VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

POETI HAVZI NELA SI ZGJIM I NDËRGJEGJËS MORALE KOMBËTARE DHE NDËRKOMBËTARE NË SHQIPËRI – Nga Frank Shkreli

By | August 14, 2020

Komentet

Është kurth! Përse Shqipëria NUK DUHET t’i drejtohet një gjykate ndërkombëtare për të ashtuquajturën “çështja e detit” me Greqinë! – Nga SHABAN MURATI

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me siguri nuk e ka lexuar librin tim “Çështja e paqenë e detit: Një intrigë greke apo shqiptare?”, i vetmi libër që trajton bisedimet diplomatike detare 2008-2018 midis dy vendeve.

Shtëpia botuese “Alsar” ia dërgoi atij posaçërisht rekomande në prag të ngjarjes së madhe politiko-fetare të njoftuar nga autoritetet shqiptare se në ditën e Pashkëve ortodokse në Korçë në 9 prill 2018 katër çiftet ortodokse të qeverisë shqiptare dhe greke do të mbyllnin marrëveshjen e re të detit midis dy qeverive.

Nuk e ka lexuar as librin, por nuk ka shfletuar as dosjen e MPJ për bisedimet e detit, ku do të gjente edhe një memo nja pesë faqe timen të vitit 2015 lidhur me sugjerimin grek për ta dërguar çështjen e detit në Gjykatën Ndërkombëtare.

Nuk i ka lexuar, sepse ndryshe nuk do të dilte në 16 shtator 2020, pas darkës së ngushtë me kryeministrin grek, me pretendimin e madh se “Unë kam një ide shumë të thjeshtë, ne mund ta zgjidhim çështjen më mirë nëpërmjet gjykatave ndërkombëtare”. Nuk do të dilte me apoteozën tipike ballkaniko-bizantine “unë kam idenë”; në librin për çështjen e detit botuar në mars 2018 trajtohet alternativa e gjykatës ndërkombëtare, e propozuar diplomacisë shqiptare nga diplomacia greke si zgjidhje.

Mirë librin dhe dosjen zyrtare të bisedimeve nuk i ka lexuar, sepse koha e penelit e mbyt kohën e librave, por pse shtiret sikur shqiptarët dhe grekët nuk e kanë lexuar dhe as dëgjuar se në 16 shtator përpara kryeministrit shqiptar në tryezën e rrumbullakët të organizuar në Athinë nga revista britanike “The Economist” ish-ministrja e jashtme greke Dora Bakojanis duke folur për marrëveshjen e detit deklaroi “t’i drejtohemi gjykatës ndërkombëtare për këtë çështje”.

Bakojanis, që është firmëtarja e marrëveshjes së zezë të detit të vitit 2009 midis dy vendeve, nuk tha që është “idea ime”, sepse ajo e din që është ide e vjetër diplomatike greke.

Shihni djallëzinë greke: I thotë Shqipërisë për ta çuar në gjykatë ndërkombëtare, por vetë Bakojanis si ministre e jashtme dhe gjithë qeveritë greke që nga 2009 e deri tani nuk e kanë dërguar në gjykatë ndërkombëtare marrëveshjen e detit të anuluar me të drejtë nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.

Nuk e dërgon Athina, sepse nuk ka çështje për t’u dërguar. Greqia nuk ka dërguar në gjykatë ndërkombëtare çështjen e caktimit të zonave ekonomike detare me Italinë, ku bisedimet zgjatën 43 vjet. Nuk ka dërguar çështjen e kufijve detarë dhe të zonave ekonomike ekskluzive me Turqinë, që ka nisur bisedimet që në 1973, pra 47 vjet më parë.

Dhe me dinakërinë diplomatike greke ia hodhën kurthin e gjykatës ndërkombëtare qeverisë shqiptare. Athina po e nxit diplomacinë dhe qeverinë shqiptare të bëjnë autogolin e madhe të gjykatës ndërkombëtare, autogol që tani e shpall me krenari se ta gjuajë personalisht vetë kryeministri i Shqipërisë.

Nuk janë të qarta arsyet dhe rrethanat, që e detyruan kryeministrin shqiptar të dalë në 16 shtator 2020 me një ide të vjetër greke dhe t’ia servirë opinionit shqiptar si ide të tij diplomatike.

Përse nuk duhet Shqipëria t’i drejtohet një gjykate ndërkombëtare për të ashtuquajturën çështje e detit me Greqinë, për të cilën unë argumentoj në librin tim se është një çështje e paqenë:

Së pari, Shqipëria nuk ka konflikt me Greqinë për detin, sepse t’i drejtohesh Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë don të thotë që ekziston një konflikt për kufijtë territorialë detarë. Kufijtë detarë të Shqipërisë janë të përcaktuar dhe të njohur ndërkombëtarisht dhe nuk japin asnjë shkas për rihapjen e çeshtjes në një gjykatë ndërkombëtare.

Vetë kryeministri Edi Rama, në padinë e Partisë Socialiste të firmosur prej tij dhe dërguar Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë në datën 6 dhjetor 2009 kundër marrëveshjes për detin të qeverive shqiptare dhe greke të 27 prillit 2009, konfirmon me forcë:

Është thënë vazhdimisht nga anëtarët e delegacionit (shqiptar në bisedimet me Greqinë), por edhe nga politikanë të ndryshëm se nuk ka pasur kufij të përcaktuar midis Shqipërisë dhe Greqisë në zonën detare. Kjo nuk është e vërtetë, përkundrazi është një mashtrim. Kufiri ka ekzistuar. Pra kufiri detar shqiptaro-grek ishte i njohur, i përcaktuar edhe me koordinata, dhe i respektuar nga të dyja palët. Asnjëherë Greqia nuk e ka kundërshtuar këtë vijë të kufirit detar, përkundrazi e ka respektuar”.

Së dyti, Greqia nuk ka shpallur ndonjë konflikt për kufijtë detarë me Shqipërinë. Nëse Athina do të kishte pasur baza juridike për pretendimet e saj ndaj kufijve detarë nuk do të kishte pritur 80 vjet, por do t’u ishte drejtuar me kohë gjykatave ndërkombëtare.

Greqia i ka duart e lidhura nga aktet ndërkombëtare për kufijtë e Shqipërisë me të. Këtë e pranoi edhe ministri i jashtëm grek Kocias në vitin 2018, kur u kujtoi kolegëve të tij të qeverisë se ka një akt ndërkombëtar të delimitimit përfundimtar të kufijve grekë me Shqipërinë të fuqive të mëdha në Paris në vitit 1926.

Së treti, çfarë mendon qeveria e sotme shqiptare se duhet të çojë në gjykatën ndërkombëtare, që ta ndërmarrë këtë hap juridik: Marrëveshjen e anuluar të detit, çështjen e kufijve detarë kufijve, që janë të padiskutueshëm dhe nuk mund të bëhen objekt tratativash, apo çështjen e zonave ekonomike ekskluzive për të cilat nuk ka konflikt?

Nuk dihet pse ka një ngutje nga qeveria shqiptare për ta dërguar çështjen e detit në një gjykatë ndërkombëtare. Është një ngutje që të kujton nxitimin me të cilin qeveritë shqiptare në 2008 dhe në 2018 negociuan marrëveshjen e detit me Greqinë. Çdo hap i mundshëm i duhet lënë palës greke dhe ajo, nëse ka rivendikime për kufijtë detarë, le ta dërgojë në gjykatën ndërkombëtare.

Propozimi për adresimin e çështjes së detit midis Shqipërisë dhe Greqisë në gjykatën ndërkombëtare i është ofruar diplomacisë shqiptare nga pala greke në vjeshtën e vitit 2014 si rrugë e zgjidhjes së një çështje problematike në marrëdhëniet dypalëshe.

Propozimi grek adresonte në mënyrë të gabuar lëndën e paraqitjes së tij kur e përcakton si çështje e kufirit detar me palën greke. Nuk ka çështje të kufirit detar me palën greke. Edhe nëse ka për qeverinë greke, nuk ka për Shqipërinë.

Së pari, kufijtë detarë dhe tokësorë të Shqipërisë me Greqinë janë përcaktuar me kohë me një Traktat Ndërkombëtar me emrin Protokolli i Firences në 1925 dhe vulosur nga fuqitë e mëdha me “Aktin përfundimtar të delimitimit të kufijve të Shqipërisë” të 30 korrikut 1926 në Paris, të pranuar dhe të firmosur edhe nga qeveritë e Greqisë, Jugosllavisë dhe Shqipërisë.

Së dyti, ligjshmëria dhe vlefshmëria e kufirit detar të Shqipërisë me Greqinë sanksionohet edhe me vendimin historik të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, e cila përjashton diskutimin e kufirit detar nga objekti i bisedimeve me Greqinë. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese me të drejtë e quan të mbyllur dhe të pavlefshme çdo përpjekje diskutimi për kufirin detar.

Që kufiri detar ka qenë dhe është i përcaktuar e ka pasur të qartë edhe Athina, dhe kryeministri grek, Kostandin Micotaqis, gjatë vizitës së tij në Shqipëri në janar 1991 në bisedimet zyrtare midis dy qeverive deklaroi: “Në marrëdhëniet greko-shqiptare nuk ka asnjë mosmarrëveshje kufitare”.

Çeshtja kardinale është se çfarë mendon se do të ngrejë apo do të kërkojë qeveria shqiptare në një gjykatë ndërkombëtare?

1- Do të kërkoje arbitrazh për një marrëveshje të re të detit, apo

2- Do të kërkojë arbitrazh për kufijtë tanë detarë?

Një nga argumentet e ekspertëve shqiptarë filogrekë në Tiranë, ithtarë të gjykatës ndërkombëtare, është se duke dërguar çështjen e detit në gjykatë ndërkombëtare Shqipëria ka për të humbur më pak se çfarë ka humbur me marrëveshjen e anuluar të 2009.

Është një alibi e mjerë për të hapur rrugën e rinegociimit të së njëjtës marrëveshje dëmtuese të vitit 2009. Adresimi në një gjykatë ndërkombëtare bëhet kur janë zhvilluar bisedime midis dy palëve për një territor të diskutueshëm tokësor apo detar, për vijëzimin e të cilit nuk ka dokumente ndërkombëtare, siç ka për kufijtë tanë detarë me Greqinë.

Shqipëria nuk ka asnjë arsye dhe bazë juridike, diplomatike, politike dhe historike t’i drejtohet gjykatës ndërkombëtare. Për Shqipërinë kufijtë kanë ekzistuar dhe ekzistojnë dhe do të përbënte një akt të rëndë të shkeljes së sovranitetit dhe të integritetit territorial çdo kërkesë e qeverisë shqiptare për arbitrazh ndërkombëtar të kufijve tanë.

Dërgimi nga Shqipëria në gjykatën ndërkombëtare të marrëveshjes së vdekur të detit do të krijonte precedentin e rrezikshëm të përpjekjeve të Greqisë për rivalorizimin e marrëveshjes së rrezikshme antikombëtare, të zhveftësuar në historinë e marrëdhënieve dypalëshe, si i ashtuquajturi “Protokoll i Korfuzit” i vitit 1914, i cili nuk ratifikua kurrë as nga parlamenti i Shqipërisë dhe as nga qeveria e kryeministrit Turhan Pasha, por nuk u ratifkua kurrë as nga parlamenti i Greqisë.

Një nga fatkeqësitë më të mëdha kombëtare është sëmundja e diplomacisë shqiptare të tranzicionit që gjithmonë ka paraqitur si të sajat tezat dhe qëndrimet e interesave greke. Në këtë serial hyn edhe kurthi grek i dërgimit të çështjes së detit në një gjykatë ndërkombëtare, kurth që po na vjen me çitjane shqiptare.

TEPËR VONË Z. KRYEMINISTËR I IZRAELIT – Nga EUGJEN MERLIKA

 

“Lëvdohet si mirënjohës ai që tregon për mirësinë e fituar; por më mirënjohës është ai që harron mirësinë për t’u kujtuar për bamirësin.”

            Ludwig Börne (1786 – 1837) shkrimtar politik gjerman

Në marrëveshjen Sërbi – Kosovë, të nënëshkruar më 4 gusht 2020, në të cilën çuditërisht ishin firmat e presidentit Trump e të kryeministrit të Kosovës, por jo ajo e presidentit të Sërbisë, në pikën e fundit të saj thuhet: “Kosova dhe Izraeli pajtohen të njohin njëri tjetrin”.

Është e vështirë të jepet një gjykim i saktë mbi këtë risi të dokumentit, ndoshta e vetmja risi e tij, mbasi u tha se 90 % e argumentave ishin biseduar më parë, kur nuk dihen mirë mendimet e veprimet që kanë paraprirë shpalljen e vendimit të thatë të njohjes. E parë nga jashtë, dukuria në kontekstin e takimit në Shtëpinë e Bardhë, duket më shumë si një vendim i Izraelit për të plotësuar kornizën e një ngjarjeje të rëndësishme, që ka lidhje me  një nga pikat më nevralgjike të kundërshtive në fushën ballkanike dhe evropiane, një nisme të marrë nga presidenti Trump, me synimin e hapur të një fitoreje vetiake në skenën ndërkombëtare, që do t’i vlejë në garën e pritme zgjedhore.

Në këtë kuadër presidenti amerikan, që ka vendosur një raport të ri e të mirë marrëdhëniesh me demokracinë e vetme të Lindjes së Mesme, ndryshe nga para-ardhësi i tij, Obama, besoj se i ka kërkuar qeverisë së Izraelit një nder në lidhje me marrëveshjen Kosovë – Sërbi, njohjen diplomatike të Kosovës. Veprimi më logjik e i pritshëm në këtë nismë të SHBA do të kishte qënë trysnia mbi Sërbinë për të njohur Kosovën, sepse pa njohje të drejtpërdrejtë, është e vështirë të sendërtohen me vullnet të lirë të gjitha pikat e marrëveshjes. Por ndoshta kjo gjë ka qënë e pamundur për presidentin amerikan dhe ai, që e dinte mirë se marrëveshja që i ofrohej dy Vendeve ballkanike, çalonte nga ana e Kosovës, me një lëvizje të zgjuar është munduar të shpagonte disi atë mungesë me njohjen e saj nga Izraeli. Janë truket e zakonshme diplomatike, të hershme sa bota, por që vazhdojnë të kenë dobinë e tyre. Kjo njohje u prit me ngazëllim në Kosovë e në mjediset shqiptare në botë, duke mos kujtuar një ngjarje madhore të zhvilluar rreth tetëdhjetë vite më parë në trualllin e bashkuar shqiptar.

Kujtesa historike duhet të jetë një nga pasuritë më të vyera për çdo popull. Duke e shmangur atë edhe veprimet e kohës janë të mangëta, mbasi vetë qenësia e një populli, rrugëtimi i tij në shtigjet e historisë, ka ligjet e tij që përkojnë me karakterin e tij, me veçantitë e formimit, me vlerat e trashëguara. Këto vlera shfaqen në çdo kohë, pavarësisht nga fakti se ata që e përfaqësojnë zyrtarisht një popull, mund të jenë më shumë apo më pak të prirur t’i lenë në vëndin e tyre, apo t’i mënjanojnë në emër të kundërvlerave që mund të zotërojnë në kohë të ndryshme.

Duke u kthyer me mendim n’ata vite të luftës së Dytë botërore, kur shqiptarët shkruan një faqe të rrallë në kontekstin e kohës, po rendis disa fakte të vërtetuara me dokumenta, që i përkasin asaj kohe, një numur shumë të vogël t’atyre episodeve që përcaktuan njërën nga ndodhitë më të habitëshme, atë të mos dërgimit të asnjë hebreu nga toka shqiptare në kampet naziste të vdekjes.

