VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Pianoja – Poezi nga Else Lasker-Schüler – Përktheu: Skënder Buçpapaj

By | December 9, 2017

Komentet

Dhe ikim ikim ikim – Poezi nga PETRO MARKO

Mbase ikim ikim ikim
Nga dhomat e mbushura ofshamë
Dhe dalim shesheve
Po sheshet janë të lara në gjak

Ndodh largohemi nga rrugët
Që klithin në fytyra fëmijësh
Dhe i mbyllim sytë

Kur Mezia i ngul ushtën
Demit tonë të Zi
Në Mozomazinë e përhumbur
Dheu na rrëshqet nën këmbë

Deri kur – Poezi nga PETRO MARKO

Deri kur i arratisur
i pastrehe ne mergim
deri kur, o shpresengrysur,

do te endesh padrejtim?
kthehu lumemadh ne atdhe,
mbaje ne gji ate flamur
qe valon i fshehte atje!
behu burre! Po deri kur…

Një rreth me pika – Poezi nga JAMARBËR MARKO

Një rreth me pika, kuadrate e presje
Rreth me thika, flakë e zgjuarsi
Me kohë zjarri, thyerje, thjeshtësie,
Me presje e pika
Me kukulla
Rrudha
Hije
Dhe fije me kohë
Për t’u kthyer
i lidhur prej saj.

Hekur dhe gjak – Poezi nga JAMARBËR MARKO

Hekur

Anija e parë kozmike

Hekur

Plumbat në plagë

Hekur

Veglat në sallën e operacionit

Hekur

Lidhen duart e lira

Hekur

Akrepat e orës

Hekur dhe gjak

Gjak

Për të shkrirë hekur

Macja – Poezi nga JAMARBËR MARKO

Sytë e maces

Thellë depërtojnë këtë shtëpi

Në ëndrrat e saj

Dielli ka fshehur ca ngrohtësi

Dhe

Tërheq me kujdes këtë cep qielli

Mbuloj fytyrën dhe ndjej

Frymëmarrjen e ngrohtë

Që del me vështirësi

Nga yjet e qëndisur…

Tani sapo panë

Poshtë në lumë

Macen e mbytur

Dhe sytë e saj të hapura

Ku dielli ka fshehur ca ngrohtësi

Qetësisht i ndërgjegjshëm – Poezi nga JAMARBËR MARKO

Shtrati ka vdekur, ka kohë.

Mua koha s’më nevojitet më

Mua më duhet harrimi i vetvetes.

Të tjerët le të jenë të arsyeshëm

Arsyeja do t’u hapë atyre

Mjaft lëmshe të pazgjidhshëm

Vetëm mua më duhet

Shtrati i vdekur

S’ka aspak ngjashmëri midis meje dhe jush

Ju jeni arsyeja e mbushur me stërhollime

Unë pres që arsyeja të hapë një vend

Mua

Më duhet

Sa e tmerrshme

Mua

S’më… duhet

… asgjë

Shtrati i duhet një të vdekuri

të… pa… varrosur

Në dhomën time tek tavolina e vogël – Poezi nga JAMARBËR MARKO

Përsëri këta trëndafilët

Dhe përsëri këta trëndafilët

Çuditërisht të mrekullueshëm dhe të papërfillshëm

Si ditët dhe ngjarjet

Si njerëzit e mëdhenj dhe si lypësat

Me krenarinë lavdinë dhe mërzitjen

Përsëri këta trëndafilët

Dhe përsëri këta trëndafilët

Si gjithmonë përsëri

Si njerëzit dhe lavditë

Atë çka nuk e shpreh dot

Ai që lyp gjithshkanë

Dhe e ka gjithshkanë me vete për pak kohë.

DOLI NGA SHTYPI NUMRI 10 I THESARIT KOMBËTAR JUBILAR…

 

Ky numër i librit Thesar kombëtar i mërgatës shqiptare në Suedi është numri 10 – pra numër jubilar.

Pse këta libra që mbajnë titullin “Thesar kombëtar i mërgatës shqiptare në Suedi” janë thesarë? A thua a janë thesarë?

Nëse marrim parasysh brumin i cili është botuar në Thesarët… e gjertanishëm dhe vlerësimet që u janë bërë Thesarëve tanë kombëtar nga akademikët, doktorët e shkencave, studiuesit, kritikët e shumë, shkencëtarët, personalitetet eminente të shumë fushave jetësore në tërë gjeografinë shqiptare, vlerësimet nga referuesit me rastin e përurimit të tyre në Prishtinë, Tiranë, Boletin, Tetovë, Ulqin, Mitrovicë, Prizren, Pejë, Strugë, Therandë, Suedi, Zvicër, Gjermani dhe vende të tjera, atëherë askush nuk mund të ngelë më anësh pa e pohuar me shpirt e zemër se thesarët tanë janë thesarë dhe xhevahirë të vërtetë. Pra, qartazi shihet se me të vërtetë Thesarët… janë thesare të çmuara shkencore të cilat kanë lënë dhe do të lënë gjurmë shqiptare e atdhetare në Suedi dhe në tërë Shqiptarinë me vlera të cilat do t´u shërbejnë edhe gjeneratave të ardhme. I tillë është edhe kyu numër – numri 10.

Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi, gjer më sot me një punë të përbashkët dhe me përkushtim kolektiv ka nxjerrur në dritë dhjetë numra të Thesarëve… me rreth 8000 faqe.

Secili vëllim i Thesariut… e edhe ky që mban numrin 10 ka ndriçuar  veprimtarinë së pakursyeshme të shqiptarëve të cilët në trollin e Suedisë u angazhuan me mish e me shpirt për të vënë gurë në themelin e shtetit që quhet Kosovë. Kjo është arritur lehtë për arsye se ka pasur shumë veprimtari, shumë angazhime, ka shumë materiale dhe më shumë vullnet e dashuri.

Por, që çdo gjë të jetë në vendin e vet, shkrimet mbështeten në hulumtimin e dokumentacionit origjinal i cili si i tillë, i pandriçuar dhe i pabotuar gjer më tani– është burim, material shkencor dhe thesar i çmuar me vlera shkencore.

Thesarët kombëtar kryesisht u janë kushtuar kontributeve dhe sakrificave të bashkatdhetarëve tanë në shërbim të misionit për realizimin e pavarësisë së Kosovës. Duke realizuar këtë synim, gjer më tani në librat Thesar kombëtar… janë përfshirë shumë mjedise, shumë qytete e aktivitete, veprimtarë e aktivistë, me mijëra dokumente, gazeta, artikuj, lista, intervista, etj. nga qytetet dhe komunat si: Borås, Båstad, Falun, Göteborg, Hyltebruk, Hässleholm, Laholm, Landskrona, Lundegård, Lättarp, Smedjebacken, Uddevalla, Ängelholm, Vetlanda, Jönköping, Råslätt, Överum, Gulspång, Norrköping, Svenshögen, Stockholm, Malmö, Jokkmokk, Marks, Dals-Ed, Falkenberg, Perstorp, Hultsfred etj.

Ndërkaq, nga territoret jashtë Suedisë që janë përfshirë në librat tanë “Thesar kombëtar” me tema janë prezentuar: Gjermania, Zvicra, Shqipëria, Kosova, SHBA, Ilirida, Rumania, Kroacia, Finlanda, Danimarka, Norvegjia, Mali i Zi, Vojvodina, Serbia etj.

Se Thesarët tanë janë thesarë – ky nuk është konstatim vetëm i autorëve të këtij shkrimi, por këtë e kanë pohuar qartazi edhe të gjithë ata që i kanë pasur në dorë Thesarët tanë. Për të parë me konkretisht se Thesarët… tanë janë thesarë vërtetë të çmuar, do t´i citojmë vetëm disa nga kritikët, studiuesit, institucionet, politikanët, dijetarët, doktorët e shkencave, individët,  referuesit me rastin e promovimeve të Thesarëve tanë kombëtar… që janë bërë në vende të ndryshme. Këta thesarë i kanë vlerësuar e çmuar si të tillë shumë individë, akademikë, profesorë, doktorë shkencasg, kritikë letrarë, historianë etj. e ndër ta edhe: Prof. Dr. Mehmet Rukiqi, Daut Demaku, Prof. Dr. Shefkije Islamaj, Prof. Dr. Adem Zejnullahu, Prof. Salih Zogiani, Prof. Hysni Syla, Ramadan Haxhijaj, Bedri Tahiri, Mr. Fadil Gecaj, Prof. Zekë Murseli, Gazmend Boletini, stërnip i Isa Boletinit, Prof. Mursel Ibrahimi, ish kryetar i Komunës së Mitrovicës, Viron Kona, Agim Bahtiri, kryetar i Mitrovicës, Halit Barani, ish Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, Prof. Dr. Jusuf Osmani, Prof. Ymer Berbati, Engjëll Berisha, Drejtori i Bibliotekës „Dr. Ibrahim Rugova“ në Gjakovë, Don Lush Gjergji, Prof. Halil Haxhosaj, Besa Gaxherri, Azem Gashi, Ali Asllani, Ramë Manaj, Prof. dr. Hysen Matoshi, Dr. Bashkim Lajçi, Kadri Tarelli, Xheladin Mjeku, Prof. dr. Zejnepe Alili Rexhepi, Prof. dr. Zeqir Kadriu, Mr. Sadije Aliti, Rami Kamberi, Paulin Zefi, Hyrë Tejeci – Murati, e cila madje në librin e saj më të ri “MONUMENT I DASHURISË SË PËRFLAKUR PËR ATDHE” prezanton shumë të dhëna statistikore karakteristike dhe interesante për 9 libra të ”Thesarit kombëtar”. ka nxjerrur statistika shumë interesante për Thesarët, ndër të cilët po përmendim vetëm sa vijon:

  • Thesarët prezantojnë mbi 50 shoqata shqiptare në Suedi.
  • Dega e LDK-së me 28 Nëndegë të saj në Suedi.
  • Fondet më të mëdha të grumbulluara për Kosovën.
  • Mbi 140 mësimdhënës kanë mbajtur mësimin plotësues në gjuhën shqipe në mbi 260 qytete të Suedisë
  • Shënimi i rregullt i festave të Nëntorit, 2 korrikut, 7 shtatorit, 17 shkurtit.
  • Të evidentuara 21 protesta në qytete të ndryshme të Suedisë për çështjen e Kosovës.
  • Listuar fakte të lobimit në institucionet suedeze.
  • Evidentuar mbi 90 shkrime e publikime në mediat suedeze.
  • Mbi 1600 herë përmenden fëmijët në ”Thesarin kombëtar”
  • Mbi 174 portrete të veprimtarëve shqiptarë në Suedi e në hapësira tjera.
  • Në 40 qytete është promovuar ”Thesari kombëtar”, me mbi 160 fjalë rasti e referime.
  • Mbi 100 tituj të librave të autorëve të ndryshëm.
  • Mbi 300 poezi.
  • Mbi 50 manifestime kulturore e artistike.
  • Janë mbajtur gjashtë Sesione shkencore, me 62 kumtesa.
  • Është evidentuar edhe lista e mbështetësve të ”Thesarit kombëtar”.
  • Disa shkrime janë botuar edhe në gjuhën suedeze, etj.

 

Por, këtu duhet të theksohet edhe një çështje, çështja e donatorëve. Përveç ndjenjës dhe dashurisë për atdheun e kombin e anëtarëve të Shoqatës, mundësinë për botimin e Thesarëve kombëtar… e ka krijuar edhe shteti edhe populli mik suedez. Suedia na ka ndihmuar, na ndihmon edhe sot dhe neve na sheh si ambasadorë të mirë të Shqiptarisë – të vendit të prejardhjes. Këtu në radhë të parë medoemos duhet ta veçojmë dhe ta falënderojmë shtettin që quhet Mbretëria e Suedisë, institucionet, Organizatën Joqeveritare NYKTERHETSRÖRELSENS BILDNINGSVERKSAMHET (NBV), shqip: Lëvizja Antialkoolizëm, Veprimtari Arsimore, Kulturrådet (Këshillin për Kulturë), Komunat Uddevalla, Ängelholm, Falkenberg, Landskrona, Universitetin e Lundit dhe disa komuna të tjera e institucione suedeze të cila kanë mbështetur punën tonë me financa dhe në mënyra të tjera organizative.

Në mënyrë të veçantë duhet sqaruar se krahët me të cilët ka fluturuar Shoqata jonë për nxjerrjen e 10 numrave të Thesarëve kombëtar… i ka edhe në një mori anëtarësh mbështetës të cilët madje nuk merren fare me shkrime publicistike, e as me veprimtari artistike. Këta anëtarë janë të vendosur fortësisht dhe me këmbëngulje të vëjnë gurë të mëdhenj në kështjellën e popullit dhe atdheut të vet, ta shkruajnë historinë për gjeneratat që do të vijnë pas nesh. Këta veprimtarë me shpirtbardhësinë dhe bujarinë e tyre janë duke e ndihmuar Shoqatën tonë në mënyra të ndryshme materialisht – me financime dhe shërbime. Idetë dhe përcaktimet e klasës krijuese i bëjnë realitet duke financuar botimin e Thesarit Kombëtar…, duke paguar qiranë për zyrën e Shoqatës, duke dhuruar financa në konton e Shoqatës dhe duke hequr shpenzimet për format e ndryshme të veprimtarisë sonë. Nëse këtyre zemërbardhëve u themi ”Ju falemnderit shumë!”, kjo nuk mjafton. Është Zoti i Madh ai që i sheh e i di të gjitha mirësitë e kësaj bote dhe bëmirësit e bujarët fisnikë i shpërblen me të mira dhe me begati të reja.

Duhet theksuar në mënyrë të veçantë edhe bashkëpunimin që e kemi pasur me Ministrinë e Diasporës të Republikës së Kosovës, falë angazhimit dhe qëndrimit të Ministrit Ibrahim Makolli, për çka e falënderojmë sinqerisht.

Nga individët që e kanë ndihmuar Shoqatën në veprimtarinë e saj me donacione për botimin e 10 numrave të Thesarit kombëtar… dëshiroj t´i përmend disa emra:

– Halim Hoti, afarist, anëtar i Kryesisë së ShShAShS-së dhe Kryetar i komisionit për sponsorim

– Albert Jashari, afarist, anëtar i Kryesisë së SHSHASHS-së

– Arton Jashari, afarist, veprimtar

–  Mr. Fadil Geci, afarist, nipi i Bajraktarit të Llaushës, Anëtar Nderi i

SHSHASHS-së (Me banim në Llaushë – Skënderaj)

– Qazim Hoti, afarist, anëtar i SHSHASHS-së

– Shaban Murseli, anëtar i Kryesisë së SHSHASHS-së

– Mursel Shkupolli, afarist, anëtar i Kryesisë së SHSHASHS-së

– Robert Hoti, afarist, anëtar i SHSHASHS-së

– Naim Latifi, afarist, anëtar i Kryesisë së SHSHASHS-së

– Burim Muharremi, afarist, anëtar i SHSHASHS-së

– Haki Ademi, anëtar i SHSHASHS-së

– Drita Nikoliqi – Binaj, afariste, anëtare e Kryesisë së Lidhjes së Krijuesve

Shqiptarë në Mërgatë (Me banim në Novi Sad të Vojvodinës)

– Mentor Duraku, anëtar i SHSHASHS-së

– Qamil Aliti, afarist, Anëtar Nderi i SHSHASHS-së (Me banim në

Gjermani)

– Riad Aliti, afarist, Anëtar Nderi i SHSHASHS-së (Me banim në Gjermani)

– Sebat Aliti, afarist, anëtar, SHSHASHS-së (Me banim në Gjermani)

– Xhelil Musa, afarist, Anëtar Nderi i SHSHASHS-së (Me banim në

Gjermani)

– Bujar Zhuri, afarist, anëtar i SHSHASHS-së (Me banim në Norvegji)

– Bajram R. Peci, veprimtar, anëtar I SHSHASHS-së në Suedi.

– Sami Hyseni, afarist, veprimtar në Gjermani.

– Kadrije Gurmani, veprimtare nga Shqipëria etj.

Një libër që duhet të jetë në ballinat e bibliotekave tona – Nga Lejla Gorishti

Përshëndetje znj.Vranari!
Në radhë të parë ju falenderoj për mundësinë që më dhatë të lexoja e para dorëshkrimin e studimit tuaj të thelluar e cilësor, titulluar”Elitat e Mohuara.., Krenari Kombëtare”, para se ta dërgonit për botim.
Të shpreh mirënjohjen se jeni nga më të rrallat shkrimtare që hidhni dritë mbi të vërtetat e mohuara prej vitesh. Leximi dhe shfletimi i këtij libri më është shoqëruar me aq kujtime dhe mendime sa rrallë herë i kam përjetuar. E vërteta është se deri më sot, shumë nga këto figura të shquara të kombit tonë shpërndarë në botën e madhe, ose nuk njihen fare (prej disave),ose njihen fare pak dhe aspak për vlerat që kanë. Mbarova së lexuari librin tuaj dhe ashtu si ju, shtroj edhe unë pyetjen:
-Përse u është mohuar këtyre personaliteteve mundi, djersa, sakrifica e dhënë për të mirën e kombit dhe brezave?!”
Botime dhe studime si ky që mbajmë sot në duar, zonja Vranari, duhet të kujtojnë në radhë të parë personalitetet e shkencave shoqërore, personalitetet shtetërorë e politikë, shoqërinë  civile për t’i evidentuar dhe për të nxjerrë më në dritë, vlerat njohëse dhe edukative që këto figura i japin shoqërisë dhe brezave.
Nëpërmjet faqeve të këtij libri, ne prekim realitetin jetësor të këtyre figurave të shquara të mohuara, sepse ” elitë”, në fakt është ajo pjesë intelektuale më e mësuara e shoqërisë. Figura të tilla nuk janë vetëm pjesë përbërëse e shoqërisë , po edhe më e domosdoshmja, sepse i hap horizont gjithë shoqërisë së një vendi për zhvillim të mëtejshëm. Duke shfletuar librin, të dashur lexues, ne do të njihemi edhe me atë pjesë të elitës intelektuale, së cilës sistemi ua ndrydhi vlerat e vërteta me një farë presioni klasor. Një ndër ta, është dhe shkrimtarja e këtij libri, “Mjeshtre e Madhe e Penës”, Akademikja, zonja Vranari.
Në kushtet aktuale të vendit tonë, në këto 30 vitet e fundit, elita ka marrë dy goditje të rënda;
– atë të emigrimit të inteligjencës shqiptare mbas viteve 90-të,por edhe tendencën e sotme që përsëri inteligjnca e mësuar, elita që po përgatitet, ka tendencën e largimit nga vendi.
Pra në të dy rastet, truri i kombit në mënyrë figurative “ka marrë valixhen e emigrantit”.
Kjo është humbje për vendin, për kombin dhe shoqërinë tonë.
Një e keqe e madhe është edhe goditja që sistemi i sotëm i jep elitës aktuale të mësuar ( jo asaj drejtuese), por inteligjencës së mirëfilltë. Kjo e fundit në vend që të edukohet me këmbënguljen drejt shkencës…, si e vetmja mënyrë e funksionimit të të gjitha aparateve shtetërore në të gjitha nivelet e administratës, e edukon elitën e sotme me moralin e përfitimit maksimal nga shoqëria…dhe jo nga mënyra e punës së saj mendore, krijuese, akademiko-shkencore, organizuese, drejtuese për t’i dhënë vlera shoqërisë dhe kombit.
Një pikë tjetër është se në kushtet aktuale në Shqipëri, si rezultat i një korrupsioni galopant që sot ka mbërthyer shoqërinë dhe inteligjenca ka pësuar goditje, duke e shëmtuar imazhin e elitës.
Së fundi mund të themi se elita e shëndoshë dhe e ndershme është pasuri për çdo lloj kombi dhe në shumë raste,  kur ajo  bën hapa gjigande, me vlera të vërteta i kapërxen dhe kufijtë e një kombi.Këtë na pasqyron shkrimtarja jonë, në këtë libër.

Për këtë libër nuk kam fjalë tjetër veçse, i jashtëzakonshëm!
Jam matur disa herë, pasi stepem të shkruaj se mos ia zbeh fuqinë që mbart brenda, një fuqi që ta jep vetëm dëshira për të mësuar nga më të mirët e kombit tonë, brenda dhe jashtë kufijve. Punë, dije, sakrifica, jashtë çdo imagjinate dhe vetëm e vetëm t’u hapësh sytë njerëzve për të ecur drejt dijes, kulturës, artit dhe shkencës në shërbim të  një shoqërìe më të zhvilluar, të emancipuar dhe të integruar.
Në radhën e botimve, ky studim vjen si një tjetër perlë e Mjeshtres së Madhe të Penës, Akademikes vlonjate, një himn për jetën dhe fuqinë që të jep dija, kultura dhe shkenca.
Një libër që duhet të zërë një vend të rëndësishëm jo vetëm në bibliotekat tona personale, po është një domosdoshmëri që ky libër duhet të gjëndet në bibliotekat e të gjitha kategorive të shkollave dhe institucioneve të ndryshme letrare, shkencore e kulturore të vendit tonë.
Urime dhe shumë suksese shkrimtares tonë, VILHELME VRANARI HAXHIRAJ, për këtë pasuri studimore që padyshim do të zerë vend denjësisht në kolanën e letërsisë shqiptare!
Redaktore e librit
LEJLA GORISHTI
Vlorë, më, 20.03.2019.

Doli nga shtypi libri “NJERIU ‘PA’ ATDHE” i shkrimtarit dhe publicistit Sejdi BERISHA

 

…TOKA IME EDHE SOT ËSHTË E COPËTUAR, DHE, SIKUR PO RRUGËTOJ ME ZEMËR BOSH…!

Ky libër, i cili është i dyzeti me radhë i këtij krijuesi, që është i karakterit autobiografik, brenda pesëqind faqeve, ngërthen rrugëtimin jetësor të autorit, e përmes këtij rrugëtimi, reflektojnë shumë ngjarje, shumë periudha kohore e historike të dhembshme, të lumtura e krenare, që provokojnë për t’i ndier e përjetuar ato, por edhe për t’i analizuar gjërat që kanë kapërthyer jo vetëm jetën dhe rrugëtimin e shkrimtarit. Dhe, përmes kësaj vepre, autori, jep një mesazh të thellë njerëzor dhe shumëdimensional.

Ja se çfarë thotë ai për materien e “ngujuar” në këtë libër, e që e shoqërojnë dhe e bëjnë edhe më me peshë, mbi 160 fotografi dhe dokumente:
… Dua të theksoj, se tërë këtë rrugëtim shkrimi, e shtrova në këtë libër, për ta mposhtur dëshpërimin dhe për ta madhështuar lumturinë, krenarinë dhe fatin e njeriut!
Por, në të përfunduar të këtij libri, respektivisht, deri sa po i shkruaja këto fjalë, brenda meje më dhembte historia, sepse, toka ime edhe sot është e copëtuar, dhe, sikur po rrugëtoj me zemër bosh…!

* * *
Ky libër le të jetë ajo dëshmia e themeltë dhe e përgjithmonshme, por edhe si kapital për dëlirësinë shpirtërore, për punën gjithmonë të sinqertë, që do të jetë krenari dhe dokument i ndritshëm brez pas brezi për madhështinë e qëndresës, për moralin e nderin për të jetuar e mbijetuar ndershëm dhe me atë mundësinë, edhe nëse është modeste, për t’i kontribuar lumturisë dhe fatbardhësisë së njeriut e njerëzimit.
Ky libër, le të jetë dokument, i cili i ngjanë fanarit të pashuar ndër decenie mbase edhe ndër shekuj, i cili, nuk u lë vend thashethemeve dhe as rrenave e shpifjeve, me të cilat, ndoshta dikush do të mund të përpiqej të njollosë shenjtërinë dhe punën time. Andaj, edhe njëherë, fëmijët e mi, nipa, mbesa e stërnipa, gjithnjë ecni vertikalisht, pa u trembur për të kaluarën, për rrënjët, për trungun dhe as për kurorën e pemës së familjes. Me këtë sermije, por edhe me punën dhe veprat tuaja, në jetë, gjithnjë qëndroni vertikalisht, ashtu edhe siç e meritoni. E theksova këtë, sepse, jeta i ngjanë obeliskut të cilin, nga të gjitha anët e rrahin erërat dhe furtunat…!
Dhe ja, tani, pasi e përfundova së shkruari librin tim të dyzetë, jam vetë i katërdhjeti! Ama bash vetë i katërdhjeti… Unë e di, se për ç’arsye. Apo, e dini edhe ju…! Nëse nuk e dini, kur ta lexoni, ose, vetëm kur ta shfletoni, padyshim se do të bëheni edhe ju vetë të katërdhjetët.

* * *
Jam njeri me fat, që me përkushtim, me punë, me përgjegjësi, me dhembje e krenari bashkë, ndërtova pothuaj çdo gjë në jetë, që bën dritë, si shpirti që rri vetëm duke shëtitur e duke bërë dritë.
Nuk ka asgjë më me fat se që ka ndodhur kështu…!

I VOGËL DHE I PADUKSHËM – Tregim nga THANI NAQO

U pendua që e teproi me lëvdata për veten, si shkrimtar, u pendua edhe që e teproi me raki, dhe që e mbërrtheu gjumi në divanin e kthinës që kutërbonte nga djathi e gjiza. Njëherë qe përmendur kur kushëriri i tha të shkonte në dhomën e gjumit, kurse ai ia kishte kthyer, “mos ma prish ëndrrën. Më ka djegur malli për një çikëz aromë fshati.” Atëherë kishte dëgjuar përplasjen e pëllëmbëve dhe zërin e hollë brisk të nuses së kushëririt:
“Qyqja none, ky shkrimtari nga Amerika asht ma kokderr se im shoq.”
Atij mëngjesi kryeqyteti që gdhirë pa energji elektrike dhe pa ujë, por ai mbushi pëllëmbët në kazanin ku mbanin ujin rezervë dhe lau fytyrën pa sapunisur duart. Siç duket era e bulmetit i qe ngjitur pas rrobave dhe lëkurës dhe ai nuk e ndjeu këtë, pasi edhe makina e kushëririt kutërbonte si bulmetorja. Po të mos e kishte shoqëruar kushëriri do ish ngatëruar rrugëve të kryeqytetit. Nuk ishte Tirana që mbante mend kur qe student. Kureshtja, pas gratacielave, restoranteve, veshjeve luksoze, sidomos të femrave, dhe qarkullimit të dendur të makinave, iu shua shpejt. E kaploi padurimi të dinte fatin e librit të tij, botuar tre vite të shkuara. Ndërsa në kokë i gjëmon klithma e së shoqes, “unë s’po ble një fustan për të qënë, t’i hodhe në kosh të plehrave tre mijë dollarë,” për ta hequr mendjen prej saj, e pyeti kushëririn:
-E ke lexuar librin tim?
Kushëriri i mëshoi pedalit të gazit dhe u përgjigj:
-Shkrimtarët i bijen fyellit në një brimë: libri im, libri im. Kush ka nge të lexojë libra o, kushëri, – klithi i nervozuar dhe përplasi pëllëmbët mbi timon. Atëherë, klithma e kushëririt u përzje me borinë dhe me klithmën e të së shoqes:
-Unë s’po ble dot një fustan…Pa-pa-pa-pa…Pi-pi-pi-pi…Kush ka nge…Pa-pa-pi-pi…Ju shkrimtarët, në një vrimë…Pa-pa-pi-pi, – ndërsa ai dalloi se bulevardi e trotuaret ishin të larushitura nga egzemplarët e plehrave të botës dhe makinat puçkaviteshin si vezët e Pashkës. Me kushëririn ishte moshatar. Kur ish i ri ai vinte çdo verë në fshat dhe kërkonte nuse nga fshati, “që të m’i lajë këmbët, – thoshte – dhe të mos më kthejë fjalë se unë jam xanxar.” Dashuroi me njërën, por “ajo di veç të mjelë lopët,” – tha dhe u martua me një tiranse. Mirëpo, edhe pas çerek shekulli, kushëriri njëlloj ish nevrik e më shumë xanxar. Nuk pyeste për sinjalet e qarkullimit rrugor, as i respektonte kalimtarët dhe ua shkelte syrin vajzave, sikur të ishte gangster. I ardhi për të qeshur kur, ngjitur me xhamin e makinës, në anën e tij, pa një gisht të tezarur, me thojin purpur. Nga lëvizja e buzëve deshifroi shprehjen e fëlliqur angleze, “fack you”, ama raftet e librarive rënkonin nga pesha. Shitësit dhe shitëset, sikur t’i kishte pjellë një nënë përtypnin çimçakizë e fara luledielli dhe shfletonin revista pornografike. Ndërsa hynte e dilte nëpër librari e terrorizonte ndjesia se librashitësit e pandehnin për baxhoxhi.
“Po nuk më eci me biznesin e bulmetit,- i kishte thënë sot në mëngjes kushëriri, hajt t’i mbjellim tokat e tua me marijuana. Dhe ndërsa gjerbte kafen, majat e mustaqeve i dridheshin nga tkurja e muskujve dhe… Dhe kapje, si në ëndërr, një dorë të mirë. Pastaj, ai, shkrimtari nga Amerika, nuk do shtronte çarçafë në shtretërit e hotelit, por mund të shkruante dy e tre libra në vit, të gjente e një dashnore 20 vjeçare e t’i binte botës kryq e tërthor…
“Pse, me libra, me djathë e gjizë, ngrihen gratcielat dhe restonatet luksoze, o kushëri?”
Harroi të shoqen, harroi kushëririn, edhe thirrjen zëbrisk, “qyqja none, ky, shkrimtari amerikan, asht ma kokderr se im shoq”. Tundi pëllëmbët para gjoksit, sikur të largonte erën e bulmetit dhe pa librashitësin që po e hetonte me kërshëri. Kryqëzoi krahët para gjoksit dhe i dha kokës prapa. Njohu librin e tij, shkruar me duart e mentë e tija, me kopertinë gjelbëroshe, sikur të qe dispensë e agronomisë dhe jo roman.
“Unë s’po ble dot një fustan për të qenë, ti hodhe në kosh të plehrave tre mijë dollarë,” i ritingëlloi në kokë klithma e të shoqes dhe iu mbush trupi me mornica. Tre vjet më parë kushëriri e kishte vënë në dijeni se romanin e tij SHTRËNGESA E RRATHËVE e patën shpërndarë në katërmbëdhjetë librari kryeqytetase.
“Mezi ja gjetëm vendin. Gjiza shitet, kurse libri është bela e madhe, – e kishte sqaruar kushëriri. – Me të lutura, qerasma e ndërmjetësira, më se fundi, ua mbusha mëndjen librashitësve. Rashë dakort t’i fusnin paratë në xhepin e tyre, pasi autori e dëshëronte veprën në dorën e lexuesit.” Kushëri pati çuar nga pesëdhjetë kopje në katërmbëdhjetë librari kryeqytetase dhe, ai sot e pa veprën e tij që krekosej përkrah shkrimtarëve të padëgjuar dhe atyre më në zë. Mbrëmë, ndërsa ia kishin shtruar në dyqanin e bulmetit me djathë, gjizë, qepka të njoma dhe raki rrushi, kushëriri, pa shuar nënqeshjen ironike e djallëzore, i kishte thënë:
“Me shpejt shitet një kade me gjizë se sa një libër. Me që të kam kushëri, po të jap një këshillë: paratë që harxhon për t’i botuar, harxhoi me ne, kushërinjtë e tu. Të hamë mish të pjekur e të pijmë raki dhe ne do ngremë shëndete për ty. Do të të urojmë kurbet të mbarë dhe me krahë të lehta. Të na vish nga Amerika gjallë e shëndoshë dhe sa më shpesh” – dhe ndërsa mbrëmë i qe dashur të përballej me xanxërllëqet e kushëririt, kurse tani, u ndje krenar që ishte shkrimtar. Shpresëmadhështia i erdhi kur pa SHTRËNGESËN E RRATHËVE krah për krah me SHPIRTËRAT E VDEKURA të Nikollai Gogolit, ç’ë se nga ana tjetër, e shtrëngonin kolitë e librit TATËPJETË RRËPIRAVE TË VËNDLINDJES; libër me vjersha i njërit prej miqve të tij emigrantë. Miku nuk deshte t’ia dijë për rrymat e rregullat letrare dhe nuk i bënte syri tërr kur i thoshin se vjershat e tij ishin bejtushka për inerci nga koha e Perandorisë Turke. Mirëpo poeti këmbëngulte se ne shqiptarët jemi orientalë, prandaj pëlqejmë gjellët, këngët e vjershat orientale. Megjithëse Miçurini krijoi me dhjetra lloje dardhash, bishtin ia zvogëloi apo ia zgjati sipas dëshirës, ama dardha mbeti që mbeti me bisht mbrapa dhe…Dhe miku i tij e mbante veten për poet kombëtar, poet kombëtar e quanin edhe në facebook, pavarësisht se ishte punëtor landri në një spital të çmëndurish. Ai e kalonte kohën e lirë me vargëzime malli për vëndlindjen. Nostalgjia sa vinte e i shtohej nga viti në vit. Sa herë recitonte vjershat i mjegulloheshin sytë nga lotët. Puna shkoi deri aty sa nuk pinte asnjë lloj alkoli tjetër, përveç rakisë të rrushit, që ia dërgonin nga Shqipëria, ama pikërisht prej pjerrgullës në oborrin e shtëpisë së tij ku kishte lindur e rritur. Nostalgjia e tepruar për atdheun dhe sidomos ajo, për fshatin e qarkuar me korije lajthishtash e dushqesh, ia vuri poshtë trupin prej një kuintali, në një përzierje kockash e lëkure, afërsisht 70 kilogram.
Autori i romanit SHTRËNGESA E RRATHËVE ndjeu keqardhje më shumë për mikun poet në mërgim se sa për veten e tij. Ktheu e vërtiti nëpër duar një kopje të librit, ia hetoi fytyrën sikur e shihte për herë të parë, me mustaqe të holla, syrin e djathtë pakëz të shkelur, ” o, Zot, ç’sy tallës dhe nuk i kam ditur më parë!” Tejet ironikë, me demek, sikur të donte të sfidonte jo vetëm miqtë e vet, por edhe lexuesit kudo nëpër botë:
“Ta di se tretem si qiriri, unë nuk do të rresht së shkruari vargje për vëndlindjen time të dashur!,” – deklaronte heshtja e tij poetike.
-Do të blini ndonjë libër, – u përmend kur dëgjoi pas shpine zërin e librashitësit. Autori i RRATHËVE TË SHTRËNGESËS fillimisht hapi krahët pakuptim dhe pastaj i bashkoi pëllëmbët para gjoksit sikur të donte të falej.
-Desha të di a keni shitur ndonje kopje nga romani SHTRËNGESA E RRATHËVE, – pyeti.
-Asnjë kopje!- u përgjigj me sokëllimë librashitësi.
-Ah, moj, nënë e dashur, me ke lindur ditën e fatit!- e ngriti zërin edhe autori i romanit.
Librashitësi hapi krahët i çuditur nga hovi i këtij kokëpjepri dhe mbeti supembledhur mbështetur pas banakut. Ai kaloi nëpër duar veprën e tij duke lënë përshtypjen se po e shihte për herë të parë, sikur ai libër të kishte qënë një nga relikat e famshme të artit. Këqyri fytyrën e tij, të njëzet viteve të shkuara, kur kokën e pati të veshur me flokë kaçurela, faqet e mbushura e pa rrudha, pastaj e mbuloi foton me pëllëmbë dhe i tha librashitësit pa kthyer kokën nga ai:
-Sikur t’i ble të gjitha RRATHËT E SHTRËNGESËS, me çfarë çmimi ma shet një kopje?
Shitësi doli nga përtej banakut, nënqeshi djallëzisht, krojti kokën dhe, pasi u mendua vetëm disa sekonda, thirri triumfator:
– Falas i ke dhe ua paç hairin të gjitha rrathëve!
-Dua të të ble edhe TATËPJETË RRËPIRAVE TË VËNDLINDJES, – shtoi me këmbëngulje autori i romanit.
-Ua paç hairin edhe rrëpirave!, – klithi librashitësi dhe u tregua i gatshëm për ta ndihmuar klientin misterioz gjersa kolitë e dy librave përfunduan nëpër trasta plastike.
I njëjta gjë i ndodhi edhe në trembëdhjetë libraritë e tjera.
-Tani e katranose fare, – tha kushëriri, kurse atij, për herë të parë,  iu duk vetja i vogël dhe i padukshëm.
Tiranë, 2009

ATË GJERGJ FISHTA AKADEMIK – Nga MUSTAFA KRUJA

Ndër popujt qi s’e kanë pasë fatin me i ndriçue me dritat e qytetnimit vlerat e nalta individuale mbesin në terr, si djamanti ndën dhé, si margaritari në fund të detit. As rrethi i vet mâ i afër nuk i çmon në shkallën qi meritojnë. Ka shumë shkaqe psikologjike për mos me i çmue. Të moçmit s’kanë thânë kot se kurrkush s’ka mujtë me qênë profet në vênd të vet. Disa sende mandej e tregojnë mâ fort në njifarë largsije, vêndi apo kohe, vlerën e vërtetë qi kanë. Hudhnju nji pikture të Rafaelit si me dashtë me lexue nji libër. Ça mun∂esh me soditë e miratue në tê? Ec e rri përbri nji orkestre profesorash qi janë tuj shkrî nji copë muzike vagnerjane apo qoftë edhe nji nga mâ t’âmblat e Puccinit. Kanë me të pasë mërzi veshët. Vlerat njerzore mâ të shumën duhet të largohen edhe në kohë për m’ u çmue. Së paku nji brezní. Duhet të plaken. Nganjiherë edhe të vdesin.
T’i falemi nderës Zotit qi për Fishtën t’onë çmimi nuk vonoi aqë tepër. Ia mbërrîni me e pasë për së gjalli.
P. Gjergj Fishta u bâ akademik i Italís. Mbreti Viktor Emanueli III-të e Duçja deshën me na dhânë edhe nji provë të gjallë se tue i zgjedhue bashkë fatet e të dy Kombevet, vlerat shqiptare e me to Shqiptarija vetë jo veç nuk do të shuhen as të terratisen, por do të ngjallen e do të shkëlqejnë mâ së miri, në dritën e qytetnimit. Atë Fishta kishte me ia zbardhë faqen Kombit t’onë në çdo kuvênd e akademí letrash e kulture të botës. Por ai gjet vêndin e merituem bash n’Akademín e Italís, e cila me Fishtën t’onë mbrenda për né shqiptarët mund të quhet Akademija e Perëndorís së Romës në të cilën na tashmâ bâjmë pjesë si Shtet e si Komb.
Popujt e vogjël, edhe në shkallën mâ të naltë të qytetnimit, s’kanë qitë gati kurrë vlera botnore. Pse? A thue edhe gjenít individualë janë të përpjestuem me madhsín e racës? Nuk po hŷj me e analizue kët’argument, qi kishte me më qitë tepër larg. Por po konstatoj vetëm faktin. E po shfaq besimin t’em se gjeníja shqiptare, në suazën e Perëndorís romake s’ka me qênë mâ e ndrydhun mbrênda kufijvet të ngushtë të nji Shqipnije ballkanike e të tre miljon Shqiptarve, por nëpër Romën e amshueme ka për të fluturue, për t’u njohun, çmue e miratue në botën mbarë. Deri sod Lahuta e Malcís ishte e njohun prej disa qinda Shqiptarësh qi entuzjazmoheshin tue këndue në tê besën e burrnín e të parvet të vet, por jo nga arti qi s’dijshin me çmue, posë ndonji mize të bardhë. Kurse kështu e mbrapa Lahuta s’ka me qênë mâ vepra e nji poeti të panjohun të nji Kombi të harruem, por poezija e nji misi t’ Akademís së nji vëndi qi âsht atdheu i arteve. Bota ka me shpejtue t’a njohë këtë vigan të poezís shqiptare e nëpër tê ka për të njohun edhe shqiptarinë. Qe shërbimi i madh qi i âsht bâ Kombit t’onë nëpër njohjen e meritave të nji shqiptari të shquem. Ky çmim nuk mund të barazohet me asnjânin nga çmimet qi u janë bâmë Shqiptarve të tjerë, po një kohë asnjâni nga këto s’e ka rândsín Kombtare t’atij. Mue m’âsht bâ zêmra mal jo si mik i P. Gjergjit qi kam nderë me qênë, por si Shqiptár. Kemi të drejtë m’u krenue të gjithë, sod mâ fort se kurrë, me Atë Gjergj Fishtën.

Gazeta “HYLLI I DRITËS” 1939
MUSTAFA KRUJA