VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

POEZIA REALISTE LIRIKO-DRAMATIKE DHE MODERNE E SOKOL OLL D A S H I T – Nga Mexhit Prençi

By | November 19, 2019

Komentet

Vetmia Covid Nga Elida Buçpapaj

të largësuar
kemi qenë
edhe kur midis
kishim
ad literam
afërsi
kur askush
s’e njihte
distancën covid
1 deri 2 metra
largësi

tani që largësia
është
vizuale
kemi kuptuar
se po aq larg
kemi qenë sosh
edhe kur shtrëngonim
me njëri-tjetrin duart
edhe kur përqafoheshim
bosh

tani jemi
tekstualisht
ata që deshëm
nga njëra anë e trotuarit
tek tjetra
nën maska
mund të ngërdheshemi
sa të duam
për t’u mbrojtur
nga njëri-tjetri
mund të bërtasim
me një zë
hej kujdes
larg meje qendro
as nuk të afrohem
as mos m’u afro

shtirja sot
vishet me rroba
prej malli
për rërën e plazheve
të vjetshëm
bagazhet
çmenden të fluturojnë
nëpër qiejtë
me linjat e lira
të EasyJeteve

ne paskemi mall
për kohën
kur afroheshim
përqafoheshim
e putheshim
me buzë silikoni
artificialisht
si njerëz
me trup e shpirt betoni

nën çadrën e qiellit
prej letre
me diell të vizatuar
në murale grafiti
si mizë
i vërtetë ishte
dhe mbeti
vetëm
deti i hipokrizisë

kjo do të thotë
se do të mbesim
më të largët
se qytetet
me relievin
në midis
tashmë të njëjtësuar
me njësinë matëse
Covid
të vetmisë

Biografia e Musine Kokalarit ”Sonata e Hënës” nga Eglantina Mandia – Nga Ullmar Qvick

Më ka mbetur vetëm një tekst për të trajtuar në kumtesën time. Ky tekst është një fletë nga Ditari i Musine Kokalarit. E gjejmë në biografinë e Musinesë, ”Sonata e Hënës” nga Eglantina Mandia (Tiranë, 1995). Këtë tekst më dha për përkthim Natasha Lako në lidhje me Javën e kulturës shqiptare që u mbajt në Pallatin e Kulturës të Stokholmit po atë vit. Pas prezantimit tim të ditarit të Musine Kokalarit u interesua për këtë tekst edhe Shoqata e shkrimtares Selma Lagerlöf dhe më dha një honorar për përkthimin. Një nderim posthum për një intelektuale të vyer, jeta e së cilës u bë vuajtje pa fund…

Musine Kokalari, e para shkrimtare femër në Shqipëri, në fund të Luftës së dytë botërore hapi një librari në Tiranë, dhe pikërisht atje gjendet Musineja më 18 shkurt të vitit 1945, kur ajo do të shkruante në ditarin e vet për Selma Lagerlöf-in, laureate të Çmimit Nobel për letërsi. Një vit më vonë u arrestua Musineja, dhe në korrik 1946 ajo u dënua me njëzet vjet burgim nga gjykata ushtarake e Tiranës si ’sabotatore dhe armike e popullit’. Vërtet ajo ishte një nga themeluesit e Partisë Socialdemokrate Shqiptare, dhe si e tillë ajo guxoi të kritikonte komunistët për sjelljet e tyre dikatoriale dhe terroriste në qeverisjen e vendit. Ajo grua e talentuar u poshtërua, u shkatërrua nga regjimi i Enver Hoxhës, duke kaluar18 vite në burgun famëkeq të Burrelit, dhe që nga viti 1964 deri sa vdiq Musineja në vitin 1983, ajo u detyrua të punonte fshesare në qytetin Rrëshen të Mirditës. Turp i madh dhe një krim që nuk do të falet kurrë!
Më falni për emocionet jo shkencore, por tema të tilla nuk mund të përshkruhen me fjalë të thata.

Ditari i Musine Kokalarit për datën 18 shkurt 1945 fillon me një përshkrim të situatës: ”Dita e vdekjes për 17 veta. Plagë të reja që hapen, lotë që po derdhen. Lotë mjerimi që s’kanë të pushuar, se plagë të reja të tjera do të hapen dhe s’lenë as të vjetrat të mbyllen. Hija e vdekjes mbulon qytetin. Drithma i shkojnë në trup çdo njeri. Ngjajmë me gjethet e pemëve që era i lëkund. Një e nga një po ikin e ikin. Një e nga një po na lënë. Kënga e vdekjes u përhap kudo dhe po hyn shtëpi më shtëpi. Ka më tepër se një mot që ka nisur me të madhe dhe nuk dihet se ku do të vejë dhe ku do të mbarojë. Pse heshtin njerëzia? Pse nxijnë rrugët e Tiranës? Mos vallë zemra ime e zezë, që kullon gjak i sheh kështu? Pse shtëpia më duket e ftohtë dhe çdo gjë pa shpirt? Fytyrave tona çdo ditë e më tepër u shtohet një rrudhë. Çdo ditë më të zbehta dhe me flokë të thinjura, nuset. Plaga e shpirtit çdo ditë ftohet dhe kështu dhëmbja dëgjohet më shumë. Dhëmbja shungëllon në boshllekun e shtëpisë sonë të ftohtë.”

Musine Kokalari kishte një dhëmbje të thellë personale: Më 12 nëntor 1944 u ekzekutuan pa gjyq dy vëllezërit e saj, Mumtaz dhe Vejsim nga komunistët. Kjo vrasje, sipas intelektualit Andrea Varfi, kishte qenë një strategji e caktuar, zëri i së cilës u ndie edhe në Tivar. – Nuk do të dimë kush ishte fajtor drejpërdrejt – Enver Hoxha, Mehmet Shehu ose këshilltarët e tyre jugosllavë. –

Notat e hidhërimit në ditarin e Musinësë natyrisht kanë të bëjnë edhe me këtë ngjarje. Në Ditarin e saj Musine Kokalari tregon se si largohet shpirtërisht nga mjedisi e terrorit dhe ankthit, duke lexuar në librari ”Novela suedeze” të Selma Lagerlöf. Musineja mahnitet: ”Penda e saj nuk shkruan, po i bie telave që tingëllojnë muzikën e ndjenjave të zemrës. Fjalët e saj i ngjajnë poezisë stolisur me mijëra zëra, ku natyra merr pjesë, sheh, këndon dhe qan me njerinë bashkë.” Ajo lavdëron suedezët që paraqiten në veprën e Selmës: ”një këngë e pa prerë, që lidh zemrat e njerëzve të një populli të qetë, që do paqen, kënga e dashurisë…. Pasqyra e gjallë e një populli të thjeshtë, të ndershëm, i lumtur dhe në varfëri, kur zemra është e kulluar si ujët e krojve. Pasqyra e një populli me ndërgjegje, ku edhe fukaraj, që është keq për bukën e gojës, e ruan dhe nderon mikun dhe shokun.”

