetit, dhe jo e vërteta e bëjnë ligjin”!
Ndonëse, sipas Aristotelit, shpirti në brendinë ose substancën e tij përmban ide dhe idetë janë të konceptuara dhe përceptuara përmes intelegjencës së njeriut në kuptimin e njohur se shpirti e ushqen trurin dhe truri e ushqen shpirtin e njeriut: Me kalimin e kohës do e kemi transorfimin ose renesansën e njohur të shtetit, pushtetit dhe politikës nga “Civitas (Dei) në “Res (publika) etj. E tërë kjo falë evolucionit dhe intelegjencës së njeriut intelektual ose intelektualit politik etj.
U mor vesh se Dekarti e percaktonte intelegjencen si “mjet për përfitimet e shkencës dhe teknikë perfekte të lidhur me një pafundësi gjërash”.
SHBA-s, me tepër e ruajnë dhe sigurojnë respektin dhe autoritetin e tyre global ose umiversal, duke i mbrojtur dhe siguruar të tjerët qè janë me tè vegjèl dhe mè tè dobtè.

Po politika dhe diplomacia shqiptare ose kosovare!

Se këndejmi, politika dhe diplomacia shqiptare dhe ajo kosovare, asesi tè gjejnè veten nè “parketin” ose “masivin e madh” tè marèdhenieve ose raportève tè sotme ndèrkombtare. Kjo u dèshmua edhe gjatè kètyre ditève tè fundit me rastin e krizès ose acarimit ushtarako-politik nè mes Teheranit dhe Uashingtonit kur lidershipet politike tè Prishtinès dhe Tiranès, u rrjeshtuan nè menyrè unilaterale ose monologjike pèrkrah Presidentit Trump dhe Administratès sè tij nè Washington DC ( si dikur nè luftèn e Gjorgj Bushit dhe Tony Blerit nè Irak) nè njè kohè kur Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Italia dhe fuqitè tjera kontinentale dhe interkontinentale, kanè apeluar pèr ulen e gjakrave dhe tesionëve politike dhe ushtarake në mes SHBA-s dhe Iranit.
Dalin politika dhe diplomacia shqiptare ose kosovare si “kuaj trojan” në mbështetje tè luftès sè mundshme amerikane me Iranin! Çudi.
Ti nuk mund të ndryshosh botën, popullin, shtetin, pushtetin ose shoqërinë e gjërë njerëzore ose qytetare, pa e ndryshuar, korigjuar ose përmirësuar vetën ose vetvetèn tënde objektive dhe subjektive nga çështjet dhe aspektët e ndryshme dogmatike, demagogjike, hipokrite, pllakative, ataviste, reaksionare, anakronike, inkoherente, inkompetente, hedoniste dhe të tjera. Sidomos sot.. kur vullnetar tè shumtè shqiptar ose kosovar, ka kohè qè u janè bashkangjitur grupève tè ndryshme terroroste ose xhihafoste tè ISS-it dhe fundamentalistève tè tjerè islamik nè Siri, Irak ose gjithandej.
Ndryshe nga kjo, politika dhe diplomacia janë vazhdim i luftës me mjete ose metoda të tjera në kuptimin e asaj se në frontin e luftës, ju i shihni vetëm ushtarët ose luftëtarët e armatës (ushtrisë) kundërshtare ose armike dhe jo eprorët, komandantët ose strategët kryesor, ndërkaq, në fushën ose ‘frontin e luftës’ politike ose diplomatike, ju mund t´i shihni ose takoni vetëm udhëheqësit, komandantët ose strategët e ndryshëm ushtarak, politik ose diplomatik dhe jo armatën ose ushtrinë e tyre në prapavi.