VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Polici shkodran tentoi të përdhunojë studenten, djemtë e fakultetit e mbyllën në tualet

By | February 12, 2019
blank

Komentet

blank

Vrasja në Elbasan- Gazment Bardhi: Makina me para e karta identiteti. Janë shtabi elektoral i Taulant Ballës

ELBASAN

Sekretari i përgjithshëm i PD Gazment Bardhi, ka reaguar në një prononcim për mediat pak pas vrasjes në Elbasan.

“Aty i kishit, pse s’i kapet, kapeni me median (u drejtohet policeve). Nuk kam shumë informacion, makina që shikoni atje është e mbushur me karta identiteti dhe para e drejtuar nga prej ekspenontëve të krimti të organizuar dhe vendngjarjen e shikoni vetë. Kaq kam për të thënë, janë një grup personash, shtabi elektoral i vetëm elektoral i Taulant Ballës në qytetin e Elbasanit.”- u shpreh Bardhi.

Një furgon është pikasur si i dyshimtë dhe që shpërndante para dhe për këtë arsye është njoftuar policia e Elbasanit. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWb” se sot rreth mesditës PD ka sinjalizuar policinë se një automjet pa targa që sipas tyre po shpërndante para dhe në këtë automjet kishte karta ID të votuesve dhe fletë votimi po qarkullonte në qytet.

Më pas Arbër Paplekaj i ngarkuar me punë nga PD për të mbrojtur votën dhe pjesë e shtabit të PD në Elbasan ka shkuar për të ndaluar furgonin dhe më pas ka ndodhur konflikti.

blank

Vrasja në Elbasan- Zbardhet dëshmia e ish-efektivit të RENEA-s: Qëllova për vetëmbrojtje

Arbër Papleka, autori i vrasjes së Pjerin Xhuvanit pas dorëzimit në polici ka pohuar se ka qëlluar për vetëmbrojtje dhe nuk kishte qëllim të ekzekutonte aktivistin e PS.

Bëhet me dije se Papleka ka thënë se personat që po lëviznin me makinën me para dhe karta identiteti kanë qëlluar me arme ndaj tyre, pasi i kanë ndaluar për ti denoncuar në polici.

Papleka nuk ka pranuar të ketë qëlluar me dashje në drejtim të Xhuvanit dhe ka thënë se e gjitha ka filluar pas një denoncimi për shpërndarje parash.

“Ne shkuam për ti ndaluar se morëm një denoncim që një makinë shpërndante para. Shkuam për t’i ndaluar por ata qëlluan me armë zjarri ndaj nesh,” ka thënë ai.

Ngjarja ndodhi në lagjen “5 Maj” të Elbasanit. I vrarë mbeti aktivisti i Partisë Socialiste për Elbasanin, Pjerin Xhuvani ndërsa të plagosur kanë mbetur një efektive policie, Kelmend Xhaferri si edhe një tjetër person, ende i paidentifikuar.

Policja Xhensila Sota ka marrë një plumb në këmbë, ndërsa në gjendje të rëndë në spital ndodhet një tjetër person, i cili dyshohet se është dhëndri i viktimës Pjerin Xhuvani.

Nga të dhënat paraprake mësohet se përplasja me armë ka ndodhur për shkak të zgjedhjeve, ku dyshohet se një makinë e shtabit të PS-së është kapur nga mbështetësit e PD-së duke shpërndarë para në këmbim të votës.

blank

Nis puna për Fjalorin e madh të gjuhës shqipe, profesor Thomai: Do të ketë rreth 100 mijë njësi gjuhësore e leksiko- frazeologjike

Fjalori i madh i Gjuhës shqipe është një prej projekteve më të mëdha të Akademisë së Shkencave. Profesor Jani Thomai ka dhënë detaje mbi grupin e punës dhe pritshmëritë.