Në këtë rast dua të vërej, se Musineja interpreton rrëfimin përrallor të shkrimtares për njerëzit në krahinën time të lindjes, Vermlanda, me një idealizim disi të tepruar. Mirëpo, pak më tej, mendimet e Musinesë për popullin tonë bëhen më realiste, kur ajo shkruan për marrëdhëniet midis njeriut dhe natyrës vermlandeze: ”Njerëz që me vetminë e natyrës nuk rrojnë vetëm, se kanë një botë të brendshme të pasur, të cilët edhe në gjënë më të vogël të natyrës gjejnë bukurinë e pashoqe: shushurimën e krojeve, këngën e zogjve, fërshëllimin e erës, që tund degë dhe lëkund gjethë, bukurinë e luleve me erë të mirë dhe dëborën në dimër, që vesh çdo gjë me petkun e saj të bardhë, si nusja atë ditë, që le derën e babait për të vajtur tek shoku i jetës.” Ky citim bën të qartë, se Musineja e ka kuptuar plotësisht mentalitetin e suedezit në lidhje me natyrën, një mentalitet që pjesërisht ruhet edhe sot.

Dhe shënimet e Ditarit të saj mbarojnë me këto fjalë shumë prekëse:”Dashuria – burim i jetës na prek dhe na bën të mendojmë si ajo, na bën të mendojmë që edhe ne, ta kemi një vend-Atdhe si i saja, që na e përshkruan. Dhe në mos është ashtu si duket në shkrimet, ajo ka treguar se si vendi i saj, të gjejë rrugën më të drejtë për të qenë të lumtur. Të punojmë për të mbjellur farën e lirisë, ku respekti i çdo njeriu të jetë gjëja e parë. Dhe individualiteti i mbrujtur mbi baza të shëndosha morali në çdo krijesë është ideal. Një ideal që nuk i largohet realitetit, po që i vjen në ndihmë duke rrojtur me nder dhe me djersën e ballit. Një ideal me virtytet më të larta dhe me ndjenja njerëzore!”

Dhe në këtë rrugë që na tregoi Musine Kokalari jemi ne sot. Sepse idealet e lirisë dhe të mbrojtjes së të drejtave të individit duhet të jenë aq të gjalla edhe në botën tonë të tanishme. Në Suedi, në Shqipëri, në Kosovë, kudo.

Tani dua të vështroj këtë studim letrar nga pikëpamja e temës së sesionit shkencor të seminarit ”Kritika letrare dhe periodizimi i letërsisë.” Besoj se për një studim specifik letrar, periodizimi nuk mund të ketë shumë rëndësi. Më me rëndësi është të përqëndrosh vëmendjen te rrethanat shoqërore dhe politike në të cilat veproi shkrimtari, rrethana të cilat kanë ndikuar konkretisht në formën dhe përmbajtjen e veprës së tij. Për mua ka qenë i udhës të shqyrtoj edhe korrektësinë faktike në përshkrimin e lëndës, ose si në rastin e Musine Kokallarit, emocionet e ngjallura nga materiali thelbësor (romani i Selma Lagerlöf-it) duke i vështruar në përputhje me realitetin e kohës.

Mirëpo, një faktor që shpesh harrohet është pozita e kritikut letrar si ndërmjetës midis shkrimtarit dhe lexuesit. Pushteti i kritikut është mjaft i madh. Duke shkruar shpesh recensione me vlerësime për librat në revistën e Shërbimit suedez të bibliotekave, unë jam i vetëdijshëm për këtë pozitë, për rëndësinë e kritereve të shëndosha në rolin tim si kritik-recensues. Nga recensioni im varet në shumë raste suksesi (ose mos-suksesi) i përhapjes së librit në shqyrtim nepër bibliotekat e Suedisë, dhe ndoshta kritiku letrar, si faktor subjektiv, mund të ketë më shumë rëndësi se faktorët objektivë (çmimi, lënda, pozita e shkrimtarit, tirazhi etj.).

Musine Kokallari ëndërronte Suedinë, ambientin e bukur dhe të qetë ku jetoi dhe veproi Selma Lagerlöf, por mundësitë e saj për të parë vendin tonë u shkatërruan nga tragjedia e saj personale e cila ishte edhe tragjedia e vendlindjes së saj. Ajo motër e Gjergj Elez Alisë siç e quan Eglantina Mandia, nuk erdhi kurrë në Vermlandë. Unë mendova për të para dy-tri vitësh, kur bëra një vizitë me bashkëshorten time, e cila është me burim kosovar, motrën e saj dhe vajzat tona, për të ushtruar sportin e dimrit pikërisht në atë pjesë të krahinës ku gjendet shtëpia e Selmës. Gratë dhe vajzat u kënaqën në natyrën e bukur vermlandeze, me liqene, lugina dhe male të larta me pyje të dendura, merreshin me slalom sikur në malet e Brezovicës….

Bashkimi midis popujve ka shumë faqe, dihet, dhe me këtë kumtesë jam përpjekur të ju tregoj se si letërsia shqipe ka dhënë një kontribut të vlefshëm për të mirën e miqësisë suedezo-shqiptare. Dhe kjo, më në fund, është edhe një detyrë në duart e kritikut letrar: Në lidhje me përkthime me material jetik letrar nga një vend, kritiku mund të analizojë nëse libri në shqyrtim ka vlerë për ti dhënë lexuesit mbresa, gjykime dhe pikëpamje nga mjedisi i përshkruar. Kjo natyrisht duhet të bëhet nën kontekstin e egos letrare të veprës.

Për kontributin e shkrimtarëve të shqyrtuar në këtë studim për të transmetuar një element pozitiv suedez në botën letrare shqiptare kam pasur një kënaqësi të veçantë të informoj lexuesit suedezë në librin tim dokumentar ”Mera hjältemod än vete” – Më shumë heroizma se grurë – që gjendet në shtyp.

Ullmar Qvick
NORRKÖPING, SUEDI NË GUSHT V.2004

FLETË DITARI – Nga EGLANTINA MANDIA

 

TIRANE,mengjezi i se Martes,9 Korrik,1996 Ora 10 .

Presim autobuzin tek kafe Flora. Autobuzi vonohet dhe rruga jone Tirane –Sofje do te jete e gjate , sic duket e merziteshme,sepse na u dashka t’i biem rreth e qark,Ballkanit tone heroik.

Jemi nje grup i vogel i perbere nga Tinka Kurti,Artiste e Popullit,Rajna Kovacit,dhe une,te ftuar nga miqte e mi te shtrenjte : Natasha Lako dhe Mevlan Shanaj,atashe kulturor i ambasades sone ,ne Suedi per nje tur takimesh,per librin tim,Sonata e Henes,Filmi dokumentar per Ramiz Kovacin,me skenarin e Rajnes dhe shfaqja e filmit artistik :Zemra e nenes” e Tinkes.Autobuzi ne fakt qe nje mikrobuz me7 vende dhe me ajer te kondiconuar.Sediljet te rehateshme dhe ne te lodhura na ze gjumi deri ne kufirin me Maqedonine.Ne kufi pritem dy ore per kontrollet dhe tete ore te tjera,ec e ec ,e s’ka te sosur neper pyll dhe bregut te liqenit deri sa arrijme ne Sofje

.Nje djalosh teper i sjellshem na fut ne nje salle qe duket me teper si nje gazerme afer aeroportit te Sofjes.Bie shume shi,shi i ftohte sikur te qe vjeshte e vone ne Tirane.Ne u nisem nga korriku i kryeqytetit tone dhe jemi fare te papregatitura per kete lloj shiu e trishtimi me keq se ne memedhe ,qe here pas here e dredhin ethet e krizave butaforike. .

