VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Piloti i parë i Kosovës, historia e tij si dëshmitar i një masakre qysh në fëmijëri

By | October 26, 2020
blank

Komentet

blank

“Varret në Kosovë janë akoma hapur, sa turp për ty Shqipëri” – gazetarja shqiptare reagon për ftesën për Bregoviqin

Gazetarja nga Shqipëria, Fatma Haxhialiu, ka reaguar pas lajmeve se në Festën e Birrës që do të mbahet në Korçë, pritet të këndojë këngëtari nga Serbia, Goran Bregoviq

Haxhialiu ka shkruar në Facebook se artistët matin çdo fjalë, sepse njerëzit nuk falin dhe së është publiku që e mban gjallë një artist.

“Sot, ne bote cancel culture,  ku fansat anullojne koncerte dhe kompani gjigande prishin kontratat e imazhit me personazhe te medhenj, kur keta te fundit prekin qofte dhe me batute nje komunitet te caktuar, eshte gjeja me normale! Sot me shume se kurre vleresohet me shume “te qenit njeri” perpara te qenit artist! Sot, artistet masin mire cdo fjale, sepse njerezit nuk falin!!! Njerezit ashtu sic e ngrejne, ashtu dhe mund ta fundosin nje artist, sepse artisti nuk jeton dot pa publik, merr fund!!!”, ka shkruar ajo.

Haxhialiu ka përmendur edhe rastet e fundit kur në Shqipëri u dëgjuan këngët e këngëtares serbe Ceca, derisa për Bregoviqin ka shkruar se ftohet për të trazuar ujërat ‘Kallashnikovi i preferuar i shkjaut’.

“Nderkohe … ne Shqiperi luhet Ceca e Arkanit dhe ftohet per te trazuar ujerat Kallashnikovi i preferuar i shkjaut!!! Ka do zera qe flasin per art e se arti nuk ngaterrohet me politike, artin degjojani ne arena te tjera sa t’ju doje qejfi, po boll provokuat debate te liga qe ende lendojne plaget si dje! Sa kohe nje artist nuk distancon artin e vet nga politika, atehere dhe arti i tij eshte po aq i felliqte!!!!”, ka shkruar gazetarja nga Shqipëria.

Tutje, Haxhialiu thotë se varret në Kosovë janë ende të hapura dhe se nënat e bijve të zhdukur gjatë luftës janë ende gjallë.

“Varret jane akoma hapur, nenat e bijve te zhdukur pa varre jane ende gjalle, viktimat e perdhunimit, jetimet, te gjymtuarit po ashtu… sa turp per ty Shqiperi! E per t’ju kthyer kultures cancel, une i kisha lut vellezerit e motrat e Kosoves te anullonin cdo pushim e cdo shpenzim ne nje vend, qe jo vetem nuk i respekton, por i ngul thiken ne plage ne menyren me te neveritshme!!!”, ka shkruar Haxhialiu.

Gazeta Express sot ka kontaktuar Bashkinë e Korçës e cila është organizatore e Festës së Birrës.

Nga Bashkia kanë deklaruar se këngëtarët propozohen nga një kompani që merret po ashtu me organizimin e festës, por aprovimi apo jo i tyre, i takon Bashkisë.

“Bashkia është organizatorja e festës së birrës, pjesa e kontraktimit të këngëtarëve është një marrëveshje që kemi me një kompani e cila na sugjeron se cilët këngëtarë mund të marrim. Patjetër, aprovimi kalon nga Bashkia, por këngëtarët propozohen, pra pjesa e organizimit të shoë-it, propozohet nga një kompani e kontraktuar. Ne faktikisht akoma nuk e kemi promovuar dhe nuk kemi nxjerrë materiale promocionale sa i takon kësaj pike. Nuk e kemi aprovuar akoma. Varet prej nesh”, ka deklaruar për Express Larisa Katundi, nga zyra për media e Bashkisë së Korçës.

Megjithëse nga organizatorët tashmë është bërë e ditur se Bregoviç pritet të jetë në Korçë, Katundi tha se nuk e di ende nëse është konfirmuar pjesëmarrja e tij.

“Nuk e di të them të drejtën, sepse organizatorët e festës e dinë këtë gjë dhe normalisht duhet pyetur ata që e menaxhojnë festën, unë merrem vetëm me pjesën e promocionit, kështu që nuk e di, akoma nuk na kanë dhënë ndonjë sinjal nëse do të jetë apo jo”, ka deklaruar ajo.

E pyetur nëse Bashkia e Korçës është në dijeni për reagimet që janë bërë në Kosovë pas lajmit se Bregoviç pritet të këndojë në Korçë, Katundi tha se kjo nuk është hera e parë që ai vjen në Shqipëri.

Ajo deklaroi se kjo çështje po trajtohet më shumë politikisht sesa artistikisht, pasi sipas saj, Festa e Birrës nuk ka lidhje me politikën dhe s’ka lidhje me respektimin e politikave,

“I kam lexuar portalet dhe e di që në fakt është kontestuar dhe është diskutuar shumë kjo pjesë. Por nuk është hera e parë që ai vjen, sepse ai ka bërë dhe një koncert në vitin 2006 në Tiranë, kështu që nuk është hera e parë që ai po vjen në Shqipëri, dhe jo vetëm në Shqipëri por në gjithë botën ka qenë. E di që është kontestuar kjo, e di që është diskutuar, por besoj se trajtohet më shumë politikisht sesa artistikisht, në fund të fundit Festa e Birrës është një festë që nuk ka lidhje me politikën, është art dhe nuk është se ka lidhje me respektimin e politikave”, ka deklaruar Katundi.

Ndryshe, lajmi se Bregoviç pritet të performojë në Korçë ka ngjallur shumë reagime në Kosovë, për shkak të qëndrimeve të tij anti-shqiptare dhe këngëve të tij që janë cilësuar si inspirim i ushtarëve serbë gjatë luftës në Kosovë./GazetaExpress/

blank

Nga Petro Marko te Malëshova, të majtat që nuk fituan përballë komunizmit”, historianët: Idealistë e utopistë, përndjekje e burgje për kundërshtarët e regjimit

10 figura të së majtës zbardhin versionin e të majtës që humbi para komunizmit. Nga mbrojtja që i bëri Lenini Shqipërisë te zhgënjimi i madh me Zogun e nevoja për ndryshim të vendit, nxiti një pjesë të madhe të figurave të vendit të përqafonin komunizmin.

Sonila Boçi, Ana Lalaj, Edon Qesari, Ilir Kalemaj, Hamit Kaba dhe Dorian Koçi flasin për studimet mbi Musine Kokalarin, Kosta Çekrezin, Isuf Luzajn, Isuf Kecin, Petro Markon, Zef Malen, Sejfulla Maleshoven, Skënder Luarasin, Tajar Zavalanin, Xhavid Qesjen, duke zbardhur udhëtimin e tyre nga e majta, utopiste, social demokrate a komuniste drejt urrejtjes për komunizmin si ideologji mbytëse për vendin dhe kthimin e tij në sistem xhelatësh, e gjithaq idealizmin e pafund.

Projekti që erdhi si bashkëpunim mes Autoritetit të Dosjeve dhe Fondacioni “Friedrich Ebert” dhe një grupi historianësh synon zbardhjen e figurave historike, qëndrimeve dhe jetës se tyre në raport me regjimin duke u bazuar në dokumente.

Sonila Boçi thotë se përzgjedhja e 10 figurave të së majtës qe e vështirë, ndërsa Ilir Kalemaj tregon se e majta nuk nisi me komunizmin ne vend. Ai ndalet te të majtat utopike, nacionaliste, trockiste.

Mandej, Boçi flet për kriteret përzgjedhëse te personazheve, që jetuan në 3 kohë duke shmangut komunistët që kishin pushtet si dhe arsyet pse komunizmi gjeti përkrahje.