Shkruan Francesco Jacomoni, ish mëkëmbës i Mbretit në Shqipëri gjatë pushtimit italian: “Një shfaqje nga ana e Mustafa Krujës e asaj që ishte “burrnia” e tij, pra aftësia për të përballuar rrethanat me guxim e shpirtmadhësi, e pata pak mbas emërimit të tij në kryesinë e Këshillit të ministrave. Kishte shkuar tek ai konsulli i përgjithshëm i Gjermanisë e i kishte paraqitur një notë gojore, me të cilën qeveria naziste kërkonte dorëzimin e më shumë se treqind hebrenjsh që, të ikur nga Jugosllavia kishin gjetur strehë në Shqipëri. Komanda ushtarake gjermane në Beograd kishte dhënë lajme të sakta mbi emrat e tyre dhe mbi vëndet ku ishin strehuar në Kosovën shqiptare. Mustafa Kruja erdhi të më kërkonte lejen për t’i lënë të patrazuar në Shqipëri. Nuk kishte në të gjithë vendin ushtarë gjermanë që të mund t’i njimendësonin. Ishim të një mendimi se t’ikurit hebrenj do të shpërnguleshin shpejt për në zonën e Gjirokastrës, që kufizohej me zonën greke, të pushtuar nga trupat italiane. Ata do të pajiseshin me pashaporta shqiptare me emra të rremë e, aty ku do t’ishte e nevojshme të ndihmoheshin materialisht. Këto masa do t’i jepnin mundësi Mustafa Krujës t’i përgjigjej, mbas disa ditëve, konsullit të përgjithshëm të Gjermanisë, se të gjitha kërkimet e kryera në Kosovë përsa i përket emrave të treguar, kishin qënë të kota….”

Dekreti antihebraik i 14 majit 1939 i shpallur zyrtarisht në Itali, nuk u bë kurrë i njohur në Shqipëri, mbasi asnjë qeveri shqiptare nuk e vuri në zbatim.

Shkruan studjuesi amerikan H.Sarner, duke mbajtur parasysh marrëveshjen ndërmjet qeverisë shqiptare dhe komandës gjermane më 17 tetor 1943: “Fraza për mosndërhyrje në punët e brëndshme mori një rëndësi të posaçme për fatin e hebrenjve, kur komanda naziste i kërkoi Regjencës që të dorëzonte listat e tyre në tërë Shqipërinë” “Sedra kombëtare e ministrit Deva doli më e fortë se anti-semitizmi i tij i njohur. Ai mori përsipër të kundërshtonte kërkesën e nazistëve. Deva i a doli që t’i bindëte ata që të tërhiqeshin nga kërkesa për dorëzimin e listave të hebrenjve.”

Shkruan studjuesi Shaban Sinani, duke u mbështetur në dokumentët e Arkivit:

Njerëzit e thjeshtë kishin në dorë t’u jepnin hebrenjve bukë, punë dhe strehë. Njerëzit e thjeshtë nuk i kishin listat e tyre. Këto lista i kishin autoritetet qeverisëse dhe nuk i dhanë. Ata arin e Shqipërisë e dhanë, por këto lista jo. Ka pasur funksionarë të qeverive bashkëpunuese që jo vetëm nuk kanë dorëzuar lista hebrenjsh, jo vetëm kanë raportuar se në juridiksionin e tyre nuk ka hebrenj, por madje kanë kërkuar prej komandës naziste të lirojë ata hebrenj që ajo i kishte kapur gjatë mërgimit nga thellësitë e Ballkanit drejt Shqipërisë (Kruja, Hurshiti, Mulleti, Korça, Çoba, Preza)”.

Përfundimi i gjithë kësaj politike, në nivelet më të larta të drejtimit shtetëror, ishte se nga 191 hebrenj që gjindeshin në Shqipëri më 1937, në fundin e vitit 1944 numëroheshin plot 2265 prej tyre me prejardhje nga shumë Vënde t’Evropës, në një kohë kur në Vendet fqinjë si Sërbia e Maqedonia nuk kishin shpëtuar as 10 % e tyre.

Kaluan shumë vite që atëherë e në fundin e viteve 90 dukuria mizore e shfarosjes ra mbi popullin e Kosovës, mbasi sërbët, me Hitlerin komunist të tyre, Millosheviçin në krye, shtrënguan nëpërmjet terrorit më shumë se gjysmën e popullsisë kosovare, të braktiste banesat e tyre në kërkim  të shpëtimit të jetëve. Erdhi një çast në të cilin vetëdija njerëzore e botës së lirë u rebelua e detyroi politikën të ndërhynte me fuqinë e saj madhore të rivendoste rendin, që nuk mund t’ishte më ai i pari. Ndërhyrja ushtarake e NATO-s i dha mundësi kosovarëve të ktheheshin në vatrat e tyre të shkatërruara.

Kalaun edhe pak vite të tjerë e me shtysën e një tjetër presidenti amerikan, Kosova shpalli pavarësinë e saj në shkurt 2007. Qe një ditë madhore për historinë e shqiptarëve. Bota e lirë, me pak përjashtime, e njohu menjëherë shtetin më të ri të kontinentit. Për çudinë e anakronizmit historik, i pari Vend që njohu Kosovën nuk ishte Izraeli, por Afganistani. Për atë që kishin bërë shqiptarët për hebrenjtë, njohja e menjëherëshme e Kosovës duhej t’ishte akti më i natyrshëm i qeverisë izraeliane. Fatkeqësisht, për turpin e tyre, shtetarët e Izraelit nuk e kthyen kokën mbrapa, për të kryer një detyrë morale e njerëzore mirënjohjeje kundrejt një populli të vogël i cili, dikur ndërmjet shumë të paktëve n’Evropë, dha një mësim universal duke respektuar vlerat e tij të trashëguara, e nuk lejoi që nga toka e tij të nisej për në kampet e vdekjes asnjë para-ardhës të popullit të sotëm t’Izraelit. Kjo ndodhte në Shqipërinë e bashkuar e të pushtuar nga trupat e huaja gjatë luftës së Dytë botërore.

Por në vitin 2007, në politikën izraeliane, përmbi vlerat e larta të mirënjohjes njerëzore zotëruan arsyet e konjukurave rajonale e botërore deri sa një tjetër president i Amerikës t’i kërkojë me forcë asaj njohjen e Kosovës. Tani, mbas kaqë vitesh qeverisjeje, kryeministri Netaniahu, në një letër që i dërgon hebrenjve në Prishtinë, me rastin e viti të ri hebraik “i shtrin dorën e miqësisë popullit të Kosovës”, duke paralajmëruar “një erë të re që do të sjellë përfitime për të dy popujt”.

Edhe po t’i marrim me mirëdashje si të sinqerta këto shprehje të kryeministrit izraelian nuk mund të mosi i themi: tepër vonë z. Kryeministër, jeni tejet i vonuar në mirësjelljen tuaj kundrejt Kosovës. Po të kishit respektuar edhe juve si komb vlerat njerëzore, siç bënë të parët tanë tetëdhjetë vite më parë, do të kishit qënë më shumë i nderuar, sepse do të kishit nderuar kujtesën tuaj historike. Në jetën e popujve ashtu si dhe n’atë të njerëzve, rrethanat e veprimet përcaktojnë herë herë edhe detyrime. Njohja e Kosovës ishte për Izraelin një detyrim moral e historik, por ai e bëri i 115-ti në botë në kushte të pasqaruara mirë. Ky akt nga një anë flet shumë por në tjetrën belbëzon. Uroj që e ardhmja të flasë më shumë, mbasi të gjithë jemi vdekëtorë të thjeshtë e mund të gabojmë herë herë në çdo hap të jetës sonë.

Shkruajtësi i këtyre rradhëve është një mik i Izraelit që vlerëson shumë vështrime të jetës së tij: përparimin e shumëllojshëm në çdo fushë, vetmohimin e qytetarëve e qytetareve të tij në mbrojtje të Vendit të tyre, demokracinë e tij në një rajon të mbushur me regjime autokratike. Si i tillë nuk mund të mos vinte në dukje një mangësi të madhe të atij shteti, për të cilën ai u tregua i pavëmendshëm, në rastin më ndjellamirë, por për të cilën shpreson në t’ardhmen të shohë qëndrime të tjera.

 

Shtator 2020                                                                     Eugjen Merlika    

 

NGA DIKTATURA NË DEMOKRATURË (III) – Nga EUGJEN MERLIKA

 

(Tridhjetë vite historie shqiptare)

“Demokraci do tw thotw shumw mw tepwr se sa qeveri popullore e zotwrim i shumicws”

  1. F. KENNEDY

 

Dy vite bisedime, një ditë e tërë trysnie ndërkombëtare për të mos ndryshuar asgjë, megjithëse kishte shumë për të ndryshuar. Së pari sistemi zgjedhor me lista të mbyllura, së dyti sistemi i numurimit të votave nga komisione jashtë politikës, së treti vota e të mërguarve, që priste tridhjetë vite. Por për përfaqësuesit e demokraturës asnjëra prej këtyre nuk kishte rëndësi. Nuk ishte e rëndësishme që kandidatët t’i nënështroheshin shqyrtimit vetiak nga ana e zgjedhësve e të merrnin përgjegjësinë vetiake për zonën që do të përfaqësonin, nuk kishte rëndësi depolitizimi i komisioneve zgjedhore, kthimi i tyre në organe qytetarësh si në të gjithë botën e qytetëruar, nuk ishte e rëndësishme vota e bashkëqytetarëve jashtë Vendit, sepse mund të lëvizte barazpeshat e politikës shqiptare, të ngurtësuara prej tre dhjetëvjeçarësh.

Demokratura i bën qëndresë të fuqishme edhe vetë logjikës së dukurive. Pranohet nga të gjithë se ka probleme në ecurinë e proçeseve zgjedhore të Shqipërisë, se ka dhjetëvjeçarë që vota tjetërsohet edhe se është përbërësi i parë i vlerësimit të vetë qenësisë së demokracisë e, njëkohësisht,  motori lëvizës i vetë ecjes përpara të saj. Prej një të katërt shekulli bëhen padi e kundërpadi për tjetërsimin e saj, por në vend që të gjindet një ujdi për t’a shëndoshur gjëndjen, përsosen vazhdimisht metodat e rëndimit të patologjisë.

Në këtë amulli politike e institucionale meriton një vëmëndje të veçantë Opozita kuvendore, që ka kërkuar me forcë, brënda mundësive të saj, ndryshimet që e afrojnë më shumë shtetin me nënshtetasit se sa me kastën drejtuese në pushtet apo n’Opozitë. Por, çuditërisht, ai qëndrim nuk ka patur vlerësimin e duhur, jo vetëm nga Opozita jashtëkuvendore, por edhe nga një pjesë e opinionit publik që, në një mënyrë apo në një tjetër, është e lidhur me kastën…..

Sa i përket reformave të paqena zgjedhore, besoj se meriton një vëmëndje të posaçme propozimi i Bashës për të hapur 100 % listat e kandidatëve. Po t’ishte i bindur ai dhe partia e tij në dobinë e një veprimi të tillë, do të duhej t’a kishin kërkuar me kohë në rrahjen e mendimeve biblike në Këshillin politik, gjërat do të kishin shkuar më mirë e ajo kërkesë nuk do t’i shëmbëllente sot lojës së kungulleshkave. Uroj që të jetë me të vërtetë një bindje drejt meritokracisë e PD, në të njëjtin kah me ngritjen e Komisionit vlerësues të kandidatëve për deputetë, edhe se për përbërjen e këtij të fundit mund të ketë mjaft vërejtje.

Shumë pritje e shpresa ka ngjallur në opinionin publik shqiptar  reforma në drejtësi, e marrë në mbikqyrje nga faktori ndërkombëtar.  Janë më se të ligjëshme ato pritmëri, sepse mali i shpërdorimeve, i pasurimeve të paligjëshme, i çrregullimeve të çdo tipi, në grumbullimin e tij tridhjetëvjeçar ka arritur Korabin. Organet e reja të Drejtësisë, SPAK-u apo BKH duken si Davidi para Goliathit për të arritur të shkërmoqin Korabin e prapësive të politikës shqiptare në tetëdhjetë vitet e fundit, kryesisht në çerek shekullin e mbramë. Vështirësitë objektive për të çrrënjosur të keqen nga sistemi i politikës shqiptare janë aq të mëdha e të ndryshme, sa që shtjellimi i dukurisë në përmasat e saj të vërteta të zhyt në një mosbesim të thellë, duke hequr çdo shpresë. Mosbesimi deri në mohje të plotë përligjet jo vetëm nga fakti se të gjithë “marsianët” e rinj të fushës së Drejtësisë vijnë nga strukturat e vjetra të saj e hijet që përcjell vetë proçesi i Vettingut krijojnë mëdyshje të forta në ecurinë e tij, por edhe nga faktet e pakta që, deri tani, na kanë paraqitur prokurorët e reformës.

Dosjet mbi mashtrimet zgjedhore duhej t’ishin më të parat e më të lehtat që duheshin hetuar, por heqja dorë nga SPAK-u prej tyre nuk jep asnjë siguri se ata rrogtarë drejtësie do të kenë guximin, aftësitë, mundësitë e vullnetin e mirë për t’arritur rezultatet e kolegëve të tyre të njohur kroatë e rumunë kundër korrupsionit të lartë në organet shtetërore, për të mbetur në përvojat ballkanike që shëmbëllejnë më shumë me tonat.  Shpresa se ato gra e burra të organeve të reja të dala nga Vettingu e t’emëruar nga politika, do të jenë në gjëndje të hyjnë në mekanizmin e ndërlikuar të demokraturës shqiptare e t’a zbërthejnë atë, mendoj se është një argument që le shumë për të dëshiruar.

Vjet para zgjedhjeve vendore Kryetari i shtetit mori një vendim për të pezulluar shkuarjen në kutinë e votimit, jo vetëm si pasojë e braktisjes së saj nga Opozita, por më shumë për shkakun e një rreziku “për të djegur parlamentin”, siç u shpreh ai vetë. Madje më shumë se njëri e krahasuan atë gjëndje me djegien e Reichstagut në Gjermani më 1933, pa u marrë vesh nëse ishte me ironi apo me seriozitet. Çuditërisht askush, me sa dihet, as SPAKU që duhet t’a kishte si detyrë të parë, mbasi kishte të bënte me ruajtjen e rendit demokratik, nuk hetoi për atë dukuri. Mendoj se zbardhja e saj ishte e detyrueshme n’atë kohë, apo më pas, sepse nuk mund të konceptohet një shtet normal, në të cilin kryetari flet publikisht për rrezikun e një atentati të rëndë kundër rendit dhe qeveria e organet e Drejtësisë e lënë të kalojë pa asnjë farë kundërveprimi. Apo ndoshta ata e kanë bërë punën e tyre në heshtje, por e kanë kaluar në fashikuj të sekretuar si shumë të tjerë. Besoj se shqiptarët kanë të drejtë të dijnë ku qëndron e vërteta: cilët janë “atentatorët e kuvendit”, a janë të sakta të dhënat e shërbimeve të fshehta, apo presidenti ka hamendësuar rrezikun për arsyet e tij. Nuk duhet t’ekzistojë asnjë sekret shtetëror që të mbulojë dukuri të tilla, madje kjo nuk mund të kalonte pa asgjë. Kjo mungesë tejpamejeje në veprimet e organeve shtetërore është njëra nga karakteristikat më të zakonshme të demokraturës, ndoshta ajo që e afron më shumë me diktaturën.

