VOAL

VOAL

Policia jep detaje për ndalimin e tifozëve çekë që tentuan ta fusin dronin në stadiumin “Fadil Vokrri”

September 7, 2019

Komentet

George Mallory- 100 vjet pas zhdukjes së tij në mal, publikohet letra e alpinistit drejtuar partneres

Së fundmi, letrat e një prej alpinistëve dhe eksploruesve më të famshëm dhe fatkeq të Britanisë së Madhe janë publikuar në internet.

 

Letrat nga George Mallory i cili u zhduk në malin Everest në vitin 1924, drejtuar gruas së tij Ruth, janë publikuar nga kolegji Magdalena i Universitetit të Kembrixhit.

Bëhet e ditur se ai ishte 37 vjeç kur së bashku me partnerin e tij në eksplorim Andre Irwine u zhdukën në majën e malit më të lartë në botë.

75 vjet më vonë trupi i tij u gjet edhe pse ende nuk dihet nëse ka arritur deri në majën e malit.

E letrat janë publikuar për 100 vjetorin e zhdukjes së tij, shkruan skynews.

“E dashur, të uroj më të mirën, uroj që ankthi yt të marrë fund. Është 50 me 1 kundër nesh, por ne do të jemi krenarë”, thuhet në letrën e fundit të Malloryt.

Letrat e tij përshkruajnë gjithashtu edhe misionin e parë të zbulimit në Everest në vitin 1921 dhe ekspeditën e dytë një vit më vonë. Me anë të shkrimeve, ai ka përshkruar edhe shërbimin e tij gjatë Luftës së Parë Botërore.

Por, përveç letrave të Malloryt, është publikuar edhe letra e gruas së tij, e vetmja e mbijetuar nga ajo periudhë.

“Mendoj se e dua shoqërinë tënde edhe më shumë se dikur”, thuhet në shkrimin e saj.

Ndryshe, letrat e Malloryt janë falas për t’u parë në faqen e internetit të kolegjit Magdalene.

Maja e parë e dokumentuar e Everestit ishte në vitin 1953 nga alpinisti i Zelandës së Re Edmund Hillary dhe alpinisti tibetian Tenzian Norgay. gsh

Milano “vishet” zikaltër, tifozët në delit, festojnë titullin në “Duomo”, në shesh edhe një traktor (VIDEO)

Një titull në derbi nuk është kurrë një titull normal, por është pa diskutim një titull unik që sjell festë në popullin zikaltër. Ylli i dytë në fanellë, i ardhur kur rivalëve të përjetshëm, ka një shije të veçantë, për këtë arsye rreth 15 mijë tifozë zbarkuan në “Duomo” duke vijuar festimet pavarësisht se temperaturat ishin 6 gradë dhe binte shi. Jo vetëm në sheshin e qytetit, tifozët zikaltër ishin shpërndarë në çdo cep të Milanos duke festuar së bashku për këtë titull të paharruar.

Mes tifozëvë të shumtë, që mbanin flakadanë dhe flamuj në duar, krejt papritur u shfaq edhe një traktor i cili iu bashku turmës për të festuar titullin në Serie A. Policia lokale nuk njoftoi për dëme apo probleme specifike, por festa nuk pritet të ndalet këtu, një festë akoma më e madhe parashikohet në momentin që lojtarët dhe trajneri Inzaghi do të bëjnë paradën e tyre në “Duomo” pasi të kenë marrë në duar trofeun e vërtetë, të 20 në Serie A.

(BalkanWeb)

Të kapërcesh një dallgë 30 metra të lartë, është një rekord

Sebastian Steudtner kapërceu një dallgë 28.57 metra në Portugali – Një arritje e mundësuar nga teknologjia

VOAL- Ai ka vite që punon për të dhe Sebastian Steudtner mund ta ketë bërë atë. Surferi gjerman kaloi një valë prej 28.57 metrash, më e larta ndonjëherë, më shumë se dy metra më shumë se rekordi që ai vendosi në vitin 2020 (26.21 m).

Rekordi i ri u arrit në brigjet e qytetit portugez të Nazaré më 24 shkurt. Megjithatë, vlera ende nuk është zyrtarizuar sepse është matur me një dron inovativ. Teknologjia është kryesisht pjesë e sipërmarrjes së gjermanit: për më shumë se 3 vjet ai ka punuar për të përmirësuar dizajnin e bordit të tij në mënyrë që të arrijë shpejtësi gjithnjë e më të larta, deri në 100 km/h. rsi-eb

 

Hidhet poshtë kërkesa e Prokurorisë për paraburgosjen e Akil Gjakovës

Gjykata Themelore në Pejë e ka hedhur poshtë të premten një kërkesë të prokurorëve për ta dërguar në paraburgim atletin Akil Gjakova, i cili dyshohet për dhunë në familje.

