VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Piktori i dashur i qytetit Linz të Austrisë feston ditelindjen e tij të 50. me “EROTIZËM” Nga Monika Grill

By | June 26, 2018

Komentet

Më 15 Janar piktori i shquar, kubisti shqiptar Ksenofon Dilo mbushi 90 vjeç

Më 15 Janar piktori, skenografi, skenaristi, pedagogu Ksenofon Dilo mbushi 90 vjeç.

Me këtë rast Teatri Kombetar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor ia uron ditën e lindjes si më po poshtë:

Ksenofon Dilo – 90 vjetori i lindjes

Urojmë sot, në datën e lindjes, piktorin, skenografin, skenaristin, pedagogun Ksenofon Dilo, një nga emrat më të vlerësuar në artin shqiptar me një kontribut të madh në krijimtarinë artistike.

Piktori Dilo lindi në15 janar të vitit 1932 në Topovë të Zagorisë (Gjirokastër).

Kreu Liceun Artistik Jordan Misja, në degën e pikturës nën drejtimin e piktorit Sadik Kaceli, Abdurrahim Buza dhe Odise Paskali. Gjatë kohës së studimeve punoi si karikaturist në revistën “Hosteni”.

Studimet e larta i vazhdoi gjatë viteve 1952-1958 në Shkollën e Lartë të Arteve të Aplikuara në Pragë, si piktor filmi.

Pas përfundimit të studimeve punoi si piktor filmi në Kinostudion “Shqipëria e Re”, në filmat: “Debatiku”, “Komisari i dritës”, “Vitet e para”, “Çifti i lumtur”, etj. Gjithashtu, ai ka shkruar skenarin e filmit “Kur zbardhi një ditë”, etj.

Kontributi i tij është edhe si dekan i Fakultetit të Arteve Figurative në ILA, Sekretar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë (1972-1973), Drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve, Tiranë (1987 -1992).

Piktori Ksenofon Dilo punoi gjithashtu si skenograf dhe kostumograf në TOB dhe Asamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore ku ka realizuar skenografinë dhe kostumet e operave shqiptare “Mrika”(rivënie), “Komisari”, “Vjosa”, operës “Rigoletto”, kostumet e operetës “Dhëndri u transferua”, skenografinë e operetës “Karnavalet”, baleteve “Shota dhe Azem Galica”, “Joniada” dhe dekoret e tri festivaleve të parë folklorike kombëtare që zhvilloheshin në Gjirokastër (1968, 1973, 1978).

Veprat e tij gjenden në shumë koleksione në galeri private në vend dhe në koleksione private brenda dhe jashtë vendit, në Çeki, Gjemani, Francë, Itali, Austri, Spanjë, Finlandë, Danimarkë, Japoni, Kore e Jugut, Sllovaki, Zvicër, etj.

Në Galerinë Kombëtare të Arteve ndodhen rreth 52 punime në gjini të ndryshme. Pjesëmarrës në shumë ekspozita vetjake dhe kolektive. Ksenofon Dilo është vlerësuar me mjaft çmime, urdhra e tituj, si: Çmimi i Republikës i shkallës së III –të, Urdhrin “Naim Frashëri” i klasit të I-rë, çmime të ndryshme për dekoret e kostumet gjatë koncerteve të majit për 10 vjet rresht, dhe mban titullin “Piktor i Merituar”.

Gëzuar ditëlindjen mjeshtër !

Më poshtë po sjellim një dokumentar të Top Channel që titullohet:

Bolino merr në mbrojtje Bashën, Kapexhiu i ‘thumbon’ me penën e tij

Gazetarëve që mbulojnë raportimet nga Partia Demokratike u ka rënë në sy me çudi këto ditë që lajmet nga grupi i Bashës kalojnë më parë në duart e Karlo Bolinos dhe medias së tij.

Nuk është çudi që këto ditë, Bolino ka nisur të mbrojë Lulzim Bashën në mediat që zotëron.

I njëjti Bolino, i denoncuar si i implikuar në aferën e rëndë të inceneratorëve.

Kjo situatë ka zemëruar jo vetëm demokratët. Ndërkohë mjeshtri Bujar Kapexhiu sjell këtë punim, me titull: Objekt muzeal.

Aty selia e PD është shndërruar në Bunkartin e Bolinos. syri.net

Foto nga albumi i foreporterit Feliks Bilani: 8 Janar 2022 – Sali Berisha mbrohet nga gazi lotsjellës

VOAL – Nga albumi me foto nga protesta e 8 Janarit 2022 i fotoreporterit të shquar Feliks Bilani iu sjellim lexuesve foton “Sali Berisha mbrohet nga gazi lotsjellës”.

Të ftuara nga Lulzim Basha, forcat speciale policore të Edi Ramës, në kuadrin e dhunës barbare, përdorën gaz lotsjellës ndaj protetuesve paqësorë, duke mos kursyer as gazetarët dhe punonjësit e mediave, duke mos kursyer madje as ish-Presidentin e Republikës dhe ish kryeministrin Sali Berisha.