Jo shumë kohë më parë, drejtori i përgjithshëm i kadastrës, z. Artan Lame, pohonte në televizion se e gjithë toka shqiptare dilte se ishte pronë e ligjësuar me dokumenta. Është një lajm që nga një anë të shkakton një ndiesi kënaqësie e nga ana tjetër të shkakton habi e mosbesim. Kënaqësia rrjedh nga ideja se të gjithë ish pronarët, shtresa më e goditur nga rrebeshi gjysmë shekullor komunist, duhet të kenë marrë pronat e tyre. Është një hamendësim logjik i sendërtimit të një dukurie që duhej të kishte qënë detyrë e dorës së parë të shtetit demokratik, ajo e kthimit të pronave të grabitura padrejtësisht nga para-ardhësi i tij komunist. Kjo do të kishte qënë një arritje për t’u vënë në kornizë e për t’u trumbetuar me të madhe. Edhe në rastin e këtij hamendësimi tepër ndjellamirë ka diçka që ngec n’arsyetim: shteti në kohën e mbretërisë, kur prona vetiake e familiare ishte e mbrojtur me ligj, ishte pronari më i madh i tokave. Pra, sikur të gjithë qytetarët shqiptarë të kishin rimarrë pronat e të parëve të tyre, të vërtetuara me dokumenta noterialë apo shtetërorë, gjë që nuk është e vërtetë, mbasi i nënëshkruari ka më se dhjetë vite që kërkon rikthimin apo kompensimin e një trualli prej 1330 m.katror, pa as më të voglin rezultat, e jam i bindur se nuk është i vetmi me këtë problematikë, do të mbetej përsëri në zotërim të shtetit një sasi e madhe pronësie.

Kryetari Lame thotë se shteti i sotëm nuk zotëron asgjë. Logjika e thjeshtë të çon në përfundimin se ajo pjesë e pronës shtetërore është përvehtësuar e ndarë ndërmjet qytetarëve, ose në rastin më të mirë, u është shitur atyre. Vetëm të mendohet me mëndje të ftohtë ky pështjellim dridhen duart. Hyrja në mekanizmin e kësaj dukurie i shëmbëllen një fantazie të papërftueshme.  Por është një fakt që, në një mënyrë apo në një tjetër, tashmë e gjithë ajo pasuri është e shënuar në dokumentat shtetërorë si pronë vetiake. Me sa di un, mund të jem i gabuar, pronat e të huajve në këtë operacion marramendës, nuk janë të konsiderueshme. Shumica dërmuese i përket disa shqiptarëve që, sigurisht nuk janë njerëz të thjeshtë, të cilët kanë pak dynymë tokë bujqësore të punueshme për të mbajtur frymën gjallë. Ata përbëjnë shtresën e re të pronarëve pushtetarë apo idhtarë të politikës që demokratura, nëpërmjet alkimive të saj mafioze, ka krijuar në shtetin më të varfër t’Evropës. Asnjëherë në historinë e saj mijëvjeçare kjo tokë ku kanë pasuar njëri tjetrin pellazgë, ilirë, arbër, shqiptarë, në shekuj nënshtrimi ndaj Romës, Bizantit, Turqisë, nuk ka patur kaqë ndryshime të theksuara pasurore ndërmjet banorëve të saj. N’asnjë periudhë historike brënda tridhjetë vitesh nuk është krijuar një klasë e tillë me pasuri të pallogaritëshme si në Shqipërinë e demokraturës, ndërsa pjesa m’e madhe e popullsisë jeton duke blerë ushqimet me listë…

Mbrapa atyre pasurive të papërfytyrueshme për standartin mesatar të jetesës në Vendin tonë, në shumicën dërmuese fshihen paligjësi, trafiqe, madje edhe krime, përkrahje të politikës e të Drejtësisë, grabitje të pasurisë së shtetit e të individëve, lidhje e allishverishe të njerëzve të veshur me pushtet vendor apo qëndror me ata të krimit të zakonshëm apo t’organizuar e gjykatësve të korruptuar. Duhet një plugim qilizmë i realitetit shqiptar për të nxjerrë të vërtetën mbi korrupsionin që zotëron i patrazuar, duke i marrë frymën shoqërisë e shumicës së saj të varfër. Sepse demokratura e ndihmon haptas pasurinë e madhe, ajo i fton investuesit shumë milionerë që ngrenë hotelet me pesë yje të mos paguajnë taksa për dhjetë vite, deri sa të majmen mirë e nga dhjami i tyre të marrë pjesën e vet politika.

A do të ketë shërim kjo sëmundje e rëndë që nuk është vetëm shqiptare, por e përbotëshme, që nuk është e përkohëshme apo e kësaj kohe, por e përjetëshme e për të gjitha shoqëritë? Duke shkruar këto rradhë erdhi lajmi se Steve Bannon, ish organizator i fushatës së Trump-it më 2016, ish këshilltari për sigurinë kombëtare, është arrestuar për përfitim të një pjese të parave të dhuruara on-line nga qytetarët amerikanë për ndërtimin e murit në kufirin me Meksikën. Edhe teoricieni i “sovranizmit botëror” është joshur nga paraja, çfarë duhet të bëjnë fshatarët shqiptarë që mbjellin hashashin për të nxjerrë një kothere më shumë, duke majmur trafikantët e ata që qëndrojnë mbi ta në institucionet e shtetit?

Mos bëni keq dhe e keqja nuk do të ekzistojë” thonte Leon Tolstoi, në një thjeshtëzim moralist të jetës, që mbetet shprehje e besimit në veprimin ripërtëritës të vlerave morale e shpirtërore të njerëzve.

Të këqijat vijnë me fletë dhe ikin duke çaluar” thonte Voltaire, më shumë se treqind vjet të shkuara. Problemet njerëzore përsëriten edhe se në forma e në ngjyrime të ndryshme, n’epoka të ndryshme por ruajnë gjithmonë thelbin që është një luftë e gjatë e pasosur ndërmjet fuqive të së mirës e atyre të së keqes, fatkeqësisht me epërsinë e këtyre të fundit, në më të shumtën e rasteve. Tingëllon tepër keqandjellës ky pohim, mbasi ve në dyshim përparimin e botës drejt synimesh të larta, por përvoja e 80 viteve të fundit të historisë sonë nuk të frymëzon ndjellamirë. Të këqijat vijnë tek ne në krahët e pandershmërisë, të mos respektimit të rregullave morale e njerëzore, të mungesës së kontrollit të shtetit në shumë raste e në kontrollin e tepërt të tij në raste të tjera, të pajtimit të mbuluar të tij me bartësit e së keqes, të një fashitje të përgjithëshme, pasojë e lodhjes, e zhgënjimeve, e mosbesimit kundrejt politikës, e humbjes së shpresës. Kjo e fundit është më e dëmshmja, sepse çon në mosveprim, në apati, në amulli mendore, në nënështrimin kundrejt së keqes. Ndërsa neve na duhet kundërveprimi që do t’i jepte goditje së keqes e do t’a detyronte të “ikte duke çaluar”….

 

Shtator 2020                                               VIJON

 GJUHA SHQIPE DHE KULTURA SHQIPTARE NË DIASPORË – Nga Frank Shkreli

 

Ditën e shtunë me 12 shtator organizata  “Albanian American dual Language and Culture” (Dy-Gjuhësia dhe Kultura Shqiptaro-Amerikane)  dhe Shkolla “Cildren of the eagle” (Fëmijtë e Shqiponjës), organizuan seminarin e tretë shkencor mbi “Metoda arritje dhe perspektiva të mësimit të gjuhës shqipe në diasporë” — këtë herë në “zoom”. Seminari organizohet nga Drita Gjongecaj.

 

Ky seminar për shkak të situatës pandemike këte vit është organizuar online.  Vitin e parë u realizua në mjediset e Vatrës dhe vjet në konsullatën e Kosovës.  Qëllimi është bashkērendimi i përpjekjeve dhe zgjërimi i tyre në funksion të mësimit të gjuhës shqipe, kulturës dhe historisë tonë.  Produkti i këtij seminari është i printuar në një një libër ku ndodhen te gjitha referencat dhe prezantimet e kaluara. Shpresohet që kjo përpjekje do shëndërrohet në traditë.

 

Më poshtë mund të lexoni një përshëndetje timen në seminarin mbi misionin e ruajtjes së kulturës dhe të gjuhës shqipe këtu në Shtetet e Bashkuara:

 

————————————-

Mirëmengjesi – përshëndes të gjithë pjesëmarrësit –veçanërisht organizatorët e këtij seminari me drejtuesen zonjën Drita Gjongecaj.  Falënderoj për ftesën kolegën Marjana Bulku.  E ndjej veten të nderuar dhe të privilegjuar të jem me ju sot!

 

Me kënaqësi e pranova ftesën për të marrë pjesë në këtë seminar për rëndësinë që ka mësimi i gjuhës shqipe dhe përhapja e kulturës shqiptare në botë e veçanërisht këtu në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropën Perëndimore.

 

E pranova ftesën edhe për të shprehur respektin tim për organizatorët e këtij seminari si dhe mesueset dhe mësuesit — të cilët as virusi nuk i ndal as nuk i frikëson që të vazhdojnë misionin e tyre fisnik — për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqipe në komunitetin  shqiptaro-amerikan. U lumtë!

 

Jam i bindur se të gjithë ne jemi të vetdijshëm për rëndësinë që ka dy-gjuhësia, sidomos në botën e sotëme të komunikimit nepërmjet internetit.  Amerika, megjithëse i prinë botës në shumë fusha të zhvillimit, nga pikëpamja e mësimit të gjuhëve të huaja dhe të dy-gjuhësisë, fatkeqësisht, është mbrapa gjithë botës.

 

Në këtë mjedis janë rritur e po rriten edhe fëmijt tanë, sidomos ata që kanë lindur këtu, por edhe ata që kanë ardhur në Amerikë në një moshë të re.  Jemi si një pikë uji në një oqean të madh, që të përpinë.

 

Misioni i juaj fisnik është që të shpëtoni sa më shumë nga këto pika uji, që të mos i përpijë krejtësisht ky oqean i madh, e aq tërheqës, që e quajmë Amerikë.

 

Brezi i juaj — flas për valën e emigrimit pas shembjes së komunizmit – është shumë me fat.  Fëmijt tuaj janë edhe më me fat, që komuniteti ka individë që posedojnë dijen, mundësitë dhe aftësitë si dhe vullnetin e mirë për t’i organizuar dhe për t’i mësuar, në gjuhën dhe kulturën e tyre të origjinës.

 

Jo se duam të krijojmë në Amerikë, republikën tonë shqiptare, por gjuha dhe kultura janë të rëndësishme sepse sa më gjatë që të jetojmë larg gjuhës, traditave dhe kulturës tonë, aq më shpejt do të humbet edhe gjuha edhe traditat, e si rrjedhim dhe përfundimisht — edhe lidhjet me Atdheun.

 

Për fat të keq, këtë fakt e dimë shumë mirë ne të brezit të vjetër në këtë vend.

 

Një fat tjetër i mirë për brezin e sotëm, është fakti se mundësitë për të vizituar Atdheun janë të shumta dhe pa pengesa, që për ne të brezit të vjetër ishte e ndaluar.  Kjo për brezin e sotëm duhet të shërbejë edhe si një nxitje tjetër për të mësuar shqipen në diasporë.

 

Një ënderrë e pa realizuar e intelektualëve më të dalluar shqiptaro-amerikanë të dekadave të shkuara ishte themelimi i një katedre për studime dhe kulturë shqiptare pranë një universiteti të njohur këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Fatkeqësisht, një gjë e tillë nuk u realizua gjatë jetës së tyre, por ama ndodhi këtë vit kur u hap, më në fund, Katedra e Albanologjisë në Universitetin më të vjetër katolik në Amerikë, De Paul në Çikago, që sot drejtohet nga Dr. Gazmend Kapllani.

 

Një shkrim i imi duke njoftuar lajmin e mirë, me titull: “Historike-Themelohet e para Katedër Albanologjike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, sipas disa botuesve ishte lexuar më shumë se pothuaj çdo shkrim tjetër imi, gjë që mund të jetë një tregues, sadopak, i interesimit për ruajtjen dhe konsolidimin e gjuhës dhe të kulturës shqipe në diasporë, jo vetëm në nivelin e një katedre albanologjike, por edhe në nivelin e shkollave shqipe, në përgjithësi.

 

Prandaj uroj në këtë 3-vjetor të seminarit Shkencoro-Arsimor që kjo nismë e juaja të vazhdojë dhe të bëhet pjesë e përhershme e jetës dhe aktivitetit të komunitetit shqiptaro-amerikan, për dekadat e ardhëshme.

 

Mos u çuditni nëqoftse nga këto shkolla që ju drejtoni sot, vite më vonë, të dalë një shkrimtar ose shkrimtare, si Jeronim De Rada i Arbëreshëve, i cili do të unjisonte traditat më të mirat e këtij komuniteti me ato të Atdheut të parëve tanë, si një trashëgimi brez pas brezi, që nuk do ta zhduknin as motet as shekujt. Por, falë punës suaj të përkushtuar dhe të vazhdueshme – do të lulëzojë si një shenjë e një tradite të kaluar të lumnueshme, dhe të një të ardhmje më të ndritur, për shqiptarët, jo vetëm këtu në Amerikë, por kudo.

 

Siç e dini, Arbëreshët e Italisë edhe sot pas më shumë se 500-vjetësh, e kanë ruajtur gjuhën e të parëve, nën rrethana shumë të vështira — me shkolla shqipe dhe me katedrat e tyre kushtuar promovimit të gjuhës, kulturës dhe traditave shqiptare.

 

Për këtë, shqiptarët, pa dallim, u janë mirënjohës Arbëreshve të Italisë për ruajtjen e gjuhës shqipe dhe të kulturës, rrjedhimisht, edhe për rolin që ata kanë luajtur në historinë e Shqipërisë gjatë shekujve.

 

Ashtu edhe sot këtu në Amerikën tonë mikpritëse, u jemi mirënjohës dhe u falënderojmë të gjithë ju për mësimin e gjuhës shqipe dhe për promovimin e kulturës shqiptare brezave të rinjë në këtë vend mikpritës, ku kemi gjetur strehimin, lirinë dhe demokracinë.

 

Në një botë të huaj – Ju — si misionarë të Kombit, në këtë moment të historisë — u jemi përgjithmonë, mirënjohës!  U jemi mirënjohës mësueseve dhe mësuesëve si dhe veprimtarëve të shumtë të komunitetit për punën tuaj fisnike dhe atdhetare – në baza vullnetare — ndërkohë që ju urojmë shumë suksese në vitet dhe dekadat e ardhëshme.

 

Ashtuqë ëndërrat e dikurshme të intelektualëve të komunitetit shqiptaro-amerikanë, si një dëshirë e parealizuar nga akademikët e njohur të këtij komuniteti, si Prof. Arshi Pipa, Prof. Stavro Skendi, Prof. Nick Pano, Prof. Sami Repishti, Prof Peter Prifti e shumë të tjerë — të realizohen më në fund — në saje të punës dhe të përkushtimit tuaj — në vitet dhe dekadat e ardhëshme – jo për një, pasi një e kemi por për më shumë katedra të albanologjisë në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë.

 

Nuk jam i sigurt se në çfarë niveli janë marrëdhëniet dhe bashkpunimi i shkollave shqipe këtu në Shtetet e Bashkuara dhe cili është bashkpunimi i ambasadave dhe konsullatave të Shqipërisë dhe Kosovës me këto shkolla. Por të gjithë e dimë se cili duhej të ishte bashkpunimi. Roli i përfaqësive diplomatike shqiptare – të Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës së Kosovës — jo vetëm këtu në Shtetet e Bashkuara por kudo në botë — është  tepër jetik dhe i pazëvëndsueshëm në realizimin e objektivave të këtyre shkollave due në mbështetje të misionit të tyre. Kemi pritur 50-vjet që dyertë e diplomacisë shqiptare të hapeshin për ne. Tashti presim bashkpunim.

 

Më vjen shumë mirë që në këtë seminar marrin pjesë përfaqësues të disa shkollave shqipe në diasporë.  Nëqoftse më lejohet (do dëshiroja të bëj) një porosi: suksesi i juaj sot dhe në të ardhmen do varet shumë nga bashkpunimi i ngushtë midis të gjitha shkollave shqipe në diasporë, në realizimin e objektivave tuaja të përbashkëta për ruajtjen e gjuhës shqipe dhe promovimin e kulturës shqiptare, në dhena të huaja.

