VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Pesë gjëra fantastike që bën truri kur je në gjumë

By | April 13, 2019

Komentet

Jo, teknologjia 5G nuk e shkakton dhe as përhap COVID-19

Përmes një deklarate zyrtare më 20 maj, Kisha Ortodokse e Moldavisë i bëri thirrje qeverisë që çdo vaksinë e mundshme ndaj koronavirusit të merret në baza vullnetare nga ana e qytetarëve.

“Në shumë vende evropiane, shoqëritë po protestojnë kundër një detyrimi për vaksinim, veçanërisht ndaj vaksinave kundër sëmundjes COVID-19, sepse i shohin ato si një mundësi për sistemin global kundër të krishterëve, që të fusin mikroçipet në trupin e njeriut dhe të kontrollojnë njerëzit me ndihmën e teknologjisë 5G”, thuhet në deklaratë.

Gjatë kësaj periudhe të pandemisë kanë ekzistuar lloj-lloj teorish të çuditshme të komplotit, shumë prej të cilave janë ndërlidhur me zhvillimin e gjeneratës së re të shërbimeve të internetit 5G.

Dhe nuk është vetëm kisha e Moldavisë që mendon kështu.

Më 2 maj, kreu i rajonit të Osetisë së Veriut të Rusisë, Vyacheslav Bitarov, u tha gazetarëve se huliganët kishin shkatërruar një kullë të rrjetit telefonik në fshatin Nogir, nga frika e ndonjë lidhjeje midis teknologjisë 5G dhe koronavirusit.

“Shumë njerëz thonë që nuk ka koronavirus dhe nuk ka asnjë rrezik, por që tërë kjo histori është e organizuar nga disa forca globale që janë të interesuar të detyrojnë njerëzit….t’i bllokojnë dhe pastaj t’i rrezatojnë përmes antenave të rrjetit 5G, në mënyrë që ata të humbasin ndërgjegjësimin dhe më pas atyre t’u implantohen mikroçipat”, citohet Bitarov nga agjencia TASS.

“Ka shumë njerëz që mendojnë kështu”, ka thënë ai.

Akuzat e tilla të pabazuara forcojnë skepticizmin e gjerë publik ndaj qeverive për çështjet e shëndetit dhe sigurisë. Këto akuza janë veçanërisht të dëmshme gjatë krizës aktuale globale të shëndetit, pasi ngufasin informacionet e domosdoshme dhe të bazuara në shkencë, në lidhje me pandeminë vdekjeprurëse të COVID-19 dhe se si të luftohet në mënyrë efektive përhapja e koronavirusit.

“Çfarëdo ndërlidhje midis teknologjisë 5G dhe COVID-19” është “plotësisht e pa vlerë”, tha për BBC, Simon Clarke, profesor i mikrobiologjisë në Universitetin Reading në Britani të Madhe.

Një tjetër ekspert, Stephen Powis, drejtor për çështje mjekësore i Shërbimit Kombëtar Shëndetësor të Britanisë së Madhe, ka thënë se pretendimet e një ndërlidhjeje të tillë janë “lloji më i keq i lajmeve të rreme”.

Origjina e kësaj historie

Teknologjia e rrjetit të gjeneratës së pestë (5G) filloi të vendoset globalisht në vitin 2019.

Ky rrjet premton një transmetim shumë më të shpejtë të të dhënave përmes internetit, rreth 100 herë më të shpejtë se teknologjia aktuale 4G.

Megjithatë, kjo arrihet duke përdorur një frekuencë më të lartë se rrjetet 4G. Disa nga këto frekuenca arrijnë gjatësinë vetëm rreth 1.6 kilometra dhe kanë probleme të depërtojnë në materiale të caktuara ndërtimore.

Si rezultat, një rrjet 5G kërkon vendosjen e një numri më të lartë të antenave.

Që nga muaji prill i vitit 2019, 224 operatorë në 88 vende kanë filluar vendosjen e teknologjisë 5G.

Në rrjetet sociale menjëherë filluan të formohet grupe kundër teknologjisë 5G. Njerëzit postuan fotografi të rreme ku paraqiteshin shenja paralajmëruese të rrezikut nga rrezatimi, që supozohej se ishin të bashkangjitura në antenat e rrjetit 5G.

Në SHBA njerëzit kanë protestuar kundër teknologjisë 5G, duke prentenduar se rrezatimi nga anteat e kësaj teknologjie u shkakton probleme shëndetësore.

Në SHBA njerëzit kanë protestuar kundër teknologjisë 5G, duke prentenduar se rrezatimi nga anteat e kësaj teknologjie u shkakton probleme shëndetësore.

Pastaj, kishte pretendime të pabazuara se kjo teknologji shkakton kancer ose sëmundje mendore, se ka shkatërruar një pemë apo ka vrarë kafshë të egra, e kështu me radhë.

Lëvizja anti-5G gjeti aleatë në mesin e atyre që kundërshtojnë të gjitha llojet e vaksinimeve të detyrueshme në shumë vende, siç është Rumania dhe këto lëvizje praktikisht u bashkuan.

Në maj të vitit 2019, një artikull i gazetës amerikane New York Times vuri në dukje se RT America, rrjeti transmetues i financuar nga shteti rus në Shtetet e Bashkuara, kishte botuar një artikull kundër rrjetit 5G në vitin 2018. Por, në katër muajt e parë të vitit 2019 kishte botuar shtatë të tillë. Njëri ndër shkrimet pretendonte se fëmijët ishin veçanërisht të ndjeshëm ndaj kancerit dhe sëmundjeve të tjera, për shkak të rrezatimit të sistemeve 5G.

“Qindra blogje dhe uebfaqe online duket se merren me pretendimet e transmetuesit rus. Shumë rrallë, ose asnjëherë, nuk bëhet e ditur origjina ruse e shkrimeve” argumenton New York Times.

Mbretëri e Bashkuar, prill, 2020.

Mbretëri e Bashkuar, prill, 2020.

Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen nga Rrezatimi (ICNIRP) ka kryer një studim të gjatë dhe ka arritur në përfundimin se nuk ka rreziqe shëndetësore të shoqëruara me llojet e rrezatimit të përdorur nga teknologjia 5G.

Teoritë e konspiracionit gjatë pandemisë

Kur në fillim të vitit 2020 u shfaq pandemia globale e COVID-19, teori të shumta të pabaza të konspiracionit u përpoqën të ndërlidhnin koronavirusin me teknologjinë 5G.

Disa argumentuan se rrezatimi i 5G dobësoi sistemin imunitar dhe i bëri njerëzit më të ndjeshëm ndaj sëmundjes. Të tjerët shkuan përtej kësaj, duke pretenduar se virusi është transmetuar nga sinjalet e rrjetit 5G.

