VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%
1 Comments
  • author avatar
    Ilir 3 months ago Reply

    Fashizmi dhe neo fashizmi eshtë pjellë e kokes se piktorit , dhe nuk ka të bëjë fare me realitetin shqiptarë të ndryshuar , me mendimin e lirë dhe në 70 % e popullsie qe kanë parë e punuar në Europe kanë ritë interesat per një demokratizim dhe shpejtimin te reformave për tju bashkuar Europes. Asnjëherë populli ynë nuk ka qenë shovinist fashist në pikëpamje dhe ide ka qënë nacionalist per të mbrojtur veteveten e tije nga shovinizmi dhe pikëpamjet e vendeve të tjera per të çkombetarizuar dhe copëtuar kombin. Aka zgjidhje dhe kontradikta qe tregojnë totalitarizem në mendim dhe veprim po ka por në asnjë mënyre organizime dhe struktura fashiste për të nënshtruar mendimin demokratik Shqipetare, dhe as inisiative shoviniste mbi popujt fqinjë. Ka ritje te mbrojtjes së lirive dhe te drejtave te shqiptareve bazuar në akte dhe ligje Europiane dhe nderkombetare si brënda dhe jashtë kufirit shtetrore , por në asnjë mënyre forma dhe iredentizem fashist. Të kthesh simbolin e parlamentit Shqipetar dhe sot kurë monitorohet nga Amerika dhe Europa në investim direkt dhe indirekt në strukturimin dhe rritjen e sandarteve demokratike , do të thotë nuk jeton me frymën bashkohore por instikti i dizinformimit i të bërit idiote opozitë dhe mos kultura çon në fyerje të pushtetitit demokratik dhe të njerëzve te zgjedhur nga populli me vote eshte fyerje dhe tradheti e vete vetes sate se arritjet demokratike sado te vogla i bën arritje fashiste të asaj qe edhe ti e di që nuk ekziston.
    Anarkizimi dhe fryma e keqe që ju thoni është veti e njerzeve të dobët qe nuk dinë as te falin as te debatojnë as të shohin para . Këta njerëz nuk i duhen kërkujt as popullit as vetë ketije Zeri te Amerikës ketije portali qe sa here thotë një gjë të mirë vë një tjetër që ta rezojë si lopa qe derdh qumështin e saje kure mbushë enën.

Komentet

Gogen – në art duhet guxuar gjithçka! – Nga LUAN RAMA

 

«Gjithë ekzistenca ime ka qenë e tillëShkoj gjer në cep të greminës dhe nuk bie!» Nga letra që Gogen u shkruan miqve të tij.

 

 

Më së fundi diçka e mrekulluar ra në dorën time: fotografia e të dashurës së fundit indigjene të Pol Gogen, një vajzë gati adoleshente, por që piktori i famshëm, i cili kishte filluar të bëhej i njohur në Europë e kishte marrë në kasollen-atelier të tij në ishujt Marquise. Ishte Tikaomata, me aë lëkurë të lëmuar metise, aq e ngjashme me tablonë që më pas ka krijuar Guaguin për të. Në një letër që linte për të, ndër të tjera ai kishte shkruar: «Bëra një përpjekje të fundit duke shkuar të vendosem në ishujt Marquise. Besoja se atje, elementet e virgjër dhe vetmia totale, para se të vdisja do më jepnin zjarrin e fundit të entusiazmit që do ta rinonte imagjinatën time dhe do të ishte konkluzioni i gjithë talentit tim. Mjerisht jo… Jeta ime ka qenë veçse goditje të njëpasnjëshme shpresash dhe gjërash të papërshtatshme. Mendoja se atje, me lehtësinë për të gjetur modele dhe peizazhe të reja që do të zbuloja, do bëja tablo të bukura. Peizazhet e mia të Bretagne-s më dukeshin tashmë të zbehta për shkak të Tahitit dhe tashmë ato të pikturuara në Tahiti për shkak të ishujve Marquise. Po tani çfarë më pret? Tani nxitoj. Kam frikë dhe nxitoj. Por nuk do të tërhiqem. Në art duhet guxuar në gjithçka, ndryshe përse pikturojmë? Po, dhe siç shihet unë po nis nga e para. Eshtë koha për t’i lënë fjalët Tikaomata. Rreth meje është gjithçka dihej dhe çfarë nuk dihej…tani dua veç qetësi, vetëm qetësi. Dëshiroj të më lënë të vdes i qetë dhe të më harrojnë. Nëse kam bërë gjëra të bukura, asgjë nuk do mund t’i venitë ato. Ti e di që mua më pëlqejnë disa vargje të Verlaine të cilat doja t’i kopjoja për ty, vargje që më kanë shoqëruar që nga Parisi… Do doja që këto vargje të të shoqërojnë edhe ty në udhëtimin tënd jetësor dhe të kujtojnë njeriun tënd që të do… Lutu pra për të mjerin Paul! Tikaomata!»

Atelieri parisian

 

Atelieri i dikurshëm i Gogenit (Paul Gauguin) në «Rue Vercingetorix» pranë Montparnasse, është dy hapa nga shtëpia ime, pasi ndërpritet me «Alfred Durand-Clay» ku banoj. Ishte befasuese për mua të gjeja fare pranë meje këtë piktor që e adhuroja që në mesin e viteve ’70. Ai më kishte zbuluar hapësira të panjohura nga bota, madje akoma më shumë nga ai planet ku jetonim ne! Një ditë shkova të shikoja se ç’bëhej me atë vend ku Gauguin punoi dhe jetoi gjatë dy vjetëve, para ikjes së tij përfundimtare drejt Polinezisë, oqeanit të largët dhe ishujve Marquise. Bashkëkohësit e tij e kujtonin shpesh atë atelier. Vështroja atë ndërtesë dhe imagjinoja kohën e ngjizur në të, përfytyroja atë piktor të dëshpëruar në kërkim të horizonteve të reja, edhe pse në zemër të Parisit.

Ishte fundi i viteve 1880. Paul Gauguin dhe Van Gogh e kishin lenë Parisin dhe kishin zbritur drejt brigjeve të ngrohta të Francës, në Mesdhe, drejt Arles dhe Saint Remy për të kërkuar imazhe të reja, diçka të re e moderne, larg akademizmit të pëlqyer në sallonet parisiane të artit. Ata ishin të ngjashëm me poetin e tyre bashkëkohës Arthur Rimbaud, i cili, ngaqë e kuptoi se poezia e tij nuk ishte e mirëpritur në rrethet poetike të kohës së «Parnasienëve» dhe nuk kuptohej, i bindur për vlerat e veçanta që kishte poezia e tij, ai i ktheu krahët Parisit letrar për të gjetur horizonte të reja, ashtu siç e shkruante dhe në poezinë e tij: «Po e lë Europën. Ajri detar do m’i përcëllojë mushkëritë. Klimat e largta do më kalisin…”

Po, kështu shkonin gjenitë kur nuk e gjenin veten e tyre dhe vlerësimin për artistin.

Edhe ikja e piktorëve Gauguin dhe Van Gogh drejt jugut të Francës ishte si shkas i moskuptimit, pasi piktorët nuk e gjenin vetveten në mjediset e artit. Ata flinin në të njëjtin apartament edhe pse krijimtaria e tyre ishte e ndryshme nga njëri-tjetri. Një natë, Gauguin kishte hapur sytë në gjumë dhe sipër tij kishte parë fytyrën e çoroditur të mikut hollandez.

– Çfarë ke Van Gogh! – i kishte thënë ai.

Por Van Gogh ishte larguar pa folur drejt shtratit të tij.

Një ditë tjetër, Van Gogh i kishte hedhur mikut të tij gotën e pijes së absintit në fytyrë e një herë tjetër, ato ditë kur Gauguin më së fundi po bëhej gati të largohej, në rrugë ai ndjeu hapa që nxitonin pas tij dhe i njohu që ishin hapat e mikut të tij. Ktheu kokën dhe pikasi Van Gogh-un me një brisk në dorë… Por Van Gogh-u kishte shkuar më tutje pa thënë asgjë… Po atë ditë, kur Gauguin i ishte afruar apartamentit të tyre, ai pa policët aty pranë dhe kur u ngjit pa Van Goghu-n e fashuar që rrinte në trisht me veshin e lidhur. Kishte prerë veshin. Një gjymtim që donte të bënte nga dhimbja për ikjen e shokut të tij, siç do ta shohim dhe më pas në një autoportret të tij. Menjëherë Théo, vëllai i Van Gogh, erdhi të kujdesej për të vëllain dhe disa ditë më vonë, pasi e lanë piktorin e sëmurë në spitalin e Arles për tu qetësuar psiqikisht, ata të dy u larguan drejt Parisit. Gauguin e kishte vendosur: do të ikte larg, sa më larg, edhe pse Van Gogh donte ta mbante aty, me çdo kusht, në strehën e tij; të shkonte nëpër ishujt dhe kolonitë, ndoshta në Madagascar, mbase në Saint Domingue apo Martinique… diku në Polynesie… larg, veç të ikte. Rrethi i piktorëve nuk e konsideronte fare dhe atë e mbanin për një piktor të vogël. Po kështu dhe gruaja me fëmijët e tij ishin larg në Kopenhagë… Braktisja e madhe i rëndonte shumë.