 

Dua të përfundoj me një paragraf nga Ernest Koliqi – i cili së bashku me Martin Camajn  mund të kenë qenë njerëzit që kanë përhapur më së shumti gjuhën dhe kulturën shqipe në diasporë,  për shiptarë e për të huaj — e që besoj se përmbledh dhe vlerëson aq bukur punën dhe rolin tuaj në përhapjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare në dhena të huaja – drejtuar lexuesve të revistës së tij Shejzat në numrin Korrik-Shtator 1969:

 

“Lexues i dashtun!

Kultura ashtë shpirti i kombësisë. Kush nuk njeh historinë e vendit të vet, nuk njeh vetveten. Kush nuk ka dijeni për fytyrat e jetës shqiptare që shfaqen në vjersha, në tregime, në përshkrime e përshtypje, në syzime e studime të shkrimtarve shqiptarë nuk dinë me u dhanë zhvillim shkaseve që ndien në gjak të vet.  Kush nuk etshohet nga nevoja të dijë shka bluejnë mendet ma të ndritura të bashkgjakasëve, si e shohin dhe e paraqesin në pëlhura të tyne botën piktorët tanë, me çfarë tingujsh tregojnë valavitjet shpirtënore të veta muzikantët shqiptarë, d.m.th. ai që kurrë s’kapë në dorë një libër shqip, nuk soditë me andje nji piksim dalë nga nji dorë shqiptare, as nuk shuen mallet e veta në melodi ku shfrejnë mullajt e zemrës së madhe të kombit, ai veç se ka emnin shqiptar, por sa për të tjera mund të njihet i huej në rrethin tonë.

 

Lexues i dashtun, ashtu si e ushqen trupin me bukë e bylmet, ushqeje shpirtin me libra e shfaqje të arteve shqiptare.  Në një skutë të shtëpisë s’ate, mos të mungojnë libri shqip edhe libri në gjuhë të huej që flet për Shqipni.  Në lexim të tyne, gjaku i yt ka me gufue plot hare, se në të ke me ndie frymën e atdheut të adhuruem.”

Besoj se Ernest Koliqi – të cilin kam pas nderin dhe privilegjin ta njoh – për mua njëri prej shkrimtarëve të preferuar shqiptarë, ndoshta i dyti mbas At Gjergj Fishtës  – do t’a miratonte shumë punën dhe veprimtarinë tuaj – duke thenë se në punën tuaj, njeriu “ndien frymën e atdheut të adhuruem”.

 

U falënderoj për vëmendjen dhe u kërkoj ndjesë se e zgjata pak më shumë se ç’duhej.

Shqipëri, pastro oborrin tënd dhe forco ushtrinë, të jesh e aftë për vetëmbrojtje – Nga Aurel Dasareti*

 

Atdheu ynë gjendet në një rrezik të zhbërjes. Vazhdon nënshtrimi zvarritës i servilëve të pamoralshëm para “grekëve antik” dhe sllavizmit ortodoks. Por njerëzit tanë, duke jetuar në forma fisnore e klanore, durojnë pa kufi, nuk ngrihen sepse shiten për disa lek. Politikanët nuk mund të jenë aq të këqij sa njerëzit mund të durojnë.

***

“Edhe sa kohë do të vësh gjithë durimin tonë në provë, Catilina?”

Marcus Tullius Cicero

Kombësia: Romake

Titulli: avokat, politikan, folës dhe autor

Jetoi: 106 – 43 f.v.t.

 

***

Mallkimet e pasardhësve tanë ndaj bajgave të gjoja se “Akademisë së Shkencave”, historianëve të rrejshëm dhe politik-bërësve analfabetë, thënë ndryshe, tradhtarëve, hajnave, njerëzve të ndyrë e të poshtër, të pavlerë, të pakarakter dhe të pacipë, do të mbesin një monument i çuditshëm për të gjithë historinë tonë tragjike, një vend i identitetit shqiptar bazuar në vuajtje dhe vetasgjësim.

***

Prof.Dr. Eshref Ymeri: “Vendin e sundojnë banditët, sepse ata kanë në zotërim kapital të fuqishëm financiar dhe i kanë blerë pothuajse të gjitha mjetet e informimit masiv, të shkruara dhe pamore. Prandaj ato mjete i shërbejnë kastës sunduese dhe jo zgjimit të popullit nga letargjia politike”.

***

Si do ta trajtojmë këtë krizë?

Me ndihmën e së vërtetës. Ju e dini që ne jemi thyer nga brenda. Çdo jetë e vetme përmban çelësin e shkatërrimit të saj. Ata janë gënjeshtarë dhe frikacakë. E vërteta për tradhtinë e tyre me (…) do t’i ndajë nga (…) po aq me siguri si muret e burgut.

Nga një vorbull frike ngrihet shpresa në formën e një linje shpëtimi. Shpata që tradhtarët mendojnë se e mbanë mbi kokën e popullit tim, rri pezull mbi të tyren. Por nuk ka asnjë arsye për t`i njoftuar për këtë. Ata janë mahnitës. Një kope parazitësh të dalë nga ferri. Një bandë njerëzish të shkallës së dytë që kanë kaluar jetën e tyre duke vjedhur lumturinë e të tjerëve.

Pjesa më e madhe e mjerimit të botës rritet sepse njerëzit kanë frikë të veprojnë. Ata preferojnë të vuajnë. Është natyra e “homo sapiens”. Ata vuajnë përmes ferrit të pastër dhe shpresojnë se gjithçka do të ndryshojë për mirë, nëse durojnë vetëm mjaftueshëm. Por kjo nuk ndodhë kurrë. Njeriu duhet të jetë i gatshëm të rrezikoj gjithçka në çdo kohë për të mbijetuar. Dhe sa më shumë që duhet të humbasësh, aq më i gatshëm duhet të jesh për të luftuar në çastin e njoftimit të menjëhershëm .

Ajo: Nuk mund të besoj se po e shkruan këtë. Nuk ke frikë?

Unë: Për çfarë? Se do godasë rrufeja? Zoti nuk është në të vërtetë çfarë mendon ndokush. Ai është më shumë si një regjisor filmi. Ne besojmë se Ai është përgjegjës për ne, se ka një Plan, se dëshiron më të mirën për ne. Ne besojmë se kjo është arsyeja pse ekzistojmë.

Por nuk është aspak kështu. Ne ekzistojmë sepse “Zoti dëshiron një publik”. Çfarë kuptimi ka të jesh alfa dhe omega, fillimi dhe mbarimi i të gjitha gjërave, nëse nuk ka njeri që mund të duartrokasë? Asnjë që zvarritet dhe përpëlitet nga frika ose të bien në gjunjë dhe ta lusin.

Ndonjëherë Zoti rastësisht bërtet: “Dëfrim, Hashim, Edvin, Abdulla, Mustafa, Dështim(…). Ngjituni lart në qiell në një udhëtim, unë ju pres me padurim!”

Dhe, për një kohë këta zotërinj jo edhe aq të nderuar, “grek-antik” dhe sllav-jugu të shkëlqyeshëm mendojnë se janë diçka të rëndësishëm, pa të cilët tjerët nuk munden. Por Zoti është aktori i vetëm. Ky është sekreti. Ne jemi publiku. Megjithatë, ndonjëherë Zoti na thotë: “Unë kurrë nuk jam larg jush. Mos harro, ti je shumë më i fortë nga sa mendon. Ti nuk ke nevojë për askënd!”

Ju këlysh nuk e keni ndaluar përndjekjen kundër nesh. Unë ju kërkova ta bëni në një mënyrë të bukur. Nëse nuk ndaleni, do të detyrohem të hyj në lojën tuaj dhe nivelin tuaj. Unë nuk mendoj se ju do ta pëlqeni rezultatin.

Të gjithë këta delenxhinj janë plotësisht të varur në egos. Janë të gjithë njësoj. Ata duan të njëjtën gjë, shkatërrimin tonë. A e kuptoni këtë? Asnjë prej tyre nuk është më i mirë se të tjerët, ose më i keq, ndërsa së bashku ne jemi në gjendje të përballojmë gjithçka që ata besë-qen mund të shpikin, dhe t’i zvogëlojmë në asgjë. Lart si një luan dhe poshtë si një kurth lëkure, të gjithë së bashku.

***

Një miku im më tha: Pres ditën kur do të zhvishen të gjitha gënjeshtrat, propaganda dhe manovrat devijuese, pasi e vërteta që rrethon këtë situatë nuk mund të maskohet më! Ajo ditë nuk është larg!

Përgjigja ime: E vërteta nuk “zhvishet” siç ti jep përshtypjen. Ti duhet ta shikosh atë në cepin intelektual të turpit. Ka qenë gjithmonë kështu. Tregimet (mashtrimet) publike kanë qenë gjithmonë për kontrollin, shfrytëzimin dhe nënshtrimin e Kombit, jo për të vërtetën.

Megjithatë, e vërteta vjen gjithmonë për një ditë. Populli është në një situatë më të keqe se nën Enverin dhe Titon. Kriminelët ndjekin një agjendë brutale dhe njerëzit nuk ja vlejnë një mizë ne sytë e tyre. Tani shqiptarët duhet të zgjohen për t’i dhënë fund kësaj çmendurie të plotë që po ndodh në vendin tonë! Bëni tradhtarët përgjegjës për atë që kanë bërë.

Po, është koha që populli shqiptar të ZGJOHET! Nuk ka kuptim të shqetësojmë politikanët. Është zbuluar shumë dekada më parë, se ata janë armiq të popullit, servil të pushtuesve barbarë. Që dikush ende i voton këlyshët që duhet të ishin dënuar me burgim të përjetshëm, është një mister për mua.

Ju shumica e shqiptarëve ende shkoni dhe i votoni të njëjtët si budallenj (më falni për shprehjen), sepse akoma besoni tek ata që jua kanë shkatërruar ardhmërinë e pasardhësve të juaj, pas 30 vjetësh gënjeshtra, plaçkitjeje dhe terrori.

Mjerisht, pothuajse të gjithë krerët e shteteve në botën perëndimore, mbajnë këtë agjendë të tradhtarëve tanë nën krahët e tyre!

Është mirë të shohësh që ka akoma disa këtu që kanë aftësinë të mendojnë në mënyrë kritike. Nëse ka një gjë që kam provuar, ajo është që nuk duhet të besojmë verbërisht në diçka që vjen nga politikë-bërësit besë-qen, pa marrë parasysh se për çfarë bëhet fjalë. Por zakonisht, shumica e njerëzve janë më shumë se të gatshëm të gëlltisin gjithçka që mediat e blera thonë kur përshtatet në pamjen e realitetit që dikush tashmë ka formuar në kokën e tij.

Që media e korruptuar nuk boton mallra të vërtetë, vetëm konfirmon se dikush po thotë të vërtetën. Kështu trajtohen sot njerëzit e ndershëm, atdhetarët dhe intelektualët e mirëfilltë, dashamirët e Kombit dhe Vendit. Thjesht, shikoni ata që ulen në mjediset e Medias, të ashtuquajturit gazetarë, politikanë dhe pjesën më të madhe të peizazhit elitar – rrallë, nëse ndonjëherë, do të gjeni, njerëz të vërtetë. Më shumë mbeturina, më pak lule.

Ajo që do të ndodhë është që fanatikët e partive tradhtare antishqiptare, të cilët mbrojnë me çdo kusht partitë mafioze në kurriz të atdheut (vendit), në të vërtetë po gërmojnë edhe varrin e vet me këtë. Të bësh një gjë të tillë është një veprim i dëshpëruar dhe i lig i kryer nga kokëtulët.

Urrejtja ndaj vetes është saktësisht e njëjtë me egoizmin ekstrem dhe shkakton të njëjtin izolim të tmerrshëm, të njëjtin dëshpërim.

“Të kesh shumë ide nuk do të thotë se je i zgjuar, sepse edhe nëse ke shumë ushtarë, nuk do të thotë se je një gjeneral i mirë”, – gjyshi im.

 

*Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Prisni, Zonja Vjosa, se ka dava Janina! – Nga Prof. dr. ESHREF YMERI

 

 

Në faqen e internetit “Radio Evropa e Lirë”, të datës 11 shtator, u njoha me intervistën e Zonjës Vjosa Osmani, me titull “Rrezik nga një Republika Srpska në veri të Kosovës”.

       Në atë intervistë shtroheshin shumë probleme serioze për ekzistencën e Kosovës, si një shtet sovran dhe funksional. Zonja Vjosa, si një politikane, e brumosur me vetëdije të lartë kombëtare, ka folur me autoritetin e një intelektualeje të kultivuar, për të cilën mbrojtja e interesave jetike të Republikës së Kosovës përballë epsheve të pashuara shoviniste serbosllave, edhe më shumë se 20 vjet pas përfundimit të luftës, është detyrë mbi të gjitha detyrat, është shenjtëri mbi të gjitha shenjtëritë.

Për Marrëveshjen e Vashingtonit janë shprehur analistë, opinionistë, publicistë, qoftë në Republikën e Kosovës, qoftë në atdheun amë. Mendoj se peshorja e vlerësimit të asaj marrëveshjeje ka anuar nga negativizmi. Por vlerësimi që  bën Zonja Vjosa Osmani, është i një rëndësie të veçantë, sepse ajo është një politikane me emër të nderuar në skenën politike kosovare.

Nga intervista e saj rezulton se Marrëveshja e Vashingtonit është një dështim i plotë i delegacionit kosovar që drejtonte kryeministri Hoti.

Në atë intervistë, Zonja Vjosa ka nxjerrë në pah disa qëndrime skandaloze të atij kryeministri.

Së pari, delegacioni kosovar paska pranuar që Republikës së Kosovës “t’i referohet vetëm si Kosovo”, çka do të thotë se Prishtina zyrtare pranon tërësisht qëndrimin e Beogradit se Kosova u dashka që të mbajë jo emrin “Republika e Kosovës”, sipas Kushtetutës, po emrin serbosllav “Kosovo”. Në këtë mënyrë, kryeministri Hoti dhe delegacioni i tij respektojnë plotësisht kushtetutën serbe, sipas së cilës Republika e Kosovës është pjesë e Serbisë. Një qëndrim i tillë i kryeministrit Hoti nuk mund të vlerësohet ndryshe, përveçse si tradhti e kulluar.

Së dyti, kryeministri Hoti, sipas zonjës Vjosa Osmani, është i vetmi zyrtar publik i Kosovës, që ka pranuar deri më sot që të rihapet tema e Asociacionit të komunave (me shumicë) serbe”. Dhe, çuditërisht, kryeministrit Hoti s’ia bën syri tërr, që, me këtë deklaratë, po aq skandaloze, është ngritur kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015, e cila nuk e pati pranuar krjimin e atij asociacioni. Përsëri kryeministri Hoti ka kryer një akt tradhtie të kulluar. Aq më tepër kur më 10 shtator, siç rezulton nga intervista e Zonjës Vjosa Osmani, kryeministri Hoti paska deklaruar publikisht në Parlamentin Evropian se “do ta zbatojë plotësisht Marrëveshjen për Asociacionin të vitit 2015”, çka është katërcipërisht në kundërshtim flagrant me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Në këtë mënyrë, kryeministri Hoti ka shkelur rëndë rendin kushtetues në Republikën e Kosovës, sepse, siç e thekson zonja Vjosa, ai, harbutërisht, paska deklaruar “unë nuk flas kurrë për Kushtetutën”. Normalisht, në një shtet me dinjtet kombëtar, në një shtet ligjor, ku mbi ligjin themeltar nuk mund të ngrihet kurrkush, kryemistrin e vendit, pas deklaratave të tilla antikombëtare, organi më i lartë ligjvënës e shkarkon menjëherë nga posti i tij dhe e padit në organet e drejtësisë për tradhti të pastër. Fakti që Kuvendi luan rolin e soditësit të paanshëm para qëndrimeve antikushtetuese të kryeministrit Hoti, dëshmon më së miri se në Republikën e Kosovës nuk ekziston absolutisht shteti sovran dhe funksional, se vendi nuk është i pavarur, se atje ekziston një republikë bananesh, ku ligjin e bën pakica serbe dhe Beogradi. Prandaj, siç theksohet në faqen e internetit “Syri” të datës 04 shtator, në një fjalim para zgjedhjeve presidenciale, kandidati demokrat për president të SHBA-së Joe Biden, tha se Kosova duhet të jetë një shtet i pavarur, e jo pjesë e Serbisë”. Pra, Kosova pavarësinë e ka formale, jo faktike, siç rezultoi nga Marrëveshja e Vashingtonit. Kjo është një fatkeqësi e rëndë, ky është një mjerim i madh politik jo vetëm për popullin shqiptar të Republikës së Kosovës, por edhe për mbarë kombin shqiptar.