Disa të tjerë, sikurse Kisha Ortodokse në Moldavi, argumentuan se teknologjia 5G dhe një vaksinë eventuale e koronavirusit, ishin pjesë e një komploti masiv për kontrollin e mendjes së njerëzve.

Një numër i personave të famshëm, përfshirë aktorin Woody Harrelson, boksierin Amir Khan, prezantuesen e famshme televizive Amanda Holden -dhe të tjerë – postuan pretendimet e dyshimta në llogaritë e tyre në rrjetet sociale.

Disa bënë pretendime të gabuara se dizajni i ri i monedhës britanike prej 20 funtash përmban simbole të fshehta të një antene të rrjetit 5G dhe koronavirusit.

Këto dezinformata, siç janë quajtur “infodemia e koronavirusit”, u përhapën shumë shpejt, thotë kompania suedeze e të dhënave, Earhart Agency.

Kjo kompani hulumtoi 35 videot më të njohura për 5G dhe koronavirusinin që u shfaqën në rrjetet sociale gjatë muajit janar dhe zbuluan se brenda disa javësh ato ishin shikuar gati 13 milionë herë.

Studimi zbuloi se aplikacioni mjaft i popullarizuar për shpërndarjen e videos, TikTok, është shfaqur si “një mjet shumë i fuqishëm” që synon audiencën e re.

Thashethemet e pabazuara ngjallën një valë globale vandalizmi kundër antenave të rrjetit 5G dhe objekteve që besohet të jenë të lidhura në rrjetet 5G.

Më shumë se 70 objekte të 5G janë dëmtuar ose shkatërruar në Mbretërinë e Bashkuar.

Në Shtetet e Bashkuara, Departamenti i Sigurisë së Brendshme lëshoi një paralajmërim se teori të tilla konspirative që e ndërlidhin rrjetin 5G dhe COVID-19 “po nxisin sulme kundër infrastrukturës së komunikimit”.

“Ekstremistët e dhunshëm janë tërhequr nga fushatat e dezinformatave në internet që pretendojnë se infrastruktura pa tel është e dëmshme për shëndetin e njeriut dhe ndihmon në përhapjen esëmundjes COVID-19. Kjo ka rezultuar me një përpjekje globale nga individë për të shkëmbyer udhëzime operacionale dhe justifikime për kryerjen e sulmeve kundër infrastrukturës 5G. Disa prej tyre tashmë kanë shkaktuar sulme në disa shtete amerikane”, thuhej në paralajmërim.

StratCom, një grup punues kundër dezinformimit i Këshillit Evropian, në një raport i tij të muajit prill, erdhi në përfundimin se teori të tilla konspirative kanë gjetur “vend në Ballkanin Perëndimor, ku dezinformimi se rrjeti 5G po shkakton pandeminë e COVID-19 është përhapur në rrjetet sociale dhe portale”.

Sindroma e Çernobilit

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe organizata tjera, i kanë kundërshtuar në mënyrë të përsëritur dezinformatat e tilla.

OBSH-ja ka krijuar një rubrikë në faqen e saj të internetit kushtuar përgënjeshtrimit të informacioneve konspirative për rrjetin 5G. Njëjtë kanë vepruar edhe organizatat tjera për kontrollimin e fakteve.

Për shembull, organizata britanike Full Fact , rregullisht shqyrton pretendimet e rreme për 5G.

Sidoqoftë, teori të tilla të pabazuara të komplotit shpesh fitojnë vëmendje për shkak të rritjes së mosbesimit publik ndaj qeverive në fushat e shëndetit dhe sigurisë.

Një mosbesim i tillë është shfrytëzuar dhe kultivuar nga lëvizjet kundër vaksinimit.

Më parë, në një intervistë për shërbimin bjellorus të Radios Evropa e Lirë, fituesja e çmimit Nobel për letërsi shkrimtarja bjelloruse, Svetlana Alexievich duket se i përkrahte teoritë e komplotit për rrjetin 5G.

Shkrimtarja Svetlana Alexievich.

Shkrimtarja Svetlana Alexievich.

“Pandemia është sfida më e madhe që nga Çernobili”, tha ajo, duke iu referuar aksidentit të vitit 1986 në termocentralin bërthamor në Ukrainë, atëherë pjesë e Bashkimit Sovjetik.

“Mbetet të shihet nëse bëhet fjalë vërtet për një lloj gripi apo 5G ndikon në sistemin imunitar të njeriut. Sipas mendimit tim, shkencëtarët nuk kanë arritur te një përfundim”, tha ajo.

Edhe pse asnjë studim i njohur shkencor nuk e ka konfirmuar ndonjë nga pretendimet e komplotit rreth rrjetit 5G dhe koronavirusit, krahasimi i Alexievich me Çernobilin është i rëndësishëm.

Ky incident është bërë një shembull famëkeq i indiferencës së qeverisë ndaj shëndetit publik, pasi qeveria e atëhershme sovjetike fshehu shkallën e katastrofës për javë të tëra dhe i ekspozoi qytetarët e saj në rreziqe të rënda të menjëhershme dhe afatgjata të shëndetit.

Ky shembull është cituar shpesh nga teoricienët e komplotit të 5G.

Uebfaqja angleze e kontrollit të fakteve Full Fact ka thënë se “të kërkosh nga kompanitë e internetit të fshijnë këtë përmbajtje nuk është një përgjigje adekuate në një shoqëri të lirë, nuk ka gjasa të funksionojë, dhe madje mund t’i keqësojë gjërat”.

“Duhet kuptuar se njerëzit janë të frikësuar, të stresuar dhe të hutuar, dhe ne duhet ta marrim parasysh atë në çdo përgjigje”, tha kompania.

“Jo të gjithë do të binden: disa njerëz ashtu si teoritë e komplotit, mund të mos binden nga faktet. Por, pasi frika rreth 5G ka marrë këtë rrjedhë, na takon të gjithë neve që t’i kundërvihemi këtyre argumenteve me informacione të sakta dhe me cilësi të lartë për t’i bindur ata që kanë shqetësime”, ka thënë kompania Full Fact.

Protestuesit në Bullgari mbajnë pano me mbishkrime kundër teknologjisë 5G dhe vaksinimit. Sofje, maj, 2020.

Protestuesit në Bullgari mbajnë pano me mbishkrime kundër teknologjisë 5G dhe vaksinimit. Sofje, maj, 2020.

COVID-19 është një sëmundje infektive e shkaktuar nga një koronavirus që u shfaq në Vuhan të Kinës, në fund të vitit 2019.

