VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Pickimet e grerëzave – Trajtimet natyrale dhe mënyrat si t’i mbani larg

By | July 14, 2018

Komentet

Shega Devedishe – Shqiptarja që po mahnit Europën

Çaji me lëkurën e shegës përshkruhet si një nga çajrat më të shëndetshëm

Që nga lashtësia e deri në ditët tona, shega mban kurorën e frutit plot vlera shëndetësore dhe medicinale, simbol i shpresës dhe bollëkut.

Në Shqipëri shega është mijëra vjeçare. Gjurmët më të vjetra në trojet tona janë gjetur në Butrint si element dekorativ i mozaikëve.

Historikisht kjo pemë kultivohej në pjesën ballore të shtëpive: në oborre, në portën kryesore, rrëzë mureve të gurtë rrethues, për një pamje sa më të bukur.

Së bashku me shegën, aty rriteshin lule të ndryshme, që zbukuronin shtëpitë si një parajsë bimore.

Në fshatra, ende ruhet dhe ka filluar të ripërtrihet kjo traditë. Mbi të gjitha në këtë dekor unik, dallohet shega, si një bimë e brishtë, bukuroshe e përjetshme.

Shegët e Rralla Shqiptare

Shqipëria është me fat. Në vendin tonë rriten shumë lloje, forma apo hibride shegësh, të cilët kanë emërtime të ndryshme sipas zonave ku ato kultivohen.

Kështu veçojmë shegën Devedishe dhe Tivaresha e Shkodrës, shega e Elbasanit, e Lëzhës, Beratit, Gjirokastrës, Delvinës etj.

Por vitet e fundit është rritur shumë kërkesa për shegët Devedishe, të ëmblat plot vlera të Shkodrës.

Shega Devedishe është shumë e përhapur në Veri por edhe në disa zona të tjera. Emërtesat janë të ndryshme sipas zonave, si Devedyshe, Dividishe etj.

Lorenc Çoba, fermer në zonën e Shkodrës, thotë për AgroWeb.org se së fundmi ka rritur ndjeshëm kultivimin e shegëve Devedyshe, pas kërkesës së lartë për eksport.

‘Fillimisht i shisja në tregun vendas, për kërkesa për eksport është shumë fitimprurëse, thotë ai, ndaj ndihem krenar që shega jonë shkodrane na nderon në tregjet evropiane.’

Ekspertët e AgroWeb.org shpjegojnë se kjo shegë ka frut mesatar me hapësira të mëdha të mbushura plotësisht me kokrra të kuqe. Piqet në shtator – tetor dhe ruhet për rreth 6 muaj.

Ka një lëkurë paksa të ashpër dhe njihet për ëmbëlsinë e saj dhe aciditetin e ulët.

Në Veri, sidomos në Shkodër njihet edhe Tivaresha, e cila ka frut të madh aq sa një kokërr mund të arrijë 700 gramë.

E ëmbla e Çarshovës është një tjetër shegë me origjinë nga Çarshova e Përmetit.

Është e përhapur në Gjirokastër, Tepelenë dhe Delvinë. Rritet deri në 3 metra lartësi dhe kokrrra mesatare 150-200 gramë.

Shega piqet në muajin tetor dhe vjelja bëhet pak më përpara që të mund të mënjanohet caja e frutave nga rreshjet e para të vjeshtës.

Shëgët ruhen në temperature të freskëta 2 deri 3 gradë Celcius.

Prodhimi i shegëve është shndërruar në një burim të mirë të ardhurash për fermerët pasi. Kjo pasi janë hapur tregje të reja e të pa fund, dhe si rjedhojë kërkesat janë të mëdha.

Të dhënat e AgroWeb.org flasin për shtim serioz të hapësirave të fermave vendase që po kultivojnë me sukses varietetet shqiptare të shegës.

Vlerat shëndetësore të Shegës Dividishe

Shega Dividishe sipas ekspertëve të AgroWeb.org ka vlera të rralla shëndetësore. Fruti dhe lëngu i saj njihen për vlerat kurative në:

  • Parandalimin e sëmundjeve të zemrës
  • Forcimin e imunitetit
  • Parandalimin e plakjes së organizmit dhe lëkurës
  • Parandalimin e qelizave të dëmshme në organizëm
  • Për uljen e kolesterolit në gjak
  • Lufton dëmtimin e qelizave; parandalon degradimin e ADN-së qelizore

Gjyshet shqiptare, kur fëmijët sëmureshim nga gripi, apo të ftohtit, u jepnin lëng shege.

Kjo traditë vazhdon dhe ruhet edhe sot në familjet shqiptare.

“Demenca” sëmundja nga e cila vuajnë 50 milionë njerëz në botë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) bën të ditur se 50 milionë njerëz në mbarë botën vuajnë nga sëmundja ‘demenca‘ e cila ndikon në performancën mendore ndërsa parashikon se kjo shifër do të rritet në 152 milionë në vitin 2050.

