VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Policia tha se arrestoi pronarin e 12 tonë kanabis në Përmet, por ja ç’ndodhi në të vërtetë

By | November 25, 2017

Komentet

“Artistët e bashkuar në një zë” – Kontribuoni për të dëmtuarit nga tërmeti!

Sopranoja me famë botërore Inva Mula  organizoi më datë 8 dhjetor mbrëmjen e madhe të bamirësisë për të prekurit e tërmetit, ku morën pjesë 80 artistë të shquar shqiptarë nga të gjitha fushat.

Artistët ftuan publikun të kontribojë me blerjen e një bilete. Me kauzën “Artistët e bashkuar në një zë”, bëhet thirrje që të gjithë artistët shqiptarë kudo janë, ti përgjigjen kësaj ftesë.

Mbrëmja e bamirësisë u organizua në sallën Koncertale të Kishës Ortodokse në Tiranë, dhe pati partner mediatik ABC News.

Më poshtë po sjellim mënyrën për të kontribuar në nismen Nesër!

Nesër është dita e shpresës për ata që momentalisht e kanë humbur shpresën!

 

 

 

(Video) Më 8 dhjetor 80 Artistë të shquar me në krye sopranon e famshme Inva Mula u ngjitën në skenë ne ndihme të të demtuarve nga termeti

Më 8 dhjetor 80 Artistë të shquar me në krye sopranon e famshme Inva Mula u ngjitën në skenë ne ndihme te të demtuarve nga termeti

Për një dite tjeter, me e mire, me e bukur, që do ta kthejë shpresën u ngjitën 80 artiste ne skene ne qendren kulturore te kishes ortodokse ne Tirane për të ndihmuar ata që kanë mbetur pa shtëpi e strehë!

Ishte një mbrëmje magjike që i bëri bashkë 80 Artistë të shquar për të ndikuar me artin dhe shpirtin e tyre të bukur!

Faleminderit këtyre Artistëve!

Nderime për Artistët emër për emër!

Inva Mula
Robert Radoja
Pandi Laco
Eva Golemi
Blerta Zhegu
Zamira Kita
Irma Libohova
Aurela Gace
Eranda Libohova
Era Rusi
Etleva Shemai
Klaudio Zoto
Denis Bizhga
Mirush Kabashi
Elia Zaharia
Ledion Zoi
Shkolla e baletit
Bela Arbana
Ligoraq Riza
Marina L Kurti
Vikena Kamenica
Merita Rexha Tershana
Solen Alla
Xhoni Kitarristi
Klodjan Kaçani
Rozela Gjylbegu
Arjeta Dhima
Robert Bisha
Ema Andrea
Pajazit Murtishi
Suzana Turku
Dhe kori i te rinjve
Etrita Ibrahimi
Enada Gerd Vaso
Xhevat Limani
Ardita Bufaj
Fjorda Veizaj
Liljana Kondakci
Ekipi i realizimit:
Bledi Laco
Julia Sinanaj Zoi
Albi Greva
Eraldo Rexho
Jorka Xamo
Agi Haxhimurati
Valbona Guri
Elona Zebo
Ekipi i ASLV
Western Union my ticket
Kisha Otodokse
Tv ABC

Rozhaja nderon diplomatin Shaban Murati me Çmimin e Lartë “Ora e maleve”

Në Manifestimin e njohur Tradicional Kulturor mbarëkombëtar “Ora e maleve” në Rozhajë, Mali i Zi, u zhvillua promovimi i librit “Bosnja: Një pikpamje nga Tirana” të autorit Shaban Murati, ku merrnin pjesë shkrimtarë, poetë, studjues, artistë, gazetarë, etj.nga të gjitha trevat shqiptare.
Fjalën e hapjes në këtë promovim e mbajti drejtori i këtij manifestimi z.Ali Daci, i cili theksoi vlerat e librit në shkallë kombëtare dhe rajonale. Kryetari i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun” z.Ismet Azizi foli për rëndësinë e kontributit të librit dhe të autorit në ndriçimin e të vërtetave dhe të drejtave të dy popujve për liri dhe për mesazhin e rëndësishëm të librit për miqësinë midis dy popujve.
Analizë të gjërë për librin paraqiti shkrimtari dhe publicisti i mirënjohur z.Çerçiz Loloçi.
Në fund, drejtori i Manifestimit Tradicional Kulturor, z.Ali Daci, i dorëzoi autorit Shaban Murati “Çmimin e Lartë “Ora e maleve””, me këtë motivacion:
“Për kontribute të çmuara në diplomaci, histori, kulturë dhe studime, duke sjellë refleksione të çmuara në fushën e politikës dhe diplomacisë, në Ballkan dhe më gjërë”.

Editorët e voal.ch kanë lidhje luajale dhe bashkëpunimi me Vatrën dhe Diellin

Editorët e Voal.ch janë njohur me ekzistencën dhe veprimtarinë e Vatrës dhe Diellit që në bangat e shkollës, kur Shqipëria vuante nën diktaturën mizore staliniste, ndërsa SHBA anatemoheshin nga shteti totalitar si armik i Shqipërisë dhe i shqiptarëve.

Megjithë propagandën që ushqente urrejten e regjimit ndaj Amerikës, prania e Vatrës dhe Diellit kishte efekt të kundërt në psikën e shqiptarëve.

Dhe vargu i Nolit përdorej si refren “Mbaju Nëno mos ki frikë se ke djemtë në Amerikë!”