Virusi transmetohet kryesisht përmes pikave të pështymës ose rrjedhjes së hundës, të shpërndara kur një person i infektuar kollitet ose teshtin.

Sipas Universitetit Johns Hopkins, deri më tani janë regjistruar më shumë se 5.6 milionë të infektuar nga koronavirusi, dhe më shumë se 350,000 vdekje.

Përgatiti: Kestrin Kumnova

Ky lëng frutash ofron mbi 100% Vitaminë C

Një sasi prej 160 gramë brokoli e zier lehtë plotëson 112% të dozës së rekomanduar ditore të kësaj vitamine.

Vitamina C është e një rëndësie thelbësore për shëndetin e njeriut.

Ajo funksionon si një antioksidant i fuqishëm dhe neutralizon radikalet e lira që përbëjnë pikënisjen e shumë sëmundjeve.

Vitamina C është e përfshirë në shumicën e proceseve që kryhen nga sistemi imunitar.

Doza e rekomanduar ditore e vitaminës C është 90 mg në ditë, ndërsa për duhanpirësit ajo duhet të jetë 125 mg në ditë.

Nevoja e organizmit për vitaminë C plotësohet më së miri duke ngrënë ushqime, kryesisht fruta dhe perime, të pasura me të.

Për shembull, një portokall mesatar plotëson 77 përqind të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës C.

Një sasi prej 160 gramë brokoli e zier lehtë plotëson 112% të dozës së rekomanduar ditore të kësaj vitamine.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni recetën e një lëngu frutash të larmishme që ofron 166% të dozës së rekomanduar të vitaminës C,

Përbërësit:

Gjysmë filxhan çaji mango

Gjysmë filxhan çaji luleshtrydhe

Gjysmë filxhan çaji me copa ananasi

Gjysmë filxhan çaji me copa bananeje

150 ml qumësht ose lëng portokalli

1 lugë gjelle fara lini të bluara

Çerek filxhan çaji manaferra

Përgatitja:

Hidhini copat e frutave në një mikser, përziejini mirë dhe ndërkohë që mikseri është në punë shtoni farat e linit dhe qumështin apo lëngun e portokallit..

Lërini të përpunohen deri sa lëngu të jetë i butë, i trashë dhe pa kokrriza.

Hidheni lëngun në gotë dhe sipër tij manaferra, pluhurin e farave të linit ose gjithçka tjetër që jua ka ënda.

Lëngun pijeni menjëherë për të marrë të freskëta të gjitha vlerat që kanë frutat.

Ky lëng ofron 16% të dozës së rekomanduar ditore të proteinës, 32% të vitaminës A, 166% të vitaminës C, 27% të kalçiumit dhe 12 përqind të hekurit.

E gjithë kjo larmi ushqyesish i atribuohet frutave të lartpërmendura të cilat duhet të jenë pjesë e regjimit tuaj ushqimor.

A mund të nisë dita më shëndetshëm se kaq?

Koronavirusi, sa të sigurtë jemi në det dhe pishina

Pandemia koronavirus ka ndryshuar mënyrën e jetesës.

Në redaksinë e AgroWeb.org mbërrijnë çdo ditë mesazhe të lexuesve që duan të informohen saktë mbi ecurinë e pandemisë dhe koronavirusin.

Me ngrohjen e temperaturave dhe lehtësimin e masave, shqetësimi i rradhës i njerëzve ka të bëjë me detin, plazhin, rërën, e gurët, panorama e të cilave ngjall padyshim ndjesinë e normalitetit të dikurshëm.

Pyetja që kemi marrë rëndom është ” a qëndron virusi në ujin e kripur të detit?”

Për të marrë këtë përgjigje kërkuam informacion nga ekspertë të huaj dhe burime të huaja të verifikuara të informacionit.

Sipas revistës Forbes, koronavirusi mund të qëndrojë në ujë për disa ditë, në mos javë, POR fakti që qëndron në ujë, nuk do të thotë se është në sasi të përqendruara të mjaftueshme për të infektuar dikë.

Koronavirusi Në Det

Pavarësisht mungesës së informacionit për të patur një panoramë sa më të qartë, ekspertët thonë se asgjë nuk është e sigurt tashmë dhe vetëm mund të hamendësojnë.

Sipas tyre, deti dhe oqeani janë të mëdhenj gjë që mund të nxisë hollimin dhe shpërbërjen e virusit në terma afatgjatë, siç edhe konfirmohet nga qendra amerikane CDC.

Kripa më pas, mund të shuajë aftësitë e mbijetesës së ujit.

Studime të mëhershme mbi një lloj virusi të ngjashëm që shpërtheu në vitin 2003, kanë zbuluar se ai qëndron dhe është aktiv në ujëra të ndenjura ose në ujrat e zeza. Gjurmë të koronavirusit janë gjetur edhe në fekalet e disa pacientëve, gjë që ngre pikëpyetje për sigurinë e notarëve në ujëra të tilla.

Në vendin tonë  për shembull ka jo pak raste kur vetë njerëzit kanë raportuar pamje të ujërave të zeza që derdheshin në det, ose edhe të jashtëqitjes së njeriut në brigjet e frekuentuara nga pushuesit.

Ndonëse rreziku i transmetimit të koronavirusit nga feçet e një personi të infektuar mbetet i panjohur dhe deri tani nuk ka pasur raste të konfirmuara, një këshillë me vend do të ishte që notin ta bëjmë me kujdes duke mbajtur distancë.

Koronavirusi Në Pishina

E njëjta llogjikë, sipas ekspertëve, vlen edhe për pishinat, por këtu njerëzit duhet të tregojnë kujdes të shtuar.

Qendra Amerikane CDC thotë se nuk ka asnjë të dhënë që të konfirmojë se COVID-19 mund të përhapet mes njerëzve në pishina apo parqe ujore.

Deri më tani CDC argumenton se uji e tret virusin ndërkohë që disinfektimi me klor dhe substanca të tjera me gjasë mund ta çaktivizojë atë.

Sidoqoftë, nëse nuk jeni të bindur që uji në pishinën tuaj të zgjedhur nuk është i disinfektuar atëherë më mirë mos u fusni, sidomos nëse në pishinë ka shumë njerëz.

Siç e kemi shpjeguar edhe më parë, uji i pishinave të mbipopulluara dhe jo të pastruara siç duhet është plot me mikrobe të tjera, përfshirë edhe gjurmë feçesh.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mund të informoheni për rrezikun që shkakton mbipopullimi i pishinave në kohë jo pandemie.

