VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Poeti – Poezi nga HERMANN HESSE – Përktheu SULEJMAN MATO

By | May 18, 2018

Komentet

ESE PËR NDJESINË E LETRARIT TË RI – Nga THANI NAQO

Krijimtaria ime poetike dhe prozaike nuk është ndonjë arsenal i madh. Në gjysëm shekull kam shkruar tre librushka me tregime e novela, katër romane, por që tani i quaj novela, një skenar filmi artistik dhe jo 3000 por…300 poezi lirike. Tematika ime e të poetuarit nuk është nga soji i atyre që lëvrohen në gjinitë e tjera. E them këtë mbasi, që në rini, kisha krijuar mendimin se jo çdo çast e jo çdo aspekt jetësor ia vlen të poetizohet. Në revista internetike dhe posaçërisht në fcb, bëhen afërsisht tridhjetë poezi të publikuara, ose 10% e arsenalit tim poetik. Në tre librushkat që kam publikuar nxitimthi pas 1990-tës, para dhjetë e pesëmbëdhjetë viteve, pohoj se në to ka poezi të dobëta e, tani vonë, më bren dyshimi se, sidomos në artin e të poetuarit nuk duhet nxituar. Dalloj, gjithashtu, edhe se poezitë e mia janë të natyrës time intime e vëzhguese, aq dhe ndjesore, instinktivisht, a, për shkak të karakterit të formuar letrar, nuk jam i larushitur me idol komunizma e moralizime. Sikur ta kisha parandjerë se këto viruse shkaktojnë kalbëzimin dhe mykjen e të shkruarave, pasi shemben e ndrohen sistemet. Mirëpo, kjo mburrje, pas çerek shekull, nuk ka vlerë, porse vetja përballet me atë që unë nuk e kisha pikasur; nuk kam shpëtuar nga vargëzimet me rekuizitë anakronike dhe stil bejtushke. Por, sërish ngushëlloj veten, mbasi kam disa poezi, që mua më pëlqejnë tani, por e që më vjen habi e inat me veten: pse nuk kam shkruar dikur të tjera si ato? Sepse nuk janë shumë, aq sa janë gishtat në trupin e njeriut. Tani jam ndërgjegjësuar se ato poezi janë shkruar instinktivisht në moshën adoleshento-rinore a, për inerci teknike, jo imitim tematik, as stilistikë improvizuese e kadencash të rrëmbyera nga poetët mjeshtra, rusë e evropianë. Ndërsa për poetë shqiptarë, përveç Lasgushit dhe Koçi Petritit, as që bëhet fjalë asokohe, por e as nga më të vonshmit, me të cilët përballem tani në kohën internetike, Gjithësej janë rreth 300 poezi, të pakta në numër ato me varg të thyer, por të shumtat janë lirika me varg klasik-tradicional, shkruar në 50 vjet. I bie mesatarisht 6 poezi në vit. Ky është arsenali im prozaik e poetik në gjysëm shekull krijimtari. Kohën më të shumtë krijuese e kam shpenzuar për prozën e shkurtër e të gjatën, jo se ato kërkojnë vërtet kohë e karrigen e fortë, porse poezia për mua ka qenë “gjah i lehtë”, ndërkohë që e shkrehja çiften edhe për ndonjë mëllenjë apo thëllëzë…
Megjithëse ka kaluar gjysëm shekull, që kur fillova të çukas tastierën e makinës së shkrimit dhe deri tani tastierën e kompjuterit, pohoj se nuk më shqitet ndjesia se ende jam Letrar i Ri. Pikërisht kjo ndjesi, e hershme dhe e tashme, më shtyn t’i dredhoj shtegut të verbër që të çon në grackën e grafomanisë. Kaq. Ç’ta zgjat?
Shumica e miqve dhe dashamirësve të mi në fcb e gjetkë, ma kuptojnë këtë ndjesi, mbasi janë krijuesa dhe ndërgjegjësuar se edhe bufi e bufesha e dinë që të shkruarit letërsi s’ka qenë e s ‘është për të gjithë.
Nga që sot kanë ndryshuar kushtet ekonomike, armata e të ngeshmëve është rritur, gjithashtu dhe rrethanat lehtësuese internetike te komunikimit, dëshira për t’u shprehur poetikisht e letrarisht i nxit e ua thëthin energjitë e ëndrrave dhe të ndjesive të tulatura. Paçka se letërsia e mirëfilltë, ajo poetike e letrare, është sa delikate e tekanjoze,nuk mungon guximi për t’u ngjitur nëpër shkallët e përpjeta dhe të veshura me akull të Tempullit të Artit…
Tetor, 2018

Mos ec mbrapsht… – Poezi nga VIRON KONA

 

-Vargje për ata që duan të dëgjojnë-

 

Mos ec mbrapsht, o miku im,

se pushteti s`është lojë fëmijësh,

të ecësh mbrapsht padashur bie,

në fundin e thepisur të greminës.

 

Mos ec mbrapsht, o miku im,

se rreth teje do të lëvrijnë zvarranikë,

do të tërheqin n`punët e tyre të pista,

do të përzihesh në llum me ndyrësitë.

 

Mos ec mbrapsht, o miku im,

se ata që të ngritën e të deshën do dënosh,

n`botën e turbull që do krijosh në errësirë,

vetëm me diktat dhe krime do t`mbijetosh.

 

 

Mos ec mbrapsht, o miku im,

se në jetë “nyje gordiane” do të lidhësh,

më pas  ti Aleksandërin do të imitosh,1)

“nyjet” me forcën e shpatës t`i zgjidhësh.

 

Mos ec mbrapsht, o miku im,

se papritmas ti shndërrohesh n`ortek,

që rrokulliset dhunshëm nga lartësitë,

mbulon gjithçka, shkatërron dhe vret.

 

Mos ec mbrapsht, o miku im,

me sundimtarin që mallkove do ngjasosh,

frika dhe ambicia do të t`bëjnë tjetër njeri,

në një radhë me diktatorët do të qëndrosh…

 

——————-

1).Nyja gordiane dhe historia e saj janë shumë të njohura. Nga mitologjia greke dimë se ajo ishte një lidhje(nyje) e komplikuar që nuk mund të zgjidhej. Aleksandri i Madh, përballë kësaj nyje, ngaqë nuk e zgjidhi dot, e preu me forcën e shpatës.

PËRKUJTOJ AT PJETER MËSHKALLEN – Pergatitë nga Fritz RADOVANI

 

21 Tetor 1946 Arrestohet në Tiranë At Pjeter MESHKALLA…

U dënue dhe bani 15 vjet burg në Burrel dhe kampe shfarosje…

U arrestue prap me “Revolucionin Kultural”, me 29 Prill 1967 në Shkoder dhe, u dënue edhe 10 vjet të tjera…

Gjithsejt ka ba 25 vjetë burg.