Në raport me hapësirat e pafundme të Amerikës, hiperbolizohej edhe Vatra, merrte përmasa gjigande, sikur të ishte Vatra e të gjithë komunitetit nëpër 51 shtetet e SHBA.

Largimi nga jeta shpejt e Faik Konicës, pastaj e Fan Nolit dhe me rradhë etërve themeltarë të Vatrës, u reflektua edhe tek Vatra.

Vatra u krijua nga koka të kombit dhe nga zemrat patriote të kombit!

Një tipar i Vatrës i trashëguar brez pas brezi, me devijime të vogla, ishte qendrimi opozitar ndaj diktaturës komuniste në Shqipëri.

Prandaj regjimi komunist e kishte halë në sy duke u përpjekur që ta zhdukë nga faqja e dheut, siç pushkatoi plot e plot Vatranë që lanë Amerikën dhe u kthyen në Shqipëri

Por megjithatë Vatra mbijetoi dhe sot e kësaj dite vijon aktivitetin e saj.

Në thelb Vatra është një monument me sytë nga Perëndimi i trashëgimisë kulturore-politike.

Pra kur Shqipëria komuniste kishte si model stalinizmin, Shqipëria e Vatrës ishte me SHBA dhe Perëndimin.

Me hapjen e Shqipërisë, Vatra nuk ishte më një vizion abstrakt, por menjëherë i doli në krah SHBA në mbështetjen për të përmbysur regjimin diktatorial.

Bashkë me Amerikën në Tiranë dhe Shqipëri erdhën edhe Vatranë të shquar, si Agim Karagjozi, Anthony Athanas, At Arthur Liolin e plot e plot, ndërkohë Vatra u bë qendra për të pritur liderët që prisnin të sillnin lirinë, demokracinë, e çlirimin e të drejtat njerëzore në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut etj.

Vatra ka patur zigzage, por ka patur edhe plot suksese dhe jeta e saj është varur nga atdhedashuria për ta parë Shqipërinë dhe trojet shqiptare të integruara në Perëndim.

Njohja jonë konkrete me Vatrën filloi pikërisht në prag të rrëzimit të diktaturës, në fillim në Shqipëri e pastaj në SHBA dhe nuk është ndalur kurrë.

Lidhja jonë me Vatrën është shpirtërore, institucionale, bashkëpunuese dhe luajale, që në themel ka idealet e përbashkëta për një Shqipëri demokratike dhe të integruar në Perëndim

Kemi mbështetur gjithmonë Vatrën pa ndërhyrë kurrë në politikat e saj, sepse aty gjallon një komunitet i madh me burime të pashterëshme njerëzore dhe intelektuale.

Por gjithmonë jemi të mendimit se pavarësia e diasporës nga politika në shtetin amë apo Kosovë është domosdoshmëri.

Kopracia e biznesit me prejardhje shqiptare në SHBA dhe jo vetëm për gjallërimin e Komunitetit dhe diasporës në përgjithësi është thikë pas shpine!

E njëjta gjë, kur biznesi në diasporë, SHBA, Europë etj përdor paranë për të përfituar nga politika!

Profiterët e të gjitha ngjyrave brënda diasporës janë faqja e shëmtuar e saj.

Patriotët japin pa marrë! Patriotët nuk janë personazhe Galash!

Me kryetarët e Vatrës, z.Karagjozi, Dr.Gjon Buçaj kemi patur një komunikim të respektit të ndërsjelltë që është forcuar me kohë.

Të njëjtin respekt kemi treguar edhe ndaj kryetarit të ri të Vatrës Dritan Mishtos, megjithëse nuk jemi njohur më parë.

Po ashtu kemi një komunikim shumë miqësor me plot e plot Vatranë të tjerë të cilët i vlerësojmë dhe çmojmë.

Nuk jemi marrë kurrë me thashetheme dhe nuk u kemi bërë jehonë fjalëve të kuluareve, megjithëse edhe në SHBA midis komunitetit shqiptar lulëzon me bollëk edhe kjo kategori fjalënajash.

Nuk jemi gjthashtu as njerëz me dy fytyra, apo të passhpinës, që në sy të themi mik dhe të shajmë pas shpine.

Në integritetin tonë njëfytyrësia dallon. Ne mbajmë qendrimet tona, të cilat i shprehim qartë, pa ekuivoke dhe shqip.

Nuk kemi interesa personale, nuk kemi interes pasurinë, interesi ynë është që shqiptarët të bëhen!

Sa për Vatrën dhe Vatranët urojmë që ata të jetojnë në shekuj.

Ndërkohë si editorë të një medium të mendimit të lirë, voal.ch e respekton pluralizmin e mendimit dhe ndërkohë vlerëson personin që e shpreh mendimin e tij.

Le të kujtojmë “ndeshjet” dhe paqtimin e Luanëve të Vatrës!

Ne si editorë të Voice of Albanans – voal.ch – do t’i mbetemi besnikë Vatrës dhe vatranëve duke uruar dhe shpresuar që të fuqizohet dhe të faktorizohet në të mirë edhe të komunitetit Shqiptaro-Amerikan por edhe për të rritur ndikimin në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut etj

Bexheti: Ligji i përdorimit të gjuhës nuk duhet të ndryshohet (video)

Rudina Dervishi

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zëdhënësi i partisë Aleanca për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Flakron Bexheti foli për ndikimin që do të ketë opinioni i Komisionit të Venecias mbi përdorimin e dygjuhësisë dhe prespektivën e alencave të partive shqiptare në zgjedhjet e parakohshme.