Ndërsa promovoi Fjalorin e Xhuvanit, për te cilin tha se është ripunuar dhe përfshin leksikun e pas ‘90-es, ai ju pergjigj pyetjeve per fjalorin e madh të gjuhës shqipe.

“Fjalori i madh do të ketë rreth 100 mijë njesi gjuhësore e leksiko- frazeologjike” tha ai.

Ai bëri me dije grupin e punës që sipas tij do të jetë bashkëpunim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Akademisë së Shkencave të Kosovës, Institutit Albanologjik të Prishtinës, Akademisë së Studimeve Albanologjike ne Shqipëri, universitetet, etj.

Puna për Fjalorin e madh sapo ka filluar, me informatizimin e skedave. Ai theksoi se në fjalorin e ri, se shpjegimet ideologjike të bartura do të eliminohen.

blank

Pas grushteve, plagosën me armë aktivistin e PD-së në Kavajë, arrestohet Ndriçim Jonuzi dhe dy autorët e tjerë, policia jep detaje

Policia e Kavajës ka arrestuar tre autorët e plagosjes së aktivistit të Partisë Demokratike në Kavajë, Bledar Okshtuni.

Në pranga kanë rënë shtetasi Ndriçim Jonuzi (Tahiri), i cili plagosi me armë zjarri në këmbë brenda zyrës elektorale të PD Okshtunin, si dhe dy autorët e tjerë, Dorjan Troplini dhe Markel Shtylla, të cilët nisën të parët konfliktin, duke e qëlluar atë me grushte.

Incidenti i rëndë u rregjistrua mbrëmjen e së hënës në Kavajë, në një nga zyrat elektorale të Partisë Demokratike në Kavajë.

Personi që ka qëlluar me armë, Ndriçim Jonuzi, rezulton me të kaluar kriminale.

Të tre personat e arrestuar ndodhen në Komisariatin e Kavajës, dhe akuzohen si autorë të plagosjes me armë të aktivistit të PD-së, Bledi Okshtuni.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u arrestuan shtetasit: N. T.(J.), 45 vjeç, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”, dhe D. T., 29 vjeç dhe M. Sh., 29 vjeç për veprën penale “Moskallëzim i krimit”. Këta shtetas ishin të shpallur në kërkim, pasi më datë 19.04.2021, shtetasi N. T. ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin B. O., ndërsa shtetasit D. T dhe M. Sh. nuk kanë kallëzuar për krimin”, thuhet në njoftimin e policisë.

blank

blank

Vdes ish-nënpresidenti Walter Mondale

VOA

Vdiq në moshën 93 vjeçare ish-nënpresidenti amerikan Walter Mondale, një zë udhëheqës mes demokratëve liberalë të fundshekullit 20.

Në një deklaratë për stafin dhe që u publikua menjëherë pas vdekjes, Mondale shkruante:

“Çasti im ka ardhur. Mezi pres t’i bashkohem (gruas) Joan dhe (vajzës) Eleanor.” “Para se të ndahem doja t’ju bëja me dije se sa të rëndësishëm jeni për mua”.

Mondale shërbeu nën ish-Presidentin Jimmy Carter nga viti 1977 në 1981 dhe humbi me shumicë dërrmuese ndaj Ronald Reaganit në zgjedhjet presidenciale të vitit 1984.

Ai ishte i pari kandidat i një partie të madhe amerikane që emëroi një grua si kandidate për nënpresidente. Mondale besonte në një qeveri aktiviste dhe punoi për të drejtat civile, integrimin në shkolla, mbrojtjen e konsumatorit dhe interesat e sindikatave.

Më vonë, ai shërbeu si ambasador në Japoni nga viti 1993 në 1996 nën ish-presidentin Bill Clinton.

Mondale kishte folur ditët e fundit me ish-presidentët Carter dhe Clinton, me presidentin Joe Biden dhe nënpresidenten Kamala Harris, tha një zëdhënës i familjes.