Alzheimer, forma më e përhapur e demencës që ndikon në performancën mendore përcaktohet si një çrregullim neurodegjenerativ i shoqëruar me simptoma neuropsikiatrike dhe ndryshime në sjellje të karakterizuara nga një rënie në aktivitetet e përditshme dhe dëmtime në aftësitë njohëse.

Për sëmundjen e Alzheimer-it e cila shkakton dëme të rënda në indet e trurit kryesisht tek njerëzit dhe mbi 65 vjeç dhe e cila u përcaktua për herë të parë në vitin 1906 nga psikiatri dhe patologu gjerman Alois Alzheimer, ende nuk ka një diagnozë efektive dhe metodë të trajtimit.

Çdo vit, 21 shtatori festohet si “Dita Botërore e Alzheimer-it” me qëllim për të rritur ndërgjegjësimin dhe mbështetjen ndaj njerëzve që jetojnë me këtë sëmundje.

OBSH vlerëson se numri i të sëmurëve që vuajnë nga demenca në mbarë botën është 50 milionë dhe se në vitin 2030 kjo shifër do të rritet në 83 milionë dhe në 2050 deri në 152 milionë.

Organizata e cila vë në dukje që pavarësisht se mosha e avancuar është faktori më i fortë i rrezikut për demencën dhe se kjo sëmundje nuk është një pjesë normale e plakjes, thekson se demenca aktualisht është shkaku i shtatë që kryeson vdekjet në të gjithë botën.

Alzheimer vërehet në 2 deri në 4 për qind tek grupmosha mbi 65 vjeç dhe 20 për qind në grupmoshën mbi 85 vjeç.

Rastet e reja të demencës diagnostikohen 1 në çdo 3 sekonda

Simptoma më e dukshme e sëmundjes është pamundësia për të kujtuar ngjarjet e fundit. Me progresin e çrregullimit rritet humbja e aftësive njohëse, gjuhës në lidhje me lobet frontale dhe temporale, lëvizjet e holla motorike.

Organizata e cila paralajmëron se në çdo tre sekonda diagnostifikohet një rast i ri i demencës, potencon se Alzheimer e cila cilësohet si “tmerri i shekullit 21” është një nga krizat më të rëndësishme shëndetësore globale dhe sociale.

OBSH-ja tërheq vëmendjen se pavarsëisht se rreth 50 milionë njerëz në mbarë botën jetojnë me demencë, vetëm disa vende aktualisht kanë plane kombëtare për demencën. Po ashtu organizata fton shtetet anëtare të formulojnë politika gjithëpërfshirëse publike për të përmirësuar cilësinë e jetës së pacientëve që vuajnë nga demenca dhe të kujdestarëve të tyre për të rritur qasje të drejta të tyre në shërbime.

Sipas indeksit që institucioni Ndërkombëtar për Sëmundjen Alzheimer (ADI) dhe Koalicioni Global mbi Plakjen (GCOA) kanë publikuar në një konferencë që kanë zhvilluar në muajin korrik në SHBA, bëhet e ditur se si rezultat i plakjes së popullsisë në vitin 2050, rreth 70 për qind e njerëzve me demencë do të jenë në vendet në zhvillim.

Sipas të dhënave të fundit nga OBSH-ja, kostoja e demencës në ekonominë botërore është 818 miliardë dollarë. Për të tërhequr vëmendjen ndaj seriozitetit të situatës organizata ka thënë se “Nëse demenca do të ishte një vend, do të ishte ekonomia e 18-të më e madhe në botë. Nëse do të ishte një kompani, do të ishte kompania më e madhe në botë duke tejkaluar Apple-n me të ardhura vjetore (742 miliardë dollarë) dhe Google-n me të ardhura vjetore (368 miliardë dollarë).

Studim i ri mbi përfitimet dhe pasojat e përdorimit të aspirinës

Dihet se marrja e një doze të vogël aspirine çdo ditë i ndihmon ata që kanë patur goditje në zemër. Por një studim i ri ka gjetur se për shumicën e njerëzve rreziqet janë më të pakta se sa përfitimet nga përdorimi i aspirinës.

Ndërsa shumë njerëz përdorin aspirinën kur kanë dhimbje koke apo të muskujve, mjekët prej kohësh rekomandojnë marrjen ditore të një doze të vogël aspirine për parandalimin goditjeve në zemër, tru apo problemeve në zemër për ata që janë prekur nga këto sëmundje. Mjekja Holly Anderson është me qendrën mjekësore Weill Cornell në spitalin Presbyterian të Nju Jorkut.

“Është e qartë se njerëzit që kanë patur goditje në zemër, apo e goditje në tru, përfitojnë nga marrja e përditshme e një doze të vogël aspirine. Është shumë e rendësishme sepse redukton rrezikun nga një tjetër goditje në zemër apo tru dhe mund të zgjat jetën.”