Edon Qesari thekson detajet e jetës dhe luhatjet e Petro Markos si komunist si antifashist dhe ato të Zef Males, ndërsa Ana Lalaj thotë se të djathtët e të majtët i ndante motivi i pushtetit. “E majta ishte përgjegjëse për luftën dhe ka disa arsye se pse s’u ndal komunizmi. Maleshova e quajti komunizmin një bandë terroristësh”, thotë ajo duke vënë në dukje ndarjet mes komunistëve që në fillim të pushtetit.

Edon Qesari vëren ngjasimet e dasitë e Markos dhe Males, nga idealizmi te zhgënjimi, nga lufta e Spanjës te grupet e para komuniste. Për Hamit Kaben, Zavalani nga stalinist u bë socialdemokrat, ndërsa Çekrezi ishte i qartë ne bindjen e tij antikomuniste.

Për Ilir Kalemajn, filozofi Isuf Luzaj që themeloi Ballin dhe Socialdemokraten, ishte i majtë. Ai vë në dukje se raportimet për Luzajn, ka pasur shumë përndjekje edhe në SHBA.

Dorian Koçi thotë se Musine Kokalari ishte personazh kompleks dhe ndjekëse e Sami Frasherit. Ajo ndjek parimet e filozofisë së Volterit. Sonila Boçi pohon se Luarasin nuk e bëri komunist marksizmi, sepse Skënder Luarasi nuk u përkiste grupimeve te se majtës. “Luarasi ishte kundër regjimit për historinë e Kadarenë”, thotë ajo.

Ana Lalaj e aktualizon mësimin e historisë kur thotë se ata personazhe janë shembuj, sepse sot nuk ngrihen njerëz kundër banaliteteve të kohës.

blank

Pushime të mbara Madam Ambasador! Shqiperia po digjet nga zjarret, plehrat, emigrimi! – Nga ALBA KEPI

Pushime te mbara Madam Ambasador!
Ne Shqiperi, u krye sic thoni, stervitja me e madhe amerikane ne Ballkan pas Luftes se Dyte Boterore, por nga keto baza ushtarake nuk u mundesuan ne kohe e as ne mjete mbrojtja e jetes, tokes e shtepive te mberthyera nga flaka. Do mjaftonte nje avion me uje e nje skuader ekspertesh.
Pushime te mbara Madam Ambasador!
Po, Shqiperia ndjek rrugen per te rimekembur vendin nga termeti i 2019, por nderkohe po neperkemben shqiptare te tjere, pronare trualli e banesash qe po prishen per te ndertuar fshatra termetesh.
Pushime te mbara Madam Ambasador!
Zgjedhjet e 25 prillit sic thoni, “nuk qene te persosura e problemet do sherbejne per te siguruar standarte te larta ne zgjedhjet e ardhshme”, por nderkohe shqiptaret po presin te zbardhen pergjegjesit qe ia transformuan voten. Pa njohur autoresine e tyre si mund te kuptojme e pretendojme sigurine e standartit te se ardhmes?
Pushime te mbara Madam Ambasador!
Per ju reforma ne drejtesi po jep rezultate reale, per ne, e verteta eshte se Shqiperia vazhdon te klasifikohet ne raporte boterore si vend me nje korrupsion te larte, rryshfet institucional e nen kontroll te krimit. Numri i operacioneve financiare te dyshuara per e nga Shqiperia per riciklim parash te pista eshte ne rritje me shume se kurre, e trafiqet ilegale jane burimi i tyre.
Pushime te mbara Madam Ambasador!
Se fundmi keni futur ne fjalorin tuaj fjalen komunizem. Po na perdorni Dear Ambassador, po perdorni dashurine amerikane qe kane shqiptaret antikomunist, qe me Zerin e Amerikes ndertuan shpresen deri ne rrezimin e diktatures.
A e dini kush jane komunistet shqiptare, pinjolle te familjeve te krimineleve qe moren jete, burgosen, persekutuan e grabiten me mijera jete, shume prej tyre sot ende pa varr e mjaft prej tyre gra e femije? I keni ne krah cdo dite ne takime fotografike, selfie miqsh, darka e dreka private. I gjeni ne drejtimin e institucioneve me kyce, ne poste diplomatike, ne kolltuqe nga ato me te paguarat nga shteti e ente nderkombetare. Hidhini nje sy please, per pak minuta mund te gjeni shume me teper te verteta se kaq!
Pushime te mbara Madam Ambasador!
Shqiperia eshte vend pjellor me uje e burime natyrore qe duhet te sillinin frutat madhore te pasurise se saj ekonomike, por sot gjendemi akoma duke uruar perfundime hidrocentaralesh, e zemra e Shqiperise po helmohet nga tymi e pirgjet e plehrave.
Pushime te mbara Madam Ambasador!
Per respektin e cdo shqiptari antikomunist, please mos e perdorni me fjalen udheheqes. Per 50 vite diktature e 30 vite post diktature, hija e tij eshte pengu qe po na mban nen etiketen “vend ne zhvillim”.
Nuk kemi nevoj per udheheqes, por kerkojme rrugetim e rrugetar me moralin e nje udhetari qe ndjek yjet e jo dunat e reres.
Pushime te mbara Madam Ambasador!
Ju kerkoni nje vend joshes per te rinjte, ndersa prinderit shqiptare kerkojne te mos qajne femijet qe emigrojne. Nepotizmi, korrupsioni, paaftesia, rekomandimi jane shkaqet e mundesive te pamundura. Hidhni nje sy please, ne institucione, ministri, drejtori, borde, keshilla, komitete, ambasada e do te keni nje harte te plote te familjeve qe drejtojne vendin ne trekendeshin shtet-biznes-media.
Pushime te mbara Madam Ambasador!
Po eshte e vertete na ka ardhur ne maje te hundes me metodat e vjetra, por qe te shpetojme kemi nevoje per partnere qe zbardhin probleme te vjetra e te sotme, e jo i fshehin.
Pushime te mbara Madam Ambasador!
Nuk mbulohet dielli me shoshe e ai duket qysh ne sabah!
blank

Rruga përpara për marrëdhënien SHBA-Shqipëri – Nga ambasadorja e SHBA, Yuri Kim

Gushti në Shqipëri është kohë për pushim dhe relaksim të merituar dhe, ashtu si shumë prej jush, edhe unë do të shkëputem për një pushim nga puna.

Në të njëjtën kohë, gushti i këtij viti nuk është ai i zakonshmi i viteve të tjera. Ai vjen pas një sfide të pashoqe, teksa Shqipëria ka punuar për të ndjekur një shteg të qëndrueshëm nëpër pandeminë COVID dhe ka vazhduar rimëkëmbjen nga tërmeti i nëntorit 2019.

Shqipëria ka përfunduar zgjedhje që do të shënojnë rikthimin e opozitës në Parlament, një ngjarje me rëndësi kritike. Siç vërejti ODIHR në raportin e tij përfundimtar, zgjedhjet e 25 prillit ishin të mira, por jo të përsosura dhe Shtetet e Bashkuara presin me kënaqësi që të punojnë me shumicën dhe opozitën në Parlament për të trajtuar problemet e përsëritura në zgjedhje teksa ato angazhohen në punë serioze dhe ndërpartiake për të siguruar që zgjedhjet e ardhshme të plotësojnë standardet më të larta. Po ashtu, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin fort reformat që do ta sjellin Shqipërinë plotësisht në familjen europiane. Pesë vjet pas miratimit të ligjeve, Reforma në Drejtësi po jep rezultate reale që do të ndihmojnë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë.