Me ne fund arrijtem prane:Balkan-Boing”qe na fton per rrugen e gjate Sofje-Stokolm.

Natasha me Mevlanin na presin ne aeroport. Edhe Stokolmi na priti me shi.Jemi te mallengjyer e te malluar.Nuk na pushon goja duke folur per Rikun , Petron(prinder te mire e te dashur te Natashes ) miqte e perbashket e plot gallata nga Kryeqyteti.

VAXJO -11,12 korrik,1996

Mevlani ka bere planin e turit tone dhe te nesermen ne oren 8.30 A.M.nisemi drejt Vaxjo.Zbresim ne juge,ne brigjet e detit Balltik,drejt Danimarkes, ne nje peisazh pyjor si ne Michigan.Udha eshte shume e bukur midis detit,qiellit dhe pyllit.

Ne oren 3,15 P.M hyjme ne qytetin e qete,paqesor dhe clodhes Vaxjo,qe te duket cuditerisht i njohur dhe familjar,me katedrale e kisha,pastor shume modeste, biblioteken,shatrivanin ,si te qe nje enderr e enderruar moti.

Ai mengjez filloi me zymtesine e shiut e shndrua ne kete dite te bukur me diell.Na pret mesuesi i gjuhes shqipe,Ganiu ,me nje djalosh qe e quan “daja im”Ganiu na con ne shtepi,per tu shlodhur ku njihemi me Driten,nusja dhe nena e kater vajzave,me bujarine e zemergjeresin, karakteristike kosovare .Shtepia eshte e thjesht,po te emocionon ngrohtesia dhe nderimi per Rilindasit.Fotot e zmadhuara te Naim Frasherit,Ismail Qemalit,emrat e vajzave Vlora dhe Vjosa,te rrethojne me ndjenjen e mirseardhjes..Keto gra te urta,i rrisin dhe i mekojne famijet e tyre,jo vetem me qumeshtin e gjirit.

Pasdite ne oren 7P. M. zhvillohet takimi i pare i aktivitetit te perbashket,ku na presin te gjithe me shume dashuri e respekt.

Violina e pare eshte Tinka me filmin e saj te fundit,ZEMRA E NENES . ( Prodhim i vitit 1993. Regjia: Besnik Bisha, Skenari: Nexhat Tafa, Producent: Albafilm Studio. Muzika: Mira Meçule. Aktorë: Tinka Kurti, Ermira Gjata, Ilir Bezhani, Bledar Pupi, Pranvera Veizi.)

“Nje grua plakë (Tinka Kurti) jeton vetëm. Fëmijët e saj kane ndërtuar jetët e tyre dhe vinë e vizitojne rrallë. Lidhjet me miqtë kane humbur prej kohesh Të vetmin mik ka nipin e saj. Në këtë vetmi ajo ka ndërtuar një jetë të veçantë. Përfytyron femijët, nipërit, mbesat dhe përpiqet t`i gjallërojë duke ndërtuar kuklla për secilin prej tyre. I vendos në divan rreth dhomës dhe bisedon çdo ditë me ta.. Vjen një çast dhe të gjithë grumbullohen rreth saj për t`i trashëguar pasurinë. Ajo ia beson nipit Erionit ,testamentin për këtë “pasuri”. Nuk ka se ç`tu japë veç shpirtit.

Auditori eshte teper heterogjen,nga intelektuale te shquar si piktori,Shyqyri Gjurkaj, e deri te gjyshet e gjysherit, qe i kane sjelle djemte nga Kosova, ne ate gjysem parajse.

Sigurisht qe filmi binte ne kontrast me kete ambjent ,po oratoria e Tinkes e zbuti pak hutimin,ndersa ne, me vone, qeshem sa u shkulem, me paditurine tone.

Shyqyriu na ftoi per nje caj ne shtepine ,ku njohen nusen e vajzen,te dyja plot finese e mencuri.
Ishte nje kenaqesi e verteta te shihje studjon e tij,vecanerisht vizonin ultra modern te frymezuar nga GURI.
Guri i varur,guri i burgosur,guri murrane.Piktura e tij , lidhur ngushte me gurin, me qendresen e Gurit shkembor , qe nuk e shkaterron asnje stuhi,apo shi gjaku qe i bie nga qielli a Toka.
Piktori dhe akademiku, Gjurkaj kerkon vetvehten tek qendresa e tokes se premtuar ,te cilen e sheh ne syte e njerezve, shkruar nga tragjedia e gjakut nder shekuj, ndersa nje filiz i gjelbert shprese deperton thelle,thelle ne zemer.

Malmo-13,14 Korrik,1996

Ganiu dhe Shyqyriu na shpien ne Malmo,beme mbi 200km rruge,nene shushritjene pylli e detit,pyllit dhe gjumit ,qe na nanuriste here pas here sidomos mua ,qe me ze makina.

Na priten antare te shoqates “Kosova”qe na shetisin neper qytet, para se te filloje aktiviteti,Selvia,nje grua energjike,e shkathet ne shpie deri ne kufi me Danimarken ,qe na kujton princin e palumtur Hamlet,”Te rrosh a te mos rrosh,kjo eshte ceshtja!”

Dy qytetet jane aq afer si Pogradeci me Shen Naumin.

Grate e shoqates”LIRIA” jene shume aktive dhe ne oren 6 P.M.fillon aktiviteti.

Tinka brilante si gjithmone rrefen per rolin e saj me te dashur nene Pashakon.Japim edhe dokumentarin e Rajnes per te atin,Ramiz Kovacin.

Grate e shoqates Liria te drejtuara nga Fatimja,na nderojne duke e quajtur sektorin e tyre te muzikes “Ramiz Kovaci”dhe sektorin e Teatrit,”Tinka Kurti”.

Jemi mysafire tek Zenel Peposhi.qe ka nje shtepi karakteriste thuajse e tera e punuar me dru me nje verande sere lulesh e tera xham,ku pine kafene me zonjen e tij fisnike,dhe ne dimer shohin boren,qe i kujton Lusen e Kukesit,ku ka Lindur.Zejneli eshte nje natyre teper e ndjeshme poetike,ka botuar edhe dy libra me poezi.Po edhe nje aktivist i cmuar i te drejtave te njeriut

Peposhi, u denua nga regjimi komunist, sapo doli nga burgu shkoi ne France. në mërgim.ku i bindi mërgimtarët në Paris të formojnë Frontin e Rezistencës Antikomuniste (FRAK-un).

Në këtë formacion anëtarësohen edhe kosovarë, të zhgënjyer nga qendrimi pasiv i Tiranës zyrtare dhe mosreagimi në forume ndërkombëtare . Njera nder sferat e angazhimit te ketij organizmi te mergates ishte grumbullimi i materialeve te dokumentuara per organizatat e te drejtave te njeriut, pasuar nga shkrime neper gazeta, demaskuese me fakte torturash e keqtrajtimesh deri ne shtate breza,njekohesisht edhe demostrata te perbashketa.

Ndaj edhe shtepia e tij dhe dhoma e miqve ishte gjithenje plot me njerez,qe bisedonin me Veprimtarin,intelektualin,dhe poetin Zenel. Zeneli kish deshire te shkruante edhe Kujtimet e tij ,ne qofte se do kish kohe te mjaftueshme, per vehte.