Një hulumtim i ri madhor ka testuar nëse aspirina mund të ndikojë në parandalimin e problemeve të para në zemër. Rezultatet e tre studimeve të veçanta japin një përgjigje negative.

Një studim analizoi 12 mijë pacientë që paraqisnin rreziqe të moderuara për probleme në zemër si rezultat i tensionit të lartë të gjakut, kolesterinës apo pirjes së duhanit. Rezultatet nuk treguan përfitime, ndoshta për shkak se ata po merrnin ilaçe të tjera që ulnin rrezikun gjithsesi.

Doktor J. Michael Gaziano punon në qendrën mjekësore “Brigham and Women’s Hospital” në Boston të shtetit Masaçusets.

“Rreziqet e një personi ndryshojnë me kalimin e kohës dhe një pjesë e ndryshimit rezulton nga veprimet që bëjmë për të menaxhuar faktorët dhe kujdesi për ta kur shfaqin simptoma.”

Një tjetër studim me mbi 15 mijë të rritur me diabet gjeti se përfitimet nga aspirina ishin më të vogla se rreziqet e mëdha nga gjakderdhjet serioze. Jane Armitage është me Universitetin e Oksfordit.

“Vumë re një rritje me pothuajse 30 për qind të rrezikut për gjakderdhje me pasoja serioze të shtrimit në spital. Gjakderdhje kryesisht në stomak, ose në sy apo tru. Gjakderdhja në sy mund të sjellë pasoja verbimi.”

Bazuar në këto studime të publikuara në “Shoqërinë Evropiane të Kardiologjisë”, këshillat mbeten të njëjta, mjekët thonë se aspirina më së miri sjell përfitime për njerëzit e prekur nga sëmundjet e zemrës.

Lista e ilaçeve që dëmtojnë fort trurin dhe kujtesën

Çdo lloj ilaçi i marrë me recetë mund të shkaktojë një lloj rreziku shëndetësor

Numri i njerëzve që pësojnë efekte anësore dhe komplikime të shkaktuara nga barnat dhe ilaçet është tronditës.

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetit janë më shumë se 1.5 milion raste të regjistruara në botë.

Çdo lloj ilaçi i marrë me recetë mund të shkaktojë një lloj rreziku shëndetësor.

Humbja e kujtesës është një nga efektet anësore më të zakonshme. AgroWeb.org ju sjell një informacion shumë të rëndësishëm mbi gjithçka duhet të dini.

Qetësuesit dhe Ilaçet e Gjumit

Është vërtetuar nga raste të shumta që pilulat e gjumit mund të shkaktojnë humbje të kujtesës. Ambien është një nga ilaçet më të përdorura që shkakton këtë problem madje është quajtur edhe “ilaçi i harresës”.

Njerëzit që përdorin këtë medikament përjetojnë halluçinacione; ecin në gjumë, madje ngasin makinën po në gjumë.

Marrja e këtij ilaçi për trajtimin e problemeve të gjumit nuk i jep trurit gjumin ripërtëritës që ka nevojë për të riparuar dhe ruajtur vetë.

Ajo shkakton gjendje të ngjashme me të qenit i dehur ose të qenit në koma.

Mjekimet me Statina

Ilaçet më të këqija për trurin janë barnat statine të cilat përdoren për uljen e niveleve të kolesterolit.

Truri ka nevojë për kolesterolin për funksionimin e duhur, për kujtesën, të mësuarit dhe të menduarit e shpejtë. Këto barna mund të rrezikojnë seriozisht shëndetin e trurit dhe kujtesën.

Mjekimet me Ilaçet ANTI

Antihistaminikët, antibiotikët, antihipertensivët, ilaçetet kundër depresionit, antipsikotikët, antispasmodikët dhe të gjitha medikamentet e tjera që fillojnë me ANTI-ndikojnë në nivelet e acetilkolinës.

20 Ilaçet me efekt anësor Humbjen e Kujtesës

Antidepresantët triciklik • Ilaçet e tensionit të lartë • Metildopa • Mjekimet kundër dhimbjeve me përmbajtje heroine, kodeine, morfine • Ilaçet e kemioterapisë • Interferonet • Antipsikotikë si Haldol ose Mellaril • Epileptikët si Fenitoin ose Dilantin • Ilaçet e ankthit si Seconal, Phenobarbital, Amytal, Nembutal • Antihistaminikët • Quinidine • Beta Bllokuesit sidomos për glaukomën • Antibiotikët • Naproxen • Litium • Steroidet • Insulina • Pilula gjumi si Sonata, Ambien, Lunesta • Ilaçet e Parkinsonit si glikopirrolat, skopolamina, atropina • Ilaçet qetësuese si benzodiazepinat Ativan, Dalmane, Valium, Xanax.

Sipas Mount Sinai School of Medicine në SHBA, këto janë 20 barnat që dihen që shkaktojnë humbje të kujtesës.

Gjithmonë konsultohuni me mjekun tuaj përpara se të merrni ndonjë ilaç, veçanërisht këto lloje të barnave.