Kjo është një nga pamjet historike të përjetësuara nga kamera e fotoreporterit të shquar Feliks Bilani.

Grafisti i shquar Avni Delvina: Dy luanët e PD

Grafisti i shquar Avni Delvina: Dy luanët e PD

Albumi i piktorit – Avni Delvina: Në qoftë se kjo është Demokracia!!!!!!!!!!

VOAL – “Në qoftë se kjo është Demokracia!!!!!!!!!!” – Kështu e ka titulluar grafikën e tij të re piktori i shquar Avni Delvina, duke pasqyruar ndjeshmërinë ndaj zhvillimeve të fundit në PD, veçanërisht në selinë e saj qendrore, të cilën Basha e bunkerizon për të mos lejuar anëtarësinë e PD-së, e cila, në Kuvendin e 11 Dhjetorit 2021 dhe në Referendumin e 18 Dhjetorit 2021 e ka shkarkuar nga kreu i Partisë.

(Video) Më 6 janar 2021 u nda nga jeta “rebeli” i muzikës Kujtim Prodani, artisti që i dha Shqipërisë kulturën e trashëguar Nga Liarda Kondakçiu

 

Më 6 janarr 2021 ndërroi jetë në moshën 57-vjeçare kantautori i njohur Kujtim Prodani.

Kujtim Prodani, djali i artistëve të mirënjohur Anita Take dhe Agim Prodani, ishte infektuar me koronavirus dhe prej disa javësh kurohej në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. Fatkeqësisht ai nuk ia doli dot të fitonte betejën me virusin.

Por kush ishte në artin shqiptar, Kujtim Prodani?

Edhe pse vinte nga një familje artistësh, duket se fillimet e tij nuk ishin të projektuara për t’u bërë një kantautor. Ka qenë vetë Kujtimi që në një intervistë të dhënë në muajin qershor të këtij viti me gazetaren, Mirela Milori, ka rrëfyer gjithçka.

“Asgjë nuk ishte projektuar. Unë isha 13-14 vjeç dhe mbaj mend një mik të ngushtë të babait, ishte inxhinier dhe vinte në familjen tonë. Duke qenë mik i afërt, babai Agimi ankohej dhe kërkonte mbështetje sepse Kujtimi nuk studion sa duhet, do të thotë studion 2 orë, po nuk studion 6, nuk studion fërngjishten sa duhet, do të thotë studion gjysëm ore në ditë, por jo 2 orë, siç mendonte Agimi.

Nuk lexon një roman në javë, por lexon një faqe ose dy faqe para gjumit, etj dhe donte mbështetjen e zotërisë. Një ditë të bukur, 14 vjeç flas për ‘78-’79, tjetër kohë, tjetër periudhë dhe në një moment, edhe i nervozuar, edhe ndoshta për të ndihmuar mikun e tij më thotë: O Kujtim, çfarë dëshiron ti të bësh në këtë jetë, çfarë do ti të bëhesh në këtë jetë? Isha me pantallona të shkurtra akoma, nuk e di, i’u përgjigja. Po si nuk e di? Ti studion piano, ti ke babin, ke nënën, ke familjen, çfarë do bëshesh ti? Do krijosh një emër të mirë, do krijosh reputacion të mirë, do krijosh familje? Nuk e di, i thashë. Sot kanë kaluar 40 e ca vite dhe unë e kam vëth në vësh atë pyetje, si dhe nuk e dita kurrë përse duhej me kaq impenjim, që t’i të bëhesh, që t’i të shkëlqesh, që t’i të realizosh këtë, që të jesh më i miri? Pse t’ia kërkosh një 14-vjeçari? Lëre të rrjedhë natyrshëm dhe rrodhi natyrshëm. Ndaj bëra këtë parantezë paksa të gjatë për të kuptuar, që nuk e kam patur të lehtë, as fëmijërinë, adoleshencën jo e jo dhe pa folur më pas për rininë dhe periudhën e viteve pas ’90”, u shpreh Prodani.

Më tej, ai shtoi se interpretimi ka lindur spontanisht, nga halli dhe nevoja, në periudhën kur shkoi në Austri.

“Kantoja, interpretimi ka lindur fare spontanisht, në periudhën e refugjatizimit austriak do ta quaja unë, thjesht nga halli, nga nevoja sepse unë punoja në një hotel, në një pianobar dhe nuk mjaftonte fakti, që ti luan mirë apo keq në piano dhe kompozon muzikë. Çështja është që publiku duhej argëtuar dhe argëtimi vjen kryesisht nëpërmjet vokalit”.

Pavarësisht kësaj, duket se muzika nuk ka qenë rastësi te Kujtimi, pasi mbiemri i tij flet vetë. Megjithatë ndikimin kryesor te figura artistike e tij ka pasur edhe nëna, Anita Take, daljet e tyre së bashku në ekran kanë qenë të shumta, nga këngët e ndryshme dhe deri te intervistat.