Roli i Shqipërisë në rajon dhe marrëdhënia me Shtetet e Bashkuara janë më të forta se kurrë. Shqipëria lundroi me sukses gjatë mandatit të saj si Kryetare e OSBE-së në vitin 2020, pavarësisht pandemisë COVID-19. Marsin e kaluar, BE e ftoi Shqipërinë t’i bashkohej rrugës së bisedimeve për t’u bërë anëtare e BE-së. Më herët këtë vit, Shqipëria ishte mikpritësja kryesore e stërvitjes më të madhe ushtarake drejtuar nga SHBA në Ballkan që nga koha e Luftës së Dytë Botërore. Nga koha kur Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria nënshkruan Memorandumin historik për Bashkëpunimin Ekonomik në tetor 2020, planet për të ndërtuar hidrocentralin e Skavicës dhe për të sjellë gaz natyror të lëngshëm nëpërmjet Vlorës po ecin përpara me shpejtësi. Kjo do të thotë më shumë energji për të furnizuar një ekonomi në rritje, më shumë vende pune për shqiptarë si dhe amerikanë, dhe më shumë investime amerikane në Shqipëri.

Megjithatë, Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria nuk duhet thjesht të kënaqen duke kthyer kokën pas. Duhet të shohim përpara me shpresë dhe vendosmëri për të bërë edhe më shumë përparim në demokraci, mbrojtje dhe biznes.

Tridhjetë vjet pasi populli shqiptar – me mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara – hodhi tej vargonjtë e diktaturës komuniste, Shqipëria ka arritur në një çast të ri mundësie historike. Në këtë kuptim, gushti i këtij viti është jo vetëm kohë për pushim dhe relaksim, por edhe një kohë për reflektim dhe planifikim, për të mësuar nga e kaluara dhe për të rrokur mundësitë përpara.

Më 1 janar 2022, Shqipëria do të marrë rolin më të rëndësishëm që ka pasur ndonjëherë në skenën botërore, duke u ulur përkrah Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar, Kinës, Rusisë dhe Francës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Ndërsa vazhdon të zbatojë reformat e nevojshme, Shqipëria i afrohet më shumë, ditë pas dite, Konferencës së Parë Ndërqeveritare që do të fillojë formalisht negociatat për anëtarësim në BE – një proces dhe synim që Shtetet e Bashkuara e mbështesin fuqimisht. Duke ndërtuar mbi punën me stërvitjen “Defender Europe 21”, presim me kënaqësi të përforcojmë në mënyrë domethënëse bashkëpunimin tonë për mbrojtjen. Presim po ashtu të vijnë edhe më shumë investime amerikane në Shqipëri.

Shumë do të varet nga kërkesat e popullit shqiptar dhe zgjedhjeve që do të bëjnë udhëheqësit shqiptarë.

Presim me kënaqësi ta shohim Parlamentin të rikthehet me pjesëmarrje të plotë, në mënyrë që shqiptarët nga i gjithë spektri politik të jenë të përfaqësuar. Nxisim udhëheqësit nga të gjitha krahët që të kthehen me vendosmëri të ripërtërirë për të punuar fort në emër të popullit shqiptar. Kjo do të kërkojë ndryshim, vizion, si dhe udhëheqësi të vërtetë për të çrrënjosur krimin dhe korrupsionin, në mënyrë që secili të ketë një mundësi të drejtë dhe një të ardhme më të mirë. Do të kërkojë që Edi Rama, Lulzim Basha, si dhe udhëheqës të tjerë të kontrollojnë listat edhe njëherë për t’u siguruar që kur të kthehen në Parlament, njerëzit të mund të jenë krenarë për përfaqësuesit e tyre. Po ashtu, do të kërkojë që palët të ngrihen mbi interesat e tyre partiake dhe të gjejnë mënyrën për të arritur kompromis dhe për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin për një kauzë më të lartë, për të ardhmen e Shqipërisë.

Për një kohë tepër të gjatë, korrupsioni është përdorur si armë nga aktorë shtetërorë dhe joshtetërorë për të blerë politikanë, për të fituar kontrata dhe për të ndërhyrë në proceset demokratike. Presidenti Biden dhe Sekretari Blinken e kanë bërë të qartë përmes fjalëve dhe veprimeve të tyre se lufta kundër korrupsionit është një përparësi kombëtare për Shtetet e Bashkuara. Duam një aleat që është i fortë, i aftë dhe i begatë. Duam një partner, jo një problem.

Gjatë një viti e gjysmë të shkuar kam pasur mundësinë të udhëtoj gjithandej në këtë vend të bukur dhe të takoj sa më shumë njerëz që mundem. Bajram Curri, Shkodra, Kukësi, Kruja, Tirana, Durrësi, Korça, Elbasani, Pogradeci, Berati, Gjirokastra, Himara, Saranda, Vlora – çdo qytet, qytezë e fshat – ka të veçantat e veta, por bashkohen në një pikë: iu ka ardhur në majë të hundës me metodat e vjetra; duan ndryshim të vërtetë; duan fundin e korrupsionit; duan një sistem drejtësie ku askush nuk është mbi ligjin; duan që kriminelët të qëndrojnë jashtë qeverisjes dhe politikës; duan një vend që i josh të rinjtë të qëndrojnë për shkak të mundësive; duan një vend që ecën përpara, jo prapa.

Është koha që udhëheqësit të reflektojnë dhe të ndërmarrin veprime të guximshme. Është koha për udhëheqësit që të tregoni kush jeni dhe çfarë mendoni se meriton ky vend. Është koha për të udhëhequr.

Teksa bëjmë një pushim këtë verë, kolegët e mi dhe unë në Ambasadën amerikane do të reflektojmë dhe planifikojmë për mënyrën më të mirë për të intensifikuar përpjekjet tona për demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin. Shpresojmë që udhëheqësit e Shqipërisë – ata në pushtet dhe ata që shpresojnë të jenë në pushtet një ditë – po kështu do të reflektojnë dhe planifikojnë për të ardhmen, për një Shqipëri më demokratike, më të sigurt dhe më të begatë.

“Panorama”

blank

DW: Skandali që po e trondit Serbinë, Vuçiq i lidhur me mafian? Çfarë kanë deklaruar dy kriminelë pas arrestimit

Një skandal i madh mafio-politik po trondit Serbinë. Lidhjet e krimit të organizuar me gjasë arrijnë deri në krye të qeverisë serbe në Beograd. Përplasjet mafioze janë parë vitet e fundit në Serbi gjithmonë vetëm si pjesë e krimit të organizuar. Por në Beograd janë shtuar kohët e fundit pretendimet e mediave dhe qarqeve të ndryshme që thonë se ngritja e grupeve mafioze ka ndodhur në bashkëpunim të ngushtë me udhëheqjen shtetërore të Serbisë.

Me arrestimin e kriminelit Veljko Belivuk dhe grupit të tij, ka filluar të zbulohet edhe roli i shtetit serb në mbrojtjen e grupeve të caktuara kriminale. Veljko Belivuk ishte drejtues i grupit huligan-kriminal “Principi”, i cili punonte brenda klanit malazez Kavaq. Kundër këtij grupi është ngritur tanimë një aktakuzë, në të cilën grupi fajësohet për pesë vrasje, për rrëmbime, tortura dhe përdhunimin e një personi. Ky grup akuzohet edhe për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje. Detajet tepër shqetësuese të vrasjeve të kundërshtarëve të tyre, mes të tjerash edhe vrasje me sëpatë dhe bluarjen e mishit të njerëzve, kanë vërshuar mediat serbe javët e fundit.

Roli mafioz i pushtetit

Veljko Belivuk dhe dora e tij e djathtë, Marko Miljkoviq, në deklaratat e tyre në prokurori, kanë akuzuar rëndë edhe disa nga krerët e shtetit të Serbisë. Belivuk në deklaratën e tij para prokurorisë pretendon, se ai personalisht është takuar edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në një apartament në lagjen Zvezdara në Beograd. Belivuk pohon se Vuçiqi dhe bashkëpunëtorët e tij nga Partia Përparimtare Serbe (SNS) kanë kërkuar shërbime të ndryshme prej tyre.