Goteborg ,15 Korrik ,e hene,1996

Kemi 6 dite qe udhetojme pa pushim, levizim nga nje qytet tek tjetri me miq te shoqatave kosovare,si te mbanin torcin olimpik ne dore.

Kemi ardhur vertet ne Suedi, po eshte hera e pare qe ulemi gju me gju me popullin tone ,qe e kemi te pragu i deres pa patur mundesi ta shohim,te flasim ,te njihemi me njeri tjetrin si vellezer gjaku qe jemi, ndaj nuk na lodhin as rruget e gjata,as aktivitet e ngjeshura njera pas tjetres..

Udha nga Malmo,pika me e larget e jugut Suedez, ishte me te vertet shume e gjate,ndaj aktiviteti ishte lene per te nesermen.

Bedriu, qe erdhi te na marre ,me Taxi kesaj rradhe, ishte shofer profesionist,qe punonte vullnetarisht per ne, ate pasdite . Göteborg është qyteti i dytë më i madh në Suedi. Popullsia në këtë qytet arrin shifrën prej gjysmë milioni., dhe qyteti i pestë më i madh në rajon nordike me mbi 500 000 banorë në zonën urbane, dhe mbi 940 000 në rrethinen e Göteborgut. Qyteti është i vendosur në bregun perëndimor në gojën e Göt adhe u themelua me iniciativën e Mbretit Adolf Gustav II i 1621 . Në vitet 1800 Göteborgu u industrializua në pjesë të madhe me ardhjen e anglezveë, dhe gjatë kësaj kohe kishte Göteborg nofkën “Little Londër”,

Bedriu kishte guden Turistike dh e njihte qytetin ne pellembe te dores.

Djaloshi 30vjecar,i sapo martuar ate vit, qe bere baba vetem pak muaj me pare , me cupen e bukur Arberesha.

Ishte dite e diele,pas pak do te perendoje dielli ndaj Bedriu ngutet qe te shohim sa me shume bukurira te ketij qyteti qe ai e dashuron ne kuptimin me te mire te fjales.

“Ky eshte qyteti i enderrave te mia.Ketu jemi 8 vellezer e motra kemi edhe prinderit,jetojme te gjithe neper apartamentet tona,po jemi te gjithe ne nje bllok.Sonte do te jeni musafiret e mija.Dhe nusja ime eshte lajmeruar e do ta pelqeni jo vetem pse e quajne edhe ate Bedrie.

Dhe me te vertet sapo hyme ne ate shtepi dhe Bedriu e puthi ne buze nusen e tij,e kuptuam se ajo ishte nje fole e bukur dashurie,besimi dhe shprese.Bedria kishte mbaruar fakultetin e letersise ne Universitetin e Prishtines,shkruante poezi,i jepte gjumeshtin me nje kenaqesi te vecante vogalushes se saj tre muajshe,enderronte te shkruante nje roman per kusheriren e saj 21 vjecare,vetem sepse prinderit dhe i shoqi e benin fajtore qe kish lindur nje femije antikapat.

E gjthe lodhja e udhes kishte fluturuar,nga qe ky cift i gezuar, i lumtur ne kuptimin e vertete te kesaj fjale ,na shperndau edhe ne nje pjese te saj.

RRJEDH AFTON! – Poezi nga ROBERT BURNS – Përktheu Servet Bytyçi

 

Rrjedh Afton, ëmbël e qetë
Mbi kodra ku çelë tërfili
Për atë vashe do t’ia marr lehte
T’ja them këngës si bilbili

Në mëngjes kur ti sjell valë
Meri ime ështe në gjumë
rrjedh pra qetë e me ngadalë
Mos ja prish ënderrat o lumë.

Atje nje zë kumurie,
gu gu gu në degë të ferres
Neper dege nen ato hije
,kendon embël zog i veres

Laureshë moj lozonjare
Zeri yt i bukur , tretur
Mos e zgjo të bukurën fare
Meri ënderron e fjetur

Atje lart në nje ujëvarë
Ujë të ftohtë Afton ti bjen
Kur të bjere rrezja e pare
Ndër kodra mua me gjen

Nëpër kodra rrezja e diellit
Me gjen tek tufa ime
Bashkë me te miat,vjen pas fyelli
Tufe e Merit ,vashës sime

Ja sa bukur atje poshtë
Jeshilojnë luginë e brigje
Nëpër pyje shperthej gonxhe
e u mbush flete nje aguliçe

Atje shpesh kur bie mbrëmja
Mbi bar të njomë në lëndinë
nën mështekna me ka endja
Ti flas Merit dashurinë .

Sa lehte tek ti currili,
rrjedh I bukur plot kujdes
fllad ndër gji të trëndafilit,
ku fle Meri në mëngjes

Uji yt kur zbret prej malit
Pas i len akull e borë
Vjen I paster si kristali
sikur lulet në kurorë

Rrjedh Afton ëmbël e qete
brigjeve ku çel tërfili
Përkedhel ëmbël e lehte
vashën lule trëndafili.

Mërmerin në mëngjes me valë
Atje Meri po fle gjume
Rrjedh I qete e me ngadalë
Mos ja prish ëndërrën o lumē .

Translation
S.Bytyçi

BY ROBERT BURNS

Flow gently, sweet Afton, among thy green braes,
Flow gently, I’ll sing thee a song in thy praise;
My Mary’s asleep by thy murmuring stream,
Flow gently, sweet Afton, disturb not her dream.

Thou stock-dove, whose echo resounds thro’ the glen,
Ye wild whistling blackbirds in yon thorny den,
Thou green-crested lapwing, thy screaming forbear,
I charge you disturb not my slumbering fair.

How lofty, sweet Afton, thy neighbouring hills,
Far mark’d with the courses of clear winding rills;
There daily I wander as noon rises high,
My flocks and my Mary’s sweet cot in my eye.

How pleasant thy banks and green valleys below,
Where wild in the woodlands the primroses blow;
There oft, as mild Ev’ning sweeps over the lea,
The sweet-scented birk shades my Mary and me.

Thy crystal stream, Afton, how lovely it glides,
And winds by the cot where my Mary resides,
How wanton thy waters her snowy feet lave,
As gathering sweet flowrets she stems thy clear wave.

Flow gently, sweet Afton, among thy green braes,
Flow gently, sweet river, the theme of my lays;
My Mary’s asleep by thy murmuring stream,
Flow gently, sweet Afton, disturb not her dream.

 

SHFLETIME GJERMANE… (Paralele të dhimbshme) – Esé nga REX KASUMAJ

Berlin, gusht 2020

1.
Shtator. Viti i hershëm 1977. Vjeshta nuk priste kalendarin e mërzitshëm. Gjethnajë e verdhë. Erë lojcake. Dhe diell që largohej në rrotullimin e përjetshëm.

Njerëzit, ashtu si lumi Rin, ishin të qetë. Askush nuk besonte se ajo ditë e bukur në qytetin e Düseldorfit, do të lahej në gjak.