Largimin nga jeta i Anitës, shkaktoi një boshllëk të pazëvendësueshëm te i biri, i cili ka treguar se ka pasur edhe probleme shëndetësore prej asaj dite.
“I pastroj fotografitë, sendet e saj personale. Është edhe dhimbje, shtëpia më jep aromën e saj”, deklaroi Prodani në një prej intervistave.

Kur bëhet fjalë për të atin, artistin e madh, Agim Prodanin, ai ka treguar se kanë pasur një marrëdhënie shumë të ngushtë, duke theksuar se e ka shtyrë edhe më shumë drejt muzikës së vërtetë.

“Unë i kam hapur shumë telashe prindërve, në çdo datë 2 shtator, që në klasë të parë, mua donin të më përjashtonin nga shkolla. Nuk e di se kujt i ngjava kështu por unë e kam një shpjegim. Kur linda unë lindi Prodani i parë mes nipave, princi, dhe mbaj mend që nuk më dërguan as në çerdhe e as në kopsht. E kur Anita filloi punë në estradë, dikush do kujdesej për mua e unë e kam si nënë të dytë. Ajo jetonte në shkallën tjetër e ajo më çonte aty. Pra mua më mungoi socializmi dhe lodrat e bashkëmoshatarëve. Direkt shkova në shkollë. Në 2 shtator telefonojnë Anitën të vinte se do të më përjashtonin nga shkolla “Luigj Gurakuqi”, kisha goditur dikë me gurë. Imagjinonin habinë e Anitës, një djalë i rritur ashtu, në dukje aq i urtë, e që bënte këtë gjest. Kam shkuar nga shkolla në shkollë. Ato që nuk i kisha bërë deri atëherë i bëra më pas, shpërtheva. Agimi ishte shumë kërkues sepse e dinte se në cilën rrugë po më dërgonte dhe më detyroi të mos përjetoja fëmijërinë. Më mbyllte me çelës për orë të tëra. Unë si fëmijë nuk e kuptoja se çfarë donte të thoshte të bëheshe artist e të dilje në krijimtari me “vëllezër ujqër” siç thoshte ai. “Ti duhet të shkëlqesh, po nuk shkëlqeve, me të gjithë këtë biografi që kemi, do të të mundin!”-më thoshte shpesh. Asnjë fëmijë nuk do të rrijë të studiojë, do të luajë jashtë. Po edhe pak frëngjisht se ai ishte frankofon, po edhe ca lexim më pas. Shumë kërkues e shumë serioz. Ai ka punuar me këngëtarët më të mirë të atij brezi dhe për këngën në festival punohej që një vit përpara, aq serioz ishte në krijimtari. Babai ishte muzikant autodidakt por me një pasion të madh për të krijuar muzikë të pastër shqiptare”, ka rrëfyer për gazetaren Juela Meçani.

Kujtim Prodani do të mbahet mend gjatë në artin shqiptar për këngët e pafundme që dhuroi në mbi 10 festivale të Radio Televizionit Shqiptar, por edhe në Këngën Magjike me këngën “I Am From Tirana”, e cila u kthye në një hit deri në ditët e sotme.

Një nga këngët e fundit të Kujtimit ishte ajo me videoklip më datë 21 Shkurt 2020, me titull “Hej Mik”. Për ironi të fatit, këtë perlë muzikore ai ia dedikoi të gjithë miqve që u larguan nga kjo botë papritur dhe pa radhë, pa ditur fundin e tij.

“Hey mik, u mbyll ditari i jetës, mbaroi dhe fletë e fundit sot u kthye”, thotë Prodani në një prej vargjeve të këngës, e cila mund të jetë edhe lamtumira e tij e fundit në këtë botë. Megjithatë diçka është e sigurt, arti shqiptar ka për të ‘KUJTUAR’ pavarësisht viteve, ‘rebelin’ që sot prehet në Qiell!

Vjena ekspozon artin e periudhës së Rajhut të Tretë

VOAL – Nuk ka më fshehje apo përkujtim: Vjena luan me transparencën dhe shfaq pa kompromis rezervat e saj të artit nazist, të përbërë nga skulptura neoklasike dhe piktura zyrtare të shënuara shpesh me një svastikë.

Deri në prill, muzeu komunal i Vjenës Muzeu MUSA prezanton këtë trashëgimi të rëndë të një të kaluare të mohuar prej kohësh nga Austria në dy dhoma të vogla. Ekspozita, e cila quhet thjesht “Auf Linie”, hedh dritë të re mbi politikën artistike në vendlindjen e Adolf Hitlerit, të aneksuar në vitin 1938 nga Gjermania naziste.