Këto shërbime kishin të bënin me parandalimin e thirrjeve në tribunat e stadiumeve kundër presidentit të Serbisë, Vuçiq (asokohe në stadiume brohorisnin disa grupe se Vuçiqi është homoseksual), me frikësimin e organizatorëve të protestave kundër autoriteteve të Serbisë, me sigurimin e qetësisë në Paradën e Krenarisë në Beograd, por edhe me ndikimin e këtij grupi tek taksistët në Beograd, që të hiqinn dorë nga protestat kundër aplikacionit të transportit “CarGo” (një kompani e lidhur me vëllanë e kryeministres Ana Brnabiç). Natyrisht që nuk dihet, se cili saktësisht ka qenë kundërshërbimi i qeverisë për këto shërbime të këtij grupi kriminal, por thuhet se kundërshërbime mund të kenë qenë mos pengimi i trafikut të drogës, sigurimi i klubeve, bizneset fitimprurëse të tyre me shtetin, mbështetje logjistike e tyre, si dhe mbështetje e tyre nga policia dhe gjyqësia në rastet e konflikteve me ligjin.

Ndryshe, Belivuk i ka thënë prokurorit se ai ishte anëtar i partisë SNS (të presidentit Vuçiq) që nga viti 2011. Lista e zyrtarëve qeveritarë, të cilët në mënyra të ndryshme kanë qenë të lidhur me mbështetjen e këtij grupi kriminal shkon praktikisht deri në ajkën e pushtetit të partisë SNS, e ata janë: Aleksandar Vulin, ministër i Policisë, Nebojsha Stefanoviq, ministër i Mbrojtjes, Diana Hrkaloviq, ish-sekretare e shtetit në Ministrinë e Brendshme të Serbisë, Darko Glishiq, kryetar i Këshillit Ekzekutiv të partisë SNS dhe Novak Nediq, sekretar i përgjithshëm i qeverisë së Serbisë.  Por hetuesit zyrtarisht nuk janë marrë me lidhjet e këtij grupi kriminal me politikën dhe policinë.

Bozho Preleviç: „Ky është problem rajonal dhe evropian”

Dëshmitë e dy kriminelëve kanë vënë në lëvizje makinerinë propagandistike të regjimit në Serbi. E gjithë propaganda drejtohet kundër opozitës, njerëzve të pasur në Serbi dhe ambasadave të huaja, të cilët akuzohen, se ata gjoja po përpiqen në këtë mënyrë të përmbysin pushtetin e presidentit Aleksandar Vuçiq në Serbi. Këto qarqe thonë, se kriminelët e akuzuar mund të gënjejnë në mbrojtje, që sigurisht mund të jetë e vërtetë, por siç thotë për Deutsche Wellen avokati dhe deputeti Bozho Preleviq, këto pohime nuk kanë kurfarë logjike. “Pse ata do të mbroheshin me pohime, të cilat vetëm sa mund të përkeqësojnë situatën e tyre? Ata do kalonin më së miri sikur të thoshin se për të gjitha veprat e tyre kriminale e kanë njoftuar opozitën dhe se kanë marrë detyra nga opozita (e jo pushteti)”, thotë Preleviq, në një deklaratë për DW.

Një vëmendje shumë të madhe në Serbi ka zgjuar një tekst i publikuar në gazetën franceze “Le Monde”, e cila shkruan ndër të tjera, se “krimi i organizuar është futur në zemër të sistemit shtetëror në Serbi dhe Mal të Zi”. Gazeta “Le Monde” shkruan më tej se “grupet kriminale nga Mali i Zi dhe Serbia kanë marrë pjesë në tregtinë e drogës me origjinë nga Amerika e Jugut, e cila është transportuar në të gjithë Evropën, e kjo e gjitha është bërë në bashkëpunim me autoritetet zyrtare të pushtetit”. Në tekst theksohet në veçanti “roli i vëllait të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq (Andrej Vuçiq) në Beograd si dhe vëllait të presidentit malazez Millo Gjukanoviq (Aca Gjukanoviq) në Podgoricë”, si dhe fakti se “djali i presidentit serb Vuçiq, Danilo Vuçiq, shpesh është parë në shoqërinë e këtyre huliganëve”.

Situata po bëhet tmerrësisht e pakëndshme për qeverinë, pohon Preleviq dhe shton se e gjithë afera nuk është më vetëm problem i Serbisë: “Ky tani është një problem rajonal dhe evropian, e ky problem nuk mund të zgjidhet tani vetëm nga Serbia. Pyetja që shtrohet tani është: nëse dikush ju premton se do të nënshkruajë një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme me Kosovën, a do të thotë kjo se ky person është në gjendje të shkatërrojë tërësisht edhe vendin e vet pas disa vitesh. Dhe a është e mundur që institucionet evropiane, të cilat kanë raporte shumë të sakta për këto gjëra, ndoshta mund t’i mbyllin sytë para këtyre gjërave dhe do t’ia falin ato”, pyet Preleviq.

Situatë e paqëndrueshme – kërkohen përgjigje

Tani është i domosdoshëm një hetim i plotë mbi pretendimet e anëtarëve të grupit të Belivukut, në mënyrë që të saktësohet nëse vërtet ka të vërteta në pohimet se disa grupe kriminale kanë pasur mbështetjen e autoriteteve më të larta, thotë për DW Slobodan Georgiev, drejtor programor i “Newsmax Adria”.

“Kjo situatë është e paqëndrueshme dhe tani duhet të jepen disa përgjigje. Unë mendoj se njerëzit në polici dhe në prokurori dinë shumë për këto gjëra, ndërkohë që edhe lëvizjet e presidentit të Serbisë mund të përcaktohen shumë lehtë. Mendoj se do të ishte shumë e dobishme dhe shëruese për situatën, sikur të përcaktohej sfondi i qartë i krijimit të këtij grupi, si dhe mënyra e shndërrimit të këtij grupi tifozësh në një grup të organizuar kriminal. Dhe të përcaktohet, se kush e ka ndihmuar këtë grup nga qeveria dhe pushteti”, thonë Georgiev.

Slobodan Georgiev thotë se fushata e mediave të regjimit për pastrimin e pushtetit është e pritshme, sepse siç thotë ai, “kur kontrolloni mediat e mëdha, ju mund të shkoni rreth e rrotull dhe të tregoni versionin tuaj të së vërtetës”. E në anën tjetër e keni në duar edhe buxhetin e shtetit dhe mund të paguani të tjerët të bëjnë propagandë“.

Mediat e regjimit dhe financimi i tyre

Sa i përket dilemës, nëse kjo aferë do të dëmtojë politikisht autoritetet e tanishme në Serbi, apo pushteti do të arrijë të amortizojë këtë aferë, Georgiev nënvizon se “votuesit e Vuçiqit nuk shohin dhe nuk dëgjojnë asgjë tjetër. Ata vetëm shohin se dikush po e sulmon Vuçiqin dhe po e akuzon atë për gjëra të tmerrshme. Ndërsa Vuçiqin e shohin si njeri të mirë që u jep para dhe punë të gjithëve. Kjo është arsyeja pse mediat edhe këtu janë gjëja më e rëndësishme, sepse në këto media nuk mund të lexoni dhe shikoni asgjë tjetër, përveç vajtimeve të Vuçiqit, i cili shkon rreth e përqark dhe thotë se dikush po do ta shkatërrojë – ndërsa për veten pohon se është i gatshëm të shkojë edhe në poligraf dhe të dëshmojë të vërtetën”, nënvizon Georgiev.

Avokati Bozho Preleviq është i mendimit, se SNS nuk mund të bindë më as anëtarësinë e vet, se kjo parti nuk është e lidhur me grupe serioze kriminale. “Zgjedhjet e reja do të vijnë së shpejti dhe se kjo aferë nuk do të mund të ndalet dhe kapërcehet lehtë. Gjyqi dhe mbrojtja e të akuzuarve ende nuk kanë filluar, ndaj besoj se informacionet e FBI-së do të dalin dhe se me to do të njihet edhe opinioni i gjerë në Serbi. Por me këto do të njihen edhe politikanët evropianë dhe se do të shihet se me çfarë problemi po përballemi ne këtu”.

