VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Piktura e Kim Whan-ki shitet për 7.87 milionë dollarë

By | May 27, 2018

Komentet

Piktori i njohur Avni Delvina: “Beteja për Teatrin beteja për Shqipërinë!

Piktori i njohur Avni Delvina ka sjellë grafikën e rradhës me temën e nxehtë rreth Teatrit Kombëtar.

Delvina shkruan: “Sot beteja per Teatrin Kombetar eshte beteja per Shqiperine….

beteja per demokracine, beteja per detin, beteja per lirine….”

Ndahet nga jeta Halil Minxolli, një nga pionerët e cirkut shqiptar

TIRANE– Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjecare Halil Minxolli, një nga pionerët e cirkut shqiptar. Halil Minxolli konsiderohet si një nga figurat më të spikatura të artit të cirkut në Shqipëri. Përcjellja për në banesën e fundit e të ndjerit bëhet nesër më dt. 08.07.2018 në orën 11.00 në Varrezat e Sharrës.

Kush ishte Halil Minxolli:
Halil Myfit Minxolli ka lindur në Peshkopi, më 18.01.1946 ndërroi jetë më 07.07.2018.

Në moshën 9-vjeçare, u aktivizua me rrethin e Zhonglerëve, në ish Pallatin e Pionierëve në Tiranë.
Në vitin 1962 angazhohet si amator në grupin akrobatik të Estradës së Shtetit, po atë vit prezantohet për herë të parë me një “Dyshe Zhonglerimi me shishe” në duet me Sekine Ahmeti, në “Prezantohem – Skënder Sallaku”

Në vitet 1966-1969 aktivizohet me Estradën e Ushtarit.

Minxolli diplomohet në IFK ” Vojo Kushi” Tiranë.

Në vitin 1969 Halil Minxolli fillon punë si zhongler profesionist, për të punuar pa ndërprerje deri në vitin 1999, kur u largua në pension. Në këtë angazhim të gjatë artistik ka qenë pjesëmarrës në të gjitha premierat e realizuara nga institucioni.

Ka ekzekutuar dhe krijuar një numër shumë të madh kombinimesh zhonglimi solo dhe me partnerë.
Artisti Minxolli ka meritë të veçantë në krijimin e numrave me përmbajtje dhe karakter kombëtar, duke bërë që arti i zhonglerimit të “flasë” shqip.

Për vite me rradhë në funksionin e Mjeshtrit ka drejtuar me profesionalizëm profilin e Zhonglerimit, duke bërë që të jetë ndër profilet më prodhues e bashkëkohorë, deri në dajlen e tij në pension.

Prej vitit 1996, si President i Shoqatës Mbarëkombëtare të Artistëve të Cirkut Profesionist dhe Amator, ka ndikuar në lartësimin e vlerave të cirkut Shqipëtar, ka mundësuar pjesëmarrjen e artistëve Shqipëtar në aktivitete ndërkombëtare, si dhe bashkëpunime në marrjen e instrumenteve dhe literaturës bashkëkohore për cirkun.

Pas daljes në pension vazhdoi punën e tij në përgatitjen e artistëve të rinj, si dhe të krijoj për ta numra të spikatur artistik.
36841784_247798045999101_2859062340563763200_n
Halil Minxo
36749426_247799509332288_248673478247448576_n
(BalkanWeb)

(Video) Soporanoja me famë botërore Inva Mula, Drejtorja e MIK Festival që starton në Korçë më 25 korrik tregon për eventin

Inva Mula: “Mik festival “ bën bashkë muzikën, historinë dhe kulturën

Ky sezon veror sjell edicionin e parë të festivalit ndërkombëtar të këngës, “Mik Festival”, që starton nga qyteti i Korçës më 25 Korrik. Drejtorja artistike, Inva Mula, rrëfen për ABC News se ky event, do sjellë 150 artistë, që do performojnë muzikën më të mire, të ndërthurur me historinë e kulturën e qytetit të Korçës./abcnews.al

 

Shqipëri, hapet ekspozita e artistëve nga Turqia

Ekspozita u hap në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar të Shqipërisë dhe do të qëndrojë e hapur deri më datë 7 korrik 2018 për artdashësit e kryeqytetit

TIRANË – Është hapur në Tiranë ekspozita ndërkombëtare me piktura, me vepra të piktorëve nga Turqia.

Ekspozita u hap në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar të Shqipërisë dhe do të qëndrojë e hapur deri më datë 7 korrik 2018 për artdashësit e kryeqytetit.

Përveç pikturave, në ekspozitë ishin të pranishëm me punimet e tyre edhe 2 skulptorë, 1 artist me punim në qeramikë si dhe 1 artist me punime në miniature.

Ekspozitën e vizitoi edhe ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Murat Ahmet Yörük.

Kuratori i ekspozitës, Kani Kaya, në një prononcim për AA, theksoi se e ka pasur ëndërr të hapë një ekspozitë në Muzeun Historik Kombëtar dhe se mes dy popujve ka një lidhje shumë vjeçare.

“Ne kemi një lidhje shumëvjeçare si popull dhe kjo ishte një nga arsyet që të zhvillonim një aktivitet të tillë në Shqipëri. Kemi 43 vepra arti të ekspozuara këtu nga 36 artistë të ndryshëm nga Turqia, të cilët përfaqësojnë artin modern turk. Të ekspozuara kemi piktura, skulptura, punime në qeramikë dhe në miniaturë”, deklaroi Kaya.

Sipas kuratorit, Kaya ekspozita të tilla janë hapur edhe në Kosovë dhe Maqedoni dhe synimi është që aktivitete të tilla të zhvillohen çdo vit në Shqipëri.