Ka piktura, qeramika apo postera, tregtimi i të cilave është i ndaluar. Muzeu vendosi t’i tregonte ato të numëruara pa i zbërthyer plotësisht, sikur sapo po merrnin ajër të pastër përpara se të ktheheshin shpejt në magazinë. sda-eb

Albumi i Piktorit – Avni Delvina: Grafikë për gjendjen e mediave shqiptare

VOAL – Po sjellim grafikën për gjendjen e mediave shqiptare, të ilustruar me komentin nga piktori i shquar Avni Delvina:

E kush mund te te ndihmoje me shume se sa piktori i famshem francez Henry de Taulouse Lautrec, per te paraqitur ne grafike gjendjen e shtypit dhe mediave shqiptare ….. Pikturat e tij te fameshme me bordellot e asaj kohe jane kryevepra te paperseriteshme …. Ato ambiente plot dekadence, zbehtesi, dashuri te blere, te ngjallin nje lloj refuzimi dhe perçmimi ….

Dokumentar artistik kushtuar historianit te kinemasë, Abaz Hoxha Nga Pjerin Logoreci

Në shtëpinë e kineasteve, AQSHF mblidhen kinestë e artdashësit , çdo herë kur organizohen dhe premiera te filmave te porsa dalë nga dora e kineasteve te rinj, apo dhe ata me përvojë.

Së fundmi u mblodhën për premieren e filmit “Praga, gjurmë kujtimesh”.

Libri i Abaz Hoxhes, “Ne u shkolluan në Pragë”, frymëzoi një grup krijuesish, regjisorin Ilir Harxhi, skenaristen Angjelina Xhara, operatorin Ilir Demi , për të ndjekur protogonistin Abaz Hoxha, në vizitën e jashtzakonëshme në Pragë, mbas 70 vjetësh!

Filmi, që në kuadrot e para te fut në atmosferën e qytetit te artë ,Pragës, ndertuar në kërthizë te Europës, me aparatin fotografik që fikson si një dëshmitar i gjallë kujtime të paharueshme nga jeta student ore..Kujtohen një për një shokët e shoqet.

Kamera merr si “e vetekomanduar “ çdo detaj që ringjall te dikurshmen

Fotografitë studentore montohen në film përmes një montazhi dinamik ose meditativ , duke treguar studentë, të mbledhur pranë njëri tjetrit, në grupe te ndryshme, nga 2, 3 apo 4 studentë deri grupe të medha me 30 e 40 vetë, shqiptare, por edhe çekë e te kombësive të tjera.

Flet Abazi por flasin edhe të tjerë pranë tij, ish studentë dhe kolegë të tij.Një nga më interesantët ,Ksenofon Dilo tregon si Abazi e shoqeroi dhe e ndihmoi konkretisht, i papërtuar, i gjëndshëm, për studentët e rinj…Kujtimet burojnë natyrshëm, duke përfshirë ngjarje te ndryshme, deri shakatë e tyre …se si njëherë në një përplasje, Abazi i kish thënë, një studenti …”mua smë ka friksuar gjermani, do më friksosh ti…”

Të gjithë kishin qeshur!

Kujtimet nga konviktet tek auditoret e fakulteteve, diplomat e shkollës, ambjentet fantastike, të xhiruara thjesht, ndoshta jo me kamera profesionle, por të lidhura me mendim dramaturgjik, me shoqerimin e një muzike, që tingëllon si e kompozuar pikërisht për filmin..

Kujtimet origjinale krijojnë një aliazh fantastik, qe të çojnë në Pragë, por përshijnë shumë herë edhe shokët e mjediset e punës në Kinostudjo, me intervista nga personlitete të filmit.

Janë Kujtim Çashku, Saimir Kumbaro, Ylli Pepo, Josif Papagjoni, Kujtim Gjonaj, (I paharruari), Luan Rama, vetë regjisori I filmit, Ilir Harxhi .

Të gjithë mbështesin një reputacion të pamohueshëm te studjuesit e historianit të kinemasë Abaz Hoxha!

Regjisori Kumbaro e quan veç si një nga themeluesit e Kinostudjos, edhe si muze i gjallë i kinematografisë shqiptare!

Regjisori Çashku e skenaristi Luan Rama flasin për mbështetjen e fortë që ju bënte kineastëve të rinj!

Regjisori Ylli Pepo e quan “arkeolog te kinemasë shqiptare dhe kineasteve në Shqipëri e botë, që bënë themelimin e artit të shtatë.”

Kritiku, Josif Papagjoni thekson zbulimin prej Abazit të shqiptarëve në Botë , që bënë emer në kinematografi e teatër nga A!eksander Moisiu deri tek Vëllezrit Belushi, etj

Dokumentari ka një gjetje te bukur filmike, gjurmët e avionëve në qiellin e Pragës e rrethina e të saj, me gjithë detajet shprehëse të xhiruara plot frymëzim nga kamera!

Bukur është edhe një tekst poetik, ngjitur që në skenarin letrar të Angjelina Xharës, dhe i konkretizuar e p!otesuar nga gjetje regjisorjale, që plotësojnë tregimin kinematografik!

Futet në këtë dokumentar dhe fraza aq e njohur e filmit shqiptar…”Po hëngre një lugë corbë të prishur, e vjedh gjithë jetën…”

Episodet e njëpasnëshme të filmit tregojnë me dinamizëm një jetë aktive të studentit te Pragës, Abaz Hoxha ,që u bë figurë e njohur me librat e shumtë të botuar për kinematografine shqiptare dhe atë boterore.