Me qëndrimet e veta tradhtare ndaj krijimit të Asociacionit të komunave serbe, kryeministri Hoti ka ndjekur dhe vazhdon të ndjekë me besnikëri hullinë e tradhtisë së Thaçit gjatë periudhës së bisedimeve me përfaqësuesit serb në Bruksel, qoftë kur ishte kryeministër, qoftë si president. Sepse krijimi i asociacionit në fjalë nuk është gjë tjetër, veçse një strukturë me kompetenca ekzekutive, e cila nuk e njeh autoritetin e Prishtinës dhe funksionon si një shtet brenda shtetit.

Kryeministri Hoti le ta shtrojë në Parlamentin Evropian çështjen e krijimit të Asociacionit të Komunave Serbe, se atje do të gjejë mbështetjen e fuqishme të brukselizmit, i cili, si trashëgimtar i zellshëm i kasapëve të Konferencës së Londrës që copëtuan trojet tona etnike në vitin 1913, nuk është ngopur ende me rrudhosjen e tyre tragjike deri në ditët tona. Kujtoni këmbënguljen e brukselizmit për kalimin nën juridiksionin e Malit të Zi të 8200 ha tokë shqiptare, me premtimin për heqjen e vizave për Republikën e Kosovës, premtim që nuk e mbajti absolutisht, duke mashtruar në mënyrën më të pahijshme.

Në intervistën e vet, Zonja Osmani ka prekur edhe çështjen e kishave serbe. Dihet që Beogradi ka kërkuar me kohë dhe vazhdon të kërkojë me ngulm një status të veçantë për kishat, manastiret dhe “pronat e tyre”, të grabitura në trojet e Dardanisë. Etnia shqiptare, që kryeherazi, ka qenë, është dhe gjasat janë se do të vazhdojë të jetë pa zot edhe në të ardhmen. Se po të  kishte pasur zot, ardhacakët serbë nuk duhet t’i kishte lejuar të grabitnin objektet e kultit katolik që filluan të ngriheshin në Dardani në shekujt që pasuan pas Ediktit të Milanos të perandorit Konstantin të vitit 313, kur ilirët, të parët në gadishullin tonë, përqafuan krishterimin perëndimor. Por iliroshqiptarët, si etnia tragjikisht më e përçarë në Gadishullin Ilirik, nuk ua vunë veshin kërkesave të Papa Benediktit XI dhe Papa Klementit V, dërguar mbretit Milutin dhe Stefan Dushanit më 1346, duke urdhëruar që të lirojnë kishat katolike, të uzurpuara në Graçanicë,  Artane, Janjevë, Pejë, Deçan dhe Prizren. Sikur Republika e Kosovës të kishte zot, kërkesave të Beogradit për një status të veçantë të të ashtuquajturave kisha dhe manastire serbe, duhej t’u përgjigjej me një kundërkërkesë për lirimin e tyre, se ato janë kisha dhe manastire katolike, të cilat pushtuesit serbë i shndërruan në ortodokse. Statusi i veçantë i kishave serbe që kërkon Beogradi, është një objektiv me qitje të largët, për çka do të bëhet fjalë më poshtë.

Siç rezulton nga intervista, Zonja Vjosa Osmani ka një meritë të jashtëzakonshme në këmbënguljen e saj për rivendosjen në vend të dinjitetit kombëtar të Republikës së Kosovës në qëndrimin ndaj Serbisë. Në këndvështrimin tim, ajo është e para politikane e formatit nacionalist, e cila ka bërë publike një të vërtetë tragjike për vetëposhtërimin e kastës politike kosovare me lëshimet skandaloze që ajo i ka bërë shovinizmit kriminal serb. Ajo ka deklaruar:

“…lista e koncesioneve të Kosovës do t’ju marrë ditë të tëra që ta lexoni, kurse listën e Serbisë do ta lexoni për dy sekonda, sepse janë të vogla dhe, për më shumë, nuk i ka zbatuar as ato pak që i ka bërë. Pra, Serbia nuk është duke bërë fare, asnjë kompromis”.

Së dyti, ajo është e vetmja politikane që ka deklaruar se “Kosova bën kompromis me vetë faktin që ulet përballë një agresori, i cili ka kryer gjenocid në Kosovë”.

Vetë fakti i pranimit nga kasta politike kosovare të kompromisit për t’u ulur në bisedime me një shtet agresor, armik të betuar jo vetëm të Republikës së Kosovës, por edhe të mbarë kombit shqiptar, është lëshim vetëposhtërues, përderisa ai shtet armik nuk e di se çdo të thotë institucion i pendesës publike për krimet e kryera. Këtë lëshim kaq të rëndë, kasta politike kosovare e ka bërë, sepse, faktikisht, ka pasur dhe vazhdon të ketë në krye mercenarë të regjur të Beogradit dhe servilë të pështirë të brukselizmit, si Thaçi me bandën e tij.

Problemi më shqetësues, sipas meje, që shtron Zonja Vjosa Osmani në intervistën e vet, ka të bëjë me Veriun e Mitrovicës. shqetësim që bie në sy edhe në titullin e intervistës “Rrezik nga një Republika Srpska në veri të Kosovës”. Nga një gjykim gjakftohtë dhe objektiv, del vetvetiu përfundimi se Republika Srpska në veri të Kosovës, faktikisht, është krijuar me kohë e me vakt, paçka se ajo nuk figuron e pranuar publikisht dhe e zyrtarizuar. Themelet e krijimit të asaj republike i hodhi tradhtari Thaçi, i cili, siç deklaron Prof.dr. Enver Bytyçi, njohës i mirë i problemeve të Republikës së Kosovës dhe i realiteteve kosovare në tërësi, ka deklaruar:

“Askush nuk i tha atij (Hashim Thaçit – E.Y.) pse në qershor 1999 e ndaloi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës të çlironte veriun e Mitrovicës dhe në vend që rojet serbe, urën ta kontrollonte UÇK! A ishte ky akt i tij preludi i projektit të ndarjes së Kosovës, të cilin e propagandon sot?!” (Citohet sipas: Prof.dr. Enver Bytyçi.  “Hashim Thaçi në rolin e çakallit sipas skenarit serb të Beogradit!”. Faqja e internetit “xhafershatri.info”. 24 maj 2019).

Pra, që prej qershorit të vitit 1999, veriu i Kosovës nuk u vu kurrë nën juridiksionin e Prishtinës, qoftë para shpalljes, qoftë pas shpalljes së pavarërisë. Prandaj edhe sot e kësaj dite, atje qeverisin sebët në qejfin e vet. Pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i besuan verbërisht shtabit të saj drejtues dhe, siç e kanë pasur traditë brez pas brezi shqiptarët, atyre u mungoi aftësia vetorganizuese për të zbuluar tradhtinë e Thaçit dhe të bandës rreth tij. Për pasojë të mungesës së vetorganizimit, populli i Mitrovicës së Jugut dhe banorët përreth, nuk u ngritën më këmbë me armë në dorë dhe të turreshin drejt Mitrovicës së Veriut, për t’u vënë drunë serbëve, si bashkëpunëtorë të ngushtë të bandave të Arkanit dhe të Sheshelit që kryen masakra të tmerrshme në mbarë Kosovën. Por atë që s’e bëri Hashim Thaçi për çlirimin e Veriut të Mitrovicës, e bënë serbët, të cilët e çliruan Veriun e Mitrovicës nga shqiptarët, banorët rrënjës të asaj treve, duke i dëbuar mijëra syresh nga vatrat e tyre amtare. Si troje pa zot që kanë qenë mbarë trojet tona etnike që prej lashtësisë, edhe në rastin e Mitrovicës së Veriut, nuk mund t’u dilte kush zot në qershorin e vitit 1999, kur Thaçi kreu aktin e tradhtisë lartë ndaj Kosovës, akt që shpjegohet me rekrutimin e tij në vitet ’90  nga një oficer francez, siç e ka denoncuar nacionalisti i diasporës në Gjermani Xhafer Leci, në një analizë me titull “Thaçi nën hijen e Millosheviçit”, të botuar në faqen e internetit “Zemra Shqiptare”, 22 prill 2014. Për shkak të tradhtisë së Thaçit, jo rastësisht trupat franceze të KFOR-it u vendosën në Mitrovcën e Veriut. Për pasojë, – thekson Xhafer Leci, – “përpjekjet e UÇK-së për të marrë kontrollin e minierave të Trepçës, u penguan nga trupat franceze më 3 korrik 1999”. Nuk mund të ndodhte ndryshe, nuk mund të ndodhte si në Kroaci, në një vend me zot, siç ishte presidenti i nderuar Franjo Tuxhman (Franjo Tudjman  1922-1999), i cili, si një udhëheqës, i kalitur me ndjenja nacionalizmi të jashtëzakonshëm, bëri që ushtria kroate, Republikën e Krajinës Serbe brenda territorit kroat, ta zhdukte nga faqja e dheut midis 4 dhe 7 gushtit të vitit 1995.

Dhe çfarë ndodhi në vitet në vazhdim pas tradhtisë së Thaçit? Publicistja Kimete Berisha, në një analizë që pati botuar në faqen e internetit të gazetës “Bota Sot” të datës 04 maj 2020, sqaron se si, pa një marrëveshje me Kosovën, “Serbia po i kthen në Kosovë serbët që kurrë s’kanë qenë në Kosovë, u ka ndërtuar shtëpia në veriun e vendit, shumica e pronave të shqiptarëve në Veri janë blerë nga qeveria serbe, kurse nga Lugina ikin shqiptarët”.

Për tradhtinë e lartë që kreu Thaçi ndaj Mitrovicës së Veriut dhe mbarë Kosovës, për krimet e tij të rënda, ka dëshmuar zotëria i nderuar me bindje nacionaliste Naim Miftari, ish shefi i ZKZ dhe që ishte prezent në sigurimin e Thaçit atë ditë kur ky i fundit shkoi në Mitrovicë. Ai, ndër të tjera, ka shkruar, duke iu drejtuar Thaçit publikisht:

“Nuk shpjeguat rolin tuaj në 2 dhe 3 shkurt 2000 kur e pastruat veriun e Kosovës nga shqiptarët, në koordinim me shefin tuaj francez, Denjear Arnaud dhe me republikën e Serbisë që kishte sjellë me autobusë paramilitarë, mercenarë dhe MUP-ovca (ishin vendosë si pacientë kinse në spitalin e Mitrovicës) disa ditë më herët, kur edhe ishte bërë plani për dëbimin, vrasjen, plaçkitjen, rrahjen e mbi 14.500 shqiptarëve që jetonin në Mitrovicën e Veriut”.

Lexuesit atdhetarë, me bindje nacionaliste, mund ta gjejnë të plotë reagimin e zotërisë së nderuar Naim Miftari, ku mund të njihen edhe me shumë krime të tjera të Thaçit. Reagimi  tij titullohet: “Demantohet Thaçi, personi që ishte prezent në sigurimin e tij, zbulon gjithçka se çfarë ndodhi në Mitrovicë”. Faqja e internetit  e gazetës “Bota Sot”. 09 qershor 2019.

Është me të vërtetë për të vënë kujën që Kuvendi i Republikës së Kosovës e ka anashkaluar tradhtinë e rëndë të Thaçit dhe ka lejuar që ai të mbajë postet më të larta në krye të vendit, si deri tani. Një gjë e tillë, me siguri, ka ndodhur për arsye se Thaçi dhe banda e tij, me kohë, janë kujdesur tej  mase që shumica e deputetëve të përbëhet nga njerëz pa kurrfarë morali kombëtar, nga mercenarë në shërbim të Beogradit. Lexuesit e nderuar le të kujtojnë rastin e deputetit Haxhi Shala, i cili një ditë më parë ishte shprehur kundër mocionit për rrëzimin e qeverisë Kurti. Gjatë votimit në Kuvend, vota e deputetit Haxhi Shala do të ishte vendimtare, se nëse ai edhe në Kuvend do të votonte kundër, qeveria Kurti nuk do të ishte rrëzuar. Por Thaçi, bashkë me mercenarin e vet moralhumbur Ramush Haradinaj, i shkoi natën në shtëpi Haxhi Shalës për t’i mbushur mendjen që të votonte pro mocionit. Dhe Haxhi Shala e tradhtoi Kurtin, pa iu skuqur faqja. Nuk dihet arsyeja e vërtetë se pse Haxhi Shala mbajti atë qëndrim të turpshëm: e bleu Thaçi me ndonjë shumë të majme parash apo e kërcënoi? Në një analizë, kushtuar rrëzimit të qeverisë Kurti, publicisti i njohur nacionalist shqiptaro-amerikan në Nju Jork, anëar i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Hafiz Shala, e pati demaskuar mirë votën kundër të Haxhi Shalës, duke përdorur shprehjen e famshme “çdo fis e ka një pis”.

Me humbjen e Mitrovicës së Veriut, Kosova mbetet “pa kokë”, Ujmani dhe minierat e Trepçës janë “truri” ushques i Kosovës. Por e keqja s’mbaron me kaq, sepse duhet pritur se ka dava Janina (dardha e ka bishtin prapa).

Me krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe me statusin e kishave “ortodokse” që shtrihen në mbarë vendin, Republika e Kosovës mbetet edhe pa “mushkëri”. Pra, ajo do të shndërrohet në një pseudoshtet-robot, pultet e komandimit të të cilit i ka në dorë Beogradi. Dhe ç’duhet të bëjë paskëtaj? Derisa Kuvendi i Kosovës, fill pas shpalljes së pavarësisë, nuk mori vendimin e dytë për hedhjen në koshin e mbeturinave të Pakos Ahtisaari dhe nuk organizoi menjëherë zhvillimin e referendumit për ribashkimin me atdheun amë, nuk mund të shpresohet kurrsesi që Kosova mund të bëhet ndonjëherë e pavarur. Kryepeshkopi Irinej, i cili qëndron vendosmërisht pas perdes së politikës shoviniste serbe, duke e njohur mirë natyrën mercenariste dhe servile të kastës politike të deritanishme në Kosovë, në raport me Beogradin, sidomos rolin e saj për shpopullimin e Kosovës përmes varfërimit të njerëzve, nuk ka pasë deklaruar kot se Serbia do të kthehet në Kosovë, qoftë edhe pas dy mijë vjetësh.

A do të arrijnë Vetëvendosja dhe formacioni i ri politik që do të formatojë Zonja Vjosa Osmani, që, në zgjedhjet e ardhshme, të krijojnë një tjetër klasë politike me vetëdije të lartë kombëtare, ta rikthejnë Veriun e Mitrovicës në gjirin e Kosovës dhe t’i thonë publikisht minoritetit serb, që, nëse dëshiron të bashkëjetojë me shqiptarët – mirë, nëse nuk dëshiron – të largohet për në Serbi? Ardhja në pushtet e kësaj klase të re politike me dinjitet të lartë kombëtar, në këndvështrimin tim, do të ishte baras me një shpallje të dytë të pavarësisë së vërtetë të Kosovës, për të pasur një shtet me të vërtetë sovran dhe funksional dhe për ta nxjerrë Hashim Thaçin para organeve të drejtësisë për tradhtinë e rëndë që ka kryer në Mitrovicën e Veriut.