Opinioni Komisionit të Venecias krijon një situatë të re politike, tha zëdhënësi i partisë Aleanca për Shqiptarët, Flakron Bexheti. Megjithatë partia e tij mendon se ky është vetëm një opinion dhe vlerësim dhe nuk është detyrim. Ligji për përdorimin e gjuhëve, që nuk është vetëm për gjuhën shqipe, tha ai u soll në vitin 2018 dhe ishte parakushti kryesor që kryeministri Zaev të arrinte të bënte një koalicion qeveritar. Ky ligj është cilësuar si një e arritur që ka të bëjë me avancimin e gjuhës shqipe dhe një ndër arsyet kryesore për post Marrëveshjes së Prespës ku Maqedonia e Veriut e ndërroi emrin e saj, sjella e ligjit të gjuhëve e ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë Maqedoninë që të bëhet pjesë e Natos. Aleanca për Shqiptarët, sipas tij nuk do të pranonte ndryshimin e ligjit.

Largimi i Agron Tufës sjell reagime në Shqipëri

Këto ditë Drejtori i Institutit për Studime të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri Agron Tufa kërkoi azil politik në një vend europian për shkak të kërcënimeve për shkak të detyrës. Studiues, por edhe përfaqësues të Institucioneve dhe organizatave që trajtojnë të shkuarën komuniste në Shqipëri, vlerësojnë se drejtësia dhe institucionet shtetërore duhet të mbrojnë nga kërcënimet njerëzit që merren me aktivitetet e kohës

Drejtori i Institutit për Studime të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri Agron Tufa dha doreheqjen dhe kërkoi azil politik në një vend europian. Drejtorja e Autoritetit të Dosjve të ish Sigurimit të Shtetit Gentiana Sula, tha se ishte e keqardhur që një koleg, një drejtues i një institucioni publik, një intelektual i botuar, një shkrimtar ndodhej në një pozitë kaq të vështirë sa për të lëndë vendin.

“Bindja ime ,tha Zonja Sula, është që nuk ka asnjë person të këtij kalibri, të këtij pozicioni në shoqëri që pati Agroni, që të vendosi për konfort të largohet, natyrisht e ka shtyrë një hall i madh. Jam koshiente që temat që ne hapim përditë janë tema të vështira që ngjallin debat dhe debati është shumë i mirëpritur për sa kohë zhvillohet në terma njerëzore, akademike dhe në mënyrë civile”.

Zonja Sula tha se ajo që kishte vënë re me shqetësim ishte që ky debat i gjatë shpesh i ka kaluar tonet e nje debati civil.

Eshte përfshirë nga steriotipizime, fyerje, ka pasur shkelje të etikës, ka pasur denigrime kundër personit, sulme kundër dinjitetit, moralit. Kam pritur që institucionet të reagonin. Sulmet kanë ardhur qoftë nga persona me kalibër te ulët që kanë qenë anonimë, por ka pasur për fat të keq edhe nga njerëz me pushtet politik, ne akademi, sidomos nga anëtarë parlamenti nga të cilët pritet qe ata dhe vetë Parlamenti të zbatojnë Rezolutat që janë miratuar.

Zonja Sula thotë se edhe vetë personalisht ka pasur sulme dhe i ka kanalizuar ato në rrugët e drejtësisë. Sipas saj cdo veprimtar i kujtesës që ndihet i kërcënuar e ka për detyrë të përdorë kanalet e drejtësisë.

“E kam vënë re se sa herë nga kategoria e veprimtarëve ka kërcënime, vetë të përndjekurit politikë ndihen keq. Për ata që janë familjarë me instrumentet e të drejtave të njeriut, ata kanë të drejta kolektive, janë të mbrojtur nga intimidimi. Është e pafalshme që anëtarët e parlamentit të krijojnë këtë sens, përkundrazi duhet të ishin kokëulur që shumë pak është bërë për të përndjekurit, për rishqyrtimin e historisë, për të parë në mënyrë kritike atë periudhë të errët e cila dihet që është diktatura. “

Zonja Sula iu drejtua me një thirrje edhe organeve të drejtësisë prokurorisë dhe gjykatës por edhe organet mbikqyrëse të drejtësisë së re.

“Janë krijuar institucione të rëndësishme, me personelin e drejtësisë më të të besueshëm, ato duhet patjetër të shikojnë cfarë nuk funksionoi, si ka mundësi që një nëpunës shtetëror të ndihet i kërcënuar dhe të sigurojë që organet e drejtësisë janë të paanshme, jo vetëm kaq, por mbrojnë viktimat e komunizmit, janë kundra mohimit të krimeve të komunizmit, dhe të shikojnë nga vetja , a janë ata të distancuar nga Sigurimi i Shtetit, a ka akoma anëtarë aty, që akoma bëhen pengesë për drejtësinë tonë, a ka aty njerëz të lidhur me Sigurimin që akoma bëhen pengesë për ti vënë në vend padrejtësitë që janë bërë. Une vetë kam dijeni, edhe prej disa personave që vijnë këtu, shoqatave të të drejtave të njeriut, shoqatat e të përndjekurve politikë dhe vetë edhe ne si institucion kemi bërë raporte në prokurori për gjetjet që na kanë raportuar njerëzit, psh për varret humbura te Tepelenës, nuk ka ndodhur asgjë, nje qytetar italian që kërkon eshtrat e të jatit, nuk ka ndodhur asgjë. Duhet patjetër prokuroria sot, ashtu si është e kujdeshme që të bëjë hetim kundrejt krimit të organizuar, kundrejt praktikave korruptive, duhet patjetër të shikojë me seriozitet edhe shkëputjen e lidhjeve me Sigurimin e Shtetit dhe adresimin me seriozitet të përpjekjeve të njerëzve për tu ndjerë se drejtësia është vënë në vend në këtë vënd.