 

Arrestimi i dytë u ba në mbledhjen e organizueme nga Fronti Demokratik i Lagjes, në Institutin Pedagogjik të Shkodres, me 29 Prill 1967, ku hymja ishte me ftesa…

 

Në fjalen e Tij në Institutin Pedagogjik para arrestimit At Meshkalla ka thanë:

 

“…Unë po ju them këtu se Populli nuk asht dakord me shka jeni tue ba ju, ai ka besue dhe do të vazhdojë me besue në Zotin edhe pa Kisha e Xhamija… Ky veprim që bani ju sot asht vetëm turp para Zotit e para Popullit, asht turpi juej para gjithë vendeve të Europës, mbasi kjo që bani ju sot  këtu bahet në pragun e 500 vjetorit të vdekjës së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, Mbrojtësit të Krishtënimit! Vetëm këte mendoni, shka ka me thanë Europa për ju!

 Ajo e njeh Popullin Shqiptar dhe e di se ka 2000 vjet që Populli ka ndjekë e do ta ruej në zemër Fenë e Krishtit!”

 

NGA  AT  PJETER  MESHKALLA S.J.:

HIPOKRIZIA

 

 

 

Hipokriti kërkon të duket ndryshe nga ç’është.                                                                                                                  Shtihët si i mirë për të gënjyer të tjerët. (Fjalori)                                                         .                                                                                           

          Mos iu afro Perendisë me zemër dy faqesh…

 Mos ban hipokrizi para njerëzve! (Ecili. 1. 36-37).

 

                                   E kundërta: I çiltër, flet e vepron pa u shtirë, është i

             pastër nga zemra, i sinqertë. (nga Fjalori).

 

                                 I. DEFINICIONE   

 

         Një maskë e zbukurueme

që hollë mbulon fytyrën e shemtueme.

         Sa vojna lyrë-ngjyrë

që mëshefin rrudhat e një plakës mënxyrë.

         Një pare kallpe e zbehtë

që në treg na del porsi flori i vërtetë.

         Thesi që në grykë ka molla

e poshtë der’në fund, ka veç gjarpinjë e bolla.

         Një monument mermeri

mbi kryma, mbi skeleta e kafka tméri,

por zemra ndinë si’ i akull në ty, që ngrinë,

por shpirti i drejtë… nuk di… nuk di, nuk di sesi…

por, ndinë….

                      se jé  h i p o k r i z i !

 

 

  1. KUADRA 

 

         Jé Judë, që fjalën ké si shpirt – njeri,

e për trathti ndaj Mësuesit psherëtitë,

në sa me një të puthun Mësuesin jé tue shitë,

                                   hipokrizi

                                      për treqind pare argjënd!

         Joab jé, që pret në besë e vé pusi:

hasmin e falun përqafon miqësisht,

kur të msheftën thikë atij ia ngulë tinzisht

                                  hipokrizi

                                      fillë në zemër, si gand…!

            Ti Sirenë magjepsore, shtrigë unjî:

tërhjek e detarët i thithë në pasqyrë të qétë

dhe, ia përplasë anijën té’ i shkamb nën détë

                                   hipokrizi

                                      me knaqun synin tand!

              Të njoh mirë, hipokrizi…

                                      ti jé trathti, lubi!

                                     Gënjen synin pa sherri,

por, zemra ndinë një erë gjaku në ty, që ngrinë,

por, shpirti i drejtë nuk di… nuk di sesi,

por, ndinë….

                                       se jé  h i p o k r i z i !

 

            III.  TË  KAM  GJETË  !

                                                                                               

      Të kam gjetë, hipokrizi, në çerdhët që ké:

Labirintët tueja janë pa krye,

por me çka pashë e ndjeva unë mbi këte dhé,

mjaft mësova e mjaft mu çilën këta dy sy.

       Në shoqninë njerëzore isht’ kenë një gja për bé:

Sinqeriteti kapun në luftë me ty,

e ti, kolonë e pestë, me dinakri,

të sinqeritetit në kështjellin barkas shtri…

      Të kam gjetë nën doreza të buta humanitare,

me çapojt e përgjakun të njaj skyftéri…

Në çajë të ngrohta të pashë “bamirëse-kërcimtare”,

me’i zemër si natë dimni kur frynë véri:

      Mbi borë përjashta dridhet një lypcarë,

ndërsa…për té (!) gjithë natën krisë Valcëri!

P’aj, të kishte veç një kokë kjo botë e tanë,

për t’ia këputun ma shpejtë, mundim pa i dhanë!!

      Nën maskë të kam gjetun Aristokracije,

me lule e lajle dhe “virtyte Oborri”…

Po, u zbè me’i herë çdo rreze qytetnije,

kur ia zbulova petët këtij laknori….

 

      Të kam gjetë nën xhamadan burri Malsije,

( kujtim i largtë herojsh’ që koha i mori),

hèu, gardh Kanuni thyemun njëqind herë,

për me i lanë burrit shteg “me dalë me ndérë”…

      Të kam gjetë nën frakun e njaj Liberali,

që të ngopë me “tolerancë” – “liri-mendimi”,

por, furinë fanatike s’di ta ndali,

kur gjenë përballë një idé të vendosun trimi.

      Të kam gjetë mbas syzash të Markës “ideali”,

në dy gropa syshë të thella e të êrrta shqîmi

që botës, dritë s’i dhanë m’sa ‘i natë varri,

sido që të ndrisin syzat me rrathë ari.

     Të kam gjetë në xhep të Nacionalistit vlershëm

me dhjetra flamuj tubë të shtrênjtë e të lirë,

mbishkrue me shirit etiketë “ i ndérshëm”,

p’r inat të atij që asht veç Shqiptar i mirë!

    Në çantë të kam gjetun të Demagogut të tmérshëm

(anmik intrigash, qytetar i dëlirë).

Ndër disa fletë të mshefta, si po i thona:

“Ndani e përçani…me çdo kusht e jona!”.

      Të kam gjetun nën petkun e Fétarit tonë,

brumë Farizeu, që pjesën rri tue luejtë:

Tartuf buzë-rrudhë e vetull-vrênjtë gjithmonë,

e mbas perdje asht laksist-gaudent i prunjtë.

      Ai e di mirë se dy shelqinjë – si’i thone –

në një dorë, bèsa, me i mbajtë askush s’ka mujtë:

 

 

 

Detyra e shénjtë në “Sherbim të Perendisë”,

nuk i lè kohë të shikojë plagët e njerzisë…

     Të kam gjetë ndër thonjtë e gishtave të Tregtarit,

sa me shkathtësi tespi e rruzare hjedhin,

si të ishin bash verdhukët e bukur t’arit,

që, pikë prej gjakut të fukarasë, i vjédhin…

S’do mend, nga fryti i shtrydhun n’djersë të mendqarit

barkthatë e lakuriq, do fije drédhin,

e ndezë ndo’j dritë në faltore, si “mëkatnorë”,

e, për “me shkelë” Zotin me’i bakshish nën dorë!!…

      Të kam gjetë atje ku e ka selinë Drejtësia,

në lagênin e Pilatit, plot gjak të vjetër,

rrjedhun me baltë të Mamonës duerve të tija

dhe, gjak në duer të lame, gatshëm për gjak tjetër!

