VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Pikëllim në një shkrepje fotografike – Nga Francesco S. Marchiano

By | September 3, 2019

Komentet

Pianistja kosovare Lule Elezi me edukim akademik e performim brilant në skenat e botës është krenari shqiptare

Pianistja Lule Elezi e dalluar për lojën e saj të fuqishme aq edhe delikate (Shtëpia Diskografike FCE – Luxembourg),

e cilësuar si virtuoze në interpretim (Momag – Austri),

e vlerësuar për interpretim me shumë zemër të krijimtarisë së kompozitorit Frederic Chopin (Bergedorfer Zeitung – Gjermani),

është një krenari shqiptare.

Lule Elezi mësimet e para në piano i mori në moshën 7 vjeçare nga e ëma e saj – mësuese e pianos.

Edukimin e ulët dhe të mesëm profesional muzikor e mbaroi në qytetin e Prizrenit, ato universitare në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Arteve.

Lule Elezi ka përfunduar edhe specializimin dy vjeçar në piano, në Akademinë e Arteve të Bukura – Tiranë si dhe studimet dyvjeçare të magjistraturës për piano në Akademinë e Muzikës – Sarajevë në klasën e prof. Svetlana Chlaidze.

Ka mbajtur koncerte solistike dhe në kuadër të ansambleve në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, Kroaci, Slloveni, Bosnjë e Hercegovinë, Turqi, Gjermani, Zvicër, SHBA, Austri, Suedi, Kinë, Rusi, Japoni, Luksemburg, Bullgari, Francë dhe Itali. Lule Elezi vlerësohet për interpretimin e repertorit të periudhës klasike e romantike me fokus e ndjesi të madhe ndaj veprave të kompozitorëve të mëdhenjë të pianos Beethoven, Chopin etj.

Në kuadër të aktivitetit të ngjeshur koncertal të Elezit mund të veçojmë këto koncerte:

dy koncerte si soliste në piano me Orkestrën Simfonike të RTSH në Tiranë,

koncertet solistike në organizuar nga Shoqata F. Chopin në Vjenë të Austrisë,

në Kolegjin Mbretëror të Muzikës në Stockholm të Suedisë ku dhe realizoi master klasë me studentët e këtij kolegji, në Frankfurt, Hamburg, Potsdam, dhe Berlin të Gjermanisë dy koncerte recitale në Wuhan të Kinës, koncert recital në San Petersburg – Rusi, soliste në piano me Filharmoninë e Kosovës, nën drejtimin e dirigjentit japonez Toshio Yanagisawa. Elezi realizoi koncerte edhe në Tokyo të Japonisë, Luksemburg, Sofie të Bullgarisë, Strasbourg të Francës.

Vëmendje të madhe në aktivitetin e saj interpretues tërhoqi edhe regjistrimi i CD-së me vepra të njohura të kompozitorëve botëror L. van Beethoven dhe F. Chopin në “Mozart Hause” në Vjenë. Aktualisht, Lule Elezi është duke punuar si Profesor i rregullt në lëndën piano, në Fakultetin e Arteve – Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Duke jetuar më së shumti mes Kosovës dhe Gjermanisë në 2017 Lule Elezi u prit nga kancelarja gjermane Merkel bashkë me Landes Kommando Brandenburg të Potsdam.

 

 

“Lule Elezi është një pianiste grandioze me një jetë koncertore mbarë botërore, që e luan Chopin me shpirt”, komentohet në shtypin gjerman për të. “Lule Elezi ndërtoi sistemin universitar pas luftës në Kosovë.

 

Lule Elezi një krenari shqiptare, me nivel profesional akademik me një jetë koncertore nëpër botë është momentalisht duke u përgatitur për koncertin madhështor që do të mbahet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit – Salla e Kuqe (Prishtinë)

më 27.09.2019 (E premte) । 20:00

Ky koncert i hapjes së sezonit 2019 / 2020 i Filharmonisë së Kosovës sjellë në Prishtinë dirigjentin Boian Videnoff (Gjermani). I njohur si dirigjenti artistik dhe gjeneral i Filharmonisë së Manhajmit si dhe për bashkëpunimet me solistët më në zë të kohës, ai kthehet përpara publikut të kryeqytetit për bashkëpunimin e radhës me një mbrëmjes koncertale me vepra romantike.

Solistja e mbrëmjes, pianistja e mirënjohur kosovare Lule Elezi do të luajë koncertin e vetëm për piano dhe orkestër të shkruar nga norvegjezi Edvard Grieg, njëherësh një prej koncerteve më të bukura të literaturës pianistike botërore.

Pjesa e dytë e koncertit është rezervuar për Simfoninë e 9-të në e-mol të kompozitorit çek Antonín Dvořák, ndryshe e njohur si Simfonia “Nga bota e re”. Kjo e fundit qe kompozuar në vitin 1893 derisa Dvořák ishte drejtor i Konservatorit Kombëtar Amerikan të Muzikës në Nju Jork dhe është një nga simfonitë më të popullarizuara të të gjitha kohëve. Astronauti Neil Armstrong mori një incizim të kësaj simfonie përgjatë misionit Apollo 11, ndryshe i njohur si zbarkimi i parë i njeriut në hënë në vitin 1969. Në 50 vjetorin e zbarkimit historik në hënë, ju mirëpresim në një mbrëmje si kjo për të provuar madhështinë e muzikës orkestrale.

Programi
E. Grieg । Koncert për piano në a – mol, Op. 16
A. Dvořák । Simfonia “Nga bota e re” në e – mol, Op. 95

Orkestra e Filharmonisë së Kosovës
Lule Elezi – piano (Kosovë)
Dirigjent: Boian Videnoff (Gjermani)

 

Known for her powerful and delicate play (FCE – Discography House – Luxembourg),

qualified as virtuoso (Momag – Austria), acclaimed as a pianist who plays Chopin wholeheartedly,

Lule Elezi took her first piano lessons at the age of 7 by her mother – a piano teacher.

She finished elementary and secondary music education in the city of Prizren,

university studies at the University of Prishtina,

Faculty of Arts, instrumental branch.

Lule Elezi has also completed her two year specialization – piano at the Academy of Fine Arts – Tirana,

and her two-year master’s degree in piano at the Sarajevo Academy of Music in the class of prof. Svetlana Chlaidze.

She performs as a soloist, piano accompanist and ensemble pianist. As a soloist and accompanist she held concerts in Kosovo, Albania, Macedonia, Montenegro, Croatia, Slovenia, Bosnia and Herzegovina, Turkey, Germany, Switzerland, the US, Austria, Sweden, China, Russia, Japan. , Luxembourg, Bulgaria, France and Italy.

Lule Elezi is acclaimed for performing the repertoire of the classical and romantic period with a great focus and sense on the works of the great piano composers such as Beethoven, Chopin etc.

In the context/frame of Elezi’s tight concert activities, we can distinguish some of the following concerts such as:

two concerts as a piano soloist with the Radio Television of Albania Symphonic Orchestra in Tirana, many recitals in Vienna organized by the F. Chopin International Association, concert at the Royal College of Music in Stockholm, Sweden where she held a master class with his students, a piano recitals in Frankfurt, Hamburg, Potsdam, Berlin of Germany, two recitals in Wuhan, China, a recital in San Petersburg – Russia, a piano soloist in collaboration with the Kosovo Philharmonic under the direction of conductor Toshio Yanagisawa from Japan. Lule Elezi held concerts also Tokyo – Japan, Luxembourg, Strasbourg – France, Sofia – Bulgaria The recording of the CD with the works of world-known composers L. van Beethoven and F. Chopin at the Mozart Hause in Vienna, attracted high level of acclaim.
Currently, Lule Elezi is working as a Professor of Piano at the Faculty of Arts – University of Prishtina “Hasan Prishtina”.

Peizazhe të piktorit shumë të talentuar Mandi Xhika!

Po i sjellim lexuesit të voal.ch dy peisazhe një në vaj  dhe tjetri me bojra uji nga dora e piktorit të talentuar Mandi Xhika!

Ato e sjellin natyrën si shpirtin e njeriut! Apo shpirtin e njeriut e reflektojnë të trazuar si natyrën.

Janë të mrekullueshme!

 

 

 

Nga grafisti i shquar Avni Delvina: Grafike nga cikli “Reforma e Shekullit drejt WC-es”.

Piktori i shquar Avni Delvina sjell grafikën e rradhës me titull:

“Grafike nga cikli “Reforma e Shekullit drejt WC-es”.
Nje reforme e vleresuar nga nderkombetare te shumte dhe me perspektive PLANETARE, qe nga Shqiperia, MAQEDONIA, etj”

 


Piktori i shquar Avni Delvina në grafikën e rradhës sjell Znj.Glover që thotë: Ju nuk bëni zgjedhje, ju bëni bajga

Piktori i shquar Avni Delvina fokuson aktualitetin. Për grafikën e mësipërme Delvina komenton:

“Grafike nga raporti per zgjedhjet i Osbe-Odihr, me thenien e fameshme te nenkuptuar te drejtueses se misionit znj.Glover : Ju nuk beni zgjedhje, por beni bajga !”

 

Nga peneli brilant i grafistit të shquar Avni Delvina: Zot i madh bëj që Luigi Soreca të mos i ngjaj Vllahutinit

NJE LUTJE E TE GJITHE POPULLIT SHQIPTAR DREJTUAR ZOTIT DHE KOMUNITETIT EUROPIAN!
Zot i madh qe je ne qiell,
Qofte i shenjteruar emeri yt,
SI ne qiell edhe ne toke.
Na e jep buken e perditeshme,
Dhe bej qe Soreca mos t’i ngjaj Vllahutinit.
Dhe te thote vetem dy fjale kundra rruges Milot- Balldre, si psh, :
Bejeni me mire tenderin !

 

Pikëllim në një shkrepje fotografike – Nga Francesco S. Marchiano

Luftrat balkanike të viteve 1912-1914, të shekullit të kaluar, ishin preludi i Luftës së Parë Botërore, në të cilën u pa të zbrisnin në fushë-beteja fuqitë e mëdha europiane që mbështetën në arenën diplomatike dhe atë financiare e ushtarake, kombet e vegjël aleatë të tyre.
Këto luftra synonin të ndalonin zgjerimin e kufijve të shteteve si Sërbia, Mali i Zi, Greqia, Bullgaria në dëm të perandorisë së sëmurë otomane, si rrjedhim vetë këto shtete u futën në përplasje midis tyre për të mbrojtur etnitë e tyre të rrethuara nga kufijtë e rinjë.
Nga këto luftra perandoria otomane doli shumë e cfilitur aq sa mundi të kontrollonte vetëm atë që sot quhet Turqia Europiane, ndërkaq, më 28 Nëntor 1912, në faqet e historisë u duk një shtet i ri: Shqipëria.
Muaj më herët, vjeshtë e dytë 1912, Malazezët rrethuan Shkodrën që mbrohej nga një garnizon turk i udhëhequr deri më 30 janar 1913, nga Valiu i Shkodrës, gjenerali Hasan Riza Pasha, mandej nga ushtaraku shqiptar, Esat Pashë Toptani, duke bombarduar pa mëshirë të gjithë qytetin qysh nga tetori 1912 deri në fund të prillit 1913, duke shkatuar shumë viktima mes popullsisë civile.


Brenda qytetit, në ndërtesat e konsullatave të huaja ndodheshin të bllokuar gazetarë të organeve të ndryshme ndërkombëtare të shtypit, të cilët përditë dërgonin reportazhet e tyre redaksive të gazetave.
Një organ i rëndësishëm shtypi që interesohej për çështjen shkodrane ishte “Il Corriere della Sera”, që publikoi në ballinën e shtojcës javore “La Domenica del Corriere” një tablo të piktorit të saj Achille Beltrame me zbarkimin e trupave ndërkombëtare në Shkodër dhe brenda saj një artikull redaksional me titull:’”Fundi i Luftës Ballkanike-Shkodra e pushtuar nga Fuqitë e Mëdha” (Domenoca del Corriere, 25 maj-1 qershor 1913). Artikulli ishte shoqëruar me tri foto, nga të cilat njera dramatike mban nënshkrimin e Kolë Macës. Poshtë kësaj shkrepje të Macës, ku duket një grua e re pranë një burri të plagosur rëndë, diçitura shënon :”Grua shqiptare pranë babait që po vdes nga plagët e marra në luftë”.

Kjo foto dramatike tërhoqi interesin e Qerim Vrionit, studiues i njohur i historisë së fotografisë dhe fotograf, autor i mbi 100 artikujve analitikë mbi fotografinë shqiptare dhe botërore. I një rëndësie të veçantë është studimi i tij i fundit “Pikëllim në një foto të vjetër”, publikuar nga Shtëpia Botuese “Emal” në vitin 2018.
Vrioni, si studiues i aftë që është, zhytet para së gjithash në historinë e fotos duke rindërtuar motivet e vdekjes së burrit me emrin Gjon Pali. Emrin e tij ai e gjeti pasi shfletoi shumë faqe shtypi e libri deri sa rriti te punimi i At Justin Rrotës “Rrethimi i Shkodrës” i shkruar në vitin 1963 me rastin e 50-vjetorit të rrethimit, por i pabotuar si libër. Më vonë, më 2010, libri i Rrotës u botua nga Biblioteka Françeskane e Shkodrës, sërish me foton e Macës dhe emrin e Gjon Palit.
Po vlera e studimit të Vrionit nuk qëndron në rindërtimin filologjik të fotos, po mbi të gjitha në analizën e dhëmbjes në foto. Ai analizon vdekjen dhe “pasvdekjen” e njeriut në lëmin e artit botëror dhe shqiptar, duke argumentuar me vepra arti si “Pieta” e Mikelanxhelos, si fotoja e famshme e Robert Capa-s që paraqet një ushtar republikan goditur për vdekje më 1936, ose nënën kosovare duke vajtuar djalin e vrarë nga policia serbe në shkrepjen e fotografit francez, George Merillon (1990).
Autori, përveç të tjerash, i ofron lexuaesit një jetëshkrim të fotografit Kolë Maca (Shkodër, 1882-Tiranë,1945), i cili qysh në moshë të re kishta punuar si ndihmës në ateljen e artistit Kolë Idromeno, ku mësoi artin e shkrepjes fotografike. Pasi kreu një kurs profesional për mjeshtërinë e fotografimit në Vienë (Austri), më 1910 Maca kthehet në Shkodër ku hap ateljen e tij fotografike me emrin “Studio Maca”, duke u dalluar shpejt si fotograf profesionist, aq sa më pas shërebeu si fotograf zyrtar në Oborin e Mbretit Zogu dhe si bashkëpuntor për fotografinë në revistën e njohur kulturore të kohës “Minreva”.
Nga objektivi i Kolë Macës kanë mbërritur foto të njerëzve të thjeshtë, por edhe të shquar të Shqipërisë së kaluar, ngjarje shoqërore dhe politike dhe peizazhe, të cilat përbëjnë një pasuri dokumentare, artistike dhe etnografike me vlera të mëdha.
Teksti i Qerim Vrionit, shoqëruar në shtojcë me foto vetjake të Macës dhe të momenteve të rëndësishëm të historisë shqiptare, paraqet një gur themeli në kulturën e vendti, sepse ndoshta për herë të parë shqyrtohet historia e një populli nëpërmjet studimit të fotografisë, një arti fisnik dhe modern, ku Qerim Vrioni na ofron një çelës të vyer leximi për t’a njohur dhe vlerësuar.

Artisti shqiptar Strati bën portretin e Ataturkut me 250 mijë vida

Niğde

Artisti shqiptar për krijimin e mozaikëve, Saimir Strati në kuadër të aktivitetit të 2-të Ndërkombëtar të Ditëve Artistike Niğbor, në qytetin Niğde të Turqisë ka bërë portretin e Ataturkut me 250 mijë vida në madhësi dhe përmasa të ndryshme, raporton Anadolu Agency (AA).

Portreti i Ataturkut i përgatitur nga Strati me një punë 40-ditore mbi një bord druri 15 metra katrorë, duke përdorur 250 mijë vida me gjatësi dhe ngjyra të ndryshme, tërheq vëmendjen e artdashësve në ekspozitën e hapur në kishën historike greke në rajonin Bor.

Serkan Haliloğulları, organizatori i aktivitetit në një konferencë për media të zhvilluar në kishën historike tha se Strati punimin e tij e ka nisur më 1 prill ndërsa e ka përfunduar më 10 maj.

“Vepra që artisti ka bërë me 250 mijë vida duke punuar me orë të gjata ka fituar të drejtën për të hyrë në Librin e Rekordeve Guinness” tha Haliloğulları. Ai tha se “Rekordi është regjistruar më 8 gusht. Qëllimi ynë është që këtë tablo ta dërgojmë në mauzoleumin e Mustafa Kemal Atatürk (Anıtkabir)”.

“Ky është rekordi i 11-të i tij. Shpresojmë që të gjendet vendi për ekspozimin e kësaj tabloje, ku atëherë edhe artisti do të vijë edhe vetë. Me Stratin jemi njohur në një muze në Kosovë. Ai po nderohej me çmimin në Librin e Rekordeve Guinness. Gjatë një bisede me të i kërkova që të thyente edhe një rekord tjetër në Niğde. Pranoi, dhe kur më pyeti ‘se çfarë do të jetë tema‘ unë iu përgjigja Ataturku. Edhe ai banon në një bulevard të emëruar Ataturk dhe e ka shumë përzemër. Ai e pranoi me kënaqësi. Në kuadër të kësaj erdhi në Niğde dhe theu këtë rekord”, tha Haliloğulları.

Ndërsa kryetari i Bashkisë Bor, Serkan Baran tha se falë veprës e cila ka fituar të drejtën për të hyrë në Librin e Rekordeve Guinness, ekspozita është vizituar nga më shumë se 20 mijë njerëz. Ai theksoi se aktivitete të tilla ofrojnë kontribute të mëdha në promovimin e qytetit Niğde dhe rajonit Bor.

KU JE, NAZ HOXHA!? – Nga YLLI XHAFERRI

Ylli Xhaferri

Sprovë

Teksa kalova Liqenin e Xhemës dhe bëja drejt mullirit për në Valbonë, një kope dhish mbushi rrugën. Një dhi e bardhë, ndali në mes të asfaltit dhe plot hijeshi, pozonte drejt meje, sikur të nusëronte, ndërsa dhitë e tjera i mbanin ison. Sixhadet e alpeve ishin një dekor madhështor pas saj. Ku e kam parë këtë!?- vrisja mendjen, por bariu i grafi dhe kopeja e bukur u hodh në korijen në krah të rrugës.

Diku më poshtë, pa arritur në Fushën e Gjësë, një aradhë kuajsh all, të zinj e ciklaloshë, ishte hedhur në revan, shkonin drejt një kulle hijerëndë me frengji që drejtëpeshonte krenare mes horizonteve të egra, saqë pyetja e fillimit m’u ngrit përsëri thellësive të vetvetes. Ku i kam parë, që më bëhen kaq të njohura!?

Diku rrjedha shkumëbardhë dhe e kaltër e Valbonës gurgullonte gëzueshëm, si të shkriheshin në të zërat e Fatime Sokolit, Gëzim Nikës, Fatmira Breçanit, ku disa vashëza freskonin duart e fytyrat e bardha e plot shëndet, mbi të cilat në qiellin blu lëvarej si shami e bardhë ëndrrash një hënë si vetull e hollë dhe e rrallë. Përsëri thashë me vete, ku, ku i kam parë!?

Ngado hidhja sytë, më dilte diçka e parë, e njohur, mrekulluese, madhështore. Befas, thirra me sa kisha në kokë: Ku je, Naz Hoxha!?- duke i çuditur familjarët e mi. Tablot e tij ishin ndehur horizonteve, apo horizontet i kishte pikturuar ai!? Ku je, Naz Hoxha!? – përsërita për të kushedi satën herë.

Dil, mor burrë i dheut, mos u fshih! Miku im i shquar, Naz Hoxha, me të cilin na lidhte një miqësi e hershme prej dy miqëve të mi, të ndjerit Abdulla Tafa dhe Halit Shamatës, emruar në Tropojë në fund të viteve ‘70, më bëhej se ishte ngado. Ja, mbi Shkelzen, në dëborën e përjetshme, në ajrin me kundërmime parajsore, në gurrat ku kishte pirë ujë e ishte freskuar për në betejën e re me shkjaun, vetë Muj me çetën e tij të agëve…Ishe dashuria e Nazit për vendin që fjollëzonte e kaltëronte me lot muzike.

Kështu pra, Naz Hoxha, je kudo. Shpirti yt i bukur ndehet hapësirave që i more me vete larg, përtej oqeanit, në Amerikë, por ia ktheve vendlindjes me artin tënd të madh, pasi viset e saj madhështore i nise nëpër njohje të reja anembanë globit. Është dashuria jote, që nuk di përse, Bashkia e Tropojës, nuk hap një ekspozitë a sallon arti, ku t’i afishojë si hajmali pikturat e tua. Se, patjetër që më shumë do të frekuentohet Valbona, Tropoja, pse jo edhe Shqipëria.

Prandaj thirra përsëri e përsëri me të madhe: Ku je, Naz Hoxha!? M’u përgjigjën njëzëri, jehona e Valbonës, kreshtat përreth, pisha e ograja, ahe e gështenja…Naz Hoxha, jemi ne!

Përsiatje për krijimtarinë e mikut tim, piktorit të talentuar, Nazmi Hoxha

Nazmiu, nuk ka nënshkruar armëpushimin midis luftës dhe paqes shoqërore, por ka nënshkruar dashurinë njerëzore. Peizazhet e tij natyrore dhe trupi femëror është lufta dhe paqa humane, lufta dhe paqa midis burrit dhe gruas, të bukurës dhe të paarritshmes, dëshirës për ndjesinë dhe kontrollit të epshit. Piktura e tij, ështe nje pikturë para së cilës duhet të gjunjëzohesh me respekt dhe veneracion, pa dallim seski dhe moshe. Nudoja e Naz Hoxhës pozon pafajësisht, lakimi i trupit, lidhja e duarve, ekspozimi i gjoksit dhe pjesëve intime, të ftojnë në meditim, në dëshirim, në respekt; asgjë ne kete tablo nuk të shtie në ngasje për seks apo epsh. Ai trup femëror është një shenjtëri, një Ave Maria, një përdëllim. Ngjyrat, përmasat, raportet, harmonia, janë përzgjedhur mrekullisht. Kjo përbën një veçanti përfaqësuese. Jo vetëm si formë, por edhe si përmbajtje, në mesazhin elitar që i përcjell botës nepsqare. Ajo është një afashim i argjendë dhe se ç’krijon një qetësi të lëvizshme, dielleshtë, hënore, një gurgullimë Valbone që çan përmes brigjeve të kuqërreme nga vjeshtimi i gorricave, gështenjave dhe ahishteve. Pse jo, një fragment nga bulevardet magjike ku piktori shkel. Janë hapa, gjurmë të shndërritshme që njeriu krijues lë pas.

Vepra e Nazit është një harmonizim i fantastikes me realen, i imazheve të siluetave të muzgjeve të fëmijërisë me ngjyrat transparente që luajnë simfoninë e ylbereve nëpër bjeshkët magjike të heronjve mitologjikë.

Imazhe FANTASTIKE të kullës së vendlindjes. Djep epik dhe lirizëm i hollë

Këto ndjesi ngjyrimesh mund t’i artikulojë vetëm peneli yt, mik. E kafta e murrme, aty ku fillojnë thuprat e kaltëra dhe të zeza, dendësia zbutet, zbardhet, ndërsa midis dy skajeve një e bardh argjendore, fal prehjen e ëmbël edhe pse të shkurtër. Këto tablo, me një pikëllim të qelqtë, të pushtuara nga çrregullësia, enden midis pohimit sipëror dhe mohimit fundor. Loja midis simetrisë dhe asimetrisë, ngjyrës së kaltër dhe një të kuqerremeje si në vjollcë, shprehin nota kaltërsie. Një sprucim vjeshtimi duket, por dimensionet e fashove fosforeshente dhe shiritave prerës krijojnë një simbolike, unë ti, por edhe ai ose ajo. Pra një familjarizim motivesh, njerëzish, idesh, në një dekor grishës. Ndonjëherë mendoja me vete, mos vallë, është imazhi i mbetur në skutat e nënvetëdijes tende, i Valbonës, gjatë perëndimeve. Janë vorbullat e saj shpërthyese që rrezet i ngjyejnë herë në të kaltër e herë në vjollcë, sipas hapit të valëzimit të saj rendës. Do të hamendësoja plot fanepsje të tilla, por ajo që mbetet, nuk është fjala ime, por mrekullia e duarve të tua.

Ky qiell, ky trëndafil qiellor, iu faneps Dante Aligerit kur bëri arkitekturën e Parajsës në “Komedine Hyjnore”. Dodona, Orakulli i saj i mençur dhe Dante Aligeri, projektuesi i Ferrit, Purgatorit dhe Parajsës. Një blu për t’u pasur zili edhe nga vetë Pikaso! Një blu që mendon thellë. Gurrë mendimi. Manushaqim apo vjollcim horizontesh nuk mund ta them, por që vetëm dora e një mjeshtri të penelit si jotja, mund ta bëjë, këtë e them me bindje të plotë. Mrekullim etern, hyjnorja bëhet thjesht. Shfaqet, qartësohet lindja, fillimi i ditës së re. Një zgjedhje dhe zgjidhje marramendase e objekteve qiellorë, qiellit vetë dhe përshkëndritjes së dritës, një shkumim i dëshiruar përmbi tokën që nuk ta rrok syri. Një tablo e lakmuar, ku mjeshtri luan vetveten, botën e pafundme të ndjesive, ngjyrave, dritës dhe kthjelltësisë.

Për Adamin dhe Evën ka një pafundësi portretesh dhe pikturash. Punimi yt më zgjon diçka të veçantë, origjinale. Ngjyrat e trupit të zhveshur dhe vesimi vjollcë që spërkat lehtë Evën harmonizohen thekshëm. Nuk ka sensualitet, por mendim, pjellori, ardhmëri.Trajtim delikat dhe gati-gati hyjnor të femrës, që që të gjitha janë nga pak Eva. Kozmosi yt nuk është një vend i ftohtë, steril apo pavetor dhe pa kuptim, në të çdo gjë evoluoi nga vetvetja. Nga Eva dhe Adami. Po të nis disa vargje për këtë pikturë: Dielli u mbyll me hënën në dashuri / një natë zgjat epshi qiellor / burri me gruan shtratin e ngrohtë / për djalin dhe nusen braktisin / e kështu përherë / Eva dhe Adamë të tjerë. Thellësia e mendimit në brishtësinë e trupit femëror, ku ngjyrat luajnë kukafshehtasi me hiret femërore.

Ah, ky pylli yt që të rrjedh nëpër damarë. Të mahnit, të duket vetja degëz e tij. Prilli në pishnajë, ku aty-këtu gështenjat dhe ahet kryqëzohen si në parajsë. Një mrekulli të tillë vetëm Ju, miku im, që e keni parë dhe shijuar nga afër, mund ta realizonit me kaq forcë dhe mahni. Vërtetë emocionuese kjo pamje, kryqëzimi dhe ngallmimi me gozhdë në kryq, d.m.th, kryqëzimi i Krishtit, është i vonë, shumë i vonë. Kjo tablo dëshmon së i pari kryqëzim human, domethëni i njeriut është mëkati i Evës me Adamin, kryqëzimi në trupin e njeri-tjetrit, kryqëzim pse jo edhe me spërkatje të gjakut të virgjërisë. Duhen mijëra faqe për ta zbërthyer këtë enigmë mrekullie!

Drejkëndor, njëtrajtësi njerëzish që shullëhen “në fort po shndrin ai Diell / e pak po xeh”. Njolla të blerta si oaze shkretije, përqark e kaltër e hapur paqësore për shpirtrat e vetmuar si zogj shtegtarë, që duan t’i shpëtojnë zvetnimit. Piktura juaj më kujton një rrëfenjë të bukur nga Shqipëria e Mesme. Është për të Bukurën e Dheu që fshihej thellë në pus, ku shijonte freskimë, kthjelltësinë, syrin e dritës, magjinë e të pamundshmes, të pakapshmes, etj. Cilido sy që e shquante Bukuradheun në fundin e pusit, verbohej, ngaqë binte në dashurinë fatale me të. Kështu dhe piktura jote, një pus i thellë mendimesh, mesazezh, gjendjesh, fsheh të bukurën dhe thellësinë, mjeshtërisht. Bukuradheu është pas atij grilëzimi etern që ju e thurni me mozaik shpirti.

Gjurmë të bardha verbuese-drithëruese gjer në palcë, e kuqe flakadan, nga katet e nëndheshme të shpirtit të mekur, të kaltra të akullta, bornajë shtanguese ylberore, zezonë orligë prapa vetes e kemi prore, nëse nga vetja nuk flijojmë diçka të shtrenjtë, të çmuar, që të shpëtojmë nga lebetia e mallkuar. Tabloja juaj paraqet një mendim të thelle, një filozofi moderne jetësore, me një realizim drithërues. Përtej verbërisë gjethon limfa e një livadhi, gjelbëron deti i së nesërmes së shpresës. Midis së verdhës pikëlon një jeshile që flet, të shplodh, të fut në mendim. Besoj se cilido nga ne kështu e sheh fatin tonë të përmbysur. Pas një vërdhelleme që kërkon të përthajë vadat e shpresës. Por jo, gjelbërimi tek ty, ngrihet.

Dy fasha poshtë e lart të ngushta dhe një rrip i gjerë midis kurmit, ngjyrë të kuqe që sa vjen e zbehet, kërkon një pështjellak kaltërosh për me u mbuluar. E kaltra jote vetëm këtu mund të gjindet e plotë dhe rrëzëllitëse. Kam një varg të një poezie që i shkon përshtat kësaj kryevepre: …E kaltra qan me lot muzike. Nazmi, një fshehje me elegancë dhe finesë e turpit. Lakuriqësia e tundon femrën, të bukur apo e shëmtuar qoftë. Ato hekura nuk kanë kryqëzuar vetëm Krishtin, por edhe të bukurën, dashurinë, ndjenjën e dashurisë që në anët tona ishte gjithmonë e anatemuar: “nga muri do të ngjitem, ta di se edhe të vritem”. Kjo i thotë të gjitha. Një bukuri e turpshme, me kanun e paprekshme se shijohet si pamje nga pas hekurave të frëngjisë. Thjesht një ëndërr. Zanë apo Njeri?

Në tablotë e tua hasen mirazhe kullash të bardha në lartësitë e bjeshkëve të Shkëlzenit që reflektojnë mbi ujërat kristal në Valbonë e Drin. Kulla që ndizen si shandanë të një jete të pastër, tronditëse, si realizim figurativ, por edhe si mesazhe, si filozofi. Nuk di mik se nga ç’qiej ka rënë ky mirazh tek ty, nga trëndafili qiellor apo nga imazhet e reve nëpër qiellin mbi bjeshkët e fëmijërisë. Veç di, që ke realizuar një ëndërrim misterioz ku jeta, gëzimi, dasma, gjama, hidhërimi dhe vdekja sikur marrin forma alla-Goja. Një kec duket se ka marrë arratinë qiejve të bukur deri në prishamendje që duken sikur blegërijnë, blegërijnë vërtetë. Gjuha e simboleve në këtë telajo është shumëdimensionale. Pak nga lirizmi i Tanushës, një fërgëllimë fisnikerie nga dhimbja e Ajkunës, diçka nga dielli që shndriti gjakun e Omerit që u kthye në vjellca. Peneli jot, miku im, sa vjen e bëhet pushtetplotë deri në frymëkëputje. Një mëngjez. Mendoj se e ke marrë me vete, ky mëngjez ka kalëruar me ty hapësirave përtej oqeanit, për t’u shfaqur potencialisht në këtë telajo. Kujtesa, thellësitë e saj jepen përmes atyre grilave boreale, argjendore, netëve të bardha të fëmijërisë nëpër dimrat me borë. Ndërsa sprucimi diellor, fluorishent, i ëndërrt, spërkatur me ngjyrën e mishit, që nuk formëson pjesë trupore, por imazh, siluete dhe prezencë lirizmi njerëzor, krijojnë shpresën, që doemos do të lindë. Shpresa jonë, pastë fatin e kësaj tabloje, që ti e shpërthen plot emocion dhe besim në këtë mëngjez të paharruar.

Një siluetë femërore sa eterne, misterioze, po aq dhe reale, prej mishi, gjaku dhe ndjenje. Një vegim i dëshiruar, një realizim magjik. Nuk di por se ç’ më kujton një varg brilant të Homerit tek Iliada: “…gisht trëndafilja Era nga shtrati prej bryme po ngrihej…”. Vetëm ky kushtim Homerik i shkon kësaj mrekullie të ngrirë në telajon tënde. Edhe pse është i njëjti trup, e njëjta bukuri, raporte përmasash dhe linjash magjike, janë aq të ndryshme nga njera-tjetra saqë të befasojne. Je mjeshtër i ngjyrës, dritës, formës, herë provokuese e herë pozante të trupit të dëshiruar, që ndonjëherë i hedh përsipër një tis pëlhure që e bën gati-gati hyjnore. Këto nudo, janë shprehëse të ndjenjës deri në detajet më të imta, edhe pse u mungon fytyra, që është pjesa më komunikuese e trupit njerëzor. Nudot e tua flasin me një gjuhë të ndershme.

Piktura jote, më mirë se sa çdo gjë tjetër zbërthen misterin e orakullit të Dodonës, ku fatet e perëndive të Olimpit dhe të njerëzve në tokë pasqyroheshin në lisat e lashtë, në rrathet e trungjeve, si dhe fëshëriminën e gjetheve. Ato rrathë dëshmojnë filozofinë antike, lashtësinë tonë. Ky Cirkuiti yt është plot diell, shprese, jete, lëvizje, besim në të ardhmen. Është një vezë e mbarsur me mirësinë, ngjyrat e diellta, shpresat e ngrohta, besimet solide. Veza e së ardhmes që pluskon në një atmosferë ngjyrash të ngrohta, dy skajet e së cilës një kaltërim magjik i përshkon si bula vese. Mendim i thellë, realizuar me mjeshtri.

Cilido piktor do të të kishte zili, për mendimin, filozofinë dhe krijimin monumental. Dodona ilire, lisi me rrathët e mençurisë, lashtësisë, përjetësisë, dhe kthjelltësisë. Ai ndriçim kaltërisht magjepsës, si syu i qiellit që pasqyrohet në Liqenin e Xhemës. Misterin e Dodonës e ke sjellë të thjeshtëzuar më shqip se sa vetë Dodona pellazgjike. Pellazgët flisnin ilirisht, ndërsa ilirët flasin shqip, mendojnë albanologët gjermanë. Dodona jote është plot ditë, me miseter të ndriçuar, me simbol të qartë. Ato tre silueta, në gjeratoren e siluetave njerëzore, janë ati, shpirti, biri.

Një tablo divine. Një sprucim i paktë drite ku jeta gjallon mes një kaltërsiimi magjik. Qoftë i bekuar ai imazh fëminor që mbeti gjatë tek ju derisa na e dhuruat me këtë krijim. Me pikturën tënde po na fton të bëhemi më të mençur, më kërkues dhe hulumtues, që të kuptojmë thelbin filozofik të gjërave. Ato meridianë krijojne x-in, misterin, enigmën që heroina jote merr përsipër ta ndriçojë, zgjidhë dhe vendos rendin e ri të botës, ku femra, djepi i jetës, të ketë në dorë edhe levën e Arkimedit për ta drejtpeshuar përkrah të mirës, paqes, brishtësisë dhe delikatesës.

Këtë thurje apo endje, nuk mundet ta realizojë askush, përveç atij që ka parë nënën duke tjerr dhe thurur leshin e bardhë si fijëzim ëndrrash në furkë, veç ai që nëpër pishnaja apo koriet e gështenjave ka para mëndafshin e merimangave që pikëlonte vesimin e artë të mëngjezit. Eh, kjo është bota, një rrjetë gjigande, një pëlhurë jo nga Penelopa, por nga fati. Ti atë e ke parë, ndjerë dhe realizuar mjeshtërisht. Nëpër atë hallakamë fatesh njerëzore, në atë vorbull njerëzish, herë bashkë dhe hera-herës të ndarë apo fare të vetmuar, ti ke krijuar vetë jetën, që thur fate njerëzish, popujsh dhe kombesh. Në thurjen tënde luajnë të gjitha ngjyrat, i gjithë regjistri i emocioneve njerëzore. Përsosmëri ngjyrash, raporte elegante përmasash, formë femërore që të detyron ta shohësh, respektosh dhe duash. Aty gjen pjellorinë, jo vetëm fizike, por edhe filozofike, gjirin që mëkon botën, të renë, ardhmërinë. Meridianët mbushur me jetë njerëzore në lëvizje. Ngjyrë gjaku, lindje të reja, i profetizon kjo tablo. Një arkitekturë e re drite, një formësim i mirëpritur i ditës, stinës së vjeshtës, verdhullimit të saj pjellor e plot bollëk. Një qiell që mbushet me vjeshtë.

Ky dimër dhe kjo hënë në pamje të parë sikur krijojne idenë e një paradoksi. Një gjysmëhënë që çelet nën gështenja. Mbizotëron e bardha e platintë, borë e mjegull, krahneze. Tablo të prera nga dora e një mjeshtri të madh, nëpër rimat e Eposit të Kreshnikëve, skenës mitike dhe dekorit të Mujit dhe Halilit. Një hënë e tillë gjendet vetëm në anët tona, mik. Në Valbonë, në Jutbinë, etj. Ajo nuk është Hëna por Plisi i bardhë i Omerit. Po, Nazmi, kjo hënë e rënë nga qielli, dëshmon një të vërtetë të madhe, mallkimin që i bëri Ajkuna, pse Hëna nuk i çoi fjalë për vdekjen e të birit. Por drita e Hënës tënde rrëzëllin, nuk shkimet, por ndriçon falë talentit Tuaj. Kjo hënë e ngrënë mbi gështejnajë. Një jeshile me keq vlug jete, rrallë mund të gjesh mbi kanavacë, miku im. Të gjitha sixhadet e rejave të veriut sikur të kanë ndjekur pas me të ngjyer penelin, ëndrrën, frymëzimin dhe mendimin.

Një kulminacion i artit pamor, sa estetik, po aq edhe filozofik. Ka një frymë eterne, mistike dhe hyjnore, që ia japin shkëlqimet boreale, magjia e të gjelbrës me manushaqen. Pastaj udhët e globit plot mëkatarë, të lindur nga kryemekati i siluetave të paidentifikuara. Mjafton simboli, ai flet, jo fytyrat e tyre, që nga piktura botërore i njohim si të zymta, pikëllimtare ngaqë pësuan dëbimin nga Kopështi i Edenit. Tjetër gjë është Eva dhe Adami jot, ato janë të lumtur, shprehin energji, gati-gati i gërhushen hapësirave qiellore, pse jo, duket një lloj proteste dhe rebelimi. Dritat, rrezet, karvanet e njerëzve dalin nga shtrati i tyre, ku kapërthehen gjysmëtrupat, rrezet, meridianët dhe paralelet. Ky është në sytë e botës moderne Adami me Evën.

E bukur kjo hëna jote, si në gjetjen e formës, vendin që zë në qiellin tënd, ngjyrave që luajnë me nuancimet bardhë, blu dhe manushaqe. Një hënë e ngrënë, këtë vetullim qiellor e ke dëgjuar herët në të paktat lirika dashurie dhe eposin e kreshnikëve. Kjo hënë sikur nusëron, derdhet si elegancë në atllas.

Dielli, miku im, shndrit për të gjithë. Ai ngjit kudo, çelet në çdo vend. Çdokush në këtë bote ka hisen e diellit të tij. Edhe kjo krijesë jotja, ka hisen e diellit të saj. Në eposin tonë ka një motiv, djali dhe vajza që lindin me diell. Me të ardhme. Bukur, një siluete vajzërore e dielluar, madje në gjymtyrën e bukurisë së dëshirueshme. Pra diellin e ndez e bukura, e dëshirueshmja, trupi i ëndërruar. Bukuria, thonte Teokriti, është fatkeqësia e gozhduar në kockën e elefantit. Bukuria tek ty, është diellimi në trupin pjellor të femrës. Ai diell që ti trupezon, i ka të gjitha ngjyrat.

VEPRA JOTE, MIK, KA NJË DIELL TË BRENDSHËM

Herë të dukshëm dhe hera-herës të ndjeshem, por gjithmonë rrëzëllitës.

Poetike dhe filozofike kjo tablo. Një vjeshtë rrëzëllitese që frymëmerr pas verbërisë. Prapa një syri që nuk sheh, ose nuk do të shohë, se nuk e ndjen të bukurën, ia vret sytë, dhe shpirtin e mysët, përmbysur. Pas të verdhës, fshihet helmi, helmi i mosshikimit, i ndryrjes në terr, në natë, në zemërim, në njëtrajtshmëri. Bukuria është e pasur, rrezaton, të fton. Të magjeps, pse jo të çart. E vrau bukuria, si me thënë, e vrau reja. Pas resë së verbërisë frymëmerr bjeshka, rudina, koriet, gështejnajat, mrizet. Vërtet, bukurinë e ndezin hyjnisht në vjeshtë, ku dimri, verbimi i shpejtë, do t’i shuaj ngjyrat, do t’i djegë.

Vizatimi yt i pastër dhe i saktë gati-gati me rreptësi, glorifikon dhe ekzalton figurën femërore, delikatesën dhe brishtësinë e saj. Mungesa e fytyrës është e përligjur artistikisht, ngaqë me plot hijeshi, mendim, ndjenjë dhe dëshirim, ti nxjerr në pah elegancën e kurmit, delikatesën e vetmisë së trupit vajzëror, fshehjen e trupit me disa fasha transparente që më shumë të ndjellin t’i eksplorosh ato forma simetrike. Shprehësinë ti nuk e jep me anë të fytyrës, por trupit, kurmit ndjellës, me një thjeshtësi depërtuese. Raportet e kurmit dhe ngjyrat janë në harmoni me të tërën. Shprehësia është universale, pak dëshirë, shumë përmbajtje dhe turpërim, delikatesë e përsosur, ekspozim i së bukurës, që asesi nuk duhet të rrijë e fshehur. Liria e së bukurës, ose himni i antiburgimit të saj.

Peizazh yt të ndjell vetiu në kohë, realitet, d.m.th, jashtë vetes, por edhe të hedh kryengulthi thellukave të brendshme, unit, ndërgjegjes. Ato pllanga në telajon tënde, se ç’më krijojne simetri me pusin e Namazgjasë në Elbasan, pus që lahet vetë. Netëve mbushet dhe derdh papastërtitë. Kështu dhe tabloja jote, me larushi ngjyrash, simbolesh, njollash, s’është tjetër por jeta, realiteti, ndërgjegja, uni ynë që hera-herës reflekton atë çka koha ngjit në të. Kjo kanavacë brenda saj ka ndryrë një dramë, një dramë që zhvillohet në xham, aq transparente nusëron plot hire.

Trupi femëror ka qenë dhe mbetet objekt studimi, pikturë, përshkrimi, dashurimi dhe poseidimi në të gjithë koherat dhe drejtimit letrare apo të pikturës, madje dhe skulpturës. Ajo është parë dhe konceptuar si rrezatim, ndjellje, respekt deri në veneracion, pse jo himnizim i së bukurës. Para saj jemi mekur dhe vazhdojmë të mekemi të gjithë, dje, sot dhe nesër. Lakuriqësia e gruas, që ti ke përshkëndritur në telajo, është thjesht dhe vetëm jeta. E gjallë, ndjellëse, frymëkëputëse, e dëshirueshme. Para saj nuk ka moshë, nuk ka ofiqe, nuk ka hierarki postesh, vlera pasurore. Ajo është dhe mbetet dëshirë, epsh, vazhdimësi, pjellori, vetpërtëritje. Trupi që ti ke dhënë mik, i thotë të gjitha këto. Ai nuk është befasi që çdo kush ta sulmojë si ushtari kurbatkën. Jo, piktura jote, miku im, të frenon, ta shohësh, ëndërrosh, poseidosh. Ta bësh tënden, jo me dhunë dhe epsh, por me zemër dhe ndjenje. Ekuilibre të tillë, ke mundur t’i drejtëpeshosh me elegancë. Nudot e tua nuk kanë asgjë sensuale. Ato janë të pastra, gati-gati kristalinë për nga ndjenjat, ato nuk të ngjallin për në mëkatin e mishit, ato të bëjnë të mendosh, meditosh, të ndjesh respektin, dashurinë dhe veneracionin për femrën, trupin e saj pjellor që lind dhe përkund jetën, vazhdimësinë, ardhmërinë. Këto trupa femrash janë himne të jetës, ekzaltime të bukurisë femërore, pa të cilën jeta do të ishte monotone, e mërzitshme, e nëmur më keq se sa mallkimi. Në vendin tim dhe vendin tënd, mik, në Shqipërinë e Kanunit, bukurisë femërore iu ka kënduar mjeshtërisht. SYRIT, LËKURËS, HUNDËS, VETULLËS, GJOKSIT, SHTATIT, BUKURIVE TË FSHEHTA…Kanuni s’kishte asnjë lidhje me nudizmin, por me moralin e rreptë shqiptar, nderin, kryekëngën morale shqiptare. Nudot e tua, janë të pranueshme…

Mençuri, guxim krijues. Simbolikë eterne. Duhet parë përtej, përtej trendafilit si lule. Është tjetër trëndafil, trendafili që mbars, lind dhe përkëdhel jetën. Tejet femërore ajo tablo për të patur një emër mashkullor: Trëndafili. Aty petalojnë ëndrra, dëshira, dashuri, epshe, dashuri të plleshme, të ndershme, që i lan me dritë ajo bardhësi hyjnore. Vazhdon cikli i Mrekullive. Stile ambicioze të pikturimit modern. Kompozim me elementin fillestar të sferës, globit, por që na ndjell në fantazinë e gjoksit femëror, gjirit, mëkuesit të jetës. Ngjyra e ngrohtë pikëzohert përreth një oazi që më shumë se sa me çdo gjë tjetër simbolizon pjellorinë femërore. Ai qumështim që zbardhëllon zgjon nga thellësitë e legjendës Rozafën. Ti miku im pohon me tablon tënde se çdo femër është nga pak Rozafë. Mëkon me jetë, mëkon me kënaqësinë e dashurisë. Mëkon përjetësinë, por dhe përjetëson dashurinë. Piktura jote mik nuk të ndjell në epsh. Të kthjellon në mendime të thella, të ëmbla, rrëzëllitëse. Na bën më të dashur me tokën, femrën dhe jetën. Një qiell magjik. Diellëzim, Bardhëzim. Kaltrim. Një imazh drite që zbret si ëndërr. Nuk di se ç’siluetë femërore ke pasur si fanepsje hyjnore atë çast fatlum, kur ngjize këtë toblo, por mendoj se femëroren Shqipëri, elegancën dhe delikatesën e trupit të saj që shtrihet provokuese dhe ndjellëse në harta. Po aq e dashur sa një siluetë divine femërore, për të gjithë ne, shqiptarët. Patriotizmi është si feminiteti mik, duam dheun, Demetrën, Gjean, Pjellorinë, Mëmëdheun, Femrën. Piktura jote shpërfaq forma dhe mendime përshëndritëse. Një tablo para së cilës dilemat të luajne kukafshehtas në vetëdije. Veti këto të një arti të madh. Një simbiozë mbresëlënëse. Gjëagjezë e mistershme që të mbush me dritë. Një trup inkandeshent, plotësisht prej mishi dhe gjaku, pas të cilit kapërthehet simbolika e ylbertë, ku siluetat njerëzore në larushi ngjyrash, pozicionesh dhe formash shprehin marrëdhënien Njeri-Bukuri. Jetë-Para, Mister-Lakuriqësi, Dashuri-Frikë, Transparencë-Fshehtësi.Kohë e lirë-Argëtim. Monumentale dhe Antologjike.

Kjo botë hojesh të cilat mbajnë edhe bletën, që japin ëmbëlsi, por që rrisin dhe grerëzën që djeg e skep vuajtje të vazhdueshme, përballohet me sukses nga heronjtë lirikë, të cilët vallëzojnë jetën vetë, ashtu siç u jepet. Herë e lumtur dhe hera-herës mes dhimbjesh të pashërueshme. Ngjyrat plot optimizëm reflektojnë filozofinë tonë, në jetë duhen parë të mirat, qofshin dhe ëndrrat, që ti aq bukur i jep në vallëzimin tënd lirik mbi globin tonë, të vogël sa një zgjua blete, pse jo një hoj i saj.

Politika jonë na e bën ferrin të gëzuar. Shih se si sulemi drejte Ferrit, si në tablonë e Kole Idromenos: “Dy rrugët”. Rruga në parajsë ishte bosh, kurse rruga për ferr me njerëz e djaj duke u rënë ahengjeve. Fushatë, mik, ahengje për në ferrin tonë të përditshëm. Ti vuan fisnikërisht për ne, por vallë, a e meritojmë? Kjo vorbull, gjeratore apo imazh spiraleje, nuk është gjë tjetër, por kjo botë, kjo jetë, kjo ditë. Ato silueta njerëzore që ti i katëzon si në lojën kala dibranshe, jemi ne, herë në dritë, herë në gjysmëdritë, herë gëzuar, herë në trishtim. Vërtitemi mundimshëm brendashkruar globit, por edhe përreth tij. Pse jo përvijojmë dy lloj fatesh, një palë fatesh që zbresin drejt ngjyrës që sa vjen e mbyllet, pra nga Purgatori për në Ferr, ndërsa një palë fate me peshë sizifiane të jetës ngjiten drejt ngjyrave që çelen, livadheve të Parajsës. Nuk e di, por piktura jote më bën poet, pse jo dhe më zgjon trillin filozofik

E bukur, si krahneza. Ai lëmsh ngjyrash është imazhi i bukurisë, lumturisë, mundimi sizifian i njeriut për ta arritur dhe sunduar. Ato figurina eterne, me një bardhësi virgjine, ato silueta njerëzore të panjolla, të pafaja, që mbushin telajon, jemi ne, në kërkim të së paarritshmes. Telajo jote ia arrin mik. Një Rrugë Qumështi përvijuar me art, Rruga e Lumturisë, rruga e mundimshme drejt njohjes së lumturisë.

Në tablon tënde janë të gjitha ndjesitë, për femrën dhe jetën. Jeta vetë është një femër e dëshiruar, por që të mundon, të nëpërkëmb, herë të shyp, herë të përkëdhel, dikë e mbyt në thellësinë e dallgëve të pamëshirshme, dike e nxjerrë në breg, madje pa lagur fare. Te kjo turbulltirë e dëshirueshme, është ajo, femra, sfinksi i jetës, konturet e saj ndjellëse. Ai trup i brishtë, me atë pozicionim të duarve flet shumë, sikur kërkon të mbahet, të mbrohet, të lumturohet. Ngjyrimi me njolla sikur konkretizon dhimbjen e madhe të femrës, por asaj shqiptare në veçanti, sipër kokës së të cilës qëndronte shpata e Demokleut, Kanuni. Është një trup femëror që nuk të fton ta shijosh, por të meditosh, mendosh, filozofosh dhe respektosh.

Tablo të piktorit Nazmi Hoxha

“Sokoleshë për kundërpeshë”, Bujar Kapexhiu ilustron me karikaturën e fundit sulmin e Topallit ndaj Bashës

Bujar Kapexhiu, ka sjellë një tjetër punim të tij, duke ilustruar aktualitetin politik, dhe zhurmën e madhe të krijuar këto ditë për rastin e Shkodrës dhe Valdrin Pjetrit.

Në këtë karikaturë të Kapexhiut, ilustrohet tentativa e kreut të opozitës Lulzim Basha, për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama, ndërsa në krahun tjetër “të mbajtjes në pushtet të tij”, qëndron ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, karikaturë kjo e titulluar: Sokoleshë për kundërpeshë.

 

Kujtojmë së fundmi Basha dhe Topalli kanë pasur një përplasje sa i takon deklaratave për Valdrin Pjetrin, ndërsa ky i fundit dha dorëheqjen nga marrja e detyrës si kryebashkiak i Shkodrës.

Pas akuzave të bëra fillimisht nga PD, rezultoi se Pjetri nuk kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit, dënimin që kishte marrë në Itali para disa viteve.

Në Pietrasanta, artisti Italo-Shqiptar, Milot, hap ekspozitën e tij Personale “Mes botës Aziatike e Europiane“

Galeristi fiorentino Niccolò Raugei e Milot

Ne qytetin e Pietrasantes ne Gallerine Spazio Dinamico Arte, artisti Italo-Shqiptar , Milot, keto dite ka hapur ekspoziten e tij Personale, “Mes botes Aziatike e Europiane “ kuruar nga Niccolò Raugei me tekstin kritik te Francesco Creta. Milot prezenton veprat e tij te fundit si ne pikture dhe ne skulpture , ku spikat si gjithmone stili i tij i vecante me “Çelësat e Milotit”. Ne telajot e tij jane pikturuar skulpturat tona te mesdheut dhe ato Aziatike . Alfred Milot Mirashi jeton ne Firenze dhe ka me shume se 3 vjet qe eshte emeruar Profesor ne Universitetin e Arte&Design ne Jinan , Shandong, Kine .
Artisti Milot jep mesazhin e tij ne keto vepra qe duhet te njohim me shume kulturen tone shekullore , sepse jemi shume INDIFERENT, kundrejt se kaluar tone mesdhjetare, ku e njejta gje eshte dhe ne azi.
Galleria Spazio Dinamico Arte sapo kishte mbyllyr ekspoziten 1 mujore “ Mjeshtrat e Shekullit 900” ku kishte ekspozuar veprat e Pikasos , Miro, Dali, De Chirico, Burri , Christo e shume te tjere. , tani ne kete qytet qe quhet “Athina e vogel “ sepse eshte e mbushur komplet me galleri arti e me studio artistesh e fonderi Ku derdh en skulpturat ne bronx, artistet nga gjithe bota.
Ekspozita do te qendroj e hapur deri me dt 31 gusht 2019.

Albine Shkreli , Firenze

LEKË PERVIZI – Pluku, punishtja e një artisti në internim

Fatmira Nikolli



I pashë fotot e Plukut. Ish-banesa është paraqitur mirë me gjithë rrugën, siç ishte, por jo e shtruar. Pavarësisht se kishte shtesa e rregullime. Ndërsa në atë punishten kam punuar një vit e pak, sepse me hoqën nga ajo punë e me çuen në bujqësi”. Ky është një ndër emailet që Ardita Repishti nga Autoriteti i Dosjeve shkëmben me Lek Pervizin, artistin që shkoi jetën në kampet komuniste në internimit. Konferencat shkencore që përgatiten kanë nevojë për bazën e rrëfimeve të atyre që i jetuan ato kohë, duke njohur Shqipërinë tjetër, atë burgun e ashpër të burgut të madh. Mes shumë rrëfimtarëve, Lek Pervizi, dallon për ravijëzimet që u shton rrëfimeve, ai i lustron për të sjellë imazhet që nuk i pamë e nuk i ditëm, të vendeve e kampeve që sot, janë shkatërruar. Ai sjell dëshmitë e ngjarjeve që pa të nuk do t’ua njihnin skenat. “Punishtja e vjetër ishte si barakë e rrethuar me llamarina, mbuluar me katrama. Aty kam punuar rreth 15 vjet. Ajo mund të quhet punishtja ime. Po çoj një skicë të shpejtë që të formohet ideja, në ç’kushte punoja, ku për ndihmës kisha Prof. Dr. Lazër Radin, që pastaj e hoqën e më sollën një djalë nga Pluku, që më vonë më zëvendësoi, (në punishten e fotos) kur më çuan në bujqësi, më 1979 e deri kur dola në pension më 1983”, shkruan Pervizi. Ai thotë se imazhet e mbërritura, e bënë të kthehej prapa në ato vite, “kur jeta jonë ishte e kufizuar në punë të detyruar, në kushte të këqija e të trajtuar si armiq, pavarësisht se ma kishin nevojën, sepse punës që bëja unë s’i dilte zot askush, e s’bënte dot njeri”. Ai kujton se edhe kur e hoqën dhe e çuan në bujqësi, u detyruan ta merrnin për punë ku s’vinte dorë askush. “Kur dola në pension, refuzova çdo lloj pune që kërkonin të me ngarkonin, deri më 1990 kur u larguam në Belgjike. T’i tregova këto, për të formuar idenë lidhur me fotot që më çove”, thotë Pervizi, duke nisur edhe një skicë të shpejte e punishtes së vërtetë  me kondita primitive.

Në kuadër të 23 gushtit, Ditës Europiane të Viktimave të Regjimeve Totalitare dhe 30 gushtit, Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve, Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, në bashkëpunim me Bashkinë e Lushnjës, Institutin për Integrimin e të Përndjekurve, Shoqatën Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë dhe Kujto.al, të mbijetuar, institucione dhe shoqëri civile aktive, kthejnë vëmendjen në ish-kampet dhe vendet e internimit në Lushnjë, me aktivitetet “Dinjiteti përballë totalitarizmit, gusht 2019”. Me ç’rast, sjellim në kujtesë dëshmi të të mbijetuarve në kampe.

FAMILJA PERVIZI

Fisi i vjetër e fisnik i Pervizit të Skurajve të Kurbinit, ishte një fis i njohur e shumë i rëndësishëm. Rrënjët e tij dallohen qartë që nga koha e qëndresës heroike kundër pushtuesit turk, në periudhën e Gjergj Kastriotit, të cilit i ndejti përkrah gjithë kohën e luftërave. Gjeneral Prenk Pervizi kreu shkollën e mesme në Shkodër më 1914, dhe Akademinë Ushtarake në Vjenë më 1918, dhe hyri në shërbim të ushtrisë shqiptare si komandant operacionesh për dëbimin e serbëve dhe qetësimin e vendit nga bandat grabitëse dhe rebelizmi politik. Dallohet në të gjitha detyrat e ngarkuara. Përkrahu Zogun, me të cilin kishte lidhë miqësi qysh në Vjenë, dhe i qëndroi Mbretit Zog pranë që nga fillimi deri në fund të Mbretërisë. Kur sulmoi Italia fashiste, i pa njoftuar nga askush veç nga radiot e huaja, vendosi të organizojë luftën popullore. Por i doli detyrë të mbrojë e të përcjellë Mbretin në Greqi, e me urdhër të cilit u rikthye në Shqipëri. Në kohën e pushtimit qëndroi në dispozicion. Kur ushtria shqiptare u përfshi në Luftën Italo- Greke, mori qëndrim dhe urdhëroi braktisjen e frontit nga ushtria shqiptare, nga i cili veprim italianët pësuan një disfatë të madhe, dhe më pas, nga frika e incidentëve të tjerë më të rrezikshme, e hoqën ushtrinë shqiptare nga fronti, kurse Prenk Pervizin e izoluan në Pukë. U gradua gjeneral me qëllim të zbutjes së acarimit për shkak të frontit grek, gradim formal pa rol komandues. Nuk e njohu lëvizjen e ashtuquajtur nacional-çlirimtare, duke e ditur se udhëhiqej nga komunistë të lidhur me politikën e jugosllave e ruse. Në shtator 1946, u arratis në Greqi. Pjesëtarë të familjes që u dënuan me burgje e internime, ku disa vdiqën dhe të tjerët e kaluan gjithë jetën në dënime. Shuma e përgjithshme e dënimeve, për gjithë familjen dhe fisin e Gjeneral Prenk Pervizit arrin në 750 vjet, shtatë shekuj e gjysmë!

Lek Pervizi, djali i vogël i Gjeneral Prenk Pervizit, i mbijetuar, sot 89 vjeç, në kuadrin e njohjes së krimeve të komunizmit dhe krimet e bëra mbi familjet e mëdha të Shqipërisë, ndër të cilat ajo e Pervizit është ndër më të masakruarat.

Lek Pervizi është nga dëshmitarët e rrallë, është piktori që vuajti internimin në kampin e Tepelenës dhe që me talentin e tij, skicoi planimetrinë e kampit të Tepelenës, tablo-skica të mjedisit të brendshëm të kampit dhe të të internuarve, disa tablo për ngjarjet e rënda të ndodhura në kamp realizuar drejtpërdrejt aty, duke i kthyer ato në një instrument të së vërtetës së hidhur të krimit komunist të mbuluar për vite e vite në Tepelenë. Ky fakt, që piktori ka qenë i pranishëm, pra, bashkëvuajtës dhe që skicat-tablo janë realizuar drejtpërdrejtë kur ka ndodhur ngjarja, ka vlerë të jashtëzakonshme, sepse ato luajnë rolin e fotografisë së kronikës apo filmimit që nuk mund të ishin të pranishëm. Tablotë -skica të piktorit Lek Previzi janë një dokument unikal në shkallë kombëtare e ndërkombëtare, që nxorën në dritë kampin e tmerrshëm të Tepelenës. Pasi përfundoi mbylljen në kampe, ai vijoi internimin në fushat e Myzeqesë, në Pluk të Lushnjës, ku u martua, në 1965, me një vajzë gjithashtu të internuar, Gjuliana Malaj, nga Vermoshi, ish fëmijë- foshnje e kampit të Tepelenës, të cilën, për faktin se shpëtoi për mrekulli nga vdekja, e mbiquajtën dhe vazhduan ta thërresin Beba,- ndër të rrallat bebe që i shpëtoi vdekjes që kositi njëherësh shumë foshnje të tjera. Të gjitha këto shënime janë marrë nga rrëfimi që ka dhënë Lek Pervizi, për botimin “Kampi i Tepelenës. Dëshmitë e të mbijetuarve”.

Lek Pervizi, 40 vjet burg internim, djali i vogël i Preng Pervizit, mbaruar shkollën fillore e të mesme në Romë në periudhën 1936-1944; i dëbuar më 1945-50. Internuar në Porto Palermo, Tepelenë, Lushnje, 1950-1954; izoluar në Shtyllas të Fierit e Kuç të Vlorës, 1954-1958; internuar në Gradishtë e Pluk të Lushnjës, 1958-1990. I përfshirë që në moshën 15 vjeçare në valën e terrorit komunist, fillimisht mbeti në Tiranë. I përjashtuar nga të gjitha shkollat, me prishjen me Jugosllavinë, arriti të futet me konkurs në Liceun artistik, më 1948, ku menjëherë u dallua për talentin e tij të spikatur. Por, kështu nuk mendonte as partia e as qeveria dhe më 1950 arrestohet, e pasi kalon birucat e sigurimit degdiset e mbyllet me gjithë vëllanë e madh, Valentinin, në burgun-kala të Porto Palermos. Pastaj në kampin e Tepelenës dhe në Kuç të Kurveleshit, ku ishin izoluar elita e mbetur gjallë e intelektualëve të fundit shqiptarë të para luftës. Kaloi gjithë jetën në internim deri më 1990, duke u shquar për qëndresë, dallohet, ndonëse i dënuar, si piktor e poet i ndaluar.