Ndërsa shkrimtari dhe publicisti Besnik Mustafaj tha se Agron Tufa ishte në vendin e tij si Drejtori i Institutit të Studimit Krimeve të Komunizmit dhe ka bërë një punë të jashtëzakonshme, një punë që përfshihet me zbulimin e dokumenteve ,me botimin e tyre qoftw nw trashëgiminw e ish tw përndjekurve politikw dhe në përhapjen e saj, qw kjo e vërtetë të shkojë tek publiku shqiptar dhe sidomos tek të rinjtë.

“Unë besoj tha zoti Mustafaj se përcaktimin më qartë, më domenthënës, e bëri poeti Bardhyl Londo që e quajti “tërmet të dytë” largimin e Agron Tufës, i cili është “de fakto” azilant politik pavarësisht cilën rrugë do ndjekin dokumentet e tij në administratën zviceriane. Agron Tufa është një nga shkrimtarët më të spikatur të letërsisë së sotme shqipe me një vepër të gjerë të shkruar në prozë, poezi, ese, përkthime letrare. Po ashtu Agron Tufa është një profesor universiteti shumë i dashur për ish studentët dhe studentët e tij dhe një nga veprimtarët më të jashtëzakonshëm që ka pasur realiteti shqiptar për këto vite lidhur me memorien, atë që gjermano francezët e kanë quajtur rishkrimi historisë, pra zbulimi së vërtetës si një pro çes purifikimi për shoqërinë shqiptare, e kam fjalën për të vërtetën e masakrave, diktaturës dhe regjimit komunist.

Zoti Mustafaj thotë se zbraztësia që le zoti Tufa me largimin e tij nuk është ajo si shkrimtar por si veprimtar i memories.

“Unë besoj se Bardhyl Londo nuk ka pasur parasysh shkrimtarin kur përmend tërmetin sepse shkrimtari Agron Tufa do vazhdojë të jetë tek ne. Ai ka ikur në një moshë me Ernest Koliqin që kishte po të njëjtat arsye, edhe Ismail Kadare kur është larguar në Francë për të njëjtat arsye kishte. Sidomos vitin e fundit Agron Tufa u përball me sulme nga një kontigjent jo i vogël enveristësh që janë horizontalisht dhe vertikalisht në shoqërinë shqiptare. “E kam menduar disa herë sidomos këto ditë por edhe gjatë këtij viti nëse ne bëmë sa duhet për ta mbështetur Agron Tufen në këtë valë kërcënimesh. Personalisht kam bërë një postim në facebook ku them “unë jam Agron Tufa” në kuptimin për tu identifikuar me të ,me pozicionin e tij. Por ky nuk ka qenë një debat intelektual në mënyrë që ne të përfshihemi si intelektualë por kjo ka qenë një fushatë kërcënimesh. Atëherë duke qenë kërcënime përgjegjësine e vetme jo vetëm për Agron Tufën që ishte personalitet i administratës së votuar nga Parlamenti por cdo qytear shqiptar e ka detyrë ta mbrojë Ministria e Brendshme.

Zoti Mustafaj tha se Agroni tentoi të gjitha mundësitë ,drejtësinë ,prokuroinë, policinë ,të gjitha hapësirat ligjore për të mos e hedhur këtë hap që hodhi.

Në fund të fundit , ai ishte një familjar,babai i pesë fëmijëve dhe nuk mund të rrezikonte jetën e fëmijëve kështu sic erdhën punët. Sigurisht nuk jam i gëzuar pë atë që ka ndodhur, që Agron Tufa ka ikur, por jam mirëkuptues për hapin e tij,tha zoti Mustafaj.

Një nga polemikat e Agron Tufës ishte me Fatos Tarifën, Drejtor i Institutit të Studimeve Sociale dhe të Politikave në Universitetin Europian të Tiranës. Duke folur për “Zërin e Amerikës” zoti Tarifa thotë se konflikti i tij me zotin Tufa kishte nisur për një çështje me rëndësi parimore sic është mbrojtja e vlerave antifashiste dhe nacional-clirimtare të popullit shqiptar. “Ka qenë një debat intelektual të themi më mirë”, tha zoti Tarifa. Sipas tij një varg kritikash që i janë bërë zotit Tufa kanë qenë se ai e kapërceu limitin kohor që Instituti i Studimeve të Krimeve të Komunizmit kishte për detyrë.

Periudha e Luftës Nacional Clirimtare nuk duhej ngatërruar me periudhën cfarë ndodhi pas vitit 1945 në Shqipëri dhe prandaj nuk ishte një periudhë që ky person apo Instituti qe ia drejtonte do duhej te merrej. Kjo shpjegon që shumë nga njerëzit intelektualë të këtij vendi që kanë mbrojtur vlerat e luftës kundërshtuan pikërisht këtë aktivitet që drejtohej nga Tufa, krijoi shumë kaos dhe për çarje ne radhët e qytetareve shqiptarë.”

Ndërsa Kryetari i Brodit Drejtues të Intitutit të Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit Uran Butka tha se e kishte pritur me shqetësim largimin e drejtorit egzekutiv Agron Tufa.