Para se të vendosni t’i përdorni ato, përpiquni t’i trajtoni problemet natyrshëm me përbërës dhe mjete natyrale, të keni aktivitet të rregullt fizik dhe të ndryshoni stilin e jetës./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Zbulohen neuronë në veshin e brendshëm

Pas një hulumtimi të zhvilluar mbi minjtë janë zbuluar neuronë të rinj në veshin e brendshëm.

Hulumtimi është zhvilluar nga shkencëtarët e Institutit Karolinska në Suedi, në sistemin e dëgjimit periferik janë zbuluar të neuronë që më parë nuk diheshin.

Shkencëtarët më parë qelizat nervore në kërmillin e veshit i ndanin si neuronë Type 1 dhe Type 2, ndërsa me hulumtimin nxorrën në pah se neuronët Type 1 përfshijnë 3 lloje të ndryshme të qellizave.

“Tashmë e dimë se në sistemin qendror dëgjimor shkojnë 3 rrugë të ndryshme. Ne gjetëm detaje se cilat gjene janë aktive në çdo lloj qelize”, ka thënë lideri i ekipit hulumtues, Francois Lallemend.

Rezultatet e hulumtimit janë publikuar në revistën “Nature Communications”. aa

Komunikimi me foshnjat rrit aftësitë e tyre vite më pas

Biseda me foshnjat ose leximi i librave para tyre ndihmon në rritjen e intelektit dhe aftësitë e të menduarit vite më pas, ka treguar një studim.

Studimi i publikuar në revistën “Pediatrics” ka treguar se fëmijët me të cilët është komunikuar gjatë foshnjërisë kanë shfaqur në teste intelekt (IQ) dhe aftësi gjuhësore dhe mendore më të lartë në shkollë të mesme.

Kryesuesja e studimit, Jill Gilkerson, ka nënvizuar se faktor i rëndësishëm në arritjen e suksesit në të ardhmen nuk është përdorimi i fjalëve të vërteta te fëmijët, por ofrimi i mundësisë që ata të japin përgjigje.

“Prindërit duhet të jenë të vetëdijshëm për rëndësinë e bashkëveprimit me fëmijët në moshë shumë të vogël”, ka thënë Gilkerson.

Gilkerson dhe ekipi i saj, i cili ka synuar të zbulojë nëse komunikimi në moshë të hershme ka ndikim te fëmijët në shkollë të mesme, nisi fazën e parë të studimit në vitin 2006, duke vëzhguar rreth 150 familje me fëmijë të moshës mes dy dhe 36 vjet nga rajoni i Denverit.

Ekipi ka përdorur program për analizë gjuhësore, duke arritur të regjistrojë fjalët e të rriturve gjatë ditës, zërat e fëmijëve dhe ndërveprimet gjatë bisedave.

Programi ka regjisturar aktivitet 12-orësh një herë në muaj, për gjashtë muaj rresht.

Studiuesit kanë testuar aftësitë gjuhësore dhe mendore të fëmijëve pjesëmarrës kur kanë arritur moshën mes nëntë dhe 14 vjeç. Komunikimet reciproke në periudhën 18-24 muajsh ka përbërë 14-27 për qind të ndryshimeve të intelektit dhe aftësive gjuëshore dhe mendore të fëmijëve.

Gilkerson po ashtu ka potencuar se mosha 18-24 muajsh te foshnjat ka rëndësi të madhe për zhvillimin e fëmijëve të vegjël dhe për arritjen e rezultateve afatgjate.

“Shumë ndryshime të veçanta zhvillimore ndodhin në këtë periudhë. Ata mësojnë shumë fjalë dhe i bashkojnë ato për të formuar fjali”, ka thënë Gilkerson. aa

Studim i ri për bylmetet: janë të nevojshme për dietën ditore

Konsumimi i deri tre porcioneve me prodhime bylmeti në ditë mund të jetë me përfitime për shëndetin. Ky është përfundimi i një studimi të kryer në Kanada. Studjuesit thonë se ky zbulim lidhet me nivelin e sëmundjeve kardioavaskulare. Por mjekët thonë se përfundimet e këtij studimi nuk e justifikojnë ndryshimin në masë të udhëzimeve të ushqyerjes, që këshillojnë pakësimin e bylmeteve me yndyrë të plotë.

Raporti i fundit lidhur me konsumimin e produkteve të bylmetit ndoqi mënyrën e ushqyerjes së 130 mijë njerëzve në 21 vende të botës, në mbi 5 kontinente, për një periudhë 9-vjeçare.

Një nga krahasimet kryesore të studimit ishte mes grupit të njerëzve që nuk konsumonin produkte bylmeti dhe atyre që konsumonin më tepër: deri në 3,2 porcione bylmeti në ditë. Doli se konsumatorët më të mëdhenj të bylmeteve ishin në Amerikën Veriore dhe në Europë, ku njerëzit konsumonin mbi katër porcione në ditë.