Artisti Milot intervistohet nga tv i Vatikanit – Nga Artur Spanjolli

Vazhdon jehona e celsit te Cervinares se skulptorit shqiptar Alfred Milot Mirashi. Kete here nje trupe e kanalit televiziv te Vatikanit i drejtuar nga gazetari dhe shkrimtari Stefano Girotti, ka shkuar deri ne Cervinare, per te intervistuar artistin nga Miloti. Gazetari, i cili i ka per zemer temat fetare dhe ka shkruar nje liber te rendesishem mbi bashkjetesen paqesore te feve, me parathenje shkruar nga vete papa, ishte kurjoz te shihte vepren. Trupa qe erdhi gati papritur ne qytezen e Cervinares, intervistoi gjate artistin shqiptare duke pershkruar tere ecurine artistike te Milot, qe nga fillimet e tij ne 1991 Ku e ndihmoi familja  e Ferraro Felice ,  me pas me Akademine e Arteve te Bukura  e Breres, pastaj me personalen ne Napoli ne pallatin Maschio Angioino, Ku e ndihmoi familja Bianco dy Vellezerit Av, Raffaello e Generale Francesco Bianco, deri tek projektet e fundit te artistit qe kane lidhje me te tjere instalime ne te ardhmen. Kanali televiziv i Vatikanit qe shihet ne tere globin, eshte nje nder tjeter qe i behet artistit shqiptare dhe te tere komunitetit te Cervinares. Te ftuar nga Prefekti i qyteti Filuccio Tancredi, trupa televizive e Vatikanit, pas intervistes, shkoi dhe ne rotonden ku gjendet i instaluar çelsi gjigand i artisti. Dhurate qe artisti Milot i beri ketij qyteti te vogel. Gazetari i Vatikanit, dott. Girotti, mbeti aq i impresionuar nga vepra dhe nga mikpritja e vendasve qe e zgjati akoma viziten e tij. Trupa televizive ka bere nje vizite dhe ne oficinen ku u mundesua vepra gjigande e Celsit.
 Te gjithe ne Cervinara e njohin artistin Milot, ku eshte bere dhe qytetar nderi dhe kjo interviste e gjate per televizorin e Vatikanit eshte nje hap i metejshem ne arritjet e artistit shqiptare.
Milot perballe sculptures se Tij monumentale 20 metra
Gazetari i Vaticanit Stefano Girotti e Milot
Stefano Girotti , Generale Francesco Bianco , Avv, Raffaello Bianco e Milot
Milot e Ferraro Felice ne Vitin 1991 ne Cervinara

Grafisti i njohur Avni Delvina:”Pamje nga festa dhe kercimi i dy nderkombetareve me rastin e hapjes se negociatave per vitin 2019….”

Piktori dhe grafisti i njohur Avni Delvina ka krijuar një grafikë frymëzuar nga filmi i Tarantinos Pulp Fiction dhe dy heronjtë kryesorë John TRavolta dhe Uma Turman i ka zëvendësuar me dy ndërkombëtarë shumë të njohur për botën shqiptare, zonjën Romana Vlahutin dhe Knut Fleckenstein me diçiturën:

“Pamje nga festa dhe kercimi i dy nderkombetareve me rastin e hapjes se negociatave per vitin 2019….

John Knut Travolta dhe Uma Romana Thurman – Palp Fiction —”

 

Albana Sulejmani, mrekullia shqiptare që vendi i saj e vlerësoi me titullin “Artiste e Merituar”, ndërsa Italia si “Maestra e Baletit Italian” Nga Raimonda Dervishi Shundi

Raimonda Dervishi Shundi, gazetare

Raimonda Dervishi Shundi, gazetare

Në fakt ajo është Tatiana Sulejmani. Apriori evidentohet dyshtetësia e saj: emri rus, mbiemri shqiptar. Është fëmija i parë i dashurisë së historive diplomatike të komplikuara, por me kaq interes për Tiranën pritëse në fillimin e viteve ‘50. Kadare, Agolli, Mula… ishin vetëm një pjesë nga emrat që mundën të na e shpërfaqnin (haptazi, ose nënë zë) atmosferën moskovite. U komentuan gjatë pasionet e studentëve të parë në vendin e Dostojevskit, Tolstoit, Balshoit, Stanislavskit.

Arsimimi në vendin e kulturës më impresionuese për shumëkënd, ndryshoi përfundimisht destinacionin e tyre final. Njëra prej tyre ishte dhe familja e personazhit tonë të ditës, ikona e baletit shqiptar të viteve ‘80, Albana Sulejmani. Si mund të flasim për Tanjën dhe të mos i rrëfejmë lexuesve që jetojnë në epokën e konsumizmit emocional-virtual, se dikur gjërat funksiononin shumë më ndryshe nga sot, në çdo gjë, e gjithkund?

albana-sulejmani

Familja

Nexhat Hysen Sulejmani, kosovari i shëtitur e më mirë të themi, i përzënë nga serbët familjarisht nga Mitrovica në Stamboll. Pastaj, babait i Nexhatit vendosi të shpërngulet në Kavajë. Studimi në Itali në Akademinë Ushtarake përkon dhe me fillim-luftën, ndaj ai studioi vetëm tre vjet, duke e ndërprerë vitin e fundit. Nuk mundi të diplomohej, pasi dëshira për të qenë pjesë aktive e luftës e hodhi në frontin e vërtetë të luftimit. Territoret e nxehta të luftimeve e konsoliduan kolonelin model, me gjithë dhimbjen e humbjes së shumë miqve. Studimet në Moskë i ndoqi në Akademinë Ushtarake “Lenin” për rreth tre vjet. Studimi dhe përkushtimi tërhoqën vëmendjen e profesoreshës së frëngjishtes (Nadjushi, nga familjet intelektuale moskovite). Vizitat e shpeshta në shtëpinë e saj krijuan mundësinë e njohjes me mbesën bukuroshe të tyre, Margaritën. Miqësia me ushtarakun nga Kosova, Margaritës i ndryshoi përfundimisht jo vetëm mbiemrin, por edhe nënshtetësinë. Për të kjo histori e ëmbël ishte lidhja e parë dhe e fundit me një djalosh. Miqësia mes të rinjve ndezi ankthet e dakordimit me ambasadat reciproke, por fati ishte në anën e tyre. 18 vjeç u transferua në Shqipëri dhe nga aty gjithçka shkoi si në fundet e ëndërruara vetëm në përralla, të lumtur përgjithmonë.