“Por kjo ka shkaqet e veta,tha ai. U bë më se nëntë muaj, që nga prilli i këtij viti që vazhdojnë sulmet dhe kërcënimet ndaj drejtorit egzekutiv për shkak të detyrës. Instituti e ka krye më së miri detyrën e tij, si hulumtimin dhe publikimet, një punë që është vlerësuar edhe nga Parlamenti dhe nga institucionet homologe. Instituti i ka përmbushur më së miri detyrimet ligjore dhe në gjithë mbarëvajtjen e tij ekonomike dhe financiare. Edhe raporti i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit vlerëson menaxhimin nën drejtimin e zotit Tufa”.

Ndërsa Kryetari i Shoqatës Antikomuniste të ish të Përndjekurve Politikë Nebil Cika tha se sulmet ndaj Agron Tufës kanë qenë të paprincipta.

“Ka pasur një periudhë shumë të vështirë, sulme të papara, nga njerëz me shumë pushtet dhe njerëz që në kohën e diktaturës komuniste kanë treguar që mund të bëjnë keq;kanë dënuar njerëz me vdekje, kanë vrarë, kanë torturuar ,kanë burgosur.”,tha zoti Cika.

Platforma Evropiane e Kujtesës dhe e Ndërgjegjes shprehur shqetësimin e kësaj organizate ndaj sigurisë së zotit Tufa. Në Shqipëri e shkuara komuniste vijon herë pas here te shoqërohet nga debate të ashpra ndërkohë qe analistët vlerësojnë se vendi ende ka shumë për të bërë për të hedhur dritë mbi krimet e diktaturës dhe personave përgjegjës dhe per t`u dhënë dinjitetin viktimave te pafajshme./ZiA

 

Njihuni me “Lagjen e hajdutëve të politikës”, blloku i 122 vilave të bardha, blerë me miliarda “të zeza”

Vetëm 4 kilometra larg Tiranës në Petrelë, pasanikët e bërë të tillë me lekë krimi e korrupsioni shtetëror dhe lidhjeve me botën e mafies, kanë krijuar një bllok banimi me vila luksi, ku janë bashkuar e jetojnë pa pikë morali, agallarët dhe shërbestarët e tyre, të çdo lloji, ngjyre politike e mëkatesh.

Janë 122 vila të bardha, me sipërfaqe nga 350 m2, në mbi 600 m2, të blera me miliarda të zeza, prej deputetësh, ministrash, ambasadorësh, moderatorësh televizivë, opinionistë të medias, dashnore shtetarësh, prokurorë, gjyqtarë, krye-doganierë e krye-tatimorë, kryepolicë, kriminelë, trafikantë dro ge, arm ësh e femrash.

Ky bllok banimi, me sipërfaqe 226 mijë m2, nga të cilat 79 mijë m2 janë vila, është pagëzuar me emrin “Lagja e hajdutëve të politikës” dhe me plotë të drejtë, mbasi çmimi më i ulët i një vile është 500 mijë euro.

Intervista – Agron Tufa: Përse kërkova azil politik (video)

Agron Tufa, Drejtori i dorëhequr i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri, i tha “Zërit të Amerikës” se kërkoi azil politik në një vend të Europës për shkak të kërcënimeve të shumta ndaj tij që ai i ka denoncuar. Duke folur me Skype nga një vend i Evropës ku ka kërkuar azil, zoti Tufa, publicist dhe shkrimtar i njohur, tha se nuk do ta ndërpresë veprimtarinë për denoncimin e krimeve të komunizmit.

Zëri i Amerikës: Ju jeni një shkrimtar dhe pedagog i njohur, jeni drejtues i Institutit për Studimin e Krimeve të Komunizmit – një institucion i rëndësishëm shtetëror, dhe u rizgjodhët për një mandat të dytë. Çfarë ndodhi që ju bëri të largoheni nga Shqipëria?

Agron Tufa: Konfrontimi im ka qënë për shkak të detyrës, dhe ka qënë një konfrontim që ka nisur që nga dhjetori i vitit të kaluar me intensifikim të vazhduar dhe nga 1 prilli me një fushatë të hapur në shtyp, në parlament, pra në kuvendin e Shqipërisë, në forma nga më të ndryshmet nga një segment ose një skalion i atyre që unë i quaj enveristë, që kanë punuar në organet e drejtësisë komuniste. Për shkak të pranisë së madhe në institucionet qëndrore të shtetit të ish oficerëve operativë të sigurimit të shtetit unë pra kalova në një konfrontim të hapur publik i cili pastaj për fat të keq mori natyrën e përqëndruar të një kryqëzate sulmesh kundër meje personalisht duke u shoqëruar me shpifje, shantazhe, kërcënime deri tek kërcënimet me vdekje. Këto lloj formash të presionit dhe frikësimit mbërritën në një moment kur u dendësuan dhe unë ndjeva një rrezik për jetën time dhe të familjes derisa u bë e papërballueshme dhe e padurueshme pasi kisha bërë më parë përpjekje për të gjetur drejtësi në institucionet ligj-zbatuese, në gjyqet që pata hapur ndaj këtyre personave me të kaluar tërësisht të përzishëm në diktaturën komuniste të Enver Hoxhës. Këto kanë qënë arsyet përse ika.

Zëri i Amerikës: Zoti Tufa jemi në vitin 2019, dhe ironia është se pikërisht sot Shqipëria mori presidencën e radhës së OSBE-së, organizatë ku një komponent me rëndësi është komponenti human. Çfarë mendimi keni?