Mirëpo e keqja kishte rezervuar tashmë orën e saj. Papandehur, në një rrugicë të lagjes Braunsfeld, mbetën të vrarë truprojat e Hanns Martin Schleyer, kurse ai vetë, personazhi kryesor i dramës, do merrej peng. Një grup terrorist i Raf-it që e ndiqte qyshkur, i kishte zënë pritë. Pjestarë të tij, t’gjithë të rinj, vetëquheshin avantgardë dhe kërkonin përdhunshëm Rend e Shoqëri të re. Pretendonin se kapitalizmi gjermanoperëndimor s’kje tjetër veçse vazhdim i nacizmit me mjete tjera. Ndërkaq Hannsi bënte simbolin tipik të këtij nyjëtimi: ishte kapitalist e, njëkohësisht, nuk distancohej nga shërbimi i tij në Rajhun e tretë. Madje, shprehej krenar kurdoherë.

Pas 43 ditë pengu të fshehtë e të torturshëm, një zë akullsisht i ftohtë femre lajmëronte agjencinë e lajmeve se i “kishin dhënë fund karrierës së dënueshme e korruptive të tij’!

Akti ishte i tmerrshëm, kurse justifikimi gënjeshtër klasike. Një fraksion i armatës së kuqe që shpallej elitare thosh të përfaqësonte frymën e vërtetë të popullit gjerman…

Po ç’hynte në punë Hegeli këtu? Si ndodhi që të frymëzonte djemërinë e fantaksur të Raf-it? E që për themeluesin e organizatës, Horst Mahler, të ishte kryeshenjti vetë?

Qysh në vitin 1821, tek shkruante për terrorin e Revolucionit francez, korifei i mendinit europian pohonte se është virtyti që duhet të sundojë kundër gjithë t’pabesëve ndaj tij…

Ç’inspirim dhuronte dhe sa ishte manipuluar ky vlerësim i filozofiit të shquar nga ideologët e Raf-it, do të dëshmonte disfata e tyre…

2.
Çupëza syzgjuar Esther, solli në shtëpi më të bukurën dhuratë: dëftesën e shkëlqyer! A s’është lumni e të gjithë prindërve të kësaj bote?

Ishte verë. Një mot para skenës tragjike buzë Rinit të heshtur dhe në anën tjetër të Murit bastard. Vogëlushja vështronte e gëzuar në larginë ku retë që dyndeshin thuase formonin imazhin e një ëndrre…

Por ajo shpejt do të tretej bashkë me përftimin e tyre. Në shkollë e morën me të keq. Sigurimi shtetëror kishte vënë dorëfshehtën mbi fatin e saj. Ndaj dhe nuk mund të studjonte kurrë aty ku dija dhe inteligjenca i patën shenjuar shtegun në horizontin e bardhë.

I Ati, pastori Oskar Brüsevitz, ishte zhvendosur në Rippicha në kohë të vështirë. Tash dhjetë vjet regjimi komunist rëndonte represaljet kundër Kishës si kurrë më parë. Por ai, luftarak i zjarrtë, nuk jepej dot. Refuzonte atë nënshtrimin e shuar ose, si do thoshte Sartëri, vdekjen në shpirt.

Ishte piketuar element klerik armiqësor dhe veshtarët e diktatorit e gjurmonin kudo. I gatisnin gropën. Ky e dinte, por fundin e afërt që parandjente do ta zgjedhte vetë: një flijim të epërm që ndriçonte terrin e arsyes njerëzore.

Dhe nuk hezitonte. Njëherë vuri kryqin mbi veturë. Pastaj do hapte një vendlojë evangjeliste fëmijësh që  shndërrohej në Institucion të Sfidës. Pa u trëmbur fare, kur kremtohej 25 vjetori i DDR-it, ai prapë rebelshëm do ngrinte lartë e, si Jezui, do bartte një pano grandioze kundërvënëse ku shkruhej: 2000 vjet Kishë e Krishtit!

Mirëpo kulmi Rezistencës civile, i zi me petkun e vdekjes, erdhi vetëm katër ditë më vonë. Pastori frymëlirë do të vetëdigjej në qytezën e pafajshme Zeiz. Kurmi përfshihej si rrallëherë nga flakët e një kumti të madh: liri për popullin tim!

Tek vuante çastet e fundme të jetës, mbi krye i qëndronin sigurimsat e mjerë. Të bërë helm nga pamundësia e përgjimit. Ishin mësuar deri në kënaqësinë sadiste të ishin hije njerëzore. Të zhbironin gjithçka: udhët, ëndrrat, vuajtjen, terrin e natës, pritjet, bisedat për shiun, dashurinë, bustet, takimet, teatrot ku përvijohej përbetimi, buzëqeshjet, mërzinë e ndaluar…E tani, sa keq, si fletë të mbramë në dosjen e mbyllur, ata nënvizonin veç fjalën e tij lamtumirëse: “Tash e tutje për ju do të kujdeset një më i mirë e më i fortë”!

Dhe ky i miri e i forti nuk do vononte për t’u shfaqur: edhe në qiell, edhe në tokë…

3.
Episodët e shkëputur nga biografia kolektive gjermane,   ndërthuren disi njëj kontradikte e, poaq, përplotësimi të çuditshëm.

Në anën e majtë të Murit, në anën e Rinit, një fragment i vetmuar e i pagjasë vriste njeriun e vet për të rrëzuar, si trumpetonte, tiraninë e padurueshme të kapitalit dhunëtar…Ndërkohë, në anën tjetër, atë të lumit Spre, ishte njeriu, poashtu i vetmuar, që ose vritej nga tirania e dogmës ose vetëshuhej për idealin e një rendi e lirie q’e përbuzte terrori i kuq i anës së Rinit…

Sado në milje e mënyra të ndryshme morti, ishte fija jetike që i bashkonte: gjaku i njëjtë gjerman. Dredhka e historisë s’mund të ishte më e errtë dhe përtallëse për një komb të ndarë. E ngjashme ose, më hidhtane akoma, do t’ishte ajo me shqiptarët që s’patën kurrë një t’vetme doktrinë për fatkeqësimin e të tjerëve. E pra, e ligë përftonte atje, në tokat e tyre të copëtuara, ku poashtu përziheshin idealet dhe hirësia e saj hidhte tangon tragjike të ironisë.

Tani, duke vënë në sprovë mirëkuptimin e lexuesit të këtyre rreshtave, do t’mund të thuhej se jo të gjitha jetëprerjet në kronikën e dhimbjes politike të botës ishin të këqija. Të egra. Të kundërnatyrshme. E të denja për mallkim. Ndoshta nuk janë as sot..!

r.

SHARRËXHIU – Poezi nga ESAD MEKULI

Xhepat e sharrëxhiut janë shumë të ngushta për duart e ënjtura të tij.

Ai kur e sheh sharrëxhiun me sëpatën e rrasur në shokë, e bishti i saj ka dalë prapa, dyshon se mos vallë për këtë na quajtën njerëz me bishta?

O vëlla me sharrë në krah

Do të shoh prapë me duar të mërdhime nën sqetull

Me sharrën e stërlashtë mbi krah dhe sëpatën e mprehtë të rrasun në shokë

Në fytyrën tënde lexoj: Kam fjetur në podrumin e lagshtë, unë i trembëdhjeti

Dhe kam hangër në kusinë e bakrit, të sjellun prej vendlindjes

Prej vendlindjes, fasulen e hollë të vendlindjes unë i trembëdhjeti.