Gauguin ishte një lloj bohemi dhe ashtu, i përbuzur, me anijen më të parë që shkonte drejt Polinezisë, ai u nis i ngarkuar me telajo dhe kanavacë për krijimet e tij të ardhme. Hipur në anijen “Australien”, më së fundi u nis. Tre muaj më pas, në oqeanin e trazuar e gjithë dallgë, Gauguin dalloi brigjet e Tahitit ku do të fillonte një aventurë e re pikturale: ajo e diellit dhe ngjyrës ekarlate, e fortë, spikatëse, si e dalë nga një llavë vullgani të harruar në ato male që i ngjiteshin qiellit thikë, rrethuar nga një gjelbërim i pafund… dhe deti, deti, e kaltërta dhe ngjyra metise, okër-kafe e atyre indigjenëve të mirë e të paqtë, e banorëve të atyre ishujve që deri atëherë nuk e kishin gjetur veten në pikturën e metropolit francez, në penelat e një Monet, Degas, Van Gogh, Renoir… Dhe Gauguin kishte besim se një pikturë tjetër do të prezantonte atë me dinjitet në sallonet parisiane. Kështu, shumë shpejt, peizazhet dhe figurat e tahitianëve do të krijoheshin në telajot e tij, do të shfaqeshin vetvetiu me buzët e tyre të trasha dhe vështrimin e paqtë, të sinqertë, me gjinjtë e xhveshur dhe zemrën e hapur, ku mund të hyje pa trokitur. Kryeqendra, Papete, ishte atëherë me 3000 banorë. Aty gjeti një shtëpi të vogël druri, një verandë dhe filloi të mësojë gjuhën, folklorin, madje u vendos larg qendrës së banuar. Donte të ishte larg qytetërimit perëndimor që kishte mbërritur ndërkohë deri aty… donte sa më afër qytetërimit vendas… Në fillim në Parca, pastaj në Tetuani, ku ritet fetare indigjene ishin të gërshetuara me katoliçizmin, prandaj dhe Jezuja që krijoi ai ishte ndryshe nga ajo që bënin piktorët perëndimorë. “Je vous salue Marie!”, ”Ju përshëndes Mari”, dhe poshtë kësaj tabloje me këtë titull, ai vendosi fjalët tahitiane «Ia orana».

Edhe pse i dëshpëruar dhe larg fëmijëve të tij, ishte piktura që e shpëtoi atë: «Gjithë ekzistenca ime ka qenë e tillë, – shkruante ai në një letër drejtuar miqve të tij në Paris.  – Shkoj gjer në cep të greminës dhe nuk bie!» Dhe që të ketë një model, por dhe të ketë pranë seksin tjetër, ai merr një nga ato vajzat brune dhe shtatlarta që në gjuhën e vendit i quajnë «vahine». Dhe Teha’amana shkon të jetojë me të në kasollen e tij.

– Ti nuk ke frikë nga unë? – i kishte thënë ai, duke shkruar për takimin e tyre parë.

– Aita! (Jo!)

– A do të banosh në shtëpinë time?

– Aha ! (Po!)

– Ke qenë ndonjëherë e sëmurë?

Ajo kishte mohuar me kokë.

Vitet kalonin dhe tablotë e tij, edhe pse vuante e jetonte gjithnjë në mjerim, shtoheshin dhe tashmë shumë prej tyre i kishte nisur te galeristi i tij në Paris. Tahiti ishte larg metropolit. Të tjerat mendoi t’i merrte me vete dhe madje mendoi të merrte vetë rrugën e Francës për të bërë të njohur punët e reja të tij. Një ekspozitë ishte hapur ndërkohë në Kopenhagë, nën kujdesin e gruas së tij, Mette. Dhe ai niset: «Kur lashë skelën, pashë për herë të fundit Teha’amana-n që kishte qarë disa netë rresht. E trishtë por e qetë ajo qëndronte e ulur mbi gur, me këmbët e varura mbi ujin e kripur!...» Gauguin kthehej drejt Francës me katër franga në xhep. Tablotë ishin pasuria e vetme e tij. Më 30 gusht 1893, ai mbërriti në Marseille, nga ku i dërgon një letër gruas së tij. Por e zemëruar me të, ajo nuk i ktheu përgjigje. Po kthehej me besimin që kishte patur poeti Rimbaud që shkruante në librin e tij poetik Një stinë në ferr: “Do të kthehem me këmbë hekuri, – kishte shkruar ai, – dhe me syrin e furishëm, e sipas fytyrës do më gjykojnë si pinjollin e një race të fortë”.

Vallë, si do ta priste atë Parisi i letrarëve dhe i artistëve?

Që nga viti 1877, ai kurrë nuk kishte ekspozuar në Paris. Tashmë piktura e tij ishte një tjetër pikturë, tablo me një intensitet e ngjyrë të jashtëzakonshme, me personazhe e subjekte të një bote të largët që zbarkonin aty në zemër të Parisit… Mallarmé që i pa tablotë me ato gra të fuqishme buzë detit e lumit, me shpatulla të mëdha, me gjinjtë e lëshuar dhe një sensualitet të fuqishëm, kishte shkruar: «Si mund të vendosësh kaq shumë mistere dhe kaq shumë shkëlqim në një tablo?!» Por kur Gauguin i kërkoi të shkruante diçka si parathënie të ekspozitës së tij, Mallarmé heshti… Ato kohë, Anne, një metise, «Anne javanaise» siç e quanin, erdhi të jetonte në atelierin e tij të habitshëm me ato xhama të lartë dhe shumë gjëra ekzotike që ai kishte sjellë nga Tahiti, ku dhe muret tashmë i kishte lyer me ngjyra të forta, veçanërisht të verdha. Në atelier mbante madje dhe një papagall. Aty i priste miqtë. Aty kishte shkuar një ditë dhe dramaturgu i madh August Strindberg, autori i dramës së famshme “Zonjusha Zhuli”… aty ishte ulur dhe miku arvanitas, poeti Jean Moréas, i cili e kishte deklaruar në një mbrëmje të tij festive si simbolistin e pikturës franceze.  Idetë e Moréas-it dhe programi i tij për shkollën simboliste franceze që kishte themeluar e kishin joshur piktorin, i cili i kishte bërë madje dhe një karikaturë të bukur dhe mjaft të gjetur në portretin e tij. Ai i kërkoi Strindberg-ut t’i shkruante diçka për parathënien e ekspozitës së atyre ditëve, por Strindberg iu përgjigj: “Ju keni krijuar një tokë të re, një qiell të ri, por unë nuk e ndjej veten në mjedisin e krijimeve të tua…”. Atëherë Gauguin e shkroi vetë parathënien, duke botuar letrën e Strinderg dhe përgjigjen e tij, ku ndër të tjera, duke iu referuar figurës së pikturuar të Evës që ekspozonte atë kohë, ai i shkruante: “Eva, sipas konceptit tuaj të qytetëruar ju bën, apo pothuaj na bën të gjithëve mizozhinë. Por Eva e lashtë në atelierin tim, e cila ju frikëson, mund tu buzëqeshë një ditë më me pak hidhësi… Eva që unë kam pikturuar mund të qëndrojë nudo para syve tanë…”

Parisi, Franca dhe Europa, i dukeshin atij të ftohta, mospërfillëse. Vallë pse kishte pikturuar njerëzit primitivë? Mikpritës e dashamirës ishte veçse Degas e dikush tjetër, që duke i blerë ndonjë tablo kërkonin ta ndihmonin që të mund të jetonte. I zhgënjyer nga ëndrrat se do të prezantonte në Paris një art të ri, Gauguin e gjeti veten të braktisur, të tepërt. Kohë e moskuptimit. Ç’vlerë kishin Eva-t e tij, ajo botë njerëzore dhe e largët që mbarte thelbin e vet njerëzor me ngjyrat e ngrohta të tokës, diellit, ngjyra që ai i shikonte si një muzikë inkandeshente të gëzueshme e jetëdhënëse.

Dhe përsëri ai u nis drejt Tahitit. Përsëri brigje, ishuj, diell dhe ata njerëz paganë me ritet e tyre shekullore. Me të zbarkuar gjeti një tjetër grua, të quajtur Vaeoho. Ajo ishte gruaja e shtratit dhe modelja e tij. Kohë më pas ai i shkruan miqve të tij në Paris se «së shpejti do të jem përsëri me fëmijë. Dreq o punë. Më duhet të mbjell farën ngado…» Ndryshe nga tri gratë e para të tij në Tahiti, që nuk i shohim aq në tablotë e tij, Vaeoho na shfaqet shpesh e gjerësisht, sensuale, si vetë dielli dhe bregdeti tahitian, femra e çlirët, pagane, ashtu siç ishte krijuar nga mëma e vet.

E vetmja lidhje që e mbante me familjen larg në Kopenhagë ishte Aline, vajza e tij e madhe, e brishtë, si një lule. Në krishtlindjen e vitit 1893 ai i kishte shkruar: «Tashmë je 16 vjeç, je rritur. Zonjushë, shko në ballo… A di mirë të kërcesh? A të kujtohet para tre vjetëve kur më thoje se do të ishe gruaja ime? Unë qesh tani me fjalët e tua dhe mendimin naiv. Ah, fëmijët e mi të varfër, mos e qortoni atin tuaj që nuk u sjell para në shtëpi. Por një ditë ju do të mësoni se ai ishte ati më i mirë në botë!…»

Por jo shumë kohë më vonë, një lajm i tmerrshëm tronditi ekzistencën e tij. Aline, vajza që donte më shumë nga fëmijët dhe që i shkruante letra shpesh, kishte vdekur. «Sapo më ka vdekur vajza, – shkruante ato ditë ai. – Tani nuk e dua më Zotin. Ashtu si dhe nëna ime, ajo quhej Aline. Çdo njëri do në mënyrën e vet: për disa, dashuria është e ekzaltuar në qivure, për të tjerë nuk e di… Ah, varri i saj atje… Lule! Por kjo është në dukje. Varri i saj është këtu, pranë meje: lotët e mi janë lule të gjalla!