      Të kam gjetun té kamxhiku Flakë e shkëndija,

të apostullit të kulluet të moralit… në letër,

që shkallët e poshtërsive hypë, me rrëzue

monstrat prej froni dhe, …aty  vétë me u shtrue!

      Ku nuk të kam gjetë hipokrizi, të dalët fara!

Plaka botën kafshon e, puthë figure…

Moralin së bijës ia mësueka lara-lara…

Djalin me renë ngatrrueka… lesh tue lënurë…

 

      Miqtë s’po shikohen në sy ma si përpara

pse, mbas shpine i diktuen sho’ shojt’ kusure…

sé, ma, pallavrat e paundyrë të servilit!!

Se, ma, sadizmi në puthjet e katilit!!!

                         Të njoh mirë hipokrizi!

                                Jé dhunë e poshtërsi!

                                    Gënjen synin e pasherri,

por, zemra ndinë jarg ferri në ty, q’e ngrinë,

por, shpirti i drejtë… nuk di… nuk di sesi,

por, ndinë…

                            se jé  h i p o k r i z i ! 

 

 

 

 

  1. ANATHEMA !

 

Toka me qiellin……………-valën e mallkimeve,

të shkrepi mbi kokën      -e gjithë hipokritëve!

Breshni i shigjetave         -të dyndi, e rebéshi,

kudo që të ndeshi                 hipokrizinë!

 

Asht lëkundun bésa         -e miqve dhe e vëllazënve,

mbrenda brenë ténja         -ndër votra të familjeve;

e pranë blerimëve             -të njâj gêmi ullini,

shpallë shkrûmi e hini           hipokrizinë!

 

Era helmuese                     -prej gropës së errësinave,

po u prishë pranverën        -rinisë edhe luleve!

Kudo që të dredhuna         -rranjët të kétë ngulë,

bini me e zhgulë                     hipokrizinë!

 

Karikaturë                         -e fésë dhe e shenjtënve,

që ban të përbuzet             -era e virtyteve!…

Por, jo, se luleve                -u përgjegjë fryti,

nuk lidhë virtyti                      hipokrizinë!

 

Farizé i kalbun,                  -lësho puthje figureve,

zhyt në ujë të békuem        -tier lamshin e lutjeve

e të filaktérëve                    -s’rrêhët njerëzia,

as Perendia                            me hipokrizinë!

 

Toka me qiellin                   -valën e mallkimeve,

të shkrepi mbi kokën           -e gjithë hipokritëve!

Breshni i shigjetave             -të dyndi, e rëbéshi,

kudo që të ndeshi                       hipokrizinë!

 

Anathema – dëbim, mallkim.

 

                                             V.  CONFITEOR

      O Zot, hipokrizisë unë ia vervita

shigjetat e mallkimet pa u kursye;

por, trupin me trup vrava, pse në sy të Tú

jam vétë, përlye me hipokrizi!

    Mbi mue randojnë e më shtypin ato “Vaje”,

që lëshove Ti njëditë mbi Farizéj…

Mos jam unë Farizé i tipit të ri ?!

    Pastroj përjashta ênën me kujdes,

e mbrenda asht mbushun plot me kalbësinë,

mizen pështyj’e dévën kapërdijë…

Shikoj qymen në sy të tjerëve e, vetë kam tranë…

Për të fitue ‘i shpirt kërkoj unë tok’e détë

e, kur ta gjejë, e baj ma të zi se vehtën…

    Me kyçin që më besove, o Zot, unë derën

vedit ia mbylla, e të tjerë nuk lashë të hyjnë mbrêndë

e, me të verbtit prijës i vérbët, të dy në gropë ramë…

    Emnin Tand në gojë e, zemrën larg prej Téje,

vegël tue të ba e kapak ndër të zeza të mija,

Tý, që, jé veç Drejtësi, Tý, që, për hir’ 

Të së Vërtetës Shênjte, çove vehtën në Kryq!…

    Mallkime dhe shigjeta unë meritoj,

që, lëshova gurë mbi të tjerë, si t’ishëm vetë

i dlirtë… Confiteor!… Po, mos vállë ky rrëfim,

asht prap hipokrizia e hipokrizisë ?!!…

 

Confiteor: Rrëfej fajin (shih: Matt.H. 23, 1-33 etj.)

 

                                     

                                                VI.   L U T J E  !

 

    O Zoti em, ma fal sinqeritetin,

ma jep instinktin me e njohun n’erë

hipokrizinë; Ti më jep edhe guximin,

të vërtetën vehtës me ia thanë pa frikë,

si kirurgu m’ia vue thikën gangrenës;

hydren me e shtypë, sa herë kërkon t’ çojë krye,

mos të jém’ unë ujk i veshun me lëkurë kingji,

as varr i zbardhun jashtë e, mbrêndë kufomë!…

    O Zoti em, ma jep sinqeritetin

e fëmijës së pafajshëm, të thjeshtë e pa mashtrim!

    O Zoti em, ma jep sinqeritetin

e njerëzve vullnet-mirë, që paqë lypin,

me vehtën e me shoqin e, me Tý!

 

    Oh, kjo lutje nuk asht,

                    nuk asht   h i p o k r i z i !

 

Shenim F.R.: Kjo poezi e shkrueme nga At Mëshkalla S.J., vlersohet nder krijimet ma të mira të Tij. Ndonse sot, këto Vepra nuk studjohen nder shkollat Shqiptare, mendoj se ne, asht mirë t’i Perkujtojmë Martirët e Atdheut dhe Veprat e Pavdekshme të Tyne.

            Melbourne, 20 Tetor 2018.

 

 

TË DUA – Poezi nga EDWARD ESTLIN CUMMINGS (1894 – 1962) – Përktheu FASLLI HALITI

Edward Estlin Cummings, i njohur më mirë si E.E. Cummings ose e.e. cummings (Cambridge, 14 tetor 1894 – North Conway, 3 shtator 1962) ishte një poet amerikan, piktor, illustrator, dramaturg, shkrimtar dhe eseist.

Pas përfundimit të studimeve në Harvard, ai shërbeu si shërbim i ambulancës në frontin francez gjatë Luftës së Parë Botërore. I paditur padrejtësisht për spiunazh, ai u internua në La Ferté-Macé; nga kjo përvojë ai frymëzoi për Dhomën e Madhe (Enormous Room, 1922), një libër i diskutueshëm dhe në të njëjtën kohë patetik dhe zbavitës.

Cummings është i famshëm për përdorimin e tij joortodoks të shkronjave të mëdha dhe rregullave të pikësimit, si dhe për përdorimin e konventave sintaksore në një mënyrë avangarde dhe inovative. Në shkrimet e tij ekzistojnë shenjat e pikësimit të papritura dhe dukshëm jashtë vendit, të cilat ndërpresin të gjitha fjali ose edhe fjalë të vetme. Shumë nga poezitë e tij, për shkak të paraqitjes së kujdesshme të vargjeve, kuptohen më lehtë në faqen e shkruar, krahasuar me leximin me zë të lartë.