Një studim i kryer në 2019 për pishinat zbuloi se 24 përqind e personave të pyetur futeshin në pishinë edhe një orë pas një episodi diareje. Kjo është shifra vetëm e atyre që e kanë pranuar një gjë të tillë.

Sa mund të jetë vallë numri i vërtetë i njerëzve që e bëjnë këtë pa u shqetësuar për të tjerët?

Kjo është arsyeja përse distanca, disinfektimi dhe kujdesi për higjenën janë më të rëndësishme se kurrë.

Lajmet mbi COVID-19, mos beso gjithçka që sheh!

Zgjidhni burime të sigurta informacioni, autoritetet shtetërore dhe ekspertët, të cilët sot komunikojnë edhe në rrjetet sociale.

Rreziku i lajmeve të rreme nuk ka qenë kaq i lartë sa gjatë pandemisë së COVID-19.

Keqinformimi dhe lajmet e rreme janë po aq të lashta sa edhe interneti vetë, por gjërat janë bërë më të komplikuara.

Në këto ditë izolimi dhe karantine, interneti është e vetmja mënyrë për të qëndruar të lidhur me botën dhe për tu informuar.

Pasojat e Rrezikshme Të Keqinformimit Për Koronavirusin

Që nga janari i këtij viti, Kathleen M.Carley, shefe e Qendrës Carnegie Mellon për Analizën Kompjuterike të Sistemeve Të Organizimit, kanë studiuar trendet e keqinformimit në lidhje me COVID-19.

Ajo ka identifikuar tre tema kryesore keqinformimi në internet:

  • kurat dhe masat parandaluese si përdorimi i vajrave esencialë, kokains, hudhrës, klorit, eliminimi i akullores, steroidëve që reklamohen në rrjete sociale kundër COVID-19;
  • informacione të rreme për llojin e virusit duke e krahasuar atë me të ftohurën dhe gripin e zakonshëm apo për faktin se koronavirusi nuk i prek fëmijët.
  • teori konspirative për çështje në lidhje me testimet dhe viruset që synojnë të nxisin panik dhe konfuzion.

7 Platforma Kundër Keqinformimit

Të hënën, Facebook iu bashkua gjashtë platformave të tjera si Google, Microsoft, Twitter, Reddit, YouTube dhe Linkedin që kanë deklaruar luftë të hapur ndaj keqinformimit për çështjet e koronavirusit dhe shëndetit si një kërcënim serioz ndaj mirëqenies së njeriut.

Nëse keni vënë re në këto platforma, sa herë që të kërkoni informacion për çështje të tilla, rezultati i parë që del të ofron një burim zyrtar informacioni.

Platforma Whatsapp njoftoi që do të ofronte 1 milionë dollarë për të mbështetur Rrjetin Ndërkombëtar të Kontrollimit të Fakteve për të luftuar lajmet e rreme mbi koronavirusin.

Sipas të gjitha këtyre platformave, secili prej nesh mund të mbrohet nga informacionet e rreme në mënyrë të thjeshtë.

Njohja Me Faktet

Të vegjël e të rritur, të gjithë jemi të brishtë ndaj keqinformimit.

Gënjeshtra sot nuk dihet ku i ka këmbët ndaj çdo fakt i sigurtë dhe zyrtar do ju mbrojë nga informacionet keqdashëse.

Zgjidhni burime të sigurta informacioni, autoritetet shtetërore dhe ekspertët, të cilët sot komunikojnë edhe në rrjetet sociale.

Mos Shpërndaj Menjëherë.

Të duhen vetëm 20 sekonda për të bërë një kërkim të thjeshtë e për të konfirmuar nëse një informacion i ndarë prej dikujt është i vërtetë ose jo.

Për shembull, nëse në rrjetet sociale do të lexoni një lajm që thotë se hudhra shëron koronavirusin, po të kërkoni për të në Google, do të merrni përgjigjen e vërtetë dhe të pakundërshtueshme.

Ripostimi ose shpërndarja e njoftimeve, lajmeve dhe informacioneve nga palë të tjera sot duhet bërë me më kujdes se kurrë, sidomos kur bëhet fjalë për kura apo vaksina.

Informacioni i keq është si virusi, përhapet dhe merr jetë.

Kujdes Me Frikën

Në disa lajme apo informacione të rreme, titujt janë përgjithësisht të frikshëm.

Nëse ju i shpërndani ato do të jeni kontribues i diçkaje më të madhe.

Nëse lexoni një gjë të tillë, pyeteni veten, përse ata që e kanë shkruar duan që unë të kem frikë?

Mos Beso Gjithçka Që Sheh

Normalisht, njeriu duhet ta shohë dhe të dëgjojë diçka që ta besojë plotësisht.

Në ditët e sotme, fotot dhe videot mund të manipulohen shumë lehtë. Konteksti i tyre mund të hiqet, përmbajtja mund të tjetërsohet thjesht për të përhapur një informacion të rremë për një synim të caktuar.

Ekspertët thonë se nuk duhet të harrojmë që sot më shumë se kurrë duhet të kontrollojmë para se të besojmë./AgroWeb.org

Koronavirusi në ujin e rubinetit – Çfarë thonë ekspertët

Në rastin e Tiranës, ujësjellësi furnizohet nga tre lloje burimesh ujore: burime sipërfaqësore me impiant pastrimi si Bovilla.

Është viti 2020 dhe të paktë janë ata njerëz në Shqipëri që pijnë ujin e rubinetit pavarësisht se deklarohet si i pijshëm dhe  në përputhje me të gjitha standartet ligjore.

Në rastin e Tiranës, ujësjellësi furnizohet nga tre lloje burimesh ujore: burime sipërfaqësore me impiant pastrimi si Bovilla, burime nëntokësore me ngritje mekanike; dhe burime me vetërrjedhje si Selita.

Sipas këtij raporti të  UKT-së të siguruar nga platforma portavendore.al, një nismë e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA) dhe Leviz Albania me mbështetjen e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, shumë puse që furnizojnë stacionet e lartpërmendura janë përtej kushteve higjeno-sanitare.

Koronavirusi Në Ujin e Rubinetit

Sipas të dhënave të Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, ekspertët janë ende të paqartë nëse dikush mund të sëmuret nëse ekspozohet ndaj një uji të rubinetit të ndotur me COVID-19.

“Nuk ekziston asnjë e dhënë që të provojë një gjë të tillë. Për momentin, rreziku i transmetimit të virusit nëpërmjet sistemeve të ujësjellësit besohet të jetë i ulët,” thuhet në njoftimin për shtyp.

Sipas CDC-së, metodat tradicionale të filtrimit dhe trajtimit të ujit mundet ta çaktivizojnë atë.