Po për sa kohë Vuçiçi tregohet servil, veçanërisht ndaj amerikanëve, asgjë nuk do të ndryshojë, beson Sllobodan Georgiev.

“Vuçiqi është njeri i dëgjueshëm, dhe derisa vazhdon të jetë i këtillë, nuk mendoj se do të ketë ndonjë problem për të. Gjërat mund të ndryshojnë vetëm, nëse Vuçiqi ndryshon pozicionin e tij, ose nëse dikush vendos të na tregojë disa gjëra, siç ka ndodhur dikur në Maqedoni, ku shihet se Vuçiqi dhe njerëzit rreth tij mund të jenë të lidhur me krimin e organizuar”, përfundon drejtori i “Newsmax Adria”.

blank

Analisti rus: Ballkani i Hapur, thjesht mbulesë për daljen në det të Serbisë nëpërmjet Shqipërisë. Iu privua me rënien e Jugosllavisë dhe ndarjen nga Mali i Zi

 

Studiuesi i njohur rus i çështjeve ballkanike, Valeri Emeljanov, Drejtor i Qendrës Ruse të Analitikës dhe Informacionit në një analizë botuar në 31 korrik 2021, analizon Mini-Shengenin ose Ballkanin e Hapur. Duke rreshtuar përfitimet e Serbisë nga kjo nismë, analisti rus shkruan:

“Shqipëria për Beogradin është dalje në det, nga e cila u privua me rënien e Jugosllavisë dhe më vonë të Federatës Serbo-Malazeze”.

Duke gjykuar për mini-shengenin ballkanik, eksperti rus shkruan se dalin disa pyetje. E para: Kujt i intereson një integrim i tillë. Inisiatorët flasin për zhvillim ekonomik, por Emeljanov është skeptik:

Vërtetë aleanca e shteteve të varfëra do të përmirësojë gjendjen e vendeve pjesëmarrëse, aq më tepër në situatën e mospjesëmarrjes në të, të vendeve të tjera të rajonit dhe praktikisht në mungesë të plotë koordinimi?” – pyet ai.

Analisti rus shkruan se dy përfituesit kryesorë të nismës do jenë, Serbia dhe Maqedonia.

Serbia, shteti më i fuqishëm i aleancës së “Ballkanit të Hapur” natyrisht është e interesuar për vërshimin e mallrave të lira dhe të shërbimeve të lira nga vendet fqinjë. Përveç kësaj “Ballkani i Hapur” është rikthim i qartë tek statusi i liderit rajonal, të cilin Serbia dhe serbët tradicionalisht e kanë patur në Ballkanin Perëndimor. Mospjesëmarrja e Kosovës në aleancat e tipit të “mini Shengenit-“Ballkan i hapur”- realisht dhe qartë përcaktohet nga fakti se atë e drejton Serbia” – shkruan Valeri Emeljanov.

Analiza e tij mund të lexohet e plotë në “eadaily.ru”, 31 korrik 2021.

Disa numra më herët, analisti i DITA për rajonin, diplomati dhe publicisti i njohur Shaban Murati, paralajmëroi gjithashtu se projekti serb i “mini Shengenit” me emrin e ri “Ballkan i hapur” është metoda indirekte e Beogradit për të sanksionuar të drejtën e Serbisë për daljen në detin Adriatik dhe konkretisht në portin e Durrësit. (Lexo: “Deti Adriatik si aspiratë e hershme e gjeopolitikës serbe dhe shashka diplomatike e “njohjes së Kosovës”, DITA 21 korrik 2021).

blank

Mos e bëni pis emrin tuaj e as mos e përzjeni kaq banalisht sportin me politikën… – Nga ADRIATIK DOSTI

Miqesisht tre miqve te mij e tre sportisteve kampione , medaliste dhe elitare te Shqiperise…Izmir Smajlaj, Erkand Qerimi dhe Briken Calja…
Mbushur faqet tuaja te FB me fotot tuaja ne Lojerat Olimpike te Tokyo 2020 me ”Lali Erin” …shoqeruar keto me elozhe, levdata e dedikime a thua se po flisnit per Trajnerin tuaj apo per ndonje specialist, mjek, a pjestar te delegacionit sportiv kombetar shqiptar qe ju shoqeron e ju gjindet prane aty ne cdo moment para, gjate gares e gjate qendrimit tuaj aty…
Desha te shkruaja dicka te bukur vertet per ju te tre sepse vertet e meritoni me c’keni arritur e me ci keni dhene sportit shqiptar e Atdheut tuaj nder vite sikurse kisha ndermend te shkruaj disa radhe edhe per te mrekullueshmen Luiza Gega…por kur pashe qe Lali Eri e politika e se bashku me to vete Fideli i pari ne emer te partise e te shefit te tij te madh ju paskan marre peng kaq banalisht te gjitheve …hoqa dore dhe nderrova mendje…
Se kush ju a solli Lali Erin ne Tokyo …c’pune ka ai aty, kush ja paguan udhetimin, qendrimin e akomodimin ne fshatin olimpik …shpenzimet e tjera…si lejohet perzjerja e politizimi i tij me delegacionin sportiv kombetar te Shqiperise etj etj kjo eshte histori me vete se ciles shpejt do i dali tymi…por per ju jane te pa faleshme fotot me te qe kane mbushur fb tuaj e vecmas komentet e pa pranueshme qe perzjejne piset fare permes fotove tuaja sportin me politiken…
Eshte i vertete fakti se si kryetar Bashkie ai mund te kete bere dicka per ju meqenese ju tashme perfaqesoni vec Shqiperise specifikisht edhe Tiranen …por ju a rikujtoj se nuk ka bere asgje me shume se sa ajo qe i takon dhe ajo qe e ka per detyre te bej per ju… poerpos faktit qe gjithcka qe ai ka bere per ju e ka politizuar gjithmone djallezisht duke e paraqitur cdo gje jo si arritje tuajen individuale e fale talentit tuaj si dhe punes se pa lodhur te trajnereve tuaj [ me vjen sinqerisht shume keq per trajneret tuaj Kovaci, Toska e Rruli ]…por si sukses, kujdes e strategji te sportit kombetar prej Partise , vetes se tij e Shefit te tij te madh atje lart ne qeveri…
Briken ….fakti i vajtjes tende ne Tokyo pa trajnerin tend …zevendesuar nga Fideli dhe Elezi …si dhe fakti qe ata pikerisht ta humben Medaljen olimpike …duhet te te bente ty te reflektoje thelle e te mbaje qendrim ndaj tyre te pakten sportivisht e per te ruajtur personalitetin tend njerezor e figuren e trajnerit tend e jo te lumturoheshe pse dole ne foto me Lali Erin e ti thurje atij lavde e dedikime krejtesisht te pa merituara…
Sepse eshte absurditet e paradoks qe delegacionit sportiv kombetar olimpik shqiptar ti bashkangjitet Lali Eri i Politikes e ti mungoje trajneri i te vetmit sportist prej te cilit Shqiperia priste e pretendonte per te fituar per here te pare nje Medalje Olimpike…
Te njejten gje Lali Eri beri edhe gjate fushates zgjedhore te Prillit 2021 duke marre peng e duke shfrytezuar per qellime te pastra politike disa sportiste e artiste …te cileve ju a uli ndjeshem reputacionin e respektin e tyre ne popull…
Fotot e komentet tuaja ne faqet e fb tuaj me Lali Erin une si njeri i hershem dhe shume i afert e aktiv me sportin kombetar i shoh e i gjykoj si te turpshme per ju , emrin e figuren tuaj…respektin e simpatine qe gezoni tek shqiptaret kudo ne bote…dhe nje perzjerje flagrante e te piset te politikes ne sport dhe propogandes se saj permes sportit a emrit e reputacionit te nje sportisti elitar …..c’ka eshte e denueshme vecmas edhe prej vete IOC -Komitetit Olimpik Nderkombetar…
Ju mund te dilni ne foto me ke tu doje qejfi juve e askush nuk ju pengon per kete……por qe ta perzjeni sportin kesisoj me politiken se keshtu ju pelqen e ju intereson kreut te sotem partiak te KOKSH -Fidelit e kreut te Bashkise socialiste te Tiranes – Lali Erit kjo besoj se nuk ju nderon ju e emrin tuaj aspak perkundrazi ju turperon e ju a ul vlerat sportive e njerezore me shume se c’mund te keni menduar e gjykuar kur bete publike fotot tuaja me Lalin e kur i bombarduat ato me komentet tuaja mbi-vleresuese e te pa merituara per te…
Sinqerisht ishte e turpeshme vertet…beni mire ti hiqni …jo per mua e as per ndonje individ politik a parti politike e per ti bere qejfin dikujt joooo…por me se pari per dinjitetin e krenarine tuaj , per emrin e arritjet tuaja …e per ta mbajtur sportin sa me larg politikes e per te mos e bere kurre ate pis ne forma te tilla neveritese…
Une bera publike ketu ne kete postim timin vetem njeren foto …ate te Erkandit me Lalin…por nje mori fotosh te tilla jane edhe ne fb e Smajlajt e te Brikenit…
Eshte ne nderin tuaj ti fshihni e ti hiqni keto lloj fotosh …natyrisht nese gjykoni si une , si njerez te sportit e jo te politikes pasi eshte ne nderin tuaj qe pikerisht politikes e politikaneve te mbrapshte e anti – shqiptare qe e shkaterruan dhe e rrenuan ate vend e ate popull e sigurisht edhe sportin shqiptar …tu qendroni sa me larg te jete e mundur..
Ju siguroj se fotot tuaja me Lali Erin dhe dedikimet pozitive , te pa merituara e skandaloze tuajat per te i kane fyer shqiptaret shume me teper se sa mund te mendoni ju …
Mbetem ne mirekuptimin tuaj sportiv e njerezor …
Miqesisht miku juaj i mire…
Adriatik R. Dosti – Michigan -USA
blank