Në një njoftim për media, Gjykata e Pejës tha, megjithatë, se ia ka ndaluar xhudistit të mirënjohur t’i afrohet më shumë se 50 metra viktimës, që dyshohet të jetë bashkëshortja e tij, në 30 ditët e ardhshme.

“Të pandehurit…i është ndaluar t’i afrohet vendit ku e dëmtuara banon, si dhe vetë të dëmtuarës, në distancë prej pesëdhjetë (50) metra”, thuhet në njoftim.

Gjykata tha se Gjakova rrezikon paraburgimin, nëse e shkel masën të cilën ia ka caktuar.

Gjakova, 28 vjeç, ishte shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës më 16 prill, para se të vetëdorëzohej më vonë.

Në një reagim më 16 prill, Federata e Xhudos e Kosovës kishte thënë se Gjakova ndodhej jashtë vendit dhe se ai “do të dorëzohej menjëherë” te organet e rendit dhe të drejtësisë sapo të kthehej në Kosovë.

Shpallja e tij në kërkim nga Policia e Kosovës u bë në një kohë kur Kosova u trondit nga rastet e dhunës në familje, pas vrasjes së dy grave brenda pesë ditëve.

Për të dyja rastet, të dyshuar kryesorë janë burrat e tyre. REL

Ndizet në Olimpia flaka që do të arrijë në Paris

Nis rrugëtimi për në Lojërat Olimpike që do të fillojnë zyrtarisht pas 101 ditësh

VOAL- Rrugëtimi i madh i pishtarit olimpik të Lojërave të Parisit ka nisur. Në fakt, në vendin historik të Olimpias, Greqi, ceremonia e ndezjes së flakës nga një “priftëreshë e lartë” (e luajtur nga aktorja Mary Mina) u zhvillua gjatë ditës në prani të presidentit të IOC Thomas Bach. Flaka e shenjtë më pas iu dorëzua pishtarit të parë Stefanos Ntoukos (medalist grek i artë në vozitje në Tokio), duke nisur kështu udhëtimin që do të përfundojë më 26 korrik në kryeqytetin francez me hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike 2024. rsi-eb

I gatshëm për një martesë dhe një familje të madhe, Jasir Asani zbulon kush është vajza që i ka “rrëmbyer” zemrën

Mesfushori i Kombëtares Jasir Asani mesa duket e ka bërë edhe më zyrtare lidhjen e tij me të dashurën.

Disa kohë më parë i ftuar në “Wake Up” është shprehur se ka një partnere, por është shprehur shumë i rezervuar.

I pyetur nëse është i hapur për një martesë, Jasiri është shprehur: Unë dua nuse vetëm shqiptare. Ndoshta do martohem, dua një familje të madhe.

A6ace9ab 4087 4a12 B7c9 0bc3a212dd3d 250x450

Së fundimi ai ka publikuar në rrjetet sociale një foto me partneren e tij, ku duken shumë të lumtur me njëri-tjetrin. Këtë foto futbollisti e ka shoqëruar vetëm me një zemër, pa bërë asnjë koment tjetër.bw

Frikë për Elseid Hysajn, Ferrari i mbrojtësit shkodran merr flakë – Lojtari me vjehrrin ishin në makinë

Panik për Elseid Hysajn dhe familjen e tij teksa Ferrari i mbrojtësit shkodran mori flakë papritur.

Lojtari i kombëtares dhe vjehrri i tij ishin brenda në makinë gjatë momentit që Ferrari mori flakë, ndërsa bashkëshortja ishte jashtë.

Për disa çaste, Hysaj dhe vjehrri i tij nuk po arrinin të dilnin me dyert që u mbyllën në mënyrë automatike.

Por, për fat të mirë kjo ngjarje kaloi pa pasoja teksa makina u dëmtua totalisht.

Vetë mbrojtësi në një prononcim të shkurtër për “Il Messaggero” bëri të ditur se zjarri mund të ishte shkaktuar nga një difekt i fabrikës në momentin e prodhimit.