Analistët, opinionistët dhe publicistët me vetëdije të lartë kombëtare, përsëri në këndvështrimin tim, duhet të jenë të bindur përfundimisht për një gjë: nëse Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, në krye të një klase të re politike, nesër do të vijnë pushtet, ata nuk duhet të zhvillojnë kurrfarë bisedimesh me Beogradin, përderisa ai nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, nuk kërkon ndjesë publike para opinionit ndërkombëtar për krimet e kryera dhe nuk jep kurrfarë përgjigjeje për të zhdukurit. Bisedimet, pa përmbushjen e këtyre tre kushteve, janë vazhdim i vetëposhtërimeve të klasës së vjetër politike të Republikës së Kosovës para shovinizmit serbokriminal.

Është në dorën e popullit shqiptar të Republikës së Kosovës se për kë do të votojë në zgjedhjet e ardhshme: për klasën e vjetër kriminale mercenariste, apo për Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin. Nëse, në shumicën e vet, populli do të votojë për bandën e Thaçit, të Mustafës dhe  të Hotit, atëherë do të duhet të pranojmë se ai popull ka parapëlqyer sundimin e shqiptarëve prej shqiptarëve, i cili, siç e ka vlerësuar profesori i nderuar Vedat Kokona, ka qenë më i rëndë se sundimi i huaj.

 NDËRPRERJA E PUNIMEVE NË DEÇAN – PJELLË E SHANTAZHIMIT – Nga IDRIZ ZEQIRAJ

     I shantazhuari Hashim Thaçi, duke mos u provuar asnjëherë me votën e lirë të fshehtë demokratike zgjedhore, të partisë dhe të popullit, pushton partinë e tij, PDK-në, Parlamentin, Gjykatën Kushtetuese dhe ratifikon, ligjëson tjetërsimin e tokave, në favor të Manastirit të Deçanit dhe të devijimit të rrugës, duke pamundësuar lëvizjen normale, në rrugën ekzistuese klasike.
     Shantazhimi është krim që pjellë krimin. SHIK-u, i krijuar enkas për hartimin e dosjesve, me qëllim të shantazhimit të çdokohshëm të kundërshtarëve politikë, ka përcjellur rivalët, i ka joshur e komprometuar, si hisedarë në biznese të pista shumëmilionshe, tendera e terminale. Disa nga të shantazhuarit, prej shumë vitësh janë vënë në shërbim të PDK-së, pavarësisht të injorimit brutal, që i ka bërë LDK-së dhe krerëve të saj.
     Ndërkohë që populli i komunës së Deçanit dhe kryetari Bashkim Ramosaj e mbrojnë, me të drejtë, ndërtimin e rrugës drejt Plavës, kryeministri Hoti dhe shefi i tij, Isa Mustafa, dalin përkrah priftit Janjiç dhe të Beogradit zyrtar se, kinse, “duhet repspektuar vendimet e Kuvendit dhe të Gjykatës Kushtetuese”, të dirigjuara nga Hashim Thaçi! Pavarësisht pazareve të Hashimit të shantazhuar, kryeministri Hoti dhe LDK-ja, duhej të ishte në krah të popullit, duke i bindur kishtarët dhe ndërkombëtarët se “nuk mund të ndëshkohet populli, për teket dhe pisllëqet e bëra nga Hashimi me priftin Janjiç dhe Beogradin!”
     Fundja, ankesat e priftit Janjiç se rruga pranë Manastirit prishë qetësinë e mjedisit, ka zgjidhje, mjete e mekanizma, që surdinojnë zhurmimin. Ata që kanë pasur rastin të udhëtojnë në Evropë, kanë parë zhurmë-shurdhues, të ngritur pranë shtëpirave buzë autorrugëve  dhe linjave hekurudhore. Pllaka të tilla janë praktike dhe kanë një përdorim të gjerë. Nuk e kuptoj pse askush nuk ka sugjëruar diçka të tillë.
     Kryetari Ramosaj, popullata e komunës së Deçanit dhe populli i Kosovës, duhet të jenë unik e këmbëngulës, për realizimin e rrugës, në projektimin aktual të saj. Çdo tendencë, për ta devijuar autorrugën, me lakoret “kodra pas bregut”, me ngritjet e zbritjet e panatyrshme dhe idioteske, nuk do të ishte kurrëfarë zgjidhje praktike dhe as funksionale. Asnjë ushtri e botës, përfshi këtu edhe KFOR-in, nuk mund ta mbrojnë kishën tonë, Manastirin e Deçanit. Atë e ka mbrojtur populli i Kosovës dje, e mbron sot dhe do ta mbrojë nesër. Përndryshe, po të mos ishte vullneti dhe përkujdesja e shqiptarëve, për mbrojtjen fanatike të këtij kulti fetar kishtar, sot, jo vetëm nuk do të ekzistonte si objekt rrezatues, por as gjurmë nuk do të kishin mbetur.
     Lehtësia garantuese e qeverisë së Kosovës, për përfaqësuesit kishtarë dhe ndërkombëtarë, është objektive dhe faktike. Autorruga që lidhë tri shtete, me parësinë dhe rëndësinë shumëdimensionale, obligon faktorët relevantë, të bëjnë zgjidhjen e duhur dhe përshpejtuese, për realizimin e kësaj vepre madhore e jetike, për popujt e këtyre zonave.

DEMOKRACIA NË KOHË PANDEMIE DHE MAJTIZMI SHQIPTAR – Nga Frank Shkreli

 

15 Shtatori shënoi Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, e përcaktuar si e tillë me një rezolutë të Asamblesë së Përgjithëshme të Kombeve të Bashkuara për të promovuar — me thirrje dhe veprimtari — mbështetjen dhe mbrojtjen e parimeve dhe vlerave të demokracisë, anë e mbanë botës.  Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) shënoi këtë ditë duke u bërë thirrje udhëheqësve botërorë që të ndërtojnë një botë më të barabartë, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme, me respekt të plotë për të drejtat e njeriut.

 

Në sfondin e pandemisë së koronavirusit, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres, në mesazhin e tij, nënvizoi rëndësinë e demokracisë si një mjet për të siguruar përhapjen e lirë të informacionit, pjesëmarrjes në vendim-marrje dhe llogaridhënie nga autoritetet, për masat që po merren kundër vitusit COVID-19.  “Ç’prej fillimit të pandemisë”, theksoi Sekretari i Përgjithëshëm, “kemi venë re se masat emergjente në luftën kundër virusit janë përdorur, në shumë vende, për të kufizuar dhe për të penguar proceset demokratike dhe hapësirën e veprimtarisë së lirë të qytetarëve. Kjo është, veçanërisht, e rrezikshme, në vendet ku demokracia nuk ka hedhur ende rrenjë sa duhet dhe ku institucionet demokratike janë ende të dobëta”, tha Guterres.

 

Edhe para se të fillonte pandemia, ka nënvijuar ai, shqetësimet dhe moskënaqësitë nga popujt, ndaj autoriteteve anë e mbanë botës, po shtoheshin dhe besimi tek autoritetet publike po pakësohej gjithnjë e më shumë dhe kudo.  Sot, theksoi, Guterres, shqetësimet dhe mungesa e shpresës për një jetë më të mirë, sidomos nga pikëpamja ekonomike, po shkaktojnë protesta dhe trazira shoqërore, anë e mbanë botës. “Është e qartë”, përfundoi ai mesazhin e tij, në kujtim të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë se “Sot, qeveritë duhet të bëjnë më shumë për të dëgjuar ankesat e njerëzve që kërkojnë ndryshime due që autoritetet të hapin kanale të reja dialogimi dhe respekti për lirinë e papenguar për të protestuar, në mënyrë paqësore”.

Dita Ndërkombëtare e Demokracisë është themeluar në 2007 nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së  e cila ka rithekësuar edhe njëherë se demokracia është një vlerë universale e bazuar në vullnetin e shprehur lirisht të popujve, për të përcaktuar sistemet e tyre politike, ekonomike, sociale dhe kulturore që ata vet dëshirojnë dhe për të vendosur mbi pjesëmarrjen e tyre të plotë, në të gjitha aspektet e jetës së tyre.

 

Në nder të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, edhe Shtetet e Bashkuara theksuan qëndrimin e tyre në mbështetje të demokracive dhe vlerave demokratike. Demokracia është ideal i njohur botërisht dhe respekton liritë, dinjitetin dhe barazinë për çdo njeri.  Sekretari Amerikan i Shtetit, Michael Pompeo, në mesazhin e tij kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë me 15 Shtator, 2020 theksoi, ndër të tjera, pikërisht, “Të drejtën e çdo qytetari për të marrë pjesë në proceset e vetëqeverisjes demokratike.  Demokracitë kanë përgjegjësitë e veta para qytetarëve të tyre. Demokracitë respektojnë sundimin e ligjit, mbrojnë jetën dhe pronën private dhe respektojnë liritë, dinjitetin dhe barazinë për çdo person”, është shprehur kryediplomati amerikan, me këtë rast.

 

“Demokracia mbetet aspirata e njerëzve në të gjithë botën sepse secili prej nesh dëshiron të jetë i lirë. Që nga koha kur jemi fëmijë, ne instinktivisht pohojmë aftësinë tonë për tu vetëqeverisur, për të marrë vendime që formojnë jetën tonë.  Si qytetarë, ne e kuptojmë se duhet të jemi të lirë që të angazhojmë edhe të tjerët në debate mbi mençurinë e vendimeve të udhëheqësve politikë, të cilëve u besojmë pushtetin, për të mbrojtur jetën, pronën dhe liritë tona. Dhe, si qenie njerëzore, ne e dimë që nuk mund ta ndërtojmë demokracinë vetëm. Demokracitë janë bashkësi gjithëpërfshirëse të individëve, të cilët janë të lirë të punojnë së bashku për të arritur qëllimet e përbashkëta që ata kanë përcaktuar lirisht ashtuqë ato të, sepse liria zhbllokon talentet dhe krijimtarinë e të gjithëve”, ka thenë Mike Pompeo.

 

Sot, bota është prekur rëndë nga një prej krizave më të mëdha të shëndetit publik, të kohërave moderne, ka nënvijuar ai, duke shtuar se “Demokracitë, qeveritë autoritare dhe diktaturat po sfidohen njësoj nga pandemia e koronavirusit, por vetëm demokracitë janë të lira të debatojnë hapur se si të përgjigjen ndaj kësaj pandemie…Prioriteti i parë i regjimeve autoritare, nuk është shëndeti publik”, tha ai, “por mbrojtja e pushtetit të tyre. Ata nuk pranojnë t’u përgjigjen pyetjeve të vështira në lidhje me pandeminë.  Autoritarët mbjellin dezinformim, anashkalojnë grupet më të prekura, zgjërojnë masat e kontrollit dhe mbikëqyrjen masive, ndërkohë që edhe pezullojnë shtetin e së drejtës.  Njerëzit vuajnë kur drejtuesit e tyre janë përgjegjës vetëm para vetes ose ndaj partive që ata kontrollojnë”, ka thenë Kryediplomati amerikan, Pompeo në mesazhin e tij, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, 2020.

 

“Qeverisja demokratike nuk është e përsosur, por sigurisht është më e mirë se alternativat e tjera të qeverisjes. Shoqëritë demokratike respektojnë të drejtat e njeriut dhe janë më paqësore, më të begata dhe më të sigurta. Ne qëndrojmë pranë të gjithë atyre njerëzëve kudo, që kërkojnë të jetojnë të lirë, të sigurt dhe me dinjitet, me qeveri demokratike”, ka përfunduar mesazhin e tij, Sekretari Amerikan i Shtetit.

Rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e vitit 2007 u bën thirrje të gjitha qeverive anëtare që të dedikojnë programe kombëtare për promovimin dhe konsolidimin e demokracisë, në kujtim të 15 shtatorit, si Dita Ndërkombëtare të Demokracisë.  Fatkeqësisht, edhe kjo ditë kushtuar Demokracisë në botë, në vitin 2020, e gjenë politikën shqiptare, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, të ndarë e të përçarë. Pas 330-vjetë post-komunizëm, ende nuk bien dakort për rregullat e lojës, që kërkon demokracia e vërtetë.   Në vend që në trojet shqiptare të promovohet demokracia e vërtetë, atje vazhdon një ngërç politik me bojkote dhe mosmarrëveshje politike, nga të gjitha palët — nga një klasë politike që po i merr frymën zhvillimit të vërtetë demokratik dhe ekonomik të gjithë shqiptarëve.  Për më shumë, tepër shqetësues është fakti që ekstremistë të majtë të politikës shqiptare, po promovojnë, jo demokracinë e vërtetë, por shprehin nostalgjinë e tyre për regjimin diktatorial dhe për vet figurën e diktatorit famëkeq Enver Hoxha, si dhe për gjoja “meritat” e regjimit të tij.

 

Fatkeqësisht, kjo është një prej arsyeve se pse Shqipëria ka mbetur në vend numro dhe shumë mbrapa gjithë vendeve të tjera ish-komuniste.  Sepse politikanët dhe partitë që ata përfaqësojnë si dhe historianë/politikanë, me këmishë të bardhë e me kravata, — më të rrezikshmit për demokracinë, do i quante Ronald Reagan — nuk mund të ndahen nga sistemi komunisto-socialist majtist, edukimi dhe tradita e të cilit i ka brumosur ata dhe një pjesë të madhe të kësaj klase politike.  Duke refuzuar qqë të pakëmn të distancohen nga fryma e kësaj ideologjie majtiste mbytëse, e cila ka formuar karakterin e tyre autoritar politik, kjo klasë politike po ia kalon karakterin, mentalitetin dhe botëkuptimin e saj majtist-sllavo-komunisto-socialist edhe brezit të ri të politikanëve shqiptarë, si në Shqipëri ashtu dhe në Kosovë.

 

Në botën shqiptare sot — 30-vjetë pas shembjes së Murit të Berlinit — ka njerëz që përhapin dyshime mbi meritat e zhvillimeve demokratike duke promovuar ide majtiste dhe duke vendosur në pozita kyçe në qeveri, individë të brumosur, jo me ide të majta të një demokracie të vërtetë – themi të llojit të social-demokratëve perëndimorë, por individë që besojnë se e majta ekstreme i ka zgjidhjet për problemet e mëdha me të cilat përballen sot shqiptarët. Suksesi i një qeverie — e majtë ose e djathtë – është nëse ajo është e zoja të plotësojë nevojat bazë të qytetarëve të vet për një jetë normale dhe të sigurt, në liri dhe demokraci.  Në këtë pikë, qeveritë shqiptare të së majtës ekstreme, përfshir komunizmin për pothuaj gjysëm shekulli dhe qeveritë post-komuniste të 30-viteve të fundit – kanë dështuar mizorisht! Prova numër një: largimi i qindra mijëra shqiptarëve nga trojet e veta, që vazhdon edhe sot. Trashëgimia e kësja klase politike do të mbetet zbrazja e trojeve shqiptare due jo ndërtimi i një demokracie të vërtetë, pro-perëndimore.

 

Shpresa ime nuk ka qenë kurrë tek politikat majtiste, qofshin ato të “demokracisë” së sotëme 30-vjeçare, qofshin politikat diktatoriale majtiste të komunizmit 50-vjeçar, të “pushtetit popullor”.  Unë e kisha shpresën tek ai që unë mendoja se do të ishte brezi i ri politikës shqiptare, të rinjë e të reja, të rritur e të edukuar pas shembjes së komunizmit – sidomos ata që janë diplomuar nepër universitetet perëndimore. Sa i gabuar paskem qenë. Nuk dua të përmendi emra të këtyre politikanëve të rinjë sepse lista është e gjatë, por gjithkush i di se kush janë këta, të cilëve po u referohem. Por Ministrja e Arsimit e Shqipërisë, Besa Shahini si përfaqësuese e kësaj gjenerate e merr stafetën.  Kur Zonja Shahini u emërua për ministre, unë në të vërtetë e shikova si një hap pozitiv.  Një e re nga Kosova, shumë mirë thashë me vete, e edukuar në perëndim — megjithëse nuk e njihja.  Nuk di se cilat janë arsyet e largimit të saj nga detyra, por deklarata publike që bëri me bindje të thellë gjatë një interviste në televizion, se ajo ishte më majtiste se vet qeveria Rama dhe se edhe pas dorëheqjes do të vazhdojë të punojë për kauzat e majta, në Shqipëri dhe në Kosovë.  Thashë me vete e hangër dreqi edhe shpresën time në brezin e ri të shqiptarëve të edukuar në perëndimin e lirë dhe demokratik. Fatkeqësisht, edhe kësaj herë, më gënjeu shpresa se ky brez i ri mund të bënte ndryshimin epokal.