-Pse unë kënaqem me pak prej këtyre duarve të mërdhime, Atje mbas 77 bjeshkëve, 7 gojë presin…

Poezia ‘Shiu mbi lum’ e Martin Camajt – Analizë nga AGRON TUFA

Martin Camaj

SHIU MBI LUM’

Mjegulla nga bjeshka ulet kadalë
e pikat e shiut po bijnë mbi lum
në qiellin e vrantë lëviz nji halë
shpirti s’don dhimba e trupi lyp gjum.

Ujë â bâ gjethi e teshat e blegës
e pikat e shiut po bijnë mbi lum
dëshira e pjekun po bjen prej degës
shpirti s’don dhimba e shtati lyp gjum.

Në votër flaka po del krandeve
e pikat e shiut po bijnë mbi lum
veshët e mij janë lodhë prej zâneve
Shpirti s’don dhimba e trupi lyp gjum.

 

Alkimia e elementëve:

Martin Camaj ka vijuar me mbetë “poeti im” më gjatë e më bindshëm se çdo poet tjetër shqiptar.
Përzierja e të katër elementëve zanafillorë (plus lëvizja) njeriu si “kurorë e Krijimit” jepet në një alkimi poetike elementesh te kjo poezi, që kemi veçuar.

Heroi lirik i poezisë “Shiu mbi lum'”, të M. Camajt është njeriu i lodhur, i plagosur pariparueshëm, i cili e ka humbur harmoninë primordiale. Duket, se ajo që i rëndon më së shumti në shpirt këtij uni lirik është nostaligjia; nostalgjia për “kopshtin e Edenit”; për natyrën e madhnueshme e vetëpërtëritëse, prej së cilës e kanë “dëbuar” dhunshëm në metropolet e zhurmshme, sikundër thotë poeti “veshët e mi janë lodhë prej zaneve”. Ai, heroi lirik, e sheh, e kundron këtë fashë kozmogonike të natyrës së ujshme përmes një plage që ther në shpirt. Që ta shijojë, ai duhet ta lërë ritmin e tij të brendshëm dis’harmonik, për të hyrë në një relacion të ri, në harmoni me natyrën. E këtë mund ta bëjë Gjumi. Sepse gjumi është pushimi, prehja e të gjitha lëvizjeve me ritëm të ç’akorduar, të paktën kështu dëshmojnë ligjet fizike mbi lëvizjen dhe prehjen, ku, sikundërse dimë – lëvizja kinetike shndërrohet ne lëvizje potenciale, përmes prehjes/statizmit.
Veçse këtu fjalë është jo për lëvizjen fizike, por për lëvizjen shpirtërore, më sak, për ndërprerje të një tipi ngetaiv lëvizjesh të ç’akorduara, me shpresën se, kur të fashiten ato (pas gjumit), heroi do të zgjohet me një harmoni të re lëvizjesh, me trup e shpirt të përtërirë, sikundërse po vepron natyra e përjetshme, e cila vetërregullohet e vetëpërtërihet përmes katarsisit ujor. Heroit lirik i lypet diç më tepër se katarsis. Mbase ai ka nevojë për një ekzorcizëm, që t’i pushojnë dhimbat e shpirtit dhe se një efekt të tillë, i cili dëshirohet në çdo varg përmbyllës të çdo strofe, është në gjendje ta bëjë çdo varg i dytë i straofave, që përsëritet fiks njëlloj në çdonjërën prej tyre (e pikat e shiut po bijnë mbi lum).
Ky kompleksitet zhurmash e tingujsh të mprehtë të pikave, që shuhen në sipërfaqen e butë e të bruztë të ujërave të lumit, si lëkurë e murrme bualli, përftojnë në veshët e lodhur një muzikë të kulluar parake, si në vitet mitare të poetit, gjithë nostalgji e veti kurative. Kjo muzikë e spektaklit ujor është e njëjtë me atë të zâneve të metropoleve të zhurmshëm, që e kanë lodhur heroin lirik me tingujt therës e cijatës në peisazhet moderne urbane, e kanë lodhur me natyrën e tyre artificiale e mashtrimtare, si zërat e Sirenave moderne Uliksin modern. Jo më kot Camaj e percepton veten në një poezi si Uliks (që s’u kthye kurrë në Itakë). E tash ai është kthyer në Itakën e vet, por me një ritëm të ç’akorduar, pikërisht në sfondin e bjeshkëve të tij, bash në çastin kur ato bëjnë katarsisin ujor. Në mitologjinë e krishterë, shiun, vërshimin dhe përmbytjen i kundrojnë si mitologjema të pastrimit të botës nga mëkatet, përpara se të lind një Diell i ri, një ditë e Re, një botë e Re, në një epokë të Re e përtërirë, sigurisht, me një moral të Ri. Për këtë ka nevojë dhe heroi lirik, i tejngarkuar me “dëshira të pambrijshme”, lodhje, nostalgji dhe shpresë për ripërtëritje. Ngjyrat me simbolikën e tyre që ndërkëmbehen në këtë poezi, nuk po i prekim, se shkon shumë gjatë…)

BRENGA – Tregim nga Franz KAFKA – Përktheu AGRON TUFA

 

 