Agron Tufa: Këto lloj paradoksesh të një rendi absurd unë nuk di sesi kanë mundur të ngjasin, por sigurisht kjo gjendje nuk erdhi dhe u bë faktike e tillë, tani. Kjo ka qënë një mospërballim i situatës post-tatalitare të Shqipërisë. Ne nuk u përballëm me detyrat, dhe detyra kryesore ishte eliminimi ose mënjanimi, spastrimi nga hapësirat publike të institucioneve të legjislacionit, të drejtësisë të trashëgimisë komuniste. Ata tashmë kanë mbërritur në një pikë konsolidimi, ndjehen të sigurtë madje përdorin edhe slangun e tyre të parapëlqyer të shantazheve dhe kërcënimeve me vdekje. Unë mendoj se ne nuk u përballëm dot atëhere kur duhej dhe si duhej me këtë trashëgimi, e cila sigurisht të vetmen mënyrë sjelljeje ka pasur atë të përndjekjes, të kërcënimeve, të dënimeve, pushkatimeve, e të genocidit siç i kam studiuar unë këto tetë vite në dokumentat e dosjeve të arkivave të sigurimit të shtetit.

Zëri i Amerikës: Zoti Tufa, ju i keni denoncuar në polici kërcënimet që ju janë bërë. Si ka qënë reagimi i autoriteteve?

Agron Tufa: Unë kam nisur t’i denoncoj që në precedentët e parë, që në vitin 2017, kur gjatë një tremujori fushatë që pata hapur për sensibilizimin e opinionit dhe sigurisht parlamentit për trajtimin e produkteve të kinematografisë të Kinostudios Shqipëria e Re, për dokumentarët e kohës së Enver Hoxhës dhe filmat artistikë që përmbajnë aspekte propagande, u zhvillua një debat i gjatë publik. Sigurisht unë u përpoqa t’i rekomandoj dhe të udhëzoj komisionin e ligjeve, parlamentin shqiptar për një trajtim të këtyre filmave pasi ato binin ndesh me Kushtetutën. Si përfundim, në vend të mirëkuptimit tek ne lind muri. Dhe në këtë rast ai u shoqërua edhe me kërcënime me vdekje. Unë kam bërë kallzimet e mia në polici, por Gjykata e Lartë e pushoi çështjen. Unë i kam dokumentet. Në dy kërcënimet e tjera radhaz me vdekjen time dhe kërcënimin për shfarosjen e familjes sime, u jemi drejtuar gjykatave përmes avokatit tim dhe direkt njërit prej kërcënimeve por nuk kemi patur asnjë përgjigje sikundër edhe me gjyqet e tjera, me kallëzimet penale të kriminelëve të diktaturës, pasi kam bërë kallëzime penale, dhe nuk kemi marrë përgjigje. Ka qenë në mënyrë konstante. Gjyqi që kam hapur kundrejt deputetit Spartak Braho dhe 6 epigonëve të tij ka vazhduar nga prilli deri më sot pa bërë asnjë hap. Është një teknikë zvarritje dhe është e kotë të presësh pasi i di shumë mirë këto metoda të zvarritjes dhe të sabotimit të seancave.

Zëri i Amerikës: Zoti Tufa çfarë e inkurajon mos-zbardhjen e krimeve të komunizmit në Shqipëri? Sepase janë disa faktorë në shoqërinë shqiptare që edhe sot pas 3 dekadash krimet nuk zbardhen.

Agron Tufa: E para është, siç e thashë në fillim, që Shqipëria nuk u përball ligjërisht me inertet e diktaturës. Shqipëria nuk bëri një ligj lustracioni siç e kanë bërë vende të tjera që sot janë në Bashkimin Evropian. Në gjithë publicistikën time prej 15-20 vitesh unë bëjë këtë thirrje me disa kolegët e mi. Edhe në rastet kur ne i kishim ideale, ato u sabotuan deri në vitin 2014-2015, pra në vend të ligjit të lustracionit të propozuar nga ne dhe shoqëria civile u preferua një ligj i hartuar me ngut në zyrat e Ministrit të Punëve dhe Çështjeve Sociale që njihej si ligji Veliaj, i cili sot ka sjellë në jetë Autoritetin e Hapjes së Dosjeve për Ish Sigurimin e Shtetit i cili e vendos theksin vetëm tek bashkëpunëtorët ose ndonjë gjë e zbehtë ose në trajtimin kulturor e logjik, pavarësisht se nuk e kanë ekspertizën e duhur akademike për këto gjëra. Por ai nuk merret pikërisht me atë që ligji përcakton – të trajtojë dosjet e Sigurimit të Shtetit, të japë përgjigje dhe në vend që ta drejtojë objektivin e vet tek ish oficerët e Sigurimit të Shtetit merret me aspekte fare të vogla, me ndonjë bashkëpunëtor. Pra kjo ishte një mënyrë për ta bllokuar ligjin e lustracionit dhe në vend të tij të kishte një kontroll të ri të dosjeve i cili tashmë dihet gjerësisht që i ka shkatërruar institucionet arkivore të Shqipërisë, duke i fragmentarizuar, copëzuar dhe seleksionuar. Për më tepër, unë kam bërë vazhdimisht prezent shqetësimin tim për një ndikim të thellë e të gjithanshëm të këtij insitucioni nga ish oficerë të Sigurimit të Shtetit. Është një institucion përfundimisht i pabesueshëm, dhe nuk duhet të ishte bërë, pavarësisht se unë kam qenë kundërshtar që në fillim, në origjinë të këtij ligji dhe kam vazhduar të jem koherent me veten time, në mënyrë permanente për frutat e helmëta të veprimtarisë së tij.