Kinën dhe Rusinë i bashkon biznesi në Serbi

Fotografi nga lartësia e një rafinerie nafte në qytetin e Pançevës, afër Beogradit, 22 janar 2008.

Ludmila Cvetkoviq

Në Pançevë afër kryeqytetit të Serbisë, Beograd, deri në fillim të tetorit do të jetë gati një provë e operimit të Termocentralit TE-TO.

Ky projekt në Serbi i ka bërë bashkë Kinën dhe Rusinë.

Investitori rus Gazprom, ka angazhuar Grupin Kinez Shanghai Electric për këtë projekt infrastrukturor në Serbi.

TE-TO do të prodhojë energji elektrike dhe ngrohje nga gazi natyror.

Pikërisht për shkak të bashkëpunimit me këto dy vende, Serbia po ballafaqohet me kritika të vendeve perëndimore. Si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Serbia nuk e ka harmonizuar ende politikën e jashtme me bllokun 27 anëtarësh.

Drejtori i hulumtimeve në Qendrën për Çështjet Ndërkombëtare dhe të Sigurisë (Fondi ISAC), Igor Novakoviq, i tha Radios Evropa e Lirë se bashkëpunimi ekonomik midis Kinës dhe Rusisë në rajon është i bazuar më shumë në interes tregtar dhe nuk paraqet ndonjë rëndësi politike.

“Sipas mendimit tim Rusia nuk është hiç e interesuar që Serbia të anëtarësohet ndonjëherë në Bashkimin Evropian. Është në interesin e saj që ky proces të zgjasë sa më gjatë. Sa i takon Kinës, mbase është në interesin e tyre që i gjithë rajoni të integrohet në BE sa më shpejt të jetë e mundur. Pasi në këtë mënyrë Pekini llogarit se do të ketë më shumë miq në institucionet e BE-së”, thotë Novakoviq.

Rasti i Termocentralit TE-TO

Kompania energjetike kineze Shanghai Electric u shpall fituese e tenderit për ndërtimin e një termocentrali (TE-TO) në Pançevë në korrik të vitit 2017.

Në këtë tender aplikuan edhe kompani nga Greqia, Austria, Zvicra dhe Kina, thuhet në faqen e internetit të kompanisë me pronësi ruse “Nis”.

Pjesën më të madhe të investimit prej 180 milionë euro e siguron investitori “Gazprom Energoholding”, një degë e Gazprom, e njohur në Serbi si aksionari më i madh i NIS.

Kontrata me kompaninë kineze u nënshkrua në tetor të vitit 2017 nga kompania TE-TO Pançevo.

Kjo kompani, që do të ndërtojë termocentralin, u formua nga NIS dhe Centrenergoholding, e cila i përket Grupit të Gazprom Energoholding.

Pronësinë e komanisë NIS (Industria e Naftës e Serbisë) e ka kompania ruse Gazprom Neft (56.15%) dhe pjesën tjetër 29.87% shteti i Serbisë.

Projekti TE-TO po ndërtohet pranë rafinerisë së naftës në Pançevë dhe do të prodhojë energji elektrike dhe ngrohje nga gazi natyror.

Siç është thënë, energjia e prodhuar aty pritet të sigurojë nevojat gjithnjë e më të mëdha të Rafinerisë së Naftës në Pançevë, dhe pjesa e mbetur e energjisë elektrike do të shkojë në sistemin energjetik të Serbisë.

Gazprom: Projekti konfirmon efikasitetin e bashkëpunimit ruso-kinez

Drejtori i Përgjithshëm i Gazprom Energoholding, Denis Fyodorov, pati thënë në tetor të vitit 2017 se kompanitë që veprojnë në kuadër të këtij grupi kanë zbatuar projekte për ndërtimin dhe modernizimin e impianteve të energjisë me partnerë nga Kina në dhjetë vitet e fundit.

“Jam i sigurt se realizimi i suksesshëm i këtij projekti do të konfirmojë efikasitetin e lartë të bashkëpunimit ruso-kinez në zbatimin e projekteve në tregjet evropiane të energjisë”, pati thënë Fjodorov.

Nga kompania “Gazprom Energoholding Serbia” i thanë Radios Evropa e Lirë (REL) se aktualisht ata nuk janë në dialog me kompanitë kineze sa i takon bashkëpunimin për projekte tjera në rajon.

Në një përgjigje me shkrim të kësaj kompanie thuhet se Serbia dhe gjithë rajoni i Ballkanit janë një ndër vendet më premtuese për zhvillimin e biznesit ndërkombëtar të Gazprom Energoholding.

“Ne do të përcjellim me vëmendje tenderët e shpallura nga Ministria e Minierave dhe Energjisë (të Serbisë)” deklaroi kompania.

REL gjithashtu i ka dërguar pyetje edhe kompanisë kineze Shanghai Electric Group lidhur me bashkëpunimin e tyre me kompanitë ruse në Serbi, mirëpo deri në publikimin e këtij teksti nuk ka pranuar përgjigje.

Sipas ekonomistit, Millan Kovaçeviq është mëse e zakonshme që kompanitë nga disa vende të ndryshme të gjejnë një gjuhë të përbashkët dhe të zbatojnë së bashku një projekt.

“Këtu rastisi të jenë një kompani ruse dhe kineze që mund të tingëllojë se aty ka një aspekt politik, Gjegjësisht, të dyja vendet po përpiqen të heqin pengesat që Bashkimi Evropian po krijon për praninë e tyre në rajonin tonë”, tha Kovaçeviq.

Bashkëpunimi ruso-kinez në nivel global

Edhe në nivel global po fuqizohet bashkëpunimi midis Kinës dhe Rusisë. Qendra për Sigurinë e Re Amerikane (CNAS) në një analizë të saj thotë se në aspektin praktit lidhjet midis Kinës dhe Rusisë janë forcuar.