Dhe Gauguin mbytej në dëshpërim. Mjerimi i tij i përditshëm ishte gjithnjë e më i madh. Pikturat shiteshin rrallë. Një tablo e kishte blerë ambasadori turk, arnauti Halil Bey, ai që kishte blerë te piktori Courbet Origjinën e Botës. Tabloja quhej Jeta dhe vdekja. A ishte thua kështu për Gauguin? Më 1897, pas temës së tij të gjatë “Nevermore, o Taiti”, ai pikturoi një figurë vajze, interesante, të shtrirë ashtu si një odaliskë e Edouard Manet, por me ngjyra të ndezura, e vetmuar… një vajzë e shtrirë, një jastëk i verdhë, pas saj dy figura grash që bisedojnë dhe një korb që përgjon… mos vallë “Korbi” i Edgar Poe-s që poeti Mallarmé ua lexoi një mbrëmje gjithë entusiazëm grupit të simbolistëve?… Po kështu një tjetër tablo: një vajzë e shtrirë, një Venus i Lucas Cranache (i Vjetri). Piktura ishte e vetmja gjë që e bënte të harronte dhembjet e shpirtit dhe ato të trupit. Tabloja “Kur do të martohesh? (Nafeaa fa ipoipo) mbetet një nga tablotë e përkryera e më të mira të tij, ku spikat shpirti polinezian, sensualiteti dhe ai primitivizëm i dashur i tij, për çka nga të parët që do ta admironin ishin Matisse dhe Picasso (ky i fundit u influencua së tepërmi në tablonë e mëvonshme të tij Zonjushat e Avignon-it). Por një nga tablotë më tronditëse të Gauguin ishte padyshim dhe autoportreti i tij i gjetur në shtëpi pas vdekjes “Autoportret pranë Golgotës”, ku spikat dhembja e pakufishme e një njeriu që kërkon një lloj shpëtimi. Por ai e ndjen se asgjë nuk mund ta ndihmojë tashmë. Bota e artit të metropolit parisian ende e mban larg, në heshtje. Por ai e di se një ditë atje do ta duartrokasin, por ai s’do të jetë më. A nuk kishte ndodhur kështu dhe me mikun e tij Van Gogh?…

Kështu, vazhdimisht, gjithnjë e më shumë, ai mendonte të vriste veten. “Ah, gabim që nuk e vrava veten vitin që shkoi!” – shkruante ai. Në nëntor të atij viti, Gauguin shkruante se nga kjo botë “kërkon vetëm heshtje”. Le ta lenë të lirë, të harruar, diku, larg… Ai nuk ha, nuk ka uri. E vetmja gjë që mund ta shpëtojë është piktura dhe ai ngrihet sërrish të pikturojë një tablo të re edhe pse kanavaca tashmë i mungon gjithnjë e më shumë. Duhen para. Në vitin 1899 e dashura e re Pau’ura vjen të jetojë me të. Në prill lindi një djalë, e quajtën Emile dhe Gauguin ishte i lumturuar: ja më së fundi një fëmijë pranë tij. Ai kërkoi që të shkruhej në bashkinë e Papete-s si ati i tij, madje kërkoi të martohej me Pau’ura, por prifti nuk pranoi, meqë ai figuronte i martuar me dikë tjetër që ishte në Kopenhagë, edhe pse nuk kishte asnjë lajm për të. Në këtë kohë pikturoi dhe tablonë Mëmësia, pastaj Dy tahitianet e po kështu «Te Arii Vahine» (Vajza me mangë), me një të verdhë të bukur dhe kontraste të forta siç dinte t’i krijonte vetëm ai. E dinte se ishin vepra të përkryera, siç i shkruante dhe galeristit të tij në Paris për një tablo që sapo kishte mbaruar: «Sapo kam krijuar një tablo që besoj se është nga më të mirat që kam bërë deri tani… një mbretëreshë lakuriq, shtrirë në një lëndinë jeshile, me një shërbyese që këput fruta»… e pak më vonë ai shtonte: «Ah, sa e çmendur, e trishtë dhe e keqe, kjo aventura ime në Tahiti».

Në vitin 1901, ai shkoi të jetojë në ishullin pranë, HivaOa, ku ishin vetëm 500 banorë. Peizazhi i ri e mrekulloi, po kështu figurat njerëzore dhe shtëpia e tij të re, e drunjtë, që ai e quajti «Shtëpia e gëzimit». Paleta e tij tahitiane ishte e kuqja, okra, roza si dhe jeshilja e bluja e detit. Por ai gëzim ishte i përkohshëm. Ndërkohë ai u largua akoma më tej nga qendra e banuar për në ishujt Marquises, një nga vendet më të virgjëra, më të bukura e më të vetmuara ndoshta të gjithë botës, ku ishin vendosur dhe disa misione fetare. «Në dritaren time, – shkruante ai, – këtu në Autona të Marquises, gjithçka po errësohet, vallet kanë mbaruar, meloditë e ëmbla janë shuar. Por nuk është qetësi. Në kreshendo, era vërtitet nëpër degë dhe vallja e madhe fillon. Cikloni gjëmon. Olimpi shfaqet. Jupiteri ua dërgon rrufetë, titanët bien nga shkëmbenjtë dhe lumi del nga shtrati…». Një dekor i vërtetë vagnerian. Pranë tij, e dashura 15 vjeçare Titakaoma, fjalëpakët, e ëmbël, me gjinjtë e saj të njomë dhe një seksualitet të n jë natyre plot gjelbërim…e adhuruar nga Gauguin.

Ishte 2 janari i vitit 1902. Shira të tmerrshme ranë mbi shtëpinë e tij. Erërat e forta të furtunës apo të një cunami, i morën kasollen dhe ia çuan tutje, mbi një shkëmb. Ishte forca e papërballueshme e natyrës. Një stuhi e paparë. Dhe për më tepër sëmundja e tij tashmë ishte bërë kritike. Ekzema e këmbëve e pengonte të ecë dhe mjekimet e pareshtura nuk e mposhtnin atë sëmundje të tmerrshme, ku për më tepër vuante dhe nga sifilisi. Tani merrte morfinë që të qetësonte dhembjet. Ashtu nëpër delirin e dhembjeve, ai vazhdonte të pikturonte. E megjithatë ishte i kënaqur që pikturat e tij ndërkohë po i vlerësoheshin dhe galeristi i tij Vollard i kërkonte piktura të reja. Madje tashmë ai kishte dhe një pagesë mujore. Degas kishte blerë një tablo të Gauguin! Ja më së fundi vlerësimi. Piktorin e handakosur tutje botës, tashmë po e vlerësonin dhe për më tepër piktorë me emër si Degas e të tjerë. I sëmurë dhe në dhembjen e madhe të vetmisë, ai pikturoi një tablo të madhe, më e madhja e tij ku poshtë shkruante: «Nga vijmë? Kush jemi? Ku shkojmë? Një problem i përhershëm që godet krenarinë tonë. O dhembje, ti je Zoti im!»… Dhe tabloja do të quhej «Nga vijmë? Kush jemi? Ku shkojmë?» (D’où venons-nous? Qui sommes nous? Où allons nous?)… Një pyetje filozofike e ekzistencës njerëzore. Një ditë ai u ul dhe shkroi: «Mbrëmjen që shkoi pashë se kisha vdekur dhe u habita sepse ishte momenti kur vërtet e ndjeva veten të lumtur!»…

Tashmë sëmundja po e dërmonte gjithnjë e më shumë. Dhembjet ishin akoma më të mëdha. Morfinë, zvarritje, bojra, telajo, pikturë… atje i rrethuar nga tablotë, nderur në atë kasolle të mjerë. Ç’bënte ky piktor në fund të botës? Një mëngjes, një indigjen e gjeti pa frymë dhe shkoi të lajmërojë të tjerët: «I bardhi ka vdekur!»… «I bardhi ka vdekur!» Ishte data 8 maj 1903. Arkivolin për në varreza e shoqëroi prifti i ri dhe katër njerëz të mjerë të atij ishulli vullkanik që e mbanin për ta çuar në varrezat e misionit katolik në majë të kodrinës.

Më vonë, një pllakë guri ishte vendosur në varrin e tij: «Ci-gît Paul Gauguin, artiste français, juin 1848 – mai 1903, Société des études océaniennes» (Këtu prehet Paul Gauguin, artist francez, qershor 1848-maj 1903, Shoqata e studimeve oqeanike»). Kur tablotë e Gauguin erdhën në Francë dhe një ekspozitë u hap në Paris, bota e artit të metropolit zbuloi atë që nuk e kishte kuptuar si dhe dramën e tij, zbuloi Gauguin-in si një artist të madh…

Mjerisht, unë do t’i shikoja vonë riprodhimet e tablove të tij në botimet franceze që qarkulluan fshehurazi në Tiranë në vitin 1973-1974. Ndërsa ngjyrat e pikturave të tij, ato që të rrëmbejnë dhe të çojnë larg Francës, i pashë veçse kur erdha në Paris, në sallonet e Musée d’Orsay… Ai ishte atje, në një sallë më vete, me hiret dhe lavdet e piktorit të madh, me ngjyrat e forta që për një kohë të gjatë nuk më shqiteshin nga kujtesa…

Erosi, si dimension i substanciales në Art! – Nga SENAD GURAZIU (Koment – pak fjalë rreth artit të Gazmend Freitag)

…derisa duke lexuar diç nga impresionet në faqet e piktorit Gazmend Freitag (i cili jeton e punon në Linz të Austrisë), një thënie e H. de Balzac, e zgjedhur nga Ursula Pfeiffer, e cila i kishte hedhur në letër disa fjalë rreth pikturave të tij, m’u duk fort e qëlluar si thënie për ta rrumbullakësuar gjithë idenë: „Eroticizmi nuk varet vetëm nga morali seksual i individit, por dhe nga koha e kultura e mjedisit ku ai jeton“! Sipas meje fort e qëlluar përzgjedhja e znj. Ursula Pfeiffer, sa për mençurinë e të madhit Balzac s’do koment, dihet.