Zëri i Amerikës: Zoti Tufa, tani që ju jeni në kërkim të azilit politik, a do ta vazhdoni atë që keni më shumë për zemër, denoncimin e krimeve të komunizmit, në mënyra të ndryshme në vendin ku jeni?

Agron Tufa: Sigurisht, kjo për mua nuk ka qenë një detyrë thjesht burokratike, konformiste por ka qenë zëri i ndërgjegjes qytetare, ka qenë një mision, ka qenë një kauzë dhe unë edhe pa qenë në institut kam investuar tërësisht bindjet e mia, botëkuptimin tim, ndjeshmërinë time dhe është një luftë e pakompromis siç janë luftrat e mëdha për higjenën mendore dhe shpirtërore të qytetarëve. Unë besoj se do të kem mundësi të tjera tani, jo drejtpëdrejt shtetërore por do të jem nga disa pikëpamje shumë më i lirë për të thënë të vërteta rrënqethëse dhe të troçta sesi institucionet e larta që nga ato ligjvënëse dhe deri tek institucionet e ndjeshmërisë së veçantë si SHISH-i apo policia e shtetit janë të mbushura plot për plot me njerëzit me të kaluarën më të zezë, pra ish oficerët dhe shefat e Sigurimit të Shtetit, ish kryetarë dhe nënkryetarë të Degëve të Punëve të Brendshme, ish rezidentë. Pra kjo është e papranueshme, dhe është gjëja më e zezë. Është gunga në shpinën e shoqërisë shqiptare e cila patjetër duhet të përballet me këtë. Në mos, ne duhet të pranojmë një poshtërim kolektiv dhe një cilësi jashtëzakonisht të ulët dhe të keqe të lirisë sonë.

Në Shkollat Shqipe në Zvicër spikat dhimbje e solidariteti për Shqipërinë tonë të pikëlluar Nga Nexhmije Mehmetaj

 

Në Shkollat shqipe në Zvicër, të mërkurën e pasdites është zhvilluar një orë e veçantë mësimore, ku spikat dhimbja dhe solidariteti me Shqipërinë tonë të pikëlluar nga pasojat e tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit ’19.

Të gjithë jemi të tronditur! Mu në prag të festës më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit. Përgatitjet me nxënës pritnin orën e kremtimit kombëtar tradicional. Në vend të buzëqeshjes u tronditem në shpirt dhe mendje për numrin i viktimave në Durrës e Thumanë, për njerëz me trauma që nuk kalojnë lehtë, për dëmet tjera ekonomike dhe shoqërore.  Respekt! Për të gjithë bujarët shqiptarë në atdhe, në trojet e Ilirisë – Arbërisë, për shqiptarët jashtë atdheut si dhe të miqve tanë ku do nëpër botë, pa kursim u solidarizuan e qëndruan paranë Shqipërisë në këto ditë të vështira nga fatkeqësia natyrore.

Solidariteti i shqiptarëve në Zvicër, vazhdoi edhe në Shkollat Shqipe, me mësuesit/et dhe nxënësit/et e saj. Në organizimin dhe planifikimin e një ore mësimore të detajuar dhe reale të zbatuar në gjuhën shqipe, me fokus Tërmeti në Shqipëri, me synim madhor, t’ iu ofronim nxënësve, një dritare të hapur ndaj atdheut. Dashuria për atdheun dhe tokën tonë është një nga objektivat që ka vetë Shkolla Shqipe. Edukimi atdhetar, si një pjesë tjetër e

programit që ne ndjekim është një nga objektivat e punës sonë.

Shpreh mirënjohjen time për punën e palodhur e fisnike të kolegeve që me profesionalizëm të përsosur më dërguan punën e nxënë: Mendja më shkon tek puna e përkushtuar dhe e angazhuar më se miri në këtë organizim me veprimtari solidarizuese dhe përkujtimore me pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të vetë nxënësve dhe të prindërve mendja na shkon te mësuesja Idaije Jashari nga Shkolla Shqipe në Bernë, pika shkollore në Ostermundingen (shih fotografitë e nxënësve që dëshmojnë këtë).

Mësuesja Mirela Duka, Bernë pika shkollore në Lorraine (të zgjedhura poezi nga nxënësi Nis Zhubi dhe nxënësja Chiara Xoxi).  Mësuesja Florije Xhema nga shkolla shqipe në  Basel Land (shih vizatimin e nxënësit Endrit Merovci kl. 3). Mësuesja Lumnije Emini, Gjenevë. Në vazhdim po ua përcjell disa nga punimet nxënësve të shkollës sonë në Jura.

Konstatuam për veprimtarinë mësimore, dhe për befasinë që na dhuruan fëmijët e shkollës sonë. Përfundimi i ngjante një ylberi që ka zbritur në botën e mrekullisë fëmijërore edhe pse të lindur në një vend tjetër që nuk është atdheu. Kudo dashuri, mesazhe, piktura e vizatime të thjeshta, me ide të mençura: Ideja u përçua!

 

Delemont, 06.12.2019                              Nexhmije Mehmetaj

Violinisti i shquar Florian Vlashi organizon në Spanjë koncert në ndihmë të familjeve në Durrës të prekura nga tërmeti

Violinisti i shquar Florian Vlashi organizon në Spanjë koncert në ndihmë të familjeve në Durrës të prekura nga tërmet.