Makina mori flakë në mënyrë të papritur, për fat të mirë askush nuk u lëndua. Ia dolëm që t’i shpëtonim në kohë rrezikut, besoj se bëhet fjalë për një problem të fabrikës”, u shpreh Hysaj./dita

Ndahet nga jeta O.J. Simpson, protagonisti i “gjyqit të shekullit”

O.J. Simpson, ylli i futbollit amerikan dhe protagonisti i të ashtuquajturit “gjyq të shekullit”, ka vdekur në moshën 76-vjeçare njoftoi familja e tij.

“Më 10 prill, babai ynë, Orenthal James Simpson, u mposht në betejën me kancerin”, thuhet në mesazhin e publikuar nga familja e tij në rrjetin X, që më herët njihej si Twitter.

Më 1995, ai ishte liruar nga akuzat për vrasjen e ish-gruas së tij dhe shokut të saj, në rastin gjyqësor që u cilësua si “gjyqi i shekullit”.

Simpson shmangi dënimin me burg pasi u shpall i pafajshëm për therjen për vdekje të ish-gruas së tij, Nicole Brown Simpson, dhe shokut të saj, Ronald Goldman në Los Anxhelos më 1994. Simpson më vonë vuajti një dënim prej nëntë vjetësh burgim në Nevada, pasi më 2008 u gjet fajtor për vjedhje të armatosur dhe rrëmbimin e dy personave në një hotel në Las Vegas.

Simpson ishte një prej sportistëve më të mirë dhe më popullor në fund të viteve ’60 dhe në vitet ’70. Por, karriera e tij sportive ndryshoi pasi Nicole Brown Simpson dhe Goldman u gjetën të vrarë në shtëpinë e Nicole në Los Anxhelos më 12 qershor 1994.

Simpson menjëherë u bë i dyshuari kryesor. Ai u urdhërua që të dorëzohej në polici, por pesë ditë pas vrasjeve, ai së bashku me një bashkëlojëtar të tij u arratis. Ndjekja që pasoi nga policia përfundoi në zonën afër shtëpisë së Simpson dhe më pas ndaj tij u ngrit akuza për vrasje.

Gjykimi ndaj tij ishte ndër më të ndjekurit në Amerikë. Ai që në fillim u shpreh se ishte “100 për qind i pafajshëm” dhe kishte falënderuar gjykatësit kur e liruan nga akuzat më 3 tetor 1995.

Prokurorët kishin argumentuar se Simpson kishte vrarë ish-gruan e tij, Nicole, për shkak të xhelozisë, dhe kishin paraqitur prova të ndryshme, sikurse flokë dhe teste të fibrave që e lidhnin atë me vrasjet.

Prokurorët gjatë gjykimit kishin kërkuar që Simpson të provonte një palë doreza me gjak që ishin gjetur në vendin e krimit, të bindur se ato do t’i bënin atij, dhe kështu do të vërtetonin se ai ishte vrasësi.

Në gjykatore, Simpson kishte tentuar të fuste dorën në dorezë, duke u treguar gjykatësve se doreza ishte e vogël dhe ai nuk ishte vrasësi.

Pasi u lirua nga akuzat, Simpson kishte thënë se “qëllimi im kryesor në jetë është që të gjej vrasësin apo vrasësit e Nicole dhe Goldman”.

E gjithë kjo ngjarje u portretizua edhe në dokumentarin që fitoi Oscar më 2016 të titulluar “”O.J.: Made in America”, por edhe në disa dramatizime televizive.

Simpson u lind në San Francisko më 9 korrik 1947.

Ai u martua me gruan e tij të parë, Marguerite, më 1967, dhe çifti pati tre fëmijë. Më 1979, ata u divorcuan.

Simpson u takua me Nicole Brown, e cila atëbotë ishte 17-vjeçare, në kohën sa ende ishte i martuar me Marguerite. Simpson dhe Brown u martuan më 1985 dhe patën dy fëmijë. Gjatë martesës, ajo kishte telefonuar policinë pas disa incidenteve për dhunë.Radio Evropa e Lirë

Përfundon “Berat Green Half Marathon”, maratona me 400 vrapues nga 30 vende të botës, çmimin e parë e rrëmben Luiza Gega

BERAT

Ka përfundon mesditën e sotme në Berat “Berat Green Half Marathon”, Maratona e madhe ku morën pjesë 400 vrapues, sportistë profesionistë dhe amator, nga mbi 30 shtete të ndryshme. Maratona e sotme nisi në qendër të qytetit, në orën 09:00 dhe sportistët pjesëmarrës ju nënshtruan dy garave, sipas përzgjedhjes së tyre.