“Jill dhe unë mësuam me shumë hidhërim për vdekjen e nënpresidentit Walter Mondale, por jemi shumë mirënjohës që kishin për mik dhe mësues të dashur njërin nga patriotët dhe nëpunësit publikë më të përkushtuar të vendit tonë”, thanë presidenti Biden dhe Zonja e Parë Jill Biden në një deklaratë.

Ish-presidenti 96 vjeçar Jimmy Carter shkruante: “Sot vajtoj për vdekjen e mikut tim të dashur Walter Mondale, të cilin e konsideroj si nënpresidentin më të mirë në historinë e vendit tonë.”

“Ai ishte një partner i paçmuar dhe një shërbëtor i aftë i popullit të Minesotës, i Shteteve të Bashkuara dhe i botës”, tha ish-presidenti Carter.

blank

Tiranë: SPAK u kërkon gazetarëve të Lapsi.al burimin për lajmet mbi databazën e të dhënave personale të qytetarëve

Ilirian Agolli

Në Tiranë, oficerë të policisë gjyqësore shkuan sot në zyrat e gazetarëve të redaksisë Lapsi.Al dhe kërkuan të sekuestronin gjithë pajisjet e punës dhe databazën e të dhënave personale, që sipas redaktorëve, mund të jenë siguruar prej Partisë Socialiste në mënyrë të paligjshme dhe po përdoren për fushatë zgjedhore.

Gazetarët nuk dorëzuan materialet, duke thënë se po mbrojnë burimin e tyre të informacionit, ndërsa PS ka hedhur poshtë njoftimet se ajo po përdor këtë databazë.

Gjyqtarja Iliriana Olldashi kish firmosur dje një vendim, që të sekuestrohet cdo material që është në përdorim nga lapsi.al. me këtë vendim në dorë, policia gjyqësore shkoi në zyrat e redaksisë Lapsi.al, për të marrë pajisjet e punës dhe databazën e të dhënave personale të gjithë votuesve të kryeqytetit.

Sipas gazetarëve të Lapsi.al, databaza mund të jetë siguruar nga Partia Socialiste dhe po përdoret për fushatë zgjedhore.

Ata nuk i dorëzuan materialet dhe as burimin e tyre të informacionit.

Gazetari Armand Shkullaku thotë se ky është një vendim ekstrem, i paparë as në periudhat më të vështira të shtypit në Shqipëri.

“Ne nuk mund të punojmë në redaksinë tonë. Ne përsëri refuzuam oficerëve të policisë gjyqësore të hyjnë në zyrat tona. U thamë: nëse duan të hyjnë në zyrat tona, të shkojnë e t’I shpërthejnë. Ne vet nuk dorëzojmë materiale, sepse e quajmë këtë një dhunim të lirisë së shprehjes. I kërkuam dy ditë kohë të konsultohemi edhe ne me avokatët tanë. Vendimi i gjyqtares na duket i tepruar, sepse duket më tepër i motivuar nga urdhër nga lart se sa nga një hetim i vërtetë nga poshtë. Besojmë që në këtë rast prokuroria nuk po përdoret për qëllimin për të cilin është krijuar, po ashtu edhe Gjykata Speciale” – tha zoti Shkullaku.

Gazetari i njohur Armand Shkullaku, me një përvojë 30 vjeçare në publicistikë, thotë se skandali qëndron te fakti se në vendimin e gjyqtares kërkohet ndër të tjera të tregohet edhe burimi i informacionit, por kjo nuk është e domosdoshme për zbardhjen e çështjes, sepse tani materialin e ka gjithë Shqipëria.

Hetimi, tha ai, duhet të zbulojë kush po abuzon me të dhënat private të kryeqytetasve, dhe jo se nga e siguruan lajmin gazetarët.