Sipas autorëve të studimit, një porcion normal bylmeti mund të jetë një gotë qumësh prej 244 militrash, një gotë kosi prej 244 militrash dhe një copë djathi prej 15 gramësh, ose një lugë e vogël gjalpë, prej 5 gramësh.

Ekipi i studjuesve të Universitetit McMaster arriti në përfundimin se grupi që konsumonte më tepër bylmet pati nivele më të ulëta të kolesterolit dhe prekej më pak nga ishemia cerebrale. Ky grup po ashtu kishte nivelin më të ulët të vdekshmërisë.

Autorja kryesore e studimit, Dr. Mahshid Dehghan, nga Universiteti “McMaster” i Ontarios, thotë se ekipi i studjuesve e përqëndroi studimin kryesisht tek njerëzit që nuk konsumojnë bylmet në dietën e tyre të përditshme:

“Historia e yndyrnave të saturuara ka filluar shumë kohë më parë: përfundimi ka qenë se produktet me nivel të lartë të tyre ngrenë nivelin e kolesterolit, që shkakton arteriosklerozën dhe kjo e fundit është përgjegjëse për sëmundjet koronare të zemrës; por studimet e mëparshme nuk merrnin në konsideratë pasojat e yndyrnave të saturuara tek komponentët e tjerë lipidë të gjakut, si dhe tek faktorët e tjerë të rrezikut,” – thotë Dehghan.

Ky studim është në nivel vëzhgues, që do të thotë se studjuesit i nxorën konkluzionet të lidhura me faktorë të tjerë, pra ata nuk kanë hyrë në mekanizmat që sjellin këtë rezultat.

Sipas autorëve të Universitetit McMaster, ne harrojmë shumë nga komponentët e dobishëm që përmbajnë produktet e bylmetit. Në mesin e tyre janë amino acidet, vitaminat K1 dhe K2, si dhe kalçiumi, potasiumi dhe magnezi.

“Ne vumë re se në mesin e personave që nuk konsumonin fare produkete bylmeti, rreziku i vdekshmërisë, apo i sëmundjeve kardiovaskulare, kryesisht ishemia cerebrale, vdekja nga sëmundjet kardiavaskulare dhe ato jo kardiovaskulare, është më i lartë”, tha studjuesja Dehghan

Studjuesja thotë se bazuar tek ky studim, njerëzit që konsumonin bylmet ishin 10 për qind më pak të rrezikuar nga shumica problemeve shëndetësore. Rreziku për ishemi cerebrale ishte 34 për qind më i vogël se tek personat që nuk konsumojnë bylmet. Por ajo shtoi se pjesëmarrësit në studim nuk konsumonin më tepër se tre porcione bylmeti të ditë.

Disa kritikë të studimit kanë ngritur pikëpyetje të ndryshme. Një prej tyre është Dr.Jimmy Chun Yu Loui i Universitetit të Hong Kongut. Ai argumenton se në studim janë përfshirë njerëz nga India, apo Kina, që kanë patur një zhvillim të madh ekonomik në 10 vitet e fundit dhe struktura ushqimore e tyre ka ndryshuar gjatë kësaj kohe. Pra, sipas tij 9 vjet nuk janë të mjaftueshme që një studim të arrijë në konkluzione

Në kushtet kur flitet shumë për problemin e obezitetit, ky studim mund të shkaktojë konfuzion tek njerëzit. Por autorët thonë se ai nuk u bën thirrje njerëzve të konsumojnë në masë produkte me sasi të lartë yndyre, si djathi dhe gjalpi. Ata thonë se bylmetet janë një burim i rëndësishëm energjie, por kjo nuk do të thotë që njerëzit të konsumojnë shumë racione në ditë. sipas studjuesve kanadezë, konsumimi me masë, i produketeve të bylmetit, është gjithmonë rruga që duhet ndjekur.

“Terapia me muzikë” dritë shprese për çrregullimet e gjumit

Akademiku nga Departamenti i Fiziologjisë në Spitalin e Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit Trakya në Edirne të Turqisë Prof. Dr. Levent Öztürk dhe terapeutja e muzikës e cila jeton në Gjermani Duygu Duran Orlowski kanë arritur rezultate të sukseshme në hulumtimin e tyre për zgjidhjen e problemit të gjumit të një fëmije me retardim mendor nëpërmjet terapisë me muzikë.

Prof. Dr. Öztürk, i cili njëkohësisht është kryetar i Shoqatës së Terapive të Aplikueshme me Muzikë në Edirne, në një prononcim për Anadolu Agency (AA) tha se studimi shkencor i kryer së bashku me terapeuten e muzikës Duygu Duran Orlowski e cila jeton në Gjermani, është bërë dritë shprese për fëmijët të cilët kanë probleme me gjumin.