“Duke filluar nga diplomacia në mbrojtje dhe nga ekonomika te informacioni – bashkëpunimi midis Pekinit dhe Moskës është intensifikuar”, thotë ky Institut.

“Pekini po punon me Moskën në mënyrë që të përmbushë boshllëqet në aftësitë e saj ushtarake. Pastaj për të përshpejtuar zhvillimin e saj ushtarak dhe për të shtuar përpjekjet e saj në minimin e Shteteve të Bashkuara si një vend udhëheqës global”.

Në analizën e botuar në muajin janar thuhet se Rusia po përforcon kërcënimin që Kina paraqet për Shtetet e Bashkuara.

Në Ballkanin Perëndimor “kështjella” e Kinës dhe Rusisë është para së gjithash Serbia.

Novakoviq: Aktiviteti i Kinës po rritet

Drejtori i hulumtimeve në Qendrën për Çështjet Ndërkombëtare dhe të Sigurisë (Fondi ISAC), Igor Novakoviq thotë se Kina është gjithnjë e më aktive në rajon.

Sipas tij Kina ka qenë në përgjithësi një lojtar më pasiv në politikën ndërkombëtare, por që tani sipas tij Pekini ka treguar shenja të ndryshimit.

“Ajo (Kina) ishte kryesisht e përmbajtur, pasi u përpoq të mos zemërojë as Perëndimin dhe as Rusinë nëse kishte ndonjë çështje konflikti. Sidoqoftë, tani më duket se kjo po ndryshon”, tha Novakoviq.

Si shembuj të kësaj ai citoi postimin e Ambasadës së Kinës në Podgoricë, përmes së cilit, zyrtarëve amerikanë iu dërgohej porosi të kujdeseshin për punët e tyre me Malin e Zi dhe të shqetësoheshin më pak për bashkëpunimin midis Kinës dhe Malit të Zi.

Një çështje tjetër, analisti Novakoviq përmend propozimin e rezolutës së Kinës dhe Rusisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së më 22 korrik për heqjen e Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë në Bosnjë dhe Hercegovinë (OHR), propozim ky që nuk u miratua.

“Jemi duke parë një pozicionim gjithnjë e më konfrontues të Kinës ndaj Perëndimit. Për këtë, Pekinit gjithashtu i konvenon bashkëpunimi me Rusinë, e cila ka qenë e pranishme këtu në rajon dhe ka treguar një sjellje të tillë për shumë vite”, tha Novakoviq.

Bashkimi Evropian disa herë i ka dërguar Serbisë paralajmërime për rëndësinë që ky vend të përafrojë politikën e jashtme me BE-në.

Serbia nuk ka mbështetur disa rezoluta të Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për dënimin e Rusisë dhe Kinës dhe vendeve të tjera autokratike në lidhje me shkeljen e të drejtave të njeriut. Beogradi llogarit në mbështetjen e këtyre vendeve në mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

Stefan Vladisavlev, nga Fondi për Ekselencë Politike, një organizatë joqeveritare me seli në Beograd, i tha Radios Evropa e Lirë se në Serbi krahas pranisë së vendeve të BE-së ekziston edhe prania e vendeve nga Lindja.

“Ne trashëgojmë atë që njihet si katër shtyllat e politikës së jashtme. Pra, ne u përmbahemi shtyllave që i referohen Moskës dhe Pekinit, dhe u mundësojmë atyre që të zhvillojnë bashkëpunimin e tyre të ndërsjellë në Serbi”, tha Vladisavljev.

Politika e jashtme e bazuar në katër shtylla – Bashkimi Evropian, Rusia, Shtetet e Bashkuara (SHBA) dhe Kina, u krijua nga ish -presidenti serb, Boris Tadiq, i cili drejtoi vendin nga vitit 2004 deri më 2012.

Pasi Partia Përparimtare Serbe mori pushtetin në vitin 2012, presidenti serb Aleksandar Vuçiç përsëriti se Serbia është në rrugën drejt anëtarësimit në BE, por se ajo po ndërton marrëdhënie të mira me Shtetet e Bashkuara, Rusinë dhe Kinën.

Projektet e Serbisë me Kinën dhe Rusinë

Ka kohë që Serbia zhvillon shumë projekte infrastrukturore me Kinën dhe Rusinë.

Ministrja e Minierave dhe Energjisë, Zorana Mihajlloviq, e cila më 22 korrik bisedoi me përfaqësuesit e Shanghai Electric në Beograd për projektet e mundshme për ndërtimin e termocentraleve me gaz në Serbi, tha se vlera e projekteve të përbashkëta të infrastrukturës midis Serbisë dhe Kinës është rreth 15 miliardë euro.

Disa nga projektet janë: Korridori rrugor 10 dhe Korridori 11, Ura Mihajlo Pupin në Beograd, pastaj kompanitë kineze kanë blerë hekurishten në Smederevë dhe kompleksin e minierave Bor.

Me Rusinë, Serbia gjithashtu ka zhvilluar shumë projekte të përbashkëta infrastrukturore, të tilla si hekurudha Stara Pazova-Novi Sad, e cila është një pjesë e hekurudhës Beograd-Novi Sad, si dhe projekte energjetike, siç është tubacioni i gazit nga Bullgaria deri në kufirin me Hungarinë.

blank

Prapaskenat/ Pse Rama i fshihet gjithmonë firmosjes së krimeve mbi teatrin

Për një kohë të gjatë shumëkush është tallur dhe ka bërë humor me faktin se gjatoshi Edi Rama kishte zgjedhur një zëvendës liliput. Vetë kryeministri e kishte shndërruar këtë fakt në objekt batutash duke e kthyer në argument politik shtatin e Erion Braçes.

Por me sa duket kjo zgjedhje nuk ka të bëjë vetëm me vanitetin e shefit të qeverisë, për të sunduar fizikisht mbi vartësit. Zgjedhjet e tij priren më shumë drejt qëmtimit të lakejve që firmosin çfarë i’u vihet përpara.

Dhe Braçe ka dhënë prova se është i aftë për këtë.

Disa javë më parë ai firmosi dhurimin e trojeve në bregdet me një çmim prej 10 euro për m2 për oligarkët që bën sikur i përbalt në Facebook. Ndërsa tani, zv kryeministri ka hedhur nënshkrimin për kalimin e pronësisë së truallit ku ngrihej Teatri Kombëtar tek Bashkia e Tiranës.

blank

Kjo VKM e sigluar nga Braçe është shumë problematike sepse ajo bie ndesh me vendimin që sapo mori Gjykata Kushtetuese, e cila arsyetoi se kalimi i kësaj prone tek Bashkia Tiranë ishte antikushtetues.

Përpos peshës morale gjithçka ëshë e mbështjellë edhe me paqartësi juridike. Sepse pas vendimit të kësaj gjykate, që ia merrte pronën Erion Veliajt, shteti duhej të bënte disa veprime. Së pari Bashkia duhej ta dorëzonte tek ministria e kulturës truallin përreth ish teatrit dhe më pas ajo duhej regjistruar në kadastër.

Por, pa pyetur për kohën e këtyre formaliteteve Rama i ka kaluar Lalit një pronë që faktikisht atij nuk i iu hoq kurrë, duke mos përfillur për vendimin e kushtetueses. Dhe i ndërgjegjshëm që ligjërisht kjo mund të ketë probleme, ai nuk ka firmosur vetë por ka gjetur për kamikaz një tjetër Erion, me shtat më të vogël.

Natyrisht, shmangja nga nënshkrimi problematik mund të ishte një rastësi në këtë periudhë vere kur shefi i qeverisë është i zënë mes kohës që i kushton Zahos në Dhërmi dhe çasteve që i fal Vuçiçit në Maqedoni.

Por fatkeqësisht nuk është kështu.