Agjensia Për Mbrojtjen Mjedisore në Shtetet e Bashkuara paralajmëroi se rreziku i infeksionit nga uji i rubinetit, që në këto vende është me të vërtetë i pijshëm, është i ulët.

Sipas ekspertëve,  virus i tillë do të duhet të kalonte të gjithë filtrat dhe trajtimet për pastërtinë dhe sigurinë e ujit dhe kjo do të ishte shumë e vështirë për të.

Aspekti që u jep më shumë siguri ekspertëve është fakti se uji është ujë, pra ka tendencën të hollojë dhe të tresë gjëra.

Edhe nëse koronavirusi do të ndërmerrte një rrugëtim epik për të arritur në rubinet, përqëndrimi dhe forca e tij do të ishte tepër e ulët për tu konsideruar i rrezikshëm.

Fakt është që çdo virus ka një dozë të caktuar minimale që e bën efikas për të shkaktuar një infeksion.

Doza e COVID-19 është ende e panjohur, por shkenca i ka shpresat tek uji por edhe sapuni si barrierat më të mëdha që COVID-19 të mos e kalojë pragun e shtëpisë./AgroWeb.org

Çmimi i miellit është rritur me 15 për qind nga Pandemia Covid 19

Një kilogram miell i zakonshëm për bukë, i paketuar në supermarkete, tani po shitet me 75 lekë nga 65 lekë që ishte më parë.

Çmimet e miellit u rritën me 15 për qind këto ditë si pasojë e ndikimit të pandemisë në bursat ndërkombëtare të grurit.

Një kilogram miell i zakonshëm për bukë, i paketuar në supermarkete, tani po shitet me 75 lekë nga 65 lekë që ishte më parë.

Prodhuesi më i madh i grurit në botë, Rusia, në mes të marsit kufizoi kuotat e eksportit në vetëm 7 milionë tonë për këtë vit. Këto kuota teorikisht janë ezuaruar dhe kjo ka bërë që çmimi i grurit për ton të rritet gjatë kësaj periudhe me 15-17 për qind.

Rritja e çmimeve

Kryetari i Shoqatës së Përpunuesve të Miellit, Adi Haxhiymeri, kishte paraajmëruar se kufizimet ruse do të sjellin rritje të çmimeve të miellit dhe nënprodukteve të tij edhe në tregun vendas, por ai përjashtoi rrezikun për mosfurnizim të rregullt të tregut.

Prodhimet e grurit nuk janë ndikuar nga pandemia, por vendet që zotërojnë prodhimin më të lartë janë duke e shfrytëzuar situatën për gjeopolitike dhe për të realizuar fitime gjithashtu. Kjo sjellje e prodhuesve të mëdhenj të grurit është nxitur nga rritja e kërkesës për furnizime të mëdha nga vende të tilla si Italia, Turqia, etj. gjatë pandemisë.

Roland Hysi, i cili drejton “Miell Tirana” tha se kontraktorët e tij kanë rritur çmimet muajin e fundit me mbi 10 për qind dhe në përgjithësi ekziston një stres në furnizime, por gjithsesi ai përjashtoi mungesa në miell në tregun e brendshëm.

Importet e miellit

Në vitin 2019, importet ruse zunë 54% të totalit të importeve të drithërave, sipas të dhënave nga INSTAT. Gjatë vitit 2019, importet e drithërave pësuan një rënie me 2,6%. Kjo rënie, sipas operatorëve të tregut, është nxitur nga mbifurnizimet gjatë vitit 2018 dhe nga kërkesa më e ulët në vitin 2019, si pasojë e rënies së popullsisë.

Eksportet nga Rusia shënuan rritje më 2019, duke rritur peshën e tyre në 54% të totalit nga 47% që ishte më 2018. Burimi i dytë më i madh i furnizimit me drithëra është Serbia, importet e së cilës zunë 35% të totalit më 2019, duke shënuar ulje në raport me vitin 2018, kur ato zinin 42% të totalit të importeve./Monitor

Kufizimet ruse sjellin rritje të çmimeve të miellit dhe nënprodukteve të tij edhe në Shqipëri

Në fillim të pandemisë dhe me aplikimin e masave kufizuese, tregu i brendshëm u përball me një kërkesë të fortë për miell.

Krahas problemeve të brendshme nga konkurrenca, konsumi i dobët dhe mbiinvestimet, industria e blojës këtë vit ndodhet nën presionin e zhvendosjes së burimeve të furnizimit me lëndë të parë (drithëra) për shkak të ndikimit që ka krijuar pandemia COVID-19.

Prodhuesi më i madh i grurit në botë, Rusia, në mes të marsit kufizoi kuotat e eksportit në vetëm 7 milionë tonë për këtë vit. Këto kuota teorikisht janë ezauruar dhe kjo ka rritur çmimin e grurit për tonë në këtë periudhë me 15-17%.

Kryetari i Shoqatës së Përpunuesve të Miellit, Adi Haxhiymeri, tha se, në fillim të pandemisë dhe me aplikimin e masave kufizuese, tregu i brendshëm u përball me një kërkesë të fortë për miell, teksa transporti nga jashtë u përball me vështirësi.

Para pandemisë, ngarkesat me grurë nga eksporti realizoheshin për 10-15 ditë, ndërsa tani nga 30-45 ditë.

Ai tha se, kufizimet ruse do të sjellin rritje të çmimeve të miellit dhe nënprodukteve të tij edhe në tregun vendas, por ai e përjashtoi rrezikun për mosfurnizim të rregullt të tregut.

Prodhimet e grurit nuk janë ndikuar nga pandemia, por vendet që zotërojnë prodhimin më të lartë janë duke e shfrytëzuar situatën gjeopolitike dhe për të realizuar fitime gjithashtu. Kjo sjellje e prodhuesve të mëdhenj të grurit është nxitur nga rritja e kërkesës për furnizime të mëdha nga vende të tilla si Italia, Turqia, etj., gjatë pandemisë.

Roland Hysi, i cili drejton “Miell Tirana”, tha se kontraktorët e tij kanë rritur çmimet muajin e fundit me 10% dhe në përgjithësi ekziston një stres në furnizime, por gjithsesi ai e përjashtoi se ka mungesa në miell në tregun e brendshëm.

Hysi evidentoi si probleme të industrisë konkurrencën e fortë nga tregu i brendshëm, për shkak edhe të mbikapaciteteve që kanë fabrikat e blojës në vendin tonë.

Rezervat kërkojnë investime të mëdha

Krijimi i rezervave me grurë përtej harkut të dy muajve kërkon investime të mëdha dhe likuiditete që asnjë nga operatorët e tregut të blojës nuk i disponon aktualisht, tha Haxhiymeri.