 

 

TË DUA

 

 

për mënyrat e tua të vogla të pavëmendshme,

të tmerruara nga reflektimet e tua

pothuajse zogj të butë, të errët

e befas bëhet dritë  kur flet ti.

Të dua

për sytë e tu zixë si të fëmijës

dhe duart valëvitëse

për kyçet e tua perëndi të vogla

dhe gishtat e tu mistere të mrekullueshme.

Të dua

e studion lulja  ditën e saj të jetës?

zemërohet flutura për një tingull shpirti?

do të preferoja një trëndafil

që ju do të jetoja në përjetësi

         

 

 

Përktheu: Faslli Haliti

GRUAJA IME – Poezi nga EDWARD ESTLIN CUMMINGS (1894 – 1962) – Përktheu FASLLI HALITI

Edward Estlin Cummings, i njohur më mirë si E.E. Cummings ose e.e. cummings (Cambridge, 14 tetor 1894 – North Conway, 3 shtator 1962) ishte një poet amerikan, piktor, illustrator, dramaturg, shkrimtar dhe eseist.

Pas përfundimit të studimeve në Harvard, ai shërbeu si shërbim i ambulancës në frontin francez gjatë Luftës së Parë Botërore. I paditur padrejtësisht për spiunazh, ai u internua në La Ferté-Macé; nga kjo përvojë ai frymëzoi për Dhomën e Madhe (Enormous Room, 1922), një libër i diskutueshëm dhe në të njëjtën kohë patetik dhe zbavitës.

Cummings është i famshëm për përdorimin e tij joortodoks të shkronjave të mëdha dhe rregullave të pikësimit, si dhe për përdorimin e konventave sintaksore në një mënyrë avangarde dhe inovative. Në shkrimet e tij ekzistojnë shenjat e pikësimit të papritura dhe dukshëm jashtë vendit, të cilat ndërpresin të gjitha fjali ose edhe fjalë të vetme. Shumë nga poezitë e tij, për shkak të paraqitjes së kujdesshme të vargjeve, kuptohen më lehtë në faqen e shkruar, krahasuar me leximin me zë të lartë.

 

  

 

GRUAJA IME

 

Gruaja ime është një kopsht i fildisht

supet e saj janë lule të ndritshme

dhe të lëmuara

dhe nën to lulet e reja

e të mprehta të gjinjve të saj të vegjël dashuror qëllim të lartë

dora e saj është pesë lule

mbi barkun e bardhë qëndron

një lule finoke në formën ëndrre

e duart, lule shumë të pastra të mrekullueshme “

 

Nga

“Ç’është goja  juaj për mua”

 

    

               Përktheu: Faslli Haliti

Ç’ËSHTË PËR MUA GOJA JOTE? – Poezi nga EDWARD ESTLIN CUMMINGS (1894 – 1962) – Përktheu FASLLI HALITI

Edward Estlin Cummings, i njohur më mirë si E.E. Cummings ose e.e. cummings (Cambridge, 14 tetor 1894 – North Conway, 3 shtator 1962) ishte një poet amerikan, piktor, illustrator, dramaturg, shkrimtar dhe eseist.

Pas përfundimit të studimeve në Harvard, ai shërbeu si shërbim i ambulancës në frontin francez gjatë Luftës së Parë Botërore. I paditur padrejtësisht për spiunazh, ai u internua në La Ferté-Macé; nga kjo përvojë ai frymëzoi për Dhomën e Madhe (Enormous Room, 1922), një libër i diskutueshëm dhe në të njëjtën kohë patetik dhe zbavitës.

Cummings është i famshëm për përdorimin e tij joortodoks të shkronjave të mëdha dhe rregullave të pikësimit, si dhe për përdorimin e konventave sintaksore në një mënyrë avangarde dhe inovative. Në shkrimet e tij ekzistojnë shenjat e pikësimit të papritura dhe dukshëm jashtë vendit, të cilat ndërpresin të gjitha fjali ose edhe fjalë të vetme. Shumë nga poezitë e tij, për shkak të paraqitjes së kujdesshme të vargjeve, kuptohen më lehtë në faqen e shkruar, krahasuar me leximin me zë të lartë.

 

 

 

 

  Ç’ËSHTË PËR MUA GOJA JOTE?

 

           

Ç’është për mua goja jote?

Një kupë e temjanit të shkretuar,

një pemë me gjethe të etura,

një anije e gjatë e padurueshme,

një dridhje me shigjeta të shkëlqyera.

Ç’është për mua gjiri yt?

Një lule lutjesh të reja,

një poezi drite të vazhdueshme,

një burim zogjsh guximtarë,

një hark i dridhshëm në tension.

Ç’është trupi yt për mua?

Një teatër heshtjeje përfekte,

një koçi shkathtësie të kuqe;

dhe përsëri, Oh, hapi i pasigurtë

dëshirash të bardha-romantike !

 

 

      Përktheu: Faslli Haliti

ai bën: bëmë të ndiej – Poezi nga EDWARD ESTLIN CUMMINGS (1894 – 1962) – Përktheu FASLLI HALITI

Edward Estlin Cummings, i njohur më mirë si E.E. Cummings ose e.e. cummings (Cambridge, 14 tetor 1894 – North Conway, 3 shtator 1962) ishte një poet amerikan, piktor, illustrator, dramaturg, shkrimtar dhe eseist.

Pas përfundimit të studimeve në Harvard, ai shërbeu si shërbim i ambulancës në frontin francez gjatë Luftës së Parë Botërore. I paditur padrejtësisht për spiunazh, ai u internua në La Ferté-Macé; nga kjo përvojë ai frymëzoi për Dhomën e Madhe (Enormous Room, 1922), një libër i diskutueshëm dhe në të njëjtën kohë patetik dhe zbavitës.

Cummings është i famshëm për përdorimin e tij joortodoks të shkronjave të mëdha dhe rregullave të pikësimit, si dhe për përdorimin e konventave sintaksore në një mënyrë avangarde dhe inovative. Në shkrimet e tij ekzistojnë shenjat e pikësimit të papritura dhe dukshëm jashtë vendit, të cilat ndërpresin të gjitha fjali ose edhe fjalë të vetme. Shumë nga poezitë e tij, për shkak të paraqitjes së kujdesshme të vargjeve, kuptohen më lehtë në faqen e shkruar, krahasuar me leximin me zë të lartë.

 

 

ai bën: bëmë të ndiej

ajo bën: shikoni se ç britmë

ai bën: vetëm një herë

ajo bën: por, sa bukur

ai bën: më bëj të prek

ajo e bën: ti më thuaj sa

ai bën: por tepër tepër

ajo bën: atëherë bëje

ai bën: le të shkojmë le të shkojmë

ajo bën: por jo larg

ai bën: ç’ është larg

ajo bën: ku je ti?

ai bën: mund të rrish

ajo bën: në çfarë mënyrë

ai bën: në këtë mënyrë

ajo bën: po, por nëse më puth

ai bën: do mundja  të lëviz

ajo bën: mbase është dashuri

ai bën: po nëse e doni

ajo bën: kështu më vret

ai bën: por është jeta

ajo bën: por gruaja jote

ai bën: tani

ajo bën: ooh

ai bën: ç’mrekulli

ajo bën: vazhdo jepi

ai bën: oh jo jo jo

ajo bën: tani ngadalë

ai bën: vvvvvien?