Sepse Rama nuk e ka për herë të parë që eviton të lërë gjurmë sa herë planifikon krime për truallin e Teatrit Kombëtar. Edhe në 2018, pasi kishte vendosur personalisht me Bjarke Ingelsin dhe Shkëlqim Fushën se do ndërtonte një teatër me kulla, ai çoi përpara ligjin skandaloz special, që u hodh poshtë së fundi nga Kushtetuesja, por në fund u fsheh.

Kur erdhi puna që Këshilli i Ministrave ti’a kalonte për votim kuvendit këtë projektligj, Edi Rama nuk firmosi vetë, por ia la për siglim zv/kryeministres Senida Mesi.

Tani vendin e saj e mban Erion Braçe dhe VKM-në që bie ndesh me vendimin e kushtetueses Rama ia la për nënshkrim atij duke iu shmangur mundësisë së një përgjegjësie të ardhshme.

©Lapsi.al

blank

Kreshnik Spahiu quajti shitësit ‘katundarë’/ Sejko: Ata nuk shitën një vend në gjykatë si ty për 50 mijë euro

Ish-nënkryeari i KLD-së Kreshnik Spahiu, me anë të një statusi në “Facebook” ka sharë dhe ofenduar rëndë shitësit, duke i quajtur ata “katundarë”.

Spahiu shkon edhe më tej në imagjinatën e tij, duke thënë se shitësit shesin një kilogram fiq 13 mijë lekë, prandaj “meritojnë” një polici madje edhe më keq se të Erion Veliajt, por si të Enver Hoxhës.

“Ky ‘katundari’ sot shiste 13 mijë lekë kilogramin e fiqve. Këtë çmim nuk e gjen as në Afrikën e Jugut, Japoni apo në Australi. Këtë çmim e gjen vetëm në bregdetin shqiptar. Nuk paguajnë as taksa dhe as qira, por çmimet i kanë si në hënë.

Sot u binda se këta nuk e meritojnë policinë e Erion Veliajt, por më keq, këta duhet t’i marrësh zvarrë si policia e Enver Hoxhës, që iu sekuestroi edhe pulat. Dhe, nuk është problemi për ne që punojmë jashtë, por për ju në Shqipëri, që për një ditë pune merrni sa për dy kokrra fiq”, shkruan Spahiu.

Në lidhje me këtë konstatim skandaloz të Spahiut, ka reaguar aktivisti dhe autori i memeve, Genc Sejko. Sejko thekson se “katundari”, siç iu referohet me përbuzje Spahiu, nuk kanë shitur një vend në gjykatë për 50 mijë euro, duke pasur parasysh kohën kur ish-kreu i AK-së mbante postin e nënkryetarit të ILD-së.

“Ça të bëjë “katundari” i shkretë?! Ai nuk e ka pasur fatin që të shesi 50 000 euro një vend në gjykatë, e pastaj të shkojë e të jetojë për vite të tëra në perëndim pa punuar asnjë ditë”, shkruan Sejko.

blank

Gazeta franceze Le Monde: Vuçiç ka lidhje me grupet kriminale në Serbi

Gazeta franceze “Le Monde” ka shkruar një artikull, ku shprehet se grupet kriminale në Ballkan, sidomos në Serbi dhe në Mal të Zi, kanë diçka të përbashkët dhe kjo është se ata kanë lidhje me shtetin.

“Nëse kriminelët shqiptarë në rajon kanë ndikim falë lidhjeve me mafien italiane, kriminelët në Serbi-Malin e Zi kanë diçka origjinale, dhe kjo është lidhja e tyre e ngushtë me shtetin”, shkroi gazeta franceze, Le Monde në një tekst të gjerë. Gazeta ka bërë edhe një përmbledhje, duke thënë se lidhja ka nisur që në kohën e ish-Jugosllavisë, por edhe kohën që drejtonte Slobodan Millosheviç.

Ekspertët madje arrijnë të thonë se ndoshta Serbinë dhe Malin e Zi mund ta quajnë edhe shtet të të zaptuar nga krimi. Le Monde “godet” fort edhe ish-presidentin malaezez, Milo Gjukanoviç, duke thënë se ai ka lidhje me banda dhe se është “bosi”. Ekspertët kanë analizuar edhe familjarët e personave me pushtet në Serbi dhe në Mal të Zi, duke u shprehur se ata kanë po ashtu lidhje me bandat.

Le Monde shkruan se Milo Gjukanoviç u pasurua nga kontrabanda, por edhe më shumë nga privatizimi, ndërsa vëllai i tij Aco është miliarder. Le Monde gjithashtu shkruan për Serbinë se Vuçiç e njeh mirë botën që zhvillohet mes politikës, futbollit dhe nëntokës./syri.net

blank

SHQIPERI E MJERA SHQIPERI NJËHERË TË MORI TURKU E TASHTI SERBI – Nga BINAK MAXHARRAJ

/Sot qe nga Durrsi, Shengjini e deri te gjiri i Lalzit jehonë kenga dhe muzika serbe/
Po e nisi këtë shkrim me disa vargje te poetit tonë Pashko Vasa në shënjë proteste për gjendjën ne te cilën sot u sollë Shqiperia.
“O moj Shqypni, e mjera Shqypni,
Kush te ka qitë me krye n’hi?
Ti ke pas kenë një zojë e randë,
Burrat e dheut të thirrshin nanë.
Por sot, Shqypni, pa m’thuej si je?
Po sikur lisi i rrxuem përdhe,
Si mal me borë, si fushë me lule
Ke pas qenë veshun, sot je me crule”.
Pashko Vasa.
Më se miri edhe sot pas një shekulli gjendjën e tashme ne Shqiperi e ilustrojnë vargjet e Pashko Vasa Shkodranit.Sot Shqiperia është katandisë keq politikisht,e mbushur me hajni,plaqkitje dhe korrupcion,nga as kush tjëtër pos nga vetë kreret e shtetit të cilët nuk po ua dine fundin pasurisë se vjedhur,kurse nga ana tjetër populli nga varferia po ikë jashtë Shqiperisë.
Sot Shqiperia e këtyre hajnave dhe plaqkitesve shtetëror po e ndryshon edhe politikën gjestrategjike të kethyer kah lidnja,kah pansllavizmi i cili është i njohur si vrastare dhe përqarëse e shqiptarveve.
Sot Shqiperia pa fije turpi ia ka kethyer shpinën vellazerve te vetë në Kosovë,qe as me sy nuk don me i pa,dhe është përqafuar me Serbin,me qetniket e Drazha Mihajloviqit të tipit Aleksandër Vuqit dhe Ivica Daçiq.
Sot Shqiperia lidhë mareveshje te turpshme antishqiptare me Serbin si njefar Mini Shengen”e tash I përkëthyer ne Ballkani i hapur,qe do te thotë e njejta gjë por me një petkë tjetër.Kjo strategji e rreshtimit te gabuar te Shqiperisë do sjellë depertimin e Serbisë,te kaluroi si të dojë ne tokat shqiptare qe dikuar as me luftë nuk ka mujt me i pushtu.Ngadal kjo te qonë deri të formimi i një Jugosllavije te re me Shqiperin mbrenda sajë qe dikuar as Enver Hoxha një gje te këtillë nuk e kishte pranu kur Tito donte ta gllaberonte Shqiperinë.
Sot asaj lirëshem Srebisë fshiste dhe çetnikeve serb u mundësohet të levizin nepër trojet arbenore duke i shfrytezuar asetet me te rëndësishme të Shqipërisë.
Kurse nga ana tjetër so Shqiperia I venë trerë dhe barijera vellazerve te vetë në Kosovë qe as me sy nuk don më i pa.
Është e pa qartë se pse futet një urrejtje e këtillë midis shqiptareve për haterë te Serbisë dhe Edi Ramës.Pse sot Shqiperia je jetë me e afërtë me Serbin se sa më Kosovën.Kjo është e tmershme,e mjerushme.
Oj Shqiperi,o e mjera Shqiperi ku je katandis kështu.Kah po e çojnë kështu,kah je tu shkuar.

Send this to a friend