“Nuk kemi parë ende të pyeten nja 200 patronazhistë që u kanë dalë emrat, të cilët mund të thonë fare mirë nga i kanë marrë këto të dhëna dhe për çfarë po i përdorin. Dyshimet janë që po keqpërdoren të dhënat nga serverat e PS-së. Duket se kemi një motivim politik nga pala tjetër dhe ne jemi përgatitur. Ata le ta çojnë deri në fund e të bëjnë çfarë të duan. Ne do t’ç qëndrojmë deri në fund të vërtetës tonë dhe nuk kemi ndërmend që të nënshtrohemi nga çdo lloj presioni” – tha zoti Shkullaku.

Për këtë çështje protestoi sot edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili tha në një konferencë shtypi, se u bënë 7 ditë që i kërkonte prokurorisë të nisë urgjentisht hetimet mbi keqpërdorimin e të dhënave personale të qytetarëve dhe të bazës së të dhënave shtetërore nga Partia Socialiste.

“I kërkoj Prokurorisë të nisë urgjentisht verifikimet, duke nisur nga Kryeministri në detyrë dhe Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, drejtuesit e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Zotërinj prokurorë; ju gjithashtu duhet të merrni në pyetje të gjithë patronazhistët tuaj, që u janë caktuar personalisht juve dhe ju survejon. Përmes një hetimi pro aktiv, duhet të zbardhet e gjithë e vërteta, që për mua është e zbardhur. Pasi të dhënat personale, jeta private, dhe intime e prokurorëve, gjyqtarëve dhe gjyqtareve, përveç politikanëve, të drejtat dhe interesat e shqiptarëve janë në rrezik madhor” – tha zoti Meta.

Drejtues socialistë kanë mohuar njoftimet se të dhënat që po qarkullojnë të jenë pjesë e informacioneve të tyre. Por në kollonën komente të bazës së të dhënave, të cilat “Zëri i Amerikës” i ka parë, ka përshkrime të ndryshme që lënë të kuptohet haptazi se janë bërë nga persona të angazhuar për Partinë Socialiste. Në një rast, për shembull, për një qytetar, që duket të jetë kryefamiljar, theksohet se “Duan legalizim dhe votojnë për ne” dhe shumë shënime të tjera të ngjashme.

blank

Plagoset sekretari i PD për Kavajën në një zyrë elektorale

VOA

Në Shqipëri një incident i rëndë u rregjistrua mbrëmjen e së hënës në Kavajë, kur në një nga zyrat elektorale të Partisë Demokratike në Kavajë, u plagos me armë zjarri sekretari i kësaj force politike, Bledar Okshtuni 27 vjeç. Mësohet se personi që ka qëlluar është Ndriçim Jonuzi, me të kaluar kriminale, i cili mbante dhe mbiemrin Tahiri. I dënuar më parë në Itali, ai kishte vuajtur 8 vjet burgim në Shqipëri. Sipas policisë, Jonuzi “dyshohet se si pasojë e një konflikti për motive të dobta, ka hyrë në ambientet e brendshme të një zyre elektorale të një subjekti politik dhe ka plagosur me armë zjarri pistoletë në këmbë shtetasin Okshtuni, i cili ndodhet në spitalin e Durrësit, nën kujdesin e mjekëve”.

Por për Partinë Demokratike, ngjarja ka qenë e provokuar dhe e nxitur politiisht. Kandidatja për deputete e PD, Grida Duma e cila mbulon pikërisht zonën e Kavajës, tha se Jonuzi, i shoqëruar dhe nga dy persona të tjerë me uniformë të Policisë Bashkiake, i ka kërkuar Okshtunit të largojë makinën dhe më pas ka hyrë në zyrën elektorale duke e qëlluar. Sipas zonjës Duma, agresori Jonuzi, është gjithashtu një biznesmen që ka fituar tendera nga Bashkia e Kavajës, e cila drejtohet nga socialistët.