Erosi bën të anashkalohet, arti mund të censurohet, të gjymtohet… por Erosi s’mund të përjashtohet nga arti i mirëfilltë. Sipas babaxhanit të artit modern, të quajtur Picasso „i gjithë arti s’është diç tjetër por erotizëm“. Për Picasso-n pra ishte fort e qartë, aq sa pothuaj pakëz i qenë mjegulluar sytë nga „qartësia“.

Gazmend Freitag, Linz, 2018. Photo: Johann Traunwieser

Por jo vetëm piktorët, edhe poetët, shkrimtarët, të gjithë krijuesit, artistët e të gjitha zhanreve… e kanë të „qartë“. Gertrude Stein pati thënë se „letërsia (kreative) që e shpërfill seksualitetin, nuk është ose s’mund të jetë letërsi bindëse. Se mos vetëm ajo, ama mbase këtu mjafton që komenti ynë t’mos na zgjatet si „muri kinez“ duke renditur shembuj.

Gjithsesi, se Erosi është njëri nga dimensionet thelbësore të artit, padyshim kjo dihet që nga kur njeriu i pati hedhur hapat e parë në fushat artistike (e them këtë nganjëherë si shaka). Në fakt, ndoshta akoma më herët… Në mitologjinë greke Erosi ishte zot i dashurisë, i ndjeshmërisë, i joshjes dhe i dëshirës seksuale, vetë emri „eros“ do të thotë „dëshirë“. Ishte një nga perënditë që përshfaqet e përshkruhet me flatra (siç i kanë dhe engjëjt). Homologu romak i Erosit ishte Kupidoni (edhe ky njëjtë, „dëshira“). Disa versione të miteve thonë se Erosi ishte një nga perënditë zanafillore, fillestare, e që dmth. fjala është për perënditë dhe perëndeshat e para të lindura nga asgjëja e Kaosit. Në ndonjë version tjetër mitologjik thuhet se Erosi ishte i biri i Afërditës, pra i vetë perëndeshës së Dashurisë. Vetë dashuria dhe dëshira pra e kanë zanafillën që nga parakoha e „hyjnorëve“ kaotikë.

Charles Baudelaire, poeti i famshëm i „Lulet e së Keqes“, derisa në krijimtarinë poetike na ishte aq i „qartë“, si kritik arti teorikisht sikur pati vajtur paksa më „rrotull“ duke thënë „seksualiteti është lirizmi i masave“. Në rregull, „retorika“ kritikologjike dhe i kishte hije atij të mërrolurit Baudelaire.

Sipas Rosemary Lloyd (Cambridge Companion to Baudelaire, 2005) poezitë e tij „Parfumi Ekzotik“, „Serpenti vallëzues“, „Ballkoni“, „Flokët“ etj. etj. i kushtoheshin muzes „fatale“, të famshmes „Venera e Zezë“ (Venus Noire), Jeanne Duval. Për 20 vjet Duval ishte muza dhe dashnorja e tij. Baudelaire e pati quajtur „dashnore mbi dashnoret“. Besohet se Duval për Baudelaire simbolizonte bukurinë e skajshme, bukurinë „fatale“, seksualitetin e rrezikshëm. Të dy ishin duke vuajtur rëndë nga sifilizi, Baudelaire vdiq nga sifilizi, ashtu sikur dhe ajo.

[ Në WikiArt  ka mbi 160 piktura, skica e portrete të Gazmend Freitag, mbi 25 sosh janë „nu“, nudistike ]

Gjigante skulptura artistike e Skënderbeut në Labinot të Elbasanit, punuar nga Fiqiri Kasa (FOTO)

Kjo vepër përcjell shumë emocion, dhe Heroi ynë duket sikur është i gjallë. Fiqiri Kasa, më në fund ka realizuar një set fotografik me kryeveprën e tij, portretin gjigand të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Skulptori i veprave të mëdha, Fiqiri Kasa, më në fund ka realizuar një set fotografik me kryeveprën e tij, portretin gjigand të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Kasa nuk ka preferuar të jetë shumë mediatik, sepse në fund të fundit për atë flet puna. Megjithatë më në fund edhe ai vetë ndjehet shumë i gëzuar me punën që ka kryer.

Në fakt cilido që e ka parë skulpturën e përfunduar të portretit të Skëndërbeut, ka mbetur i mahnitur. Kjo vepër përcjell shumë emocion, dhe Heroi ynë duket sikur është i gjallë.

Ky portret të mbush me krenari shqiptare. Ai ndodhet në City Fish (Rozafa) në Labinot Fushë dhe është sponsorizim i artistit Gjergj Luca, tashmë administrator i një prej kompanive më të mëdha në vend.

Tashmë presim punë të tjera nga skulptori i famshëm. Infoelbasani.al

“National Geographic”: Butrinti, qyteti i dëshiruar antik (Video)

“National Geographic”: Butrinti, qyteti i dëshiruar antik (Video)

Programi “Open Explorer” i “National Geographic” ka vizituar qytetin antik të Butrintit duke i kushtuar një shkrim historisë, arkeologjisë, suksesit turistik, por edhe sfidave që shfaqen bashkë me to.

Butrinti është i lidhur ngushtë me mitologjinë greke, trashëgimia e tij historike është shkruar nga Dionisi i Halikarnasit, historian dhe shkrimtar i famshëm me origjinë greke në Romë. Ai na tregon për Enean, luftëtarin trojan, për babain e Romulit dhe Remit, për Andromakën, për Hektorin dhe për Trojën. Ky është një prej teksteve të para të shkruar të historisë ku përmendet Butrinti, që ndoshta mund të jetë themeluar nga luftëtarët e dëbuar trojanë.

Arkeologjia e këtij qyteti antik, evidenton trashëgiminë që kanë lënë kultura të ndryshme në të kaluarën: grekët, romakët, bizantinët, venedikasit, turqit, francezët dhe osmanët, të cilët panë te Butrinti një zonë strategjike për të zgjeruar influencën e tyre. Mbretër, pushtues, princër, mendimtarë, arkeologë dhe historianë kanë gjetur në rrënojat e qytetit një simetri të historisë së njerëzimit. Një trashëgimi e njerëzimit, ky është Butrinti. Madhështia e këtij vendi kishte mbetur e fshehur deri në vitin 1927, transmeton tch.

Zbulimet e para arkeologjike filluan me Misionin Arkeologjik Italian. Kjo sipërmarrje filloi gërmimet në atë që do të ishte një prej qyteteve më antike të Shqipërisë. Punimet filluan në vitin 1928. Ndonëse punimet arkeologjike asnjëherë nuk kanë përfunduar, mendohet se ajo që shohim sot mund të jetë me shumë mundësi vetëm një e pesta e asaj që ndodhet nëntokë.

Butrinti sot është një kompleks arkitektonik me 15 zona të periudhave të ndryshme, nga shekulli IV para Krishtit deri në shekullin XVI pas Krishtit. Rëndësia historike e Butrintit është e jashtëzakonshme dhe të jesh në gjendje që të ecësh është një privilegj: statuja me gurë të bardhë nga epoka e August Oktavianit, Agripas, Antiohs, Serapisit, Livia Drusilas ngriheshin dikur këtu, si dhe vendi i lindjes së shumë qytetarëve të shquar në kohë të ndryshme apo gjeneralëve romakë gjatë epokës së ndritur të perandorisë kur qyteti quhej “Colonia Augusta Buthrotum” (Kolonia Augustiane Butrinti).

Përveç shkëlqimit të tij historik, Butrinti është një parajsë për 800 lloje bimësh, 246 lloje zogjsh, 105 lloje peshqish dhe 39 lloje gjitarësh. Çfarë ndodh kur kjo trashëgimi kulturore e njerëzimit takon turizmin? Në katër paragrafët e mësipërm ai përshkruhet si një qytet i dëshiruar. Ky është problemi real. Mijëra persona e duan atë dhe kjo nuk është krejtësisht pozitive.

“Mesatarisht, Butrinti pret rreth 300 000 persona në vit”, thotë Auron Tare.

Ky është një numër i madh. Kjo duket një shifër e mirë parë nga këndvështrimi i menaxhimit turistik. Madje duket të jetë edhe një sipërmarrje fitimprurëse për kompanitë private që marrin 47 euro për person. Megjithatë, pasoja e këtij numri dhe aktiviteti mund të duket pozitive në periudhë afat shkurtër, të ardhura dhe punësim për rajonin. Por në të vërtetë, turi i rregullt rreth Butrintit që zgjat katër orë, me shumë mundësi nuk e vlerëson plotësisht rëndësinë e saj historike dhe natyrore. 300 000 persona në vit është e barabartë me 50 000 këmbë që ecin në muaj në një zonë arkeologjike shumë delikate.

“Kjo eksperiencë nuk do të ekzistonte nëse kaq shumë njerëz, të organizuar ose jo, do të kërkonin të shihnin diçka”, thotë Auron Tare ndërkohë që një grup i madh me amerikanë po hynte në teatrin e Butrintit.“Kjo është vërtetë një sfidë. Ndonjëherë mendohej për të rritur çmimin kështu që mund të hyjnë më pak persona. Por, a është e drejtë kjo? Nëse shumica e qytetarëve të një vendi nuk janë në gjendje të paguajnë për të hyrë dhe të njohin origjinën e tyre, historinë e tyre”, thekson Auron Tare.