Koncerti titulluar “Tingulli dhe Fjala”, ku marrin pjesë tre poetë, tre kompozitorë dhe tre interpretë  do të zhvillohet ditën e shtunë me 7 dhjetor ne Fundación Luis Seoane, La Coruña Spanjë.

Floriani thotë se “Koncerti do t´i dedikohet viktimave të tërmetit të Durrësit dhe të ardhurat nga ai do të shkojnë në ndihmë të familjeve të prekura.”

“Tërmeti i 26 nëntorit që shkaktoi 51 viktima në Shqipëri dhe shumë familje të shkatërruara kanë nevojë për ndihmë.”

Florian Vlashi me familjen e tij, një kuartet artistësh, me artin e tyre kanë ndërtuar prej vitesh me radhë një urë kulturore, artistike dhe muzikore Galicia-Shqipëri, siç është rasti i Grupit Instrumental të Shekullit XX që drejtohet pikërisht nga violinisti i shquar.  Florian Vlashi, në rastin e koncertit thotë se “Do të dëshironte që kjo urë të merrte tani harmoninë e solidaritetit për familjet në nevojë urgjente dhe prandaj do t´ja kushtojmë, këtë koncert dhe eventin NEXOS viktimave të tërmetit të Durrësit. Kujtimi ynë për ta, emocioni ynë, muzikë dhe fjalë.”

Me këtë rast Florian Vlashi falenderon poeteshën Yolanda Castaño.

Vepra në program “Tiendo, Lamento y Tocata” e kompozitorit Federico Mosquera i është dedikuar dy muzikantëve shqiptarë,  Florian Vlashi dhe Rediana Lukaçi.

 

Programi:

TINGULLI DHE FJALA

Florian Vlashi, violín
Ruslana Prokopenko
, violonçel
Clara Jelihovschi Panas,
soprano

Prezantuese Yolanda Castaño

 

Federico Mosquera:
Tiento, Lamento y Tocata (Premierë botërore)
Violín e violonçel

Alba Cid
“Atlas”

Xesús Xosé Iglesias Gonzalez :
“Antitesis” (Premierë botërore)
Violín  e violonçel

Carlos Catena Cózar
“Los dias hábiles”

Claudia González Caparrós
Te miro como quien asiste en un desielo”

Hugo Gómez-Chao Porta
Chanson de la plus haut tour” (Premierë botërore)
Soprano, violín , violonçel

 

“Vdekje e paralajmëruar”, Berisha me akuzë të fortë: Viktimat e Thumanës, vrasje shtetërore

Viktimat e Thumanes dhe disa nga te Durresit mund te ishin te gjalle!
Ato jane vrasje shteterore, pa dashje apo pa qellim dhe duhet te trajtohen te tilla.

Te dashur miq, termeti i 26 nentorit u parapri nga nje termet prej 5,6 te shkalles richter me qender ne te njejten zone dhe thellesi. Termeti i 22 shtatorit u shoqerua me demtim te shkalleve te ndryshme te 1528 objekteve, shkaterroi plotesisht 50 banesa dhe demtoi dukshem 160 pallate etj etj ne Durres, Kruje dhe Tirane.

Nder ndertesat e demtuara ne menyre serioze dhe qe ishin raportuar si te pabanueshme nga banoret e tyre ishin edhe dy pallatet qe i moren jeten 22 banorve nen rrenojat e tyre por me siguri edhe te pallateve dhe banesave ne Durres.

Ne rast se autoritetet zyrtare qe inspektuan keto pallate ne Thumane dhe Durres nuk do te nenvleftesonin demtimin ne strukture, te shkaktuar nga termeti, banoret me detyrim do te ishin zhvendosur ne vendsterhime te tjera dhe do te ishin gjalle sot. Pra ata de fakto vertet vdiqen nga termeti i 26 nentorit por kjo ishte nje vdekje e paralajmeruar per sa kohe nuk u larguan forcerisht nga pallatet e tyre te bera te pabanueshme me 22 shtator. Per rrjedhoje kemi te bejme me nje vrasje shteterore, natyrisht jo e qellimte por detyrimi i shtetit ndaj familjeve te ketyre viktimave ka rregulla te tjera dhe eshte demshperblim i plote sikunder pergjegjesia e atyre qe u treguan indiferent ne detyre ne rastin konkret eshte personale dhe direkte.

Pikerisht per te fshehur gjurmet, provat e ketij krimi shteteror Edvin Mafia emeroi Çuçin e tij, ministrin e Familjes shef te gjendjes se jashtezakonshme nje rast unik ne historine e botes qe nje minister bujqesie emerohet ne nje detyre te tille. Ky i fundit, ne misionin e tij familjar, ne nje akt te paster kriminal oret e para te dites se pare te punes shembi ne kundershtim flagrant me ligjin dy pallatet prova te gjalla te krimit shteteror ne Thumane dhe pallatin nen hetim ne Durres etj etj. Nderkohe shpresat per nje hetim te ndershem me Edvinin, krye kreu i meduzes, jane zero.

Ndaj duke denuar me ashpersine me te madhe qendrimin kriminal ndaj pasojave te termetit te 22 shtatorit 2019 dhe veprimet kriminale te zhdukjes se proave te krimit nga Edvin Mafia dhe Çuçi i tij dhe duke patur parasysh faktin se mafia veten nuk e heton kurre, bej thirrje per nje hetim te ndershem te pavarur nderkombetar te ketij krimi te shemtuar qe kushtoi dhjetra jete dhe qe rendon e do rendoje ne ndergjegjen e çdo shqitari. sb