Shqipëria ishte vendi ku Margarita kaloi pjesën tjetër të jetës të saj, tashmë si një shqiptare. Fëmija i parë qe Albana jonë, ndërsa i vëllai, Iliri, erdhi në jetë pas nëntë vitesh diferencë.

albana-sulejmani1

Duartrokitjet e nxehta pas çdo premiere zjarronin publikun, por ftohtë, tepër ftohtë shihej nga kokat e shtetit që asistonin në shfaqje. Atyre u pëlqente vetëm partizani, kooperativisti, punëtori muskuloz dhe asgjë më tepër. Kurrsesi nuk e miratonin personazhin e dashuruar mes djalit e vajzës në skenën e baletit tonë, qoftë edhe shkarazi, mungesa e së cilës si dhe vënia e vulës proletare, e cila e rëndonte shfaqjen, i rëndonte edhe balerinët, baletmaestrin, ndaj të cilëve Partia–Shtet shpesh mostronte dhëmbët me masat ekstreme që ndërmerrte. Profesor Kanaçi, Sulejmanin e shihte si gurin e tij të çmuar dhe çdo premierë si e huaj apo edhe shqiptare, por sidomos ato që vinte vetë, i takonin automatikisht vetëm të parës sonë të baletit, Albana Sulejmanit.

Ajo ishte balerina soliste mes dy meshkujve protagonistë të TKOB (Ilir Kerni, Ludmill Çakalli) të suksesshëm në të gjitha vëniet e Teatrit të Operës dhe Baletit të viteve ‘80. Personifikim i përsosur i emrit të madh që ajo përfaqëson në genin amëror.

Albana u largua nga Shqipëria rreth viteve ‘92, në kohën kur piramidat shtoheshin dhe krijuan zemëratën e frikshme. Jetoi prej vitesh në Itali (Milano) së bashku me të shoqin, edhe ai balerin i parë (Ludmill Çakalli) dhe me vajzën e tyre. Në të ri ishin treshja e emrave më potentë që dolën nga ajo shkollë. Ishin tre emrat e parë të lokomotivës së talenteve tona me profesorët e studiuar në Rusi. Ishte treshja ku sakrifica, eleganca, teknika, muzikaliteti e finesa shkonin në të njëjtin fill, atë të balerinit model.

albana-dhe-ludi

Misha van Hoecke – Këta të dy unë i dua për vete!

INTERVISTA

Jeni ikona e prima balerinës së viteve ‘80. Çfarë kujtoni nga ajo kohë?

As që e kuptoja se isha ikonë. Në ato vite ne dinim vetëm të punonim dhe vetëm të punonim. Për mua ishin vitet më të lumtura, edhe pse vështirësitë nuk ishin të pakta. Teatri për mua qe gjithçka, atmosfera ishte magjike dhe më tërhiqte si një fëmijë i humbur. Nuk di një herë që të kem munguar. Madje edhe kur isha me temperaturë 39 nuk mungoja. Shpesh, nëna ime kur shihte sfilitjen time më thoshte: “Do të të heq nga baleti”, kurse unë i përgjigjesha: “Më mirë të vdisja, se sa pa balet”.

Atmosfera, kushtet, aktivitetet, autoritarizmi dhe kufijtë e të qenit në rregull me normat partiake, sa ju kanë krijuar stres apo kënaqësi? (pak atmosferë të atyre viteve).

Na vinin shpesh njerëz të cilët nuk kishin të bënin me baletin për të gjykuar shfaqjet tona, dhe sinqerisht, viheshim në vështirësi kur na paraqisnin absurdin e kërkesave të tyre. Sidomos kur na vinin funksionarë të lartë partie. Gjykonin ideologjikisht shfaqjet tona me arrogancën e padijes ndaj profesionit tonë. Na pengonin të ekzekutonim kryesisht disa shfaqje të repertorit botëror. Të paktën, mundi të riparohej disi kjo traditë vitet e fundit me ndryshimin e sistemit politik.

Si do ta quanit periudhën që studiuat dhe punuat në teatër?

Teatri për mua ishte shtëpia ime e dytë. Në këtë periudhë, problemi im kryesor ishte se si të perfeksionohesha teknikisht dhe artistikisht. Në shkollë mëson shumë gjëra, por eksperienca në skenë është gjë tjetër. Në historinë e teatrit tonë por edhe atë botëror, për t’u emëruar një solist duhet relativisht shumë kohë, ndërsa për mua dhe dy kolegët e mi, kjo kohë u kapërcye shpejt. E them dy kolegët e mi, Ludmill Çakalli dhe Ilir Kerni, sepse patëm të njëjtin vlerësim. Në këto vite na quanin “treshja e të rinjve” në fillimet e ’80-ës, kur profesor Agroni rivu baletin “Lola”. Ai me shumë kurajë, sepse ne ishim fare të rinj, na caktoi që të dublonim në rolet kryesore: mua-Lolën, Ludin-Pablos dhe Ilirin-kapitenin. Kolegët tanë që kishin përvojë shumë më tepër se ne, bënë shfaqje shumë të bukura, mirëpo shfaqja jonë pati shumë eko, ndoshta për faktin se ne ishim shumë të rinj, gjë që ndodhte rrallë. Ky ishte fati ynë, pasi solistët aktualë i përkisnin një tjetër moshe. Pra, mungonin të rinjtë dhe ne mundëm të mbulonim një boshllëk aktual në teatrin e atyre viteve.