“Butrinti tani është bërë një vend shumë i famshëm dhe sfida sot është çfarë duhet bërë kur një vend bëhet shumë i suksesshëm”, thotë Tare.

“Ju ftoj të shihni mënyrën si udhëtoni në mënyrë kritike, sepse qëndrueshmëria e një destinacioni varet nga turizmi i ngadaltë në të gjitha aspektet. Ai kërkon dhe mbështetet në ndërgjegjen e udhëtarëve”, thotë Erika Gilsdorf, producente, regjisore, konsulente dhe eksploruese në Qendrën e Administrimit të Destinacioneve për “National Geographic”./Telegrafi/

 

Pjesët munguese të mozaikut të “Vajzës Rome” do të kthehen në Turqi

OHIO – Pas një ndarjeje të gjatë prej më shumë se 50 vitesh, pjesët munguese të mozaikut të “Vajzës Rome” do të kthehen në Turqi javën e ardhshme.

Pjesët e mozaikut të qytetit romak Zeugma në Turqinë juglindore që shfaqeshin në Universitetin Shtetëror Bowling Green në Ohio të SHBA-ve, u janë dorëzuar zyrtarëve turq për t’u kthyer në Muzeun e Mozaikëve të Zeugmas në Gaziantep të Turqisë.

Në Universitetin Shtetëror Bowling Green u organizua ceremoni për dorëzimin e 12 mozaikëve në kuadër të një protokolli të nënshkruar mes universitetit dhe Ministrisë turke të Kulturës dhe Turizmit në maj të këtij viti.

Më herët, ministri turk Mehmet Nuri Ersoy njoftoi se 12 fragmentet do të kthehen në Turqi më 26 nëntor.

Pjesët e mozaikut të famshëm kanë munguar për të paktën 50 vjet. Të 12 fragmentet, të kontrabanduara në vitin 1965, ekspozoheshin në universitetin në Ohio.

Mozaiku i një vajze të re me sy të mprehtë u zbulua në fillim të viteve 1960 gjatë gërmimeve në Zeugma në provincën juglindore turke Gaziantep.

Në vitin 1965, universiteti pagoi 35.000 dollarë për të blerë mozaikët dhe 47 vjet më vonë, Turqia u përpoq t’i kthejë ato, por universiteti kërkonte 260.000 dollarë.

Ministria e Jashtme hodhi poshtë ofertën duke e cilësuar atë si joetike, por pas negociatave që zgjatën pesë vite e gjysmë, më 15 maj u firmos protokoli për kthimin e mozaikëve.

Sipas Ministrisë së Kulturës, më shumë se 4.300 vepra arti antike të kontrabanduara janë kthyer në Turqi që nga viti 2003. aa

(Video) Kush është skulptori i bustit të Mid’hat Frashërit Nga Valeria Dedaj

Skulptori Agim Rada është autori i bustit të Mid’hat Frashërit.

Skulptori Agim Rada ka jetësuar në bronz figura të rëndësishme të kombit shqiptar, si Marin Barletin, Jan Kukuzelin dhe Petro Markon. Por, ai e quan veten me fat, që kolanës së krijimtarisë së tij, i shton edhe një gur të çmuar, siç është busti i Mid’hat Frashërit. Për kamerën e “Report tv” artisti, Agim Rada, rrëfen punën që ka bërë për realizimin e kësaj vepre

Kolanës së veprave të mia u shtohet edhe një gur i çmuar, siç është kjo figurë e ndritur e kombit tonë, një gjeni i letrave, një patriot i madh edhe pinjoll i një familje të madhe, që kanë kontribuar shumë në identitetin e kombit tonë, siç janë xhaxhallarë e  tij, Naimi edhe Samiu, edhe i ati Abdyli.

Rada mendon se është detyra jonë që këto figura t’i vendosim në panteonin që meritojnë.

Mendoj se kjo figurë e anatemuar nga komunizmi, e lënë në harresë edhe duke falsifikuar historinë, kanë falsifikuar edhe jetën e tij, që e treti për vendin e vet. Ata që “vranë” Shqipërinë kanë varre në Shqipëri, ata që e “zhveshën” që bashkëpunuam me Moskën, Beogradin, Pekinin, me djallin kanë varre këtu, ndërsa për këtë figurë polietrike nuk u gjetën 2 metra vend.

Portretit i Mid’hat Frashërit, Rada, i ka veshur një buzëqeshje, dhe një papion, sikundër e kanë edhe bustet e vëllezërve Frashëri

Në foto është me kollare, por unë për ta bërë pak më të fisëm, siç i takon asaj familje, elite e kombit tonë, por edhe sepse vëllezërit Frashëri janë me papion. Jam munduar që me vështrimin e tij, me një buzqeshje, që edhe pse me dhimbje brenda ka një buzëqeshje në fytyrë, sepse ky e di, është me postulatin e famshëm të Krishtit, “Leri të marrët të bëjnë çfarë të duan, se do vijë një ditë, që do të shkojë në vendin e vet”.

Artisti mendon se është e rëndësishme që ky bust të jetë në karakter, sa herë që dikush e sheh të hyjë nën lëkurën e tij,për të kuptuar atë që shpreh

Nëse t’i ke arritur që të kapësh ato elementë, siç është fisnikëria, dituria, se ky duket që është një burrë i mençur, ky ballë i tij shpalos dije, se është si një libër i hapur, plastika e portretit, sytë e thellë, kanë një lloj qëndrimi artistik. Unë u rekomandoj të gjithë shqiptarëve, që të lexojnë veprën e tij, mendoni për një çast sikur Shqipëria të kishte rënë në dorë të këtyre, do të ishim shumë më mirë.

Rada e ndien veten shumë krenar, jo për këtë vepër, por edhe për veprat e tjera që aktualisht ka në duar, si Sali Butka, Skënderbeu, Fan Noli, një prift i masakruar gjatë periudhë së komunizmit.

Krijimtaria ime nuk ka qenë kurrë e politizuar, figurat kanë qenë përherë figura të ndritura të kombit, që nuk i kanë shërbyer politikës së ditës, që sot janë në maj të Olimpit nesër gremisen në fund. Unë kam bërë figura që i kanë rezistuar kohës, ndriçimit që ata vetprodhuan. Për këtë jemi shumë borxhli vendit tonë. Prandaj, derisa të jap frymë, unë jam në shërbim të kombit edhe të këtyre figurave.

69 vite pas ndarjes nga jeta, eshtrat e Mid’hat Frashërit riatdhesohen në Tiranë në datë 14 nëntor dhe do të vendosen tek varrezat monumentale të vëllezërve Frashëri.

Piktura e artistit britanik Hockney shitet me çmim rekord

NEW YORK – Një pikturë e famshme e artistit britanik David Hockney është shitur me një çmim rekord në një ankand në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Tabloja e titulluar “Portreti i artistit (Dy figura në pishinë)” është shitur për 90,3 milionë dollarë në një ankand në New York, njoftoi Shtëpia e Ankandeve Christie’s.

Shuma e paguar për pikturën paraqet çmimin më të lartë të paguar ndonjëherë për veprat e ndonjë artisti të gjallë.

Alex Rotter, bashkëkryetar i artit të pas luftës dhe bashkëkohor në Christie’s, në njoftimin e tij në shtator për nxjerrjen e pikturës në shitje, ishte shprehur se kjo tablo e Hockneyt është më e çmuara në mesin e veprave të tij, si nga aspekti i historisë së artit, ashtu edhe nga aspekti i vlerës së saj të tregut.

“Piktura reflekton perspektivat evropiane dhe amerikane të një artisti që erdhi të jetojë në Kaliforninë me diell në vitet 60 dhe e pa veten duke jetuar në të dy kontinentet”, kishte thënë Rotter.

Artisti 81-vjeçar jeton ende në Kaliforni.

Rekordi i mëparshëm nga një artist i gjallë ishte vendosur nga statuja “Qeni prej balone” e artistit konceptual Jeff Koons, e cila ishte shitur për 58,4 milionë dollarë në vitin 2013. aa

Më 14 nëntor 1840 lindi Calud Monet, piktor i shquar impresionist francez

VOAL – Një nga piktorët më të dashur të të gjitha kohërave për delikatesën dhe ekspresivitetin delikate të pikturave të tij, Claude Oscar Monet lindi më 14 nëntor 1840 në Paris. Një artist rishtar, ai e kaloi fëmijërinë e tij me familjen e tij në Le Havre, një qytet që e la në moshën pesëmbëdhjetë vjeç për të shkuar në Paris, në këshillën e piktorit Boudin. Kryeqyteti francez ishte në të vërtetë edhe kryeqyteti i kulturës dhe natyrisht që piktori do të kishte gjetur stimuj të përshtatshëm për të zhvilluar idetë e tij.

Gjatë muajit janar të vitit 1857, ai humbet nënën e tij.

Në Paris, ai u regjistrua në “Académie Suisse”, ku, përveç se magjepset nga pikturat e Delacroix, Cort dhe Daubigny, takoi edhe artistë të specializuar në peisazhet, të tillë si Pissarro, Bazille, Sisley dhe Renoir. Së bashku ata formojnë një grup të talentuarish (është i famshëm portreti i Monet bërë nga Renoir në vitin 1875), shkëmbejnë ide kulturore dhe propozime, përveçse kalojnë bashkë momentet e të pikturuarit “live” në pyllin Fontainebleau.

Lidhet sidomos me Bazille dhe Monet në fund gjen një atelie personal, ku ai shtjellon disa piktura të famshme. Këto vepra u pritën aq mirë nga kritika sa që që e shtynë artistin të fillonte pikturën “Mëngjesi në bar”.