Për motive politike foli edhe kryetari demokrat Lulëzim Basha i cili shkoi në Kavajë, menjëherë pas ngjarjes. “Sonte Kavaja është përballur me një ngjarje të rëndë, një atentat kundër PD-së, kundër Aleancës për Ndryshim, nga një kryeministër që e di se të dielën ai humb, dhe Kavaja e Shqipëria fiton. Një njeri i cili ka humbur çdo lloj kufiri njerëzor e që hesht, ndërkohë që njerëzit e tij me aktet e dhunës tregojnë se këtij rregjimi i ka ardhur fundi”, deklaroi zoti Basha duke bërë thirrje që “le t’ja japim përgjigjen këtij akti burracak, të gjithë masivisht ditën e dielë në kutinë e votimit”.

Edhe presidenti Ilir Meta u shpreh i shqetësuar duke njoftuar se do të shkonte në Kavajë në përfundim të disa angazhimeve në Elbasan.

Nga ana e tij, kandidati socialist që mbulon Kavajën Etien Xhafaj, ndërsa dënon ngjarjen shprehet i bindur se ajo nuk ka lidhje me politikën. “Ngjarje si kjo e sotmja nuk përfaqësojnë kulturën dhe qytetarinë e Kavajës. Jam i bindur se ngjarja nuk ka lidhje me politikën dhe ne që garojmë për zgjedhjet e 25 prillit duhet të jemi të parët që jo vetëm ta dënojmë aktin e sotëm, por edhe mos ta politizojmë këtë ngjarje. Zgjedhjet duhet te jenë festë dhe kështu do të jenë në Kavajë e gjithë Shqipërinë. Autoritetet duhet të veprojnë me shpejtësi dhe autorët duhet të vendosen një orë e më parë para drejtësisë”, u shpreh zoti Xhafaj në një deklaratë.

Edhe kryeministri Edi Rama e dënoi ngjarjen duke e konsideruar plagosjen e përfaqësuesit demokrat “të patolerueshme. Autori duhet çuar në pranga sa më shpejt! Politizimi i kësaj ngjarjeje është po aq i keq sa vetë ngjarja! Lulzim Basha duhet të bashkohet me mua për të mbështetur drejtësinë pa nxitur tensionin, ndërsa Ilir Meta duhet ta ndalë fushatën idioteske të tensionimit!”, shkruajti zoti Rama në Twitter.

blank

Ilir Meta bën denoncimin: Patronazhistët më ngacmojnë vajzën e vogël

Presidenti i Republikës Ilir Meta tha në konferencën e pasdites së sotme se patronazhistët kanë mbërritur deri tek vajza e tij. Meta tha se patronazhistët i thonë t’i thotë babit të mos pijë, të jetë i qetë dhe të ruajë figurën e Presidentit.

Por, tha Meta, – si mund ta ruajë figurën e Presidentit kur i gjithë shtetit është në survejim, duke përmendur prokurorë, gjykatës.

Patronazhistët më ngacmojnë edhe vajzën e vogël, që e kam pikë të dobët. Para pak ditësh kur thashë një intervistë, i kishin çuar një lajm që sikur unë kisha sulmuar gruan e zotit Damian dhe më thotë “Babai mos pi më të lutëm, nuk ke pse merresh me gruan e tjetrit”.

Kur shikoj lajmin unë, thashë mos kam bërë ndonjë lapsus, “Jo mo thash unë thashë gurunë, jo gruan dhe marr Tendin (zëdhënësin). Kur më thotë Tedi do ta korrigjojmë se është gabim. Dhe i çojnë gocës patronazhistët, thuaj babit të qetësohet, se paska pirë shumë, paska pirë shumë, të jetë i qetë. Të ruaj figurën e presidentit”.

Të ruajë figurën e Presidentit kur i gjithë shteti është në survejim. Se ka problem fare presidenti se është në survejim.” u shpreh presidenti Meta.

Jemi në disa ditë mjaft historike për 100 vitet që vijnë. Ndaj i ftoj të gjithë deri më 25-26 prill të ndjekin Facebook-un tim sepse nuk mund t’i bëj sponsor se jam president dhe nuk më shkon se mund të mbyten në reklama”, deklaroi Meta.

blank

Meta: 25 prilli është referendum kundër fuks-shtetit, hapin vende pune për të ‘rehatuar’ patronazhistët

TIRANË

Presidenti Ilir Meta shkruan në një postim në “Facebook” se 25 prilli është referendum kundër “fuks-shtetit”.