1-5

Diçka më në veçanti për profesor Panajot Kanaçin dhe Agron Aliajn, si ju gjetën për t’ju kthyer në të preferuarën e tyre?

Me maestro Panajotin kam punuar shumë. Ai m’i besoi të gjitha rolet kryesore të baleteve të tij. Profesori ishte një koreograf i mirëfilltë dhe jo vetëm për faktin se ishte diplomuar në Moskë për koreografi, por sepse kishte një kulturë të gjithanshme me një inteligjencë që rrallë e takoje. Unë kështu e njoha profesor Panajotin dhe kështu do të mbetet gjithmonë: supernjeri. Ndërsa profesor Agroni nuk ishte thjesht personi që “ushqeu” trupën e baletit klasik, por për mua, ai ishte emri që më rriti në shkollë dhe më shoqëroi në pjekjen time artistike edhe në teatër. Ai për të gjithë ne ishte profesori, maestro, koreografi, pianisti që na shoqëronte në ushtrime, piktor, poet etj., etj. Është e vërtetë se isha e preferuara e tij. Pse-në nuk e di ta them, di vetëm se ai ishte gjithçka për mua. Faleminderit!

ludmillcakalli_tatianasulejmani_lola1980

Çfarë mbani mend nga koha e turneve në teatër?

Kemi bërë shumë turne, si në Shqipëri ashtu edhe jashtë vendit. Turnetë në vend ishin të vështira artistikisht pasi kushtet e balerinit dhe spektaklit në përgjithësi janë shumë specifikë, por publiku ishte shumë i ngrohtë dhe entuziast. Ndërsa turneun e parë jashtë shtetit e kam bërë në Kinën e largët të Mao Ce Dun-it në vitin 1972. Isha vetëm 14 vjeç. Ishim vetëm fëmijë dhe nuk kuptoja asgjë nga politika, por ky turne nuk harrohet kurrë. Jo vetëm që patëm mundësi të njihnim artistë të zotë kinezë, por sidomos pritja e tyre ishte fantastike. Një nga batutat tona të nënzëshme ishte se, “do shkojmë për turne te goca e tezes” meqenëse dy popujt tanë ishin “parti motra”. Ndryshe ndodhte me turnetë në Paris, Greqi, Turqi, Itali… Ato ishin turne shumë impenjative. Unë isha protagoniste e roleve kryesore ndaj përgjegjësia ishte shumëfish më prezente. Publiku ishte entuziast, ndërsa unë dhe kolegët nuk dinim si ta përshkruanim kënaqësinë e punës tonë.

Si ishte dieta juaj ditore?

Dieta për mua nuk ka ekzistuar ndonjëherë, si atëherë kur isha e re e që kërceja gjithë ditën, ashtu edhe tani që jam në rolin e maestrës. Besoj që është në natyrën time. Unë nuk kam qenë ndonjëherë hamëse e madhe… pooor, më pëlqejnë ëmbëlsirat.

ludmillcakalli_albanasujemani_giselle-1

Është e natyrshme që një emër si juaji i xhelozon kolegët. Sa të rrezikshëm ishin, po sot?

Xhelozia ka qenë dhe do të jetë në çdo fushë. Ndoshta në art është më e theksuar. Për natyrën time ky aspekt nuk më ka munduar shumë. Kam qenë gjithmonë e mirëpritur dhe e inkurajuar nga brezat më me eksperiencë. Ka njerëz që aspekti i xhelozisë i shkatërron, ndërsa në rastin tim, nuk ma ka kushtëzuar aspak jetën. Tani në rolin e mësueses, mbas një përvojë kaq të gjatë pune në Itali, xhelozia pothuajse nuk na takon më. Komplimentet na rrethojnë kudo.

Kthehemi pak në vitet e para të ikjes në Itali: pse u larguat?

Në momentin që lashë teatrin, qe një periudhë e vështirë si për Shqipërinë, dhe në veçanti për Teatrin e Operës. Unë kujtoj që dadoja ime e mbyllte vajzën në korridor, pasi aty nuk kishte dritare. Ishte frika se ndoshta ndonjë plumb qorr na hynte në shtëpi. Qeveria na kishte dhënë një shtëpi në qendër të Tiranës, në katin e gjashtë. Ishte pa ashensor dhe kur vinte uji, qe një festë e vërtetë për banorët. Pa ujë ishte mallkim dita. E imagjinoni që unë pasi kisha punuar në sallë për orë të tëra, kur vija në shtëpi më duhej të ngjitja edhe ujin me kova lart në katin e 6-të? Këto dhe shumë të tjera si puna e këtyre, na bënë që të na mbushej mendja të emigronim. Fati im i keq ishte se ika në një moshë kur mund të jepja edhe shumë më tepër për trupën tonë të baletit, aq më tepër kur pjekuria artistike ishte shumë herë më e madhe. I kam uruar pafundësisht ata artistë që mundën të mbesin dhe vazhduan të punonin në teatrin e asaj periudhe të shëmtuar.

A ishte zgjedhja e duhur largimi në Itali? Do ta ribënit sërish?

Për pyetjen nëse do ta ribënim… nuk e di si të përgjigjem.

tatiana

Kur u përballët me profesionistët në Itali, si ishte reagimi i tyre pasi panë se me çfarë i kishte bekuar perëndia me prezencën tuaj e me të të shoqit tuaj?