Ndërkohë ai gjithashtu kryen karikaturat, një zhanër për të cilin ai ka qenë gjithmonë një mjeshtër që nga fëmijëria, duke qenë në gjendje të botojë disa në fletë satirike. Në fund të vitit ai kthehet në Le Havre, por më 29 prill 1861 ai merr thirrjen për armë nga të cilat ai nuk mund të rezistojë.

Ai është i regjistruar në trupin e gjuetarëve të Afrikës dhe në qershor ai largohet për në Algjer.

Më vonë do të thotë se ai u përgatit këtu për impresionizmin.

Në një moment të caktuar, tezja Marie-Jeanne ndërhyri dhe arriti ta lirojë atë.

Në 1862 ai punoi me Bourdin dhe u takua me Jongkind. Në vjeshtë ai është kthyer në Paris: ai hyn në studio të Gleyre dhe takohet me Renoir dhe Sisley. Ketyre viteve përkasin disa peizazhe të rrethinës së Honfleurit. Në 1867 ai pikturoi “Gruaja në kopsht”, një hap themelor në kërkimet impresioniste. Nga ky moment e tutje ai bëhet konstant në artin e tij, angazhimin për të identifikuar pikturën dhe natyrën, imazhin dhe formën, dhe për të kapur realitetin për një çast.

Më 28 qershor 1870 ai u martua me Camille, shoqëruesin e tij deri më 5 shtator 1879, kur e portretizoi atë në shtratin e vdekjes. Në shtator, mbërriti në Londër për të parandaluar luftën përsëri, Daubigny fut atë në Durand-Ruel se ekspozita e parë e Shoqatës së artistëve francezë në galeri të tij në New Bond Streeet, i lejon atij për të ekspozuar “hyrje të portit të Trouville”.

Koncepcionet impresioniste shprehen në veprat e viteve 1970 dhe 1980. Për shembull, “Mëngjesi”, “Ura e Argantuil” dhe e famshmeja “Impression, Soleil Levant”, sepse ajo është shumë e rëndësishme se ajo do të quhet grupi Impressionist.

Në vitin 1871 babai i tij vdiq dhe u zhvendos në Londër, ku interesimi për Turner dhe Constable lulëzoi.

Më 1874 ai shkoi në Holandë, ku ai realizoi pikëpamjet dhe peizazhet e Amsterdamit. Në ekspozitën impresioniste të të njëjtit vit Claude Monet paraqet shtatë pastela dhe pesë piktura duke përfshirë “Campo di poppies”.

Më 1876, Paul Cezanne e paraqiti atë tek koleksioni Chocquet. Kryen katër pikëpamje të kopshteve të Tuileries. Vitin e ardhshëm hapi një studio në rue Moncey, bëri pikëpamje të ndryshme të stacionit Saint-Lazare dhe ekspozoi në ekspozitën e tretë Impressionist. Në 1878 ai krijoi “Rue Montorguril”, “Rue Saint-Denis” dhe “Chiesa a Vétheuil”.

Pas dhjetë vjetësh, ai paraqiti dhjetë vepra të reja në ekspozitën e tretë të Les XX në Bruksel. Veprat gjithashtu ekspozohen në Amerikë dhe marrin sukses të madh. Në prill ai kthehet në Hollandë për të pikturuar; nga shtatori në nëntor ai qëndron në Belle-Ile-en-Mer në Brittany dhe bën rreth dyzet piktura që pastaj do të përfundojnë në Giverny.

Këtu fillon serinë e “Pellgjeve”. Reputacioni i tij ndërkombëtar rritet: ai ende ekspozon në Paris, Shën Petersburg, Moskë, Nju Jork, Drezden dhe Boston.

Në 1911 Durand-Ruel organizoi dy ekspozita vetjake në Nju Jork.

Në të njëjtin vit ai u diagnostikua me një katarakt të dyfishtë, por operacioni për sytë u shty. Problemet e syve përkeqësohen nga viti në vit. Ai u sëmur me kancer të mushkërive në vitin 1926. Ai vdiq më 5 dhjetor të të njëjtit vit në Giverny.

ARTI I VIOLINËS NË SHQIPËRI Nga Florian Vlashi

 

“Violinisti është ai fenomen njerëzor tepër i veçantë që ka brënda tij në një përmasë të habitshme gjysëm-tigër, gjysëm-poet.” (Yehudi Menuhin)

Është thuajse e pamundur të gjesh një vend si Shqipëria ku të jenë si “të ngrira” në kohë të gjitha etapat që ka kaluar Arti i violinës, që nga origjina e hershme dhe e mjegullt deri në ditët tona me tërë kompleksitetin e tij. Le t´i hedhim një vështrim të shpejtë këtij vëndi të vogël ku, si në muze, ndesh historinë shumëshekullore të mbretit të instrumëntave.

Në Alpet e Veriut të Shqipërisë është një instrument mjaft i dashur për vendasit, Lahuta, një lloj shumë i afërt me Ravanastron indian. Ky i fundit njihet si paraardhësi më i hershëm i instrumentave me hark – 3000 vjet para Krishtit. Duhet të ketë ardhur në Europë nga Persia dhe Arabia në kohën e Kryqëzatave (Dominic Gill). Fjala shqipe Lahutë vjën nga ajo arabe ud – dru. Lahutari luan dhe këndon rapsodi me tema mitologjike dhe lahuta përdoret siç përdornin grekët e vjetër Lirën, për të mbështetur efektet e këngës dhe poëzisë. Njihet metamorfoza që pësoi arti muzikor europian me futjen e harkut nga Azia. Pra, atje është, i paprekur dhe i gjallë në Alpet e Shqipërisë, sikur dëbora e përjetshme të ketë ngrirë dhe kohën.

Dhe sot e kësaj dite vazhdon misteri i krijimit të violinës, mister që e bën më të bukur dhe e vesh me një tyl të magjishëm këtë instrument-mrekulli të krijuar nga Zoti. Nga shkrimet dhe pikturat e epokës mësojmë se violina filloi të shfaqet rreth gjysmës së parë të sh. XVI në Itali dhe arriti kulmin me mjeshtrit kremonezë në sh. XVII-XVIII. Sipas studjuesve, liutajot kremonezë dhe venecianë e merrnin drurin për instrumëntat e tyre nga malet e Ballkanit ku janë dhe Alpet shqiptarë. Po nga aty merrnin dhe rrëshirën me të cilën krijuan vernikun e famshëm, sekretin e përjetshëm të Stradivarit.

Nuk dihet se kur hyri violina e parë në Shqipëri, por kontakti me këtë instrument duhet të ketë qenë mjaft i hershëm. Në “Epitom musical” të vitit 1556 nga Philibert Jambe de Fer shkruhet “Ne quajmë violë atë që zotërinjtë, trëgtarët e njerëzit e tjerë në Vertuz, kalojnë kohën… Tjetra quhet violinë dhe përdoret nëpër kërcime popullore”. Kështu u pa violina dhe nga shqiptarët, duke u bërë mjaft e preferuar thuajse në të gjitha grupet e muzikës popullore, sidomos në zonën e Mesme dhe të Veriut ku ajo ishte në rrolin kryesor. Këto grupe prej 4-5 instrumentash luanin në të gjitha festat dhe sidomos në dasma. Ashtu si në pikturat e Mark Chagallit, violinisti ishte për njerëzit një figurë gjysëm mitike, që merrte pjesë në të gjitha ngjarjet e festat, duke u bërë kështu një lloj dëshmitari i ekzistencës njerëzore. Kjo shprehet dhe në Kabatë (formë e muzikës popullore në dy pjësë kontrastuese) ku pjesa e parë është “ad libitum” sentimentale, dehëse e nostalgjike gati “në të qarë”, ndërsa pjësa e dytë është një gëzim i shfrenuar deri në ekstazë – dy fytyrat ë jetës.
Për sa i përket rolit të violinës në Dasma ka një spjegim interesant të profesorit anglez Wilfrid Mellers. Ai thotë se të luajturit në violinë është si të krijosh jetën. Harku, dextra, ana aktive e fuqisë mashkullore stimulon anën femërore univërsale, të majtën (dhe vetë violina të kujton trupin e femrës, shkruan Menuhini) duke i dhënë jetë të gjitha formave potenciale që ajo ka brënda.

Le të ndalemi një çast tek fjala që përdorin popuj të ndryshëm për të luajturit në violinë: play (luaj) anglisht, tocar (prek) spanjisht, suonare (tingëlloj) italisht, a cànta (këndoj) rumanisht, luaj në shqip etj. Por në shqip kjo fjalë ka hyrë më vonë si shprehje e qytetërimit dhe e progresit të gjuhës, sepse fjala e vjetër është “me i ra”, i bie violinës, një përzierje e dhunës dhe pasionit, që në zhargonin e njerëzve përdoret dhe për të shprehur aktin seksual. Pra kemi një marrëdhënie me instrumëntin shumë më larg se të luajturit, të prekurit, të tingëlluarit… Dhe tek festa pagane siç është Dasma ana shoqërore dhe ajo erotike janë bashkë.
Violinistët shqiptarë, ndryshe nga ato të Europës veriore që luajnë vetëm në pozicionin e parë, dallohen për virtuozizëm që i afron ato më violinistët ciganë dhe hebrenj. Ato dominojnë tastierën deri në ekstrem, ndërsa dora a djathtë krijon ritmet dhe lëvizja e saj provokon lëvizjen e kërcimit të njerëzve përreth. Është e çuditshme dhe ja vlen të theksohet prania në muzikën shqiptare e ritmeve me metër të përzier që ka si bazë numrat magjikë 5 dhe 7, ndërsa në muzikën “e qytetëruar” ritmet janë të organizuar në grupe simetrike. Kjo i jep muzikës shqiptare një nerv ritmik ekspresiv, marramendës dhë mjaft të komplikuar që të kujton ritmet e çuditshme në veprat e Bela Bartok apo Olivier Messiaen. Realizimi i Kabave kërkon një teknikë të lartë që shpesh herë i afrohet veprave më virtuoze të repertorit violinistik si “Aires gitanos” të Sarasate-s. Violinistët ishin të pashkolluar por të magjepsnin me lojën e tyre gjë që të sjell në mend legjendën e vjetër universale të lidhjes së violinistit me Djallin.