Sipas Kreut të Shtetit, “punësimi nga Partia-Shtet i 10 mijë vetëve më shumë se një vit më parë në administratën publike, qëllimisht në prag të zgjedhjeve, është ndërhyrje flagrante në procesin zgjedhor”.

Teksa publikon një shkrim të “Monitor” për fenomenin e shit-blerjes së votave, Meta thekson se këto vende pune paguhen me taksat e qytetarëve duke e rënduar edhe më shumë gjendjen e tyre ekonomike.

Mesazhi i Metës:

25 PRILLI, REFERENDUM KUNDËR FUKS-SHTETIT! 🇦🇱
Punësimi nga Partia-Shtet i 10 mijë vetëve më shumë se një vit më parë në administratën publike, qëllimisht në prag të zgjedhjeve, është ndërhyrje flagrante në procesin zgjedhor.
Këto vende pune, të cilat nuk kanë asnjë ndikim në zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të Shqipërisë, paguhen me taksat e qytetarëve duke e rënduar edhe më shumë gjendjen e tyre ekonomike.
Ndërsa shteti i kapur, hap 10 mijë vende pune në administratën publike, pa asnjë vlerë, për të “rehatuar” kryesisht patronazhistët, dhjetëra mijëra vende pune humbin në sektorët prodhues dhe mijëra biznese mbyllen dhe falimentojnë.
Mirë që na survejojnë, por edhe t’i mbajmë me rroga për këtë!
Prandaj 25 Prilli, është referendum popullor kundër FUKS-SHTETIT, i vënë tërësisht në shërbim të survejimit dhe patronazhistëve.
Me votën e tij plebishitare Sovrani më 25 Prill, rivendos rendin kushtetues dhe shtetin e së drejtës. 🇦🇱

blank

Hapet në Kukës aeroporti i dytë ndërkombëtar i Shqipërisë

Pëllumb Sulo

Në Kukës u hap të dielën pasdite aeroporti i dytë civil ndërkombëtar në Shqipëri. Fluturimi i parë i përket avionit “Air Albania” të linjës ajrore Londër-Rinas-Kukës. Me avionin e parë të kësaj linje udhëtoi një grup emigrantësh nga Kukësi, që punojnë e jetojnë në Angli. Në aeroportin ‘Nënë Tereza” të Rinasit atyre j’u bashku edhe kryeministri Edi Rama, i cili morri pjesë në inaugurimin e aeroportit në Kukës.

Aeroporti ndërkombëtar i Kukësit mba emrin “Zayed-Flatrat e Veriut” dhe gjendet vetëm pak kilometra nga kufiri i Kosovës. Ai u mundësua në saje të një investimi prej rreth 22 milion eurosh si dhe negociatave të gjata me linjat ajrore që do ta përdorin atë.

Aeroporti i Kukësit është i dyti aeroport ndërkombëtar i Shqipërisë, pas aeroportit “Nënë Tereza” në Rinas. Është një aeroport rajonal që, përveç Veriut të Shqipërisë, do t’i shërbejë edhe trevave shqiptare. Fluturimet e rregullta në aeroportin ndërkombëtar të Kukësit pritet të fillojnë në muajin maj dhe destinacionet kryesore të fluturmit do të jenë qytetet e Zvicrës, Anglisë, Gjermanisë dhe Italisë.

blank

Aeroporti i Kukësit ka një sipërfaqe prej rreth100 hektarësh, me një pistë prej 2.2 kilometrash nga ku, brenda një ore, mund të nisen 4 avionë, ndërsa gjatë një viti llogaritet të presë rreth 500 mijë udhëtarë.