 

Në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, 2020 nuk e di nëse ky brez i politikanëve të rinjë shqiptarë është aq i korruptuar materialisht dhe politikisht sa janë padronët e tyre politikë në Tiranë dhe në Prishtinë.  Duket se këta politikanë të rinjë shqiptarë nuk kanë asnjë problem me uzurpimin e plotë të institucioneve qeveritare dhe shtetërore nga një grup ose parti e vetme.  Dhe ketë, pa pikë turpi e quajnë demokraci! Për fat të keq, shënjat janë se këta na qenkan po aq të korruptuar ideologjikisht dhe politikisht, sa edhe klasa politike që këta i shërbejnë — me krenari madje– si mbështetës/e të politikave majtiste eskstreme të shekullit të kaluar, për zgjidhjen e problemeve me të cilat përballet sot Kombi shqiptar – politika dhe ideologji këto të provuara dhe të pranuara tanimë si të dështuara, historikisht, anë e mbanë Evropës dhe botës. Në vend që të punoni për zbatimin e ideologjive tuaja të preferuara majtiste, të dështuara — për zgjidhjen e problemeve të shoqërisë shqiptare – përpiquni të pastroni politikën e korruptuar shqiptare, pjesë e të cilës jeni edhe ju, tani.  Në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë – para se të përcaktoheni si politikanë majtistë, pyesni veten se çfarë të mirash i sollën Kombit shqiptar politikat dhe ideologjitë e viruseve të huaja të politikave majtiste ekstreme që iu imponuan shqiptarëve për pothuaj një shekull!? “Demokracia mbetet aspirata e njerëzve në të gjithë botën sepse secili prej nesh dëshiron të jetë i lirë”, tha në mesazhin e tij Sekretari Amerikan i Shtetit, Pompeo në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë.  Mos kini frikë nga e ardhmja dhe mos tu mbajë peng e kaluara! 30-vjet pas shembjes së Murit të Berlinit, shqiptarët ende presin realizimin e ëndërrave të tyre shekullore për liri dhe për një demokraci të vërtetë!

KOLEKSIONI ARKEOLOGJIK I AT’ SHTJEFËN GJEÇOVIT, LUIGI M. UGOLINI DHE KUJTIMET E AT’ ZEF PLLUMIT Nga Prof.Dr.Lida Miraj

Kane kaluar disa vjet nga ndarja me At’ Zef Pllumin, me jetёn e veprёn e tij dhe personalisht e ndjej gjithnje obligim jo tё vogёl pёr tё shkruar disa rradhë për At’ Zefin, këtë Frat te mrekullueshëm. Duke përmendur At’ Zefin, natyrisht që do të shkruaj edhe për Fretёrit Françeskanё nё Shqipёri si edhe për lidhjen e tyre me arkeologjinё. Në këtë vazhdë dëshiroj tё shpreh njё nderim shumё tё veçantё pёr At’ Shtjefёn Gjeçovin, tё cilin do ta quaja themelues tё akeologjisё shqiptare dhe, pёr motive personale, nuk mund tё le pa permendur At’ Klement Miraj apo edhe babёn tim te nderuar, Fabian Miraj, pёr kontribute tё dhёna nё kёtё fushё.
Fretnit Françeskanё kanё qenё dhe janё dhe sot e gjithё ditёn shume tё respektuar pёr qёndrimet e tyre tё drejta jo vetёm pёr “Fe e pёr Atdhe”, por edhe pёr erudicion nё tё gjitha fushat e kulturёs. Kontributi qё ata kanё dhёnё nё kulturёn shqiptare ёshtё i pamohueshёm, pavarёsisht nga persekutimet e vazhdueshme qё kanё pёsuar gjatё shekullit te kaluar, duke filluar me vrasjen e At Shtjefёn Gjeçovit nё afёrsi te Prizrenit nё vitin 1930, apo mё pas me vrasjet, zhdukjet, torturat dhe persekutimet e Fretёnve Françeskanё gjatё viteve tё egra tё Komunizmit nё Shqipёri.
Duke u kthyer nё subjektin e kёtij shkrimi, i cili lidhet me Koleksionin arkeologjik, tё cilin At Shtjefёn Gjeçovi e pat mbledhur me shumë kujdes e përkushtim dhe qё ruhej nё njё nga ambientet e Kuvendit tё Françeskanёve nё Gjuhadol tё Shkodrёs, ёshtё e dhimbshme tё mendohet qё ky koleksion nuk ekziston mё, dhe kjo gjё datohet qё nё vitet e para tё regjimit komunist.
At’ Shtjefёn Gjeçovi jo vetёm kishte koleksionuar me dashuri e pasion te veçantё, por edhe kishte botuar njё pjesё tё materialit arkeologjik nё revistёn “Zani i Shna Ndout” nё maj-gusht tё vitit 1920. Nё kёtё botim ai prezantonte rёndёsinё qё kishte arkeologjia nё historinё e errёt tё Shqipёrisё dhe pёrshkruante gёrmimet qё ai vetё kishte mundёsuar. Koleksioni arkeologjik i At’ Shtjefnit ose i Fretёnve Françeskanё ishte mjaft i rёndёsishёm jo vetёm pёr cilёsine e materialeve qё ruheshin, por edhe pёr faktin se ato kostituonin shembuj unik gjetjesh nga nekropoli i Komanit, nga Laçi Sebastes, nga Shala e Dukagjinit, Kopliku, Postrriba, Mirdita, etj., apo edhe nga gjetje tё tjera rastёsore.
Nё vitin 1998, pas kthimit tim nga njё vit akademik Post Doktoratë, pёr Studime Bizantine nё Dumbarton Oaks, Washington D.C., une u mora me njё punё kёrkimore rreth veprimtarisё sё Misionit Arkeologjik Italian nё Shqipёri nё vitet 1924-1943.
Nё Arkivin Qёndror tё Shtetit ne Tiranë ndërmjet shumё dokumentave gjёndet nje letёr, nё tё cilin thuhet se mё 13 Korrik 1927, zoti Ugo Sola, Ministёr pranё Ambasadёs Italiane nё Tiranё, disa kopje tё librit tё parё , “Albania Antica”, tё arkeologut Luigi M. Ugolini, ja dhuronte me dedikime personaliteteve shqiptare pёrfshirё Rektorin e Jesuitёve dhe At Gjergj Fishtёn nё Shkodёr, At Shtjefёn Gjeçovin, i cili nё atё kohё ishte nё Kosovё, e tё tjerё. Njё nga kopjet e kёtij libri i ishte dёrguar edhe At’ Klement Miraj, famullitarit tё Rubikut, qё ishte edhe kurator i koleksionit arkeologjik tё Gjeçovit. Nё Arkiv ruhet letra me konsideratat e mendimet personale qё At’ Klementi i drejtonte z. Ugo Sola, pasi kishte lexuar me kujdes librin ‘Albania Antica’ I” tё Ugolinit.
Nё librin e Ugolinit njё vend mjaft tё rёndёsishёm zinte edhe pёrshkrimi i Seksionit Arkeologjik pranё Muzeut Historiko-Gjeologjik tё Jezuitёve nё Shkodёr, i Koleksionit Arkeologjik tё familjes Vlora ekspozuar nё pallatin e tyre nё Vlorё, si edhe pershkrimi i Koleksionit Arkeologjik te mbledhur me kujdes nga At’ Shtjefёn Gjeçovi.
Ugolini pёrshkruan (fq. 18): Questo sincero discepolo di San Francesco è una di quelle persone che, seguendo una nobile tendenza insita naturalmente nel proprio animo, nei pochi momenti di libertà si dedica con fervoroso ed illuminato trasporto verso tutto quanto costituisce argomento o sussidio per lo studio della storia del suo paese. E poichè gli avanzi archeologici più lo attraggono, egli non solo li raccoglie e custodisce con amorosa cura, ma cerca anche d’interrogarli intelligentemente.
Luigi M. Ugolini, nё botimin e tij, falenderon At’ Shtjefnin, qё me bujari ja kishte ofruar tё gjitha objektet e koleksionit pёr studim, gjatё vizitave tё tij nё Shqipёri nё pranverё e vjeshtё tё vitit 1924, dhe i pёrshkruan ato me detaje duke nёnvizuar se ndonёse koleksioni nuk ishte i shumtё nё numёr, ishte shumё i rёndёsishёm si pёr cilёsinё e objekteve qё ruheshin, ashtu edhe pёr faktin se nё shumё raste ishin shembuj unik tё llojeve qё ai vetё kishte parё dhe nёnvizon se tё gjitha objektet vinin nga zonat qё ai i quan zemra e Shqipёrisё. Nё menyrё tё pёrmbledhur, sipas pershkrimit te detajuar te Ugolinit, koleksioni kishte objekte prehistorike si çekiçё guri, sёpata hekuri dytehёshe, sёpata te ashtuquajtura shqiptaro-dalmate; vazo tё vogla qelqi e vazo qeramike tё periudhёs helenistike, fibula bronzi tё periudhёs romake; perla me pastё xhami, vathё, unaza, si edhe monedha tё periudhave tё ndryshme. Interesante ishin edhe disa objekte tё antikitetit tё vonё nga nekropoli i Komanit, tё cilat kishin shenjёn e kryqit, gjё qё lidhej me prezencёn e herëshme Krishtёrimit nё kёto treva. Sipas Ugolinit banorёt e zonёs sё Komanit krijonin objekte speciale me simbolin mё karakteristik tё besimit tё tyre, dhe lejonin formula tё veçanta si pёr tё treguar qё nuk dёshёronin tё ishin tё trajtuar si paganё. Nё fakt nuk dihet me saktёsi se kur Krishtёrimi u pёrqafua nga banorёt e kёtyre zonave tё thella, por të dhënat ngaburimet historike thonë shumë qartё se Durrёsi e Salona ishin dy portat kryesore tё pёrhapjes sё Krishterimit nё Ballkan. Për pasojë dekorimi me simbolet e Krishtera nё Antikitetin e vonё tregon se kishte kohё qё popullsia e këtyre trevave kishte pёrqafuar Krishtërimin.
Ndёr fragmentet arkeologjike tё koleksionit tё At Shtjefnit veçohej njё unaze e madhe ari me njё gur sipёr, e cila ishte e dekoruar dhe ruhej mjaft mirё. Unaza ishte gjetur nё njё Tumё nё Kodёr Bogez, pranё Laçit te Sebastes. Kishte diametёr tё brёndёshёm 17 mm, lartёsi 32 mm dhe datohej nё shek VII. Ndёrsa guri ornamental, sipas pёrshkrimit tё Ugolinit, dukej qё ishte mё i hershёm dhe datohej i periudhёs romake.
Ugolini nё botimin e tij tё parё pёrshkruan edhe Ekspozitёn Missionare tё Vatikanit nё vitin 1925 ku Shqipёria paraqitej mjaft mirё me materiale etnografike dhe arkeologjike, por nuk janё tё pёrshkruara materialet etnografike nga koleksioni i At Shtjefnit, gjithashtu pjesё e ekspozitёs.
Koleksioni arkeologjik i At’ Shtjefёn Gjeçovit nuk gjёndet mё dhe nuk dihet se ku ka pёrfunduar. Nuk gjendet as koleksioni i tij etnografik. Nuk gjendet mё as koleksioni i Jezuitёve nё Shkodёr, dhe as Koleksioni Arkeologjik i familjes Vlora.
Qё nё krye tё librit te tij ‘Rrno vetem per me tregue’, At’ Zefi (fq. 24) shkruan: ‘Nё fillim tё dhjetorit 1944, ia behi nё Kuvendin Françeskan tё Gjuhadolit nji grup i randёsishem prej 7-8 vetash, i shoqnuem prej Kolё Jakoves; thuhej se ky grup kryesohej prej Nako Spirut. Prunё me vedi shumё urdhnesa, si mbylljen e revistёs kulturore HYLLI I DRITËS, si edhe tё gjitha revistave tё tjera fetare Zani i Shna Ndout, Zgjimi i djelnmise, Bijat e Zojёs, etj. Urdhnonin mbylljen e shtypshkronjes si edhe tё gjitha shoqatave fetare. ”Vizituen” edhe Bibliotekёn e Muzeun e At Shtjefёn Gjeçovit. Kola kёrkoi unazёn e Gjeçovit. Kёshtu thirrej njё unazё antike, me gjasё e shek. I, arit, punim i dyfishtё me mjeshtri tё madhe, qё kishte nji gur tё naltё joproporcional me unazёn….. Ndёrkaq Kola e muer dhe lёshoi njё leter-vёrtetim.’
At’ Zefi në një paragraf mё poshtё (fq. 24) tregon se: ‘Gjatё muejve janar-shkurt 1945 masat e terrorit erdhёn tue u randue….. Nji mёngjes u gjet i rrethuem prej partizanёve edhe Kuvendi Françeskan i Gjuhadolit. Ishte kontrolli i parё. Na mblodhёn tё gjithёve ndёr dhomat e pritjes dhe, ndёrsa bahej kontrolli vetjak, partizanёt e tjere vёrshuen me turr nёpёr koridoret e dhomat e Kuvendit. Mbas 4-5 orёsh, kur kontrolli mbaroi dhe na lanё te lire me u kthye, pamё se gjithshka ishte permbysё. Ishin marrё tё gjitha makinat e shkrimit, çiklostilat, radiot, dylbitё, aparatet fotografike. Nё Muzeun e At Shtjefёn Gjeçovit kishin marrё tё gjitha armёt antike tё punueme me argjend, si edhe armёn tё cilёn ai e kishte gdhendё e zbukurue me dorёn e vet. Natyrisht qё nuk i gjetёm mâ as shumё orendi tё bukura e tё vogla….. Kёto lloj ”kontrollesh” u banё system veprimi pёr tё gjithё qytetin e Shkodrёs dhe tё gjitha pasoheshin me arrestime tё shumta. Kuvendit tonё iu pёrsёritёn shpeshherё’. At Zefi (fq. 75) shton se ‘…ne 14 Nandor 1946 Kuvendi Françeskan i Gjuhadolit u gjet i rrethuem qё nё orёt e para…. Para orёs 8 erdh oficeri Dul Rrjodhi me njё skuadёr ushtarakёsh…. Duli i kishte marrё nё dorёzim tё gjitha çilsat e Kuvendit, jo vetёm tё hymjes e daljes, por edhe tё gjitha zyrave, ashtu tё Arkivit, tё Muzeumit, tё Bibliotekёs, te Odёs-Muzeum tё Fishtёs, tё ambienteve tё tjera tё kulturёs e çlodhjes, ashtu edhe çilsat e odave tё Fretёnve qё ishin nё burg.’
Dhe bashkё me objekte, libra, apo dokumenta tё tjera me shumё vlerё, pronё e Provincёs Françeskane, u zhduk edhe koleksioni me objekte arkeologjike i mbledhur me shumё kujdes nga At Shtjefni, i ruajtur po me aq kujdes nga tё gjithe Fretnit Françeskanёe dhe i vlerёsuar nga studiuesit e kohёs.
Letёr-vёrtetimi i lёshuar pas marrjes sё ndonje objekti apo marrjet pa letёr-vёrtetim nuk dёshmuan asnjёherё se ku pёrfunduan objektet arkeologjike e etnografike tё mbledhura e tё ruajtura me shumё kujdes e dashuri, dhe tё ekspozuara nё njё nga ambientet e Kuvendit tё Françeskanёve nё Gjuhadol.
At’ Zefi shpesh diskutonte rreth arkeologjisё dhe mua, pas njё experience relativisht tё gjatё pune nё kёtё fushё, gjithmonё mё çudiste fakti se ai jo vetёm qё kishte lexuar shumё pёr arkeologjinё, por dinte tё diskutonte me detajet e njё profesionisti.
Nё këtë pёrvjetor tё humbjes sё At’ Zefit ndjejmё shumë dhimbje qё ai nuk ёshtё ma, ndjejmё respekt e krenari pёr gjithshka bёri e gjithshka na la. Nderojmё kujtimin e At’ Zefit pa harruar dhe kujtimin e tё gjithё Fretёnve Françeskanё, te ‘Atyne qё vdiqёn njerz, atyne qё qёndruen njerz gjatё asaj periudhe tё vёshtirё…….’.
Para se tё pёrfundoj kёtё shkrim do tё dёshёroja tё citoja dedikimin qё At Zefi mё ka shkruar nё librin e tij: Zojës Lidia Miraj, tue perkujtue edhe baben e saj, shok i fёmijnisë sime, gjithashtu pёr nderim të veçantё pёr punimet e saj nё lamin e arkeologjisё shqiptare.
Faleminderit me gjithe zemёr Pater Zefi!
Gjej rastin ketu tё përshëndes e falenderoj nё mёnyrё tё veçantё Provincёn Françeskane tё Zojёs Nunziatё nё Shqipёri, të gjithë Fretnit pa përjashtim si edhe Ministrin Provincial te kësaj Province, At’ Gazmend Tinaj. Përshëndes gjithashtu me shumë mirënjohje edhe At’ Konstantin Pistulli, qe është sot i vetmi Frat, që ka mbijetuar nga brezi i At’ Zefit, At’ Ambroz Martinit, etj., nga brezi i atyre nxënësve mrekullueshëm të At; Gjergj Fishtes, At’ Anton Harapit, etj., brez nga i cili vetëm pak arritën t’i mbijetojnë atij regjimi shumë të egër.
7 komente