Ndërkohë që muzika popullore është statike, e pashkolluar dhe shprehje e konservatorizmit si dhe e identitetit kombëtar, muzika klasike është gjithnjë në zhvillim, ka të nëvojshme kualifikimin dhe është tregues i progresit brënda në Europën e qytetruar. Dhe në Shqipëri ndodhi kjo ndarje; nën influencën e kontaktit me Italinë dhe Austrinë, u bë e modës që familjet fisnike dhe borgjeze të blinin violina në Venedik apo Tirol. Kur nga lagjet popullore vinin notat e një violine boheme, nga dritaret e vilave të aristokratëve dëgjoheshin notat e Bach-ut apo Debussy-s.

Kështu filloi shkolla e mirëfilltë violinistike shqiptare e cila pati dy periudha:
A – para 1945 me influencën e shkollës austriake, çeke dhe italiane.
B – pas 1945 me shtimin e shkollave ruse dhe rumune.

A) Ne fundin e sh. XIX dhe fillimin e sh. XX ne Europë dominonte shkolla e profesorëve Sevcik dhe Flesch. Profesori çek Otakar Sevcik (1852-1934) rinovoi tërësisht teknikën e violinës duke e lëruar nga rregullat e kufizuara të së kaluarës. Pa të do të ishtë e vështirë të medohej muzika e R. Shtrauss, Ysaye apo Debussy. Ai pati rreth 5000 studentë nga a gjithë bota. Njëri prej tyrë, Ludovik Naraçi (1903-1999), studioi me të në Austri dhe Pragë. Me kthimin në atdhe të këtij violinisti hyri dhe shkolla më e re europiane në Shqipëri. Kësaj ju bashkangjit dhe ajo italiane me violinistët Lam Petrela (1923-1990), nxënës i Riccardo Brengola në Konservatorin e Pesaros, Sofokli Paparisto (1912-1973) që studjoi në Bukuresht dhe Parma, Baki Kongoli (1913-1980) qe studjoi në Pavia. Te gjithë këto, bashkë me shumë violinistë italianë e françiskanë, formuan në atë kohë orkestrat e vëndit. U hapën klasat e violinës në Normalen e Elbasanit (1909), në Liceun Francez të Korçës (1917). në shkollën e re të muzikës në Tiranë (1933) kjo e fundit me mbështetjen e Italisë. Lidhjet me Italinë, Francën e Austrinë ishin shumë të forta; mjafton të përmendim vetëm qytetin e Durrësit që në vitët 1930-31 kishte 43 studentë, në mes tyre dhe muzikantë, që shkolloheshin në këto vënde,

(B) Pas Luftës së Dytë Botërore Shqipëria kaloi në Kampin Socialist. U ndje menjëherë mbizotërimi i shkollës ruse dhe asaj lindore në përgjithësi. Është e vërtetë që komunizmi, me organizimin e centralizuar, masivizimin dhe trysninë e teorisë famëkeqe të Realizmit Socialist, bëri shumë dëme në Arte, por shkolla instrumentale u prek më pak nga ideologjia e diktaturës dhe diti të përfitojë nga organizimi dhe lidhja me shkollat e kampit socialist (Ruse, Çeke, Rumune, Gjermane Demokratike.). U hapën shkolla muzike thuajse në gjithë vendin, dhjetë Shkolla të Mesme të Muzikës 12 vjeçare (nivel Konservatori) dhe Instituti i Lartë i Artëvë në Tiranë, sot Akademia (4 vjeçare). Pra, tërë studimet për violinë përfshijnë një përiudhë prej 16 vitesh. Violinisti dhe kompozitori Pjetër Gaci (1931-1995) studjoi në Moskë me Prof. Yankelevich, vazhdues i Yampolski-t dhe Auer; violinisti dhe dirigjenti Eno Koço studjoi në shkollën e Leningradit; Genc Bogdo dhe Robert Papavrami studjojnë në Pragë. Ky i fundit me prof. Peskai i shkollës Yoachim dhe Hubay. Influencë të madhe pati shkolla rumune ku studjuan Raimonda Stefi e Pirro Gjezi por sidomos ardhja në Shqipëri në vitin 1973 e profesorit rumun mjaft të njohur Modest Iftinchi (1930-2003) i cili la një gjurmë të fortë në shkollën shqiptare; Ajo italiane vazhdoi të ndjehej me violinistin Ibrahim Madhi (1945-2014) që kreu specializimin pasuniversitar pranë Konservatorit të Napolit si dheme violonçelistin Ymer Skënderi (1926-1975), nxënës i Janigros në Zagreb dhe i Karel Pravoslav Sadlo në Pragë.

Mendoj se në këtë kompleksitet shkollash në përiudhën e dyte luajtën rrol kryesor disa figura: Robert Papavrami vendosi bazat e shkollës moderne të violinës tek fëmijët. Ai eksperimentoi që në “virgjinitetin muzikorë” absolut (4 vjëç) përvetësimin e teknikës violinistike në bazë të refleksit e psikologjisë së fëmijëve. Sot ai punon në Francë dhe metoda e tij në Shkollën P. Rode të Gradignan ka tërhequr vëmendjen e shumë muzikantëve në të gjithë botën si dhe admirimin e Menuhin-it. I biri dhe nxënësi i tij Tedi, fitues i disa konkurseve ndër to dhe Sarasate në Spanjë, po bën sot një karrierë të shkëlqyer. Modest Iftinchi, njohës rigoroz i teknikës dhe disiplinës violinistike, formoi një brez të tërë instrumentistësh të perfeksionuar që përhapën metodën e tij në gjithë vëndin. Ndërsa violinisti Ibrahim Madhi dhe violonçelisti Ymer Skënderi, vazhdues të shkollës Italo-Franceze, veç formimit të një klase instrumentale mjaft cilësore, vendosën bazat e muzikës së dhomës, duke e “veshur” instrumëntistin me një sensibilitet e muzikalitet njerëzor. Kjo, duke ju bashkuar përgatitjes teknike absolute të Papavramit, kompletoi figurën ideale të violinistit. “Vetëm kështu energjia vitale rrjedh lirshëm duke komunikuar në violinë “zërin e brëdshëm” të interpretit” (Accardo).

Sot në Shqipëri dëgjon tingujt befasues të violinës së Schnittke-s apo Xenakis, tingujt hyjnorë të Bahut, marramendës të Kabave që, dukë u përzier me ato misteriozë të Lahutës së Malsisë, krijojnë kështu një “kolazh” të çuditshëm ku herë shfaqet tigri dhe herë poeti.

Fotografia e Bienale Netet e Muzikes Klasike

Sofokli Paparisto, 29 janar 1912 – 4 maj 1973
studjoi në Bukuresht dhe Parma

Fotografia e Bienale Netet e Muzikes Klasike

Baki Kongoli, 1913 – 4 gusht 1980
studjoi në Konservatorin e Pavia

Fotografia e Bienale Netet e Muzikes Klasike

Islam Petrela, 6 nentor 1923 – 29 dhjetor 1990
nxënës i Riccardo Brengola ne Konservatorin e Pesaros

Fotografia e Bienale Netet e Muzikes Klasike

Ymer Skenderi, 1926 – 1975
nxënës i Janigros në Zagreb dhe i Karel Pravoslav Sadlo në Pragë.
violinisti Ibrahim Madhi dhe violonçelisti Ymer Skënderi, vazhdues të shkollës Italo-Franceze, veç formimit të një klase instrumentale mjaft cilësore, vendosën bazat e muzikës së dhomës, dukë e “veshur” instrumëntistin me një sensibilitet e muzikalitet njerëzor.
F.V.

Fotografia e Bienale Netet e Muzikes Klasike

Modest Iftinchi, 10 prill 1930 – 22 shtator 2003
ardhja në Shqipëri në vitin 1973 e profesorit rumun mjaft të njohur la një gjurmë të fortë në shkollën shqiptare.
Modest Iftinchi, njohës rigoroz i teknikës dhe disiplinës violinistike, formoi një brez të tërë instrumentistësh të perfeksionuar që përhapën metodën e tij në gjithë vendin. F.V.

Fotografia e Bienale Netet e Muzikes Klasike

Pjetër Gaci, 27 mars, 1931 – 27 mars, 1995
studjoi në Moskë me Prof. Yankelevich, vazhdues i Yampolski-t dhe Auer

Fotografia e Bienale Netet e Muzikes Klasike

Ibrahim Madhi, 25 nentor 1945 – 4 shkurt 2014
kreu specializimin pasuniversitar pranë Konservatorit të Napolit.
Violinisti Ibrahim Madhi dhe violonçelisti Ymer Skënderi, vazhdues të shkollës Italo-Franceze, veç formimit të një klase instrumentale mjaft cilësore, vendosën bazat e muzikës së dhomës, dukë e “veshur” instrumëntistin me një sensibilitet e muzikalitet njerëzor
F.V.