Kur më pati ardhë në majë të hundës – kjo ka bërë vaki në muzgjet e nëntorit – dhe unë ngarendja nëpër rrugicat prej qylimi si në një pistë vrapimi andj-këndej breda dhomës sime, dhe, teksa dalloja në dritore rrugicën e ndriçuar, tutesha, ktheja praptazi dhe, përthellë pasqyrës në skajin tjetër të dhomës përftoja një objektiv të ri, ia jepja piskamës veç për të dëgjuar piskamën, anipse mirë e dija, se asaj kush s’i kthen përgjigje dhe asgjë nuk e dobëson, se piskama lind dhe s’ka kush ta ndalojë, se ajo s’ka sosje, madje dhe kur të shuhet, – atëbotë befas drejt e në mur u çel një derë, u hap nxitimthi, sepse duhej nxituar, e madje kuajtë e kaloshinave në rrugë brofën kas përpjetë duke hingëllirë, sikundërse çmenden kuajt në luftë.
Ç’prej korridorit të kredhur në terr, në të cilin ende nuk qenë ndezur llampat, u shfaq, mu si një fantazmë e vocërr një kalama dhe u ngrit majë gishtash mbi një shkorsë që lëkundej mezidukshëm. Drita e mugët në dhomë i vrau sytë dhe deshi të mbulojë fytyrën me pëllëmbë, por papritmas u qetua, këqyri në dritore, matanë të cilave terri kishte mbledhë, së mbrami, tymin e kaltëremë të fanarëve, që qe ngritur shumë lart. Duke fshikur murin me bërrylin e djathtë, kalamani qëndroi në derë të hapur mes korentit, dhe era ia frushullonte këmbët, qafën, tëmthat.
E pashë me bisht të syrit, mandej i thashë: “mirëdita!” – dhe mora nga ekrani para sobës setrën, ngase s’desha të qëndroja gjysmë i zhveshur. Hapa gojën saora të shfryja trazimin. Në gojë kisha një shije të keqe, më dridheshin qerpikët, thënë shkurt, nuk më mjaftonte veçse kjo vizitë, sidoqë ç’prej kohësh e parandjerë.
Kalamani ende vazhdonte të qëndronte ndanë murit, në po atë vend, ai prekte murin me pëllëmbën e djathtë dhe, kuqëluar prej kënaqësisë, gërryente me majën e gishtave suvanë fërmuese të murit. E pyeta:
– Menjëmend tek unë keni ardhë? Mos jeni drejtue gabim? Në një ndërtesë të madhe si kjo, gabimi është gjithëherë i mundshëm. Unë jam filani dhe banoj në katin e katërt. Kështu pra, ju deshët me u pa pikërisht me mua?
– Kadalë, kadalë, – tha shkujdesshëm kalamani, – gjithçka në rregull është.
– Atëherë hyni brenda, unë desha me e mbyllë derën.
– Po unë tanimë e mbylla. Mos e vini veten në siklet. E di ç’keni, qetësohuni.
– Për çfarë sikleti e keni? Po, në koridor ka shumë banorë, dhe unë, ta pret mendja, me të gjithë njihem; nëse ata do të dëgjojnë se këtu kuvendohet, thjesht do ta quajnë të arsyeshme të hapin derën dhe të shohin ç’ngjet këtu. Kësaj s’ke ç’i bën. Dita e punës mbaroi; ata përkohësisht janë të lirë, dhe nuk do të ma varin dhe fort mua! Paj dhe vetë e dini kaq pakogjë. Lermëni ta mbyll vetë.
– Eh, e çë pastaj? Çfarë, menjëmend e keni? Sa për mua, lë të hyjë gjithë pallati. Dhe mandej, po ta përsëris: derën e mbylla; apo mendoni se vetëm ju dini të mbyllni derë? Bile-bile e kam mbyllur me kyç.
– Atëherë në rregull. Asgjësend tjetër nuk lypset. Me kyç, gjithsesi, mund dhe të mos e kishe kyçur. Dhe tashti, meqenëse na keni urdhëruar, uluni e rehatohuni. Jeni mysafiri im. Nuk kam as pse t’ju trembem. Mos u druani, ndjehuni si në shtëpinë tuaj. Nuk kam ndërmend as t’ju mbaj, as t’ju dëboj. Mos duhet vallë ta them edhe këtë? Çfarë, nuk po më njihni?
– Po, me të vërtetë, ju nuk duhet ta kishit thënë këtë. Përveç kësaj, këtë s’duhej ta kishit thënë. Jam ende një fëmijë; pse gjithë ajo ceremoni?
– Ua, ç’po na thoni kështu, paçi uratën. Jua pret mendja që jeni ende fëmijë. Por nuk jeni sidoqoftë dhe aq i vogël. Ju tashmë jeni adoleshent. Nëse do të kishit qenë vajzë, për ju nuk do të kishte qenë dhe aq e hijshme të hynit e të mbylleshit kaq thjesht këtu me mua në dhomë.
– Për këtë nuk ka pse e çan kokën. Desha vetëm të them: fakti që ju njoh mirë nuk është ndofarë garancie, kjo veçse ju çliron nga mundi për të më gënjyer. Ç’i keni këto ceremonira! Lerini, lerini, ju lutem. Përveç kësaj, unë nuk ju njoh dhe aq mirë, jo për çdo gjë dhe jo përgjithnjë ju marr vesh, veçanërisht në këtë errësirë. Mirë do kishit bërë të ndiznit dritën. Jo, më mirë mos e ndizni. Gjithësesi, nuk do të harroj që më keni kërcënuar.
– Çfarë? Unë ju kam kërrcënuar? Jo paçi uratën, unë jam kaq i gëzuar që më në fund erdhët. Thashë “më në fund”, spse tani është vonë. Nuk e kuptoj, përse erdhët kaq vonë. Ndofta ngase u gëzova dhe prej trazimit nxorra e thashë turlifarë gjërash, ndërsa ju më keni keqkuptuar. Me qejf të madh e pranoj që fola turlifarë gjerash dhe madje, nëse doni, ju fyeva. Veç, për hir të zotit, s’ka pse të grindemi! Po si mund t’i zini besë kësaj që thoni? Si ua bëri zemra të më fyeni kështu? Përse kërkoni si e si t’i përdhosni ato pak minuta që ndodheni këtu? Edhe një i huaj po të ishte në vendin tuaj, do të kishte qenë më i kujdesshëm, t’i avitej njeriut më pranë.
– Me kënaqësi e besoj; lere mos e nga, zbulim i madh! Për vetë natyrën time jam më afër jush. Këtë dhe vetë e dini, përse atëherë gjithë këto ankesa? Më mirë më thoni, ç’i keni gjithë këto spitullime, dhe unë iki sa hap e mshel sytë.
– Ja ç’na qenka! Megjithatë arrogancën s’e paskeni për gjë! Si shumë i guximshëm qenkeni. Tekembramja, në dhomën time jeni dhe si një i lojtur m’a gritë murin me thonj. Kjo është dhoma ime, është muri im! Dhe, përpos kësaj, gjithësa po flisni, është jo vetëm e marrë, por edhe qesharake. Na thënkeni se për vetë natyrën qenkeni i shtrënguar të kuvendoni asisoj me mua. E vërtetë është kjo? I shtrënguar prej vetë natyrës suaj? Shumë e lezetshme kjo natyra juaj. Natyra juaj – natyra ime, atëherë dhe ju, gjithashtu, jini i detyruar të silleni mirsjellshëm.
– Pse ju i sjellshëm jeni?
– Qeshë i sjellshëm.
– Nga ta dini, atëherë, ndofta edhe unë do të jem i sjellshëm.
– As ia kam idenë.
Iu avita tryezës së natës dhe ndeza një qiri që qëndronte mbi të. Asokohe në dhomën time nuk kishte as llampë vajguri, as ndriçim elektrik. Qëndrova ndenjur një grimë ndanë tavolinës, gjersa m’u shpif, mandej vesha pallton, mora nga divani kasketën dhe fika qiririn. Duke dalë jashtë u pengova pas këmbës së poltronit.
Në shkallë ndesha banorin e katit tim.
– Prapë po dilni nga shtëpia, more bjerrakohës! – tha ai, teksa ngjiti dy shkallare dhe u ndal.
– Çfarë urdhëroni të bëj, – iu gjegja unë. Tashti në dhomën time pata njëfarë fantazme.
– Ju po na flisni me një ton të pakënaquri, a thua se ju ka rënë një fije floku në supë.
– Ia keni terezinë të talleni. Por ta keni të qartë, fantazma është fantazmë!
– S’e luan topi. E çë, nëse nuk beson në fantazma?
– Po unë, sipas jush, i besoj fantazmat? E ç’del prej mosbesimit tim?
– Shumë e thjeshtë. Përpiquni ta kapërceni frikën, kur menjëmend ju sajdis fantazma.
– Po, por thelbi s’ka të bëjë me këtë frikë. Frika e njëmendët është frika para arsyes së kësaj shfaqjeje. Dhe frika mbetet. Ajo po më torturon. – Qeshë nervozuar dhe prej trazimit rrëmoja nëpër të gjitha xhepat.
– Por, nëse ju nuk i trembeni vetë fantazmës, përse nuk pyetët pra, për arsyen e shfaqjes së saj?
– Ashiqare, ju s’keni ende s’keni pasë rast me folë kurrënjëherë me një fantazmë. Mos vallë prej tyre pritet ndofarë përgjigjeje e arsyeshme! Gjithçka sillet rrotull nis e mos bitis. Një ndjesi e tillë mu sikur ato dyshojnë më fort se ne në ekzistencën e vet, çka, sidoqoftë, nuk është dhe aq e habitshme me gjithë zbehtësinë e tyre.
– E dini çfarë? Kam dëgjuar se fantazmat mund t’i ushqesh.
– Qenkeni i mirëinformuar. Mund t’i ushqesh. Po kujt ia bën zemra!
– E pse jo? Ta zëmë, fantazma është e seksit femër, – tha ai dhe ngjiti shkallaren e sipërme.
– Ah, kështu… por edhe në të tilla raste s’ia vlen, – ia ktheva unë.
U ndërmenda. Fqinji tashmë qe ngjitur lart, dhe, që të mund të më shihte zgjaste qafën përpara.
– Por, gjithësesi, – klitha unë, – nëse provoni, kur të ngjiteni lart, ta merrni për vete fantazmën time, atëherë çdo gjë midis nesh ka marrë fund një herë e përgjithnjë.
– Unë veç shaka bëra, more, – tha ai dhe e tërhoqi qafën.
– Atëherë gjithçka në rregull, – ia ktheva. Tanimë mund të dilja pa merak në shëtitje. Por e ndjeva veten aq të vetmuar andaj dhe parapëlqeva të ngjitem lart e të shtrihem të fle.