Një kolazh i tërë librash, deri tani, 28 libra , rrijnë te spikatura si detaje te rëndësishme, të punës e përkushtimit te historianit te kinemasë shqiptare !

“Filmi artistik,shqiptar,” 100 vjet kinema shqiptare,” Shqiptarët në kinematografinë boteore”, Në gjurmë të filmave për Shqipërinë, etj.

Janë pasuri e madhe në duart e brezave, një thesar i madh , ku ndriçonë figura te kinemasë shqiptare, sigurisht ata që krijuan veprat më të mira të saj, që pamvarsisht nga regjim totalitar, me kufizime ideologjike, vazhdojnë të pëlqehen edhe sot e kësaj dite …Skenariste, regjisorë, aktorë…njerëz të të profesioneve, gjejnë vëndin e tyre në librat e këtij studjuesi të shquar.

Filmi u bë në kuader të 90 vjetorit te lindjes, por Abazi ka libra të tjerë në sirtar, sic është libri i tanishëm kushtuar Kronikës e e filmit dokumentar shqiptar.Ka marrë cmime e vlerësime gjithmonë dhe po pret edhe vlerësime nga shteti shqiptar.

Bariu i Onufrit në Skenën e Lindjes së Krishtit në Kishën e Shën Kollit në Shelcan

Konstantinos Giakoumis[1] & Arjan Prifti[2]

 Arti kishtar i Kishës katolike u shpreh më tepër me elementin logjik dhe njerëzor, sesa elementin mbinatyror dhe misterial të Lindjes së Krishtit, me të cilin ishte më e familjarizuar Lindja ortodokse. Për t’iu përgjigjur artit antropopatizues (me mbizotërim të trajtave njerëzore) të Perëndimit, tradita kishtare artistike ortodokse të periudhës osname u kthye nga modelet ikonografike të Rilindjes paleologe, që theksonin pikërisht elementët mbinatyrorë dhe misterialë. Një prej këtyre modeleve do të trajtojmë edhe këtu.

Në murin jugor të Kishës së Shën Kollit në Shelcan, Shpat, Elbasan, paraqitet një shfaqje e bukur e Krishtlindjeve me një detaje tepër interesante. Kisha është e pikturuar për herë të parë nga Onufri më 1547-50 dhe e mbipikturuar pjesërisht në të paktën dy faza të mëvonshme, në shek. XVII dhe XVIII. Paraqitja e Krishlindjeve ndodhet brenda në hieroren dhe përmban episode të standardizuara prej periudhës së fundit të Paleologëve, disa prej të cilave ishin të preferuara në artin Italian të Trecentos, Quatrocentos dhe Cinquecentos, të praktikuar prej piktorëve të mëdhenj të asaj kohe, si Bonaventura Belingheri, Cimabue, Giotto di Bondone, Giovanni Bellini, Antonio Vivarinin etj. Në Ballkanin perëndimor gjatë periudhes së parë osmane arti Italian i fundit të mesjetës pati një ndikim të qëndrueshëm. Në grupin e artistëve me ndikime të tilla përfhsihet edhe piktori ikonograf Onufri, ndikim i cili çoi në zhvillimin e një stili personal në frymën e sinkretizmit të artit venecian me pikturën në frymën e traditës bizantine. Por në veprën e tij gjejmë të gjitha cilësitë e artit paleolog të kombinuara me preferencat eklektike të Shkollës Kretase të fundit të shek. XV deri në mesin e shek. XVI.

Skena e Lindjes së Krishtit, që do të trajtojmë këtu, është pjesë e tregimeve biblike, dhe bazohet tek rëfimi i Ungjillit, sipas Mat. 2; 1-20 dhe Luk. 2; 1-17. Në shtesë të rrëfimit që bëhet nga Ungjilli, ky tregim ka edhe detaje të marra nga tradita apokrife, në veçanti nga Protoungjilli i Jakovit.  Kompozimi i Lindjes së Krishtit është rreth pikës qendrore të djepit, e ndriçuar nga drita nga qielli dhe ylli, në një seri prej gati gjashtë episodesh, të pavarur, por të lidhur së bashku në bazë të formave dhe ngjyrave të alternuara të shkëmbinjve në malin e Bethlehemit. Në hyrje tepërt të errët të shpellës, në pjesën mbi të cilën bashkohen shkëmbinjtë e pjerrët, prezantohet Jezusi foshnje e mbështjellë në një djep të endur që të jepe idenë e një shporte. Ndërsa mbas grazhdit, rrethuar nga tonet e errëta që japin thellësinë (perspektivën) e shpellës (megjithëse piktura këtu është tepër e dëmtuar), evidentohet prezenca e dy kafshëve (të një kau dhe një gomari), referenca e të cilave është profecia e Isaiut: “Kau e njeh pronarin e tij, edhe gomari grazhdin e pronarit të tij. Por, Izraeli nuk do ta kuptojë se kujt i takon”. Grupi qëndror përbëhet prej shpellës, grazhdit me Krishtin e vogël, me kafshët që ngrohin Krishtin e vogël me frymën e tyre (Apokrif).