Ajo bën: mmmm

ai bën: ti je hyjnore !

Ajo bën: dhe ti je Imi

 

Përktheu: Faslli Haliti

 

ZEMRËN TËNDE E MBAJ ME VETE – Poezi nga EDWARD ESTLIN CUMMINGS (1894 – 1962) – Përktheu FASLLI HALITI

Edward Estlin Cummings, i njohur më mirë si E.E. Cummings ose e.e. cummings (Cambridge, 14 tetor 1894 – North Conway, 3 shtator 1962) ishte një poet amerikan, piktor, illustrator, dramaturg, shkrimtar dhe eseist.

Pas përfundimit të studimeve në Harvard, ai shërbeu si shërbim i ambulancës në frontin francez gjatë Luftës së Parë Botërore. I paditur padrejtësisht për spiunazh, ai u internua në La Ferté-Macé; nga kjo përvojë ai frymëzoi për Dhomën e Madhe (Enormous Room, 1922), një libër i diskutueshëm dhe në të njëjtën kohë patetik dhe zbavitës.

Cummings është i famshëm për përdorimin e tij joortodoks të shkronjave të mëdha dhe rregullave të pikësimit, si dhe për përdorimin e konventave sintaksore në një mënyrë avangarde dhe inovative. Në shkrimet e tij ekzistojnë shenjat e pikësimit të papritura dhe dukshëm jashtë vendit, të cilat ndërpresin të gjitha fjali ose edhe fjalë të vetme. Shumë nga poezitë e tij, për shkak të paraqitjes së kujdesshme të vargjeve, kuptohen më lehtë në faqen e shkruar, krahasuar me leximin me zë të lartë.

“Fëmijët e Dashurisë dhe Psikologjisë”

ZEMRËN TËNDE E MBAJ ME VETE

Unë e mbaj me vete zemrën tënde

E mbaj atë në brenda vetes

Nuk e ndaj kurrë atë.

Ku shkoj unë, vjen edhe ti, e dashura ime;

çdo gjë që bëj unë,

e bën edhe ti, e dashura ime.

Nuk i trembem fatit

sepse fati im je ti, e ëmbla ime.

Unë nuk e dua botën, sepse bota ime

më e bukur, më e vërteta je ti.

Ky është sekreti ynë i thellë

rrënjët e të gjitha rrënjëve

buisin të gjithë sythat

dhe qielli i qiejve

e një peme që quhet jetë,

që rritet lart përpjetë

saç shpreson shpirti,

dhe mendja fsheh.

Kjo është çudia që ndan yjet.

Zemrën tënde unë e mbaj me vete,

Unë e mbaj në vetem time.

 

Përktheu: Faslli Haliti

Mësuesi i Frëngjishtes Esé nga Mustafa Xhepa

 

Mëngjes. Fytyra të zbehta shtyhen në radhë. Tek dera e fundit e autobuzit janë  mësuesit e gjimnazit. Pas atij të frëngjishtes dhe historisë është ngjitur sekretari i partisë shkollës. Historiani elozhon sekretarin.

“Është fat që na udhëheq një njeri i përgatitur si ju” dhe i luan syrin mësuesit pranë. Sekretari në dorë mban një pako të vogël të mbështjellë me gazetën Zëri i Popullit. Në anë ka njollë vaji. Mësuesi i frëngjishtes ngre zërin që ta dëgjojnë edhe të tjerët përreth.

“Shkenca e sekretarit është brenda pakos, dy feta buke dhe një vezë e fërguar”. Qeshin nën zë mësuesit pranë.

 

Pasdite. Shi. Këpucë lagur futet në klasë. Zhurmë, të qeshura, e thërrasin në emër. Disa qëndrojnë ende në këmbë. Klasë vajzash, maturante. Ora e fundit. Kastriot Balili, mësuesi i frëngjishtes i gjimnazit të Cerrikut ka kërkuar që të ndryshohet orari.

“Nxënësit janë të lodhur, është gjuhë e huaj, kërkon përqëndrim”, ka argumentuar ai.

“Na intereson përgatitja fizike më shumë”, ka ardhur përgjigja e prerë.

“Si në rrethim”, i është kthyer atyre Kaçi.

Zhurma vazhdon, bisedojnë me zë të lartë, dy prej vajzave, më të gjatat, afrohen, në duar mbajnë trëndafilë artificialë.

“Për ty mësues”, i thonë dhe shkrihen së qeshuri.

“Të dashura lopë”, i drejtohet Kaçi klasës, “a po fillojmë të pëllasim frëngjisht”? Tunden xhamat nga e qeshura.

 

Kaçi ishte i apasionuar pas gjuhëve të huaja, frëngjishten e kishte për zemër, gjithnjë student i mirë. Shtat shkurtër, gjimnast, i fortë si hekuri, por më shumë në karakter, familje luftëtarësh që nga kohë e Kastriotit. Gjatë luftës vëllavrasëse kishte humbur dy anëtarë të familjes që Neroni i quante dëshmorë. Miqësinë me mua e ruante të palëkundur edhe kur më penguan të vazhdoja shkollën, apo kur më përjashtuan nga universiteti. Ai më qëndroi pranë. Kaçi nuk e njihte frikën.

“Borgjez”, thoshte me të qeshur, “nuk je edhe aq i keq sa thotë partia”.

 

Zagushi. Avulli i asfaltit të le shije të hidhur në gojë. Tavolina nën pishë, në anën tjetër të turizmit është e zënë nga mësuesit e gjuhëve të huaja. Mungon Kaçi.

“Hajde këtu Balil”, e fton Namiku. “Përse ulesh atje”?

Kaçi ma bën me shenjë të shkoj tek tavolina e tij. Nuk ja prish.

“Më porosit dy ingranazhe me sheqer, kam tre ditë pa ngrënë”, thotë i tërhequr në fytyrë. “Kanë një javë që më bëjnë hetuesi në degë. Ndoshta ky do të jetë takimi ynë i fundit. Do të më kalbin në burg”.

 

Muzg, terr e frikë, njerëz të lodhur kthehen nga turni, autobuzi prodhim vendi, llamarinat vetëm. Kapur pas brekëve të grisura që lidhin dy pjesët e tij janë djem të rinj, të lodhur, fytyrë gri. Tymi i bën edhe më gri. Mësuesit rrinë në fund, mjekët pranë shoferit, lëkundjet e çdo grope apo kthese nuk i bëjnë përshtypje askujt. Ylli Mehja, mësuesi i fizikës, e quan lëvizje kinetike e trupave pa jetë. Eh Ylli, antikomunisti besnik. Zbresim tek pallati i sportit, Ylli merr nga posta qendrore, unë në drejtimin e kundërt. Në anë të turizmit takoj me Shefqet Shytin. Çetin, mikun tim të ngushtë, e shoqëron një mesoburrë i gjatë, i hollë, me xhaketë të huaj. Pa u prezantuar më buzëqesh.