Italia nuk bëhet kurrë Amerikë. Kjo për faktin se ata nuk mund të pranojnë profesionalizmin dhe aftësitë e të huajve si puna jonë. Kryetari i komisionit të Teatrit të Skalës, Misha Van Hoecke, personazh i famshëm i panoramës së baletit, mbasi pa punën tonë, tha se “të dy këta elementë unë do t’i merrja menjëherë në punë” duke iu drejtuar komisionit ku ishte drejtore e baletit të Skales, Elisabetta Terabust. Dua të them se Amerika është më përpara për të vlerësuar kapacitetin e tjetrit, pavarësisht se nga vjen. Fatkeqësisht në Itali nuk është kështu. Megjithatë, ne nuk është se e vuajtëm shumë, por racizmi ekziston në Itali. Unë dhe Ludmilli kemi punuar për 20 vite rresht në një akademi arti nga më të njohurat në Itali që quhet “MAS-Milano”. Ludi ka qenë drejtor artistik i kësaj akademie, ku vartësit e tij ishin 30 docentë italiane dhe të huaj, ndërsa mua më konsideronin si docente nga më kryesoret. Aktualisht jemi profesionistë të lirë që na kërkojnë për “stage” e leksione kudo.

Familja juaj është shumë e bukur, treshja perfekte. Çfarë të pëlqen të publikosh për ta, pasi e di se jeta familjare është pjesërisht e rezervuar?

Momenti më i rëndësishëm ishte kur bëmë bashkë me tim shoq Ludmillin kursin “Maitre de ballét” në Skalën e Milanos, që më pak fjalë ishte kurs pasuniversitar për “Maestro dhe Profesorë baleti” financuar nga Europa, e cila zgjati 2 vjet për 7 orë në ditë. Ishim 7 persona nga Europa, Italia, Gjermania, Rusia dhe ne 2 shqiptarët. Punët ishin provime serioze. Mësuam shumë gjëra, sidomos për atë çka ndodhte në botën e baletit. U njohëm me shkollën Franceze, Daneze, Angleze, Italiane dhe sidomos atë Amerikane. Atje u njohëm me baletin bashkëkohor, që për ne ishte diçka e re dhe mësuam “Labanotation”, mënyra që shkruhet baleti etj., etj. Ne të gjithëve na dhanë të punonim një balet repertori për tezën finale. Unë bëra tezën mbi baletin “Zhizel” ku pata shumë vlerësime. Ndërsa Ludi, ndryshe gjithë nga të tjerët, bëri tezën me titull “Dalla Russia all’America” që ishte një analizë mbi karakteristikat e shkollave të ndryshme të botës, dhe nuk ishte bërë ndonjëherë dhe që ngjalli shumë interes në komisionin e Skalës.

Ne punonim çdo ditë me trupën e baletit të Skalës. Një ditë, një maestro Amerikan, që quhet Bimich e që atë ditë drejtonte ushtrimet për të gjithë trupën, ishte edhe maestro personal i yllit Alessandra Ferri-t (e cila po ashtu ishte e pranishme). Na ndaloi ushtrimin duke m’u drejtuar mua: “E shikoni, e vetmja vajzë që hidhet si duhet!” (në kuptimin që muskujt e mi ishin të fuqishëm) … Unë nuk dija ku ta fusja kokën ngaqë më vinte zor! Konkluzioni ishte që shkolla jonë midis shkollave të tjera më vendoste në prioritet, pra kemi pasur shkollë të mirë dhe dinjitoze.

Në Tiranë njihesh me Albana Sulejmani, në Itali me Tatiana, pse?

Zgjedhja e emrit Albana në vend të Tatiana nuk ishte aspak zgjedhja ime dhe as e familjes sime. Ishte zgjedhje politike. Në vitet e para të 1970, d.m.th viteve të shkollës, duke qenë se elementi im kishte perspektive, dikush me marifet më këshilloi mua dhe familjen që të ndërroja emrin. Mesazhi ishte i qartë: balerina e parë shqiptare duhet të ketë emër shqiptar, megjithëse nëna e saj është ruse.

Vini nga një nënë ruse dhe nga një baba në karrierë ushtarake. Çfarë ju ka mbetur nga mënyra e edukimit e familjes së parë, për ta kaluar tek ajo që aktualisht keni?

Unë jam produkt i asaj familjeje dhe i jam mirënjohëse për jetë.

Sipas jush, si mundet të rritet një fëmijë me mama mësuese dhe baba ushtarak?

Në sajë të tyre dhe dashurisë që kanë për artin, jam kjo që jam sot. Ua dedikoj atyre gjithçka. Faleminderit prindërve!

fiona

Italia ka vijuar me suksesin e radhës, sa ju kënaq kjo gjë?

Mënyra e edukimit është e njëjta, por ka nuanca të reja që na dikton koha. Për vajzën, Fiona, mund të them se desha që ajo të ndiqte gjurmët e prindërve, sikurse të gjithë prindërit dëshirojnë. Ajo nuk u bë balerinë, megjithëse studioi balet për vite, që megjithatë ne jemi të kënaqur për rrugën që zgjodhi. Mjafton të shikoni Facebook-un apo Instagram-in dhe të klikoni Fjona Çakalli, e duket se sa është e ndjekur. Ne prindërit e saj jemi të lumturuar.

A e ndiqni se çfarë ndodh me jetën artistike dhe politike në Shqipëri?

Ne jemi shumë të zënë, por mund të them se kohën që ndjek televizor e ndaj përgjysmë. Më pëlqejnë emisionet mbi natyrën, ndjek televizionet shqiptare dhe marr informacione për zhvillimet e artit dhe të kulturës. Nuk i lë pas edhe informacionet për politikën. Politika për mendimin tim më zhgënjen vazhdimisht. Jam e kënaqur me artin dhe kulturën tonë pasi e shoh se po bën hapa përpara. Baleti shqiptar po bën përpjekje të mira për të shkuar përpara, por duhet impenjim më i madh nga qeveria. Këtë nuk e shoh.

Sa shqiptare ndjeheni?

Ne jemi lindur shqiptarë dhe do të vdesim po shqiptarë.

Nëse do ju kërkonin të drejtonit Teatrin e Operës, si do të ishte përgjigja juaj?