Sfida më e gjatë ishte ajo prej 21 km dhe gara e dytë ishte gara në një distancë më të shkurtër, gara 10 km. Në të dyja garat e Maratonës vrapuesit përshkruan intenerare të ndryshme, duke shijuar pamjet piktoreske dhe muzeale të qytetit të Beratit, ndërkohë që e gjithë gara ishte e monitoruar nga organizatorët nëpërmjet Droneve. Maratona i çoi vrapuesit drejt zonave mahnitëse të Beratit, duke përshfaqur përpara tyre kështjellën madhështore dhe lumin piktoresk të Osumit.

Ai që mbërriti i pari në Finish, duke fituar edhe Maratonën e madhe të Beratit,në garën prej 21 km, ishte 21-vjeçari Nikola Bedini lindur dhe rritur në Itali, me origjinë nga qyteti i Beratit.

Garën prej 10 km të kësaj Maratone e fitoi kampionia shqiptare Luiza Gega, ndërkohë që çmimin e “maratobomakut” e mori 78-vjeçari Sotir Qirjaçi, për të cilin kjo ishte gara e tij e 262 ku kishte marrë pjesë.

Në përfundim të Maratonës, fituesit Nikola Bedini e Luiza Gega dhe pjesëmarrës të tjerë në Maratonë shprehën vlerësimet e tyre rreth këtij eventi si dhe folën rreth eksperiencës së tyre në këtë garim, ku konkurrenca ishte e lartë mes sportistëve pjesëmarrës.bw

Athletic Bilbao prish agjërimin 40-vjeçar: Baskët fituan Kupën e tyre të 24-t të Mbretit

VOAL- U deshën penalltitë, por në fund Athletic Bilbao arriti të thyejë një mungesë ​​40-vjeçare të trofeut. Baskët, skuadra e tretë më e suksesshme në Spanjë pas Real Madridit dhe Barcelonës, u rikthyen në gëzim duke fituar Kupën e 24-t të Mbretit, duke mposhtur Mallorca 4-2. Përfundoi 1-0 në ndeshjen e fundit në Sevilje falë golit të Dani Rodriguez në minutën e 21-të, Athletic barazoi rezultatin me Sancet në minutën e 50-të përpara se të shfaqej më i ftohtë nga pika (gabimi i Moralanes ishte vendimtar). rsi-eb

Sinner triumfon në Majami, italiani bëhet nr 2 në botë, arkëton 1 mln euro (VIDEO)

Jannik Sinner shkëlqen në Masterin e Majamit, thyen në finale Dimitrov duke siguruar një tjetër trofe të rëndësishëm. Tenisti italian shfaqi një formë të shkëlqyer duke mos e diskutuar për një asnjë moment suksesin përballë bullgarit, në fund fitoi pastër 2-0 me sete(6-3, 6-1), në një ndeshje që zgjati 1 ore e 12 minuta. Fal këtij suksesi, Sinner shkon në vendin e dytë në renditjen botërore, ndërsa arkëton afro 1 milionë euro:

“Falënderoj skuadrën time, kemi punuar shumë për këtë, kjo është rruga e duhur për të fituar dhe për t’u përmirësuar. Ky është një nga turnet më të rëndësishëm në botë, i kisha shkuar dy herë shumë pranë, më në fund ia dola të fitoj këtu në Majami. Jam krenuar për këtë rezultat”, u shpreh Sinner.BW

Collins triumfon në Miami dhe fiton të parin 1000 në karrierën e saj

Amerikania çuditërisht e kalon Rybakina-n pasi njoftoi tërheqjen e saj nga tenisi

VOAL- Danielle Collins (WTA 53) fitoi Miami Open kundër të gjitha gjasave. Në finalen e luajtur kundër Elena Rybakina (4), amerikania arriti të mbizotërojë me rezultatin 7-5 6-3 në pak më shumë se dy orë lojë, duke fituar për herë të parë një trofe Master 1000.

Pasi arriti në finale pasi njoftoi tërheqjen e saj nga tenisi profesionist në fund të sezonit, Collins fitoi një set të parë të vështirë duke thyer në ndeshjen e 12-të, vetëm për ta mbyllur ndeshjen në pikën e katërt të ndeshjes në të dytin. Përveçse ishte titulli i tretë i WTA-s në karrierën e saj, 30-vjeçarja vendosi një rekord të ri duke u bërë lojtarja me renditjen më të ulët që fitoi Miami Open. rsi-eb


Send this to a friend