“Rexh Ahmeti nga Kosova”, thotë e vazhdon të buzëqeshë. “A shkojmë në turizëm për një gotë konjak”?

“Është vonë”, i them e bëj të largohem.

“Mos ma prish mor burr”, ngul këmbë kosovari. “Jemi vëllezër, lashë Kosovën për nënën Shqipëri të lirë”.

“Është mësuesi i histotisë, jemi kolegë”, ndërhyn Çeti.

Ngjisim shkallët e turizmit. Rexha tregon pa e pyetur për Kosovën, qytetin e tij të lindjes, qesh me dashuri vëllazërore, karakter impresiv. Salla në katin e dytë është plot, kamarieret luftojnë të shërbejnë kafetë e shtrydhura disa herë. Tym duhani, zhurmë, ankesa, thirrje, avuj alkoli.

“Ikim”, them unë.

“Jo mor burrë prit, ja po na e bën me dorë ai atje”.

Rexha mësyn përpara. Tavolina pranë banakut lirohet. Katër fytyra që sjellin veç vdekje ngrihen, ai me kostumin gri përshëndetet me Rexhën. Pa u ulur mirë, Rexh historiani fillon të krahësojë Shqipërinë me Kosovën.

“Kafenetë tona janë si në Evropë, shërbimi është i shpejtë, kamariere të bukura…, hej Kosovë”!

Çeti nuk flet. Historiani anon kokën nga unë.

“Kur të vish në Kosovë… shiko çfarë fytyre ka, burri” dhe bën me gisht nga Tasha, kamarieria. “ Veç femër nuk është, në Kosovë janë bukuria vetë”.

“Kosova është e mbuluar në gjak”, i them me zë të fortë.

Menjëherë një ulërimë ujku shkund tavolinën.

“Shefkeeet, ky është vëlla e mik i vërtetë, ta mbash shok për jetë”…

Në këmbë i vetëm përshkoj rrugën për tek Banesat, errësira përzier me ulërimën e ujkut më ndjek si hije ogurzezë.

 

Pranverë. Mimozat zbukurojnë rrugët e qytetit tim. Lulja e tyre simbol shprese. Feston Elbasani Ditën e Verës në liri. Kanë dalë jashtë telave me gjemba ajka e kombit. Hienat kanë marrë arratinë. Nën hijen e pishës, në anën tjetër të turizmit ma bën me dorë një i panjohur. Flokë rënë, i zbardhur, është Kaç Balili, miku im i vjetër. Sapo është kthyer nga Gulagu Spaç. Pasi e kanë torturuar muaj të tërë dhe eksperimentuar metoda aziatike mbi trupin a tij të njomë, hienat i janë kthyer inkuizicionit Stalinist.

“Në mesnatë në qeli një bluzë bardhë më injektonte në majën e gishtërinjve lëng që më shkaktonte dridhje të  forta”…

Kaçin e dënuan për tentim arratisje pa bërë asnjë hap drejt kufirit.

“E besova si vëlla”, thith cigaren.

“I vetmi shok që nuk më tradhëtoi kurrë edhe në ferr”, thotë për cigaren dhe ledhaton paktën në tavolinë.

“Ai më ftoi të shkoja në Kosovë, në shtëpinë e tij, si vëlla dhe fshehurazi me inçizoi po në shtëpinë e tij, por këtu në Shqipëri. Rexh Ahmeti”…

BETIMI I USHTARIT TË USHTRISË SË KOSOVËS – Poezi nga ATDHE GECI

 

Jam ushtar i Ushtrisë së Kosovës,

për lirinë e ëndërruar betohem sot,

me zemër përulem para flamurit

Kosovën ta mbroj për jetë e mot.

 

 

Jam ushtar i Ushtrisë së Kosovës,

në shpirt unë bart të sajën lavdi,

betohem në gjakun e të rënëve

për lirinë e Kosovës jetën bëj fli.

 

 

Në çdo cep të kufirit të Kosovës,

për çdo pëllëmbë të qiellit me hir.

roje gjaku jam i Kosovës dardane

jetën e jap për këtë tokë të Atdheut.

 

 

Jam ushtar i Ushtrisë së Kosovës,

për nder e kam sot të bëj betimin;

Shteti të Kosovës unë i bëj roje,

me jetë betohem sot para flamurit!..

 

 

Atdhe Geci – Dortmund, 2018

Duke njohur historinë tonë, njohim veten dhe mbrojmë identitetin kombëtar – Nga Vilhelme Vrana Haxhiraj

Fragmente nga dorëshkrimi “Kanina dhe Gjergj Arianiti”

Për të arritur diçka të tillë nevojitet vullnet, punë hulumtuese dhe një përkushtim sublim.
Të njohësh veten duhet nisur nga njohja e vendlindjes me këmbëngulje. Së pari duhet të dimë se ku janë rrënjët tona dhe si pikësynim nisim nga njohja e tokës ku të parët tanë hodhën farën e pemës së jetës. Pas kësaj nisim me krahinën dhe gradualisht sfera e njohjes zgjerohet deri në atë pikë sa, bindemi që ne njohim vetveten, gjenezën dhe evoluimin që ka bërë geni i të parëve tanë ( i katragjyshit). Historinë e bëjnë njerëzit dhe janë po ata që e shkruajnë atë si një thesar identiteti për brezat.
Por që të shkruhet historia, duhet të nisë me njerëzit, vendet, ngjarjet dhe koha e zhvillimit. Për fat të keq historinë tonë e kanë bërë studiuesit e huaj, apo fqinjët si dhe pushtuesit, sipas interesave të tyre në disfavor të së vërtetës për lashtësinë dhe autoktoninë e shqiptarëve. Duke u nisur nga sa thashë më sipër dhe sipas orientimit politik dhe ideologjik gjysëmshekullor, brezat kanë njohur dhe studiuar një histori të gjymtuar, të tjetërsuar dhe të mohuar, pra kanë mësuar një histori të cunguar.
Unë po përqëndrohem vetëm te vendlindja ime, Kanina, që më është mohuar. E mbështetur në shkrime e dokumenta të studiuesëve, unë do evidentoj diçka, të tjerët pas meje, do ta plotësojnë duke e pasuruar me njohuri të reja.
Dikur dikush shkruante gabimisht ose pa u thelluar se, vizitorët e huaj, sa shkelin në Kaninë, bëjnë një sërë pyetjesh:
“-Ka histori Kanina vallë?
-Kjo trevë a ka pasur historian të mirëfilltë, që të shkruajnë për të?
-Ka shkrimtarë të shquar që t’i vënë në dukje vlerat dhe bukuritë natyrore të Kaninës së lashtë?
-A ka familje të lashta në Kaninë që ende ekzistojnë?”