Nuk e kam menduar ndonjëherë t’i kërkoj gjë drejtorit të radhës të Teatrit, por duke qenë se është një institucion i vështirë për t’u drejtuar, duhet ndihmë nga ana e pushtetit. Për të drejtuar një teatër jam e sigurt që do të them JO! Një balerinë është e vështirë të jetë një drejtuese e mirë e një institucioni aq kompleks siç edhe është Teatri i Operës. Nëse do të më propozohej për ta drejtuar trupën e baletit, mund të mendohesha paksa, gjithmonë në qoftë se ky propozim do të më ishte bërë vite më parë.

Si ishte orari i punës tuaj? Sot si është shkolla jonë e baletit?

Dita e punës fillonte në orën 09:00 deri më 13:00. Pasdite niste rreth orës 17:00 deri në 20:00. Unë nuk them se shkolla jonë e baletit sot është si ato që na kanë përgatitur ne dikur. Pedagogët që na kanë dhënë njohuritë e tyre, vinin nga shkolla të famshme ruse. Megjithatë, mbas disa vitesh tranzicioni, mund të them se shkolla e baletit është në rrugë të mbarë dhe drejtohet nga persona kompetentë dhe me pasion të madh për punën që objektivi është, rritja e kualitetit.

Vëllain tuaj, Ilir Sulejmani, spektatori e njeh në ato pak filma që ka mundur të japë derisa u largua. A është i realizuar atje ku ndodhet sot?

aktor

Për Ilirin mund të them vetëm se është mirë në Bruksel dhe duke ndjekur hapat e babait si një kosovar i vërtetë. Tani së fundmi i shoh përsëri filmat që ka xhiruar në Shqipëri. Mendoj se ka gabuar që nuk e ka ndjekur këtë pasion të parë. Sipas meje, ajo ishte rruga e tij.

Sa orë në ditë punoni sot?

Tani mbaj leksione baleti për profesionistë dhe për shkolla baleti kualitative. Jap një ose dy leksione në ditë nga një orë e gjysmë për secilën.

Piktori i dashur i qytetit Linz të Austrisë feston ditelindjen e tij të 50. me “EROTIZËM” Nga Monika Grill

Piktori i dashur i qytetit Linz të Austrisë feston ditelindjen e tij të 50. me “EROTIZËM”

Gazmend Freitag dhe Ursula Roschger në vernisazhin “EROTIZËM” me 17.05.2018 në Shoqatën Kulturore „Strandgut“ në Linz, Austri. Foto: Kristina Fuchs.

MONIKA GRILL

Perkthyer nga gjermanishtja në shqip nga Valbona Reinmüller

Piktori i njohur Gazmend Freitag feston ditëlindjën e tij të 50. me ekspozitën „EROTIZËM“ në Shoqatën Kulturore STRANDGUT – Shoqata për Arte të Bukura, Kabare dhe Literaturë në Linz, Austri.
Gazmend Freitag, kosovari i cili që nga viti 2004 jeton dhe vepron në Linz të Austrisë është njohës i të bukurës dhe ai me kënaqësi vendos trupin e njeriut në fokus të pikturave dhe vizatimeve të tij.
Konformë traditës së post-ekspresionizmit, puna e Gazmendit karakterizohet me sensualitet, hare të ngjyrave dhe romantizëm, po kështu edhe në këtë ekspozitë, e cila feston trupin femëror. Në vizatimet dhe pikturat e aktit të femrave, të cilat piktori i njeh personalisht, me të cilat ai ka miqësi ose ato madje edhe vet janë artiste, materiali i preferuar është shkumësi, lapsi apo tushi. Këtu, shikuesi është i ftuar me linja të qarta, përtej qartë të ballafaqohet me natyrën e femrave të paraqitura.

Jashtë kësaj ekspozite, në pikturat e tij “Die alte Eisenbahnbrücke” dhe “Die Nibelungenbrücke” është i paraqitur edhe afiniteti i thellë që ndjen Gazmend Freitag për qytetin e tij adoptues Linz-in.

Por edhe pejsazhet e atdheut të tij, nga i cili ai u arratis në vitin 1990, ku ndermjetsohet pamja në kulturën dhe historinë shqiptare, i përkasin pikave përqendruese të veprimtarise së tij. Një shembull i kësaj janë ilustrimet e tij prekëse lidhur me tregimet e shkrimtarit shqiptar me vendbanim në Vjenë, Hazir Mehmetit, i cili në tregimet e tij ringjall të kaluarën e një populli të pasionuar dhe shumë herë të përndjekur.

Në moshën 50 vjeçe, Gazmendi si artist i dashur dhe kozmopolit që gëzon një bazë të madhe tifoze, shikon ardhmërine përpara me optimizëm.

Ekspozita EROTIZËM në STRANDGUT – Shoqata për Arte të Bukura, Kabare dhe Literaturë, është e hapur deri me 12.07.2018, çdo të enjtë prej orës 18.00 në Ottensheimerstrasse në Alturfahr, Linz, Austri.

 

Der beliebte Linzer Kunstmaler Gazmend Freitag feiert seinen 50. Geburtstag mit EROTICISM

Gazmend Freitag, Ursula Roschger bei der Vernissage "EROTICISM" am 17.05.2018, Kulturverein Strandgut Linz. Photo: Kristina Fuchs
Gazmend Freitag, Ursula Roschger bei der Vernissage “EROTICISM” am 17.05.2018, Kulturverein Strandgut Linz. Photo: Kristina Fuchs

Flayer: Eroticism - Gazmend Freitag. Photo: Robert Rieger

MONIKA GRILL

 

Der bekannte Kunstmaler Gazmend Freitag feiert zurzeit seinen 50. Geburtstag mit der Ausstellung „EROTICISM“ im Kulturverein STRANDGUT – Verein für bildende Kunst, Kleinkunst und Literatur in Linz.