Öztürk bën të ditur se në studimin e kryer, gjumi i fëmijës me retardim mendor, e cila kishte probleme me gjumin, vetëm me terapi të muzikës pa përdorur fare ilaçe, është kthyer në normalitet. Ai njofton se studimi i tyre është pranuar për publikim në revistën ndërkombëtare Sleep Medicine.

Ai thotë se studimi i tyre mbi vajzën 8 vjeçare me retardim mendor ka rezultuar me sukses. “Për ballafaqimin e problemeve të gjumit tek fëmijët me retardim mendor zakonisht përdoren ilaçet. Në mesin e tyre është melatonina, ilaçet për gjumë dhe ilaçet për qetësim. Me këtë kliente të moshës 8 vjeçare e cila ankohej nga pagjumësia dhe gjumi i parregullt u dha mundësia që për herë të parë vetëm me terapi të muzikës pa përdorur fare ilaçe të bëhet rregullimi i gjumit”, tha Öztürk.

Sipas tij, është vendosur që të dhënat e përfituara nga ky rast të publikohen në revistën ndërkombëtare Sleep Medicine. Öztürk tha se me këtë është konfirmuar se praktika e terapisë së muzikës mund të përdoret me baza shkencore në çrregullimet e gjumit të fëmijëve të moshës fëmijërore.

“Vendin e gjuhës po e marrin notat”

Öztürk thotë se muzika mund të përdoret si një mjet trajtimi për problemet e gjumit te fëmijët të cilët kanë retardim mendor. “Komunikimin të cilin nuk e arritëm ta formojmë me gjuhë, e pamë se po e formojmë me muzikë. Me muzikën e përdorur ne arritëm që të eliminojmë agjitacionin e pacientes, të formojmë mjedisin e besimit dhe pas fitimit të besimit arritëm të qetësojmë pacienten. Me këtë u mundësua lehtësimi i fjetjes së saj nën shoqërim të muzikës. Ndikimet e kësaj reflektuan edhe në shtëpi dhe ajo arriti që të bie në gjumë edhe në shtëpi”, shpjegon ai.

Ai vuri në dukje se terapia e muzikës përdoret nga e kaluara e deri në ditët e sotme në sëmundje të ndryshme. Öztürk thekson se qëllimi i tyre është të shërojnë të sëmurët duke e bashkuar terapinë e muzikës me mjekësinë moderne.

HOROSKOPI E PREMTE 7 SHTATOR 2018

Do ta keni të vështirë të përqendroheni në punën tuaj. Një çështje dashurie ju shkakton shumë stres. Sa i përket financave suksesi është i mundur nëse i kushtoni vëmendje shpenzimeve.

Do ta keni të vështirë që të kontrolloni emocionet tuaja, por mos u bëni negativë ndaj njerëzve që janë jush pasi rrezikoni që të mbeteni vetëm. Mos iu dorëzoni kërkesave emocionale të të dashurit tuaj.

Problemet që lidhen me shëndetin mund të shkaktojnë siklet dhe ankth. Stresi nuk i bën mirë askujt. Të gjitha investimet financiare duhet të bëhen me kujdes dhe me konsultim të duhur për të shmangur humbjet e panevojshme.

Një marrëveshje e re financiare do të finalizohet duke ju sjellë më shumë të ardhura. Një partneritet i ri do të ishte premtues sot. Një ditë për lëvizje të kujdesshme në dashuri.

Situatë e mirë financiare për të lindurit në shenjën tuaj. Nëse keni investuar ne projekte të qëndrueshme ekonomike gjasat janë që të merrni te ardhura të mira. Edhe në dashuri do të merrni mesazhe pozitive.

Përdorni terapinë buzëqeshje për të kuruar sëmundjet që kanë të bëjnë me dashurinë. Ju duhet të kurseni paratë për të ardhmen, përndryshe do të futeni në telashe financiare.

Ditë e mirë për të vizituar një avokat dhe për të marrë disa këshilla ligjore. Sot, do ta kaloni kohën më të mirë të jetës tuaj me bashkëshortin ose bashkëshorten. Do të keni fat në çështjet e parave.

Shëndeti i prindërve mund të shkaktojë shqetësim. Përdorni idetë tuaja inovative për të bërë disa para shtesë. Ka shumë gjasa që të përballeni me kritika në shtëpi për shkak të sjelljes tuaj të pakujdesshme.

Shmangni agresivitetin veçanërisht në vendin e punës. Mirësjellja nuk është aspak dobësi, përkundrazi. Në dashuri duket se kohët e fundit keni kaluar një periudhë të vështirë.

Ka të ngjarë të gëzoheni për suksesin e njerëzve të tjerë duke i lavdëruar ata. Por ndërkohë ende nuk po shikoni frytet e punës tuaj. Ndoshta nuk po e përdorni të gjithë potencialin tuaj.

Shmangni stresin dhe tensionin, sepse rrezikoni të dëmtoni shëndetin. Sa i përket parave tregoni shumë kujdes, sepse mund të shkaktoni gropa financiare të riparueshme. Edhe në dashuri do të duhet të prisni pak më shumë.