Përgjigja më e saktë do të ishin vargjet e arta tëErnest Koliqit, dikur, para Luftës së Dytë Botërore, ka qenë pedagog në shkollën Tregtare Vlorë (Uji i Ftohtë):
“Për Kaninën Perëndia,
kur e pa si diell mbi det,
tha:
-Këtë mrekulli mbi tokë,
dikush tjetër e ka bërë,
do ketë qenë një tjetër ZOT!”
Ernest Koliqi
Këto vargje janë një dëshmi për lashtësinë e kësaj kalaje me një pozicion gjeografik të lakmuar. Autori thotë se, nëse për gjithçka që ekziston mbi tokë ka veç një Zot, kurse për Kaninën ka pasur një Zot të dytë, i cili e ka bërë të veçantë. Kanina, e bukur si një ëndërr, pamje e së cilës të ofron një këndvështrim mahnitës,me një pozitë gjeografike mbizotëruese mbi të dy detet, si në fushë dhe në malet që i qëndrojnë si mburojë mbi kokë.
Është e drejta e cilitdo të bëjë pyetje të tilla, kur vlera të tilla të një treve me peshë në histori, nuk janë evidentuar, por janë lënë në harresë. Çuditërisht, shumë nga ata që pyesin, kanë qenë dikushi dje në pushtetin diktatorial, të cilët nuk i ka ndaluar askush të gërmojnë, të hulumtojnë, të nxjerrin në pah të vërtetën që e ka mbuluar barbarisht llumi i kohërave. Fatmirësisht për ta, Kanina ka qënë e gjitha e tyre, atëherë përse nuk i kanë vënë në dukje vlerat e saj? Apo “kishin frikë t’ia hiqnin petët byrekut, se u shfaqej parasysh e vërtetae hidhur”, thotë shqiptari goj’art.
Unë dhe cilido, kemi të drejtë të pyesim:
Ç’bënë për gjysmë shekulli vallë këta besnik që donin të lartësonin shqiptarët e pëbuzur dhe duke u mbështetur në të vërtetën le ta shkruanin historinë e kombit?. Apo mos historia e Kaninës nuk ishte pjesë e palcës dhe ndërgjegjes së kombit?!
Mjeshtria e shkruesve të Realiznit Socialist, ishte: “të tirrnin si leshi në furkë të paqënat”, me shpifje vollën vrer për gjysëm shekulli kundër fisnikëve të Kaninës. Kurdisën sa e sa të pabëra, sa të pathëna ndaj atyre familjeve që themeluan, ndërtuan Kaninën dhe e bënë emërmirë Kaninën. Për gjysëm shekulli nuk u tha një fjalë për Gjergj Arianitin dhe të bijën princeshën Donika, se po të flitej për ta, duhej të flitej edhe për pasaardhësit që ende jetojnë në ato troje. Si mund të tregonin gjenezën e familjes Vrana, të cilën e kishin mohuar, burgosur dhe internuar, duke shkatërruar nga themelet shtëpitë e tyre në Kaninë dhe në Qishbardhë. Për t’ia humbur dhe mohuar identitetin autokton dhe vlerat e saj, prishën varrin prej mermri të Xhevit Ali Vranës, nxorën eshtrat duke i shpërndarë sa andej këtej, gjasma se aty kishin fshehur thesarin e Vranajve, t[ cilin ua sekuestruan. Ishte kjo arsyeja që u la në harresë një qytezë e lashtë iliro-arbëre.* Vo: VilhelmeVranari, Gaz. Zgjimi, 1992-93 në 5 numra të saj).
Një gjë kanë harruar se kjo kala që ka njohur gjithë rrebeshet e hordhive të huaja, me lashtësinë e saj dhe historinë e ndritur, nuk u përket vetëm bijëve të saj, por për vlerat që mbart u përket gjithë shqiptarëve. Ende sot nuk e dinë se është në nderin e atyre mjeranëve që organizojnë festa përkujtimore, jo vetëm mungojnë fizikisht trashëgimtarët e këtyre familjeve, por as nuk i zënë në gojë në fjalimet e tyre që s’janë gjë tjetër, veçse vazhdim i pasqyrimit të Realizmit Socialist. Lavdia e historisë dhe lashtësisë së Kaninës, i përket dhe është e pandarë nga historia e Shqipërisë. Kanina kaone, një ndër vëndbanimet më të herëshme me vazhdimësi jete qysh 3750 vjet më parë, ka tërhequr vëmendjen e studiuesve, arkeologëve, albanologëve, studiuesve të folklorit, si atyre vendas dhe atyre të huaj.*Vivra, gaz.Kanina shtator 2006: “Duke njohur historinë tonë, nderojmë veten”.Ne kemi të drejtë të ankohemi për mungesë vëmendjeje dhe mosvlerësim, pasi mbajmë emblemën e një fisi të lashtë kaon që i ka mbrojtur trojet e veta me gjak. Si mund të mohojmë Andrea Vranën, përfaqësuesi i parë i aristokracisë në Evropën Jugëlindore, qysh në shek e XI-të, i njohur nga bota evropiane. Kujtoj Kastriot Granën në shek. e XIV-të. Kanina, vendlindja e princeshave që nxori Rugjina Balshën, princesha trime që luftoi kundër ushtrisë osmane si një burrë.Princesha Donika Arianiti,me famë në oborret e Evropës, si për nga bukuria dhe maturia ishte e denjë për mbretëreshë, e cila u kurorëszua mbretërsha e Shqipërisë. Duhet kujtuar i vëllai i dytë i Gjergj Arianitit, Muzaka ose ( Kostandini) la Moisi Golemin. Kurse i vogli nga vëllezërit, Vladan Arianiti, la një djalë Vrana Kontin. Po sjell një kujtesë historike apo dëshmi , jo vetëm kaone apo arbëre, por edhe evropiane janë bijtë dhe bijat e Gjergj Arianitit që shkëlqyen nëpër oborret e Evropës?!
Pse ia zbehën vlerat princit të Kaninës Gjergj Arianiti,pronat e të cilit shtriheshin nga Dibra, në Shpat, Durrës, Kaninë, Vlorë, Himarë, Kurvelesh e deri në Golem të Gjrokastrës, në kufi me Shpatajt. Jo më kot historiagrafët evropianë me peshë, në studime e tyre e kanë quajtur: “Princ Gjergj Arianit Madhështori”,sepse ai shkëlqeu si në fushën e betejës, me dhuntitë si një strateg i zoti dhe në fushën diplomatike. Si mund të harrosh djalin e Muzakut( Kostandinit) të vëllait të Gjergjit, Moisi Golemin? Ç’emër të lartësuar i dha vetes më besniku i Skënderbeut, djali i Vladan Arianitit, kalorësi elegant Vrana Konti? Këta ishin bijët e kësaj dere të fisme, mbiemri i të cilit edhe pse pësoi ndryshime, njihet që në shek.e XI-të dhe ende jetojnë edhe sot trashëgimtarët e këtij fisi.