Ai tregoi se, në mes të marsit tregu i brendshëm u përfshi nga një panik që u shoqërua me një kërkesë të pazakontë për miell. Fabrikat vendase kishin rezerva të mjaftueshme për të përballuar këtë kërkesë, por ndërkohë krijimi i rezervave të reja për të përballuar një kohë më të gjatë është i vështirë.

Aktualisht fabrikat kanë rezerva deri në dy muaj konsum, teksa importet kanë vijuar me gjithë vështirësitë nga burimet e furnizimit dhe problematikat në transport. “Ne investuam shumë në mars për të përballuar kërkesën e brendshme, ndaj është e papërballueshme për ne që në të njëjtën kohë të investojmë për të krijuar rezerva përtej dy muajve”, tha ai.

54% e importeve të drithërave nga Rusia, embargoja çorienton tregun

Fabrikat shqiptare të blojës po kërkojnë burime të reja të furnizimit me grurë, për shkak se kuotat e lira të eksportit nga Rusia tashmë janë ezauruar. Në vitin 2019, importet ruse zunë 54% të totalit të importeve të drithërave, sipas të dhënave nga INSTAT.

Gjatë vitit 2019, importet e drithërave pësuan një rënie me 2,6%. Kjo rënie, sipas operatorëve të tregut, është nxitur nga mbifurnizimet gjatë vitit 2018 dhe nga kërkesa më e ulët në vitin 2019, si pasojë e rënies së popullsisë.

Eksportet nga Rusia shënuan rritje më 2019, duke rritur peshën e tyre në 54% të totalit nga 47% që ishte më 2018.

Burimi i dytë më i madh i furnizimit me drithëra është Serbia, importet e së cilës zunë 35% të totalit më 2019, duke shënuar ulje në raport me vitin 2018, kur ato zinin 42% të totalit të importeve.

Vitet e fundit, për shkak të çmimit më të lirë, Serbia u bë një burim i madh furnizimi me drithëra i vendit tonë, mirëpo cilësia e grurit serb është e diskutueshme.

Sipas mediave vendase, bazuar në shitjen e farës së këtyre varieteteve në prodhimin e përgjithshëm, pjesa e grurit të cilësisë së lartë në prodhimin e përgjithshëm është vetëm 20 deri në 25%.

Problemi është se nuk ka ndarje të grurit sipas kualitetit në magazinat serbe. Kur llojet e grurit të cilësive të ndryshme përzihen, rezultati përfundimtar është gruri i një cilësie mesatare ose nën mesatare, raportojnë mediat vendase.

Qershori, muaji i vështirë

Qershori konsiderohet si muaji më i vështirë për tregun e drithërave, pasi rezervat e vjetra janë drejt fundit, teksa korrjet e reja nuk kanë nisur. Adi Haxhiymeri tha se, qershori do të sjellë rritje të çmimit të grurit në tregun global.

Magazinat nuk kanë shumë rezerva për shkak të kërkesës së pazakontë që nxiti pandemia COVID-19. Në muajin korrik nisin korrjet e reja, por çmimi sërish do të jetë i varur nga sjellja e prodhuesve të mëdhenj.

Nëse Rusia do të rrisë kapacitetet e magazinimit, do të tentojë të mbajë çmime të larta dhe të vijojë embargon e grurit. Kështu ndodhi edhe para 10 vitesh, kur çmimi i një toni grurë i kaloi të 550 dollarët për shkak se Rusia vendosi masa kufizuese në import./Marrë me shkurtime nga Monitor

Misteri i sindromës që po prek fëmijët pasi kalojnë koronavirusin

Një sëmundje misterioze që po prek disa fëmijë, një pjesë prej të cilëve me pasoja vdekjeprurëse dhe që mendohet të jetë e lidhur me COVID-19, po shqetëson mjekët, studiuesit dhe zyrtarët. Sindroma e Inflamacionit të Shumëfishtë tek Fëmijët, në rastet më të rënda shkakton dobësimin e funksioneve të zemrës. Dr. Robert Pass, Shefi i Kardiologjisë Pediatrike në Spitalin Mount Sinai të Nju Jorkut ku është identifikuar numri më i lartë i fëmijëve me këtë sëmundje, i thotë Zërit të Amerikës, megjithëse rastet e fëmijëve të rrezikuar janë të pakta, sëmundja është shqetësuese, sepse ende nuk dihet shumë për të. Në një bisedë me kolegen Keida Kostreci ai shpjegoi shenjat e sëmundjes që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmjëve në Nju Jork dhe pritshmëritë për të ardhmen.

Amber Dean e kishte marrë veten nga një rast i lehtë koronavirusi dhe familja e saj, sapo kishte mbaruar periudhën e karantinës, kur djali i saj i madh, Bobby 9 vjeçar, u sëmur.

“Në fillim dukej si një virus në stomak. Dhe po e trajtonim si të tillë. Por pastaj, filloi të kishte pak temperaturë dhe të vjella dhe nuk i mbante stomaku asgjë”, thotë Amber.

Vetëm pasi gjendja e Bobby-t, u keqësua në mënyrë alarmante, mjekët e kuptuan se ai ishte një prej fëmijëve – një numër i vogël por në rritje – me një sindromë misterioze që mendohet se është e lidhur me koronavirusin.

Doktor Robert Pass, shef i kardiologjisë pediatrike në spitalin Mount Sinai, i thotë Zërit të Amerikës se kjo sëmundje misterioze që po quhet Sindromë e Inflamacionit të Shumëfishtë tek Fëmijët, është shqetësuese sepse vetëm deri para disa javësh mendohej se fëmijët ishin grupi tek të cilët COVID-19, nuk shkaktonte pasoja.

“Për arsye që nuk janë të qarta, një numër i vogël fëmijësh, pas një infeksioni që dukej shumë i butë, pothuajse pa simptoma fillimisht, katër javë më pas po shfaqin një inflamacion shumë agresiv”, thotë Dr. Pass.

“Ata kanë kruarje, temperaturë, vështirësi në frymëmarrje dhe tension shumë të ulët”, thotë ai.

Dr. Pass thotë se shumica e fëmijëve e kalojnë sëmundjen pa pasoja.

“Duket se nëse i ndihmojmë këta fëmijë me ilaçe për tensionin, me lëngje, ata në përgjithësi e marrin veten. Ka pacientë të rrallë që kanë vdekur nga kjo sindromë, por shumica janë mirë”, thotë dr.Pass.

Por rastet në rritje dhe të panjohurat janë shqetësuese.

“Nuk e dimë me saktësi se ç’përqindje e fëmijëve e kanë këtë sëmundje, sepse ne nuk i kemi testuar të gjithë. Prandaj nuk e dimë se ç’përqindje e fëmijëve kanë COVID. Dhe duke qenë se nuk e kemi këtë shifër, nuk e themi dot me saktësi se ç’përqindje e fëmijëve me COVID do të preken nga kjo sindromë”.

Edhe dr. Anthony Fauci, eksperti më i lartë i Shteteve të Bashkuara për sëmundjet infektive, tha së fundmi në një seancë të Senatit, se nuk dihet gjithçka për këtë sëmundje.

“Duhet të jemi të kujdesshëm që të mos jemi arrogantë dhe të mendojmë se fëmijët janë krejtësisht imunë ndaj efekteve të dëmshme. Vërtet numri ifëmijëve me pasoja është shumë më i ulët se sa i të rriturve dhe të moshuarve, sidomos atyre me sëmundje ekzistuese, por unë jam shumë i përmbajtur, sepse nuk dimë gjithçka dhe dua të jem i rezervuar në parashikime të gjera”, thotë ai.

Sindroma ka disa ngjashmëri me sëmundjen Kavasaki, që shkakton dëmtimin e enëve të gjakut dhe në rastet më të rënda ky dëmtim shkakton vdekjen, por dr.Pass thotë se tani është e qartë që nuk është ajo sëmundje. Megjithatë të dyja sëmundjet ndajnë disa karakteristika:

“Besoj se mund të bëhet fjalë për faktorë gjenetikë, që mund të shpjegojë se pse disa pacientë sëmuren rëndë kur ekspozohen ndaj kësaj sëmundjeje dhe kanë inflamacion të madh dhe dëmtime të trupit dhe pacientë të tjerë, preken vetëm minimalisht”, thotë Dr. Pass.

Numri më i madh i fëmijëve të prekur është në Nju Jork, me rreth 100 raste, por ka pasur raste edhe në shtete të tjera dhe të paktën 50 tek fëmijë në vende të ndryshme evropiane.

Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Bill de Blasio tha se qyteti po ndërmerr një fushatë shërbimi publik për të informuar prindërit për sindromën e rrallë.

Dr. Pass thotë se parandalimi është tepër i rëndësishëm. Hapi tjetër kritik ështën bashkëpunimi mes mjekëve dhe ekspertëve për të mbledhur informacion.

“Po mbledhim të dhëna për mënyrën se si pacientët u përgjigjen terapive të ndryshme. Mendoj se do të dimë shumë më tepër në gjashtë muajt e ardhshëm me shtimin e njohurive për rastet dhe këmbimin e informacionit”, thotë Dr. Pass.

Duke pasur parasysh që sistemi spitalor Mount Sinai, është mëi madhi në Nju Jork dhe ka trajtuar rreth 6 mijë të sëmurë me koronavirus, dr. Pass thotë se e gjithë kjo përvojë e ka bërë t’i vlerësojë jashtë mase kolegët, për forcën dhe kurajon e tyre.

“Sepse jemi të gjithë njerëz. Dhe je në rrezik kur kujdesesh për një pacient me një problem kaq serioz”, thotë ai.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka thënë se së shpejti do të lëshojë një lajmërim, duke u kërkuar mjekëve që të njoftojnë për rastet e fëmijëve me simptoma të Sindromës së Inflamacionit të Dyfishtë.

Në Rochester të Nju Jorkut, Amber Dean, thotë se gjendja e Bobby-t po përmirësohet.

“Ne ishim me fat, por kam parë disa raste kur njerëzit nuk ishin kaq me fat. Pa dyshim që nuk është ende momenti i përshtatshëm për t’i lënë fëmijët jashtë në publik”, thotë ajo.

OKB: COVID-19 ndikon në shëndetin mendor

New York

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, duke theksuar se koronavirusi i ri (COVID-19) nuk ndikon vetëm në aspektin fizik në shëndetin e njeriut, por edhe psikologjik, u bëri thirrje qeverive që të rrisin dhe financojnë shërbimet e shëndetit mendor në luftën kundër pandemisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Guterres, nëpërmjet video-mesazhit, tërhoqi vëmendjen se humbja e njerëzve të afërm dhe punës, karantina dhe kufizimi i lëvizjes si dhe shqetësimi për të ardhmen mund të ndikojnë në shëndetin mendor.

Ai theksoi se COVID-19 rrit stresin dhe ndikon më së shumti personat në radhë të parë si punonjësit e shëndetësisë, të moshuarit, ata që kanë probleme shëndetësore, si dhe personat që jetojnë në rajonet e krizës dhe luftës, duke shtuar se edhe nëse merret nën kontroll pandemia, shqetësimi dhe depresioni do të vazhdojnë të ndikojnë shoqëritë.

Guterres bëri thirrje “qeverive për rritjen dhe financimin e shërbimeve të shëndetit mendor në luftën kundër pandemisë”.

Normaliteti i ri – Gjërat që duhet të kemi kujdes kur i prekim

Pandemia e COVID-19 do të ndryshojë gjithnjë e mirë mënyrën se si ne kemi prekur sende të përditshmërisë pa e vrarë mendjen për baktere a viroza.

Prekja, si çdo shqisë tjetër, vinte krejt natyrshëm para koronavirusipekjat dhe asokohe ishte ndër kënaqësitë më të mëdha.

Sot, nuk mund të prekësh asgjë pa u ndier i/e frikësuar për jetën.

Pandemia e COVID-19 do të ndryshojë gjithnjë e mirë mënyrën se si ne kemi prekur sende të përditshmërisë pa e vrarë mendjen për baktere a viroza.

Karrocat Në Supermarket

Ato janë ndër sipërfaqet më të prekura dhe më të pisëta në të njëjtën kohë.

Këto karroca janë padyshim një burim infeksioni ndaj në vazhdim duhen fshirë me lecka disinfektuese ose duhet të mbani doreza.

Telefoni Celular

Studimet tregojnë se njeriu e prek telefonin mesatarisht 2,617 herë në ditë.

Nëse ju prekni një sipërfaqe të ndotur, telefoni do të kthehet në burim virusesh.

Ai duhet pastruar rregullisht.

Butonat e Ashensorit.

Nëse të gjithë banorët e pallatit prekin butonat e ashensorit me duar të palara, ato do të jenë shumë të rrezikshëm dhe një burim infeksioni.

Butonat nuk duhen prekur me gishta por me bërryl.

Çanta

Pjesa fundore e çantës është më e ndotura sepse atë e hedhim përtokë, e vendosim në ambiente të pisëta e kështu me rradhë.

Nëse çanta vendoset në një vend të ndotur, ajo duhet larë sapo të shkoni në shtëpi.

Bankomati

Paraja është e pisët por jo domosdoshmërisht prej korrupsionit.

Paraja dhe bankomati është plot e për plot me viruse sepse preken rëndom nga dhjetëra njerëz në ditë.

Nëse përdorni shpesh bankomatin dhe keni shpesh para në dorë, duhet të sigurohemi që të lajmë duart dhe t’i disinfektojmë ato sa më shpesh.

Shkallaret Në Qëndra Tregtare

Njerëzit i prekin ato pa mendje por shkallaret janë ndër vendet më të mbushura me viruse dhe baktere sepse preken nga shumë njerëz në botë.

Nëse dikush i infektuar me COVID-19 ose edhe me grip të thjeshtë e prek atë, ju do të rrezikoheni shumë.

Mjetet e Transportit Publik.

Studimet tregojnë se dorezat në mjetet e transportit publik janë shumë të ndotura dhe të rrezikshme për shëndetin.

Njerëzit kur hypin në autobuz duhet të minimizojnë sa më shumë kontaktin me to, të mos prekin fytyrën dhe të lajnë duart shpejt sapo të zbresin.

Banjot Publike

Në këto hapësira duhet të tregoni shumë kujdes sepse ekspozimi ndaj baktereve dhe viruseve është tepër i lartë nëse ju apo të tjerët nuk i lajnë duart mirë.

Ju nuk duhet të prekni as tharësin automatik të duarve sepse është prekur nga të tjerë.

Menutë e Restorantit

Sa shpesh mund të preket një broshurë e tillë?

Pasi ta prekni atë duhet të shkoni të lani duart në mënyrë që të mos rrezikoni shëndetin./AgroWeb.org

Kur mund të ndihemi plotësisht të sigurtë jashtë shtëpisë?

Nëse në organizëm ka antitrupa, njeriu mund të jetë i sigurtë por jo 100 përqind që mund të dalë jashtë shtëpisë dhe të angazhohet në aktivitete normale.

Interneti gëlon nga informacione konfliktuale që jo pak herë shkaktojnë konfuzion tek lexuesit të cilët mezi presin të dinë kur mund të ndihen të sigurtë jashtë shtëpisë.

Ekspertët amerikanë shpjegojnë shkoqur dhe shumë thjeshtë kur do të rikthehet normaliteti.

Kur Të Dalë Vaksina

Siguria do të rikthehet plotësisht kur e gjithë popullësia e globit të jetë vaksinuar.

Ose thënë shkoqur, disa muaj pas daljes së vaksinës në treg, njerëzit mund të ndihen plotësisht në normalitet.

Testi i Antitrupave

Eventualisht, secili prej nesh do të duhet të kryejë analizat e gjakut për të parë nëse ka antitrupa që luftojnë COVID-19.

Nëse në organizëm ka antitrupa, njeriu mund të jetë i sigurtë por jo 100 përqind që mund të dalë jashtë shtëpisë dhe të angazhohet në aktivitete normale.

Imuniteti i Masës

Nëse një grup i madh njerëzish është imun ndaj virusit, atëherë një person që gjendet brenda këtij grupi ka ndjeshëm më pak gjasa që të infektohet.

Ky term nënkupton se nëse një komunitet është i mbrojtur prej virusit, njerëzit që nuk janë imunë mbrohen prej tij për shkak të imunitetit të masës.

Kur Të Mos Ketë Më Bartës Të Virusit

Nga pikëpamja shkencore, izolimi ynë do të përfundojë kur personi i fundit i infektuar në botë të shërohet.

Pavarësisht lehtësimit të masave, nëse edhe një person i vetëm është i infektuar, i gjithë komuniteti duhet të tregojë kujdes dhe t’i përmbahet masave.

Ne duhet të presim që trajektorja e infeksioneve të bjerë në nivelin më të ulët dhe më pas të ndihemi disi të sigurtë në ambiente të jashtme.

Autoritetet Apo Ekspertët, Kë Duhet Të Dëgjojmë?

Kjo është çështje gjykimi personal. Shumë vende po lehtësojnë masat pavarësisht thirrjeve dhe paralajmërimeve të ekspertëve.

Këta të fundit mendojnë që nuk janë kryer testime të mjaftueshme për të pasur një tablo të qartë të nivelit të infeksioneve.

Kjo do të thotë se nëse infeksionet vazhdojnë, gjasat që të prekeni prej virusit janë të larta./AgroWeb.org

Shkencëtarët zbulojnë një lidhje mes mungesës së vitaminës D dhe vdekjeve nga COVID-19

Shkencëtarët kanë zbuluar një lidhje të fortë mes mungesës së vitaminës D dhe vdekjeve për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të “Nypost.com” shkencëtarët nga Universiteti Northwestern i SHBA-së, ekzaminuan të dhënat e të sëmurëve me COVID-19 të mbledhura nga spitalet në SHBA, Francë, Gjermani, Itali, Spanjë, Britani, Zvicër, Iran, Kore e Jugut dhe Kinë.

Hulumtuesit tek të sëmurët në vendet si Itali, Spanjë dhe Britani, ku vdekjet me burim COVID-19 janë të larta, përcaktuan se niveli i vitaminës D është më i ulët se ai i të sëmurëve në vendet ku normat e vdekshmërisë janë të ulëta.

Gjithashtu shkencëtarët zbuluan një lidhje të fortë mes nivelit të ulët të vitaminës D dhe gjendjes hiperinflamatore të shkaktuar nga një sistem imuniteti tepër aktiv të emëruar “stuhia e citokinës”.

Dr. Ali Daneshkhah nga Universiteti Northwestern, duke theksuar se “stuhia e citokinës” mund të dëmtojë rëndë mushkëritë, tha se “stuhia e citokinës” mund të shkaktojë sindromën e shqetësimit të frymëmarrjes akute si dhe vdekjen tek të sëmurët.

Ndërsa Vadim Backman, përgjegjësi i laboratorit të universitetit, vuri në dukje se është e rëndësishme të dihet se mungesa e vitaminës D mund të luajë një rol efektiv mbi vdekjet me burim COVID-19, por se jo të gjithë duhet të detyrohen të marrin vitaminë D.

Pasi ka theksuar se duhet të bëhen më shumë hulumtime mbi gjetjet, Backman, tha: “Unë shpresoj që punimet tona do të inkurajojnë interesin në këtë fushë. Edhe nëse të dhënat vërtetohen, ato mund të drejtohen drejt objektivave (trajtuese) të reja terapeutike”.

Hulumtuesit gjithashtu paralajmërojnë që të mos teprohet lidhur me shtimin e vitaminës D.