Në një zonë më të sheshtë shkëmbore, Virgjëresha rri e shtrirë mbi një kuvertë të kuqe në formë ovale me kokën e anuar në të djathtë nga fëmija dhe të mbështetur në njërën dorë. Në të njëjtën kohë, preferencat e marra nga modelet paleoloe dhe perëndimore, të tilla si djepi i endjes së shportës dhe teknika e ekzekutuar në grisaille, një teknikë e preferuar e piktorit, një përfaqësim i ‘një ushtri qiellore që lavdëron Perëndinë, të cilët gjenden në të majtë në pjesën e sipërme (ku skena është tepër e dëmtuar), të cilët gjithashtu shfaqen dhe në vepra të tjera të këtij piktori eklektik, konfirmojnë njohuritë e tij për më herët dhe modele bashkëkohore. Në pjesën e sipërme të ikonës gati në bordurat e saj lineare është pikturuar një gjysëm ylli i cili zbret drejtpërdrejt nga qielli në qendër të shpellës drejt figurës së Foshnjës Hyjnore. Ndërsa në të djathtë, mbi shpellë, një engjëll me krahë të ngritur, një shenjë e mbërritjes, i sjell lajmin e gëzuar bariut të ri, të ulur në një shkëmb të ulët me një fyell në duar…? Në të njëjtën kohë, grupi i mbretërve (Magët), të cilët vijnë nga Orienti i largët, mbërritën në Jeruzalem me shpurën e tyre madhështore dhe kërkuan të shikonin mbretin që po lindte për ta nderuar. Të mësuar nga orakujt dhe profetët e vjetër, magët u kujtuan atëherë për profecinë e thënë dikur për Izraelin nga mbreti Moab, Balakut:  “Unë shikoj, por jo tani” – thoshtë ai – “unë e lavdëroj, po jo nga afër: një yll po ngrihet nga Jakovi dhe një njeri (një skeptër mbretëror) ngrihet nga populli i Izraelit” (Numrat 24: 17).

Grupi e mbretërve mjeshtri Onufri e paraqet të tërin me ngjyra të theksuara: mantelet janë pikturuar me cinabër ose me bordo të zbutur me theksime të bardha. Ata mbajnë në duar dhurata: kutia me temjan, mirë dhe ar, krejt të praruara. Fermanët dhe çallmat apo shallet në kokën e të gjithëve janë punuar nën tonalitetet e një cinabari të theksuar. Ky është grupi më i bukur nga shprehja dhe eleganca e punimit, fytyrat, lëvizjet e kokëve, pozicioni i kokës në qafë janë punuar me shumë art. Përdorimi i të kuqes prej cinabari në të gjithë skenën si dhe në fytyrat e personazheve është tepër i theksuar në ikonë, ndërsa dritat janë bërë me ngjyrë të derdhur, tepër të theksuar. Figurat e dobëta, me ngjyrë të errët, kujdesi dhe kompetenca e madhe e treguar në ekzekutim, përbërja e pjekur dhe tonet e pasura me ngjyra tradhtojnë dorën e piktorit Onufri.

Në regjistrin e poshtëm të freskut është paraqitur me mjeshtëri figura shprehëse e Josifit: ai qëndron i zhytur në mendime të thella; ai është i vrenjtur dhe madje mund të themi i mërzitur; sipas apokrifit atë e mundon dyshimi mbi fajsinë e Shën Mërisë. Figura e tij është plastike, e paraqitur në reliev, e gjallë. Rasti i bariut me susak pranë Josifit në paraqitjen e Lindjes së Krishtit nga Onufri është karakteristik (Fig. 1-3). Asnjë nga manualet e njohura të pikturës kishtare nuk përmban detaje për paraqitjen e Lindjes së Krishtit (Dionysios 1900, 89; cf. Vapheiadis 2017), rrjedhimisht as për paraqitjen, veshjen dhe sendet që bariu mbartte. E dykuptimshme, është edhe vetë simbolika e bariut që nga periudha paleologe dhe shek. XIV (Vokotopoulos 1962, 190), e mirë apo e keqe. Bariu i kishës e Shën Kollit në Shelcan (1547-50) paraqitet në pjesën e poshtme dhe djathtas të skenës, para Josifit të vrenjtur dhe të hutuar, të ulur me kurriz te Shën Maria (Fig. 3 dhe 4). Si Josifi, ashtu edhe bariu mbart një bastun, i cili në pjesën e sipërme paraqitet me degë dhe gjethe të vogla. Bastuni i bariut i referohet qartazi traditës së vjetër, mbase nga pjesat e humbura të ungjijve apokrifale (të fshehtë), sipas së cilës para Josifit u paraqit djalli në formë bariu Tirsus (gq. Thyrsos); Tirsus-i ishte emri i shkopit të Dionisus-it, i cili, me simbolikën e tij fallike, përdorej nga satire dhe bakhusantë (Lanzi & Lanzi 2003, 40). Sipas së njëjtes traditë, Josifi, në mëdyshet e veta, kishte pyetur, sipas himnit të Sofronit, patrikut të Jerusalemit (lindur 580 p.Kr.), që këndohet në Orën I të shërbesës së Krishtlindjeve: “Kështu i thotë Josifi Virgjereshës:

Maria, ç’është kjo dramë që po shikoj te ty? Kam pyetje dhe habitem dhe çuditem në trutë. Largohu shpejt tani prej meje. Maria, ç’është kjo dramë që po shikoj te ty? Në vend të nderit [më solle] turp; në vend të gëzimit [më solle] trishtim; në vend të vlerësimit më solle akuza. Nuk mbaj më përçmimin e njerëzve. Se të mora të paprekur nga priftërinjtë e tempullit dhe ç’është kjo që po shoh? (krhs. Ligji i përtërirë, 20:3)

Prania e djallit në ngjarjen e lindjes së Krishtit dëshmohet edhe te burime kishtare. Te Zbulesat (12:1-5), ku djalli paraqitet si dragua i madh i kuq që kishte shtatë kokë dhe dhjetë brirë, ndërsa në një fali të tij mbi Lindjen e Krishtit, Shën Joan Gojarti thekson se “Sot Krishti [u lind] te grazhdi, ndërsa djalli u mashtrua.” Bariu-djall mundohet të ngacmojë Josifin duke i thënë se sa është e mundur për një plak si ai të bejë fëmijë dhe një virgjër mund të lindë, aq e mundur është edhe bastuni i tij të nxjerrë lule, fjalë që justifikonin “turbullim mendimesh” (Stanza VI i Himnit Akathist). Sipas traditës, në momentin që i tha kështu, shkopi I thatë çeli gjethe dhe lule (Evdokimov 1989), duke përmbushur me këtë mënyrë himnin që cilëson Krishtin si “shkop nga rrënja e Jesseut” (Zbritësorja IV e Krishtlindjeve). Me siguri Josifi e dinte që paraardhësi i tij i Dhjates së Vjetër e shmangu djallin e kurvërisë përmes largimit (Gregori i Nisës 1858, 436), gje që i shtonte dyshimin. Bastuni i bariut me degë dhe gjethe përmban pikërisht gjithë këtë sfond teologjik dhe njerëzor, pa të cilin është e pamundur të kuptohet absurditeti i bastunit të një bariu me degë dhe gjethe. Te kisha e Shën Premtes në Valësh, 1553/4 (Fig. 4) figura e bariut nuk është më figura djallëzore e bariut të mëparshëm, por merr formën e profetit Isaija me shkopin si simbol të Krishtit (Mikea 7:14, Isaia 11:4, Hebr. 1:8).

Paraqitja me detajet tregojnë shumë për piktorin. Skena përbën dëshmi të nivelit shumë të lartë arsimor dhe teologjik të piktorit tonë të madh, i cili cilësohet nga studiues vendës dhe të huaj si një nga piktorët më të arrirë të periudhës së tij, me karierë që shtrihej në gjithë territorin e Kryepeshkopatës së Ohrid (sot në Shqipëri, Greqi dhe Maqedoni), madje e gjër në Venedik dhe Itali.

Fig. 1: Onufri, Lindja e Krishtit, afresk, 1547-1550, muri jugor, Shën Kolli në Shelcan.

Fig. 2: Onufri, Lindja e Krishtit, afresk, 1547-1550, muri jugor, Shën Kolli në Shelcan (detaje).

Fig. 3: Onufri, Lindja e Krishtit, skicë e afreskut i viteve 1547-1550, muri jugor, Shën Kolli në Shelcan (detaje) nga Arjan Prifti, 2021.

Fig. 4: Onufri, Lindja e Krishtit, afresk, 1553-1554, muri jugor, Shën Parashqevi në Valësh.

[1] Konstantinos Giakoumis është Profesor i Asociuar i Historisë, Arteve Pamore dhe Metodikë pranë Kolegjit Universitar LOGOS.

[2] Z. Arjan Prifti është drejtor i Muzeut Kombëtar ‘ONUFRI’ në Berat.

Kënga e Krishtlindjeve më e famshme dhe më e shitur në botë është White Christmas

 

 

Kënga e Krishtlindjeve më e famshme dhe më e shitur në botë është White Christmas, shkruar nga Irving Berlin më 1940 e incizuar më 1942, u këndua për herë të parë nga Bing Crosby në dhjetor 1941, gjatë radioshow të tij The Kraft Music Hall transmetuar nga CBS. Në këto dekada vetëm versioni i Crosby-t, interpret “i pavdekëshëm” i pjesës origjinale, duket se ka shitur dhjetëra milionë kopje, më shumë se çdo melodi tjetër krishtlindase shkruar para apo pas asaj të Irving Berlin.