Si mund të harrohet Hadër Resul Hoxholli*,që e vrau pashanë turk brenda në kalanë e Beratit, me tre plumba në ballë, vetëm se i fyeu Kaninën, mjaltin e saj dhe zonjat e Kaninës. *(Vivra- “Kush e vrau Kaftanazin” -skica, tregime, novela; Toena-Tiranë-2001 & “Vështroni Meduzën”-trilogji -Toena, 2005-2006-2007)
Si mund të harrosh ata 32 burra fisnikë kaniniotë, që u dërguan një peticion Fuqive të Mëdha, ku kërkonin formën e regjimit politik që Shqipëria të shpallej Republikë? Peticionin ia dhanë Shahin Kolonjës për ta dorëzuar në qarqet e diplomacisë Evropiane. A mund të harrohen vlerat e burrave fisnik të Kaninës së Lashtë si në çdo periudhë historike, në përhapjen e arsimit shqip, edhe në kryengritjet për shpalljen e Pavarësisë Kombëtare? Si mund të mos i përmendësh 35 intelektualë kaniniotë të shkolluar qysh në shek e XIX-të egjysmëne pare të shek.të-XXtë në Universitetet më në zë të kohës, në Lindje apo në Perëndim. Askush nuk mund të mohojë, kfaktin që në të pesta lagjet e Kaninës, në shtëpitë e fisnikëve, si te Xhevit Ali Vrana, Mustafa Ramadan Begaj, Muhamet Bedini, Arshi Selfo Mustafaraj, Abaz Nuri Hamzarajt, Arshi Xhindi, etje, të cilët një dhomë të shtëpisë së tyre e shndëruan në odë klasë, ku zhvillohej mësimi i gjuhës shqipe.Këta atdhetarë sollën nga Stambolli e Bukureshti abetaren e parë shqipe të Sami Frashërit. Në vazhdën e luftrave për liri dhe pavarësi me nismën e Abaz Nuri (Hamzarai) dhe Arshi Selfos krijuan “Shoqatën e Gjuhës Shqipe”, më 14 janar 1902, ku bënin pjesë Vehbi Nuri (Hamzarai), Xhevit Ali Vrana, Hamdi Dervishi, Mahmut Myftiu, Beqir Velo, Elmaz Xhaferi, Halil Cano, Neim Bimo e të tjerë. Ishin këta që përhapën mësimin e gjuhës shqipe jo vetënm në Kaninë,por dhe më gjerë, në Labëri. Shkolla e parë shqipe në Kaninë u hap në tetor të vitit 1908 nga patrioti Jani Minga me mësuesin e pare, birin e Kaninës, Mustafa Ramadan Bega, i cili kishte kryer Zosimean në Janinë, Universitetin në Stamboll dhe Akademinë e Firences në Itali.Pas largimit të Jani MIngës, punoi si mësues Faslli Jaho. Në shkollën e Kaninës për të nxënë gjuhën e bukur shqipe, për herë të pare u ulën në banga 40 djem dhe vajza. Është një hap integrimi i rëndësishëm në fushën e zhvillimit kulturor, arsimor dhe ndërgjegjësor, ndërkohë që në shkollë shkonin të dy gjinitë, djem e vajza. Paçka se koha bën të vetën, por banorët e kështjellës së lashtë, e njohin dhe e nderojnë kujtimin e rapsodit kaniniot, Adem Mersini, i cili hodhi bazat e folklorit me këngën e shtruar kaniniote, tek e cila zë fill kënga qytetare vlonjate. Ose rapsodi me vargjet therëse gjithë sarkazëm, Et’hem Yzeiri.
Si të mos kujtohet studjuesi dhe historiani Neil Shehu. Sa keq që Kanina dhe gjithë Shqipëria nuk njohin një nga 7 filozofët më të mëdhenj të shek. të XX-të, Prof.dr.Isuf Luzaj.Janë dhjetëra kaniniotë që u diplomuan dhe ushtruan profesionin bukur të mësuesit. Sa e sa intelktualë që dhanë vlera në fusha të ndryshme si, në kulturë, inxhinieri, ekonomi, shëndetësi dhe në bujqësi.
Të gjithë e dimë se sa pak vëmendje i ka kushtuar historia dhe letërsia e Realizmit Socialist kësaj treve që ka rrënjët e veta në historinë dhe kulturën pellazgo-iliro-arbëre. Nuk di se çfarë kanë shkruar në gjysmë shekulli shkrimtarët e realizmit socialist për madhështinë, bukurinë dhe vlerat kulturore të Kaninës?
Zotërinj, për Kaninën ka të drejtë të shkruajë dhe të mburret çdo shqiptar. Kanina ka nevojë për studim dhe nuk mjafton që të thuhet: “E dua shumë Kaninën, apo jam krenar nga që jam bir i saj.” JËshtë e vërtetë që vendlindja duhet shumë, por Kanina ka nevojë për studim dhe jo për hartime të klasës së shtatë. Kanina duhet të rindërtohet duke iu t’i rikthyer gjenezës së lashtë. Të rinisë traditën e bukur të arkitekturës me gur, me dru dhe me tjegulla të kuqe. Vetëm duke iu kthyer origjionalitetit të ndërtimit arkitekturor, do të tërheq vëmendjen e turizmit vendas dhe të huaj.(Vivra-gazeta Kanina-qershor 2007). Ndaj kemi hapur rubrikën: “Të njohim figurat që i kanë dhënë emër Kaninës”-*Vivra:gazeta ‘Kanina’-dhjetor 2006. Duhet të shkruhet e vërteta për këto figura të denja, në fushën e arsimit dhe vlerat e tyre në dobi të Kaninës. Duhet të dalë në pah, pse dikush e ka një emër dhe ç’trashëgimi kulturore u ka lënë brezave. Kujtesat historike kulturore, ekonomike dhe sociale të kohërave kanë vlera të veçanta, se ruhen, trashëgohen dhe pasurojnë ndërgjegjen dhe identitetin kombëtar.

EROTIKË – Poezi nga TED HUGHES – Përktheu FASLLI HALITI

 

Edward James Hughes OM OBE FRSL (17 gusht 1930 – 28 tetor 1998) ishte poet anglez dhe shkrimtar i fëmijëve. Kritikët shpesh e rendisin atë si një nga poetët më të mirë të brezit të tij dhe një nga shkrimtarët më të mëdhenj të shekullit të njëzetë. Ai shërbeu si poet Laureat nga viti 1984 deri në vdekjen e tij. Në vitin 2008 The Times e renditën të katërtin Hughesin në listën e tyre të ” pesëdhjetë shkrimtarëve më të mëdhenj britanikë që nga viti 1945″.

EROTIKË

Nuk di të shkruaj një varg
Do të ishte si trupi
Trupi
Nuk di të mendojë
Trupi është i zi
Trupi bie erë të keqe
Unë nuk jam një piktor
Di vetëm të jap shqelma në stomak

Qentë ndjekin njëri-tjetrin në rrugë
Karabinierët
Plaçkisin lëkurën time.