 

Der gebürtige Kosovare, der seit 2004 in Linz lebt und arbeitet, ist ein Connaisseur des Schönen und stellt in seinen Gemälden und Zeichnungen gerne den menschlichen Körper in den Mittelpunkt.

 

In der Tradition des Postexpressionismus ist sein Werk von Sinnlichkeit, Farbenfreude und Romantik geprägt. So auch in dieser Ausstellung, die den weiblichen Körper feiert. In den Aktzeichnungen von Frauen die der Künstler persönlich kennt, mit denen er befreundet ist oder die selbst Künstlerinnen sind, ist das bevorzugte Material Kreide, Bleistift und Tusche. Der Betrachter wird mit klarer Linienführung dazu eingeladen, sich über das Offensichtliche hinaus mit dem Wesen der dargestellten Frauen auseinanderzusetzen.

 

Außerhalb dieser Ausstellung zeigt sich die innige Verbundenheit, die Gazmend Freitag zu seiner „Adoptivstadt“ empfindet, in Gemälden wie „Die alte Eisenbahnbrücke “ und „Die Nibelungenbrücke.“

 

Aber auch die Landschaften seiner Heimat, aus der er 1990 geflüchtet ist, und Darstellungen, welche Einblicke in die albanische Kultur und Geschichte vermitteln, gehören zu seinen Schwerpunkten. Ein Beispiel dafür sind seine berührenden Illustrationen zu den Geschichten des in Wien lebenden albanischen Schriftstellers Hazir Mehmeti, der die Vergangenheit eines leidenschaftlichen und oft verfolgten Volkes zum Leben erweckt.

 

Dem 50. Lebensjahr sieht der beliebte und weltoffene Künstler, der sich einer großen Fan-Basis erfreut, mit Optimismus entgegen.

 

Die Ausstellung EROTICISM im STRANDGUT – Verein für bildende Kunst, Kleinkunst und Literatur, ist bis zum 12. 07 2018 jeden Donnerstag in der Ottensheimerstrasse in Alturfahr ab 18.00 Uhr zu besichtigen.

Edicioni i 7-të i “Maratona Violinistike” me dirigjentin e shquar Eno Koço dhe solisten e njohur Ina Kosturi

“Maratona Violinistike”, edicioni i shtatë u realizua në skenën e Teatrit Kombëtar në 12 Qershor 2018, në formacionin violinë soliste e orkestër harqesh.

Edicioni i parë i kësaj Maratone filloi në vitin 2006 në skenën e Universitteit të Arteve, me synimin e pasurimit të repertorit violinistik , përkrahjen e solistëve që jetojnë në Shqipëri dhe përafrimin e koncerteve me traditën jashtë Shqipërisë , ku violinisti solist interpreton disa recitale në një periudhë të shkurtër kohore.

Krahas veprave të njohura të literaturës violinistike nga sonatat e Brahms, Beethoven, Grieg, Shuman, Franck e shumë të tjerë, sonatat e partitat e Bachut për violinë solo, edicionet e Maratonës Violinistike sollën në skenën shqiptare vepra premierë si Duo Concertant Stravinskij, sonata nga Ravel, Copland, tingujt e Gershvin, Reger në shtrirje kohore nga Corelli tek Stravinskij e stilesh nga Vitali tek Elgar deri në muzikën kontemporane.

Në formacionin e duos dhe orkestrës së harqeve koncertet e Maratonës sollën një sërë veprash në formacionin violinë e orkestër harqesh, nga vepra që erdhën për herë të parë në këtë formacion e deri në interpretimin e muzikës së njohur të kompozitorëve shqiptarë dje dhe sot.

Duot violinë –piano, formacionet kuintet harqesh e violinë soliste, orkestër harqesh e violinë pasuruan repertorin me të tjera vepra të këtyre formacioneve duke evidentuar violinën soliste dhe shfaqur një repertor më të gjerë të formacioneve të harqeve.

Krahas krijimeve për orkëstër harqesh, maratona solli në shtatë edicionet e saj në sallat e kryeqytetit muzikën e vjetër shqiptare për violinë me pjesë e autorë të panjohur për publikun.

Maratona e shtatë e këtij viti, me pjesëmarrjen e Orkestrës së Harqeve të Universitetit të Arteve , Ina Kosturi soliste violinë, drejtuar nga dirigjenti i njohur Eno Koço, përcolli 7 vepra të ndryshme që përkojnë me edicionet në një shtrirje të kompozitorëve botërorë nga Vivaldi tek Jenkins, gjashtë kompozitorë botërorë dhe si traditë dhe një pjesë të re krijuar enkas për këtë edicion. Pjesa e re për violinë e titulluar Balade u kompozua nga violinistja Ina Kosturi, dhe orkestrua nga mjeshtri Robert Radoja.

Realizuar nga shoqata “Bota e Artit” në 10 vjetorin e saj, aktiviteti shpalosi në skenën shqiptare vepra të ndryshme orkestrale e violinistike, ndërsa baketa e dirigjentit Eno Koço përherë aktive në skenën shqiptare bashkoi përtej koncertit emrat më në zë të muzikës klasike si instrumentistë të skenës, pedagogë e orkestrues./voal.ch

Fotot: Kyd Zaharian

Nga Albumi i Piktorit Lian Lutfija

Kjo vepër është punuar nga piktori Lian Lutfija i njohur si Van Gogh-u shqiptar,

Liani ka nisur të pikturojë që i vogël në rrethet e pikturës në Pallatin e Pionierëve e në Pallatin e Kulturës në Tiranë.

Ne 1992-1996 kryen Liceun Artistik ‘I.A.A. Guzel Sanatlar Lisesi’ në degën e pikturës në Stamboll.

Në 1997 fiton konkursin në ‘USA Milwaukee Institute of Art & Design’, ku u mbështet edhe me bursë.

