VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Pianistja Merzana Kostreci sjell në Uashington recitalin “Ndjesi pranverore” (video)

By | May 31, 2019

Komentet

Bisedë me mjeshtrin e teknikës së djegies dhe gdhendjes në dru Zija Karini – Nga ARDIAN MURRAJ (tekst – foto dhe video)

Me dy pjesëmarrje në Festivalin Shqiptar të Usterit (2017 dhe 2019), mjeshtri  i  teknikës së djegies dhe gdhendjes në dru Zija Karini ka zbuluar pasionin e tij në realizimet e qindra punimeve artistike. Si artizan i  kësaj gjinie Zijai e trashëgon këtë  mjeshtëri nga familja e tij që me punishten  axhës në Shkodrën e shekullit të kaluar rreth viteve 20-të.

Pranë këndit ku janë paraqitur punimet, Zijai dhe Fatbardha (e shoqja),  na njohin pak nga historia e e tyre duke na treguar një katalog të Dhomës së Tregëtisë Shkodër- “…ky është  katalogu i tretë, Shkodra ka pasur artizanatin më të fuqishëm në Shqipëri. Këtu është studioja ime ku pasqyrohen, veglat, modelet  dhe punimet. Tani ndodhem këtu pasi kam bërë bashkimin familjar me vajzat, por atje kam qenë mjeshtër i Artistikes së Shkodrës. Si familje e kemi mbajtur këtë traditë që më 1925-ën. Axha që e hapi kishte 40 punëtorë ndërsa si nipa të familjes bëheshim nja 9 marangozë. Në vitin 1965 shteti na tërhoqi (dhe na futi në kooperativë) me kriju Artistiken ku kam qenë bashkë me vëllain e aktores Tinka Kurti, Kolec Thani. Ndërrmarrja në vitin 1970 u bë me rreth 2200 punëtorë. Rreth 36 dreijtime me ar, argjend,  dru e shumë mjeshtri të ndryshme. Tani ka mbetur vetëm studioja që unë e kujdes, por është kënaqësi me marrë pjesë këtu se ndjej se trashëgoj traditën shqiptare.

AM- Diçka tjetër, nga sa më treguat më parë është se juve jeni i interesuar që t’ia mësoni edhe më të rinjve dhe për këtë keni hapur kurse dhe trajnime?

Zija Karini:- “Po, së fundi edhe nga Tirana një grup i përfshirë në një projekt me një shoqatë italiane morën çertifikatat (e aftësisë profesionale), dhe përsëri po më kërkojnë që të merremi me një grup të rinjsh për t’i mësuar ata dhe do të më duhet që të jem atje për dy tre ditë në javë kryesisht për drurin, 13 teknika të të cilave unë i zotëroj dhe i realizoj në punimet e mia. Këto teknika janë përhapur shumë në Shqipëri. Ja  psh, po të vini re punimin e “Gruaja Zadrimore” të piktorit Rik Ndoja, ajo është bërë (me teknikën e djegjes në dru) nga një grua punëtore prej Golemit e cila ka hapur edhe një dyqan në Tiranë. Unë kam dhënë edhe shumë intervista e pasqyrime të tjera dhe punoj me studentët e të rinjtë që ta marrin e trashëgojnë këtë zanat për mos me u harru”.

Fatbardha:-“… duhet me e trashëguar pasi është një profesion i bukur dhe është art.

Duke parë disa nga punimet, Zijai thekson përsëri se nga 9 marangozë të familjes ai ka mbetur i vetmi. Pjestarët e familjes nipa e mbesa ashtu sikurse edhe dy vajzat janë shpërndarë në Evropë apo SHBA si emigrantë dhe me shqetësim shton se si ky zanat edhe të tjerë nuk duhet që të humbasin ,

Zija Karini:-“… vetëm pazari i Shkodrës ka patur dikur rreth 2000 dyqane e mjeshtëri artizanale.”

Tani Zijai është tërhequr edhe nga fotografitë e vjetra të Studios Marubi, fondi me vlerë i të cilës mund të furnizojë temat e punimeve të drurit pasi personazhet, kostumet popullore dhe objektet e asaj kohe mund të materializohen në teknikën e drurit dhe të jenë një art zbukurimi për vendasit dhe turistët që vizitojnë vendin tonë. Zijai dhe Fatbardha nuk ndalin së treguari ato punime tërheqëse si “Malsori”, “Marrja e nuses”, “Ura e Mesit”, “Sahati Inglizit” etj deri tek portretet e historisë kombëtare e botërore trajtime plot vlera që do t’i mbeten kohës.

 

(Video) Festivali Shqiptar i Usterit Masaçuset-2019 rikonfirmohet si një ndër veprimtaritë më të mëdha shqiptaroamerikane – Fotoreportazh nga ADRIA MURRAJ

Festivali Shqiptar i Usterit Masaçuset-2019,(31 Maj dhe 1-2 Qershor), kaloi sërish provën dhe vlerësimin si një ndër veprimtaritë më të mëdha që organizojnë bashkëatdhetarët shqiptarë në SHBA duke përcjellë njohjen e vlerave të traditës së vendit të tyre (Shqipërisë), dhe bashkë me të afrimin e kësaj popullsie të rritur në numër dhe me peshë në jetën e qytetit. Kjo veçori tregohet pasi shqiptaro-amerikanët më të hershëm dhe të spaoardhur janë pjesëmarrës dhe vullnetarë me ndihmën e tyre në festivalin që organizon Kisha Orthodokse Shqiptare “Fjetja e Shën Marisë” për të shprehur dhe ndarë dashurinë dhe mikpritjen e ndërsjelltë.

Kanë përshëndetur zhvillimin e kësaj veprimtarie përfaqesues zyrtar të shetit dhe pushtetit vendor si dhe ka mbajtur një ligjeratë mirënjohjeje për qytetin ambasadorja e RSH në SHBA Floreta Faber.

Për shërbime të veçanta në bashkësi dhe ndihmesë në organizimet e festivaleve gjatë 36 viteve të mbajtjes gjallë të tyre janë nderuar At Timothy Lowe dhe priftëresha Lisa (pas shërbesës 5 vjeçare), Këshilltare dhe ish Kryetare e Bashkisë së Usterit Konstantina Lukes,  Ellen Athanas për bashkëshortin James Athanas (pas vdekjes) si bashkëkryetarë të festivalit të parë më 1983 , Steve Kerxhalli (ndërtues i tendës së parë), Peter Christopher dhe William N. Johns (ndër organizatorët e bashkësisë).

Bashkëkryetarët për Festivalin Shqiptar të Usterit Gregory Steffon dhe Frankli Zdruli çmuan punën e mbi 200 vullnetarëve, anëtarëve të kishës dhe bizneseve mbështetës të cilët mundësojnë mbarvajtjen dhe ecurinë e tre ditëve të festivalit.

Krahas shërbimeve në linjat e përgatitjes së ushqimeve tradicionale, kafenesë dhe pazarit me orendi, ikona, punime artistike (me piktorin Sterio Shodrani dhe mjeshtrin e punimit në dru Zija Karini, argjendarinë “Kuq e Zi”, Shtëpinë e kujdesit për të moshuarit “Vatra”, etj.),  gjen kudo harenë dhe miqësinë e njerzve që kanë mbrritur nga qytetet për rreth si dhe nga shtete fqinjë dhe vende më të largëta (Kanadaja). Shumica e tyre e shohin festivalin si një tërheqje me kulturën dhe traditën shqiptare dhe veç gëzimit e njohjeve të reja ata shprehin fuqishëm mbështetjen.

Ashtu si dhe herë të tjera rritmet e muzikës popullore dhe vallet nga të gjitha krahinat e Shqipërisë që luhen kryesisht nga fëmijët me moshë nga nga 7-18 vjeç (fillore-mesme), si dhe instrumentistë e këngëtarë të spikatur janë një freski në sytë e pjesmarrësve dhe marrin vazhdimisht duartrokitje dhe përgëzim.

“…vetëm me 34 orë përgatitje gjatë periudhës së fundit, vallëtarët e vegjël ju kanë sjellë shtatë kërcime të rinj”;  me këtë cilësim koreografi i grupit “Valletona” Dhimitraq Demiri paraqet punën e femijëve dhe prindërve të tyre që ushqejnë vazhdimisht ruajtjen e kulturës. Rreth 40 kostume popullore (një pjesë e të cilëve u përgatitën nga e para) patën kujdesin e Mimoza Xharja një larmi dhe freski ngjyrash që zbukuron katër shfaqjet e të rinjve në tre ditët e festivalit. Po kështu të rinjtë nga Uoterbërri Kënektikat dhe “Bashkimi Dance” Boston, përshëndetën me vallet e tyre  festivalin.

Me po kaq përkushtim u shqua treshja e motrave Danga, këngëtarja Rachel Stoja, drejtuesët muzikor Natasha Hatibi dhe Petrika Mele, DJ Helios, Andrea, Vini dhe Mikel. Violinistja Kristina Danga me shpërthimin e saj ishte tërheqëse për publikun  sa edhe e mirënjohura Eli Fara e ardhur posaçërisht nga Shqipëria për këtë veprimtari duke mbuluar drejtpërdrejtë me grupin instrumental “Alba” koncertet e dy netëve të para, pjesëmarrja e të cilëve u bë e mundur nga ndihma e bizneseve Shqina e Luarasi (“MEM Connection” dhe “Anisa Party”).

Ndër të rejat e festivalit të këtij viti dallon edhe bashkëpunimin e shqiptaro-amerikanëve me të tjera shoqata lokale ndër të cilat është dhe Muzeu Historik i Usterit që synon të përcjellë njohjen e bashkësisë shqiptare të vendosur këtu. David Conner (drejtues i Projektit të Pjesëmarrjes së Komunitetit) thekson se muzeu është i interesuar të mbledhë historitë e shqiptarve në Uster përkrah bashkësive të tjera, një projekt që kërkon bashkëpunimin tuaj.

AVOKATI SHQIPTAR YLBER DAUTI- SI IA SHPËTOI BIZNESIN MIRËBËRSIT TË TIJ, VIKTOR GJONAJ – Nga Dalip GRECA

– Para 19 vitesh, studenti Ylber Dauti, pa histori krediti, i lutej biznesmenit shqiptaro-amerikan Viktor Gjonaj t’i jepte një banesë me qera, …sot, përmes një beteje të vështirë ligjore 5 vjeçare në katër gjykata, arrinë  t’i shpëtojë 1 Milion Dollarë me 9 përqind interes në vit si dhe të shmangë sekuestron e biznesit dhe bllokimin e llogarive bankare …

 

– Viktor Gjonaj: Kjo histori njohje me ish studentin, sot avokat i elites amerikane dhe ligjerues ne Universitete te Europes, Azise e Amerikes,, më ka lënë mbresa të jashtëzakonshme dhe po mendoj që në bashkëpunim me biznesmenë të tjerë Shqiptarë këtu në Amerikë të hapim një fondacion për të ndihmuar studentë nga Shqipëria dhe Kosova, që ata të gjejnë një derë ku të trokasin…

 

Historia e ka fillesën në vjeshtën e vitit 2000. Studenti Ylber Dauti sapo kishte ardhë nga Shqipëria në SHBA me ëndrrën që të thellonte studimet, të fitonte testin dhe të bëhej avokat.Si shumë emigrantë fillestarë e pat të vështirë. Nuk kishte njeri ku të mbështetej, nuk kishte histori krediti për të siguruar një banesë. Endej nëpër lagjet e Bronksit, trokiste nëpër zyra të real estate, lodhej nga mëngjesi në darkë, por nuk ia dhanë banesën për mungesë historie krediti.

Tregon Viktor Gjonaj:- Nuk e besova atëherë kur trokiti në zyrat tona në Gun Hill Road, në Bronks. Se si më dukej, sikur po më tregonte një përrallë, kur më tha plot vendosmëri: Kam ardhë që të bëhem avokat. Dua një banesë.Unë po qeshja me vete. Ç’thotë ky kështu!? Vjen nga anë e anës, nuk ka askënd këtu dhe ka bindjen e plotë se do të bëhet avokat!

Ne, të lindur e rritur këtu, nuk na mungonte asgjë, kishim familjet që kujdesishin për të mos na munguar asgjë, na dukej e vështirë realizimi i një ëndrre të tillë…Nuk mund ta besoja se si ky njeri pa njeri, që ende nuk njihte rrugët e Nju Jork-ut, nuk dinte akoma se ku ishte Universiteti, nuk ka asgjë dhe askënd këtu, por ka bindje se do të bëhet avokat. Duhet të jetë i veçantë, mendova atë kohë. Më kujtohet se i thashë: Urdhëro çelsat, po nëse nuk bëhesh avokat do të kemi probleme bashkë.Natyrisht ia thashë me të qeshur, tregon jo pa emocion Viktori me atë shqipen e bukur të mësuar nga prindërit në familje dhe vazhdon: Në të vërtetë, plani i tij për tu bërë avokat më dukej i pamundshëm por bindja me të cilën fliste më dha disi shpresë, se ai do ta realizonte.

…. Ja kështu ia dhashë banesën avokatit Dauti, por nuk mendoj se kam bërë ndonjë mirësi të madhe, unë thjesht i besova fjalës së tij, edhe pse nuk kishte histori krediti për të përfituar banesë, ai e fitoi besimin tim me sinqeritetin e kërkesës dhe me besimin se do të bëhej avokat, e mbyll rrëfimin Viktor Gjonaj.

Në bisedë ndërhyn avokati: – Viktori po tregohet pak modest, unë i jam shumë mirënjohës që më besoi dhe ma dha banesën përkundrejt pagesës pa paser histori krediti. Më besoi pa më njohë fare. Unë kisha trokitë në disa zyra real estate, por duke mos pasë histori krediti nuk ma dhanë banesën. Në fakt , për shkak të statusit si student, Karta e Social Security që kisha nuk më lejonte të punoja pa autorizimin e emigracionit, kështu që ata nuk më besonin se mund ta paguaja banesën. Dhe një ditë me shi, ndërsa ndjeja lodhjen dhe brengën që nuk kisha mundë ta zgjidhja problemin e strehimit, tek hyrja e një ndërtese në Gun Hill Road, në Bronks, pashë tabelën me emrin  “Gjonaj Realty”  dhe  thashë me vete: Do Zoti këta të jenë shqiptarë dhe do t’më besojnë se do t’i paguaj rregullisht, prandaj shkova dhe trokita. E sqarova që në fillim: – Mos më kërko histori krediti se nuk kam. Po më besove si shqiptar, unë të jap besën e ti ma jep banesën, unë do të paguaj.

Viktori u mendua një grimë, pastaj qeshi dhe më pyeti me mosbesim: – Ti do të bëhesh avokat?

E përsëriti dy herë pyetjen.

-Po i thashë, prandaj kam ardhë…

Ai më dha çelsat në mirëbesim.

… Ne, tregon Viktori, ia dhamë apartamentin dhe nuk u pamë për shumë kohë. Ne në punët tona, ky më shumë në shkollë se në banesë. Veçse kur na vjen pas rreth një viti më vonë dhe na thotë: -Urdhëroni çelsat. Nuk më duhet më banesa. E kam kaluar provimin e avokatisë. Faleminderit edhe një herë për banesën. Nuk do t’ua harroj!

U gëzuam që ai ishte bërë avokat e na erdhi mirë që e kishim ndihmuar duke ia dhënë banesën. Kështu u ndamë pa e ditur se një ditë do të ishim ne në rrugë të vështirë dhe do të kërkonim avokatin për të na mbrojtë, ndërkohë që shumë të tjerë na patën thënë: “Jeni të humbur; paguani 1 Milionshin sa me shpejt se interesi rritet çdo dite.”

 

AVOKATI, BETEJË LIGJORE NË KATËR GJYKATA

 

Në vitin 2010, Gjonaj Realty (kompania e Gjonaj family) ishte hedhur në gjyq nga një paditës i cili kërkonte dëmshpërblim rreth 1milionë dollarë. Me të marrë akt-padinë, Viktori ia dërgon agjentit të kompanisë së siguracioneve pasi Gjonaj Realty kishte siguracion që duhej ta mbulonte këtë lloj dëmi dhe normalisht ata duhej të punësonin një avokat që ta mbronte Viktorin dhe kompaninë e tij. Por agjenti i kompanisë së siguracioneve gabimisht i dërgon letrat tek një adresë e gabuar dhe jo tek kompania e siguracioneve kështu që asnjë avokat nuk caktohet për të mbrojtur Viktorin dhe kompaninë e tij. Në këto rrethana gjykata jep vendim në mungesë dhe urdhëron që Viktori dhe kompania e tij duhej t’i paguanin 1 milionë dollarë palës tjetër brenda 30 ditësh.

Me të marrë vendimin e gjykatës Viktori kontaktoi kompaninë e tij të siguracioneve, por ata refuzojnë të paguajnë 1 milionshin pasi ata nuk ishin lajmëruar në kohë për pretendimet e palës tjetër dhe nuk u ishte dhënë mundësia të mbroheshin me avokat.

Në bazë të ligjit, Viktori duhej ti kishte dërguar letrat e akt padisë vetë direkt tek kompania e siguracioneve dhe jo tek agjencia e siguracioneve. Për shkak të këtij gabimi, që fatkeqësisht Viktori e kishe bërë 4 herë, ai duhej ti paguante palës tjetër 1 milionë dollarë brenda 30 ditësh ose përndryshe pala tjetër do t’i bllokonte llogaritë bankare dhe do t’i sekuestronte pasuritë e kompanisë së tij.

Viktori tregon se si ai kishte kontaktuar disa avokatë në Nju Jork, por ata i kishin thënë se çdo gjë kishte marrë fund dhe se ai duhej të paguante 1 milionshin sa më shpejt që të evitonte akumulimin e interesit 9 përqind në vit. Ata i thonë se është e pamundur që vendimi i gjykatës të zhbëhej.

Çfarë të bënte? Kur asnjë avokat nuk kishte rënë dakort ti merrte përsipër çeshtjen, Viktorit i kujtohet qiraxhiu që donte të bëhej avokat shumë vite më parë dhe kështu kontaktoi avokatin Ylber Dauti.

Nuk kishte shumë kohë. Tregon avokati Dauti: Viktori më kontakton rreth 10 ditë para se atij ti bllokoheshin llogaritë bankare dhe t’i sekestroheshin pasuritë. Pasi Viktori më solli vendimin dhe dosjen duhej të veproja shpejt se afatet ligjore për të luftuar vendimin po mbaronin. Brenda 10 ditësh bëra tre gjëra:

  1. I bëra kërkesë gjykatës të rishikonte vendimin e marrë dhe të rihapte çështjen pasi Viktoi gabimisht kishte besuar se agjenti i kompanisë së siguracioneve i kishte dërguar letrat në adresën e duhur;
  2. Apelova vendimin;
  3. Hapa padi kundër agjencise së siguracioneve.

Gjykatësi që kishte lëshuar vendimin për 1 Milionë u bind nga argumentat e avokatit Dauti dhe ra në dakortësi që të prishte vendimin dhe të rihapte çështjen për ti dhënë mundësi Viktorit që të mbrohej. Kjo ishte fitorja e parë.

Sapo mori këtë vendim, avokati Dauti i bëri presion kompanisë së siguracioneve që të merrnin përsipër mbrojtjen e Viktorit.

Argumenti: Tani që çështja ishte rihapur ju duhet të mbroni Viktorin pasi pretendimi juaj se jeni të paragjykuar nga vendimi në mungesë, nuk kishte më vlerë tani që çështja ishte rihapur.

Fatmirësisht kompania e siguracioneve ra në dakortësi që të merrte përsipër çështjen dhe të punësojë avokatët e saj për të mbrojtur Viktorin….

Ky ishte rezultat perfekt pasi Viktori jo vetëm që nuk do t’i paguante asgjë palës paditëse, por edhe tarifat e avokatit do të paguheshin prej kompanisë së tij të siguracioneve ….

– Po, a mbaroi këtu beteja?- e pyes avokatin.

Përgjigja e tij: Ashtu mendova dhe unë. Kujtova se i lava duart me çështjen….por fatkeqësisht, pala paditëse apeloi vendimin që ne fituam tek gjykata e Bronksit, që kishte zhbërë vendimin 1 Milion dollarëve dhe kishte rihapur çështjen. Vendimi që u lëshua në favorin tonë nga gjykata e Bronksit, u modifikua nga gjykata e Apelit në Manhatn me argumentin se Viktori duhej të kishte bërë atë që i kërkohet në bazë të ligjit: T’i kishte dërguar letrat direkt tek kompania e siguracioneve dhe jo tek agjencia e siguracioneve. Fakti që Viktori e kishte përsëritur këtë gabim 4 herë ndikoi negativisht dhe i bëri gjyqtarët e apelit që të mos e falnin Viktorin për gabimi e pësëritur….por duhet thene se vendimi ishte pjesërisht i favorshëm për ne, pasi ata ranë në dakort me ne se shuma 1 Milionë dollarë nuk duhet paguar dhe se duhej bërë një gjyq i ri ku juria të përcaktonte Shumën e dëmshpërblimit. Ky vendim ishte një nga vendimet më të gjata të shkruara ndonjëherë nga Gjykata e Apelit e Manhatanit (plot 33 faqe) dhe reflektonte debatin mes 4 gjyqtarëve të Apelit, ku 3 prej tyre ishin shprehur pjesërisht kundër dhe një në favorin tonë.

Beteja bëhet edhe më e komplikuar. Me të marrë vendimin e apelit, kompania e siguracioneve hapi padi kundër Viktorit, ku kërkonte që të tërhiqej nga çështja dhe i kërkoi gjykatës së Westchesterit të urdhëronte Viktorin që të gjente dhe te paguante Avokatin e vet për të vazhduar mbrojtjen pasi ata do të tërhiqnin avokatët e tyre….Gjykata e Weschesterit jep vendim në favor të kompanisë së siguracioneve dhe urdhëron që Viktori duhet të gjejë dhe të paguajë avokatët e tij për tu mbrojtur pasi kompania e siguracioneve nuk kishte për detyrë ta mbronte më.

Viktori nuk ka rrugë tjetër, shkon sërish tek zyra e avokatit Ylber Dauti me letra në duar.

Avokati e sheh se nuk ka shumë kohë për të humbur. Ka vetëm një muaj kohë. Vepron shpejt.

Tregon vetë avokati: – Me të marrë këto letra unë përsëri duhej të veproja shpejt dhe brenda 30 ditësh bëra 4 gjëra: 1. I bëra kërkesë gjykatës së Westchesterit të rishikonte dhe zhbënte vendimin e marrë; 2. Apelova vendimin e gjykatës së Westchesterit tek Gjykata e Apelit në Brooklyn; 3. Rihapa në Gjykatën e Bronxit padinë kundër agjencise së siguracioneve që kishte dërguar letrat në adresë të gabuar dhe jo tek kompania e siguracioneve; 4. Mora përsipër mbrojtjen e Viktorit në çështjen para jurisë së Bronxit ku sipas vendimit të Gjykatës së Apelit duhej bërë një gjyq i ri për të llogaritur shumën ekzakte që Viktori duhej ti paguante palës tjetër.

Pas shumë peripecish dhe manovrash të komplikuara ligjore nëpër 4 gjykata të ndryshme të Nju Jork- ut, që zgjatën rreth 5 vjet, në Shkurt të këtij viti në momentin e fillimit të gjyqit para jurisë së Bronksit për të përcaktuar shumën që Viktori duhej të paguante palës që kërkonte mbi 1 Milionë dollarë, pala paditëse ra në dakortësi që të tërhiqte padinë ndaj Viktorit dhe ata ranë dakort që të vazhdonin vetë direkt odisenë ligjore kundër kompanisë së siguracioneve dhe agjencisë së siguracioneve.

Ky është rezultat perfekt – thotë avokati – pasi është edhe i pa apelueshëm. Viktori jo vetëm që nuk do paguajë asnjë qindarkë palës paditëse që fillimisht kishte sigururar një vendim për 1 Milionë dollarë, por nuk ka nevojë të paguajë më avokatë për tu mbrojtur në 4 gjykata të ndryshme në Bronx, Brooklyn, Manhattan dhe Weschester,- spjegon avokati i çliruar nga një betejë e pazakontë dhe shumë e komplikuar që zgjati për pesë vjet me përplasje në katër gjykata të ndryshme. Ai ndjehet i çliruar nga barra e një detyrimi moral ndaj ish bamirësit të tij, Viktor Gjonaj.

VIKTOR GJONAJ: Një fondacion për të ndihmuar studentë nga Shqipëria dhe Kosova…

 

Në fund Viktori shton: dua të jem i sinqertë se ashtu si nuk e besoja para 19 vitesh kur Ylberi trokiti tek unë duke kërkuar banesë me qira, se ai vërtetë do të arrinte të bëhej avokat – unë nuk kisha besim as para 5 vitesh kur trokita tek zyra e tij se ai do fitonte çështjen që shumë avokatë më kishin thënë ishte e humbur. Por thashë ta provoj se një njeri që arrin të bëhet avokat brenda një viti në Amerikë ndoshta mund të bëjë edhe mrekullira të tjera. Kjo histori njohje me studentin/avokatin më ka lënë mbresa të jashtëzakonshme dhe po mendoj që në bashkepunim me biznesmenë të tjerë Shqipëtar këtu në Amerikë të hapim një fondacion për të ndihmuar studentë nga Shqipëria dhe Kosova që kur ata të vijnë këtu të mos bredhin rrugëve të Bronksit duke kërkuar banesa si Ylberi por të kenë një derë ku të trokasin. Kjo eksperiencë me avokatin më ka inspiruar të ndihmojë dhe të bëj mirë sa më shumë sepse në jetë nuk I dihet: mund të rrezikosh ti japësh me qira një qiraxhiu hallexhi që nuk e njeh një apartment për 500 dollarë në muaj – por ndodh që qiraxhiu më vonë bëhet avokat dhe të kursen mbi 1 milionë dollarë!

Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora – Nga Keze Kozeta Zylo

 

Manhattani çdo vit vishet kuq e zi nga shqiptarët e Diasporës të organizuar nga “Rrënjët Shqiptare” me president z.Marko Kepi si dhe stafin e tij si Nik Beqaj zv/president, Besmir Buranaj Hoxha etj.

Manhattani një herë në vit mirëpret gjithë shqiptarët për të vërshuar në rrugën kryesore “Amerika”, 6 Avenue, për Paradën Internacionale që organizohet për emigrantët e të gjitha kombësive.

Mijëra shqiptarë me simbolet kombëtare, flamujt kuq e zi, me veshjet tradicionale dhe elegante të grave dhe burrave morën pjesë në një manifestim madhështor në Manhattan.  Çdo Paradë shqiptare i është kushtuar një kauze të rëndësishme kombëtare, sivjet i kushtohej Çamërisë martire, genocidit grek me në krye gjeneralin famëkeq Napoleon Zerva të cilët dëbuan me dhunë, vranë, masakruan, përdhunuan qindra gra, vajza dhe fëmijë nga tokat shqiptare çame.  Sot Çamëria ndodhet nën Greqinë dhe është mohuar me dhunë historia martire çame.

Marshalli i Paradës ishte gazetari i shquar Marin Mema I cili ka dhënë nje kontribut tejet të vyer për historinë kombëtare.  Presidenti i ogranizatës “Rrënjët Shqiptare” z.Marko Kepi e prezantoi me plot respekt dhe dashuri dhe midis të tjerash tha se gazetari Mema është non grata në Greqi dhe Serbi, ngase emisionet e tij dokumentare zbulojnë të vërtetën e hidhur historike rreth historisë së shqiptarëve në Çamëri dhe Kosovë.

Gazetari Marin Mema u mirëprit me entuziazëm, oratoria e tij dhe mesazhi ishte i qartë të qëndrojmë të bashkuar, të luftojmë për tokat tona, të njihet historia e mohuar si historia çame për të cilën dhe jemi mbledhur sot këtu në zemër të Amerikës në Manhattan…

Me duartrokijte u mirëpritën në skenë z.Sali Bollati që ishte njëkohësisht dhe marshall nderi si dhe i lindur dhe rritur në Çamëri.  Z.Bollati është një avokat i denjë i çështjes çame dhe tërë jetën e tij ka luftuar që kurrë historia të mos I harrojë krimet çnjerëzore qëu ushtruan në familjen e tij si dhe në gjithë Camërinë. Sali Bollati që 7 vjeç pa me sytë e tij krimet çnjerëzore, masakrat brutale duke dëbuar me dhunë mijëra çamë, banorë të Çamërisë, nga shtëpitë e tyre ku kishin jetuar me shekuj dhe i nxorrën jashtë kufirit mbasi u kishin rrëmbyer tokat dhe pasuritë.  Të vrarët të gjakosurit, ishin fëmijë dhe pleq.

Oratorët kryesorë ishin si ish kongresisti amerikan, Arbëreshi Joe DioGuardi, burri që tronditi Hitlerin e Ballkanit Sllobodan Milloshevicin, Miss Nju Jorku Florinda Kajtazi, znj.Nazo Veliu me origjinë çame dhe sekretare e organizatës Pan Shqiptare “Vatra”, Ilir Ademi Kryetar I Organizates “Çamëria” Amerikë etj…

U falënderuan donatorët për organizimin e Paradës, por ajo që do të më ngelet në mendje ishte donacioni i prof.Sami Repishtit, shqiptari që u persekutua në diktature dhe arriti të jetë në Amerike elita intelektuale, donacioni i Tij nuk ishte mijëra dollarë ishte vetem 20 dollar, por mesazhi i Tij ishte për çështjen kombëtare, atë 20 dollar Rrënjët Shqiptare do ta ruajnë përgjithmonë në arshivën e tyre.  Biznesmeni dhe burri patriot Bruno Selimaj u falënderua si donator, ai nuk mbajti fjalim me fjalë të mëdha, por i foli shpirti dhe zemra duke thënë se: Unë nuk flas me fjalë të bukura, nuk jam orator, por aman Atdheun e dua shumë…

Presidenti Marko Kepi falënderoi z.Sevdai Kastrati për gazetën “Zëri i Çamërisë” si dhe shpërndau tek shqiptarët Hartën Etnike të Kombit, sensibilizim për gjithë Shqiptarët anë e mbanë botës se: Bashkimi i Kombit do të realizohet së shpejti…

Programin e aktiviteteve e drejtoi artisti i shquar Frederik Ndoci.  Në këtë paradë disa grupe valltarësh të veshur me kostumet tradicionale kërcyen valle çame dhe nga trevat shqiptare të cilët ishin përgatitur nga Angjelina Nika.  Valentina Veizaj që po rritet në paradë këndoi këngë shqiptare dhe u mirëprit me duartrokitje. Grupi cheerleader kuq e zi ishte pergatitur nga znj.Aferdita Delaj.

Në këtë paradë morën pjesë disa organizata shqiptaro-amerikane si organizata më e vjetër shqiptare Vatra me kryetar te saj z.Dritan Mishto.  Në makinën e tyre sivjet ishin nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life”, të cilët për më shumë se një muaj rresht u pëgatitën me projekte për Çamërinë, ndërkohë u bë mësim i hapur rreth historisë së Çamërisë, në të cilën nderoi me pjesëmarrjen e tij gazetari i shquar, marshall i Paradës Marin Mema.

Gjithashtu në këtë paradë morën pjesë shoqatat shqiptaro amerikane si: “Skenderbej”, “Ana e Malit”, “Plavë e Gucia”, “Kraja”, “Dibra”, “Albanian Youth Center”, “Bijtë e Shqipes”, “Albanian Excellence” etj, personalitete të larta, grupe shqiptarësh, familje të ndryshme të cilët me plot entuziazëm përcollën oratorët me fjalimet e tyre si dhe parakaluan përgjatë bulevardit “Amerika” me plot krenari dhe dashuri për Kombin.

Manhattani u ndez kuq e zi, flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjet Shqiptare dhe gjithë shqiptarët e Diasporës.

Së shpejti TV “Alba Life” do të transmetojë aktivitetin në kanalet televizive.

Autorja është shkrimtare, publiciste, gazetare për TV “Alba Life”, mësuese dhe themeluese e Shkollave Shqipe në New York

Qershor, 2019

Manhattan, New York

Festivali Shqiptar i Usterit Masaçusets nisi maratonën treditore Nga Ardian Murraj

Festivali Shqiptar i Usterit Masaçusets nisi maratonën treditore në 36 vjetorin e mbajtjes së tij. Me mijëra bashkëatdhetarë morën pjesë që të Premten duke i dhënë e gjallëri fundjavës tradicionale, ku një herë në çdo dy vjet qyteti ndjen shpirtin dhe harenë shqiptare. Mysafirë të nderuar të pushtetit vendor të shtetit dhe përfaqësueses për Shqipërinë, zj Floreta Faber (ambasadore e RSH në SHBA), nderuan me përshëndetjet e tyre duke shprehur edhe njëherë mirënjohjen e organizatoreve që rreth Kishës ” Fjetja e Shën Marisë “, punës së pakursyer të vullnetareve dhe qytetarëve të Usterit mbarë që shijojnë traditën, ushqimin, muzikën dhe vallen shqiptare. Shpirti i festimeve duket se mbahet në grupet artistike e të rinjve “Valletona”, muzika e drejtpërdrejtë e Eli Fara dhe muzikantë të talentuar të bashkësisë shqiptare. Dy ditët në vazhdim pritet të jenë edhe më zbavitëse pasi përpjekjet dhe forcat e organizatorëve dhe pjesmarrësve synojnë të shënojnë nje tjetër rekord të bukur të festimeve shqiptare në pjesëmarrje, sponsorizime biznesesh dhe tradite kulturore.

Albanian Festival 2019/

Date: May 31, 2019 – June 2, 2019 at ~ Friday, 5pm-12am ~ Saturday, 12pm-12am ~ Sunday, 12pm-7pm/

Presented By: St. Mary’s Assumption Albanian Orthodox Church

The oldest Albanian Festival in the U.S.A.!

Rain or shine under our massive tent
with more than 10,000 visitors and  200 volunteers

Live music and entertainment from Europe & the USA

Authentic Albanian food; lamb, Albanian sausages and pastries, lakror, baklava, and more

 Church tours, kids’ carnival, cooking demonstrations, dancing, and celebrating!

Come be Albanian for a day!

Friday May 31/

Hours 5:00 pm- 12:00 midnight
Food Line open until 10:00 pm
Snack Bar open until closing
DJs Andrea, Helios, Mikel & Vini throughout the evening
7:00 pm Grand Opening Ceremonies
American Anthem Rachel Stoja
Albanian Anthem Androniqi Danga
7:30 pm St. Mary’s dance group ValleTona
7:30 pm Table Talk pie eating contest
8:00 pm Live music and entertainment until closing
Bazaar Area in Church Hall- Great vendors!! Clothing, jewelry, furniture, Silent Auction, religious items, fine & ethnic artwork, and more
Church Tours
Ethnic Shop
Albanian Coffee House

Saturday June 1

Hours 12:00 noon – 12:00 midnight
Food Line open until 10:00 pm
Snack Bar open until closing
Kids Carnival 12:00 noon – 7:00 pm
Rachel Stoja live music throughout the day
DJs Andrea, Helios & Mikel throughout the day
Visiting groups from Boston to Toronto
2:00 & 7:30 pm St. Mary’s dance group ValleTona
8:00 pm Live music and entertainment until closing
Singer Eli Fara and the Alba Band
10:00 pm Kristina Danga
Bazaar Area in Church Hall- Great vendors!! Clothing, jewelry, furniture, Silent Auction, religious items, fine & ethnic artwork, and more
Church Tours
Ethnic Shop
Albanian Coffee House

Sunday June 2

Hours 12:00 noon – 6:00 pm
Food Line and Snack Bar open all day!
Kids Carnival 12:00 noon – 6:00 pm
Rachel Stoja live music throughout the day
DJs Andrea, Helios, Mikel & Vini throughout the day
Visiting groups from Boston to Toronto
3:00 pm St. Mary’s dance group ValleTona
Bazaar Area in Church Hall- Great vendors!! Clothing, jewelry, furniture, Silent Auction, religious items, fine & ethnic artwork, and more
Church Tours
Ethnic Shop
Albanian Coffee House

 

Marin Mema dhe Trëndafilat e Çamërisë të Shkollës Shqipe “Alba Life”, New York Nga Keze Kozeta Zylo

Kur kërcej unë vallen çame,

Gjithe Nju Jorku ndizet flakë,

Diaspora si krah shqiponje,

E vë gishtin përmbi plagë…  interpretuar nga A.Xhaferri

Nga Keze Kozeta Zylo

1 Qershori dita e fëmijëve u mirëprit me plot dashuri dhe gëzim nga gjithë nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life”, që operon në disa lagje të Nju Jorkut.  Në këtë ditë të bukur pranvere me aromë çamërie dhe qiell të blunjtë erdhi pranë nxënësve gazetari i shquar i Kombit Marin Mema, pena dhe oratoria e të cilit ka prekur zemrat e miliona shqiptarëve në mbarë trojet tona.

Gazetari Mema shoqërohej nga Marko Kepi, president i organizatës së mirënjohur “Rrënëët Shqiptare”.  Vlen për të theksuar se në Pardën e sivjetme që do të organizohet në Manhattan, Rrënjët Shqiptare me organizuesit kryesorë e kanë përzgjedhur gazetarin Marin Mema: “Marshall të Paradës” dhe kjo paradë i kushtohet Çamërisë.

Pranë nxënësve të Shkollës Shqipe “Alba Life” ishte dhe editorja për gjuhën angleze në gazetën “Dielli” znj.Rafaela Prifti e cila i dëgjoi me plot dashuri dhe vëmendje pyetjet dhe përgjigjet e nxënësve.  Emocionant ishte fakti kur takoi nxënësin Diellon Bardhi ku i ati i Diellonit Shpëtim Bardhi bëri lidhjen si: Ja u takuan Dielli dhe Dielloni…  Gazetarja Prifti tha se ja që tani Dielloni do të jetë e ardhmja dhe një anëtar i ardhshëm i Diellit.  Nuk ka detyrë më të shenjtë se t’ju mësosh brezave të ardhshëm historinë!

Me plot dashuri tri zonja i dhuruan z.Qemal Zylo logon e Traditës dhe veshjeve popullore shqiptare të cilat kishin ardhur enkas nga Atdheu për të marrë pjesë në Paradën Shqiptare dhe për të paraqitur kostumet dhe veshjet popullore që ato punojnë.

Duke qenë në prag të përgatitjeve për paradën madhështore në Manhattan nxënësit e shkollës Shqipe “Alba Life” nën kujdesin e mësueseve Laçaj, Sela, Muda, Puli, Watkins, Bulku dhe Vadahi kanë përgatitur nxënësit me projekte për Çamërinë.  Ata mësuan historinë tragjike rreth Çamërisë, genocidin e gjeneralit famëkeq Zverdës si dhe traditat, veshjet popullore, heronjtë dhe shkrimtarët dhe për të gjitha këto nxënësit morën njohuri të paditura më parë rreth kësaj treve ku banonin, jetonin dhe shkruajtën historinë shqiptarët çamë.

Ardhja e gazetarit Marin Mema është një frymëzim për nxënësit, sepse tek ai shohin modelin e një gazetari që eksploron në trojet shqiptare dhe tregon historitë e vërteta të mohuara dhe të zhdukura nga armiqtë e Shqipërisë si dhe nga pluhuri i harresës.  Gazetari Mema u mirëprit nga themeluesi dhe drejtori i Shkollës Shqipe “Alba Life” që operon në disa lagje të Nju Jorkut.  Nxënësit e mirëpritën me plot dashuri dhe duartrokitje, ngase ata e kishin parë disa herë në ekran, në mësimet që u zhvilluan për Çamerinë, me një fjalë ata ishin njohur me punën dhe oratorinë e tij.

Nxënësja Dea Watkins i dhuroi një buqetë me trëndafila me aromë çamërie në emër të shkollës dhe i tha se unë e kam vizituar Çamerinë, kam qenë në Filat, Paramithi, Gumenicë, Pargë…

Marin Mema së bashku me stafin e tij nga Top Channel, qëndroi pranë klasave dhe dëgjoi me vëmendje të posaçme nxënës të ndryshëm që iu përgjigjën pyetjeve të gazetarit rreth Çamërisë dhe Shqipërisë.  Të gjitha projektet e tyre ishin përgatitur plot dashuri fëmije dhe seriozitet.  Pranë kamerave folën rreth projekteve të tyre si Oresti Salillari, Rafael Gjona, Arelt Xhaferi, Gloria Puli, Natalia Sinani, Kelvin dhe Enea Bulku, Blenda Shehu, Elio Tahiri, Erla Lamçe, Loriana Thaqi, Onida Granica, Diellon Bardhi, Enri Kume me origjinë nga Çamëria, Eduart Maqellara, Alba Vadahi, Era Vadahi etj…

Në klasën e grupmoshës së më të vegjëlve të mësuese Vlerës dhe Brunildës u pa një orë mësimi e hapur rreth historisë së Çamërisë, ku shumë prej tyre iu përgjigjën pyetjeve saktësisht.

Nxënësit nuk do t’i harrojne kurrë këto mësime që morën për Çamërinë si dhe dëshminë nga ish mesuesja e Shkolles Shqipe Betulla Bollati me origjinë nga Çamëria, familja e së cilës është dëshmitare e masakrave nga genocidi grek.  Ata do ta kujtojne këtë ditë pasi ata realizuan dhe finalizuan projektet për Çamërinë me plot sukses dhe u njohën me një trevë historike të Shqipërisë që i është rrëmbyer padrejtësisht nga trungu amë.  Ata u dashuruan me Çamërinë sa nxënësi Eduart Maqellara tha se unë kur të shkoj në Shqipëri do të  vete të vizitoj medoemos Çamërinë.

Duke dëgjuar zërin e ëmbël të Eduartit dhe duke parë fytyrat e gëzuara të nxënësve kur i përgjigjeshin gazetarit Marin Mema para kamerave në sytë e mi hapeshin petalet e Trëndafilave të Çamërisë.

Trëndafili i Çamërisë është një poezi mjaft prekëse dhe plot dhimbje për Çamërinë shkruar nga poeti Fatmir Muja i cili midis të tjerash lë amanet në këto vargje si:

Si mund të të puth edhe një herë o trëndafil në Çamëri?

E të mbahem mend si puthje e përgjakur në histori!

Amanet vetëm këtë poezi t’ua lexoni të gjithë njerëzve të mi

Për Trëndafilin tim të tharë në Çamëri…

Marin Mema, Trëndafilat e Çamërisë të shkollës Shqipe “Alba Life”, Organizata Panshqiptare “Vatra”, “Illyria”, Rrënjët Shqiptare dhe gjithë diaspora po ujisin rrënjët e trëndafilit të Çamërisë që të mos thahet kurrë më…

Mësimi i hapur, projektet e nxënësve, bisedat e ngrohta u filmuan nga Top Channel me kameraman Deni, TV “Alba Life” me kameraman Agron Ceka dhe Aaron Suka.

Autorja është shkrimtare, publiciste, gazetare për TV “Alba Life”, mësuese dhe themeluese e Shkollave Shqipe në New York

1 Qershor, 2019

Staten Island, New York

Vatrani Dritan Demiraj festoi 50 Vjetorin e Lindjes mes vatraneve dhe miqeve

Edhe 100 Vite te tjera te lumtura dhe te suksesshme vatranit, Kolonel Dritan Demiraj!/

Nga Valentin LUMAJ/Ne nje atmosfere te gezuar ne mes miqsh, shokesh dhe bashkepunetoresh, te dielen me 26 Maj,  Kolonel Dritan Demiraj festoi 50 vjetorin e lindjes. Darka per kete rast u organizua ne nje restorantet e njohura te qytetit te West Bloomfield-it. Dritanin e shoqeronin bashkeshortja dhe dy femijet, te cilet kishin organizuar nje pritje te shkelqyer per te ftuarit. Z. Eduart Aliko, mik i ngushte i Dritanit, i cili e drejtoi kete feste, mori fjalen duke i percjellur urimet me te mira dhe po ashtu paraqiti nje historok te shkurter te jetes sa te veshtire po aq te suksesshme te Kolonel Demiraj-t,  ne edukimin, sherbimet dhe misionet e shumta, brenda dhe jashte Shqiperise, te cilat mbrujten karakterin e forte dhe figuren e paster tij.

Me pas pershendeti anetari i Keshillit te Vatres, Z. Alfons Grishaj, i cili u ndal tek figura e ushtarakut. Ai theksoi se figura te njohura te ushtrise shqiptare kane sherbyer me nder dhe devocion shtetit dhe atdheut, por se kontributi i tyre nuk u vleresua kurre per shkak te degradimit te udheheqesve politike te ushtrise shqiptare. Ai theksoi se sot ushtaraket ne pergjithesi ne Shqiperi nuk jane ne nivelin e detyres qe perfaqesojne. Ne anen tjeter, Kolonel Demiraj, eshte simboli i vertete i rregullit, disiplines dhe i ndershmerise ndaj detyres.

Z. Mondi Rakaj. Kryetar aktual i Vatres ne Michigan, percolli urimet dhe pershendetjet per Z. Demiraj, nga Kryetari i Qendres se Vates, New York, Z. Dritan Mishto.

Me pas, Z. Eduart Aliko, shfaqi nje montazh filmik mbi jeten dhe aktivitetin profesional te Kolonel Demiraj si Komandant i Forcave Speciale dhe Minister i Brendshem i Republikes se Shqiperise.

Ne mes miqve te shumte te Dritanit, moren pjese ish-kandidati Republikan per ne Kongres, Z.Peter Lumaj nga Connecticut, kryetari i shoqates Dukagjini, Z. Arben Sokoli, personalitete te fushave te ndryshme dhe kolege te punes.

Festa vazhdoi deri ne oret e vona ne mes bisedash, urimesh dhe muzikes se bukur shqiptare.

Vlen te theksohet se Z. Dritan Demiraj, fale punes se tij te palodhur dhe te vazhdueshme, eshte vleresuar me 46 tituj dhe medalje, nder to titullin “Nderi I Kombit”,  Titullin “Hero i Popullit”, medaljen ”Mjeshter I Madh”, medaljen e arte te Shqiponjes. Po ashtu Kolonel Demiraj, zoteron graden PHD, titullin Doktor i Shkencave Politike dhe Marëdhënie Ndërkombëtare, Doktor i Shkencave për Sigurinë Kombëtare, Master Shkencor për Marëdhëniet Ndërkombëtare dhe Diplomaci, Master Shkencor për Sigurinë dhe Mbrojtjen, si dhe eshte autor I dhjetra librave dhe artikujve.

Kolonel Dritan Demiraj aderon ne Vater, dega Michigan, qysh nga viti i kaluar dhe ndihmesa dhe aktiviteti I tij kane qene per t’u admiruar.

Edhe 100 vite te tjera te lumtura dhe te suksesshme vatranit Dritan Demiraj.

Korçarja që u bë yll në Hollywood dhe u martua me miliarderin Ford!

Gjatë karrierës së saj ajo ka provuar të jetë aktore, kërcimtare dhe akrobate. Fillimisht ajo punoi në teatrin italian “Bertoldissimo” dhe bëri një turne të sukseshëm nëpër Itali. Ajo ishte protagonistja kryesore, të cilën shtypi i kohës e cilësoi “La piccola grande Dea”, (E madhja hyjneshë e vogël). U shqua për suksesin që pati gjatë xhirimeve të shoqërisë amerikane “Metro Goldwin Mayer”, të Hollivudit. Ajo qëndroi në Hollivud për shumë kohë ku interpretoi në shumë filma.

Eleni Qirici është shqiptare, e lindur në Australi. Artiste e famshme, me baba korçar dhe nënë australiane. Jetën e kaloi mes këngës, aktrimit dhe kërcimit.

Në rini ka qenë e bukur dhe gjithmonë e lakmueshme nga meshkujt. Korçën, vendin e të atit, e preku vetëm kur ishte nëntë muajshe. Kush i ka jetuar ato vite, apo e njeh mirë historinë, padyshim i kujtohet këngëtarja Eleni Qirici. Dha pak koncerte në Shqipëri, duke nisur me Korçën, qytetin e serenatave, me Tiranën, Shkodrën, Durrësin, Elbasanin, etj. Por pjesën më të madhe të suksesit të saj, Qirici e fitoi në Evropë dhe në Amerikë. Rrjedh nga familje artistësh, historia e të cilëve është e lashtë dhe e pasur. Kjo familje, që emigroi në vitin 1890 në Amerikë për arsye ekonomike, më pas do të bëhej një nga pjesëtaret më të rregullta të festave mondane.

Eleni Qirici, artisja e famshme shqiptare, të cilën shtypi botërore e ka vlerësuar maksimalisht, e nisi karrierën e saj artistike që në moshën pesëvjeçare, ku filloi të këndonte, kërcente dhe të merrej me akrobaci, këtë të fundit të mësuar nga xhaxhai i saj. Për herë të parë, ashtu e ndrojtur dhe me çiltërsinë e një fëmijë, Qirici interpretoi në skenën e kinema “majestik”, së bashku me grupin e xhaxhait, i cili falë saj rroku një sukses të madh, që bëri të kapërcente kufijtë e Korçës.

Kur ishte vetëm 13 vjeç, Eleni pushtoi e vetme skenat e vendit. Koncertin e parë së bashku me prindërit e saj, instrumentistë, Eleni e dha në kinema “majestik” në Korçë. Ishte një koordinim i interpretimit të dy prindërve instrumentistë dhe vajzës së tyre që herë këndonte, herë kërcente dhe herë interpretonte si akrobate. Koncerti u prit me entuziazëm të madh, gjë që e inkurajoi vogëlushen, e cila shumë shpejt u bë e njohur për talentin e saj edhe në skenat e qyteteve të Tiranës, Durrësit, Shkodrës, Elbasanit, Vlorës etj. Ajo befasonte publikun, ndërsa shtypi i kohës e pasqyronte turneun artistik të Elenës duke evidentuar talentin e saj artistik, veçanërisht për këngët.

Shkollimi në Vjenë dhe suksesi në Evropë

Prindërit, duke qenë vetë artistë kuptuan se vajza kishte aftësi të rralla artistike, ndaj vendosën ta çonin për studime në Vjenë, në një shkollë kërcimi. Nuk kishin kaluar as tre muaj që Eleni mësonte në këtë shkollë, kur u ngjit në skenën e teatrit variete të Vjenës. Interpretimi i saj plot jetë, shkathtësi dhe besim në vetvete ra menjëherë në sy të kritikëve të artit, të cilët filluan ta mbështesnin këtë talent të ri. Shtypi filloi të shkruajë për të dhe padyshim kjo tërhoqi vëmendjen e menaxherëve italianë, të cilët kërkonin talentet e reja dhe u ofronin rrugë drejt suksesit. Kështu ndodhi edhe me Elenin.

Në një koncert të saj në Vjenë u paraqit përfaqësuesi i shoqërisë italiane “Frateli Schwarz”, tepër e njohur në atë kohë, që i ofroi një marrëveshje 6-mujore. Në këtë shoqëri bënin pjesë 80 artistë, por Eleni e vogël u bë shumë shpejt protagonistja kryesore, duke siguruar suksesin e shoqërisë “Bertoldissimo”. Shfaqjet artistike të organizuara nga kjo shoqëri në shumë qytete të Italisë ishin një sukses i madh dhe sigurisht e ndihmuan Elenën të bëhej e njohur shumë shpejt në jetën artistike italiane. Shtypi italian i rezervoi Eleni Qiricit një vend të veçantë dhe për të u shkruan mjaft artikuj, ku ajo emërtohej si “La picola grande diva” (vogëlushja hyjneshë e madhe).

Me këtë koncert ajo interpretoi gati në të gjitha skenat e qyteteve të mëdha italiane si në Romë, Milano, Bolonjë, Firence etj. Por kjo jetë artistike i shërbeu për të dalë tej kufijve të Italisë. Tek Eleni mbërritën menaxherë të shoqërive evropiane, mes të cilëve artistja e re korçare zgjodhi shoqërinë franceze “A.B.C” të Parisit.

Rrugëtimi drejt Hollivudit

Tek Eleni ishin ndërthurur gjithë cilësitë e mira: talenti si këngëtare, kërcimtare dhe akrobate. Bashkëngjitur talentit, bukuria e stili i veçantë që e karakterizonte në jetë, këto veçori bënë që Qirici të tërhiqte vëmendjen e shoqërive kinematografike amerikane. Një përfaqësues i kinematografisë amerikane të Hollivudit, “Metro – Golduin – Mayer”, i ofroi të bëhej pjesë e projektit të tij. Pranoi.

Që në vitin e parë të mbërritjes në Amerikë, Qirici interpretoi disa role kryesore, në të cilat këndonte, kërcente dhe interpretonte në mënyrë të shkëlqyer. Talenti i saj shumë shpejt të ishte e mirëpritur nga artdashësit amerikanë. Pa vonuar, vepra e vajzës shqiptare u pasqyrua edhe në mjaft media amerikane, të cilat nisën ta krahasojnë me balerinën e famshme amerikane të kohës Eleonor Pauell.

Në verën e vitit 1938, Eleni bashkë me prindërit u kthye në Korçë, ku veç kujtimeve, kishte aty edhe plot të afërm. Për t’i respektuar ajo vendosi të japë një koncert tek kinema “majestik”, prej nga mori rrugë veprimtaria e saj artistike. Bashkë me të interpretonin edhe prindërit. Disa ditë më vonë ky koncert u dha në kryeqytet. Shtypi i kohës bënte reklamën një ditë më parë: “Të mërkurën, ora 9 në kinema “Nacional” interpreton ylli kinematografik shqiptar Eleni Qirici, këngëtare, valltare dhe akrobate…

Tërë shtypi evropian dhe amerikan i kanë ngritur lart cilësitë e të voglës Eleni Qirici. Ajo ka entuziazmuar publikun e Londrës, Parisit, Vjenës, Romës, është artistja kryesore e dy filmave në Hollivud. …Eshtë një artiste që posedon me të vërtetë diçka që nuk mësohet, por vetëm lindet, që me të vërtetë nderon gjithë kombin shqiptar në botën e huaj”. Një ditë pas shfaqjes në shkrimin me titull “Sukses i jashtëzakonshëm i vogëlushes Eleni” shkruhej: “… ishte një eveniment i madh artistik për gjithë Shqipërinë, ishte shfaqësina e artistes me famë botërore Eleni Qirici. Eleni e jeton muzikën që kërcen me një harmoni të mbaruar lëvizjesh dhe buzëqeshjesh. Në Amerikë është konsideruar më tepër se një yll”.

Martesa në Amerikë dhe mbyllja e karrierës

Shkëlqimi i artistes së re shqiptare nuk kishte si të mos tërhiqte vëmendjen e elitës amerikane. Koncertet e saj dhe më pas edhe filmat ku ajo interpretonte ndiqeshin dhe vlerësoheshin prej shtresave të pasura të Amerikës. Babai i saj, Vasili, përpiqej ta mbante larg mjediseve të elitës amerikane dhe e këshillonte që shokun e jetës ta zgjidhte mes emigrantëve shqiptarë që jetonin dhe punonin në atë kohë në Amerikë.

Ai parandiente se martesa me një amerikan apo ndonjë të huaj tjetër do ta largonte nga prindërit, të afërmit, vendi i tij. Ishte kjo arsyeja që ai refuzonte edhe kërkesat që i vinin për martesë nga djem të kombësive të tjera. Pavarësisht kësaj, Qirici u martua me djalin e një prej familjeve më të pasura në Amerikë, Fordi. Por kjo martesë i kushtoi artistes shqiptare të hiqte dorë nga bota e artit, duke iu përshtatur kështu jetës mondane./Konica

E kohës – Pse nuk erdhi udhëheqja e Shqipërsië në përurimin e Autostradës ,,Arbër Xhaferi,,? – Nga Skënder Karaçica


Këso kohe na vijnë lajme jo të mira se udhëheqësit shtetërorë të dyja vendeve (Shqipëri-Kosovë) janë hidhëruar ndërmjet veti(sic!). Pse të hidhëruar…?! Lufta e mendimeve (kombëtare dhe demokratike) nuk guxon të hapë hendeqe në mes udhëheqjes shqiptare të vendeve tona. Nuk jemi në kohën kur e kur dy Koretë me regjime të ndryshme politike e institucionale kishin kufirin e hekurt në mes të dyja vendeve.

Shqipëria është afër me Kosovën! Kosova tash e një shekull me tërë shpirtin kombëtar ishte në krah të Shqipërisë Etnike!

Pse nuk erdhën udhëhqja e Shqipërisë në përurimin e Autostradës ,,Arbër Xhaferi,,?

E kohës,leni me një anë huqet(politike)dhe kryene detyrën e shtetit shqiptar se sovrani ua dha votën e lirë që të jeni në krye të shtetit dhe,u muar vesh jo në rolin e (pronarit privat)për shtetin shqiptar..(sic!).

Çikago,më 29 maj 2019

Pianistja Merzana Kostreci sjell në Uashington recitalin “Ndjesi pranverore” (video)

Të bësh karrierë në muzikë klasike është një rrugë e vështirë. Ky rrugëtim bëhet edhe më sfidues kur ndodhesh në vend të huaj. Por Merzana Kostreci me punën dhe talentin e saj, po mahnit publikun me lojën e saj në piano. Artistja shqiptare, po bën karrierë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke synuar që të bëhet një emër i njohur i muzikës klasike. Burim Goxhuli i Zërit të Amerikës ndoqi koncertin e saj fundit të titulluar “Ndjesi pranverore”. Duartrokitjet ishin të gjata në fund të interpretimit të pianistes shqiptare që u vlerësua shumë nga të pranishmit në koncert.

Karrigia pranë pianos është vendi më i rehatshëm për të, ndërsa tingujt e këtij instrumenti muzikor janë arma e saj më e fortë.

Artistja shqiptare Merzana Kostreci, po bën karrierë si pianiste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një ëndërr të cilën e ka qysh nga fëmijëria.

“Unë e kam nisur pianon që e vogel dhe kam vite që performoj për publikun. Jo vetëm që është e veçantë për mua, sepse mua më pëlqejnë të gjitha llojet e muzikes, por kur luaj muzikë klasike, piano për mua është si një pjesë e imja. Performanca në piano dhe pjesët kur unë luaj për publikun, shprehin atë që mund të ndjej dhe nuk e them dot me fjalë. Kënaqësia më e madhe është kur edhe publiku e pëlqen performancën dhe unë arrij të përcjell ndjenjat e mija nëpërmjet muzikës tek publiku”, thotë Merzana.

Pianistja Kostreci deri tani ka realizuar disa performanca në Evropë e SHBA. Çmimet artistike të fituara në Shqipëri, i mundësuan asaj shkollimin në Universitetin e Muzikës në Këln të Gjermanisë.

Por diplomimi në vitin 2003 duket nuk i mjaftoi Merzanës… Ajo vazhdoi studimet për piano në Universitetin e Maryland-it, në Shtetet e Bashkuara.

Artistja Kostreci, tregoi për Zërin e Amerikës, për vështirësitë që mund të ketë një emigrant për të bërë karrierë në Amerikë, sidomos në zhanrin e muzikës klasike.

“Sfida që kam hasur unë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si vend i huaj së pari, ka qenë sepse nuk është vendi ku ke lindur dhe do pak kohë që të krijosh një reputacion si muzikante. Gjithashtu kam pasur vështirësi si muzikante klasike, sepse këtu ka nga të gjitha llojet e rrymave të muzikës që konkurrojnë për të patur një treg, për t’u bërë të sukssesshëm”, thotë Merzana.

Këto komente pianistja Merzana Konstreci i bëri një ditë para koncertit që pati në qendrën e artit “Katzen” në Universitetin Amerikan, ku interpretoi përpara një publiku me shqiptarë e të huaj.

“Pjesët që kam zgjedhur për këtë recital janë kryesisht pjesë të stilit romantik. Kam katër pjesë nga Shopen. Pjesët nga Shopen janë intime në përgjithësi dhe i kam zgjedhur tamam për sezonin e pranverës. Gjithashtu kam një pjesë nga Shuman, që është një pjesë më virtuoze. Gjithmonë kam qejf të kem pjesë virtuoze në repertor, sepse janë më ritmike dhe më të gjalla”, thotë ajo.

Interpretimin e saj e shoqëruan duartrokitjet e gjata. Nuk munguan as lëvdatat për artisten Kostreci, nga publiku që u largua nga shfaqja me përshtypje dhe ndjenja pozitive.

“Kjo paraqitje i ka tejkaluar pritjet e mija. Unë kuptoj shumë nga muzika klasike dhe pashë një performancë të mirë. Kjo shfaqje po më kujton fjalët e një muzikanti profesionist, që thoshte se performanca të këtij niveli nuk arrihen nga ato që ke lexuar dhe ke mbajtur mend, jo ajo që është në duart, mendjen dhe në shpirtin e një artisti. Prandaj kjo artiste mori duartrokitje më se të merituara. Për mua është privilegj të jem këtu dhe e falenderoj për këtë”, thotë David Pappert, banor i Uashingtonit dhe ish-drejtor i Bordit të Drejtorëve të Universitetit Duquesne.

“Ne u kenaqëm shumë sonte. Merzana na mbajti pezull me muzikën e vet. Ishte kënaqesi jo vetëm për faktin që ti shkon diku në një salle koncerti, muziken e bukur por për ne është shumë e veçantë për të mbështetur njëri tjetrin, për të mbështetur pikërisht artistët e rinj, talentet e reja, nxënësit, studentët të cilët performojnë kudo ku ata janë. Ishte kënaqësi shumë e madhe”, thotë banorja e Uashingtonit Enkelejda Balliu.

“Mendoj se ajo është shumë e talentuar, luan me pasion. Jam e mahnitur nga fuqia e saj. Jam e impresionuar nga pjesët e luajtura nga ajo. Shpresoj që ajo të ketë karrierë të mrekullueshme. Ajo duhet të vazhdoj të luajë profesionalisht dhe të vazhdojë ta rrisë audiencën e saj, sepse e meriton të njihet. Ajo është një pianiste e mrekullueshme”, thotë Caren Ginsberg.

“Koncerti që sapo ndoqëm ishte me të vërtetë shumë i arritur nga ana artistike dhe teknike. Meri Kostreci është shumë e talentuar dhe të gjitha veprat që luajti ajo sot, ishin jo vetëm të bukura, por kishin të gjithë spektrin e emocioneve, nga ato romantike tek ato më të fuqishme. Për sa i përket aktiviteteve kulturore në zonën tonë është një gjë që të jep kënaqësi të jashtëzakonshme që të kesh një aktivitet si ky që e ndoqëm”, thotë Evi Budo Struble.

Merzana Kostrecin e pret një rrugë e gjatë drejt synimeve të saj, por ajo premton se nuk do të ndalet në rrugëtimin drejt suksesit, krahas punës së përditshme që bën si mësuese pianoje.

Kjo ishte hera e tretë që ajo interpretoi e vetme. E veçanta e këtij recitali është se të gjitha pjesët e luajtura, i ka përgatitur vetë. Herën tjetër ajo synon t’i sjellë para publikut tingujt e saj, në një koncert me orkestër.

(Foto) REVOLTAT E SPAÇIT DHE QAFË BARIT, TË HARRUARA NË TRANZICIONIN 30 VJEÇAR SHQIPTAR, U PËRKUJTUAN NË WASHINGTON Nga Dalip Greca

Presidenti Trump: Ne kurrë nuk mund t’i kthejmë në jetë të rënët. Ne kurrë nuk mund t’ua shlyejmë borxhin që kemi ndaj tyre. Por ne mund t’i nderojmë e t’i kujtojmë për jetë ata”…

 

Shqipëria komuniste e njohur për ashpërsinë e diktaturës më të egër të ish vendeve komuniste, me numrin më të madh të pushkatuarëve-krahasuar me numrin e popullsisë (Në vitet 1944 – 1991, rreth 6.000 persona u ekzekutuan, 34,135 shqiptarë janë burgosur dhe dënuar për arsye politike, mijëra kaluan jetën nëpër kampet e internimit) – ka fatin që të ketë përjetuar dhe dy kryengritje antikomuniste, dy revolta të përgjakura, të vetmet në Perandorinë e Lindjes komuniste; revoltën e Spaçit të 21-22-23 Majit 1973 dhe të Qafë Barit-21 Maj 1984. Të dyja i bashkon muaji maj. Në kohën kur ndodhën revoltat u mbuluan me gjak, ndërsa pas rrëzimit të diktaturës, tranzicioni postkomunist 30 vjeçar shqiptar, institucionalisht, është përpjekë ti mbulojë me harresë. Edhe pse kanë kaluar 46 vjet nga revolta e Spaçit dhe 35 vjet nga ajo e Qafë Barit, institucionet e shtetit shqiptar, nuk kanë bërë asgjë për vlerësimin e tyre, për dënimin e fajtorëve, ndërsa ata që i mbuluan me gjak, ende nuk kanë kërkuar as falje.

Shqiptarët e Amerikës, falë këmbënguljes të ish burgosur politik Pëllumb Lamaj me bashkëpunëtorët e tij, nuk kanë heshtur, por e kanë ngritur zërin, kanë organizuar përkujtesa, dhe kanë sjellë në vëmendje të opinionit shqiptaro-amerikan dhe institucioneve amerikane, jehonën e atyre revoltave dhe ashpërsinë e dhunës.

Edhe këtë vit, në përvjetorin e 35 të revoltës së Qafë Barit dhe 46 vjetorit të revoltës së Spaçit, Pëllumb Lamaj, duke pasë edhe ndihmën e Çezar Ndreut e Merita B. McCormack, në bashkëpunim me Fondacionin Memorial të Viktimave të Komunizmit në Washington dhe Federatën Pan Shqiptare të Amerikës VATRA, organizuan me 20 Maj 2019, pranë Monumentit kushtuar viktimave të komunizmit, një veprimtari përkujtimore, nderuse për heronjtë e revoltave, ku përcollën mesazhe për shoqërinë shqiptare, institucionet e vendit dhe klasën politike.

Pas Hymneve Kombëtare, një minut heshtje për heronjtë e revoltave.

Organizatori Lamaj dhe ish të burgosurit politik që kishin përjetuar revoltat si:Lek Mirakaj, Naim Stravecka, shkrimtari Visar Zhiti(përmes përshëndetjes) ish i burgosur Marko Gjoni, risollën historinë, por dhe i përcollën mesazhe të forta institucioneve dhe politikës shqiptare, për vlerësim, mos harresë, dhe kërkuan dënimin e krimeve të komunizmit dhe autorëve.

Veprimtaria e 20 majit pranë viktimave të komunizmit në Washington, shërbeu edhe si kujtesë, por edhe si apel për sensibilizimin e shoqërisë shqiptare ndaj krimeve të komunizmit dhe informimit të institucioneve amerikane. Dr. Murray Bessette, përfaqësuesi i Fondacionit Përkujtimor të Viktimave të Komunizmit, drejtor i programeve akademike pranë këtij fondacioni, shprehu kënaqësinë që ishte pjesë e aktivitetit. Ai tha se ndjehej i nderuar që ishte bashkuar me shqiptarët në përkujtimin e viktimave të komunizmit të egër shqiptar. Dr. Bessette, tregoi shkurtazi historinë e fondacionit të përkujtimit të viktimave të komunizmit. Ai tha se projekti për krijimin e Fondacionit Memorial nisën që me 17 dhjetor 1993, ku presidenti Bill Klinton nënshkroi ligjin e aprovuar nga Kongresi në mënyrë unanime. Që në atë kohë janë dashtë përpjekje të mëdha për grumbullimin e fondeve nga donatorë vullnetarë, gjetjen e vendit për ngritjen e memorialit, zgjedhjen e projektit etj. Statuja memoriale iu besua skulptorit nga Kalifornia Thomas Marsh, i cili e dhuroi statujën në respekt të viktimave të komunizmit. Për promovimin e tij u zgjodh data 12 qershor 2007, në simbolikë të 20 vjetorit të fjalimit proverbial të presidentit Regan në portën e Brandenburgut: Zoti Gorbaçov, shembeni këtë mur”! Muri që ishte ngritë me 13 gusht 1961, ku 10 mijë kilometra tela ishin shtrirë në perimetrin prej 155 kilometrash të Berlinit Perëndimor,- u shemb 2 vjet pas atij mesazhi të presidentit Regan. Pikërisht në përvjetorin e lëshimit të atij mesazhi, me 12 qershor 2007, në prani të Presidentit George W. Bush u promovua Memoriali kushtuar viktimave të komunizmit, në pjesën ballore të të cilit gjendet përkushtimi: “Për më shumë se 100 milion viktima të komunizmit dhe për ata që duan Lirinë!”

Dr. Bessette informoi se çdo vit këtu organizohet dita përkujtimore kushtuar viktimave të komunizmit, për këtë vit takimi mbahet me 14 qershor.

Pëllumb Lamaj, i mbijetuari i revoltës, drejtuesi i veprimtarisë përkujtimore, që e përjetoi vetë ferrin e burgjeve të tmerrshëm, përshkroi ngjarjet, që ndodhën në Spaç dhe Qafë Bari, respektivisht në 21-23 Maj 1973 dhe 21 Maj 1984 dhe përshkroi me detaje shpërthimin e vullkanit të zemrimit të të burgosurve politik, përleshjen me policinë dhe tronditën qeverinë komuniste. Lamaj e përshkroi revoltën e Spaçit, që nisi me 21 Maj 1973, si kryengritjen e parë antikomuniste të perandorisë komuniste të Lindjes, ndërsa të burgosurit që ngritën krye nga puna e rëndë, kushtet ekstreme, nga torturat fizike dhe psikologjike, i përshkroi si heronj, që me kurajo iu kundërvunë policisë së regjimit, hoqën flamurin me yllin bolshevik, dhe ngritën flamurin pa yll, për tri ditë u bënë zotër të burgut. Burgu u rrethua me forca të shumta policore, të burgosurit u lanë pa ushqim e ujë, mbi ta u hodhën si bisha forcat speciale të sigurisë. Revolta e 21 Majit 1973 u shtyp me egërsi nga autoritetet, duke përdorur trupa dhe mjete ushtarake. Nxitësit, organizatorët dhe pjesëmarrësit më aktivë u ndëshkuan me rritje të dënimit, ndërsa katër prej tyre u dënuan me pushkatim. Katër martirët e revoltës së Spaçit ishin: Hajri Pashaj, Dervish Bejko, Pal Zefi dhe Skënder Daja, ndërkohë, rreth 110 të burgosur u ridënuan me 25 vjet.

Lamaj foli edhe për dënimin me vdekje të dy gazetarëve Vangjel Lezho dhe Fadil Kokomani. Më pas ai përshkroi revoltën e Qafë Barit të 21 Majit 1984, e cila nisi nga pakënaqësia dhe dhunë, përshkroi solidaritetin e të burgosurve për të mos lejuar policinë nën drejtimin e Edmond Cajës, që të ridërgonte në minierë dhunshëm të burgosurit që nuk kishin realizuar normën e lartë. Kjo solli konfliktin e dhunën, arrestimet dhe pushkatime, ku Sandër Sokoli vdiq nga torturat, ndërsa dhjetëra të burgosur u rrahën shtazërisht, për të arritur kulmin me pushkatimin e Tom Ndojës dhe Sokol Sokolit.

Lamaj, ka denoncuar politikën shqiptare, institucionet e shtetit, që nuk kanë bërë asgjë për evidentimin dhe dënimin e krimeve të komunizmit. Ai i ka bërë apel klasës politike dhe institucioneve shqiptare t’i kushtojnë vëmendjen e duhur të kaluarës komuniste 50 vjeçare, që mbolli vetëm terror, vrasje, ndau shqiptarët me luftën e klasave …

Për Lamajn shqiptarët nuk mund të ecin përpara pa hequr nga supet këtë turp dhe krim historik. Ai kërkoi dënimin e krimeve komunizmit.

Kryetari i Vatrës, Dritan Mishto, pasi vendosi buqetën me lule tek monumenti, përcolli mesazhin: “Nderojmë sot në emër të Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra, kujtimin e viktimave të komunizmit, mes të të cilëve ka edhe shumë vatranë të nderuar, drejtues të saj dhe editorë të Gazetës sonë Dielli.

Për gjeneratat që vijnë pas, është shumë e rëndësishme njohja e tërë asaj epoke krimesh nga më çnjerëzoret. Ashtu, si këtu në Shtetet e Bashkuara, shoqëria shqiptare, partitë politike dhe mbarë strukturat e mendimit dhe opinionbërjes, duhet të qëndrojnë qartësisht në dënimin dhe distancimin nga këto krime, për të pasur një vështrim të sigurtë drejt së ardhmes.

Shpreh edhe njëherë respektin për Fondacionin e Viktimave të Komunizmit, me të cilin kemi një marrëdhënie të ngushtë, gjithashtu në mënyrë të veçantë përgëzoj organizatorin Pëllumb Lamaj, një personalitet me vlera të larta dhe i papërkulur, si dje në diktaturë, ashtu edhe sot në demokraci. Një falenderim i veçantë edhe për z. Mustafa Xhepa, drejtues i Shtëpisë së Lirisë Shqiptaro Amerikane.

Ju Faleminderit të gjithëve !”

Mustafa Xhepa, përcolli mesazhin në emër të Albanian-American Freedom House: Ai tha se: Eshtë nder dhe krenari për organizatën Shtëpia e Lirisë Shqiptaro-Amerikane të marrë pjesë në këtë cermoni të shënjtë, të organizuar nga heroi antikomunist Pëllumb Lamaj, ku do të kujtohen dhe nderohen të rënët, të mbijetuarit dhe heronjtë që luftuan dhe përballuan për një gjysëm shekulli armikun më të tmerrshëm të njerëzimit – komunizmin.

Ashtu siç ka thënë Presidenti Trump “Ne kurrë nuk mund t’i kthejmë në jetë të rënët. Ne kurrë nuk mund t’ua shlyejmë borxhin që kemi ndaj tyre. Por ne mund t’i nderojmë e t’i kujtojmë për jetë ata”. Ju zgjodhët “Perëndeshën e Demokracisë” të vendosim kurora, me të drejtë; ajo është simboli i qëndresës dhe shpresës, kur studentët kinezë protestuan në sheshin Tiananmen dhe përbindëshi komunizëm i shtypi me tanke, por ëndrrën për liri nuk ua shoi dot, lufta vazhdon.

Dekada më parë, 21, 22 dhe 23 maj, 1973 në Spaç dhe 22 maj 1984 në Qafë Bari, në kushte krejt të ndryshme, të rrethuar me tela me gjemba e kulla vrojtimi, të ruajtur ditë e natë me mitrolozë e qen kufiri nga ushtarë dhe policë të përzgjedhur nga tufa e ujqërvë komunistë, u ngritën luftëtarët e lirisë, antikomunistët shqiptarë, në dy revoltat më masive të burgjeve politike kundër perondorisë së djallit. Me gjakun e tyre të pastër, heronjtë lyen flamurin e Kastriotit dhe mbi shqiponjën e lirisë hoqën prangën që ia mbante krahët lidhur, yllin e diktaturës.

Krimit iu shkundën themelet, aty mori fill ëndërra evropiane për demokraci. I tmerruar, regjimi i shtypi me gjak e hekur, pushkatime e ridënime, por etjen për liri nuk ua shoi dot.

Sot ne përkulemi me nderim përpara këtyre dy revoltave heroike, që si margaritarë ndrisin faqet e historisë së kombit tonë dhe nga ky vend, tribunë e lirisë i bëjmë thirrje drejtësisë të dënojë masakrat e kryera nga kriminelët komunistë, përfundoi Xhepa.

Lekë Mirakaj, një nga të mbijetuarit e burgjeve të diktaturës, që e ka përjetuar revoltën e Qafë Barit, tha se ne jemi këtu për të përcjellë mesazhe të forta dhe të qarta. Populli ynë vërtetë ka nxjerrë heronj si Mic

Sokoli, Adem Jashari e shumë të tjerë, por një popull i lumtur nuk ka nevojë për heronj.

Në fakt heronjë ishin edhe ata që përballuan dhe iu kundërvunë diktaturës.

Për Lek Mirakaj ky tubim nderon viktimat , pavarsisht nëse qeveria e sotme dhe ato të djeshme e pëlqejnë ose jo.

Duke folur për revoltata, Lek Mirakaj, tha se shoqëria shqiptare, shteti dhe politika, duhet tu kushtojnë më shumë vemendje dhe t’u japin atyre vendin që u takon në historinë tonë Kombëtare. Ka qenë absultisht shumë e vështirë që të kërkoje liri e demokraci nën dhunë dhe i rrethuar me tela me gjemba, ata ishin heronj.

Duke u prononcua për Zërin e Amerikës, Mirakaj tha: “Ne sot këtu erdhëm për t’i dhënë një mesazh si opozitës ashtu edhe ekzekutivit. Ata mund të bëjnë sikur s’ka ndodhur asgjë, por brezat që do të vijnë janë të interesuar, pavarësisht të bijtë e kujt do të jenë. Do të kenë nevojë me mësu të vërtetën, ashtu siç po ndodh në tërë botën”.

Ish i burgosuri i regjimit serb gazetari Shaqir Salihu dëshmoi për vuajtjet në burgjet e ish Jugosllavisë,ku dhuna ishte po njësoj, ç’ka do të thotë se diktaturat kudo shtypin liritë njerëzore. Nuk kishte familje shqiptare, tha Salihu, që të mos kishte një të burgosur në burgjet e tmerrshme të Nishit, Pozarevacit, Sremska etj. Ai tregoi se si u arrestua në vitin 1966 nga forcat e sigurimit të Rankoviçit dhe si e torturuan, duke ushtruar dhunë të egër mbi të dhe ish të burgosurit e tjerë.

Një tjetër ish i burgosur politik, Naim Stravecka, që përjetoi revoltën e Qafë Barit, sjell dëshmi drithëruse për dhunën e ushtruar nga policia dhe forcat speciale të diktaturës. Ai e krahasoi regjimin diktatorial shqiptar me atë të Koresë së Veriut.

Naim Stravecka kujton se si nisi revolta, si shërbeu si shkas e më pas tregoi për barbarinë e dhunshme, për të cilën thotë se nuk e di nëse ka pasë ndonjë të ngjashme si kjo, nuk e di nëse janë trajtuar ashtu izraelitët nga nazistët?-pyeti zëshëm Stravecka.

Apeli i Naim Stravckës ishte i qartë:Viktimat e diktaturës ende nuk kanë parë drejtësi. Unë nuk dua, tha ai- të mbetem një viktimë e përjetshme, dua drejtësi. Aspiratat tona ende nuk janë arritë. Ne kujtojmë dhe nderojmë bijtë e Shqipërisë që u persekutuan, por shohim që persekutorët janë në pushtet dhe nuk kërkojnë as falje. Ne duam drejtësi, apeloi Stravecka.

Marko Gjoni, një ish i burgosur qysh fëmijë, denoncoi dhunën e diktaturës, por edhe politikën dhe ekzekutivin e sotëm, që nuk kanë bërë asgjë për dënimin e fajtorëve dhe atyre që kanë kryer krime.Unë u arrestova 15 vejç, tha ai, dhe komentoi përmes pyetjes: si ka mundësi që viktimat ende persekutohen nga ish perskutorët? Ai kërkoi që dënimet duhet të bëhen në mënyrë institucionale, duke gjykuar drejtësisht fajtorët. Enver Hoxha, kryekrimineli, ende ka gradat e Heroit! Kjo është absurde, tha ai. Gjoni bëri apel që njerëzit duhet të jenë të bashkuar në luftën kundër krimeve të komunizmit, dhe jo të vihen ballëpërballë, siç përpiqet politika të bëjë.

Me interes u përcoll mesazhi i shkrimtarit Visar Zhiti, ish i burgosur politik. Mesazhin e lexoi editoria për gjuhën angleze në gazetën Dielli, Rafaela Prifti. Në mesazh shkruhej: Është akt i lartë dhe me rëndësi që ju mblidheni në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Washington .D.C të superfuqisë më të madhe, kampion i lirisë dhe i demokracisë dhe i mbrojtjes së tyre kudo në botë, që të përkujtoni dhe të nderoni pranë Memorialit të Lirisë, kushtuar viktimave të komunizmit, dy revolta të të burgosurve politik në një vend të vogël dhe të largët, në Shqipërinë tonë.

Dy revoltat në burgjet e tmerrshme të Spaçit dhe të Qafë Barit tronditën diktaturën së brendshmi dhe ishin të vetmet kryengritje në të gjithë burgjet e perandorisë komuniste.

Të burgosurit u ngritën jo vetëm kundër dhunës së rëndë, po dhe kundër mbylljes së Atdheut në bunkerin e diktaturës, duke kërkuar liri, me ëndrrën që Shqipëria të bëhej demokratike.

Regjimi diktatorial i Enver Hoxhës i mbyti këto revolta me gjak dhe hekur, duke vrarë dhe ridënuar të burgosur, madje duke dënuar dhe vetë burgjet. Ne ishim të dënuar në vendin e dënuar.

Dhe ju po përkujtoni, po nderoni qëndresën duke ngritur lartë atë frymë që i parapriu pranverës demokratike në Shqipëri, që solli ndryshimin e madh, që në themele ka martirizimin e të përndjekurve, vuajtjet e të gjithë shqiptarëve.

Nuk mund të rrimë pa e thënë se ndodh që pikërisht kjo harrohet dhe nuk janë të paktë përfituesit nga vuajtja e të tjerëve, parti dhe institucione dhe shtoj me keqardhje dhe shqetësim, se ka dhe shenja të një revanshi të frikshëm nga ata që bënë diktaturën dhe që ushtruan dhunë apo pasuesit e tyre, që tani janë pasuruar apo kanë detyra gjithandej a kanë emigruar në botën Perëndimore, jo në Lindje, jo, nostalgjikë të asaj që historia e hodhi tej duke arritur deri aty sa të guxojnë të persekutojnë sërish të persekutuarit e tyre të dikurshëm në forma të tjera mashtruse.

Ne shpesh ndihemi të nëpërkëmbur e të braktisur, edhe nga vetvetja e lodhur, prandaj kjo që bëni ju sot është dhe shpresë, dhe moral, dhe qortim, dhe qytetari e lartë, mbrojtje e bashkëvuajtësve tuaj në Atdhe.

Nga SHBA gjithëmonë na ka ardhë mbështetja ekzistenciale si komb, frymëzimet për lirinë dhe prosperitetin e vendit. Aq më tepër tani, që Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe SHBA-ja e shikon popullin shqiptar si aleat strategjik.

Me kurorat e luleve që keni sjellë sot, lutem që të bashkoni fjalët dhe urimet e mia!-Juaji-Visar Zhiti.

Mark Mrnaçaj, që u lind në kampet e internimit, i cili ka ardhë në këtë veprimtari përkujtimore së bashku me zonjën e tij, Kristinën, pasi vendosi një buqetë me lule në monumentin e viktimave, solli historinë e familjes dhe të fisit të tij, që u burgos, u internua, u përndoq për 45 vite me radhë. Marku solli historinë e babait të tij, Nikollës, që u burgos dy herë, për dy dekada, dhe pjesën e ndërmjetme, mes burgut të parë dhe burgut të dytë, e kaloi nëpër kampet e internimit, ndërkohë që një jave pas burgut të dytë, ai vdiq, si pasojë e torturave. Në apelin Mark Mrnaçajt, u kërkua drejtësi : Pranimi i krimeve prej atyre që ushtruan dhunë, kërkesa e faljes, pendesa, përbëjnë hapin e parë të pajtesës dhe shërimit të sëmundjes që mbartin shqiptarët, tha ai.

Anëtarja e Këshillit të Vatrës, një nga bashkorganizatoret e veprimtarisë, Merita B. McCormack, ka përcjellë me emocion, poezinë e shkruar në burg nga Pëllumb Lamaj”Statuja e Lirisë”.

Një pjesë prej ish të burgosurëve politik kishin ardhë së bashku me familjarët e tyre. Lek Miraka kishte ardhë bashkë me zonjën e tij, Doloresin e vajzën Matildë; Naim kishte ardhë me djemtë, Jimmin dhe Garyn me bashkshorten Lisa, të bijën e njërit prej qëndrestarëve të burgjeve Fatbardh Kupit, birit të heroit të 7 Prillit-Abaz Kupit; ndërsa Çezar Ndreu, pinjoll familjes Ndreu, që kaloi jetën në internim, edhe këtë herë, ashtu si në përkujtesat e përvitshme, ku ai ka qenë i pranishëm, ka marrë me vete të birin,Marlinin, student në Michigan State University, ku ai studion për Bussiness administration.

– Qëllimi i ardhjes së Marlinit këtu bashkë me mua është që dhe gjenerata e tretë të jetë e informuar dhe e ndërgjegjësuar për fytyrën e vërtetë të komunizmit vrasës, që të mësojnë se çfarë kanë hequr gjyshërit, prindërit, shqiptarët në tërësi,- thotë për Diellin Çezari.

Veprimtaria e 20 Majit pranë viktimave të komunizmit në Washington, u ndoq nga Zëri i Amerikës dhe dy editorët e gazetës DIELLI. Në fund pjesmarrësit kaluan një drekë bashkë, e cila u sponsorizua nga djemtë e Naim Straveckës, Gary dhe Jimmy.
***

Një natë para veprimtarisë, me 19 maj dega e Vatrës në Washington, kishte vendosur një kurorë pranë monumentit.
(Dielli i Printuar, Maj 2019)

Fotografia e Dalip Greca

Fotografia e Dalip Greca

Fotografia e Dalip GrecaFotografia e Dalip Greca

Fotografia e Dalip Greca

Fotografia e Dalip Greca

Fotografia e Dalip Greca

Fotografia e Dalip Greca

Fytyra e emigrantit shqiptar në muralin gjigand në New York

Fytyra e një mërgimtari shqiptar të fiksuar në një nga fotografitë historike nga Ishulli “i Emigrantëve” Ellis (Ellis Island), në New York është bërë pjesë e një nga muraleve më të mëdhenj të qytetit.

 

Murali në fjalë paraqet pesë portrete emigrantësh dhe ka si autor artistin e famshëm të grafiteve të rrugës, brazilianin Eduardo Kobra.

Është pjesë e një serie prej 18 pikturimesh shumëngjyrëshe masive që, si raporton gazeta shqiptaro-amerikane, me qendër në New York, “Illyria”, artisti Kobra ka bërë vitin e kaluar anembanë në New York City.

Mes tyre ai që bie më shumë në sy është pikërisht projekti që përfshin edhe portretet e pesë emigrantëve dhe titullohet: “Murali Më i Madh në New York City”. Mesazhi i tij është theksimi i natyrës së këtij vendi, i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si atdhe i emigrantëve. Për kureshtarët, që duan ta vizitojnë, ai shpaloset në muret e një prej shkollave të mësme më të famshme njujorkeze, “Qyteti si Shkollë” (City-As-School), që ndodhet në West Village, në Manhattan. (Adresa e saktë: 16 Clarkson Street ndërmjet Hudson Street and Seventh Avenue South).

Projekti përfshin edhe punë të artistëve të tjerë si dhe të nxënësve të shkollës.
Pesë emigrantët e portretizuar janë përzgjedhur mes mijërave që kaluan 100 vjet më parë në Ishullin Ellis, që shërbente deri në fillim të shekullit XX si stacion inspektimi, për emigrantët që mbërrinin nga deti. (Ruben Avxhiu/ ILLYRIA)