Por kënga që ka ngjyer në të bardhë përfytyrimin krishtlindas në gjithë botën, edhe në atë pjesë ku bora rrallë ose hiç shfaqet, është kënduar nga mijëra artistë të gjuhëve të ndryshme. Ajo është bërë pjesë edhe e programeve shkollore dhe repertoreve familjare, saqë është bërë tashmë edhe melodi e celularëve. Një dëshmi si është bërë White Christmas ikonë e Krishtlindjeve moderne, e para këngë krishtlindase jashtë traditës religjioze, tregon sfida ndaj Christmas Carols e cila ishte në Perëndim kolonë zanore para daljes së këngës së kompozitorit Irving Berlin. Ajo nuk u sfidua dot më vonë as nga një këngë shumë e lidhur me lindjen e Krishtit, siç është Jingle Bells, shkruar më 1857.

White Christmas Krishtlindjet nuk përbëjnë përmbajtjen e këngës. Thjeshtë përshkruan klimën e festës dhe i bën njerëzit të bien në mendime. Në këtë frymë erdhën më vonë këngë që konsiderohen krishtlindase, por as që i përmendin Krishtlindjet.

Janë Winter Holidays Songs, tema muzikore për pushimet dimërore. Pastaj arrijnë The Christmas Song e Have Yourself A Merry Little Christmas (kënduar me sukses respektivisht nga Nat King Cole e Judy Garland), të hareshmet Santa Claus Is Coming To Town, Rudolph The Rednose Reindeer, Frosty The Snowman, këngë të pëlqyera nga rokerët Blue Christmas e Jingle Bells Rock. Pastaj vijnë filma muzikorë me temën krishtlindas.

Në vitet Pesëdhjetë e Gjashtëdhjetë u krijua pjesa më e mirë e këtij repertori. Jo vetëm Sinatra e Nat King Cole, Dean Martin e Danny Kaye iu kushtohen këngëve krishtlindase. Edhe shumë mbretër të rokut dhe popit nga Presley te Hendrix, nga Lynyrd Skynyrd te James Taylor, nga Chicago te America, kanë incizuar jo vetëm këngë të veçanta, por edhe albume për Krishtlindjet. Në SHBA kjo është një traditë që ka tunduar në vite këngëtarë të soul e R&B, nga Otis Redding te Aretha Franklin, nga James Brown te Temptations.

Por Krishtlindjet kanë frymëzuar edhe më vonë, duke ardhur te temat e pacifizimit dhe solidaritetit. Kështu të famshmet Happy XMas(War Is Over) e John Lennon dhe Do They Know It’s Christmas e supergrupit Band Aid. Të gjitha këto kanë filluar bash 70 vjet më parë, me Irving Berlin, emri i vërtetë Israel Baline, hebre rus emigruar në SHBA ku është bërë kompozitor me sukses botëror. Shifrat thonë se ka shkruar mbi 800 hite botërore./Përgatiti dhe përktheu Elida Buçpapaj

White Christmas

I’m dreaming of a white Christmas
Just like the ones I used to know
Where the treetops glisten
and children listen
To hear sleigh bells in the snow.

I’m dreaming of a white Christmas
With every Christmas card I write
May your days be merry and bright
And may all your Christmases be white.

I’m dreaming of a white Christmas
With every Christmas card I write
May your days be merry and bright
And may all your Christmases be white.

 

KRISHTLINDJA E BARDHË

Jam duke ëndërruar një Krishtlindje të bardhë
Si ato që unë zakonisht di
Ku majpemët vezullojnë
e zilet e sajeve nëpër dëborë
fëmijët venë veshin e dëgjojnë.

Jam duke parë në ëndërr një Krishtlindje të bardhë
Me të gjitha kartolinat nga unë të shkruara
Dhe Krishtlindjet tuaja qofshin të bardha
Paçi ditë me dritë e të lumturuara

Jam duke parë në ëndërr një Krishtlindje të bardhë
Me të gjitha kartolinat nga unë të shkruara
Dhe Krishtlindjet tuaja qofshin të bardha
Paçi ditë me dritë e të lumturuara

versioni origjinal

 

ALBUMI I PIKTORIT- AVNI DELVINA: Grafikë nga cikli “Tre vetë në një karrike”

VOAL – Piktori i shquar Avni Delvina sjell për admiruesit e tij “Grafike nga cikli “Tre vete ne nje karrike”, që e merr temën nga tubimi i 18 dhjetorit i organizuar në Pallatin e Kongreseve prej atyre që i shkarkoi Kuvendi i 11 Dhjetorit i Partisë Demokratike të Shqipërisë, i mbajtur në stadiumin “Air Albania”.
Kjo grafike i mbyll nje here e mire diskutimet dhe pikepyetjet mbi numerin e pjesmarresve ne Pallatin e Kongreseve …. Edhe nqs salla ka pasur rreth 1850 karrike, nepermjet ketij varianti Zheminian, shumezim per tre, shkon rreth 5.550 vete …. U mbyll ky muhabet !


Send this to a friend