Tregoni më shumë angazhim në çështjet e dashurisë. Mos u tregoni kokëfortë. Toleranca është diçka pozitive. Në punë një person që e keni konsideruar armik do të rezultojë një aleat shumë i mirë.

Gjethet e lakrës si kurë kundër dhimbjeve të kokës – Si t’i përdorni

Shumë prej përbërësve të lakrës janë anti-irritantë dhe antibiotikë të fuqishëm

Dhimbjet e kokës dhe migrenës janë tepër të forta sa e drobisin njeriun në atë pikë që nuk duron dot as dritë e as tingullin më të vogël.

Përdorimi i medikamenteve ofron lehtësim të dhimbjeve, por gjithësesi agonia e tyre do kohë të shuhet.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për kurën natyrale me gjethet e lakrës të cilat e mundin dhimbjen.

Shumë prej përbërësve të lakrës janë anti-irritantë dhe antibiotikë të fuqishëm.

Ato zgjerojnë kapilarët e gjakut në zonën e trupit ku vendosen dhe rrisin qarkullimin e gjakut.

Falë rritjes së qarkullimit në këtë pjesë të kokës, dhimbja lehtësohet dhe agonia shuhet.

Si T’i Përdorni Gjethet E Lakrës Kundër Dhimbjeve Të Kokës

Merrni një lakër mesatare dhe hiqni gjethet në sipërfaqe të saj.

Merrni disa gjethe në brendësi të lakrës, lajini mirë dhe shtypini sa të formoni një pastë.

Masën e formuar vendoseni në një napë të pastër, mbështilleni mirë dhe vendosenin në zonën e kokës që ju dhemb.

Shtrihuni dhe përpiquni të qetësoheni.

Mbajeni napën deri sa grimcat e lakrës të përthahen.

Kur gjethet e lakrës të jenë tharë, përgatisni një napë të re dhe vazhdojeni kurën.

AgroWeb.org rekomandon që gjatë kësaj kohe pini sa më shumë ujë.

Shkaktarët E Migrenës

Shpesh migrena shpërthen si pasojë e disa ushqimeve të konsumuara në 24 orëshin e fundit.

Shumë dhimbje te disa njerëz nxiten nga konsumi i ushqimeve të bulmetit, mishit, kafeinës, çokollatës dhe verës së kuqe.

AgroWeb.org këshillon të evitoni këto ushqime nëse keni dhimbje koke të shpeshta.

Kura Natyrale Me Arrëmyshk 

Ekspertë të mjekësisë alternative rekomandojnë përzierjen e arrëmyshkut pluhur apo siç njihet arra moskat, me ujë dhe formimin e një paste, të cilën mund ta vendosni në zonën e dhimbjes.

Arrëmyshkun apo arrën moskat e gjeni në pikat e shitjes së erëzave apo në supermarkete.

Ajo ka aftësi të mëdha qetësuese për trurin dhe trupin.

Masazhi me pastën e arrëmyshkut në zonën e ballit dhe anash tij do ju qetësojë./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

A ndihmojnë arrat për shëndetin e zemrës – Sasia që ju duhet

Yndyrnat e mira që gjenden te arrat ulin nivelin e kolesterolit të keq

Arrorët, si pjesë e një regjimi të shëndetshëm ushqimor janë shumë të dobishme për shëndetin e zemrës.

Arrorët përmbajnë acide yndyrore mono-të-pangopura dhe shumë ushqyes të tjerë.

Për më tepër, ato mund t’i konsumoni ndërmjet vakteve shumë lehtë, ndonëse përmbajnë shumë kalori.

Për këtë arsye, AgroWeb.org rekomandon që të jeni të kursyer në racione.

Pavarësisht kësaj, arrat janë më të mira se sa një ushqim tjetër me yndyrë ose kripë.

A e Ndihmojnë Arrat Zemrën?

Arrorët janë të mirë për shëndetin e zemrës dhe ulin rrezikun e vdekjes së parakohshme nga sëmundjet e zemrës.

Ato mund të quhen të rrezikshme vetëm nëse jeni alergjikë ndaj tyre, në të kundërt duhet t’i bëni pjesë të regjimit tuaj ushqimor.

Një nga mënyrat se si arrorët ju ndihmojnë të mirëmbani shëndetin e zemrës është se ulin nivelin e kolesterolit të keq.

Ky i fundit luan një rol kryesor në bllokimin e enëve të gjakut.

Ngrënia e tyre ndihmon në uljen e gjasave të mpiksjes së gjakut falë së cilës zemra pëson një atak fatal.

Vlerat Fantastike Të Arrorëve

Arrorët janë të pasur me proteina por edhe me disa prej substancave më të shëndetshme. Lexojini të renditura nga AgroWeb.org si më poshtë:

Yndyrnat E Pangopura

Yndyrnat e mira që gjenden te arrat ulin nivelin e kolesterolit të keq.