Dhe ne 1998 – 2004 kryen Universitetin e Arteve ‘Arkitekt Sinani’, dega pikturë po në Stamboll, ku kualifikohet ‘I Pari’.

Lian ka hapur shumë ekspozita në Shqipëri, Turqi dhe Europë.

Në Bashkinë e Stambollit ekspo e Van Goghut shqiptar Lian Lutfija

Bashkia Maltepe e Stambollit organizon ekspozitën e Van Goghut shqiptar Lian Lutfija

Piktori impresionist shqiptar, Lian Luftija (40vjeç) pas shume ekspozitave në Muzeun Kombetar ne atdhe si dhe në shume Qendra Kulture ne

Stamboll, kete rradhe , shpalosi veprat e tij ne qendren kulturore me te re e te madhe te Stambollit Turkan Saylan me ekpoziten “As Time Fading Away “ (Kohe te Pluhurosura) ne 23 maj-3 qershor. Këtë ekspozitë e organizoi Bashkia Maltepe e Stambollit.

Artisti paraqiti 33 tabllo ne vaj ne stilin impresionist te permasave te ndyshme, kryesisht të dimensioneve të mëdha deri ne 200×180 cm. Punimet ishin te periudhes se studimeve dhe pas universitare qe kreu ne Stamboll, piktura me një natyrë magjepsëse plot gjetje të një talenti dhe intuite të veçantë artistike. Ekspozita terhoqi vemendjen e medias, botes artistike dhe autoriteteve turke. Vetë Kryetari i Bashkise Maltepe e vleresoi piktorin e njohur shqiptar Lian Lutfija me plakete nderi.

Liani ka nisur të pikturojë që i vogël në rrethet e pikturës në Pallatin e Pionierëve e në Pallatin e Kulturës në Tiranë.

Ne 1992-1996 kryen Liceun Artistik ‘I.A.A. Guzel Sanatlar Lisesi’ në degën e pikturës në Stamboll.

Në 1997 fiton konkursin në ‘USA Milwaukee Institute of Art & Design’, ku u mbështet edhe me bursë.

Dhe ne 1998 – 2004 kryen Universitetin e Arteve ‘Arkitekt Sinani’, dega pikturë po në Stamboll, ku kualifikohet ‘I Pari’.

Më pas karrierën e tij e ka zhvilluar kryesisht në Stamboll me ekspozita vetjake dhe kolektive, ku një prej të cilave është edhe pjesëmarrja në Bienalen e Stambollit duke terhequr vemendjen e qarqeve te larta artistike turke dhe duke rrokur prej tyre vleresime entuziaste per ‘kendveshtrime te reja pasuruese’ qe autori sjell ne stilin impresionist.

….” nuk me kujtohet kur e kam nisur pikturën”, thotë Lian, “por sipas thenieve te prinderve e kam filluar që ne moshen 3 vjeç, kur vizatoja kuaj me 2 kembe qe luftonin midis tyre dhe sigurisht te miret fitonin”…

“Ngjarja e rrenjosur me teper ne memorjen time eshte kur hyra ne konkursin e pranimit ne Liceun Artistik Stamboll, koha provimit ishte vetem 3 ore, une nuk dija turqisht, nuk kuptova temen e duhur, fillova te skicoj nje teme te lire nderkohe tema e dhene ishte nje burre i ulur ne park duke lexuar gazeten .. Pasi kaluan 2 ore e gjysem nje mesuese vuri re gabimin tim, pasi konstatoi qe nuk dija turqisht me fleten time ne dore e alarmuar vrapoi ne drejtori dhe me sollen nje flete te re per te zhvilluar provimin, me pak anglisht , me duar e shenja me spjeguan temen..dhe une me 20min qe mbeten arrita te kualifikohem i gjashti ne qindra vete qe konkuruan nga gjithe Turqia…”

… “Më tërheq impresionizmi, sepse mendoj që artistët e kësaj periudhe janë kuptuar më mirë. Sinqeriteti ka impresionuar veprat e tyre. Ndaj në punimet e mia përpiqem të përdor sinqeritet, dritë, harmoni, reaksionet ngrohtë-ftohtë. Edhe ne kete ekspozite jam munduar te thyej rregullat standarte , te zbatoj parimin sic na keshillonin profesoret tane te Universitetit te cilet kishin ardhur nga Akademia e Sofies : “ rregullat jane bere nganjehere per t’u thyer  .. thonin ata..”

“Kozinsky, Van Gogh, Modigliani, John Berger, William Blake, Picasso, Matisse, Santana, Bob Marley, Cezanne, Gipsy King .. me japin jete,

Edhe kur krijoj muzike, luaj ne kitare e bateri frymezohem e qetesohem pa mase.. por fqinjet Jo… .. Dashuri e Paqe .. – shprehet Liani…”

 

 

Gjermani, shitje rekord prej 4,7 milionë euro e një pikture të ekspresionistit Max Beckmann

Një tablo e piktorit ekspresionist gjerman, Max Beckmann “Egjiptiania” u shit sot në ankand në Berlin për 4.7 milionë euro, një shumë që nuk ishte arritur kurrë më parë në një ankand të veprave të artit në Gjermani, sipas medias gjermane.

Vepra, një tablo në vaj u pikturua në vitin 1942 në Holandë nga Beckmann (1884-1950), u vlerësua fillimisht për dy milionë euro, shkruan atsh.

Vepra u ble nga një blerës anonim gjatë shitjes në kompaninë berlineze të ankandeve “Villa Grisebach”, sipas agjencisë gjermane të lajmeve DPA.

Ky është çmimi më i lartë i regjistruar ndonjëherë më parë në Gjermani në kuadër të ankandeve të veprave të artit, u shpreh për DPA, Peter Graf zu Eltz, komisioneri i ngarkuar në këto ankande.