Terminal i tij ka edhe një zonë muzeale në përkujtim të luftës së Kosovës, që ishte edhe pikënisja e ndërtimit të aeroporti. Idea për ndërtimin e tij lindi gjatë periudhës së luftës në Kosovë, për t’i shërbyer arritjes së ndihmeve nga Emiratet e Bashkuara Arabe për rreth gjysëm milion shqiptarët e Kosovës, që kishin arritur në Kukës pas dëbimit me dhunë nga forcat ushtarake serbe.

Ndërkohë, sipas autoriteteve shqiptare, brenda këtij muaji pritet të nënshkruhet kontrata koncesionare për ndërimin e aeroportit të tretë ndërkombëtar, atij të Vlorës.

blank

Përdorimi i të dhënave personale, Meta komenton letrën e politikanes gjermane për Ramën

Presidenti Ilir Meta ka publikuar letrën e politikanes gjermane Rezarta Reimann, nënkryetare e Grupit Socialdemokrat në Këshillin Bashkiak të Schuabach në Gjermani, që i ka shkruar Ramës, për përdorimin e të dhënave personale. Politikania gjermane shprehet se e gjitha sjell një shije shumë të keqe dhe imazh të pariparueshëm për qeverisjen në Shqipëri.

Meta, duke komentuar letrën e politikanes gjermane dërguar Ramës, nënvizon se përdorimi i të dhënave personale të qytetarëve, është një lajm tronditës dhe se organet e drejtësisë duhet që të veprojnë me shpejtësi. Kreu i Shtetit shton se më 25 prill, regjimi i fuksave do të marrë fund.

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Vjedhja nga sistemi digjital kombëtar dhe përdorimi politik i të dhënave personale, përmes metodave diktatoriale, është një lajm tronditës për çdo shqiptar por dhe për çdo europian.

Ndaj të njëjtin shqetësim të thellë dhe u bëj thirrje organeve të drejtësisë të veprojnë me shpejtësi duke nxjerrë para përgjegjësisë ligjore ideatorët dhe ekzekutorët e këtyre praktikave survejimi e përndjekjeje, që e kthejnë vendin vite pas dhe i nxijnë faqen Shqipërisë kudo në botë.

Pyetjet legjitime të ngritura nga përfaqësuesja e SPD duhej në fakt të kishin alarmuar Komisionerin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Avokatin e Popullit dhe çdo institucion shtetëror, që e kanë detyrë kushtetuese dhe ligjore mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut, demokracisë dhe shtetit ligjor.

Më 25 prill regjimi i fuksave do të marrë fund njëherë e përgjithmonë! 🇦🇱

blank

“Të dashur patrozhanistë”, Meta i përgjigjet Ramës: Regjimi i fuksave ka mbaruar

TIRANË

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i përgjigjet me tone të ashpra kryeministrit Edi Rama, lidhur me deklaratat e këtij të fundit se “patronazhistët e dinë është që Presidenti do dalë nga kjo fushatë i rruar dhe i qethur”.

Përmes një postimi në “Facebook”, Kreu i Shtetit e cilëson ramën “Kryefuks”, ndërsa thekson se regjimi i fuksave ka mbaruar. Sipas Metës, referendumi ër rivendosjen e Demokracisë do triumfojë shumë bindshëm!

Reagimi i Metës:

Të dashur “patronazhistë”,
Mos e dëgjoni Kryefuksin se regjimi i fuksave ka mbaruar!
Kryefuksi e di më mirë se kushdo tjetër.
Nga djali i atij, që firmosi varjen e poetit Havzi Nela dhe për të cilin u shpreh krenar, që ishte në anën e duhur të historisë, shqiptarët nuk mund të presin asnjë reflektim dhe garanci për respektimin e shtetit ligjor dhe të drejtave të tyre kushtetuese.
Të gjithë me qetësi dhe vendosmëri drejt 25 Prillit!
Referendumi për rivendosjen e Demokracisë do triumfojë shumë bindshëm! 🇦🇱


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend