VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Pijet me gaz dhe agresiviteti tek fëmijët – Një shqetësim në rritje

By | February 24, 2020

Komentet

Kopshtari në karantinë, 4 bimë që lulëzojnë shpejt

Në këtë kohë, sipas ekspertëve, të apasionuarit pas kopshtarisë duhet të merren me bimë që lulëzojnë shpejt.

Kopshtaria është një aktivitet që të qetëson, zbut ankthin dhe praktikisht të largon mendjen nga mendimet negative dhe të përqendron tek rëndësia e momentit.

Njerëzit që e kanë pasion kopshtarinë, e praktikojnë atë edhe në kushte karantine, në ballkon a verandë, duke mbjellur perime, fruta dhe lule.

Në këtë kohë, sipas ekspertëve, të apasionuarit pas kopshtarisë duhet të merren me bimë që lulëzojnë shpejt.

Për këtë ju vjen në ndihmë AgroWeb.org me listën e katër bimëve që me përkujdesjen e duhur do të mbillen nga fara e do të lulëzojnë shpejt.

Lakra

Nëse ju pëlqen lakra, mund të mbillni disa varietete të saj.

Zgjidhni farën që ju përshtatet më shumë dhe mbilleni menjëherë në saksi si fillim dhe me të lëshuar filizë transferojini ose në një vazo të madhe ose në kopësht.

Rrepa e Kuqe

Njësoj si në rastin e lakrës, edhe rrepa mund të mbillet shumë lehtë nëpërmjet farës.

Ajo duhet futur thellë në dhe. Filizat pritet të dalin shumë shpejt, për rreth një javë.

Vazon mund ta mbani në kuzhinë për një farë kohe dhe më pas filizët t’i transferoni në një vend në kopësht ose në vazo më të madhe.

Bima ka nevojë për ujë një herë në javë.

Fasulet

Këto bishtajore janë ideale për tu mbjellë tani nga fara në kushtet e shtëpisë.

Farat duhen futur thellë në vazo dhe më pas duhet pritur për filizat.

Fasulet rriten drejt dhe nuk zënë shumë vend.

Ato kanë nevojë për pak përkujdesje dhe janë shumë shpërblyese në prodhimtari.

Qepët e Njoma

Qepët e njoma njihen si ndër më të lehtat për tu mbjellë dhe rritur.

Farat duhen ngjeshur thellë në dheun e vazos të cilën mund ta mbani ose brenda në shtëpi ose në ballkon.

Nëse e mbani brenda, sigurohuni që të temperatura e ambientit të jetë 15-21 gradë.

Vazoja si fillim duhet mbajtur në një vend të errët dhe kur të dalin filizat të transferohen në verandë dhe në një enë më të madhe dhe me më shumë hapësirë.

COVID-19, pse është kaq e vështirë gjetja e një vaksine?

Viruset, këto mikrorganizma që nuk shihen me sy të lirë, janë kërcënimi më i madh që na kanoset.

Gara për gjetjen e një vaksine apo kure kundër koronavirusit po bëhet gjithnjë e më e ethshme.

Në mbarë botën po bëhen kërkime, analiza, teste dhe eksperimente për të gjetur atë të duhurën që do të shpëtojë njerëzimin.

Bëhet fjalë për një mision të vështirë sepse në bazë të të dhënave, COVID-19 përshkruhet si 10 herë më vdekjeprurës se gripi sezonal.

Viruset, këto mikrorganizma që nuk shihen me sy të lirë, janë kërcënimi më i madh që na kanoset.

Pavarësisht progresit të mjekësisë moderne, del gjithmonjë një virus që sfidon çdo njohuri, përvojë mjekësore dhe njerëzimin në përgjithësi.

COVID-19 është armiku ynë më i ri. I padukshëm, por vrastar.

Ku Qëndron Kleçka Me Zbulimin e Vaksinës?

Viruset janë të çuditshme.

Bëhet fjalë për një grup molekulash që mblidhen e formojnë forma nga më të voglat por që janë shkatërrimtare pa masë.

Ato infektojnë njëriun nëpërmjet ajrit, ujit por edhe stërklave. Ato i nënshtrohen një mutacioni të vazhdueshëm dhe praktikisht gjenden kudo, në qiell e në tokë.

Në krahasim me bakteret, viruset janë më të vogla dhe më të thjeshta.

Bakteret riprodhohen vetë dhe  shkatërrohen me antibiotikë, viruset jo.

Ato pushtojnë qelizat dhe marrin organizmin peng për të krijuar kopje të vetvetes.

Në botë ka kaq shumë viruse të cilat kalojnë në mutacion të vazhdueshëm saqë çdo vaksinë e personalizuar do të humbiste efikasitetin me kalimin e kohës.

Një faktor tjetër që ndikon në trajtimin e virozave është reagimi i organizmit të njeriut.

Kur imuniteti zbulon një virus në trup, nis të prodhojë antitrupa.

Këto janë proteina që lidhen me qelizën e infektuar prej virusit dhe e nxisin të vetëshkatërrohet.

Problemi qëndron se virusi shkakton shumë dëme dhe përhapet edhe tek të tjerët shumë më parë se prodhimi i antitrupave.

Rrugëtimi i një vaksine nga laboratori deri tek konsumatori kërkon shumë kohë, në mos vite.

Që një vaksinë të funksionojë ajo duhet të jetë në gjendje të shkatërrojë virusin, pa prekur qelizën në organizmin e njeriut.

Kleçka është  tek mutacioni, pra të dhënat genetike të virusit.

Duke qenë se viruset shumohen dhe përshtaten shpejt, ato ndryshojnë shpesh të dhënat gjenetike,

Pra, nëse shkencëtarët krijojnë një vaksinë bazuar në të dhënat fillestare të virusit, ajo nuk do të funksionojë nëse ai ka pësuar mutacion.

Edhe nëse shpiket një vaksinë e re, ajo duhet testuar dhe eksperimentuar tek kafshët, më pas tek njeriu.

Nëse eksperimentet rezultojnë të suksesshme, autoritetet duhet të aprovojnë prodhimin në masë  dhe më pas shpërndarjen në mbarë globin. /AgroWeb.org

Distancimi fizik mund të jetë i nevojshëm për muaj të tërë

Për të pasur një ide më të qartë se çfarë na pret në të ardhmen e afërt, duhet t’i hedhim sytë nga e shkuara.

Distancimi fizik dhe vetë-izolimi është metoda më e mirë për të ulur kurbën e infeksionit nga COVID-19, thonë ekspertët.

Në vazhdën e shumë të panjohurave, njerëzit duan të dinë sa duhet të vazhdojë ky distancim fizik që të ndihemi se ia hodhëm rrezikut.

Për të pasur një ide më të qartë se çfarë na pret në të ardhmen e afërt, duhet t’i hedhim sytë nga e shkuara.

Të paktën këtë ka bërë BBC dhe programi Future.

Gripi Spanjoll Dhe Covid-19

Dikur, pranë fundit të Luftës së Parë Botërore,  Gripi Spanjoll i mori jetën një të tretës së popullsisë së globit, duke u bërë një nga pandemitë  më vdekjeprurëse në historinë e njerëzimit.

Në shtator të vitit 1918,  shumë qytete amerikane bënë një ‘sy qorr e një vesh shurdh’ ndaj pandemisë dhe nuk ndaluan as paradat. Në Filadelfia, asokohe ishin 600 ushtarë të infektuar, por autoritetet e injoruan këtë shifër dhe aprovuan organizimin e paradave në nder të lirisë.

Nga ana tjetër, në Saint Luis të Misurit, zyrtarët jo vetëm që anulluan paradat dhe grumbullimet publike por ndërmorrën shumë masa të distancimit social.

Një muaj më vonë, 10,000 njerëz humbën jetën në Filadelfia, ndërsa në Saint Luis, numri i viktimave ishte 700.

Ky shembull nxjerr në pah rëndësinë e distancimit fizik dhe social për të parandaluar përhapjen e virusit.

Kanë kaluar 102 vjet që nga pandemia e Gripit Spanjoll dhe bota po përballet sërish me një pandemi, atë të COVID-19.

Patjetër që kemi të bëjmë me dy raste të ndryshme, ama sot popullësia e globit është 6 miliardë më shumë se sa në vitin 1918.

Distancimi, Mënyra Më Efikase Për Të Penguar Përhapjen e Virusit.

Në mungesën e një vaksine kundër COVID-19, të gjithë bien dakord njëzëri se distancimi është mënyra më efikase për të penguar përhapjen e virusit.

BBC citon një raport të Universitetit të Harvardit që paralajmëron se nëse nuk ka një vaksinë, në rastin e Shteteve të Bashkuara, masat e distancimit social duhet të vazhdojnë me rigorozitet deri në 2022.

Sipas të njëjtit studim, nëse distancimi fizik dhe social bëhet me ndërprerje, atëherë gjasat e një shpërthimi tjetër të virusit më vonë gjatë vitit janë të paevitueshme.

Kjo do të thotë, se nëse nuk izolohemi dhe i përmbahemi kësaj mase, virusi do të shfaqet sërish.

Sipas BBC-së, çdo person i infektuar me COVID-19, besohet që në fazën fillestare të sëmundjes, mund të infektojë mesatarisht 2 ose 3 persona të tjerë. Një person i prekur nga Rinovirusi, që është përgjegjës për të ftohurën, mund të infektojë maksimumi deri në 2 persona.

Numri bazë i riprodhimit të virusit në rastin e Gripit Spanjoll është 1.8.

Nga ana tjetër, periudha e inkubimit (pra mes infektimit dhe shfaqjes së simptomave) është rreth pesë ditë në rastin e COVID-19, ndonëse ka raste kur ajo zgjat 14 ditë.

Pra, nëse një person i infektuar por pa simptoma, mund ta përhapë atë tek dy ose tre njerëz të tjerë. Në një muaj të vetëm, pacienti zero mund tua ngjisë COVID-19 244 personave. Në dy muaj ku numër mund të arrijë në 59,604 raste.

Në mungesë të distancimit social dhe fizik, Mbretëria e Bashkuar mund të regjistrojë të paktën 510,000 vdekje nga COVID-19, ndërsa Shtetet e Bashkuara rreth 2.2 milionë.

Kësisoj, ekspertët thonë se distancimi social dhe fizik mund të jetë i nevojshëm për disa muaj, por  për sa kohë ne mund të mbrojmë shëndetin e të dashurve tanë, në fund të fundit, ia vlen barra qeranë./AgroWeb.org

Shkencëtarët kinezë zbulojnë “anti-trupa efektivë” kundër COVID-19

Një ekip shkencëtarësh kinezë ka izoluar një grup anti-trupash që thotë se janë “tepër të efektshëm” për të bllokuar aftësinë e koronavirusit për të penetruar qelizat e njeriut. Shkencëtarët thonë se ky mekanizëm mund të ofrojë shpresa për të kuruar dhe parandaluar COVID-19.

Zhang Linqi dhe ekipi i tij në Pekin thonë se një ilaç që përmban anti-trupat në fjalë mund të jetë më i efektshëm se sa trajtimet e tjera, si për shembull përdorimi i plazmës me anti-trupat e personave që janë shëruar, pasi përdorimi i plazmës është i kufizuar në bazë të grupit të gjakut.

“Rëndësia e anti-trupave është provuar në mjekësi prej dekadash. Ato përdoren për të kuruar kancerin, apo çrregullime auto-imune si dhe sëmundje ngjitëse. Prandaj kemi shpresa se anti-trupat që kemi zbuluar mund të jenë shumë të efektshëm për pacientët me koronavirus si për mjekimin ashtu edhe për parandalimin e infeksionit,” thotë Dr. Zhang Linqi.

Ekipi shkencor filloi të analizonte anti-trupat që në janar, duke mbledhur mostra gjaku nga pacientë me COVID-19. Ky ekip po punon për t’i kombinuar anti-trupat e zbuluar me anti-trupa të tjerë për të ulur rrezikun e mungesës së efikasitetit nëse koronavirusi shfaq mutacione.

Anti-trupat nuk janë të krahasueshme me rolin e vaksinës, por mund t’u jepen personave në rrezik me qëllim që të mbrohen nga infeksioni. Nëse studimet rezultojnë pozitive, anti-trupat mund të prodhohen në masë për prova me kafshët dhe më pas me njerëz. zëri i amerikës

5 pyetje që duhet t’ia bëjmë vetes para daljes nga shtëpia

Ekspertët paralajmërojnë se të gjithë njerëzit mbi 60 vjeç janë tepër të rrezikuar nga komplikacionet që shkakton COVID-19.

Nëpër rrugët e kryeqytetit por edhe të gjithë Shqipërisë, kemi vënë re pamje të njerëzve të moshuar që dalin jashtë shtëpisë për të bërë pazare të vogla, duke rrezikuar veten dhe të tjerën nga COVID-19.

Ekspertët paralajmërojnë se të gjithë njerëzit mbi 60 vjeç janë tepër të rrezikuar nga komplikacionet që shkakton COVID-19.

Sipas tyre, mosha e tretë duhet të tregojë një kujdes tepër të shtuar dhe të mbrohet duke qëndruar në shtëpi dhe shmangur kontaktet fizike.

A Vlejnë Këto Këshilla Për Të Gjithë Moshën e Tretë?

Ajo që ekspertët kanë nënvizuar deri tani është se njerëzit që kanë sëmundjet e mëposhtme kanë një rrezik të lartë të humbasin jetën nga COVID-19.

Bëhet fjalë për:

  • Sëmundjet e zemrës,
  • Diabeti,
  • Sëmundjet e veshkave
  • Sëmundjet e mushkërive
  • Imuniteti i dobët.

Njerëz që kanë probleme të tilla duhet të qëndrojnë patjetër në shtëpi dhe të zbatojnë masa strikte të higjenës dhe distancimit fizik.

Ka të moshuar që besojnë se në mungesë të sëmundjeve kronike, ata janë më pak të rrezikuar nga COVID-19.

Sipas ekspertëve, ky është një besim shumë i gabuar sepse rreziku ndaj infeksionit është gjithësesi i lartë.

Ata këshillojnë që çdo njeri duhet t’i bëjë disa pyetje vetes përpara se të bindet që të dalë jashtë shtëpisë.

  • A ndihesh përgjithësisht i/e lodhur?
  • A mund të ngjisësh shkallët?
  • A mund të ecësh gjatë?
  • Nga sa sëmundje vuan? (Nëse keni mbi 5 probleme shëndetësore, atëherë kjo nuk është aspak mirë)
  • A po humbisni shpejt në peshë?

Nëse i përgjigjeni ‘po’ të paktën tre pyetjeve, atëherë duhet të tregoni shumë kujdes dhe të qëndroni në shtëpi.

Disa ekspertë paralajmërojnë se në këtë situatë, i gjithë shqetësimi nuk duhet të përqendrohet tek grupmosha por tek cilësia e shëndetit.

Sipas tyre, rreziku i infeksionit nga COVID-19 varet pikërisht nga ky aspekt që do të thotë se çdo rast infeksioni është unik dhe në varësi të shëndetit dhe organizmit./AgroWeb.org

Higjena dhe ushqimi – Këshillat e mjekëve për ditë sa më të sigurta

Kjo sepse ushqimi i tepërt lëshon në trup disa substanca që quhen nitrite dhe janë të dëmshme për organizmin.

Distancimi social dhe higjena janë kryefjala e ditëve të fundit si e vetmja mënyrë për të mbajtur larg COVID-19.

Kjo do të thotë qëndrim në shtëpi që në të shumtën e kohës po aplikohet  nga qytetarët, megjithëse në raste të caktuara duhet të dilni për pazar apo detyrime të ndryshme e të domosdoshme.

Ekspertët thonë se këto dalje mund të mbartin edhe rrezikun më të madh të ekspozimit nga koronavirusi.

Kështu mënyrat e mbrojtjes dhe higjena duket të jenë maksimale.

Një tjetër problem i këtyre ditëve për shumë njerëz është ushqimi dhe mbipesha.

Çfarë të konsumoni dhe si të veproni për t’u ndjerë të shëndetëshëm e të sigurt e shpjegojnë mjekët.

Si të veproni me higjenën?

Mjekja infeksioniste, Dr. Sabahete Dedja e ftuar ne programin “Rudina” , shpjegon  disa rregulla të arta për ta përballuar me sukses këtë situatë.

Mjekja theksoi se në këtë fazë shumë i rëndësishëm është higjenizimi i shtëpisë.

Kjo do të thotë të pastroni disa herë në ditë mjediset ku qëndroni.

“Sa të jetë e mundur higjenizimi brenda shtëpisë në maksimum, thuhet që mundet të bëhet sipërfaqja dhe gjithë këto objektet deri në dy herë në ditë, larja dhe dezinfektim.” thekson mjekja.

Duke thënë këtë, doktoresha bën thirrje që të pastrohen mirë edhe ushqimet si frutat apo perimet.

Këtë mund ta bëni me sodë buke dhe ujë, por gjithashtu edhe me alkool të posaçëm.

Çfarë të konsumoni këto ditë?

OBSH pak ditë më parë theksoi rëndësinë e konsumimit të ushqimeve të shëndetëshme dhe sa më të freskëta.

Në një deklaratë zyrtare ekspertët e OBSH, bënin thirrje që njerëzit të gatuajnë vetë në shtëpi dhe të përdorin sa më shumë fruta dhe perime.

Të njëtën gje e rekomandon edhe mjekja Dedja, ajo sugjeron sa më pak ushqim dhe shumë cilësi.

Kjo sepse ushqimi i tepërt lëshon në trup disa substanca që quhen nitrite dhe janë të dëmshme për organizmin.

Më tej ajo shprehet: “Nitritet janë disa substanca toksike për organizmin, ushqimi i tepërt, ngrënia e shumë ushqimeve mos kujtoni se ju bën mirë. Madje ushqimi më pak, do ju bënte shumë më mirë për organizmin, ushqim të paktë dhe cilësor, jo sasi të madhe.”

Gjitjashtu një mënyrë e mirë e evitimit të ushqimit sipas mjekes është që të konsumoni sa më shumë ujë gjatë ditës në mënyrë që stomaku të mbushë volumin e tij./AgroWeb.org

A ka rrezik që virusi COVID-19 të përhapet nëpërmjet këpucëve?

Virusi, sipas të dhënave, mund të qëndrojë jo vetëm në pjesën e poshtme të këpucës por edhe në atë të sipërme.

Ekspertët paralajmërojnë se këpucët janë një terren shumë i përshtatshëm për bakteret, mikrobet por edhe per Koronavirusin.

Specialista e sëmundjeve infektive Mary E. Schmidt tha në një intervistë për gazetën Neë York Post se virusi COVID-19 mund të mbijetojë tek këpucët për mbi pesë ditë.

Sipas saj, njerëzit duhet të veshin këpucë ose atlete që lahen në lavatriçe.

Virusi, sipas të dhënave, mund të qëndrojë jo vetëm në pjesën e poshtme të këpucës por edhe në atë të sipërme.

Instituti Kombëtar i Sëmundjeve Infektive dhe të Alergjisë në SHBA zbuloi më herët se virusi mund të qëndrojë në plastikë për dy deri në tre ditë.

421,000 Baktere, Viruse Dhe Parazitë Tek Këpucët

Një studim i vitit 2008 nga ekspertë të Universitetit të Arizonës, zbuloi se tabani i këpucëve mund të përmbajë plot 421,000 baktere, viruse dhe parazitë.

Njeriu arrin të fitojë imunitet ndaj pjesës më të madhe të tyre, thanë ekspertët.

Megjithatë, në vazhdën e situatës ku ndodhemi, ekspertët amerikanë mbështesin fort idenë e veshjes së vetëm një palë këpucëve kur del jashtë shtëpisë që të kufizojë ekspozimin.

Me të mbërritur para derës, këpucët duhen hequr dhe lënë mënjanë, ose futur në lavatriçe.

Sipas tyre, këpucët duhen lënë jashtë shtëpisë, por nëse duhet patjetër t’i keni brenda, sigurohuni që t’i lani në lavatriçe.

Një këshillë e tillë vlen posaçërisht për fëmijët, të cilët kurrësesi nuk duhet t’i prekin ato, sepse këpucët, veç tualetit, janë sendet më të ndotura që kemi në shtëpi.

A Ka Rrezik Të Infektohemi Nga Këpucët?

Njerëzit, sipas ekspertëve, duhet të fokusohen më shumë tek higjena personale dhe veçanërisht larja e duarve.

Deri më tani, nuk ka asnjë provë shkencore që konfirmon se virusi futet në shtëpi nëpërmjet këpucëve.

Këmbët janë shumë larg nga fytyra dhe ajo që dimë deri tani se virusi transmetohet nga njeriu tek njeriu dhe jo nga këpuca tek njeriu./AgroWeb.org

Pse COVID-19 preku më shumë Italinë – Faktorët ndikues

Të moshurait janë targeti kryesor i koronavirust të ri dhe përbëjnë pjesën më të madhe popullsisë në vend.

Situata me koronavirusin e ri COVID-19 është një problem që po përhapet në të gjithë globin.

Megjithatë që nga shpërthimi në Vuhan, ritmet e tij kanë qenë të ndryshme për vende të tjera të botës.

Më mbërritjen e virusit në Evropë, fillimisht në Gjermani, u duk se situata do të izolohej po aty, siç ndodhi me Kinën dhe provincën e Hubeit. Por në Evropë nuk ndodhi kështu.

Me kalimin e ditëve e sidomos gjatë muajit Mars, pandemia u zhvendos në Itali duke e kthyer një nga epiqendrat më të mëdha të botës për zhvillimin e sëmundjes.

Italia numëron me më shumë se 105,792 të nfektuar dhe 12,428 të vdekur vetëm nga ky virus, për një periudhë më pak se dy mujore.

Rasti i Italisë është padyshim një nga më të rëndët në botë, duke kaluar Kinën dhe Amerikën për nga numri i jetëve të humbura.

Përse Italia

Pikëpyetja më e madhe e këtyre kohëve është se çfarë bëri që Italia të goditej kaq fort?

Si një nga vendet fqinje me më shumë rrugë tregtare dhe udhëtimi me Shqipërinë, shqetësimi se Iinjejti skenar mund të përsëritej edhe në vend qarkulloi për shumë kohë.

E teksa Italia, Shqipëria dhe shumica e vende të Evropës e më gjerë vazhdojnë të qëndrojnë të izoluara, lufta e Italisë me sëmundjen është ende e nxehtë.

Për të analizuar situatën e COVID-19 në shtete të ndryshme të botës duket pa dyshim të analizohen edhe faktorët në të cilët sëmundja zhvillohet.

Sipas eskpertëve Italia ka një numër të madh të popullsisë në moshë të madhe që është mjaft e prekur nga ky irus.

Të moshurait janë tageti kryesor i koronavirust të ri dhe përbëjnë pjesën më të madhe popullsisë në vend.

Të dhënat nga organizata që merret me analizmin e të dhënave të popullatës së botës PRB, Italia është vendi i dytë pas Japonisë me popullsinë më të plakur në botë.

Rreth 235 e popullsisë janë mbi moshën 65 vjeç e lart thuhet në raportin e PRB.

Pacientët e prekur nga COVID-19 në Itali raportohet  të kenë qenë mesatarisht 78 vjeç e lart sipas autoriteteve Italiane.

Shumë prej personave që humbën jetën nga ky virus kishin sëmundje bashkëshoqëruese duke e bërë trupin e tyre akoma dhe më të brishtë pas prekjes nga COVID-19.

Gjithësesi rastet e shpresës nuk mungojnë një 102 vjeçare e quajtur Italica Grodona është shpallur e kuruar nga COVID-19 në Genova të Italisë pas më shumë se 20 ditësh në spital.

Doktorët që e kuruan u shprehën për pmediat se kjo grua përfaqëson shpresën për të gjithë të moshuarit të cilët përballen me këtë pandemi.

Po Shqipëria?

Në një listë nga PRB me 50 shtete me popullsinë më të plakur në botë, Shqipëria nuk bën pjesë.

Teksa vihet re Maqedonia e Veriut në vendin e 50-të, si një vend me popullsi të plakur.

Pavarsisht kësaj vendi ka më shumë se dy javë në karantinë ndërsa të moshuarit nuk lejohet të dalin nga shtëpija për asnjë arsye./AgroWeb.org

Vitaminat që duhet të marrim për të luftuar koronavirusin

 

“Vitamina D është një nga vitaminat më të rëndësishme për mirëfunksionimin e trupit të çdo njeriu’. Kështu pohon mjeku endokrinolog Dashamir Gjergji, i cili na njeh me rolin e jashtëzakonshëm që ka kjo vitaminë ne organizëm dhe sidomos efektin e saj ne fuqizimin e imunitetit tone.

Kjo merr me tepër vlera ne kushtet ku jemi si shkak i pandemisë virale, nga COVID -19. Vitaminë D, Vitamina C dhe Magneziumi sipas doktorit janë 3 elementet baze qe rrisin ne mënyre te  shkëlqyer fuqinë e imunitetit tone, qe te mos prekemi apo ta kalojmë sa me lehte ketë infeksion te rende viral.

Doktor cili është roli i vitaminës D në organizëm?

Sezoni i dimrit shoqërohet me sëmundshëmeri të shumta, kryesisht infektive p.sh virozat etj. Qe te përballet mire me ketë sezon organizmi ynë duhet te ketë mjaftueshëm nivel energjie dhe imuniteti.

Një nga elementet kyç qe mban ne tonus dhe efektiv organizmin tone është prezenca e Vitaminës D apo vitaminës se Diellit siç njihet ndryshe . Quhet vitamina e diellit sepse krijohet prej tij dhe kush ka marre rreze te mjaftueshme dielli ne vere  do ta ketë me te lehtë përballimin e sezonit te dimrit ne te gjithë aspektet.

Pra është koha e duhur për kontrolluar nivelin e kësaj vitamine, ne mënyre qe te gjithë ata qe nuk kane bere banjo dielli, gjatë vitit, veçanërisht grupet e caktuara shoqërore me risk te larte pre retiçencë te kësaj vitamine, duhet të marrin patjetër suplemente  me përmbajtje te kësaj vitamine.

Vitamina D është një nga vitaminat më të rëndësishme për mirëfunksionimin e trupit të çdo njeriu. Vitamina D konsiderohet vitaminë unike sepse është e vetmja vitaminë, e cila sekretohet ose prodhohet nga lëkura nën efektin ndaj rrezeve të diellit. Është unike sepse ne nuk mund ta prodhojmë dot në trupin tonë pa kontakt diellor. Shumë pak ushqime përmbajnë ketë vitamine.

Vitamina D më shumë sillet si hormone se sa si vitaminë. Interesant është fakti që mjafton ekspozimi i përditshëm në diell për pak minuta në sezonin  e verës, për të na prodhuar dhe akumuluar në trupin tonë sasinë e duhur dhe të mjaftueshme të Vitaminës D për 1 vit.

Çfarë efektesh ka në trupin tonë Vitamina D? 

Vitamina D na siguron përthithjen e mjaftueshme të kalciumit nga zorrët, mbajtjen në normë të vlerave të kalciumit në kocka dhe në dhembë duke siguruar fortësinë e tyre.

Ndihmon gjithashtu në mbrojtjen dhe rritjen e imunitetit si dhe redukton rrezikun për disa lloje të tumoreve në organizëm.

Në jo pak studime tregohet që mungesa e kësaj vitamine jo vetëm sjell  sëmundjen e rakitizmit tek fëmijët, por është shkaktare për shumë sëmundje të rënda kronike p.sh skleroza multiple, sëmundje te zemrës etj.

Më sipër ju pohuat se Vitamina D konsiderohet vitaminë unike sepse është e vetmja vitaminë, e cila sekretohet ose prodhohet nga lëkura nën efektin ndaj rrezeve të diellit… 

Po,  ekspozimi ndaj rrezeve të diellit dhe rrezeve ultraviolet janë stimuluesit  kryesor në sintezën dhe prodhimin e Vitaminës D, sa më i madh të jetë ekspozimi aq më shumë prodhohet.

Dozat e mjaftueshme në organizëm të Vitaminës D mund të realizohen edhe me ekspozime të vogla në diell i pjesëve të caktuara të duarve dhe kokës.

Por gjithashtu nevojitet ekspozim në muajt e verës në mënyrë që të shtojë rezervat e Vitaminës D, të cilat harxhohen në dimër.

Duhet  bërë kujdes në ekspozimin e tepërt ndaj rrezeve sepse mund të bëhet shkak për tumore të lëkurës si nishanet, melanoma etj.. Sa më e errët të jetë lëkura aq më pak prodhohet Vitaminë D dhe aq më shumë rritet rreziku për deficit të saj.

 Po cilët janë grupet e riskut qe vuajnë deficitin e Vitaminës D?

Të gjithë njerëzit që qëndrojnë në ambiente të mbyllura, ata që mbulohen në të gjithë trupin kur dalin në natyrë, njerëzit me lëkurë të zezë, ata që banojnë në ajër të ndotur si edhe të gjithë ata që përdorin kremra kundra diellit me faktor mbrojtës mbi 8.  Zakonisht rrobat sintetike e ulin shumë mundësinë e sekretimit të Vitaminës D.

Rekomandohet ekspozimi në diell nga ora 10:00 – 15:00 pasdite nga muaj prill deri në shtator jo më pak  se 20 minuta, përveç moshës së tretë dhe njerëzve me lëkurë të zezë që kanë nevojë për më shumë rrezatim.

Periudha nga shtatori deri në prill nuk e ka forcën e rrezatimit të mjaftueshëm për të siguruar rezerva të Vitaminës D, ndaj ne kete periudhe rekomandohet marrja e suplementeve te Vitaminës D.

Tek personat me risk për kancerin e lëkurës duhet të përdorin kremra mbrojtës me faktor të lartë ose të mbulojnë lëkurën dhe e vetmja mundësi për marrjen e kësaj vitamine mbeten suplementet.

Sa te rrezikuar jemi ne nga mungesa e vitaminës D?

Nuk mund te jap shifra te sakta pre vendin tone, por mund t’ju  them qe në të shumtën e rasteve kur e kemi analizuar ketë element kane rezultuar me deficenca dhe jo rralle here te deficite te renda te kesaj vitamine.

Ne vendet me te zhvilluara edhe pse i ofrojne popullatës tyre ushqime te fortifikuara me Vitamine D, serish niveli i deficittit te saj haset nga 40 deri ne 60% te popullatës.

Kjo vjen edhe per faktin se shumica e njerzve gati 75% e tyre vuajne intolerancen e qumështit apo te laktozësh, qe e ben te pavlefshem marrjen e Vitamines D nga ushime te pasuruara me prezencen e saj.

Doktor, kush mund të përdorë Vitaminën D?

Vitaminen  D mund ta përdore çdo njeri, por se pari duhet vlerësuar niveli i Vitamina D te çdo individ qe mund ta përdore kete vitamine.

Matje duhen bere gjate gjithë trajtimit me kete vitamine ne menyre qe te kompesojme si duhet deficitet e saj dhe te mos kalojmë ne mbingopje apo “helmim” te organizmit nga kjo vitamine.

Me e rëndësishme është marrja e kesaj vitamine te grupe si:

Fëmijët dhe adoleshentët, të cilët rriten shpejt, kanë nevojë për doza të Vitaminës D, shtatzënat ose nënat që kanë fëmijët me ushqyerje me gji, kanë më shumë nevojë se sa gratë e tjera sidomos adoleshentet shtatzëna kockat, e të cilave janë akoma duke u zhvilluar vetë, kanë nevojë për sasi ekstra të kësaj vitamine për rrjedhoje dhe kalciumit, për fëmijët e tyre.

Po ashtu, moshat e treta meqenëse lëkura e tyre nuk është në gjendje të prodhojë normalisht sasitë e nevojshme të Vitaminës D, njerëzit që jetojnë në vende nordike, ku ka pak rrezatim diellor, personat që mbulojnë gjithë trupin me rroba, çdo person që harxhon pak kohë jashtë shtëpisë apo zyrës, sidomos në verë si edhe  personat që punojnë turnet e natës dhe që flenë gjatë ditës.

Vitamina D mund të sigurohet edhe përmes ushqimeve, cilat produkte përmbajnë Vitaminë D? 

Vitamina D gjendet ne sasi te caktuara ne shume ushqime, por ne sasi te konsiderueshëm gjendet te peshqit me yndyre ( salmon, sardelet).  Prodhimet e tjera të detit përmbajnë sasi të mjaftueshme të Vitaminës D.

Vezët dhe mishi përmbajnë sasi të pakët të vitaminës. Margarina dhe disa formula të tjera si ushqimet e mëngjesit të fëmijëve. Mëlçitë e merlucit  përmbajnë sasi të mëdha të Vitaminës D.

A matet niveli i kesaj vitamine?

Po, fatmirësisht laborator te zhvilluar masin direkt nivelin e vitaminës D me gjak. Kryesisht dozohet 25 (OH)D. Edhe te ne vitet e fundit është rritur ndjehem numeri i laboratorëve qe e dozojnë si dhe interesi i njerezve per ta matur. Ne pergjithesi shumica e rasteve ka rezultuar me pamjaftueshmëri,ose deficit te kesaj vitamine.

Të ndalemi tek trajtimi i deficitit, në çfarë doze rekomandohet Vitamina D? 

Ka protokolle te ndryshme persa i perket trajtimit. Ne varesi te mungeses jepen edhe dozat e saj. Përgjithësisht ato variojne nga 1000 ui deri 5000 ui  ne dite. Ecuria e mjekimit ndiqet me kontrolle te here pas hershme te te nivelit te Vitaminës D ne gjak.

Çfarë ndodh nëse nuk marrim sasi të caktuara të Vitaminës D?

Tek të porsalindurit dhe fëmijët ndodh rakitizmi, të rriturit mund të kenë hollim të kockave osteoporoze ose dobesim te tyre, osteomaloci. Gjithashtu mund të jenë të predispozuar të bëjnë tumore të gjirit dhe prostatës.

Disa shkencëtarë besojnë se mungesa e Vitaminës D çon në Diabet Mellitus(sheqerit) tip 1, sëmundjeve të zorrëve, semundje te zemres, semundje te tiroides, çrregullime te riprodhimit, sklerozës multiple etj.

Cilët grupe i kane te domosdoshme suplementet e Vitaminës D?

Çdo njeri që ka lëkurë të zezë.  Shumica e tyre që mbulohen dhe nuk dalin në verë. Nënat shtatzëna dhe në gji kanë nevojë për me tepër se 400 UI Vitaminë D në ditë, e cila është e mjaftueshme për fëmijët dhe vetë ato.

Tek fëmijët që ushqehen me gji kanë  për 300 Ui Vitaminë D pas 6 muajve të parë të jetës së tyre.  Suplementet e Vitaminës D në veçanti nuk janë shumë të përhapura, por të kombinuara me vitamina të tjera si A, B, D ekzistojnë shumë dhe në vendin tonë.

Vitamina D si rregull duhet të merret  1 herë në ditë,por ne raste kur eshte e perqendruar mund te merret edhe nje here ne jave apo ne muaj. Shpesh mund te  mund të përdoret  edhe me vitamina të tjera, por dhe me suplementet e kalciumit.

Tek gratë në menopauze dhe në fillimet e osteoporozës duhet marrë suplemete të mjaftueshme të Vitaminës D dhe kalciumi përgjithësisht në dozat 400 – 800 ui D3 dhe 1 – 1.5 gr kalcium. Gjithsesi ajo çka është e këshillueshme është marrja në mënyrë sa më natyrale e Vitaminës D.

Lidhur me pandeminë e COVID-19, cilët janë rekomandimet pre trajtim me ketë vitamine?

Vende te ndryshme kane rekomanduar përdorimin ne doza te mëdha te Vitaminës D, fillohet me 5000ui ne dite, ose 50.000 ne jave (pre 2 deri 4 jave)ose ne forme injeksioni 300.000 apo 600.000ui/3muaj.

Përgjithësisht këshillohet te përdoret edhe Vitamina C me doza te larta  2 ose 3 here ne dite nga 1000mg plus, Magnezium 400mg ne dite.

Këto janë 3 elementet baze qe rrisin ne mënyre te  shkëlqyer fuqinë e imunitetit tone, qe te mos prekemi apo ta kalojmë sa me lehte kete infeksion te rende viral./ Marrë ngaPanorama.al

Universiteti i Oksfordit kërkon vullnetarë për testimin e vaksinës kundër COVID-19

Universiteti i Oksfordit në Britani ka bërë thirrje për vullnetarë tek të cilët do të testohet vaksina e re e mundshme kundër koronavirusit, raporton Anadolu Agency (AA).

Universiteti u shpreh: “Ne po punojmë shumë për të zhvilluar vaksinën kundër COVID-19. Sot jemi duke rekrutuar individë për të marrë pjesë në testet klinike. Ky është një hap i rëndësishëm. Ne kemi nevojë për vullnetarë të shëndetshëm nga mosha 18 deri 55 vjeç, për të ndihmuar në testimin e mundshëm të efektivitetit të tij”.

Më tej në deklaratë shtohet se : “Studiuesit tanë po punojnë me kujdes të madh dhe nxitim që ta bëjnë këtë vaksinë të gatshme për t’u përdorur në testet klinike”.

Universiteti ka bërë thirrje për 510 vullnetarë, rreth gjysma e të cilëve do të vaksinohen me një version sintetik të virusit, ndërsa gjithashtu grupi që do të kontrollohet do të marrë një qetësues (placebo).

Vullnetarët do t’u tregojnë studiuesve për çdo efekt anësor ose simptomë që ata mund të përjetojnë gjatë testimit gjashtëmujor. Mund të kenë simptoma të ngjashme me gripin për dy javë pasi të kenë marrë vaksina.

Projekti drejtohet nga Instituti Jenner dhe Grupi i Vaksinave në Oxford.

Javën e kaluar, Universiteti i Oksfordit njoftoi se tre nga projektet e tyre të COVID-19 ishin ndër të parat që morën një këst prej 20 milionë funta (24.9 milionë dollarë) të fondit qeveritar.

Sipas një deklarate të universitetit: “Të tre projektet përfshijnë punën në një vaksinë efektive, duke mundësuar prova para-klinike dhe klinike të vaksinave, si dhe mbështet studiuesit për të zhvilluar procese prodhuese për të prodhuar një vaksinë në një shkallë të miliona dozave. Një projekt tjetër do të shqyrtojë se si trajtimet ekzistuese mund të rivlerësohen për të trajtuar koronavirusin”.

Autoritetet shëndetësore thanë të dielën se numri i ri i vdekjeve në mbarë Britaninë nga koronavirusi kishte arritur në 1.235 dhe me një rritje prej 207 vdekjeve në 24 orët e fundit.

Të dhënat e përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins me qendër në SHBA tregojnë se numri i të prekurve në të gjithë botën ka arritur në rreth 725 mijë, me afër 35 000 të vdekur dhe me më shumë se 156 000 janë shëruar nga infeksioni.

Pasi u shfaq për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor, virusi është përhapur në 177 vende dhe rajone.

A mund të konsumohet kivi bashkë me lëkurë – Zbuloni të vërtetën

Fruti i kivit është një nga frutat më të veçanta me një lëkurë plot qime dhe tul të athët në të ëmbël dhe jeshil në ngjyrë.

Gjëja më e mirë me këtë frut është se mund ta gjeni kurdoherë në tregje.

Kivi ka pak kalori, aspak yndyrë dhe plot me vitamin C.

Vlerat shëndetësore të kivit

Kivi është një frut plot vlera shëndetësore nga vitamina C e deri tek antioksidantët që ndihmojnë të parandalojnë sëmundjet që plakin organizmin.

Nëse hani dy kivi në ditë keni marrë sasinë e nevojshme ditore të vitaminës C.

Kivi është perfekt për t’u konsumuar pas aktivitetit fizik

Përveç vitaminës C, kivi është i pasur me fibër që ndihmon në kontrollimin e sheqerit në gjak, ul nivelin e kolesterolit dhe ndihon në rënien nga pesha.

Është perfekt për t’u konsumuar pas aktivitetit fizik pasi është i pasur me eletkrolite, me magnez, vitaminën E, folate dhe zink.

Gjithashtu kivi arrin të normalizojë dhe nivelet e tensionit të lartë të gjakut, dhe ndihmon personat që kanë vëshrtirësi për t’i zënë gjumi.

Si të zgjedhësh kivin më të mirë

Edhe pse sezoni i tyre është nga Nëntori deri në Maj, këtë frut mund ta gjeni kurdoherë në tregje.

Kivi i përkryer është pak i  butë, jo shumë i fortë, pasi kjo do të thotë që është i papjekur, dhe as shumë i butë, pasi do të thotë që është afër prishjes.

A mund të hahet lëkura e kivit?

Zakonisht kur konsumohet ky frut, lëkura qërohet dhe hahet vetëm tuli me ngjyrë jeshile. Por burime ku bazohet dhe AgroWeb.org thonë se dhe lëkura e tij mund të konsumohet.

Madje ka më shumë vitamin C dhe fibër sesa vetë fruti.

Nëse e hani kivin bashkë me lëkurë do ta keni edhe më të lehtë pasi nuk keni nevojë që ta qëroni. Mund ta hani duke e prerë në feta të holla, por mos harroni ta lani mirë.

Udhëzimi i OBSH: Si të ushqeheni shëndetshëm në periudhën e karantinës

Duke e vlerësuar stilin e jetesës si një mjet të fortë të luftës anti covid, Organizata Botërore Shëndetësisë (OBSH) nxori një udhëzues se si njerëzit duhet të ushqehen në ditët e karantinës.

Njerëzit po nxitohen të bëjnë blerje të te tepërta në të gjithë Rajonin Evropian të OBSH-së.  Blerjet e nisura nga paniku mund të ketë pasoja negative, të tilla si rritje të çmimeve, superfurnizime të panevojshme dhe shpërndarje e pabarabartë e produkteve. OBSH këshillon përdorimin e ulët të kripës dhe sheqerit në këtë periudhe dhe gjithashtu konsumin e rezervave që tashmë janë në shtëpi dhe që mund të prishen.

Jepuni përparësi produkteve të freskëta

Përdorni përbërës të freskët dhe ato që kanë një jetë më të shkurtër. Nëse produktet e freskëta, veçanërisht frutat, perimet dhe produktet e qumështit me pak yndyrë vazhdojnë të jenë të disponueshme, jepni përparësi. Frutat dhe perimet e ngrira gjithashtu mund të përdoren me lehtësi për periudha më të gjata kohore dhe shpesh kanë një profil ushqyes të ngjashëm me ushqimet e freskëta. Ushqimin që tepron mund ta fusni në ngrirje për një vakt tjetër.

Konsumoni vakte të gatuara në shtëpi

Gjatë jetës normale shumë individë shpesh nuk kanë kohë për të përgatitur ushqim të gatuar në shtëpi. Kalimi i periudhave më të gjata në shtëpi tani mund të ofrojë mundësinë për të bërë tani ato receta që më parë nuk keni pasur kohë për ti bërë. Shumë receta të shëndetshme dhe të shijshme mund të gjenden në internet. Përfitoni nga shumëllojshmëria e informacionit të eksperimentoni me përbërësit që mund të përdorni, por mos harroni të mbani në mend parimet për ushqim të shëndetshëm.

Udhëzimi për ushqim të gatshëm

Megjithëse ushqimi i gatuar në shtëpi duhet të jetë përparësi, disa qytete dhe vende kanë sisteme mjaft të avancuara të shpërndarjes së ushqimit të gatshëm dhe shumë biznese tani kanë filluar të ofrojnë këtë shërbim. Kjo duhet të bëhet me sa më pak kontakte, ku nuk kërkohet ndërveprim njerëzor, duke mbështetur kështu vetë-karantinën dhe masa izolimi. Transporti i ushqimit duhet të mbahet nën temperatura 5 ° C ose më shumë se 60 ° C.

Kujdes me masën

Mund të jetë e vështirë të marrësh madhësitë e vakteve siç duhet, veçanërisht kur gatuani vetë. Të qenit në shtëpi për periudha të zgjatura, mund të çojë në mbi ngrënie. Qëndroni strikt me kaloritë dhe mos kaloni masën ushqimore tek të vegjlit.

Ushqim i sigurt

Siguria e ushqimit është një parakusht për një dietë të shëndetshme. Vetëm ushqimi i sigurt është ushqim i shëndetshëm. Kur përgatisni ushqim për veten dhe të tjerët, është e rëndësishme të ndiqni praktika të mira të higjienës së ushqimit për të shmangur ndotjen e ushqimit dhe sëmundjet e lindura nga ushqimi. Parimet kryesore të higjienës së mirë të ushqimit përfshijnë:

-mbajini duart, kuzhinën dhe veglat tuaja të pastra

-veçoni ushqimin e papërpunuar dhe të gatuar, veçanërisht mishin e papjekur dhe produktet e freskëta

-gatuani ushqimin tuaj tërësisht

-mbajeni ushqimin tuaj në temperatura të sigurta, nën 5 ° C ose mbi 60 ° C; dhe

-përdorni ujë të sigurt

Duke ndjekur këto pesë rekomandime kryesore për ushqim më të sigurt, mund të parandaloni shumë sëmundje të zakonshme ushqimore.

Kufizoni konsumimin e kripës

Furnizimet me ushqime të freskëta mund të ulen, prandaj mund të bëhet e domosdoshme të mbështeteni më shumë tek ushqimet e konservuara, të ngrira ose të përpunuara. Shumë nga këto ushqime përmbajnë nivele të larta kripe. OBSH rekomandon të konsumoni më pak se 5 g kripë në ditë. Për ta arritur këtë, vendosni përparësi ushqimeve me nivel të ulet kripe. Ju gjithashtu shpëlani ushqimet e konservuara siç janë perimet dhe fasulet, për të hequr kripën. Kini kujdes që ushqimet turshi shpesh përmbajnë nivele të larta të kripës. Në shumë vende, 50-75% e marrjes së kripës vjen nga ushqimet që hamë, sesa nga ato që shtojmë ne vetë. Duke pasur parasysh që ju mund të konsumoni mjaft kripë tashmë, shmangni shtimin e kripës shtesë kur gatuani dhe ushqimit tuaj në tryezë. Në vend të kësaj eksperimentoni me barishte të freskëta ose të thata dhe erëza për aromë të shtuar.

Kufizoni konsumimin e sheqerit

OBSH rekomandon kufizimin e sheqerit. Nëse dëshironi diçka të ëmbël, frutat e freskëta duhet të jenë gjithmonë përparësi. Frutat e ngrira, frutat e konservuara në lëng dhe jo shurupin dhe frutat e thata pa sheqer të shtuar janë përparësi. Kur zgjidhni opsionet e ëmbëlsirave sigurohuni që ato të jenë me shumë pak sheqer dhe konsumoni shumë pak.

Kufizoni konsumimin e yndyrës

OBSH rekomandon kufizimin e konsumit total të yndyrës në më pak se 30% të konsumit total të energjisë, nga të cilat jo më shumë se 10% duhet të vijnë nga yndyra e ngopur. Për ta arritur këtë, vendosni për metodat e gatimit që kërkojnë më pak ose aspak yndyrë, të tilla si avullimi, tiganisje ose salcat në vend të tiganisjes së ushqimeve. Nëse është e nevojshme, përdorni sasi të vogla të vajrave të pangopura si, vaj ulliri ose luledielli për të gatuar ushqime. Preferoni ushqime që përmbajnë burime të shëndetshme të yndyrave të pangopura, siç janë peshqit dhe arrat. Për të kufizuar yndyrat e ngopura, shkurtoni yndyrën e tepërt nga mishi dhe shpendët dhe zgjidhni opsione pa lëkurë. Ulni ushqime të tilla si mish të kuq dhe të yndyrshëm, gjalpë dhe produkte qumështi me yndyrë të plotë, vaj palme, vaj kokosi.

Nëse etiketat e ushqimit nuk janë të disponueshme, shmangni ushqimet që zakonisht përmbajnë yndyrna të tilla si ushqime të përpunuara dhe të skuqura, si produktet e pjekura, përfshirë biskota, kore të byrekut, pica të ngrira, biskota, etj.

Konsumoni fibra

Fibra kontribuon në një sistem të shëndetshëm të tretjes dhe ofron një ndjenjë të zgjatur të ngopjes, e cila ndihmon në parandalimin e mbingrënies. Për të siguruar një konsum adekuat të fibrave, synoni të përfshini perime, fruta, plus dhe ushqime integrale në të gjitha ushqimet. Ushqimet që kanë fibra me shumicë janë tërshëra, makarona kafe dhe orizi, quinoa dhe bukë me grurë të papërpunuar.

Qëndroni të hidratuar

Hidratimi i mirë është thelbësor për shëndet optimal. Kurdoherë që është në dispozicion dhe i sigurt për konsum, uji me çezmë është pija më e shëndetshme dhe më e lirë. Gjithashtu më i qëndrueshmi, pasi nuk prodhon mbeturina, krahasuar me ujin në shishe. Pirja e ujit në vend të pijeve të ëmbëlsuara me sheqer është një mënyrë e thjeshtë për të kufizuar konsumimin e sheqerit dhe kalorive të tepërta. Për të përmirësuar shijen e saj, mund të shtohen fruta të freskëta ose të ngrira si manaferrat ose feta agrumesh, si dhe kastravec ose barishte të tilla si nenexhiku, livanda ose rozmarina.

Shmangni pirjen e sasive të mëdha të kafesë së fortë, çajit të fortë dhe sidomos pijeve joalkoolike të kafeinuara dhe pijeve energjetike. Këto mund të çojnë në dehidrim dhe mund të ndikojnë negativisht në modelet tuaja të gjumit.

Shmangni alkoolin ose të paktën zvogëloni konsumin e tij

Alkooli nuk është vetëm një substancë që ndryshon mendjen dhe prodhon varësi, por gjithashtu dobëson sistemin imunitar. Kështu, përdorimi i alkoolit dhe veçanërisht përdorimi i madh dëmton aftësinë e trupit tuaj për t’u përballur me sëmundje infektive, përfshirë COVID-19. Rekomandohet që alkooli në përgjithësi të shmanget, por veçanërisht në vetë-karantinë. Si një substancë psikoaktive, alkooli gjithashtu ndikon në gjendjen tuaj mendore dhe në vendimmarrjen dhe ju bën më të prekshëm ndaj rreziqeve, siç janë rënia, dëmtimet ose dhuna kur jeni në karantinë me dikë tjetër.

Konsumimi i alkoolit dihet gjithashtu që rrit simptomat e depresionit, ankthit, frikës dhe panikut – simptoma që mund të intensifikohen gjatë izolimit dhe vetë-karantinës. Konsumimi i alkoolit nuk është një mekanizëm i mirë përballimi, as në një afat të shkurtër ose afatgjatë, edhe pse mund të mendoni se kjo do t’ju ndihmojë të përballeni me stresin. Në asnjë rrethanë nuk duhet të konsumoni asnjë lloj produkti alkoolik si masë parandaluese ose trajtuese kundër COVID-19.

Alkooli nuk është një pjesë e nevojshme e dietës suaj dhe nuk është pjesë e një stili jetese të shëndetshme, prandaj nuk duhet të jetë në listën tuaj të blerjeve.

Ushqime të mira dhe të përballueshme

Më poshtë është një përmbledhje e ushqimeve me vlera të larta ushqyese, të cilat janë përgjithësisht të përballueshme, të arritshme dhe kanë një jetë më të gjatë. Ju mund ta përdorni këtë listë në shtëpi gjatë vetë-karantinës ose qëndrimeve më të gjata në shtëpi.

Fruta dhe perime të freskëta

OBSH rekomandon të konsumoni minimumi 400 g (d.m.th. 5 porcione) frutash dhe perimesh në ditë. Agrumet si portokalli, mandarinat dhe limonët janë zgjedhje të mira, si dhe banane e mollë, të cilat gjithashtu mund të priten në copa më të vogla dhe të ngrira për konsum të mëvonshëm ose të shtohen në lëngje. Perimet me rrënjë si karotat, rrepat dhe panxhari, si dhe perimet si lakra, brokoli dhe lulelakra janë të ushqyeshme dhe nuk prishen shpejt. Hudhra, xhenxhefili dhe qepët janë gjithashtu mundësi e mirë për ti mbajtur në shtëpi, pasi ato mund të përdoren për të shtuar aromë në një shumëllojshmëri vaktesh.

Fruta dhe perime të ngrira

Të gjitha frutat e ngrira si manaferrat, ananasi dhe mango janë opsione të shkëlqyera, pasi ato ende përmbajnë nivele të larta të fibrave dhe vitaminave dhe shpesh janë më pak të shtrenjta se versionet e freskëta. Këto fruta të ngrira mund të shtohen në lëngje ose të hahen me kos të thjeshtë.

Perimet e ngrira janë ushqyese, të përgatitura shpejt dhe konsumimi i tyre mund të ndihmojë në arritjen e rekomandimeve, edhe kur ushqimet e freskëta janë të pakta.

Fasule të thata dhe të konservuara

Fasulet, qiqrat, thjerrëzat dhe bishtajoret e tjera janë burime të shkëlqyera ose proteina bimore, fibra, vitamina dhe minerale. Këto kanë një shumëllojshmëri përdorimi që nga gjellërat deri tek sallatat.

Drithëra dhe të tjera me bazë niseshte

Orizi dhe makaronat integrale, tërshëra, kuinoa dhe drithëra të tjera të parafinuara janë ushqime të shkëlqyera pasi kanë jetëgjatësi dhe mund kontribuojnë në marrjen e fibrave.

Rrënjët e niseshtesë siç janë patatet, patatet e ëmbla janë gjithashtu burime afatgjata dhe të mira të karbohidrateve. Këto duhet të pjekën në mënyrë ideale ose të ziejnë në avull.

Fruta të thata, arra dhe fara

Yndyrnat e pangopura janë një mundësi e mirë. Yndyra e tyre gjithashtu mund të shtohet në ushqime të tjera, pasi nuk kanë sheqer. Këto gjenden tek arrat, bajamet, lajthitë etj. Këto artikuj kanë jetëgjatësi.

Vezët

Vezët janë një burim i shkëlqyeshëm i proteinave, ushqyese dhe janë jashtëzakonisht të gjithanshme. Zgjidhni të ziera më shumë se sa të skuqura.

Perime të konservuara

Edhe pse perimet e freskëta ose të ngrira janë zakonisht opsioni i preferuar, perimet e konservuara si kërpudhat, spinaqi, bizelet, domatet dhe fasulet e gjelbra janë alternativa të mira për të siguruar një marrje të mjaftueshme e tyre. Mos harroni të zgjidhni, nëse është e mundur opsione me pak kripë.

Peshk i konservuar

Ton i konservuar, sardelet dhe peshqit e tjerë janë burim i mirë i proteinave dhe yndyrave të shëndetshme. Këto mund bëhen shtesë e sallatave, pastave ose bukës me drithëra. Nëse është e mundur, zgjidhni peshk të konservuar në ujë sesa vaj.

Qumështi

Produktet e qumështit ofrojnë një burim të lirë të proteinave dhe lëndëve ushqyese të tjera. Zgjedhja e qumështit me pak yndyrë është një mënyrë për të zvogëluar konsumin e yndyrave të ngopura, duke marrë gjithashtu të gjitha përfitimet e qumështit. Qumështi UHT në një mundësi e mirë pasi qëndron gjatë në raft Qumështi pluhur është një tjetër mundësi./Monitor