Fotografia e Bienale Netet e Muzikes Klasike

Ludovik Naraçi, … 1903 – 2 shkurt 1999
studioi me Otakar Sevcik në Austri dhe Pragë.Me kthimin në atdhe të këtij violinisti hyri dhe shkolla më e re europiane në Shqipëri.
F.V.
(fotografia e programit nga arshivi i Lef Nosit , gjetur nga violinistja Ina Kosturi)

Copyright © 1999 by Florian Vlashi, A Coruña

Fotografia si ritual, 170 fotografi të Marubëve ekspozohen në Milano

Pjeter Marubi, autoportret

ALMA MILE/ Fotografi e filxhanit të kafes së mëngjesit, e pjatës së supës, duke zbritur me ashensor, duke kaluar vijat e bardha, duke folur në telefon, e pakrehur, e palyer, shumë e krehur, shumë e lyer…

Sot fotografohet gjithçka, edhe publikohet gjithçka, aq sa duket sikur njerëzit nuk kanë më nevojë për intimitet e privatësi. Dikur fotografia ishte diçka e rrallë. Gjatë viteve të diktaturës, shqiptarët dilnin fotografi vetëm në dasma, ndonjë gëzim familjar, gjatë zborit, festën e 1 Majit apo 28 dhe 29 Nëntorit… Imagjinoni se sa të rralla ishin ato në fillim të shekullit të 20, kur edhe të fotografuarit ishte në “rininë” e vet.

Familja e Sadri Keçit, Kel Marubi

Asokohe fotografia përmblidhte në vetvete një ritual: përgatitje, impenjim emocional, veshjet më të mira… Këtë atmosferë e përcjellin në kryeqendrën e modës, në Milano, 170 fotografi të përzgjedhura nga arkivi i Muzeut Kombëtar të Fotografisë Marubi. “L’archivio Marubi. Il rituale fotografico” (Arkivi Marubi. Rituali fotografik), titullohet ekspozita e kuruar nga Zef Paci, që do të marrë pjesë në Trienalen e Milanos, në datat 16 nëntor deri më 9 dhjetor 2018, si një bashkëpunim i parë me La Triennale dhe Museo di Fotografia Contemporanea.

Po ashtu, ekspozita organizohet nga Muzeu Marubi në kuadër të kalendarit të “Vitit Mbarëkombëtar Gjergj Kastrioti– Skënderbeu”, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë.

Kel Marubi me familjen

EKSPOZITA

Imazhet e përzgjedhura për ekspozitën, dikur konsideroheshin “të padobishme” për kujtesën historike, ndërkohë që në to na shfaqen portrete, veshje, qëndrime, që ofrojnë një informacion të pasur për kohën kur janë realizuar, statusin social të të fotografuarve, etj.. Mes 500 mijë negativësh, jo vetëm të Pjetër e Gegë Marubit, por edhe të Kel Kodhelit, Picit, Jakovës, Rraboshtës e Nenshatit, kuratori Zef Paci ka përzgjedhur vetëm 170 syresh.

Procesioni i trupit të Krishtit, Kel Marubi, 1929

“Ekspozita është ngritur mbi përballjen mes strukturës së ritualit dhe asaj praktike në një studio fotografike. Shumë fotografi të arkivit janë rezultat i një procesi të gjatë, më shumë se një shkrepje e shpejtë. Ashtu si në ritualet e së shkuarës, fotografitë përfshijnë gjeste të veçanta, përdorimin e disa objekteve dhe veshjeve speciale. Në këto fotografi gjejmë disa elementë: procesin, alkiminë, ambientimin e veçantë, sjelljen. Procesi i shkrepjes së një fotografie përmbante veprime me vlera simbolike: ishte porositur dhe praktikuar në raste specifike, mund të krijonte apo evidentonte kalimin nga një gjendje në një tjetër, krejt si në një rit.

Teofik Puka, Gegë Marubi, 1932

Pra, kishte qëllime të tjera që kënaqnin dhe përmbushnin nevojat shpirtërore apo emocionale të atyre që e praktikonin këtë rit. Karakteristikat që kishte fotografia shpjegojnë magjinë e ritualit, funksionin e saj social”, shpjegon kuratori Zef Paci për “Vogue Italia”. Paci thotë se kanë qenë vetë fotografitë që e kanë drejtuar dhe e kanë futur në botën e këtij rituali, kur ende nuk e kishte një temë dhe metodologji përzgjedhëse në mendje.

“Në të vërtetë nuk kam përdorur një metodologji specifike, ishte vetë arkivi që m’i ofroi. Lejova që imazhet të më magjepsnin dhe kështu gjeta rrugën time. Në rastin tonë, pikënisja ka qenë vlera e fotografive si një arkiv, në të cilat gjejmë informacione mbi motivin e prodhimit dhe mbledhjes së tyre, si fillim për përdorim personal e më pas për një përdorim institucional, kur arkivi kaloi nën administrimin e shtetit. Kjo trajektore shënoi një ndryshim në qasjen drejt imazheve të ruajtura dhe ka ndikuar në regjistrimin, promovimin dhe përdorimin e tyre. Kam përzgjedhur imazhe që përgjatë një periudhe janë lënë mënjanë si të padobishme për kujtesën tonë historike. Imazhet në arkiv ofronin tipologji, pozicione, refleksione që mund të ishin kontradiktore”, thotë kuratori.

Sipas tij, këto imazhe flasin shumë më shumë se një histori e shkruar. “Ky arkiv është ndërtuar përgjatë një shekulli. Kemi një histori me shumë ulje-ngritje e ndonjëherë, historia e shkruar është vetëm një version i fakteve reale. Është një dritare mbi të shkuarën dhe, nëse i kombinojmë me fakte të tjera, mund të jetë e dobishme për të kuptuar më shumë”, thotë ai, duke shtuar se duke i parë këto fotografi në një tjetër kontekst historik dhe social, mund të heqësh paralele me të tashmen.

Si e shmangën realizmin socialist studentët “e huaj” Abdurrahim Buza dhe Sadik Kaceli

Ben Andoni – Ata ishin formuar jashtë. Dhe, jo vetëm ata, por edhe një grup i madh artistësh të disiplinave të tjera të artit. Ajo që i bashkonte ishte përballja e re me metodën që mbizotëronte në vendin e tyre: Realizmi Socialist. Një pjesë e tyre nuk do ta përballonte lehtë dhe pasoja do të ishte dënimi shembullor, kurse të tjerët do të vepronin me formën dhe me gjetjet. Lasgush Poradeci do të vetë izolohej dhe do t’i drejtohej natyrës. Odhise Paskali do të ishte monumental, ashtu si edhe veprat e tij, duke e respektuar Realizmin Socialist, brenda kanoneve të tij por pa iu përshtatur klasicizmit të rëndë. Abdurrahim Buza do të arratisej në materien e tij të origjinës, duke përshtatur një formë gati naive, që megjithëse i meritonte ankesat e gardianëve të Artit Socialist, nuk mund të kundërshtohej prej askujt për impaktet e mëdha patriotike. Sadik Kaceli do t’i mbetej besnik shkollës së vet, ndërsa do të ruhej sa më shumë të mos zbriste në artin, që ishte i detyrueshëm. Më me fat do të ishte Ibrahim Kodra, që mbeti jashtë vendit, nga ku do të eksperimentonte për një art krejt ndryshe, që asokohe e rendiste në artistët më modernë të kohës. Fat të trishtë pati piktori Vangjush Tushi, i cili u lind në Korçë dhe ndërron jetë në Kampin e Punës në Ballsh pas gati dhjetë vitesh internim.

“Do t’i ndaja në dy grupe, grupi i pare, janë ata artistë, të cilët e pranuan metodën e Realizmit Socialist dhe punuan me pasion brenda kornizës së artit zyrtar. Rasti i Nexhmedin Zajmit dhe Foto Stamos, dy artistë të nderuar dhe të rëndësishëm bën fjalë për këtë. Por kemi dhe artistët e tjerë, që u përshtatën disi, por nuk u përmbushën me artin zyrtar të Realizmit Socialist, ndoshta nuk e pranuan në krijimin e tyre artistik. P.sh Sadik Kaceli nuk e pranoi dhe ai mbeti këmbëngulës formimit të tij në akademinë franceze. Vlen për t’u theksuar fakti, që mjeshtri Kaceli doli i treti në konkursin e pikturës për Akademinë e Arteve të Bukura Franceze, ndërsa mjeshtri Abdurrahim Buza me veprat e tij e tejkalon formimin akademik italian dhe pikturon në një frymë të veçantë, duke trajtuar botën malësore, të cilës ai i përkiste”, shprehet studiuesi i artit dhe koleksionisti Artan Shabani.

Albumi i Piktorit – Nga Avni Delvina: ….ne po na varrosin së bashku me Teatrin… por do të vijë një ditë…

….ne po na varrosin se bashku me Teatrin… por do te vije nje dite, qe nga fundi i varrezave, ne do te mbledhim kockat dhe do te çohemi nga bota e pertejme…. Do te dalim mbi siperfaqe dhe do te vazhdojme marrshimin drejt Tiranes. Dhe skeletet tane do te shperthejne ne revolte kunder tiranise…..Skeletet jane te ngjashem dhe armiku e ka te veshtire te bej percaktime biografie e se kush jane trashegimtaret e tyre mbi toke, per te marre hak….. Popullsia e Tiranes do te mbyllet neper shtepi ndersa jashte skeletet do te vazhdojne luften per liri…. Ato dite feisbuksjanet do te privohen nga sellfit dhe aktivitetet artistike e kulturore ne faqet e tyre…. dhe do te presin fitoren e skeleteve. Mbas fitores se skeleteve, demokracia do te filloj rrugen e saj mbi baza te fuqishme, dhe fejsbuksjanet do te shprethejne ne liri te plote, duke nxjerre foto te shumta te nbushura me bukurine e tyre, bukuria e nje rrace superiore