  SHANTAZHIMI KRIM QË PJELL KRIMIN – Nga IDRIZ ZEQIRAJ

 
     Popujt me traditë shtetërore, kanë përkujdesje të veçantë në përzgjedhjen e kuadrove të institucioneve të shtetit. Familjet e mëdha, familjet elitë të kombit, kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë parësi besueshmërie. Andaj edhe janë ruajtur e trashëguar mbretëritë.
     Edhe kombi ynë, qoftë edhe nën pushtimin e të huajve, Familjet e Mëdha, kanë ruajtur qenien kombëtare, si dalëzotës të vendit. Koha ka dëshmuar se përgjegjësia e tyre për kombin, Atdheun, ka qenë përkushtuese. Njëra syrësh ishte Familja Zogolli, e cila daton si familje elitare, që nga shekulli i 14-të, si familje oxhak dhe bajrak. Si e tillë ajo u dëshmua edhe në gjysmën e parë të shekullit 20-të.
     Jo rastësisht, Zogollët, babë e bir, u ndodhën në krah të Ismail Qemalit, në Vlorë, në ditë-ngritjen e Flamurit dhe shpalljen e Pavarësisë të Shqipërisë, në nëntorin e 1912-ës. Që nga nisma e Luftës së Parë Botërore 1914 dhe deri në vitin 1920, nga Shqipëria e Pavarësisë, nuk kishte mbetur asgjë. Shteti ishte zhbërë, sikur të mos kishte ekzistuar kurrë.
     Ishte, pikërisht, Ahmet Zogu, krahu i djathtë i Sulejman Delvinës, ai që nismoi themelimin e mirëfilltë të shtetit shqiptar, në Kongresin e Lushnjës më 1920, duke ngulmuar e fituar resorin e ministrit të Brendshëm. Që këtej, karriera e tij shkon në ngritje: kryeninistër dhe më 1928 Asambleja Kombëtare e Shqipërisë e shpallë Mbret të Shqiptarëve.
     Pas Luftës së Dytë Botërore, murtaja komuniste zëvendësoi fashizmin, në Shqipëri dhe Kosovë. Me terror e krime ndaj popullit, pushteti dhunues përmbysi gjithçka nga tradita. Familjet e Mëdha, nderi i Shqipërisë ndër shekuj, u dhunuan përgjakshëm. Në mes tyre edhe: Zogollët, Frashërllinjtë, Vlorjanët, Arapët, Koliqët, Gurakuqët, Topallajt, me sivëllezërit e tyre, që ishin krenaria e kombit u vranë, u burgosën, u internuan, emigruan përjetësisht. Bythëlaskuriqët e baltosën dhe përtokën Shqipërinë, e cila, edhe pas tre çerek shekulli, nuk po arrinë të ringritet, duke mbetur mjeranja e Ballkanit!
     Njëjtë ndodhi edhe në Kosovë, gjatë dhe pas luftës. Këlyshërit e ideologjisë satanike staliniste-enveriste, për ta marrë pushtetin me dhunë, vranë disa nga luftëtarët luftëbërës, të tjerët në tentativë vrasje, i plagosën, në të shumtën e rasteve, goditën Familjet e zëshme e fisnike atdhetare si: të Zhilivodëve-Krasniqi të Vushtërisë, Zemajve të Strellcit, Polluzhëve të Drenicës, Bajraktarit të Llaushës, Hamitëve të Llapit, Gashi-Veliu të Podujevës dhe shumë qindra familje të tjera, deri ke Familja Institucion Rugova.
     Flirtet e Hashim Thaçit me Sigurimin Sekret freng, në Zyrih, u hetuan dhe u denoncuan nga shokët e tij të LPK-së. Kjo lidhje konspirative u reflektua në përpjekjen për ta sabotuar Marrëveshjen në Rambuje. Pjesëtarë të Delegacionit, madje, edhe ata afër Thaçit, thonë e ngulmojnë se “po të dëgjohej Hashimi, Kosova mbaronte më 1999 në Rambuje!” Akuzë e rëndë kjo, deri në tradhti!
     Sabotimi, protestë-thyerjet, për Veriun e Mitrovicës, me gënjeshtra e mashtrime, me premtime boshe, për popullin e Kosovës, për ta pranuar në heshtje shpopullimin e shpronësimin e atij territori jetik për Kosovën, i bëri Hashimi me partiakët e tij! Kjo përndjekje masive, e shqiptarëve, nga vatrat e tyre, nuk i bëri fare përshtypje dhe nuk bëri asgjë, për t`i rikthyer në shtëpitë e tyre. Ishte heshtje aprovuese! Ndërkohë që goditi, deri në përgjakje e burgim, – aktivistët e Vetëvendosjes” – dhe të tjerët.
     Pranimi i “Zajednicës” më 2012; i “Demarkacionit” me Malin e Zi; konspiracionet me priftin Janjiç dhe Serbinë të Hashimit më 1914, qoftë për diametrin e eksteritorialitetit tokësor në pronësi të Manastirit të Deçanit, përfshi edhe devijimin fatal të rrugës, të aktualizuar, së fundi, me fillimin e ndërtimit të rrugës Deçan-Plavë, janë pjellë e shantazhimit të Hashim Thaçit, që nismojnë në vitet `90-a, për të vazhduar deri me sot.
     Sot presidenti i shantazhuar Hashim Thaçi, në konferencën për media, i la pa frymë shqiptarët e kudondodhur dhe opinionin e përbotshëm. Ai u bëri thirrje atyre, të cilët e kanë akuzuar atë, “për thika mbi hartën e Kosovës”, përkatësisht, ndarjen e saj, t`i kërkojnë falje publike atij dhe qytetarëve e kombit për shpifje!” Një cinizëm dhe provokim, sa i guximshëm, aq edhe i pafreshëm!
     Hashimi me lëvriçkën Editë (Tahiri), me porosi të Serbisë, konspirativisht, fshehtazi nga institucionet shtetërore dhe populli, e hapën dialogun politik, përfshi edhe territorin, duke bërë “be e rrëfe”, se po bëjnë vetëm dialog teknik!? Një mashtrim dhe falsifikim i rëndë.
     Projekti: thikat, ndarja ishte faktike. Këtë e dëshmojnë analistët elitë të mediave amerikane dhe botërore: Tim Judah, Daniel Server, Eduard Joseph, David Phillips, Burns si dhe mediet më prestigjioze, të shkruara dhe elektronike botërore.
     Fundazi, këtë e ka pranuar edhe vet Presidenti amerikan Donald Trump, i cili e akuzoi për konspiracion për projektin e ndarjes të Kosovës, deri në shkarkim, kuadrin e tij të lartë, John Bolton.
     Janë, pikërisht, të akuzuarit e Hashimit, ata që stopuan tradhtinë shtesë të tij, Edvin Ramës dhe të matrapazëve të tjerë të sojit të tyre.
     Përmasat e e shantazhimit të Hashimit, nga Beogradi zyrtar, i shpërfaqi këshilltari i tij, Baton Haxhiu, kur shpalosi tri pikat e marrëveshjes me Serbinë, të cilat, realisht, ishin të shefit të tij – Hashim:
1) Veriun e Mitrovicës ta marrë Serbia;
2) Zhbërja e Gjykatës Speciale;
3) Falja reciproke të krimeve të luftës, me arsyetimin, gjakftohtë e kriminal, aludues, se “punë e madhe”, që janë vrarë disa mijëra njerëz, krejt të pafajshëm, gjatë dhe pas luftës!

Ruhuni nga “marrëdhëniet e shkëlqyera” me Greqinë! – Nga SHABAN MURATI

Marrëdhënie të shkëlqyera Shqipëria ka patur me Jugosllavinë, kur ishte satelite e saj. Marrëdhënie të shkëlqyera Shqipëria ka patur me Bashkimin Sovjetik, kur ishte satelit i tij. Marrëdhënie të shkëlqyera Shqipëria ka patur me Kinën, kur ishte satelite e saj.
Në mbrëmjevonën e 15 shtatorit kryeministri shqiptar, pas një darke intime në Athinë me kryeministrin grek, nuk dihet pse shpërtheu në një patetizëm enokulturor dhe deklaroi në emfazë se marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë janë të shkëlqyera. Se si mund të shkëlqejnë marrëdhëniet me shtetin, që rivendikon detin tënd dhe territorin tënd, që mban në fuqi ligjin e luftës me Shqipërinë 75 vjet pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, që nuk njeh çeshtjen çame, që kërkon autonominë e “Protokollit të Korfuzit” për minoritetin grek, që të ka grabitur ujrat e Vjosës, që në tetor 2019 abstenoi në samitin e BE kur votohej për hapjen e bisedimeve të Shqipërisë me BE, etj. këtë paradoks vetëm udhëheqës raja dhe shtete raja mund ta besojnë.
Shqipërisë i duhen marrëdhënie normale me shtetet fqinjë, për “të shkëlqyerat” nga tremb historia jonë kombëtare.
Të dashur shqiptarë, ruhuni nga “marrëdhëniet e shkëlqyera” me Greqinë!

Hebrenjtë krijues të shtetit të Dardanisë – arabët- palestinezë mohues të tij – Nga Gani Mehmetaj

“Hebrenjtë e Amerikës e krijuan Dardaninë”, shkruajnë mediet kroate. Hebrenjtë e Amerikës që ishin në kreun e shtetit amerikanë dhe që ishin lobi më i fuqishëm pro shqiptarë, u angazhuan që nga fillimi dhe e binden Stejt Departamentin dhe të gjitha instancat e shtetit amerikanë se Dardania duhet të shpëtohet nga gjenocidi serbë dhe duhet të bëhet shtet i pavarur.
Hebrenjtë e Amerikës nuk hoqën dorë nga mbështetja ndaj vendit tonë në asnjë qastë, nuk e patën asnjë mëdyshje, ishin këmbëngulës, parimor dhe të pathyeshëm, ashtu si është gjeni i tyre i fortë, që e ndriçoi botën.
Kur “palestinezët” që mbështesnin krimet serbe në Dardani, ndërsa refugjatët shqiptarë vërshonin si lumë nëpër botë, kryeministri izraelit Netanjahu i priti në mënyrë madhështore refugjatët shqiptarë që shkuan në Izrael. Pritje më të ngrohtë deri në lot, nuk ka bërë asnjë shtet tjetër.
Izraelitët e kuptonin dhe e ndjenin deri në palcë tragjedinë e shqiptarëve. Shumë herë gjatë historisë mu si shqiptarët, madje edhe më rëndë, kishin kaluar nëpër drama deri në shfarosje. Dy kombe të vogla që i përplasi keq historia. Por fatkeqësia e përbashkët na afroi.
Sjelljet e Izraelit dhe të arabëve të Palestinës ndaj shqiptarëve ndryshonin shumë në të kaluarën, ndryshojnë shumë edhe sot. Serbia dhe Jugosllavia, kur ishim nën okupimin e tyre, na e shpërlanin trurin dhe na mësonin se si duhet ti duam palestinezët arabë, kurse ti urrejmë izraelitët. Dhe një pjesë e kopesë ashtu mendonin.
Me urdhër të Beogradit sa herë na kanë nxjerrë në demonstrata në shkollë fillore e të mesme që të dënonim “okupatorin izraelitë”, ndërsa palestinezët betoheshin në kokën e Titos e të Jugosllavisë, më vonë nisën ta adhuronin edhe Milosheviqin.
Kur Jasar Arafati i ofroi strehim kriminelit Milosheviq, kryeministri Netanjahu e kërcënoi se do ta arrestonte po e kapi. Kur Izraeli na mbronte në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, duke e kritikuar ish- Jugosllavinë për vrasjet dhe diskriminimin ndaj shqiptarëve, shtetet arabe e mbronin Jugosllavinë dhe e mbështesnin Beogradin në krime.
Kur Izraeli dhe kryeministri Netanjahu tha se do ta pranojë Dardaninë, zyrtarët e Palestinës kaotike u betuan se kurrë s’do ta pranojnë Dardaninë. “Kosova është Serbi” e përsëriste si papagalli ambasadori palestinezë në Beograd.
Hebrenjtë, duam t’ia përkëdhelim sedrën vetës, na e kthyen borxhin, sepse ishim i vetmi komb në Evropë që i shpëtuam brenda mundësive tona, i strehuam dhe i trajtuam sipas traditave shqiptare. Nuk ishte vetëm Kanuni ai që na obligonte ti mbronim hebrenjtë, por ishte edhe burrëria (miku në shtëpi), dhembshuria, mirëkuptimi dhe fati i përbashkët.
Njohja e ndërsjellë Izrael-Dardani është ngjarja historike, hapja e ambasadës sonë në Jerusalem, qytetin historik të hebrenjve, është ngjarje që do të mbahet në mend.
Dhe këtu do të nis një epokë e re e marrëdhënieve Dardani-Izrael. Izraeli është shembull i shtetit të vogël e të fuqishëm. Izraeli është njëri ndër shtetet më të fuqishme ushtarake, ekonomike dhe shkencore. Izraeli ka mundësi të na ndihmojë në ekonomi, në forcimin e ushtrisë, të trajnoj disa qindra ushtarë tonë vit për vit në shkretëtirën e Negevit dhe ti bëjë burra sepse me bakllava turke e me “yrysh, byrysh” të kazermave anadollake nuk bëhen as ushtarë, as burra. Izraeli ka mundësi të trajnojë ekspertët tanë atje dhe të dërgojë ekspertë të tyre këtu. Shërebimin e fshehtë mund të na e bëjë më të shkathin jo vetëm në rajon.
Sikur ti kemi mendtë në kokë, Dardania shpejt do të bëhet njëri ndër shtetet e fuqishme të rajonit, kështu që nuk do ti druhet askujt dhe do ta sfidoj miljeniumin e tretë me ekonomi, shkencë dhe mbrojtje. Do të bëhemi Izrael i Gadishullit Ilirik në të gjitha lëmenjtë, pra edhe paqeruajtësi i rajonit
Për shqiptarwt trushpërlarët tw kohës së Titos që e donin Palestinën pa izraelitë, apo për bijtë e bijat e tyre të marrë e të verbër që mendojnë njëjtët si prindërit dritëshkurtër, nuk dua të shpenzoj fjalë.

Send this to a friend