Acidet Yndyrore Omega-3

Këto acide gjenden kryesisht tek peshqit dhe arrorët.

Acidet yndyrore janë të shëndetshëm për zemrën dhe mbi të gjitha parandalojnë luhatjet e rrezikshme të rrahjeve të zemrës.

Fibra

Të gjithë arrorët përmbajnë fibër që ndihmon në uljen e kolesterolit.

Fibra luan një rol kryesor edhe në parandalimin e diabetit të tipit 2.

Vitamina E

Kjo vitaminë parandalon bllokimin e enëve të gjakut e cila shkakton sëmundje koronare.

Sterolet Bimore

Këto substanca ndihmojnë në uljen e kolesterolit.

Ato shtohen në produkte si margarina ose lëngu i portokallit për t’i bërë ato më të shëndetshme.

Këto substanca gjenden natyralisht edhe tek arrorët.

L-Arginine

Kjo substancë përmirëson shëndetin e enëve të gjakut dhe i bën ato më fleksibël dhe më pak të rrezikuar nga problemet në qarkullim.

Sasia E Shëndetshme E Arrorëve

80 përqind e përmbajtjes së arrorëve janë yndyrna.

Ndonëse pjesa më e madhe e këtyre yndyrnave janë të shëndetshme, ato duhen ngrënë pa e tepruar.

Sasia e shëndetshme është 4 racione 40 gramëshe me arra në javë.

Myku i thonjve, kurat e duhura natyrale për një trajtim efikas

Soda e bukës pengon përhapjen e mykut të thonjve

Myku i thonjve është jo vetëm bezdisës por edhe i dhimbshëm.

Ai karakterizohet nga inflamacioni, dhimbjet, enjtja e gishtit, zverdhja dhe plasaritja e thoit ose thonjve.

Ky myk shfaqet për arsye të ndryshme.

Disa prej tyre janë imuniteti i dobët, djersitja e tepërt, higjena, çorapet sintetike dhe ekspozimi ndaj lagështisë.

Edhe trajtimet e këmbëve siç është pedikyri mund të konsiderohet një shkak i shfaqjes së mykut të thonjve.

Kjo ndodh sepse mjetet e përdorura për këto trajtime nuk sterilizohen siç duhet.

Përveç medikamenteve përkatëse që kanë efekte anësore, mund të përdorni edhe disa bimë mjekësore, vajra natyralë, lëngje frutash e të tjerë që zgjidhin këtë problem.

Uthulla E Mollës

AgroWeb.org ju këshillon të bëni një banjë për këmbët duke përzier një filxhan me uthull molle dhe një filxhan me kripë të trashë në 6 filxhanë me ujë të ngrohtë.

Banjën e këmbëve duhet ta bëni dy herë në ditë për të paktën 30 minuta.

Vaji Esencial I Portokallit

Këtë vaj esencial mund ta përdorni çdo ditë për të lyer thonjtë dhe kuruar infeksionin.

Lyejini thonjtë dhe mbajini këmbët me vaj për të paktën një orë.

AgroWeb.org ju vë në dukje se vaji esencial i portokallit mund të jetë shumë i fortë për njerëzit me lëkurë të ndjeshme, ndaj në këtë rast mund ta përzieni me vaj ulliri.

 Mielli I Misrit

Misri në vetvete përmban një lloj myku që nuk i bën dëm njeriut por është shkatërrimtar për shumicën e parazitëve që shkaktojnë infeksion tek njerëzit.

Përzieni një filxhan me miell të bluar trashë dhe 2 litra ujë.

Pas një ore futeni këmbën e infektuar në këtë tretësirë dhe mbajeni për gjysëm ore ose më shumë.

AgroWeb.org ju këshillon që këtë kurë ta përsërisni sa herë të dëshironi.

Soda E Bukës

Myku ka nevojë për një mjedis acidik që të shpërthejë plotësisht.

Soda e bukës e pengon këtë gjë.

Përziejeni me ujë dhe më pas me këtë pastë lyeni thoin e infektuar dy herë në ditë.

Vaji I Arrës Së Kokosit

Vendosni një shtresë të hollë të vajit të arrës së kokosit mbi thoin e infektuar dhe mbajeni për të paktën 15 minuta.

Ky vaj është i shkëlqyer për lëkurën ndaj mund ta përdorni sa herë të dëshironi.

Vaji I Rigonit

Vaji i rigonit është efikas kundër disa llojeve të mykut.

Përzieni disa pika të vajit të rigonit në një lugë çaji me vaj ulliri dhe lyeni thoin e infektuar.

Probiotikët

Prishja e ekuilibrave të baktereve në stomak krijon një mjedis të favorshëm për shumë baktere dhe infeksione.

Nëse jeni të prirur ndaj mykut, AgroWeb.org ju këshillon të merrni në konsideratë edhe marrjen e probiotikëve shtesë me rekomandimin e mjekut.