ZAMBAK I BARDHË NË GUR – Tekst poetik nga GJOK BECI

Larte ne bjeshket e Mirdites
ka hedh rrenje nje gure i kuq,
ketu,thone fjalet e legjendes,
u ndez rrepte lufta me turq.

Shkuan shekuj,shkuan vite
ne llogore rriten mur,
ndaj lulezon e kurre nuk vyshket
nje zambak i bardhe ne gure…

O zambak i bukur’o
pse po qet petale?
Do flladis une trimat’o
qe kan ra ne male.

O zambak i gurit’o
pse sheh ne bjeshkenaja,
Kujtoj partizanet’o
shqipe mbi keto maja!

Permbi kreshtat e Mirdites
guri i kuq rrufet i djeg,
ketu lindi biri i shqipes
edhe plumbit,plumb i jep.

Shkojne shekuj,shkojne vite
ne nje gje se harrojme kurre;
pse lulezon e kurre nuk vyshket
nje zambak i bardhe ne gure.

 

TROKITJET – Poezi nga GJOKË BECI

 

Trokita në veten time dhe prita pak
u hap një derë me lulepëlqimet e mia
gjurmet e vocrra morë ndonjë pikë gjak ,
Ishte fëmijëria.

Trokita në hapat e fillesës dhe prita
u shfaq rruga e panjohur dhe molla ,
një oborr , një top lecke , abetarja dhe frika –
ishte shkolla .

u hap një kuti me rrjetë në mes për votime
nuk dija ku banonin bindje e pendesë
trokisja në të vocrrën jetën time –
ishte viti dyzetepesë …

trokita nëpër veten time si nëpër errësirë
jashtë ishin ujëvarat dhe hëna
prej larg më shihte ndonjë ëmbëlsirë –
pranë më rrinte nëna.

po më përcillte te autobuzi i largët ,
mua te shkolla e re më rrinte mendja ,
frenoi diku autobuzi në çåkllën e lagur
dhe m’u tremb ëndrra.

trokita derën e panjohur në magazinë
për herë të parë në jetë pashë stof polak ,
nëna kishte qethur delet në lëndinë ,
më kish veshur me shajak.

dikur “trokit e zgjo ” – do thothte Kadareja
unë mësova më shumë të trokas ,
m’u hapën dyer me libra të reja
dhe poezisë i dhash bast …

trokita thellë në veten time
u shfaq jeta – një bukuroshe rinore,
më thirri si t’ kishte zë bubullime
më mori shumë larg përdore…

ecim bashkë , ende jemi bashkudhëtarë
ajo rend e unë rend pas saj ,
trokita në sy të kaltër e u shfaqën ziliqarë ,
trokita në stinë e s’u shfaq vetëm maj …

trokita në gur të kuq u hap një zambak i bardhë
e hodha me rrëmbim në krahët e erës
ngarenda për Tiranë si një i lumtur i marrë
zambakun e Mirditës ia fala Vaçe Zelës.

trokita në sy të kaltër,u shfaq deti
preka dy buzë dhe u shfaq lulkuqja
eh , sa larg ishin burimi dhe etja
ndoshta më larg se zbulimi dhe zhdukja …

trokita gjithë dyertë që më presin mua
u hapën ëmbël si buzëqeshja
kur trokas kujtimin e Lizës që u shua
derën e hap heshtja.

 

Në çdo zemër njëherë troket – Tekst poetik nga GJOK BECI

S’je bozhur,as lëndinë, dashuri
Ti je poezi e artë, ti je poezi.
Mund të flasë shpesh për ty, një poet
Në çdo zemër ti, një herë troket.
Mbi një plis të blertë jeton,
Ti një botë të tërë dhuron,
Bën të ecin bashkë dy vetë,
Plot një jetë.
(Refreni)
Ti na fal detin,që edhe dallgët ja duam.
Laureshat këngën mësuan,nga buzët e tua
Dhe malet,që fusha i largon.
Dashuria, i afron.
Aspak jo mes njerëzve mos mungo,
Se moshën e lules na dhuron ti.
Ka kjo jetë në çdo brez, dashuri
Tek një zemër rri,pa faj
Jo,jo ska çudi
Mund të flasë shpesh për ty, një poet
Në çdo zemër ti,veç një herë troket.
Mbi një mal të lartë vallëzon,
Mbi një fushë të gjërë vrapon.
Lulja udhën hap për ty,dashuri
(Refreni)
Ti na fal detin,që edhe dallgët ja duam.
Laureshat këngën mësuan,nga buzët e tua
Dhe malet,që fusha i largon.
Dashuria, i afron.
Ti na fal detin,që edhe dallgët ja duam.
Laureshat këngën mësuan,nga buzët e tua
Aspak jo mes njerëzve mos mungo,
Se moshën e lules na dhuron ti.
Dashuriiiiiiiii

Rrjedh në këngë e ligjërime – Tekst poetik nga GJOK BECI

E kush mund t’i harrojë këto vargje të këngës të kënduar nga legjendarja Vaçe Zela “Rrjedh në këngë e ligjërime”:

E i fortë po shndrit ai diell
dhe burimi këngës lugjeve i përcjell.
E i fortë po ngroh ky diell
edhe trimat nëpër mend mi sjell,
mi përkëdhel.

Nga ky diell i kohës sime
shndrisin shekujt në agime
dhe naganti i shqiptarit zjarr flakëron!

Po ku ka si ti, o Shqipëria ime,
Moj fisnikja përmbi gur.
Rrjedh në këngë e ligjërime,
ballëlarta me flamur!

E i fortë po bien ai terr
dhe lahuta tingujt mi çon larg,
i përcjell.
E i forte po bjen ai terr,
partizanët nëpër mend mi sjell,
po mi sjell.

Nga ky zë i tokës sime
flasin shekujt me gjëmime,
edhe krisma e shqiptarit rrjedh
brez më brez.

Po ku ka si ti, o Shqipëria ime,
Moj fisnikja përmbi gur.
Rrjedh në këngë e ligjërime,
ballëlarta me flamur!